
Përhapja e gjuhës arabe dhe zhdukja e gjuheve te shumta

Mos e pengoni shtetin, mos u bëni vegla të Beogradit dhe Moskës!


Nuk i kanë fajet ata “gazetarë”, por ti që je bërë pjesë e turmës
Nuk të kam frikë, poezi meditative nga Kaltrina Hoti
Fahri Xharra, me 23 qershor 2011: Kacaxheli nihilist, Rexhep Qosja…!
Në foto: Rexhep Qosja, ky kacagjel nihilist

Nga Fahri Xharra, Gjakovë
Nihilizmi rrjedh nga fjala latine “nihil”, që do të thotë asgjë, ajo që nuk ekziston. Nihilizmi është qëndrim mohues ndaj botës e ndaj ekzistencës së njerëzimit, qëllimit, vlerës apo të vërtetës së kuptueshme.
Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje. Kur Demosteni (371-322 p.e.s.) e citon se “çka ai dëshiron të besojë duhet të jetë ajo që të tjerët të besojnë”, ai e parashtron natyrën e marrëdhënies së dijes.
Nihilizmi mund të kuptohet në rrugë të ndryshme, si: nihilzmi politik, ai etik apo moral, nihilizmi ekzistencial dhe nihilizmi kombëtar.
Çka mohon nihilisti? Qëllimet e jetës në përgjithësi, principet e moralit, rendin moral në përgjithësi, si dhe ndjenjat kombëtare. Shumë afër nihilizmit është edhe absurdizmi, që thotë se përpjekjet e njerëzimit për të gjetur mendimin e pandarë (inherent) do të dështojnë.
Zhan-Zhak Ruso shkruante: “Nëse duhet të flas me logjikë, atëherë më duhen për t`i përdorur edhe arsyetimet logjike”. Por, sa është i mbështetur në logjikën e arsyetimit qëndrimi nihilist i Rexhep Qosjes në kushtet aktuale? Logjika e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, është alibia e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të tij për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.
Kurse, për të realizuar qëllimet e tij të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tij krijon kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.
Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare. Në rastin e Qosjes, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit. Rexhep Qosja nihilizmin dhe absurdizmin i përdor me qëllime dhe me interesa të caktuara, të cilat nuk mund t`i realizojë me mjete e forma të tjera të ndershme dhe të pranueshme për ne.
Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Skënderbeun, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të Qosjes.
Në shkrimet e fundit, dhe si duket qe një kohë të gjatë, në porosi të Qosjes vërehet se mungon argumenti logjik i bazuar në fakte e të dhëna konkrete. Kur bota na i nderon diamantet e kombit, Qosja i lëshon vavuzelet e tij në të katër anët, me fyerje, me përçarje dhe me shprehje absurde. Po, ç`na pengon, ty dhe neve, nderimi që Evropa i bën Ismail Kadaresë?
Kur shqiptarët mendojnë dhe thonë se Perëndimi është antishqiptar (e që s`është e vërtetë), është detyrë e njerëzve të penës të përmirësojnë mendësinë e popujve vendimmarrës në politikat shtetërore, rajonale, bile edhe kontinentale. Kur Spanja konservatore, me tradita të larta të krishtera, pa asnjë paragjykim i jep çmimin e saj një shqiptari, Kadaresë, atëherë Qosja ngrihet dhe shpalos krekosjen e tij prej kacagjeli të joshkëputjes nga trashëgimia e tij turko-aziatike.
A ka të drejtë Qosja që inatin e tij e shtrin deri te Mbretëria spanjolle për vlerësimin e saj botëror të kulturës shqiptare? I huaji, i civilizuari, ta nderon kulturën me një lartësi të madhe para një elite të kulturës botërore, kurse Qosja krekoset duke mohuar edhe vetveten. Kjo është një sjellje si pasojë e një mungese të kulturës së tij ndaj Perëndimit, i cili po na afron me dëshmi konkrete, e ne reagojmë pakuptimshëm deri në absurditet.
Kush je dhe kë përfaqëson me gjithë këtë egërsi dhe pse? Pse bie ne nivelin e “kurrkushave” duke mohuar “faktin që robëria turke e ka cenuar rëndë zhvillimin natyror të popullit tonë”? Pse për qëllimet tua nihiliste e mohon “që shqiptarët, duke u shkëputur prej Evropës, u vonuan apo humbën krejt në zhvillimin e tyre material, ekonomik, kulturor, qytetërues”? Pse e mohon që ajo kohë “na e humbi identitetin shpirtëror dhe kulturor”? E, tani, mundohesh të na bindësh neve dhe botën për identitete të copëtuara dhe të izoluara shqiptare.
Të gjithë jemi me mendimin e Rilindësve se për ne shqiptarët s`ka formulim tjetër përveç atij që feja s`mund të shërbejë dot si një faktor lidhjeje kombëtare dhe duhet të kemi kujdes që ajo të mos marrë peshë të madhe më tepër se sa duhet në jetën tonë publike, e aq më pak në atë politike e intelektuale. Por, ti e bën të kundërtën!
Dikush, që në Prishtinë e ka shijuar me gojën plot kupën e mjaltit të sistemit, nuk guxon të anatemojë të tjerët dhe të shkatërrojë ndërgjegjen e popullit me kaosin dhe me papërgjegjësinë në shkrimet e tij. Kombi ynë ka nevojë për mendje të larta, për figura të mëdha që merren me probleme madhore kombëtare, e jo me politikën ditore të matrapazëve në të dy anët e kufirit.
Si mund të përmirësohet imazhi ynë në sytë e botës? Si t`iu përgjigjemi Jeremiqëve, të cilët, në takimet shtetërore në botën arabe-myslimane mundohen që neve të na paraqesin si jomyslimanë të denjë dhe miq të SHBA-ve dhe të Perëndimit, ndërsa në anën tjetër gjatë takimeve me perëndimorët mundohen të na paraqesin si fundamentalistë, terroristë islamikë, që janë kundër civilizimit të krishterë dhe atij perëndimor.
Çka duhet të bëjmë që të ndahet shapi prej sheqerit? A jemi fundamentalistë antiperëndimorë, apo jemi miq të SHBA-ve dhe të Evropës? Si guxon të heshtësh me gjithë atë “potencial mendor” që ke, para faktit që Jeremiqët e paraqesin veten si viktima si ato të natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Kush je ti Rexhep Qosja? “Letërsia shqipe me të vërtetë nuk ka shumë tragjedi të shkruara”, por ka aktorë të tragjedisë kombëtare që nuk dinë të veprojnë ndryshe, pos me shkrimet e tyre.(E enjte, 23.06.2011)
Refik Hasanit ndaj gjuhës serbe të urrejtjes që shfaqet në grafitet në Bujanovc; thirrje instancave të BE-së, OKB-së, Tiranës e Prishtinës që të reagojnë
Veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, ka reaguar ashpër pas shfaqjes së grafiteve në qendrën e Bujanocit me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.
Sipas Hasanit, ky akt nuk është i izoluar.
Ai kujton se vetëm një vit më parë ishte thyer billboard-i i Komandantit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimi – Lleshi, ndërsa në dy vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e grafiteve me përmbajtje të ngjashme, përfshirë edhe thirrje direkte si “Vdekje shqiptarëve”.
Reagimi i plotë:
Sot, në qendrën e Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen si shkronja S. Së bashku me kryqin, në vazhdim është hasur i shkruar si grafit emri dhe mbiemri i kriminelit të luftës, të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.
Kujtoj opinionin e gjerë se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendër të Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-së, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit janë në shtim e sipër, pasi janë shfaqur edhe me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve”.
Radhazi, në Shtëpinë e Shëndetit në qendër të Bujanocit, si dhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk janë ndalur së shkruari grafite e pankarta me mbishkrime ku shprehet gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe përcillet mesazh kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
![]()
Përmes grafiteve me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, paraqitet urrejtje, provokim dhe kërcnim ndaj shqiptarëve
Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim dhe kërcënim – është për të mbjellë frikë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik dhe diskriminim.
![]()
U bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së dhe mekanizmave të OKB-së që të shtojnë prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendër të Bujanocit është dëshmi se, përveç pasivizimit përmes pastrimit etnik dhe diskriminimit, kemi edhe diskriminim në të gjitha segmentet e jetës. Kjo krahinë shqiptare, si rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik nuk është zgjidhur ende.
Gjithashtu, përmes këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagojnë zyrtarisht duke dënuar këto akte, ndërsa Republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej t’i dënojë këto akte, ku përmes mbishkrimeve shprehet gjuha e urrejtjes, provokimi, frikësimi dhe kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Intervistë me Avni Nasufovskin në prag të Konferencës së Parisit

Intervistuesi: Safet Sadiku
- Ai ka publikuar përshtypjet e tij në shumë media për punën përgatitore para Konferencës së Parisit që do të mbahet më 14 tetor 2025!
🇨🇭🇺🇳🇺🇳🇨🇭🇺🇳 Z. Avni Nasufoski, ambasador që përfaqëson 35 shtete afrikane me një popullsi të kombinuar prej mbi 1.1 miliardë banorësh, është i ftuar të flasë më 14 tetor në Paris, në një konferencë prestigjioze ku marrin pjesë ambasadorë, politikëbërës, bankierë dhe investitorë. Ky forum do t’i ofrojë atij një mundësi të veçantë për të ndarë vizionin e tij, dhe për të theksuar bështurësitë kryesore me të cilat përballet Afrika dhe për të prezantuar potencialin që sjell bashkëpunimi ndërkombëtar në zhvillimin e infrastrukturës dhe përdorimin e teknologjive të reja.
Si ambasador i 35 vendeve afrikane, ai do të paraqitet me një platformë të unifikuar që synon të adresojë çështje jetike si furnizimi me ujë, zhvillimi i infrastrukturës teknologjike, si edhe mbrojtja e ambientit dhe e mjedisit.
Në vijim po zhvillojmë një intervistë me z. Avni Nasufoski, i cili është një personalitet që kombinon përvojën e tij nga Zvicra dhe me angazhimin ndërkombëtar në forume të shumta ekonomike të nivelit të lartë. Biseda synon të sjellë jo vetëm anën e tij personale, por edhe vizionin që ai përfaqëson për kontinentin afrikan dhe rolin e bashkëpunimit global në zhvillimin ekonomik më të qëndrueshëm edhe në Unionin Afrikan.

Ju vini nga Ballkani, por keni përvojë zvicerane. Më më 14 tetor do të merrni pjesë në Paris në një konferencë të veçantë kushtuar Afrikës. Çfarë kuptimi ka për ju kjo ftesë dhe si po shkojnë përgatitjet tuaja?
Avni Nasufoski: Është një nder i madh të jem pjesë e një ngjarjeje ku fokusi vendoset tek një kontinent me kaq potencial dhe njëkohësisht me shumë vështirësi por edhe suksese të prekshme. Përgatitjet po shkojnë me ritëm intensiv: po kam bashkëpunuar dhe po bashkëpunoj edhe tani me ekipe ekspertësh nga sektorë të ndryshëm për të sjellë jo vetëm ide konkrete që lidhen me zhvillimin e infrastrukturës dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja, por edhe implementimin e këtyre projekteve. Dua që fjala ime atje të mos mbetet thjesht një prezantim, por edhe konfirmim për zhvillimet që kam pasur dhe kjo veprimtari edhe mëtutje të shërbejë si nxitje për hapa të prekshëm dhe me partneritete të tjera reale.
Kur flasim për hierarkinë e bashkëpunimeve që po ndërtoni, si do ta bëni dallimin midis Afrikës dhe rajoneve të tjera ku veproni?
Avni Nasufoski: Afrika është e veçantë për shkak të përmasave dhe diversitetit të saj. Janë 35 shtete që përfaqësoj, me mbi 1.1 miliardë banorë, çka e bën një hapësirë të paimagjinueshme për investime në energji të gjelbër, infrastrukturë transporti dhe digjitalizim. Në Ballkan, për shembull, dinamika është më e vogël, por më e fokusuar në integrim evropian dhe në menaxhimin e resurseve në mënyrë të balancuar. Ndërsa në Afrikë, vështirësia kryesore është si të krijohet një sistem ku rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror ecin dorë për dore. Kjo kërkon një hierarki të re marrëdhëniesh, ku Afrika nuk shihet thjesht si treg, por si partner i barabartë në inovacion dhe të ardhmen globale.
Ju folët për hierarkinë që po ndërtohet. A mund të na bëni dallimin mes vendeve të rajonit dhe kontinenteve të tjera ku veproni, përfshirë edhe Afrikën? Vendet e Unionit të Afrikës shpesh thonë “po e duam këtë projekt, por kemi kufizime financiare”. Si përgjigjen vendet e Ballkanit Perëndimor?
Avni Nasufoski: Unë asnjëherë nuk bëj krahasime të drejtpërdrejta, sepse e ndjej veten pjesë të këtij rajoi që quhet Ballkan. Megjithatë, diferencat janë të qarta. Në Afrikë, edhe kur mungojnë burimet financiare, ekziston një dëshirë e madhe për të lëvizur përpara: ata e shprehin hapur, thonë “po e duam këtë” ose “po e duam atë”. Kjo më jep energji dhe një ndjenjë partneriteti. Me këtë parim kemi ecur përpara. Ndërsa në shumë vende të rajonit tonë, kur kam bërë oferta konkrete, përgjigjja shpesh ka qenë as “po”, as “jo”. Politikanët mbeten në pritje, nuk e marrin guximin për të vendosur. Kjo e bën hierarkinë e vendimmarrjes shumë të ndryshme, pasi në Afrikë ka guxim por mungojnë mjetet, ndërsa këtu shpesh ka mundësi, por mungon vullneti i qartë.

Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri ju keni dërguar projekte që madje kanë pasur edhe mbështetje financiare, por qeveritë nuk kanë thënë një “PO”! Si funksionon kjo hierarki në Unionin Afrikan?
Avni Nasufoski: Pyetje shumë me vend. Siç e përmenda, në Afrikë është ndërtuar një hierarki më e qartë, sepse bëhet fjalë për investime në fusha me vlera miliardëshe. Aty, edhe kur vendet kanë kufizime financiare, ekziston guximi për të marrë vendim: ata thonë hapur “po e duam këtë” ose “po e duam atë”. Kjo krijon një proces shumë më transparent dhe të drejtëpërdrejtë.
Në rajonin tonë, për fat të keq, shpesh mungon ky guxim. Projektet mbesin pezull, edhe kur ekziston mundësia e financimit. Dhe kjo është arsyeja pse shumë investime të mëdha shkojnë atje ku ka vendimmarrje të shpejtë, jo aty ku mbizotëron hezitimi.

Avni Nasufovski
________
Në foto është një poster informues për XIX Konferencën e Ambasadorëve që do të mbahet në Paris, më 14 tetor 2025, ora 17:00
Kadri Kryeziu ka të drejtë: Kosova, nuk është shtet multietnik por, është shtet unitar !

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
“Betejat” titanike që ai po zhvillon me shumë individë analfabetë funksionalë, si në sferën publike ashtu edhe në atë politike dhe juridike, më provokuan ndjeshëm dhe më prishen qetësinë e rezervuar për disa tekste që po mundohem t’i përfundoj në mënyrë që, si thuhet, të lë ca gjurmë në jetën publike intelektuale.
T’i kthehem “betejave” që po zhvillon kolegu dhe arkitekti i Kushtetutës që kemi aktualisht. Dorën në zemër, më duhet ta ripërsëris: kjo Kushtetutë, me gati tri dekada jetëgjatësi, është bërë një “këmishë e ngushtë” për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Por, pse them se Kadri Kryeziu ka të drejtë?
Fillimisht, duke u bazuar në perspektivën sociologjike, duhet theksuar se shoqëria dhe shteti nuk janë koncepte e as termA të njëjta, prandaj edhe kompleksi i multietnicitetit shfaqet ndryshe në secilën nga këto paradigma sociopolitike.
Ja shkurtazi disa argumente:
a. Shoqëria multietnike (multi-ethnic society)
Ka të bëjë me strukturën dhe kushtet e marrëdhënieve shoqërore dhe bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme etnike brenda një territori, duke pasqyruar shumëllojshmëri identitare dhe ndërveprim sociopolitik e kulturor.
b. Shteti multietnik (multi-ethnic state)
Ka të bëjë kryesisht me proceset e organizimit politik dhe zhvillimet juridike, sidomos rregullat dhe normat institucionale që e njohin, respektojnë dhe menaxhojnë praninë e etnive të ndryshme përmes Kushtetutës, ligjeve, administratës dhe politikave publike. Karakteristikë e shoqërive multietnike është se ato krijohen shpesh si produkt i rrethanave historike, proceseve migratore, luftërave pushtuese, kolonizimeve apo martesave të përziera.
Një shembull është Bosnja, ku përmes Marrëveshjes së Dejtonit u përcaktuan serbët, boshnjakët dhe kroatët. Shteti multietnik synon stabilitet politik dhe përfaqësim institucional, duke operuar përmes marrëdhënieve vertikale pushtet–qytetarë, ku secila etni ka një status të caktuar. Qëllim ky që realisht është duke e pretenduar që nga shpallja e Pavarësisë Serbia, përmes Lista “Serpska”.
Në rastin e Kosovës, de facto dhe de jure mungon komponenta kruciale për një shtet multietnik.
Megjithatë, Lista Serpska, përmes kontestimit të konstituimit të Kryesisë së Parlamentit, është përpjekur në vazhdimësi të krijojë ndarje juridike dhe kushtetuese (si kuota, autonomi lokale, zyrtarizim të gjuhës, të drejta të veçanta, Zajednica, e tashmë edhe varësi për konstituimin e Kryesise së Parlamentit), duke ngritur struktura të reja që sfidojnë kompetencat e shtetit.

Direktivat e Aleksandër Vuçiqit për braktisjen e institucioneve të Kosovës ishin politikisht të gabuara. Kështu që braktisja ose largimi i serbëve nga institucionet kosovare, që zgjati dy dekada, tregoi se një minoritet që përbën vetëm rreth 3% të popullsisë nuk mund të ndërtojë një shoqëri stabile dhe multietnike.
Termi “multietnik” u frymëzua nga Projekti Ahtisari, por ndikimi i tij praktik ka qenë i kufizuar. Ai u tentua të bëhej një “urë” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por kjo nuk ndodhi.
Tani po kuptohet edhe publikisht se, megjithëse minoriteti serb është i vogël demografikisht, përmes manipulimeve dhe kontestimeve të vazhdueshme po kërkon të zotërojë dhe të kontrollojë 25% të territorit të Kosovës, në mënyrë që duke shfrytëzuar kompetencat e Asociacionit të paralizoj sa më shumë funksionimin normal të Parlamentit.
Mirëpo, do theksuar se kjo status quo që tashmë po ilustron qartë se paradigma e “multietnicitetit” në Kosovë, me shumicë shqiptare 95%, ka mbetur kryesisht edhe një iluzion politik dhe një mjet për të menaxhuar tensionet ndërkombëtare, por jo një realitet funksional brenda vendit.

Andaj, kolegu Kadri Kryeziu ka të drejtë, kur thotë “Dispozitat themelore të kushtetutës e përkufizojnë qartë që Kosova është shtet unitar dhe nuk është shtet multietnik”!
Dhe bë shumë mirë që bë kujdestari online rreth proceseve dhe zhvillimeve aktuale në skenën politike të Kosovës…
Franca pranon Palestinën për të kënaqur muslimanët në shtëpi
Foto: Philippe Magoni / Pool via AP / NTB.
Christian Skaug / Document.no
Kur presidenti Emmanuel Macron më 24 korrik njoftoi njohjen e Palestinës nga Frënga në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në nëntor, kjo ndodhi në përputhje me një rekomandim në raportin e inteligjencës franceze mbi Fraksionin Musliman që u publikua në maj.
Në raportin, që e konstaton se puna e Fraksionit Musliman për islamizimin e Frangës është shumë e avancuar, përmendet një «padituri e thellë» mes muslimanëve, sepse Frënga perceptohet si pozitive ndaj Izraelit. Më pas, njihet njohja e një shteti palestinez si një mjet të mundshëm të shërimit.
Pjesa përkatëse e tekstit ndodhet në fund të fq. 63 në raport.
Qëndrimi i Francës ndaj konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës: Bisedimet u ndikuan nga klima e tensionuar që sundoi në Francë pas 7 tetorit ndërmjet shoqërive hebraike dhe myslimane. Ato zbuluan një shqetësim të thellë në këto të fundit, të cilat e perceptojnë qëndrimin francez si hapur pro-izraelit, në përputhje me një “islamofobi shtetërore” të supozuar, duke mbështetur hebrenjtë izraelitë përballë palestinezëve myslimanë.
Perceptimi nuk është i besueshëm, vazhdon raporti, i cili thekson se megjithatë shfrytëzohet nga Vëllazëria Musulmane. më pas vjen rekomandimi:
Për të kundërshtuar këtë tregim, dhe pa marrë parasysh masat e përmendura në këtë raport, të cilat do të konfirmonin se besimi dhe kultura myslimane janë po aq të respektueshme sa të tjerat, dhe se republika garanton ushtrimin e lirë dhe manifestimin e lirë të tyre, njohja e Francës për një shtet palestinez përkrah Izraelit brenda kufijve të sigurt dhe të njohur mund të jetë e përshtatshme për të qetësuar këto frustrime.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar Francën për shpërblimin e terrorit të Hamasit më 7 tetor 2023. Por në dritën e raportit të inteligjencës franceze, duket se konsiderata për të qetësuar popullsinë muslimane në Francë është po aq e rëndësishme.
Pyetja që ngrihet është sa shumë aparate qeveritare evropiane të tjera kanë bërë vlerësime të ngjashme.
Frankrike anerkjenner Palestina for å blidgjøre muslimene på hjemmebane – Document
Franca shpërbën institutin islamik të lidhur me Vëllazërinë Muslimane
Muslimanët bëjnë lutje para Xhamisë së Madhe në Paris gjatë festivalit të Eid el-Fitr në Francë. Foto: Shutterstock.
Elisabeth Rooney / Document.no
Instituti Evropian i Shkencave Njerëzore (IESH) promovoi një ideologji radikale që legjitimon dhunën kundër jo-myslimanëve, grave dhe homoseksualëve dhe bën thirrje për luftë të shenjtë.
Mësimi kishte të bënte me amputimin e hajdutëve, kamxhiku, gurë dhe kryqëzimin, lejonte martesën me fëmijët dhe dhunën në martesë, dhe u referohej hebrenjve si majmunë dhe derra të shëmtuar.
Lidhjet me Vëllazërinë Myslimane
Qeveria franceze ka vendosur të shpërbëjë Institutin Evropian të Shkencave Njerëzore (IESH), një shkollë imamësh që, sipas autoriteteve, ka promovuar Islamin radikal, ka legjitimuar xhihadin e armatosur dhe ka pasur lidhje të ngushta me Vëllazërinë Myslimane.
Dekreti u publikua të mërkurën në portalin zyrtar Legifrance, i nënshkruar nga Presidenti Emmanuel Macron, Ministri i Parë François Bayrou dhe Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau. Fondet e IESH u ngrinë në qershor 2025 dhe shkolla mbylli dyert në fillim të korrikut.
Autoritetet i referohen nenit L. 212-1 të Kodit Francez të Sigurisë, i cili lejon shpërbërjen e organizatave që nxisin rezistencë të armatosur, dhunë ose urrejtje kundër individëve ose grupeve, ose që përhapin ideologji që legjitimojnë terrorizmin.
Instituti u krijua në vitin 1990 për të edukuar imamët dhe udhëheqësit myslimanë, por sipas Këshillit të Ministrave, IESH ishte i lidhur ngushtë me organizatën Muslims de France (Myslimanët në Francë), e konsideruar si një degë qendrore e Vëllazërisë Myslimane në Francë.
Shefi i fakultetit të teologjisë në IESH në Château-Chinon, i referuar si “Z. B”, është anëtar i dy organizatave të themeluara nga Youssef al-Qaradawi, ish-udhëheqësi shpirtëror i Vëllazërisë, e cila promovon një ideologji islamiste me qëllimin e një shoqërie të qeverisur nga ligji i Sheriatit
Qysh në vitin 2015, Vëllazëria Myslimane Daily Watch paralajmëroi për IESH.
Pedofili, përdhunimi, kryqëzimi dhe amputimi
Vendimi thotë se IESH ka promovuar një ideologji radikale ndaj të rriturve dhe të miturve që legjitimon dhunën ndaj jomyslimanëve, grave dhe homoseksualëve, dhe që bën thirrje për luftë të shenjtë.
Më poshtë janë disa nga arsyet pse IEHS u mbyll:
Materialet edukative të IESH-së bëjnë thirrje për amputimin e hajdutëve, fshikullimin, gurët dhe madje edhe ekzekutimin për shkelje të përsëritura.
Për shembull, në një kurs të titulluar Kultura Islame, thuhet: Sistemi ligjor islamik është total dhe i detyrueshëm dhe shpërblimi për korrupsionin në tokë është vdekja, kryqëzimi dhe amputimi.
Materiali i kursit gjithashtu thotë se është e ligjshme të rrahësh gratë në shenjën e parë të mosbindjes, dhe një libër i titulluar “Verdiktet Islamike” lejon rrahjen e grave, martesën me vajzat 9-vjeçare dhe përdhunimin martesor, duke deklaruar se një grua duhet t’i nënshtrohet burrit të saj kur ai dëshiron.
Në mësimin e saj, IESH iu referua hebrenjve si majmunë dhe derra dhe foli për turpin dhe shëmtinë e tyre.
Terroristët e ISIS dhe lavdërimet e Hamasit
Në vitin 2024, ambientet e IESH u kontrolluan nën dyshimin se shkolla nuk kishte raportuar para nga jashtë, veçanërisht nga Katari.
Disa ish-studentë, sipas autoriteteve, kanë përfunduar si terroristë. Midis tyre, një që u dënua në vitin 2019 për bashkëfajësi në vrasje dhe terrorizëm, dhe disa që iu bashkuan ISIS në Siri dhe Irak.
Mësuesit dhe drejtuesit e institutit kanë pasur gjithashtu role në OJQ-të e dyshuara për financimin e Hamasit.
Në mediat sociale, u postua materiale që lavdëronin Hamasin dhe promovonin xhihadin si një detyrë fetare, duke përfshirë një video të shpërndarë nga kreu i departamentit të Kur’anit në institut në nëntor 2023.
“Feja e Paqes” nën sulm
Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau vlerësoi vendimin në X si një hap të rëndësishëm në luftën kundër Vëllazërisë Musulmane dhe agjendës së tyre islamiste. Përfaqësuesja në Parlamentin Evropian Marion Maréchal e cilësoi këtë si humbjen më të madhe në histori për Vëllazërinë Musulmane në Francë.
Organizata Muslimanët në Francë (MF) e dënoi shpërbërjen dhe e quajti IESH si një far për solidaritetin shoqëror. Ata paralajmëruan se boshllëku mund të mbushet me narrativa radikale dhe ekstreme në internet.
MF mendonte se ishte gabim të etiketosh shkollën si radikalizuese dhe se vendimi shkel të drejtat e lirisë së shprehjes dhe të fesë. Ai gjithashtu dërgon një sinjal negativ për mijëra familje muslimane që dëshirojnë të vazhdojnë një besim të ndriçuar dhe paqësor.
Shumë ndoshta mendojnë se koha është e pjekur për ta rinovuar “fenë e paqes” në diçka tjetër.
Frankrike oppløser islamsk institutt knyttet til Det muslimske brorskap – Document





