Kërkojmë ndalalimin e “e-zanit” që nuk i respekton frekuancat ligjore, përndryshe jemi të detyruar t’i largojmë familjet tona nga shtëpitë

Shkrime relevante

O Gani Geci, o burrë i rrallë!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti _____ (Lirim Gashi, Prizren) O Gani Geci, o burrë...

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

Shpërndaj

Alberto Lekaj, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë
___
📢 Qytetarët kërkojnë qetësi — thirrjet e larta të ezanit po shndërrohen në dhunë psikike
Ne, qytetarët që jetojmë pranë Parlamentit, po përballemi çdo ditë me një problem të rëndë: thirrja e ezanit në orare të vona dhe me volum jashtë çdo norme, sidomos nga ora 17:00 deri në ora 22:00, deri në 3 herë brenda mbrëmjes.
Kjo situatë po na shkakton stres, shqetësim të sistemit nervor dhe po e bën jetën tonë të përditshme të padurueshme.
Ky nuk është çështje fetare — është çështje e së drejtës për qetësi dhe e respektit për standardet e zhurmës në zonat urbane. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht traditës apo besimit, duke gjetur një zgjidhje të arsyeshme: tingull më i ulët dhe orare të përcaktuara që nuk prishin gjumin dhe qetësinë e banorëve.
📌 Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë. Përndryshe, jemi të detyruar të largojmë familjet tona nga shtëpitë, duke humbur jo vetëm pronën, por edhe dinjitetin tonë qytetar.
#QytetarëtPërQetësi #RespektoniLigjin #StopZhurmës

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shyqyr Zotit, të gjithë “namazlitë” (ata që falin 5 vaktet) kanë sahat-a (orë) dhe “Vaktinë” (orarin) se kur duhet falë çdo vakt, dhe nuk kanë nevojë për ta në xhamitë me ua rritë zanin altoparlanteve në xhami.
    Edhe të krishterët (katolikët) i lëshojnë zanin kumonave të kishës, por pak ma rrallë gjatë ditës, se natën jo!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu