Kreu Blog Faqe 435

Gjithsesi dhe çdo mënyrë duhet t’i ndalim sulmet ndaj identitetit kombëtar gjithandej trojeve shqiptare

1

Në foto: Tim Shkupi me Kastriot Berishen

Nga: Kastriot Berisha

  • Në të gjitha trojet shqiptare, identiteti kombëtar është sulmuar dhe vazhdon të sulmohet, por në Iliridë ky rrezik ka marrë përmasa masive.

Sot, përballë shqiptarëve që jetojnë atje, shfaqet një kërcënim i dyfishtë: nga njëra anë islami politik që tenton ta shpërfytyrojë qenien kombëtare, e nga ana tjetër sllavët ortodoksë, të cilët çdo ditë e në çdo mënyrë godasin identitetin shqiptar me synimin e qartë për ta zbehur dhe zhdukur atë.

Në këtë realitet të rëndë, del në skenë një njeri që i qëndron përballë këtyre goditjeve: Tim Shkupi.

Ai është një zë i pastër, një kujtesë e gjallë e Gjergj Kastriotit një dërguar i tij në kohët moderne që i sfidon të gjithë ata që duan ta tjetërsojnë kombin tonë.

Qëndresa e tij nuk është vetëm një betejë lokale; ajo është një thirrje mbarëkombëtare. Tim Shkupi nuk është thjesht një individ, ai është simbol i mbijetesës shqiptare në Iliridë.

Për këtë arsye, ai meriton mbështetje jo vetëm nga populli i Iliridës, por nga gjithë kombi shqiptar, nga çdo trevë ku rreh zemra shqiptare. Mbështetje duhet të vijë edhe nga vetë shtetet tona: nga Shqipëria dhe nga Dardania (Kosova).

Sepse mbrojtja e identitetit nuk është çështje krahinore, por detyrë kombëtare. Sot, kur rreziku për t’u shuar është më i madh se kurrë, figura si Tim Shkupi janë frymëzim dhe thirrje për unitet. Dhe ky unitet është arma jonë më e fortë për të mbijetuar e për të ecur përpara si shqiptarë.

Rrnoftë populli shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Kalendar-Kosova në 1 Tetor 1997,  protesta në mbrojtje arsimit shqip

-Nga protesta studentore e 1 Tetorit 1997 nga Prishtina në Tiranë raportoja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë, se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”. Theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën: “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”/

-“Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”/

-Nga raportimet e mia të 30 Shtatorit e 1 Tetorit 1997: Protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor, beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te Studenteve, Albin Kurti\

SPECIALE – Nga Behlul Jashari

 PRISHTINË, 1 Tetor 2025/ Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, e para 28 viteve, 1 Tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara e të mbyllura nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991.

Të mbështetur edhe me pjesëmarrje në protesta nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, drejtues të Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma e të tjerë.

Para 28 viteve gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë i bënte jehonë e përkrahje të madhe protestës. “Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”.

Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Në Prishtinë dje protestuan paqësisht mbi 30.000 studentë, profesorë e intelektualë të tjerë, e mbi 100.000 qytetarë shqiptarë dolën në rrugë e sheshe për përkrahje e solidarizim, përkundër shtetrrethimit policor serb”.

Gazeta raportonte se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënoi ashpër brutalitetin policor mbi protestuesit, se Qeveria shqiptare dënon dhunën që ushtron Beogradi mbi shqiptarët, se Ambasada e SHBA-ve është e brengosur për situatën e krijuar…

“Pas ndërhyrjes së policisë serbe kundër studentëve shqiptarë në Kosovë Kongresisti Amerikan Eliot Engëll kërkon që SHBA-të të dënojnë energjikisht Serbinë – Komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë duarkryq për të lejuar që protestat paqësore të shtypen me dhunë”, theksonte gazeta në mbititullin, titullin e nëntitullin e një prej shkrimeve në shumë faqe.

Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 28 viteve, drejtpërdrejtë nga protesta, raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH)  se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja si korrespondent i ATSH-së nga Prishtina përmes telefoninit në 1 Tetor 1997.


Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja, ndërsa që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues bëja të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.

Në raportim theksohej edhe se “‘Policët e
egërsuar po shqyejnë nëpër sheshe e rrugë pankartat e studentëve
protestues. Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100
000 qytetarë, perkunder shtetrrethimit policor, mbretëron një
atmosferë tepër e rënde dhe e jashtëzakonshme’,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina”.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968-tën. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

Gazeta e rezistencës “Bujku”,  që ishte e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë në atë kohë, kryeredaktor-themelues i së cilës isha,  që sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale Rilindja, para  34 viteve – në 3 Shtator 1991 shkruante në titujt e ballinës: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë – Fillimi i vitit shkollor shtyhet deri më 1 Tetor – Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”. Në numrin pasues shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 Shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”…

Gazeta nuk u ndal edhe kur u ndalua, vijoi të dalë duke qenë pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik…

As nga fillimi i Tetorit e as muajëve e viteve në vijim pushteti okupues i Serbisë nuk hapi dyert e shkollave e të Universitetit të Kosovës për shqiptarët…

Gazeta “Bujku” e 3 Tetorit 1991 në ballinë kishte kryetitullin “Shkollat janë tonat, ato nuk i japim”, ndërsa mbititullin “Në tërë Kosovën protestë e qetë e nxënëseve, studentëve, arsimtarëve dhe prindëve shqiptarë”. Një nga titujt tjerë ishte: “U arrestuan dhe u maltretuan shumë pjesëmarrës të protestës së qetë”.

Nga protestat kudo në Kosovë kundër mbylljes së shkollave shqipe botoheshin edhe fofografi me raportimet në ballinë e në faqet vijuese të gazetës “Bujku”…

Titujt e gazetës si dëshmi i lexoj edhe në një film dokumentar nga  greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të nisur nga simboli i rezistencës Adem Demaçi, në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, të zhvilluar nga 24 Maji deri në  3 Qershor të vitit 1993.

Trokëllima e telexit, të lidhjes së vetme të mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, të raportimeve që bëja  për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, duke nisur nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. Flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”  

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po vijonte të bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim…

***

“NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 34 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

***

DISA NGA RAPORTIMET E MIA TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ

PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ

     PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
“Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997”,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/

PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE

    PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi. /B.J/AG/kled/

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/mjLGD2xVlpI/jLmmVXWhRjIJ

POLICIA NDERHYN ME GAZ LOTJELLES NE PROTESTAT E STUDENTEVE NE
PRISHTINE

      PRISHTINE, 1 tetor /ATSH-Behlul Jashari/ – Policia serbe
bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha
ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri
duke perdorur gazlotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur
studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket.       Nderkaq
forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e
Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte
shperndare.
Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit
Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar
rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane
kthyer ne vendin e nisjes.
Nga Vushtrica mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne
ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te
policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve
te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrice mbizoteron atmosfera e
tensionuar.
Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te
Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre
shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare. /cela/pas

PRISHTINE: NDERHYRJA E POLICISE SERBE SHKAKTON TE PLAGOSUR NE
RADHET E STUDENTEVE SHQIPTARE

      PRISHTINE, 1 tetor/ATSH/ – Ne Prishtine ka shume studente
te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten
paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime
Mjekesore.
Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga
policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone
dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne
Prishtine.
Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e
reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur
brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te
Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra
Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000
studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar
forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga
me te rendat.
Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit.
“Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar,
ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e
egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve
protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100
000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje
atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.


Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot
organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve
shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare. /sara/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html

[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said.

“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council.

The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA.

The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters.

The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards.

The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons.

The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine.

The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council.

Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html

[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/

Albanian Telegraphic Agency

[08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed.

The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence.

Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too.

The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k

Albanian Telegraphic Agency

[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports.

The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more)

Albanian Telegraphic Agency

[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports.

The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone.

Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students.

According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours.

The police forces have also blocked the rectorate building.

“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.”

“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine.

The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k

Albanian Telegraphic Agency

Nga ankandet e shpresës tek vizioni i qeverisjes: pse LDK-ja mbetet alternativa institucionale e Kosovës

0

Nga Isuf Bajraktari

Politika kosovare shpesh duket si një ankand publik ku partitë shesin premtime dhe blejnë durimin e qytetarëve. Komunat shpallen si “fitore territoriale”, qytetet kthehen në “çmime elektorale”, dhe populli shpesh trajtohet si mall që ndahet mes trashëgimtarëve të politikës.

Por Kosova nuk ka nevojë për ankande. Ajo ka nevojë për vizion. Dhe këtu hyn në lojë Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK-ja: nga historia tek pjekuria politike
LDK-ja nuk është një tribunë e rastit. Është parti institucionale, programore dhe akademike. Ajo ka lindur me idenë e shtetit dhe sot, pas dekadash tranzicioni e zhgënjimesh, mbetet forca më e pjekur për të udhëhequr. Në një kohë kur populizmi sundon, LDK sjell politikën e maturisë – vendimmarrje të bazuar në dije, përvojë dhe vizion afatgjatë.

Ekonomia dhe diplomacia: shtylla e vizionit
Në ekonomi, LDK paraqet modelin e zhvillimit të qëndrueshëm: krijim të vendeve të punës, fuqizim të kapitalit vendor dhe hapje të vendit për investime serioze. Jo premtime të lirshme, por plane konkrete.

Në politikën e jashtme, LDK është zëri i qetë dhe i respektuar i Kosovës në botë. Diplomacia e saj është vizionare dhe e përgjegjshme, duke e mbajtur vendin të ankoruar në partneritetet euroatlantike.

Populli si sovran, jo si mall zgjedhor
LDK-ja e sheh qytetarin jo si votë për t’u blerë, por si themel të shtetit. Dinjiteti i popullit nuk blihet e nuk shitet. Sovraniteti nuk është monedhë ankandi, por themel i lirisë.

Përfundim
Zgjedhjet që po afrojnë nuk janë thjesht aritmetikë pushteti. Ato janë zgjedhje mes dy rrugëve:
– të mbetemi popull në ankand, apo
– të bëhemi qytetarë sovranë në një shtet të udhëhequr me vizion.

LDK-ja është alternativa institucionale që ofron këtë vizion. Dhe është koha që Kosova ta zgjedhë.

Një histori shtypjeje dhe një drame njerëzore që ende kërkon drejtësi: Çamëria dhe çamët

Nga: Qazim Ali Deda

Shkrim mbi Çamërinë

(Ky  shkrim imi për Çamërinë,  si një projekt  që e përmbledh në vëllimin e dytë të librit me titull “Platforma strategjike e Kombit shqiptar” , është një ndër më të ndërlikuarit e më fisnikët që kam marrë përsipër  të shkruaj nga një  aspect më të gjerë, eseistik-analitik e letrar, që të mbajë peshën e një historie të shtypur dhe një drame njerëzore që ende kërkon drejtësi : Çamëria dhe çamët. Por, pa e lënë anash as çështjen e Kosovës !

Rrënjët iliro-shqiptare të Çamërisë – një pjesë që sjell argumente shkencore, historike e gjuhësore mbi prejardhjen e popullit çam, si pjesë e trungut ilir që u shtri nga brigjet e Jonit deri në Shkodër e Tivar.

Tragjedia historike dhe pushtimet – nga kohërat e lashta, pushtimi romak, bizantin, osman, deri te shteti modern grek që mbi bazën e ideologjisë së “Megali-Idesë” u bë shtypësi më i madh i çamëve.

Janina, Arta, Filati, Gumenica, Saranda, Karaburuni… – një përshkrim topografik-letrar dhe historik i hapësirës së Çamërisë, si për të ringjallur vendet ku dikur gjallonte një jetë shqiptare e dendur.

Gjenocidi grek i viteve 1944–1945 – masakrat, dëbimet, konfiskimet, djegiet e shtëpive, shkatërrimi i kullave dhe varreve, përdhunimet e grave, si një plagë ende e pashëruar e historisë shqiptare.

Çështja çame sot – heshtja ndërkombëtare, mohimi i të drejtave, mungesa e kthimit, mungesa e njohjes, dhe frika se me kalimin e kohës do të zbehet kujtesa e një kombi të tërë.

Paralelizmi me Kosovën dhe trevat e tjera të copëtuara – Çamëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi: të gjitha pjesë të trungut shqiptar të copëtuara nga fuqitë e mëdha, duke pasqyruar padrejtësitë historike që kanë rënduar mbi kombin.

Reflektim filozofik mbi ekzistencën e çamëve – pyetja jote e madhe: A do të mbeten gjallë çamët në Ballkan? Këtu mund ta ngremë një reflektim ekzistencial e kombëtar, ku të përplasen pesimizmi dhe shpresa, drita dhe hija.

Thirrja për drejtësi dhe bashkim kombëtar – pjesa e fundit e tekstit që përmbyll me apel moral, njerëzor, historik, për bashkimin e trojeve dhe rikthimin e dinjitetit çam.

Meditim mbi Çamërinë !

Çamëria nuk është thjesht një emër gjeografie, as një trevë e humbur në kufijtë e hartave të stisura nga fuqitë e mëdha. Ajo është trung i një jete të lashtë, gjaku i derdhur i një kombi, zëri i një gjuhe që, edhe kur shqiptohet me droje e nën zë, përsëri dridhet si kambanë e ndërgjegjes. Ajo është truall ku janë gdhendur plagët dhe shpresat, ku gurët e kullave të rrënuara dëshmojnë një histori që nuk ka reshtur së jetuari.

Në brigjet e Jonit, ku vala përqafohet me rërën e bardhë, dikur u thurën këngët ilire, u shfaqën tempujt e paraardhësve, u ngritën qytete e fortesa që mbanin shenjën e shqiptarëve të parë. Çamëria ishte porta e madhe ku historia hyri në Ballkan, një urë ku u takuan kulturat, por që gjithmonë mbeti shqiptare në gjuhë, në zakone, në këngë e në shpirt. Dhe megjithatë, ky trung u godit me sëpatë, u gërrye nga pushtimet, u plagos nga shovinizmi, u bë viktimë e një tragjedie të përhershme.

Çamëria është kujtesë e gjallë e padrejtësisë. Ajo bart në gjirin e vet varre të bërë hi, kulla të rrënuara, djem të pushkatuar dhe gra të dëbuara në rrugët e dhembjes. Ajo është një dhimbje që nuk njeh kufi kohor, sepse çdo brez e ndien mbi supe si barrën e vet. Dhe prapëseprapë, brenda asaj dhimbjeje, fshihet një dritë e papërkulshme: shpresa e mbijetesës.

Shpresa që një ditë zëri i çamëve do të dëgjohet pa frikë; që emrat e qyteteve të tyre – Janina, Arta, Filati, Gumenica – do të mos jenë thjesht kujtime të përgjakura, por dritare të hapura drejt së ardhmes. Shpresa që historia, sado e vonuar, do të thërrasë drejtësinë në emër të atyre që u shuan padrejtësisht.

Sepse Çamëria nuk është vetëm e shkuara: ajo është edhe e ardhmja që pret të rilindë. Është pyetja që rëndon mbi çdo ndërgjegje shqiptari: A do të mbeten gjallë çamët në Ballkan? Dhe përgjigjja nuk është vetëm një akt historik, por një betim moral që lidhet me ekzistencën e tërë kombit.

Në atë tokë ku më së shumti ka luledielli dhe vaj ( gjersa Kosova me të mbjella dhe të bardha ka bukë grunjerash sa të duash…), u thurën dikur këngët e parë ilire, ku gjuha shqipe mbijetoi shekujsh, u ngritën qytete e kështjella që flisnin me zërin e përjetësisë. Aty u përplasën civilizimet – romakët, bizantinët, osmanët – por përtej çdo sundimi, njeriu çam e ruajti identitetin e vet. Sipas filozofisë së ekzistencës, një popull është i gjallë vetëm kur mban gjuhën dhe kujtesën. Çamëria është shembull i gjallë i kësaj: edhe kur shtëpitë u dogjën, edhe kur varret u kthyen në hi, gjuha dhe zakoni mbetën gjallë si një bërthamë e pashlyeshme.

Prandaj Çamëria nuk është vetëm çështje e një krahine të humbur. Ajo është nyje e të gjithë trungut shqiptar. Ajo është simbol i copëtimit dhe padrejtësisë që iu bë kombit tonë, ashtu si Kosova e Maqedonia, si trevat shqiptare të Malit të Zi dhe Sanxhakut. Çështja çame është provë se fati i shqiptarëve nuk mund të shihet i ndarë, por si një i tërë që pret bashkimin e rrënjëve me trungun.

…Historia e Çamërisë fillon shumë më herët se sa kufijtë e sotëm politikë dhe emrat e vendeve që njohim. Ajo nis me trungun e lashtë të ilirëve, që shtriheshin përgjatë gjithë bregdetit Adriatik e Jon, nga Tivari e Shkodra deri në brigjet e Prevezës e Artës. Ilirët, populli i fortë dhe i lidhur me detin e malet, lanë gjurmë të thella në kulturën dhe në gjuhën e popullit që pas mijëvjeçarësh do të quhej shqiptar. Çamëria, me qytetet e saj të hershme si Butrinti, Dodona, Amantia, Phoinike, ishte pjesë e këtij mozaiku ku ndërthureshin mite, kulte dhe një botë shpirtërore që ruajti thelbin e autoktonisë.

Dëshmitë arkeologjike flasin qartë: muret ciklopike të kështjellave ilire, tempujt e lashtë, gurët me mbishkrime pellazge e më pas greko-romake, janë gurët e parë të identitetit çam. Në Dodona, orakulli më i famshëm i botës së lashtë, ku pyjet e lisave pëshpërisnin si zë i hyjnive, u mblodhën njerëz nga gjithë Ballkani. Atje flitej një gjuhë që ruante rrënjët e pellazgjishtes dhe ilirishtes, një gjuhë që do të trashëgohej deri në shqipen. Nuk është rastësi që shumë studiues të mëvonshëm e kanë quajtur Epirin “djep të qytetërimit të hershëm evropian”.

Por më e forta nga të gjitha dëshmitë është vetë gjuha shqipe. Në toponiminë e Çamërisë ruhet gjuha e lashtë ilire: emra si Thesprotia, Filati, Paramithia, Acheroni, Gumenica, mbartin tinguj e forma që nuk shpjegohen dot vetëm me greqishten e mëvonshme, por lidhen me shtresëzimet më të hershme gjuhësore të rajonit. Ky fakt, i vërtetuar nga gjuhëtarë e historianë, është themeli shkencor që dëshmon autoktoninë shqiptare në ato troje.

Kultura çame, si degë e trungut shqiptar, është ruajtur në këngë, në valle, në zakone dhe në ndërtimet prej guri që qëndronin si kulla të pashëmbura mbi kodra. Këto elemente nuk lindën në boshllëk, por mbi një traditë iliro-shqiptare që mbijetoi mijëvjeçarë. Ashtu si malet e Epirit që rrinë të heshtur por të palëvizshëm, edhe shpirti çam ruajti kujtesën e vet edhe pse u përball me pushtime romake, bizantine e osmane.

Nga pikëpamja historike, është e qartë se Çamëria nuk ishte kurrë një provincë e natyrshme greke. Përkundrazi, ajo ishte dhe mbeti pjesë e trungut shqiptar, një degë që lidhej ngushtë me Labërinë, me Mallakastrën e Janinën, me Malësinë e Kurveleshit e deri te trevat veriore shqiptare. Kufijtë e sotëm janë produkte të vonshme politike, por rrënjët janë më të thella se çdo hartë artificiale.

Nëse sot pyet dikush: “A janë çamët pasardhës të ilirëve?”, përgjigjja nuk është vetëm sentimentale, por e mbështetur në tri shtylla:

Arkeologjia, që dëshmon vendbanime e qytetërime ilire në Epir e Çamëri;

Gjuha shqipe, që ruan shtresëzimet e hershme pellazgo-ilire në toponime e në vetë fjalorin;

Kultura popullore, që mbart motive, zakone dhe rite të ngjashme me gjithë hapësirën shqiptare, duke e dalluar nga traditat e importuara greke.

Pra, Çamëria është jo vetëm një trevë shqiptare e lashtë, por edhe një pikë kyçe për të kuptuar vazhdimësinë historike të shqiptarëve si popull autokton në Ballkan. Ajo është dëshmi se shqiptarët nuk janë ardhës, por rrënjë që rriten prej mijëvjeçarësh në këtë truall.

Autoktonia e shqiptarëve në Çamëri nuk është vetëm një ndjesi shpirtërore apo një pretendim i brezave të dëbuar. Ajo është një e vërtetë historike, e rrënjosur në shtresëzimet më të thella të antikitetit ballkanik.

Që nga koha e Herodotit e Tukididit, burimet antike na flasin për thesprotët, kaonët dhe molosët, fise që banonin në Epirin e lashtë dhe që, sipas shumicës së studiuesve, ishin pjesë e trungut iliro-pellazgjik. Herodoti, në “Histori” (libri II, 56), përmend fiset epirote si trashëgimtarë të pellazgëve. Tukididi, në “Historia e Luftës së Peloponezit” (libri II, 80), flet për thesprotët dhe kaonët si fise të forta e luftëtare, pa i lidhur drejtpërdrejt me grekët, por si popuj të veçantë. Edhe Straboni në “Gjeografinë” e tij (libri VII) shënon se epirotët nuk bënin pjesë në botën helene, por kishin kulturë dhe gjuhë të ndryshme.

Këto dëshmi të hershme kanë shërbyer si bazë për studiues të mëvonshëm, të cilët kanë parë në epirotët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Johann Georg von Hahn, konsulli austriak në Janinë dhe themelues i albanologjisë shkencore, në veprën e tij “Studime Shqiptare” (1854), e lidh qartë Epirin dhe Çamërinë me trungun ilir dhe me gjuhën shqipe, duke argumentuar se shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të popullsive iliro-epirote.

Një tjetër studiues i madh, Jakob Philipp Fallmerayer, në veprën “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” (1830), shkon edhe më tej duke pohuar se grekët modernë nuk janë pasardhës të drejtpërdrejtë të helenëve të lashtë, por të një përzierjeje popujsh sllavë e të ardhurish të tjerë. Kjo tezë, ndonëse polemike, i dha mbështetje argumentit se shqiptarët, dhe sidomos çamët, janë më autoktonë në Epir se sa vetë grekët e sotëm.

Nga ana gjuhësore, Eqrem Çabej, gjuhëtari ynë më i madh, ka dëshmuar për vazhdimësinë pellazgo-ilire në shqipen e sotme. Në studimet e tij mbi toponiminë dhe leksikun, Çabej ka treguar se shumë emra vendesh në Çamëri – si Paramithia, Filat, Acheron, Gumenicë – mbajnë rrënjë të lashta, që nuk mund të shpjegohen me greqishten e re, por me shtresën e hershme ilire dhe pellazge.

Nga arkeologjia, dëshmitë janë të shumta: Butrinti, një qendër iliro-epirote e mëvonshme romake, dëshmon për një qytetërim të vazhdueshëm shqiptar. Dodona, orakulli i famshëm i Zeusit, i cili sipas Plutarkut dhe Strabonit ishte tempulli më i vjetër i Greqisë, ndodhej në truallin e thesprotëve – pra në Çamëri – dhe gjuha e tij e hershme nuk ishte helene, por pellazgjike. Ky fakt e lidh Çamërinë me një trashëgimi universale.

…Çamëria është rrënjë, dhe rrënjët nuk shkulen lehtë – ato mbeten gjithnjë në thellësi të tokës, duke pritur që të rilindin në dritë.

Në Butrint, një qytet i lashtë i lidhur ngushtë me traditën ilire dhe epirote, muret ciklopike, teatri, tempujt dhe mozaikët tregojnë për një qytetërim që, ndonëse më vonë u romanizua, i ruajti elementet vendase. Phoinike, kryeqyteti i kaonëve, ishte një tjetër qendër madhore e Epirit, ku sot ende qëndrojnë themele muresh që flasin për një shoqëri të organizuar të popullsisë iliro-epirote. Amantia, me stadiumin e saj, dhe Dodona, me orakullin pellazgjik, janë dëshmi të një qytetërimi autokton që nuk mund t’i atribuohet Greqisë së sotme.

Dëshmitë gjuhësore

Shumë emra lumenjsh, malesh e qytetesh në Çamëri nuk shpjegohen me greqishten, por me shqipen dhe me gjuhën ilire:

Lumi Acheron lidhet me fjalën shqipe harron (botën e harresës, botën e të vdekurve).

Qyteti Paramithia lidhet me fjalën shqipe miti (rrëfim, fjalë e urtë), dhe para (pranë).

Filat ka rrënjë që lidhen me shqipen fjalë, flas, dhe është e lidhur me traditën gojore.

Dokumentet bizantine dhe osmane

Në kronikat bizantine të shek. XI–XIII, shqiptarët e Epirit përmenden si “Albanoi” e “Arbanitai”. Në dokumentet osmane të shek. XV–XVI, Çamëria njihet si krahinë e banuar dendur nga shqiptarë, me emra fshatrash dhe familjesh tipike shqiptare.

Këto dëshmi të shumta përforcojnë idenë se Çamëria është një tokë e pandarë nga trungut shqiptar dhe se çdo përpjekje për ta paraqitur si “tokë greke” është një manipulim historik i vonë.

Çamëria, përtej kufijve të sotëm dhe ndarjeve artificiale të krijuara nga politika e fuqive të mëdha, mbetet një nga trevat më të pasura me dëshmi të autoktonisë shqiptare. Në çdo gur të saj, në çdo emër lumi apo qyteti, në çdo këngë popullore, ruhen shtresëzime që të çojnë drejt lashtësisë ilire dhe pellazgjike.

Dodona –, siç ceka më lartë,  orakulli i Zeusit, një nga më të famshmit e botës së lashtë. Sipas Herodotit, aty flisnin priftërinj dhe priftëresha që përcillnin fjalën e hyjnive përmes gjuhës pellazgjike. Straboni shënon se epirotët që adhuronin Dodonën nuk ishin helenë, por një popull më vete, që fliste gjuhë të ndryshme. Kjo e bën Dodonën jo thjesht një qendër fetare greke, por një vend ku shfaqej kultura më e hershme pellazgo-ilire.

Amantia – një qytet me stadiumin e vet, me mure mbrojtëse dhe me tempullin e Afërditës, që daton në shekujt IV–III p.e.s. Edhe kjo qendër dëshmon për një kulturë të zhvilluar vendase, e cila lidhet ngushtë me Epirin dhe Çamërinë.

Dëshmitë gjuhësore

Filat (Filati) , psh. lidhet me fjalën shqipe fjalë, flas, duke treguar për vendbanim ku ruhej tradita e kuvendit.

Gumenicë (Igoumenitsa) – lidhet me fjalën shqipe gjumë/gumenë (vend pushimi, mbrojtje), duke ruajtur një shtresë të hershme gjuhësore. Gjuhëtari Eqrem Çabej ka vënë në dukje se këto toponime nuk janë të rastësishme, por dëshmojnë për një shtresë iliro-shqiptare që i paraprin helenizmit. Po ashtu, albanologu Norbert Jokl e ka quajtur shqipen “çelësi i pellazgjishtes”, duke argumentuar se gjuha jonë ruan elemente që lidhin drejtpërdrejt shqiptarët me popullsitë më të hershme të Ballkanit.  Në këtë kuptim, Çamëria nuk është vetëm një tokë e humbur; ajo është një dëshmi e pashlyeshme e lashtësisë së kombit shqiptar dhe e vazhdimësisë së tij në Ballkan. 

Tragjedia historike dhe pushtimet: nga lashtësia deri në shek. XX

Historia e Çamërisë është historia e një trungu që ka rezistuar stuhive shekullore, por që është goditur pareshtur nga pushtime, asimilime dhe shpërngulje të dhunshme. Ky truall, i mbushur me gjurmë iliro-shqiptare, në vend që të bëhej themel i identitetit europian të shqiptarëve, u kthye në një fushëbetejë të politikave shoviniste dhe të projeksioneve të huaja, që synuan ta shkëpusnin nga gjaku i vet.

 Lashtësia – ndërmjet helenizimit dhe qëndresës

Që nga shek. V p.e.s., me rritjen e ndikimit kulturor helen, epirotët e Çamërisë hynë në një proces të gjatë përballjeje. Herodoti dhe Tukididi i përshkruajnë epirotët si “barbarë” – jo në kuptimin e egërsisë, por si popull që nuk fliste greqishten. Ky përcaktim është dëshmi se helenizimi nuk ishte i lindur, por i imponuar.

Në shek. III p.e.s., Pirro i Epirit arriti ta bëjë Çamërinë dhe gjithë Epirin një fuqi ushtarake që sfidoi Romën. Por pas rënies së dinastisë së molosëve, romakët shkatërruan qytetet epirote, duke e futur këtë hapësirë në një proces të gjatë kolonizimi dhe nënshtrimi. Megjithatë, struktura etnike shqiptare nuk u zhduk; ajo u ruajt në fshatra, në emrat e vendeve dhe në trashëgiminë gjuhësore.

 Mesjeta – ndërmjet Bizantit dhe ekspansionit sllav

Me rënien e Perandorisë Romake, Çamëria u përfshi në botën bizantine. Bizanti solli ndikime të reja fetare dhe kulturore, por nuk arriti të fshinte praninë e arbërve. Shumë burime bizantine, si kronika e Ana Komnenës, dëshmojnë praninë e shqiptarëve në Epir në shek. XI–XII.

Një plagë e re iu shtua trevës: dyndjet sllave. Në shek. VI–VII, fiset sllave zbresin në Ballkan, duke ndryshuar përbërjen etnike të shumë hapësirave. Por në Çamëri, si edhe në viset e tjera të jugut shqiptar, popullsia autoktone rezistoi. Toponimet, kultura dhe gjuha shqiptare mbijetuan, duke dëshmuar një vazhdimësi që sllavizimi nuk mundi ta shkatërronte.

Epoka osmane – identiteti shqiptar ndërmjet Islamit dhe presioneve greke

Me ardhjen e osmanëve në shek. XV, Çamëria përjetoi një ndryshim të madh. Shumë fshatra u islamizuan, duke krijuar një shtresë të re shoqërore, që ruajti megjithatë gjuhën dhe traditat shqiptare. Për grekët e asaj kohe, kjo ishte një mundësi për ta paraqitur Çamërinë si “territor osman” dhe jo shqiptar.

Megjithatë, në këtë periudhë lindën edhe figura të mëdha shqiptare: Suliotët – luftëtarë të pamposhtur të maleve të Sulit, të cilët me trimërinë e tyre u bënë shembull qëndrese ndaj pushtimit osman. Edhe pse më vonë u instrumentalizuan nga historiografia greke, suliotët ishin pjesë organike e trungut shqiptar. Këngët e tyre, gjuha e tyre dhe zakonet dëshmojnë qartë përkatësinë shqiptare.

 Shek. XIX – copëtimi dhe projekti shovinist grek

Shekulli XIX shënon një kapitull të errët: krijimin e shtetit grek më 1830 dhe fillimin e projektit të tij ekspansionist “Megali Idea”. Ky projekt parashikonte shtrirjen e Greqisë “nga Joni deri në Bosfor”, duke përfshirë Epirin e Jugut dhe Çamërinë.

Në këtë kohë, Çamëria u bë shënjestër e propagandës greke. Shumë shkolla greke u hapën me qëllim asimilimi. Priftëria ortodokse greke punoi për të zhdukur traditat shqiptare dhe për të greqizuar popullsinë ortodokse shqiptare. Kënga, gjuha dhe zakoni u luftuan me forcë.

Figura të tilla si Abdyl Frashëri dhe Lidhja e Prizrenit ngritën zërin për mbrojtjen e Çamërisë, duke e parë atë si pjesë të pandarë të kombit shqiptar. Por fuqitë e mëdha të kohës (Britania, Rusia, Austro-Hungaria) mbështetën ndarjen e trojeve shqiptare, duke e lënë Çamërinë nën presionin grek.

 Shek. XX – shpërngulja dhe genocidi

Kalvari i Çamërisë kulmoi në shek. XX. Në vitin 1913, pas Konferencës së Londrës, Çamëria iu dha Greqisë. Ky vendim, i imponuar nga diplomacia e fuqive të mëdha, u bë preludi i tragjedisë.

Gjatë viteve 1920–1930, qeveritë greke ushtruan presione të ashpra mbi popullsinë shqiptare myslimane: konfiskim tokash, ndalimi i gjuhës shqipe, shpërngulje të detyruara. Por goditja më e rëndë erdhi në vitin 1944–45, kur forcat kriminale të Napoleon Zervës kryen spastrim etnik mbi çamët myslimanë. Fshatra të tëra u dogjën, qindra gra dhe fëmijë u masakruan, dhjetëra mijëra njerëz u dëbuan drejt Shqipërisë.

Ky ishte kulmi i genocidit: shfarosja e një popullsie të tërë, thjesht sepse ishin shqiptarë. Çamëria mbeti një vend i boshatisur, me kulla të djegura, me varre të shkelura dhe me gjuhën shqipe të detyruar të heshtur…
Nga lashtësia deri në shekullin XX, Çamëria përjetoi një kalvar dhimbjesh: helenizim të imponuar, pushtime romake, sllavizim të pjesshëm, islamizim osman, greqizim të dhunshëm dhe genocid në shekullin XX. Por, pavarësisht këtyre furtunave, ajo mbeti gjithmonë një pjesë organike e trungut shqiptar – një plagë e gjallë që kujton padrejtësinë historike dhe kërkon ende drejtësi.
 

Genocidi dhe shpërngulja e Çamërisë (1944–1945)

Historia e Çamërisë nuk mund të kuptohet pa ndalimin mbi kulmin e dhimbjes së saj: vitet 1944–1945, kur përqendrimi i dhunës kolektive dhe politikave hakmarrëse u kthye në një tragjedi të thellë njerëzore dhe kombëtare. Kjo periudhë përfaqëson kulmin e kalvarit të shekujve për këtë truall, ku autoktonia shqiptare u sulmua pa kompromis dhe popullsia u dëbua me dhunë, duke humbur tokat, shtëpitë dhe jetët e shumë njerëzve.

Konteksti historik dhe dyndja e dhunës (1943–1944)

Gjatë pushtimit italian dhe më pas gjerman të Greqisë (1941–1944), Çamëria u gjend në një situatë të ndërlikuar politike dhe sociale. Një pjesë e komunitetit çam, nën presionin e pushtuesve dhe rrethanave lokale, u përfshi në bashkëpunime me forcat italiane dhe gjermane^1. Kjo, megjithëse i kufizuar në disa zona, u shfrytëzua më vonë nga forcat greke të rezistencës për të justifikuar hakmarrje kolektive.

Në këtë periudhë u regjistruan disa incidente të dhunshme: sulme ndaj fshatrave, djegie dhe grabitje, kryesisht në veriun e Çamërisë (Paramythia, Filiates, Margariti)^2. Megjithatë, këto episodet nuk përfaqësonin masakrën totale që do të vinte pas tërheqjes së pushtuesve. 

Shpërthimi i dhunës kolektive dhe shpërngulja (qershor 1944 – pranverë 1945)

Kur forcat e EDES-it të Napoleond Zervës morën kontrollin e Thesprotisë dhe zonave fqinje në verë 1944, filloi një valë dhune kundër popullsisë myslimane shqiptare. Masakrat më të njohura përfshijnë:

Paramythia, qershor 1944: djegia e fshatrave, vrasja e dhjetëra civilëve dhe grabitja e pronave^3.

Filiates, mars 1945: dhunime të drejtpërdrejta ndaj banorëve, djegie e objekteve kulturore, konfiskim i tokave^4.

Mijëra çamë u detyruan të shpërngulen drejt Shqipërisë, duke u larguar nga vendlindja me vështirësi të jashtëzakonshme, shpesh nën kërcënim dhe dhunë. Vlerësimet e studiuesve perëndimorë flasin për rreth 18,000–20,000 banorë të shpërngulur gjatë 1944–45^5, ndërkohë që burimet çame vendosin shifrat deri në 25–30,000, duke përfshirë ata që u larguan në valë të ndryshme në vitet pasuese^6.

Dëshmitë arkivore dhe raportimet bashkëkohore

Arkivat britanike (PRO/FO 371/48094): raportojnë episodet në Paramythia dhe Filiates, duke vënë në dukje hakmarrjen ndaj popullsisë çame për bashkëpunime të vogla me pushtuesit gjermanë^7.

Raporte të OSBE dhe studiuesve modernë (Tsoutsoumpis, Vickers) analizojnë veprimet e EDES-it dhe theksojnë se dhuna ishte kolektive, duke prekur një komunitet të tërë, pavarësisht nga pjesëmarrja e individëve në bashkëpunime^8.

Dëshmi vendore dhe dokumente të vitit 1946 në Shqipëri përshkruajnë shkatërrimin e fshatrave, djegien e xhamive, dhe humbjen e tokave^9.

 Pasojat demografike, kulturore dhe juridike

Demografike: Fshatrat u boshatisën, disa u mbushën me popullsi të re, ndërsa një pjesë mbeti e braktisur për dekada.

Kulturore: Shkatërrimi i xhamive, vështirësitë për të ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe mohimi institucional i të drejtave kulturore krijuan një plagë të thellë në identitetin çam.

Juridike dhe politike: Çështja mbeti e pazgjidhur ndërkombëtarisht; përpjekjet për njohje dhe dëmshpërblim u penguan nga politika greke, duke lënë komunitetin në një situatë të qëndrueshme të padrejtësisë historike^13.

Genocidi dhe shpërngulja e Çamërisë në vitet 1944–45 përfaqësojnë kulmin e një kalvari historik të shekujve. Megjithëse pjesë të fuqive të mëdha dhe pushtuesve lokalë e përdorën këtë ngjarje për qëllime politike, autoktonia dhe identiteti shqiptar i Çamërisë nuk u shuan. Historia e kësaj periudhe duhet të mbahet gjallë si kujtesë e dhimbshme dhe si thirrje për drejtësi historike.

                                   ***

Paralelizmat me Kosovën dhe trevat e copëtuara: një histori e vazhdueshme e dhimbjes dhe rezistencës

Nëse Çamëria është plagë e gjallë që ruan kujtesën e shkeljeve historike dhe të zhdukjes së dhunshme të një popullsie autoktone, Kosova dhe viset e tjera shqiptare përjetuan një kalvar të ngjashëm, ku identiteti, trualli dhe liria u vunë nën presion të fortë shekuj për shekuj. Për Çamërinë dhe Kosovën, historia nuk është thjesht kronikë e ngjarjeve; është një meditim mbi qëndresën dhe humbjen, mbi gjakun dhe djersën që formësojnë ndërgjegjen e një kombi të copëtuar.

 Kosova – truall i shkelur dhe plagë e hapur

Kosova, si Çamëria, u gjend midis interesave të fuqive të mëdha dhe projekt-pushtimeve të huaja. Pas rënies së Perandorisë Osmane, shqiptari i Kosovës përballej me dy sfida të mëdha: asimilimi politik i shteteve fqinje dhe projektet e copëtimit etnik të fuqive rajonale dhe ndërkombëtare.

Shekulli XX dhe pas Luftës së Parë Ballkanike (1912–1913) sollën shpërngulje të dhunshme dhe humbje teritoriale: pjesë të Kosovës i kaluan Serbisë dhe Malit të Zi, ndërsa shqiptarët mbetën minorancë nën një regjim shtypës.

Procesi i asimilimit dhe persekutimit: si Çamëria, popullsia e Kosovës u përball me burgime, likuidime politike, konfiskime të pronave dhe presion kulturor për t’u ndarë nga identiteti i vet.

Ky paralelizëm i tragjedive të Çamërisë dhe Kosovës është i dukshëm: pushtimi i truallit + përndjekja e popullsisë + mohimi i gjuhës dhe kulturës. Në të dy rastet, komunitetet shqiptare u përballën me politikë shoviniste të fqinjëve dhe politika ndërkombëtare të pandërgjegjshme.

Trevat e copëtuara shqiptare dhe projektet e fuqive të mëdha

Nga Çamëria në Kosovë, nga Malësia e Gjakovës te Presheva dhe Tetova, shqiptarët u vunë nën ndikim të copëtimeve politike që nisën me Konferencën e Londrës (1913) dhe u thelluan me ardhjen e regjimeve totalitare në Ballkan.

Çamëria iu dha Greqisë, Kosova Serbisë, një pjesë Malit të Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut mori treva shqiptare të jugut.

Këto copëtime nuk ishin thjesht të natyrës territoriale; ato ishin projekte të gjerë asimilimi, shuarjeje kulturore dhe ndarjeje politike, që synonin të thyenin trungun shqiptar dhe lidhjen e popullit me truallin e vet.

Sikur të shikojmë një harta historike të Ballkanit, shohim një mozaik të shqiptarëve të ndarë: Çamëria, Kosova, Presheva, Tetova, Dukagjini, Shkupi, Kërçova—të gjitha të copëtuara midis fqinjëve me politika ekspansioniste. Megjithatë, gjithmonë ka ekzistuar një qëndresë e heshtur dhe e dukshme, një vazhdimësi etno-kulturore që nuk u shua.

 Paralelizmat sociologjik dhe kulturore

Identiteti i kërcënuar: Në Çamëri dhe Kosovë, përballë pushtimeve dhe asimilimit, shqiptarët ruajtën gjuhën, zakonet dhe kujtesën historike.

Rezistenca kulturore dhe politike: Çamëria krijoi figura heroike si Suliotët dhe luftëtarë lokalë; Kosova solli rilindës, besimtarë dhe intelektualë që ruajtën shkollat, gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Plaga demografike: Shpërnguljet, genocidet dhe ndryshimet e përbërjes etnike kanë lënë pasoja të përhershme: varreza të djegura, fshatra të braktisura, mungesë të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore. 

Drejtësia historike dhe reflektimi filozofik

Për Çamërinë dhe Kosovën, historia është jo vetëm një kronikë dhimbjeje, por një meditim mbi të drejtën e popujve për truallin, për gjuhën dhe për identitetin. Siç shkruante Aleksandër Çabej për vazhdimësinë gjuhësore të shqiptarëve: “Gjuha është shpëtimi i kombit, ajo që mban gjallë vetëdijen etnike”.

…Nga Çamëria te Kosova dhe viset e copëtuara shqiptare, historia e dhimbjes dhe e rezistencës është e njëjtë në esencë: pushtim, shpërngulje, përndjekje, mohime dhe genocid; por gjithashtu përsëri një histori e vazhdueshme e qëndresës, ruajtjes së gjuhës dhe identitetit, dhe kërkimit të drejtësisë. Ky paralelizëm i dhimbjes dhe i qëndresës shërben si udhërrëfyes për bashkimin shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve, duke treguar se plagët e së shkuarës nuk janë harruar, por mbajnë mesazhin e dritës për të ardhmen.

Laura Kajtazi–Hasani: Besimi fitohet me vepra, jo me premtime

1

Nga: Arif Ejupi

Në zgjedhjet lokale të këtij viti, që do të mbahen më 12 tetor në 38 komunat e Republikës së Kosovës, do të garojnë kandidatë të shumtë nga të dyja gjinitë. Ndër emrat që bien në sy është ai i zonjës Laura Kajtazi–Hasani, mësimdhënëse shumëvjeçare e gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si përkthyese në vitet më të rënda për Kosovën, duke punuar pranë organizatave ndërkombëtare si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

E, frymëzuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, zonja Kajtazi–Hasani ka debutuar në politikë si anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë.

Për t’u dhënë votuesve një pasqyrë më të qartë mbi figurën e saj, po sjellim disa nga karakteristikat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së saj.

Laura Kajtazi–Hasani lindi më 22 korrik 1976 në Podujevë. Familja Kajtazi, me origjinë nga Pakashtica e Epërme e Llapit, njihet si familje arsimdashëse dhe përparimtare.

Kushëri i saj i saj, tashmë i ndjerë Hamit Kajtazi, ishte ndër mësuesit e parë të kësaj ane dhe për dekada kontribuoi në zhvillimin dhe masivizimin e shkollës shqipe. Rrugën e tij e ndoqi edhe babai i Laurës, Ramadan Kajtazi, i cili deri në vdekje punoi si nëpunës i administratës në Komunën e Podujevës.

Nga kjo familje dolën edhe figura të tjera të njohura si Lumnije Kajtazi–Hyseni, profesoreshë e Matematikës në shkollën 9-vjeçare “Shaban Shala” të Podujevës dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në fushën e arteve të bukura, veçohet këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur Ryva Kajtazi, e cila edhe pse e martuar, me krenari mban mbiemrin e vajzërisë, duke kujtuar me mall e respekt derën e Kajtazëve – mësues, nëpunës e intelektualë të vërtetë.

Në këtë familje me një të kaluar të ndritur  u rrit dhe u formua edhe Laura Kajtazi–Hasani. Ajo qysh si nxënëse e shkollës fillore u shqua për prirjet e saj të veçanta në zotërimin e gjuhëve të huaja.

Laura  edhe në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës, u rendit në mesin e nxënëseve më të dalluar. Me dashuri e respekt, ajo kujton edhe sot arsimtarin e saj të gjuhës angleze, Ismail Duli, i cili me profesionalizëm e përkushtim ia mbolli dashurinë për këtë gjuhë me përmasa botërore, duke i hapur shtigje të reja në formimin e saj.

Zonja Kajtazi-Hasani studimet universitare në Anglisht i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, si dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Më pas, ajo përfundoi studimet pasuniversitare dhe fitoi titullin Magjistër i Gjuhës Angleze.

Njohuritë e fituara në këtë fushë, veçanërisht në përkthim, Laura i praktikoi gjatë viteve 1999–2002 si përkthyese në organizatat ndërkombëtare UNMIK dhe OSBE.

Nga viti 2002 deri në vitin 2013, ajo punoi në projekte të USAID-it për zhvillim ekonomik në nivel qeveritar, fillimisht si asistente administrative, e më pas si zëvendësmenaxhere e zyrës së projektit.

Aktualisht, Laura Kajtazi–Hasani punon si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Shkollën e Mesme “Isa Boletini” në Podujevë, si dhe në shkollën e kurseve intensive “Union School” në të njëjtin qytet.

Përveç punës së suksesshme në arsim dhe administratë, zonja Kajtazi–Hasani dallohet edhe për kultivimin e raporteve të ngrohta familjare. Ajo ruan marrëdhënie të shkëlqyera me nënën e saj, Fexhrije Lushaku–Kajtazi, motrat Fitoren, Leonorën, Ryvën dhe vëllain e vetëm Liridonin.

Luaura derisa shpalos kujtime me familjen e saj të ngushtë, sytë i mbushen me lot për të atin, Ramadan Kajtazi, i cili ndërroi jetë papritmas vitin e kaluar. Kujtimet për të mbeten plagë e pashlyeshme në shpirt, që as koha nuk arrin t’i shërojë. Por, brenda dhimbjes, ajo gjen forcë tek këshillat e tij për të jetuar e punuar me ndershmëri.

Laura, që misionin të vetëm ka edukimin e brezave të tashëm dhe të ardhshëm, ka ditur ta përkrah dhe ta motivojë edhe të birin, Ylli Hasani, i cili  me sukses i ka përfunduar studimet Bachelor në Ekonomi të Aplikuar, ndërsa ato Master është duke i ndjekur në Eötvös Loránd University në Budapest të Hungarisë.

Votues të nderuar, mos u bazoni vetëm te renditja numerike në fletëvotim, por vlerësoni ata që janë të përgatitur dhe të pakorruptuar. Me gra të arsimuara dhe të guximshme si zonja Laura Hasani , përfiton Podujeva dhe qytetarët e saj.

Andaj, votoni numrin 36 sepse është numër që sjell ndryshim pozitiv për të gjithë llapjanët!

Ditari i 1 Tetorit 1997 – Kujtime rreth Marshutës së Lirisë

0
Naim Abazi, Prishtinë
___
Ditar 1 Tetor 1997 – Marshuta e Lirisë
___
Më 1 tetor 1997 agoi një ditë e re në Kosovë, por jo një ditë e zakonshme. Ishte një mëngjes i zymtë, i rënduar nga hija e okupimit, i mbushur me frikë dhe dyshime, por njëkohësisht i ndritur nga vendosmëria për liri. Gjithçka ishte përfolur ditë më parë – kushte, mendime, dilema. Disa pyesnin nëse ishte koha e duhur, të tjerë kishin frikë nga pasojat. Por populli kishte marrë një vendim të heshtur e të pathënë: liria duhej kërkuar, edhe nëse çmimi ishte gjaku. Dhe sot jemi ne rrugë !
Në këtë marshim të historisë, studentët, pjesa më e gjallë dhe më energjike e shoqërisë, dolën në ballë. Ata nuk kan armë, nuk kan as mburoja, vetëm ëndrrën për një atdhe të lirë. Nga Rektorati, që u bë bazë e rezistencës, u nis marshuta drejt qytetit. Një rrugëtim lirie, por që do të lë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë.
Unë me Halitin, Shabanin, Rexhën, Lulin e Avniun, shkuam të bashkoheshim me ta. Në këtë udhë të mbushur me ankth e krenari, takuam profesor Jusufin dhe profesor Dervishin. Haliti, me humorin e tij të njohur, i tha Dervishit se do të dëshironte që policët ta kapnin atë e jo Halitin. Ironia e hidhur e fatit e deshi që profesor Dervishi vërtet të goditej brutalisht nga policët serbë !
Kur turma arriti tek kryqëzimi, aty ku bashkoheshin rruga e Velanisë me atë që të çonte në qendër të Prishtinës, prita e pushtuesit veç priste. Policia serbe, e shoqëruar nga paramilitarët e tyre të egër, shpërtheu me gaz lotsjellës, shkopinj gome, grushta e shqelma. Dhuna shpërtheu nga të gjitha anët. U sulmuan studentë, profesorë, qytetarë. U morën zvarrë Rektori dhe udhëheqësit e protestës, u rrahën të rinjtë që kishin vetëm librat dhe shpresën ! Ata qëndruan me forcën e duarthatëve, duke treguar se liria nuk lind nga hakmarrja, por nga qëndresa. Gazi lotsjellës s’mundi të shuajë thirrjet për liri. Shkopinjtë s’mundën të thyejnë dinjitetin. Dhuna nuk mundi të ndalte ëndrrën.
Ishte një ditë e përgjakshme, një hallkë e dhimbshme në gjerdanin e ditëve të rezistencës sonë. Por ishte një ditë që qe do te shndërrohet në simbol. Sepse çdo rrahje, çdo lot, çdo gjak i derdhur, do te bëhet themel i lirisë ! Historia jone e këtij populli të vogël do te ketë shumë emra !
Prishtine
01.10.1997
PS
Ne mbremjet e vona kur enderronim e shpresonim e shkrova kete copez ditari ! Kronikat historike duhet te jene me te sakta me emra e me data !
Sot jetojmë në një Republikë të lirë. Ky realitet nuk erdhi rastësisht, por mbi supet e atyre studentëve, mbi guximin e popullit, mbi gjakun e atyre që nuk u kthyen më. Dhe ndërsa kujtojmë 1 tetorin e vitit 1997, ndjejmë dhimbje për atë që u sakrifikua, por edhe krenari që ajo sakrificë na solli deri këtu.
Historia nuk shkruhet vetëm me fitore, por edhe me plagë. Dhe plagët e asaj dite, edhe pse të dhimbshme, janë plagët e nderit, plagët e lirisë.

Mirënjohje historike për DioGuardët: 35 vjet lobim për llirinë e Dardanisë, një moment kulmor për bashkimin Kombëtar

0

Nga: Beqir Sina & GANI MEHMETI

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË

Fotografitë janë nga takimi i Joseph  e Shirley Cloyes DioGuardit me Mërgatën Shqiptare në Botë, në Nju Jork, SHBA. Bahri Ramadani, kryetari i MSHNB, duke i dorëzuar Mirënjohjen Xhiozef Diogardit për veprimtzarinë e tij Kombëtare Shqiptare, në prani edhe të kryeministrit Albin Kurti.

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Joseph DioGuardit, më 27 shtator 2025, në një ceremoni solemne në zemër të Nju Jorkut, “Mërgata Shqiptare në Botë” nderoi çiftin Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me një pllakë mirënjohjeje të veçantë, duke njohur 35 vjet angazhim të palodhur për çështjen shqiptare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Dardanisë (Kosovës).

Ky aktivitet, i mbajtur gjatë festimit të 85-vjetorit të datëlindjes së Joseph DioGuardit (lindur më 20 shtator 1940) dhe 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL, themeluar në janar 1989), shënoi një urë të fortë mes së kaluarës heroike të diasporës dhe vizionit për të ardhmen.

Logoja e “Mërgatës” , shqiponja e zezë mbi globin e kuq, simbol i bashkimit global e bëri këtë event një manifestim të vlerave kombëtare.

Solidariteti, identiteti dhe lidhja e pashkëputur me vendlindjen, duke e shndërruar 35-vjetorin e lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një ditë të veçantë.

Ky dedikim nga “Mërgata Shqiptare në Botë” i cili nderoi çiftin Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me një pllakë mirënjohjeje të veçantëevent nuk ishte thjesht një nderim, por një reflektim  mbi ndikimin e DioGuardëve dhe forcën e diasporës,  që falënderon “përkushtimin e pashoq për promovimin e bashkimit kombëtar dhe drejtësinë”.

Dhe, përcolli një mirënjohjeje në Nju Jork,  nga “Mërgata Shqiptare në Botë”, me një mesazh të qartë:

DioGuardët me lobin shqiptar për 35 vjet me kontributin e tyre  dhe diaspora kanë ndërtuar një trashëgimi të pathyeshme për lirinë e Dardanisë dhe bashkimin kombëtar.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-amerikane është një urë mes brezave, që frymëzon të rinjtë të mbrojnë vlerat tona në SHBA dhe botë, duke treguar se angazhimi personal i DioGuardve krijon histori të përjetshme dhe “peshë” për të ardhmen e kombit shqiptar.

Fundamentalizmi islamik dhe roli i regjimit iranian në lindjen dhe vazhdimësinë e tij

1

Nga: Dr. Mohammad Mohaddes, Tiranë

Projekti politik i fundamentalizmit islamik

Fenomeni i fundamentalizmit islamik në botën moderne, i cili është i lidhur ngushtë me terrorizmin dhe ku regjimi iranian është simboli kryesor i tij, nuk mund të kuptohet si një reagim spontan e i shpërndarë shoqëror. Përkundrazi, ai duhet analizuar si një projekt politik i organizuar. Shpesh është thënë se regjimi iranian është zemra që rreh e oktapodit të fundamentalizmit, i cili ka shtrirë tentakulat e tij në gjithë Lindjen e Mesme dhe deri në Evropë.

Statistikat e lidhjes së terrorizmit me Iranin

Një vlerësim konservator tregon se fijet e 90 përqind të sulmeve terroriste përfundonin disi në Teheran. Për këtë arsye, regjimi iranian është quajtur «shteti më aktiv mbështetës i terrorizmit» dhe është dënuar nga shumë qeveri, parti dhe personalitete botërore. Në korrik 2024, qeveria gjermane shpalli mbylljen dhe ndalimin e aktiviteteve të Qendrës Islame të Hamburgut, e cila drejtohej nga regjimi iranian, së bashku me të gjitha institucionet e varura prej saj. Drejtuesi i kësaj qendre u dëbua gjithashtu drejt Iranit. Më parë, Kosova dhe Shqipëria kishin shpallur të paligjshme qendra të ngjashme të varura nga regjimi iranian.

Rrënjët historike të përhapjes së fundamentalizmit

Cilat janë rrënjët e depërtimit dhe përhapjes së fundamentalizmit islamik? Një vështrim historik tregon se megjithëse lëvizjet salafiste ose islamiste tradicionale ekzistonin para shekulli i 20-të, deri në përmbysjen e diktaturës monarkike në Iran në vitin 1979, asnjë prej tyre nuk kishte arritur të krijonte një pushtet ideologjik mbi bazën e një interpretimi revolucionar të sheriatit. Ajo që bëri regjimi iranian ishte të transferonte fundamentalizmin nga niveli i diskursit në nivelin e «pushtetit politik» dhe më tej ta kthente atë në një doktrinë zyrtare për «eksportin e revolucionit» përtej kufijve kombëtarë.

Ideologjia në kushtetutën iraniane

Kjo ambicie ideologjike nuk mbeti vetëm në parullat revolucionare, por u përfshi edhe në tekstin e kushtetutës së regjimit. Neni 152 përcakton politikën e jashtme të Iranit mbi bazën e «mbrojtjes së të drejtave të të gjithë myslimanëve në mbarë botën» dhe neni 154 shpall hapur se Republika Islamike «mbështet luftën e drejtë të të shtypurve kundër shtypësve në çdo pjesë të botës». Këto dispozita, së bashku me nenin 8 të nenit 3 të statutit të Gardës Revolucionare, e cila e përcakton detyrën e saj si «mbështetje e lëvizjeve çlirimtare në mbarë botën», krijuan praktikisht një strukturë ligjore për «terrorizmin shtetëror»; terrorizëm i cili nuk zhvillohet fshehurazi, por është pjesë e detyrave zyrtare të një qeverie.

Author Salman Rushdie, behind screen left, is tended to after he was attacked during a lecture, Friday, Aug. 12, 2022, at the Chautauqua Institution in Chautauqua, N.Y. (AP Photo/Joshua Goodman)

Qendra e fundamentalizmit nga vitet 1980

Që nga vitet 1980, Teherani u kthye në qendër të organizimit të fundamentalizmit shiit dhe më pas edhe në një bosht frymëzues për lëvizjet e tjera islamiste. Hezbollah në Liban, Hashd al-Shaabi në Irak, Ansarallah në Jemen dhe grupet e armatosura palestineze përfituan drejtpërdrejt nga mbështetja e Forcës Kuds të Gardës Revolucionare. Por ndikimi i Republikës Islamike nuk mbeti vetëm brenda botës shiite. Studiues si Bruce Hoffman dhe Gilles Kepel (1) dhe (2) kanë treguar se madje edhe Al-Qaida dhe ISIS u frymëzuan nga modeli revolucionar i Iranit; sepse për herë të parë Republika Islamike tregoi se «mund të arrihet pushteti duke kombinuar ideologjinë fetare me mekanizmat e shtetit dhe ta eksportosh atë në nivel global». Sipas Olivier Roy (3), edhe pse Al-Qaida dhe ISIS janë kundërshtarë teologjikë të shiitëve, në logjikën e «internacionalizimit të fundamentalizmit» dhe përdorimit të dhunës për ndryshimin e rendit botëror, ata në fakt janë trashëgimtarë të projektit të Teheranit.

Konfirmimi praktik i ndërthurjes së tyre

Historia praktike e konfirmon gjithashtu këtë bashkim të pavullnetshëm. Kombet e Bashkuara, në shumë raporte, kanë përmendur rolin e Iranit në trajnimin dhe armatosjen e grupeve të armatosura joqeveritare dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka përshkruar Iranin që nga viti 1984 si «sponsorin kryesor të terrorizmit shtetëror në botë». Nga ana tjetër, deklaratat e Al-Qaidas në vitet 1990 ishin të mbushura me referenca për suksesin e revolucionit iranian në «poshtërimin e Amerikës» dhe ISIS, me shpalljen e «kalifatit» të tij në vitin 2014, ndoqi në thelb të njëjtin model të «shtetit ideologjik ndërkombëtar» që regjimi iranian e kishte nisur vite më parë.

(FILES) This UGC image posted on Twitter reportedly on October 26, 2022 shows an unveiled woman standing on top of a vehicle as thousands make their way towards Aichi cemetery in Saqez, Mahsa Amini’s home town in the western Iranian province of Kurdistan, to mark 40 days since her death, defying heightened security measures as part of a bloody crackdown on women-led protests. A year after the death of Mahsa Amini sparked unrest across Iran, the issue of the hijab remains a sore spot — but a crippling economic crisis has left many preoccupied with making ends meet. (Photo by UGC / AFP) / === RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY CREDIT “AFP PHOTO / UGC IMAGE” – NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS – DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS FROM ALTERNATIVE SOURCES, AFP IS NOT RESPONSIBLE FOR ANY DIGITAL ALTERATIONS TO THE PICTURE’S EDITORIAL CONTENT, DATE AND LOCATION WHICH CANNOT BE INDEPENDENTLY VERIFIED === /

Krahasimi historik me komunizmin sovjetik

Në një krahasim historik, rolin që Teherani ka luajtur për më shumë se dy dekada në fundamentalizmin dhe fanatizmin islamik, mund ta krahasojmë me rolin që Moska luajti për lëvizjet komuniste në mbarë botën për shtatëdhjetë vjet, nga fitorja e Revolucionit të Tetorit në vitin 1917 deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Për sa kohë që bolshevizmi ishte në pushtet në Rusi, partitë marksiste në mbarë botën, pavarësisht nga dallimet ideologjike me Kremlinin, merrnin legjitimitet prej tij dhe me rrëzimin e tij, madje edhe komunistët që kundërshtonin Moskën morën një goditje të rëndë.

Saladin · Vizier of the Fatimid Caliphate (1169–1174) · sultan av Egypt (1169–1193) · Sultan of Damascus (1174–1193) · emir of Aleppo (1183–1193)

Konkluzioni: Fundamentalizmi si strategji shtetërore

Prandaj, fundamentalizmin islamik në formën e tij moderne duhet ta kuptojmë si rezultat të «institucionalizimit të ideologjisë fetare në formën e shtetit» dhe pastaj «eksportimit sistematik të tij» nga regjimi iranian. Derisa bota të përballet jo vetëm me degët sunite apo shiite të këtij fenomeni, por edhe me rrënjën strukturore të tij — e cila është e ngulitur në kushtetutën dhe politikën e jashtme të një shteti — kontrolli i qëndrueshëm i tij nuk do të jetë i mundur. Lufta kundër terrorizmit kërkon të kuptojmë këtë realitet: fundamentalizmi nuk është vetëm një mendim devijues, por një strategji shtetërore me mbështetje ligjore, financiare dhe diplomatike; dhe regjimi iranian ishte shteti i parë që e zbatoi atë në mënyrë zyrtare dhe sistematike në politikën ndërkombëtare.


Burimet

1.    Bruce Hoffman. Inside Terrorism. Columbia University Press, 2006

2.    Gilles Kepel. Jihad: The Trail of Political Islam. Harvard University Press, 2002

3.    Olivier Roy. The Failure of Political Islam. Harvard University Press, 1994

Bardhyl Mahmuti i reagon Kadri Kryeziut duke ia përkujtuer trajtimin ndryshe nga Serbia, krahasuar me të burgosurit e tjerë dikur

1
Bardhyl Mahmuti, Gjenevë
___
Reagim ndaj Kadri Kryeziut
___
Kur gënjeshtra shitet për “heroizëm”!
___
Më 7 shtator 2025, në profilin e tij të Facebook-ut, Kadri Kryeziu postoi një shkrim të “vogël”, për të përhapur një gënjeshtër të madhe: pretendon se paska qenë i pari që më 11 mars 1981 ka “bërtitur” “Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. Madje, për të na bindur në vërtetësinë e këtij pohimi, ai thekson se “nuk ka bërë hajgare”
Vërtet këto gjëra nuk janë për “hajgare¨”! Të gjithë pjesëmarrësit aktivë të protestës së 11 marsit e dinë farë mirë se kërkesat kanë qenë të kufizuara kryesisht në përmirësimin e kushteve ekonomike. Kërkesat politike u artikuluan në demonstratat që vijuan nga data 26 mars 1981.
Prandaj Kadri Kryeziu nuk ka mundur të jetë i pari që ka “bërtitur” këtë slogan! Madje duke e njohur nga qëndrimi i tij në burgjet jugosllave, jam i bindur se as i fundit nuk ka “bërtitur” një kërkesa të tillë.
Në periudhën 1981-1990, Kadri Kryeziu ka qenë i pari për disa gjëra të tjera:
– ndërkohë që shumica absolute e të burgosurve politikë kishin te drejtë në vizita familjarë të kontrolluara brenda burgut vetëm 30 minuta në muaj (6 orë në vjet), në Burgun e Qarkut në Shabac të Serbisë, Kadri Kryeziu kishte të drejtë vizite të lirë në qytet, 12 orë në muaj;
– përderisa një numër i të burgosurve politikë që nuk kishin lidhur kurorë pas martesës, nuk ua lejuan bashkëshortet të vinin t’i vizionin në sallat e mbikëqyrura nga gardianë dhe përkthyes, Kadri Kryeziu ishte i burgosuri i parë politik që e lëshuan nga burgu i Shabacit, të vijë në Prizren dhe të martohet!
– Në kohën kur dikush përpiqej të lexonte në “bibliotekën” e burgut, Kadri Kryeziu u shqua si më i shpejti në qëndisjen e “goblenëve” për t’ua shtuar çejzit të grave të gardianëve;
– përderisa në tetor të vitit 1987, të burgosurit politikë shqiptarë bënë letër proteste për vdekjen misterioze të Ibrahim Kastratit në qelinë e Pavijonit famëkeq nr 7, për të cilin drejtoria e burgut deklaroi se gjoja kishte bërë vetëvrasje, Kadri Kryeziu ishte i pari që nuk nënshkroi letrën e protestë.
Mund të vazhdoj ende, por do të kishte qenë mirë që “hajgarexhiu” Kadri Kryeziu të mos tallet me gjëra serioze. Madje atij më së paku i takon ta akuzojë Ali Ahmetin se gjoja i paska humbur busulla, sepse paska përdorur “lepujt” dhe “zagarët” si metafora.
I dimë fare mirë se kush ka pasur “zemër lepuri” e kush “hundë zagari”. Ali Ahmeti, me të gjitha gabimet eventuale gjatë rrugëtimit të tij gjysmëshekullor në luftë për kauzën kombëtare, mbetet një shqiponjë që fluturon lartë, ku nuk mund të mbërrijnë asnjëherë ata që në burg qëndisnin goblenë për gratë e gardianëve!
Bardhyl Mahmuti
30 shtator 2025

“Pa Serbi nuk ka Kosovë!” apo “Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve!”

0

Kimete Berisha, Prishtinë

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me një shkrim të gjatë satirik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e quan “Komedi Kushtetuese” nën diktatin e ambasadorëve. Me ironi, cinizëm dhe sarkazëm, Berisha thotë se sipas logjikës së re “Pa Serbi nuk ka Kosovë”, duke e kthyer sallën e gjyqtarëve në një skenë absurde teatrale.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve:

Pa Serbi nuk ka Kosovë!

– Falenderimi për këtë shpjegim magjik i takon mbretërisë private të Ambasadorëve.

– Mbretëria e Abasadorëve ndan serbët në:

1. Serbë: serioz (Lista Serbe),

2. Serbë: të luhatshëm (të gjithë të tjerët).

– Listën Serbe e kanë, por votat mungojnë, dhe megjithatë, sipas Ambasadorëve, Kosova nuk ekziston pa ta.

– Sipas Kushtetutës së Ambasadorëve, ekzistenca e Kosovës nuk matet nga qytetarët, por nga dëshirat e tyre.

Ironi? Patjetër

Cinizëm? Pa diskutim.

Sarkazëm: Plot.

– Komedia Kushtetuese:

Në sallën solemne, Ambasadorët e huaj ndjehen si pronarë lokali.

– Amerikanët godasin tavolinën:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!”

– Francezi filozofon: “Oui, c’est la logique kosovare”.

– Anglezi ndërpret telefonin me Elizabeta Haradinajn: “Shall we pretend this is democracy?”.

– Gjermani thotë prerë: “Regeln sind Regeln…edhe nëse janë absurde.”

– Gjykatësi shqiptar: Pa Serbi nuk ka Kosovë.

– Gjykatësi serb: këndon ndërkohë një këngë të vjetër….

Akt I: Hapja solemne

Flamujt rresht, Ambasadorët ulur në lozhë, këmbët mbi këmbë.

– Gjyqtarët shqiptarë, me lapsa në dorë rrinë drejt, seriozë.

– Ambasadorja Amerikane:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!

Kjo është Kushtetutë, kjo është demokraci!”

– Gjykatësi shqiptar:

“Pa Serbi nuk ka Kosovë…”

– Gjykatësi serb këndon ndërkohë: “Moj Vjollcë me pika-pika… a je për dashni?”

Akt II: Stilolapsat e pushtetit

– Gjykatësi i parë shqiptar (me zë të ulët, i shqetësuar):

“A na lejohet të përdorim lapsa tonë, apo duhen stilolapsat e Ambasadës gjermane?”

– Ambasadori Gjerman (e çon vetullën, i prerë):

“Rregullat janë rregulla. Stilolapsat tanë kanë garanci dyvjeçare.

Nuk bëhet vendim serioz me laps të thjeshtë shqiptar.

Lapsat tuaj fshijnë shumë shpejt, dhe historia nuk duhet fshirë… përveç kur e kërkojmë ne.’

Akt III: Demokracia ‘Emily in Paris’

– Ambasadori Francez (me gjest poetik):

“Oui, oui…Një laps është romantik, por një stilolaps është serioz.

Dhe Kosova duhet të jetë serioze…’.

– Ambasadori Britanik (ironik.,në nxitim):

“Shall we pretend this is democracy?

Yes, let’s!

Në fund, vendimi është i njëjtë: no Serbs, no Kosovo.

– Gjykatësi shqiptar, i ngatërruar:

‘Po na mbetet veç të nënshkruajmë, e ndoshta edhe të falënderojmë.

A bën në anglisht, a duhet edhe frëngjisht për protokoll?

Akt IV: Ku është populli!

Në fund, një gjyqtar i drejtohet popullit:

“E ku mbetët Ju?

Pa Ju nuk ka shtet.”

Publiku përgjigjet:

– ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë!

– ‘Pa Ambasadorë nuk ka vendime!

– ‘Pa humor, nuk kemi shpëtim!”

Absurdi i Komandantëve të djeshëm:

– Dje luftuan për liri, sot e duartrokasin paqen e frikshme.

– Dje ushtarë fukarenj të atdheut, sot milionerë të kujdesshëm në një dramë ndërkombëtare ku Kosova nuk ekziston pa Serbinë.

P.S. – Punchline rebel:

I ain’t marching anymore,

Call it peace or call it treason,

Call it love or call it reason.

Ju shkoni në djall, unë bëj pallë!