Kreu Blog Faqe 490

Faktorët integrues dhe dezintegrues në ish-Jugosllavi në vitet 1945 – 1999

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  1. A kishte naivitet te shqiptarët

Nëse hulumton në arkivat jugosllave, pas një kohe e kupton se serbianët asgjë tjetër nuk kanë punuar, vetëm se kanë bërë palne se si me i shfarosur shqiptarët, dhe më e ndertuar një shtet integral si perandori e sllavëve të jugut. Kam shkruar për 37 programet serbe, duke ua prezantuar edhe titujtë. Por, fshatari, mësuesi, profesori, nëpunësi, ministri dhe kreyepolitikani serbian sikur e kanë një brengë përmanente në çdo kohë historike, se: “Shqiptarët duhet të shfarosën me fuqinë e ushtrisë”. Dhe, për çudi, shqiptarët serioz dhe naiv me të cilët bisedoje gjatë viteve sidomos më 1981-1999, pa dilema shpreheshiin se: “Serbët e kanë ushtrinë e katërt në Evropë”. Nuk e di a e theksonin këtë fjali nga frika, apo nga bindja e tyre naive duke mësuar nga shtypi serb se: “Serbianët janë të pathyeshëm”. E nëse i kundershtoje, zakonisht shpreheshin: “Ky nuk lidhje me realitetin”. E ju pyes publikisht sot: Ku jeni sokola të çlirimit me llafe dhe deklarata nepër gazeta dhe duke u konvertuar në moshë të shtyrë”; ku është sot “ushtria e katërt në Evropë”, ku është ushtria me katër luftëra të humbura më 1991-1999. Vajtone se ajo ushtri sot ka mbetur për inmemoriam. Mjerim i thonë filozofisë suej prej bajraktarit katundit, mjerim ky që po shprehët edhe sot, jo vetëm në torjet shqiptare, por edhe në Gjykatën Speciale që e imponoi Evropa e Kongresit Berlinit 1878 dhe Konferencën e Londrës 1913. E dikush nepër Evropë ende po medon për të na kthyer  kthyer në kohën e Kongresit Berlinit! Për për këtë, është themeluar Gjykata Speiale e inicuar nga Këshilli i Evropës, me intriga të Rusisë.

I vetmi popull në Jugosllavi (1918-1999) që mund të quhët se ishte në robëri të thellë ishin shqiptarët. Armiku më i egër kundër tyre, me argumente mund të vërtetohet se ishte hapësira unike jugosllave. Këtë armiqësi ndaj shqiptarëve  e forconin: 1. Shovinizmi hapsiror serbomadh; 2. limanet e Detit Afriatik dhe 3, Hekurudha Beograd-Tivar, që lidhët me vijën më të fuqishme gjeostrategjike në Evropë-Rajnë- Danub- Deti Adriatik. Lidhur me këtë realitet, shqiptarët do ta luftojnë me pendë dhe me armë çdo lloj Jugosllavie, ashtu si e është shprehur më 1992 në Librin e Bardhë,  se pa luftë nuk ka çlirim. Prandaj na duhët Ushtria e kreshnikëve  dhe vullnetarëve.  E vërteta, kjo aksiomë u forcua, kur Sllovenët, Kroatët, Bosnhjakët që ishin sllavë, nuk mundën për t` u çliruar pa fuqinë e luftës së armatosur, sepse serbianët lunin në kartën integruese: Tito, PKJ-LKJ dhe APJ. Kur këta faktorë integrues jugosllavë u shporrën nga funksionaliteti agresiv, shqiptarët në mënyrë evolutive përmes Lëvizjës Popullore të Kosovës, ia kthyen pushkën okupatorit duke theksuar se: “kur ne serbët nuk mund të jetojnë sllavët, atëherë si është e mundur të jetojmë ne shqiptarët, prandaj u themelua UÇK dhe me luftën e saj dhe ndihmën e NATO-s, më 10 qershor 1999 shqiptarët e kurorzuan luftën e drejtë me çlirim. E vërteta, kundër Projektit më sublim kombëtar shqiptar (UÇK), qysh më 10 qershor 1999 do të ngritën shumë armiqë dhe tradhtorë, dhe ata edhe sot janë në ofienzivë. Por lufta e drejtë e shqiptarëve nuk ka të ndalur, edhe pse siç po shihët në Gjykatën Speciale në Hagë po tentohët terthorazi luftën e UÇK-ës të “diplomatizojë dhe letrarizojë”, madje edhe të provohët e të quhët” luftë qytetare”, se “qenkan vrarë shqiptarët në mes veti”! Trathtarë dhe hilegji, nuk janë më shqiptarët të sojit Kadri Mehmetit! Kanë mësuar diçka nga histora, që ana tragjike e saj mos t` u përseritët.

Shqiptarë, gjykimi ndaj katër drejtuesëve të UÇK-ës në Hagë është akuzë dhe gjykim ndaj Kosovës së çliruar. Mendoni më thellë e me kokë të ftofur, e jo me nerva dhe fajde politike kush ishte: “i majtë e kush i djathtë”. Po jeni  vllazër more të mjerë, dhe faktet nuk mund të abortohën, sepse Gjykata Speciale është krijesë e Rusisë dhe Serbisë nazifashiste. Shtete tjera nuk kanë mundur të thonë Jo, kur vetë institiucioni shqiptar, Kuvendi i Kosovës e ka firmos me PO, themelimin. Madje sot çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës nga partitë  që e votuan Specialën. Këto parti nuk janë ngritë vetëm kundër UÇK-ës, por janë ngritë, ndoshta pa “vetëdie” edhe kundër  pavarësisë së shtetë Kosovës, i ndertuar me vargojë gjaku.

2.Si e luftuan shqiptarët Jugosllavin integrale  

Federata Jugosllave është ide e’ iluministëve’ sllavë gjatë shekullit XIX. Kjo federatë u themelua me forca të jashtëme më 1 dhjetor 1918 në sarajët e Versajit. Por popujtë që u pagzuan në te nga fillimi ishin të paknaqur, sidomos: sllovenës dhe Kroatët. Këta dy popuj do t` i mprehin shpatat nga fillimi për sistem ekonomiko shoqëror dezintegrues dhe shumëpartiak. Madje nuk e votuan as Kushtetutën e Vidovdanit më 28 VI 1921. Por, me monarkinë serbiane në ball dhe me përkrahjën nga jashtë, Jugsllavia e Dytë pati shkuar shkumë largë duke ngritur famë dhe respekt, sidomos në Botën e Tretë, ku dominonin shtete islame. Në këtë shtet Serbët që e kishin gëlltitur (rëbëruar) mbi gjysmën e Kombit shqiptar, dhe në tërësi kombin e ‘dymendësisë;, që quheshin  maqedon, në vend të “bullgarizimit”. Njëherit serbët e kishin “gëlltitur”  kombin malzez më 16 nëntor 1918, duke ia humbur: kombësin, gjuhën, kulturën, shtetin dhe dinastinë. Kështu brenda Jugosllavisë serbianët në çdo etapë historike do të konfrontohën për fron, me të gjithë. Siç dihët më 1941 Mbretëria Jugosllave kapitulloi brenda shtatë ditëve, para fuqisë së Rajhut Tretë të Adollf Hitlerit. E vërteta, kapitullimi i prillit 1941 është debatuar dhe hulumtuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të shekullit XX-të nga historianët shqiptar sidomos, por kurrë asnjëri historian sllavë nuk ka provuar ta thot se Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte sajesë e imperializmit francez, gjithnjë për ta krijuar një barierë “respektive” kundër kapitalizmit gjerman dhe austriak në Ballkan.

Gjatë Luftës Dytë Botërore Jugosllavët do ta gjejnë fuqinë politike integruese në rrolin e Kominternit sepse PKJ ishte filialë e saj. Madje, përmes autoritetit Kominternit (1919-1943), sidomos serbianët do të provojnë të “eksportojnë” ide rrevolucionare prapa së cilave ide maskoheshin brifingjet  integrale hegjemoniste, të cilat në vend të Dinastisë serbiane, sajuan Politbyronë e KQ të PKJ-ës dhe përmes saj provuan ta eksperimentojnë një sistem socialist, që do të lëvizë mbi shoqërinë e jo brenda saj, si “deshirë e shumëfisht e popujve të barabartë”.

Lufta çlirimtare 1941-1945 në Jugosllavi është zhvilluar gjithëmonë në një trekëndësh qendror, por që brenda tij nuk dihej sa trekëndësha janë brenda sajesës që u quajtë Federatë në Bihaq (1942) dhe sidomos në Jajcë (1943). Sidomos në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it për ndërtimin e shtetit të rinjë do të identifikohën tre faktor: PKJ, Tito dhe Ushtria.

Këtë shtet, shqiptarët e luftuan në dy mënyra evolutive. Mënyra e parë ishte lufta politike 1948-1996. Mënyra e dytë ishte ushtarake më 1996-1999. Për mënyrën e parë shqiptarët kanë bërë greva, raegime qytetare, demonstrata dhe luftë të hapur duke i fituar me mija vjetë burgje të rënda. Në mënyrën e dytë, shqiptarët e hapën frontin e luftës nepër zona operative të cilave më në fund iu bashkua edhe NATO nga 24 mars e deri më 10 qershot 1999. Me këtë lufë përfundon pozita koloniale e Kosovës nga Serbia, por njëherit fillon në luftë neokoloniale nga UNMIK-u. Kjo pozitë shpresohet se nuk do të zgjatë, por pushteti i tij varet nga organizimi shqiptar në rend të parë, për ta marrur statusin e antarit të OKB-ës.

  1. Faktori PKJ ishte mbiçmuar

Nga Kongresi i Parë e PKJ-ës i mbajtur në Vukovar më 1919 e deri më 1935 ideologjia e kësaj partie do të diktohët nga Kominterni. Në përgjithësi konsiderohej se elemti më eklatant i PKJ në lidhje me zgjidhjën e çështjës nacioanle në vned është dezintegrimi i Mbretërisë dhe themelimi i shteteeve nacionale. Por më 1935 Kominternë do të imponojë filiozofia e re plotike në rrafshin nacional për shtetin jugosllavë. Dhe nga viti 1937, do të propogandohët ruajtja e Jugosllavisë, por në vend të shteteve të ndara filozofia e PKJ u përqëndrua në krijimin e partive komuniste nacionale, brenda shtetit unitar. Aty do të konceptohët se PKJ si tërësi duhet të ruhët, që do të thot edhe kufijtë shtetëror të pranuar në Versaj më 1919 për Jugosllavinë, do të ruhën. Por, brenda atyre kufijëve, propogandohet se do të themelohën partit nacioanle komuniste, të cilat do të simbolizojnë dhe do të luftojnë për ndërtimin e pushtrtit republikan socialsit, ku “të drejtat nacionale janë të garantuara”. Në këtë frymë më 1937 u krijuan: Partia Komuniste e Kroacisë dhe Partia Komuniste e Sllovenisë. Ndërsa Partia  Komuniste e Serbisë mbeti në dilemë por në luftë për shtet dhe parti komuniste unitare. E vërteta, popujtë që nuk mundën të ndertojnë PK nacioanle ishin serbianët (qëllimisht deri më 1945), Malazezët dhe Boshnjakët (deri më 1948) dhe Maqedonët, deri më 1943. Shqiptarët si popull i tretë për kah numri brenda Jugosllavisë, “i mbetën  si detyrë prioritare Serbisë”,  që t` i: shpërngulë, t` i denacionalizojë dhe shfarosë me Konventë obligative  Ndërkombëtar, e cila u lidhë me Turqinë më 11 korrik 1938 në Stamboll. E vërteta, deri më 1944 me këtë konventë parashihej që në Jugosllavi mos të mbetët asnjë familje shqiptare. Dhe, për këtë shfarosje do të përkujdesët edhe PKJ dhe drejtuesit e saj kulmor.

Sa i takon politikës shtetërore Jugosllavia deri më 1937, ai shtet do të mbajë qëndrim:  antigjerman dhe antikominternë (antirus), me instruksione të francezëve dhe britanikëve përmes Shoqatës Kombeve. Këtë politikë e diktonin kuptohet Franca dhe Britania. Por, me forcimin e Rajhut gjerman Mbretëria Jugisllave do të kthehet tnizisht kah Berlini nga viti 1937e tute përmes Milan Stojadinoviqit. Madje, në prag të kapitullimit pushteti mbretëror jugosllavë, do ta nënshkruaj edhe kalimin në Paktin: Romë-Tokio-Berlin, të cilin demonstratat e zbuluan se populli serbian sidomos nuk e pranonte për legjitimitet ndërkombëtar. Por, me tradhtinë që e dëshmoi Dinastia serbiane në prill 1941 duke u larguar nga vendi,  ajo i hapi të gjitha shasat opozitës majtë politike-PKJ që përmes luftës çlirimtare t` i bashkohët koalicionit antihetlerian, duke shpalluar më 4 korrik 1941 luftën e pakompromis kundër okupatorit nazifashist dhe bashkëpuntorëve të tij. Lidhur me këtë, edhe pse shumë çka është e diskutuashme, kryengritjet e armatosura do të fillojnë nepër viset e republikave të ardhëshme, të cilat u promovuan në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 nëntor 1943.

4.Konferenca e Teheranit dhe pasojat për Kosovën

Në këtë luftë të drejtë antifashiste, J. B. Tito dhe PKJ do të promovohën si kulmi i rreshtimit antifashist integrues jugosllavë,  jo vetëm në vend. E vërteta, për ata popuj që duhej të mendonin për ardhmëri qysh në tetor të vitit 1943 në Teheran, kur treshjna: Ruzvelt (SHBA), Stalin (BRSS), Cherchill (Britani), muarën vendim që me rastin e kapitullimit të Rajhut Tretë (kishte kapitulluar Italia më 7 shtator 1943), Gjermania të demilitarizohët, kurse ata popuj që kanë shprehur aleancë qoftë me pakte apo pa te, të fitohët e drejta që të “demisionohën”, të shpopullohën ose shkatrrohën fare. Dhe deri te kjo informatë shumë me rëndësi për  rreshtim të popujve-kombe, një ndër të parët do të vijnë jugosllavët.  Kështu me kohë, tinzisht pala serbiane do të përpilojë Elaboratin për likvidimin e shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet luftarake”, me amuzë se shqiptarët ishin në anën e Adollf Hitlerit. Këtë elaborat do ta përpilojë kush tjetër përpos Vasa Çubrilloviq, i cili pas çlirimit do të promovohet si historian në Ministër të bujqësisë. Elaborati i tij shumë shpejtë do të lexohet nepër koluarët  politike serbiane dhe më 3 nëntor 1944, do të shndërrohet në dokuemnt  “ zyrtar”. Lidhur me këtë, në dokuementet e AVNOJ-it figuron se nuk pranohet coptimi i vendit, nuk pranohet dinastia, nuk pranohet asnjë lloj padrejtësie ndaj kombeve dhe pakicave kombëtare. Por, nëse hulumtohën dokuemntet mbi të cilat është ndërtuar federata  kuptohet se aty nuk figuron Kosova me shumicë apsolute shqiptare. Madje, për Vojvodinën thuet se; Duhët t` i mketë 9 deputetë në AVNOJ-in e ardhshëm, sepse popullsia gjermane që vlerësohej se është më e madhe se e shqiptarëve në Jug “, duhët të shfaroset. Dhe pasi që në ato dokuemnete numrohën të gjitha republikat: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia. Në proces nepër koluare do të bisedohet që: “Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të ndahën”. Por, për këtë çështje arbitruan Tito dhe Millovan Gjillasi, prandaj në prag të çlirimit Beogradit me 20 tetor 1944, u vëndos definitivisht që fedratën ta ndërtojnë këto njësi:  Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu u pranua të nominohet për çështje principiele si Krahinë autonome e tipit sovejtik të jetë Vojvodina dhe Sanxhaku. Madeje u cuaktuan se sa antarë do t` i ketë në AVNOJ-in e ardhshëm seicila njësi federative: Sllovenia me 1 150 000 baorë duhej t` i ketë 38 përfaqsues;  Kroacia me 3 335 000 banorë duhej t` i ketë 77 përfaqsues; Serbia me 3 350 000 banorë t `i ketë 82 përfaqsues; Maqedonia  me 1 000 000 banorë t` i ketë 40 përfqasues;   Mali i Zi me 293 000 banorë t` i ketë 17 përfaqsues;  Vojvodina si krahinë me 1 695 000 banorë t` i ketë 9 përfaqsues, sepse parashihej shfarosja e gjermanëve dhe hungarezëve që kishin bashkpunuar me nazifashizmin. Sanxhaku si krahinë specifike me 205 000 banorë  parashihej t ` i ketë 11 përfaqsues. Kurse, Kosova me 530 000 banorë parashihej t` i ketë 0 përfaqsues, sepse ishte në fuqi kulifikimi i Gjillasit dhe Rankoviqit se: “ shqiptarët kanë qenë bashkëpuntorë të nazifashizmit”. (Shiqo: Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, Beograd 1951, f. 51. Pra, në të gjitha dokuementet për krijimin e Jugosllavisë federative mungon Kosova, sepse ishte cilsuar se: “Shqiptarët duhet likuiduar si bashkpuntorë të nazifashizmit”. Për këtë fakt drejtuesit e LANÇ në Kosovë as që kishin ide se çka po ndodhë dhe çka projektohej, prapa shpinës tyre në Beograd.

Por, me aplikimin e mbobilizimit gjatë janarit 1845, kur Kosova i kishte bërë realitet të gjitha provat me qeta, batalone, aradha dhe 7 brigada antifashiste, atëherë e vërteta për palën serbiane nuk mund të qëndronte në “thes” por u çpik se në Kosovë: “Duhët vëndosur diktatura ushtrake, pati nevojë ose jo”. Dhe me që historia shqiptare nuk mund të shlyhej, sepse në Kosovë ishin edhe dy brigata antifashiste nga Shqipëria, atëherë u vëndos një realitet tragjik: “që në Kosovë të instalohën divizionet serbiane, dy brigadata malazeze dhe një brigadë maqedone, me të drejtë që Kosova të ndahët në tri, prkatsisht në dy pjesë”. (A. KQ PKJ dok. 05/45, s. pov, në 3 faqe çirilicë, shkrimi del se ishte i Vllada Zeqeviqit (pop), që u zgjodhë Ministër i Punëve të Brendëshme).

5.Kosova sipas dokumenteve që i sajuan Gjillas-Rankoviq më 1 shkurt 1945

Nga 1 shkurti e deri më 31 mars 1945 kur Kosova defaktorizohët politikisht duke e sjellë Millovan Gjillasi një analfabet malazez në krye të PKJ-ës për Kosovë, në Londër në adresën e Vinston Cherchillit do të dergohën katrumbdhjetë (14) raporte konfidenciale se: “shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga Xhafer Deva, kanë qenë dhe janë kah luftojnë në favor të Gestapos dhe Abverit, që drejtoheshin nga Eberhart dhe Herman Nojenbaher”. Së këndejmi, çdo njësi  antifashiste shqiptare ishte një grancion se qarqet serbiane dhe malazeze të përqëndruara në rikolonizimin e Kosovës,  do të dështojnë. Pra, lufta antifashiste ishte fitore e dyfisht për shqiptarë, sepse me një anë bllokohej rikolonizimi, në anën tjetër prapsohej vendimi i Ruzvelltit, Stalinit dhe Cherchillit për deportimin e çdo populli që ka bashkpunuar me nazifashizmin siç ngjau në Vojvodinë me gjermanë  dhe në Çamëri me shqiptarë. Pra, skenarët serbiane për “likudimin e shqiptarëve deri sa të zgjasin operacionet luftarake. ” ishin në kulmin e rrealizimit në pjesën e parë të vitit 1945.

  1. Defaktprizimi i Kosovës nga dueti Gjillas-Rankoviq

Megjithë këto qëndrime, Kosova sipas dokuementeve që i sajuan në konfidencë nga Gjilasi dhe Rankoviqi më 1 shkurt 1945, duhej të ndahej në vijën hekurudhore Mitrovicë-Kaçanik. Pra, derisa Vasa Çubrilloviqi me Elaboratin e tij jepte koncepte nazifashiste deduktive (të përgjithëshme për shqiptarë), se si duhet të shfarosën, dueti Gjillas-Rankoviq, sajoi porgram konkret për shfarosje nëse nuk përfshihën me vendimin e Teheranit (1943), atëherë coptimi i Kosovës do të krijojë kushte për shfarosje kolektive, në proces, përmes shpërnguljës. Pra, ai koncept vizatohët në këtë mënyrë dhe Tito e ndihmoi me Marrëveshjën Xhentelemene më 3 mars 1953. Në fakt, në elaboratin konfidencial thuhet: “ Pjesa lindore e Kosovës, duhet` i takojë Serbisë Federale, kurse pjesa perendimore duhej për t` i takur Malit Zi federal. Vija ndarëse ishte hekurudha Mitrovicë-Kaçanik” E vërteta, ky projekt u plasua në shansë më 8 shkurt 1945, kur u vëndos diktatura ushtrake nga J. B. Tito, me serbianin Sava Derleviq në krye. Madje edhe më herët,  më 2 shtator 1944 Tito, Shtabin Kryesor i AP të Kosovës e  kishte degraduar në Shtab Operativ nën drejtimin e Shtabit Kryesor të Serbisë.

Madje, e tërë kjo ndërmarrje për DEFAKTORIZIMIN e LNÇ-ës në Kosovë, u vertetua edhe më 19 shkurt 1945 kur në Beograd vajtën Miladin Popoviq dhe Fadil Hoxha, për t` u ankaur se diktatura ushtrake është totalisht e panevojshme në Kosovë”. Por në Beograd ankesa do të refuzohet nga Millovan Gjillas, i cili e zbulon planin ogurzi duke iu drejtuar Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën, ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun (u nda më 29 mars 1945) në mes Malit Zi dhe Serbisë, me çka krahina historike e Sanxhakut e humbi tërë historinë e vet popullore josllave.

7.Kush e fakturizoi Kosovën që mos të ndahët dhe popullsia shqiptare mos të deportohët?

Në bazë të dokuemnetve arkivore vërtetohët se Kosovën e FAKTORIZOI Brigada e VII-të Nacionalçlirimtare e Kosovës, të cilën e drejtonte Shaban Haxhia-Komandant dhe Qamil Brovina-Komesar Politik me 7500 luftëtarë, të cilët luftuan në Frontin e Sremit për një gjysëm viti.

Gjithnjë në bazë të dokuemneteve që i ka botuar Vlladimir Dedier, si dhe atyre që nuk janë botuar (shiqo: A. CK SKJ; AVIIIB, koleksioni Tito), del katercipërisht se J. B. Tito ishte ai që defaktorizimin e Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në Jugosllavi si antifashista  në përgjithësi  e ka shpëtuar Lufta Nacionalçlirimare e drejtur fillim e mbarim nga Fadil Hoxha. Por që për defaktorizim janë përkujdesur me intriga Gjillasi dhe Rankoviq në fillim dhe Lazar Kolishevski më vonë, pra seicili sipas mundësive duke  bashkpunuar përmes OZN-ës, përkatësisht UDB-ës më vonë, deri më 1953 kur u burgos Gjilasi dhe deri në Plenumin e Brioneve më 1966, kur u largua nga çdo funkson A. Rankoviqi.

E vërteta, J. B. Tito vdes më 1980 dhe Rankoviqi  vdes më 1983.Pikërisht në kohë për Kosovën fillon një fushatë e egër shoviniste serbo-malazeze, për defaktorizimin e saj në plotëni, qëllim ai që vërtetohet më 23 mars 1989.

  1. PKJ-LKJ-UDB-a në luftë për pushtet

Nga viti 1946 e deri më 1966 UDB ia caktonte detyrat PKJ-LKJ-ës. Por nga viti 1966 në luftën për decentralizim të pushtetit LKJ ia cakton detyra UDB-ës famëkeqe.

Në bazë të dokumenteve zyrtare jugosllave dhe amerikane, në Jugosllavi faktorë integrues kanë qenë vetëm serbët e ndonjë individ funksionar nga popujt që e përbënin. Por faktori dezinegrues kanë qenë në rend të parë shqiptarët, e pastaj vinin sllovenët, kroatët dhe pjesërisht boshnjakët. Maedonët dhe malazezët sillëshin në të gjitha etapat ashtu si u diktonin funksionarët e tyre.

Në fund e shtrojmë pyetjën strategjike: Pse Kosova nuk hyri në luftë më 1991; Pse Shqipëria nuk hyri në luftë më 1998/99. Të përgjigjesh në këto pyetje strategjike për kombin, do të thot ta njohish realitetin në botë dhe brenda shqiptar. Më 1991 Kosova nuk është dashur të hynë në luftë. Për këtë shansë është debatuar nga profesionistët ushtrak dhe shkencor më 1991, përkatësisht më 1998. Të japim përgjegjën që ka rriedhur nga ato tubime se: po të hyhët në luftë, lufta është e humbur  për Kosovën dhe për Shqipërinë. Pra, nuk ndrrohët gjeostrategjia e superfuqive aq lehtë, kur ndarja e Kosovës nga Shqipëria është bërë për dekada e dekada rresht, në bazë të memornaumeve dhe porgrameve mirë të studiuara. Prandaj, bashkimin kombëtar nuk e kemi  pas as në memorandume  e as në programe. Të planifikuar, PO, por rrealizimi i planifikimit ishite një investim i paparashikueshëm.  Dihet kur i erdhi fundi Serbisë në Kosovë. Por rruga e pasojave është paguar shumë shtrenjët, sepse ushtria shqiptare ishte rrenjuar sidomos më 1997. Ndërsa Kosova ishte një trevë shqiptare pa infrastrukturë ushtarake, por falë kuadrove ushtarak dhe stoicizimit politik që shoqërohej edhe me patriotizëm, Serbia xhaksore më 10 qershor 1999 u detyra të largohet përgjithëmonë nga Kosova.

9.Faktori ushtri serbiane u shkri si fluskë sapuni në Kumanovë

LKJ pushon së ekzistuari në Kongresin e XIV të saj në Beograd me largimin e komunistëve slloven. Dhe për këtë “shprasëti” serbianët pozicionohën se: “Jugosllavinë do ta mbrojnë me APJ- me Ushtri”. Por,Ushtria serbiane do t` i humbë betejat një nga një, deri më 10 qershor 1999, kuptohet para luftës së UÇK-ës dhe bombardimeve të NATO-s.

Megjithë këto argumente, duhet theksuar se fillimi i fundit të APJ si faktor ushtrak integrues në RSFJ ishte Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman në Karagjorgjevë 15 mars 1991, për ndarjën e Bosnjës dhe për kolonizimin e Kosovës me serbianët e Kroacisë. Kjo marrëveshje me çdo kusht duhet hulumtohet dhe të botohën, për ta mësuar populli të vërtetën. Aq më parë sepse  me këtë marrëveshje, do të shuhët edhe shansa e fundit e Velko Kadijeviqit dhe Bllagoje Axhiqit që Jugosllavinë do ta “shpëtojë Rusia”, dhe populli serbian, i cili i humbi katër luftëra, njërën pas tjetrës  si në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Por, definitivisht Jugosllavia pushon së ekzistuari kur Badinteri do të konkludojë më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia më nuk ekziston”. Por de fakto fundi i saj shënohet me kapitullimin e Ushtrisë Jugosllave në Kumanovë më 10 qershor 1999. Njëherit pushon së trumpetuari se “shqiptarët do t` i nënshtrojmë me pushkë gjuetie”. Me që Serbia e humbi luftën në rrafshin ushtrak, politik dhe diplomatik, i kishte mbtur edhe një shansë që fushën juridike ta paraqes }ështjën e Kosovës në OKB. Kryesia e OKB çështjën e plasoi në Gjykatën e Drejtësië. Aty pas një analize u lëshua verdikti se Shpallja e pavarësë Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”. Këtë fakt çarqet serbe e dijnë, prandaj shpresojnë që ta kthejnë Kosovën me luftë. Por viti 1912 ishte një kangë tjetër, në kohëra tjera.

Shkrimi i kushtohët: Unverzitetit të burgjeve shqiptare, drejtuar nga ADEM DEMAÇI!

40 dështimet, produkt i 4 liderëve partiak!

1

Florim Zeqa

Dyzet dështimet të rikujtojnë tregimin e “Ali Babës me 40 hajdutët e tij”! Por në fakt, nuk është një “Ali Babë”, por janë katër të tillë me 100 hajdutët në Parlament!

Uzurpatorët e Kuvendit

100 hajdutët (deputetët) nuk janë minoritarë, por shqipfolës të varur nga 4 liderë shqiptarë që po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës!

Këta 100 hajdut edhe pse janë të zgjedhur me votën e popullit shqiptarë janë përfaqësues të subjekteve politike që po ushqehen pa djersën e ballit të qytetarëve nga taksat e tyre pa e bërë asnjë lëvizje pozitive në funksion të asaj për çka janë zgjedhur me votën e lirë!

Loja teatrale e partive politike në Kuvendin e Kosovës e dëshmon konstatimin tim të mësipërm, se këta 100 deputet nuk janë më të zgjedhur të popullit, por uzurpator të Kuvendit të Kosovës!

Lutje për qytetarët

Lutja ime për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, është kjo, distancohuni nga këto parti dhe këta liderë partiakë, që e kanë kapur shtetin dhe parlamentin në veçanti.

Nuk kanë si të trajtohen ndryshe ata që e kanë bllokuar jetën institucionale në Kosovë, ata që janë duke abuzuar me vullnetin e qytetarëve!

Qytetarët, me votën e lirë të 9 shkurtit 2025 e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe e kanë dhënë verdiktin popullor për vazhdimin e qeverisjes së vendit, dhe jo për bllokimin e institucioneve shtetërore.

Katër subjekte politike, katër liderë partiakë dhe 100 deputet shqiptarë janë kthyer në uzurpator dhe pengmbajtës të Kuvendit, të cilët janë duke e çuar shtetin drejt zhbërjes fizike!

Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të shtetit, të bashkohemi rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike dhe ta mbrojmë dinjitetin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi!

Serbia se së shpjeti do të mbajë një paradë ushtarake me forcat kineze dhe të tjera, për të dëshmuar gatishmërinë për luftë

1
Kroacia feston, ndër tjerash edhe me flamurin kombëtar, ndërsa Serbia shqetësohet…
Në Zagrb u mbajt një prej paradave më të mëdha ushtarake në këtë vend, në përvjetorin e aksionit “Oluja”. Në 30-vjetorin e aksionit të madh “Stuhia” (Oluja) morën më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore.
Në krye të paradës qëndronin qindra flamuj kroatë, të shoqëruar edhe nga shumë flamuj të tjerë, të vendeve pjesëmarrëse, si SHBA, Britania e Madhe, Hungaria, Polonia, Portugalia… por natyrisht edhe Shqipëria, si vende anëtare e NATO-s.
Ndryshe, shqiptarët kanë dhënë një kontribut të madh në çlirimin e Kroacisë, e një rol të rëndësishëm kanë pasur disa ushtarakë shqiptarë edhe në vetë aksionin Oluja.
Serbia është shprehur e shqetësuar, por kjo është e pritshme, sepse Serbia po armatoset vetë me të madhe, ndërsa drejton gishtin ndaj të tjerëve.
Serbia ka paralajmëruar se së shpjeti do të mbajë një paradë të saj me forcat kineze dhe të tjera, për të dëshmuar mbase se është e gatshme për luftë apo mbrojtjem ndonëse deri tani nuk ka asnjë sinjal më të voglin se Serbinë mund ta sulmojë dikush nga jashtë.
Përkundrazi…

Shën Tereza nuk është thjesht një shenjtore shqiptare, ajo është një pasuri e mbarë njerëzimit

E Vërteta që nuk Zbehet
Në një kohë kur bota ka më shumë nevojë se kurrë për paqe dhe bashkim, për fat të keq, jemi duke u përballur me sulme dhe kërcënime online nga disa individë shqipfolës, kryesisht nga Shkupi, të cilët përmes profileve të shumta përpiqen të zbehin të vërtetën për identitetin shqiptar të Shën Terezës – bijës së Shkupit, por edhe bijës së kombit shqiptar.
Këto përpjekje për të mohuar ose për të shtrembëruar rrënjët e saj janë jo vetëm të padrejta, por edhe të dhimbshme, sepse prekin një figurë që ia kushtoi jetën shërbimit të të varfërve, pa dallim feje, kombësie apo gjuhe. Shën Tereza kurrë nuk e mohoi identitetin e saj shqiptar. Përkundrazi, në çdo hap, ajo foli me krenari për prejardhjen e saj. Letra origjinale e saj, e shkruar në gjuhën shqipe dhe me dorën e saj më 10 dhjetor 1979 në Oslo, është një dëshmi e qartë dhe e pamohueshme e lidhjes shpirtërore e kombëtare me popullin shqiptar.
Kultura shqiptare është e lashtë dhe e qëndrueshme. Nuk zbehet nga fjalët e një pakice të zhurmshme, as nga komentet e fshehura pas profileve të rreme. Ne nuk do të biem në nivelin e gjuhës së urrejtjes. Ne do të përgjigjemi me të vërtetën, me dinjitet dhe me dashurinë që Shën Tereza vetë e predikoi dhe e jetoi.
Ajo nuk është thjesht një shenjtore shqiptare. Ajo është një pasuri e mbarë njerëzimit. Por shqiptarët e njohin mirë bijën e tyre — me emrin Gonxhe Bojaxhiu, me gjakun, gjuhën dhe shpirtin shqiptar.
Le të mos lejojmë që zëri i urrejtjes të mbulojë fjalët e së vërtetës. Ne do të qëndrojmë, me paqe në zemër dhe me të vërtetën në dorë.

Mosvendosja e tarifave ndaj Kosovës dhe Shqipërisë nga ana e SHBA-ve, është më shumë sesa një vendim tregtar

1
Presidenti Trump dëshmon miqësinë e vërtetë ndaj shqiptarëve – Kosova dhe Shqipëria përjashtohen nga tarifat e reja amerikane
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa të qarta për të mbrojtur ekonominë e tyre dhe për të korrigjuar padrejtësitë tregtare përmes tarifave të reja reciproke, Presidenti Donald J. Trump ka dërguar një mesazh të qartë miqësie dhe përkushtimi ndaj shqiptarëve: Kosova dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në asnjë listë ndëshkuese.
Ndërsa dhjetëra vende nga e gjithë bota, përfshirë India, Brazili, Izraeli, Japonia, Serbia, Turqia, edhe aleatë të vjetër si Kanadaja e Britania, janë përballur me tarifa që shkojnë deri në 50%, Kosova dhe Shqipëria nuk janë prekur aspak. Ky është një vendim politik, ekonomik dhe strategjik që nuk mund të anashkalohet.
Presidenti Trump ka treguar se vlerëson raportin e veçantë të SHBA-së me popullin shqiptar, jo vetëm si partner në rajon, por si një komb që ka qëndruar krah Amerikës në çdo fazë kritike në përpjekjet e saja për siguri dhe demokraci.
Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri janë mirënjohës dhe falënderues për këtë qasje të drejtë, të ekuilibruar dhe respektuese. Mosvendosja e tarifave ndaj dy vendeve tona është më shumë sesa një vendim tregtar – është një shenjë e qartë besimi dhe partneriteti të qëndrueshëm.
Në një botë me tensione të larta ekonomike dhe me politika gjithnjë e më të ashpra tregtare, përjashtimi i Kosovës dhe Shqipërisë nga tarifat e reja është sinjal i qartë se SHBA e drejtuar nga Presidenti Trump i sheh shqiptarët si aleatë të vërtetë, dhe jo si konsumatorë kalimtarë.
Ne, shqiptarët, nuk e harrojmë këtë. Populli shqiptar e di të dallojë mikun nga oportunisti, dhe Amerika me Presidentin Trump është treguar mik i vërtetë.

Koha e përgjegjësisë, jo e arrogancës

1

Isuf Bajraktari, analist

Në një klimë të rënduar politike dhe institucionale, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 54-të të konstituohet, qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe të tradhtuar. Kjo nuk është më thjesht krizë funksionale – është degradim i vullnetit politik dhe përbuzje ndaj përfaqësimit qytetar.

Qasja e kryesuesit Avni Dehari, arrogancë e rrezikshme politike

Sjellja e z. Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive, po shfaq një arrogancë të theksuar që në opinionin publik interpretohet si nënçmuese, përbuzëse dhe irrituese ndaj partive të tjera politike. Kjo nuk është më çështje interpretimi individual,  është qasje që po krijon bllokadë dhe tension të qëllimshëm institucional. Kuvendi nuk është një zyrë urdhrash apo një mjet dominimi personal. Është hapësirë e dialogut dhe konsensusit. Çdo përpjekje për ta trajtuar atë si pronë personale apo për ta drejtuar në mënyrë diktatoriale është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe rrezikon seriozisht themelet e shtetit demokratik.

Vetëvendosje dhe mungesa e vullnetit për kompromis

Sot, më shumë se kurrë, kërkohet përgjegjësi dhe maturi politike. Lëvizja Vetëvendosje, e cila pretendon se është forca që më së shumti “e do dhe e mbron Kosovën”, duhet të dëshmojë këtë jo vetëm me fjalë, por me vepra. Nëse me të vërtetë qëllimi është mbrojtja e shtetit dhe funksionaliteti institucional, atëherë pse nuk po hapet rruga që partitë e tjera të provojnë formimin e institucioneve?

Nëse të tjerët janë të paaftë, le ta dëshmojnë para qytetarëve. Po nëse janë të aftë dhe të gatshëm, atëherë bllokimi i tyre është vetëm dëshmi e frikës dhe mungesës së besimit të Vetëvendosjes në funksionin demokratik.

Madje, ajo që është edhe më shqetësuese, është se Vetëvendosje, në vend të përpjekjeve për zgjidhje, po luan me integritetin qytetar dhe me ndjenjat e sinqerta të njerëzve. Po e shndërron këtë krizë në një lojë politike të rrezikshme, ku gjithçka sillet rreth pyetjes: kush do të dorëzohet i pari? Ajo që po ndodh është një tragjikomedi politike në 54 episode, ku për çdo seancë të dështuar, nuk prodhohet asgjë tjetër veçse frustrim qytetar, zbehje e besimit dhe krijim i kushteve për incident institucional apo viktimizim të kalkuluar politik. E gjithë kjo bëhet për një grusht votash më shumë, për një pushtet të brishtë që mbështetet jo mbi legjitimitet të gjerë, por mbi arrogancë, përbuzje, polarizim dhe ndarje të thellë shoqërore.

Kriza si pasojë e arrogancës, jo e Kushtetutës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që kufizon veprimet deri më 8 gusht nuk duhet të përdoret si strehë për të zvarritur krizën. Kushtetuta nuk është problem – problemi është interpretimi i saj me qëllime të ngushta politike. Dhe sa më gjatë të zgjasë kjo situatë, aq më shumë dëmtohet besimi i qytetarëve në sistemin demokratik dhe përfaqësues.

Apel: Të veprojmë para se të jetë vonë

Kjo krizë nuk është më thjesht dështim institucional, është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vetë shtetësisë. Nuk mund të ketë sovranitet të mbrojtur me institucione të bllokuara. Nuk mund të ketë reformë me arrogancë. Nuk mund të ketë drejtësi me përbuzje të pluralizmit.

Është koha për zgjim politik. Për reflektim serioz. Dhe mbi të gjitha, për përgjegjësi.

Ofensiva e verës ndaj UÇK-së

Dritan Goxhaj, Tiranë, 31 korrik 2025
___
27 vite më parë si kjo kohë midis 21 korrikut dhe 25 gushtit 1998 forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër gjitha pikave dhe bazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Unë nuk do shkruaj këtu për atë ofensivë të dështuar të Sërbisë ndaj UÇK -së, por për një ofensivë të re, kjo e bërë në fund të këtij korriku 2025 ndaj UÇK -së.
Do ta ndaj në tre aspekte-valë-skalione këtë ofensivë pasi e tillë edhe po zhvillohet.
Skalioni i parë- “Drejtësia”
Vala e parë e kësaj ofensive është ligjore dhe është ndërmarrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe Gjykata Speciale-Dhomat e Specializuara. Kjo ka të bëjë me pranimin që Gjykata Speciale i ka bërë një seri dokumentash ligjore të lëshuara nga Departamenti i Sigurisë Shtetërore, Ministria e Brendshme e Serbisë (MUP) dhe Komanda për “Kosovën dhe Metohinë”.
Përdorimi i këtyre dokumentave nga ana e ZPS dhe pranimi i tyre nga ana e Gjykatës Speciale është një sulm direkt që i bëhet UÇK -së dhe luftës së saj.
Pasi po pranohen në një aktgjykim dokumente që i përkasin një istitucioni të një shteti ndaj të cilit UÇK ka zhvilluar luftë çlirimtare.
E para ky veprim i jep legjitimitet veprimtarisë genocidiale të Sërbisë dhe Ministrisë së Saj të Brendëshme në Kosovë.
E dyta që është edhe më kryesorja, ky veprim i përdorimit të këtyre dokumenteve dhe pranimit të tyre nga një prokurori dhe gjykatë e Kosovës cënon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Dhe e treta ky veprim cënon kushtetushmërinë e Kosovës, pasi është tërësisht një veprim i jashtligjshëm, si nga ZPS-ja edhe nga Gjykata Speciale.
Pse është i jashtëligjshëm?
ZPS dhe Dhomat e Specializuara veprojnë në bazë të Ligjit Nr. 05/L -053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Dhe ky ligj në KAPITULLI II PARIMET THEMELORE
Neni 4
Personaliteti dhe zotësia juridike shkruan:
2. Dhomat e specializuara, Zyra Administrative dhe Zyra e Prokurorit të specializuar mund të bëjnë marrëveshje me shtete, organizata ndërkombëtare dhe subjekte të tjera, me qëllim të përmbushjes së mandatit të tyre ose për realizimin e operacioneve të tyre në pajtim me këtë ligj, në veçanti në lidhje me bashkëpunimin, asistencën gjyqësore dhe vuajtjen e dënimit.
Pra praktikisht dhe ligjërisht këto dokumente që ka përdorur ZPS-ja dhe ka pranuar Dhomat e Specializuara hynë në kuadër të bashkëpunimit dhe asistencës gjyqësore, në kuadër të marëveshjes me shtete.
Dhe në këtë rast i bie me shtetin e Sërbisë.
Deri këtu në rregull, por po në Nenin 4 pika 4 shkruan:
4. Para arritjes së ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare më një shtet të tretë lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar që përndryshe kërkon ratifikim sipas Nenit 18 të Kushtetutës, Dhomat e Specializuara do të marrin pëlqimin e Qeverisë së Kosovës.
Dhe Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: (1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; (2) të drejtat dhe liritë themelore; (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; (4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.
2. . Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
3. . Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.
Përdorimi i këtyre dokumenteve të shtetit Serb në një gjykatë të Kosovës duhet të bëhet vetëm nëse ka një marëveshje të ratifikuar dhe të miratuar nga Kuvendi ose Presidenti i Kosovës.
Plus për çdo marëveshje do të duhet pëlqimi i Qeverisë së Kosovës.
Unë personalisht nuk di që të ekzistojë ndonjë ratifikim apo pëlqim as nga Kuvendi i Kosovës, Presidenti i saj ose çdo Qeveri e saj për marëdhënie juridike ndërmjet ZPS ose Dhomave të Specializuara të Kosovës me Shtetin e Sërbisë, ose çdo institucion tjetër të atij shteti.
Dhe një mungesë e një dokumenti të tillë ligjor dhe kushtetues e bën përdorimin e këtyre dokumentave jo vetëm antiligjor, por njëkohësisht edhe të pavlefshën në çdo sallë gjyqi që vepron në kuadër të Kornizës Kushtetuese të Kosovës.
Dhe ZPS dhe Dhomat e Specializuara veprojnë totalisht në kuadër të kësaj kornize pasi këtë e përcakton Neni 3 Parimet themeluese të ligjit për ZPS dhe Dhomat e Specializuara i cili shkruan:
2. Dhomat e specializuara gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me: a. Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pra çdo lloj veprimi i tyre jasht dispozitave ligjore që përcaktojnë ligjet e Kosovës mbi të cilat kjo ZPS dhe kjo Gjykatë veprojnë është veprim anti kushtetues.
Ndaj avokatët e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit duhet ta kundërshtojnë jo vetëm pranimin e këtyre dokumentave por gjith dokumentacionin e ardhur nga MUP i sërbisë dhe Prokuroria E krimeve të Luftës të Sërbisë, të përdorur nga ZPS gjatë gjithë procesit si të jashtligjshëm dhe anti kushtetues.
Ky veprim tregon se ZPS dhe Dhomat e Specializuara janë një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
Skalioni i dytë – Media
Vala e dytë e kësaj ofensive është ajo mediatike.
Para tre ditësh Veton Surroi ka publikuar një intervistë në podkastin e tij në KTV të titulluar “Pikë”, me Azem Vllasin.
Nuk ka asgjë të keqe intervista, por interesantja dhe ofensiva qëndron në faktin që në fillim të kësaj pjese të tretë të intervistës me Azem Vllasin, Veton Surroi e quan Azem Vllasin veteran të UÇK -së, si pjesëtarë në zyrën e përfaqësisë të UÇK -së të ngritur nga Adem Demaçi në 1998.
Veton Surroi e di shumë mirë që Azem Vllasi nuk ka qënë në asnjë mënyrë ose formë anëtar i UÇK -së, por ai e bën qëllimisht këtë deklarim për të krijuar idenë te ata që e dëgjojnë, se UÇK paska punuar me Titistat.
Një sulm tepër perfid dhe i kamufluar mjeshtërisht, nga ata sulme që vetëm Veton Surroi është në gjendje t’i bëjë.
Populli ynë ka një shprehje që thotë : me një gur mundohet të vrasë tre zogj.
Ndërsa Veton Surroi i përket atyre që kanë aftësinë që me një gurë tentojnë të vrasin 10 zogj.
Le ta sqarojmë për opinionin dhe vetë Azem Vllasin i cili ngazëllehej si fëmija sa herë Veton Surroi ja përmendte të qënit veteran i UÇK -së, se pse nuk ka qënë e nuk është veteran i UÇK -së.
Më 4 Korrik 1998 Filloi organizimi i formacioneve të UCK-së në Batalione, ndërsa më 16 Gusht 1998 u kalua në organizimin e Brigadave të UCK-së.
Më datën 21 korrik 1998 Shtabi I Përgjithshëm I UCK-së emron Shef të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së colonel Bislim Zyrapi.
Me datë 13 gusht të viti 1998 Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së lëshon Deklaratën Politike nr.7 ku ndër të tjera shkruhet “ Shtabi I Përgjithshëm I UCK-së bën publike se, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Hashim Thaçi, Faton Mehmetaj dhe Sokol Bashota janë përfaqësuesit politikë të UCK-së. . . . .Me qëllim të shpejtimit të procesit të krijimit të institucioneve të Kosovës, Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së i jep besimin e plotë Adem Demaçit që të marrë rolin udhëheqës në këtë proces duke e e emëruar përfaqësues politik të UÇK -së”.
Dhe Adem Demaçi pas marrjes së kësaj detyre, më 23 Gusht 1998 themelon Zyrën e UÇK -së në Prishtinë, në Shtëpinë e Avdi Paçaradës, në Rrugën “Vëllazërim Bashkimi (sot (Lidhja e Prizrenit).
Me qëllim që UÇK -ja të përfaqësohet më denjësisht, Adem Demaçi emëron Këshilltarët e Brendshëm të Zyrës së UÇK -së në Prishtinë, të cilët janë: Fehmi Baftiu (dhe hartues dokumentave juridike për themelimin e Asamblesë Kombëtare), Gjyltekin Shehu, Hakif Bajrami, Sami Peja, Sylejman Ajeti dhe Skënder Kastrati, i cili do të jetë edhe zedhënësi i Demaçit gjatë kohës që ky, për arsye shëndetësore, ndodhet në Ljublanë.
Ndërsa cakton edhe disa këshilltarë të jashtëm, dhe një nga këta këshilltarët e jashtëm është edhe Azem Vllasi e Mahmut Bakalli.
Por Baci Adem i propozon edhe Veton Surroit që të jetë një nga këshilltarët e jashtëm, por Veton Surroi e refuzon propozimin e Adem Demaçit.
Pra Azem Vllasi ka qënë këshilltarë i jashtëm i Adem Demaçit dhe një person nga grupi i personave të cilët Adem Demaçi nuk i cilësonte si të besuar pasi nuk e kish caktuar në rradhët e këshilltarëve të brendëshëm që ju duhej të ishin prezent në zyrën e UÇK -së.
Dhe këtë zyrë e hapi Adem Demaçi, jo Shtabi i Përgjithëshëm.
Shtabi i Përgjithëshëm autorizoi vetëm Adem Demaçin si individ përfaqësues politik të tijin.
Të gjitjë individëd e tjerë që kanë marrë pjesë në kuadër të zyrës që hapi Adem Demaçi në çfardo cilësie që ai i ka caktuar, nuk i bën ata në asnjë formë e mënyrë anëtarë të UÇK -së.
Kjo pasi zyra nuk ishte strukturë e miratuar nga Shtabi i Përgjithëshëm, siç ndodhte në rastin e krijimit të njësive të reja ku Shtabi Përgjithëshëm miratonte formimin e një Brigade ose Batalioni dhe pastaj personi i ngarkuar me detyrën e komandantit fillon e grumbullon personelin.
Dhe ky personel i grumbulluar nga ky komandant është automatikisht anëtarë i UÇK -së pasi struktura e këtij batalioni apo brigade është miratuar paraprakisht nga Shtabi i Përgjithëshëm.
Ndërkohë këtu kemi vetëm Adem Demaçin si individ të emëruar përfaqësues e jo zyrën si strukturë.
Ndaj çdo individ tjetër në atë zyrë i thirrur aty prej Adem Demaçit nuk ka qënë anëtarë i UÇK -së në atë kohë, dhe as mund të jetë veteran i saj sot.
Me këtë llogjikë nëse edhe Veton Surroi do kish pranuar të ishte këshilltar i Adem Demacit si Azem Vllasi, edhe ai do mund ta konsideronte veten sot, veteran të UÇK -së.
Skalioni i tretë – Mbrojtësit naiv
Vala e tretë e kësaj ofensive është e atyre personave të cilët duke dashur të mbrojnë mediatikisht individëd e akuzuar në Hagë nga ZPS deklarojnë gjithandej se UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë.
Është për të ardhur keq niveli i tyre i injorancës në kuadër të njohjes së UÇK -së por edhe injorancës në kuadër të historisë në vetvete.
Së pari duhet të gjithë këta individë dhe të tjetë që pretendojnë të bëjnë ndonjë mbrojtje naïve, të heqin dorë së thëni se UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë pasi kjo nuk ishte e vërtetë. UÇK -ja kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake hierarkike dhe Shtabi i Përgjithëshëm i saj përbëhej nga oficerë të mirëfilltë karriere ku 98% e tyre vinin nga eksperienca e luftërave në Bosnje e Kroaci, dhe pjesa tjetër nga fusha akademike e komanduese ushtarake të ushtrisë shqiptare.
Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së ishte koka drejtuese e gjith UÇK -së në nivel strategjik dhe operacional, ndërsa niveli taktik ju ishte besuar dhe lënë hapësirë të plotë, autonomi veprimi taktik Komandës së Zonave Operative.
Kjo do të thotë se Shtabi i Përgjithëshëm dhe anëtarët e tij, ku përfshihen edhe ata që ndodhen sot në burgjet e Hagës, nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprime taktike të ndodhura në çdo Zonë Operative, pasi ajo ishte kopetencë e atyre komandave.
Të vazhdosh t’i frysh fyellit se UÇK -ja nuk kishte strukturë të mirëfilltë është thjesht një shërbim që i bëhet Sërbisë, dashje apo padashje.
Dhe një dëm i madh që i bëhet historisë së luftës së UÇK -së dhe të Kosovës.
Ndërsa dëmin më të madh ja bëjnë ata që jo naivisht por qëllimisht e konsiderojnë krijimin e Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK -së nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, një puç.
E para, që diçka të quhet puç duhet si fillim që më parë të ekzistojë një strukturë e njëjtë dhe t’i pastaj të krijosh një tjetër paralele duke eleminuar atë ekzistuesen.
Por në 10 qershor të 1998 UÇK -ja ishte pa asnjë shtab dhe pa asnjë komandë.
Kjo pasi nga 1997 e deri në fund të marsit 1998 MUP-i i Sërbisë, dokumentet e të cilit po përdor ZPS e Kosovës, i vrau 80% të anëtarëve të Shtabit Qëndror të UÇK -së që ishte krijuar në 1996 dhe arrestoi edhe komandantin e këtij shtabi Nait Hasanin.
Dhe prej marsit 1998 e deri në 10 qershor 1998 UÇK ishte pa kokë e pa strukturë komanduese.
Dhe duke qënë se ata që pretedonin se e krijuan UÇK -në, LPK-ja dhe kryesija e saja bënin çdo ditë mbledhje në paqe në zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë në Tiranë, dhe jo vetëm që nuk arritën të marrin një vendim për të krijuar një shtab të ri, por as nuk guxonin ta çonin në mendje, e lëre më ta artikulonin që e gjithë kjo kryesi, ose një pjesë e saja, të hynin në Kosovë e të organizonin, ose merrnin në dorë udhëheqjen e UÇK -së që kish mbetur jetime.
Dhe në kuadër të këtij vakumi i cili po të vazhdonte edhe më do të silltë zhbërjen totale të UÇK -së, u vendos nga këta individë të lartpërmendur e që sot ndodhen në burg të krijohej ky shtab.
Dmth, për çdo mëndje të kthjellët e të shëndoshë në këtë rast do lindte pyetja – Po kujt i bën puç këta kur nuk ekzistonte asnjë strukturë komanduese?
Dhe Sërbia e bindur se UÇK ishte pa kokë vendosi në 21 korrik të 1998 të ndërrmerrte ofensivën e verës për ta shpërbërë gjithë UÇK -në.
Por ky shtab i krijuar në 10 qershor 1998 arriti në koh rekord që të bëntë ristrukturimin dhe riorganizimin e UÇK –së, dhe arriti me sukses të përballonte atë ofensivë, dhe të shpëtonte jo vetëm UÇK -në, por edhe Kosovën nga pushtimi Sërb.
Ndaj çdo lloj naiviteti se UÇK nuk kishte strukturë të mirëfilltë, në mos qoftë i qëllimshëm është thjesht injorancë.
Dhe çdo lloj akuze për puç ndaj këtij shtabi, në mos qoftë injorancë, është shërbim ndaj Serbisë.

Rozeta Hajdari, gruaja që ju frikësoi me dinjitetin e saj

2
Burgosur politik 1981–1990 – Grupi i Ali Lajçit e Bajram Kosumit
Ish-mik i Fehmi Lladrovcit në Zagreb
Rugovë – korrik 2025
Nuk është çudi që burracakët e Kosovës po ngrihen si hije për të sulmuar Ministren Rozeta Hajdari.
Sepse atyre u vjen rëndë të shohin një grua që nuk puth dorën e pushtetit, që nuk i përket asnjë bande, që nuk blen vota me tendera, as ndërton vila me asfalt të lëpirë politik.
Rozeta Hajdari – me një buzë të kuqe dhe një mendje të kthjellët – i rrëzoi gjithë “burrat” që e lanë Kosovën pa ekonomi dhe me valixhe nëpër autobusë.
Dhe kur nuk munden ta ndalin me argument, ata fillojnë ta sulmojnë me zinë e shpirtit të tyre të shitur.
Por Rozeta nuk ka nevojë për mburojë politike.
Sepse ajo ka diçka që s’e blen asnjë partí – nderin dhe shkollën!
Ju që e sulmoni nga frika,
ju që e përgojoni nga pazari,
ju që e quani “arrogante” sepse s’ju ulet në tavolinat e hajnave –
ju jeni shpulla që i bie vetes,
ju jeni shembulli se sa shumë trembeni nga një grua që nuk është e juaja!
Rozeta është shqiptarja që nuk e përfaqëson vetëm një krahinë,
ajo është dignitas kombëtar – fytyra që do duhej të kishte Kosova në çdo takim ndërkombëtar.
Unë, që kam parë qelitë e Nishit dhe poshtërsitë e tradhtisë,
i jap nderim kësaj gruaje, që përfaqëson shqiptaren me shtat, guxim dhe dije.
Rozeta, qëndro drejt!
Këta do të veniten si çdo krimb që doli nga balta për të kafshuar ndershmërinë.
Por ti do të mbetesh në histori si Zonja që s’u shiti!
Epilog për publikim me foto
(Fotoja e Rozetës me pamje të qetë dhe të fortë)**
Nën këtë buzëqeshje që ju djeg, fshihet një mendje që nuk ju fal.
Nën këtë fytyrë që ju tremb, fshihet një komb që zgjohet.
***
Rozeta Hajdari
Vet prokurori shkel ligjin!
– Të nderuar qytetarë,
___
Sot jam ftuar për intervistë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka siguruar rezervën shtetërore të mallrave, në kohën kur ishim të pambrojtur në këtë aspekt. Me agresionin rus ndaj Ukrainës shtetet kishin mbyllur kufinjtë e tyre dhe ndalur eksportin e produketeve thelbësore për jetesë. Ishte jashtëzakonisht e rëndë të siguroheshin rezervat e ushqimit për popullatën tonë. Si çështje e sigurisë publike, e ashtu siç e kërkon ligji, ky proces u klasifikua si sekret shtetëror.
Tani për këtë proces jetik merrem në pyetje nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Nuk mund të mos e them, që për çështjet e këtilla, me shumë interes për publikun, nuk është raportuar drejt asnjëherë.
Procesi i blerjes së produkteve thelbësore për rezervën shtetërore të mallrave, është klasifikuar si SEKRET, se ashtu e kërkon ligji, siç e kërkon siguria publike. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në dokumente të klasifikuar pa çertifikatë të sigurisë.
Në rastin e MINT, dy policë hetues pa çertifikatë të sigurisë, pra pa leje për qasje në këto dokumente, kanë marrë materialin brenda 1 ore në MINT, duke u thirrë në autorizimin e prokurorit të PSRK-së Valdet Gashi.
Të kuptohemi qartë: nuk jemi kundër asnjë hetimi për çfarëdo çështje në interes të publikut. Këtu jemi për të shërbyer e dhënë llogari për veprimet tona, por asesi nuk guxojmë, asnjëri prej nesh, e as Prokuroria Speciale e Kosovës, të shkelim ligjin në emër të drejtësisë.
Këtë gjë, pra shkeljen ligjore me veprimet e policëve hetues, e ka konstatuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, duke konfirmuar që dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikaten e sigurisë të nivelit SEKRET.
Inspektorati Policor i Kosovës, ka dërguar këtë Raport Informues në Prokurorinë Speciale dhe ka kërkuar nga e njëjta udhëzimet e mëtejme për këtë rast.
Por vetë prokurori Valdet Gashi i ka liruar policët nga përgjegjësia. Edhe pse kemi të dokumentuar pranimin e tij që gjendet në konflikt interesi në këtë rast, ai sërish vendos ta mbyllë lëndën e nisur nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe kundërligjshëm liron nga përgjegjësia penale shërbyesit e vet.
Pra, vet Prokurori Gashi shkel ligjin. Vet autorizon paligjshëm, vet i liron përgjegjësit nga përgjegjësia.
Ne MINT kemi kërkuar hetim nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe vërtetimin e konfliktit të interesit. Me çështjet e sigurisë nuk duhet luajtur e as manipuluar. Konfliktin e interesit do ta dëshmojmë dhe do të kërkojmë veprime në emër të së drejtes e të drejtësisë.
Prandaj, nuk është e saktë që jam mbrojtur në heshtje dhe këtë gjë po ashtu e kam të dokumentuar me procesverbal, ku kam shprehur vullnetin tim të plotë që t’iu përgjigjem prokurorëve në kushte të krijuara sipas ligjeve në fuqi lidhur me rezervat shtetërore të mallrave. Por jo nën rrethana paligjshmërie, konflikti të interesit e manipulimit të qëllimshëm të opinionit publik rreth çështjes së rezervës shtetërore, që nga vera e vitit 2023.
Ju faleminderit për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

‘Krijimi i Shqipërisë është një nga historitë më ‘KRIMINALE’ të historisë së Islamit’, thotë Olsi Jazexhi, aq i pranishëm në “krijimin e opinionit publik”!

1
Ja ku e keni, copë fare, me zë dhe me figurë, nga këta të vëllazërisë muslymane, që në minutin 2:45” thonë se:
‘Krijimi i Shqipërisë është një nga historitë më ‘KRIMINALE’ të historisë së Islamit’
…dhe se: ‘Shqipëria duhet të ishte ndërtuar si shtet Islamik që në fillim’ – që do të thotë, shtet islamik si i Iranit ku ligjëron Sharia Law, dhe si e ISIS që kishin pikërisht qëllim pushtimin e shteteve dhe konvertimin e tyre në shtete islamike si Irani.
Ky gjithashtu thotë se Atatürk e dëmtoi Turqinë si shtet – kur u bë shtet dhe e ndërtoi gabim që në fillim – dhe se Erdogani po e kthen aty ku duhet – pra në shtet islamik.
Kuptoni?
Turp dhe për Nanon dhe MCN që i jep platform këtij islamisti dhe radikali të tërbuar që qartazi është armik absolut i kombit.
Tashti ky Nano është ambasadori ynë në Zvicër. Pa fjalë!!
Dhe sa për dijeni, jam afër me individ që janë rritur dhe kanë shkuar në shkollë me këtë gjënë islamike, çfarëdo që mund të quhet sepse Shqiptar nuk është, dhe thonë që ky u kthye nga Greqia ku emigroi fillimisht, me kryqin sa vetë në këmbë. Tashti është kthyer në radikal i Islamit dhe helmon nga televizionet mëndjet e Shqiptarëve.
TURP kush i jep platform.
Në Shqipëri duhet të ketë një ligj kundër këtyre sepse janë kërcënim direkt i identitetit të vendit. Kjo s’ka të bëj me lirinë e fjalës sepse liria e fjalës nuk mbron ata që urrejnë kombin dhe besojnë që Shqipëria nuk duhet të ekzistoj përveç se si vënd Islamik, pra një Shqipëri pa Kushtetutën aktuale, pa ligjet që kemi por nënshtrim total nën Sharian.
Këta quhen terror!sta në SHBA.
Nëse je muslyman, nëse je Imam, nëse shkon në xhami apo teqe dhe nuk je dakort me këtë radikalizëm, të lutem NGRE ZËRIN. Nuk ka vënd këtu për korrektesi politike sepse ky është kërcënim për të gjithë ne, fut këtu dhe muslymanët që e duan kombin mbi fenë.
Kur të keni kapacitetin të tregoni se dashurinë për këtë komb e vini përpara Muhamedit, atëherë flasim për harmoni interfetare, por këta radikalë nuk janë këtu për të mbrojtur harmoninë interfetare, as muslymanizmin paqësorë, por janë këtu të marrin pushtetin nëpërmjet politikës dhe propagandës dhe të vendosin ligjin e Sharias duke e kthyer Shqipërinë në një vënd Islamik si të Iranit & Afganistanit dhe do dëmtojnë të gjithë ne pa dallim feje, krahine apo ideje.
Mbroni kombin, që të mbrojmë identitetit dhe të kemi harmoni fetare dhe bashkëjetesë paqësore.
Ky radikalizëm nuk do të funksionojë!!
Me që ra fjala, dhe tashti që kam kuptuar sa thellë qënkërka futur radikalizmi në Shqipëri, realisht do kisha dëshirë të ulesha dhe me Baba Mondin dhe me Kryetarin e KMSHQ kur të jem në Shqipëri, për të diskutuar pikërisht radikalizmin islamik në vënd dhe si mund të zgjidhet ky problem. Nëse dikush i njeh personalisht, ju lutem kalojani kërkesën time.
Ndërkohë, ju të shoqërisë civile që bëni si ‘humanitarë’, bëni mirë të mbani opinionet tuaja për vete sepse nuk kam asnjë dëshirë debati me hipokritë që shtyjnë axhenda majtistësh në bazë të urdhërave që marrin OJQ e Sorosit.
Realisht mendoni se ju paskeni zemrën kaq të madhe por ne të tjerët jemi katila (fjalët tuaja këto)?
Në fakt ne kemi dhe zemër dhe tru e mbi të gjitha integritet, prandaj kuptojmë që çfarë po ndodh në Gaza është falë Hamasit, pra vëllazërisë muslymane, dhe derisa Palestinezët vetë të luftojnë Hamasin, ata kurrë nuk do gjejnë paqe.
E keni menduar ndonjëherë pse pjesa tjetër e Palestinës nuk i ka këto probleme? Sepse nuk lejojnë Hamasin mes tyre. Izraeli po lufton Hamasin dhe jo Palestinezët vetë, dhe është fatkeqësi që Gaza është shkatërruar në atë formë, por nëse Izraeli dhe Amerika nuk i vënë fund radikalëve të vëllazërisë muslymane, një ditë do jemi ne në pozicion të Palestinezëve.
Kështu që, hipokritë të nderuar, zhdukuni pa kthim se seriozisht na trazoni stomakun me hipokrizinë e humanistit. Humanistë nuk jeni, por dhe budallenjë nuk jeni. Disa nga ju e bëni se keni një jetë që i shërbeni Sorosit, dhe disa nga ju janë radikalizuar në këtë pikë.

“Ethet e një vere”, analizë për romanin e Dibran Demakut

0
Merita Gruda, poete, Shkodër
_____
Kënaqësi, edhe si redaktore, të marr lajmin se doli në qarkullim nga shtëpia botuese “Armagedon”, në Prishtinë, romani
“Ethet e një vere” i autorit Dibran Demaku.
_____
Dibran Demaku është një autor tashmë i njohur përmes poezisë, tregimit dhe reportazhit. Kësaj radhe ai vjen te lexuesi me një prurje mjaft interesante në prozë, me romanin e shkurtër, “Ethet e një vere”.
Edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në mërgim, krijimtaria e tij vazhdon të lidhet fort me dheun amë, me njerëzit dhe fatet e saj. Edhe vepra e tij e fundit nuk mund të bënte përjashtim.
Ngjarjet vendosen diku në një fshat i cilit endet mes zakoneve të rrepta, lidhjeve mes njerëzve, mbështetjes që i japin banorët njëri-tjetrit në të mirë a në të keq, por edhe patriarkalizmit, thashethemeve. Ky fshat pa emër dhe njerëzit që jetojnë në të mund të jetë kudo në viset shqiptare.
Në pamje të parë duket sikur autori ndalet vetëm në dilemat, frikërat, ndjesitë e një gruaje që rrethanat i janë kthyer në mënyrë jetese; duket sikur ai ndalet te pozicioni i gruas në një shoqëri maskiliste, ku të jesh e bukur kthehet në fatkeqësi, por romani është shumë më tepër se kaq. Të gjitha këto janë pasoja, pasi shkaqet janë të tjera. Jo më kot në roman përmenden pak e aspak të rinjtë, djemtë e fshatit. Autori lë të kuptosh se ata nuk janë aty. Kushtet i kanë detyruar shumë prej tyre të marrin rrugët e botës, të ikin në kurbet. Andej, ata lënë vitet e tyre më të bukura, bjerrin shumë prej ëndrrave të tyre, tjetërsohen dhe harrojnë të kthehen. Mërgimi si pasojë e kushteve të vështira ekonomike është shkaktari kryesor i asaj që vjen më pas në vepër: lëkundjes së themeleve të familjes.
Autori ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të na rrëfyer ngjarjet. Përveç prologut dhe epilogut që janë në vetën e tretë, gjithçka tjetër na vjen në vetën e parë përmes dëshmisë së personazhit kryesor, duke e bërë më të besueshme dhe më të prekshme brengën e gruas. Ajo është e sinqertë në të gjitha përjetimet e saj, në luftën me veten, në dëshirat e urrejtjen, në frikën dhe kurajën e vet.
Në dukje të parë rrëfimi i saj ngjan si një letër drejtuar të shoqit në të cilën ajo i tregon të parrëfyerat. Gruaja shpesh vë në dyshim faktin se ai, bashkëshorti i saj, do t’i lexojë ndonjëherë ato që po shkruan, madje ajo është e bindur se ai nuk do të dojë t’i dijë ato ngjarje. Edhe pse duket sikur ajo po ia rrëfen gjithçka vetes (ndoshta të shoqit) për të shpëtuar nga pesha e të pathënës, në fakt, ajo po e akuzon të shoqin, fqinjin, shoqërinë…
Shumë shpejt pas dasmës i shoqi niset në kurbet duke e lënë të vetme me dy pleqtë e tij. Për gruan e re jeta merr kah krejt tjetër nga ai që ka menduar. Jeton e mbyllur, merret vetëm me punët e shtëpisë dhe nuk lëviz askund vetëm, madje edhe për të fjetur fle në dhomë me pleqtë që e marrin këtë vendim “për ta ruajtur nga syri i keq”. E bindur, pasi kështu është rritur dhe ka vepruar edhe në shtëpinë e të atit, ajo pranon pa fjalë çdo vendim që merret për të. Asaj i duket normale kjo jetë e mbyllur, madje ndihet keq kur, e kushtëzuar nga rrethanat, i kërkohet të hyjë në dhomën e burrave. Por jeta do ta përballë me të gjitha dhe do të kuptojë se është vetëm. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, askush nuk mendoi për të: nuk mendoi bashkëshorti i saj as kur e la nuse të re me dy pleq, as kur u kthye i detyruar së andejmi; nuk deshi të dinte e vjehrra që vendoste për të edhe kur i shoqi ishte larg, por edhe kur u kthye; as fqinji i parë, pavarësisht prej pohimeve të vazhdueshme se çmendej pas saj, nuk do t’ia dijë si ndihet ajo, por mjaftohet t’i kënaqë epshet e veta.
Gruaja hesht se u trembet skandalit, nderit të përfolur, gojëve të botës që do ta drejtonin gishtin vetëm kundër saj. Kështu, jeta e saj ndërtohet mbi gënjeshtrën që e shtyp, e mbyt.
Këtu autori na vë para një të vërtete të hidhur: një shoqëri e detyruar të ngrihet mbi kompromise të tilla e të gënjejë veten, nuk ka si të bëjë përpara.
Të gjithë shtiren sikur nuk e dinë të vërtetën edhe pse e kanë para syve përditë dhe kjo për hir të një morali të rremë. Çfarë e çon njeriun drejt kompromiseve të tilla? Nderi? A ka vlerë një nder i rrejshëm? Për hir të tij ne shohim tjetërsimin e personazheve tanë. Në një çast, plaka reagon pasi e ngacmojnë gratë që kanë ardhur për vizitë, por ky reagim ngjan më shumë me një heqje të barrës nga vetja sesa kritikë ndaj nuses. Asaj dhe të birit u pëlqen të besojnë atë që u serviret. “Çfarë ndodh pas syve të mi nuk më duhet,” – duket sikur thonë ata. Për ta ruajtur nderin e tij, burri që përflitet për lidhjet e tij atje në dheun e huaj, shtiret sikur nuk e kupton çfarë ka ndodhur në mungesë të tij, por ftohja me gruan e padit.
E vetmja që përplaset në dilemën mes detyrës dhe ndjenjës është gruaja. Ajo mban mbi supet e veta peshën e të gjithëve.
Autori ka zgjedhur ta lërë pa emër, atë dhe të gjithë të tjerët. Të gjithë personazhet cilësohen me emra të përgjithshëm duke marrë kështu një vlerë përgjithësuese si fenomeni që trajtohet në roman.
I shkruar me një gjuhë të pasur, të gjallë dhe mjaft afër rrëfenjave popullore, romani të rrëmben në situatat e gjendjet e trazuara ku vërtitet heroina kryesore, të cilën, pavarësisht se çfarë ndodh, autori e trajton me mjaft dashuri.
Sigurisht, lirizmi i vargut të Demakut do të ndikojë edhe në prozën e tij duke e bërë të ngrohtë dhe të dashur për lexuesin.