Kreu Blog Faqe 437

Roli i emrit tek personaliteti i njeriut!

1

Florim Zeqa

Elementi i parë identifikues për një qenje njerëzore është Emri, pastaj vjen Mbiemri, Data dhe Vendi i Lindjes. Në disa raste mes rreshtave shënohet edhe emri i prindit për të plotësuar identitetin e individit! Që nga lindja, emri bëhet pjesë e parë e identifikimit të njeriut në familje dhe me rrethin shoqëror. Emri ka ndikim të thelbësor në identitetin dhe përvojat e njeriut gjatë gjithë jetës.

Emri krijon lidhje emocionale në shoqëri

Emri mund të ndikojë në perceptimin që të tjerët kanë për individin, qoftë në jetën personale apo profesionale. Një emër i veçantë ose i pazakontë mund të tërheqë vëmendje, ndërsa emri më i zakonshëm mund të ndihmojë në përshtatje më të lehtë në shoqëri.

Për më tepër, emri mund të ndihmojë në ndërtimin e personalitetit, por jo edhe të jetë përcaktues, pasi njeriu në shumë raste krijon lidhje emocionale me mënyrën se si e thërrasin të tjerët.

Identiteti i njeriut fillon të formësohet nga moshë e fëmijërisë, për të vazhduar me periudhën e edukimit dhe arsimimit, punës dhe profesionit e deri tek aspektet tjera që ndërlidhen me personalitetin e ndërtuar ndër vite dhe dekada!

Pjesë e pandashme e identitetit të njeriut është gjuha, kombi, shteti dhe religjioni!

Mosha dhe gjinia janë dy elemente përcaktuese dhe identifikuese poashtu!

Sikurse aspekti gjenetik, emri është i patjetërsueshëm!

Gjatë ciklit jetësorë njeriu mund të mësojë edhe shumë gjuhë të huaja, mund të ndërroj fe e parti, mund t’i ndërroj pasaportat njërin pas tjetrit, por elementi bazikik i identitetit të tij-emri mbetet i pandryshuar!

Me emrin e individit ndërlidhet origjina, respektivisht prejardhja gjenetike (ADN) e cila poashtu është e pandryshuar!

Kur takojmë dikë për herë të parë, gjëja e parë që bëjmë e pyesim për emër dhe e prezantojmë veten duke thënë emrin tonë. Emri përdoret për të identifikuar një individ dhe për të komunikuar me të.

Ndërtimi i personaliteti i njeriut varet nga prejardhja gjenetike, mjedisi socio-ekonomik, edukata, tradita dhe kultura e marrë në jetë, por jo edhe nga emri domosdoshmërisht.

Megjithatë, emri është i lidhur ngusht me personalitetin e njeriut dhe jo vetëm. Një emër që lë gjurmë pozitive në shoqëri, bëhet motiv i ripërtëritjes nga shumë persona të tjerë si shprehje e dashurisë dhe respektit, i cili bëhet motivim pune dhe suksesi për gjeneratat e reja.

Krenar me emrin tim!

Nuk e ndërroj emrin me të cilin me rriti Nëna, nuk e ndërroj emrin me të cilin Gjyshja më përkundi dhe më këndoj këngë gjumi, nuk e ndërroj emrin me të cilin e bëra krenarë babain tim! Nuk e ndërroj emrin të cilit nuk pranova t’i hiqet asnjë shkronjë e vetme në emigrim. Nuk e ndërroj emrin me të cilin e ndërtova personalitetin tim.

Medvedev, po u dogj Europa, nuk do të shpëtoj as Rusia

0

Gani I. Mehmeti

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë dot një luftë kundër Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë”, tha Medvedev për fuqitë evropiane, duke shtuar se “gjithmonë ekziston mundësia e një gabimi fatal” – vazhdoi Medvedev.

Këto fjalë janë kërcënim për Europen e më gjerë.

Është mirë t’i thuhet Medvedevit dhe Rusisë në përgjithësi se, edhe shtetet tjera kanë mjaft armatim për të shkatërruar njerëzimin dhe botën sot. Por, lufta do të duhej të bëhej se si të jetohet në paqe, në dashuri e harmoni njerëzore. Si të jenë të gjithë të barabartë, si të ndihmohen skamnorët, si të shërohen të sëmurët, si të jetojë secili i lirë në vendin e shtetin e vet.

Shihni në botë se, paqësorët janë shpërblyer me akte të ndryshme në botë, deri edhe me shpërblimin NOBEL.

Deri sot nuk mbahet mend të jetë shpërblyer a të ketë marrë dikush ndonjë mirënjohje për vepra kriminale, antinjerëzore, për vepra shkatërruese të njerëzimit, për shkaktimin e vuajtjes së njeriut në cilindo vend, shtet, a popull.

Gjykatat ndërkombëtare e ato shtetërore kanë dënuar kriminelët dhe i dënojnë, përveç Serbisë që i shopall hero kriminelët.

Ndërkaq, si shtet sipas krimeve të bëra, u dënua vetëm Gjermania, ndaj së cilës u morën masa shumë të ashpra e të egra pas humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Gjermania u dënua me ndarjen e saj, për dëmshpërblimin e shaktuar gjatë viteve të luftlës në tri kontinente.

Të themi se edhe Serbia u ndalua nga gjenocidi që po bënte ndaj shqipatrëve të Kosovës, është e vërtetë, sepse u bombarduan nga NATO objekte ushtarake e policiore serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Mirëpo, Serbia në fund të katër luftërave të shaktuara në Ballkan; në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, ajo nuk u dënua me dëmshpërblime ndaj dëmeve që kishte shkaktuar në të gjitha këto republika të ish Jugosllavisë. Dhe, shih pse nuk u dënua me dëmshpërblim, ajo vazhdoi të prodhojë armë llojesh të ndryshme, bleu edhe armatimin më të mirë nga Rusia, Kina e Franca, me çka u bë në Ballkan sërish shteti më i fortë ushtarak dhe nuk heq dorë nga kërcënimet ndaj Kosovës. Ajo provokon  me ngacmime luftërash pa u ndalë si aleate e Rusisë dhe ndëerkombëtarët i kanë futur veshët në lesh, siç thuhet.

Kështu vazhdoi rrugën e fashizmit gjerman e të atij çertnik serb edhe Rusia sot me luftën në Ukrainë, e cila pati menduar se do ta pushtojë brenda dyçtri duitësh, por le ta shehë ajo se ka gabuar.

Madje, është aq keq, kur Medvendev, një ish kryetar i Rusisë përkrah armatimin rus, luftën kundër Ukrainës dhe tentimit të zgjërimit të luiftës me shtetet tjera të Europës. Lidhur me këtë, Medvedev thot “Europa nuk do të mund ta përballojë luftën me Rusinë”, që lë të kuptohet se ka ndërmend të vazhdojë me luftëra e do të shkojë deri me shkatërrime në masë dhe vrasje njerëzish, pa menduar se, edhe Europa, bashkë me NATO-n, kanë një forcë të mjaftueshme për shkatërrimin rus dhe djegien e tokës së saj dhe shkatlërrimin e qyteteve dhe vendbanimeve ruse. Kjo do të shkonte deri atje sa, do ta detyronin të kapitullojë Rusia dhe do të dënohej me ndarje të tokave të saj në shtete të tjera që do bëhen të varura ndaj Perëndimit dhe do i vehet dëmshpërblimi, për çka do të vuante me vite e vite deri sa do të paguante të gjitha ato që do i vehen barrë.

Prandaj ne themi se, trim e i mençur është ai që mbron njerëzimin dhe zhvillon vendin e vet e më gjërë, duke kaluar jetën në mënyrë vëllazërore mes popujve.

Kriminelët vetëm sa janë ndëshkuar e dënuar vazhdimisht, dhe, shpresoj e uroj të akuzohen, të ndëshkohen e të dënohen edhe në të ardhmen.

Zor të mund ta përballojë edhe Rusia luftën me Europën dhe NATO-n. Ajo mendon se do ta ketë Kinën me vete, por gabon, se në fund, ajo do të tërhiqet, kur do të shohë se Rusia po kapitullon, sepse nëse bie Rusia, do të bie edhe Kina.

Rusia do të zhduket nga armët e saja bërthamore, me rastin e përdorimit nga vetë ajo, ose të shpërthimit të tyre, prandaj të mos llogarisë se do të shpëtojë.

Nëse ia do të mirën, në radhë të parë vetes, Rusia do duhej të tërhiqet nga lufta në Ukrainë dhe të mos mendojë më në të. Ajo është agresore, e agresorët janë të dënuar me humbje.

Pra, po u dogj Europa, nuk do të shpëtopjë as Rusia, Medvedev. Kini mendjen!

Gjykata e Heshtur ne mes te Evropës: Kur Drejtësia Kthehet në Pazar Politik

0

Mr. Naim J. Krasniqi

A po kthehet drejtësia për Kosovën në një vegël politike? A është koha që
kosovarët të kërkojnë drejtësi, apo edhe të akuzojnë për padrejtësinë që po
aprovohet nga Dhoma e Specializuar në Hagë?”

Në oborrin e Bashkimit Evropian, një proces gjyqësor po sfidon
heshturazi kufijtë e sundimit të ligjit dhe besueshmërinë e drejtësisë
ndërkombëtare. Dhomat e Specializuara për Kosovën (DHSK), të vendosura në
Hagë dhe të krijuara për të trajtuar krimet e pretenduara të luftës gjatë dhe pas
Luftës çlirimtare të Kosovës, po perceptohen gjithnjë e më shumë jo si një
Gjykatë e drejtësie, por si një instrument politik me përgjegjësi të dyshimta.
Katër vite pas fillimit të procedurave, disa figura të rëndësishme politike dhe
ushtarake – përfshirë ish-presidentin e Kosovës – ndodhen ende në paraburgim
pa një vendim përfundimtar. Ndërkohë, proceset gjyqësore ecin me ritëm të
ngadaltë, dhe provat bazë mbështeten në një raport të diskredituar nga ish
senatori zviceran Dick Marty – i cili vetë është distancuar prej tij, duke
përmendur ndikime nga shërbime të huaja inteligjentee posaqerishte atij serbe.
Kjo nuk është më thjesht një vonesë procedurale – por është një çështje serioze
e etikës ligjore dhe drejtësisë së drejtë.
Situatën e rëndon edhe përjashtimi i plotë i Kosovës nga ky proces. Kjo
gjykatë, që vepron në emër të saj, nuk ka asnjë simbol të Kosovës, asnjë
përfaqësim institucional, dhe asnjë llogaridhënie ndaj autoriteteve të saj
demokratike. Kjo shkëputje nuk është vetëm simbolike – ajo minon sovranitetin
dhe krijon precedent të rrezikshëm: një drejtësi që ushtrohet mbi një popull, e jo
me të.
Kosova nuk i shmanget përgjegjësisë. Përkundrazi, ka bashkëpunuar me
çdo mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë që nga paslufta – nga UNMIK te
EULEX. Por kur komandantët e një lëvizjeje çlirimtare përballen me ndjekje të
tejzgjatura, ndërsa figura autoritare në rajon tolerohen apo përqafohen për hir të
“stabilitetit”, drejtësia humb kuptimin.
Mesazhi që transmetohet është shqetësues: drejtësia nuk mund të jetë
selektive. Megjithatë, DHSK rrezikojn ta kriminalizojë vetë luftën që solli
fundin e një regjimi gjenocidal. Duke e barazuar agresorin me viktimën, kjo
gjykatë rrezikon të përmbysë të vërtetën historike dhe morale.
BE-ja përballet me një dilemë serioze: a mund të promovojë sundimin e ligjit
në botë ndërkohë që lejon një gjykatë në zemër të saj të funksionojë pa
transparencë, pa proporcionalitet dhe pa mbikëqyrje demokratike? Nëse lejohet
të vazhdojë kështu, do të cenohet jo vetëm kredibiliteti i saj në Ballkan, por
edhe ai global.
Koha për një pauzë – dhe një rishqyrtim ka ardhur.
Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës dhe ekspertë të pavarur duhet të
ndërmarrin një rishikim gjithëpërfshirës të mandatit, metodës dhe legjitimitetit
të DHSK-së. Duhen trajtuar pyetje thelbësore:
A është paraburgimi i zgjatur në përputhje me normat ndërkombëtare?
A janë themelet ligjore të kësaj gjykate të qëndrueshme?
Dhe më e rëndësishmja: a mund të përfshihet zëri i Kosovës në një proces që
vepron në emër të saj?
A është e drejtë dhe morale që kjo Gjykatë të veprojë në emër të popullit të
Kosovës, ndërkohë që nuk u beson institucioneve të këtij shteti? Të akuzuarit që
ndodhen në paraburgim kërkojnë zëvendësimin e masës me arrest shtëpiak, por
Gjykata nuk e pranon një gjë të tillë, duke u bazuar në pretendimin se autoritetet
vendore nuk garantojnë zbatimin e duhur të kësaj mase. Kjo sjellje ngrit pyetje
të thella për raportin ndërmjet drejtësisë ndërkombëtare dhe sovranitetit të
Kosovës.


Asnjë shtet demokratik nuk duhet të përjashtohet nga një proces drejtësie që
bëhet në emër të tij. Dhe asnjë institucion gjyqësor nuk duhet të funksionojë pa
llogaridhënie.
Kosova meriton drejtësi – por drejtësi të vërtetë: të drejtë, të barabartë,
transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çdo gjë më pak se
kaq e shndërron drejtësinë në kompromis politik.
Në këtë rast, heshtja nuk është neutralitet. Është bashkëfajësi.
Keto konkludime vijne duke u mbshtetur ne aktete Juridike qe ka Kosova
si dhe akte te drejtesise nderkombetare sic jane: Kushtetuta e
Republikës së Kosovës (2008) – Kosova ka një sistem juridik të pavarur dhe të funksionshëm, i cili e bën
të mundur që masat e sigurisë dhe procedurat e tjera ligjore të
respektohen pa pasur nevojë për ndërhyrje të jashtme, përveç rasteve të
veçanta. Neni 9 i Kushtetutës siguron se sovraniteti i Kosovës është i
paprekshëm, duke përfshirë këtu edhe funksionimin e institucioneve të
saj.
• Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1950), e ratifikuar nga
Kosova në vitin 2003, përcakton të drejtat e garantuara për të gjithë
qytetarët e Kosovës, përfshirë të akuzuarit. Sipas nenit 5 të Konventës,
çdo person ka të drejtën për t’u mbrojtur nga paraburgimi arbitrar, dhe
çdo masë e ngjashme duhet të jetë e arsyeshme dhe e bazuar në ligj.
• Dokumentet e Kombeve të Bashkuara mbi Drejtësinë Penale dhe
Pavarësinë e Gjykatave – Në shumë raste, OKB-ja ka theksuar
rëndësinë që gjykatat ndërkombëtare të bashkëpunojnë me sistemet
juridike kombëtare dhe të respektojnë sovranitetin e shteteve, përfshirë
Kosovës. Si një shtet i pavarur, Kosova ka institucione që mund të
sigurojnë masat e nevojshme të sigurisë për të akuzuarit dhe për të
mbajtur një proces të drejtë.
• Përkufizimet e bashkëpunimit ndërkombëtar – Pacta Sunt Servanda,
parimi i njohur i së drejtës ndërkombëtare, thotë se marrëveshjet
ndërkombëtare, duke përfshirë krijimin e Dhomave të Specializuara të
Kosovës, duhet të përmbushen në përputhje me respektimin e sovranitetit
dhe autonomisë së shtetit të Kosovës. Ky parim kërkon që çdo vendim i
marrë nga Dhomat e Specializuara të respektojë autoritetin e
institucioneve të Kosovës

Trump: Netanyahu është pajtuar me planin e tij të paqes për Gazën

0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Foto: Alex Brandon / AP / NTB

 

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord me planin e Trump për paqen në Gaza.

– Dua gjithashtu të falënderoj Kryeministrin Netanyahu që ra dakord me planin dhe që ka besim se nëse punojmë së bashku, mund t’i japim fund vdekjes dhe shkatërrimit që kemi parë për kaq shumë vite, për dekada, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. (NTB)

Plani i Trump u publikua për shtypin përpara se Trump dhe Netanyahu të mbërrinin në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, e cila është ende në vazhdim.

Trump tha në fjalimin e tij se plani i tij kishte marrë mbështetje të madhe në vendet arabe dhe myslimane, por edhe në disa vende në Evropë. Mbetet ende për të bindur Hamasin që ta pranojë fjalimin.

Do të krijohet një organ ndërkombëtar qeverisës për Gazën, i quajtur komitet paqeje. Komiteti do të kryesohet nga vetë Trump, gjë që ai pretendoi në fjalimin e tij se nuk ishte propozim i tij. Ish-kryeministri britanik u përmend si një anëtar i mundshëm i organit.

Gaza nuk do të aneksohet nga Izraeli.

Nëse marrëveshja miratohet nga Hamasi, të gjithë pengjet e mbajtura në Gaza do të lirohen, vazhdoi Trump në konferencën për shtyp.

Ai shtoi gjithashtu se nëse Hamasi nuk pranon marrëveshjen, Trump nuk do ta pengojë Netanyahun të shtypë Hamasin:

– Nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, gjë që është gjithmonë e mundur, ata janë të vetmit që kanë mbetur. Të gjithë të tjerët e kanë pranuar atë. Por kam një ndjenjë se do të marrim një përgjigje pozitive. Por nëse jo, siç e di, Bibi, do të kishe pasur mbështetjen tonë të plotë për të bërë çfarëdo që të duhej të bëje.

Një detaj interesant që raportohet është se Netanyahu thuhet se i ka telefonuar kryeministrit të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për të kërkuar falje për sulmin ajror në Doha në Katar.

Ka ndjesinë se kjo po ndodh pas presionit nga Trump, i cili e dëshiron Katarin si mbështetës të planit të paqes.

NTB riprodhon disa nga pikat në planin e paqes të Trump.

Nëse të dyja palët bien dakord për marrëveshjen, lufta do të përfundojë menjëherë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Plani përmban 20 pika për të arritur paqen në Gaza. Pika e parë në plan është që Gaza duhet të jetë një zonë e deradikalizuar, pa terrorizëm që nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj.

Marrëveshja nënkupton që të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, të kthehen brenda 72 orëve nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli.

Forcat izraelite duhet të tërhiqen në një vijë të rënë dakord nga palët për t’u përgatitur për pritjen e pengjeve. Kur të gjithë pengjet të jenë liruar, Izraeli duhet të lirojë 250 të burgosur palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme dhe 1,700 njerëz nga Gaza që u kapën pas shpërthimit të luftës më 7 tetor 2023, sipas marrëveshjes.

Pika e 13-të në marrëveshje është se Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës në të ardhmen.

Krijimi i një shteti palestinez nuk është pjesë e marrëveshjes së propozuar.

Netanyahu tha se mbështet planin e Trump dhe shfrytëzoi situatën për t’u mburrur me Trumpin si miku më i mirë i Izraelit dhe presidenti më i mirë i SHBA-së ndonjëherë.

Tani duket se i takon Hamasit. Kjo do të thotë se është ndoshta pak herët për të hapur shampanjën.

Vetë Hamasi thotë, sipas NRK, se nuk ka marrë ende një tekst të marrëveshjes, kështu që është mjaft e qartë se plani i paqes nuk është përfunduar plotësisht për momentin.

Trump: Netanyahu har gått med på fredsplanen hans for Gaza

Çdo popull ka të drejtë të jetë i lirë dhe të ketë shtetin e vet

1
Agim Morina, Prizren
___
Kur gjykohet për këdo qoftë dhe çfarëdo qoftë, duhet me pasë kritere sa më të qëndrueshme. Nuk munden me u qujtë kritere të qëndrueshme kur ato vlejnë për dikë e nuk vlejnë për dikë tjetër. Edhe kur gjykohet për të drejtën e palestinezëve do të duhej me vlejtë e njëjta qasje. Sepse, duhet me u nisë nga vetja, të mohosh të drejtën e cilitdo popull për liri e shtet lë mundësinë që dikush të mohojë të drejtën e lirisë dhe të shtetit të shqiptarëve. E kjo është e palejueshme dhe e pakuptimtë.
Me thënë se Palestina nuk duhet me u njohë si shtet, sepse “ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet” asht shkarje logjike. Pohim logjik është të thuhet se të gjithë popujt kanë të drejtë të kenë shtet. Ndërsa po aq logjike është me thënë se asnjë popull nuk meriton me qenë i pushtuar. Nëse një popull pushtohet, atëherë ky popull ka të drejtë të luftojë për lirinë e tij me të gjitha mjetet, sepse cenimi i lirisë së një populli është akti më i rëndë që mund t’i bëhet një populli. Dhe liria mbetet synimi më i çmuar. Sidoqoftë, kjo është vetëm shkarja e parë e rëndë logjike që bën Ben Blushi në artikullin e tij “Pse nuk duhet njohur Palestina”.
Një rrenë e kulluar e Ben Blushit, që mund të demantohet me një kërkim të thjeshtë në Gugëll, është se palestinezët nuk paskan pranu asnjëherë asnjë plan të paqes, se “e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton,” dhe po ashtu nuk paskan pranu egzistencën e shtetit të Izraelit. Dihet se “Marrëveshjen e Osllos”, me ndërmjetësimin e Bill Clintonit, e kanë nënshkru Yitzak Rabini, kryeministër i Izraelit, dhe negociatori palestinez, Mahmoud Abbasi. Në atë Marrëveshje palestinezët njihnin të drejtën e egzistencës së shtetit të Izraelit dhe hiqnin dorë nga terrorizmi, ndërsa izraelitët e njihnin OÇP-në si përfaqësuese të palestinezëve dhe pajtoheshin me tërheqjen nga territoret e pushtuara.
Pastaj vazhdojnë shkarjet e tjera të njëpasnjëshme të Blushit. Ai e nis historinë e tij të Palestinës me vitin 1947, për me mujtë me pohu se palestinezët në këtë vit “refuzuan formulën e OKB[-së] për krijimin e dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.” Mandej shkon e del te viti 1967 për me tregu se shtetet arabe humbën luftën. Dhe dikur shfaqet te viti 2000 për me thënë se palestinezët “e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë palestinezët.”
Deri këtu ka disa pasaktësi, për mos me thënë shpifje, sepse Blushit e ka paracaktu konkluzionin e shkrimit të vet dhe tani, për me mujtë me thënë diçka, ai vetëm rendit vite sa për t’u dukë sikur thotë fakte të kulluara.
Një nga shtrembërimet është pohimi i tij se në vitin 1947 territori palestinez kishte 2 milionë banorë dhe nga këta “600 mijë ishin hebrenj”.
Pyetja e parë që duhet me u shtru është: pse Blushi e nis historinë e Palestinës në vitin 1947? Sepse edhe ai e di se çfarëdo që mund të thotë para vitit 1947 zbulon boshllëqet e tmerrshme të argumentimit të tij.
Le të sqarojmë që në vitin 1914, dmth. rreth 30 vjet më parë, në Palestinë kishte vetëm 60 mijë hebrej. Pra, për 30 vite, hebrejtë u shtuan 10 herë. Si u shtuan ata? Duke lindë nga 100 fëmijë çdo familje? Jo, duke kolonizu territoret palestineze me hebrej nga e gjithë bota. A kishte ndonjë marrëveshje paraprake me palestinezët për këtë? Jo. Atëherë si u bë që u leju kolonizimi i Palestinës? Kjo u arrit me veprime terroriste të hebrejve.
Natyrisht, arsyeja që Ben Blushi nis historinë në vitin 1947 është që të mos përmendet historia terroriste e krijimit të shtetit izraelit. Blushi e nis më parë sepse e di se kjo nuk i shërben argumenteve të tij manipuluese se hebrejtë themeluan organizata terroriste si Haganah (Mbrojtja) (1920), me udhëheqës Yosef Hechtin; Irgun Zvai Leumi (Organizata Ushtarake Kombëtare) (1931), e cila u nda nga Haganah, me udhëheqës Ze’ev Jabotinskyn; Lehi (Luftëtarët për Çlirimin e Izraelit) (1940), – edhe kjo u formu duke u nda nga Irguni, – me udhëheqës Stern Gangun etj.
Çfarë ishin synimet e këtyre organizatave terroriste izraelite? Të dëbonin sa më shpejt autoritetin britanik nga Palestina duke përdorë dhunën, të dëbonin popullsinë arabe palestineze dhe të mundësonin ardhjen e sa më shumë kolonistëve hebrej dhe krijimin e shtetit të Izraelit. Gjatë veprimtarisë së tyre këto organizata bënë disa nga këto sulme terroriste:
– vranë Lord Moynein, ministër britanik për Lindjen e Mesme, ngaqë ai pajtohej me vendimin e shtetit britanik që një shtet izraelit duhej me qenë pjesë e një federate shtetesh arabe e jo shtet i veçantë dhe se emigrimi i hebrejve duhej me qenë më i kontrolluar;
– vendosën mina në trenin Kajro-Haifa duke vra 28 ushtarë britanikë dhe duke plagosë 35 të tjerë. Herën e dytë vranë 40 arabë civilë dhe plagosën 60 të tjerë;
– kryen Masakrën e Deir Jasinit, fshat afër Jerusalemit, me 9 prill 1948, duke vra 107 fshatarë palestinezë, duke përfshi gra e fëmijë.
– bënë atentat ndaj Folke Bernadottein, diplomat dhe fisnik suedez, ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara në konfliktin arabo-izraelit 1947-47. Ai u vra derisa konvoji i Kombeve të Bashkuara kalonte nëpër Jerusalemin Perëndimor, bashkë me oficerin francez, Andre Serotin. Bernardotte u vra sepse shihej si kukull i britanikëve dhe arabëve, prandej, rrezik për krijimin e shtetit izraelit. Megjithëse pikërisht ky njeri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte negociu për lirimin e 450 hebrejve danezë nga kampet naciste të përqendrimit;
– kryen sulmin në selinë e policisë së Haifas, ku u vranë 12 persona, nga ata edhe policë britanik dhe arabë;
– ndodhi E Diella e Zezë, një sulm terrorist ku mbetën të vrarë 10 dhe u plagosën 13 persona;
– kryen bombimin e Hotelit Mbreti David në Jerusalem, shkaktoi 91 të vrarë dhe 46 të pagosur. Në literaturën e historisë së terrorizmit quhet si një nga sulmet më vdekjeprurëse terroriste të shek. XX.
Kjo është vetëm një listë ilustruese e sulmeve terroriste të hebrejve nga disa organizata kryesore, që luftonin për krijimin e shtetit të Izraelit. Kjo sa për me kuptu që shkollë e terrorizmit për arabët ishin vetë hebrejtë. Këto organizata terroriste sollën deri te dita e 14 majit 1948, kur u shpall shteti i pavarur i Izraelit. Dhe udhëheqësit e këtyre organizatave terroriste më vonë u bënë udhëheqës të shtetit izraelit si Menachem Begini ose Yitzhak Shamiri që kanë shërby si kryeministra të Izraelit.
Tani vijmë te një nga argumentet kryesore që vë në pikëpyetje Ben Blushi: a kanë të drejtë për liri ata që shërbehen me metoda terroriste? Nëse, ashtu qysh përpiqet me argumentu Ben Blushi nëpër gjithë shkrimin, se palestinezët në Gazë nuk paskan të drejtë, ngaqë ndjekin Hamasin, atëherë edhe izraelitët nuk paskan pasë të drejtë të krijojnë shtetin e tyre sepse këtë e kanë arrijtë nëpërmjet veprimtarish terroriste. Mirëpo, ka një problem këtu: ai që për dikë është “terrorist”, për tjetrin është “luftëtar lirie”. Skenderbeu ishte njëfarë “terroristi” – me termin e kohës “hain” – për Perandorinë Otomane, por për shqiptarët ai ishte dhe mbetet luftëtar më shembullor i lirisë; George Washingtoni ishte njëfarë terroristi për Perandorinë Britanike, por për amerikanët ai është dhe mbetet baba i shtetit amerikan; Adem Jashari quhej terrorist nga Serbia, por për shqiptarët ai është dritë e lirisë së Kosovës. Le të marrim shembullin më të freskët, kryetarin e sotëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa. Ai, vetëm para pak kohësh ishte terrorit me 10 milionë dollarë për kokën e tij. Sot ai është kryetar i Sirisë që takohet me kryetarin amerikan në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj nuk do të jetë çudi nëse nesër do të shohim ndonjë udhëheqës të Hamasit si kryeministër të shtetit të Palestinës.
Termi “terrorist”, prandaj, është i paqëndrueshëm dhe me të shërbehet politika e ditës për qëllimet e veta. Një intelektual i mirëfilltë nuk do të duhej me ra në kurthin e kësaj terminologjie. Një shkrimtar nuk do të duhej mos me pa të drejtën e një populli për liri – që është kategori e pandryshueshme – nga njerëz apo grupe të ndryshme që sot janë e nesër nuk janë.
Në këtë vijë argumentimi dalim edhe te e drejta e vetë Izraelit për me ekzistu si shtet. Pra, populli hebre ka të drejtë për lirinë e vet dhe për shtetin e vet. Rruga se si ka ardhë deri aty mund të shqyrtohet në histori, mund të debatohet pafundësisht, por kurrë nuk mund të vihet në pyetje e drejta e tyre për liri dhe shtet. Kjo është e drejtë të patjetërsueshme. Ashtu siç mund të debatohet për rrugën dhe metodat e luftës së palestinezëve, por nuk mund të vihet në pyetje e drejta e tyre për shtet.
Të akuzosh palestinezët në Gazë se nuk paskan pasë zgjedhje të lira për njëzet vjet dhe për këtë shkak nuk e meritojnë lirinë është mizori e shfrenuar mendore. Edhe shqiptarët për një gjysë shekulli nuk kanë pasë zgjedhje të lira nën regjimin stalinist. A do të thotë kjo që ata nuk e paskan meritu me qenë të lirë?
Dihet tashmë që pas 13 shtatorit 1993, kur kryeministri izraelit Rabini dhe negociatori i OÇP-së, Mahmoud Abbasi nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë Deklaratën e Parimeve mbi Marrëveshjet e Përkohshme të Vetëqeverisjes u desh të zbatohen pikat e marrëveshjes. Por kjo nuk ndodhi. Izraeli nuk i tërhoqi trupat nga territoret e pushtuara, duke thënë se ajo e interpretonte ndryshe këtë pikë të marrveshjes. Në nëntor 1995 kryemnistri Rabini u vra në një atentat nga Yigal Amiri, i cili kundërshtonte Marrëveshjen e Oslos. Vetëm pas vrasjes së Rabinit, nisën sulmet e Hamasit, sepse tashmë dihej se në pushtet po vinte një rrymë ekstremiste izaelite. Sulmet e Hamasit bënë që të binte popullariteti i Partisë Laburiste dhe në zgjedhjet e vitit 1996 zgjedhjet i fitoi Binyamin Netanyahu, i Partisë Likud, parti që historikisht kundërshtonte krijimin e shtetit palestinez dhe tërheqjen nga territoret e pushtuara. Kështu dolën në skenë dy rryma ekstreme nga të dyja palët. Prandaj, nuk lindën “monstra” – qysh i qun Blushi pjesëtarët e Hamasit – vetëm palestinezët, por edhe izraelitët.
Blushi bën një gabim të tretë kardinal, kur Hamasin e krahason me nacizmin. Në të vërtetë, është e kundërta, nacizmi sot është shumë më afër me cionizmin në pamjen e veprimeve të Netanyahut, i cili akuzohet për gjenocid në Gazë dhe për këtë do të përgjegjet doemos një ditë. Të vrasësh mbi 60 mijë persona, ndër ta mbi 16 mijë fëmijë, të dëbosh popullsinë duke i lënë të uritur, para kamerave të botës, nuk do të mund të kalohet kurrë pa ndëshkim. Hamasi më shumë ngjan me organizatat e dikurshme terroriste izraelite: Haganahun, Irgun Zvai Leumin dhe Lehin. Edhe zogjtë në degë e dijnë që nacizmi nuk ishte një organizatë terroriste, por një shtet terrorist.
Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez do të jetë krijimi dhe njohja e ndërjellë e dy shteteve, ashtu siç ishte nënshkru në Marrëveshjen e Oslos. Ashtu siç duhet të egzistojë shteti i Izraelit, ashtu duhet të egzistojë edhe shteti i Palestinës. Historia e hebrejve tashmë dihet dhe nuk ka njeri me mend në kokë që mund të mohojë egzistencën e shtetit izraelit. Por as atë palestinez. Këtë e kuptuan, megjithëse vonë, edhe Britania e Madhe, Kanadaja, Australia etj., që vetëm tani e njohën shtetin e Palestinës. Ata, me këtë akt, nuk morën anën e Hamasit, por anën e së drejtës së popullit palestinez. Vetë Hamasi është produkt i dhunës dhe përndjekjeve me dhjetëvjeçarë të palestinezëve nga shteti izraelit. Prandaj, me nxjerrë një përfundim se për shkak të një organizate një popull nuk meriton lirinë dhe shtetin është zaifllëk mendor.
Dhe, e fundit, Republika e Kosovës nuk duhet të njohë shtetin e Palestinës, derisa edhe Palestina të mos e njohë Republikën e Kosovës. Në qasjen politike, nuk ka asnjë dyshim, veprohet me parime reciprociteti.

Për Nazmi Jakurtin, Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë

1
Personalitet që prej shumë vitesh përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm të diasporës shqiptare. Me përvojë të gjerë në fusha të ndryshme profesionale, ai mbetet mbi të gjitha një njeri i përkushtuar ndaj komunitetit dhe çështjes kombëtare.
Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB), Jakurti ka dhënë një kontribut të pandërprerë për bashkimin e shqiptarëve kudo që jetojnë, për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë. Me angazhim dhe vizion, ai ka ndihmuar që diaspora shqiptare të jetë më e organizuar, më e respektuar dhe më e lidhur me atdheun.
Figura e tij është shembull integriteti dhe vizioni bashkëkohor, një njeri që ndërton ura bashkëpunimi, që di të dëgjojë, të udhëheqë dhe të frymëzojë. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm është vlerësuar me mirënjohje, falënderime dhe dekorata të ndryshme, si shenjë respekti për veprimtarinë e tij kombëtare.
Për Nazmi Jakurtin mund të shkruhet shumë, sepse puna dhe veprimtaria e tij janë të gjera dhe të gjithanshme. Megjithatë, një shkrim i vetëm nuk mjafton për të përmbledhur gjithë kontributin, dashurinë për komunitetin dhe vizionin e tij për të ardhmen. Ai mbetet një figurë frymëzuese, që na kujton se forca jonë si shqiptarë qëndron në unitet, solidaritet dhe vlera.
Çfarë mendoni ju për rolin e diasporës shqiptare sot?

Një kronikë e tragjedisë shqiptare !

0
Nga: Hevzi Kqiku
___
Mund ta fillojmë kështu,
Në vitin 1946 ,në Beograd në mënyr afirmative shpallet kushtetuta e federatës Jugosllave!
Në vitin 1956 ,në Kosovë policia serbe fillon një valë dhune dhe terrori ,që në popull nihet si ” aksioni i armëve” me qrast 100 shiptar vdesin nga dhuna policore ,flitet se ka pas edhe dhunime !
Në vitin 1966 shkarkohet nga të gjitha funksionet politike famëkeqi ,kryeshefi i polic serbe dhe jugosllave Aleksander Rankoviq,në të njëjtin vit në qytetin e Langolenit rapsodët shiptar Salih e Feriz Krasniqi shpallen shampion bote me këngën ” Lulzoj fusha ,lulzoj mali”
Në vitin 1976,në Prishtinë për të satën herë ,dënohet Adem Demaqi me shum vjet burg ,bashk me shum të tjere.
Në vitin 1986 akademia e shkencave serbe ,bon publike planet për qfarosjen e shiptarve dhe boshnjakve .
Në vitin 1996 shiptaret e Kosovës ( UÇK) ndermer aksionet e para ,në shkall të gjan kunder policis sërbe .
Në vitin 2006 ” Vdes” Ibrahim Rugova, intelektual i rangut botëror ,se ishte fatkeq si populli i tij .
Në vitin 2016 Hashim Thaqi shpallet krytar Kosove ,me qrast deklaron se kishte emocione,si komedian që ishte .
Viti i ardhshëm o viti 2026 dmth o viti tragjik i fatit të zi të shiptarve ,qka do të ndodh me shiptar e me Kosovë ? Kërkush nuk e di ,këtë e di vetem masoneria hebraike ,që gjat gjith historis ja ka grrye ashtin dhe palcin popullit shiptar !

Gojëçthururi…!

0
Afrim Caka, Gjakovë 
___
KY E PERDORE BITHEN ME HENGER, NDERSA, GOJEN E PERDORE PER JASHTEQITJE
___
Me te marre veten nga sulmi Radojçiqit ne Dardani, gjeja e pare qe bene ky jashteqitje ishte te niset drejte Mitrovices, Amelikes e ….
Rebelimi i Behramit ishte i llojit te veçante kunder Kurtit e kishte shpallur diku ne skanat e prapaskenat e PDYKYS, perhabin e pergjithshme, pas ikjes se Radojçiqit nga Trojet dardane. Ky kulish i vogel shqipfoles, ndonese i pakte e i zbehur nga trute, eshte i pameshirshem me te gjithe: Albini, Vjoses, Gervalles, Pecit, Bashes, Konjufces e Mimozes etj…
Behrami ka nje paradoks kushedi çfare ne mendimin e tij. Ne te kunderten ka veç nje logjike mashtruesi. Ne qoftese do ta perfytyronte PERSERI Radojçiqin te porta e Ujmanit, sipas drames se Vuciqit.
Ky çmitizues i kombit, pa hequr dore krejtesishte nga Radojçiqi, por edhe pa shpresuar fort te puna e prejardhjes se tij, u vu ne kerkim burimesh te tjera per demtimin e kombit dardan. Nje gjah i tille eshte i njohur te klani pronto. Dardania eshte plote me kondotiere, qe, per nje nderlikim rrethanash, fiton kurora befasuese lavdish nga Serbia e qe eshte gati, i paguar prej kujdor çofte ai PDYKYJA, Grenelli, Vuciqi e prej kujdo, t’i versulet, turret gjithkujt.
Do t’i mjaftoni personazhet qe gjendeshin rrotull tij, per t’ia kapur permasat. Njeri me nje histori te varfur, ne mungese modelesh e heronjsh e i etur per ta, perdore si surrugat tipa si Grenellka, Radojçiqi e Vuçiqi.

Kthimi i ëndërrave tona, poezi nga Sak Muji

1
Sak Muji, Rugovë – Zvicër 
___
Poezi
___
KTHIMI I ËNDËRRAVE TONA
___
Poezi akrostike për tragjedinë e të zhdukurve në Kosovë
Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash nga lufta, dhimbja e Kosovës nuk është shëruar.
Rreth 7500 shqiptarë u zhdukën, dhe mbi 1600 familje ende presin eshtrat e më të dashurve të tyre.
Kosova ka liri, ka ushtri, ka flamur – por nuk ka ende varreza për të gjithë bijtë e saj, nuk ka lustrim, nuk ka drejtësi të plotë.
Ky varg poetik, i shkruar si akrostik tragjik në tri gjuhë (shqip, italisht, anglisht), është britmë e nënave, thirrje për botën dhe kujtesë për historinë.
🇦🇱 KTHIMI I ËNDËRRAVE TONA
Koha qan me lot të gurit,
Toka hapet, por s’na kthen burri.
Hesht varreza, nëna ulërinë,
Ikën ëndrrat, shpresa tretet.
Mijëra shpirtra pa varr,
I ende mungojnë, e plaga e gjallë.
Ishtë Kosova që thërret,
Ëndrra vdes, nënë s’pushon,
Në prag dera pret e pret,
Drejtësia s’erdhi, ligji fjeti.
Ëndrrat tona bëhen thirrje,
Rënkim nënash, britmë fëmijësh,
Rrugë pa fund, kujtesë e zymtë.
Amanet, o botë e lirë!
Vulë e dhimbjes në ndërgjegje,
Enigmë mbeten varret bosh.
Të gjithë shpëtuan, por jo bijtë tanë,
O ju zyrtarë të lirisë, dëgjoni!
Nuk ka çlirim pa kthim shpirtrash,
A nuk ka paqe pa drejtësi!
________________________________________
🇮🇹 IL RITORNO DEI NOSTRI SOGNI
Il pianto delle madri squarcia il cielo,
Le ossa taciute chiedono ancora terra.
Ritornano sogni ma non i corpi,
Il tempo non guarisce ferite,
Tombe aperte gridano verità,
Ogni lacrima è fiume di sale.
Rabbia, dolore, memoria viva,
Non c’è giustizia, non c’è lustrificazione,
Onore perduto resta sospeso.
Di fronte all’ONU, all’Europa, all’EULEX,
Ecco la voce di 1600 assenti.
Nostri figli non bussano più,
Ogni madre urla nel vuoto.
Senza ritorno non c’è pace,
Tra le bandiere di chi ci salvò,
Resta un vuoto che brucia.
Il ritorno delle anime è vulcano,
Squarcia il cuore di chi non ha perso.
Ogni anima attende luce,
Giustizia – o la libertà è ferita.
Non basta libertà senza verità,
Il ritorno è promessa di vita.
________________________________________
🇬🇧 THE RETURN OF OUR DREAMS
Tears of mothers cut the sky,
Hearts are broken, graves still dry.
Empty soil cries for names.
Return of dreams, but not of faces,
Earth is heavy with unmarked places.
Thousands gone, no justice found,
Under silence their voices resound.
Rage erupts like burning flame,
No lustration, only shame.
On our land the flags still wave,
Freedom came, but not the grave.
Our children never knock again,
Unanswered cries in endless pain.
Return our souls, or peace is fake.
Deaf are the halls of law and might,
Remains unburied haunt the night.
Even those who never lost
Are shaken by this endless cost.
Mothers scream, the world looks on,
Salvation came – but justice is gone.
Epilog i përbashkët
• Në gjuhën shqipe:
“Pa kthimin e shpirtrave tanë, nuk ka paqe.
Pa drejtësi, nuk ka liri.
Pa varreza për të dashurit, nuk ka as ardhmëri.”
• Në italisht:
“Senza il ritorno delle anime, non c’è pace.
Senza giustizia, non c’è libertà.
Senza tombe, non c’è futuro.”
• Në anglisht:
“Without the return of our souls, there is no peace.
Without justice, there is no freedom.
Without graves for our loved ones, there is no future.”

Ese mbi romanin Iliriana të  autorit Reshat Sahitajt

0

Shkruan: Qazim Ali Deda

Romani Iliriana i autorit Reshat Sahitaj, i botuar rishtazi nga shtëpia botuese Liberty Presse në Francë (2025), me një parathënie të ngjeshur nga kritiku dhe poeti francez Daniel Leuwers, më ra në dorë si një frymë e re, një zë i veçantë që vjen nga trualli shqiptar, për të rrëfyer jo vetëm një histori dashurie, por një univers të tërë ndjenjash, përplasjesh dhe ëndrrash që kapërcejnë kufijtë e zakonshëm të një romani tradicional. Leximi i tij, i bërë për një frymë, më mbushi me një emocion të veçantë: ndjeva se nuk isha vetëm përballë një teksti letrar, por në një udhëtim të thellë estetik dhe filozofik, ku historia e dy të rinjve të dashuruar shndërrohej në një metaforë të madhe të jetës ballkanike, të përjetësisë së dashurisë dhe të luftës së njeriut për të dalë mbi kufizimet që i imponon realiteti shoqëror e historik.

Në hyrje të romanit, përmes fjalës së Daniel Leuwers, lexuesi ftohet të hyjë në një botë të përftuar me finesë, ku freskia e shprehjes dhe tisat e hollë të emocioneve e bëjnë leximin një përjetim estetik. Leuwers nuk kufizohet vetëm në prezantimin e autorit, por na zbulon edhe atë çelës që i hap portat për një lexues të huaj: origjinalitetin e stilit dhe fuqinë e një penë që buron nga përvoja e një populli dhe e një shpirti të pasur, që di të bartë plagët e historisë, por edhe të gjejë në dashuri dhe fantazi një formë të lartë shërimi e shprehjeje. Kështu, qysh në hyrje, krijohet një ndjesi se romani nuk është vetëm një histori intime, por një udhëtim që merr me vete dritëhijet e një bote të tërë.

Qendra e romanit është një histori dashurie mes dy të rinjve, që i përkasin kombeve të ndryshme. Një dashuri që në shikim të parë duket e thjeshtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi ndjenja njerëzore universale, por që në thelb bart një kompleksitet të madh: përplasjen e mentaliteteve ballkanike, pengesat që lindin nga historia dhe paragjykimet, tensionet e përditshmërisë dhe, mbi të gjitha, sfidën e të qenit ndryshe në një shoqëri që shpesh ngurtësohet në forma të caktuara të të menduarit. Kjo dashuri nuk është e stolisur me lajka apo sentimentalizëm artificial; ajo është e zhveshur nga zbukurimet e tepërta dhe shfaqet ashtu siç është: e sinqertë, e vështirë, e përballur me antagonizma, por njëkohësisht edhe e mbështjellë me një urtësi të brendshme që e bën të pavdekshme.

Në këtë kuptim, romani bëhet më shumë se një rrëfim dashurie. Ai është një pasqyrë e shpirtit ballkanik, ku psikologjia e individit përplaset me realitetin kolektiv, ku dashuria e pastër përballet me paragjykimin, ku fantazia shndërrohet në një mburojë ndaj fatit. Kjo e bën Iliriana-n një vepër që nuk mund të lexohet vetëm si një roman, por si një traktat i heshtur mbi njeriun, mbi guximin për të dashur dhe mbi luftën për ta mbajtur të gjallë shpresën edhe aty ku duket se gjithçka është e pamundur.

Stili i Reshat Sahitajt është i veçantë. Ai nuk niset për të shkruar një roman të zakonshëm, por një tekst që i ngjan një tapicerie të gërshetuar me shumë fije: realizëm, humor, ironí, mençuri dhe një fantazi të gjallë, që nuk i largohet kurrë realitetit. Në faqet e romanit ndihen qartë mendimet e tij diplomatike, përvoja e gjatë në botën e madhe, por edhe ndjenja e hollë e një shkrimtari që i njeh mirë mekanizmat e shpirtit njerëzor. Ai di të ngrejë një tension dramatik pa e shndërruar atë në patetikë të panevojshme, di të ndërthurë lojën e fatit me ironinë e jetës, di të thurë një alegori që lexuesin e bën të ndalet dhe të reflektojë. Alegoria këtu nuk është thjesht një ornament estetik; ajo është thelbi i veprës, një mënyrë për të thënë më shumë nga sa duket në sipërfaqe, një ftesë për ta lexuar romanin si metaforë të jetës dhe të fatit njerëzor.

Në planin filozofik, Iliriana është një meditim mbi dashurinë dhe lirinë. Dashuria në këtë roman nuk është vetëm ndjenjë intime, por një akt rebelimi ndaj kufijve, paragjykimeve dhe barrierave që i vë shoqëria. Ajo është një formë rezistence, një mënyrë për të thënë se njeriu nuk duhet të pranojë të jetojë në kornizat e imponuara, por duhet të guxojë të ndjekë zemrën dhe ëndrrën e vet. Ky mesazh e shndërron romanin në një vepër universale, sepse dashuria si akt lirie është një temë që prek çdo kulturë, çdo kohë dhe çdo lexues.

Në këtë pikë, është e pamundur të mos e krahasosh Sahitajin me autorë të tjerë botërorë. Është e vërtetë që në Iliriana mund të gjesh ngjashmëri me Tagorën, me freskinë e rrëfimit të tij; me Salman Rushdie-n, për nga mënyra si imagjinarja dhe realja shkrijnë kufijtë; me Steinbeck-un, për nga pasioni për jetën e thjeshtë dhe dramat e saj; me Thomas Gifford-in, për nga tensioni narrativ që ngrihet mbi çdo faqe. Por, në të njëjtën kohë, Sahitaj është unik: ai ka zërin e vet, që vjen nga Ballkani, me gjithë peshën e historisë dhe me gjithë pasurinë e kulturës që bart ky rajon. Zëri i tij është origjinal, i pandryshueshëm, sepse ai nuk përpiqet të imitojë, por të rrëfejë atë që ka përjetuar dhe besuar.

Ky origjinalitet lidhet drejtpërdrejt me personalitetin e autorit. Reshat Sahitaj nuk është vetëm shkrimtar; ai është edhe një atdhetar, një intelektual që ka jetuar midis dy botëve – asaj të Kosovës së plagosur dhe asaj të hapësirës ndërkombëtare ku është shquar si diplomat e njeri i kulturës. Kjo përvojë i jep romanit një thellësi të veçantë: çdo fjali është e ngarkuar me një peshë të brendshme, çdo episod përçon diçka që lidhet me historinë dhe fatin e një populli. Në këtë kuptim, Iliriana është më shumë se një roman: është një pasqyrë e identitetit shqiptar, një dëshmi se edhe në mes të dhimbjeve dhe pengesave, shpirti i njeriut mbetet i aftë të ëndërrojë, të dashurojë dhe të shpresojë.

Lexuesi që e mbyll këtë libër nuk mbetet vetëm me historinë e një dashurie. Ai del prej tij me ndjesinë se ka kaluar një udhëtim të gjatë nëpër labirintet e shpirtit njerëzor. Ndjen se është përballur me pyetje themelore: Çfarë do të thotë të duash? Çfarë kuptimi ka liria? Sa i aftë është njeriu të kapërcejë kufijtë që ia imponon jeta? Këto pyetje e bëjnë romanin të qëndrueshëm, e bëjnë një vepër që nuk mbaron me faqen e fundit, por që vazhdon të jetojë në mendjen dhe zemrën e lexuesit.

Për këtë arsye, Iliriana duhet parë si një arritje e madhe e letërsisë shqipe bashkëkohore. Ajo dëshmon se penat shqiptare mund të prodhojnë vepra që nuk mbeten vetëm brenda kufijve të një gjuhe apo të një kulture, por që flasin në një gjuhë universale, që prekin lexues nga kultura të ndryshme. Botimi në Francë dhe vlerësimi nga kritika ndërkombëtare është një dëshmi e qartë se Reshat Sahitaj ka sjellë një vepër që meriton vëmendjen më të lartë.

Në fund, unë e ndjej veten me fat që pata mundësinë ta lexoj këtë roman menjëherë pas promovimit të tij në Prishtinë. Ishte një përjetim i veçantë, një udhëtim që më bëri të reflektoj, të ndiej dhe të rikujtoj fuqinë e letërsisë për të ndryshuar shpirtin e njeriut. Iliriana nuk është vetëm një histori dashurie; është një mrekulli e shprehjes, një himn për dashurinë, lirinë dhe shpirtin njerëzor. Është një roman që do të qëndrojë gjatë, sepse është i ndërtuar mbi themele të forta: mbi bukurinë e gjuhës, fuqinë e mendimit dhe universin e pafund të zemrës njerëzore.