Baton Haxhiu, goja e çetnikut serb në trupin e shqiptarit të nënshtruar
Kur arsyes i mbyllet derë në kuvend: filozofia e kohës së re përballë bllokadës politike në Kosovë

Isuf Bajraktari
Më 9 shkurt 2025, qytetarët e Kosovës votuan për një përfaqësim të ri politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, pesë muaj më vonë, më 21 korrik 2025, kur u mbajt mbledhja e 50-të e kësaj legjislature, nuk u arrit as të zgjidhet një komision për zgjedhjen e Kryetarit apo Kryetares së Kuvendit.
Në vend të një momenti institucional jubilar, po përjetojmë një krizë funksionale të demokracisë parlamentare, e cila e ka bllokuar sistemin politik të vendit. Për më tepër, ky bllokim po ndodh në një vend me demokraci të brishtë, me institucione ende në konsolidim dhe me një fqinjësi gjeopolitike të mirëorganizuar kundër vetë qenies sonë shtetërore.
Në këtë situatë, nuk është e tepërt të kthehemi te mësimet e filozofisë së Kohës së Re, aty ku mendimtarët e mëdhenj si Descartes, Bacon, Spinoza e të tjerë rikthyen arsyen si parim themelor për ndërtimin e rendit politik, moral dhe njohës.
Kur racionaliteti dhe përvoja mungojnë në qeverisje
Filozofia e re evropiane, që nga shekulli XVII, u ndërtua mbi dy parime themelore: racionalizmin dhe empirizmin. Racionalistët e konsideronin arsyen si mjetin më të sigurt për të kuptuar botën dhe ndërtuar sisteme të qëndrueshme, ndërsa empiristët besonin në përvojën, vëzhgimin dhe provën si themel të çdo të vërtete.
Në Kosovë sot, as arsyeja, as përvoja nuk janë udhëheqëse të veprimeve politike.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në vend me 48 deputetë dhe një përvojë katërvjeçare në qeverisje, në vend që të paraqesë zgjidhje, ka zgjedhur heshtjen strategjike. Ata i referohen vazhdimisht fitores në zgjedhje, por pa legjitimitet absolut për të qeverisur të vetëm, e as vullnet politik për të ndërtuar bashkëqeverisje.
E ndërsa qeveria e kaluar ende ushtron detyra të përditshme në detyrë, mungon vullneti politik për tranzicion demokratik dhe institucional të pushtetit, i cili është thelbësor për çdo sistem parlamentar funksional. Më shqetësuese është fakti se mungesa e vullnetit nuk po shoqërohet as me diplomaci, as me kulturë demokratike për të zgjidhur krizën.
Kjo heshtje dhe bllokadë sistematike, sipas Gjykatës Kushtetuese, ka afat deri më 26 korrik 2025. Pas kësaj date, askush nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë. As qytetarët, as partitë, as vetë Kuvendi. Ky është momenti më i rrezikshëm i një shteti të ri: pa vizion, pa zgjidhje, pa përgjegjësi.
Në vend të arsyes – heshtja e qëllimshme politike
Në filozofinë e Kohës së Re, njeriu konsiderohej subjekt racional, që ndërton të ardhmen mbi dije, përvojë dhe vullnet të lirë. Çdo përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike, për të shtyrë vendimmarrjen, për të bllokuar zgjidhjet, nuk është tjetër veçse mohim i kësaj filozofie dhe i vetë demokracisë.
Partitë politike – në veçanti ato që pretendojnë të udhëheqin – nuk mund të sillen si vëzhguese të rrjedhave, por duhet të jenë protagoniste të zgjidhjes. Mungesa e një marrëveshjeje për Kryetarin e Kuvendit është simbol i mungesës së vullnetit për shtetndërtim.
Në vend të përfaqësimit – papërgjegjshmëri për legjitimitetin
Nëse ky Kuvend dështon në funksionin e tij bazik – të zgjedhë një Kryetar – atëherë humbet kredibilitetin për çdo vendim tjetër. Kuvendi nuk është një sallë retorike e përplasjeve ideologjike, por një mekanizëm funksional i shtetit, i cili duhet të përfaqësojë interesin qytetar, jo arrogancën e mandateve të paplota.
Kujt i shërben kjo bllokadë?
Kujt i intereson një Kosovë pa Kuvend funksional, pa qeveri të re, pa kontroll institucional, pa opozitë konstruktive dhe pa perspektivë të qartë?
Në përmbyllje: demokracia nuk është pronë partiake – por vlerë publike
Në këtë situatë, Kosova nuk ka luksin të sillet si një demokraci e konsoliduar që mund të lejojë vetes stagnimin. Me një ligjshmëri të brishtë, institucione ende në themelim dhe një fqinjësi shumë të strukturuar kundër vetë ekzistencës sonë, çdo bllokadë e brendshme është dhuratë për ata që nuk na duan stabilitetin.
Sot, në vitin 2025, kur popujt e tjerë projektojnë dekadat e ardhshme, Kosova nuk ka arritur ende të zgjedhë një udhëheqës të Kuvendit të saj. Kjo nuk është më vetëm dështim politik. Është dridhje filozofike e themeleve të mendimit racional mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e lirë.
Për të rikujtuar filozofët që na mësuan të mendojmë:
Atje ku arsyeja hesht, fillon rrëzimi. Dhe ku Kuvendi nuk flet, fillon zbrazëtia e shtetit.
Isuf Bajraktari
21 korrik 2025
Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!

Florim Zeqa
Albin Kurti dhe Fatmir mund të jenë mundësi për dalje nga ngërçi i përkohshëm politik, por emrat e sipërpermendur nuk janë fat i mirë për Kosovën, për stabilitetin institucional, për zhvillimin ekonomik, për bashkëpunim kombëtar, e në veçanti për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës.
Amerika na bëri shtet
Përveqse qytetarët nuk i shohin si shpresë dhe mundësi për stabilitet afatëgjatë politik, ndërkombëtarët nuk i shohin Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn si partner të besueshëm për bashkëpunim strategjik!
I pari, Albini rrënues i marrëdhënjeve të Kosovës me ndërkombëtarët kurse i dyti, Fatmiri i futur në Kuvend për “vrimë të gjilperës” nuk garantojnë përspektivë zhvillimore dhe as ndryshim politik në vendin tonë.
Andaj, Albini dhe Fatmiri përveqse nuk paraqesin shpëtim për Kosovën, rrezikojnë futjen e Kosovës në një cikël të ri bllokues në Kuvendin e Kosovës!
Është fat i mire që ekzistenca e Republikës së Kosovës nuk varet nga Albini dhe Fatmiri dhe as nga bllokuesit e tjerë institucional, por në radhë të parë varet nga ata që na çliruan dhe na bën shtet, pra nga amerikanët!
Emrat Albin dhe Fatmir, përveqse nuk paraqesin lidership, nuk paraqesin as guxim politik për t’a nxjerrur shtetin nga bllokada e gjatë politike.
Sikur Albin Kurti të ishte lider i vërtetë dhe i përgjegjshëm, që në seancën e pare konstituive të Kuvendit do të gjente zgjidhjen e ngërçit politit, kurse Fatmir Limaj sikur të kishte guxim dhe ndershmëri politike do t’i qëndronte besnik subjektit politik (AAK-së) që e futi në Kuvend!
Përtej kësaj, Fatmir Limaj sikur t’ia donte të mirën vendit që në seancën e parë konstituive do të bënte marrëveshje politike me Albin Kurtin për t’i evituar 50 dështimet në Kuvend.
Nuk e bëri këtë në kohën e duhur për faktin se e ka pritur momentin e fundit të afatit kushtetues për t’i ngritur pazarin politik vetes në raport me Albin Kurtin!
Largim i Limajt nga Thaqi dhe Haradinaj nuk ndodhi për shkaqe parimore dhe as për të mirën e vendit, por, për ambicie karrieriste dhe biznesore!
Bllokada në Kuvend nuk erdhi vetëm nga opozita, por edhe nga subjekti fitues i zgjedhjeve, i cili, në mungesë të numrave në Kuvend dhe në pamundësi të formimit të Qeverisë, e ndryshoj proceduren e rregullt të votimit për t’a evituar dështimin e sigurtë në Kuvend.
Në anën tjetër sinkronizimi i ish partive opozitare; PDK, LDK dhe AAK nuk paraqet aleancë dhe as koalicion siq po e quajnë disa njohës të cekët të zhvillimeve politike!
Edhe përkundër barrikadimit në njërën anë, partitë e sipërcekura kanë qëndrime të kundërta për dalje nga ngërçi politik.
Ata që e kanë penguar për të 50-tën herë formimin e Kuvendit të Kosovës nuk e meritojnë qeverisjen me vendin. Kjo bllokadë e koordinuar për interesa personale nuk guxon të kalojë pa ndëshkim nga qytetarët.
Bashkimi i kokës me bishtin
Pozita e kryeparlamentarit është e përcaktuar qartë me Kushtetutë, ajo i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve e jo një minorance politike në Kuvend, siq është NISMA me 3 deputet!
Zgjedhja eventuale e z. Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit, përveqse shkelje e Kushtetutës, është fyerje për të gjitha subjektet politike në Kuvend dhe tallje me elektoratin Kosovar, i cili e dha verdiktin popullor më 9 shkurt 2025.
Bashkimi i Kurtit me Limajn, janë sikurse bashkimi i kokës me bishtin pa përbërjen trupore! Koka dhe bishti pa trupin përbëjnë dy ekstremitete jofunksionale dhe të padobishme për njerëzimin.
Ju falënderoj për përgjegjje Zotëri Kryeprokuror Blerim Isufaj, edhe pse po më dëshpëron

Mos ma prish tymin e duhanit!
Rreth përmbledhjes së studimeve të zgjedhura letrare të prof. dr. Anton Nikë Berishës
Dështimi i seancës së 50-të të Kuvendit të Kosovës turpi i radhës për historinë e vendit!
Thirrje për “namaz” para Katedralës së Stefanit në Vjenë
Viti i ndërtimit të Katedrales së Stefanit në Vjenë është 1137
Erling Marthinsen / Document.no
Një person i panjohur thërret në lutjen islamike me thirrjen për lutje para Katedralës së Shën Stefanit në Vjenë. Një pamje e shkëputur nga video
Islami po infiltrin gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme në Europë. Një person u sill si thirrës për lutje islamike (muezin) dhe thirri për lutjen islame. Këto janë ashtu siç janë zakonisht të dëgjuara nga muezzinët në xhamitë pesë herë në ditë.
Thirrja për lutje, adhan, është një tekst specifik në arabisht që shënon kohën për lutjet rituale (salah).
Muezzini luan një rol të rëndësishëm në kujtimin e myslimanëve për lutjen dhe rëndësinë e saj në jetë. Por këto thirrje për lutje u kënduan përballë Katedralës katolike të Shën Stefanit në qendër të Vjenës, shkruan Heute.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 15:00. Disa kalimtarë reaguan me alarm. Një lexues i Heute-s që ishte dëshmitar i ngjarjes thotë për gazetën:
– Para kishës më të rëndësishme katolike në Austri, Stefansdomen – kjo nuk tregon saktësisht ndjeshmëri nga ana e banorëve tanë të rinj.
Nuk dihet nëse personi që thërret për lutje është migrant, turist apo diçka tjetër. Të mërkurën e kaluar, ministrja e integrimit Claudia Plakolm (ÖVP) dhe Stephan Marik-Lebeck, drejtori i drejtorisë së popullsisë në Statistika Austri, prezantuan librin statistikor mbi migrimin dhe integrimin 2025.
Sipas hetimeve më të fundit, në Austri ka 4.64 milion katolikë, dhe më shumë se 27.8 përqind e popullsisë ka një sfond të huaj. Kjo do të thotë se ka mbi 2.5 milion të huaj origjinale të vendosur në Austri. Më shumë se 1.8 milion prej tyre janë qytetarë të huaj.
Grupet më të mëdha të të fundit janë gjermanët, romunët, turqit dhe serbët në këtë rend. Pas tyre vijnë qytetarë nga Hungaria, Kroacia, Siria, Bosnja-Hercegovina, Ukraina dhe Polonia.
Videon mund ta shihni në videon që është në linkun e mëposhtëm:
Kaller inn til islamsk bønn foran Stefansdomen i Wien – Document
Tradhëtia është vallja e tyre
Takimet e Hotit të Kujit dhe Festivali i VII i Lahutës










