Kreu Blog Faqe 436

“Pa Serbi nuk ka Kosovë!” apo “Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve!”

0

Kimete Berisha, Prishtinë

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me një shkrim të gjatë satirik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e quan “Komedi Kushtetuese” nën diktatin e ambasadorëve. Me ironi, cinizëm dhe sarkazëm, Berisha thotë se sipas logjikës së re “Pa Serbi nuk ka Kosovë”, duke e kthyer sallën e gjyqtarëve në një skenë absurde teatrale.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve:

Pa Serbi nuk ka Kosovë!

– Falenderimi për këtë shpjegim magjik i takon mbretërisë private të Ambasadorëve.

– Mbretëria e Abasadorëve ndan serbët në:

1. Serbë: serioz (Lista Serbe),

2. Serbë: të luhatshëm (të gjithë të tjerët).

– Listën Serbe e kanë, por votat mungojnë, dhe megjithatë, sipas Ambasadorëve, Kosova nuk ekziston pa ta.

– Sipas Kushtetutës së Ambasadorëve, ekzistenca e Kosovës nuk matet nga qytetarët, por nga dëshirat e tyre.

Ironi? Patjetër

Cinizëm? Pa diskutim.

Sarkazëm: Plot.

– Komedia Kushtetuese:

Në sallën solemne, Ambasadorët e huaj ndjehen si pronarë lokali.

– Amerikanët godasin tavolinën:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!”

– Francezi filozofon: “Oui, c’est la logique kosovare”.

– Anglezi ndërpret telefonin me Elizabeta Haradinajn: “Shall we pretend this is democracy?”.

– Gjermani thotë prerë: “Regeln sind Regeln…edhe nëse janë absurde.”

– Gjykatësi shqiptar: Pa Serbi nuk ka Kosovë.

– Gjykatësi serb: këndon ndërkohë një këngë të vjetër….

Akt I: Hapja solemne

Flamujt rresht, Ambasadorët ulur në lozhë, këmbët mbi këmbë.

– Gjyqtarët shqiptarë, me lapsa në dorë rrinë drejt, seriozë.

– Ambasadorja Amerikane:

“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!

Kjo është Kushtetutë, kjo është demokraci!”

– Gjykatësi shqiptar:

“Pa Serbi nuk ka Kosovë…”

– Gjykatësi serb këndon ndërkohë: “Moj Vjollcë me pika-pika… a je për dashni?”

Akt II: Stilolapsat e pushtetit

– Gjykatësi i parë shqiptar (me zë të ulët, i shqetësuar):

“A na lejohet të përdorim lapsa tonë, apo duhen stilolapsat e Ambasadës gjermane?”

– Ambasadori Gjerman (e çon vetullën, i prerë):

“Rregullat janë rregulla. Stilolapsat tanë kanë garanci dyvjeçare.

Nuk bëhet vendim serioz me laps të thjeshtë shqiptar.

Lapsat tuaj fshijnë shumë shpejt, dhe historia nuk duhet fshirë… përveç kur e kërkojmë ne.’

Akt III: Demokracia ‘Emily in Paris’

– Ambasadori Francez (me gjest poetik):

“Oui, oui…Një laps është romantik, por një stilolaps është serioz.

Dhe Kosova duhet të jetë serioze…’.

– Ambasadori Britanik (ironik.,në nxitim):

“Shall we pretend this is democracy?

Yes, let’s!

Në fund, vendimi është i njëjtë: no Serbs, no Kosovo.

– Gjykatësi shqiptar, i ngatërruar:

‘Po na mbetet veç të nënshkruajmë, e ndoshta edhe të falënderojmë.

A bën në anglisht, a duhet edhe frëngjisht për protokoll?

Akt IV: Ku është populli!

Në fund, një gjyqtar i drejtohet popullit:

“E ku mbetët Ju?

Pa Ju nuk ka shtet.”

Publiku përgjigjet:

– ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë!

– ‘Pa Ambasadorë nuk ka vendime!

– ‘Pa humor, nuk kemi shpëtim!”

Absurdi i Komandantëve të djeshëm:

– Dje luftuan për liri, sot e duartrokasin paqen e frikshme.

– Dje ushtarë fukarenj të atdheut, sot milionerë të kujdesshëm në një dramë ndërkombëtare ku Kosova nuk ekziston pa Serbinë.

P.S. – Punchline rebel:

I ain’t marching anymore,

Call it peace or call it treason,

Call it love or call it reason.

Ju shkoni në djall, unë bëj pallë!

I❤NY: Historia, shifra dhe fakte ndër vite për New York City

0

Klajd Kapinova, New York 

Monlolog me qytetin tim 

Fatkeqsisht New York City, nuk e ka më madhështinë dhe krenarinë e dikurshme të kohës apo periudhës së disa dekadave më parë. Kudo pislleku me male plehrash, metro të mbushur me mij të mëdhenj, përmbytje nga uji sa herë që bie shi dhe shumë stacione treni të vjetra dhe të mbushur me njerëz pa trehë dhe lypsarë, që gjenden kudo në çdo hap, që u vjen era stërvinë dhe urinë, rrugët janë të vjetra dhe prishura ne Manhattan dhe kudo në pesë qytetet e mëdha të saj, që përbëjnë atë që quhet New York City.

Metrotë dhe trenat express dhe lokal, që lëvizin në të dy shtetet sllave, që ende janë në luftë mes vetes edhe sot, si në Ukrainë dhe Rusi, janë disa herë më të bukura, pastra dhe muzikë klasike si dhe shumë funksionale se sa ato të shtetit tonë në New York.

Shteti i New York-ut, ka fatkeqsisht sot mbi 70.000 lypsarë, ish burgaxhi, drogaxhi, të sëmurë psiqik, ish veteranë amerikane të luftrave të ndryshme, persona të braktisur nga familja (sikurse dhe pak shqiptarë), në rrugë, stacione treni, stacione autobuzi, metro, poshtë urave, nëpër kryqzime rrugësh, që shpesh futen brenda parahyrjeve të bankave për të fjetur apo kaluar natë gjatë kohës së dimrit me dëborë… Ata shpesh janë të dhunshëm dhe agresiv me ato njerëz, që nuk u japin lemoshë. Disa prej tyre janë arrestuar disa herë nga policia (NYPD) si përdhunues të vajzave dhe grave, në stacionet e trenave dhe metro të ndryshme, si: në Manhattan, Brooklyn, Staten Island, Queens dhe Bronx.

Shteti i NY, zë vendin e dytë për numëriun e lypsarëve dhe të pastrehëve pas shtetit të Californisë ose me saktë pas Los Angeles, ku atje numëri i tyre është shumë i madh dhe shtrihet përgjatë disa kilometrave brenda lagjeve të qytetit në fjalë. Në të dy këto shtete të mëdha si New York dhe Califirnia, fatkleqsisht dje dhe sot prej disa dekadave drejtojnë ultra liberalët komunistë globalistë anti-amerikanë, me emrin formal dhe të çuditshëm kontravesal “demokratë”.

Kudo sundon pasiguria dhe krimi është në rritje me shifra astrononike dhe record nga viti në vit. Kjo për arsye se NYC dje dhe sot fatkeqsisht drejtohet ose administrohen nga Gorvenator dhe Kryetar Bashkie komunistë pa shkollë dhe kulturë, që nuk kanë asnjë ide pozitive, se si drejtohet një shtet apo kryeqytet motropolitan i kulturës së shumëllojshme dhe bisnesit amerikan dhe botërorë.

51 vjet më parë ose më saktë në vitin 1974, demokratët përfituan asokohe nga problemet politike republikane, që rrjedhin nga Skandali Watergate, duke fituar kontrollin e Asamblesë së Shtetit të New York-ut dhe duke zgjedhur një guvernator, Hugh Carey. Komunistët e kanë kontrolluar Asamblenë qysh në vitin 1974, kurse konservatorët republikanë asokohe kontrolluan Senatin e Shtetit për disa vite pas kësaj, por demokratët fituan një avantazh vendimtar në dhomë në vitet 2018 dhe 2020.

Fatkeqsisht që nga viti 2022, Partia “Demokratike” e New York-ut u përshkrua si dominuese në politikën e shtetit, pasi kontrollonte kryesisht pozicionet politike në Albany (kryeqyteti i shtetit të New York-ut), dhe republikanët nuk kishin fituar në të gjithë shtetin që nga viti 2002.

Krimi në qytetin e New York-ut është një pamje e përzier, ndërsa statistikat zyrtare dhe NYPD raportojnë rritje të normave të krimit, duke përfshirë incidente dhe viktima me të shtëna në nivelin rekord të larë në 9 muajt e parë të vitit 2025, perceptimi publik shpesh sugjeron shqetësimin edhe më të madh. Media e majtë globaliste marksiste në pushtet këtu, mundohet vazhdimisht të ulë shifrat me rritje katastrofike të krimit kudo në shtetin e New York-ut, sepse këtu drejtojnë mbështetësit e tyre politikë të ekstremit të majtë.

Shumë banorë ndihen të pasigurt, veçanërisht në transportin publik, nëpër rrugët e 5 qyteteve të New York City, e krahasuar me qytete të tjera të mëdha të SHBA-së. Kjo rrjedh nga një sërë faktorësh, duke përfshirë amplifikimin e informacionit negativ përmes mediave sociale dhe çështjeve të vazhdueshme si shkelësit e përsëritur dhe rritjet specifike në sulme të caktuara, të cilat zbulojnë mbulesën skandaloze që media e majta i bëjnë krimit, të shkaktuar nga paaftësia e drejtuesve komunistë këtu.

Pavarësisht statistikave fallco zyrtare, shumë banorë të New York-ut, sikurse autori njujorkez i këtij shkrimi (K.K.), raportojnë se ndihen të pasigurt dhe përjetojnë një ndjesi çrregullimi të vazhdueshëm. Këtu ka shqetësime dhe krime non stop 24/7/365 nëpër Metronë e mbingarkuara të NYC. Për më tepër sondazhet tregojnë se një numër i konsiderueshëm banorësh njujorkez ndihen të pasigurt në metro, edhe me praninë e shtuar të policisë NYPD dhe forcave ushtarake të Gardës Kombëtare.

Amplifikimi i Mediave Sociale dhe përhapja e incidenteve live ose video negative të lidhura me krimin në platforma si TikTok treguan hapur frikën publike dhe në perceptimin se krimi po rritet, edhe nëse të dhënat zyrtare sugjerojnë ndryshe. Një rritje në lloje të caktuara sulmesh, si ato pa armë, shpesh janë të pa raportuara nga NYPD, duke kontribuar në mospërputhjen midis statistikave zyrtare dhe ndjenjave të sigurisë publike. NYPD, raporton se anëtarësimi në bandat ka arritur një nivel rekord dhe luan një rol negativ në krimin e dhunshëm.

“I love New York, i miss New York!” – Donald J. Trump President i 45 & 47 i SHBA-së

New York, i quajtur Qyteti i New York-ut (NYC), është qyteti më i populluar në SHBA. Qyteti përbëhet nga pesë lagje, secila e njëjtë me qarkun e saj përkatës. Qyteti është qendra gjeografike dhe demografike e zonës metropolitane të New York-ut, zona më e madhe metropolitane në amerikane si nga popullsia ashtu dhe zona urbane, si dhe qendra më e madhe globale e financave, tregtisë, kulturës, teknologjisë, argëtimit dhe medias, akademikëve dhe prodhimit shkencor, arteve dhe modës, dhe, si shtëpia e selisë së Kombeve të Bashkuara, diplomacisë ndërkombëtare.

Me një popullsi të vlerësuar në korrik 2024 prej 8,478,072, të shpërndarë në 300.46 milje katrore (778.2 km2), qyteti është qyteti kryesor më i dendur i populluar në Amerikë. Qyteti, ka më shumë se dyfishin e popullsisë së Los Anxhelosit, qytetit të dytë më të populluar të vendit.

Mbi 20.1 milion njerëz jetojnë në zonën statistikore metropolitane të Qytetit të New York-ut dhe 23.5 milion në zonën e saj të kombinuar statistikore që nga viti 2020, të dyja më të mëdhatë në SHBA. NYC është një nga megaqytetet më të populluara në botë, ku rreth 800 gjuhë fliten këtu, duke e bërë atë qytetin më të larmishëm gjuhësor në botë.

Qyteti e ka origjinën nga Fort Amsterdam dhe një pikë tregtare e themeluar në Ishullin Manhattan nga kolonistët holandezë rreth vitit 1624. Vendbanimi u emërua Amsterdam i Ri në vitin 1626 dhe u shpall qytet në vitin 1653.

Ai ra nën kontrollin anglez në vitin 1664 dhe u riemërua përkohësisht New York, pasi Mbreti Charles II ia dha tokat vëllait të tij, Dukës së Yorkut, përpara se të riemërohej përgjithmonë New York në vitin 1674.

Pas pavarësisë nga Britania e Madhe, qyteti ishte kryeqyteti kombëtar i SHBA-së nga viti 1785 deri në vitin 1790. Qyteti modern u formua nga konsolidimi i vitit 1898 i pesë lagjeve të tij: Manhattan, Brooklyn, Queens, Bronx dhe Staten Island. I ankoruar nga Wall Street në Distriktin Financiar, Manhattan, qyteti i NYC është quajtur si qendra kryesore financiare në botë si dhe qyteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë.

Që nga viti 2022, zona metropolitane e New York-ut është ekonomia më e madhe metropolitane në botë, me një produkt bruto metropolitan prej mbi 2.16 trilion dollarë amerikanë. Ai ka një sistem të shpejtë transporti 24/7, NY gjithashtu kryeson botën në mbingarkesën e trafikut urban të automobilave.

Që nga viti 2025, NYC është qyteti më i shtrenjtë në botë për emigrantët dhe ka me një diferencë të madhe qiratë më të larta të banesave nga çdo qytet amerikan. Fifth Avenue është rruga më e shtrenjtë tregtare në botë.

Gjithashtu ai është shtëpia e numrit më të madh të miliarderëve, individëve me pasuri neto ultra të lartë (më të madhe se 30 milionë dollarë amerikanë), dhe milionerëve të çdo qyteti në botë me një diferencë të konsiderueshme.

Një prani e përhershme evropiane pranë Portit të New York-ut u krijua në vitin 1624, duke e bërë atë vendbanimin e 12-të më të vjetër të banuar vazhdimisht nga evropianët në Amerikën kontinentale, me themelimin e një vendbanimi holandez, për tregtinë e gëzofit në Ishullin e Guvernatorëve. Në vitin 1625, filloi ndërtimi i një kështjelle dhe Forti i Amsterdamit, më vonë i quajtur Nieuw Amsterdam (Amsterdami i Ri), në Ishullin e sotëm të Manhattan-it.

Kolonia e Amsterdamit të Ri shtrihej nga maja jugore e Manhattan-it deri në Wall Street-in e sotëm, ku një gardh druri prej 3.7 m (12 këmbë) u ndërtua në vitin 1653, për t’u mbrojtur nga bastisjet e amerikanëve vendas indian (native american) dhe anglezëve. Në vitin 1626, Drejtori i Përgjithshëm kolonial holandez Peter Minuit, i ngarkuar nga Kompania Hollandeze e Indisë Perëndimore, bleu ishullin e Manhattan-it nga Canarsie, një bandë e vogël Lenape, për “vlerën e 60 guldenëve” (rreth 900 dollarë në vitin 2018). Një legjendë e treguar shpesh, por e hedhur poshtë, pohon se Manhattan u ble për rruaza qelqi me vlerë 24 dollarë…

Në fillim të shekullit të 18-të, NY u rrit shumë e u bë një qendër skllavërie, me 42% të familjeve që skllavëronin afrikanët deri në vitin 1730, ku shumica ishin skllevër vendas dhe të tjerët merreshin me punë në të gjithë portin, industrive bankare dhe të transportit detar, që asokohe tregtonin me Ameriken e Jugut.

Gjatë ndërtimit në Sheshin Foley në vitet 1990, u zbulua Varreza Afrikane; varrezat përfshinin 10,000 deri në 20,000 varre afrikanësh të epokës koloniale, disa të skllavëruar dhe disa të lirë.

Gjyqi dhe lirimi i vitit 1735 në Manhattan i John Peter Zenger, i cili ishte akuzuar për shpifje kryengritëse, pasi kritikoi guvernatorin kolonial William Cosby, ndihmoi në vendosjen e lirisë së shtypit në Amerikën e Veriut. Në vitin 1754, u themelua Universiteti i Kolumbias.

Qyteti ishte një strehë për refugjatët besnikë dhe skllevërit e arratisur, që iu bashkuan vijave britanike për lirinë e premtuar nga Kurora, me deri në 10,000 skllevër të arratisur të mbushur me njerëz në qytet gjatë pushtimit britanik, komuniteti më i madh i tillë në kontinent.

Përpjekja për një zgjidhje paqësore të luftës u zhvillua në Shtëpinë e Konferencave në Staten Island midis delegatëve amerikanë, përfshirë Benjamin Franklin, dhe gjeneralit britanik Lord Howe më 11 shtator 1776. Menjëherë pas fillimit të pushtimit britanik, Zjarri i Madh i New York-ut shkatërroi gati 500 ndërtesa, rreth një të katërtën e strukturave në qytet, përfshirë Kishën e Trinitetit.

Në janar 1785, asambleja e Kongresit të Konfederatës e bëri NYC kryeqytetin kombëtar, i cili ishte kryeqyteti i fundit i SHBA-së, sipas Neneve të Konfederatës dhe i pari sipas Kushtetutës.

Sikurse dihet nga historia, NYC priti inaugurimin e Presidentit të parë, George Washington, dhe Kongresin e parë, në Sallën Federale në Wall Street. Kongresi hartoi Deklaratën e të Drejtave atje si dhe Gjykata Supreme mbajti seancat e saj të para organizative në New York në vitin 1790.

Gjatë shekullit XIX, popullsia e NYC u rrit nga 60,000 në 3.43 milionë. Një popullsi e konsiderueshme e lirë zezake u zhvillua gradualisht në Manhattan, e përbërë nga ish-skllevër, që ishin liruar nga zotërinjtë e tyre pas Luftës Revolucionare Amerikane, si dhe skllevër të arratisur.

Në vitin 1827 skllavëria u shfuqizua plotësisht në shtet 

Gjatë shekullit XIX, qyteti u transformua nga zhvillimi tregtar dhe banesor, që lidhej me statusin e tij si një qendër tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe nga imigracioni evropian. Në vitin 1831, u themelua Universiteti i New York-ut. Anëtarët e elitës së biznesit lobuan për krijimin e Central Park, i cili në vitin 1857 u bë parku i parë i peizazhuar në një qytet amerikan.

Uria e Madhe Irlandeze solli një fluks të madh emigrantësh irlandezë, nga të cilët më shumë se 200,000 jetonin në New York deri në vitin 1860, duke përfaqësuar mbi një të katërtën e popullsisë së qytetit. Imigracioni i gjerë nga provincat gjermane nënkuptonte se gjermanët përbënin 25% të tjera të popullsisë së qytetit deri në vitin 1860.

Në vitin 1886, Statuja e Lirisë, një dhuratë nga Franca, u përurua në Portin e New York-ut. Statuja mirëpriti 14 milionë emigrantë teksa mbërritën nëpërmjet Ishullit Ellis me anije në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit të 20-të, dhe është një simbol i idealeve të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës për liri dhe paqe. 

Në vitin 1898 u formua NYC

Hapja e Metrosë së qytetit në vitin 1904, e ndërtuar fillimisht si sisteme private të ndara, ndihmoi në lidhjen e qytetit të ri. Gjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, qyteti u bë një qendër botërore për industrinë, tregtinë dhe komunikimin.

Qyteti ishte një destinacion kryesor në fillim të shekullit XX për të zinjtë, gjatë Migrimit të Madh nga Jugu Amerikan, dhe deri në vitin 1916, ku qyteti kishte diasporën më të madhe urbane afrikane në Amerikën e Veriut.

Rilindja e Harlemit e jetës letrare dhe kulturore lulëzoi gjatë epokës së Prohibicionit. Bumi më i madh ekonomik, gjeneroi ndërtimin e rrokaqiejve që konkurronin në lartësi, ku u bë zona më e populluar e urbanizuar në botë në fillim të viteve 1920, duke tejkaluar Londrën.

Asokohe zona metropolitane i kaloi 10 milionë banorë në fillim të viteve 1930, duke u bërë megaqyteti i parë. Depresioni i Madh pa zgjedhjen e reformatorit Fiorello La Guardia si kryetar bashkie dhe rënien e Tammany Hall pas tetëdhjetë vitesh dominim politik.

Veteranët e Luftës së Dytë Botërore, që u kthyen krijuan një bum ekonomik pas luftës dhe zhvillimin e sipërfaqeve të mëdha banimi në Queens lindore dhe Nassau County, me Wall Street që kryesonte vendin e Amerikës si fuqia ekonomike dominuese në botë.

Selia e Kombeve të Bashkuara u përfundua në vitin 1952, duke forcuar ndikimin gjeopolitik global të New York-ut, dhe rritja e ekspresionizmit abstrakt në qytet përshpejtoi zhvendosjen e Parisit nga New York-u si qendër e botës së artit.

Popullsia e NYC kaloi 8 milionë për herë të parë në regjistrimin e vitit 2000, rekorde të mëtejshme u vendosën në regjistrimet e viteve 2010 dhe 2020.

Qendra Botërore e Tregtisë pësoi pjesën më të madhe të dëmit ekonomik dhe humbjen më të madhe të jetës njerëzore pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001. Dy nga katër avionët e rrëmbyer u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, duke rezultuar në shembjen e të dy ndërtesave dhe vdekjen e 2,753 personave, përfshirë 343 ndihmës të parë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut dhe 71 oficerë të zbatimit të ligjit.

Zona u rindërtua me një Qendër të re Botërore të Tregtisë, Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit, dhe ndërtesa dhe infrastrukturë të tjera të reja, duke përfshirë Qendrën e Transportit të Qendrës Botërore të Tregtisë, qendra e tretë më e madhe e qytetit.

Ai është rrokaqielli më i lartë në Hemisferën Perëndimore dhe ndërtesa e shtatë më e lartë në botë për nga lartësia kulmore, me majën e saj që arrin një lartësi simbolike prej 1,776 metrash (541.3 m), një referencë për vitin e pavarësisë amerikane.

NYC u prek rëndë nga Uragani Sandy në tetor 2012, duke përfshirë përmbytjet që çuan në mbylljen disa ditore të sistemit të metrosë, dhe përmbytjen e të gjitha tuneleve të metrosë East River dhe të të gjitha tuneleve rrugore që hynin në Manhattan përveç Tunelit Lincoln, ku 43 persona vdiqën dhe humbjet ekonomike në NYC u vlerësuan të ishin afërsisht 19 miliardë dollarë.

NYC nganjëherë quhet kolektivisht Pesë Lagjet, ku bëjnë pjesë:  Manhattan, Brooklyn, Staten Island, Queens dhe Bronx. Dendësia e popullsisë së Manhattan-it prej 70,450.8 banorësh për milje katrore (27,201.2/km2) në vitin 2022 e bën atë më të lartën nga çdo qark në SHBA dhe më të lartë se dendësia e çdo qyteti individual amerikan. Manhattan, është qendra kulturore, administrative dhe financiare e NYC dhe përmban selinë e shumë korporatave të mëdha shumëkombëshe, selinë e Kombeve të Bashkuara, Wall Street dhe shumë universitete të rëndësishme. Lagjja shpesh përshkruhet si qendra financiare dhe kulturore e botës.

Brooklyn (Qarku Kings), në majën perëndimore të Long Island, është lagjja më e populluar e qytetit. Brooklyn është i njohur për diversitetin e tij kulturor, social dhe etnik, një skenë të pavarur arti, lagje të dallueshme dhe një trashëgimi të veçantë arkitekturore. Që nga viti 2010, Brooklyn është zhvilluar në një qendër të lulëzuar të sipërmarrjes dhe firmave të reja të teknologjisë së lartë, ​​dhe të artit dhe dizajnit postmodern.

Queens (Qarku i Queens), është vendi i Citi Field, shtëpisë së New York Mets, dhe pret turneun vjetor të tenisit US Open në Qendrën Kombëtare të Tenisit USTA Billie Jean King në Flushing Meadows–Corona Park, me plane për të ndërtuar Etihad Park, një stadium specifik për futboll për New York City FC. Dy nga tre aeroportet më të ngarkuara, që shërbejnë zonën metropolitane të New York-ut, Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy dhe Aeroporti LaGuardia, janë në Queens.

Bronx (Qarku i Bronx) është lagjja më veriore e New York City-t dhe e vetmja që është kryesisht në kontinentin e SHBA-së. Është vendndodhja e stadiumit Yankee, parkut të bejsbollit të New York Yankees, dhe shtëpia e kompleksit më të madh të banesave në pronësi të kooperativës në Shtetet e Bashkuara, Co-op City. Bx është shtëpia e Kopshtit Zoologjik të Bronx-it, kopshtit zoologjik më të madh metropolitan në botë, i cili shtrihet në 265 akra (1.07 km2) dhe strehon më shumë se 6,000 kafshë. Bronx-i është vendlindja e muzikës hip hop dhe kulturës së lidhur me të. Parku Pelham Bay, është parku më i madh në New York City, me 2,772 akra (1,122 ha).

Staten Island (Qarku Richmond), është më periferia në karakter nga pesë lagjet. Në Staten Island qendror, Brezi i Gjelbër i Staten Island shtrihet përafërsisht në 2,500 akra (10 km2), duke përfshirë 45 km shtigje për këmbësorë dhe një nga pyjet e fundit të paprekura në qytet. I përcaktuar në vitin 1984 për të mbrojtur tokat natyrore të ishullit, Brezi i Gjelbër përfshin shtatë parqe qyteti.

New York City, është më i populluar në SHBA, me 8,804,190 banorë që nga regjistrimi i vitit 2020, numërimi i tij më i lartë 10-vjeçar ndonjëherë, duke përfshirë më shumë imigracion në qytet sesa emigracion jashtë vendit që nga regjistrimi i vitit 2010. Më shumë se dyfishi i njerëzve jetojnë në New York City sesa në Los Angeles, qyteti i dytë më i madh amerikan.

Sipas racave popullsia e qytetit në vitin 2020 ishte 35.9% e bardhë, 22.7% me ngjyrë afrikano-amerikanë, 14.6% aziatike, 10.5% e përzier, 0.7% amerikanë vendas dhe 0.1% banorë të ishujve të Paqësorit; 28.4% e identifikuan veten si hispanikë ose latino-amerikanë.

Midis viteve 2010 dhe 2020, popullsia e NYC u rrit me 629,000 banorë, më shumë se rritja totale e katër qyteteve të tjera më të mëdha amerikane (Los Anxhelos, Çikago, Hjuston dhe Feniks) të kombinuara. Dendësia e popullsisë së qytetit prej 27,744.1 banorësh për milje katrore (10,712.1/km2) e bën atë më të dendurën nga çdo komunë amerikane me një popullsi mbi 100,000.

Bazuar në të dhënat nga regjistrimi i vitit 2020, NYC përbënte rreth 43.6% të popullsisë së shtetit prej 20,202,320 banorësh, dhe rreth 39% të popullsisë së zonës metropolitane të New York-ut. Shumica e banorëve të Qytetit të Nju Jorkut në vitin 2020 (5,141,539 ose 58.4%) jetonin në Brooklyn ose Queens, dy lagjet në Long Island.

Rreth 800 gjuhë fliten në New York

Zona statistikore metropolitane e NYC ka popullsinë më të madhe të lindur jashtë vendit nga çdo rajon metropolitan në botë. Ai vazhdon të jetë porta kryesore metropolitane për emigrantët e ligjshëm të pranuar në SHBA (si me Lotari etj.), duke tejkaluar ndjeshëm totalin e kombinuar të Los Anxhelosit dhe Miamit.

Sipas burimeve statistikore del se pothuajse 7 herë më shumë të rinj profesionistët aplikuan për punë në New York City në vitin 2023 krahasuar me vitin 2019, duke e bërë New York-un destinacionin më të popullarizuar për të diplomuarit e fundit në kolegj.

Sipas vlerësimeve të vitit 2022 nga Anketa e Komunitetit Amerikan, prejardhjet më të mëdha të vetë-raportuara në New York City ishin Dominikane (8.7%), Kineze (7.5%), Portorikane (6.9%), Italiane (5.5%), Meksikane (4.4%), Irlandeze (4.4%), Indiane Aziatike (3.1%), Gjermane (2.9%), Xhamajkane (2.4%), Ekuadoriane (2.3%), Angleze (2.1%), Polake (1.9%), Ruse (1.7%), Arabe (1.4%), Haitiane (1.4%), Guyanese (1.3%), Filipinase (1.1%), dhe Koreane (1.1%). Diaspora evropiane, që banon në qytet është shumë e larmishme dhe shumë grupe etnike evropiane kanë formuar enklava.

Krishterimi, është feja më e madhe (60% besimtarë) në NYC, i cili është shtëpia e numrit më të lartë të kishave të çdo qyteti në botë. Katolicizmi është besimi më i madh i krishterë (33%), i ndjekur nga Protestantizmi (23%), dhe besime të tjera të krishtera (3%).

Popullsia katolike latine, shërbehet kryesisht nga Arkidioqeza Katolike Romake e New York-ut dhe Dioqeza e Bruklinit, ndërsa katolikët lindorë janë të ndarë në juridiksione të shumta në të gjithë qytetin.

Protestantizmi Ungjillor, është dega më e madhe e Protestantizmit në qytet (9%), i ndjekur nga Protestantizmi Kryesor (8%), ndërsa e kundërta është zakonisht e vërtetë për qytetet dhe zonat e tjera metropolitane.

Me 960,000 banorë hebrenj që nga viti 2023, ku Judaizmi, është feja e dytë më e madhe e praktikuar në NYC, ku pothuajse gjysma e hebrenjve të qytetit jetojnë në Bruklin.

Pas këtyre tre grupeve më të mëdha fetare në New York City janë Hinduizmi, Budizmi, Sikizmi, Zoroastrianizmi dhe të tjera. Nga viti 2023, 24% e banorëve të New York-ut të Madh identifikoheshin pa ndonjë përkatësi të organizuar fetare dhe 4% ishin të vetëidentifikuar ateistë.

New York-u qyteti më i fotografuar në botë

Turizmi, është një industri jetësore për New York City, me rritje të turistëve ndërkombëtarë dhe vendas, me deri në 66.6 milionë vizitorë në qytet në vit, duke përfshirë deri në 13.5 milionë vizitorë ndërkombëtarë, me numrat më të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Brazili dhe Kina.

New York-u është quajtur qyteti i fotografuar në botë. I Love New York (I❤NY), është si një logo ashtu edhe një këngë, që janë baza e një fushate reklamuese dhe janë përdorur që nga viti 1977, për të promovuar turizmin në New York City, dhe më vonë për të promovuar edhe shtetin e New York-ut.

Shumë lagje dhe monumente në New York City janë pika referimi kryesore, duke përfshirë tre nga dhjetë atraksionet turistike më të vizituara në botë në vitin 2023. Një rekord prej 66.6 milionë turistësh vizituan New York City në vitin 2019, duke sjellë 47.4 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi.

Pikat kryesore referuese në New York City, përfshijnë Muzeun Metropolitan të Artit (The Met), Statujën e Lirisë, Ndërtesën Empire State dhe Parkun Qendror. Times Square 42 Street, është qendra e ndriçuar me shkëlqim e Distriktit të Teatrit Broadway, dhe një qendër e madhe e industrisë së argëtimit në botë, duke tërhequr 50 milionë vizitorë çdo vit në një nga kryqëzimet më të ngarkuara për këmbësorë në botë. Sipas Ligës së Broadway-t, shfaqjet në Broadway shitën bileta me vlerë afërsisht 1.54 miliardë dollarë amerikanë në të dy sezonet 2022–2023 dhe 2023–2024. Të dy sezonet patën pjesëmarrje në teatër prej afërsisht 12.3 milionë njerëz secili.

Media dhe argëtimi në NYC, është përshkruar si kryeqyteti botëror i argëtimit dhe mediave dixhitale, si një qendër për industritë e reklamimit, muzikës, gazetave, mediave dixhitale dhe botimeve, dhe është tregu më i madh i mediave në Amerikën e Veriut.

Shumë nga konglomeratet më të mëdha të mediave në botë, janë të vendosura pikërisht në qytet, duke përfshirë Warner Bros. Discovery, Thomson Reuters Corporation, Associated Press, Bloomberg L.P., News Corp, The New York Times Company, NBCUniversal, Hearst Corporation, AOL dhe Fox Corporation. Kështu 7 nga 8 rrjetet kryesore globale të agjencive të reklamave në botë kanë selinë e tyre në NYC, ose më saktë në qytetin metropolitan Manhattan NY, e cila nuk fle kurrë.

Për më tepër, më shumë se 200 gazeta dhe 350 revista për konsumatorët kanë një zyrë në qytet, dhe industria botuese punëson mbi 11,500 njerëz, me një ndikim ekonomik prej 9.2 miliardë dollarësh. Dy gazetat e përditshme kombëtare: The Wall Street Journal dhe gazetat e majta The New York Times, me tirazh apo qarkullimin më të madh ditor në Amerikë botohen në New York (Manhattan).

Me 132 çmime deri në vitin 2022, The Times ka fituar më shumë Çmime Pulitzer për gazetari dhe konsiderohet gazeta më e mirë e medias amerikane. Gazetat tabloide në qytet përfshijnë konservatoren New York Post, e themeluar në vitin 1801 nga Alexander Hamilton dhe gazdeta e majtë komuniste ultra liberale New York Daily News, e cila u themelua në vitin 1919 nga Joseph Medill Patterson.

Nga viti 2019, New York City ishte qendra e dytë më e madhe për prodhimin e filmave dhe televizionit në SHBA, duke prodhuar rreth 200 filma artistikë çdo vit. Industria punësoi më shumë se 100,000 njerëz në vitin 2019, duke gjeneruar 12.2 miliardë dollarë në paga dhe një ndikim total ekonomik prej 64.1 miliardë dollarësh. Sipas vëllimit, NYC është lider botëror në prodhimin e filmave të pavarur, një e treta e të gjithë filmave të pavarur amerikanë prodhohen atje.

NYC ka sistemin arsimor më të madh se çdo qytet tjetër, ku infrastruktura arsimore përfshin arsimin fillor, arsimin e mesëm, arsimin e lartë dhe kërkimin. Ai është sistemi më i madh i shkollave publike në Amerikë, duke shërbyer rreth 1.1 milion nxënës në afërsisht 1,800 shkolla fillore dhe të mesme të ndara, duke përfshirë shkollat ​​charter, që nga viti 2017–2018. NYC ka afërsisht 900 shkolla të tjera laike dhe fetare të drejtuara privatisht.

NYC ka më shumë diploma pasuniversitare në shkencat e jetës të dhëna çdo vit në Amerikë, dhe në vitin 2012, 43,523 mjekë të licencuar ushtronin profesionin në qytet. Që nga viti 2004, ka 127 laureatë të Çmimit Nobel me rrënjë në institucionet lokale.

Instinkti i Jetës dhe Instinkti i Pushtetit – Kosova pas 9 Shkurtit

0

Nga: Isuf Bajraktari

Në editorialin e mëparshëm folëm për Dostojevskin dhe instinktin e jetës – atë dëshirë të verbër për të jetuar edhe kur jeta është e mbushur me dhimbje. Dostojevski e sheh këtë si një dëshmi se ekzistenca ka kuptim, sepse vetëm për sa kohë jemi gjallë mund të ndryshojmë, të shëlbohemi, të përmirësohemi.

Por çfarë ndodh kur kjo dëshirë për të jetuar shndërrohet në dëshirë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht? Çfarë ndodh kur klasa politike nuk e përdor kohën që i është dhënë për të ndërtuar institucione më të forta, por për t’i kontrolluar ato? Kjo është drama e politikës sonë pas 9 shkurtit.

Pas asaj date, Kosova hyri në një periudhë shprese: pushteti duhej të përdorej për reformë të thellë, për të sjellë drejtësi dhe për të kthyer besimin e qytetarëve te shteti. Por shpesh ndodhi e kundërta: uzurpim i institucioneve publike me emërime partiake, kapje e sistemit të drejtësisë dhe centralizim i pushtetit në duart e pak njerëzve.

Në vend që pushteti të shërbente për t’i dhënë jetë institucioneve, ai po përdoret për t’i kontrolluar. Në vend që shoqëria të shërohet nga krizat e korrupsionit dhe papunësisë, shohim një luftë të pandërprerë politike për mbijetesë. Çdo kritik shihet si armik, çdo zë kundërshtues si tradhti. Ky nuk është vizion – është frikë e maskuar si forcë.

Kosova nuk ka luksin të jetojë kështu. Nuk mund të mbetet gjithmonë “njeriu mbi majë” që shpreson për një mrekulli. Duhet të ketë liderë që zbresin nga maja dhe ndërtojnë rrugë të qëndrueshme për të gjithë.

Historia është gjykatësi më i rreptë. Dhe gjykimi i saj nuk do të matet me sa gjatë u mbajt pushteti, por me atë që u ndërtua – ose u shkatërrua – ndërkohë që pushteti mbahej.

The Voice (1942) / “Shqipëria, çelësi i derës së pasme të rrëzimit të Gjermanisë” — intervista ekskluzive me Mbretin Zog në hotel “West End” në Londër

1

Burimi : The Voice, e shtunë, 26 shtator 1942, f. 4

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Shtator 2025 

“The Voice” ka botuar, të shtunën e 26 shtatorit 1942, në faqen n°4, intervistën ekskluzive të Mbretit Zog dhënë asokohe gazetarit George Slocombe në hotelin e famshëm West End në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog i Shqipërisë, në një intervistë ekskluzive, tregon çelësin e derës së pasme të Gjermanisë

Burimi : The Voice, e shtunë, 26 shtator 1942, f. 4

Burimi : The Voice, e shtunë, 26 shtator 1942, f. 4

(Nga George Slocombe)

“Nuk e them këtë për të lavdëruar bashkatdhetarët e mi, por Shqipëria është çelësi i Ballkanit dhe vendi ideal i zbarkimit për një ekspeditë aleate të dërguar për të sulmuar anën më të prekshme të Gjermanisë.” Biseduesi ishte Mbreti Zog. Skena zhvillohej në një dhomë në hotelin e famshëm West End nga ku, siç më tha ai, kishte qenë dëshmitar i të gjitha sprovave tona, nën zjarr dhe bomba, gjatë Betejës së Londrës.

“Deri tani,” tha ai, “si shumë të tjerë, unë kisha menduar për fuqinë dhe pasurinë e Britanisë në aspektin material. Por tani e di që forca e popullit britanik qëndron në karakterin dhe qëndrueshmërinë e tyre – një forcë morale, jo materiale.” Për vite me radhë, ky sovran evropian, më i pakapshmi, ka ngjallur dhe i është shmangur kureshtjes së botës. Bukuria dhe eleganca e tij ; karriera e tij romantike ; largësia dhe mungesa e aksesit të supozuar të mbretërisë së tij të ashpër dhe malore ; martesa e tij me një grua të bukur, gjysmë hungareze, gjysmë amerikane ; vargu prej gjashtë motrash tërheqëse, në moshë për tu martuar ; të gjitha këto kishin dhënë shkas për thashetheme të lehta.

U tha në mënyrë absurde se ai ishte arratisur nga Shqipëria me 30 valixhe me thesar, dhe madje edhe në anijen ushtarake britanike që evakuoi Mbretin Zog dhe familjen e tij me qindra refugjatë të tjerë (unë midis tyre), legjenda vazhdoi.

Megjithatë, e vërteta rreth Zogut është në fakt më e çuditshme se trillimi. Ai është i gjatë, i hollë, i veshur me kujdes, por jo elegant. Ai flet pak anglisht, pak frëngjisht dhe italisht ; më shumë gjermanisht dhe mjaft turqisht. Zëri i tij është i ulët, melodioz dhe simpatik. Origjina e mbretërimit të tij është po aq e thjeshtë dhe logjike sa ajo e Robert Bruce të Skocisë, ose e ndonjërit prej mbretërve të hershëm skocezë ose saksonë. Ai është kreu i një klani malësorësh shqiptarë që e ka prejardhjen nga udhëheqësi i madh luftëtar Skënderbeu. Ai luftoi në luftërat ballkanike të pavarësisë dhe, në një betejë, më tha ai, udhëhoqi një ushtri prej 30,000 burrash që u shkatërrua përveç tij dhe 15 të tjerëve. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai u internua si nga gjermanët ashtu edhe nga italianët.

Pas Traktatit të Paqes, kur këmbëngulja e Presidentit Wilson mbi parimin e vetëvendosjes kishte siguruar pavarësinë e Shqipërisë (pavarësisht pretendimeve italiane për sovranitet, të mbështetura nga traktati anglo-italian i vitit 1915), Zogu u bë Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në vitin 1926, kur ai ende e quante veten Ahmet Bej Zogu, ai u zgjodh President i Republikës. Në vitin 1928 (megjithëse ai kishte kundërshtuar me këmbëngulje krijimin e një monarkie) ai u zgjodh nga Asambleja Legjislative mbreti i parë i Shqipërisë dhe mori titullin Zog I. Zogu në shqip do të thotë “Zog i Madh” – d.m.th., shqiponjë. 

I ngacmuar nga Italia 

Që atëherë, historia e Zogut ka qenë historia e të gjithë fqinjëve të vegjël të Fuqive me mendje agresive. Të ngacmuar dhe të përkëdhelur herë pas here nga Musolini, ai dhe mbretëria e tij e vogël por historike – Iliria e lashtë e Romakëve – e panë veten pre e pashmangshme, por jo të parezistueshme të tiranit. Pashka e kaluar shënoi përvjetorin e tretë të pushtimit cinik të Shqipërisë nga Musolini, dhe sundimtari në mërgim i atij kombi malësorësh të ashpër festoi duke thyer betimin e heshtjes politike që kishte bërë që kur ai dhe mbretëresha e tij, së bashku me foshnjën e tyre të porsalindur, gjetën strehim në Greqi nga Këmishat e Zeza të Italisë.

“Kanë kaluar tre vjet e gjysmë”, tha Mbreti Zog në intervistën e tij të parë, “që kur Shqipëria u sulmua padrejtësisht nga Italia fashiste. Dhe më 10 qershor 1940, kur Italia i shpalli luftë Britanisë së Madhe dhe aleatëve të saj, Shqipëria përsëriti solemnisht deklaratën e saj të luftës kundër Italisë. Ky fakt historik nuk mund të anulohet nga rrethanat që deri më tani e kanë penguar Shqipërinë të bashkohet me Aleancën e Madhe të Demokracive.”

“As ekzistenca e Shqipërisë dhe as ligjshmëria e përfaqësuesve shqiptarë në mërgim nuk mund të sfidohen nga shtetet që zhvillojnë një luftë të shenjtë për ligj dhe drejtësi. Pavarësia e Shqipërisë u njoh nga Traktati i Londrës, i cili i dha fund Luftërave Ballkanike.”

“U njoh nga Konferenca e Ambasadorëve dhe, pasi kufijtë e saj u përcaktuan nga një Komitet Ndërkombëtar, ajo u pranua në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1921. Autoritetet shqiptare që tani janë në mërgim janë të vetmit përfaqësues kombëtarë me mandat nga populli i tyre. Pushtetet e tyre janë konfirmuar brenda Shqipërisë nga zgjedhjet e njëpasnjëshme kushtetuese në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera nga njohja e monarkisë kushtetuese. Aktualisht, Shqipëria ende gëzon një shkallë të caktuar përfaqësimi diplomatik.”

“Asnjë shtet nuk e ka njohur de jure pushtimin fashist të Shqipërisë. Dhe madje edhe sot vendi im, i cili ishte i pari që i rezistoi pushtimit të armatosur me forcë, është shumë larg pushtimit. Italianët nuk kanë arritur të imponojnë vullnetin e tyre në vend. Prandaj, Shqipëria është në të njëjtën anë të barrikadës me britanikët, amerikanët, polakët, grekët dhe jugosllavët dhe të gjithë popujt e tjerë që luftojnë për demokraci.” 

Një mbretëri e vogël 

“Së bashku me Greqinë dhe Jugosllavinë, Shqipëria bën pjesë në shumicën dërrmuese të popujve të Ballkanit të përfshirë në këtë konflikt dhe të bashkuar në kauzën e përbashkët. Të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve tanë kanë vetëm një mendje të vetme për këtë temë. Ne nuk kemi konflikt me grekët. Gjatë 25 viteve të pavarësisë sonë, Shqipëria i ka provuar botës të drejtën e saj për të qenë e lirë. Në vitin 1920 vendi ishte praktikisht pa shkolla apo rrugë dhe ishte i prekur nga malaria. Në vitin 1939 kishim 700 shkolla, 75,000 nxënës, nga të cilët një e treta ishin vajza.”

“Shqipëria mund të bëhet e lirë dhe e begatë me ndihmën e burimeve të saj minerale dhe punës së popullsisë së saj. Ajo ka nevojë vetëm për kapital.”

Mbreti shtoi : “Ne jemi vetëm një popull i vogël, maksimumi një milion, dhe nuk dua ta ekzagjeroj rëndësinë tonë në sistemin evropian. Megjithatë, në një kohë krize, kur edhe shërbimet e një individi të vetëm janë të vlefshme, ndihma e mundshme e një kombi luftëtarësh nuk duhet të përbuzet. Unë besoj se e drejta do të triumfojë në këtë luftë, dhe për këtë arsye nuk kam frikë të pretendoj se frytet e fitores dhe drejtësisë duhet të jenë të disponueshme për të gjithë ne.”

Kështu u shpreh Mbreti Zog i Shqipërisë, pasardhës i udhëheqësit luftëtar Skënderbe.

Kush e çliroi Kosovën, pushka apo politike…?

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

Nëse dje dhe sot realiteti në Kosovë  drei më 10 qershor 1999, lexohët si okupim, atëherë këmbët e zbathura të fëmijëve shkollor, deri në atë kohë, flasin se këtu të paktën për fillim duhet menduar ndryshime vetëm me grykën e pushkës. Ishte ashtu sepse okupatori nuk kursente as fëmi, as pleq e as plaka e gra shtazëna, pa i persekutuar e vrar mizorisht. E ndryshimet nëse kërkohën,  me “çiri e me pishë” nga populli, ndryshimet nuk mund të ndodhnin me llafe, sepse okupatori  mednonte se “ka tapi rreligjioze mbi Kosovën”. Pra okupatori nuk e kishte fare në plan të largohët duke dorëzuar lule, por të paktën nëse detyrohët me fuqinë e armës, madje edhe me 78 ditë bombardime nga NATO me 1058 avionë supermodern, atëherë zbulohët se tokën, ajrin, ujin dhe njeriun shqiptar, xhelatët e Beogradit kishin planifikuar ta largojë nga jeta, madje duke e kompromituar,duke e marrur peng të parik e popullit, të tjerët duke i plagosë për të jetuar për gazep, duke i vrarë dhe bartur kufomat të shqiptarëve deri në Beograd, për të humbur gjurmë. Por, edhe pas largimit me forcë nga Kosova, të dhënat arkivore dëshmojnë se Beogradi vriste njerëz të njohur, ose agjentë të vet, ndërsa propogandonte se po i vret UÇK, gjithnjë me prapavi që të shkaktojë luftë qytetare. Mjerishtë në këtë grackë ka rënë e tërë antarësia e LDK-ës, pa i hulumtuar krimet fare.

Mbi të gjitha njeriu që mbetej në Kosovën e përgjakur, pas 10 qershorit `99, sipas UDB-ës serbe duhej të mbetej pa emër, pa histori, e mbi të gjitha edhe nga Evropa ishte i denuar me vdekje, sepse nga rasti që i ishte shqiptruar denimi tragjik, e deri te ekzekutimi jetohej për të paktën edhe një sekond jetë, në rrezet dhe terret e Kosovës, sepse presioni ruso-serbianë, ishte permanent antishqiptar.Kështu e kishte planifikuar okupatori, se do ta mbaronte historinë e tij të serbizimit Kosovës, më në fund.

Por, nëse liria ka emër, atëherë atë më së miri hulumtuesi mund ta mësojë, të paktën se si ëndrrohet, duke i lexuar fytyrat e zbehta dhe me rrudha të “piekura me saq”, me duar të plasaritura sepse shqiptari duhej të ndihej i huaj në vatrën e vet.Dhe, me ka pas thënë një plak intelegjent më 1969 se: “nuk ka jetë më të shemtuar se sa kur liria ta kthen shpinën, pa fajin tënd”. E ne më 1989/99 a kishim edhe fajin personal duke thënë se: “nëse ndryshon Kushtetuta 1974, asgjë nuk humbim, madje edhe nëse i bashkohemi Serbisë fedeale.” (Lexo: Librin e kaltërt” të 5 janarit 1977. dhe arbitrimin e Titos më 17 korrik 1977). Dhe këtë aksiomë të “mos humbjës”,  e thonin “kokat” e pranuara univerzitare, madje edhe njerëz të “hunit e konopit”, që ishin bërë mashë e okupatorit, me mija vjet belagji, që nxjerr krime me porosi të kishës, akademisë, dhe fuqisë pushtetit, të cilin ia grantojnë Fuqitë e Evropës plakë!

Sprovat duhet kuptuar dhe lexuar me kohë sepse janë me afat

Bota gjithëmonë ka qenë para sprovave të mëdha e të vogla, por hapat mëtej u kanë sherbyer  atyre që kanë qenë më të organizuar. Prandaj një pjesë e njerëzimit disi vështirë se po ndahet nga dogmatizmi dhe doktrinat apsolute edhe sot. Vija fakti, në këto rrethana ndihën edhe fjalë se Lufta e Tretë Botërore “është më ngat se kmisha veshur” (Konspiracionistët)!

Tri paralele për ndryshimin e gjendjës në Kosovë

Në janar-shkurt 1999 Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve i mban 14 mbledhje për Kosovën, nayrisht për ta larguar apartejdin, për ta kthyer një jetë normale, gjithnjë me fuqinë e armës, sepse një popull ishte programuar të shporrej nga vatrat e veta. Ndërsa, shqiptarët në Kosovë në këtë kohë (1998/1999) janë të ndarë në dy taborre, okupatori në anën tjetër planifikonte luftë qytetare dhe forcat e tij të shiqojnë nga bregu.

Për ta kuptuar këtë gjendje duhët ktheheni pak sa prapa në histori. Më 6 maj 1998 Krist Hill do të soditë nepër Kosovë dhe më në fund do të gjendet në “strofullin e nirvanit- vetkanqësisë”, për ta përgatitë një delegacion shqiptarësh që pa ndermjetsues do të shkojnë në Beograd, për t` u takuar me vrasesin e shqiptarëve. Atje, do të gjënden pesë shqiptarë, seicili më karagjoz se tjetri. E vërteta, ky takim ishte montuar sa për ta marrur vizën për të shkuar në Vashington DC pastaj. Dhe, atje më 28/29 maj 1998, do të gjënden prap pesë shqiptar, prej të cilëve një mungon(!), kurse tjetri i bashkangjitët grigjës. Me këtë vizitë zbardhet dilema te njeriu numër NJË çka aspiron. Aty kuptohët se pala shqiptare që kërkon me fuqinë e pushkës t` ia siguroi Kosovës lirinë, është “terroriste”. Në Vashington, do të shfaqen jo mendme, por qëndrime se UÇK është kah e: “terrorizon jo vetëm popullin shqiptar”. Me këtë konstatim mikpritësi, nuk do të mundët për t` ia lakuar kahjën, prandaj pa ndonjë ndërhyrje të ashpër do ta shtrojë pyetjën helmetiane: “Po Ju, a keni ardhur për të kërkuar ndihmë, apo për ta akuzuar një pjesë të popullit tuej. E ku po mbetet okupatori. Ai (Millosi) sikur paska të drejtë.  E JO, ne për UÇK-ën kemi informata të tjera”. Kështu nga nënteksti rrezultonte se mikpritësi pohonte se “rrezistenca shqiptare në Kosovë, nuk është aq e fortë, por ngadalë ajo po merr shtat dhe po krijohët si forcë ushtarake solide, për t`i dalur krah popullit buzë greminës. Madje, kemi të dhëna se UÇK-ës më në fund do t` i bashkohët shumë shpejtë edhe Adem Demaçi, që njihët si eminencë morale dhe politike, jo vetë, tek rinia shqiptare por edhe jashtë Ballkanit. Madje, për ta hulumtuar situatën në Kosovë, këto ditë do të nisën Hollbruk, K. Hill, Tallbot me ekipe. Ata do ta nxierrin një pasqyrë, e cila në perspektivë do të verifikohët. Prandaj, ata edhe pa dëshirën e tyre ndoshta, do të detyrëhën ta zbulojnë realitetin atje. E këtë takim miqësor po e mbyllim sepse ne interesimin për Kosovë. nuk e kemi zbuluar, atë e kanë plasuar te ne, në forume njerëzit që profesion e kanë luftën e drejtë. Por, në një çështje besoi se asnjë popull, pa fuqinë e armës, nuk e ka fituar lirinë”.

Si u përgatit tereni për bombardime ndaj RFJ-ës 

Eksperti për psikilogji të musafirëve në Shtëpinë e Bardhë më 28 maj 1998 që shiqonte nga distanca nja pesë metra, pas mbarimit të takimit në analizën e tij konkludon: “Këta shqiptarë, ngjyrë të timbrit në të folur, po duket se e kanë sllavishtën. Këta, shpirtërisht janë të zier e të përzier psiqikisht nga obrella që ua ka imponuar okupatori. Prandaj, konkludoj se e kanë vështirë të trasformohën në luftetarë të pushkës. Ky fakt tregon për dy nevoja: Një që UÇK-ën duhët ndihmuar sepse qenka e detyruar të luftojë në dy fronte, dhe dy, që transformimi i tyre nuk është smundje por epidemi, te të gjithë popujtë që janë në këtë pozitë. Këta po flasin se: “me veti e kanë popullin, jo me veti e kanë një pushtet fiktiv, intuitën e tyre konkave, madje edhe hijet e veta, këta sikur nuk i vrejnë fare”. Pra caktu i tyre jetësor, është në pushim të përhershëm, duke ëndrruar se do ta marrin ndonjë shpërblim siç është “NOBELI”; ose duke ëndrruar si i denuari me vdekje, se duke shkuar te konopi do të jetojë edhe një sekundë. Pra, zgjidhja e këtij problemi, do të përfundojë psikologu pas takimit: mbetët vetëm në fuqinë e ushtrisë, që flet me mjete superiore mbi okupatorin. Dhe përgatitjët duhët filluar, që tani.”

Takimi Ibrahim Rugova- Afanasiev më 22 qershor 1998

Ky takim sikur nuk ndryshoi asgjë në relacionin LDK-UÇK. Por musafiri kishte ardhur për ta kuptuar se cila “është temperatura e luftës ndër shqiptarë”. Dhe e kuptoi se hasmëria brenda shqiptare është në nivel që e deshironte Rusia”. Pra, biseda në Prishtinë i kishte nxierr për Rusinë dy konkluza. E para, ishte se UÇK nuk ka përkrahje të LDK-ës; e dyta, sa i takon popullit, çështja kishte mbetur pyetje e pyetjve. Afansievi me konstatimin e tij në fund konkludoi se: “Jam shumë i kanqur me qëndrimin e juaj kundër luftës. Ju me siguri do të shpërbleheni”? Por, amerikanët nuk ia lëshojnë asnjë prese rastsisë.

Hollbruk më 23 qershor 1998 në Prishtinë

Në rrethanat kur në Dukagjin dezertoi komplet FARK-u, në Prishtinë do të arrij pa paralajmërim Riçard Hollbruk. Aq më tepër, Hollbruk ishte në Prishtinë për ta kuptuar atmosferën që e kishte krijuar Afanasiev në shtabin e LDK-ës. Pra, R. Hollbruk jo vetëm që po i tubonte faktët për okupatorin në Kosovë, por më tepër kishte ardhur për ta peshuar atmosferën që e kishin qarqet politike shqiptare ndaj rusëve.Lidhur me këtë, Hollbruk do të provojë të mësojë se cili është qëndrimi i Tiranës ndaj UÇK. Të paktën, cili është niveli de fakto i Shqipërisë i përfshirë në luftën e Kosovës. Dhe për të kuptuar më drejtë për drejtë në Tiranë do të takohet S.Tallbot me Xhavit Halitin, i cili së bashku me Azem Sylën e kishin planifikuar që Adem Demaçi të emërohët përfaqsues politik i UÇK-ës me seli në Prishtinë. Këtë lajm Vashingtoni zyrtar do ta mirëpres.

Por, Shtabi i LDK-ës nuk do të ndalet së kultivuari politikën e sabotimit të UÇK-ës. Kështu, për ta minuar tërë operacionin diplomatik dhe politik, në shtator 1998 Shtabi i LDK-ës do ta dergojë në Drenicë një Delegacion që i printe një femër autoritative. Ajo kishte autorizim për të kërkuar demobilizimin e UÇK-ës. Natyrisht, se ky diverzion “nuk dhezi”, dhe çështja mori epilog edhe në Gjyqin Ushtrak që e drejtonte Sokol Bashota, gjyq ai që punën nuk e kreu si e kërkonin rregullat, sepse mungonin kushtet elementare.

Marrëveshja Milloseviq-Hollbruk në Beograd më 13 tetor 1998

Ajo marrëveshje u sajua në disa pika, prej të cilave pushteti i Beogradit nuk e zbatoi asnjë. Së këndejmi, Vashngtonit nuk i mbetej asnjë rrugë tjetër, përpos t` i ndez motorrët e avionëve të NATO-s. Kështu për herë të parë në histori, doli si element përdorimi i forcës, për “çështje humanitare”. Por, Vashingtoni sërish do të mbetët i matur dhe do të organizojë Konferencë ndërkombëtare për Kosovën me qendër në Paris (Ramubje). Dhe për të peshuar me kutin diplomatik se cili është pozicioni konkret rus, më 26 janar 1999 M. Ollbrajt do të shkojë në Moskë. Atje, diplomatja intelegjente do ta kuptojë se Rusia ka mbetur si një “tigër prej letre”, por që provizorisht duhet konsultuar, duhet të mbatët pulsi i saj, sepse posedon armë për shkatrrimin e latë. Dhe M. Ollbrajt do të kthehet në Vashington me bindje se NATO duhet të punojë punën e vet, ndersa diplomacia punën zanatin e vjetër. Pra, Çështja e Kosovës ishte me tër kompozicionin e saj, në binar të sigurt. Vetëm duhej shefi i lokomotivës ta larjmërojë nisjën, sepse në Rambuje serbët dhe rusët ishin bunkerizuar se situata në Kosovë, nuk mund të ndryshohet, sepse Kosova mbetet pjesë integrale e Serbsë, për çka kishte nënshkruar edhe Delegacioni i autorizuar i Kosovës. Pra rruga për ndryshime ishte hapur. Mbetj që pleqërimin për çlirimin e Kosovës ta kryejnë bombat intelegjente.

Si filluan bombardimet ndaj RFJ-ës më 24 mars 1999

Bombardimet e NATO-s kanë filluar me një moto: “Po e shpëtojmë viktimët nga xhelatët. Viktima ishin shqiptarët, ndërsa xhelatë ishin oficerët dhe policët serbianë, të cilët i zbatonin urdhërat e “vozhdit” tyre që i konkuronte Hitlerit me mizori kundër një populli duarthatë, po edhe që kishte pranuar premtime nga partitë institucionale se “Kosova do të çlirohet me llafe”.

A ata të llafeve e kuptuan momentin vetëm atëherë kur drejtuesi i tyre u gjend për herë të dytë ball për ball me serbin Ivan Millutinoviq në Beograd. Aty më 3 prill 1999, do ta kuptojë se Presidenti i urtë i Kosovës është i kidnapuar dhe me te do të luhet për hesape ditore ushtarake serbiane. Të nesermën më 4 prill 1999 do të ndodhë takimi në Prishtinë i Ibrahim Rugovës me ambasadorin rus. Ambasadori kishte ardhur i porositur për ta peshuar pullsin e Rugovës, se çka po sillte nga Beogradi në Kosovë. Por, siç njoftonte ambasadori qendrën e vet në Moskë: “Presidenti i Kosovës është shumë indiferent se çka po ndodhë rreth fatit tij. Ai është si duket i dehur nga fama që ka në popull”. Pas këtij lajmi, anijet ruse do të gjindën jo rastësisht në Adriatik më 8 prill 1999, kuptohet në “një kalim rutinor”, për të treguar se janë gjallë!

Më 8 prill 1999, do të ndodhë takimi M. Ollbrajt, S. Ivanov në Osllo. Aty diplomacia ruse do ta kuptojë se me Kosovën nuk mundën të luajnë më me letra të mëdha, sepse mizoritë e Beogradit ndaj shqiptarëve  kanë kaluar çdo kufi; se Kosova është kthyer në vendin më të militarizuar në Evropë; se në Kosovë janë infiltruar me marrëveshje me rusët rreth 11000 mercenarë rus, ukrainas, rumunë, francezë dhe kriminelë nga nëntoka e globit, nga të gjitha meridianët e botës.Lidhur me këtë pasi që Viktor Çernomirdin, e kishte marrë detyrën për ta negociuar ‘paqën’ në Kosovë më 18 prill 1999, kishte mbetur pa u rrealizuar takimi Primakov-Rugova i paraparë të mbahet në Moskë. Takimi duhej t` i sherbente Beogradit se shqiptarët janë: “pro ros, e kundër Perendimit të egër që mshifet pas fuqisë së NATO-s”. Në këtë rrafsh plot “humnera”, do të mbahet takimi Çernomirdin-Millosheviq në Beograd, takim ky që kishte përfunduar pa asnjë marrëveshje realiste.

Kulmi i takimeve diplomatike për ta nxierr NATO-n nga lufta, dhe për ta amortizuar luftën e drejtë të shqiptarëve ishte pa dyshim Marrëveshja Ahtisari-Çernomerdin-Tallbot më 3 maj 1999. Por,mbi këto dialogje më 9 qershor 1999, çdo gjë dihej se RFJ është shpartalluar ushtarakisht, parandaj një ditë më vonë oficerët e Millosheviqit do të deklarohën para oficerëve të NATO-s, që i drejtonte Gjnerali Veslli  Kllark se: “janë të gatëshëm ta nënshkruajnë kapitullimin, e të largohën nga Kosova, duke shpresuar se Rrezoluta e KS OKB nr. 1244 ua tregonte një lloj shprese të ëndrrës gomarit të ngordhur që: “thoshe se jam gjall”. Mu për këtë “ëndërr” në tru, bataloni rus do të marrshoj nga Bosna në Kosovë më 11 qershor 1999, duke krijuar përshtypjën se Beogradi e ka prapa Rusinë, në të cilën do të ketë shpresë pa mbarim, duke mos e ditur  që Kosovën e ka humbur përgjithëmonë. E vërteta, edhe NATO (KFOR) po edhe UNMIK (KS OKB), do ta luajnë lojën e tyre, duke e detyruar UÇK të demobilizohët. Demobilizimi do të ndodhë duke u kthyer tërë kompozicioni i UÇK-ës në TMK, më 18 shtator 1999.

Përfundim: Me këtë epilog u vërtetua se Kosovën e çliroi pushka, e jo llafet. Por ata të llafeve si duket janë më të fortë se kurrë edhe sot nepër kafe dhe ndeja të kota. Dhe një fakt duhët shënuar për histori që të dihet se: askush prej grigjës LDK nuk është ftuar në përgjegjësi penale pse kanë sabotuar. Pra kanë mbetur në çarkullim llafet kokëforta se: “livadhi nuk është kositur, por është çethë”, madje çethja ka shkuar deri në horizontin e dheut, por që shiu i lirisë ka siellë bari dhe gjelbrim në Republikën e Kosovës, e cila sot është kthyer në vendin më të sigurt në Evropë dhe në vendin e tretë të glob. Dhe ia shtojmë këtij shkrimi konstatimin aksiomë: a do të paguajmë çmim shumë të lartë për historinë tonë në vijim, shansat se si po sillën partitë dhe kallauzët e tyre, janë se do të pagujmë, bile edhe me fajde. Mbi të gjitha, nga lufta e fundit për Kosovën një aksiomë është mësuar, se çlirimin e sjell me tapi pushka! E kjo do të thot se në të ardhmën, duhët investuar në arsim dhe ushtri, sepse vetëm ashtu e sigurjmë ardhmërinë tonë të dlirë.

Analiza i kushtohët për mos me u harrua heroizmi i një ushtari (profesor) që kishte dalur nga një familje patriotike: Bedri Bajrami nga Ballofci si pjesëtar i njësisë Komando, i vrarë ball për ball me armikun serbian në Majanc të Llapit, duke e shpëtuar shokun e luftës. Lavdi të gjithë luftetarëve të çlirimit Kosovës!

Më 30 shtator 2025

Poezi nga Çameria: “Dorëzimi i Athinës”

0
  • Poezi çame mbi luftën greko – osmane të fillim shekullit të 19 ne gushte te vitit 1823 kur shqiptarët shtypën grekt.

Mesollonja u mbarua
Mubareq olla gazaja
Ezan brënda u këndua
Shehadet dha rajaja

Më të bënë q’u bë teqmil
Sikundrë qe iktizaja
Rumelija lëshoi menzil
Që të falenë rajaja

Ngaha an’ e merhametit
Kundër ka ndet Turqija
Dhe me ferman të devletit
Mos ngitenë varfërija

Le të paguajnë haraxh
T’apënë dhe zekatinë
Ndrishe nukë kanë ilaxh
Jeri jerënde të rrinë

Sado zulm që punuanë
Më le të mos të ngitenë
Dovleti e dha fermanë
Që të vinë të falenë

Dhe kushdo bëri itan
Shubhe të mos të kenë
Të punojnë me sheriat
Si dhe përpara kur qenë

I hapi dhe bujurditë
Sikundër q’u dha takrirë
I lëshoi dhe kollëxhitë
Se vet’ ishin për të grirë

Me të shpejtë pa munasip
E kurdisi dhe ordhinë
Kauri, ja që bën tërtip
Të mblidhetë ndë Athinë

Ngado qenë kapedanë
Shoqi- shoqnë e mblodhë
Në Athin’ u ngren’ e vanë
Tek difkot gjithë u zgjodhë

E forcuanë kalanë
I vunë zahirenë
Zunë edhe kasabanë
Me umidh të përpiqenë

Qishatë i dërtuanë
Q’ishinë jashtë kasabasë
Edhe brigjet anë mb’anë
Për karshillëk të nizasë

Rumelia me të shpejtë
Në Fivë vate kondisi
Donatisi asqerëtë
Dogri mbi Athin’ i nisi

Mu ndë fushë vate qëndroi
Rreth e rrotullë sheheritë
Vëndetë ndënji vështroi
Bë dhe tertipnë e asqerit

Nisi e ngrehu nizamë
Si arsllan përpiqetë
Sa të binjë zapt dushmanë
Natë, ditë s’i flihetë

Gjer mbë dhjetë dit’ i lëftoi
Ç’qenë qisha dhe llogore
Më në bisht asqer i shtrëngoi
Rrinë me kordhë në dorë

Qishat i zabëtuanë
Dhe llogoretë që qenë
Edhe sa dinidushmanë
Që u zunë, gjithë i prenë

Edhe topat i kurdisi
Më të katr’ anë sheherit
Hiç nukë hajsomerisi
U brriti edhe asqeritë

Ku ini o gazilerë,
Se sot ishte dita jonë
T’u bimë jurush njëherë
Sikundrë keni zakonë

Asqeri muarrë gajret
U hodhë posi skifterë
Perëndija u dha nusret
E zotuanë sheherrë

Edhe poq’ e zapëtuanë
Hiç nuk e shkrehu nizanë
U vu topnë, kumbaranë
Rreh të marrë dhe kalanë

Mbi këtë hall që lëftojnë
Me kaurrë të kalasë
Tjatrë kaurrë digjojnë
Q’erdhi jashtë kasabasë

Detit erdhë me armatë
Dhe të tjerë prej steresë
Dhe me asqer – rregullatë
Kondisnë jashtë bahçesë

Kriqetë do t’i thiejnë
Që i kanë timisurë
Kartratë q’i gënjejnë
Prapë mos t’i besojnë kurrë

Qajnë qish e manastire
Për priftër e për gumenë
Qajni dhe ju panajire
Për kondisma që thihenë

Dhe ju priftër mos meshoni
Mos veshni dhe petracilë
Me të rreme që dëftoni
Tani u bëtë rezilë

Zhdo që thatë, gënjietë
Ju dhe kartatë tuaj
Që i vutë vadetë
Ca me vitër, ca me muaj

Prishtë fakir – fukaranë
Ngritëtë katërgarinë
Se ata e besuanë
Që të prishtëte Turqinë

Në mos lëfçi se ç’dëftoni
Po dhe kush do t’u ujdisë
Inshallah nukë shpëtoni
Ngah këllëç’ i Turqisë

E përgatiti: Paul Tedeschini, Milano, Itali

A do të marrë fund lufta në Gazë?

0
Nga: Bahri Cani
___
Presidenti Donald Trump ishte shumë i kënaqur pas takimit me Netanyahun e Izraelit, duke thënë se “kjo është një prej ditëve më të mëdha dhe më të mrekullueshme në historinë e civilizimit, sepse bëhet fjalë për çështjet që nuk janë zgjidhur me qindra apo dhe mijëra vjetë. E raportet e izraelitëve dhe palestinezëve janë të tilla”.
Trump i ka paraqitur Netanyahut një plan prej 20 pikësh për vendosjen e paqes, ndërsa Netanyahu e ka pranuar por dhe ka kërcënuar njëkohësisht. Tani mbetet që Hamasi ta pranojë. Nëse nuk e pranon, Netanyahu kërcënoi se “do ta çojë punën deri në fund”.
Pikat më të rëndësishme të planit janë, përfundimi i luftës menjëherë, lirimi i të gjithë pengejve brenda 72 orësh, lirimi i qindra palestinezëve nga Izraeli, tërheqja graduale e ushtrisë izraelite, Hamasi nuk duhet të luajë më kurfarë roli politik dhe duhet të dorëzojë armët, ata që dorëzojnë armët do të amnistohen, armëpushimin duhet ta mbikqyrë përkohësisht një Komitet teknokratik dhe jopolitik i mbikqyrur nga faktori ndërkombëtar…
Netanyahu është dakorduar me këtë plan. Ai është përshëndetur edhe nga shumë vende, ndër to edhe nga Gjermania. Ndërsa vetë Trumpi tha se ky është një “shans i mirë për palestinezët”, por edhe ai e di që zbatimi i planit nuk do të jetë i lehtë.
Vendosja e paqës nuk është e thjeshtë, siç tha, sepse gjendja në Lindjen e Mesme është ndër më të vështirat dhe më të komplikuarat në botë.
Trumpi tha se palestinezët mund ta pranojnë planin ose të mos bëjnë asgjë, por kjo ka të bëjë me fatin e tyre. Ndërsa Netanyahu tha se “ky plan realizon synimet e tyre ushtarake, sepse lirohen të gjitha pengjet, shkatërrohen aftësitë ushtarake të Hamasit dhe i jep fundit sundimit politik të Hamasit, në mënyrë që Gaza të mos paraqesë kurrë më rrezik për Izraelin”
Ai kërcënoi se do të “çojë gjërat deri në fund, nëse Hamasi nuk e pranon këtë plan”.
Një vendim tjetër me rëndësi është edhe ky: Netanjahu ka premtuar se më nuk do ta sulmojë Katarin. Këtë vendim dhe këtë takim e ka përshëndetur në një bisedë telefonike me Trumpin edhe kryeministri i Katarit Abdulrahman Al Thani.

Çamëri o Çamëri!, poezi nga Safet Sadiku

5
Nga: Safet Sadiku 
ÇAMËRI O ÇAMËRI!
___
Poezi
___
Çamëri o Çamëri!
zemër e plagë në histori
i madh e i vogël një gjë e di:
Pa Kosovë Lindore e Çamëri
Gadishulli jonë as në Shqipëri!
nuk do të quhet Iliri…
*
Nga gjaku yt u mboll liria
nga kënga jote u ngrit urtia
je flamuri që s’shuhet kurrë
je kujtimi që rron në burra
*
Je shkëputur nga Shqipëria
të preu në besë historia
të harroi edhe diplomacia…
*
Çamëri, thirrja jote s’pushon
në çdo zemër shqiptare jeton
si një betim, si një amanet
si një dritë që nuk shuhet përjetë
*
Mendja atje më ka mbetur
kënga për ty më mallëngjen
shqiponja edhe atje po fluturon
*
Çamëri, moj motër e harruar
as det, as kohë nuk të shlyejnë
në zemrat tona je e gjallë
si thirrje e përjetshme
nga memoria e djeshme
nuk shuhet asnjëherë!
*
Nuk harrohet tragjikja histori!
sot e nesër je Shqipëri!

Roli i emrit tek personaliteti i njeriut!

1

Florim Zeqa

Elementi i parë identifikues për një qenje njerëzore është Emri, pastaj vjen Mbiemri, Data dhe Vendi i Lindjes. Në disa raste mes rreshtave shënohet edhe emri i prindit për të plotësuar identitetin e individit! Që nga lindja, emri bëhet pjesë e parë e identifikimit të njeriut në familje dhe me rrethin shoqëror. Emri ka ndikim të thelbësor në identitetin dhe përvojat e njeriut gjatë gjithë jetës.

Emri krijon lidhje emocionale në shoqëri

Emri mund të ndikojë në perceptimin që të tjerët kanë për individin, qoftë në jetën personale apo profesionale. Një emër i veçantë ose i pazakontë mund të tërheqë vëmendje, ndërsa emri më i zakonshëm mund të ndihmojë në përshtatje më të lehtë në shoqëri.

Për më tepër, emri mund të ndihmojë në ndërtimin e personalitetit, por jo edhe të jetë përcaktues, pasi njeriu në shumë raste krijon lidhje emocionale me mënyrën se si e thërrasin të tjerët.

Identiteti i njeriut fillon të formësohet nga moshë e fëmijërisë, për të vazhduar me periudhën e edukimit dhe arsimimit, punës dhe profesionit e deri tek aspektet tjera që ndërlidhen me personalitetin e ndërtuar ndër vite dhe dekada!

Pjesë e pandashme e identitetit të njeriut është gjuha, kombi, shteti dhe religjioni!

Mosha dhe gjinia janë dy elemente përcaktuese dhe identifikuese poashtu!

Sikurse aspekti gjenetik, emri është i patjetërsueshëm!

Gjatë ciklit jetësorë njeriu mund të mësojë edhe shumë gjuhë të huaja, mund të ndërroj fe e parti, mund t’i ndërroj pasaportat njërin pas tjetrit, por elementi bazikik i identitetit të tij-emri mbetet i pandryshuar!

Me emrin e individit ndërlidhet origjina, respektivisht prejardhja gjenetike (ADN) e cila poashtu është e pandryshuar!

Kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që bëjmë e pyesim për emër dhe e prezantojmë veten duke thënë emrin tonë. Emri përdoret për të identifikuar një individ dhe për të komunikuar me të.

Ndërtimi i personaliteti i njeriut varet nga prejardhja gjenetike, mjedisi socio-ekonomik, edukata, tradita dhe kultura e marrë në jetë, por jo edhe nga emri domosdoshmërisht.

Megjithatë, emri është i lidhur ngusht me personalitetin e njeriut dhe jo vetëm. Një emër që lë gjurmë pozitive në shoqëri, bëhet motiv i ripërtëritjes nga shumë persona të tjerë si shprehje e dashurisë dhe respektit, i cili bëhet motivim pune dhe suksesi për gjeneratat e reja.

Krenar me emrin tim!

Nuk e ndërroj emrin me të cilin me rriti Nëna, nuk e ndërroj emrin me të cilin Gjyshja më përkundi dhe më këndoj këngë gjumi, nuk e ndërroj emrin me të cilin e bëra krenarë babain tim! Nuk e ndërroj emrin të cilit nuk pranova t’i hiqet asnjë shkronjë e vetme në emigrim. Nuk e ndërroj emrin me të cilin e ndërtova personalitetin tim.

Medvedev, po u dogj Europa, nuk do të shpëtoj as Rusia

0

Gani I. Mehmeti

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë dot një luftë kundër Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë”, tha Medvedev për fuqitë evropiane, duke shtuar se “gjithmonë ekziston mundësia e një gabimi fatal” – vazhdoi Medvedev.

Këto fjalë janë kërcënim për Europen e më gjerë.

Është mirë t’i thuhet Medvedevit dhe Rusisë në përgjithësi se, edhe shtetet tjera kanë mjaft armatim për të shkatërruar njerëzimin dhe botën sot. Por, lufta do të duhej të bëhej se si të jetohet në paqe, në dashuri e harmoni njerëzore. Si të jenë të gjithë të barabartë, si të ndihmohen skamnorët, si të shërohen të sëmurët, si të jetojë secili i lirë në vendin e shtetin e vet.

Shihni në botë se, paqësorët janë shpërblyer me akte të ndryshme në botë, deri edhe me shpërblimin NOBEL.

Deri sot nuk mbahet mend të jetë shpërblyer a të ketë marrë dikush ndonjë mirënjohje për vepra kriminale, antinjerëzore, për vepra shkatërruese të njerëzimit, për shkaktimin e vuajtjes së njeriut në cilindo vend, shtet, a popull.

Gjykatat ndërkombëtare e ato shtetërore kanë dënuar kriminelët dhe i dënojnë, përveç Serbisë që i shopall hero kriminelët.

Ndërkaq, si shtet sipas krimeve të bëra, u dënua vetëm Gjermania, ndaj së cilës u morën masa shumë të ashpra e të egra pas humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Gjermania u dënua me ndarjen e saj, për dëmshpërblimin e shaktuar gjatë viteve të luftlës në tri kontinente.

Të themi se edhe Serbia u ndalua nga gjenocidi që po bënte ndaj shqipatrëve të Kosovës, është e vërtetë, sepse u bombarduan nga NATO objekte ushtarake e policiore serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Mirëpo, Serbia në fund të katër luftërave të shaktuara në Ballkan; në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, ajo nuk u dënua me dëmshpërblime ndaj dëmeve që kishte shkaktuar në të gjitha këto republika të ish Jugosllavisë. Dhe, shih pse nuk u dënua me dëmshpërblim, ajo vazhdoi të prodhojë armë llojesh të ndryshme, bleu edhe armatimin më të mirë nga Rusia, Kina e Franca, me çka u bë në Ballkan sërish shteti më i fortë ushtarak dhe nuk heq dorë nga kërcënimet ndaj Kosovës. Ajo provokon  me ngacmime luftërash pa u ndalë si aleate e Rusisë dhe ndëerkombëtarët i kanë futur veshët në lesh, siç thuhet.

Kështu vazhdoi rrugën e fashizmit gjerman e të atij çertnik serb edhe Rusia sot me luftën në Ukrainë, e cila pati menduar se do ta pushtojë brenda dyçtri duitësh, por le ta shehë ajo se ka gabuar.

Madje, është aq keq, kur Medvendev, një ish kryetar i Rusisë përkrah armatimin rus, luftën kundër Ukrainës dhe tentimit të zgjërimit të luiftës me shtetet tjera të Europës. Lidhur me këtë, Medvedev thot “Europa nuk do të mund ta përballojë luftën me Rusinë”, që lë të kuptohet se ka ndërmend të vazhdojë me luftëra e do të shkojë deri me shkatërrime në masë dhe vrasje njerëzish, pa menduar se, edhe Europa, bashkë me NATO-n, kanë një forcë të mjaftueshme për shkatërrimin rus dhe djegien e tokës së saj dhe shkatlërrimin e qyteteve dhe vendbanimeve ruse. Kjo do të shkonte deri atje sa, do ta detyronin të kapitullojë Rusia dhe do të dënohej me ndarje të tokave të saj në shtete të tjera që do bëhen të varura ndaj Perëndimit dhe do i vehet dëmshpërblimi, për çka do të vuante me vite e vite deri sa do të paguante të gjitha ato që do i vehen barrë.

Prandaj ne themi se, trim e i mençur është ai që mbron njerëzimin dhe zhvillon vendin e vet e më gjërë, duke kaluar jetën në mënyrë vëllazërore mes popujve.

Kriminelët vetëm sa janë ndëshkuar e dënuar vazhdimisht, dhe, shpresoj e uroj të akuzohen, të ndëshkohen e të dënohen edhe në të ardhmen.

Zor të mund ta përballojë edhe Rusia luftën me Europën dhe NATO-n. Ajo mendon se do ta ketë Kinën me vete, por gabon, se në fund, ajo do të tërhiqet, kur do të shohë se Rusia po kapitullon, sepse nëse bie Rusia, do të bie edhe Kina.

Rusia do të zhduket nga armët e saja bërthamore, me rastin e përdorimit nga vetë ajo, ose të shpërthimit të tyre, prandaj të mos llogarisë se do të shpëtojë.

Nëse ia do të mirën, në radhë të parë vetes, Rusia do duhej të tërhiqet nga lufta në Ukrainë dhe të mos mendojë më në të. Ajo është agresore, e agresorët janë të dënuar me humbje.

Pra, po u dogj Europa, nuk do të shpëtopjë as Rusia, Medvedev. Kini mendjen!