Kreu Blog Faqe 504

Takimet e Hotit të Kujit dhe Festivali i VII i Lahutës

0
Takimet e sivjetme të Hotit të Kujit u kryen me sukses, pohoi shumë e gëzuar piktorja e njohur, Kaltrina Hoti, e shkolluar në SHBA, dhe e zonja e shtëpisë e kësaj veprimtarie të rëndësishme etnokulturore. Ashtu tha edhe përfaqësuesi i vendit, Ibër Hoti.
Më 10 korrik, në Hotin e Kujit, Komuna e Plavës, jehoi lahuta e Festivalit të shtatë të radhës, “Lahuta, okarina, polifonia”, me organizimin e Sokol Plakollit të palodhshëm, nga “Shkabat” e Prishtinës. Kishte lahutarë edhe nga Kelmendi e Rugova: Dinë Sinanaj, Hysen Kurtaj, Asllan Shala, Pretash Nilaj, Xhavit Balidemaj.
U përurua edhe libri studimor i Zymer Nezirit, kushtuar Eposit të Kreshnikëve sot, në pesë shtete të Ballkanit, për të cilin foli prof. dr. Albin Sadiku i Ins. Albanologjik. Autori i librit tha se epika jonë tashmë ka emër të madh edhe në botën e shkencës në Evropë dhe në qendrat e mëdha studimore, nga Harvardi i famshëm amerikan e deri në Akad. e Shkencave të Kinës.
Ishin të rëndësishme dhe shumë inkurajuese fjalët e ambasadores shqiptare në Podgoricë, znj. Zhaklina Pepa, po edhe të konsullit të Kosovës, z. Ejup Ismajli.
Aktori Halil Tetaj për të pranishmit u paraqit me vargje të zgjedhura të ” Lahutës së Malcisë” të Gjergj Fishtës.
Me valle të vajzave të Hotit dhe të shoq. “Malësia e Rozhajës”, Tregovishtë, me veprimtarin Ali Daci, u mbyll ky manifestim në trojet familjeve Haxhaj, Sinanaj, Hysenaj, Mujaj, Mehaj, që dhanë burra të shquar e trima, por sot shumica e pasardhësve të tyre jetojnë përmallshëm në mërgim për këto vende me bukuri të rralla të Alpeve Shqiptare. Pritja ishte tejet vëllazërore, krahas drekës dasmore të shtruar për të gjithë pjesëmarrësit e Takimeve.
Drejtuese e përgjegjshme dhe e suksesshme e Takimeve të Hotit të Kujit ishte studentja e këtushme, Ledina Haxhaj.
Ishte shumë e rëndësishme edhe prania e ekipieve televizive nga Kosova, RTK dhe Fontana.
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Demosteni,”filipikat” e tij dhe Makedonasit

Demosteni [Δημοσθένης / Demostenes (384 – 322)], nga viti 346 p.E.s. që bërë udhëheqës i “shtetit” të Athinës. Ai mbahet mend për fjalimet e tij publike në Agora (sheshi qendror i Athinës), kundër Filipit II (382-336), i cili ishte mbret i Makedonisë. Ato fjalime Ciceroni i ka quajt Filipika, prandaj ky karakterizim përdoret gjithandej.
Pra, një e dhënë e rëndësishme në historinë e lashtë dhe në pyetjen e vazhdueshme nëse makedonasit ishin “grekë”, – në vitet përkatëse nuk përdorej emërtimi GREKË për banorët e Athinës dhe “shteteve” tjera në Europën Juglindore, – është oratori dhe sundimtari athinas Demosteni. Ai ka lënë prova të rëndësishme mbi këtë çështje, të cilat po trajtojë shkurtimisht me këtë rast. Shkurt e shqip: Demosteni e bëri të qartë e çfarë mendonin grekët e lashtë për makedonasit.
Meqë Demostini pas Paqes së Filokratit në vitin 346 p.E.s. u bë burrështetas kryesor i Athinës, deklaratat e tij për përkatësinë etnike të makedonëve kanë rëndësi të madhe. Mendimeve të tij u jepet edhe më shumë peshë nga fakti se, si një burrështetas kryesor i Athinës, ai krijoi një aleancë kundër Filipit II të Makedonisë.
Edhe njëherë: etiketa “Filipika” i referohet fjalimeve të Demostenit kundër mbretit makedonas, i cili po zgjeronte pushtetin e tij dhe po përpiqej t’i bashkonte / nënshtronte të gjithë banorët e Europës Juglindore. Demosteni i rezistoi kësaj me gjithë fuqinë dhe fjalët e tij.
Fjalimet e njohura të Demostenit, si “fjalimet e Olynthianëve”, “mbi Paqen” dhe “mbi Halonnesosin”, gjithashtu bien nën epitetin “Filipika”.
Po sjell një citat nga “Filipika”:
[Filipi] “jo vetëm që nuk është grek, por as edhe i lidhur me grekët”.
Në fragmentin tjetër të Demostenit, të cilin ai e shqiptoi në fjalimin e tij të tretë kundër Filipit, lexojmë:
“(…) Megjithatë, ata [tabanët] nuk kanë asnjë rezervë të tillë për Filipin dhe sjelljen e tij të tanishme, megjithëse ai jo vetëm që nuk është grek ose i lidhur me grekët, por as barbar nga ndonjë vend që mund të emërohet me nder, por një horr i bezdisshëm nga Makedonia, nga ku nuk ka qenë kurrë e mundur të blihet një skllav i mirë.”
Së pari, Demosteni e quan Filipin barbar, gjë që në sytë e “grekëve të lashtë” ishte njëkohësisht sinonim për një jo-“grek” ose një të huaj. Propaganda moderne helene përpiqet ta interpretojë këtë si një “deklaratë politike”, sepse, midis athinasve, nuk ishte e pazakontë që “një grek ta quante një grek tjetër barbar”.
Megjithatë, ky argument është vetëm pjesërisht i saktë. Po, kishte shembuj të tjerë ku “grekët” i referoheshin njëri-tjetrit si barbarë. Megjithatë, nuk duhet harruar se bëhet fjalë për antikitetin, kur nuk kishte “Greqi” të bashkuar (qoftë si shtet apo perandori), apo edhe një popull “grek”.
Digresion:
Me sa di unë, vetëm Aristoteli duhet ta ketë përmend një popullatë me emrin GREK, e cila jetonte në Bregdetin e Detit Jon, vizavi me Etrusket, në Bregdetin përball, po të Detit Jon. Duhet të ketë qenë bashkëpunimi mes të atyre GREKËVE dhe ETRUSKËVE që e kishte popullarizua këtë emër në Perandorinë Romake, prandaj pas pushtimit të Europës Juglindore nga Romakët (220 – 146), romakët e quajtën “zyrtarisht” GREQI pothuajse gjithë Europën Juglindore dhe qysh atëherë është bërë emërtim i pa saktë, por që përdoret gjithandej. As Demosteni asnjëherë nuk e ka quajt veten dhe bashkëqytetarët e Athinës GREKË, sepse nuk e ndienin veten GREKË.
Shqip e shkurt: Filipi II i Makedonisë nuk ishte “grek”, siç nuk ishte as Demosteni.
Pyetje retorike: Nëse Filipi ishte makedon, si është quajt etnia e Demostenit?

Lufta e Tretë Botërore po zhvillohet para syve tanë

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian

1.Konflikti i civilizimeve zavendson konfliktin e klasave për mjegulli politike

Shqiptaria ka hy në shekullin XXI me ambicje që të organizohët dhe të punojë për amanetin e Rilindasëve, për bashkim kombëtar. Sot, viset shqiptare janë mbush me shoqata patriotike, prej të cilave disa e reprezantojnë shqiptarinë, disa e reprezantojnë  “kthimin në rrënjë”(!), që do të thot se kërkohet me prapavi konvertim, pa asnjë efekt për bashkimin kombëtar, sepse ai që e ka porositë “pazarin” e konvertimeve nuk e pranon Republikën e Kosovës, sepse ka miqësi me armikun tonë të përbetuar Serbinë dhe lëvizjën “pravosllave”, e cila i dikton armikut tonë që ta mbajë shqiptarinë në shansë për riokupim. Sot, një shtresë e shqiptarëve, gjithë ditën dhe tërë natën e shanë dhe e intrigon luftën e UÇK-ës, në emër të ideologjisë çetnike-alias rreshtimit të djathtë politik.Ndërsa, e djathta ekstreme nepër Evropë kudo deklarohet publikisht se: “Nëse e merr pushtetin, Republikën e Kosovës nuk do ta njohim, sepse me Serbinë nazifashiste na bashkojnë idealet e njejta”. Sot, një shtresë e shqiptarëve është “konvertuar” në supermusliman, me miekrra dhe shallvare e mbulesa mesjetare, dhe tërë ditën përgojon, sidomos rininë tonë patriotike, pse e kultivon civilizimin evropian, “sepse duke u pozicionuar kështu, nuk ka ahiret për te, Zoti do ta djeg në zjarr”, thue se ky bajlozi me miekërr nga foltorja i ka garancionet në xhep, se kush dhe si do të denohet në botën tjetër! Ndalëne turrin të gjithë predikues të Mesjetës, sepse gjaku rabëror nuk do ju falë.Madje, shiqoni anakronizmin tjetër politik dhe shtetëror, me të cilin po qeshin historianët e Evropës: Te ne çështjet ushtarake i hetojnë dhe gjykojnë juristët civilë”. Dhe kjo ndodhë, vetëm për ta defaktorizuar luftën tonë të drejtë-UÇK-ën, luftën e saj për çlirim nga robëria mija vjeçare. Sot, lirinë e gëzojnë të gjithë, por kur ishte koha për mejdan, në luftë u kyqën vetëm 2% të popullit, duke llogaritur edhe ata që kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Bota sot kurrë nuk ka qenë më e përçarë mbi bazat gjeostrategjike dhe ideologjike,ekonomike dhe politike, të cilat kanë siguruar pozicion që e ka krijuar zhvillimi i teknologjisë dhe mbi të gjitha hapsira jetësore që e ka lënë prapa fundi i Luftës së Ftoftë. Lidhur me këtë, aty kah viti 1993, pikërisht pasi që u njohtua tërë civilizimi njerëzor  se: “komunizmi në shumë vende të botës u zavendësua me kapitalizëm liberal, pikërisht në ato vende filloi epoka e zhvatjës së pasurisë dhe tekonologjisë “demoduar”, e kualifikuar si e vjetëruar, krahasuar me atë nivel zhvillimor, që e kërkonte ekonimia e tregut. Pikërisht në këtë kohë, do ta shohin dritën dy vepra shkencore të cilat jo vetëm që e plasuan para lexuesëve profesional dhe ata të pasionuar gjeostrategjinë e së kaluarës, por ato libra e shfaqën vizionin e civilizimit aktual, duke shtruar edhe perspektiva vijuese të zhvillimit dhe kundërthënjeve. Është fjala për Francis Fukujama, Konflikti i kulturave dhe Samuel Hantintgton, Konflikti i civilizimeve. Këtyre kolosëve të mendimit hulumtues shkencor, mbi shoqërinë njerëzore në përgjithësi, do t` u bashkohët në vijim edhe Aleksandër Dugin, me veprën e tij monumantale ”Gjeopolitika”, më 2015, gjithënjë për të treguar se Rusia është një “gjigant politik, ekonomik dhe ushtrak”, që dikton sidomos në vija globale. Mbi të gjitha, komunizmi ka rënë në provim.Ndërsa kapitalizmi liberal nuk e ka kaluar provimin. Kah të shkojë tutje shoqëria sepse ngushtimi i jetës për çdo ditë po i afrohët luftës kinse “lufta zgjidhë çdo gjë”, sikurse më 1914/18 alias më 1939/45, për ta dominuar botën,kinse për ta nxierrur një sistem, të cilin ende askush nuk e ka perceptuar, ose nuk ka shfaqur ndonjë definicion se çfar shoqërie do ndërtohet tutje. E vërteta, Lufta e Tretë Botërore, nëse provohet me arsenalin e bombave atomike, atëherë Globit kontaminuar i duhën mbi 25 shekuj për t` u vetdezinfektuar. Për aq njeriu pra ka krijuar bomba për t` u vetëshfarosur, për ta helmuar ambientin jetësor.

2.Çka mëson hulumtuesi nga këto vepra epokale

Veprat “Konfikti i kulurave”; “Konflikti i civilizimeve” dhe “Gjeostrategjia” në esencë tregojnë nivelin e diturisë në SHBA, Japoni dhe Rusi. Në veprën e Fukujamës në përgjithësi, dominon pozicioni se: “Globalizmi simbolikisht i nominuar si atllantizëm, ka siguruar fitore sepse Lufta e Ftoftë është shterrë në kuptimin konkret dhe funksional të saj”.Në këtë fitore SHBA po tregohet se janë fitues të dyfishtë, mbi njëmendësinë komuniste dhe çdo ekonomi të mbylluar, sepse SHBA ka siguruar një supremacion të lartë civilizues në ekonomin e tregut, e sidomos në teknologji.E vërteta, në këto rrethana, derisa vendet e zhvilluara po tregojnë abicje të re zhvillimore, natyrshëm se vendet në zhvillim, duhej sa më parë për t`u rreshtuar se kah do të shkëputën nga e kaluara jo fortë e lavduar. Ndërsa, vendet e robëruara, posaqërisht duhej të zgjoheshin nga “gjumi”, se për ndryshe e “siguronin” pozicionin të mbetën në robëri, sepse te forca e atyre që diktojnë ndryshimet, vëmendja do të përqëndrohet në zhvillimin koletaral ekonomik dhe tekonologjik, që nuk dijnë të ndalur, që shkelë këdo që i servohet përpara. E kam fjalën pikërisht te fakti se për mbi gjysmën e trojeve pa bazë ekonomike zhvillimore, e kaluara koloniale dhe bllokiste u kishte plasuar të dridhën si thupra në ujë, nga robëruesitë, çka dhe kah të rreshtohën, edhe në rrethanat e reja. Pikërishtë mbi këtë diagnozë të pozicionuar politike dhe shoqërore, për ata intelektualë dhe politikanë të vendeve në zhvillim dhe vendeve të paçliruara, u shtrua nevoja që të lexohet me vëmendje sidomos vepra e Samuel Hantingtonit, Konflikti i civilizimeve. E vërteta, Hantingtoni nuk e kritikon globalizmin, por i zberthen si shknectar i piekur dhe politikan vizionar kunderthënjet brenda globalizmit, duke u fokusuar në anatomin e demokracisë liberale dhe në rrafshin e të drejtave të njeriut. Dhe, me që pjesa e shoqërisë rëbruar, nuk u kënaq me lajmërimin, se progresi i çdo shoqërie do të matet në vijim se sa janë të respektuara të drejtat e njeriut, pikërisht të paknaqurit e filluan prap luftën për identifilim kombëtar e nën gzof e kishin “brengën” e pozicionit ideologjik,duke filluar si urtak, duke i vënë në peshojë edhe pasojat e ndarjës së re të civilizimeve në të tërë Globin, për ta identifikuar pozicionin e kombit të vet, pa i injoruar të drejtat njerëzore. E ky rezonin special në rastin shqiptar, pikërisht pse nuk u “amortizuan” duke nga pas fatamorganës tekonologji dhe ideologji, por në rend të parë e plasua dhe u përplas pas ëndrrës çlirimit nacional. Në këtë rrafsh, shqiptaria u ka borq djemëve dhe vashave të UÇK-ës, të gjithë nxënës të Adem Demaçit që në fund të shekullit XX iu qasën luftës pabarabartë por me vëndosmëri, për identitet dhe çlirim. Prandaj, nuk pati ngjarje e as lëvizje progerisve kombëtare shqiptare, që nuk filloi me emrin e Adem Demaçit, i cili pas burgjeve të gjata u popullarizua si fitues i Çmimit “Saharov” nga Parlamenti Evropian. Prandaj nuk u zgjodh rastësisht që të jetë zë i luftës për çlirim, të cilit zë iu bashkangjit edhe Aleanca Veriatllantike NATO, me të gjitha kapacitetet në disponim, për ta hapur Epokën e Neoluftës, në mënyrë që bota të mbetët pa koloni. Po, dikush do të dali e të kritikojë: pse nuk e shtinë në “hise”  politikën paqesore. Ju themi, po, politika dhe konferencat e sollën Shqiptarinë në Kosovë buzë varrit. Prandaj, mejdanin e lirisë dhe çlirimit e zgjodhën armet e UÇK-ës dhe avionët e NATO-s, që fitoi respekt dhe admirim në tërë rruzullin tokësor.

Së këndejmi, Samuel Hantingtoni, i cilson civilizimet kryesor që do të prezantojnë njeriun dhe kulturën e tij në permasa univerzale, duke kërkaur gjithnjë racionalizëm dhe empirizëm induktiv dhe deduktiv shkencor. Prandaj, duke gjurmuar çdo pjesë të globit, Hantington e nxjerr një aksiomë se në botë dominojnë këto civilizime, që do ta shenojnë shekullin XXI, e ato janë:1. Civilizimi katoliko- protestant; 2. Civilizimi ortodoks (Lindja pravosllave); 3.Civilizimi kinez; 4. Civilizimi islam; 5. Civilizimi hindus; 6. Civilizimi japonez; 7. Civilizimi budist; 8.Civilizimi latino amrikan; 9. Civilizimi afrikan. Për të gjitha këto civilizime, autori nuk pranoi të gjejë një emrues të përbashkët, si thyesa të ndryshme që janë. Prandaj, rruga e përshtatjës, mësoi ai, do të jetë shumë më e vështirë, se sa rruga e ndarjës nga e kaluara. Mu për këtë shkak, para syve tanë është duke u zhvilluar Lufta e Tretë Botërore, e veshur me një teatër fatamorganë se: pushon këtu, e shpërthen atje; digjet sot, ndërtohet nesër.Pra kapitalizimi liberal po dëshmon pasiguri, diku edhe anarki, e diku drogë dhe prostitucion politik dhe rreligjioz, sa që njeriu i urtë, human dhe i formuar, të dyshojë edhe në hien e vet.Por një fakt është esencial, se në vendet ku ka shkuar komunizmi në muze, askush nuk ëndrron për ta kthyer në fron.

  1. Përcaktimi i kufijëve në mes civilizimeve dhe pesha e tyre natyrore-ku jemi ne?

Në shkallën globale sot flitet për civilizimet Perendimore dhe Lindore. Në këto civilizime është grumbulluar tërë fuqia intelektuale, ushtarake dhe ekonomike, sa që ndrydhjet e civilizimeve tjera “minore” në perspektivë parashikohët se kanë për të mbetur diku në mes, si vende apo popuj pa “ajr” të mjaftuar. Dhe për t`u siguruar ajr të mjaftuar, sidomos vendeve ballkanike si: Serbia, Rumunia, Bullgaria, Bosna dhe Hercegovina, nuk duhët hargjuar energji për t` u kthyer në rrugë të ardhmërisë, sepse tendenca për bashkimin e tyre, do ta rrezultojë si e dëmshme, e pamoralëshme, madje edhe e rrezikshme, gjithnjë duke u “djegur”, a janë me civilizimin Lindor apo Perendimor.

Kur Civilizimi Katoliko-Protestant në persoektivë ta vrenë se Perendimi ka siguruar përparësi supreme mbi civilizimin Pravosllavë-ruso Lindor, atëherë mund të spjegohet se: kemi të bëjmë me dominim amerikan që prodhon integrim por njëherit kërkon mbajtëje të njëfar miqësie me Rusinë dhe Japoninë, spjegon Hanington. Pas këtij deshifrimi ingenioz, spjegojnë profesionistët e gjeoplotikës, se Perendimi duhet të peshojë shumë seriozisht mbi civilizimin kinez dhe islamik, që ta pengojë konkurencën e tyre, sepse është shpallur aksioma e rezervuar: “Amerika e Para”!

Që Amerika të plasohët dhe sigurohët si e para, patjetër duhët bërë përpiekje që Unijatizmi të përsëtitët si shesh psikologjik dhe si realitet rreligjioz, i një identiteti kombëtar, ku mund të pozicionohet dhe të mësojë edhe e të vegjëlve (gjeopolitika shqiptare, bje fjala), duke e përkufizuar çështjën e kufijëve në perimetrin e dy shteteve, dhe  njëherit t` i vej në lëvizje katër krahinat të okupuara, por jo duke kërkuar krejtë ose asgjë, sepse mund të mos fitojë asgjë nga politika, që e synon bashkimin dhe krijimin e Shqipërisë etnike. E vërteta, në dy vende prej tyre organizuan luftë të armatosur në fund të shekullit XX dhe fillim të XXI-it, por që mbetën në gjysmë të rrugës, sepse faktori nderkombëtar “konstatoi” se “shqiptarisë i kemi ndihmuar mjaftueshëm”, dhe ndihma vijuese varetësa krijojnë kualitet përbashkues, pa i dëmtuar fqinjët në trigonometrinë alkimiste. E vërteta, katër krahinat shqiptare në robëri, në vijim mund të organizojnë një front të përbashkët lufte për identitet përbashkues, sepse gjuha dhe alfabeti atë aksiomë e përcakton, por nuk e zgjidhë definitivisht, po nuk lëvizën nga vendi pasiv dy shtetet shqiptare, në luftë për një Federatë nacionale “jasht’ prognozave të Rilindasëve. Dhe nuk e ka thënë rastësishtë Prof Ukshin Hoti: Bëje ose vdis! Kërkesë kjo që në perspektivë donë dituri, gjeturi dhe kulturë që paraqet modesti në abicje sepse mund të mbetët në pozitë të realitetit lëmoshë, me plotë plagë të reja.

Pra në këtë përcaktim dikush duhët të në këtë filozofi, duke menjanuar çdo kult të individit me motivim vizionar: të punojë; ta ndajë punën; të ndërtojë funksione; ta drejtojë “kalan” me një diplomaci të piekur polidiemmzionale; të vulosë me një vetëdie kulmore kombëtare; në emër te të gjithë shqiptarisë në Iliri dhe në diasporë. Po shtrohet pyetja, cili është ai realitet që do të flasi në emër të lirisë, sepse pastaj nëse flet në emër të saj duhet edhe me i dalë krah, duhet të mirret edhe përgjegjësia.

Në bazë të opservimeve filozofike, gjatë shekullit XX-të, rrezulton se shqiptarët nuk kanë siguruar aftësi që ta përcaktojnë identitetin gjeopolitik, sepse ideologjia ua amortizonte vizionin e gjeoplotikës për bashkim, sepse kanë qenë të ndarë në: ideologji, rregjione dhe rreligjione ku hapsira jetësore unike pati mbetur në plan të dytë, madje edhe për faktin se gjuha, alfabeti dhe sistemi i shkollimit nuk kanë qenë fuqi integruese, por konstanta pozitive që kanë mbijetuar për: “ditë më të mira”. Dhe, do të gabonim po mos ta theksojmë se më 1972 me iniciativë të Prishtinës dhe Tiranës, u krujuan kushtët për një gjuhë të përbaskët letrare, e cila sot po luftohët: “nën patronantin e ndasive të vjetra e të përgjakëshme “toskë e gegë”, rreligjion dhe konfesion, që fatkeqsisht i ka krijuar ekonomia e mbylluar, plus të ndihmuar nga robëruesit e egër. Në këto rrethana, për të përmirësuar diçka, për shkak të shumë pengesave, çdo përpikje bashkrenditimi ka qenë sikurse prova që është bërë më 1598-1615 (koha e Ivan Groznit) që Rusia të katolikizohët, që do të thot se Vatikani ka provuar në emër të unijatizmit, ta kthej të paktën Rusinë në vazal, por që një popull me civilizim “tokësor” të veçantë u tregua se është shumë vështirë ta neutarlizoish disi, se sa ta mundish qoftë me frocë apo me teknologji, fenomen ky që në rastin shqiptar është provuar disa herë të latinizohët, ose të sllavizohët, greqizohet, madje me premisa agresive edhe të  islamizohet, se ashtu po kërkon Satmbolli, “e kur kërkon Stambolli,thuje se: ka kërkuar Perendia”!

Ku kemi qenë, ku jemi dhe kah po shkojmë, nuk duhët potencuar se: “vetëm një zot e din, por duhët vizionin tonë ta kemi të shkruar dhe t` u përmbahemi shkronjave të tij të shndërruara në mision përbashkues, duke falakur çdo ndasi në “emër të tërësisë”. Mu për këtë shtrohet pyetja gjeostrategjike për debat:A është Shqiptaria- “mollë e piekur për bashkim, apo mbetët dardhë e verdhë për kalkulime të, “klimës kontinentale apo flladit mesdhetare”(?), pyetje kjo që ka mbetur e shënuar dhe e ditur qysh gjatë shekullit XIX-të, se ky popull do të coptohët, si pasojë e tragjedive të mëparëme. E vërteta, shqiptaria është popull i tokës, por edhe i detit, po asnjera peshë nuk ka marrë kurrë forcë gjithë-kombëtare në pozicionin dominanat. Në realitet, Epoka e Skenderbeut ka imponuar te Shqiptaria një nevojë kulti, realitet ai që Rilindasit e skalitën aq mirë, sa që ishte shumë e lehtë edhe pas 500 vjetë robërie të i thuhet bukës buk e ujit ujë.Po, mbi këtë kulturë erdhi një “mall” i porositur sa që Maksim Gorki të mësohet më shumë se Naim Frashëri e Fan Noli.Megjithë atë, Nëna e Maksim Gorkit, kurrë nuk ka mundur për ta zavendsuar te rinia shkollore Historinë e Skenderbeut, argument ai që tregoi koha në fund të shekullit.

Pra, Shqiptaria ka siguruar prova psikologjike se gjeopolitikën se e ka të njohur perspektivën, por gjeostrategjinë e ka të paidentifikuar, pikërisht sepse i mungon lideri unifikues që nuk guxon të jetë lider ideologjik ose rreligjioz, në asnjë etapë historike. Dhe, prova për ta nxierr liderin përmes luftës kolektive, për shumë liderë lokal, është koncept i dëmshëm, pikërisht sikurse të provohej që Perendimi të sllavizohet, sepse ky popull me origjinë pellazgo-ilire disi “është shterrur” në procesin historik pozitiv evroperendimor, të cilin ia ka përcaktuar si fat toka, uji dhe ajri origjinal arbëror, në të cilin janë shkrirë dhe adaptuar civilizimet e ndryshme rreligjioze dhe kulturo historike, duke mos u shkëputur nga rrënjët gjuhësore pellazgo-ilire, sepse lashtësinë e kultivon edhe modernja dhe çdo gjë që krijohët në perspektivë, është dhe duhet të jetë natyrale-evolutive.

Gjeostrategjia shqiptare sidomos gjatë tre shekujve të fudit ka stangnuar, sepse ka ardhur në shprehje gjeopolitika serbe dhe greke, të cilat me atë pozicion kanë siguruar pashitjën në fuqinë e mbështetjës së atavizimit tokësor ruso-sllavë, e njohur për rreligjion dhe hapsirë jetësore speciale. Mu për këtë faktor, animi i Rusisë (shekulli XVIII-XXI) kah Serbia dhe Bullgaria “meleze”, sikur i ka siguruar përkrahja e pa rezervë Serbisë duke shkaktuar një “injorim për Shqiptarinë që të mbetët si një “dardhë”, që pushon nën hie të pishave, ku nuk gjallëron asnjë lloj bari, por që askush nuk i then dhëmbët në te, sepse nuk është tokë pjellore dhe gjallëri njerëzore rentabile.

Dhe, mu për shkak të asaj papjekurie kemi mbetur si të “ruajtur” në kashtë, në mnyrë që kualiteti ynë është piekur pas kohe, por që është provuar të hahet pa e shtruar në sofër, si ushqim të natytshme, por duke u “ngrënë”  nepër qoshe dhe kënde të errëta, që është kthyer në troha të pashishme, në sofrën që ka munguar. Ajo sofër e përgjakur nga okupatorët gjaksorë: bizntin, serbianë, turk, serb, austriak, jugosllavë, nazifashist, jugosllavë e më në fund të çliruar, por që me çdo mjet po provohet të mbetemi invalid, pa unin tonë.

Mu për shkakun se duke e vrejtur këtë fenomen të “verdhësisë”, shqiptaria do të kulaifikohët nga Millan Millovanoviq  në fillim të shekullit XX-t se: “Nuk jemi të interesuar t` i okupojmë shqiptarët, por shqiptaria pa na bënë lutje t` i okupojmë dhe t` i çlirojmë nga turku”. Kësaj hipokrizie, Evropa e kryqzatave u besoi me pasion dhe Serbia e Millovanoviiqit (themelues i Alenacës Ballkanike !)dhe Nikolla Pasiqit, arrijtën për ta dominuar shqiptarinë gjatë gjithë shekullit XX-të, derisa UÇK ua shtrydhi shkumën nepër beteja, kuptohet edhe me luftën e NATO-s, që cilsohet si lufta më “humane” në historinë e njerëzimit në përgjithësi.E në këtë fitore, civilizimi shqiptar i ka borq truror edhe luftës antifashiste dhe rreshtimit pro anglo-amerikan 1941-1945.

4.Avanturat  e Serbisë “pravosllave” nga shekulli XIX e deri në fund të shekullit XX-t

Në fillim të shekullit XIX-të populli serbian arrijti që si i organizuar ta largojë okupatorin osmanli nga Beogradi dhe për të filluar një epokë dominimi ushtarako-diplomatik, në mënyrë që të promovohet në Ballkan si “violina e parë”. Luftën Serbia e zhvilloi pa asnjë shkëputje: herë ushtarake e herë diplomatike, gjithënjë duke provuar të promovohet si fuqi e kohës Dushanit. Duke e vrejtur këtë tendencë, me qëllim që ta pengojnë dominimin, më 1817 çarqet britaniko-greke do të organizojnë përmes një oficeri grek me origjinë britanike që të kryejnë atentat ndaj Karagjorgje Petroviqit, i cili ishte drejtues i kryengritjeve popullore antiosmane. Atentatori “grek” ishte antar i Hetersië dhe quhej Nikollaus Gallititis. Ky fakt tregon se oficerin britanik pastaj e likviduan grekët, por miqësia mbeti sepse krishtërimi ishte ajo lëvizje, që e shkrinte çdo “akullnajë” me peshë dhe porosi që spirancat koloniale britanike të mbesin fuqi potenciale për t` u instaluar edhe në Ballkan.

Prandaj, dalja e serbianizimit në plan të parë gjeostrategjik në Ballkan më 1912, konsiderohet si meritë ruse, por në realitet ishte “kualitet” anglosakson.Publikisht pozita serbe njihet se ka ardhur vetëm në saje të “intersimit” rus që ta ketë një stacion të sigurtë për të dalur edhe vet përmes serbëve në detin Adriatik, duke imituar gjithnjë mongolin Gjingiskan me moton: “Rusia në katër detëra”. Lidhur me këtë politikë, Marrëveshja Rusi-Austro Hungari më 15 janar 1877 në Budapeshtë praqet gurthemelin e ri gjeostrategjik për lirinë ose rirobërinë e popujve të Ballkanit, sepse kjo marrëveshje krijon kundërthënje të reja shtesë. Moto kryesore në Marrëveshjën e Budapeshtin ishte se si: “të largohët Osmanlia (islami) nga trualli i Evropës (Ballkanit). Aty, Rusia do të obligohet që në shkallë ushtrake ta ndihmojë “Bullgarinë për t` u çliruar”. E vërteta,qëllimi sekret rus ishte që t` i afrohet Stambollit, dhe një ditë ta kthej sërish Aja Sofinë në kishë ortodokse. Në anën tjetër, Wjena do të obligohët në Budapeshtë më 15 janar 1877, që ta ndihmojë Serbinë të zgjërohet kah Jugu (kah Kosova dhe Maqedonia), sepse Bosnje Hercegovina në synimet gjeostrategjike vieneze ishte rezervuar për Ballpalcin.Për ta realizuar ‘planin e shekullit’, Rusia i shpallë luftë Turqisë në prill 1877,të cilën luftë do ta përmbyll me fitore apsolute, duke e ndihmuar njëherit kryengritjën e popullit bullgar në shkallë të përgjithëshme. Në anën tjetër, Serbia do t` i shpallë luftë Portës tek më 1 dhjetor 1877, luftë ajo që kishte si pasojë okupimin e 714 fshatrave shqiptare të Sanxhakut Nishit i cili deri në 75% kishte popullsi shqiptare, e tëra e rreligjionit islam. E vërteta, këtë luftë të programuar do ta pleqërojnë në Shën Stefan (mars 1878) dhe Berlin (qershor 1878) Fuqitë Evropiane. Tani shtrohet pyetja, pse Çështja shqiptare doli nga Kongresi i Berlinit e plagosur rëndë, edhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor 1878 kishte shfaqur rreshtim politik për krijimin e një Shqipërie Etnike në katër vilajetet: Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Dhe, kur u shtrua Çështja shqiptare në një bisedë sekrete zyrtare në Berlin, ku bënin pjesë: austriaku, rusi, anglezi, gjermani dhe italiani, përfaqsuesi gjerman do të klithë me gjysëm zëri: “Arabansit kanë plan të shkelqyer për çlirim, dhe nuk rrezikojnë asnjë popull për rreth. Por, ata e kanë shumë të vështirë të largohën nga Padishahu. Argumentet për këtë janë shumë kokëforta, se pas muajit të Ramazanit, në një tubim të krerëve kryesor shqiptar, tema kulmore e tubimit nuk ishte çlirimi por ishte: “Cili ezan ka qenë më kumbuesi gjatë muajit të shejtë në xhamitë kryeore në: Prizren, në Shkup dhe në Prishtinë. Arbanasit si duket nuk e kanë fare brengë çështjën e çlirimit. Po, ka zëra patriotik në radhët e arbanasëve, por ata janë vetëm një zë pa nota të larta, në “këngën” e tyre, që i vizaton plagët nepër shekuj. Prandaj le të kalbën edhe paksa nën thundrën e sulltanëve!”. (shiqo: Arkivi Diplomatik i Italisë, koleksioni “Heteria” 1879).

Në bazë të dokumenteve diplomatike mësojmë se Rusia më 1903 organizoi rrximin e Dinastisë Obrenoviqe serbe, që ishte e pozicionuar kah Wjena. Ndërsa, nga ajo kohë, Diansitia e Katagjorgjeviqëve në fronin e Beogradit, gati për një gjysëm shekulli e kishte fjalën vendimtare në pushtet. Po edhe kjo dinasti më 1934 do të merr fund de fakto, me që rast iu organizua atentat kundër mbretit Aleksandër Karagjorgjeviqi në Marsej, kuptohet nga qarqet bullgaro-maqedone, për shkak të hakmarrjës që kishin humbur luftën më 1913. Në këtë atentat ishin të përzier edhe disa oficerë serbian, të cilët do të provojnë të lidhën me nazizmin gjerman, duke i zbuluar në të njejtën kohë disa paragrafe të Konferencës sekrete të Londërs nga viti 1915, me të cilat Serbia duhej të zgjërohej në Bosnje dhe në një pjesë të Kraocisë, për ta realizuar projektin e “Naçertanisë” nga viti 1844 si dhe për ta forcuar Projektin e Millutin Garashaninit, Zgjërimi i Serbisë kah Kosova dhe Maqedonia, nga viti 1886. Prandaj çdo lëvizje serbo-ruse,dihet se do të mbështetet në këtë projekt.Se Serbia e kishte përkrahjën britaniko-franceze u dëshuma në Versaj më 1919, ku nuk ishin rusët fare. Madje në këtë konferencë (1919) Serbia me dinastinë e vet u zgjërua në: Slloveni, Kroaci, Vojvodinë, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, pushteti i së cilës ishte apsolut deri më 1941 kur kapitulloi.

Kush e pregatiti Aleancën Ballkanike më 1912

Aleancën Ballkanike e kanë përgatitë me kujdes Kryetari i Qeverisë Serbe Millovanoviq dhe Kryetari i Qeverisë Bullgare Goshev. E vërteta, Bullgaria nga viti 1878 ishte principatë, kurse nga viti 1908 e kishte shpallur pavarësinë. Në esencë, zyrtarizimi i Alenacës ballkanike kishte për qëllim esencial se çka do të fitonte Bullgaria e çka Mbrtëria Serbe, duke participuar në fitorën eventuale edhe Greqia dhe Mali i Zi. Këto qeveri në esencë, aspiratë gjeostrategjike e kishin zaptimin e skeleve detare siç ishin: Selaniku dhe Durrësi. Parndaj, në prapavi tërë lufta është zhvilluar për dominim në Luginën e Vardarit dhe për rrugën shkambore hekurudhore që do të ndërtohej drejtë Durrësit. Ajo rrugë, thuhej në Vjenë dhe Peterburg, do të “humanizohej” me një hekurudhë që e lidhëte vijën: Mitrovicë-Ferizaj-Shkup-Selanik me Durrësin strategjik dhe Shkodrën gjeoplotike. Dihet,  si mbaroi Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike. Luftën e Parë e fituan të gjithë: Serbia, Mali i Zi, Bullgraia dhe Greqia,pra të gjitha shtetet e krishtera sllavo-ortodokse. Ndërsa,  Luftën e Dytë Ballkanike (1913) do ta fitoijë Serbia për faktin se kishte vdekur Millovanoviq në rrethana të dyshimta, ndërsa Goshev ishte larguar nga froni i Bullgarisë. Lidhur me këtë,dëshmohet se në shtetet e Aleancës kishte hyrë politika dhe diplomacia Britanike, e cila në prapavi nuk lejonte që të shenoi supreamcion në Ballkan ortodoskia. Por, në këtë rrafsh politiko diplomatik, ndihmë të pakursyer këtij pozicionimi i jepte Franca katolike dhe Wjena që aspironte të avansohët në një shtyllë më të fortë në Glob e ndihmuar pakursyeshëm nga Vatikani. Kështu, duke plotësuar një kerkesë të kapitalit saj, që do të investohej në trojet e prapambetura, që do ta “krishterizoheshin”, Wjena asprionte ta pengojë shtrirjën e dominimit rus në Ballkan.Pra, krishterizimi i Ballkanit konsiderohej si “çlirim”, qoftë nga Rusia, qoftë nga Austria. E verteta, pasi që Serbia siguroi suprmacion në Luginën e Vardarit; pasi që ushtria e saj ishte në Durrës, më 1914 tërë stragtegjia serbiane si triumfaliste më 1912 dhe 1913, do të orientohet kah lufta e re në Bosnje dhe Hercegovinë për ta okupuar, kuptohet një ditë të bukur, pas aneksimit të saj që e kishte bërë Wjena më 1908. Tani shtrohet pyetja, pse ishte më “çlirimtare” ta shtrinë dominimin në Ballkan Wjena. Ishte sepse sllavo ortodoksia nuk ishte asgjë tejtër përpos një sistem okupimi sikurse ai i osmanlisë, por me një dallim se Petettburgut serbët i kërkonin ndihmë për t` i shfarosë shqiptarët, kurse Stambolli kërkonte që shqiptarët mos të mendojnë fare për çlirim, por vetëm për mercenarizëm dhe anarki.

Si filloi avantura serbo-ruse për okupimin e Bosnje Hercegovinës më 1914

Lojën për ta okupuar Bosnje Hercegovinën Peterburgu do t` ia beson Beogradit. Kështu “Dora e Zezë” ngadal do të shndërrohet si “qeveri në qeveri”, “qeveri” ajo që e solli botën deri te Lufta e Parë Botërore, gjatë dhe pas së cilës civilizimet imponohën për t` u reformuar. E si erdhi deri te lufta? Wjena do të organizojë manovra ushtarake në truallin e Bosnje Hercegovinës, krejtë me parapavi që t` ia tregojë “dhëmbë” Serbisë. Manovrat u propogandua se do të mbahën në Perendim të rriedhës së lumit Drina. Në anën tjetër, Serbia zyrtare nuk do të zbrapset nga asipratat e saj për t` u “zgjëruar” në Perendim, sikurse ishte “zgjëruar në Jug” gjatë tetorit 1912,gjithënjë në bazë të progarmit: Millutin Garashanin, Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni.Ndërsa, më 1914 programin për zgjërim në Bosnje e kishte konkretizuar Dragutin Dimitrijeviq “Apis”. Ai program mbanet emrin: “Lufta për çlirimin e vllazërve serbianë nuk ka mbaruar”. Për këtë qëllim “Apis” i kishte marrur 8000 franga nga atasheu ushtarak rus në Beograd. Dhe, kështu do të zë fill rrieti i “komplotit kundër Franc Ferdinantit në Sarajevë më 28 VI 1914”.

Me itinerarin e atentait në Srajevë ishte në dieni të plotë edhe Ministria e Punëve të Jashtëme të Rusisë Cariste, sekretari i saj Zotëri Hartving. Për përgatitjen e atentatit ndaj Franc Ferdinantit ishte në dieni sidomos Nikolla Pashiqi, por që dora e tij u mshef me leje të Mbretit,dorë ajo që u zbulua duke inskenuar Procesin Selanikut më 1917, me që rast do ta akuzohet Dragutin Dimitrijeviqi “Apis” kinse: “po përgadiste atentat ndaj Aleksander Karagjogjeviiqit”. Organizatorët u denuan me vdekje me 1917. Por prap Britania dhe diplomacia e saj, i hynë punës për ta krjuar, një perandori që do të quhet: Mbretëria Serbo Kroato Sllovene 1918-1941, baza e së cilës ishte në Deklaratën e Nishit nga viti 1914, kurse misioni ishte për ta paralizuar: Kthimin e Perandorisë osmane dhe Pernadorisë Austro Hungareze. Duke tentuar t` i mbyllë të gjitha intrigat serbiane, në mes veti, në luftën për suprmacion, mbreti Alaksandër Karagjorgjeviq, do ta helmos më 1926 Nikolla Pasiqin, me që rast do të medoi se është: “mbyllur përgjithmonë çështjën e organizimit të atentatit në Sarajevë”. Për këtë “mbyllje” të mëtejme, Mbreti serbian Aleksandër Karagjorgjeviq, në fron do ta sjell Bozha Maksimoviq-Kundakun, i cili më 1927 mori autorizime shtesë për t` ia dhuruar Francës minjerën e Borin, ndërsa Anglisë për t` ia dorëzuar minjerën e Trepçës. Kjo “falje” ndodhëte krejtë me obligim për t`e larguar nga rendi i ditës Petecionin e Hasan Prisntinës, i cili peticion argumentonte pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Siç është e njohur, në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, Çështja shqiptare  në Jugosllavi u largua nga rendi i ditës, me insistimin e përfaqsuesëve britanik dhe francez. Me këtë sukses diplomatik serbian, Mbreti Aleksandër më 1929 do ta vrenë se është momenti që t` i shuan emrat: serb, kroat dhe slloven dhe në vend të tyre të promovojë termin Jugosllavë, duke e quajtur vendin Mbretria Jugosllave, për çka u pëlqye në Perendim por që shkatoi frikë në Bullgari, sidomos.

Me rastin e shkatrrimit të Jugosllavisë më 1941, çështje e pozitës gjeostrategjike për dominim në Ballkan, prap do të bërët dominimi serbian ose kroat mbi Bosnjën. Kjo strategji, do të jetojë herë e hapur e herë e heshtur deri më 1992 kur Badinteri e shpalli Jugosllavinë inekzistente. Por, lufta për dominim në Bosnje do të eskaloi deri në gjenocid mbi popullin Boshnjak. Dhe, pas shumë hamendjeve, që u krijaun në Dejton më 1995, më 2015 KS OKB do ta aprovojë Rrezolutën për Srebernicën, me që rast Qeveria serbe do të kualifikohet si organizatore e gjenocidit. Me këtë kualifikim të dokumentuar do të ofrohet një organizim i ri gjeostrategjik për një pjesë të Ballkanit, gjithnjë nën “përkujdesjën” e Rusisë, herë terthorazi e herë drejtë për drejtë, por me një propogandë të mjegulluar kinse pas këtij skenari qëndrojnë edhe SHBA dhe Britania.Këso mjegullash organizative është bërë dukuri të lëshojnë Superfuqitë për t`i venë akterët në “gjum”, dhe për të vazhduar rrealizimin e synimit primar, e që është ndarja e Bosnje Hercegovinës mbi bazat rreligjioze. Fjala është pra, për luftën “hibride” rreth Unionit të Ballkanit Perendimor, ku do të hynin: Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova. Madje, ky plan puro rus (pansllavist) mjegullohet asi soji nga rusët, sa që në një fjali të dokumentit sekret thuhet decidivisht se: “Tani e tutje rrolin e Kroatëve në Ballkan do ta luajnë Shqiptarët, por jo Serbia”, gjithnjë për ta peshuar mendjemadhësinë ose mendjelehtësinë shqiptare, për t`i besuar rrenës, siç ndodhi me “Open Ballkanin”! Por, se Rusia është gjithëmonë tutore e Serbisë, argumenton edhe kujdestaria e avionëve rus në aerportin e Moskës për të ateruar në Beograd ( në maj 1999) me qëllim që ta bartët një sasi e kufomave të shqiptarëve të maskruar, për t`i shpërndar nepër Siberi, dhe për të humbur gjurmë. E në vazhdën e kësaj përkujdesje, Qendra humanitatare ruse në Nish e themeluar për intriga të nivelit lartë, po bërën qe gjashtë muaj, që po ruhët nga njësitët e policisë specale ruse, gjithnjë për t` ia siguruar pushtetin rregjimit aktual nazifashist të Aleksaner Vuçiqit, i cili i ka “harruar” Bosnjën dhe Kosovën, sepse është vënë në pyetje froni i tij, me kompetenca apsolute. Kështu Serbisë nuk i ka mbetur shpresë tjetër, vetëm se për ta nxierr edhe një luftë botërore, me qëllim që pushteti i saj të jetojë edhe ndonjë kohë.

Po shqiptarët ku janë në këto pshtjellime ballkanike?

Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë. Por të sotmën mund ta begatojmë. Të nesermën mund ta përcaktojmë duke mësuar esencën e gabimeve që kanë mbetur pas shpine, e mos t` i përserisim.Sot,në Tiranë po thuej se opozita politike, ka vdekë për së gjalli. Ndërsa në Prishtinë, konstituimi i Parlamentit është në kulmin e kompromitimit shtetëror, politik dhe kombëtar. Në lidhje me këtë, askush nuk ka autoritet  sot në Kosovën e çliruar që të oforojë një zgjidhje, çoftë  edhe duke e nxierr nga “zarfi”. Kjo gjendje është krijuar për faktin se shqiptarët kanë dëshirë të krekosën se: “na ka çliruar: Padishahu, Hitleri,Tito, Milloshi, madje edhe më në fund NATO, por asesi të vlerësohet faktori i brendshëm kombëtar. Me këtë smundje të brendëshme, shqiptarët po i kalojnë edhe 25 vjetë në shekullin XXI. Asesi të ndrrojnë mentalitet të robit, sepse i pëlqen t` ia kthej pushkën veti dhe të jetojë jetën e dikatitit nga jashtë.

Parndaj shqiptarët sot janë as në tokë e as në qiell, duke bredhur dhe duke debatuar nepër tubime të kota, ku nuk vlen asgjë çka thot tjetri, sepse ai nuk mendon “si unë despoti dhe shtetëformuesi historik”, duke u ushqyer me histori të prrallave, si mision, sepse nuk kanë mësuar kurrë çka është vizioni dhe gjeostrategjia. Të paktën, nga Lufta e Parë Botërore shqiptarët dualën të përçarë. Nga Lufta e dytë Botërore dualën fitimtar, por të plagosur sepse u tradhtuan në momentet vendimtare. Madje, edhe u akuzuan në Kosovë se: “po luftojnë ende për baba Hitlerin”.  Prandaj, nuk jemi kah e kuptojmë se para syve tanë po zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, me mjete shumë të sofistikuara teknologjike. Dhe në vend se të bashkohemi, jemi të përçarë për tarafe politike, shumë më thellë se me 1918.Megjithë këtë Rruga e Kombit e ka emancipuar shqiptarinë dhe pashmangshëm ky krijim socio ekonomik dhe gjeoplotik kombëtar do të ndikojë që Shqiptaria më në fund, ta gjejë rrugën e bashkimit dhe pranimit ndërkombëtar.

Shkrimi i kushtohet: Hasan Prishtinës, UÇK-ës,Tahir Sinanit dhe Adem Demaçit!

Prishtinë, më 21 VII 2025

Platoni në Prishtinë: Si na mungon mendja në qeverisje

0

Nga Isuf Bajraktari

Platoni dikur shkroi se fuqia, kur nuk është e udhëhequr nga mendja, jo ajo mendje instrumentale dhe e ftohtë që ndërton mekanizma kontrolli, por mendja e lartë, që drejtohet nga drejtësia, urtësia dhe përbashkësia bëhet një forcë vetëshkatërruese për polisin, për qytetin, për bashkësinë njerëzore. Sot, kur e shohim funksionimin institucional të Republikës së Kosovës pas 9 shkurtit 2025, ky paralajmërim i lashtë filozofik merr një dimension akut. Kosova ka hyrë në muajin e gjashtë pa arritur të prodhojë një formulë kushtetuese e politike për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa vendi po operon me një funksionalitet të reduktuar institucional, në një situatë që nuk është as krizë zyrtare, as normalitet politik.

E gjithë kjo po ndodh jo për shkak të mungesës së mjeteve kushtetuese, por për shkak të mungesës së mendjes politike. Qeverisja aktuale, në vend se të prodhojë zgjidhje, po ripërsërit arrogancën e qëndrimeve të veta dhe po e përforcon logjikën e mbylljes. Kjo nuk është politikë, kjo është stagnim me vetëdije,  një kalkulim i ftohtë pushteti, që lë pezull jo vetëm institucionet, por edhe vetë përfaqësimin qytetar.

Platoni nuk kërkonte një shtet të fortë për hir të forcës, por një polis të ndërtuar mbi mendje  mbi dije dhe drejtësi. Ai e kuptonte se shteti që dështon të dëgjojë qytetarin dhe të artikulojë të përbashkëtën kthehet në shfaqje të kontrollit. Edukimi filozofik, për të, nuk ishte programim, por ndriçim i arsyes. Ndërsa te ne, për fat të keq, retorika dhe moralizimi publik kanë zëvendësuar arsyen dhe bashkëvendimmarrjen. Në mungesë të një qasjeje vizionare, Kosova ka hyrë në një krizë të heshtur kushtetuese: pa një Kuvend të funksionalizuar plotësisht, me një qeveri që sillet si e vetmja zëdhënëse e të vërtetës, dhe me një sistem politik që refuzon të prodhojë konsensus institucional. Nëse, Platoni do të ecte sot në Prishtinë, do të shihte një republikë me shtetësi formale, por me substancë të vakët. Një sistem që prodhon zgjedhje, por jo zgjidhje. Një qeverisje që thërret në emër të së drejtës, por që nuk ndërton mekanizma të drejtësisë politike, as përgjegjësi kolektive. Ai do të shihte një shtet ku qytetari, përveç se voton, pak dëgjohet. Ku proceset nuk zhvillohen mbi baza të arsyes, por mbi kalkulime të heshtura për të ruajtur pozita. Dhe do të paralajmëronte se aty ku nuk ka mendje, fuqia zë vendin e saj, dhe fuqia pa drejtësi është veçse mekanizëm i ngurtë dhe vetëshkatërrues. Shteti nuk bien për shkak të mungesës së mjeteve teknike. Ato bien për shkak të mungesës së mendimit. Dhe Kosova sot nuk po vuan nga mungesa e mjeteve ligjore, por nga mungesa e vullnetit për t’i përdorur ato për të mirën e përbashkët. Platoni na mëson se një shtet i drejtë është ai që i mbështet institucionet mbi mendje dhe qytetari, jo mbi mendjemadhësi dhe taktika. Nëse ky është realiteti ynë, atëherë është koha të ndalemi dhe të pyesim: a jemi ende në rrugën e shtetformimit, apo po rrëshqasim drejt një modeli të brendshëm vetëbllokimi institucional?

Në fund, nuk është një gabim teknik që po e mban Kosovën pa kryetar Kuvendi e pa rifunksionalizim institucional. Është një krizë e mendjes politike. Dhe historia na mëson se aty ku mungon mendja, mungon drejtësia. Dhe ku mungon drejtësia, mungon vetë Republika.

Shukri Shabani i brezit të artë të Llapit dhe epokës kur Podujeva ishte kthyer në frikë për liderët e Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës

0

 Nga: Arif Ejupi

Ne që ishim adhurues të flaktë të KF “Llapi” të Podujevës, ish-anëtar i Ligës së Parë Futbollistike të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, shtatori i vitit 1976 sikur na krijoi favore.

Si nxënës të vitit të dytë të gjimnazit “8 Nëntori,” tani ”Aleksandër Xhuvani “ të këtij qyteti, të shtunën apo të dielën pasdite, varësisht kur ekipi ynë i zemrës KF “Llapi” i zhvillonte ndeshjet e stinorit të pranverës dhe vjeshtës, në mënyrë të organizuar dhe të mbikëqyrur nga profesorët tanë Fazli Ali Llugaliu dhe Tefik Xhafer Mehmeti, gjendeshim pranë rrethojave të stadiumit.

Derisa stadiumi nuk posedonte ulëse, gjatë 90 minutave ishim të detyruar të qëndronim në këmbë. Lodhja nuk vinte asnjëherë në shprehje, sepse me lojën e tyre të bukur dhe përplot aksione na kënaqnin pothuajse të gjithë lojtarët e Llapit.

Falë formës së shkëlqyeshme të futbollistëve llapjanë, udhëtimit në Podujevë i druanin pa përjashtime të gjitha skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës. Ato, edhe si vendase, në ballafaqimin me KF “Llapi” shumë rrallë kanë nxjerrë rezultatin e dëshiruar.

Në mbrojtjen e llapjanëve ishin të pakalueshëm Shaban Hajdari, Muhamet Vokrri, Idriz Mehmeti, Islam Visoka, Bajram Zeqiri dhe Nezir Halili (ky i fundit minoritar ashkali).

Kështu që portierit Rade Grujiçiq, që i përkiste komunitetit serb të komunës së Podujevës, shumë pak i binte të intervenonte. Prandaj, edhe nuk mund të japim ndonjë vlerësim rreth cilësive të tij.

Mesfushën e mbante aktive gjatë gjithë kohës Shukri Shabani. Ai dallohej edhe me gjuajtjet e tij precize dhe tejet të forta.

Shpeshherë goditjet e tij të rrëmbyeshme i kanë zënë në gjumë portierët që e mbanin veten të pamposhtur si Kosta Llalliq, ish-portier i KF “Podrimja” të Rahovecit, KF “Kastrioti” (ish-Obiliqi) dhe i KF “Prishtina,” si dhe portierët Adem Hot i Buduqnostit të Pejës dhe Skënder Muhaxhiri i Vëllaznimit të Gjakovës etj.

Shabani veçohej edhe me gjakftohtësinë e tij të paparë, element jo pak i rëndësishëm në lojën e futbollit. Gjatë gjithë karrierës së tij të bujshme ai vetëm dy-tri herë është ndëshkuar me karton të verdhë. Kjo formë vërejtje i është bërë nga arbitër provokatorë që hapur kanë mbajtur anën e palës kundërshtare.

Shukriut, që shumë veta e kishim idhull, Ejup Bekteshi, po ashtu një ish-futbollist i dalluar i KF Llapi, para ndeshjeve i kërkonte shënimin e golave. Ai, ndihej goxha në siklet, por i qiste vetes detyrë angazhimin e dyfishtë në fushë, dhe të shumtën e herëve plotësonte dëshirën e bacës Ejup dhe tonën.

Këtij brezi të artë të KF “Llapi” i takojnë edhe futbollistët Emin Simnica, Islam Ramadan Ajeti, Basri Muçolli, Izeir Mustafa, Emin Ajvazi etj. Në këtë periudhë anëtarë të KF “Llapi” ishin edhe futbollistët serbë si; Pero Petroviq, Bata Markoviq dhe Dragan Todoroviq, prindërit e të cilëve në Podujevë kishin ardhur si kolonë midis Dy Luftërave Botërore.

Shukri Shabani në vitin 1976, pa mëdyshje njëri nga futbollistët më të mirë i Ligës së Parë Krahinore të Kosovës, i nis stërvitjet me Prishtinën. Shtabi teknik i kësaj skuadre e angazhon Shabanin në ndeshjen miqësore kundër Llovçenit të Cetinës.

Ai në këtë takim pati shkëlqyer. Mirëpo, transferimi i tij tek Prishtina dështon, ngase klubi nuk mundi t’i sigurojë vendin e premtuar të punës.

Shabani rikthehet në Llap dhe me lojën e tij brilante e radhit skuadrën e tij në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit. Ai po ashtu radhitet në mesin e golashënuesve më të mirë të Kosovës. Por, preokupim të vazhdueshëm e kishte gjetjen e një vendi të punës.

Në korrik të vitit 1977, derisa me një grup shokësh po lexonim gazetën “Rilindja” të Prishtinës, e cila në shtojcë i kishte edhe faqet e veçanta të sportit, shohim se nga KF “Llapi” përfundimisht do të largohet futbollisti më i mirë, Shukri Shabani.

Përnjëherë të gjithë mbetëm të shtanguar dhe na u prish disponimi. Një vit më herët, për motive të njëjta, ekipin e Llapit e pati lëshuar edhe sulmuesi i spikatur Islam Ramadan Ajeti.

Dëshpërimi ynë ishte i madh, por jo edhe i arsyeshëm. Sikurse Shabani, ashtu edhe Ajeti, kishin kaluar në KF “Rudnik” të Kishnicës, më vonë KF “Minatori” të Hajvalisë, në rang të njëjtë garash me KF Llapin, ngaqë kjo skuadër u kishte ofruar vende pune në Administratën Qendrore të Minierës së Novobërdës, me seli në Prishtinë.

Shabani gjatë vitit 1974 ka lujtur edhe në KF “Vëllazërimi” të Gjakovës, i cili klub me gjithë ngritjet dhe rëniet disa herë ka qenë anëtar i të ashtuquajturës Ligë e Dytë Federative e Futbollit, grupi i Lindjes në ish-Jugosllavi.

Nga e majta në të djathtë:
1. Kujtim Leshi 2. Shukri Shabani 3. Xheladin Bunjaku 4. Hysen Gjoshi 5. Xhafer Haxhishabani ( Marrë nga Arkivi i  gazetës “Rilindja” 12 gusht 1974)

Sikur të tregohej pak respekt ndaj këtij brezi futbollistësh të dalluar, mendojmë që gjendja në futbollin e Republikës së Kosovës do të ishte dukshëm më e mirë dhe më e avancuar.

Secili nga të përmendurit me shumë sukses do të plotësonte mungesën e ekspertëve në klube dhe në vetë Federatën e Futbollit të Republikës së Kosovës.

Çdo riprodhim, shpërndarje, publikim ose shfrytëzim i paautorizuar i këtij materiali, në çfarëdo forme apo mënyre, përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Shkelësit e këtyre të drejtave mund të përballen me masa ligjore përkatëse.

Shtatë shqiptarë e shqiptare, të ardhur nga mërgata, u rikthyen në fenë e të parëve në Kishën Shën Kryqi të Mitrovicës

7
Një Komb , një gjuhë , një gjak !
Shaljanë e Mirditorë – sot u lidhën dorë për dore nën bekimin e besimit të të parëve!
Të dashura shqiptare e shqiptarë, miq e dashamirë të çështjes sonë kombëtare , sot në Kishën Katolike Shqiptare “Shën Kryqi” në Mitrovicë, u kremtua një ngjarje historike, prekëse dhe tejet domethënëse për rrugën tonë shpirtërore dhe identitare. Shtatë shqiptarë e shqiptare, të ardhur nga mërgata – nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra – u pagëzuan në emër të besimit të lashtë të të parëve tanë. Ishin bijë e bij të Shalës së Bajgorës, të Mirditës dhe të trojeve të tjera shqiptare që sot, përmes një akti solemn, shpirtëror e kombëtar, u lidhën fuqishëm me rrënjët tona më të thella historike e shpirtërore.
Ky nuk ishte vetëm një pagëzim fetar, por një deklaratë publike e një ringjalljeje kombëtare: një kthim dinjitoz e i vetëdijshëm drejt identitetit tonë autokton e evropian, drejt asaj trashëgimie që na lidh me Ilirinë, me Arbërinë dhe me themelet shpirtërore të qytetërimit shqiptar në Europë.
Në të njëjtën kohë, nga zyra e Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë, kemi pritur sot mysafirë, mbështetës e veprimtarë nga vise të ndryshme shqiptare që ndajnë të njëjtin ideal: ringritjen shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, rikthimin e nderit tonë të moçëm dhe mbrojtjen e vlerave tona autoktone.
Betejën nuk e kemi filluar për ta humbur – por për ta fituar!
Dhe këtë betejë do ta fitojmë, siç i kemi fituar përballjet më të mëdha të historisë sonë. Sepse shqiptarët janë ata që thyen perandori e pushtues, që nuk u nënshtruan as kur u goditën më rëndë, dhe që sot – në zemër të Evropës – po i thyejnë edhe statistikat e rrejshme e të orkestruara nga qarqet antikombëtare që përpiqen të na përkufizojnë vetëm në bazë të përkatësive fetare orientale.
Ne jemi shqiptarë! Ne jemi evropianë! Dhe do ta tejkalojmë çdo paragjykim – madje edhe vet Vatikanin – me lashtësinë, qëndrueshmërinë dhe vullnetin tonë për t’u rikthyer tek besimi i të parëve tanë, që daton shekuj përpara shumë të tjerëve në këtë kontinent.
Të nderuar shqiptarë ky është një moment për t’u ndalur, për të reflektuar dhe për të bërë një zgjedhje:
A do të vazhdojmë të jetojmë në errësirën e huaj që na është imponuar? Apo do ta ndriçojmë rrugën me dritën e gjakut tonë, të gjuhës, të kombit dhe të besimit të vërtetë shqiptar?
Zoti ynë, bekoje kombin tonë hyjnor!
Bekoi të kthyerit në rrugën e dritës!
Bekoje Shalën, Mirditën, Kosovën dhe gjithë Shqipërinë!
Amen!
Ftoj opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar të reflektojë mbi këtë akt të kthjelltësisë shpirtërore. A është ky kthim i pakthyeshëm fillimi i një zgjimi më të gjerë? Si ju duket ky akt pagëzimi dhe simbolika e bashkimit të Shalës e Mirditës sot në Mitrovicë?

Paratë e pista në tokën e grurit

0
KULLAT E TURPIT DHE MAFIA E BETONIT: LAVATRIÇET E PARAVE TË PISTA NË TOKËN E GRURIT
___
Në çdo cep të tokës sonë më pjellore bujqësore, ku dikur rritej gruri, mbase edhe dinjiteti, sot po ngrihen kullat e betonit – jo si fryt i zhvillimit, por si metastaza të një kanceri urban që ushqehet me gjakun e buxhetit të vjedhur të shtetit.
Kullat që po mbijnë si kërpudhat helmuese pas shiut, nuk janë gjë tjetër veçse monumente të haraçit të paguar nga korrupsioni i djeshëm dhe indiferenca e sotme. Janë aktakuza të heshtura me themele betoni mbi varret e politikës bujqësore, ekonomike e kulturore të vendit.
Nuk është ndonjë ligj i padukshëm i tregut që po ndërton këto përbindësha vertikalë. Është një ligj i pashkruar i mafies së betonit, që është më i fuqishëm se logjika, se statistika, madje edhe se drejtësia. Sepse kur oferta e banesave në treg është më madhe së kërkesa, atëherë logjikisht çmimet duhet të bien dhe jo të rriten.
Por fjala logjikë nuk ekziston në biznesin e pistë mafioz, prandaj nuk kemi të bëjmë me një tregti dhe ekonomi tregu – por me një pastrim parash të pista dhe me një ndotje e helmim të ndërgjegjes kolektive.
Në një vend normal, kur oferta e kalon kërkesën, çmimi bie. Në Kosovë, ndodh e kundërta. Pse? Sepse nuk është blerësi ai që dikton çmimin, por shitësi mafioz që ka nevojë për t’i shpëlarë milionat e vjedhura nga buxheti i viteve të kaluara. Dhe kur paraja e pistë futet në treg, ajo përmbys çdo ligj ekonomik dhe çdo logjikë shoqërore.
Kjo është arsyeja pse çmimet e banesave në Prishtinë janë më të larta se në disa qytete të Evropës Perëndimore. Por këtu nuk blejnë vetëm qytetarët, këtu blejnë më së shumti ata që duhet të jenë në burg. Dhe populli? Populli që nuhat erën e mykut të mafies në çdo mur të suvatuar, sërish blen. Sërish nënshkruan për kredi që nuk do të mund t’i kthejë kurrë, vetëm që të ndiejë se është pjesë e një parajse të rreme që po ndërtohet mbi djersën e vet.
Në asnjë vend të Evropës nuk ndërtohet kullat me këtë hov në një treg me paga mesatare nën 500 euro. Dhe në asnjë vend të qytetëruar nuk hesht as pushteti as opozita përballë kësaj katastrofe që ka fytyrën e zhvillimit dhe aromën e mafies.
Jemi në epokën globale ku paratë po e humbasin vlerën më shpejt se idealet. Dhe në një të ardhme jo shumë të largët, mund të vijë dita kur ta kuptojmë – por shumë vonë – se nuk mund ta hamë as betonin, as mermerin, as xhamin e këtyre kullave. Dhe se toka që u betonua nuk kthehet më në grurë.
Në fund, pyetja e vetme e ndershme është kjo: sa është çmimi i fëmijëve tanë? Sepse kjo është ajo që po shitet. Jo banesat. Jo tokat. Por siguria jetësore e fëmijëve tanë.
Në Kosovën e pas luftës, çdo vit janë betonuar qindra hektarë të tokës më pjellore bujqësore – për t’u kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista.
Qindra ndërtesa shumëkatëshe janë ngritur pa plan urban, pa nevojë tregu dhe pa kontroll shtetëror të mirëfilltë. Ato janë ndërtuar jo për të strehuar, por për të fshehur. Jo për të jetuar, por për të shpëlarë.
1. Ndërtimi që nuk ka lidhje me kërkesën reale
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë periudhës 2015-2023 janë ndërtuar mbi 72 mijë njësi banimi të reja, ndërkohë që popullsia rezidente është në rënie. Vetëm nga viti 2011 deri më 2021, Kosova ka humbur mbi 140 mijë banorë përmes emigrimit të përhershëm ose përkohshëm. Kjo përbën më shumë se 7% të popullsisë.
Por si është e mundur që ndërtohet më shumë ndërkohë që ka më pak njerëz?
Kjo është një anomali ekonomike që nuk shpjegohet me ligjin e kërkesës dhe ofertës, por vetëm me fenomenin e pastrimit të parave. Këto ndërtime po financohen nga grupe që kërkojnë të kthejnë paratë e vjedhura nga tenderët publikë në “pronë të ligjshme”.
2. Çmimet që nuk përputhen me realitetin
Sot në Prishtinë, çmimi mesatar për një metër katror banimi në lagjet “luksoze” varion nga 1,300 deri në 2,200 euro/m², ndërkohë që paga mesatare neto mujore është nën 500 euro. Në disa zona të qytetit, çmimi i një apartamenti prej 70 m² arrin në 140,000 euro, çmim më i lartë se në qytete si Valencia, Thessaloniki apo Palermo.
Por këto banesa nuk janë ndërtuar për punëtorët, mësuesit, infermierët apo qytetarët e ndershëm. Ato janë ndërtuar për një klasë të re klienteliste që nuk punon, por kontrakton. Që nuk kursen, por vjedh.
3. Tokat bujqësore po zhduken në heshtje
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, çdo vit 1,000 deri në 1,500 hektarë tokë bujqësore humbasin funksionin e tyre përmes betonimit. Në vitin 2000, Kosova kishte mbi 580,000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër kishte rënë në më pak se 450,000 hektarë, një rënie dramatike prej mbi 22%.
Kjo do të thotë që në një krizë globale ushqimore – e cila është shumë më afër se ç’mendojmë – Kosova do të jetë një prej vendeve më të ekspozuara, sepse nuk do të mund të mbijetojë pa import.
4. Institucionet dhe drejtësia – të verbëra dhe të heshtura
Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Task Forcat e Prokurorisë ende nuk kanë hetuar asnjë rast madhor për origjinën e financimeve në ndërtim. Asnjë kompani ndërtimi nuk është ndëshkuar për pastrim parash, edhe pse shumë prej tyre janë të lidhura me ish-ministra, deputetë dhe eksponentë të krimit të organizuar.
Sipas një raporti të UNODC (Zyra e OKB-së për Drogë dhe Krim), ndërtimi është sektori më i përdorur për pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor. Por në Kosovë, edhe pas dhjetëra raporteve nga Transparency International, askush nuk është ndjekur penalisht për këtë.
5. Pastrimi i parave dhe ndikimi kulturor
Ky model i zhvillimit – që në fakt është model i kalbëzimit social – po prodhon edhe një ndryshim kulturor. Rinia nuk aspiron më arsimim, mjeshtëri apo shpikje. Aspiron të bëhet “zhvillues”, “investitor”, “ndërtues”, pra të ndërtojë kulla mbi gjakun e popullit.
Kjo është kultura e pasurimit të shpejtë me çmimin e shkatërrimit të tokës, të së vërtetës, dhe të ndershmërisë.
KONKLUZION: KULLAT E BETONIT NUK NGRENË SHTET, POR E VARROSIN ATË
Ta ndërtosh një shtet do të thotë ta zhvillosh arsimin, shkencën, bujqësinè, kulturen, shëndetësinë, drejtësinë dhe punën e ndershme. Por ajo që po ndërtohet sot e bënë Kosovë një republikë që ka fasadën e tullave të vjedhura, të betonit mafioz dhe të çmimeve të pamundura për qytetarin. Në një vend ku toka nuk shihet më si burim jete, por si shans për pasurim të shpejtë, nuk ka të ardhme – ka vetëm krizë të shtyrë.
Dhe kur të vijë momenti që buka të mungojë, betoni nuk do të na ushqejë. Por do të na rrëzohet mbi kokë, si monument i një populli që heshti kur duhet të fliste.

Diplomacia e mutantëve gjenetik në kohën e mashtrimit

0
___
VETËFUTËSI DHE VETËQIRËSI: DIPLOMACIA E MUTANTËVE GJENETIK NË KOHËN E MASHTRIMIT
___
(në shqip, serbisht dhe gjermanisht)
Në politikën lokale dhe globale, ekzistojnë shumë mutacione biopolitike siç janë Vetëfutës Kotinski dhe Vetëqirës Jebinski.
T’i përshkruash këto krijesa hibride serbo-ruse në shqip është njësoj si të përpiqesh t’i shpjegosh një vibratori se çfarë është dashuria platonike.
Vetëfutës Kotinski, i quajtur ndryshe si “kaktusi i Putinit pa fotosintezë”, është një qenie politike që ushqehet me mutin e të tjerëve. Jeton nga iluzionet, urinon teori konspirative dhe dhjen patriotizëm me bateri. Kur e sheh në televizor, truri ta ndez automatikisht antivirusin.
Vetëqirës Jebinski, përkundrazi, është versioni diplomatik i një maceje endacake që q*het me të gjithë maçorët e ambasadave duke e mohuar realitetin dhe duke u veshur me kostume neutraliteti, ndërkohë që lëpin çizmet e atij që ka më shumë naftë, gaz apo mut me stemë shtetërore.
Këto dy krijesa kameleonike – Vetëfutësi dhe Vetëqirësi – e shohin Ballkanin si një çmendinë ku të gjithë janë të sëmurë përveç tyre.
Sepse ata vetveten e shohin si psikoterapistë me diploma të falsifikuara nga Novosibirski për “menaxhimin e çmendurisë kolektive”.
Ata flasin për paqe, ndërsa ndajnë bomba si çokollata për Halloween. Qajnë për dialog, por e shuajn zjarrin me benzinë dhe pështyjnë qyrra mbi popujt që nuk duan më të puthin çizmet e tyre.
Në këtë vend, ku edhe ajri ka nevojë të marrë leje për frymëmarrje të lirshme, politikanët tanë mutantë – të larë në kazanët e korrupsionit post-jugosllav – kanë gjetur tek Vetëfutësi dhe Vetëqirësi aleatët e përsosur për operacione të errëta që fillojnë me mashtrime dhe përfundojnë me dekorata në konferenca ndërkombëtare për “paqen”.
Politikani ynë tipik – i lindur në një zyrë partie dhe i ushqyer me qumështin e oligarkisë ballkanike – e përdor Vetëfutësin si burim “inspirimi” sa herë që i duhet të shpërqendrojë popullin. Në vend të ujit, ai pi deklaratat e Kotinskit duke i përtypur si kokoshka dhe duke i nxjerrë në konferenca për shtyp si “qëndrim strategjik shtetëror”.
Nga ana tjetër Vetëqirës Jebinski është një gazetar mutant – që duket më shumë si zëdhënës i një kompanie me emrin “Mashtrimi & Bashkëpunëtorët Sh.p.k.”.
E përdor këtë emër shpërqendrues për të krijuar “balancë” në studiot televizive, teksa ia japin mikrofonin pêr të deshmuar se është orakëll i saktë si ora zvicerane, duke e pyetur publikun idotik :
“A nuk është e arsyeshme që Serbia të mos kërkojë falje, por të ndërtojë paqen mbi varre që askush nuk i gjen?”
Në ekranet e mëdha që ndizen vetëm për ta fikur të vërtetën, analistët me qira e recitojnë Jebinskin me të njëjtin ton siç lexojnë menynë e një restoranti luksoz:
“Na ka ardhur nga Moska një mendim i thellë që e zbut Ballkanin për të gjithë… përveç shqiptarëve.”
Ndërkohë në prapaskenë, ata politikanë të errët, me pasaportë diplomatike në xhep dhe mallkimin e tradhtisë në buzë, nënshkruajnë marrëveshje që vetëm një kirurg shpirti do t’i quante “neutralitet”, dhe vetëm një qen besnik do t’i quante “kompromis”.
Sepse për ta, Vetëfutësi është ekspert për çështjet gjeopolitike, ndërsa Vetëqirësi është ambasadori i paqes – me njërën dorë në xhepin e Kremlinit dhe me dorën tjetër në zorrën e trashë të diplomacisë evropiane.
Në fund të fundit, në këtë cirk grotesk ku akrobatët bien por klounët mbeten në pushtet, Vetëfutësi dhe Vetëqirësi nuk janë më thjesht hibridë serbo-rus.
Ata janë marka të regjistruara në trurin e politikanëve tanë pa tru dhe në gojët e gazetarëve që e kanë kthyer tradhtinë në zë përmes “analizës objektive”.
Kush guxon t’i kundërshtojë, e shpallin “populist”, “i paditur”, “i vonuar” ose më keq – “idealist”.
Sepse në këtë botë të përmbysur, vetëm idealizmi është mëkat.
Të tjerat – qirja, futja, mashtrimi, shitja, larja dhe rilyerja – janë pjesë e diplomacisë moderne që më së miri përshkruhet me një fjali:
“Pa të vërtetën, jemi më të sigurt.”
***
U lokalnoj i globalnoj politici postoje mnoge biološko-političke mutacije, poput Samoubacivača Kotinskog i Samojebača Jebinskog.
Opisati ova srpsko-ruska hibridna stvorenja na albanskom jeziku je isto kao pokušavati objasniti vibratoru šta je platonska ljubav.
Samoubacivač Kotinski, poznat i kao „Putinov kaktus bez fotosinteze“, je političko biće koje se hrani govnima drugih. Živi od iluzija, urinira teorije zavere i sere patriotizam na baterije. Kad ga vidiš na televiziji, mozak ti automatski pokrene antivirus.
Samojebač Jebinski, s druge strane, jeste diplomatska verzija lutalice mačke koja se jebe sa svim mačorima iz ambasada, poriče realnost i oblači odela neutralnosti dok liže čizme onog ko ima više nafte, gasa ili govna sa službenim pečatom.
Ova dva kameleonska stvora – Samoubacivač i Samojebač – posmatraju Balkan kao ludnicu gde su svi pacijenti, osim njih.
Jer oni sebe vide kao psihoterapeute sa falsifikovanim diplomama iz Novosibirska za „upravljanje kolektivnim ludilom“.
Govore o miru, dok dele bombe kao čokolade za Noć veštica. Plaču za dijalogom, ali gase vatru benzinom i pljuju šlajm po narodima koji više ne žele da im ljube čizme.
U ovoj zemlji, gde čak i vazduh ima dozvolu da ne diše slobodno, naši mutirani političari – bića oprana u kazanima post-jugoslovenske korupcije – pronašli su u Samoubacivaču i Samojebaču idealne saveznike za mračne operacije koje počinju lažima, a završavaju se medaljama na međunarodnim konferencijama za „mir“.
Naš tipični političar – rođen u stranačkoj kancelariji i odgajan mlekom balkanske oligarhije – koristi Kotinskog kao izvor „inspiracije“ kad treba da skrene pažnju naroda. Umesto vode, on pije Kotinske izjave. Žvaće ih kao kokice, a potom ih izbacuje na pres konferencijama kao „strateški državni stav“.
Kad je reč o Jebinskom, hibridni novinar – koji više liči na portparola firme „Prevara & Saradnici D.O.O.“ – koristi ga za stvaranje „balansa“ u televizijskim studijima. Daje mu mikrofon kao da je proročica, a narod gleda u oči i pita:
„Zar nije razumno da Srbija ne traži oproštaj, već da gradi mir nad grobnicama koje niko ne nalazi?“
Na plazma ekranima koji se pale samo da ugase istinu, iznajmljeni analitičari recituju Jebinskog istim tonom kojim čitaju meni skupog restorana:
„Stigla nam je iz Moskve jedna duboka misao, koja čini Balkan mekšim za sve… osim za Albance.“
U međuvremenu, u pozadini, ti političari iz senke, sa diplomatskim pasošem u džepu i kletvom izdaje na usnama, potpisuju sporazume koje bi samo hirurg duše nazvao „neutralnošću“, a samo veran pas „kompromisom“.
Jer za njih, Samoubacivač je ekspert za geopolitička pitanja, a Samojebač je ambasador mira – s jednom rukom u džepu Kremlja, a drugom u debelom crevu evropske diplomatije.
Na kraju krajeva, u ovom grotesknom cirkusu gde akrobate padaju, a klovnovi ostaju na vlasti, Samoubacivač i Samojebač više nisu samo srpsko-ruski hibridi. Oni su registrovani brendovi u umovima naših besmislenih političara i u ustima novinara koji su naučili da izdaji daju glas kroz „objektivnu analizu“.
Ako neko sme da im se suprotstavi, proglase ga „populistom“, „nepismenim“, „zakašnjelim“ ili još gore – „idealistom“.
Jer u ovom izvrnutom svetu, samo je idealizam greh. Sve ostalo – jebanje, ubacivanje, laganje, prodavanje, pranje i ponovno farbanje – deo je savremene diplomatije koju najbolje opisuje rečenica:
„Bez istine smo bezbedniji.“
***
In der lokalen und globalen Politik gibt es zahlreiche bio-politische Mutationen – wie zum Beispiel Selbsteinfüger Kotinski und Selbstficker Jebinski.
Diese serbisch-russischen Hybridwesen auf Albanisch zu beschreiben, ist wie einem Vibrator die platonische Liebe zu erklären.
Selbsteinfüger Kotinski, auch bekannt als „Putins Kaktus ohne Photosynthese“, ist ein politisches Wesen, das sich vom Kot anderer ernährt. Es lebt von Illusionen, uriniert Verschwörungstheorien und scheißt aufladbaren Patriotismus. Wenn man ihn im Fernsehen sieht, aktiviert das Gehirn automatisch den Antivirus.
Selbstficker Jebinski hingegen ist die diplomatische Version einer streunenden Katze, die sich mit allen Botschaftskatern paart, die Realität leugnet und sich in Neutralitätsanzüge hüllt, während sie die Stiefel desjenigen leckt, der mehr Öl, Gas oder amtlich versiegelten Mist besitzt.
Diese zwei Chamäleon-Wesen – der Selbsteinfüger und der Selbstficker – sehen den Balkan als eine Irrenanstalt, in der alle Patienten sind, nur sie nicht.
Denn sie betrachten sich selbst als Psychotherapeuten mit gefälschten Diplomen aus Nowosibirsk im Fach „Management kollektiver Verrücktheit“.
Sie reden vom Frieden, während sie Bomben wie Halloween-Bonbons verteilen. Sie weinen für den Dialog, aber löschen das Feuer mit Benzin und spucken Schleim auf Völker, die einfach keine Stiefel mehr küssen wollen.
In einem Land, in dem selbst die Luft eine Genehmigung braucht, um frei zu atmen, haben unsere mutierten Politiker – Wesen, gebadet in den Kesseln postjugoslawischer Korruption – in Kotinski und Jebinski ideale Partner für dunkle Operationen gefunden, die mit Lügen beginnen und mit Orden auf internationalen „Friedenskonferenzen“ enden.
Unser typischer Politiker – geboren in einem Parteibüro und aufgezogen mit der Milch der Balkan-Oligarchie – nutzt Kotinski als „Inspiration“, wenn er das Volk ablenken muss. Anstelle von Wasser trinkt er Kotinskis Erklärungen, kaut sie wie Popcorn und spuckt sie auf Pressekonferenzen als „strategische Staatsposition“ wieder aus.
Wenn es um Jebinski geht, setzt der hybride Journalist – der eher wie ein Sprecher der Firma „Betrug & Komplizen GmbH“ wirkt – ihn ein, um „Balance“ in TV-Studios zu schaffen. Er reicht Jebinski das Mikrofon wie einem Orakel und fragt das Volk:
„Ist es nicht vernünftig, dass Serbien keine Entschuldigung verlangt, sondern Frieden über Gräbern baut, die niemand findet?“
Auf Plasma-Bildschirmen, die sich nur einschalten, um die Wahrheit auszuschalten, rezitieren mietbare Analysten Jebinski mit dem gleichen Tonfall, mit dem man die Speisekarte eines Luxusrestaurants vorliest:
„Aus Moskau ist ein tiefer Gedanke eingetroffen, der den Balkan sanfter macht – für alle, außer für die Albaner.“
Währenddessen unterschreiben im Hintergrund jene Schattenpolitiker mit Diplomatenpässen in der Tasche und dem Fluch des Verrats auf den Lippen Abkommen, die nur ein Seelenchirurg als „Neutralität“ und nur ein treuer Hund als „Kompromiss“ bezeichnen würde.
Denn für sie ist Kotinski der geopolitische Experte und Jebinski der Friedensbotschafter – mit einer Hand in der Tasche des Kremls und der anderen tief im Dickdarm der europäischen Diplomatie.
Am Ende, in diesem grotesken Zirkus, in dem die Akrobaten stürzen und die Clowns an der Macht bleiben, sind Kotinski und Jebinski nicht mehr bloß serbisch-russische Hybride. Sie sind registrierte Marken in den Köpfen unserer hirnlosen Politiker und in den Mündern jener Journalisten, die gelernt haben, dem Verrat durch „objektive Analyse“ eine Stimme zu verleihen.
Wer es wagt, sich ihnen zu widersetzen, wird als „Populist“, „Unwissender“, „Zurückgebliebener“ oder – schlimmer noch – als „Idealist“ abgestempelt.
Denn in dieser verkehrten Welt ist Idealismus die einzige Sünde. Der Rest – das Ficken, Einführen, Lügen, Verkaufen, Waschen und Neubemalen – gehört zu einer modernen Diplomatie, die sich am besten mit dem Satz beschreiben lässt:
„Ohne Wahrheit sind wir sicherer.“

Intervistë për “filipikat” e Demostenit me chatGTP

0
INTERVISTË me chatGTP – për “filipikat” e Demostenit.
Pasi postova një shtjellim telegrafik, të titulluar “Demosteni, “filipikat” e tij dhe makedonasit”, e luta njërin që është familjarizua me chatGTP të ia dërgon ca pyetje, sepse dëshiroja të di çfarë shtjellimi do të prezanton Inteligjenca Artificiale (IA). Intervista që bërë në gjermanisht, me mendim se IA është më e avancuar në gjuhë gjermane. Në vazhdim po e sjell këtë intervistë, por tashmë të shqipëruar.
PYETJE: Demosteni dhe Filipikat e tij?
PËRGJIGJE: Filipiket e Demostenit janë një seri fjalimesh që oratori i famshëm athinas mbajti kundër mbretit maqedonas Filip II. Qëllimi i tyre ishte të paralajmëronin athinasit dhe t’i nxisnin ata në rezistencë kundër forcimit të pushtetit të Filipit.
Përmbledhja e katër Filipikeve në gjuhën gjermane:
Filipika e parë (351 p.e.s.)
Demosteni paralajmëron Athinën për rrezikun në rritje nga Filipi II.
Ai kritikon indiferencën dhe plogështinë politike të athinasve.
Kërkon masa ushtarake dhe reforma në drejtimin e ushtrisë.
Filipika e dytë (344 p.e.s.)
Edhe më e ashpër se fjala e parë.
Denoncon Filipin si një njeri të pangopur për pushtet, që nënshtron Greqinë me dinakëri dhe dhunë.
Thërret sërish për veprim të bashkuar kundër Filipit.
Filipika e tretë (341 p.e.s.)
Kjo konsiderohet si fjala më e zjarrtë dhe më e famshme e Demostenit.
U bën thirrje athinasve të mos qëndrojnë pasivë përballë rrezikut të shkatërrimit.
Përfundoi me mobilizimin e Athinës kundër Filipit dhe shënoi kulmin e karrierës politike të Demostenit.
Filipika e katërt (340 p.e.s.)
Autenticiteti i saj është pjesërisht i diskutueshëm.
Fjalimi shpreh shqetësim për ndikimin gjithnjë e më të madh të Filipit dhe për pafuqinë e qyteteve shtete greke.
Demosteni kërkon edhe një herë vendosmëri për të luftuar kërcënimin maqedonas.
Teksti në gjermanisht ose përkthimi
Një përkthim i plotë në gjermanisht i Filipikeve gjendet, për shembull, tek:
“Demostenes: Reden gegen Philipp”, përkthyer dhe komentuar nga Gustav Adolf Lehmann.
Ose në serinë “Bibliothek der Antike” apo në “Reclam Universal-Bibliothek”.
Nëse dëshironi, mund t’ju sjell një fragment të caktuar ose një fjalim të tërë në përkthim gjermanisht. Mjafton të më thoni cilin dëshironi!
PYETJE: A ka qëndrime antimaqedonase në Filipiket e Demostenit?
PËRGJIGJE: Po, Filipiket e Demostenit përmbajnë qëndrime të theksuara antimaqedonase si në përmbajtje ashtu edhe në stilin retorik. Në fjalimet e tij, veçanërisht kundër Filipit II të Maqedonisë, Demosteni përshkruan maqedonasit si:
Barbarë dhe inferiorë kulturalisht ndaj grekëve.
Tiranikë dhe si një kërcënim për lirinë e poleis greke.
Dinakë dhe agresivë, sepse Filipi zgjeronte pushtetin me mashtrime, intriga dhe dhunë ushtarake.
Një rrezik për autonominë e Athinës dhe qyteteve të tjera greke, pasi Filipi minonte sistematikisht pavarësinë e Greqisë.
Demosteni kërkonte me ngulm unitetin e grekëve kundër zgjerimit maqedonas. Ai kërkonte rezistencë ushtarake dhe kritikonte pasivitetin dhe përçarjen politike në Athinë.
Qëndrimi i tij antimaqedonas nuk ishte vetëm politik, por edhe kulturor: ai e përshkruante Maqedoninë si të huaj dhe jo-greke, megjithëse maqedonasit vetë pretendonin prejardhje greke.
Përmbledhje:
Filipiket janë një dëshmi e qartë e propagandës antimaqedonase që synonte të mobilizonte Athinën dhe Greqinë për të mbrojtur lirinë kundër Filipit II.
PYETJE: Kur jetonte Demosteni, në Athinë nuk njihej terma “Grek”, “Greqi”, “greke” dhe çfarë përkatësie etnike ndjente Demosteni?
PËRGJIGJE: Në kohën e Demostenit (shekulli IV p.e.s.), termi modern “Grek” (“Hellēn” si një përkufizim etnik për të gjithë grekët në kuptimin e sotëm) nuk njihej ende në kuptimin politik dhe kombëtar që ka sot. Njerëzit në antikitetin klasik identifikoheshin kryesisht me qytetin-shtet (polis) të tyre: si athinas, spartiat, thebanë, etj.
Përkatësia etnike e Demostenit:
Demosteni identifikohej në radhë të parë si athinas. Përkatësia e tij etnike dhe kulturore ishte e lidhur me Athinën – me polisin, ligjet, të drejtat e qytetarit dhe traditat.
Termi “Hellēn” në kohën e Demostenit:
Termi “Hellēn” përdorej në kohën klasike, por më shumë në një kuptim kulturor ose mitologjik – për njerëzit që flisnin greqisht, që merrnin pjesë në festivalet panhelenike (si Lojërat Olimpike) dhe që adhuronin perënditë e Olimpit.
Në fjalimet e Demostenit, “Hellēn” shfaqet ndonjëherë si dallim nga “barbarët” (jo-grekët), por jo si një identitet kombëtar patriotik – më shumë si ndarje kulturore-civilizuese.
Përfundim:
Demosteni ndjehej etnikisht dhe politikisht si athinas dhe kulturalisht si helen. Ndërgjegje kombëtare e bashkuar “greke” në kuptimin modern nuk ekzistonte. Identiteti i tij ishte i formësuar nga qyteti i tij (Athina) dhe kultura helene.
Nëse dëshironi edhe përkthimin e pjesës së fundit për termat “Grek”, “Greqi”, “greke” si konsensus në histori, mund ta përkthej edhe atë.
PYETJE: Kur u bënë termat “grek”, “grek” dhe “grek” një konsensus i përhapur?
PËRGJIGJE: Termat “grek” (greqisht: Έλληνας / Helēnas) dhe “Greqi” (Hellas) nuk janë përdorur gjithmonë në mënyrë konsistente. Zhvillimi i një konsensusi të gjerë ndodhi gjatë shumë shekujve:
Në Antikitet (Periudha Klasike, shekujt V-IV para Krishtit), banorët e qyteteve-shteteve të ndryshme si Athina, Sparta dhe Korinti e quanin veten kryesisht sipas përkatësisë së tyre në polis (p.sh., athinas, spartanë).
Në të njëjtën kohë, megjithatë, ekzistonte edhe termi mbizotërues “helenë” (Έλληνες), veçanërisht në kontrast me “barbarët” (jo-grekët). Ky term i referohej një gjuhe, kulture, feje dhe mitologjie të përbashkët – por jo një ndjenje uniteti politik.
Gjatë helenizmit (nga shekulli i 4 para Krishtit, pas Aleksandrit të Madh), gjuha dhe kultura greke u përhapën në të gjithë Mesdheun lindor. Vetë “helenizmi” i referohet këtij zgjerimi. Termi “helen” u përcaktua kulturorisht, jo më vetëm etnikisht.
Gjatë Periudhës Perandorake Romake, vetë-emërtimi “helen” mbeti, por përkatësia me Perandorinë Romake zuri vend qendror. Më vonë, “helen” u përdor madje si sinonim i “pagan”, pasi dominoi Krishterimi.
Në Perandorinë Bizantine, grekët e quanin veten Rhomaioi (“Romakë”) për të theksuar lidhjen e tyre me Perandorinë Romake. Termi “Helen” konsiderohej një term për paganët.
Me Epokën Moderne të Nacionalizmit (Shekulli 18-19), me zgjimin e vetëdijes kombëtare greke në prag të Luftës greke për pavarësi (1821), “Helen” fitoi përsëri një konotacion pozitiv, të lidhur me trashëgiminë e lashtë. “Grek” ose “grek” u përdor më pas vazhdimisht në një kuptim kombëtar dhe kulturor.
Përfundim
Një konsensus i gjerë dhe i qëndrueshëm mbi termin “grek” ose “Greqi” si një identitet kombëtar, etnik dhe kulturor u vendos vetëm në shekullin e 19-të me themelimin e shtetit modern grek. Përpara kësaj, vetëperceptimi varej nga konteksti (polis, fe, perandori).

“Zefi i Vogël” apo Zef Kolë Ndoka dhe lufta e tij ndaj dy pushtuesve, atij turk dhe serb

Mr.sc.Nue Oroshi, historian

Zef Kolë Ndoka (Zefi i Vogël) gjatë viteve 1911-1924 luftoj 13 vite  kundër dy pushtuesve turq dhe serb

Zef Kolë Ndoka  apo siç  njihet në popullin shqiptar- Zefi i Vogël është shqiptari atdhetarë dhe heroi i kombit shqiptarë i cili në luftën për bërjen e shtetit shqiptarë e krijimin e Shqipërisë Etnike luftoi  përplot 13 vite dhe asnjëherë nuk e lëshoj pushkën nga dora. Ai në vend të jetës në robëri zgjodhi luftën për lirinë e Shqipërisë Etnike.E këtë luftë nuk e bëri vetëm në vendlindjën e tij në Gjakovë. Nuk e bëri as në vendlindjën e babës Kolë që ishte Shëngjini i Mirditës por këtë luftë e bëri edhe në Gjakovë,edhe në Mirditë edhe në Shkodër,në Shkup,  në Vlorë  në Dukagjin luftonte Zefi i Vogël si shqiponja në mal e në kodër.Zefi i Vogël ësht ndër të rrallët shqiptarë atdhetarë i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk e kishte bërë asnjë marrëveshje as me turqit dhe as me serbët. Zefin e Vogël nuk e kishte mashtruar asnjëherë joshja apo parët e turkut dhe parët e kralit por ai ia la familjes,Mirditës e mbarë Shqipërisë Etnike heroizmin,pastërtinë kombëtare dhe trimërinë. Zefi i Vogël ishte luftëtari i cili i pari arriti të çliroj Shkupin se bashku me Pjeter Çelin,Bajram Daklanin dhe Mehmet Shpendin. Ata hynë në Shkup dhe e ngritën flamurin shqiptarë në qendrën e vilajetit të Kosovës në Shkup.Por fati i zi, dredhitë dhe masakrat e fqinjëve tanë dhe dobësimi i një pjese të shqiptarëve tanë që u shitën për parët e kralit dhe të turkut bëri të vetën që të dorëzohet qyteti i Shkupit dhe të ndryshonin rrethanat politike dhe ushtarake në trojet shqiptare.Përkundër një fakti të tillë Zefi i Vogël nuk u dorëzua, ai nuk e lëshoj pushkën nga dora por me 500 luftëtarë të Çetës se Fandit, luftonte kundër pushtusve të rinj serbë e malazezë. Zef Kolë Ndoka (Zefi i Vogël) ka qenë biri i Kolë Ndokës nga Shëngjini i Fanit. Familja e tij ishte shpërngulur e vendosur në fshatin Moglicë të Gjakovës për arsye ekonomike. Aty edhe lindi Zefi i Vogël në vitin 1883.Zefi i Vogël ka qenë vet i dyti vëlla.Vëllau i tij ishte Prengë Kolë Ndoka një luftëtarë i shquar i Shqipërisë Etnike dhe krahu i djathtë i Zefit të Vogël. Prenga  ka pasur 3 djem dhe 3 vajza. Djemtë e Prengës  janë: Zefi i cili ka jetuar në Fanë dhe që ju është përtri emri i Zefit të  Vogël nga vëllai Prenga , i dyti është gjallë Pali dhe i treti Ndoi, ka vdekur.Prenga ka  edhe 3 vajza: Terezja e martuar në Caparc të Prizrenit ka vdekur,Nusha e martuar në Spaq dhe Maria po ashtu e martuar në Spaq që nuk jeton më.Ata që kanë marrë pjesë në vrasjën e Zefit unë e di që janë nga Hasi i Gjakovës dhe gjakun e ka marrë i vëllai Prenga bashkë me bashkëluftëtarin Tunë Nikollën, tek një urë e vjetër në Gjakovë. (1) Ishte rrëfimi i familjarit të Zefit të Vogël Petrit Tomës për disa të dhëna të hershme për familjën e Zefit të Vogël. Heroi Zef Kolë Ndoka është dekoruar me Urdhërin “Për veprimtari patriotike”. Është dekoruar nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, me “Urdhërin e Lirisë së klasit I-rë” dhe nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, me “Medaljën e Artë të Shqiponjës”.Por fatkeqësisht Kosova, vendlindja e tij Gjakova, si dhe vendlindja e babës se tij Kolës- Shëngjini dhe Mirdita në përgjithësi nuk e bën asnjë hapë për kujtimin e këtij komandanti legjendar që në Gjakovë dhe në Shëngjin ti ngrisin nga një monument në shenjë falënderimi për luftën e Zef Kolë Ndokës për Pavarësinë e Shtetit Shqiptarë dhe përpjekjet dhe luftën e tij heroike për bashkimin e Shqipërisë Etnike. Por asnjëherë nuk është vonë që Gjakova dhe Shën Gjini ta merr një iniciativë për vëndosjen në vendin e duhur të këtij heroi të papërkulur të Shqipërisë Etnike.

Veprimtaria luftarake e Zef Kolë Ndokës – Zefit të vogël  1911-1924

Për luftën e Zefit të Vogël është shkruar shumë pak. Madje vetëm aty- këtu ndonjë autor e ka përmendur me ndonjë shkrim të shkurtë, por në kohët e fundit historianët e vijës kombëtare kanë filluar që të botojnë shkrime me fakte shkencore për veprimtarinë e Zef Kolë Ndokës. Një studim me vlerë sidomos për luftën e Zefit të Vogël në prag të Pavarsisë e ka shkruar edhe studiuesi dr.Lush Culaj me titull: “Zefi i Vogël në kryengritjen e vitit 1912“ ku nder të tjera shkruan:“Ndonëse në moshë të re, Zefi i Vogël arriti të kuptonte nevojën e bashkimit të forcave kryengritëse kundër pushtuesit turk, se pa një bashkim të tillë nuk mund të arrihej fitorja e dëshiruar dhe për ta ngulitur këtë mendim e bindje ai punoi me shumë përkushtim. “ Për çështjen e bashkimit kombëtar ai punoi në të dyja anët, si në Kosovë, ashtu dhe me atdhetarët e vendlindjes së tij.Në zbatim të këtyre ideve, Zefi i Vogël ishte ndër luftëtarët që më 1912 kërkuan krijimin e një komiteti të përgjithshëm për drejtimin e gjithë veprimeve luftarake kundër pushtuesve turq dhe ishte njëri ndër nënshkruesit e parë të këtij akti. Çeta e Zefit të Vogël përbëhej kryesisht nga fandës me banim në Gjakovë e rrethinë, të gjithë besnikë të prijësit të tyre. Zefi i Vogël u lidh me miqësi e bashkëpunim të ngushtë me Bajram Currin, Bajram Daklanin, Bajram Nimanin, Sali Nivicën, Niman Ferizin, Asllan Currin, Mehmet Zajmin, Mark Nikollë Çetën, Prengë Tuc Dodën etj. Bashkëluftëtarë të tij të dalluar ishin edhe luftëtarët e tjerë të shquar për lirinë e Kosovës: Zef Gjidoda dhe Pjetër Çeli.(2).Të dhëna shumë të rëndësishme për veprimtarin e Zefit të Vogël na jep edhe studiuesi Dom Lush Sopi,ku në librin: Famullia e Zllakuqanit-Me rastin e 100 vjetorit te formimit Zllakuqan 1997 në faqe 51 ku bëhet fjalë për Çetën e Fandit  prej 400 luftëtarve ai përmend përveç udhëheqësve të saj Pjetër Çelit apo (Çeli i Lukës) Zef Gjidodës dhe Pjetër Gjidodës shkruan se  morën pjesë në këtë qetë  edhe Mark Kolë Kqira nga Zllakuqani, Zef Mark Laska nga Zllakuqani, Mark Palush Palina nga Zllakuqani, Mark Ndue Përlaska nga Zllakuqani, Tunë Skeli nga Krusheva e Vogël, Ndrecë Lleshi nga Jagoda, Bardhec Shllaku nga Paskalica, Musë Laci nga Dobërdoli, Bardhec Doda nga Dobërdoli, Canë Laci nga Dobërdoli, Mark Buzhala nga Qabiqi, Tom Pren Kola nga Budisalci, Llesh Ndreca nga Jagoda, Gjokë D. Gjini nga Jagoda, Dedë Përlleshi nga Jagoda, Mark Përlleshi nga Jagoda, Dedë Grabanica nga Shtupeli, Llesh Grabanica nga Shtupeli. (3) Për të siguruar udhëtimin e mëtejshëm të Komisionit për në Prizren, më 10 mars, skuadra zbulimit, e cila e shoqëronte ministrin e Stambollit, shkoi për të spastruar rrugën, e cila ishte bllokuar nga kryengritësit. Ndonëse forcave përcjellëse të komisionit u shkoi në ndihmë ushtria e garnizonit të Gjakovës, ajo u sulmua nga dy çeta të mëdha shqiptare, që drejtoheshin nga Mahmut Zajmi, Zefi i Vogël dhe Bajram Daklani. Beteja që u zhvillua afër fshatit Bishtazhin ishte shumë e rreptë dhe zgjati katër orë. Ushtria turke përdori edhe topat dhe pushkëmitralozat. Megjithatë, ajo pësoi humbje të madhe duke lënë në fushën e luftës 40 luftëtarë të vrarë dhe 20 të plagosur. Trimëria e Zefit të Vogël dhe bashkëluftëtarëve spikati në këtë betejë.Ekspeditat ushtarake që qarkullonin në viset shqiptare përherë lëviznin me drojë nga çeta e Zefit të Vogël dhe çetat e tjera çlirimtare që vepronin në Kosovë. Këtë e dëshmon e dhëna se si rrugës për në Shkodër, për t’iu shmangur sulmeve të çetave kryengritëse, Haxhi Adil Beu pranoi të kalonte nëpër rrugë tërthore, nëpër të cilat mezi mund të përbiroheshin kuajt. Megjithëkëtë, jo larg Urës së Vezirit, në kufirin midis Lumës e Mirditës, eskorta e ministrit osman u sulmua nga çetat e Zefit të Vogël, Mahmut Zajmit, Bajram Daklanit dhe Pjetër Çelit. Gjatë këtyre përleshjeve u plagosën disa nëpunës. Njëra ndër përparësitë e Zefit të Vogël ishte se ai, si udhëheqës i çetës, ishte njohës i mirë i terrenit dhe krahas afinitetit luftarak dinte të shfrytëzonte me mjeshtri edhe terrenin e përshtatshëm për të zënë prita për forcat armike.(4)

Për veprimtarinë kombëtare të Zefit te Vogël kemi të dhëna mjaftë interesante nga revista “Leka” – numër i veçantë,  Vj.IX.NR.VIII-XII ,  28 NANDUER 1937, (5) tek shkrimi Kosova e Liria Komtare -E treta mbledhje të Verrat e Llugës,  faqe 528,  ku ndër të tjera thuhet:

“ Myshyr Ymer Rushdi Pasha  shenjohet me njëqindmijë ushtarë. Ishte i shoqnuem prej Shaqir Pashës e prej Shemsi Pashës prej Mitrovice. Kaloi Shkupin,  Kaqanikun e Prezrenin e hini në Gjakovë. Pruni për kajmekan në qytet Hasan Beg Tetovën. Dy javë mbet pazari i mbyllun. Mergoi në Kastamani 46 vetë prej qytetit që ishin kanë në mbledhje (të Verrat e Llugës). “ (6)

Ndejtja e tij ke për tre muaj. Ke thirrë prej Sulltanit që u gjindte ngushtë që kishin fillue partitë përmbrenda. Lëshoi Gjakovën prapë në dorë të Komisionit. Fandsit e Nahisë së Gjakovës,  të Pejës e të Prizrenit,  nuk ju ndanë Bajram Beg Currit,  Zef Gjidodës,  Pjetër Çelit ,e Zefit të Vogël,  pra,  nuk largohen kurrë dhe ishin gjithëherë te gatshëm për shkado dhe bajnë kudo trimnia të mdhaj.Edhe At Marin Sirdani,  në një shkrim të tij:  “Kontributi i Elementit Katolik Shqyptar në lam të Atdhetarisë“,  ndër të tjera thotë: “Nuk âsht për ta qitë në harresë as aktivitetin e katolikve të Kosovës,  ku s’bashkut me muhamedanë,  ndër çashtje komtare,  kjen edhe ata me gjithë klerë. Veprimet e P. Kelmend Mirajt në Pejë e të Dom Shtjefën Krasniqit në Gjakovë ende nuk janë harrue. Ndër katolikë te asáj krahine u danë në shejë kryetarët e komitës katolike: Zefi i Vogël,  Pjeter Çeli,  Pjetër Ramaja e Zef Gjin Doda. Atje u banë fli për atdhe,  pos sa e sa katolikve shqiptarë edhe dy françeskaj,  P. Luigji Palaj e P. Shtjefën Kostantini Gjeçovi.( 7)

Zefi i vogël – pjesëmarrës në Kuvendin e Junikut dhe udhëheqës i njesiteve për Çlirimin e Shkupit

Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Të parët qe e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar,  në fillim të muajit maj,  nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar,  i cili,  duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj,  të propagandonte programin e luftës se armatosur të popullit shqiptar: “Lirinë administratore të Shqypenies“.Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi,  Bajram Daklani,  Zefi i Vogël,  Pjetër Çeli,  Halil Mehmeti,  Idriz Jaha,  Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani,  si sekretar i përgjithshëm.(8)

Tani që  lufta e kryengritësve kishte marrë hov qëllimi i kryengritësve ishte që ta çlirojnë qendrën shpirtërore të Shqipërisë,  Shkupin,  ku edhe parashihej që pikërisht në Shkup të ngritet flamuri kombëtar.Kështu që,  më 12 gusht 1912, Çeta e Fandit e Komanduar nga Zefi i Vogël,  Pjetër Çeli dhe Zef Gjidoda, (9) të parët e ngritën flamurin kombëtar shqiptar në Shkup,  të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur,  të udhëhequr nga Hasan Prishtina,  Bajram Curri,  Isa Boletini,  Idriz Seferi,  Ali Shkupi,  Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar (10) përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman,  pasi morën në kontroll Gjilanin,  Preshevën,  Bujanocin,  Tetovën,  Gostivarin,  Kërçovën,  Kumanovën,  si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin.(10)

Kjo kryengritje kaq e suksesshme e nxiti krijimin e Aleancës Ballkanike të fqinjëve pushtues e ekspansionistë antishqiptarë mes Serbisë,  Malit të Zi,  Greqisë e Bullgarisë,  të cilat i shpallën luftë Perandorisë Osmane dhe ua mësyn trojeve shqiptare.(11)

Në Shkup u pritën prej popullsie me entuziazëm të madh. Komiteti shqiptar i Shkupit me bandën muzikore të Klubit të Katolikëve në krye u duel para tue këndue këngën: “Zgjidhni shqiptar/ Bajrakun,  tesh nluftë buria na thrret/ -Me derdhë për dhe tonë gjakun /-Tesh pushka po na flet/.“

Banda muzikore e Klubit Katolik në Shkup përbehej nga anëtarët Ton Mazi,  Vanq Filibeja,  Gaspër Mazi,  Pal Gashi,  Lazër Çeta,  Gjon D. Fanda,  Palokë Berisha,  Zef Kllanxha,  Luigj Kabashi,  Simon Shënkolli,  Zef Shiroka,  Luigj Naraqi,  Ton Shiroka,  Luigj Berisha,  Kolë Bojaxhiu,  Kolë Mark Toqi,  Luigj Luka,  Gjon M.Babaqi,  Ton Bytyqi,  Mati Shahta,  Loro Gazuli,  Shtjefën Paloka dhe Gjon Shënkolli.

Është për të cekur këtu se pjesëmarrës i kësaj bande muzikore ishte edhe Kolë Bojaxhiu,  babai i shenjtëreshës shqiptare Gongje Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza),  vlenë të theksohët në këtë rast,  se Kolë Bojaxhiu jo vetëm që ishte anëtarë i kësaj bande muzikore katolike shqiptare,  por ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në financimin e kryengitjes gjithëshqiptare për marrjën e Shkupit.(12)Dëshmi rreth çlirimit të Shkupit jep edhe studiuesi mirditor Paulin Zefi i cili shkruan se më 12 gusht të vitit 1912, Zefi i Vogël, së bashku me gjakovarin Bajram Daklani, duke komanduar vetëm 160 ushtarë, arritën të marrin nën kontroll kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, qytetin e Shkupit, dhe i paraprinë ardhjes së masës kryesore të ushtrisë kryengritëse, duke mundësuar kështu çlirimin e këtij qyteti kaq të rëndësishëm, i cili kishte qëndruar nën zgjedhën e Perandorisë Osmane për 527 vite me rradhë.(13) Zefi i Vogël përmendet ndër figurat kryesore shqiptare edhe në një studime te studiuesit Stavro Skendi të botuar në gjuhën angleze në një reviste shkencore gjermane Südost Forschungen në vitin  (1954). “me titull Albanian Political Thought and Revolutionary Activity, 1881-1912.” Südost Forschungen. 13: 192: ku shkruan:”Më 10 gusht 1912, udhëheqësit shqiptarë të veriut, duke vepruar në emër të katër vilajeteve të Janinës, Manastirit, Shkodrës dhe Kosovës, ishin mjaftë të fortë për të paraqitur kërkesa të konsiderueshme. Këto ishin një sistem i veçantë administrimi dhe drejtësie, sipas kërkesave të vendit; shërbimi ushtarak që duhej kryer në Shqipëri, përveç në kohë lufte; emërimi i punonjësve të qeverisë të aftë dhe të ndershëm që njihnin gjuhën dhe zakonet e vendit; krijimi (shkollave të mesme), me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, në kryeqytetet e vilajeteve dhe sanxhaqeve me më shumë se 30.000 frymë;mësimdhënia e gjuhës shqipe në shkolla të çdo klase; liri absolute për të hapur shkolla private; ndërtimi i rrugëve; shkarkimi nga detyra i Haki Pashës dhe Said Pashës; një amnisti e përgjithshme dhe dëmshpërblim për dëmet e pësuara gjatë kryengritjes; kthimi i armëve). Katër ditë më vonë, rreth 20.000 kryengritës shqiptarë nën udhëheqjën e Zefit të Vogël, Isa Boletinit, Bajram Currit, Nexhip Dragës, Hasan Prishtinës, hynë në Uskab. Ata nuk hasën asnjë kundërshtim dhe një detashment u nis drejtë Köprülü (Veles). Sikur për t’i kujtuar Portës, një kongres u mbajt në Vlorë në fillim të shtatorit 1912, në të cilin shqiptarët e jugut bënë të ditura kërkesat e tyre, të cilat ishin të ngjashme me ato të gegëve).Një studim mjaftë interesant për ngritjën e flamurit kombëtar në Shkup e jep edhe studiuesi Sheremet Krasniqi i cili në studimin e tij, Kush e ngriti i pari flamurin shqiptar në Shkup me 1912? Bazohët në deklaraten e atdhetarit Sadik Tafarshikut ku shkruan: “ Sipas deklaratës së Sadik Tafarshikut: Hasan H. Budakova, Zefi i Vogël, Bajram Daklani e Mehmet Shpendi, më 12 gusht 1912, në Sheshin e Vogël të Shkupit e kanë ngritur flamurin kombëtar. Ishin çliruar të gjitha viset e Kosovës. Tani kishte mbetur pa u çliruar vetëm kryevendi i Vilajetit të Kosovës, Shkupi. Kaluan dy ditë dhe përgjigja nuk erdhi nga Stambolli. Atëherë 35.000 kryengritës shqiptarë, nga të gjitha viset e Kosovës, të udhëhequr nga burrat e kësaj toke, si Hasan Prishtina, ideologu e shpirti i Lëvizjes, Bajram Curri, plaku i maleve, Isa Boletini, fatosi i maleve tona, Hasan Hysen Budakova, trimi i Carralevës, Idriz Seferi, heroi i Kaçanikut, Bajram Daklani, Mehmet Shpendi e Zefi i Vogël, hynë triumfalisht në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës më 12 gusht 1912. (16).

Një të dhënë mjaftë interesante për veprimtarinë e Zefit të Vogël për Pavarsinë e Shqipërisë na paraqet edhe studiuesi Gazmend Shpuza në një shkrim dy gjuhesh në gjuhën shqipe dhe angleze : thirrje për pavarsi e nënshkruajnë krerë të lëvizjes si Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, Salih Hidi e të tjerë (17)

Zefi i Vogël edhe pas mbetjes se Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare nën okupimin serb e malazezë u angazhua në luftë kundër Serbisë dhe Malit të Zi dhe asnjëherë nuk e ka hekur pushkën nga dora duke ju prirë luftëtarve të lirisë. Ai fushëvepriminin më të madh luftarak në këtë periudhë kohore 1913-1924 e ka shtrirë në Malsinë e Gjakovës, në Pejë si dhe në Prizren me rrethinë. Për shkak të veprimeve atdhetare ai kudo ku shkonte tek familjet atdhetare shqiptare e kishte rrugën e hapur dhe vendstrehimin e sigurtë.

Vrasja e Zef Kolë Ndokës (Zefit të Vogël)

Vrasja e Zefit të Vogël është një vrasje e dhimshme por jo e vetmja ku herojtë shqiptarë në vend që të vritën nga armiqtë shekullor të shqiptarëve ku Zef Kolë Ndoka në çdo moment gjatë luftë së gjatë 13 vjeçare 1911-1924 ka mundur të vritët nga ushtria turke dhe nga ushtria serbe por fati i keq ishte që Zef Kolë Ndoka ësht vrarë nga dora e luftëtarve shqiptarë dhe kjo është shumë e dhimshme. Është e dhimshme por jo rastë i vetëm në këtë periudhë kohore përveç Zef Kolë Ndokës nga dora e shqiptarit janë vrarë edhe Beqir Vokshi , Elez Isufi, Bajram Curri , Luigj Gurakuqi dhe shumë të tjerë.Në enciklopedinë për Zefin e Vogël si burim historik janë përdorurur studimet e studiuesve Gazmend Shpuza, Selim Islami, Kristo Frashëri, Aleks Buda dhe Sheremet Krasniqi. Në këto shënime thuhët se Zef Kolë Ndoka ka lindur në vitin 1883 në Moglicë, pranë Gjakovës, ai u rrit duke luftuar kundër Perandorisë Osmane gjatë Zgjimit Kombëtar Shqiptar në vitin 1912 dhe vazhdoi duke luftonte për çlirimin e Kosovës kundër forcave serbo-malazeze në vitet 1920. Ndoka luftoi së bashku me Isa Boletinin, Bajram Currin, Hasan Prishtina dhe të tjerë, të cilët, së bashku me ta, ishin një udhëheqës i Kryengritjes Shqiptare të vitit 1912 që çliroj  Uskübin (Shkupi i sotëm).Ndoka, së bashku me Mehmet Shpendin dhe Bajram Daklanin, ngritën flamurin shqiptar në Shkup më 12 gusht 1912. Pas pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, grupi i tij menjëherë filloi të luftonte Mbretërinë e Jugosllavisë së bashku me Bajram Currin me qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Zefi u qëllua dhe u vra në vitin 1924 pas një grindjeje me Azem Galicën, në zonën neutrale të Junikut.(18) Në studimet enciklopedike për Zefin e Vogël  këta studiues vetëm e përmendin se është vrarë pas një zënke me Azem Galicën duke mos u futur më thellë për ti sqaruar rrethanat e vrasjes. Edhe studiuesi Fran Tanushi në një studime lidhur me vrasjen e Zefit të Vogël në mes të shumë dëshmive shkruan edhe këtë dëshmi: Atentati ndaj Zefit të Vogël u bë në momentin që Zefi ishte duke u falur dorë për dore me Azemin.Kush i ra pushke nuk dihet,mund të është ndonjë shok i Azemit apo dhe vet ndonjë mashkull i Bajraktarit të Hasit. Por bajraktari atë ditë ka shti kafe që e vrava Zefin e Vogël. Pasi dera e bajraktarit shkepi kafe dhe pranoj që e ka vra ,vëllai i Zefit ,Prekë Kolë Ndoka  pas një kohe i vret dy mashkuj të bajraktarit …Në Gjakovë duke nxjerrë hakun e të vëllait.MIRDITA:Histori dhe aktualitet-Nga Franë Tanushi Vrasja e Zef Kolë Ndokës(Zefit të Vogël) (19)nga Fani i Mirditës.Tash më shumë se 100 vjet kjo vrasje që tronditi kombin shqiptarë dhe i dha fund edhe rezistencës se organizuar kombëtare ka mbetë një enigmë e pazgjidhur ku janë krijuar dy taborre audhuruesish ata të Zef Kolë Ndokës, Zefit të Vogël si dhe ata të Azem Bejtë Galicës. Në këtë mes historiani i mirëfilltë në bazë të dokumenteve , shkrimeve të kohës,studimeve të studiuesve seriozë duhët të gjykon me akullin e ftoftë të mendjës.Një gjykim të tillë e kam bërë edhe unë ku kam ardhë në përfundim për tri çeshtje:

  1. Bijnë poshtë tezat e adhurusve të Azem Bejtë Galicës se Zefi i Vogël është vrarë për çështje morali apo te ndonjë ngatrresse apo fjalosje.Bijnë poshtë për faktin se Zefi i Vogël, Zef Kolë Ndoka ishte një personalitet i pastër me moral të lartë, ai ishte atdhetari dhe heroi i cili bëri një qendresë 13 vjeçare kundër dy okupuesve kundër turkut dhe kundër serbo-malazezve dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij nuk është e njohur asnjë marrëveshje që ka bërë as me turqit dhe as me serbo-malazezët. Po ashtu Zefi i Vogël ishte nga Mirdita një krahinë e cila ruante përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit parimet e nderit, besës dhe burrërisë. Ai i qëndroi besnik bashkimit të trojeve shqiptare deri sa ra heroikisht.

2.     Bijnë poshtë tezat e adhuruesve të Zef Kolë Ndokës –Zefit të vogël se Azem Bejta e vrau Zefin e Vogël për shkak të parëve që kishte marrë nga Serbia, dhe për shkak të  marrëveshjeve që kishte bërë me Serbinë. Marrëveshjën me Serbinë Azem Bejta e kishte bërë në vitin 1917 këtë na dëshmon edhe biografi i Azem dhe Shotë Galicës, Ajet Haxhiu i cili në librin: Shota dhe Azem Galica. Tiranë, 8 nëntori. (1982).  fq. 6. fq. 7-8. fq. 42-43, 45.19) Shkruan: Më 1917 Azem Bejta  u takua me Kostë Peqancin Vojvodën në Pridvoricë, ku arritën një marrëveshje për të ngritur një kryengritje të përgjithshme kundër austro-hungarezëve dhe bullgarëve në bashkërendim me planet e aleatëve në Frontin e Maqedonisë. Pas kryengritjes dhe zmbrapsjes së austro-hungarezëve nga pozicionet e tyre, njësitë serbo-malazeze i kthyen armët kundër çetave shqiptare të Drenicës, Pejës e Istogut. Edhe pse Azem Galica bashkë me serbët kishte luftuar kundër austriakeve ai në vitin 1919-1920 sërish ishte kthyer dhe kishte luftuar kundër serbëve.Po ashtu në luftë kundër serbëve plagoset rendë në korrikun e vitit 1924 dhe pas katër ditëve vdes.

3.     Pse atëherë është vrarë Zefi i Vogël. Do të pyesnin adhuruesit e të dy anëve Përgjigjja është e qartë dhe shumë konkrete. Zef Kolë Ndoka u vra për shkak të thyerjeve që e përjetoj Lëvizja Kombëtare shqiptare në këtë periudhë kohore.Të njëjtin fat sikurse Zefi i Vogël e pat edhe Beqir Vokshi djali i atdhetarit Sulejman Vokshi.Për këtë kemi të dhëna interesante nga studiuesi Kastriot Dervishi i cili në studimin e tij:  Pse ndodhi vrasja e nipit të Sulejman Vokshit, Beqirit më 22 janar 1923 shkruan: Ishte 22 janari i vitit 1923. Në Zonën Neutrale të Junikut, vritet njëri nga njerëzit më të njohur të zonës, Beqir Vokshi, njëherazi nip i të shumë njohurit Sulejman Vokshi. Vrasja e tij shënoi edhe fundin e përpjekjeve për të arritur një kompromisë me qeverinë e atëhershme shqiptare, në mënyrë që të kishim përpjekje të përbashkëta për çështjen shqiptare dhe që lëvizja kaçake në Kosovë të mos shfrytëzohej për interesa të ulëta nga politikanë pa pushtet në Shqipëri, apo jashtë saj si të arratisur. Nga kjo pikpamje është e logjikshme të shtrohet pyetja në kishte apo nuk kishte mundësi për të arritur një kompromis midis palëve. Dhe pyetja merr përgjigje nëse analizojmë shkaqet që çuan në vrasjen e Beqir Vokshit, vrasje që me një përjashtim të vogël, nuk përmendet fare në botimet e ndryshme historike të Shqipërisë, për të mos folur për historiografinë zyrtare e cila nuk e ka quajtur ndonjëherë detyrim një gjë të tillë. Problemi bëhet edhe më i thjeshtë nëse i shohim çështjet pa asnjë paragjykim e të ballafaquara në çdo rast me faktet përkatëse apo rrjedhojat e kohës. (20)

Nga të gjitha shkrimet dhe dokumentet që kam lexuar  kam ardhur në përfundim se edhe Zef Kolë Ndoka edhe Beqir Vokshi janë vrarë nga fakti se që të dy ishin munduar dhe kishin punuar që të shmangët një përplasje ndërshqiptare që kishte ndodhur në mes të forcave qeveritare dhe lëvizjes kaçake shqiptare. Meqenëse këta të dy u angazhuan për një marrëveshje ata u bënë viktimat e para të humanizmt dhe mendjendritësisë së tyre për t´iu shmangur një gjakderdhje mbrenda shqiptare e cila fatkeqsëisht ndodhi. E nuk ndodhi vetëm në periudhën kohore 1924,por ajo përplasje ndodhi edhe gjatë viteve 1944-1951  edhe gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Burimet dhe Literatura

1.Petrit Toma është familjar i Zefit te Vogël dhe këtë dëshmi për familjen e dha me shkrim më datë, 10.07.2025, tek autori  i këtij studimi Nue Oroshi ;

2.Prof. Dr. Lush Culaj: ” ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912” www.botasot.info/kultura/2338777/zefi-i-vogël-në-kryengritjen-e-vitit-1912;

3.Don Lush Sopi: ”Famullia e Zllakuqanit me rastin e 100 vjetorit të formimit”, Zllakuqan (1997),faqe 51;

4.Prof. Dr. Lush Culaj: ” ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912” Gazeta Dielli në.facebook.com/photo.php?fbid=1118657900302731&id=100064755940971&set=a.483443540490840;

5“Leka” – numër i veçantë,  Vj.IX.NR.VIII-XII ,  28 NANDUER 1937, Kosova e Liria Kombëtare -E treta mbledhje të Verrat e Llugës,  faqe 528;

6.Mr.sc.Nue Oroshi: ”Gjurmëve të së vërtetës historike”, Lumbardhi- Prizren (2019), faqe. 38-39;

7.Nue Oroshi: Pjetër Çeli Luka – komandant i çetës së Fandit dhe luftëtar i denjë për pavarësi kombëtare-https://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/18003/nue-oroshi-pjetër-çeli-luka-komandant-i-qetës-se-fandit-dhe-luftëtar-i-denjë-për-pavarësi-kombëtare.html;

  1. ”Leka” – numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937, Kosova e Liria Komtare -E treta mbledhje të Verrat e Llugës,  faqe 528;

9.At Marin Sirdani: ”Kontributi i elementit katolik shqyptar në lam të atdhetarisë” ,ëëë.forumikatolik.ne;

  1. ”Leka” – numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937-Mbledhja e Shkupit faqe 532

11.Mikel Ndreca: ”Terror dhe Gjenocid shtetëror 1912-1999”, Prishtinë, (2001) faqe 36;

  1. ”Leka” – numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937-Mbledhja e Shkupit faqe 532-Në foto ipen emrat e Bandes muzikore të Klubit katolik në Shkup me anëtarët e komisionit drejtues;

13.Paulin Z. Zefi: “Kontributi i Mirditës në luftërat për pavarësi: Veprimet luftarake kundër Perandorisë Osmane në vitet 1911-1912.”  albemigrant2011.wordpress.com/2020/12/03/paulin-z-zefi-kontributi-i-mirditës-në-luftërat-për-pavaresi-veprimet-luftarake-kundër-perandorisë-osmane-në-vitet-1911-1912/

14.Skendi, Stavro (1954). “Albanian Political Thought and Revolutionary Activity, 1881-1912.” Südost Forschungen. 13: 192: https://enwikipedia.org/wiki/Zef_Kolë_Ndoka; 

  1. Sheremet Krasniqi, Kush e ngriti i pari flamurin shqiptar në Shkup me 1912? [Radio Kosova e Lire, 05.01.2016

16.Shpuza, Gazmend (1999). Në prag të pavarësisë [On the eve of independence]. Eagle Press. p. 193. “Këtë thirrje e nënshkruajnë krerë të lëvizjes si Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, Salih Hidi e të tjerë. [This call was prounouced by leaders of movement: Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, Salih Hidi and others.]”https://en.wikipedia.org/wiki/Zef_Kolë_Ndoka. 

17. Zef Kolë Ndoka-(1883-1924), https://en.wikipedia.org/wiki/Zef_Kolë_Ndoka,Shpuza, Gazmend (1999).Në prag të pavarësisë [On the eve of independence]. Eagle Press. p. 193. “Selim Islami; Kristo Frashëri; Aleks Buda (1968), Historia e popullit shqiptar: Përgatitur nga një kolektiv punonjësish shkencorë , sektorëve të historisë së kohës së lashtë dhe të kohës së mesme, vol. 1,Sheremet Krasniqi, Kush e ngriti i pari flamurin shqiptar ne Shkup me 1912? [Ëho raised first the Albanian flag in Skopje in 1912] (in Albanian), Radio Kosova e Lire, retrieved 2016-01-05Thaçi, Atdhe (31 March 2024). “”The Spanish Adventurer”: Ottoman Surveillance of Aladro Kastrioti, the Pretender for the Albanian Throne”. Journal of Balkan Studies. 4 (1): 27–45. doi:10.51331/A041

18. MIRDITA:Histori dhe aktualitet-Fran Tanushi Vrasja e Zef Kolë Ndokës(Zefit të Vogël) nga Fani i Mirditës. https://ëëë.facebook.com/photo.php?fbid=1248861561792849&id=379148285430852&seta.1050218364990504

19. Haxhiu, Ajet : ” Shota dhe Azem Galica “, Tiranë, (8 nëntori 1982). fq. 6-8. fq.42-43, 45.

  1. Kastriot Dervishi: ” Pse ndodhi vrasja e nipit të Sulejman Vokshit, Beqirit më 22 janar 1923″-https://www.forumishqiptar.com/threads/15662-Si-u-vra-Beqiri-nipi-i-Sulejman-Vokshit