Kreu Blog Faqe 465

Apologjia e Tatarëve të Krimesë

Melek Maksudoglu, KRIMEJA ËSHTË E JONA, Botoi: ALSAR, Tiranë, 2024

Historia e tatarëve e cila prezantohet në këtë botim është ajo e luftës së pambarim, zhvendosjeve, trajtimit të padrejtë dhe të mbijetesës së tyre, përballë politikës ruse e cila si mision kishte spastrimin etnik nga popujt josllav. Ndërsa rrethanat politike pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014 dhe agresioni rus kundër Ukrainës(2022) është dëshmi se aspiratat pushtuese ruse në këtë regjion mbesin sfidat e gjeopolitikës evropiane, ku takimet e zhvilluara në muajt e fundit e dëshmojnë një konstatim të tillë

Nail Draga, Ulqin

Siujdhesa e Krimesë, gjendet në brigjet veriore të Detit të Zi, me sipërfaqe prej 27.000 kilometra katrorë dhe me një popullsi prej 2.1 milion banorë. Ndonëse Bashkimi Sovjetik u shpërbe në vitin 1991, Rusia ka vazhduar ta trajtojë Krimenë si pjesë të saj. Tatarët janë popullsia vendase e Krimesë, dhe si pakicë në vendin e tyre po përballohen sot me një dëbim të fshehtë apo hibrid nga Rusia. Tatarët e Krimesë janë një nacionalitet ku vetëdija kolektive e të cilëve është përcaktuar nga lidhja e tyre me tokën e Krimesë dhe humbjen e saj traumatike në vitin 1944.

Tatarët me emërtimin autentik

Në aspektin historik Krimeja ka qenë gjithmonë shtëpi e fiseve nomade të ardhur më së shumti prej lindjës së largët të Azisë Qendrore, nga del se kjo siujdhesë u bë tokë e racave migruese e pushtuese. Pothuaj të gjithë këta popuj janë marrë si turq për nga përkatësia etnike duke u bazuar kryesisht në përbashkësinë e gjuhës së tyre. Pushtimi nga ana e mongolëve në shek.XIII nuk i shpëtoi as Krimeja.

Në lidhje me emërtimin popullor tatar, duhet cekur se ky ishte emërtim autentik i tyre, por, pas vdekjës së mbretit të tyre Xhingis Hanit u thirrën mongolë. Etnonimi Tatar është paraqitur për të parën herë përmes fiseve mongole nga shek.VI-IX. Ndërsa në shek.XIII me pushtimet mongolo-tatare emërtimi i tatarëve u bë i njohur edhe në Evropë, nga del se i referohet popujve mongol.

Gjuha e tatareve të Krimesë është tatarishtja dhe iu përket grupit turkik të familjes së gjuhës Altaike, dhe është një nga tre gjuhët zyrtare në Krime, ndërsa në aspektin fetarë janë të përkatësisë islame.

Tatrët e Krimesë, në mesjetë kishin një territor dhe një shtet të përcaktuar qartë, i njohur si hanati Krimesë(1441-1783). Por, në vitin 1783 Krimeja u aneksua nga ruset të udhëhequr nga Katerina e II dhe sovraniteti i Krimesë mori fund, ku rreth 300.000 tatarë u shpërngulen(1784-1790), duke u vendosur në Rumani, Bullgari e Turqi. Ndërsa vala tjetër e emigrimit të tatarëve ka ndodhur në vitin 1855, në sajë luftës së Krimesë(ruso-turke), ku vlerësohet se popullsia tatare u tkurr nga 500.000 në 200.000 frymë apo edhe më pak. Dhe nga ajo kohë fillon politika ruse e sllavizimit, që është e pranishme edhe në ditët tona. Ndonëse në të kaluarën tatarët deri në vitet 1850 ishin popullsi shumicë e siujdhesës, mbi 80% përbëhej nga muslimanë tatarë, por më pas në sajë të luftërave, aneksimit dhe politikës ruse të spastrimit etnik, në vitin 1920 ata përbënin vetëm çerekun e popullsisë së rajonit(25.1%).

Dëbimi–etnocidi ndaj Tatarëve

Me akuzën se tatarët gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë bashkëpunuar me Gjermaninë naziste, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë qenë në kuadër të Ushtrisë së kuqe, me 18 maj 1944, autoritetet sovjetike nën Josif Stalinin dëbuan më shumë se 190.000 mijë tatarë të Krimesë nga atdheu i tyre duke i vendosur në Azinë Qendrore. Dëbimi i cili i ngjante etnocidit është kryer në trena me vagona për bagëti, të mbyllur në kushte çnjerëzore, ku si pasojë vdiqën pothuaj gjysma e tyre nga uria, dhe sëmundjet e ndryshme.

Breza tatarësh kanë përcjellë nga prindërti të fëmijët historinë e atdheut të tyre Krimesë, të tmerreve të dëbimit dhe të viteve të para të mërgimit.Kanë treguar dhe për vdekshmërinë masive të pësuar gjatë dëbimit, mërgimit të detyruar.Por, përveç tatarëve në Bashkimin Sovjetik të njëjtin fat e patën edhe gjermanët e Vollgës, çeçenët, ballkarët, ingushët, turqit meskhetianë, koreanët sovjetik, kalmukët dhe karaçajët. Të gjithë ishin dëbuar nga vendet e tyre dhe ishin vendosur në Urale, Siberi, Kazakistan dhe Uzbekistan, më 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jeta e tyre në mjedisin e ri ishte dramë e vërtetë, me vuajtje, sëmundje, vdekje e pa të drejta gjuhësore e kombëtare ku rasti i tatarëve nga autorja prezantohet në detaje në këtë botim.

Rikthimi në atdhe

Ndonëse tatarët kanë shprehur dëshirë të rikthehën në vendin e tyre ata nga pushteti stalinist pengoheshin, por me shëmbjen e Bashkimit Sovjetik ia dolën të kthehën në atdheun e tyre. Bëhët me dije së në Krime pas dëbimit në vitin 1944 kanë mbetur rreth 4000 tatarë, ndërsa në vitin 1987 kishte 17.400 tatarë, por nga qershori i vitit 1991 numri u rrit në 135.000. Ndërsa nga vendet e Azisë Qendrore deri në fund të vitit 1993, në Krime janë kthyer rreth 250.000 tatarë, thuajse gjysma e popullit tatar të Krimesë.

Aneksimi i Krimesë

Viti 2014 ishte fatal për tatarët e Krimesë, sepse nga data 27 shkurt 2014, forcat ruse u vendosen në parlamentin e Krimesë, duke e marrë nën kontroll, që është data e aneksimit të Krimesë. Ushtarët rusë filluan të merrnin godinat shtetërore, aeroportët dhe shpërndanë Parlamentin Kombëtar Tatar të Krimesë.

Në sajë të regjistrimit të popullsisë nga viti 2001, grupet kryesore etnike në Krime ishin rusët(58,5%), ukrainasit(24,4%) dhe tatarët(12,1%). Dhe një përbërje e tillë etnike dëshmon qartë se rusët e kishin të lehtë ta aneksonin Krimenë, pavarësisht aleancën e partive politike ukrainase me tatarët e Krimesë.

Referendumi i manipuluar

Por, Rusia nuk u ndal me kaq sepse bëri propagandë të madhe dhe u përpoq të manipulojë opinionin botëror mënjëherë pas aneksimit të Krimesë, sepse për të realizuar objektivat e tyre organizuan referendumin i cili është mbajtur me 16 mars 2014, ku kanë marrë pjesë në referendum 83% e popullsisë, ku 96.77% e popullsisë së Krimesë ishin në favor të bashkimit me Rusinë. Autoritetet e Krimesë e nënshkruan traktatin me Rusinë me 18 mars 2014. Por, në lidhje me këtë referendum, Tatarët e Krimesë të cilët përbënin 14% të popullsisë së përgjithshme e bojkotuan referendumin.

Në lidhje me pjesëmarrjën e qytetarëve në referendum me vonë sipas një raporti të Shërbimit Federal të Sigurisë(FSB), del së pjesëmarrja në referendum ishte në të vërtetë 34,2%, e se vetëm 15% e popullsisë votuan pro, por është e kotë të diskutohet çështja e tillë, sepse pushteti rus vendosi sipas objektivave të tyre.

Cekim me këtë rast se fleta e votimit përmbante dy alternativa:1. A jeni për ribashkimin e Krimesë me Rusinë si pjesë e Federatës Ruse dhe 2.A jeni për kthimin e kushtetutës së vitit 1992 dhe statusin e Krimesë si pjesë e Ukrainës.

Ne lidhje me kushtetutën e vitit 1992, Parlamenti rus ka diskutuar legjitimitetin e dhënies së Krimesë dhuratë Ukrainës në vitin 1954. Sipas kësaj kushtetutes, parlamenti rus miratoi një rezolutë që e shpalli të paligjshëm transferimin e 1954-s të Krimesë dhe bëri thirje për negociata për të ardhmën e saj. Pikërisht një qasje e tillë i ka parapri aneksimit të Krimesë, duke e trajtuar ate si pjesë te Federatës Ruse.

Tragjedia e ripërseritur

Pas aneskimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, të populli tatar u ripërserit tragjedia. Nga situata e tillë filloi vala e dëbimit të Tatarëve të Krimesë dhe ndryshimi artificial i përbërjes demografike të Krimesë, që është manifestuar në përndjekje politike, fetare, kulturore. Po ashtu është ndaluar veprimtaria Kuvendit(Mexhlisit) të Populli Tatar të Krimesë, si dhe kanë vazhduar shtypjet sistematike, imponimi i detyrueshëm i nënshtetësisë ruse, si kusht për tu punësuar e votuar, përndjekjet dhe shkeljet e të drejtave të tatarëve, të cilët kundërshtuan agresionin e armatosur të Federatës Ruse.

Ndryshimi i demografisë

Në sajë të strategjisë politike Rusija synon të ndryshojë demografinë e Krimesë në favor të saj duke nxitur imigrimin e popullsisë nga territori rus në Krime. Me një politikë të tillë raciste Rusia i sheh tatarët e Krimesë si një popullsi e huaj, që banon në një prej tokave më të rëndësishme të saj, sepse dëshiron t` i largojë njerëzit të cilët nuk bashkëpunojnë me të dhe që janë të rreshtuar me Perëndimin.

Rusët janë vendosur masivisht në Krime, ku sipas deklarimeve zyrtare bëhët me dije se numri i rusëve të vendosur në Krime është dyqind mijë, ndërsa sipas burime të ndryshme, ky numër është nga gjashtëqind mijë e deri një milion. Pesë muaj pasi Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, dhjetë mijë tatar të Krimesë e lanë vendin, në sajë të presionit që kanë ushtruar rusët. Ndërsa sipas disa të dhëna nga viti 2014 deri në vitin 2020, rreth tridhjetë mijë tatarë të Krimesë janë shpërngulur dhe janë vendosur në Ukrainë.

Pas aneksimit të Krimesë nga ruset në vitin 2014, ajo është shpallur Republikë Autonome me status të veçantë e varur direkt nga Kremlini. Në lidhje mbi numrin e popullsisë tatare, autoritetet japin një shifër rreth 300.000 banorë. Por, si autorittet ruse ashtu edhe ato ukrainase asnjëherë nuk kanë dhënë një shifër të saktë të numrit të tatarëve në Krime. Realisht numri i tyre është më i madh dhe sillet mes 500.000-600.000 banorë, të përqëndruar kryesisht në zonat rurale dhe qendrore të siujdhesës dhe përbëjnë momentalisht rreth ¼-tën e popullsisë së përgjithsme e cila llogaritet se është 2.1 milion banorë.

Përfundim

Autorja e këtij libri është pasardhëse e tatarëve të Krimesë, e lindur në Turqi dhe si brez i katërt ka jetuar në pjesën më të madhe të jetës në vende të ndryshme, por përherë ka qenë në kërkim të rrënjëve të saja. Tatarët e Krimesë, të cilët janë vendasit e siujdhesës së Krimesë, u përballën me dëbim të tmerrshëm nga viti 1944, por dekada më vonë ia dolën me guxim të kthehën në atdheun e të parëve. Historia e tatarëve e cila prezantohet në këtë botim me përkthim në shqip nga Bujar Hoxha është ajo e luftës së pambarim, zhvendosjeve, trajtimit të padrejtë dhe të mbijetesës së tyre, përballë politikës ruse e cila si mision kishte spastrimin etnik nga popujt josllav, ku tatarët janë dëshmi autentike e qendrimit të tyre racist.

Ndërsa rrethanat politike pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014 dhe agresioni rus kundër Ukrainës(2022) është dëshmi se aspiratat pushtuese ruse në këtë regjion mbesin sfidat e gjeopolitikës evropiane, në favor të përfundimit të luftës, çështje e cila mbetet e hapur, ku takimet e zhvilluara në muajt e fundit e dëshmojnë një konstatim të tillë.

(Shtator 2025)

Zgjedhje për ndryshime rrënjësore!

0

Florim Zeqa

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve (Listës Serbe) e cila ka marrë masën e përkohshme përmes të cilës e ndalon çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë! Kjo masë e përkohshme hyri në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025!

Zgjedhjet lokale mundësi e dyfisht për qytetarët

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, bie poshtë çdo mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 12 tetor, ashtu siq ishte trumbetuar nga politikanët dhe ishte menduar nga opinioni vendor.

Pra, të nderuar qytetarë të Kosovës, pas paralizimit total të Kuvendit të Kosovës, është e hapur rruga që më 12 tetor 2025 të mbahen zgjedhjet për kryetarë të Komunave dhe për anëtarë (asambleist) të Kuvendeve Komunale. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë e brishtë lokale, ku secili prej nesh e ka mundësinë që ta shprehë lirshëm vullnetin e tij përmes votës së lirë.

Ju bëjë thirrje të gjithë kandidatëve për asambleist dhe kandidatëve për kryetarë të Komunave, në veçanti subjekteve politike që këtë garë ta shohin jo si përballje armiqësore, por si një garë demokratike, me ide dhe vizione pragmatike për të ardhmen e komunave tona.

Zgjedhjet janë mundësi për të ofruar alternativa dhe programe zhvillimore për vendin, për komunat në veçanti duke dëshmuar para elektoratit aftësitë menaxheriale për qeverisje më të mirë, për çka është edhe qëllimi i këtij procesi zgjedhor.

Në anën tjetër, qytetarët e kanë mundësinë e mirë që të zgjedhin kandidatët më të mirë për asambleist pa i ndihmuar/dëmtuar subjektet politike, për shkak se vota për kandidatin për ‘Asamble Komunale’ nuk i shkon subjektit politik, por vetëm kandidatit të preferuar. Kurse vota për kryetar të Koumunës i shkon drejtëpërdrejt subjektit që i përket kandidati.

Kështu pra, për dallim nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale ekziston mundësia që ndaras të votohet për kandidatët për Asamble dhe ndaras për kryetar të Komunës.

Fituesit e zgjedhjeve do të kenë përgjegjësinë e madhe për të përfaqësuar të gjithë qytetarët, pa dallim bindjesh politike apo fetare, ndërsa ata që nuk dalin fitues, duhet ta ndjehen krenarë që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor, për çka e kanë begatuar fushatën zgjedhore duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët.

Aktuale edhe Sot: Cila ishte shqiptarizma e imagjinuar e historianit Muhamet Pirraku?

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Cila ishte shqiptarizma e imagjinuar e historianit Muhamet Pirraku?

Historiani Muhamed Pirraku pë librin e tij : “JO Katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar” shkruante, citoj :  “Shkruarja e këtij libri është nxitur nga të zezat e njerëzve tanë, ndaj është zë nga thellësia e qenies së ndërgjegjes sime, protestë kundër dhunës psikologjike fetare mediale të Kishës Katolike të Kosovës, tepër minore, ndaj masave shqiptare myslimane dhe qenies historike të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Është album i dëshmive për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për identitetin historik fetar e kulturor të Kosovës – pjesë e pandashme e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. (No to Cathedral in the name of imagined albanisme ( second edition , Prishtinë 2003)

(Prof. Dr. Muhamet Pirraku lindi në fshatin Flamuras të Drenasit (në Drenicë), më 12 tetor 1944 dhe vdiq më 30 janar 2014. Prof. Dr. Muhamet Pirraku punoi si këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës gjerë në pension.)

Historiani i ndjerë  në botimin e dytë të librit shkruante :

“ Libri u është dhuruar kryesisht intelektualëve me karakter fetar të luhatur nga ndikimi patriotik ateist enverist në emër të shqiptarisë. Ndikimi pozitiv i librit është i madh. Dhjetëra profesorë universitarë, dhjetëra shkrimtarë e kritikë letrarë, dhjetëra studiues të kulturës, dhjetëra historianë, dhjetëra publicistë, dhjetëra analistë politikë, veprën pamfletike, Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar,e quajnë të arritur shkencërisht, unikat në mendimin tonë shkencor, kulturor dhe shoqëror, të balansuar kombëtarisht dhe fetarisht, të duhur për momentin historik të kombit shqiptar në mjegullnajë katërçipërisht. “

Rolin e kujt e luante historiani ? Cila ishte ajo shqqiptari e i maginuar ?

Ç`thoshte Ragip Gjoshit, gazetar, publicist, krijues letrar dhe komandant për moral në radhët e UÇK-së  për librin : ” Profesor dr. Muhamet Pirraku, autor i shumë studimeve dhe publikimeve, njëri ndër studiuesit e historisë së kulturës në Kosovë, sjell një vistër faktesh shkencore për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për identitetin historik, fetar e kulturor të popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. Në libër autori dëshmon tapinë e autoktonisë së shqiptarisë, identitetin fetar plotë tolerancë, ndër shekuj, dhe, sipas tij, dikush dëshiron ta ngre lugat mesjetën! “

Prof.Ass. Dr. Akad.Ragip Gjoshi vazhdonte:  “Me një guxim qytetar dhe intelektual, Pirraku radhitet, pas reagimeve të vyera të intelektualëve: Mehmet Kraja, Sadri Fetiu, Bislim Lokaj dhe Ilir Krasniqi, por me argumente proveniencash të shumta dhe me qasje shumë më të përkushtuar për ta treguar shkallën e rrezikshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Kosovës.”  (Kryetari i Kosoves e kërkonte ndertimin e Katedrales fxh.) “,

Sipas Gjoshit : “Kështu, për të përmbysur skenarët e rinj të tij, autori i librit mbështetet edhe në konstatimin e Mehmet Krajës, se “vendimi për ndërtimin e Katedrales në qendrën e një qyteti ku 99.9% e popullsisë është me përkatësi fetare myslimane, që është kryeqyteti i një vendi po me këtë përkatësi, mbi 95%, është vendim kryekreje politik”.

Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës.

Ne libër citohet, Dr. Sadri Fetiu  qe paska thënë se;”Katedralja në qendër të Prishtinës reflekton mjerimin tonë shpirtëror, fukarallëkun tonë mendor dhe poltronizmin tonë shekullor ndaj të huajve, që kanë vepruar pothuajse gjithnjë kundër interesave tona kombëtare”.

Dr. Fetiu paska pasë shkuar shumë largë duke thënë se: “nëse ndodh kjo është mirë që në vend të Fakultetit të Filologjisë të ndërtojmë një Çmendinë me përmasa gjiganteske, për ta vendosur në të gjithë budallakinë që ka lulëzuar në kokat e disa politikanëve të dorës së parë dhe të një pjese të elektoratit të tyre”.

Studjuesi Pirraku – shkruan Ragip Gjoshi, :” përveç ideatorëve të këtij vendimi, në shënjestër ka vënë edhe “intelektualë” e “akademikë”, si Ali Podrimja, për mbështetjen e idesë së ngritjes së kësaj katedraleje, siç kritikon edhe matrapazë të tjerë të letrave tona dhe të tarafeve të ndryshme intelektuale e politike.”

Cila ishte “ shqiptarësia historike të Kosovës” sipas Pirrakut? E njëjtë me atë të Rexhep Qosjes.

Ndaj, libri Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, një ditë do të shërbejë bazë e aktakuzës kundër atyre të cilët, për dashurinë ndaj fesë së Krishtit, sakrifikuan unitetin kombëtar, dhe shqiptarësinë historike të Kosovës.- e përfundon Muhamet Pirraku .

Sa më dhimbëset Kadareja që është angzhuar aq shumë me Akad. Rexhep Qosjen !

Miq të dashur, nëse e lexoni këtë “kryevepër” të Muhamet Pirrakut, atëherë do të bindeni se pse Serbia është aq  këmbëngulëse në kërkesat e saja ndaj Kosovës.

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Nëse edhe ky historian ka qenë si këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës gjerë në pension, atëherë e arsyetoj plotësish AG Apollonin kur shkruante :

”Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk është institucion shkencor, por fetar. Këtu po shoh disa punonjës të institucionit albanologjik, këtij institucioni i mungon vetëm minarja dhe nuk është institucion shkencor” .

Më 26.03.19

Dy letra të Kadri Kryeziut, drejtuar kolegjit të Gjykatës Kushtetuese: Kujdes! Sytë e historisë dhe të gjithë popullit të Kosovës janë drejtuar te ju

0
___
SYTË E HISTORISË DHE TË GJITHË POPULLIT JANË DREJTUAR TE JU.
(Letra e dytë publike drejtuar kolegjit të Gjykatës Kushtetuese)
Të nderuar kolegë,
E lexova njoftimin tuaj se e keni pranuar një ankesë nga “Lista Serbe” në lidhje me çështje procedurale që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjes së dy nënkryetarëve të Kuvendit të garantuar për komunitetet jo shumicë.
Ndër të tjera, pretendimi i këtyre deputetëve është që procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka përfunduar, rrjedhimisht, sipas tyre, nuk mund të përfundojë pa zgjedhjen e të të gjithë nënkryetarëve të Kuvendit, gjegjësisht të të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit.
Konsideroj që gjatë shqyrtimit tuaj nuk duhet të anashkaloni faktet si vijon:
1. Siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, seanca konstituive është një akt solemn i Kuvendit. Ky akt nuk ka, nuk mund dhe nuk guxon të ketë epërsi mbi misionin kushtetues të Kuvendit, si institucioni më i lartë në Republikën tonë. Pra, akti i konstituimit të Kuvendit nuk mund dhe nuk guxon të kthehet në një mekanizëm që ia pamundëson Kuvendit kryerjen e funksionit kushtetues, një funksion më vitali për shtetin.
2. Kuvendi i Kosovës janë vetëm 120 deputetët e zgjedhur. Kuvendi i Kosovës nuk janë organet e Kuvendit, përfshirë edhe Kryesinë e Kuvendit.
3. Pika 6 e nenit 67 të kushtetutës e thotë qartë që Kryesia e Kuvendit ka funksion vetëm administrativ. Kryesia e Kuvendit nuk ka funksion dhe as detyra kushtetuese legjislative e politike dhe, në asnjë moment, nuk e zëvendëson Kuvendin dhe as nuk qëndron mbi Kuvendin.
Edhe pse është organi kryesor administrativ i Kuvendit, megjithatë është vetëm organ administrativ dhe si i tillë Kryesia e Kuvendit nuk mund ta pengojë dhe as ta bllokojë misionin dhe përgjegjësitë kushtetuese të Kuvendit.
4. Kushtetuta ekziston që shteti të funksionojë dhe jo ta bllokojë funksionimin e tij. Pas zgjedhjes së Kryetarit, si institucion në vete që Kushtetuta e ka veshur me autoritet dhe detyra e përgjegjësi të veçanta, Kryesia konsiderohet si funksionale pas zgjedhjes së mjaftueshëm anëtarëve të Kryesisë që e mundëson kuorumin e përcaktuar me ligj.
5. Nuk e përjashtoj mundësinë që gjatë zgjedhjes së dy nënkryetarëve të fundit edhe mund të kenë ndodhur gabime. Nuk e përjashtoj as mundësinë që Gjykata ta vlerësojë që duhet përsëritur votimi për dy nënkryetarët e fundit, por ajo që nuk guxon të ndodhë është që Gjykata të konstatojë që Kuvendi vërtet nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e këtyre dy nënkryetarëve.
Siç e kam thënë edhe në letrën e parë, 20 vendet e garantuara në Kuvend dhe dy vendet e rezervuara në Kryesi, komuniteteve jo shumicë nuk u japin të drejtë dhe as fuqi që ta pamundësojnë konstituimin dhe rrjedhimisht edhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. Këtë gjë nuk ka guxuar ta propozojë as Presidenti Ahtisari. Nëse Gjykata e njeh këtë fuqi bllokuese atëherë kjo gjë nuk do të ishte asgjë tjetër pos një akt tradhtie që historia nuk do ta falë kurrë.
6. Në rastin që Gjykata gjen gabime procedurale në procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve, Gjykata duhet që fillimisht ta konstatojë që kushtet formale për ta konsideruar Kuvendin të konstituar përmbushen që në momentin kur zgjidhet Kryetari dhe tre nënkryetarët e parë, sepse kjo e mundëson kuorumin e përcaktuar me ligj për funksionim të Kryesisë.
Pastaj, si pikë të dytë, Gjykata konstaton gabimet e mundshme procedurale dhe urdhëron që, deri në kompletimin e plotë të Kryesisë, në rendin e ditës të çdo seance plenare Kuvendi ta ketë si pikë të veçantë plotësimin e vendeve vakante në Kryesi.
7. Gjykata Kushtetuese duhet t’ua përkujtojë të gjitha palëve dhe institucioneve që interpretimi i Kushtetutës është detyrë dhe përgjegjësi ekskluzive vetëm e Gjykatës Kushtetuese. Në veprimet e tyre si deputetë, apo edhe si Kryetar dhe nënkryetarë Kuvendi apo çfarëdo tjetër, të zgjedhurit e popullit nuk guxojnë të refuzojnë ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese. Ata kanë për detyrë të marrin vendime, të votojnë PËR, KUNDËR ose ABSTENIM, ndërkaq vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtyre vendimeve e bën Gjykata. Refuzimi për të ushtruar misionin kushtetues është akt rebelimi dhe është e papranueshme.
8. Logjika absurde ku të zgjedhurit e popullit nuk guxojnë të marrin vendime, sepse atje dikush ka mjaftueshëm kohë të lirë që të luajë rolin e Gjykatës Kushtetuese, duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë.
Me dashamirësinë dhe besim të madh në patriotizmin tuaj, ju përshëndes
sinqerisht,
Kadri Kryeziu
Ish zëvendës kryetar i parë i Gjykatës Kushtetuese.

 

***

Njësoj, si atëhere, si Sot…!

Po njësoj si me 23 mars 1989 kur Kurtesh Saliu me shokë thoshte që nuk do të humbim asgjë, por vetëm Serbia do të bëhet e barabartë me republikat tjera, edhe tani naivët janë vërsulur duke thënë që kjo gjë është e parëndësishme, se serbëve u takon kjo gjë dhe që ne nuk do të humbim asgjë prej kësaj pune.
Nuk kemi shkruar ne kushtetutë ku serbët janë ortaku i madh në shtet, ku serbët kanë super deputetë pa praninë e të cilëve nuk ka kuptim prania e 100 deputetëve shqiptarë.
Ne hartuesit e kushtetutës jemi gjallë, nuk kemi vdekur, nuk munden këta 7 gjykatës ta dinë më mirë çka kemi shkru ne në Kushtetutë, sepse interpretimin autentik e bëjmë ne hartuesit dhe jo ata.
Atyre ju them, keni kujdes, mblidhne mendjen, vëjani gishtin kokës sepse nuk do ju lejojmë ta thyeni shtyllën kurrizore të këtij shteti.
Nuk është Gjykata Kushtetuese përmbi Kosovën.
Mos nxitni revoltë popullore sepse nuk do të gjeni vrimë për t’u fshehur.
Mos harroni që jam po i njejti që me 11 mars 1981, në ditën kur Jugosllavia ishte superfuqi, e kam lëshu kushtrimin “Kushtetutë Republikë o me hatër o me luftë”. Mos harroni që ky kushtrim e ka nis procesin e shembjes së Jugosllavisë.
Jam po i njejti dhe, kur është fjala për çështje me interes kritik e vital për atdheun, nuk flas pa i menduar e analizuar gjërat një milion herë dhe pa qenë i bindur se gjallë a vdekur çështjes do t’i shkoj deri në fund.
E përfaqësoj vetëm veten time, por nuk jam vetëm.
Kam miq e bashkëpunëtorë edhe përtej oqeanit, njerëz me shumë ndikim e që duan popullin tonë pikërisht për shkak të sakrificës tonë për liri e pavarësi. Përreth vetes kam djemtë dhe vajzat më të mira të këtij populli, mendjet më të ndritura dhe zemrat më të guximshme që nuk ngurrojnë të sakrifikohen për atdhe.
Nuk po bajmë hajgare…

Vazhdon debati i Ibrahim Kelmendit me Lis Bukurocën rreth “diskriminimit të serbëve” në Kosovë…!

2

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Kjo ishte përgjigjja ime:
Lis, e ke hetua që nuk po di me t’i “vizatua” përgjegjjet, në provokimet Tua, prandaj po insiston të më diskreditosh si serbofil, vetëm pse dominohet nga urrejtja patologjike kundër Kurtit, siç duhet ta ke shkrua më shumë se njëherë. Kësaj radhe e ke nis statusin me trukut, ngrite se më të lartë, sepse i merren mendët dhe kur bie, bëhet thërrime. Të shkoj huç ky truk, meqë e dedektova.
K shkruar: “Ibrahim Kelmendi i madh, që unë e konsideroj shumë të madh, por për kontributin në vitet e ’90 dhe veprat e tij (…)” Përgjithësisht, përherë, kam pas një lloj alergjie ndaj glorifikimeve të këso sojshme.
I ke cituar ca mendime të mia. I rilexova. Po i firmos, edhe pse do të duhej t’i riformuloja më “shkurt e shqip”, që të mos keqkuptohem.
Bashkëjetesa me popuj fqinj kultivohet më shpejt e më njerëzisht, nëse kemi parasysh edhe këndvështrimet e tyre. Serbia ka mbajt zi tre ditë për martirët e saj, të vrarë në Banjskë. Ne u gëzuam. Racionale do të kishte qenë, ata dhe ne të ishim më racional. Ne të shprehnim keqardhje që i kemi shty bashkëqytetarët serbë të kryengritjen kundër Njësive speciale të policisë “tonë” (fatkeqësisht është shpërfytyrua në polici politike të Kurtit), ndërsa Serbia do të duhej të shprehte keqardhje, pse i ka përkrah e përgatit ata kryengritës, kur kishte alternativa tjera për të protestuar për terrorizimin që po bënte policia kurtizane.
Pyetje: ke harruar që Shqipëria ka stervit Adem asharin, Zahir Pajazitin dhe guerilët që ata i komandonin, që ta luftonin policinë politike millosheviqiane? A do të kishte dëshirua që Shqipëria të ishte më e angazhuar, edhe me armatosjen e guerilëve tanë? A do të kishe dëshiruar, Shqipëria të shpallte të paktën një ditë zie për masakrimin që ua bëri Jasharëve policia millosheviqiane (meqë “presidenti” Rugova nuk e pat shpall)?
Përgjegjjet e sinqerta të ndihmojnë për ta kuptuar kompleksitetin e kryengritjes, fatmirësisht të dështuar, në Banjska, me të paktën katër viktima (edhe një polic shqiptar).
Nuk e di si sillet Çanak, por unë do të doja t’u ngjaja personaliteteve Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, Milladin Popoviq, Bogdanoviq, Ollujiq…, sepse nuk është turp e krim t’i mbrosha ata që shteti yt revanshist i terrorizon, sepse ua ka gjet hallin si minoritarë. Në rastin tonë konkret duke e shpërdoruar mbrojtjen ushtarake nga NATO, përndryshe, i dimë raportin e forcave dhe trimërimeve mes shqiptarëve e serbëve dhe malazezëve.
Përmendja e pasojave të Luftës bëhet kryesisht nga ata që nuk kanë dashtë e nuk ka kanë marrë pjesë në luftë çlirimtare, qoftë edhe vetëm si përkrahës. Unë kam parashikuar se do t’i kishim më të mëdha. Megjithatë isha për Luftë çlirimtare. Prandaj nuk i vajtoj pasojat. Nëse të gjithë do të ishim kundër Luftës çlirimtare, nuk do t’i vajtonim më shumë se mjaftë pasojat. Në botën reale që jemi duke jetuar, të robëruarit sakrifikojnë shumë për t’u çliruar. Shpesh nuk ia dalin, edhe pse sakrifikojnë. Ne patëm fat. Tani, është koha të pajtohemi me popullin serb, duke i dënuar individualisht kriminelët, serbë dhe shqiptarë dhe të etnive tjera.
Unë nuk ndihem viktimë që ika në ekzil, meqë pata menduar se mund të kontribuoj më shumë se po të rrija në Kosovë.
Përmbahem nga diskualifikimi “Në fund Gjykata Kushtetuese e pezullon Kuvendin – për një serb.” Si mund të realizon minoriteti serb të drejtë për të pas një nënkryetar Kuvendi, nëse 100 PISA shipeca nuk do ta votonin, sepse duan të simulojnë se janë patriot ekstra për hir të ca votave të pshurrta në zgjedhjet komunale?!
Jo vetëm në Luginë, por në Kosovë e kudo duhet t’u “shuhen” adresat atyre që shpërngulen. Në Gjermani maksimalisht mund të mos e lajmërosh adresë e re, nëse nuk banon më në adresë të vjetër. Kjo është kërkesë e BE-së që banorët të mos “dyblifikohen” në shumë shtete.
Unë të kuptoj Ty, nuk ke nevojë për me ma “vizatua”, meqë i ke karikua bateritë me virus “patriotik” kurtian.
UROJ të mos zhgënjehesh më shumë se mjaftë, siç po i vuaj unë shumë zhgënjime!

Lis Bukuroca, Gjermani

___
Ibrahim Kelmendi , ja kjo është përgjigja tjetër e ime:
nuk të diskualifikova ty, por vetëm tre mendime të tua i zbërtheva. Deduksion. Unë e ndaj njeriun nga mendimi, dhe disa mendime të tij nuk e përkufizojnë tërësinë.
Ato nuk janë as 0,001% e njeriut.
Nuk po të mitizoj. Mospajtime kemi në disa mendime të tua, jo për veprën. Ato janë fakte që mbeten.
E dyta, ti po sillesh si Nënë Tereza, apo si Rugova. Por nuk është Kosova ajo që përgatitet për të sulmuar Serbinë, përkundrazi – Serbia ka 48 baza pranë kufirit.
Nga pozita e viktimës nuk mund të luftohet agresioni i huaj. Si përfundon një popull, shihet në Gazë apo në Ukrainë.
Të luftohet nacionalizmi, ekstremizmi dhe fundamentalizmi është detyrë, por jo të mbrohet përpjekja për pushtimin e vetvetes. Kjo nuk e bën njeriun Tucoviq, por idealist naiv. Përfundon si Krishti në kryq.
Ne i duam serbët, por shteti serb pret çastin për të na pushtuar!
Dhe Lista Serbe, sipas ligjeve në fuqi kudo në botë, është organizatë terroriste. Ka krijuar ushtri. Mirëpo, meqë nuk e kemi çliruar veten, as nuk guxojmë të shkruajmë aktakuza!
Qëndrimi yt do të ishte i nderuar sikur serbët të ishin viktima tona. Por e kundërta është fakt. Askush nuk i pengon, as nuk i ndalon ata të integrohen. Çfarë të drejta kanë shqiptarët në Maqedoni, e çfarë kërkojnë serbet për 9 katunde e gjysmë qyteti? Në tre katunde shumica janë shqiptarë!
Këtu po luhet lojë e madhe, Ibrahim: Bosnja është para shpërbërjes, Kosova para pushtimit. Vuçiqi e ka thënë hapur se “presim ditën e mirë”. Unë mendoj se për sulmin në Bajë Perëndimi ka pasur dijeni. (Baja e Mitrovicës quhet shqip, jo Banjska, jo Djakovica, por Gjakova).
Kosova po mbron interesat nacionale, ndërsa Serbia ato imperialiste. Perëndimi të vetat. Serbia nuk e lejon integrimin.
Ajo politikë nacionaliste po luftohet nga rinia në Serbi. Ti e quaje pacifizmin e Rugovës tradhti, po bëhesh ajo që sulmoje dje dhe qe penduar që nuk e ke vrarë Rugovën ndërsa sot sulmin terrorist e konsideron si nevojë çlirimi, pse “policia speciale e Kurtoviqit” i paska terrorizuar në prani të KFOR-it, apo Ibrahim?!
Ku e gjete atë ligj, që shteti ka të drejtë të çregjistrojë qytetarët nga vendbanimi? Do të thotë, sipas kësaj logjike, ata që kanë vila në Spanjë apo Greqi, nëse nuk shkojnë për një vit, shteti i ua merr?!
Si përfundim: kritika ndaj politikës është e drejtë, por jo krahasime fashiste. Ti po godet viktimën. Por që nga rrëzimi i çatisë në Novi Sad, unë lexoj çdo ditë shtypin serb.
Aty shpesh citohen disa ‘udbashë’ shqiptarë, dhe meqë je një personalitet (jo për të të mitizuar, por sepse ke investuar jetën aty), do të ishte trishtuese që mendimi yt të lexohej në gazetat shoviniste serbe dhe t’u tregohej diplomatëve si fakt, sikur shqiptarët po i terrorizojnë serbët.
Merre mend se sa i konvenon Vuçiqit mendimi yt se Kurti është më i keq me serbet sesa Millosheviqi me shqiptarët?
Kontributi yt nuk mund të zhbëhet më, por për ato mendime, një ditë do të pendohesh vetë…
Dhe, fitore e madhe e Serbisë është mbi një milion shqiptarë të mbetur në Perëndim. Ne, këtu ku jemi, nesër asimilohemi të gjithë, si Trumpi!

Droga dhe pushteti

0
“Studimet me rezonancë magnetike kanë treguar se dashuria ndez zona të trurit të ngjashme me ato që aktivizohen nga droga — pra, është një ‘varësi’ e ëmbël.” Inteligjenca Artificiale Copilot
Me atë “drogë” duket se vërshohet edhe truri i politikanëve. Dallimi është se tek të dashuruarit kjo zgjat, maksimumi, tre vite — ndryshe truri do të dëmtohej shumë. Aty e tutje varësia krijohet nga oksicotina, që lirohet pas seksit.
Ndërsa tek karrieristët kronikë, kjo “drogë” nuk ka afat skadence: mjafton një kolltuk, ndonjë tender, një flamur në dorë apo disa premtime, dhe truri i tyre gjendet në ekstazë të përhershme.
Të dashuruarit shërohen pas ndarjes, politikanët kurrë nuk detoksikohen.
Ata i shohin zgjedhjet si “nuse” të reja, parlamentin si klinikë rehabilitimi, dhe popullin si furnizuesin e përhershëm të drogës.
Kështu, kjo varësi nuk i dëmton vetëm ata, por edhe pacientët e pafajshëm — qytetarët.

Mathieu Aref: Përgjigje të mikes sime Aferdita Hoti

0
Ja një tekst që shkrova në përgjigje të mikes sime Aferdita Hoti. Ky tekst mund të interesojë edhe miq të tjerë këtu.
Ishte “Rilindasi” Gjergj Adhamidhi ai që u mësoi rilindasve të tjerë, përfshirë Naim Frashërin, faktin se Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellazgëve. Dhe ishte Adhamidhi, një mik i babait tim në Egjipt, të cilit i mësoi origjinën e paraardhësve tanë dhe ishte babai im që ma mësoi këtë kur isha 10 vjeç… një sërë inicimesh ! Dhe ishte prej andej që u interesova për origjinën e Shqiptarëve… dhe vazhdoj të jem i interesuar për të deri kur të vdes !
Prandaj, falë babait tim vura gurin e parë në Ndërtesën që vazhdoj të ndërtoj që nga ajo datë (77 vjet, 50 prej të cilave i kalova në një punë të zellshme dhe të vazhdueshme) për të nxjerrë në dritë të Vërtetën rreth “Pellazgëve”, paraardhësve të vërtetë të Shqiptarëve dhe popullit më të vjetër në Evropë dhe veçanërisht gjuhës së tyre, e cila është provë “e prekshme, flagrante dhe e padiskutueshme” e “origjinës” sonë, pasi ajo i ka mbijetuar të gjitha rreziqeve të jetës për më shumë se 2,500 vjet : peripeci të ndryshme dhe pushtime të shumta. Pavarësisht të gjitha indikacioneve dhe të dhënave të shumta të transmetuara nga autorët Antikë : “autorët modernë” nuk kanë denjuar të gërmojnë seriozisht dhe me zell në të gjitha këto burime të lashtë të paçmueshëme. Kjo mungesë kërkimi, studimi dhe analize të thelluar e ka vënë Historinë e Greqisë dhe atë të Pellazgëve në një rrugë pa krye, në një ngatërresë labirintike. Ishte falë babait tim që më dha një shtysë që u bëra specialist i Pellazgëve dhe të kësaj periudhe të lashtë.
Gjergj Adhamidhi, i quajtur Gaqo Adhamidhi ose “Gjergj Adhamidhi bej Frashëri” (1859 – 1939) ishte mjeku i Kedivit Abbas II Hilmi të Egjiptit. Ai ishte gjithashtu një okulist privatisht, një mendje e ndritur dhe një studiues që kishte lexuar (në tekstin dhe në “greqishten e vjetër” të cilën ai zotëronte) autorët grekë të Antikitetit dhe veçanërisht “Iliadën dhe Odisenë”, poema të “traditës gojore pellazgjike”. Ai ishte anëtar i “Institutit Francez të Egjiptit” në Kajro, ku debatoi me Bazil (Greqisht Vasilis) Apostolidis (Αποστολίδης, Βασίλειος).
Ishte Instituti Francez i Egjiptit që publikoi përmbajtjen e Debatit të tij (botuar nga Instituti : “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre Shqiptarë” afërsisht 35 faqe) me Apostolidis. Më vonë, Instituti botoi përmbajtjen e debatit të Apostolidis (Pellazgët, Helenët dhe Shqiptarët në marrëdhëniet e tyre etnologjike dhe gjuhësore – 38 faqe) me Adhamidhin. E kështu me radhë, sepse biografia e Adhamidhit është mjaftueshëm e gjatë për ta botuar këtu. Ja pra kjo përmbledhje e shkurtër e biografisë së Adhamidhit, meqenëse e përmenda në paragrafin e parë.
Gjergj Adhamidhi, i quajtur Gaqo Adhamidhi ose “Gjergj Adhamidhi bej Frashëri” (1859 – 1939)

Dilni nga errësira, bëni gjërat që doni, thoni fjalë të mira, shpërndani energji pozitive

0
Bota po kalon pandeminë e depresionit.
Mos u mërzitni pse nuk ju përgjigjen në telefon: thjesht nuk duan të transmetojnë tek ju energjinë e keqe që ndjejnë.
Mos u mërzitni pse nuk dalin për kafe me ju: ndoshta nuk kanë forcë as të ngrihen nga krevati.
Mos u mërzitni pse të tjerët blejnë shtëpi e ju jo: e bëjnë sepse mundohen të gjejnë një copëz lumturie për veten e tyre.
Mos u mërzitni për ata që kalojnë divorc: ju bëtë gjithçka për ta shpëtuar martesën, por personi tjetër nuk ju vlerësoi.
Mos u mërzitni pse të tjerët po bëjnë bebe e ju ende jo: dita juaj do të vijë në kohën e duhur, dhe bebi juaj do të vijë i shëndetshëm.
Mos u mërzitni me ata që ju zhgënjyen, tradhtuan apo nuk ju vlerësuan: aq dinin. Jeta është rrotullim – ata do t’ju kërkojnë gjithë jetën, ndërsa ju do të kuptoni se falja është më e mira, por mbajini larg.
Mos u mërzitni pse planet nuk shkojnë siç dëshironi: Zoti po ju mbron nga një e keqe më e madhe.
Tani që ndiheni keq, më dëgjoni me kujdes: kështu ndihen të gjithë! Është një pandemi botërore e depresionit – të gjithë e përjetojnë, por pak e pranojnë dhe pak flasin për të. Ju nuk jeni vetëm!
Jepni forcë vetes, kërkoni ndihmë. Dilni nga errësira, bëni gjërat që doni, thoni fjalë të mira, shpërndani energji pozitive. Vetëm kështu mund t’i japim fund kësaj pandemie!
Ju dua! Shpërndajeni – mund të shpëtoni një jetë që mendon se është e vetme në depresion. Jeta është e bukur! Do të dalë dielli sërish dhe do të nisë pandemia e dashurisë, suksesit, mirësisë, zhvillimit e lumturisë! ❤️
Dr. Briseida Xhelaj
Vlore 2025

Populli shqiptar e kujton Nënë Terezën, bijën e vet me famë botërore

Nga: Frank Shkreli

  • NË DITËT E SHËN NËNË TEREZËS 2025 KOMBI SHQIPTAR KUJTON BIJËN E VET ME FAMË BOTËRORE – Por nuk ishte gjithmonë kështu!

Në bashkëpunim mes SH. B. “ DRITA” në prishtinë dhe Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore (QTSHK), Shkup nga 25 gusht deri më 5 shtator, u  organizuan “Ditët e Shën Nënë Terezës” 2025, për të promovuar me veprimtari kulturore, kombëtare dhe shpirtërore, jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës në vende të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe anaë e mbanë diasporës shqiptare.  Frank Shkreli: 115 vjetori i ditëlindjes së Shën Nënës Terezë dhe 20 vjetori i Bekimit të gurthemelit të Katedrales në Prishtinë | Misioni Katolik Shqiptar Shën Nëna Terezë në Rijekë – Albanska Katolička Misija Sv. Majka Terezija u Rijeci,

Gjatë këtyre 10-ditëve të kaluara u përkujtua Nënë Tereza anë e mbanë trojeve shqiotare dhe më gjërë me dinjitet siç i ka hije një kombi që është krenar – pa dallim feje a krahine – për veprimtarinë dhe jetën e bijës së tij me fame botërore, e që i ka sjellur shqiptarëve vetëm një emër të mirë e të respektuar anë e mbanë këtij planeti.  Nënë Tereza u kujtua këto ditë me veprimtari të ndryshme kulturoro-shpirtërore: me shërbime fetare, me botime librash shkencore kushtuar Shënjëtores shqiptare dhe me deklarata të liderve politikë të dy shteteve shqiptare – Shqipërisë dhe Kosovës — në këtë përvjetor të lindjes dhe shenjtërimit të Nenë Terezës. Në përmbyllje të veprimtarive 2005, kushtuar Nenë Terezës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh: “Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.  Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shënuar në faqen e saj të internetit, e para e shtetit të Republikës së Kosovës, bashkangjit këtë fotografi të saj para shtatores së Nenë Terezes.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj shkruan me këtë rast se, sot, e gjithë bota i lutet Shenjtës Nënë Terezë, duke vazhduar se ne, “Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve. Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, ka shkruar në deklaratën e tij në fejsbuk, Presidenti Begaj, në përmbyllje të veprimtarive prej 10-ditësh të këtij viti, kushtuar Nenë Terezës anë e mbanë botës dhe në mbarë trojet shqiptare.

Por për fat të keq, respekti dhe nderimi që bota – përfshir Presidentë amerikanë, Frank Shkreli: Amerika për Nënë Terezën – Rastësi apo Dora e Zotit në veprim? “Prej sot je bijë e Amerikës ” | Gazeta Telegraf dhe Papët e Romës — i akordonte Nenë Terezës për dekada me rrallë – nuk mund të thuhet se ajo gëzonte të njëjtin respekt, të pakën zyrtarisht, nga shqiptarët në përgjithsi, siç vihet në dukje në një shënim sot të muzeut të Shkodrës, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory —Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook

“Aty kah fillimi i viteve ’70, kohë kur Nënë Tereza mësoi për sëmundjen e nënës së saj, ajo i dendësoi përpjekjet për t’iu dhënë mundësia që të vizitonte vendin e saj. Shkoi të takonte atasheun e Ambasadës shqiptare në Romë me shpresë që të paktën do të lejohej të vizitonte Shqipërinë. “Kur Nënë Tereza po dilte prej ambasade, – shkruan Dom Lush Gjergji në librin “Nënë Tereza Jonë”, – për herë të parë në jetë e pashë t’i shkonin lot nëpër faqe. U ndal, drejtoi sytë kah qielli dhe tha:   “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuajtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë”.  Pas dështimit për vizë në ambasadë, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të nxjerrë të ëmën dhe të motrën nga Shqipëria.  Ajo iu drejtua për ndihmë disa prej personaliteteve më të mëdha të Globit, por pa sukses. Kur pa se ëndrra e saj për t’i takuar po shuhej, Nënë Tereza i shkruante të ëmës dhe të motrës: “Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm se të lutem për ju”.  Nëna e saj, Drande Bojaxhiu vdiq me dhimbje në zemër me 12 korrik 1972 në Tiranë. Ajo nuk arriti të shihte edhe një herë të bijën misionare në Indi. Pas vitit 1990 janë botuar studime, ku shënohet një fakt prekës: Drandja bijës së vet, që nuk e shihte prej 45 vjetësh, fotografinë e fundit ia dërgoi me këtë nënshkrim: “Gonxhe, të puth nanëlokja”, përfundon shënimi i botuar në muzeun Shkodrës, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory me foton më poshtë.

Pritja e ftohët e Nenë Terezës në Tiranë, gusht, 1989, kur më në fund u prit nga përfaqësuesit e një regjimi kriminal, frikacak, që për vite nuk i jepte vizë një murgeshe katolike të thjesht për të vizituar Nenën dhe motrën e saj, sa ishin gjallë. Turp kombëtar për ata atëherë dhe për apologjetët e sotëm që sot e kësaj dite mbrojnë dhe justifikojnë krimet e atij regjimi sllavo-aziatik që për një gjysëm shekulli ndau – për jetë dhe në vdekje — familjet shqiptare – si familjen e Nenë Terezës! Si shumë e shumë familje shqiptare, fati i Nenë Terezës megjithse me famë  botërore, mund të thuhet se ishte ai që siç është shprehur dikur edhe Imzot Pjetër Bogdani: “Fati i im është fati i popullit tim”.

Kështuqë, ndërsa shqiptarët kudo në botë janë krenarë se si sot, Kombi në përgjithsi kujton, nderon dhe respekton bijën e vet — Ikonën shqiptare të dashurisë për njëri tjetrin dhe për Zotin – nuk duhet harruar se edhe trajtimi çnjerëzor i Nënë Terezës nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – është pjesë e historisë së trajtimit të Nënë Terezes nga bashkvëllëzrit dhe motrat e saj. Në një kohë kur Ajo pritej e dekorohej me Çmimin prestigjoz Nobel për paqë, pritej në kancelaritë e fuqive më të mëdha botërore, përfshir Shtëpinë e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara. Ishte 40-vjetori i Kombeve të Bashkuara kur organizata botërore ftoi Nenë Terezën të mbante një fjalim me atë rast, Blessed Mother Teresa’s Address to the United Nations, Diplomatët e Shqipërisë komuniste – në një prej shfaqjeve më të shemtuara, ndoshta në historinë e diplomacisë shqiptare të të gjitha kohërave i treguan botës ftyrën e vërtetë të regjimit të tyre primitiv që ata përfaqësonin.  Pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në atë kohë, Perez De Quellar duke paraqitur bijën e famshme shqitare para delegatëve të botës, pat deklaruar se Nenë Tereza mishëronte Kombet e Bashkuara – delegacioni që përfaqësonte regjimin enverist, në protestë ndaj fjalimit të Nenë Terezes – para syve të mbarë botës, braktisën sallën e Kombeve të Bashkuara ndërsa Nenë Tereza i fliste botës.

Për ne shqiptaro-amerikanët që në atë kohë prisnim të shihnim ndonjë shenjë sado simbolike për ndonjë ndryshim në mundëshëm në Shqipëri siç po ndodhte në vendet e tjera ish-komuniste të Evropës, ky rast i shëmtuar na zhduku edhe ndonjë shpresë që mund të kishim për ndonjë ndryshim të shpejtë. Trajtimi i Nenë Terezës nga regjimi i Tiranës zrytare në atë kohë u bë si një farë busulle e ndonjë ndryshimi të vogël por të pa shpresë. Sepse siç është shprehur me një rast i ndjeri Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi i Tiranës, i dashur dhe i respektuar për shumë prej nesh që e kemi njohur, ka thenë se, “Nenë Tereza ka pasur gjithmonë një mesazh të qartë e të mirëkuptimt: se e ardhmja e njerëzimit, prandaj edhe e ardhmja e vendit tonë, realizohet plotësisht vetëm me vendosmerinë për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë, në të cilin nuk ka të përjashtuar e të mënjanuar, të diskriminuar e të harruar”, ka thënë,  Imzot Rrok Mirdita.

Por sot në 115-vjetorin e lindjes, Kombi shqiptar, me të drejtë është krenar për Nenë Terezën. Këtë e tregojnë angazhimet dhe organizimet e dnryshme kulturoro-shpirtërore, pa dallim feje a krahine, siç ishin ato të 10-ditëve të fundit, për të festuar dhe për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e Nenë Terezës në trekëndshin Prishtinë, Shkup e Tiranë. Por edhe anë e mbanë diasporës dhe gjakut të shprishur arbëroro-shqiptar të shpërndarë gjithë andej. Deklaratat e liderve shqiptarë gjatë viteve por edhe sot duken të sinqerta se më në fund, bota shqiptare e ka kuptuar mesazhin e saj të qartë – diçka që bota tjetër kryesisht e kishte kuptuar me kohë — atë të dashurisë për njëri tjetrin dhe për Zotin si dhe për mirëkuptimin se e “ardhmja e njerëzimit, prandaj edhe e ardhmja e vendit tonë, realizohet plotësisht vetëm me vendosmërinë për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë. Ishte ky mesazh i Nënë Terezës, përmbledh nga Imzot Rrok Mirdita, mesazhi i “qytetërimit të dashurisë”, pra që nuk përjashton, nuk diskriminon as nuk harron askënd, përfshir më të varfërit e të varfërve.

Ma merr mendja se ishte, pikërisht, ky mesazh i Nenë Terezës i cili bëri që diplomatët e regjimit komunist të Shqipërisë pranë OKB-s, 40-vjet më parë në Nju Jork, të braktisnin sallën e Asamblesë së Përgjithshme kur filloi t’i fliste botës për “qytetërimin e dashurisë”, murgesha e thjesht katolike me origjinë shqiptare e lindur 115-vjet më parë në Shkup, kryeqytetin e dikurshëm arbëroro-shqiptar. Prandaj duhet të jemi krenarë për nderimet dhe respektin që i bëhet sot Nenë Terezës, ashtu siç në të vërtetë ndodhë në mbarë botën — por të mos harrojmë se nuk ishte gjithmonë kështu. Sado absurde të na duken sot sjelljet e regjimit komunist shqiptar me Nënë Terezen dhe familjen e saj, nuk duhet të harrohen se kollaj mund të përsëriten. Është thenë se ata që harrojnë historinë janë të destinuar t’a përsëritin.

E përjetshmja , Nëna Tereze …!

1
Në gjuhën frënge, nëse i kërkon dikujt një shërbim tepër të madh, ndodh që të hasësh ndonjëherë këtë përgjigje: “je ne suis pas Mère Teresa” (“unë nuk jam Nënë Tereza”).
Larg së qenuri një fyerje, kjo shprehje është dëshmi e vendit të paharrueshëm që figura e Nënë Terezës ka zënë në ndërgjegjen e përbashkët të njerëzimit, si simbol i mëshirës së pakufishme. Thënë ndryshe, në mbarë botën, Nënë Tereza u bë pikë referimi i bamirësisë dhe i vetëflijimit për të tjerët. Na ka zbardh fytyrën në sytë e krejt botës!
Për këtë arsye, dhe për fat të keq, më ka rastisur shpesh të shikoj pseudo-dokumentarë (në gjuhë frënge dhe angleze), ku sulmohet padenjësisht imazhi i Saj, me lloj-lloj akuzash, pa asnjë provë minimale! Vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombit tonë.
Autorët (të gjithë e dimë se kush ka interes që ta bëjë këtë gjë) e këtyre sulmeve përdorin pseudo-shkencëtarë dhe “influencues” në rrjetet sociale për me arrit këtë qëllim.
Ndaj, nëse ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë ta shqyrtojnë mundësinë e përndjekjeve ligjore, eventualisht në bashkëpunim me Vatikanin.
Po ashtu, sërish, i bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit islam të largohen urgjentisht nga çdo xhami dhe imam që ka fyer Nënë Terezën.
Ata nuk janë në shërbim të Zotit e as të kombit.
P.S.: “Një popull që ka lindur një Grua kaq të Madhe, nuk mund të konsiderohet popull i vogël.” (Papa Gjon Pali II për Nënë Terezën)