Kreu Blog Faqe 484

Papa Shën Pali VI dhe Shën Nëna Tereze

Don Lush GJERGJI , Letnicë, 2025

          Nëna Tereze është e madhe dhe e njohur në mbarë botën në rend të parë prej Zotit, pastaj jetës dhe veprave të saja, dhe së fundi përkrahjes së madhe të Papëve, sidomos Shën Palit VI.

Papa Pali VI ka përcjell me vëmendje, kujdes dhe dashuri atërore jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ja vetëm disa dëshmi dhe hapa konkret në këtë kuptim dhe drejtim. Deri sa shumë njerëz të Kishës, si dhe jashtë saj, nuk mund ta kuptonin karizmën e veçantë të Nënës Tereze, dashurinë flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe Njeriun, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, Papa Pali VI pati mirëkuptim dhe përkrahje të plotë për Nënën Tereze, nëpërmjet saj, si thoshte ai “për veprën e Zotit”.

Do të mbes në histori vizita e tij baritore Indisë (1964), me rastin e Kongresit Eukaristik. Gjatë ditëve 3-6 dhjetor 1964 ishte Kongresi Eukaristik në Bombay, me pjesëmarrjen e Papës si dhe të Nënës Tereze.

Papa Shën Pali VI në homelinë e tij ceku disa pika të rëndësishme të lidhjes mes Eukaristisë së jetës së krishterë: sepse Ajo është “qendër e fesë së krishterë, zemra që rrahë  e Kishës, vendi ku Jezu Krishti na bënë edhe ne pjesëmarrës në flijimin e Tij për mbarë njerëzimin…”

Pika e dytë e homelisë së Papës ishte: “Eukaristia, fuqia misionare, sepse pas ushqimit me Korpin dhe Gjakun e Tij, edhe ne jemi të ftuar “ta jetësojmë, dëshmojmë dhe bartim Atë nëpërmjet të Vërtetës dhe Dashurisë.!

Pika e tretë ishte kjo: Eukaristia si ftesë bashkimi me Zotin dhe me të afërmin, “bashkësi kjo që e rrezaton dhe ndriçon dashurinë e Zotit për ne,”

Pika e katërt dhe e fundit ishte Eukaristia si burim shprese dhe paqeje, në një botë plot me sfida, shpesh pa Zotin dhe të afërmin.

Përshtypja e Papës për jetën dhe veprën e saj ishte aq e madhe, troditëse, sa që vendosi t’ia dhuronte automjetin  personal “Cadillac” me të cilin kishte lëvizur dhe udhëtuar në Indi me këtë motivim: “për t’i ndihmuar asaj në dobi dhe në të mirë të të varfërve”.

Nëna Tereze e qiti këtë automjet në Lotari të Indisë dhe  fitoi mjaft para, kuptohet, si gjithmonë, për të varfëritë ndër më të varfër, sepse ishte dhuratë e Papës Pali VI dhe Nënës Tereze e cila tashmë kishte emër dhe famë botërore. Ky gjest e bëri Nënën Tereze shumë të njohur në Kishë dhe në botë.

Tregohet edhe kjo ngjarje. Në listën e pjesëmarrëse dhe folësve për Kongresin Eukaristik ishte edhe emri i Nënës Tereze.

Ajo ishte nisur, së bashku me bijat e saja shpirtërore, “Misionaret e Dashurisë”, por rrugës  e kishte parë dhe gjetur një njeri në buzë të vdekjes.

Ishte ndalur si “Samaritani i Mirë”, për ta mjekuar dhe ndihmuar atë njeri,  nëpërmjet atij, vetë Jezu Krishtin, së bashku me disa motra tjera.

Motrave të cilat e përcillnin iu kishte thënë: “Shkoni ju dhe adhurojeni Krishtin ne Bukën e Shuguruar, në Kungim, ndërsa unë dhe motrat me mua, do ta adhurojmë dhe shërbejmë në trajtën e njeriut në buzë të vdekjes…”

Pas Kongresit Eukaristik, Papa Pali VI butësisht e kishte qortuar kështu: “Nëna Tereze, Ju ishit në listën e folësve të Kongresit Eukaristik, por nuk erdhët…”

Nëna Tereze, pa hamendje, kishte thënë: “Po, Shenjtëri, unë u nisa së bashku me motrat tona për ta nderuar, adhuruar dhe për t’ju lutur Krishtin në Eukaristi, por e takova dhe e gjeta në trajtën e njeriut në buzë të vdekjes.  Prandaj u ndala, e mjekova dhe ndihmova vetë Krishtin e vuajtur në të…”

Papa Pali VI e kishte dëgjuar me shumë vëmendje, dhe pas pak mendimi dhe meditimi, i tha Nënës tonë Tereze kështu: “Ne ndoshta në krye me mua, kemi bere ndonjë “paradë”, ndërsa Ti e paske adhuruar vërtet Krishtin në trajtën e Njeriun buzë vdekjes,,,”

Përshtypja, përjetimi, dëshmia e Nënës Tereze, në botën e mjerimit në Indi, e kishin tronditur në shpirt dhe në zemër Papën Pali VI.

Pas kthimit në Romë, i kishte thënë Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Jean Marie Villot (1905 – 1975) kështu: “Ne duhet të bëjmë diçka për Nënën Tereze,,,”

Kardinali ishte përgjigjur: “Do të lutemi për Nënën Tereze dhe veprat e saja…”

“Mirë shumë, por nuk mjafton… Duhet konkretisht të bëjmë diçka për ta dëshmuar nderimin, falënderimin dhe përkrahjen tonë asaj, Kishës katolike në Indi…”

           Papa Pali VI, i kishte dërguar një çek personal “për të varfëritë e Nënës Tereze”, duke përkujtuar dhe ndihmuar gjithnjë veprën e saj në dobi të  mjerëve në Indi dhe në botë.

Sot “Misionaret e Dashurisë” janë afro 6000  në 762 kuvende apo bashkësia në mbarë botën, në Afrikë, Azi, Oqeani,  Amerikë dhe Evropë, me selinë apo Shtëpinë Amë në Kalkutë (Indi).

Më 10 shkurt të vitit 1965 me dekretin papnor “Decretum laudis” Papa Pali VI e kishte pranuar dhe lartësuar bashkësinë  e “Misionareve të Dashurisë” si “kongregatë të drejtës papnore”.

Sivjet kremtojmë 60 – vjetorin e këtij dekreti papnor, që iu dha atyre më shumë besueshmëri dhe autonomi brenda Kishës katolike në Indi dhe në botë. Ky dekret është një akt zyrtar që garanton edhe njohjen formale, si dhe lejen ndaj kësaj Kongregate nga ana e Selisë së Shenjtë.

Kjo domethënë që Kongregata ka treguar dhe ka dëshmuar se është në përputhje të plotë me doktrinën e Kishës Katolike sipas mësimit dhe besimit të Popullit. të Zotit.

Kjo ua mundësoi atyre që së shpejti të mund të përhapeshin dhe vepronin në mbarë botën. Fill pas kësaj mirënjohjeje dhe pranimi “Misionaret e Dashurisë” filluan zgjerimin në botë: në Venecuelë (26 korrir 1965), shtëpia e parë jashtë Indisë e kështu me radhë në Evropë, Afrikë, Amerikë, kudo në botë.

Papa Shën Gjon Pali II për 50 vjetorin e themelimit të Misionareve të Dashurisë, ndër të tjera shkruan kështu: “Me 7 tetor 1950, në KaLKUTË, NË Kapelën e vogël pranë Creek Lane nr. 14, arqipeshkvi Perier caktoi që themeluesja dhe 11 shoqet e saja të para do të themelonin një Kongregatë Rregulltare të së drejtës ipeshkvore…

Mu 15 vite më vonë, më 1 shkurt 1965, Papa Pali VI e dha Decretum laudis që përcaktonte që Motrat Misionaret e Dashurisë si Kongregatë me të Drejtë papnore…

Qysh në fillim Nëna Tereze dhe Misionaret e Dashursë dëshironin “ta shuanin etjen e paskajshme të Jezu Krishtit për dashuri ndaj shpirtrave… duke punuar për shëlbimin dhe shenjtërimin e të varfërve ndër më të varfër (Letra e Themelueses)…

Duke e përkujtuar me dashuri Nënën Tereze, ia besoj Zemrës së Krishtit të gjitha degët e Misionareve të Dashurisë Zemrës së Papërlyer të Marisë…”

Nga Vatikani, 2 tetor 2000                                   Papa Gjon Pali II

Papa Pali VI përkrahu edhe themelimin e Shoqatës ndërfetare dhe ndërkombëtare “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze” më 29 mars 1969, duke  dhënë bekimin dhe pëlqimin e tij.

Në Audiencën e Shën Papës Pali VI kushtuar Nënës Tereze, sidomos  “Bashkëpunëtorëve të Nënës Tereze”, rreth domethënies së saj për Kishën dhe për botën,  sidomos përkushtimi dhe shërbimi – dashuria për “të varfër ndër më të varfër”, Papa Shën Pali VI ndër të tjera pati thënë:

          “Bijë dhe bija të dashura, mirë se keni ardhur në Shtëpinë e Papës! Jemi të informuar që këto ditë  jeni mbledhur në Romë për takimin tuaj kombëtar. Ne jemi të gëzuar për numrin tuaj këtu të pranishëm, për përshpirtërinë tuaj  të jashtëzakonshme me angazhimin  që keni marrë për njerëzit vëllezër apo motra në nevojë. Këta janë shenja  që porosia e dashurisë, që e ka shpallur Jezu Krishti, vazhdon të depërtimin dhe fryt dhënien  me shpirtra të hapur  dhe të gatshëm, edhe pse ndonjë herë në mes të manifestimeve të dhunshme  dhe jo normale, dhunë fizike  dhe psikike, si dhe propaganda e madhe  e ideologjive  që nxisin urrejtje , mënjanim ndaj të tjerëve, si dhe tundimeve të shpeshta  të individualizmit, që d.m.th.. se jeni të tunduar të thoni: çfarë lidhje kam unë me këtë? Unë jam në pjesën time dhe nuk më interesojnë të tjerët..

           Është tundim, po e përsërisë, aq i shpeshtë dhe i përhapur në shoqërinë tonë, individualizmi në të cilin bien ndonjë herë edhe vijuesit e Krishtit…

          Dua ta shfaqi këtu  emocionin tim të madh, është kënaqësia ime e madhe që t’ju pranoj këtu, që t’ju shohë së bashku të gjithë të frymëzuar nga kjo ndjenjë për ta tejkaluar egoizmin për të qenë vëllezër, shokë, për të qenë të aftë që t’i kuptoni ata që vuajnë, për t’i ngushëlluar.

          Për mua është një ngushëllim tejet i madh. Dhe falënderoj para së gjithave  të dashurën Nënën Tereze (buzëqeshja e drejtuar kah ajo), si dhe ata që e përcjellin, ndihmojnë, kuptojnë, marrin pjesë në mendime dhe ideale  të saja. Për mua është çast lumturie. Më duket një moment i jetës ungjillore që e bashkë ndajmë. Dhe unë jam i par që e mbledh frytin e këtij takimi, që të jam edhe unë nxënës i atij Krishti i cili dëshiron që të gjithë të jemi të bashkuar në shkollën e tij. Që të jemi të aftë, edhe pse nuk jam i denjë, që të jam mësuesi i juaj, për t’iu  thënë: Vazhdoni, vazhdoni të jeni besnikë, sepse e keni zgjedhur pjesën më të mirë (Khs. Lk 10, 42).

          Në cilësinë e “Bashkëpunëtorëve të Nënës Tereze” të Kalkutës, ju dëshmoni që keni medituar dhe zbatuar fjalët e ndritura të Krishtit, sipas ungjillit të Mateut: ju kujtohet, në gjyqin përfundimtar Krishti gjykatës, Kreu i njerëzimit që vjen për të gjykuar dhe ndarë  të gjallët dhe të vdekurit…

Shën Gjoni thotë: Kush e do vëllain jeton në dritë.” (1 Gjn 2, 10)

          Vazhdoni, bijë dhe bija të dashura, me qëndrueshmëri bujare dhe me angazhim sa më të madh që të punoni për përhapjen dhe rrezatimin  e bamirësisë së vërtetë dhe pa interes, të vetëdijshëm që sjellja dhe përvoja e juaj konkrete dhe e ndjeshme  e dashurisë suaj për Hyjin (khs. Ibid, 4, 11 – 12. 19 – 21), për të shëmtuar dhe të përvuajtura të varfërve, ju nëpërmjet fesë, mund ta zbuloni fytyrën e Krishtit.

Na pëlqen t’i përkujtojmë fjalët e Shën Avgustinit, i cili duke e komentuar letrën e parë të Shën Gjonit, shkruan: “Nëse e do vëllain, a e do ndoshta vëllain e jo Krishtin? Si është e mundshme, nëse ti i do gjymtyrët e Krishtit? Nëse, pra,  ti i do gjymtyrët e Krishtit, ti e do Krishtin; dhe nëse e do Krishtin, e do Birin e Hyjit; e nëse e do Birin e Hyjit, e do Zotin Hyj të qiellit dhe të tokës. Nuk mund, pra, ta ndash, nëse e do Kryet, ti i do edhe gjymtyrët.” (S. Agustini, In episolam Joannis tractatus, X, 3: PL 35, 2055 – 2056).

          Ne urojmë që të gjithë bijtë tanë të din ta dëgjojnë dhembjen dhe klithjet  e atyre që vuajnë, të atyre që janë të uritur, sepse të gjithë, në paqe, në bashkëpunim dhe në solidaritet, mund të jetojmë dhe ta realizojmë dinjitetin njerëzor dhe atë të bijve të Hyjit”.

Me Bekimin tonë Apostolik                                              Papa Pali VI

(E shtune, 6 maj 1978)

 

Më 22 gusht 1968 Nëna, Tereze hapi shtëpinë e parë të “Misionareve të Dashurisë”, në Romë në lagjen “Torfiscale”, gjithnjë me ftesë dhe bekim të Papës Pali VI.

Më 6 janar 1971, Papa Pali VI ia dorëzoi Nënës Tereze “Shpërblimin për Paqe – Gjoni XXIII”, që dëshmonte edhe njëherë nderimin, përkrahjen, dashurinë e tij për Nënën Tereze, për “Misionaret e Dashurisë”, për të varfëritë e botës.

Me atë rast Shën Papa Pali VI ndër të tjera tha:

          “Ky Shpërblim ndërkombëtar i Paqes, me emërtim  të Paraardhësit Tonë Gjoni XXXIII, Nënës Tereze, këtu e pranishme, ndoshta na duket që çdo gjë tashmë është thënë…

          Ne të gjithë e hetojmë se ende çdo gjë ka mbetur për t’u thënë… qëllimi i këtij Shpërblimi është Paqja, kësaj murgeshe së thjeshtë, vepra e saj, në veçanti në aspektin historik, shoqëror, njerëzor, në të cilën caktohet veprimi…, mbetet shumëçka për të komentuar, për të menduar dhe për të kuptuar,,,

          E mira ekziston, e mira është vepruese, e mira mbizotëron: çfarë ballafaqimi, çfarë mësimi, çfarë shprese…

          Është e vërtetë:  e mira duhet të bëhet në përvuajturi, në heshtje, pa asnjë synim zbrazëtie dhe reklame, s’duhet të presë shpërblimin prej njerëzve dhe në kohë; këtë na ka mësuar Zotëria, që drita nuk vendoset nën magje, por mbi pishtar, që t’i ndriçojë gjithë të pranishmit në shtëpi (kjo sigurisht i pëlqen të thjeshtës Nënës Tereze…), ndërsa synimi tjetër është lavdia e Atit qiellor (Khs. Mt 5, 15 – 16), prej të Cilit vjen çdo e mirë,,,,

          E mira shpërndahet. Ashtu është edhe e keqja, fatkeqësisht,  sa është e fortë  fuqia ngjitëse dhe sa përgjegjësi kemi!…

          Është e mrekullueshme: një element i ri erdhi në shprehje; motivi mbinatyror që e bënë të guximshme dhe të shpejtë veprimin e tillë; motivi mistik, motivi ungjillor, që e shndërron fytyrën e të uriturit, të fëmijës në lëngim, të njeriut në buzë të vdekjes, të gërbulurit që qelbët, të kriminelit të rrezikshëm, në fytyrën misterioze të Krishtit; është një lloj tërheqje  shpirtërore e cila i afron Motrat, Vëllezërit, që e kanë kushtin e dashurisë; pasi dashuria tashmë është bërë motivi  i lartë, që i tërheq  të tjerët…

          Një herë më tepër në historinë e Kishës si dhe në përparimin e shoqërisë, Ungjilli zbatohet dhe kremtohet, dhe e ndez në zemrat e njerëzve gëzimin e të mirës, shpresën e jetës ideale, të vërtetën e ndritshme të fjalës së Shën Irineut: “Lavdia e Hyjit është njeriu që jeton” (Adv. Haer. IV, 20, 7; PG 7, 1037)…

           Personi që ne sot e nderojmë  me këtë shpërblim, është saktësisht dëshmia e kësaj vlere të lartë; njeriun në përngjasim me Hyjin, gjymtyrë e Krishtit, pasqyrë në të cilën e zbulon vetveten, e zbulon vëllain. E thjeshta Nëna Tereze, në figurën e së cilës ne zbulojmë me mijëra e mijëra njerëz të kushtuar – full time – në shërbim personal të  tyre që janë më shumë në nevojë, bëhet shembull dhe simbol i kësaj zbulese, në të cilin është fshehtësia e paqes në botë…

          Vëllazëria dhe paqja  janë sinonim ontologjik. Njëra dhe tjetra kanë një rrënjë të përbashkët, për ne shumë të qartë, në dashuri; dhe që ne na paraqitet si Misionarja e   Dashurisë; apostullesha e vëllazërisë dhe lajmëtarja e paqes.

          Ja përse asaj ia japim shpërblimin e paqes; si dhe atyre që e bashke ndajnë  ndjenjat e dhe veprimet e saja…”

(E mërkurë, 6 janar 1971)                        Papa Pali VI

Këto janë disa nga çastet dhe rastet e rëndësishme të  bashkëpunimit mes Papës Shën  Pali VI dhe  Shën Nënës Tereze, që përpos fryteve të shenjtërisë së ndërsjellët kanë dhënë edhe kontribut dhe madh dhe tejet të çmuar si në Kishë, ashtu edhe në botë.

P.s.! Ky Shpërblim nuk ka vazhduar dhe nuk iu ka ndarë më askujt!

Letnicë, 2025                                                               Don Lush GJERGJI

 

Sivjet po ashtu është edhe 50 – vjetori i marrjes së “Medaljes së Lirisë”, çmimi më i lartë i SHBA- së, që ia ka dorëzuar Nënës Tereze Presidenti atëhershëm Ronald REAGAN (21 qershor 1975).

Ai kishte një nderim dhe admirim të madh për Nënën Tereze, jetën dhe veprimtarinë e saj. Me atë rast ai e kishte cilësuar Nënën Tereze  si “qytetare e botës, duke pranuar që jeta she puna e saj kishte frymëzuar shumë amerikanë për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Nëna Tereze e kishte pranuar “Medaljen e Lirisë”, në emër të varfërve, nga të cilët tha ajo, bota e sotme do të ketë më shumë paqe dhe liri, demokraci, ndërsa të varfrit e ndryshëm dhe njerëzit në nevojë, do t’ia sjellin botës shpirtin e flijimit dhe solidaritetit.

Presidenti Ronald Reagan tha: “Në heshtje dhe në admirim e dëgjova dhe isha para Nënës Tereze shumë i vogël, duke mos dashur të humbi anjë moment për ta dëgjuar, kuptuar dhe pranuar një të vërtetë të madhe: “Ajo është vërtet Nëna e mbarë njerëzimit!”

Po ashtu sivjet është edhe 50 vjetori i pritjes solemne në Selinë e OKB-së në New York. Me atë rast Javier Peres De Cuellar (1920 – 2020), kryetari i OKB-së pati thënë: “Unë e paraqes gruan më të fortë të botës: Nënën Tereze. Ajo vërtet është Kombet e Bashkuara!”

Kosova në Fushëbetejën Gjeopolitike: Koha për një Diplomaci agresive që do shkund Botën!

0
Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

I.
Në arkitekturën e re gjeopolitike të Ballkanit, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit duhet ridizajnohen nga një sërë faktorësh historikë, politikë, ushtarakë dhe ideologjikë.
Në këtë kontekst, Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy modele të kundërta të partneritetit me SHBA-në:
• e para, si një aleate e vogël, por e gatshme dhe e përkushtuar për të sinkronizuar interesat veta shtetërore e kombëtare, me ato amerikane;
• e dyta, si një fuqi rajonale ambivalente, që shpesh luhatet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe nuk ngurron që edhe haptas të sfidoj interesat amerikane (shkaku i Rusisë e Kinës) në Ballkan;

II.
Kosova, poashtu DUHET ta shfytëzoj maksimalisht këtë përparësi të qartë strategjike në raport me Serbinë që buron nga një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Në realpolitikën ndërkombëtare, pesha e një shteti nuk matet vetëm me madhësinë, popullsinë apo fuqinë ekonomike, por edhe me vlerën (peshën) strategjike që ai i ofron aleatëve të vet.

III.
Kosova, ndonëse një shtet i vogël, përfaqëson një pikë qëndrueshmërie, koherence dhe besnikërie në rajon që ende mbetet i trazuar dhe mbushur me probleme politike, etnike, sociale, ekonomike, fetare e kulturore.
Ndërkaq, Serbia mbetet, të paktën edhe për një kohë, një “rrezik i llogaritur” për SHBA-në: e rëndësishme për stabilitetin rajonal, por jo gjithmonë e besueshme dhe koherente si aleate strategjike…

Sikur të kishim pasur një mijë të tjerë si Gjergj Kastrioti, asnjëri nuk do të kishte marrë respektin e tij

1

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani

Ngushëllime UÇK

Ne kemi pasur një Skënderbe, dhe ai ka mbetur me një imazh të përjetshëm. Sikur të kishim pasur një mijë si ai, asnjëri nuk do të kishte marrë respektin e tij. Sepse madhështia nuk matet me numra, por me kontributin.

Shpesh kam menduar se “prodhimi” masiv i veteranëve nuk u bë vetëm për vota. Ishte edhe një plan hakmarës për të zbehur e zhbërë vlerën e trimërisë, guximit e patriotizmit; për ta shndërruar atë nga një nder i rrallë në një etiketë të pavlerë, duke e shpërndarë edhe tek ata që dikur ishin kundër UÇK-së, ose që shëtiteshin nëpër sheshe derisa diku në Kosovë luftohej.

Nuk njoh askund në botë një rast ku një lëvizje çlirimtare, me merita të jashtëzakonshme për themelimin e shtetit, të përfundojë e reduktuar në komunitet tragjik-komik dhe pothuajse të përçmuara për kontributin e vet, që dikur ishte gati i pashembullt.

Për luftë duhen bole, dhe ne, shumica absolute, nuk i kishim gjatë luftës. Është normale. Askund në botë nuk janë shumica trima.

OVL-UÇK, për aq sa di unë, kurrë nuk ka ngritur zë seriozisht kundër fabrikimit të veteranëve të rremë. Kurrë nuk ka bërë protestë kundër atij poshtërimi që ia lejoi vetes dhe luftës. Sot, kur dikush deklarohet veteran, njerëzit ngrejnë vetullat, shikojnë me dyshime, nuk e besojnë.

Dhe si ta besojnë?

Përballë çdo veterani të vërtetë janë 300 deri 500 të rremë, që e kanë blerë guximin e munguar dhe e kanë shitur dinjitetin e tyre, si ndonjë grua në shtëpinë publike. Po prokuroria? Kosova e paguan për t’i garantuar elitës vjedhjen dhe korrupsionin. Aty nis ose përfundon ndërtimi i shtetit.

Kosova është kopje shteti, jo shtet.

Ashtu siç organizoi protesta kundër Gjykatës së Hagës, OVL-UÇK duhej të kishte ngritur zërin edhe kundër ushtrisë së sotme, e cila, nëse do të kishte pasur vërtet 40.000 luftëtarë trima (ose 60.000 sa kanë aplikuar), do ta kishte çliruar vetë Kosovën pa pritur NATO-n. Dhe nëse kjo nuk u bë, atëherë dikush duhet të japë llogari, jo të fshihet pas dekoratave prej letre.

Një diamant ka vlerë sepse është i rrallë dhe i mbushur me cilësi. Një grumbull hekurishtesh, edhe nëse e mbush një vagon, mbetet vetëm hekur që duhet të shkrihet dhe riformohet. Si veteranët e rrejshëm.

Për fat të keq, ky është imazhi i UÇK-së së prodhuar pas luftës: jo më heroike, por e njollosur tej për tej, e shitur, e blerë, e përlyer nga duar që nuk kanë pasur kurrë armë në dorë.

Ajo nuk po hetohet vetëm në Hagë. Në Kosovë e ka marrë dënimin e pamerituar. Gjykohet dhe damkosen përditë publikisht, sepse ia ofruan mundësinë për ta zhbërë dinjitetin e saj. Po kthehet nga krenari kombëtare në objekt talljeje.

Sepse nuk ka armik më të rrezikshëm për një popull sesa kur ai vetë fillon të poshtërojë heronjtë e vet. Dhe këtë, sot, po e bëjmë ne. Po e lejojnë ata. Me një ushtri veteranësh që ka hedhur në fund të pusit ata veteranët e vërtetë.

Turp i përjetshëm!

Turp i dimensionit historik.

Shqipëria dhe regjimi marksist i deleve idiote dhe me tru të shpërlara, po shkojnë së bashku në Hell

0

Klajd Kapinova, New York

“S’keni pare gje akoma”. – Ramaduro kryeminister i Narkoshtetit te deleve… Votoni prap Rilindjen. Doli Noc Rroku me syze te kuqe dha sinjalin zjarr e u kallen delet dhe kasollet e tyne…

Kjo poezi asht perle:

“As buke, as brekë s’ju lanë,

Ju punoni, ata hanë!

 

Nuk ju lan’ as pakë nderë

Qe kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak

S’kin Unji kryet dhe po rrini.

O shqipëtarë barkzbrazur,

Fustangjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni nje herë,

As krenarë, por veç te dhjere” – Faik (Domenik) Konica, 1901

Keto pamje Ferri te vertete, nuk jane ne shtetin blu te gomereve marksiste ne California (me sakte ne Los Angeles), por ne Shqipnine e vogel te ikur per lesh tesh 12 vjet, qe asht me popullsi te vogel sa qyteti i Bronx-it ne New York City. Keto dite Shqipnia digjet papushim, ne male e fusha, ne qytete dhe katunde sebashku me delet brenda saj, qe po pjeken per lezet diten per diell dhe shqipfolesit robot atje pa asnje ndergjegje krihen me histerizem, duke i bere Hosana nje te semuri mendor Djall, qe rron me ilace speciale qe i merr pa nderprerje 24/7/365.

  1. Kudo neper bote dhe Europe sot, ku sundojne fatkeqsisht te majtet ne bote asht kjo pamje e vazhdueshme Zjarri dhe Hiri gjithandej, te cilat s’kane nevoj per shume koment. Zjarr dhe stuhi gazi e hiri qe vjen me furi, shkaterrim total te vendit, korrupsion galopant te tipit dhe modelit marksist, vjedhje masive kush te mundet dhe sa te mundet, krime mosturioze ne very e jug, lindje dhe perendim brenda nje siperfaqe te vogel me 28 mije kilometra katrore, perdhunime dhe abuzime te hapura dhe te fsehura, grabitje masive te shtetit dhe shtetareve naiv qe i votojne mashtruesit e tyre, mashtrime mediatike si pale e krimit te sofistikuar, mafie totale politike, mafie gjigande ekonomike me devizen: vjedh e fshej sa te mundesh, etj.

Vitin e kaluar Los Angeles u dogj e gjitha ne flake, zjarre te furishme, cilet vazhduan fatkeqsisht per disa muaj, duke rrafshuar shtepi antike dhe te reja, bisnese dhe zona turistike perrallore deri buze ujerave te qeta te Oqeanit Paqesor…

Dhe pse ndodhi kjo? Atje drejtojne te majtet ekstremiste, qe me nje fjale permblidhen ne marksiste dhe dylberiste 100% fanatike. Atje asht edhe Hollivudi, qe per cudine e te gjitheve ne masen 98% asht puro e indokrinuar keqas me ideologjine marksiste dhe veset pervese te manjakeve dylberiste, pedofile te specializuar dhe me pervoje per pune te pista, sepse ata sipas tradites dhe historise se tyre famkeqe kane abuzuar vazhdimisht dhe masivisht per vite dhe shume dekada me shume viktima femije te pafajshem.

Keshtu deri tani 96% e Listes Famkeqe te Pedofileve Epstein jane nga te gjithe nga Hollivudi ose me sakte nga Cali (California) dhe bashkepunetoret e tyre te jashtem nga Europa dhe deri tek Kurora Mbreterore e Britanise se Madhe.

Per te fshehur gjurme e krimit dhe ferrit te tyre, ata po akuzojne Presidentin e 45 & 37 te SHBA-se Donald J. Trump, qe per here te pare fatmiresisht e Hapi dhe e bani publike per boten dhe popullin ameirkane Ceshtjen Epstein, te cilen marksistet amerikane nuk e hapen kurre dhe e mbuluar prej dekadash ose me sakte e kishin futur ne thellesi te Kalendave Greke….

Keshtu dokumentet e reja te deklasiifikuara zbulojne se ish Presidenti komunist (“democrat”) amerikan Bill (William Jennifer) Clinton i adhuruari deri ne marri i shqiptareve dhe kosovareve naiv, ka shkuar ne Ishullin e Pedofilise Epstein 28 here, ndersa Presidenti Trump i akuzuar pa te drejte nga komunistet ameirikane asnjehere.

Per me teper Bill Clinton, si zot shtepie atje, per publikun ameirkane njihet disa vite me pare, sepse ai asht i fiksuar ne nje pikture me ngjyra i veshun me fustan blu dhe kepuce me taka te kuqe…

Pse si mendoni ju se komunistet dhe markisistet amerikane, qe drejtonin fatkeqsisht Shtepine e Bardhe, gjate viteve te erreta 2020-2024 nuk do ti kishin hapur dokumentet dhe publikuar Listen Epstein nese Trump ishte i perfshire ne kete histori!?

Merhumi i fjetur ne kembe Joe Biden dhe marksistja analfabete dhe idiote Kamala Harris, qe po e persekutonin tesh 4 vjet pa pushim Presidentin e 45-te te SHBA-se Donald J. Trump nuk do ta benin publike ate, per ta diskritituar, sepse ata i kishin ne dore per 4 vjet te gjithe dokumentet dhe listen Epstein dhe se kishin ngritur ne kembe te gjithe makinen e shpifjeve kunder tij, duke bere politizimin e Departamentit te Drejtesise, Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se, FBI, CIA dhe 18 angjencive te tjera te sherbimit secret amerikane!?

Ata sikurse thote populli shqiptar me nje shprehje te tij, se Nuk e nderrojne Trump me mishin e dashit… Ata perdoren te gjithe guret e zallit te pushtetit te tyre te pakufizuar dhe abuzues, per t’a futur me cdo kusht ne burg Presidentin Trump, duke krijuar dhe shpifur me 94 akuza apo ceshtje gjyqesore te ngritur papushim kunder tij dhe deshtuan me turp…

Per 4 vjet marksistet nuk i hapen keto dokumente origjinale te Listes Epstein dhe me e keqja as nuk bere deklasifikimin e tyre… Ata fshehen ne kete menyre veten ne krim dhe te gjithe bashkepunetorete  tyre marksiste ne pushtet dhe Hollivud.

Dokumentet e reja tregojne kjarte se Presidenti i 45-te i SHBA-se Donald J. Trump, nuk ka abuzuar dhe as qe nuk ka qene asnjehere ne ishullin Epstein. Sigurisht ai e ka njohur kete person, por ata nuk kane qene shoke ne pune te pista me femije…

Ata qe po tremben sot me shume se kurre jane marksistet amerikane, si familja e korruptuar Clintons (Bill & Hillary Clinton), marksisti dhe dylberi Barack Hysen Obama, gazetare te famshem dhe te korruptuar qe nder dekada e fshene kete skandal te madh te shekulit, bisnesmene te fuqishem, qe ishin dhe jane mbeshtetesit kryesore te fushatave elektorale te partise komuniste amerikane, actor karriere dhe fitues te Cmimit Oscar dhe te Globit te Arte, yje ose kengetare shume te njohur V.I.P., producente te famshem filmash etj., qe te gjithe jane aktiviste te flakte politike te majte…, sepse po u hapet fetat e lakrorit dhe po del ne shesh gjithcka ka brenda era e keqe e Kutise se Pandores…

E njejta gje eshte edhe me Ramaduron psikopat te Shqipnise se shkaterruar totalisht, qe asht ba me iu dhimb gjithkujt. Ai ka 2 ceshtje te hapura me drejtesine e SHBA-se dhe se cdo veprim qe ben ai eshte i shenuar vazhdimisht ne listet e serive te krimeve mosturioze te tij…

Mund te thoni ju pse cfare lidhje ka kjo me Shqinine!? Ka se e njejta situate asht edhe ne Shqipni dhe mos me keq… Qeveria e Ramaduros asht kopje e Hollivudit ne te gjithe drejtimet. Kur Hollivudi ishte ne flake te gjithe ata ishin kunder Trump edhe pse ai asokohe nuk ishte si drejtues ne Shtepine e Bardhe.

Ata e akuzuan ate se asht faji i tij qe LA po digjet dhe jo i Merhumit Joe Biden te autopenes, qe nuk dinte asgje per veten e tij dhe se per 4 vjet sikurse e dijne te gjithe kane drejtuar te tjeret Shtepine e Bardhe dhe Zyren Ovale qe formalisht kishte emrin e tij si president… dhe governatorit marksist te Cali dhe kryetares se Bashkise po markisiste dhe raciste te LA.

  1. Te vjen per te qeshur, se te gjithe jane ne hedhur ne sulm frontal marksist kunder dr. Berishes, edhe ne keto dite qe Shqipnia po Shkon me deshiren e vet ne Hell… jo per faj te Berishes, por per arsye te veprimtarise normale kriminale dhe trathtare te tokes se djegur te Ramaduros ose djalit (djallit) te Dulles se Gjinokastres.
  2. Ju papagalle pa tru dhe ndergjegje ne fillim shkoni shuani zjarret se po ju djeg dhe pjek Ramaduro te gjitheve per se gjalli, dhe diten per diell mbasi ju mori votat dhe po ju fut natyrshem gishtin e mesit. Kudo ne Shqiperi permes rrjeteve sociale dhe websitet e pavarura antiqeveritare marksiste, sheh plehra dhe male me prehra biologjike dhe inerte ne zonat bregdetare, kudo vjen ere qirizi dhe fekale, ku kane shperthyer me vrull ne siperfaqen e tokes gjithandej dhe ne zonat bregdetare kundermon era e acidit bacil.

E ashtuquajtura dhe e propaganduara me te madhe Turizmi, sic do vit tjeter deshtoi me te madhe, sepse qysh ne fillim ishte nje propaganda dhe mashtrim, qe me ne fund deshtoi serisht. Ju dele te trudhosur dhe trushperlare, nuk meritoni ma shume se sa Ramaduro-n, sepse ju jeni vete pjese e gjalle dhe faktike e ketij korrupsioni te tij, qe po lulezon kudo. Pa ndihmen dhe votat tuaja ai NUK mund te vidhte, por ju e votuat serisht per here te katert, per t’i dhene zemer dhe per ti thene kjarte: Vazhdo dhe na vidh te gjitheve, na perdhuno ekonomikisht, financiarisht, politikisht si zakonisht etj. Shkoni mbrojeni serisht dhe bile bani kenge te reja heroike me gra me muskuj dhe burra me gjoks me butoxide… si dikur ne kohen e zeze te Dulles se Gjinokatres.

  1. Ju flisni si me qene visitor nga nji planet tjeter dhe jashte realitetit te diteve tona ne Shqipni. Doktori (asht fjala per dr. Sali berishen linder politik i partise me te madhe opozitare) i mire apo i keq sipas jush, po ju thote hapur dhe po u ofron prova dhe fakte te reja me Flake cdo minute dhe ore, se po digjeni si ne Hell te gjithe, kurse ju (dele) vazhdoni te kruheni per politiken e dites se e lagu apo se lagu.

Kam qesh disa here me te madhe, kur shoh zjarrfikset shqiptare mesjetare qe sot paraqiten si arritje e madhe e shekullit 21 te qeverise marksiste, qe shkojne ne male, fusha dhe ne qytetet apo fshatrat me thupra thane per me fik zjarrin qe ecen me shpejtesi. Nje zjarrfiks filloi me ba pipin, per me shue xjarrin, sepse nuk kishte uje… Keto jane pashaportat plot shit (merda), qe po u jep deleve te tij Ramaduro, pa u nis ne Europe…

  1. Ne asnje vend te botes, qe kam shetitur si ne Europe, Azia, Ameriken e Jugut, nuk kam pa dele (dhe dasha) ma idiote se ne vendin e arnauteve. Perandoria Otomane ju mbajti per 500 vjet, arabo-otomani Dulla i Gjinokatres per 50 vjet dhe asnji nuk protestoj kunder tij dhe tash Ramadoru tesh 14 vjet dhe asnje nuk po kundershton kunder tij… dhe ju serisht e votuat 98% si ne kohen e largkjoftit dylberit te rrugeve dhe rrugicave te nates se Parisit diktatorit analfabet Enver Hoxha. Ju fatkeqsisht dhe tmerrshisht po mendoni 24/7/365 vetem per tagjine qyl nga qeveria e narkoshetit, zjarrit dhe e krimit… Stand UP Albania.
  2. Mire ua bahet dhe uroj qe te digjet e gjithe Shqipnia me ata marksiste qe fatkeqisht ka brenda se keto dele vetem te pjekura rrijne urte. Qellimi i tyne asht me ju largua ju nga vendi, permes eksodit te ri.
  3. I nderuemi zotni Dr. Berisha, mos te vijne keq hic per ate popull-dele, se sikurse tha DeVita se ai popull asht i brujtur keqas me idelogjine komuniste per 7 dekada dhe nuk ndryshon kurre ma. Leni ne marrin e vet, te vuajne sikurse kane vuajtur me Dullen e Gjinokastres. Ata s’kane ndergjegje, por jane servila te sistemit komunist dje dhe sot.
  4. Ramaduro futi ne burg 1 milion shqiptare (per arsye absurde, si mos pagim dritash, uji, taksash etj.) tash 12 vjet dhe ata serisht e votuan ate. Sikur vetem familjet e te burgosurve te kishin votue opoziten, pra kunder Ramaduros, sot Shqipnia do te kishte pamje tjeter. Ai ua vodhi vota dhe ata rrijne urte si dele. Dr. Berisha po i ekspozon ato para botes dhe Europes globaliste marksiste, qe asht krejt e majte dhe une nuk shpresoj se ata kerkojne nje qeveri te djathte, sepse per ata asht si me peshty veten ne fytyre…
  5. Mendoj, se duhet shikuar seriozisht opsioni i mundshem, se ka ardhur koha (dhe bile jeni te vonuar), se duhet me ba zevendesimin e popullsise midis shteteve marksiste. Keshtu ata qe jane te persekutuar dhe shtypur ne Kore te Veriut, Kube dhe Venezuele me i pru ne Shqipnine pa zot, dhe ata qe rastesisht jetojne atje (Arnautistan) me i qu ne vendet marksiste socialiste, si: Kuba, Korea e Veriut, Venezuela dhe ne disa shtete te tjera te prapambetura te botes se trete te kontinentit te Afrikes dhe Amerikes Latine apo Azise. Rruge tjeter s’ka. Shkembimi i popullsise asht i domosdoshem.
  6. Sa ma shume me i shtyp shqiptaret aq ma shume e duan persekutorin. Keto dele me dhe pa taxhi e kane fatkeqsisht kujtesen e kalueme historike 00000. Ju nuk meritoni ma mire se qeverine qe keni zgjedh me doren tuaj, dhe te mbledhur me fanatizem ne te gjithe mitingjet e Ramaduros. Edhe pleqte e Shqipnise qe skane pare me ble buke, ilace votuan per mjerimin e tyre edhe 4 vjet te tjera. Ata u rrejten me disa dollare shtese per pensionet. Ia ndishit lezetin dhe ia pishit lengun edhe 4 vjet te tjera.

Une serisht gezohem sa here qe Shalgjati u ban ju padrejtesi, sepse ju si zakonisht jeni njesoj si ai dhe pjese integrale e korrupsionit te tij aktiv dhe pasiv.

Uroj, qe t’u shohet varferia dhe mjerimi me Ramaduron. Ky i semuri mendor po ju djeg dhe pjek per se gjalli, sepse e din se vetem keshtu ju ben zap, si dikur babai i tij shpirteror Veruku me hu dhe litar. Nejse pune per ju. Historia po perseritet me ju ne ditet tona te shekullit 21. Uroj qe tu shtohet “lumturia” me kete psikopat me ilace.

Katër vjet nën Talebanët – situata për vajzat afgane më e keqe se kurrë

0

A teacher gives a religious studies lesson to girls at a religious education center in Kabul, Afghanistan, Wednesday, May 28, 2025. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)

  

Kanë kaluar katër vjet që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan dhe bota e jashtme ia ktheu shpinën vendit. Tani refugjatët po kthehen me forcë në një të ardhme të pasigurt.

Më 15 gusht 2021, ushtarët talebanë u zhvendosën në kryeqytetin afgan, Kabul. Forcat e fundit të huaja u larguan nga vendi dhe kështu 20 vjet luftë mbaruan. Nuk ishin vuajtjet e afganëve.

Që atëherë talebanët kanë sunduar me një dorë të rëndë dhe vajzat dhe gratë janë prekur më keq.

– Vajzat nuk kanë qasje në arsim përtej klasës së gjashtë. Të kënduarit ose të folurit së bashku në publik është e ndaluar, vëren Sekretari i Përgjithshëm Kaj-Martin Georgsen i Care Norway.

Gratë afgane gjithashtu nuk lejohen të lëvizin në publik pa një shoqërues mashkull, shton ai.

Kthim i detyruar
Vetëm që nga fillimi i vitit, rreth 2.2 milionë refugjatë afganë janë kthyer në shtëpi nga Pakistani dhe Irani, dhe shumë prej tyre janë kthyer me forcë kundër vullnetit të tyre.

Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rreth 60 përqind e tyre janë nën moshën 18 vjeç.

– Shumë vijnë në një vend ku nuk kanë jetuar kurrë më parë. Ato nuk kanë as të ardhura, as vend për të jetuar, as qasje në arsim dhe shërbime shëndetësore, thotë Georgsen.

– Vajzat që kthehen rrezikojnë një jetë varfërie dhe mungese lirie, ku bëhen të cenueshme ndaj martesës së fëmijëve, dhunës dhe shfrytëzimit, thotë ai.

Sipas OKB-së, disa gjithashtu rrezikojnë t’i nënshtrohen torturës dhe arrestimit arbitrar.

– Zemërthyes
Një raport nga Care International dhe organizata e OKB-së për të drejtat dhe barazinë e grave (UN Women) tregon se çfarë i pret vajzat dhe gratë që kthehen në Afganistan.

Raporti dokumenton se si ato rrezikojnë t’i nënshtrohen ngacmimit dhe dhunës me bazë gjinore në kufi, dhe se ato që mbërrijnë vetëm mund të kenë probleme edhe në kalimin pa një shoqërues mashkull.

– Në kufirin për në Afganistan, Care takon vajza të reja që kanë jetuar gjithë jetën e tyre në një vend tjetër. Ato janë plotësisht të shkatërruara nga mendimi se nuk do të jenë më në gjendje të shkojnë në shkollë dhe se ëndrra e tyre për t’u bërë mjeke, për shembull, tani është plotësisht e paarritshme. Është zemërthyes, thotë Georgsen.

“Një numër i madh refugjatësh mbërrijnë çdo ditë. Shumë prej tyre janë përballur me vështirësi të mëdha dhe kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë. Kjo ka një ndikim të madh tek të gjithë ne që punojmë për këtë krizë”, thotë kreu i Care Afghanistan, Graham Davidson.

– Humbën gjithçka
Çmimet e shtëpive në Kabul janë rritur ndjeshëm si rezultat i kthimit të refugjatëve, dhe shumë mezi mund të përballojnë një çati mbi kokë.

Zahra Hashimi ka frikë se ajo dhe familja e saj së shpejti do të dëbohen nga apartamenti me një dhomë në të cilin kanë jetuar që kur janë kthyer nga Irani.

Burri i saj fiton mezi 1 dollar në ditë nga punë të ndryshme të rastësishme. Nuk është e mjaftueshme për të paguar qiranë, edhe pse apartamenti nuk ka as ujë të rrjedhshëm dhe as energji elektrike.

“Ne humbëm gjithçka kur u kthyem në Afganistan,” i tha Hashimi AFP-së.

Ajo është gjithashtu thellësisht e shqetësuar për atë që do të sjellë e ardhmja për tre vajzat e saj, më e madhja prej të cilave është shumë e vjetër për të shkuar në shkollë.

Shkurtimet e ndihmës
Me marrjen e pushtetit nga talebanët, pjesa më e madhe e ndihmës ndërkombëtare për Afganistanin u ndal gjithashtu plotësisht, gjë që ka pasur pasoja dramatike.

Shkurtimet e ndihmës, të kombinuara me kufizime të rrepta nga talebanët, e kanë bërë shumë të vështirë për shëndetin e grave dhe punonjëset e ndihmës, ndër të tjera. Kjo prek gratë afgane të cilave u mohohet kontakti me burra jashtë familjeve të tyre.

– Tani na duhet mbështetje financiare në mënyrë që të përmbushim nevojat themelore dhe të ofrojmë mbrojtje dhe një vend të sigurt për vajzat dhe gratë që kthehen, thotë Davidson.

I bën thirrje Pakistanit
Pakistani, i cili ka qenë shtëpia e miliona refugjatëve afganë të luftës që nga vitet 1980, ka vendosur 1 shtatorin si afat për kthimin vullnetar.

Edhe pse afati nuk ka skaduar, vendi ka filluar deportimet masive sipas OKB-së.

Edhe refugjatët e regjistruar ligjërisht janë arrestuar dhe janë çuar në kufi, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Kjo është një shkelje e detyrimeve ndërkombëtare të Pakistanit, deklarojnë ata.

– UNHCR i bën thirrje qeverisë së Pakistanit të ndalojë kthimet e detyruara dhe të miratojë një qasje humanitare me kthim vullnetar, gradual dhe dinjitoz për afganët, tha ajo në një deklaratë në fillim të këtij muaji.

Fire år med Taliban – situasjonen for afghanske jenter verre enn noensinne – Document

Orban mendon që Zelenskyj e ka humbur luftën

0

Kryeministri hungarez Viktor Orban e quan Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen një negociatore të keqe pas marrëveshjes doganore të së dielës. Foto: Denes Erdos / AP / NTB

  

Kryeministri hungarez Viktor Orban beson se Ukraina e ka humbur luftën kundër Rusisë.

Në një intervistë të publikuar në një faqe interneti të ekstremit të djathtë të mërkurën, Orban foli vetëm dy ditë para samitit shumë të përfolur midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Po flasim sikur kjo luftë ka një rezultat të hapur. Ky është një vlerësim i gabuar. Ukrainasit kanë humbur, Rusia ka fituar”, tha Orban.

Orban ka vënë veton vazhdimisht ndaj sanksioneve të reja kundër Rusisë në BE. Ai ka thënë se Kievi nuk do të kapitullojë për sa kohë që armët dhe fondet vazhdojnë të rrjedhin në vend nga partnerët perëndimorë.

“Pa këtë, lufta do të kishte mbaruar shumë kohë më parë”, tha ai.

Kohët e fundit, të martën, Hungaria refuzoi të nënshkruante një deklaratë nga 26 vendet e tjera të BE-së, në të cilën ata mirëpritën përpjekjen e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës.

Por në deklaratë, BE kërkon që integriteti territorial i Ukrainës të ruhet dhe që kufijtë ndërkombëtarë të mos ndryshohen me forcë. Orban e mbron refuzimin e tij për të nënshkruar duke thënë se deklarata përpiqet të imponojë kushte për negociatat në të cilat udhëheqësit e BE-së nuk ftohen të marrin pjesë.

Orban tror at Zelenskyj har tapt krigen – Document

Shifrat zyrtare: Emigracioni i azilit po ndryshon popullsinë e Austrisë

0

Një grup emigrantësh kalojnë kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë gjatë valës së madhe të migrimit të vitit 2015. Foto: Kerstin Joensson / AP / NTB.

Christian Skaug / Document.no

Një rast për një familje të madhe siriane me njëmbëdhjetë fëmijë që marrin 9,000 euro në muaj në përfitime publike tërhoqi vëmendje të konsiderueshme në median austriake në fillim të verës së këtij viti.

Kjo familje e madhe emigrantësh është një shembull i pazakontë, por ilustron një trend të përgjithshëm: se imigracioni i azilit po e ndryshon përgjithmonë popullsinë e Austrisë.

Tani ka shifra zyrtare që e tregojnë këtë, konkretisht “Statistische Jahrbuch Migration & Integration”, i cili është botuar bashkërisht nga fondi i integrimit të qeverisë austriake, Ministria e Integrimit dhe autoriteti i statistikave Statistik Austria, dhe raportohet në gazetën Heute.

Ky libër vjetor i migrimit dhe integrimit tregon se gratë nga Siria, Afganistani dhe Iraku kanë mesatarisht 3.3 fëmijë.

Për gratë austriake, mesatarja është 1.22 fëmijë dhe për gratë jo-austriake 1.58 fëmijë, ndërsa mesatarja për të gjithë popullsinë e vendit është 1.31 fëmijë.

Gratë turke janë gjithashtu mbi mesataren kombëtare me 1.8 fëmijë.

Krahasimi i moshës së nënave në lindjen e parë është gjithashtu mbresëlënës. Gratë austriake lindin fëmijën e tyre të parë në moshën 30.5 vjeç, austriaket e lindura jashtë vendit në moshën 29.4 vjeç dhe jo-austriaket në moshën 28.7 vjeç.

Edhe këtu, gratë siriane, afgane dhe irakiane bien në sy – në këtë rast në rënie. Kjo për shkak se ato janë mesatarisht vetëm 26.2 vjeç kur lindin fëmijën e tyre të parë, dhe për këtë arsye janë më të reja se gratë turke (26.6 vjeç).

Të dhënat mbi moshën mesatare të popullsisë janë gjithashtu interesante. Sipas Statistikave të Austrisë, ajo ishte 43.6 vjeç që nga 1 janari i këtij viti. Austriakët ishin mesatarisht pak më të vjetër, 45.4 vjeç, ndërsa jo-austriakët ishin dukshëm më të rinj, 36.3 vjeç.

Edhe këtu, njerëzit nga Iraku, Afganistani dhe Siria bien në sy në një drejtim në rënie. Për irakianët, mosha mesatare ishte 30.3 vjeç, për afganët 27.4 vjeç. Sirianët ishin përsëri dukshëm më të rinj, në 25.4 vjeç.

Ish-kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, ishte një mbështetës i vijës së ashpër në politikën e migracionit dhe ishte ndër ata që ndihmuan politikisht në ndalimin e valës së madhe të migracionit në vitet 2015-2016. Por Kurz nuk e ndryshoi zhvillimin e popullsisë së vendit në planin afatgjatë.

Offisielle tall: Asyl­innvandringen endrer Østerrikes befolkning – Document

Mark Palnikaj: A thua e kishte gabim ai qe shkroi se Pal Engjëlli është kushëriri i Skendërbeut?

2

(Dekret i përgjithshëm i shejtërisë, zotit tonë Papa Piu II, papë për provani hyjnore, i lëshuar me kërkesën e shumë të nderuarit dhe shumë të ndriturit kardinalit të Kishës së Shejtë Romane dhe zotit kryeipeshkëv të Durrësit, zotit Pal Engjëllit dhe kundër sektit muhamedan dhe në të mirë të mbretit të pathyeshëm të Arbërisë, zotit Skenderbe, kushëririt të shumë të ndriturit zotit Pal dhe sikurse duket sheshit nga vula e vënë poshtë.)

Më duhet të ju spjegoj se ky dokument ruhet në Bibliotekën Laurenciana të Firences. Në Arkivin Sekret të Vatikanit në treguesin alfabetik të emrave nuk figuronte emri i Pal Engjëllit. Ja u kërkova me insistim punonjësve të arkivit që të më gjenin së paku Bullën Papale të Papa Piut II për dekretimin e Pal Engjëllit si Kryeipeshkv i Arkipeshkvisë së Durrësit dhe as këtë nuk ma gjetën edhe pse në Librin e Konrad Eubelit Hierarchia Cattolica Vol II shënohej qartë dekretimi i këtij Arqipeshkvi. Më vunë në dispozicion disa nga dosjet e Papa Piut të dytë por atë që kërkova unë nuk qe e mundur të gjendet. Kërkimet vazhdojnë…

Kërkojmë ndalalimin e “e-zanit” që nuk i respekton frekuancat ligjore, përndryshe jemi të detyruar t’i largojmë familjet tona nga shtëpitë

2
Alberto Lekaj, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë
___
📢 Qytetarët kërkojnë qetësi — thirrjet e larta të ezanit po shndërrohen në dhunë psikike
Ne, qytetarët që jetojmë pranë Parlamentit, po përballemi çdo ditë me një problem të rëndë: thirrja e ezanit në orare të vona dhe me volum jashtë çdo norme, sidomos nga ora 17:00 deri në ora 22:00, deri në 3 herë brenda mbrëmjes.
Kjo situatë po na shkakton stres, shqetësim të sistemit nervor dhe po e bën jetën tonë të përditshme të padurueshme.
Ky nuk është çështje fetare — është çështje e së drejtës për qetësi dhe e respektit për standardet e zhurmës në zonat urbane. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht traditës apo besimit, duke gjetur një zgjidhje të arsyeshme: tingull më i ulët dhe orare të përcaktuara që nuk prishin gjumin dhe qetësinë e banorëve.
📌 Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë. Përndryshe, jemi të detyruar të largojmë familjet tona nga shtëpitë, duke humbur jo vetëm pronën, por edhe dinjitetin tonë qytetar.
#QytetarëtPërQetësi #RespektoniLigjin #StopZhurmës

Kur guri nuk është më në vendin e vet…! Pjesë nga romani në dorëshkrim “Diplomaci e shterrur” i Safet Sadikut

0

Nga: Safet SADIKU

Ese: (9) Nga romani në dorëshkrim: „Diplomaci e shterrur“

… Në këtë kopsht të dikurshëm të Shqipërisë, i mbjellë me duar të lodhura e të dashura, guri nuk është më në vendin e tij. Guri që përfaqëson stabilitetin, shtetësinë dhe drejtësinë, tani është nxjerrë nga vendi i vet.

I.
Si mund të mos krijohet tension kur e vërteta endet si një guralec në xhepat e pushtetarëve, ndërsa populli pret që ai gur, më në fund, të peshojë në vendin e vet? A nuk është koha që guri i së drejtës të mos mbetet më në rrjedhën e ujit, por të vendoset aty ku duhet, në themelet e një shoqërie të drejtë? Për të ndriçuar dramën e këtij realiteti që shtrydh frikën dhe dhimbjen si limfa nga plagët e një trupi të nëmur, ku në qendër tani dëshiron të vendoset një gazetare e mirëfilltë, e cila është e guximshme si një gur që nuk zhvendoset nga asnjë stuhi. Ajo, si zë që vjen nga thellësitë e ndërgjegjes kolektive, guxon të prekë terrenet e ndaluara, të zbulojë fije të prera të negociatave sekrete dhe marrëveshjeve, të cilat nuk janë firmosur me bojë, por me pabesi. A është ajo vetëm një gazetare, apo një zë që përfaqëson ndërgjegjen e një kombi të mbytur në heshtje? Ajo përballet me kërcënime që nuk peshojnë më pak se plumbi, me presione që vijnë nga të gjitha drejtimet, por nuk thyhet. Pse? Sepse e di: guri që rri në vendin e vet nuk lëviz as nga frika, as nga joshja. Në sytë e saj lexon moralin që nuk shitet, që nuk klonon retorikë, por shkruan me gjak, për të vërtetën. Diku tjetër, një politikan i ri, idealist, si filizi që përpiqet të rritet në një dhe të helmuar, zbulohet si një zë i brendshëm që nuk përshtatet me kakofoninë e sistemit. Ai lufton jo me fjalë, por me të vërteta që dhembin. Ai nuk i ngjit shkallët e pushtetit, por rrëshqet nëpër to duke mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë. Ai përpiqet të ndalojë marrëveshje që nuk janë as historike, as të ndershme, por janë plagë që shiten si kurora fitoreje. A nuk është edhe ai një gur që kërkon vendin e vet në themelet e një politike që është ngritur mbi rërë? Por, sa peshojnë idealet në një sistem ku çdo gur ka një çmim, dhe çmimi nuk është më dinjiteti, por dominon heshtja? Në këtë fron shfaqet edhe një figurë tjetër: përfaqësuesi ndërkombëtar. Një emër, një zë i butë me fjalor diplomatik, por me dorë të hekurt që shtyn marrëveshje si gurë të rëndë në fushën e shahut politik. Ai ushtron trysni, por gjithnjë në emër të “paqes”, “stabilitetit”, “së ardhmes”. Po çfarë paqeje kërkohet, kur nën tryezë lëvizin dosje të lidhura me fije të errëta, dhe mbi tryezë mbahen fjalime për miqësi? Mos vallë edhe ky përfaqësues është një tjetër gur, por jo në vendin e vet? Dhe në këtë galeri figurash, një tjetër personalitet zë pozitën me një hije tragjike si diplomati ynë. Dikur entuziast, krenar, flamurtar i çështjes kombëtare. Ai nisej nga parimi, por rruga e tij përfundoi në kompromis. E nisi me një gur në zemër dhe përfundoi duke mbajtur gurë në duar, gurë që s’i vendosi kurrë në vendin e duhur. Ai u përkul, jo nga lodhja, por nga lakmia. A nuk është më tragjike rënia e atij që ka pasur krahë për të fluturuar, sesa dështimi i atij që s’ka dashur kurrë të ngjitet? Ndërkohë, në prapaskenë, në Tiranë e në Prishtinë, të tjerë politikanë flasin për Atdhe, për flamur, për gjak të derdhur. Por çfarë vlere ka gjaku i atyre që ranë, kur marrëveshjet e sotme i varrosin dy herë? Ata janë fytyra të dyfishta, që në mëngjes flasin për nderin, ndërsa natën firmosin përfitime. Po populli? Ai rri dhe dëgjon. Beson. Shpreson. Por a mundet besimi të kthehet në mburojë, kur mburojat janë prej letre? A mundet qëllimi strategjik të mbrohet nga ligësia, kur ajo është vetëm një flamur i zbehur në një zyrë të errët? Populli nuk është gur. Ai është si dheu, që pret të mbillet me shpresë. Por, nëse mbi atë, këta dhe ata, edhe ne vazhdojmë të hedhim gënjeshtra, mashtrime, fjalë boshe, çfarë do të mbijë? Në këtë peizazh të mjegullt, personalitetet, që guxojnë të jenë gurë në vendin e vet nuk janë shumë. Por janë. Por ende kemi. Dhe prej tyre lind tensioni dramatik që kërkon rrethana e re reale në teren: jo tensioni i trilluar, por ai shpërthim që buron nga përplasja e së drejtës me atë fjalën që të parët tanë e qujatën; përplaseje me „pabesinë dhe mashtrimin“, përplasja e guximit me frikën, e moralit me pushtetin. A peshon fjala kur del nga goja e shitur? Apo është si një gjethe e thatë në erën që fryn nga diplomacitë e dështuara? Në një vend ku guri s’peshon më në vendin e vet, ku flamuri është kthyer në dekor për fjalime boshe dhe tani historia përdoret si skenografi për teatrot e politikës. Thjesht, a mund të flasim ende për sovranitet? Kur fjalët nuk ndihen më të rënda, se pluhuri mbi pllakat e përmendoreve të harruara, tani është bërë i trashë! Por ne a kemi ende drejtim? A kemi themele që nuk lëkunden kur fryjnë erërat e interesave të huaja? Në një skenë ku diplomacia është kthyer në një lojë kukullash, ku politikanët lëvizin si marioneta me fijet që nuk i mbajnë vetë, kush është regjisori? Dhe mbi të gjitha: ku është publiku? A duartroket ende? Apo është larguar në heshtje? Ndërsa gjuha jonë, dikur e përdorur për betime e këngë, sot gërryhet nga retorika boshe dhe përulësia diplomatike. Flamuri, dikur simbol që frymëzonte qëndresë, sot valvitet mbi marrëveshje të nënshkruara në errësirë; ka mbetur pa dritë, pa pyetje, pa fjalë që peshojnë.
Nëse shteti është trualli ynë, a nuk duhet që guri të rëndojë atje ku ka lindur? Dhe nëse guri është zhvendosur, kush ka qenë ai apo ajo dorë që e ka shtyrë? Dhe më e rëndë: përse nuk ka asnjë që e kthen në vendin e vet? Në këtë kopsht të dikurshëm të kombit, ku rrënjët e kulturës janë lënë të thahen dhe ujërat e drejtësisë janë devijuar për të larë mëkatet e elitave, politika është bërë kërpudhë që rritet mbi trupin e një peme të vdekur. Kush e ndalon këtë kalbëzim? Apo kaq e thellë është rrënja e sëmundjes, sa edhe dheu i atdheut nuk mban më? Diplomati shqiptar, dikur i menduar si degë që do të shtrihej në arenën ndërkombëtare me dinjitet, sot duket si një dru i thyer, i këputur në mes nga erërat që vijnë nga jashtë, por që janë ushqyer nga brenda. Ndërkohë, politikanët që i kemi zgjedhur vetë, janë kthyer në gjethe që shiten në çdo stinë, që ndryshojnë ngjyrën në çdo takim ndërkombëtar, por nuk lëshojnë kurrë rrënjë. Populli? Populli është kthyer në një fushë me gurë të vegjël që nuk peshon më askund. Dikur mbushej me thirrje, me këngë, me protesta, sot mbytet në heshtje, në ndarje, në pasiguri, në pyetje që nuk bëhen dhe në përgjigje që nuk dëgjohen. A kemi ende kohë për të kthyer gurët në vendin e tyre? A ka ende hapësirë për një fjalë që të peshojë? A ka një dorë që të mund ta ngrejë flamurin pa e kthyer në pretekst? Dhe kush do ta shkruajë këtë faqe tjetër të historisë, me fjalë që djegin apo me heshtje që mpin?
Kur guri s’është më në vendin e vet… Çfarë ndodh me shtëpinë, kur themelet fillojnë të lëkunden? A mund të ndërtohet një atdhe mbi zhavorr diplomatik? A ka më peshë fjala, kur fjalët nuk kanë më vend dhe nuk bien më si gurë të rëndë në ndërgjegje, por si fletë të lehta që i merr era e shërbimeve dhe e interesave të huaja? Në këtë vend ku politika zhvillohet si teatër pa publik, ku marrëveshjet nuk firmosen në dritë, por në terr, populli e ndien se guri s’është më në vendin e vet. Peshat janë përmbysur: patriotizmi i rremë ngrihet mbi podiume, ndërsa dinjiteti i vërtetë hesht në qoshe. E ç’është një komb, kur simbolet e tij përdoren si rekuizita? Kur flamuri valëvitet vetëm për kamera, dhe monumentet historike kthehen në prapavijë, përdoren vetëm për mashtrim elektoral? Diplomati i djeshëm, që dikur rrënjosej si trung i fortë në tokën e kombit, sot është shndërruar në degë të thatë që thyhet në erën e presioneve të jashtme. Dhe politika përsëri është vetëm një kopsht që dikur kishte lule të kuqe gjaku dhe lule të bardha idealizmi. E sot është pushtuar nga kërpudha të helmuara që ushqehen me shantazhe, pazare dhe servilizëm. Kush i lëvizi gurët nga vendi? Pse nuk peshojnë më fjalët? Pse nuk ndëshkohen ata që nxjerrin themelet nga vendi për të ndërtuar mbi to vila personale pushteti? A është e mundur që një popull të rrojë gjatë mbi një dhe, kur guri i historisë, i identitetit dhe i drejtësisë është përmbysur?
Në këtë dramë moderne, ku “luhet në emër të kombit”, por pa të drejtë fjale të vetë kombit, çdo gur që nuk është në vendin e vet bëhet pengesë. Dhe çdo fjalë që nuk peshon bëhet një plagë. Kështu, kur guri s’është më në vendin e vet, asnjë mur nuk qëndron gjatë. Asnjë shtet nuk mbijeton i drejtë. Dhe asnjë popull nuk e ndien veten zot në tokën e vet.
Nën hijen e gurëve që nuk peshojnë… Por çfarë ndodh kur guri nuk peshon më në vendin e vet? Kur një popull që dikur e njihte zërin e gurit, tani dëgjon vetëm zhurmën e betonit të rrejshëm që mbulon të vërtetën? Në sallën e konferencës për shtyp, kamerat ndezin dritat. Një gazetar ngrit dorën, zëri i tij dridhet mes rreshtave të përfaqësuesve të qeverisë: “Zotërinj, a mund të na tregoni se çfarë përmban në të vërtetë kjo marrëveshje? A janë të përfshira territore, kufij, histori e popullit tim?“ Zëri hesht për një çast. Pastaj, nga skaji i tavolinës, një politikan përgjigjet me buzëqeshjen që vetëm pushteti e mëson: “Këto janë thjesht spekulime. Ne jemi këtu për paqe, për stabilitet, për të ardhmen.“ Për të ardhmen? Një gazetare e re, e ulur në rreshtin e parë, mbledh shënimet e saj me gishtërinj të ngrirë. Ajo nuk është aty për të ndjekur lojën. Ajo ka parë dokumentet. Ka dëgjuar audio të takimeve në errësirë. Ka parë gurë të zhvendosur nga vendet e tyre, për të ngritur kulla mbi gënjeshtra. Ajo nuk flet. Jo tani. Sepse e di që fjala peshon më shumë kur vjen me provë, me plagë, me gjak nën thonj. Dhe ajo i ka të gjitha. Në qoshe, një tjetër figurë qëndron me duar në xhepa. Ky është përfaqësuesi ndërkombëtar. Ai flet rrallë, por përçan shumë. Fjalët e tij janë si gurë të mbështjellë me kadife: nuk të lëndojnë në pamje të parë, por lënë gjurmë kur bien mbi tokën e butë të kompromisit. “Marrëveshja duhet të kalojë,” thotë ai, “për hir të stabilitetit rajonal. Ne nuk jemi këtu për të debatuar ndjenja kombëtare, por për të garantuar funksionalitet institucional.” Përkthehet: “Mos i çoni fjalët përtej kufirit të lejuar të demokracisë dekorative.“ Dhe ndërsa gjuha diplomatike flet në kode, e vërteta ulërin në heshtje: A është ky stabiliteti që vjen duke flijuar identitetin? A është ky funksionaliteti që përjashton të drejtën për të qenë vetvetja? Në prapaskenë, politikanët që dikur recitonin vargje për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, tani recitojnë memorandume të huaja. Flamuri qëndron në mur, por ngjyrat i janë zbehur. Nuk është se është larë, është fshirë. Nëse dikur një gur në zemrën e kombit ishte simbol i qëndresës, sot ai është thyer në copa dhe është bërë themel për interesa personale. Dhe atëherë lind pyetja më e rëndë se çdo gur i lëvizur: Kush do ta vendosë gurin në vendin e vet? Kush do ta marrë në duar të vërtetën dhe do ta peshojë, edhe nëse peshon më shumë se vdekja? Sepse gjithçka fillon aty: me një gur. Një të vërtetë, që nuk mund ta mbytë më askush. Një fjalë. Një akt që nuk mund të blihet, nuk mund të negociohet, nuk mund të heshtet. A është kjo gazetare, ajo që mban gurin në duar? A është ai politikani i ri, ai që refuzon të ndërtojë mbi rërë? A jemi ne, që po lexojmë strategjitë politike… Jemi ata, që duhet të marrin gurin dhe të kërkojmë vendin e tij? Jemi apo nuk jemi? Pyetja po pret t’i përgjegjemi ne…

II.
Tryeza e rrumbullakët, te Biblioteka e qytetit në Mitrovicë kishte ndodhur në orët e pasdites… Ndërsa zëri i kondicionerit ishte i ndërprerë vetëm nga gjethet që përplasen në xham. Studentët janë mbledhur rreth një tavoline të madhe druri. Librat rreth tyre heshtin, por brenda diskutimit nis të shpaloset një shqetësim kolektiv, një trishtim politik që ka rrënjë të thella dhe ende plagë të hapura.
Në ligjëratën e Professorit, të cilën e kishte dërguar me e-mail, para tri ditësh të gjithë studentëve në mes të tjerash hidhej vlerësim i qartë:
„Në labirintin e marrëveshjeve të errëta, të nënshkruara në heshtje dhe pa dritë, politikanët shqiptarë, po sillen sikur të kishin harruar peshën e gurit në vendin e vet! Ata sikur hoqën dorë nga vetë prona e shtetit që duhej ta mbronin. Ata pranuan terminologji, të cilat në pamje të parë duken vetëm formale administrative, por në thelb ato janë juridike, të cilat e kthyen shtetin shqiptar në një ndarje të paqartë, ku hisedaria e huaj u legalizua. Një pyetje del nga thellësia e dhembjes kombëtare: Si pranuan politikanët shqiptarë të heqin dorë nga pronësia e shtetësisë shqiptare? A e kuptojnë ata se shteti nuk është një plaçkë që ndahet, por një gur që rëndon vetëm kur është në vendin e vet? Marrëveshjet e mbyllura nuk ishin thjesht vetëm akte administrative. Ishin kontrata të heshtura turpi, letra të firmosura jo me bojë, por me heshtje dhe lëshim, që lejuan të huajt të bëhen zot në oborrin tonë. Në vend që të mbrojnë gardhin e shtëpisë, ata hapën portat me çelësa të huaj. Si një kopshtar i pabesë që lejon milingonat të zvarriten mbi farën e lodhur të kombit. Ata mbollën harresën mbi dheun e atdheut.
… Në këtë kopsht të dikurshëm të Shqipërisë, i mbjellë me duar të lodhura e të dashura, me trashigimi të lashtësisë, sot të tëra keqmenaxhohen… Dhe guri i Atdheut është ai që përfaqëson stabilitetin, shtetësinë dhe drejtësinë. Por, tani është nxjerrë nga vendi i vet. Atëherë kur guri nuk është më në vendin e vet, gjithçka po shembet: muret e shtetit, kulla e dinjitetit dhe tempulli i shpresës. Guri që dikur mbante portën e kombit të mbyllur ndaj servilizmit, tashmë është zëvendësuar nga derë e lëkundur që hapet e mbyllet sipas interesave të të tjerëve. Në këtë rrëfim, diplomati shqiptar nuk është më ai trungu i moçëm që jepte hije dhe mbrojtje, por një trung i kalbur, që i është dorëzuar erës. Dhe era, kur nuk ka përballë gurë që peshon, bëhet furtunë. Politikanët janë si kërpudha që rriten në lagështinë e mashtrimit, të tjerët po i quajnë hijena ose ngrënës, që ndahen mbi mishin e një kombi të lodhur dhe të zhveshur nga sovraniteti i vet. Ndërkohë, populli, është ai që i besoi fjalëve që nuk peshonin dhe edhe sot po endet si hije në një peizazh të zymtë, duke ndjekur pasqyrime të rreme dhe ëndrra të varura në tela të ndryshkur. Si një zog në kafaz, ai këndon për lirinë pa e ditur se dera është mbyllur nga ata që u betuan për ta hapur. Dhe kështu, nga një shtet me gurë që mbajnë themele, po kthehemi në një vend me zhavorr, me gurë të vegjël, të shpërndarë, që i lëvizin kollaj ujërat e huaja dhe fjalët e kota. Një vend që nuk peshon më në vetvete, sepse politikanët harruan, se guri peshon vetëm në vendin e vet, dhe kur nuk peshon më, nuk është më as gur, as shtet, as atdhe. Por publiku ka ruajtur temën e papërfunduar të marrëveshjeve të fshehta, shkëmbimit të shtetësisë për interesa të huaja, dhe humbjes së pronësisë mbi identitetin kombëtar. Në këtë rast, “guri” dhe “prona” shërbejnë „si zëra me shumë kumbana“ për shtetësinë dhe sovranitetin, ndërsa dialogët janë të fshehur pas një bisedimi simbolik midis personaliteteve publike, që po na shpifin çdo ditë…“ Propozimi u dha që të lexohen edhe dy lajme para se të fillon diskutimi:

***

Moderatorja: … Disa ditë më vonë, gjatë kthimit të delegacionit nga Brukseli në Prishtinë, ndodh një aksident i çuditshëm dhe i pashpjegueshëm: makina që transportonte tre zyrtarë, përfshirë një nga kundërshtarët e fshehtë të marrëveshjes, del nga rruga në rrethana të paqarta, ndërsa mediat japin versione kontradiktore dhe institucionet heshtin, duke e lënë publikun në mjegullën e zakonshme të moskuptimit, ku askush nuk e di nëse bëhet fjalë për një tragjedi rastësore apo për një eliminim të ftohtë dhe të planifikuar që shërben si paralajmërim për çdo zë të padëshiruar.
Zëri i arkivit të shtetit: …. Një përfaqësues ndërkombëtar që po ushtron trysni për të miratuar marrëveshjen, në të njëjtën kohë mban lidhje të fshehta me qarqe anti-shqiptare. Personaliteti kryesor është një diplomat shqiptar, i cili në fillim shfaqet si një figurë e moderuar dhe e përmbajtur, duke marrë një rol kyç në politikën ndërkombëtare. Por me kalimin e kohës ai gradualisht e humb integritetin dhe bëhet i gatshëm të bëjë kompromis, të cilat vendime vlerësohen të rënda dhe janë lëshime të papranueshme vetëm për të siguruar një post të lartë dhe me influencë në arenën ndërkombëtare, duke lobuar në fshehtësi për pranimin e marrëveshjeve që dëmtojnë interesat kombëtare. Në këtë kohë ai përballet me një moral të ngushtë dhe luftë të brendshme midis detyrës dhe etjes për pushtet. Po ashtu ishte paraqitur si një burrë shteti, por në të vërtetë, ai ishte duke u bërë thjesht një marionetë e fuqive të mëdha dhe e lojërave të tyre politike.
Ish shoku i klasës: … Por, me kalimin e viteve, ai u bë si ai djalë i shtëpisë që, për të ruajtur statusin te krushqit e huaj, fillon të shesë tokën e babait pa u treguar motrave e vëllezërve. Filloi me lëshime të vogla, me një fjalë që s’u tha, një deklaratë që u anashkalua, një tryezë ku nuk foli dot me zemër derisa, pak nga pak, shtëpia nisi të rrudhej, e trualli i saj të ngjante si një skicë e mbetur në duart e të tjerëve. Në prapaskenë, një përfaqësues ndërkombëtar, që e trajtonte marrëveshjen si dokument noterik për shitjen e një trashëgimie që ai s’e kishte ndërtuar kurrë vetë. Ai ushtronte trysni të heshtur, me shikime që peshonin më shumë se çdo ultimatum… Ndërkohë, që ishte i lidhur tinëzisht me qarqet e ish okupatorit, qepte fijet e një marrëzie gjeopolitike nën petkun e stabilitetit. Dhe diplomati ynë, në vend që të shndërrohej në krahun mbrojtës të familjes, u bë si një dhëndër që harron amanetin e të parëve dhe në dasmën e vet firmos shitjen e dhomës ku kishte lindur. Por, në sytë e popullit, ai ruante ende pamjen e burrit të shtetit, me fjalë të bukura dhe përkulje të hijshme përpara flamurit, por brenda vetes, çdo natë, luftonte me një zë të brendshëm që ia kujtonte se, jo gjithmonë njeriu që i shërben kauzës ndërkombëtare, i shërben edhe shtëpisë së vet. Dhe kur marrëveshja më në fund u gatua, ai nuk ishte më prijësi që kishte hyrë në betejë për të ruajtur shtëpinë, por një marionetë e stolisur, që recitonte fraza të shkruara nga dora e të tjerëve, me duart e lidhura dhe me shpirtin e huazuar. Në sofrën e madhe të kombeve, ai nuk ishte më zëri i një familjeje me plagë, por një i ftuar që kishte harruar kush e kishte dërguar aty.
Në këtë rrjet në emër të diplomacisë aktive, qytetari i zakonshëm shqiptar shfaqet si viktimë e një mashtrimi të sofistikuar. Kështu, përmes valëve televizive, deklaratave të forta dhe simboleve patriotike, i krijohet përshtypja se institucionet po mbrojnë interesin kombëtar. Ndërkohë, që realiteti i prapaskenave është plot me lëshime të turpshme territoriale, me marrëveshje që legjitimojnë strukturat serbe në veri të Kosovës, me politika që zhbëjnë themelet e shtetit për të cilin u derdh gjak, dhe me heshtje të qëllimshme përballë shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Mal të Zi apo Maqedoni, në Sanxhak etj.
Studentja e parë (me zë të qetë, por me brengë të thellë): “Sot nuk po flasim më për ide abstrakte, as për debat akademik. Po flasim për dhe, për kufi, për emrin dhe gjakun që mbahet peng në tavolina ku ne nuk jemi të ftuar. Mua më trishton jo vetëm fakti që flitet për „këmbim territori“, por mënyra si kjo gjë po normalizohet. Siç normalizohet sëmundja në një trup që ka hequr dorë nga shërimi.”
Studenti i dytë (shikon përreth, pastaj flet me një ton më të ashpër): “Fjalët janë të rënda: „dhënie territori Serbisë“, „kompromis historik“. Por unë pyes: me cilin moral po negociohet toka ku janë varret e dëshmorëve tanë? Me çfarë të drejte flitet për „kompromis“ kur Serbia ende s’e njeh krimin, ende s’e pranon dëmshpërblimin, ende e ushqen urrejtjen ndaj ne shqiptarëve?”
Studentja e tretë (shkruan disa fjalë në bllok, pastaj lexon): “Ne po bëhemi viktima të një mashtrimi të sofistikuar. Televizionet na tregojnë flamuj, retorikë patriotike, deklarata për „interesin kombëtar“, por në prapaskenë ndodhin marrëveshje që e legjitimojnë entitetin serb në veri, që e copëtojnë shtetin në emër të një paqeje që ka erë kapitullimi.”
Studenti i katërt (me sy të lodhur, por fjalë të kthjellta): “Nëse Kosova kthehet në një gjysmë-shtet, me një zonë serbe që ka më shumë kompetenca se vetë qeveria, atëherë për çfarë shteti po flasim? Çfarë lirie kemi fituar, kur të gjitha vendimet varen nga të huajt, e të gjitha lëshimet bëhen në errësirë?”
Studentja e pestë (shikon drejt dritares dhe flet si për vete): “Më dhemb kur dëgjoj të rinjtë në Kosovën Lindore, që tani e quajnë „Luginë të Preshevës“ që thonë: „Na kanë harruar“. Ata nuk kërkojnë luks, as pushtet. Kërkojnë të mos mbeten jashtë çdo marrëveshjeje. Të mos trajtohen si monedhë shkëmbimi.” (Pauzë. Një heshtje e gjatë bie mbi tavolinën e rrumbullakët. Njëri nga studentët rrotullon një stilolaps. Pastaj flet qetë, por prerë.)
Studenti i gjashtë: “E vetmja mënyrë për ta ndalur këtë rrëshqitje është të mos e pranojmë si normalitet. As si kompromis, as si taktikë. Sepse e vërteta është që pa një vizion të përbashkët shqiptar, pa një vetëdije të përhershme kombëtare, çdo tavolinë ku nuk ulemi ne… është një tjetër varr i hapur për sovranitetin.” (Një nga vajzat e grupit mbyll bllokun e saj dhe thotë me zë të ulët, por plot nënkuptime): “Ndoshta, nëse ka ndonjë gjë që e mbron shtetin… nuk janë zyrat. Janë tryezat si kjo. Ku fjala është ende e lirë. Dhe ende e vërtetë.” Në këtë tryezë, trishtimi politik nuk është një term abstrakt. Është një realitet i përditshëm që mbart peshën e një kujtese kolektive dhe një ndjenjë thellësisht njerëzore: frika se mos ajo për të cilën u sakrifikua, po tjetërsohet pa zë, pa votë dhe pa drejtësi. Kjo dramë diplomatike, e paraqitur si një duel midis moralit dhe ambicies, midis idealit kombëtar dhe etjes për karrierë ndërkombëtare, do të mund të kulmonte me një moment kritik! Një marrëveshje që si e tillë, nëse nënshkruhet, do të përkufizonte përfundimisht statusin e Kosovës si gjysmë-shtet nën tutelën e përhershme të strukturave ndërkombëtare dhe me një entitet serb brenda vetes, që do të kishte pushtet më të madh sesa vetë qeveria e Kosovës!  Në këtë moment, pushtetari kryesor do të detyrohej të përballet me pasojat e zgjedhjeve të tij, ndërsa populli, në padije, do të përgatitej të festonte “suksesin” e radhës, pa e ditur se çfarë ishte humbur në emër të një paqeje të rreme dhe një integrimi të zbrazët…

***
Atmosfera e një hoteli ndërkombëtar, ku dritaret e mëdha të qelqit shohin nga qyteti që pret konferencën. Politikanit i dridhen gishtat gjersa po lidhte kravatën. Në krah, ajo rri e heshtur, e veshur me një fustan të errët. Ka vështrim të thellë.
Ajo (gruaja e tij me zë të ulët, por therës): Për çfarë do të flasësh sot? Për sovranitetin që ke nisur ta shkruash me germa të padukshme?
Ai (mundohet të buzëqeshë, por sytë i rrëshqasin nga dritarja): Sot është ditë e rëndësishme. Marrëveshja që po finalizojmë… do të sjellë stabilitet. Më në fund një hap drejt integrimit.
Ajo (i afrohet, e ndalon duke ia mbërthyer dorën te krahu): Integrim në çfarë? Në harresë? Në një paqe që blen heshtje me territore? A e di se çfarë thonë për ty në Prizren? Në Preshevë? Në Tetovë?
Ai (e shmang shikimin, por flet ngadalë): Unë nuk kam luksin e ndjenjave tani. Kam përgjegjësi.
Ajo: Jo. Ti ke vetëm një frikë të madhe. Frikë nga e vërteta që do të shpërthejë si dinamit pas nënshkrimit tënd. Dhe pastaj do të thuhet se Kosova ishte çmimi për një karrierë.
Ai: Ti nuk kupton presionin… nuk ke qenë kurrë në ato dhoma, me ata njerëz, me ato dosje mbi tavolinë…
Ajo (përgjigjet ashpër): Jo, s’kam qenë në dhoma ku shitet nderi. Por kam lexuar historinë. Dhe historia e shqiptarëve nuk është shkruar me nënshkrime diplomatike, por me gjak. (Pauzë. Ai merr frymë thellë, afrohet te tavolina dhe vendos dosjen përpara vetes. Ajo e vështron.)
Ajo (me zë më të butë, por më i thellë se kurrë): Po e nënshkruan këtë, do të jesh për ta një hero i një dite. Por për vendin tënd… do të jesh njeriu që mbeti në histori pa fytyrë. Vetëm me firmë.
Ai (duke parë dosjen, pa forcë në zë): Po të mos e bëj unë, do ta bëjë dikush tjetër.
Ajo: Ndoshta. Por të paktën mos e bëj ti… në emër të popullit që as nuk e ke pyetur.

III.
Pranë një guri të lashtë në Shalën e Bajgorës! Një tryezë prej guri në një dhomë të mbyllur me dritare të lara me mjegull. Katër figura të heshtura janë ulur rreth saj. Njëra prej tyre, e njohur vetëm si “Guri”, flet e para. Gjatë një komunikimi të koduar mes personaliteteve, ku për shembull, Logjika është një figurë e personifikuar që ka „ikur“ nga biblioteka publike e Mitrovicës dhe ka nisur një udhëtim drejt Shalës së Bajgorës, së bashku me Kujtesën, Nderin dhe Zërin e Popullit… Një skenë debati me plot kuptim të shumëfishtë, sepse nënshkrimi mbetët i padukshëm si një nga sjelljet që bëhet mollësherri, për vite të tëra…Logjika: (Duke ndaluar pranë gurit të një kulle të rrënuar) A e ndjen? Ky gur peshon ende. Nuk e ka lëvizur as era, as koha, as mashtrimi. E çuditshme si disa gjëra, kur janë në vendin e vet, bëhen të patundshme.
Kujtesa: Por shiko rreth e rrotull… Rrënojat janë plot gurë që janë shkulur nga themelet. E di kush i lëvizi?
Logjika: Jo koha. Jo rrëmuja e luftës. I lëvizi marrëveshja. Fjalët që u nënshkruan pa pyetur askënd. Fjalët që peshonin më pak se një zhavorr.
Zëri i Popullit (me zë të ulët): Në një tryezë të gjatë, me perde të trasha, hoqën dorë nga pronësia. E ndanë shtetin si të ishte një kafshatë. I lanë edhe të tjerët të bëhen hisedarë në emrin tonë, por pa zërin tonë.
Logjika: Po guri? A është ende në vendin e vet?
GURI: Dikur më lanë në maje të kodrës, të mbaja peshën e historisë. Tani më kanë rrokullisur në luginë, ku pesha ime s’vlen më. A është ky vendi im i ri? Më keni mërzitur shumë, (duke goditur tryezën me pëllëmbë). Kur guri s’është më në vendin e vet, ç’të mbetet tjetër veç rëra? Kush jemi ne pa gurin që na mban në këmbë? Dhe kush ua dha të drejtën të na çimentojnë me zhavorr të huaj?
HIENA (=ngrënësi, me një buzëqeshje të ftohtë): Vendi s’ka rëndësi, përderisa emri mbetet i njëjtë. E quajnë ende “kopsht”, edhe pse është bërë shkretëtirë. Guri je, por pa themel. Mbi mishin e kësaj toke kanë darkuar shumë. Një copë për secilin, një nënshkrim për përjetësi. E ti, o gur, je vetëm një pengesë në rrugën e tyre të shtruar me fjali boshe.
Kujtesa: Një pjesë është. Por pjesa tjetër… është përdorur për të ngritur gardhe. Jo për të mbrojtur kombin, por për ta ndarë e kufizuar.
KËRPUDHA (e ulur në errësirë): Ata që mbjellin marrëveshje në terr, korrin hije. S’mund ta shohësh më rrënjën, vetëm çatinë që është e përbashkët. Kush e mban më shtëpinë? Ata vetë u bënë tokë me to. E firmosën si “asgjë serioze”, por prapa çdo fjalie të butë fshihet një hije e gjatë.
Zëri i Popullit: Na zëvendësuan me një kukull që tund flamurin, ndërkohë që shitet prapa skene. Ne këndojmë për liri, por na mbyllën në kafaz me premtime.
KAFSHIMI DIPLOMATIK (i veshur me petkun e flamurit): Po të duash të qëndrosh mbi gurin tënd, mos firmos. Po të duash të hash në tryezë, guri duhet lëvizur. Askush s’do ta dijë, flet thjesht për “normalizim”. Flet si një peizazh i qetë, por me një jehonë të padukshme që rri pezull në ajër.
GURI (me zë të rëndë): Unë nuk jam zhvendosur. Kam qenë këtu para jush, dhe do të jem edhe pas jush. Më thonë se shteti u nda? Se hisedarët nuk flasin shqip më?
KUJTESA (me një qeshje të hidhur): Por të kanë shkëputur nga vendi yt, o gur… Jo fizikisht, por me fjalë. Të riemëruan. Të përdorën si trofe për marrëveshje pa rrënjë. Mos më thuaj që nuk e di…
LOGJIKA (me ton të prerë): Fjalët pa peshë nuk kanë forcë të lëvizin një gur. Mos dramatizoni. Marrëveshjet janë pjesë e realpolitikës. A nuk është më mirë të jemi bashkëpronarë sesa të humbasim gjithçka?
FAKTOGRAFIA (me zë të ftohtë): Po në cilat letra u bë kjo bashkëpronësi? Kush i pa? Unë kam lexuar vetëm titujt. Jo nenet. Jo vijat e holla. Kush firmosi në emrin tonë? Dhe për çfarë?
KUKUVAJKA (me një të qeshur të thatë që përçan ajrin): Mos po kërkoni të gjeni ku fle mashtrimi? Ai nuk fle, ai po fluturon. Dhe kur bie, bie në gurë si unë, vepron si lajm i keq që s’pyet për logjikën.
ERA (e paduruar): Mua më fajësojnë gjithmonë. Se gjoja unë i shkul gurët, i rrënoj shtëpitë. Por unë vetëm i zbuloj gjërat. Unë i çoj fjalët nga një anë në tjetrën. A nuk i çova unë zërat e marrëveshjes deri te kafja e fundit në qytet?
LOGJIKA (duke ngritur zërin): Por era nuk dëgjon, vetëm çon! A më dëgjon kush mua? A ka më vend për logjikë në një shtet të shpërndarë si pasuri për trashëgimtarë të huaj?
KUJTESA (me dhembje): Po unë… po ne? A nuk kemi mbjellë breza që ruanin rrënjën dhe gurin?
Si pranuan politikanët shqiptarë të heqin dorë nga pronësia e shtetësisë?
FAKTOGRAFIA (shkund disa letra imagjinare): Sepse dokumenti që firmosën, ishte pa nënshkrim të ndërgjegjes. Vetëm vula kishte, por jo ndershmëri.
KUKUVAJKA (përplas krahët): Mbase duhet të bie prapë nata. Kur drita s’mjafton, njeriu dëgjon.
Kur dëgjon… ose çmendet, ose zgjohet. Disa nga të politikës sonë u çmenden…
GURI (me zë të ngadaltë dhe të thellë): Mua ma mbështetën njëherë flamurin. Tani e përdorin për ta fshehur pazarin.
PYEJTE NË AJËR: Folësit heshtin. Era fryn më lehtë. Një pyetje lëshohet nga asgjëja.
ZË I PADUKSHËM: Nëse guri nuk është më në vendin e vet, kush është aty?

BIBLIOTEKA E HARRUAR NË MITROVICË: Në një mëngjes të zymtë, me gjysmë mjegull, një dritare e thyer lëshon një rreze të plogët dielli mbi raftet e zbrazëta. Dyshemeja është mbuluar me fletë të grisura, tituj pa kapak dhe shenja të harresës. Të pranishmit tanë: Logjika, Kujtesa, Faktografia, Guri, Era, Kukuvajka, hyjnë në bibliotekë sikur të kishin hyrë në një tempull të rrënuar.
LOGJIKA (duke parë raftet bosh): Kjo është një dhomë e heshtjes që nuk e kupton më as veten. Titujt mungojnë. Por nuk është vetëm vjedhje fizike, është vjedhje e konceptit. Fjalët që formonin “komb”, “shtetësi”, “sovranitet” janë hequr me kujdes. Kush i zëvendësoi me “barazi hisedare”? Kush i fshiu pa pyetur?
KUJTESA (shkon drejt një libri të vjetër me kopertinë të dëmtuar): Ky… ishte një nga të parët.
“Gjuha jonë”, e hapin vetëm kur duhet të përshëndesin në podium. Përndryshe, rri këtu si një plakë që askush s’e pyet më për këshillë. E kanë shndërruar në dekor.
FAKTOGRAFIA (lexon një dokument të vjetër me syze të thyera): E shihni këtë shkresë? E kemi firmosur se jemi të gjithë të barabartë. Por barazia është e rreme, kur dikujt i jepet e drejtë mbi truallin tënd, pa të pyetur ty.
ERA (duke luajtur me një faqe gazete të vjetër): Unë u përpoqa ta shpërndaja lajmin.
Por lajmet e vërteta nuk fluturojnë dot kur ajri është i mbushur me zhurmë. Këtu, gjithçka mbulohet me “retorikë të moderuar”, një mënyrë elegante për të thënë: shite pa e thënë.
KUKUVAJKA (ulërin lehtë): U bëra e zakonshme tashmë… Kur bie mbi një bibliotekë, nuk thotë askush “mos!”. Thonë: “po ndodhin ndryshime të domosdoshme”. E quajnë zhvillim institucional… por unë e quaj vdekje të ngadaltë të së vërtetës.
GURI (qëndron në mes të dhomës, i vendosur, por i pluhurosur): E pranoj që jam i rëndë.
Por nuk e kam lëvizur veten kurrë nga ky vend. Njerëzit më rrethojnë me flamuj në festa, por nën to, kanë firmosur largimin tim. Më quajnë simbol. Por një simbol i zhvendosur, është një gur i paqëndrueshëm.
LOGJIKA (me zë të ulët): Më çuan në mërgim… Unë që duhej të isha busulla, jam bërë justifikim.
Sepse vendimet merren tani me emocione të planifikuara, jo me bindje të ndërtuara.
KUJTESA (shikon nga dritarja): A do të vijë kush të lexojë këtu më? Apo biblioteka ka mbetur vetëm për t’u përmendur në fjalimet e përvjetorëve?
FAKTOGRAFIA (kthen faqet ngadalë): E vërteta është se ky vend nuk ka më arkivë të vërtetë.
Vetëm “narrativa zyrtare”.
ERA (me hidhërim): Unë do të mundohem ta shpërndaj këtë që pamë sot. Por askush s’më beson më. Unë fryj, por dëgjojnë vetëm kushtrimin e atyre që kanë mikrofonin në dorë.
KUKUVAJKA (me një ton që s’është më ogurzi, por reflektiv): Mos vallë do të duhej të shkatërrohej gjithçka për të kuptuar se ç’kemi humbur?
GURI (i palëvizur, i qartë): Unë jam ende këtu. Dhe do të jem këtu edhe kur ata që firmosën të mos jenë më. Por pyetja është: A do më vini më në vendin tim? Në zonën e Shalës së Bajgorës, një monument i transformuar si një shkollë e heshtur nxjerr një tjetër dokument gjeografik, në këtë tryezë të debatuar? Shala e Bajgorës, është një zonë që vetë përçon histori, rezistencë dhe kujtesë të thellë. Këtu, një monument i transformuar, ndoshta i fshehur nën një shtresë të re dekorative, dhe një shkollë e heshtur, që dikur nxirrte zëra dhe tani rri në heshtje, përballet me të pranishmit që vijnë nga biblioteka e Mitrovicës. Në këtë debat të kulturuar, shtrohen pyetjet për pabesinë e heshtur, arsimimin si akt politik, dhe kujt i takon trashëgimia?…
Shkolla e heshtur dhe monumenti i maskuar te Shala e Bajgorës… Debati hapet në një kodër të qetë. Diku pranë një shkollë e vogël me xhama të plasaritur, e mbuluar nga bari. Përballë saj, një monument i vjetër është mbuluar me ngjyrë të freskët dhe me një pllakë të re mbi të vjetrën. Përsëri të pranishëm janë personalitete të njëjta, të cilat hyjnë në bisedë me kujdes të shtuar; Logjika, Kujtesa, Faktografia, Guri, Era dhe Kukuvajka.
KUJTESA (afrohet te monumenti, ngre dorën dhe fshin pak bojë me gishta): Nën këtë bojë fshihet një emër që dikur përfaqësonte sakrificë. Tani është zëvendësuar me një datë neutrale, një emërtim teknik: “Për bashkëjetesë dhe zhvillim multietnik”. A është ky zhvillim? Apo është zëvendësim?
FAKTOGRAFIA (shikon shkollën): Në atë shkollë dikur këndonin himnin. Tani muret janë të mbuluara me citate të përkthyera keq nga ndonjë manual i huaj. Një sistem arsimor që mëson fëmijët të mos bëjnë pyetje. Sepse pyetjet janë të rrezikshme për ata që firmosin marrëveshje në heshtje.
LOGJIKA (i hutuar): A nuk është arsimimi një garanci për vetë shtetin? Nëse i mësojmë fëmijët të mos dinë kush ishin, si do ta kuptojnë kush janë? A mund të ndërtosh shtet pa rrëfim për veten?
GURI (afrohet pranë monumentit, ngadalë): Ky vend, kjo tokë… dikur më njihnin. Kam mbajtur mbi vete flamuj, betime, lot e këngë. Tani më quajnë “barrierë për integrimin”. Unë që s’lëviz, u bëra fajtor që të tjerët nuk ecin?
ERA (fluturon mbi shkollën): Kam dëgjuar vetëm zëra të shuar. Fëmijë që mësojnë për shtetin si për një institucion formal, jo si për një kujdes kolektiv. Në libra mungojnë datat që u fshinë në emër të paqes.
KUKUVAJKA (ngadalë, pa ulëritje): Heshtja këtu nuk është heshtje e natyrës… Është një heshtje e imponuar. Sikur të thuash: harro për të pasur paqe. Një zë i ri dëgjohet. Është një nxënës i shkollës, që hyn pa e kuptuar se po bëhet pjesë e një debati më të madhë.
NXËNËSI (i hutuar): Kush jeni ju? Nuk ju kemi në tekstet tona. Na kanë thënë të mos merremi me të kaluarën shumë… Se krijon ndarje.
KUJTESA (me zë të ngrohtë): Po si do e dish çfarë ke trashëguar, nëse nuk e lexon? Nëse historia bëhet “e rrezikshme”, kush e kontrollon të tashmen?
LOGJIKA: E vërteta nuk i përket vetëm fitimtarëve të ditës. Ajo është një gur që qëndron. Pyetja është: a e vendosim aty ku duhet?
NXËNËSI (me sytë nga monumenti): Ky ishte monumenti i gjyshit tim, apo jo? Pse e kanë lyer?KUKUVAJKA (shikon nga monumenti te shkolla, e pastaj në horizont): Sepse kur historia bëhet pengesë për projektet e reja, ata zgjedhin bojën, jo përballjen. Kur kombi bëhet “temë e vështirë”, ata zgjedhin heshtjen, jo edukimin.
GURI (fort dhe qartë): Kur guri nuk është më në vendin e vet, as shteti nuk është më i yti.  (DRITAT BIEN. Zëri i fëmijës mbetet si një jehonë e shpresës që pyet…)*1
(Nga shënimet e dhjetorit të vitit 2015, Bajgorë)
_______________________
Sqarim: “GURI” përfaqëson shtetësinë shqiptare, si të palëvizshme në origjinë, por tani e përçmuar dhe e lëvizshme. “KËRPUDHA” është figura e politikanëve të padukshëm që rriten në errësirë, me retorikë boshe.
“KAFSHIMI DIPLOMATIK
.” përfaqëson (disa nga) ndërkombëtarët me qëllime të dyfishta, në pamje ndihmës, në thelb kolonialë.
“HIENA” është simboli i politikanëve që përfitojnë nga çdo dobësi. Fjala „hienë“: Në kuptimin shkencor (të drejtpërdrejtë), është një kafshë mishngrënëse që gjendet kryesisht në Afrikë dhe në një pjesë të Azisë. Njihet për faktin që ushqehet shpesh me mish të ngordhur (pra, nuk gjuan gjithmonë vetë), por grabit dhe përfiton nga dobësia e të tjerëve. “Hienë” përdoret si metaforë për një njeri të pabesë, të pamëshirshëm, që përfiton nga fatkeqësia e të tjerëve. Një hienë në politikë është dikush që s’ka parime, s’ka mëshirë, dhe ushqehet me dobësinë e të tjerëve, por përfiton kur kombi është i dobët, i ndarë, i mashtruar.