Kreu Blog Faqe 496

I shantazhuari Thaçi vuri në agjendë Asociacionin dhe ndarjen!

1
Tmerri i një të shantazhuari të madh: Hashim Thaçi, duke iu përulur serbëve që kanë vrarë shqiptare…!
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
“Qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë”, – thotë urtësia. Kështu i ndodhi edhe Kosovës. Demagogu Hashim Thaçi, rrastë i shantazhuar, me dosje penalizuese, nga burgu i Hagës, bëri rrëfimin gjithë hipokrizi, jo për shqiptarët, të cilin e njohin “si paren e kuqe”, për të “bëmat” e tij kriminale, deri në tradhti. Por për Gjykatën Speciale dhe ndërkombëtarët, me demagogji, servilizëm dhe hipokrizi klasike. Shfajësimet e tij, duke i reduktuar krimet e përgjakshme, në “gabime” të rastit, të bandave të “komandantëve” të tij, ndaj shqiptarëve të pafajshëm, përfshi vrasjen e gazetarit dhe zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukaj, në vitin 1997; vazhduar me atentatet gjatë luftës dhe pas luftës. Në shënjestër ishin ushtarakët e FARK-ut  dhe Ibrahim Rugovës, kuadrot, veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së, si dhe veprimtarët e hershëm -brenda llojit-, pra, të LPK-së, për ta garantuar pushtetin despotik enverist, gjithnjë, me instruktimin dhe logjistikën e siguruar nga social-komunistët e Tiranës zyrtare!
       Në mandatin e parë të qeverisjes të presidentit Trump, qenë shtuar zërat për ndarjen. Argati i Serbisë dhe këshilltari i trefishtë: i Edvin Ramës i Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit, filosllavi Baton Haxhiu, filloi përgatitjen e opinionit, për ndarjen e Kosovës, me porosi të Hashimit, në të TV 7, te Leonard Kërçukut, shpalosi planin e ndarjes:
  1. Veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë. Thotë t`i lihet, sepse edhe Hashimi kështu ishte shprehur, madje më shumë se një herë;
  2. Gjykata Speciale me seli në Hagë, të zhbëhet;
  3. Të bëhet falja reciproke e krimeve , serbe dhe shqiptare;
  4. Të bëhet pajtimi serbo-shqiptar.
       Në të njëjtën kohë, trojka nam keqe: Hashimi, Vuçiqi, Edvini, me hartën e Kosovës mbi tavolinë, i kërkuan Kancelares Angela Merkel aprovimin për ndarjen e Kosovës. Përgjigjja e saj ishte e rreptë dhe e prerë: “Lëvizja e kufijve në Ballkan, është “shpat i rrëshqitshëm!” Refuzimi i prerë, prishi planin ogurzi të tyre.
Ndërkohë, një grup i madh intelektualësh, nga bota akademike amerikane, në mes tyre edhe miq të Presidentit Rugova, ish-senatorë e kongresmenë, demokratë dhe republikanë, ndër ta edhe lobues të kandidatit për president, Donald Trump, i dërguan një letër qortuese, tashmë, Trumpit president: “Ne, amerikanët e çliruam Kosovën, pse duhet ta ndajmë tani, kur Serbia ishte pushtuese?!”
     Presidenti Trump reflektoi dhe aukzoi shefin e Sigurisë Kombëtare, Bolton, se “prapa shpinës time keni dashtë me nda Kosovën” dhe e shkarkoi nga posti. Bolton i reagoi presidentit Trump se “ndarja nuk është ide e imja, këtë ma kërkuan Hashim Thaçi, Aleksander Vuçiq dhe Edvin Rama!” Për këtë tradhti të madhe, askush nuk i kërkoi llogari presidentit Hashim Thaçi!?
    Pas reagimeve të koordinuara, Merkel dhe Trump, ndarja e Kosovës u konsiderua si ide e vdekur. Por, Serbia me Rusinë dhe aleatët tjerë të saj, nuk u dorëzuan. Ajo shantazhoi Hashimin, me komandantët mëkatarë të tij, me dosjet e krimeve faktike, duke kërkuar legalizimin dhe ligjësimin e ndarjes së premtuar. Gjermanët ishin të parët që sinjalizuan ecejaket në ethe të Hashimit, për ta përshpejtuar ndarjen e Kosovës. Eksponentët e partisë së tij, PDK, përkatësisht, PAN, ishin rrast të kriminalizuar dhe shpëtimin e prisnin nga Hashimi, i cili ishte bërë i plotfuqishëm, me kompetenca tej mbretërore. Një takim me Putinin u përfol mjaftueshëm. Kupa u mbush, SHBA dhe BE, u dakordësuan për akuzën e ndjekjes penale, për Hashimin me komandantët e tij.
    Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Server, shpreh shqetësimin se “Trump me këshilltarin e tij Ric Grenell shihen si  përkrahës  të idesë së ndarjes!” Duke njohur personalitetin e profesor Server, analiza e tij, vërtet, është e frikshme. Këtë e përforcon edhe porosia rishtare e Trump-it, për ta vazhduar dialogun me Serbinë.
     Nisur nga fakti se presidenti Trump kërkon zgjidhje të shpejta, siç kemi parë edhe në rastin e Ukrainës, kur në takimin e parë i thotë presidentit Zelenski se “nuk duhet të pretendoni kthimin në kufijtë e mëparshëm”, mund të kemi edhe në rastin e Kosovës një përgjigje të trishtme, qoftë edhe një zbutje të ndarjes, “si një shkëmbim territori!”
     Vendimi i Dejtonit për themelimin e Asociacionit, për 14 komunat serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, prodhoi “Republika Serpska” atje. Edhe Krimea kishte pasur një farë Autonomie. Rusia aktivizoi elementin rus atje, nxiti kundërshti ndaj regjimit në Ukrainë dhe Rusia hyri me tanke, duke aneksua Krimenë, në vitin 2014. Andaj, Kosova, duke ia sjellë në kujtesë SHBA dhe BE-së, këto dy makro-fakte tragjike, të përgjakshme, duhet të refuzojë çfarëdo Asociacioni të komunave serbe, që kalon kompetencat e Asociacionit aktual të komunave të Kosovës.
     Pra, pavarësisht se çfarë është thënë e nënshkruar, deri më tani, në Bruksel, Ohër dhe gjetkë, me dialogun Kosovë-Serbi, Krimea dhe “Republika Srpska”, janë dëshmi faktike se të gjitha draft-statutet e Asociacionit të deri tashëm, të cilët kanë dështuar meritueshëm, do të ishin hiç më pak se “kancer i Kosovës”.
 
          BE-ja me Borellët e Lajçakët e saj, amniston Serbinë, por sanksionon Kosovën!?!
     Dështimi dialogut Kosovë-Serbi, ishte i parathënë që në nismë të tij. Serbia zotëronte dosjet voluminoze të Hashim Thaçit, me “komandantët” e tij dhe me shantazh imponoi dialogun e panevojshëm. Veglën e tij, Edita Tahiri, e vuri në krye të dialogut, duke e përdorur, ekskluzivisht, për interesa vetjake të tij. Bënin dialog politik, por mashtronin se “po bëjmë dialog teknik!” Më vonë pjesë intriguese u bë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa!
    Përfaqësuesit e BE-së, secili që vinte ishte “më i zi se tjetri”, tërësisht, të njëanshëm në mbështetje të Serbisë. Borrell e djallosi fare “muhabetin”, duke kërkuar ndryshimin e Kushtetutës të Kosovës, me arsyetimin cinik dhe kriminal se “Kushtetuta nuk është Bibël”, edhe pse e dinte se kishte të bënte me cenim të territorit shtetëror!
     Pritjet nga Presidenti Biden ishin të mëdha, për avancimin e një dialogu të paanshëm. Në fillim u tha se dialogu ka për qëllim njohjen juridike reciproke. Pastaj u devalvuar, duke u mjaftuar me njohje teknike! Dhe, pazari degjeneroi “me normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”! Kjo është një hiç, sepse edhe një incident banal, e ç’normalizon këtë “biçim normalizimi!” Nuk e paragjykojmë mikun tonë Biden, por ata që mbulonin seksionin e dialogut, ishin dhëndurë dhe “miq për kokë” të Serbisë. Edhe mosha e bënë të vetën.
     Spanjollit Borrel dhe sllovakut Lajçak, iu bënë krah edhe gjermani Scholz dhe francezi Makron, me një draft-statut të Asociacionit, tërësisht të papranueshëm për Kosovën. “Të bëhet draft-statuti i Asociacionit njëanshëm nga Kosova në mirëbesim”,- thonin ata! Kësaj ideje iu bashkua, forcërisht, edhe kryeministri shqiptar, Edvin Rama, duke pasur edhe miratimin e opozitës PAN-iste, e cila bënte dy veprime të njëkohshme: e spiunonte dhe akuzonte Kurtin, se “nuk po koordinohet me ndërkombëtarët dhe se Albini është antiamerikan” dhe kërkonin ta shpallnin “non grata”, me qëllim të lehtësimit të rrëzimit të Qeverisë dhe të rimarrjes të pushtetit në tavolinë!
     Fajësia e Brukselit ka qenë me dozë të shtuar. Ndodhi sulmi kriminal në Banjskë të Zveçanit. Vendorë e ndërkombëtarë prisnin ndëshkimin e Serbisë, për sulmin terrorist serb dhe vrasjen e rreshterit të Policisë të Kosovës, Afrim Bunjakun. Për çudë, ndodhi e kundërta, u sanksionua Kosova “për veprime që askush nuk mbanë mend!” Tolerimi i destruktivitetit të Serbisë me joshjen dhe përkëdheljen, për ta shkëputur nga Rusia, po e pëson Kosova. Ishte një shok, një goditje cinike, që u sillte në mendje shqiptarëve fabulën “Ujku dhe qengji”. Ishte një sinjal ogurzi, se BE-ja kishte gatishmëri për ta fovorizuar Serbinë në orekset e saj.
     BE-ja, nga dita në ditë, shton zullumin për Kosovën, duke kushtëzuar Kosovën me bërjen e Asociacionit, i cili konsiderohet si “kancer i Kosovës”. për sot dhe mot.
 
        Të denoncohet Hashimi për pazaret e pista me Serbinë;
                   të stopohet ndarja dhe Asociacioni;
         Kosova të konsultohet vetëm me SHBA dhe BE-në!
     Pavarësisht dështimeve serike ndër vite, në pritje që BE-ja  dhe SHBA të lehtësojnë dialogun, duke bërë zgjidhje të drejtë, të pranueshme për Kosovën, nuk është në pozicionin, për ta braktisur ndërmjetësimin ndërkombëtar, duke provuar për zgjidhje teknike bilaterale me Serbinë. Vërtet, analiza e profesorit Server është e frikshme, sepse sipas tij presidenti Trump është i paparashikueshëm, Dhe, në vullnetin e zgjidhjes së shpejt të kontestit artificial Kosovë-Serbi, mund t`i referohet “këmbimit të territoreve”, përkatësisht, të veriut të Mitrovicës me komunat e Kosovës Lindore. Por, edhe atje përcaktohet vetëm një pjesë, ndërsa përjashtohet pjesa që lidhë Serbinë me Maqedoninë.
     Kosova është në hall të madh. Sepse pushteti aktual, opozitën e ka pasur dhe vazhdon ta këtë palë me Serbinë. Vetëm për t`u rikthyer në pushtet, ajo me “komandantët” e saj kriminelë, për të shpëtuar nga dosjet penalizuese, njëherësh për t`u rikthyer në pushtet, -rrafsh Kosova- e bëri Serbinë hisedare faktike për dy dekada radhazi. Pas vetëzbulimit të Ric Grenell, si agjent i paguar i Serbisë, Kosova kishte shansin ideal, për ta shkëputur çdo lidhje me atë, madje pa cenuar fare marrëdhëniet me SHBA. Vardisja pas prapanicës së tij të kuadrove të PDK-së dhe të tjerëve, të atij soji, është rrezik serioz i involvimit, ndërhyrjes së tij në politikën e Kosovës. Tani është koha për vijën e kuqe ndaj tij, me arsyetimin e gatshëm, si agjent i Serbisë.
     Presidentja Vjosë Osmani hodhi idenë e mençur se “Kosova duhet të dialogojë me SHBA-në dhe BE-në, sepse dialogu me Serbinë ka dështuar pariparueshëm dhe nuk ka asnjë arsye të bisedohet, për rregullimin e brendshëm të shtetit të pavarur të Kosovës, me Serbinë pushtuese të deridjeshme.  Dekadat e dialogimit kanë provuar kotësinë, xerrësinë e këtij dialogu.
     I vetmi dialog që mund të bëhej është kthimi jo vetëm i të ashtuquajturës “Luginë e Preshevës”, por i Kosovës Lindore, tokat shqiptare në Iliridë – Maqedoni, në Mal të Zi, në Çamëri. Pushtimi i trojeve shqiptare ka filluar nga Kongresi i Berlinit, për të vazhduar në Konferencën e Londrës dhe të tjera pazare nga Fuqitë e Mëdha të kohës, duke i përdorur tokat shqiptare si kusuritje në mes tyre.

Shitja e tradhëtisë për heroizëm me ndihmën e pseudoanalistëve dhe partive që më shumë bënë për Serbinë, se sa për shtetin e Kosovës!

0
RASTI I HASHIM THAÇIT DHE RRETHIT TË TIJ POLITIK ,PO MUNDOHEN TA SHESIN TRADHTINË PËR HEROIZËM
Një përpjekje e turpshme për të rishkruar historinë: tradhtia e bërë ndaj Kosovës po riciklohet si patriotizëm, me ndihmën e një sistemi të kalbur, analistëve të shitur dhe partive që i shërbyen më shumë Serbisë sesa shtetësisë sonë.
Kujt po përpiqet t’ia shesë Adriatik Rrenci ,bashkë me disa portale, gazeta, media dhe analistë të shitur e të pabesë ,tradhtarin më të madh që ka njohur historia e popujve të Evropës dhe Ballkanit, Hashim Thaçin, si një Skënderbe apo Ismail Qemal të Kosovës?
Fjalët e polarit, të mbështjella me patetizëm , “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht” ,mund të tingëllojnë prekëse për ata që nuk janë shqiptarë dhe nuk e njohin polarin e Brojës.
Por për shqiptarët, veçanërisht për ata që e njohin mirë historinë e tij dhe të familjes së tij, këto fjalë nuk janë as të sinqerta, as të dhimbshme , janë thjesht një shtirje boshe dhe manipulative. Ky është po ai njeri që dikur, me arrogancë, pohonte: “Unë jam Zoti, e tjetër nuk ka.”
Këto nuk janë fjalë të një burri të përvuajtur, por pasqyrim i një karakteri të ligë dhe të sëmurë nga etja për pushtet, që sot përpiqet të viktimizohet, për të larë mëkatet dhe tradhtitë që i ka bërë vetë këtij vendi.
Ata që përpiqen sot ta shesin tradhtarin e shekullit për hero ,janë pjesë e bërllogut të së kaluarës dhe së tashmes. Janë po ata që për vite me radhë kanë punuar kundër interesave të Kosovës, dhe tani, në një përpjekje të pështirë, duan të na shesin errësirën si dritë dhe një figurë të diskredituar si shpëtimtar.
Ai që dikur me LDK-në bënte pazare të pista përmes aleancave të fshehta, sot nga Haga ,me ndihmën e një gazetari të shitur nga një medium po aq i shitur, po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me Qeverinë Kurti.
Njësoj si dikur me LDK-në, tani po tenton ta përdorë qeverinë aktuale për ta larë mutin që vetë e ka bërë.
Sot, nga izolimi i tij, po përpiqet t’u thotë Kurtit dhe të tjerëve: “Unë e kam bërë, por ju hani pasojat.”
Një përpjekje e neveritshme për t’ia faturuar dikujt tjetër fajin historik që ai vetë e ka bartur dhe prodhuar për vite me radhë.
Por kjo rrenë ,e tij dhe e mbështetësve të tij ,nuk mund ta ndryshojë dot realitetin e dhimbshëm:
Hashim Thaçi nuk është simbol i lirisë, por simbol i tradhtisë.
Ai është një nga figurat më të errëta të devijimit të madh të pasluftës mashtrues, tradhtar dhe i pabesë, i cili me vetëdije vendosi interesat personale dhe ato të klanit të tij mbi interesin kombëtar dhe mbi gjakun e dëshmorëve të vërtetë të këtij vendi.
Me 26.07.2027

UDB-ashët nuk merren me bujqësi, blegtori apo ndërtimtari; por janë të shpërndarë kudo: në administratë, gjykata, prokurori, ministri, ambasada, SHIK e media

2
Merreni me mend!
U tha në televizion se 60.000 shqiptarë kanë qenë agjentë të UDB-së. Dhe se sot, në Kosovë, qenkan ende 10.000 aktivë.
Vështirë të besohet se diku 30.000 thjesht të kenë dezertuar! (20.000 mund të jenë në Maqedoni, Luginë e Mal të Zi.)
Më shumë se sa kishte ushtarë UÇK, por po aq sa kanë bërë kërkesë për veteran!
Dhe ata udbashë nuk merren me bujqësi, blegtori apo ndërtimtari, por janë të shpërndarë kudo: në administratë, gjykata, prokurori, ministri, ambasada, SHIK, e media.
Tash jemi aty ku jemi! Sa i ka burgosur policia? Sa i ka zbuluar shërbimi sekret i Kosovës: 2,3 apo 5 veta për 25 vjet!😡
Hasta la vista Kosovë!😭
Kërcënimi me Dosje gjithnjë u rri mbi kokë atyre që kanë punuar për UDB-ën apo që janë mashtruar prej saj, e të tillë kaende  mjaft…!

Adriatik Kelmendi gjoja i shtronte pyetjet, dikush tjetër i lexonte përgjigjet e Hashim Thaçit me shkrim! Shou!

1
Në minutën 105 Hashim Thaçi tha, citat:
“Askush nuk mund t’i mashtrojë mekanizmat ndërkombëtarë – ata kontrollojnë si tokën, ashtu edhe qiellin e Kosovës.”
Këtu aludon në shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dhe thotë, citat.”Në mediat ndërkombëtare dhe në qendrat vendimmarrëse, u ngrit dilema nëse ishte akt sabotazhi nga Serbia apo një veprim elektoral lokal.”
Pastaj, në minutën 106 apo 107, pyeti duke kritikuar qeverinë e Kosovës dhe duke e bërë atë fajtore, por jo Serbinë. Nuk i quajti as terrorist, citat:
“Si ndodhi që u shfaqën mbi 80 persona të uniformuar dhe të armatosur, dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si u lejua largimi i tyre i qetë, në mes të ditës, si të ishin kryengritës të lirisë dhe jo sulmues të shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje?”
Meqenëse Bashkësia Ndërkombëtare kontrolluaka tokën dhe qiellin, si është e mundur që nuk kapi kurrë një serb të armatosur? Dhe, meqenëse e ka për detyrë ruajtjen e kufirit, si lejoi ikjen e terroristëve?
Në kohën e Thaçit, veriu praktikisht ishte Serbi dhe funksiononte me ligje e administratë serbe, apo pa to fare, por administrata serbe ekzistonte në tërë Kosovën;
sot, veriu është praktikisht Kosovë, por pa serbë të integruar. As kjo nuk është mirë. Në kohën e Thaçit, ata ishin të integruar në sistemin e Serbisë dhe të gjithë e dimë pse duhet të rikthehen në administratën e Kosovës, por është fakt se ata janë larguar vetë, nuk i ka larguar Qeveria. I ka larguar me urdhër Vuçiqi, si e ka urdhëruar edhe sulmin.
Nëse Kurti është i keq, atëherë merita kryesore për ardhjen e tij në pushtet i takon Thaçit, Mustafës, Ramushit e Limajt. Pronto klanit!
Thaçi nuk ka marrë gjithmonë vendime në interes të Kosovës, por shpesh për karrierën e vet. Me rëndësi të përkrahje ai.
Edhe Kurtin do ta përqafojnë ndërkombëtarët, nëse firmos çdo gjë që i hidhet në tavolinë. Por ai nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Prandaj, mundësia tjetër është që ai të rrëzohet – dhe në vend të tij, të firmosë Ramush Haradinaj apo Memli Krasniqi. Këta e bëjnë…
Ps.
Ajo nuk ishte intervistë. Kelmendi gjoja i shtronte pyetjet, dikush tjetër i lexonte përgjigjet e Thaçit me shkrim! Shou!
Fitorja me mbi 50% nuk ishte vetëm rezultat i Kurtit, por dhuratë e Thaçit, Mustafës, Ramushit, Limajt. Klanit Pronto.
Ajo nuk ishte fitore normale, por revoltë e popullit kundër atyre që me prokurorë e gjykatës të vet e blenë imunitetin, dhe prandaj u krijua Specialja!
Prokurorët e tyre anulojnë aktakuzën kundër Radojçiqit…

Shqiptarët Ortodoksë të Ohrit dhe Lagjja Skënderbeg: Një Dëshmi nga Viti 1852

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Shqiptarët Ortodoksë të Ohrit dhe Lagjja Skënderbeg: Një Dëshmi nga Viti 1852

Në qytetin historik të Ohrit, gjatë shekullit XIX, përbërja etnike dhe kulturore ishte shumë më e larmishme nga sa pasqyrohet shpesh në burimet zyrtare të kohës. Ndër komunitetet më pak të njohura, por me rëndësi të madhe kulturore, ishin shqiptarët ortodoksë, të cilët jetonin në lagje si Skënderbeg (Skënderbej), Mesokastro, dhe Hadixhi-Kostë.
Një dëshmi e vlefshme për këtë bashkëjetesë dhe kontribut vjen nga një mbishkrim i vitit 1852, gdhendur mbi një ndërtesë shkollore në lagjen Mesokastro, e cila më vonë u dogj në vitin 1904. Ky mbishkrim, i ruajtur edhe pas zjarrit, dokumenton ndërtimin e një shkolle për të rinjtë e tre lagjeve të përmendura. Ndër to është edhe lagjja “Gjömder-vej”, që njihet gjerësisht si lagjja e Skënderbeut, një lagje e banuar kryesisht nga shqiptarë ortodoksë.

Shën Tereza – Shenjtore shqiptare, bijë e Shkupit, …asnjë gjurmë e pranisë sonë nuk përfaqësohet në këtë objekt të quajtur “Shtëpia Memoriale”!

Shën Tereza – Shenjtore shqiptare, bijë e Shkupit, nënë e të gjithë njerëzimit.
E lindur nga një familje shqiptare katolike në zemër të Shkupit, Gonxhe Bojaxhiu u rrit me gjuhën, kulturën dhe besimin e një populli që, megjithë varfërinë dhe persekutimin, ruajti shpirtin e dashurisë, sakrificës dhe besimit të thellë në Zot.
Por sot, në vendlindjen e saj, kujtimi i saj po përdoret për propagandë, ndërsa kombësia e saj shqiptare fshihet me qëllim, flamuri shqiptar mungon, dhe asnjë gjurmë e pranisë sonë nuk përfaqësohet në këtë objekt të quajtur “Shtëpia Memoriale”.
Ky nuk është nderim. Është përvetësim.
Ne e kujtojmë Shën Terezën jo si ikonë të institucioneve shtetërore, por si shenjtoren tonë, që foli gjuhën tonë, u rrit në shpirtin tonë, dhe i dha botës më shumë se çdo pushtet: dashuri pa kushte.

26 Korriku i vitit 1963 – Tërmeti që i dha sulmin më të madh komunitetit katolik në Shkup

0
Çdo 26 korrik, Shkupi përkujon tërmetin shkatërrues të vitit 1963 – një ditë zie që ndryshoi përgjithmonë fizionominë e qytetit dhe jetën e mijëra banorëve. Por, përtej dëmeve të dukshme dhe statistikave zyrtare, mbetet një plagë që nuk përmendet pothuaj kurrë: sulmi i heshtur ndaj komunitetit katolik shqiptar në zemër të Shkupit.
Për këtë komunitet të lashtë, tërmeti nuk shkatërroi vetëm shtëpitë – ai shkatërroi shpresën, e plagosi identitetin dhe e la pa zemër shpirtërore: kishën katolike shqiptare, e cila kishte qëndruar për dekada si simbol i besimit, kulturës dhe qëndrueshmërisë shqiptare në Shkup.
Edhe pse kjo kishë nuk kishte pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti, ajo u përfshi në listën për rrënim nga komisionet shtetërore të asaj kohe. Ky vendim nuk ishte teknik – ishte ideologjik. Një akt i qëllimshëm për të zhdukur gjurmët e pranisë shqiptare në qendër të qytetit, për të thyer lidhjen ndërmjet brezave, për të përmbysur historinë që ky komunitet kishte shkruar me mund, besim dhe dinjitet.
Rrënimi i kishës katolike shqiptare nuk ishte pasojë e tërmetit, por pasojë e frikës nga identiteti. Ai ishte një tërmet politik, më i heshtur, por më i rrezikshëm – ai që godet shpirtin e një populli.
Sot, pas më shumë se gjysmë shekulli, ndërsa Shkupi përkujton tragjedinë natyrore, është koha të mos heshtim më për këtë plagë të hapur. Katolikët shqiptarë të Shkupit meritojnë të kujtohen jo vetëm si viktima të një tërmeti, por si dëshmitarë të një historie të fshirë me qëllim.
Për të ndërtuar një të ardhme të ndershme, duhet të pranojmë të gjitha të vërtetat e së kaluarës. Dhe kjo është një prej tyre.

110 Vjet nga Vrasja e Rilindasit Ortodoks nga Reka e Epërme – Josif Bageri

* Nderim një jete të përkushtuar kombit dhe gjuhës shqipe
___
Më 15 qershor 1915, në qytetin e Prishtinës, u shua në mënyrë mizore një ndër figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare — Josif Bageri, rilindas, publicist dhe atdhetar i palodhur, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme.
I lindur në fshatin Nistrovë të Rekës (sot në Maqedoninë e Veriut), Josif Bageri ishte një zë i fuqishëm i shqiptarëve në diasporë, një mbrojtës i flaktë i arsimit shqip dhe bashkimit kombëtar. Ai themeloi gazetën “Shqypeja e Shqypenis” në Sofje, me të cilën përhapte ndërgjegjen kombëtare dhe kërkesën për liri. Me origjinën e tij ortodokse, Bageri mishëronte thellësisht bashkëjetesën fetare dhe unitetin kombëtar, duke dëshmuar se përkatësia fetare nuk e zbeh përkatësinë shqiptare — përkundrazi, e pasuron atë.
Vrasja e tij në Prishtinë ishte një akt politik për të heshtur zërin e dijes dhe lirisë. Ai u vra jo vetëm si individ, por si simbol i një ideali — për një komb të arsimuar, të lirë dhe të bashkuar.
Sot, kur shënojmë 110 vjet nga vrasja e tij, kujtojmë jo vetëm jetën e Josif Bagerit, por edhe trashëgiminë e shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme — njerëz të heshtur, por të palëkundur në përkushtimin ndaj identitetit kombëtar shqiptar.

Nga Zemra e Qytetit në Harresë: Shkupi i Ri pa Shqiptarë Katolik !

Në orën 5:15 të mëngjesit të 26 korrikut 1963, një tërmet i fuqishëm e zgjoi Shkupin në tmerr. Brenda pak sekondash, qyteti u kthye në gërmadha – 80% e ndërtesave u shkatërruan dhe mbi 1,100 njerëz humbën jetën.
Në mesin e këtij shkatërrimi ndodhej edhe zemra e vjetër e qytetit – zona përreth stacionit të trenit, ku gjendej Kisha Katolike dhe dhjetëra shtëpi të familjeve shqiptare katolike. Edhe pse Kisha dhe shumë prej banesave të tyre mbetën të paprekura ose me dëme të vogla, ato u rrënuan më vonë, jo nga tërmeti, por me vendim institucional. “Komisioni për Verifikimin e Dëmeve” urdhëroi shembjen e tyre nën pretekstin e sigurisë publike.
Por e vërteta ishte ndryshe.
Pas tërmetit, nisi ndërtimi i një Shkupi të ri – një qytet i planifikuar pa praninë e shqiptarëve në qendër. Shtëpitë e shqiptarëve katolikë, të mbijetuara nga fatkeqësia natyrore, u zhdukën nga harta e qytetit përmes një politike të heshtur, por të vendosur: spastrimi etnik dhe fetar në zemër të Shkupit.
Ky proces i heshtur zhduku jo vetëm muret e shtëpive dhe altarët e kishës, por edhe kujtesën e një komuniteti që kishte jetuar aty me breza. Nga një lagje plot jetë e histori, shqiptarët katolikë u zhvendosën në periferi, në harresë, jashtë çdo harte zyrtare të qytetit që dikur e kishin quajtur shtëpi.
Tërmeti i vitit 1963 nuk ishte vetëm një tragjedi natyrore. Për shqiptarët katolikë të Shkupit, ai u kthye në një pikë kthese historike – fillimi i një fshirjeje të qëllimshme nga hapësira publike dhe kujtesa kolektive.

Country Life (1940) / Fytyra e Shqipërisë, aty ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen (Rrëfim)

Tregu i Gjirokastrës, ku në krye shihet Bashkia, mbrojtja e fundit e Bersaglierëve. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2025 

“Country Life” ka botuar, të shtunën e 28 dhjetorit 1940, në faqet n°560 – 562, rrëfimin e udhëtimit asokohe në Shqipëri të autorit britanik Jan Gordon, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Fytyra e Shqipërisë

Ku lindja bashkohet me perëndimin, mesjeta me modernen. 

Nga Jan Gordon

Tregu i Gjirokastrës, ku në krye shihet Bashkia, mbrojtja e fundit e Bersaglierëve. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Shqipëria është një vend me kontraste të jashtëzakonshme. Një e treta e popullsisë është po aq e dëshpëruar dhe e prekur nga malaria sa çdo komunitet tjetër në Evropë, ndërsa një e treta përfshin malësorë aq të ashpër dhe agresivë sa nuk mund të gjenden kudo. Është një vend ku, nën një sistem tërësisht modern të ndriçimit elektrik, zakonet mund të jenë ende ato të shekullit të 12-të, ku gratë që veshin këpucë, shputat e të cilave janë të prera nga copa gomash të vjetra makinash, duke lënë gjurmë “Dunlop” ose “Michelin” në baltë ndërsa lëvizin, veshin funde, prototipet e të cilave mund të gjenden në figurinat prej qeramike të periudhës minoane. Vetëm dje, të qëlloje fqinjin pas shpine nga një kaçubë ishte shpesh një detyrë familjare (në emër të një hakmarrjeje), ndërsa një vajzë e vogël, pavarësisht moshës së saj, që ecte me guxim ofronte mbrojtje shumë më të vlefshme sesa pushka e saj e famshme, rripi i fishekëve dhe thika e saj. Dëgjuam një gjykatës t’i kërkonte një falje pothuajse të përulur një vrasësi famëkeq që e dënoi me vdekje. Pastaj na kërkoi të shkonim në shtëpinë e tij për të admiruar punimet e sofistikuara të qëndisjes që ai prodhonte në kohën e tij të lirë.

Është një vend ku, nganjëherë, të mbetesh një beqare e deklaruar është më e nderuar sesa të jesh një grua e martuar, sepse në malet veriore një virgjëreshe të betuar i lejohen të gjitha privilegjet e një burri, përveç atij që nuk mund ta arrijë, domethënë, mustaqet, rritja e mustaqeve është një krenari dhe preokupim mashkullor, shpesh i kultivuar me gjithë zellësinë e një kinezi që rrit thonjtë e gishtave, dhe me një efekt të ngjashëm të ekzagjeruar dhe të paqëndrueshëm.

Koka e një prijësi malësor mysliman. Vizatim nga Cora J. Gordon. — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Këtu, fshatrat shpesh banohen pothuajse ekskluzivisht nga gratë, burrat janë jashtë vendit, qoftë në Amerikë apo Turqi, duke fituar paratë që kanë paguar për shtëpitë e ndërtuara dhe të dekoruara në mënyrë madhështore. Edhe këtu, do të ishte një fyerje për pronarin e një ferme që t’i ofrohej të paguante dhomën, ushqimin dhe mëngjesin, por të mos rrëshqitësh një shumë të mjaftueshme në dorën e gruas më të re të martuar në shtëpi do të ishte mashtrim.

Feja nuk ka rëndësi për shumicën e shqiptarëve ; myslimanët shkojnë në festat e krishtera dhe të krishterët te myslimanët. Kemi parë një kishë të krishterë të ndërtuar nga një zdrukthëtar mysliman, në të cilën ai kishte përzier kryqin me gjysmëhënën, ndërsa në male ka fshatra të quajtura “gjysmë-gjysmë”, në të cilat të dy fetë praktikohen njëkohësisht, fshatarët kanë emra të krishterë dhe myslimanë dhe i mbajnë të dy grupet e festave. Është një vend ku mesazhet e dërguara me zë të lartë nga njëri burrë te tjetri përmes maleve me një kod sekret mund ta kalojnë telegrafin me shumë orë diferencë, ku dadoja (nëna), duke dalë për të bërë pazarin, vendos foshnjën me djep dhe gjithçka tjetër mbi kokë dhe pastaj duket se i harron të gjitha, ku nëse je konservator është më mirë që partneri yt të jetë liberal dhe atëherë të paktën njëri prej jush ndoshta do të dalë nga burgu për të vazhduar biznesin. Është një vend ku në përgjithësi nuk ka asgjë midis rrugëve më të bukura dhe dredha-dredha moderne që shkenca ushtarake italiane ka qenë në gjendje të ndërtojë dhe shtigjeve të pjerrëta për mushka që shpesh kufizohen mes buzëve të greminave të rrezikshme.

Dhe këto rrugë të bukura janë padyshim kryesisht përgjegjëse për rrënimin italian. Në hartën e vogël të botuar në shtypin e përditshëm, mund të shihen praktikisht të gjitha rrugët e Shqipërisë. Në këto rrugë të mëdha mund të shtysh tanke, armë të rënda, kamionë dhe furnizime, por përmes maleve të egra, të rrezikshme, por jo të paarritshme, mund të përparosh vetëm me mushka vendase, njohuri të thella lokale dhe një trup të ngurtësuar ndaj ashpërsisë së klimës dhe kushteve ushqimore. Dhe njeriun që mund të zotërojë malet e Shqipërisë.

Këndi i kalasë dhe urës së Beratit. Pjesa më e madhe e transportit italian pa dyshim po e përdor këtë urë. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Në kushte të tilla luftimi, zakoni dhe praktika janë avantazhe të mëdha. Supozohet se shqiptarët janë kryesisht pasardhës të fiseve të lashta ilire para-greke. Edhe pse malësorët grekë janë me origjinë etnike shumë të ndryshme, ata megjithatë kanë asimiluar shumë tipare lokale, duke përfshirë një shpërfillje për lodhjen dhe urinë. Shpesh, kur kalonim natën në një fermë malore shqiptare, darka, një dhi që duhej të sillej posaçërisht nga malet, e përgatitur dhe gatuar më pas për ne, nuk servirej para mesnatës, megjithëse kishim qenë gjithë ditën në shale (kalërim). Nuk ofrohej asnjë meze paraprake dhe çdo shenjë lodhjeje, urie apo padurimi duhej të fshihej me shumë kujdes.

Dhoma e ndenjes, distrikti (rrethi) i Përmetit. Vini re komodinat (arkat) e nuses dhe një gardërobë amerikane. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Një grua malsore nuk do të hezitonte fare të marshonte gjashtë ditë — tre vajtje, tre ardhje — ndoshta me foshnjën dhe djepin e lidhur në shpinë, deri në tregun më të afërt për të shitur një shportë me vezë për të blerë kripë.

Marketingu i kujdestareve (dadove). Cora J. Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Mushkat e malit shkuan më larg dhe u ngjitën më shumë, me më pak ushqim se çdo kafshë tjetër me të cilën kemi udhëtuar. Burrat e ushqyer nga tradita të tilla, të përballur me italianët — shumë prej të cilëve ndoshta vinin nga fushat dhe u mposhtën nga një vend ku edhe qentë mund të jenë më të rrezikshëm për të huajt sesa ujqërit që vazhdojnë të plaçkitin kopetë e barinjve — duhet të gëzojnë një epërsi të pallogaritshme. Duket se vetëm numrat, rraskapitja totale apo vështirësitë e zgjatjes së linjave të komunikimit mund të ndalojnë grekët. Sapo të arrijnë në fusha — që shtrihen disa kilometra në brendësi nga Vlora deri në Liqenin e Shkodrës në veri — kushtet do të ndryshojnë ; mekanizmat italianë do të luajnë një rol më të madh dhe mund të parandalojnë dëbimin e italianëve nga vendi.

Muret e vjetra veneciane të Durrësit, mjaft të dëmtuara nga tërmetet. Jan Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Ndërkohë, qytetërimi i çuditshëm gjysmëmesjetar që është kapur fort në këtë cep të pavarur të Ballkanit do të zhduket nga gurët e mullirit të luftës. Shtëpitë e gdhendura dhe të praruara bukur të Gjirokastrës dhe të vendit përreth po digjen ose po shkatërrohen nga bombat dhe nuk mund të zëvendësohen.

Gjirokastra, tregu, xhamia dhe cepi i kështjellës së vjetër turke. Cora J. Gordon — Burimi : Country Life, 28 dhjetor 1940, f.560 – 562

Kisha unike, e pikturuar, gjysmë nëntokësore e Përmetit ndoshta është rrënuar, fiset dhe komunitetet pothuajse patriarkale do të shpërndahen dhe në Shqipëri, si në pjesën tjetër të botës, do të lindë një rend i ri. Megjithatë, shkatërrimi i këtij cepi të paimitueshëm do të thotë për Evropën humbjen e diçkaje unike në sjelljet dhe zakonet bashkëkohore.