Kreu Blog Faqe 509

Abedin Sutaj për librin “Intervistë me vetveten” të Bajram Kabashit – Dëshmi e shpirtit të panënshtruar

2

Dëshmi e shpirtit të panënshtruar

Shkruar nga Abedin Sutaj, Dr. Sc.

Vepra më e re, tashmë në përgatitje për botim, Intervistë me vetveten e Bajram Kabashit, njësoj si në veprën Rrëfime nga Norvegjia, në mënyra dhe këndvështrime të ndryshme përshkruan jetën dhe përvojën personale si gazetar dhe qytetar, në rrethana të vështira historike e shoqërore, duke përjetuar sfidat që kaloi Kosova dhe populli Dardan.

1.

Pse autori e shkruan këtë libër, duke bërë Intervistë me vetveten? Pse ky titull?

Së pari, autori e ndijen se nuk ka më kujt t’i flasë, ngase bandat te strukturuara; në parti politike, shoqata të ndryshme, gazetarë, media transmetuese, e të rrasuna në institucione, janë kthyer në sundues, e diktues. Shoqëria e jonë lëngon, e prekur tmerrshëm nga grupacione të korruptuara, të cilat po na mbajnë nën sundim në mënyrën më të keqe. Ato janë të gatshme të na shesin për përfitimet e tyre.

Së dyti, udhëheqësit i kanë hapur derën forcave më të errëta, që punojnë për të na larguar nga bota e qytetëruar — dhe fati i keq është se masa e popullit shpesh u beson dhe i përkrah këto grupe. Shteti sikur po investon në trashjen e shtresës së njerëzve të manipuluar dhe të pamend. Udhëheqësit — pra, kryetarët e partive politike, pasanikët e mdhenjë, të gjithë pa përjashtim, e kanë thyer ligjin e shtetit sekular — me dhunë, e me aparatin shtetëror dëshirojnë ta islamizojnë, radikalizojnë dhe ta kthejnë Kosovën dhe etninë shqiptare në një Afganistan, duke na kthyer kundër atyre që na shpëtuan — pra, kundër Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore. Të paktën kjo shihet nga sjellja dhe prurja e tyre.

Me përjashtim të një figure të vetme — Ibrahim Rugova, i cili përfaqësonte sublimimin e shpirtit historik në aktin e qëndresës paqësore — pjesa tjetër e udhëheqjes politike dhe një shumicë e konsiderueshme e atyre që pretendojnë emrin “intelektual”, nëpërmjet veprimeve ose heshtjes së tyre bashkëpunuese, u shndërruan në zbatues të heshtur e të zellshëm të projektit të Vasa Çubrilloviqit. Ironia tragjike e historisë qëndron në faktin se figura famëkeqe e këtij ideologu serb, në krahasim me imituesit e tij të mëvonshëm që mbajnë emrin shqiptar, duket tashmë si një skicë e zbehtë përballë realizimit konkret të projektit të tij.

Sikur Çubrilloviqi të ishte gjallë sot, do të shprehte admirim për intensitetin dhe përkushtimin me të cilin këta të vetëquajtur shqiptarë kanë zbatuar vizionin e tij. Ky është një nga ato momente kur historia prodhon një dialektikë të përmbysur, ku viktima bëhet vullnetar i dhunës që dikur e shtypte, dhe zaptuesi shfaqet si frymëzim i heshtur i mekanizmave të brendshëm të sundimit.

Në këtë mjedis të deformuar, autori është i detyruar të zhvillojë intervistën me vetveten, sepse ndërgjegjja kolektive është kapluar nga një klasë sunduese klanore, e cila e ka shndërruar mendimin e lirë në mall tregu. Këta janë tregtarët e të pavërtetës, të cilët prodhojnë mendësi të porositura, shpërndajnë qëndrime të rreme dhe shërbejnë si instrumente për falsifikimin e historisë kombëtare, të identitetit kulturor dhe të vetë esencës së Kosovës — Dardanisë. I kanë punëtorët, që kopjojnë, vjedhin, dhe flenë nëpër studiot e radiotelevizioneve duke zhvilluar intervista ditë e natë, duke folur gjëra që i ka shkruar dikush tjetër — vjedhin shkrime, vepra, citime dhe studime të të tjerëve. Pra, atai kanë vu në kontroll transmetuesit, dhe kryesisht janë Mugoshjan me qender ne Tiran.

Sidomos në Shqipëri, ku mbizotëron “ligji i xhunglës”, ku gënjeshtra dhe plagjiatura janë të ligjshme. Dalin në transmetuesit e Shqipërisë; rrejnë dhe vjedhin për etimologjinë e gjuhës shqipe, për historinë, për studime që janë botuar shumë më parë …

Me një fjalë, psikologjia e të fortit, e gënjeshtrës, e përvetësimit dhe përjashtimit janë rregulla që zbatohen nga grupet sunduese në Shqipëri,  por tash, ashtu edhe në Kosovë.

Si në Kosovë, ashtu në Shqipëri, në përbrenda, sundon rregulli i përjashtimit, demonizimit, për arsye ideologjike, krahinore e klanore. Janë përjashtuar, individë që me të vërtetë kanë qenë, e janë meritorë. Kjo është praktikë e atyre që e formuan Partinë Komuniste me Mugoshen. Pra, nën përkujdesjen e armiqve të Kosovës, dhe u bë rregull ne vendet tona, përjashtimi dhe luftimi i njëri tjetrit.

Përjashtohen; krahinat, rajonet, madje gjysma ose pjesa më e madhe e një populli. Përjashtohen fjalët nga fjalori si “krahinorizma”, si fjalë të ndaluara, dhe mos të flasim për përjashtimin e individëve — sepse në fuqi është rajoni ose krahina tjetër, të cilët i pruri në pushtet Mugosha dhe populli i tij.

Interviste me vetëvetën, si shumica e librave, e shpejgon shpesh përmbajtjen, kështu arsyeja pse libri e mbanë këtë titull, është dhënë e shpjeguar shumë mirë dhe përmbajtshëm nga autori, me formulimet e tij plot magji;

“Në fund të këtij vetintervistimi, a mund të na tregosh përse e intervistove veten? (ia shtronë autori pytjen ose dvetjen vetës, dhe ai përgjigjet si në vazhdim…)

Mendoj që vetë titulli flet për të gjitha. «Intervistë me vetveten» tregon së nëse dikush mundohet kot që ta nënvlerësojë punën tënde, qoftë duke të sulmuar «me shtetin», «me sigurimet shtetërore» të «shtetit», meqë për 25 vite «nuk ka gazetarë» që detyrat dhe preokupimet profesionale ndikojnë të mendojnë për ty apo tjetrin që «e harruan», atëherë ti e tjetri nuk duhet ta harroni vetveten! Unë meqë nuk doli dikush që të më intervistonte, e intervistova vetveten. Për fat të mirë askush më nuk mundet t’ia zërë tjetrit diellin e jetës.” Mua nuk munden të më vrasin në asnjë mënyrë, prandaj po tregoj së unë ekzistoj për dallim nga ata që nuk ekzistojnë sot, dhe nuk do të ekzistojnë kurrë.

Nëpërmjet këtij citati na jepet tragjedia, dhimbja, përkushtimi, tundimet dhe e tërë lufta për të vërtetën. Përshkruhet mjedisi i tmerrshëm ku jeton dhe si vepron gazetari, krijuesi dhe hulumtuesi i së vërtetës. Ai është i dënuar kur hesht dhe kur shkruan, sepse është shënjestër dhe kthehet në të tillë sapo nuk bëhet pjesë e bandave, klaneve, marionetave të mallkuara që therin shpirtin e shoqërisë, shpirtin e kombit, shpirtin e njerëzve të thjeshtë, që marrin të dhëna të pavërteta dhe që keqpërdorin drejtësinë, institucionet e shtetit dhe e shkatërrojnë shtetin – e me këtë edhe popullin, si pjesëtarë të atij shteti.

Me këtë, autori na tregon dhe na këshillon:Jetoni që të jeni fitimtarë, edhe kur humbni. Luftoni ashtu siç luftojnë ata që na sollën dritë, edhe kur na dhanë jetën. Ata kalojnë një jetë në përpjekje, edhe pse të kërcënuar, në betejë kundër bijve të errësirës.

Këto pyetje që autori ia bën vetës, duket se duhej t’ia bënte dikush tjetër – por shoqëria jonë, transmetuesit e radio-televizioneve të Kosovës e të Shqipërisë, hierarkia shtetërore, institucionet shkencore – është e strukturuar sipas psikologjisë së klaneve. Dhe krejt ata që janë jashtë klaneve përjashtohen, urrehen dhe, pse jo, shpallen fajtorë, tradhtarë, të dyshimtë – ose puna e tyre zhduket, si të mos kishin ekzistuar kurrë.

Dikush, nga Mugoshjanët, kur vret, shpallet hero – ndërsa i vrari nga grupi tjetër shpallet bashkëpunëtor i armikut. Kushdo që është në vijën e klanit, për atë ndërtohen: drama, filma, përmendore; shkruhen histori dhe kapituj të veçantë. Ndërtohen statuja gjigante të llojit të faraonëve – si ato që mund t’i gjesh në Egjiptin e lashtë – dhe të bëmat e tyre stërzmadhohen ose nuk janë kurrë të vërteta.

2.

Intervistë me vetveten përfshin periudhë të gjatë – tërë jetën dhe përvojën e autorit – nga fusha të ndryshme, të cilat, në pika të shkurtra, na japin pasqyrën e zhvillimit të shoqërisë, politikës, gazetarisë dhe zhvillimeve të tjera kulturore e politike, në gjendjet më të çuditshme dhe më të rënda të një populli dhe gazetari.

“Elitat” politike dhe intelektuale paraqiten si të tilla, që anashkalojnë njerëzit dhe veprimtarët e vërtetë, duke u veshur me demagogji dhe duke qëndruar si argatë të pushtetit të klaneve, e nga kjo duke ngritur njerëz jo meritorë. Mandej, edhe ngjarjet historike shpesh i zvogëlojnë disa dhe i rrisin të tjerat. Kështu vazhdon të veprojë Shqipëria, këtë e bën model edhe komandantat e shumtë të pasluftës.

Për dallim nga librat e tij të fundit, Bajram Kabashi, në këtë libër  – shkruan në vetën e parë për atdheun. Ai nuk shkruan më nga Norvegjia, por i kujton ngjarjet dhe i përshkruan dukuritë, duke i bërë pyetje vetes – si një kronikan i harruar, e, i urryer dhe i rrethuar nga banda, të mbështjellura e mbushura me flamuj dhe urrejtje, të cilat festojnë vazhdimisht “luftën e madhe” të cilën nuk e bënë kurrë. Ashtu e shfrytëzojnë patriotizmin, dhe në emrin e saj; grabisin, përfitojnë, bëjnë keq dhe dëmtojnë, ndërsa herë pas here trimërohen dhe vrasin – gjëra që i pamë dhe i përjetuam.

Bandat vërsulen për hesapet e tyre, derdhin gjak dhe largojnë konkurrentët – të mirët, meritorët dhe patriotët e vërtetë – duke i likuiduar fizikisht, duke i poshtëruar ose duke i detyruar të zhvillojnë nga Norvegjia intervistë me vetveten, pra duke i detyruar të ikun.

Së fundmi: shoqëria që nuk flet me veten dhe nuk e vë gishtin në krye, dhe nuk është vetëkritike – ajo shoqëri vdes.

Në intervistën me vetveten, nuk është vetëm autori i cili e pyet veten, ai me këtë i dvet popullin e tij, dhe udhëheqësit. Nuk është thjesht monolog i brendshëm mbi shoqërinë. Ai zhvillon intervistë me vetveten për shoqërinë, udhëheqësit e së cilës janë moskokëçarës, sillen sikur çdo gjë është në rregull dhe veprojnë sikur gjithçka është në mbarvajtje. Autori, u bën gjyq shokëve të jetës, të cilët kanë ndryshuar aq shumë nga propaganda e shumë shërbimeve në Kosovë, të cilave ua kanë hapur derën për pak përfitime udhëheqjet e vendit tonë, të cilat janë kryesisht kriminale dhe të korruptuara.

Autori na jep pasqyrën e njerëzve të klasave dhe profesioneve të ndryshme, të gjendjeve sociale e mendore të ndryshme, të kolegëve të punës dhe të shoqërisë së tij në përgjithësi – të përgatitur nga duart e pushtuesve dhe pushtetarëve, me sjellje dhe qëndrime që mund të merren si vazhdues të pushtimit. Me këtë libër, ai i gjykon ata që mendonte se i njihte, por që në fund e befasuan për keq, e zhgënjyen dhe e tradhtuan, sepse ata, në të vërtetë, ishin ushtarët e të keqës.

Njeriu i autorit tradhton – sepse ky është tradhtuar shpesh, madje edhe nga ata më të besueshmit, për të cilët nuk do t’i shkonte mendja se një ditë do ta tradhtonin dhe do ta sulmonin. Autori është i përjashtuar – sepse, tashmë dihet, bandat janë të fuqishme, klanet kanë lidhje me pushtetin. Po, e keqja është shumë e madhe, se ata kanë lidhje me çdo pushtet: ata dinë të sillen rreth “mullarëve” të pushtetit, dhe në fund, nuk harrojnë të shkruajnë ditarë kujtimesh, si maskë për fytyrat e tyre, gjakatare.

Po, flamujt janë bërë maskë për maskarenjtë, janë bërë mbulesë në luftën kundër shtetit të Kosovës. Po, përpjekja për ta shkatërruar Kosovën; me korrupsion, pasurimi mbi kurriz të shtetit, të këtij populli që pagojë tepër shtrenjët për krijimin e tij.

3.

Autori befasohet, i tmerruar, i dëshpëruar – ai nuk i beson vetes, prej gjirit të popullit të tij, nga mjedisi i shokëve, ku ai punon e vepron, mund të gjente kaq shumë demagogë, shumëfytyrash, dhe të pa fytyrë. Këta derisa flasin me gjuhën e patriotëve; vjedhin, vrasin, ndertojnë jetën dhe lumturin e familjes së tyre. Sa shumë njeh kësi sojesh autori?!. Aty përshkruhet ardhja në pushtet e një klase analfabetësh, të përdorur, e cila e ndryshon shoqërinë tonë aq shumë; e ligështon rëndë dhe e vret në shpirt aq thellë, saqë i nevojitet një kohë shumë e gjatë për ta rimarrë veten. Kjo bandë udhëheqëse mund të jetë dorë e huaj, pa dyshimë e armiqëve tonë, si dorë Mugoshjanësh, e diktuar nga jashtë – thellësisht. Këta “pushtues të vegjël” u dhanë krah gazetarëve joprofesionistë, njerëzve të këqij, përtacëve, grupeve – me ideologji dhe veprime antikombëtare e antinjerëzore dhe lëvizjeve radikale fetare nga një bllok që është bërë motor i dekadencës botërore.

Autori shkruan, jo prej shtetit mikpritës si në librin Shenime nga Norvegjia, që e ka pritur duarhapur dhe e ka ushqyer – Norvegjia – ku ka ikur për t’u shpëtuar, ashtu si shum të tjerë. Ai i shkruan kujtime, kur ai ishte fizikish në vendin ku ka lindur, është arsimuar e edukuar, e në forma të ndryshme, atdheu e ka përndjekur – dhe vazhdon të na përndjekë, njerëzit dhe rininë tonë, ashtu si autorin.

Ai ka plot përshkrime autobiografike për veten, për hallet e tij, sepse shoqëria, përkatësisht bandat politike, e duart e tyre, që kishin marrë udhëheqjen, e sollën autorin në gjendje të rëndë shpirtërore e materiale. Ai përshkruan, me këto fjalë shumë kthjellët:

Andaj, e humba shpresën së mund të zgjidhja ndonjë problem ekonomik me punën në gazetën Rilindja. Nga fillimi i vitit 1999, mendoja së do të ishte e udhës që ta merrja botën në sy. Në fund të shkurtit të atij viti fola me ca gazetarë të Rilindjes, si me Zeqir Bekollin, Xhemajl Mustafën e ndonjë tjetër, së ndoshta më mirë  është të shkoja në mërgim që të bëja ndonjë punë të mirë për familjen time.

Dhe me vargjet që arrijnë kulmin e dhimbjes. O kulmin e tragjedisë së tij jetësore, autori shpalos përpjekjen e tij të palodhshme për atdheun, duke shpresuar për ditë më të mira – ditë që nuk i erdhën kurrë. Dhe, me siguri, as nuk do të vijnë. E keqja i ka rrënjët e thella te njeriu i jonë. Ai, e kupton se me këto premtime e ka gënjyer familjen, e ka mashtruar me fjalë boshe, e ka poshtëruar me iluzione të cilat nuk u bënë kurrë të njëmenda.

Në fund, autori e kupton se shoqëria si kjo, e sunduar nga huligant, e do të vazhdon kështu, një kohë të gjatë, gjithë atë punë nuk ta shpërblen – se një shtet si ky, jo vetëm që nuk të përkrah, por mezi pret të të dënojë, e shkatërrojë. Sepse bandat që e udhëheqin shtetin, jo vetëm që nuk të marrin parasysh, por të ndëshkojnë në mënyrat më të tmerrshme – duke të goditur në atë pikë, ku të dhemb më së shumti: në familje.

Bandat janë ngulur thellë në institucione, lum lexues. Këtë e hetoi dhe e zbuloi Bajrami. Dhe pikërisht për këtë ai bëri zgjedhjen më të mirë: ikjen, largimin, dhe rikthimin drejt vetes. Te mungosh në atdhe, ka filluar të jetë gëzimi më i madh i bandave dhe njërzve deshtak, sepse aty ata nuk kanë më konkurencë, i kanë duart e shlira.

Bajrami, nëpërmjet vargjeve dhe fjalëve të tij – kështu e ndjen lexuesi – sikur dëshiron të thotë: -Prandaj, rini, kini kujdes: mos u besoni premtimeve dhe gënjeshtrave të mediave, as duarve të pushtetarëve të korruptuar. Mos u besoni hoxhallarëve, as feve të Lindjes, por besoni; vetes, dijes, shkencës dhe përvojës tuaj. Mos e lejoni askënd të manipulojë me ju! Mos u bëni zagarë të “patriotizmave” e as të partive, por bëhuni njerëz që punoni për vetën tuaj – dhe kështu, atdheun tonë e ruajmë ndershmërisht. Bajrami shprehet me vargun më tragjik që mund të lexohet ndonjëherë në letrat shqipe, me plot zhgënjim.

Dihet pse: autori nga fillimi e kuptojë se vendi i tij, po binte tërësisht në duart e bandave, e klaneve, që nuk janë për demokraci, e për Perëndim, por për Lindjen, për shtetet totalitare dhe antishtetformuese.

E konsideroja së ashtu e kisha tradhëtuar familjen duke e gënjyer për një ditë më të mirë që nuk erdhi kurrë, pasi na gënjenin edhe disa prej udhëheqësve që kishim. Edhe nëse bëhet mirë e vjen liria e ëndërruar, mendoja, prapseprapë do të mbetej mendësia e njëjtë që grabiste e merrte të drejtat e huaja.

Autori dëshiron të ikë, por jo ta largojë dorën e tij nga lufta për kombin dhe drejtësinë, për një shoqëri, dhe pushtetarë, që të therin me thikë sa herë të munden — të kryqëzojn si Krishtin, të helmojnë e të gjuajn në hendek si Laokontin – për padijen e vet, sepse shumica janë kthyer si lodër në duar të huaja.

Autori do ta vazhdojë luftën, por jo nga Kosova. Sepse bandat janë futur në politikë, e kanë tharë tokën e Kosovës (Dardanisë), e cila ka mbetur pa banorët e saj — dëshirë e kahmotshme e pushtuesve, dhe e mugoshjanëve. Ai interviston vetveten, duke dashur të tregojë befasinë, me atë që sheh, e sheh të zhvesht shpirtin e shoqëris të sunduar nga bandat. Duke dashur të tregojë, deri në frymen e fundit për rrezikun, i cili është shtresuar brenda nesh, i cili na mashtron, na therë dhe na dëmton.

Po, shqiptarët përplasen ndërmjet ideologjive: Islamit, Islamit radikal politik, ortodoksisë filoturke, filogreke, pro-Iranit, mugoshjanizmit, inateve ndërkrahinore.

Nuk është thënë kot: duhet ta provosh që ta kuptosh. Gjendjet e ndryshme na vënë përballë provokimeve të atij lloji, saqë zbulojmë sjellje, pamje dhe veti që nuk kemi mundur t’i shohim asnjëherë në gjendje normale — te një person, një mik, një rajon, krahinë apo popull në tërësi.

Kishim braktisur Evropën. Kishim ikur nga kontinenti ynë. Me këtë sjellje, edhe bota na kishte kthyer shpinën. Kishim ikur nga vetvetja – me pranimin e Islamit dikur, me pranimin e komunizmit dhe me bashkëpunimin e ngushtë me Kalemegdanin e Kremlinin – sidomos ata që e quajnë veten të pafajshëm: Shqipëria.

Ndërrimi i feve, përplasjet ideologjike, e kanë dëmtuar rëndë etninë tonë dhe na kanë kthyer kundër njëri-tjetrit. Thjesht, e kanë vonuar krijimin tonë si njerëz – dhe si pjesëtarë të kontinentit që tash 3 mijë vjet udhëheq botën me dije dhe përparim. Pas, sundimi të gjatë e të tmerrshëm sllavo-turk, ne kemi mbetur ende të pandryshuar, si një shekull më parë – jo të përgatitur si duhet për politikën dhe botën moderne.Populli ynë është popull i ndarë dhe i copëtuar shpirtërisht – me urrejtje ndërkrahinore, gjakmarrje mes vëllezërve; i ndarë në shumë religjione; i zhytur në varfëri; i kthyer dhe i dorëzuar si lodër në duart e së keqes.

4.

Në veprën “Intervistë me vetveten” të Bajram Kabashit, temat që preken shpesh dhe me kryeneçësi dalin nga autori dhe prekun aty ku ai ndoshta nuk e dëshiron të tregojë. Sikur autori ka trashëguar nga populli i tij, të mos përmenden në këngët e fjalimet tona; vetitë e këqija, por, vetëm të thuren, e permendën gjëra të mira. Sikur ia bëjmë rrafsh vetës. Prej përshkrimeve të tij del një pamje krejt tjetër e fytyrës sonë – ajo pjesë që shpesh e fshehim, por është pjesë e madhe e jona, tmerrësisht e shëmtuar. U pa kjo, në periudhën e ndërtimit të shtetit, pas lirimit. Vetitë tona të cilat kultivohen bujshëm janë: tradhtia, kriminaliteti, thashethemet, bandat dhe përfituesit – që shfaqen si elemente kyçe, sikur të ishin shformim gjenetik i yni, duke pasqyruar realitetin e rëndë social dhe politik në të cilin manifestohet shoqëria. Këto dukuri nuk janë vetëm sfond, por pjesë integrale e dinamikës së jetës dhe përjetimeve të protagonistit/autorit.

Vepra shfaqe kritikë të ashpër dhe të guximshme, ndaj shumë dukurive, që e kanë shoqëruar periudhën pas luftës në Kosovë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse vepra e tij ka një peshë të madhe dhe është shumë e vlefshme për lexim dhe përmirësim të vetes sonë. Autori nuk qëndron vetëm si dëshmitar, por edhe si zë kritik që sfidon tabutë dhe heshtjet. Ai nuk është shikues i fshehur; përkundrazi, është në pjesën më vepruese të betejës – ai përballet fyt më fyt me “ushtarët e të keqes” që e kanë marrë pushtetin dhe që e keqpërdorin atë. Ai përdor gazetarinë dhe artin për të nxjerrë në dritë realitete të dhimbshme, duke kërkuar llogaridhënie dhe ndërgjegjësim kolektiv.

Intervistë me vetveten është rrëfim vetanak, por aspak vetjak në ndjesi: është rrëfimi i njeriut shqiptar – i poshtërimit, i mohimit, i heshtjes dhe i kryengritjes morale. Bajram Kabashi nuk shkruan si shkrimtar, por si gazetari i fundit i pashitur. Ashtu si mohikani i fundit, në betejë i vetmuar, që nuk i braktis rregullat, njerëzinë dhe kombin e tij. Ai flet nga gropa e braktisjes për të ekspozuar jo vetëm krimet e pushtuesit, por edhe ato të bashkëkombësve që u bënë pjesë e heshtjes. Vepra është ndërtuar si intervistë me vetveten, por në të vërtetë është një aktgjykim i gjithë sistemit social, moral, etik, mediatik dhe kulturor në hapësirën shqiptare të pasluftës.

Bajrami ndalet dhe e kritikon veten, si shumë intelektualë tanë, ashtu sikur edhe unë – në një mënyrë fatale – kur shprehet: “…se e kisha tradhtuar familjen duke e gënjyer për një ditë më të mirë, që nuk erdhi kurrë…”. Pra, e ka gënjyer familjen e vet, dhe të gënjesh familjen tënde është gjëja më tragjike dhe më e rëndë. Nuk ishte ne shpirtin e tij, asnjvhere rrena. Ata i kishte ushqyer me shpresën se ditët e mira po vijnë, por ato ditë të mira, për shumicën në Kosovë, nuk po vijnë ende. Për këtë arsye, rinia e ka marrë ikjen në dorë – e ka lëshuar Kosovën. Ndërkaq, udhëheqësit po dalin dhe po “lehin” në kohën e zgjedhjeve në botën e jashtme, duke e ditur se shumica prej atyre që kanë ikur nuk kthehen, ndoshta kurrë. A nuk është shkruar në mitologjinë e lashtë se bijtë e Dardanit do të dalin edhe njëherë në faqen e dheut, dhe do ta pushtojnë botën – me dije, me numrin e madh të tyre në shtim, dhe me forcën e madhe fizike e me shpirtat e shenjtë që vetëm ata i kanë. Kur do të përmbushet kjo profeci, ku në brendin tonë gjejmë dhe perkundim, dhe pedatim qe kaq shumë të këqija…

5.

Psikologjia kolektive e popullit shqiptar – urrejtja e shkaperderdhja. Ne kemi psikologjin e tutes, e cila shëndërrohet në eufori, kreni, ku personi i panjerëzi; krenohet me femijët, që na u  masakruan nga pushtuesi. Psikologji e tutes, e pafuqisë, e cila manifestohet në; hakmarrje, shthurje, inate, të ushtarëve që e kanë tradhtuar dhe hup betejën. Psikologji e atyre që janë tjetërsuar krejtësisht nga rruga ku ata duhet të ishin. Energji e shkpërderdhur nga kacafytjet krahinoriste, mandej shpërfaqet te shumica e intelektualëve. Snobizmi dhe provincializmi, në hapësirën qekaq të vogë, është tmerrues, ku luajnë lojëra perjashtuese, dhe perjashtohet pjesa e madhe e popullit. Siç ishte rasti në kohen e Mugoshjanizmit në Shqipëri, dhe ky rregullë vazhdon të jetë.

Autori prek tema, për të cilat ka folur e trajtuar aq shumë; politika e letërsia, e historia, tema siç janë; tradhëtia. Thashethemet që e thuren në mjedisin tonë, si parapergaditje për skema politike dhe komplote kundër njeri tjetrit. Një grup kundër gurpit tjeter, thashetheme, ku ndjellet pabesia, poshtersia, vrasjet, sidomos në Kosovën e pasluftes.

Tutëzanat bëhen heroj dhe luftëtar, e komandatët dikur si dorë e pushtuesit, ndërtojn atdhedashuri në sytë e të tjerëve derisa pasuria e tyre rritet dhe zgjarohet në dëm të shtetit dhe shoqëeris. Tradhtia shfaqet jo vetëm në marrëdhëniet personale, por edhe në nivel shoqëror dhe politik, duke reflektuar një mungesë besimi midis njerëzve dhe një klimë frike e pasigurie. Kriminaliteti dhe bandat përshkruhen si fuqi të errëta që dominojnë hapësirat sociale, duke ushtruar ndikim dhe kontroll mbi njerëzit, shpesh në mënyrë të dhunshme, të padrejtë. Thashethemet janë mjete për përhapjen e frikës, keqkuptimeve dhe ndarjeve. Ato ushqejnë mosbesimin dhe krijojnë një atmosferë tensioni dhe pasigurie, natyrisht duke u perdorur kundër personave, partive dhe grupeve të caktuara. Ky është rregull i transmetuesve, portaleve, i gazetarëve.

Përfituesit janë ata që shfrytëzojnë situatën, e krijuar nga krimi dhe tradhtia, duke përfituar politikisht, ekonomikisht, shpesh në kurriz të të tjerëve. Vepra “Intervistë me vetveten” e Bajram Kabashit është e rëndësishme për t’u lexuar për shumë arsye, sidomos në kontekstin shoqëror, politik dhe kulturor të Kosovës dhe rajonit.

6.

Vepra fillon me zgjedhje formale intriguese: intervistën me vetveten. Ky akt shënon jo thjesht një vetërrëfim, por një kundërrëfim ndaj harresës kolektive dhe mohimit institucional. Kjo nuk është autobiografi e zakonshme; është akuzë e dokumentuar, monolog tragjik-gazetaresk, i cili ngritet mbi dëshpërimin dhe vetëdijen e plagosur të autorit. Në qendër të veprës, shfaqet dhe shpaloset si kornizat e një kulle, e cila qëndron pas bombardimit, përgjatë betejës së natës, e kur mendohej se ajo ishte rrafshuar, duken kornizat e mureve të shkatërruara e rrënojat e shpërndara —  kullë që ende qëndron, edhe pse e shkatërruar si asnjëherë më parë. Pikërisht, njësoj del dhe shfaqet figura e gazetarit të vetmuar dhe të heshtur, që nuk ndalet dhe nuk pushon, si kronikan i lashtë, duke shënuar e kritikuar ngjarjet, qëndrimet e dukuritë e dëmshme që kanë ndodhur.

Kjo vepër është klithmë, është thirrje dhe protestë, për shkak se njerëzit e mirë, atdhetarët dhe punëtorët e vërtetë janë përjashtuar nga çdo përkujtim i institucioneve shtetërore, sepse institucionet shtetërore janë marrë në dorë nga grupe të caktuara; kriminel, hajna, në emrin e patriotizmit, si maskë.

Autori e vendos veten si një figurë donkishoteske – një gazetar i ndershëm, i cili sfidon jo vetëm pushtimin serb, por edhe bashkëkombësit konformistë e oportunistë. Ai e sheh veten të tradhtuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga kolegët, të cilët shërbejnë si “bashkëpunëtorë të UDB-së sonë” – një frazë sarkastike, duke shkund vetëdijen kombëtare dhe ndëshkuar mendësinë; e bashkëpunimit të heshtur. Autori nuk e përshkruan gazetarinë thjesht si profesion, por si mision etik dhe luftarak. Ai ndan përvojat e tij në gazetën Rilindja, ku përjeton përjashtimin, dyshimin dhe sabotimin. Një episod rrëqethës është dërgimi i tij në një njësi poshtëruese të ushtrisë jugosllave, ku kalon pranë vdekjes – një metaforë e qartë për brutalitetin e sistemit e indiferencën institucionale ndaj vlerës njerëzore e profesionale.

Gazetari, me shumë mprehtësi e shkathtësi, hulumton dhe pasqyron psikologjinë e popullit të tij nën robëri dhe pas çlirimit: cetat e përfituesve, nën hijen e betejave që kurrë nuk i bënë, ndërtojnë pushtetin e tyre, duke lejuar duart e aleancave anti-Perëndimore të shkatërrojnë Kosovën. Këto aleanca, pikërisht, janë islamiko-ortodokse: njëra nën komandën e botës arabe, tjetra nën komandën e Kremlinit. Ai, pra autori, ndërton një portretizim kompleks të shqiptarëve nën pushtim: një popull i mbrujtur me dhimbje, por gjithashtu i përçarë dhe i zënë në grackën e vetëvrasjes morale. Ai kritikon jo vetëm dhunën e Serbisë, por edhe heshtjen bashkëfajtore të shqiptarëve, duke theksuar rolin e “elitarëve” të padenjë dhe të “spiunëve të padukshëm”. Ai, edhe sot, kritikon pushtetarët tanë dhe gazetarët e rinj, që heshtin dhe u shërbejnë njerëzve, shoqatave, radiotelevizioneve dhe propaganduesve fetarë që dëshirojnë ta shndërrojnë Dardaninë në një Afganistan, duke e gjuajtur në duart e huaja, që kryejnë punë për sferat e mëdha dhe përçarjet e thella në botën moderne, e cila do të shoqërohet me përplasje dhe luftëra. Kjo vepër është një psikanalizë kolektive e shpirtit shqiptar përgjatë viteve të pushtimit dhe të shtetndërtimit, të cilat, për fat të keq, nuk ndryshojnë shumë…

7.

Po, kjo është intervistë për “heronjtë e rremë” – heronjtë e rremë që po na vjedhin, po na islamizojnë, po na nxisin kundër kontinentit evropian, kundër atyre që na dhuruan lirinë.

Ky libër është akt rebelimi dhe tregim i shëmbëlltyres tragjike të gazetarit të pastër në “kohë të kalbura“, ose në kohë të pakohë, siç shpreheshin poetët e paraluftës në vendin tonë. Vepra flet përballë harresës me zë që ngërthen dhimbje, revoltë dhe dëshmi, duke i dhënë lexuesit dokument historik në formën e rrëfimit personal. Kjo është gazetaria si akt martirizues, jo si përfitim. Në vepër kemi përballje të drejtpërdrejtë me figura konkrete të kohës së tij, si disa gazetarë apo udhëheqës të tjerë të gazetës, duke i demaskuar si simbolikë të korrupsionit profesional dhe rënies së elitës së vërtetë, që autori nuk ngurron t’i përmendë me emër e mbiemër.

Ashtu si në veprat e tjera, sidomos në atë të fundit, Rrëfime nga Norvegjia, po ashtu edhe në këtë vepër, autori vazhdon të raportojë dhe të përsërisë: zhvillimin e raportit me profesionin në mërgim, gazetarinë në kohën e pluralizmit politik dhe shtetndërtimin, përballjen me islamin politik me frymë kundër Kosovës dhe popullit të saj – sfida më e madhe e Kosovës pas luftës. Ai trajton ndikimin e ideologjive dhe narrativave të reja të grupeve politike, kryesisht anti-Kosovë, pas luftës. Autori, me kryeneçësi, e citon dhe e rithekson, dhe e rivlerëson etikën e kundërshtisë ndaj heshtjes kolektive, si dhe vetë heshtjen kolektive përballë veprimeve vdekjeprurëse të shoqatave dhe grupeve me veprime të theksuara antiqytetëruese dhe antikombëtare, kryekëput të drejtuara kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër popullit dardan. Fatkeqësisht, shpesh këto grupe i kanë rrënjët aty ku nuk pritet.

8.

Pjesë e rëndësishme e këtyre faqeve trajton kritikat e drejtpërdrejta ndaj elitës politike shqiptare dhe “elitave” të krijuara nga këto politika, si zinxhir i mallkuar, të cilët, për Kabashin, kanë lejuar asimilimin e heshtur dhe të planifikuar përmes ndihmës së islamizmit institucional dhe projekteve të huaja fetare. Ai përdor gjuhë të ashpër, shpesh me ngarkesë polemizuese dhe herë-herë fshikulluese, për të përshkruar shqiptarët si të përgjumur, që nuk e kuptojnë thelbin e lirisë kombëtare.

Pavarësia është ngarkesë e cila duhet ta mbajmë, është çlirim që duhet ta kemi, është frymëmarrje që duhet të luftojmë ta rrisim, është dritare dhe hapësirë për rritjen tonë. Është mundësi për dije, për edukim dhe për qetësi, siguri e rehati — e jo mundësi apo rast për prokurorinë që ta rrisë kriminalitetin, korrupsionin, dhe as e gjykatave ose policisë që të shfaqin padrejtësinë, e as e kryeministrit që demonstron padije dhe kryeneçësi duke bërë prova nga më të ndryshmet, ashtu duke i treguar botës se Kosova nuk është shtet i vërtetë, por është hajgare.

Ne nuk guxojmë ta bëjmë Kosovën ashtu siç e ka bërë Shqipëria veten, këto 100 vjet, ku klasa politike dhe intelektuale e ka keqëpërdorurë pushtetin tmerrshëm kundër popullit të vetë. Pa dyshim klasë politike dhe intelektuale e shiturë dhe e huaj. Ne duhet të mësojmë nga gabimet dhe mos dija e tyre. Ne duhet të jemi me qytetërimin perëndimor, duhet të jemi me Dardaninë, pra, me Kosovën.

Pavarësia nuk është e drejtë e Edi Ramës, ose e ndonjë partie, ose e Hashim Thaçit, ose e “baballarëve të kombit”, ose përfituesve të tjerë; nuk është mundësi për tregti dhe përfitime materiale të klaneve. Ajo ishte e drejtë e fituar e popullit të Kosovës, jo e „“komandantëve“ që në nuk zhvilluan beteja askund. Ajo — Kosova — është fitore e qytetërimit evropian dhe e popullatës Kosovare.

Ata që u përpoqën ta ndajnë dhe ta shesin Kosovën, dhe iu dështoi ky plan, tash fillojnë të flasin fjalë të mëdha, si maskë për tradhtinë që kanë bërë. Kjo është veti e Mugoshjanëve. Kosova është shtet, meritë e jashtëzakonshme e popullit të saj, që e dallon mbi popujt e Evropës, për kryenëqesin dhe patriotizmin, është fuqi baroti këto 2500 vjet.

Gjermanët nuk i ndan dhe nuk i pengon pse janë në tri shtete; anglezët nuk ndahen edhe pse janë në dhjetë shtete; rumunët nuk ndahen edhe pse jetojnë tash në dy shtete — përkundrazi, ata e lavdërojnë pjesën tjetër dhe flamujt e shtetit tjetër të etnisë së njëjtë, i gëzohen dhe i mbajnë me mburrje. Kështu bën Rumania për moldavët, kështu bën Gjermania për austriakët, kështu bën Anglia për australianët, kështu bën Australia për kanadezët, kështu bëjnë spanjollët për argjentinasit… dhe kështu duhej të ishte edhe qytetari i Shqipërisë. Por politika e Mugoshjanëve dhe intelektualët Mugoshjanë, me propagandën e vet, e kanë shndërruar qytetarin e vet në inat dhe urrejtje ndaj Kosovës, si asnjëherë më parë.

Kjo shihet shumë thellë dhe kthjellët në rrjetet sociale, në tubimet intelektuale dhe te politikanët e shtetit.

Në intervistë me vetvetën, autori i quan veprimet e “udhëheqësve tanë” pabesi kombëtare, të cilët kanë lejuar rrënimin e historisë, kulturës dhe frymës kombëtare — dhe jo vetëm kaq — ata kanë rrënuar dhe kthyer në gërmadha ekonominë e Dardanisë.

Krejt kjo maskë; me patriotizëm e flamuj kombëtarë e himne, shumicën e kohës ishte maskë për përfituesit, vrasësit, gërryesit e pasurisë së Kosovës.

Mandej edhe intelektualë e akademikë, që veprat e tyre ua botojnë dhe ua ribotojnë partitë politike të tyre, kur ato vijnë në pushtet. Në këtë libër, ky lloj diskursi është shumë i ngarkuar me simbolikë të zymtë, dhe e sheh të ardhmen shqiptare si të kërcënuar në mënyrë ekzistenciale.

Në Intervistë me vetveten, Bajram Kabashi i trajton partitë politike shqiptare dhe veprimtarinë e liderëve të tyre si faktorë të drejtpërdrejtë në përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë. Ai nuk kufizohet në kritikën ndaj sistemit politik të pasluftës, por e shtrin akuzën e tij edhe më thellë: në vetë strukturën mendore, morale dhe etike të klasës politike shqiptare, e cila, sipas tij, është bashkëfajtore në rrënimin e identitetit kombëtar dhe shtetësisë.

Autori është kategorik: asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk ka përfaqësuar interesin e mirëfilltë të popullit. Partitë janë shndërruar në klube interesi, që shpërndajnë poste, emërime dhe privilegje. Politikanët e dalë nga lufta, që u paraqitën si çlirimtarë, u kthyen në burokratë të pasur dhe paternalistë, përfitues, dhunues, dhe e përçmuan popullin, duke shfrytëzuar viktimizimin për kapital politik.

Në vend të ndërtimit të shtetit, u ndërtua një sistem i ndërsjellë klientelizmi, nepotizmi dhe heshtjeje ndaj çështjeve thelbësore kombëtare.

“Kosova u lirua prej armikut, por ra në duart e pazareve, të një politike që nuk ka ndjenja për popullin, por vetëm numra e tenderë.”

Si shembull i kthjellët është: heshtja e politikës përballë islamizimit dhe antikombëtarizmit në përmasa nga më të ndryshmet. Duke filluar nga Tirana, që sillet ndaj Kosovës (Dardanisë) ashtu siç duhej të sillej Rusia ose shteti pushtues i djeshëm.

Ndoshta shtetet dhe aleancat anti-Kosovë e kanë në dorë Shqipërinë, ashtu siç e kishin gjithmonë, qysh prej viteve 1912 — herë më shumë e herë më pak — ku krerët politikë dhe intelektualë ishin jo më tepër sesa marioneta të mallkuara, prej themelimit të më pak se 1/3 hapësirës shqiptare si shtetit, e deri në ditët e sotme. Shqipëria duhej të ishte në Evropë, më saktë në lidhje me Perëndimin, qysh prej vitit 1912 — por gjithsesi, qysh prej vitit 1945.

Një nga akuzat më të rënda që Kabashi ngre është; heshtja e plotë e klasës politike ndaj infiltrimit të islamizmit politik — dhe jo vetëm islamizmit , por edhe filoturqëve— në Kosovë dhe sidomos filorusëve në Shqipëri.

Kjo vepër, ku më shumë e ku më pak, akuzon liderët partiakë dhe ata fetarë tradicionalë, se kanë mbështetur në heshtje, e me ndërveprim, depërtimin e fondacioneve islamike, të cilat kanë ndërtuar xhami, kanë ndarë bursa, kanë shtyrë narrativën panislamike radikale, të shovinizmit e racizmit arab, antiqytetërues, kundër-Evropian, i kamufluar si religjion. Me këtë kanë zëvendësuar edukimin shqiptar me propagandë të huaj.

Mrekullueshëm, siç thotë, e di autori: “Këta politikanë nuk janë liderë, por administratorë të projektit të shpërbërjes së kombit.”

9.

Kabashi nuk flet vetëm në mënyrë të përgjithshme, por shpesh me emra, duke i shënjuar si simbol të moralit të rënë të politikës shqiptare. Përmendet politikan, por përmendet edhe ndihmëtarët e politikanëve, pra ata tv cilët e  ndihmojnë politikanët e dëmshëm dhe në të njëjtën kohë i mbushin xhepat e vet, në dëm të popullit, në dëm të Kosovës. Çdo veprim i Tiranës dhe i shqiptarëve kudo në botë në këtë periudhë të shtetndërtimit të Kosovës është në të vërtetë në funksion të së mirës ose të së keqes për Dardani. Me emër, përmendet Thaçi, udhëheqës shpesh pa mend, i paditur, lakmitar për pushtet të cilin pushtetin nuk e ka merituar, dhe i cili nuk ishte i përgatitur për të. Shumë njerëz e gazetarë fillimisht e kritikuan, por më vonë e glorifikuan pas arrestimit të tij në Hagë, duke përmendur rastin e Mero Bazes, që e krahasonte Thaçin me Adem Jasharin pas arrestimit — krahasim qesharak dhe i pavërtetë.

Qëndrimet e gazetarëve shpesh janë lajkatues dhe në shërbim të qendrës- kundërKosovë. Përmenden shembuj të përdorimit të gazetarisë për spastrime politike, hakmarrje personale dhe manipulime mediatike. Autori shprehet se në Shqipëri asnjëra palë nuk përfaqëson interesin kombëtar, por interesin e vet personal dhe rrjetin klientelist.

10.

Shkatërrimi i elitës intelektuale kombëtare nëpërmjet politikës. Pamjen tjetër që autori e shtjellon është përjashtimi i intelektualëve të ndershëm nga sfera publike përmes: krijimit të kultures politike antiintelektuale, ku fjala e mençur zëvendësohet me deklarata emocionale, patriotizëm të shtrydhur dhe mashtrime propagandistike. Promovimi i pseudointelektualëve dhe opinionistëve me gjuhë të dhunshme, të cilët për Kabashin janë instrumente të verbërisë kolektive.

Populli është i mashtruar, por edhe bashkëfajtor. Edhe pse klasa politike është në qendër të kritikës, Kabashi nuk e fal plotësisht as popullin. Ai e veneron: populli shpesh voton emocionalisht, jo racionalisht. Lejon figurat e dyshimta ta përfaqësojnë për vite me radhë, për hir të një pagese mujore apo ndihme momentale. Është i mësuar të besojë në mashtrime, jo në të vërteta, dhe kjo ka bërë që politika shqiptare të zhytet në cikël vetëshkatërrues. Me pak fjalë, populli ynë, intelektualët tanë dhe krejt sistemi kulturor, e tradita jonë në përgjithësi, nuk kanë kufi e kritere autokritike. Një shoqëri ecën përpara, sa më shumë është autokritike, thoshte Hegeli i mençur.

S’do mend, e as dyshim, se kritikën dhe gjykimin ndaj politikës, autori e përzien në këtë vepër me:

Akuzën publike – si prokuror moral i një kombi të tradhtuar.

Ironinë – për të nxjerrë në pah hipokrizinë e “liderëve të popullit”.

Tragjedinë – për të treguar se në këtë histori nuk ka heronj, vetëm viktima, manipulues dhe të dëmtuar, që fatkeqësisht çmimin e dëmtimit e paguan populli.

Thirrjen për ndërgjegjësim – për të krijuar gjeneratën e re, e cila nuk e shet votën, nuk mashtrohet me dokrra të mesjetës, dhe nuk ndahet në krahina dhe bajraqe. Demokracia është mundësi për zgjedhje; nga zgjedhja jote përzgjidhet edhe fati yt.

Dhe si thirrje: në Intervistë me vetveten, partitë politike dhe liderët shqiptarë përshkruhen si: trashëgimtarë të frikës, jo të lirisë; menaxherë të harresës, jo ndërtues të shtetit; promovues të identitetit të rremë dhe armiq të mendimit të lirë. Politika shqiptare pas luftës ka prodhuar shtet pa substancë dhe popull me vetëbesim të rrënuar, duke e kthyer Kosovën në fushë të hapur për çdo projekt ideologjik – përfshirë edhe ata më të rrezikshmit; filorusët dhe radikalizmin fetar islam.

11.

Autori kritikon mungesën e përgjegjësisë dhe ndëshkimit për keqbërësit, duke theksuar se kjo krijon kulturë pafuqie dhe mospërgjegjshmërie. Kosova, në veçanti, është shndërruar në një fushë të manipulimeve dhe tradhtive politike, nga shtetet për rreth, të cilat e dëmtojnë unitetin dhe interesin etnik e kombëtar, duke pasur pasoja të rënda për të ardhmen e Dardanisë. Keqpërdorimet dhe qëndrimet pushtuese të klasave politike, kanë krijuar probleme sociale, etike dhe kombëtarë. Pasojat e këtyre dukurive reflektohen edhe në degradimin moral dhe etik të shoqërisë, përçarje midis njerëzve dhe humbje të besimit në institucione.

12.

Autori e zhvendos me vendosmëri boshtin kritik nga përvojat personale të gazetarit me analizë të mprehtë të rrethanave politike dhe kulturore që pasuan luftën në Kosovë dhe hapësirat shqiptare. Kabashi e konsideron “zbarkimin” e islamistëve politikë në Shqipëri e Kosovë si kolonializëm të ri religjioz, i orkestruar nga “Vëllazëria Myslimane”, në perceptimin e tij është përbindësh ideologjik që kërcënon identitetin kombëtar shqiptar, ashtu si në kohën e Ahmet Zogut shpërndarja e komunizmit ruso-sllavë. Na thotë autori; “Popullit iu afrua fjalori i një organizate panislamike që ka ndikimin më të fuqishëm në orientimet antinjerëzore,….”. Kjo nuk është thjesht kritikë ndaj fesë – është një refuzim i qartë i “islamizmit politik” si mjet i shuarjes së kombit shqiptar, dhe si përpjekje për ta “turqizuar” atë në mënyrë të heshtur. Kabashi keshillon; në mungesë të rezistencës kulturore dhe edukative, shqiptarët janë kthyer në territor të pushtueshëm për çdo ideologji që nuk rrjedh nga vetvetja.

Autori merr në analizë shembuj konkretë nga Maqedonia e Veriut dhe Tetova, ku shkollimi shqip ishte rrënuar në mënyrë sistematike, dhe më pas komunitetet shqiptare ishin zëvendësuar me identitete të diktuara fetarisht. Për Kabashin, kjo është metamorfozë e diktuar me dhunë, ku kombi i robëruar i braktis arsimin, por ruan xhamitë – ironizim therës ndaj prioriteteve të imponuara nga jashtë.

“Xhamizimi – islamizimi i shqiptarëve në Zvicër e gjetiu u bë për shkak të lirive të mëdha fetare”. Këtu shfaqet për herë të parë ideja e zëvendësimit të identitetit kombëtar me identitet të huaj fetar, çka për autorin është shkatërrim i vetëdijshëm dhe tragjik i qenies shqiptare. për befasi, Shtetet tona dhe Akademit heshtin para kësaj dukurie.

Autori i përshkruan shumicën e hoxhallarëve, të cilët, me veprimet e tyre, qoftë me vetëdije ose pa vetëdije, qoftë se janë mashtrues ose të mashtruar, shfaqen pas luftës si agjentë të një skeme të strukturuar kundër Kosovës në veçanti dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Hoxhallarë të cilët janë përhapur dhe kanë përfituar në dëm të çështjes shqiptare, dhe në dëm të gjuhës, politikës dhe historisë sonë:

Promovojnë urrejtjen ndaj gjuhës shqipe në favor të arabishtes;

Përçmojnë historinë kombëtare (p.sh. Skënderbeun, Rilindjen);

Nxisin ndarjen brenda shqiptarëve mbi baza fetare, duke ndërtuar narrativë që e zëvendëson “shqiptarin” me “myslimanin”;

“Në vend të librave shqip, ata ndanë falas literaturë nga Egjipti dhe Arabia – jo për dije, por për shuarje të vetes shqiptare.”

Kabashi nuk e kursen as institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilin e sheh si të kapur dhe të lidhur me agjenda të huaja. Islamizimi si projekt që zëvendëson kombin me umetin. Për Kabashin, nuk ka asgjë më antishqiptare sesa ideja se përkatësia ndaj “Ummetit” (bashkësisë së myslimanëve) është më e rëndësishme se përkatësia ndaj kombit shqiptar.

Ai e sheh këtë si:

Shpërbërje të identitetit kolektiv historik të shqiptarëve, të formuar përmes gjuhës, gjakut dhe luftës për liri;

Konvertim të rinisë shqiptare në mentalitet të skllavëruar fetarisht, i cili refuzon heroin tonë kombëtar sepse nuk është “mysliman i mirë”.

Zëvendësim të simboleve kombëtare me simbole fetare të huaja, çka për të është vetëvrasje kulturore.

Maqedonia dhe Kosova si epiqendra të këtij projekti – për shkak të plagës së hapur të luftës. Kabashi vëren se Kosova pas luftës ishte më e ndjeshme ndaj ndërhyrjeve ideologjike, sepse:

Shteti ishte i dobët;

Shoqëria ishte e varfër, e tronditur, e plaçkitur nga pushtuesi dhe në vendet ku ishte refugjat;

Institucionet ishin të sapoformuara dhe shpesh të keqshfrytëzuara.

Mbi të gjitha: psikologjia e popullit ishte e traumatizuar dhe në kërkim të shpresës – të cilën islamistët e ofruan përmes paraqitjes si “çlirimtarë shpirtërorë” dhe kinse ata i dinë disa fshehtësi dhe rrena të tjera nga vërtetësia hyjnore, e cila nuk u plotësua kurrë.

Kabashi nuk përdor eufemizma. Gjuha e tij është e hapur, polemike dhe me tone alarmante, dhe ndonjëherë acaruese – sidomos për ata që kanë çasje më neutrale ndaj fesë islame. Por ky është qëllimi i tij: të zgjojë një vetëdije të fjetur.

Ai përdor krahasime të forta:

“Xhamia e vogël e Tetovës zëvendësoi universitetin”;

“Në Zvicër ndodhi xhamizimi – sepse nuk u lejuan shkollat shqipe”;

“Rinia shqiptare u zhvesh nga kombi dhe u vesh me çallmën që s’e njihte.”

Feja islame, me krejt doktrinat e veta edhe kur nuk është e radikalizuar dhe edhe kur nuk është e politizuar, është projekt kundërkombëtar, kundëretnik, pra edhe kundërshqiptar. Si mund të shpjegohet shkombëtarizimi nga gjuhët edhe shtetet përkatëse në arab, si zhdukja dhe arabizimi i: Egjiptit, Libisë, Libanit, Tunizisë, Marokut, Sudanit, Sirisë, Algjerisë, edhe Mauritanisë, e Malit, dhe zhdukja e shumë popujve dhe kulturave në emrin e Islamit, dhe gjuhës së ashtuquajtur “hyjnore arabe”. Pra, Islami qysh në themele në thumb kishte zhdukjen e gjuhëve dhe të popujve, kolonizim dhe shkatërrim.

Radikalët islamikë, mashtrojnë se Europa i kolonizoi shtetet islame, duke i përmendur 100 ose 150 vitet e kolonizimit të disa shteteve islame, por nuk e përmendin kolonizimin që e bëri Islami dhe popujt arab në Europë, rreth 800 deri 1000 vjet ne Spanjë, Portugali, një pjesë të Francës, Italinë e jugut, dhe 500 e më shumë vjet Ballkanin në përgjithësi. Europa me zbulimet e veta ua bëri arabëve të rëndësishme naftën, dhe ua dërgojë penicilinen, dhe sot i mban me shkencë dhe teknologji dhe me mjell.

Hoxhët vazhdimisht theksojnë se Turqia, përkatësisht Perandoria Osmane, nuk e shkombëtarizoi askënd — një mashtrim, sepse Turqia shkombëtarizoi shumë një tokë të pafund, e ajo është hapësira e Azisë së Vogël, që përfshin 800.000 km katrorë, pra hapësirë më e madhe sesa dy herë Gjermania. Krejt kjo hapësirë, krejt ky territor deri në shekullin XIII dhe vende-vende, si Stambolli deri në shekullin XVI, nuk ka folur turqisht; ishin shumicën e kohës gjuhë indoevropiane.

Pra, në nuk bën të bëhemi vegla në duart e mashtruseve me qendra në Mekë, dhe Stamboll,

Nuk ka shqiptarizëm pa përkatësi gjuhësore, historike, e kombëtare.

Çdo përpjekje për ta zëvendësuar këtë përkatësi me besnikëri ndaj feve, dhe pikërisht fesë Islame, ose kombeve të huaja në emrin lidhjes fetare me ta, është rrënim dhe tradhti.

Dhe më keq: kjo po ndodh me ndihmën e vetë shqiptarëve, përmes intelektualëve të blerë, hoxhallarëve të nxitur dhe institucioneve të heshtura.

Ai e përshkruan këtë proces si pushtim pa armë, por me literaturë, propagandë dhe predikim, që është edhe më i rrezikshëm sepse shkatërron themelet e mendimit, jo thjesht të territorit. A nuk na kujtohet një ‘intelektual’, ma shumë rapsod, që na thoshte: Mos flisni kundër Turqisë me gjuhën e shkaut, ndërsa lëvizte ngapak pjesën e poshtme të trupit, më shumë lëkundje – si duket e huazuar nga disa imamë të njohur për antishqiptarizmin e tyre të theksuar?!.

13.

Si në veprën Rrëfime nga Norvegjia, por ashtu edhe në këtë vepër, kemi segmente ku autori vazhdon të mbajë tonin autokritik dhe dëshpërues për fatin e gazetarisë në Kosovë. Për të, gazetaria e pasluftës është bërë vegël pushtetesh dhe fesh, dhe ka braktisur misionin e saj kritik. Ai e përshkruan veten si mbrojtës i një ideali të tretur, një mburojë e vetmuar ndaj një bashkësie që ka tradhtuar profesionin për privilegje dhe heshtje. Kabashi e thellon dimensionin kritik, duke e zhvendosur atë në një terr klimatik të kulturës, fesë dhe ideologjisë si mjet pushtimi. Pas luftës: gazetaria mbeti mes zhgënjimit dhe braktisjes.

Në libër artikulohet teoria e përmbysjes së kombit shqiptar nga brenda, përmes një kombinimi të heshtjes politike, zhgënjimit të pasluftës dhe infiltrimit fetar. Përmes një ligjërimi të furishëm, duke i shpallur luftë të hapur hipokrizisë religjioze dhe njëlloj “të rishkruarjeje të kombit” dhe riprogramimi të pikëpamjes së popullit që e kishte për vete, nga agjenda të jashtme, duke e pozicionuar veten si zë kritik të një vetëdije që po shuhet.

Kabashi frymëzon në këtë vepër: përkushtimi ndaj së vërtetës dhe drejtësisë, duke u motivuar nga dëshira për të zbuluar dhe denoncuar padrejtësitë, korrupsionin dhe kriminalitetin që dëmtojnë shoqërinë dhe jetën e njerëzve të zakonshëm. Ndjenja e përgjegjësisë morale dhe qytetare. Ai ndjen nevojën për të qenë një zë i ndërgjegjes në një kohë kur shumë të tjerë heshtin ose janë të lidhur me pushtetin dhe krimin. Ai që është i motivuar motivon, autori, si në veprat më të mëparshme, ashtu edhe në veprën Rrëfime nga Norvegjia, por edhe në këtë vepër, tuta personale që e ka pasur krejt jetën e tij është motivues i fortë, sepse e bën më të qartë rrezikun dhe rëndësinë e punës së tij. Tuta kallëzon se jetojmë në shoqëri jonormale, ku janë rrasur duart e shumë shërbimeve sekrete antikombëtare, e sidomos nëpërmjet gazetarisë; pra gazetari edhe politikani janë bërë dora e dreqit. Kjo frikë nuk e ndalon, por e forcon vendosmërinë për të vazhduar. Dëshira e tij për ndryshim social, ashtu për një shoqëri më të drejtë dhe më të lirë, ku të vërtetat mund të thuhen pa frikë dhe padrejtësitë të luftohen me guxim.

Frika e autorit nga sulmet fizike – në këtë kontekst (përfillje), autori tregon ndjenjën e thellë të frikës, për sigurinë e tij personale. Kjo frikë është e natyrshme në mjedisin ku vërtet ekzistojnë kërcënime të mundshme fizike, qoftë nga bandat, përfituesit, apo nga individë të tjerë të lidhur me këto struktura kriminale, por edhe nga sistemi i drejtësisë i korruptuar, jo i drejtë , jo funksionalë, dhe shumicën e kohës në funksion të bandave. Kjo pasqyron ndjeshmërinë dhe rrezikun që ka autori, si zë në përpjekje të thotë të vërtetat, ku të tjerët, pa dyshim, mund të dëshirojnë t’i heshtin me dhunë.

Intervistë me vetveten nuk është vetëm një libër. Është rrëfimi i gjallë i rezistencës qytetare, i moralit në kohë të kalbur, i gazetarit që nuk u shit, nuk u thye dhe nuk heshti. Bajram Kabashi e ka shkruar veten si akt publik, si fjalë që mbetet kur gjithçka shuhet.

14.

Në kohët e sotme, gazetaria – që në thelb duhet të jetë rojtarja e së vërtetës dhe zëri i ndërgjegjes publike – është shndërruar, me përjashtime të rralla, në një aparat përndjekës dhe sabotues të vetë të vërtetës. Ajo nuk shërben më në funksion të lajmit të vërtetë dhe të interesit publik, por vepron si një virus politik – i shpërndarë në trajtën e gazetarit të paguar, i cili ndërton pasuri marramendëse, pa mbikëqyrje, pa kontroll institucional dhe jashtë çdo logjike demokratike. Ky deformim nuk ndalet vetëm në gazetari: e njëjta patologji e moralit dhe pandëshkueshmërisë vlen edhe për hierarkitë fetare, ku klerikët shpesh fshihen pas petkut të shenjtë për të ushtruar ndikim politik e ekonomik të padukshëm.

Përvoja personale e autorit – përjashtimi nga gazeta “Rilindja”, spiunazhi institucional, sabotimi i qëllimshëm dhe përndjekja ideologjike – përbëjnë një mozaik të dhimbshëm, një tablo të mjaftueshme për të kuptuar mekanizmat e fshehtë me të cilët elitat përfituese mbulonin të vërtetën dhe ndëshkonin zërin e lirë.

Gazetarë të caktuar përmenden nga autori me sarkazëm therëse – si figura të dështuara, të padukshme brenda redaksive të dikurshme, të cilët më vonë shpërblehen me mirënjohje të pamerituara apo promovohen si “këshilltarë” nga udhëheqës të dështuar politik. Në këtë rreth të mbyllur, gazetaria është shndërruar në një zgjatim të porosive të pushtetit, ku profesionistët e vërtetë heshtin, ndërsa pseudoprofesionistët ngjiten.

Autori e përshkruan rrugën e vet në gazetari si një udhëtim nëpër fushë të minuar, ku idealet gazetare janë shkelur nga agjentë me mision dhe maska, të cilët e kanë zëvendësuar misionin me pagesën, dhe të vërtetën me shpifjen e porositur.

Në planin më të thellë, autori zbulon një rrezik edhe më të madh: shfaqjen e islamit politik në Kosovën e pas luftës, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Vëllazërisë Myslimane. Përmes këtij diskursi fetar të huaj, ku imamët e shkolluar në vendet arabe ndërhyjnë në identitetin kombëtar shqiptar, kriza merr përmasat e një rreziku ekzistencial – të shpërfytyrimit kombëtar përmes fesë. Në këtë kontekst, ai e sheh diskursin fetar të përvetësuar nga “elita” shtetërore si një mjet për shkatërrimin e vetë qenies shqiptare, ndërsa “fjalori” i Vëllazërisë Myslimane përdoret si metonimi për zhbërjen e mendimit kombëtar. Autori merr rolin e prokurorit të ndërgjegjes kombëtare, akuzon me forcë dhe qartësi: asimilimi religjioz është forma më e rafinuar e antishqiptarizmit.

Në fund të kësaj vepre, lexuesi nuk përballet me një viktimë, por me një dëshmitar të qëndresës intelektuale – një njeri që nuk u thye, edhe kur u përjashtua, u spiunua, u hesht, dhe u përndoq. Ai mbeti një zë i pakompromis i të vërtetës, që flet edhe për ata që heshtën, dhe që shkruan edhe për ata që u shitën.

15.

Gazetaria në mërgim dhe lufta me harresën e shtyn autorin të zhvillojë një intervistë me vetveten, duke e sjellë sërish para brezave të rinj të vërtetën ashtu siç ishte, dhe jo ashtu siç u trillua nga gazetarët dhe veprimtarët që jetuan brenda klaneve përfituese.

Autori përshkruan punën e tij tepër të madhe, e aspak të lehtë. Jeta në mërgim në Norvegji, krijimi i portalit “Drini” – i cili atëherë dhe sot sulmohet nga banda islamike e politike – vazhdon të jetë veprues dhe dritë në errësirën që krijojnë hoxhallarët dhe politikanët përmes islamit politik.

Rifillimi nga zeroja, ringritja nga hiçi, falë etikës dhe pasionit profesional. Shokët e portalit “Drini”, të përmendur si bashkëluftëtarë kundër islamizmit politik, përbëjnë pjesën më stoike të librit. Autori e portretizon veten si; Don Kishot modern, që lufton kundër erërave ideologjike të ngritura kundër atdheut të tij, atje larg nga mërgimi. Ai është figurë e pathyeshme në izolim. Shoqëria jonë ka prirje të izolojë punëtorët dhe atdhetarët.Ai ndërmerr demaskimin e elitave të rreme, zbulon emra të komprometuar dhe përballet me shumë gazetarë që ishin dhe mbeten në shërbim të pushtetit.

Gazetarinë e paraqet si vegël të pushtetit, ndërsa kultura e “shpifësit zyrtar” trajtohet me sarkazëm dhe thellësi kritike. Në pjesët e intervistës, autori përfaqëson kulmin e dramës morale, ku e sheh veten të përjashtuar jo për ndonjë gabim, por për virtytin e tij të lartë.

16.

Autori, pothuajse në asnjë vepër nuk e harron dhimbjen tonë: Masbjeshkën, e njohur si Sanxhaku i Novi Pazarit. Dhimbje e cila, me moshën e autorit, rritet bashkë me të – për vëllezërit tanë të një gjaku dhe gjeni, të cilët u pushtuan dhe shumë prej tyre u tjetërsuan, po humbasin ende – e që përfaqësojnë anën tjetër të racës më madhështore: racës dardane

Autori, fitimtari rrëfyes i vetvetes, krenar për qëndresën, për ringritjen e tij me dinjitet. Triumfues është morali i vërtetë i autorit, i cili ishte përbuzur, përndjekur, ishte fyer dhe përjashtuar, ashtu siç e përjashton në çdo vend shqiptari shqiptarin, ashtu siç e përjashton aty ku mundet intelektuali intelektualin. Politikën përjashtuese që e bëjmë jo veç ndaj individit të caktuar, por edhe ndaj rajoni rajonit, krahina krahinës, krejt me këtë duke treguar papjekurinë dhe moskrijimin ende të kombit si komb, etnisë si etni, është pasqyrë e vetëdijes së ulët kombëtare dhe vetëdijes së ulët njerëzore. Autori e konsideron misionin e tij të përfunduar, por edhe njëkohësisht të papërfunduar për gjeneratat e ardhshme, të cilat duhet ta bëjnë në ruajtjen e kombit, nga udhëheqësit tanë pikësëpari, mandej nga bandat, të cilat organizohen në klerikë fetarë, në shoqata nga më të ndryshmet, ta përcjellin në veshin dhe në shpirtin tonë mesazhin antishqiptar të armikut. Mision i përfunduar dhe fitimtar për autorin që nuk pushoi, qoftë me veprimet e veta, me shkrimet e veta, me librat e veta, para se të shkonte në mërgim, pasi shkoi në mërgim, me anën e revistës Drini, me intervistat e tij, me shkrimet e tij në rrjete sociale, edhe pse të politikës dhe qëndrimeve përjashtuese të shoqërisë dhe shtetit të tij, ai e bëri luftën kurrë pa da për atdhe, për Dardani.Vetë autori, në rolin e një vetëdijeje kritike që nuk dorëzohet asnjëherë. Përfundimi është epilog i dinjitetit dhe qëndresës.

17.

Ai, pra autori, shpall fitoren personale ndaj harresës, padrejtësisë dhe vetë kohës. Gazetaria për të është “gjurmë që mbetet vetëm nga të rrallët”, dhe ai e vendos veten në atë pakicë elitare. Bajram Kabashi, i krijuar si intelektual, dhe i rritur në sistemin monist jugosllav, është shumë më liberal, e demokratik, i rritur nën pushtim, por edhe i dalë në Evropë, në kulmin e qytetërimit evropian, të shteteve nordike, ai nuk është asnjëherë kundër religjioneve që zhvillohen normalisht, por ai është kundër politikës së islamizuar dhe islamit politik, i ngritur në fillesat e veta nga shtetet islamike, nën diktatin e shovinizmit dhe racizmit arab dhe shteteve të tjera të mëdha islame.

18.

Kjo vepër, Intervistë me vetveten, nuk është thjesht rrëfim autobiografik, as një shfryrje e vetmisë në mërgim, por një thirrje e ndërgjegjes që flet nga thellësia e historisë drejt horizonteve të ardhmërisë. Ajo u drejtohet brezave të rinj dhe shoqërisë sonë në tërësi – që të jenë syhapur, të pajisur me gjykim kritik dhe të mos bien pre e mjegullës së prodhuar nga aleanca e frikshme ndërmjet religjionit, politikës dhe gazetarisë së kapur.

Autori del ballëhapur përpara lexuesit dhe historisë – si fitimtar jo në kuptimin e lavdisë së jashtme, por si triumfues i shpirtit të lirë që nuk u nënshtrua. Figura e tij është vetë metafora e qëndresës intelektuale, e atij që lufton jo me shpatë, por me fjalë, jo për përfitim, por për të vërtetën. Ai nuk kërkon t’i pëlqejë turmës, por t’ia kujtojë asaj të fshehtat e vetvetes.

Kjo vepër është më shumë se libër – është udhërrëfyes; akt njohjeje për ata që duan të kuptojnë sesi, në kohën e errësuar nga lakmia dhe dogma, gazetaria dhe religjioni u përdorën si mjete të pushtetit për të luftuar jo vetëm një njeri, por vetë idenë e shteti të lirë dhe modern, ndërtuar mbi rrënjët e popullit të lashtë – Dardanëve. Ashtu si në dialektikën hegeliane, ku e vërteta lind përmes përplasjes së kundërshtive, edhe këtu, e vërteta shpërfaqet përmes ballafaqimit me klanet, maskat dhe hipokrizitë. Kjo vepër nuk është për lexim të lehtë – ajo kërkon ndërgjegje të formuar dhe ndjeshmëri për të dalluar “shenjat e kohës të keqe“.

Në fund, autori nuk kërkon as mëshirë e as lavdërim. Ai ofron pasqyrë, dhe në atë pasqyrë shpërfaqet fytyra jonë kolektive: ajo që e izoloi punëtorin, e dënoi atdhetarin dhe e heshti të drejtin, dhe ndjeku te mençurin. Por pikërisht për këtë, kjo vepër mbetet – dritë në errësirë, thirrje në shkretëtirë, dhe shenjë e shpirtit të pathyeshëm…

Një gur për Shtjefën Gjeçovin

Tregim
Rrëfimet personale janë ato që kemi jetuar në rrethana e kushte në të cilat jemi rritur. Ndoshta shpeshherë do dëshironim të kishim tjera rrëfime, por ja se të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë.
Jam rritur në familje religjioze-patriotike. Ati im, Gjergji, duke qenë oficer i Xhafer Devës dhe njeri me përvoja të ndryshme, me pasion rrëfente histori, ngjarje ose personalitete religjioze dhe kombëtare. I pëlqente ky binom!
Mbaj mend që Ati im kishte një vitrinë të bukur prej druri masiv. Vitrina mbyllej edhe me çelës, prandaj kishte një derë rreth 70×100 cm. Në ballë të kësaj dere e mbante një pikturë, sa ajo derë, të një Pape shqiptar (emri nuk më kujtohet). Ndërkaq, në anën e pasme, kur hapej dera, e kishte fotografinë origjinale të At Shtjefën Gjeçovit – Kryeziut. Në mënyrë të veçantë e adhuronte këtë personalitet historik.
Është interesant të theksohet se kur im At fliste për Shtjefën Gjeçovin dhe rrëfente si e kishin vrarë serbët këtë patriot të madh në Zym të Hasit, në fund të rrëfimit i mbusheshin sytë me lot. Derisa jam bërë 20 vjeç, ndoshta 20 herë e kam dëgjuar nga Ati im rrëfimin fantastik për At Shtjefnin, këtë patriot, i cili i ishte kundërvënë politikës serbe, e cila synonte deshqiptarizimin total të Kosovës.
SHTEGËTIMI ME NANEN
Në anët tjetër, Nana, kjo besimtare e devotshme, e kishte krijuar një traditë interesante. Për festën e Zojës Shnaprene, e cila kremtohet për çdo 26 korrik në Zym, organizonte një “pelegrinazh përshpirtnimi” me disa fqinjë si dhe me ne fëmijët e saj. Me 25 korrik niseshim këmbë për në Zym, i cili është rreth 20 km larg fshatit tim. Zakonisht, tek kisha e Zojës Shnaprene arrinim rreth orës 6 të mbrëmjes dhe atë natë flinim në oborrin e kishës të gjithë pelegrinazhet, të cilët e mbushnin oborrin e Kishës. Mbrëmja dhe gjumi në rrethana të tilla ka qenë përjetim në vete – i paharruar dhe nostalgjik.
UDHËTIMI
Deri tek Drini i Bardhë udhëtonim përskaj lumit tonë, i cili buronte diku në malet e Kabashit legjendar (shih hartën) dhe përshkonte disa fshatra derisa derdhej në Drinin e Bardhë. Natyrisht, përskaj lumit kishte freski dhe hije të shumta. Fshatrave që kalonim, ndaleshim dhe pinim ujë. Ndonjëherë edhe pushonim. Por, kur arrinim tek Drini, aty e kishim gjithmonë problem kalimin e lumit, të cilin kurrë nuk e mbaj mend të ketë qenë me ujë pak – siç është tani. Madje, në një rast, unë kam qenë edhe i rrezikuar nga thellësia e Drinit… Isha rreth 10-11 vjeç.
Sidoqoftë, kur kalonim Drinin dhe dilnim në fshatin Krajk, na bëhej sikur triumfonim. Në Krajk pinim sërish ujë dhe hanim racionet e ushqimit që kishim me vete. Pastaj sërish vazhdonim, por tani ecnim malit përpjetë e që rruga ishte vetëm gurë dhe me hije shumë të rralla. Natyrisht, kjo pjesë e udhës ishte më e mundimshmja, mirëpo meqë ishte mal i panjohur për ne, na bëhej më interesant dhe më atraktiv se rrafshinat e pafundme të vendlindjes time.
.
NJË GUR PËR MOS-HARRESË…
Duke ecur atij mali, mbaj mend kur Nana na urdhërojë që të ndaleshim dhe të pushonim pran një grumbulli gurësh të tubuar e të bërë si varr. Po, po, si varr pa asnjë mbishkrim dhe asnjë shenjë tjetër. Nana, para se të uleshim, na tha se ky është vendi ku xhandarët serbë, me 14 tetor 1929 e kishin vrarë At Shtjefën Gjeçovin.
Nana fliste shumë me përvujtëri dhe me dhembje të madhe për At Shtjefnin, e ne fëmijët e dëgjonim me vëmendje e me një keqardhje të skajshme.
“JEPJA ZOT PUSHIMIN E PASOSUN…”
Pas pak, Nana filloi lutjet për shpirtin e At Shtjefnit. Në fakt, ishin uratat, të cilat i dinim edhe ne fëmijët. Në fund Nana gjithmonë përsëriste tri herë:
“Jepja Zot pushimin e pasosun. Pushoftë në paqe” – ne i përgjigjeshim me “Amen.” Dhe, ende pa u ulur nën hije, Nana sërish urdhëroi që secili nga ne të hidhnim nga një gur mbi atë grumbull gurësh që kishte formën e një varri gjigant. Unë thash po mbledh më shumë gurë, sepse mendoja që është më mirë, por Nana më ndalojë duke thënë:
– Jo, për mos-harresë vetëm një gur duhet, sepse kur të kthehemi do ta hedhim edhe nga një tjetër. Sepse, edhe pas një viti ne duhet të vijmë këtu e të hedhim gurë mbi këtë vend. Ky vend e ky emër kurrë nuk duhet harruar.
PYETJET E NJË FËMIJE
Meqë për mua ishte një përjetim i rrallë ky lloj përkushtimi për një prift e patriot të vrarë, e pyeta Nanën pse nuk ka një shenjë, në të cilin duhet të shkruante emri i At Shtjefën Gjeçovit?
Nana më tha: “nuk ka djali nanes, sepse asht e ndalueme prej shtetit. Prandaj priftat e kanë gjet një mënyrë tjetër per me nderu e mos me harru kurrë At Shtjefnin. Krejt njerëzit që kalojnë ktu pari, nga një gur e hedhin në këtë vend në shenjë kujtimi e nderimi. Kshtu ka me shkue gjithmonë. Sa t’jetë jeta.”
SOT NUK KA MË GURË NE VENDVRASJEN E GJEÇOVIT
Kohët që erdhën e kanë shuar traditën e grumbullimit të gurëve në vendvrasjen e At Shtjefnit. Sa keq. Sa e dëmshme kjo për kulturën dhe traditën. Ishte diçka e pashembullt dhe pafundësisht domethënëse. Nuk di nëse kishte edhe diku tjetër në Trojet e Arbnit që njerëzit ta nderonin e kujtonin dikë ashtu, gjysmë legal, siç e bënin njerëzit për At Shtjefnin. Pa dyshim se kjo formë e të kujtuarit e shpjegon zinxhirin e ruajtjes së kujtesës dhe trashëgimisë 600 vjeçare të kombit, prandaj do duhej të kultivohej kjo traditë në Has. Nuk është vonë. Mund ta rikthejmë. Një gur për At Shtjefnin, ai që kodin e jetës shqiptare e ktheu në vepër të shkruar, nuk është shumë!
RRUGA E KTHIMIT
Pasi mbaronte Mesha e Madhe në kishë, Nana na dërgonte tek disa të njohur në Zym dhe aty hanim drekë. Pastaj merrnim udhën e kthimit, ku sërish ndaleshim tek vendvrasja e Shtjefen Gjeçovit. Luteshim për shpirtin e tij, hidhnim sërish vetëm nga një gur për mos-harresë dhe vazhdonim kthimin në shtëpi. Ishte një aventurë dhe përjetim krejt i veçantë për kohën dhe rrethanat. Mbaj mend që së paku 6-7 herë e kam bërë këtë udhëtim. Ndërkaq, Nana e ka vazhduar derisa këmbët nuk e dëgjonin më…
____
Para 150 vitesh lindi ky burrë i madh i kombit, prandaj po e aktualizoj këtë shkrim për mos-harresë!

Emri i “Shën Terezës” në të ashtuquajturen “Shtëpia Memoriale” në Shkup përdoret për propagandë, ndërsa kombësia e saj shqiptare fshihet me qëllim

Shën Tereza – Shenjtore shqiptare, bijë e Shkupit, nënë e të gjithë njerëzimit.
E lindur nga një familje shqiptare katolike në zemër të Shkupit, Gonxhe Bojaxhiu u rrit me gjuhën, kulturën dhe besimin e një populli që, megjithë varfërinë dhe persekutimin, ruajti shpirtin e dashurisë, sakrificës dhe besimit të thellë në Zot.
“Shtëpia Memoriale” e “Shën Terezës” në Shkup, e cila shfrytëzohet për propagandë maqedonase dhe ku nuk i njihet përkatësia nacionale shqiptare e saj…?!!
Por sot, në vendlindjen e saj, kujtimi i saj po përdoret për propagandë, ndërsa kombësia e saj shqiptare fshihet me qëllim, flamuri shqiptar mungon, dhe asnjë gjurmë e pranisë sonë nuk përfaqësohet në këtë objekt të quajtur “Shtëpia Memoriale”.
Ky nuk është nderim. Është përvetësim.
Ne e kujtojmë Shën Terezën jo si ikonë të institucioneve shtetërore, por si shenjtoren tonë, që foli gjuhën tonë, u rrit në shpirtin tonë, dhe i dha botës më shumë se çdo pushtet: dashuri pa kushte.

DASH nuk po dërgon më yjet: A po zbret Kosova nga axhenda amerikane?”

1

(Ose: Nga përqafimi i ngrohtë në heshtjen diplomatike: A po ftohen SHBA-të nga Kosova?)

Vizita e zyrtarit amerikan Brendan Hanrahan në Prishtinë, larg profilit të lartë të diplomacisë amerikane më shumë reflektoj një ulje simbolike të interesit strategjik të SHBA-së për Kosovën, sesa një ndonjë rikthim të vëmendjes. Se a ishte kjo një qasje e re pragmatike në kuadër të “kaosit të kontrolluar” apo ishte një sinjal serioz për një krizë legjitimiteti në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës mund të kuptohet përmes një analize serioze sociologjke, diplomatike e të komunikimi publik politik. Themi kështu për shkakun se administrata e Donald Trumpit duke pasur parasysh modelin e njohur të “kaosi i kontrolluar”, është kah e zhvillon një diplomaci shumë më atipike, më aktive, e shumë më agresive se ajo Bajden.

_____

Shikuar nga dioptria sociologjike, dilema që na shqetëson më së shumti nga kjo vizitë lidhet me pyetjen: A ishte kjo një shenjë normalizimi apo një shenjë izolimi e maskuar përmes diplomacisë? Në optikën dhe kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare po edhe të legjitimitetit institucional, vizitat e zyrtarëve të lartë të një superfuqie si SHBA-ja gjithnjë janë shenja domethënëse jo vetëm për raportet e ndërsjella të besimit reciprok, por edhe indicie e dëshmi serioze për (ri)ngritjen e nivelit të koordinimit dhe vazhdimit të gradimit të afërsisë strategjike me ata që vizitohen.Në këtë kuptim, prania e një zyrtari të rangut të mesëm si Brendan Hanrahan (jo të profilit të lartë si Escobar, Chollet apo Blinken), vështirë se mund të interpretohet si një “vizitë e madhe” apo ekskluzive për Kosovën. Meqë kjo vizitë erdhi  pas një periudhe të gjatë të heshtjes diplomatike nga ana e DASH-it, ajo mund të interpretohet edhe si; një tentativë për rivendosje kontakti me interesat aktuale amerikane, apo si; një rindërtim e gradim më fleksibil, më pragmatik e më praktik i qasjes së administratës Trump. Natyrisht, takimi me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, jam i bindur se ka “prodhuar” edhe tone testuese (pa thënë kërcënuese, sepse ky nivel diplomatik nuk përçon mesazhe të kësaj natyre!) e ndoshta edhe tone provokuese – me qëllim që të maten, me peshoren e argjendarit, pikëtakimet e interesave dypalëshe dhe ato rajonale, në aktualitetin që po përjeton paqartësi të mëdha gjeopolitike.

______

Optika sociologjike na kujton se kjo përpjekje e re për të futur Kosovën në kornizën e “kaosit të kontrolluar”, nënkupton se SHBA-ja, ndonëse nuk e ndërpret tërësisht lidhjen me Kosovën, ajo si duket as nuk e ka më interesimin dhe kapacitetin afirmues si të viteve ’90. Nëse, dioptria simbolike e sociologjisë politike vizitave të tilla u jep më shumë rëndësi figurave që përfaqësojnë shtetin, sesa strukturës protokollare apo hierarkisë në komunikimet diplomatike, atëherë kuptojmë se kjo vizitë ishte  një lloj “dekadence simbolike”, në raport me vizitat e së kaluarës që bëheshin Kosoves: nga Biden, Clinton, Albright, Kerry, Escobar, Gabriel Escobar, Grenell, etj. Kjo rënie simbolike në përfaqësim reflekton gjithashtu një ulje të prioritetit të Kosovës në agjendën strategjike të SHBA-së. Një ulje që dikur supozohej, apo të paktën shpresohej, se nuk do të ndodhte kaq shpejt! Një shpjegim i mundshëm për këtë ulje do të mund të lidhej me:

• Këmbënguljen apo “barrikadimin” e Qeverisë Kurti, kur janë në pyetje çështja e refuzimit të zbatimit të Marrëveshjeve (2013/2015) për Asociacionin që konsiderohet si një “gangrenë” politike për sovranitetin  e Kosovës;

• Mungesën e një rezultati konkret e të prekshëm në Marrëveshjen e Ohrit dhe në procesin e negociatave me Serbinë;

• Ristrukturimin e interesave amerikane në Ballkan, ku Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – ndoshta edhe për shkak të lobimeve më të organizuara – po trajtohen si më “lojale”, në një kohë kur lobi shqiptaro-amerikan është në defansivë absurde;

Shikuar nga këndvështrimi i perceptimit publik dhe ai i ndjeshmërisë kolektive, opinioni kosovar tradicionalisht ka ruajtur me xhelozi të theksuar (e ndonjëherë irracionale!) ndjeshmërinë ndaj SHBA-së si aleate historike. Dhe se mungesa e përfshirjes së drejtpërdrejtë të emrave të njohur të DASH-it mund të krijojë si;

• ndjesinë e zhgënjimit të heshtur, ashtu edhe

• përjetimin e një izolimi të padeklaruar publikisht, por, që reflektohet si “ftohje diplomatike”.

Sociologjikisht ky lloj perceptimi apo ndjeshmërie do mund të shpjegohej përmes fenomenit të njohur si sindroma e zbrazjes së besimit. Që zakonisht ushtrohet në ato ambiente kur simbolet që mbështesin legjitimitetin ndërkombëtar, zbehën apo zëvendësohen me qëndrime të buta neutrale e ndonjéherë edhe  injoruese! Suma sumarim, takimin Kurti–Hanrahan duhet parë më shumë si tentativë për ruajtjen e “korespondencés” minimale të komunikimit me SHBA-në, sesa si njé tregues i përmirësimit të marrëdhënieve. Ky takim poashtu mund të sinjalizojë edhe një lloj krizë të legjitimitetit ndërkombëtar të Qeverisë së Kosovës. Madje mund té thuhet se ky takim ka bartur edhe një porosi të heshtur për publikun kosovar: se koha e mbështetjes së pakushtëzuar amerikane ka kaluar, dhe se tashmë – në kontekstin e “kaosit të kontrolluar” – është koha për një qasje më realiste, më të koordinuar dhe më të përgjegjshme me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë atmosferé kaq konfuze, vetëm një diplomaci e shkathët, ofensive, pragmatike dhe praktike mund t’i (ri) afirmoj si interesat shtetërore ashtu edhe ato kombëtare. E kjo bëhet vetëm me një (ri)lobim afatgjatë né Kongres dhe në DASH…

Sociologjikisht ky lloj perceptimi apo ndjeshmërie do mund të shpjegohej përmes fenomenit të njohur si sindroma e zbrazjes së besimit. Që zakonisht ushtrohet në ato ambiente kur simbolet që mbështesin legjitimitetin ndërkombëtar, zbehën apo zëvendësohen me qëndrime të buta neutrale e ndonjéherë edhe  injoruese!

Burri im ka zemër, por “pulsin e tij të poshtëm” e ndiej vetëm kur ia përmendi ish-të dashurën!

0

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren)

* NDËRROJ BURRIN TIM JOFUNKSIONAL PËR NJË FIÇO FUNKSIONAL
(satirë me spec të kuq djegës)
Shkruan një rome në “Drini”:
“ E ndërroj burrin tim të përdorur, por ende pjesërisht funksional, për një ‘Fiço-600’ të Zastavës nga Kragujevci.
Dorën në zemër, ai bëhet funksional vetëm kur i kërcënohem me fshesë si shtriga…
S’është me rëndësi viti i prodhimit – veç të ndizet në dimër – se burri im nuk ndizet as në verë!”
Ia kthen një tjetër rome zemërmirë dhe e pyet:
— Pse, moj motër e dashur, do me ndërru burrin për një Fiço 600, je në vete ti?
— Shumë në vete jam, moj motër, madje kam doktoraturë në çmenduri!
— Po burri, moj motër, ka shpirt, ka zemër…
— Zemër ka, por “pulsin e tij të poshtëm” e ndiej vetëm kur ia përmendi ish-të dashurën!
E atje poshtë… e di ti mirë… në atë vendin që gratë e kërkojnë në errësirë – vegla e burrit tim është e madhe sa dinosauri: por sapo ia prek – i zhduket dhe i shndërrohet në një fosil të vogël, pothuajse të padukshëm!
A e di çfarë më tha gjinekologu?
“Zonjë, ju keni shëndet për tre burra.”
Dhe unë ia ktheva :
“Por unè kam burrë që ka shëndet vetëm për zero ereksione.”
U ula dhe i bëra hesapet:
M’ia ndërru shasinë – shumë shtrenjtë.
M’ia ndërru trurin – e pamundur.
M’ia ndërru veglën – nuk gjendet gjëkundi.
E Fiçoja – veç i hedh benzinë dhe i kap kthesat!
Ma mirë parkoj Fiçon falas nën dritaren time sesa burrin tim në p*dhin tënd.
E ti, motër, nëse të duhet burrë – ta dhuroj! Pa garancion dhe pa manual përdorimi. Se kur prishet burri im… as Zastava e Kragujevcit nuk mund ta riparojë!

Serbomadhi Aleksander Vuçiq i reagon Predisdentes Vjosa Osmani

0

Gani I. Mehmeti

NGA REAGIMI I VUÇIQIT NDAJ VJOSA OSMANIT

Vuçiq i reagon Vjosa Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina.

Vallë, mund të shtrohet pyetja Vuçiqit se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit paska qenë në konsultim me SHBA dhe Kinën!?

Kështu, me konsultimin e SHBA e Kinën qenkan plagosur edhe 93 ushtarët e KFOr-it në fund të muajit maj 2023 nga serbët në Zveçan! Sa butë flet, sa i “dëgjueshëm” është, sa komunikues e i lehtë është! Dhe, do mund të mashtroheshim prej tij, sikur të mos e njihnim mirë se kush është e si është.

Është     për t’u çuditur se si këtë konsultim të     tij, Vuçiq e gjuan tek Shtetet e Bashkuara të     Amerikë    si dhe tek Kina, duke injoruar Rusinë! Së     fundmi, ai do mund të konsultohet për këto me Rusinë     e Kinën, por jo edhe me Ameriken, sepse SHBA e kanë     njohur pavarësinë     e Kosovës.

 “Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”, ka thënë Vuçiq më 12 korrik.

Por, si dihet prej kohësh, Vuçiqit nuk i pret sopata në një vend asnjëherë. Ai vazhdimisht është më dialog në gojë, por se asnjëherë nuk ka zbatuar marrëveshjet, e sidomos atë të Brukselit dhe të Ohrit 2023.

“Sa i përket Vjosa Osmanit, që kinse jemi duke u përgatitur për konflikte, këtë mëngjes e kam pasur një takim me përfaqësuesit më të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit që janë duke e vizituar Serbinë… a mendoni që mund të bëhet diçka pa e ditur amerikanët dhe kinezët se çfarë po ndodh?”, ka pyetur Vuçiq.

Kështu përpiqet të arsyetohet kryetari i Serbisë, por atij nuk i besohet, tjetër deklaron, tjetër mendon e tjetër vepron. Ai e gjuan gurin dhe e fsheh dorën, por jo gjithherë, sepse ai pret në zyren e tij terroristin Radojçiq dhe e quan hero, pas sulmit ne Banjskë. Ai mbron dhe shpqll hero terroristët, sidomos kur është në pyetje ndaj shqiptarëve, nga që aq shume i urren.

“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vuiq përmes një postimi në Facebook, duke përmendur se me diplomatin amerikan ka diskutuar edhe për situatën në Ballkan.

Duke e lexuar kështu, të bëhet sikur ai është njeriu më paqësor, se ai “nuk mendon” për luftë, se ai i “ik”luftës. Sikur është njëriu më miqësor, duke harruar se pikërisht ai me Serbinë, janë destabilizuesit në rajon, se, po të mos ishte Serbia destabilizuese në Ballkan, do të mbretëronte paqja dhe nuk do të kishte nevojë as edhe për bisedimet Kosovë – Serbi e më larg.

Beogradi zyrtar ka thënë se deklaratat e Osmanit janë “të rreme”. E nëse është kështu, atëhere ka gënjyer vetë Trampi, sepse Vjosa Osmani ka thënë  mbasi këtë e ka deklaruar Presidenti Tramp, e nuk e ka thënë nga vetvetja pse ka mundur ta thotë

Presidenti Trump, shkroi në rrjetin Social Truth më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë. /REL/, përcjell Bota Sot.

Pularia industriale kurtiane

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

Meqë po i përcjell pothuajse të gjitha debatet televizive, jam duke u befasuar nga pjesëmarrësi kurtianë në këto debate: ngjajnë mes tyre si zogjtë e sapoçelur në pularitë industriale. Të gjithë cicërojnë njësoj, si të ishin ushtruar në kor këndimi.
Bajram Binaku, shok qysh nga viti 1974, ka komentuar para tre orësh: “Po punojmë për një fillozofi politike moderne, të cilën do ta zbatojmë në Kosovë detyrimisht nga gjithë politikanët dhe do ta quajmë,”albinizëm”! Këtë ideologji politike do ta bëjmë drejtim filozofik në universitet. Obligohet opozita ta kryej, se paku kursin, “albinizmi”, nese nuk kanë aftësi ta kryejnë fakultetin e këtij drejtimi.”
Kryeministri Albin Kurti me bashkëpartiakun Bajram Binakun nga Peja, foto e para shumë vitesh.
Besoj, kam të drejtë të ndihem i shqetësuar për këto zhvillime, sepse një pjese të madhe të miletit arnaut, sidomos anëtarëve dhe votuesve të LVV-s, kjo lloj cicërime po u duket zgjuarsi, ndërsa Bajramit & Co edhe filozofi albiniste. Atëherë pse të mos përpiqem ta shtjelloj këtë mashtrim, nga se, në fakt, është vetëm zgjuarsi sektaristësh, që simulojnë gjithëdituri militante, të shoqëruar me oratori të dresuar, e cila dallon shumë nga anëtarët e votuesit e partive tjera, të cilat nuk praktikojnë “shkollë partiake”.
Për ta zbërthyer këtë fenomen, po rrëfej një përvojë konkrete.
Në tetor 1978 Klubi ynë në Dyseldorf, i formuar në mars të ati viti, u bë me lokal të tij, i madh rreth 250 metra katror. Ishte në qendër, Graf-Adolf-Str. 63-65, rreth 400 metra afër stacionit të trenit. Tashmë po merresha me shtrirje e organizimit të Frontit Kuq Popullor. Meqë në fund të qershorit bëra njohje me bashkatdhetarë që e kishin formuar Klubin, veprimtarinë e përqendrova aty, meqë ata ishin në vlugun e politizimit të tyre, nga se ishte plas një konflikt aksidental me diplomatët e konsullatës jugosllave në Dyseldorf. Ajo konsullatë kishte ngarkuar diplomatin Zenel Syka të merrej me themelim e kanalizim politik të klubit që t’i -kishte “jugosllavët” nën kontroll. Në atë angazhim konsullata përkrahej edhe nga korrespondenti i “Rilindjes” Jusuf Buxhovi dhe nga Mitalip Çoqa, kryetari i Qendrës Kulturore Jugosllave në Këln, i formuar dhe i financuar nga RSFJ. Ata donin ta impononin emërtimin Klubi jugosllav “Emin Duraku”, ndërsa Gastarbeiter-ët (punëtorët mysafirë, sië i quanin gjermanët imigrantët ekonomik), ia kishin vënë emrin: Klubi i Punëtorëve Shqiptarë nga Jugosllavia “Emin Duraku”, por në përditshmëri e quanim vetëm Klubi Shqiptar.
Në Dyseldorf me rrethinë duhet të kenë qenë mbi 5 mijë Gastarbeiter. Në Klub brenda pak muajsh ishin anëtarësua mbi 400 veta. Me sa mbaj mend, ndoshta vetëm Hyzri Reka i Nerodimës së Ferziajit dhe Samedin Iljazi i Percës se Tetovës kishte të mbaruar 8- vjeçaren (Hysriy kishte edhe profesionin teknik i dhëmbëve, Samedini kishte frekuentuar edhe tre vite gjimnaz). Prandaj e ideuam një hapësirë (64 metra katror) ta bënim odë, si ato tradicionalet në Dukagjin. Bashatdhetaret Vezire Nuha, Zade Bega, Sabrije Kelmendi, Nurije Mekaj, Hala Smakaj dhe të tjera shoqe, që tashmë ishin shumë të zellshme në Klub, grumbulluan qilima, postaçia, shilte, jastëk… Në ballin përball derës hyrëse improvizuam oxhak. Atë odë e shndërruam në ambient për të lexuar e diskutuar fragmente librash, artikuj revistash e gazetash. Gjatë jave bënim përzgjedhjen e tyre. Të premten e të shtunën, pothuajse pa përjashtim, nga ora 19 deri pas mesnate, ndonjëherë edhe deri në agim, i lexonim për rreth 70 vetave që zënin vend aty, pastaj pasonte diskutimi për shtjellim të përmbajtjes dhe mesazheve. Ajo, si një lloj “shkolle partiake”, u afirmua, prandaj bashkatdhetarët hynin më herët për të zënë vend. Të tjerët pritin në hallë të Klubit. Oda kishte kryepleq që e udhëhiqnin diskutimin. Ishin më të moshuarit, Ali Begaj, Zymer Kryeziu, Avdi Begesholli, Xhemajl Nuha, Jakup Kurtishi (këta dy të fundit të martirizuar gjatë Lufte në Kosovë). Kryepleqt ndërroheshin mes tyre.
Frekuantimi i asaj “shkolle partiake”, indoktrinuese, zgjaste mesatarisht rreth 15 orë në ëdo fundjava. Gjatë një viti, nga bashkatdhetarët gjysmanalfabetë, u avancuar në oratorë që kishin përvetësuar shumë slogane, sa që kur vinin ekipe intelektualësh nga Kosova, befasoheshin nga oratoria e tyre. Mbaj mend kur erdh një ekip shkrimtarët, kuptohet me shpenzime të buxhetit të Kosovës, Sabri Hamiti pat thënë: “E paskeni ba Klubin si Instituti i Marksizëm-Leninizmit në Tiranë.” Ndërsa për fjalën përshëndetëse që e pat deklamuar Samedin Iljazit, po poeti Hamiti pat thënë: “na krypet me slogane të kompiluara nga veprat e Enver Hoxhës.” [perifrazime] Ata shkrimtarë ishin titistë të thekur, të përzgjedhur e të favorizuar nga Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste, prandaj na i dërgonin për të na kultivuar në frymë titiste…
Po shpresoj, mjafton ky rrëfim për të kuptuar, sa shumë ndikon “shkolla e partisë”,të cilat rëndom i organizojnë pothuajse të gjitha partitë e sofistikuara në Europë, ndoshta edhe në kontinente tjera. Këto “shkolla partie” Kurti i ka filluar t’i -organizon para se ta formon LVV-në, kur ishte grup gjysmklandestin, gueril. I kam dëgjuar ca ish-kuadro të LVV-së të tregojnë ca tituj të librave që ka qenë obligative për “shkollim partiak”, por edhe për fletushkat e brendshme që i hartonin ideologët e kamufluar neomarksistë të LVV-së, sidomos ca ca filozofë nga Shqipëria londineze, Elvis Hoxha & Co.
Mbaj mend rastin kur Sadri Ramabaja me takoj me djalin e tij, ndoshta ende nën moshë 18-vjeçare, për ta dëshmuar nivelin e revolucionaritetin frymëzues të Kurtit ndaj rinisë se LVV-së. U mrekullova nga oratoria e tij dhe sloganet e kompiluar logjikshëm. Nuk ma mbajti të matëm në debat me te, por vetëm e dëgjova.
Avni dhe Xhemile Dehari më patën ftuar në shtëpi të tyre që të bisedoja me djemtë e tyre. Vazhdoj me besua se atë kohë, në Prishtinën e sapoçliruar, nuk di të kemi pas tjerë bashkëveprimtarë që kishin aq shumë respekt të ndërsjellë, sa unë me Xhemilën e Avniun. Ata shpresonin se djemtë, Arbnori dhe Astriti, do t’i -dëgjonin këshillat e mia më shumë se të tyre që të ishin më pak euforik si militantë, meqë parandienin se do ta pësonin me atë eufori revolucionare që i kishte dalldisë. Edhe në rastin e tyre, si me djalin e Sadriut, u mrekullova për oratori të tyre, prandaj u përmbajta për tju dhënë këshilla, meqë sektoristët fundamentalistë nuk i dëgjojnë këshillat e atyre që nuk i përkasin “frymës” se tyre sektare.
Meqë kam pas ves të keq, të mos taktizimit konformist me shokë, Avniut pastaj, në konfidencë ia pata shfaq parashikimin grotesk: “Arbnori dhe Astriti vetëm po ia vonojnë hakun hoxhës.” Avniu, në vend që t’më hidhërohej, iu mbushen sytë me lot, sepse e dinte që nuk ia kisha thënë për inat atë parashikim pa takt, por sepse parandieja dhembshuri për ta.
Uroj tëa kem ditur ta shtjelloj tematikën, që të kuptohet se Kurti më vartësit e tij sektoristë, nuk janë të ditur, por janë matrapazë të dresuar për të qenë sektaristë fanatikë. Fatkeqësisht shumë dyshoj se Kurti është dresuar nga specialistët e RDB-së (pasrëndëses se ODB e SDB dhe pararëndses se BIA-s) dhe atë dresuar ua ka përcjellë tifozëve, tashmë të agravuar në militantë e agjitpropë sektoristë. Druaj se sidomos ata që nuk kanë mund ti sfidojnë torturat e hetuesve, janë tani shumë të zellshëm për të na mashtruar sa heroik kanë qenë gjatë hetimeve në paraburgime. Po vetëkuptohet, UDB-jasë nuk duhet tÇi jenë dashur më shumë se mjaftë të rekrutuar, por kur ka menduar se ndonjëri i është dashur domosdo, ose e ka rekrutua ose e ka mbyt.
PSE të mos ketë qenë Kurti njëri nga ata që UDB-ja e ka vlerësuar se i duhet gjithsesi? Fatkeqësisht analizimi logjik i indicieve dhe rezultateve të angazhimeve të tij më kanë bind se Kurti është marionetë e BIA-së.

Hafiz Ali Kraja mbi varrin e priftit françeskan Pader Gjergj Fishta

Lexues i nderuem! Qe disa fjali, nga fjalimi i tij, i hoxhës shkodran, mbi varrin e priftit françeskan Pader Gjergj Fishta:

“Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politke tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.

Shkuarja në varrimin ceremonial të Gjergj Fishtës

Fjalimi madhështor i Hoxhë Hafiz Ali Krajës, mbi varrin e At Gjergj Fishtës!

Kosova shtet i ri, demokrati dhe unik në rrugëtimin Euroatlantik

0

nga Isuf Bajraktari

Kosova është sot një realitet i pakthyeshëm në hartën politike ndërkombëtare, një shtet i ri, demokratik dhe sovran, i themeluar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe drejtësisë. Por më shumë se kaq, Kosova është një shtet unik, siç e përkufizon edhe Kushtetuta e saj. Kjo nuk është një formulë teknike,  është vetë thelbi i modelit të ndërtimit institucional të Republikës së Kosovës.

Nuk jemi shtet unitar në kuptimin klasik, por një shtet që pasqyron demokraci konsociacionale, një sistem që merr parasysh realitetin tonë multietnik dhe ndërtimin institucional mbi baza të konsensusit, bashkëpunimit dhe përfaqësimit. Kjo do të thotë se, për aq kohë sa ekzistojnë mekanizma për të rregulluar ndarjet dhe dallimet, kohezioni i plotë shoqëror nuk është parakusht për demokracinë, por mund të ndërtohet përmes saj.

Përfaqësimi i minoriteteve me 20 ulëse të rezervuara në Kuvend është pjesë e këtij modeli,  jo si privilegj, por si mekanizëm për garantimin e barazisë reale. Kjo asimetri funksionale forcon unitetin institucional të shtetit, jo e minon atë. E njëjta logjikë vlen edhe për sistemin tonë zgjedhor, ku partitë shumicë përballen me një prag 5%, ndërsa për partitë e komuniteteve jo, shumicë ky prag nuk ekziston një rregull i drejtë që reflekton realitetin e përbërjes sonë shoqërore.

Por, ky model kërkon lidership me përgjegjësi. Në vend të ironi­zimeve dhe sjelljeve të padenja për institucionin më të lartë legjislativ të vendit, deputetët duhet të dëshmojnë pjekuri dhe përkushtim. Bllokadat dhe bojkoti nuk janë shprehje e demokracisë, janë dështim i saj.

Kuvendi është vendi ku deputetët nuk duhet të kërkojnë të verifikojnë vetveten, por të përfaqësojnë qytetarët me integritet. Kryesuesi i seancës nuk është aty për të lejuar improvizime, por për të mbrojtur rendin e punës dhe ligjshmërinë. Çdo sjellje tjetër cenon imazhin e institucioneve tona në sytë e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Rrugëtimi ynë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO kërkon që Kosova të funksionojë si shtet i përgjegjshëm, me institucione që ndërtohen mbi konsensus, jo konflikt; mbi përfaqësim real, jo mbi bllokim të qëllimshëm.

E përfundoj me fjalët e Abraham Lincolnit:

“Vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun. Me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve tuaj.”

Ne nuk kemi më kohë për të shkatërruar, kemi vetëm kohë për të ndërtuar. Dhe për ta bërë këtë, duhet ta trajtojmë Kosovën si shtet që është: unik, demokratik dhe euroatlantik.

Presidentja Vjosa Osmani takoi të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.