Ymer Berisha nga Gjurgjeviku i Klinës, nga sallat e Sorbonës në malet e Kosovës
Bislim Elshani, Urë e Shenjtë midis kujtesës dhe filozofisë
Lirim Gashi, Prizren
Dëshmi për praninë shumëshekullore të shqiptarëve katolikë në Pollog

Australianët janë të tronditur nga fotografitë dhe videot e mijëra muslimanëve që rrethojnë Katedralen St Patrick në Melbourne gjatë një parade islame
Turma u mblodh në qendër për të shënuar Ashurën, një ditë zie ku muslimanët shiitë në mbarë botën përkujtojnë vdekjen e Imam Huseinit, dhe marshuan nga Kopshti Treasury, përmes St Patrick’s, drejt Parlamentit për të mbajtur një fjalim, dhe më pas vazhduan drejt Spring Street, shkruan The Noticer.
Ngjarja është interpretuar si një demostrim fuqie islamike dhe si një armiqësi e qartë ndaj të krishterëve.
Imazhe dhe video nga parada tregojnë një numër të madh njerëzish të veshur me të zeza që lutejnë në park para se të shkojnë përgjatë rrugës së paradës. Shumë mbajnë flamuj palestinezë.
“Kjo është krejtësisht e çmendur. Një legjion i tërë i burrave muslimanë rrethoi katedralen e Melburnit,” shkruan një person në X.
Në komentet ai shkruan: “Është krejtësisht e papranueshme sa frikë duhet të kenë ndjerë të krishterët për të hyrë në vendin e tyre të shenjtë. Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë.”
Komentarët e tjera ilustrojnë se sa të zhgënjyer janë shumë australianë.
– Puna e policisë në dy nivele këtu. A mund të imagjinoni një marshim të krishterëve (ekstremistë të djathtë) që rrethojnë xhaminë e Tarneit? Policia do të reagonte menjëherë.
– Ata tregojnë mungesë respekti për të krishterët që i pritën ata me duar të hapura si migrantë në Australi. Kaq gabim!T vetëm tre ditë pas që Hamas realizoi sulmin e tij terrorist ndaj Izraelit, palestinezët dhe ndjekësit e tyre thërritnin “vajti hebrenjtë” jashtë operës në Sidnei.
Urrejtja ndaj Izraelit duket se nuk ka pësuar asnjë ulje, përkundrazi. Edhe të krishterët preken nga neveritja islame ndaj jo-muslimanëve.
Në shumë vende perëndimore, lufta në Gaza ka çuar në protesta masive nga aktivistët që mbështesin çështjen palestineze. Edhe në Universitetin e Stavangerit (UiS), aktivistë të tillë krijuan një kamp tendash kundër Izraelit në kampus, pas lejes nga rektori i UiS, Klaus Mohn.
Përfaqësuesi laburist Julian Hill, i cili është homoseksual dhe për këtë arsye do të rrezikonte dënimin me vdekje në disa vende ku festohet Ashura, si Irani shiit, mori pjesë në këtë festim. Ai mbajti një fjalim para një turme myslimanësh në lidhje me Ashura të dielën.
Hill është gjithashtu ndihmës ministri për shtetësi, dogana dhe çështjet shumëkulturore.

Parlamentari homoseksual Jason Hill flet me myslimanët gjatë festës së Ashura. Foto: Facebook
Ashura është një ditë memoriale në islam, dita e 10-të e Muharremit. Dita shënohet ndryshe në varësi të traditës, dhe myslimanët shiitë e kujtojnë vdekjen dëshmore të Imam Huseinit. Një histori që ka dhënë jehonë përmes shekujve, shkroi Hill në Facebook.
Islam dhe shumëllojshmëria na japin forcë, mendon Hill.
– Austrailianët janë populli më i shumëllojshëm në botë, dhe ne bëhemi më të fortë kur kuptojmë më shumë për besimin dhe trashëgiminë e njëri-tjetrit. Nuk është e nevojshme të jesh mysliman për të reflektuar dhe mësuar nga historitë për sakrificën, drejtësinë dhe lirinë nga tirania.
Australiere sjokkert over at tusenvis av muslimer omringet katedralen i Melbourne – Document
***
Palestinezët dhe mbështetësit e tyre bërtisnin “gaz për hebrenjtë!” në Sydney

Hanne Tolg / Document.no 10.10.2023 11:45
Gjatë një demonstrate të paligjshme jashtë Teatrit të Operës së Sidneit, turma e palestinezëve dhe mbështetësve të tyre bërtisnin “gaz hebrenjtë!”
Demonstrata nuk u miratua nga policia, e cila gjithashtu thotë se do të hetojë rastin.


Palestinere og deres tilhengere ropte «gass jødene!» i Sydney – Document
Marketingu i mirë e shet edhe kungullin për shalqi
E mori Shqipja në palë të flamurit
-Heroi i Kosovës, Mentor Retkoceri-
Porsa hapa derën e restorantit me emrin e bukur e poetik “Krojet”, në Prevallë, u ndieva disi ndryshe në krahasim me restorantet e lokalet e tjera. Një atmosferë e vërtetë atdhetare, ku gjithçka fliste për ato tradita që të gjithë i kemi për zemër. Në krye të vendit flamuri ynë kombëtar. Më tej dokumente të Kuvendit të Arbërit, që evokojnë krenarinë tonë kombëtare për Arbërinë e heronjtë e saj. Duke u ndierë si në shtëpinë time, i lashë për pak çaste në tavolinë njerëzit që më shoqëronin dhe po ngazëllehesha me atë që më shikonin sytë. Malli i mërgimtarit dhe dashuria për vendlindjen e traditat e të parëve përbënin atë amalgamë emocionesh, që i ndiejmë rrallë herë. Dikur vura në kokë një kapuç të bardhë me shqiponjë. Më tej mora në dorë një çifteli, ku ishte fotografia e një djaloshi të ri me uniformën e UÇK.
I rrëmbyer pas atyre objekteve, sikur isha në një ekspozitë a muze historie e traditash, nuk vura re afrimin e një burri të moshuar, aty tek të shtatëdhjetat. Ai po më shihte me buzëqeshje dhe pastaj më përshëndeti:
-Mirëse erdhët. Nga Shqipëria vini?
-Mirësejugjeta! Shqiptar jam, por nga trojet kosovare iu përgjigja.-Kam ardhur me pushime nga Amerika.
Me shumë përzemërsi më ftoi të uleshim në një kënd, aty ku ishte oxhaku karakteristik i shtëpive malësore. Prevalla është lart në Parkun Natyror të Maleve të Sharrit dhe klima është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë, ndaj në pjesën më të madhe të vitit ndizet zjarri. Oxhaku ishte i zbukuruar hijshëm me ornamente të traditës shqiptare.
-Quhen Ismet Retkoceri,- u prezantua ai.

I thashë edhe unë emrin tim e filloi midis nesh një bisedë e ngrohtë. Unë mbaja akoma në dorë çiftelinë. E ndala vështrimin tek fotografia dhe e pyeta se kush ishte ai djaloshi si yll i bukur me uniformën e UÇK?
-Ai është djali im, Mentori,- foli dhe ndieva si filloi t’i dridhej pak buza.-Ai ra në moshën më të bukur, në luftë për lirinë e Kosovës. Tregonte për djalin e në emocionet e tij u përfshiva edhe unë, pasi në mendje më vinin edhe të afërm të mi që u sakrifikuan në atë luftë. Po bisedonim si dy njerëz të afërt e ai, duke parë shenjat e emocionit tek unë, shtoi:
-Liria nuk mund të vinte pa sakrifica e pa flijime. Edhe unë isha pjesë e asaj lufte, por nuk pata fatin të isha përkrah tij në altarin e lirisë. Ai mbeti hero, duke na lënë dhimbjen, por edhe krenarinë për heroizmin e tij.

Nga vargmalet flet
me shqipen e malit:
Aty ku rri ti,
gjakun do ta fali.
N’palën e flamurit,
shqiponja e merr,
veç liri atdheut,
për dëshmor kam le.
Këto vargje emocionuese janë të këngës kushtuar Heroit të Kosovës, Mentor Retkoceri, i cili ia fali gjakun e tij lirisë së Kosovës në moshën 21 vjeçare, në kulmin e ëndrrave dhe të energjive të tij rinore. Ishte pranverë, 26 maji i vitit 1999. Në fshatin Fierishtë (Sylevë) u zhvillua një betejë e ashpër e forcave çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe, që ishin më të shumta në numër dhe më të armatosura. Mentori kishte zënë vend pranë një qershie. Sipër frutat e kuqe si gjaku, poshtë lulet e lëndinës, që dukej sikur i këndonin moshës rinore të djalit. Po në atë ditë do të këndonin armët në një betejë të ashpër. Dhe një plumb e këputi në mes, në lule të rinisë, jetën e djaloshit trim, bashkë me ëndrrat e tij, që i kishte aq të shumta e aq të bukura. Pikërisht, aty pranë qershisë bashkëluftëtarët e varrosën trupin e tij. Qershia derdhi lot të kuq si gjaku, pranvera derdhi lot shiu.
Mentor Retkoceri kishte lindur në fshatin Lupç të Poshtëm në zonën e Podujevës, më 9 shkurt të vitit 1978. Aty hodhi hapat e parë në jetë, aty mësoi edhe germat e para të alfabetit shqip, në klasën e parë. Pastaj familja e tij shkoi të jetojë në Prishtinë, në lagjen “Dardania”. Edhe shkolla ku ai do të vazhdonte mësimet e mëtejshme kishte emrin e bukur shqiptar “Dardania”. Babai i tij, Ismeti e nëna Fatimja, njerëz të mbrujtur me ndjenja atdhetare dhe me një dashuri të madhe për Kosovën e Shqipërinë, krahas interesimit për mbarëvajtjen në mësime, e edukonin djalin e tyre edhe me këto ndjenja patriotike. Ndaj edhe Mentori, gjatë viteve të shkollës, ishte gjithnjë në kërkim të një formimi të shëndoshë profesional e atdhetar. Me rritjen e tij provoi kualifikimin në gjeodezi e në komunikimin rrugor në shkollën e mesme “28 Nëntori” në Prishtinë. Por e tërhiqnin edhe shkencat filozofike, për të cilat u regjistrua në vitin shkollor 1996-1997 në Universitetin e Prishtinës.
Ishte koha kur kishin filluar lëvizjet e protestave studentore e ato të popullit të Kosovës kundër shtypjes së regjimit serb. Ëndrra dhe ideali për liri po merrnin flatra. Mentori nuk ngurroi për asnjë çast dhe u përfshi në protestat e studentëve. Madje, nëpërmjet kushëririt të tij, Batonit, u njoh e ra në kontakt edhe me lëvizjet e fshehta, që punonin për organizim të armatosur, me synim lirinë e Kosovës. Në vitin 1998 ai ra në kontakt të drejtpërdrejtë me forcat e UÇK dhe përqafoi idealin e tyre. Djaloshi 20-vjeçar mësoi që ushtria e re kishte nevojë për armatime. I la studimet dhe iu kushtua çështjes së lirisë. U fut në territorin shqiptar dhe shkoi deri në Kavajë, prej ku organizonte dërgimin e armëve për në Koshare. Tashmë e ndiente veten luftëtar aktiv dhe për dy muaj u stërvit në Qerret të Kavajës, duke qenë edhe efektiv i gardës kombëtare “Skënderbeu”. Më vonë kaloi më afër kufirit me Kosovën, në Kalimash të Kukësit. Aty bëri edhe betimin e tij si luftëtar. Ai kishte prirje në të shkruar e mbante edhe ditar. Betimi i tij shquhet sa për shpirtin atdhetar e luftarak, aq edhe për sensin poetik. Të bën përshtypje fakti që djaloshi 20-vjeçar e kishte përqafuar me një forcë aq të madhe idealin e lirisë, sa nuk i dhimbsej as jeta e vet në lule të moshës. Në betimin e tij thuhet:
Unë ushtar, ushtar shqiptar, për herë të parë, betimin e dhashë në Kalimash, në mes Prishtinës e Tiranës.
Hajt të mos jua ninë, krejt do të bahet mirë e, pas luftës sonë, populli dhe Kosova do të jenë të lirë.
E pastaj, Kosova e Shqipëria do të jenë një.
E pastaj Kosova e Shqipëria do të jenë Europë.
E pastaj Kosova e Shqipëria do të jenë Amerikë.
E pastaj, kush do, me kë do, le të lidhë miqësi. Ajo pak ka rëndësi në Kosovën dhe në Shqipërinë e lirë.
E kush nga ne në luftë do të bjerë, heshtazi do pushojmë nën këtë dhe.
Të gjallët do na kujtojnë, lule te varret e gjyshërve, stërgjyshave tanë, do na bijnë.
Ky ishte betimi i Mentor Retkovecit në pranverë të vitit 1988, në Kalimash të Kukësit, në skuadrën “Skënderbeu”.
Si një luftëtar i formuar shpirtërisht e fizikisht, ai u fut në territorin e Kosovës, në zonën operative të Llapit, ku merrej edhe me stërvitjen e ushtarëve të rinj, duke qenë skuadërkomandant i Njësitit për Ndërhyrje të shpejtë, që quhej “Komando 106”.
I riu zemërzjarr, tashmë në radhët e UÇK, në të cilën bënte pjesë edhe i ati, Ismeti, do të kalonte nga beteja në betejë kundër forcave serbe, për çlirimin e Kosovës. Pushka dhe zëri i tij luftarak do të dëgjoheshin fuqishëm në Konufeshc e në Gegaj, në Bradash e në Llapashticë, në Katunishtë e në Brunicë. Në veçanti luftime të ashpra u zhvilluan në dimrin e vitit 1999 në Majac. Tanimë ai e ndiente veten të kalitur e të sprovuar në beteja dhe nuk i trembej syri, duke u bërë një shembull guximi e trimërie për moshatarët e bashkëluftëtarët e tjerë. Lajmet për suksese të UÇK-së ia mbushin zemrën me gëzim dhe ëndërronte për ditën e lirisë së Kosovës.
Në pranverën e atij viti, në pikën strategjike të Kaqanollit ishin përqendruar forca të shumta serbe, që kërkonin të thyenin UÇK-në e të vendosnin supremacinë në fushën e betejës. Komanda e Kaqanollit kërkoi përforcime, ndaj Mentori me një pjesë të “Komando 106” shkuan aty ku nevoja ishte më urgjente. Në Kaqanoll betejat ishin për jetë a vdekje. Mentori u shqua jo vetëm për trimëri, por edhe për aftësi organizative e taktike, për t’i lëvizur forcat sa në një vend në tjetrin, nga ku mund ta qëllonin armikun më mirë e t’i jepnin goditje vdekjeprurëse. Duke ndjerë këtë forcë goditëse, serbët vunë në përdorim edhe armët kimike. Por nuk e thyenin dot rezistencën e luftëtarëve kosovarë. Kur Atdheu fillon tek zemra, atëherë edhe zemrat bëhen një barrikatë e pakapërcyeshme për çdo armik. Madje vetë zemra bëhet si një fole fisheku, që godet drejt e në gjoksin e armikut.
Pak më vonë Mentori shkoi në Pollatë. Aty ishte strehuar një pjesë e popullsisë civile. Ishte një mori e madhe njerëzish, gati 15 mijë vetë, burra, gra, pleq e fëmijë. Ata kishin nevojë për ndihma e, mbi të gjitha, për mbrojtje nga goditjet e armikut. Mentori me bashkëluftëtarët e tij u vunë në mbrojtje të yre.
Pranvera kishte ardhur e bukur, por djaloshi 21-vjeçar nuk mund ta dinte që ajo ishte pranvera e fundit e jetës së tij. Më datën 24 maj ai mori urdhrin që me disa shokë të tij të shkonin drejt kufirit, në fillim në Marincë e pastaj në Fierishtën, që do të bëhej vendi i përjetësimit të lavdisë së tij.
Mentori kishte talent edhe në gdhendjen e skulpturave, sidomos në gdhendjen e tyre në dru. E nga ta dinte ai që në moshën më të bukur do të bëhej frymëzim për të tjerët, që do ta përjetësonin në skulptura, të cilat do i vendosnin në vendin ku gjaku i tij çeli si bozhure dhe në vendlindje, në Lupçin e Poshtëm, ku do të varrosej përfundimisht pas mbarimit të Luftës, më 23 korrik 1999. Vetëm dy muaj duheshin që të arrinte liria e Kosovës, të cilën ai e ëndërronte shumë. Por liria nuk vjen vetëm me ëndrra, ajo i ka rrënjët në gjak. E nga ato rrënjë lindi pema e madhe e lirisë, që e gëzon Kosova sot. Gjakut të tij iu bashkuan edhe sakrificat e 17 luftëtarëve të tjerë nga fisi i tij, disa prej të cilëve edhe u plagosën në beteja të ndryshme.
Babai i tij, Ismet Retkoceri, kur një gazetare i kërkoi të fliste për djalin e tij, u përgjigj. -Djali im nuk ishte i vetmi që ra për Kosovën. Si ai ranë edhe 2000 të tjerë. E unë nuk mund ta ndaj nga ata moshtarë të tij që dhanë jetën për liri. Por do të thoja që liria e Kosovës është liri edhe për Malin e Zi, edhe për Maqedoninë e Veriut. Është liri edhe për nënat serbe, sepse ato nuk do të lindin bij që t’u vriten duke luftuar kundër shqiptarëve.
Kurse vëllai i tij, Leutrim Retkoceri shkruan:
Kujtimi për Mentorin jeton çdo ditë edhe përmes brezave që po vijnë. Dielltori, djali im, mban me krenari pjesën më të çmuar të emrit të tij – “Tori” – një diell që ndriçon kujtimin dhe sakrificën e axhës së vet. E po ashtu, Arbi, djali i Agronit, mban një emër të madh, emrin e Arbërisë së Skënderbeut, idhullit të Mentorit dhe të gjithë shqiptarëve.
Heronjtë nuk lindin për veten e tyre, por për atdheun. Ata nuk largohen nga ne, por, shndërrohen në dritë për brezat që vijnë.
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Mentorit, një sheshi në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, ku ai u rrit, iu dha emri “Mentor Retkoceri”. Edhe një rrugë mban emrin e tij. Me këtë rast u nderua edhe me titullin e lartë “Hero i Kosovës”. Mbi të gjitha, emri i tij rron në kujtesën dhe në zemrat e njerëzve.
![]()
Pasi hëngrëm drekë në restorantin “Krojet”, dolëm jashtë e po shikoja përreth natyrën e bukur piktoreske të Prevallës, asaj zone turistike aq të preferuar, ku pyjet e lisave vazhdohen më tej me pyjet e pishës së zezë, aq të dobishme jo vetëm për ambientin, por edhe për shëndetin e njerëzve. Kjo zonë e Maleve të Sharrit, në lartësi gati 1800 metra, është shumë tërheqëse, ndaj këtu, si në dimër, ashtu edhe në verë vijnë turistë të shumtë. Po shikoja që, krahas hoteleve, shumë vila të mëdha e luksoze ishin ngritur në atë vend pas viteve të luftës. Nuk ishin vila që mund të ngriheshin me mundin, djersën e sakrificat e njerëzve të zakonshëm, që për vite e vite me radhë mezi arrijnë të ndërtojnë një shtëpi të thjeshtë, për të jetuar brenda me djersën e ballit. Thuajse pjesa më e madhe e tyre ishin vila politikanësh, ish-luftëtarësh të UÇK e njerëzve të afërt të tyre, që kanë siguruar fitime të majme në rrugë të padrejtë, në emër të atyre që lirisë i dhuruan gjakun, duke ëndërruar Kosovën e lirë e jo lukset e pamerituara.
Tek i shikoja më erdhën në mend fjalët aq të pastra e të sinqerta të Mentorit, heroit 21-vjeçar, kur në betimin e tij thoshte që, nëse biem dëshmorë, lule do të na sjellin brezat. Kurse ata që u pasuruan pas luftës, nuk mbillnin lule për të rënët, por vila për vete e për farefisin e tyre. Në mendje më erdhi një thënie e një francezi të shquar: “Revolucionet i organizojnë idealistët, i bëjnë heronjtë, ndërsa frutet e tyre i gëzojnë mashtruesit”.
Por emri i heronjve ngrihet madhështor mbi gjithçka. Sepse ata janë si yjet, që edhe pasi shuhen, vazhdojnë të na e dërgojnë dritën e tyre të dlirë nga qielli.

Prend Ndoja, Shkrimtar, New York
Morali dhe sfidat…!
Shkruan: Nafi Çegrani
Skicë
“Majeri” shpesh ndjente një dëshirë të thellë për të rikthyer ndjesinë e të qenit i lirë. Por si mund të ishte ai më i lirë, kur i duhej të merrte vendime që e lidhin thellë me një sistem që ai dikur e kishte urrejtur? E tërë jeta e tij dukej si një ëndërr që zgjatej, por që me kalimin e kohës, po shndrrohej në makth. A mund të kthehej ai tek ajo shpresë që e kishte mbajtur gjallë dikur, Në çastet e tij të vetmisë, kur kalonte kufirin mes maleve të Sharrit, “Majeri” mund të ndiente një shpërbërje të brendshme. Kuptimi i tij për luftën, që dikur ishte ndërtuar mbi shpresa për liri dhe drejtësi, tani dukej si një iluzion. A ishte ai një hero, apo një thjesht një vegël e atyre që e kishin përdorur për të përmbushur synimet e tyre? Çfarë e kishte bërë që të luftonte? Ishte besuar te një kauzë, por tani po ndiente thyerjen e shpirtit të tij – një njeri që kishte luftuar për idealet dhe tani ishte i ndaluar të bëntë veprime të errëta, që dikur do të kishin qenë të padëshiruara për të…!
Dëshira e Majerit për t’u rikthyer në lirinë që ka pasur më parë është e natyrshme dhe e kuptueshme, por ajo është e ndërlikuar nga realiteti i ri që ai është i detyruar të përballojë. Liria e tij është tashmë një ide e paqartë, e zhytur në dilemat e tij të brendshme dhe të jashtme. Kjo është një meditim shumë i fuqishëm filozofik, ku njeriu, duke u përpjekur të shpëtojë nga sistemet dhe autoritetet që e kufizojnë, ndodhet në një rreth vicioz që e bën lirinë gjithnjë më të paarritshme. Majeri përjeton një tension mes dëshirës për të shpëtuar dhe mundësisë së realizimit të saj.
Konflikti i brendshëm i Majerit bëhet më i thellë kur ai fillon të dyshojë për kauzën që dikur e kishte quajtur të shenjtë. Lufta, që për të kishte qenë një mjet për të arritur lirinë dhe drejtësinë, tani shfaqet si një iluzion. Ky moment është shumë i rëndësishëm për të kuptuar natyrën e ndjenjës së Majerit. Përballja me realitetin e një lufte që nuk sjell premtimet që ai kishte shpresuar, e kthen atë në një reflektim mbi natyrën e shpërfillur të idealizimeve të tij. Lufta dhe idealet e saj mund të kenë qenë vetëm një mekanizëm manipulues i të tjerëve, që e përdorën atë për interesa të tjera, duke e lënë atë të humbasë gjithçka për të cilën kishte luftuar.
- Një qasje filozofike mund të nënkuptojë reflektimin mbi natyrën e fatit dhe të lirisë… Ky proces mund të lidhet me ide të filozofëve ekzistencialistë si Jean-Paul Sartre ose Albert Camus, të cilët e shohin njeriun si një qenie që është e detyruar të krijojë kuptim në një botë që është në thelb absurde. “Hija” që shoqëron personazhin mund të jetë një metaforë për këto tërheqje fatale dhe për mundësinë që ai ka ose nuk ka për të ndikuar në rrjedhën e jetës së tij.
Dhe, duke e parë këtë si një histori tragjike, mund të imagjinojmë personazhin që e udhëheq jeta si një vështrim nga një pozicion i pamundur – ai është tërhequr pas, ngulitur në kaluaren e tij, pa mundësi shpëtimi. Hija që e ndjek mund të jetë një pasqyrë e veprimeve të tij të kaluara, gjithashtu një paralajmërim për të ardhmen, që do të jetë e pandryshueshme dhe e shënuar nga ato që ka bërë. Pjesa më e vështirë për personazhin është përballja me vetveten, me një ndërgjegje që është e ngarkuar me faj dhe me humbje të idealit të dikurshëm.
Në këtë kuadër, historia e personazhit mund të bëhet një analizë e filozofisë së jetës në një kontekst tragjik. Si filozofia e jetës që trajton të kaluarën dhe të ardhmen si një e vetme – një rrugëtim që, përkundër përpjekjeve për të ndryshuar rrjedhën, është e ngulitur në një fatum që e përcakton atë, duke e bërë çdo hap të ardhshëm një përsëritje të të kaluarës.
Heroizmi dhe ëndërrimet
Majeri pyet veten nëse ishte një hero, apo vetëm një vegël e përdorur për të arritur qëllime të huaja. Kjo pyetje e thellon ndjeshëm dilemat e tij të identitetit dhe moralit. A mund të quhet hero dikush që ka luftuar për një kauzë, por tani, pas përvojave të tij, shikon se mund të ketë qenë një mjet i shfrytëzuar pa e kuptuar? Ky është një moment dramatik për Majerin, pasi të tjerë mund të kenë përdorur idealet e tij për të arritur qëllime që ai vetë nuk i kishte parashikuar. Ky ndërlidhje e mundshme me manipulatorët dhe sistemet që ai dikur i kishte kundërshtuar sjell një thyerje të thellë morale dhe ekzistenciale.
Çasti i reflektimit të Majerit, ndërsa kalon kufirin mes maleve të Sharrit, është momenti kur ai përjeton shpërbërjen e brendshme. Ky është një simbol i ndarjes mes të kaluarës dhe të tashmes, një ndarje që është e thellë dhe shumë shpesh e dhimbshme. Kalimi fizik nëpër male mund të jetë një metaforë për kalimin shpirtëror dhe emocional që Majeri po bën, i cili është gjithashtu një kalim nga një ideal që tashmë është shkatërruar drejt një realiteti të ri që është më i errët dhe më i pasigurt. E gjithë kjo ndodhi ndërkohë që ai ndiente thyerjen e shpirtit të tij – një shpërbërje e të gjitha asaj që kishte besuar më parë, dhe një përballje me një “vetvetje” që ai tashmë po e refuzon.
Kjo është gjithashtu një kërkesë për të kuptuar fajin dhe moralitetin në nivelin individual. Majeri është i kapur midis dy pasioneve – atij për drejtësi dhe idealet që ka ndjekur, dhe atij që e detyron të veprojë në mënyrë që më parë do ta kishte refuzuar. Ky është një moment ku Majeri duhet të përballet me të kaluarën e tij dhe të kuptojë se si ajo ka ndikuar në veprimet e tij të tanishme. Majeri nuk është më njeriu i pastër dhe i patëmetë që ai dikur besonte se ishte, por tani është një njeri i ndikuar dhe i ndaluar nga kufizimet e botës që e rrethojnë.
Majeri është njeriu që përpiqet të arrijë një liri të vërtetë, por të gjithë përpjekjet e tij janë të ngarkuara me pyetje për fatin. Liria, në këtë kuptim, nuk është thjesht një çlirim nga pengesat e jashtme, por një shkrirje e brendshme që ai duhet ta arrijë përmes një reflektimi të thellë. Fati si një koncept sociologjik është diçka që dikton jetën e individit përmes forcave të jashtme – sllavizmi shoqëror, presionet historike, padrejtësitë politike dhe natyra e sistemit ku ai jeton. Një pyetje madhore që del këtu është: A mund të jetë njeriu i lirë në një botë ku liria shpesh është vetëm një iluzion? Po, Majeri është një shenjë e këtij konflikti, pasi përpjekjet për të shpëtuar nga e kaluara shpesh bëhen një lëvizje që e çon më thellë në fatin që ai po tenton ta shpëtojë. Pothuajse si një kalim përmes dhimbjeve të një natyre që është nënshtruar ndaj ndarjeve shoqërore dhe historike.
Në pyllin e harresës dhe kujtimit, liria mund të jetë më shumë se një ëndërr që lihet për t’u shuar nga shpresat e shuar, për shkak të rëndesës së gjithçkaje që na mbërthen, që e kemi trashëguar si një pasuri të mallkuar e që na lidh me shtrëngimin e fatit.
Ai ka pasur një ëndërr të fuqishme për drejtësi dhe liri, por ky ideal përballet me realitetin që është pothuajse i pamundur për tu arritur. Ky proces i shkatërrimit të një ëndrre është një reflektim i shoqërisë që ndodhet në një cikël të pafund të zhgënjimit. Në këtë kuptim, Majeri është një njeri që përballohet me një shoqëri që e ka përdorur, një shoqëri që është e brishtë dhe e mbushur me mashtrime. Lufta për idealet bëhet një histori që u përket të tjerëve, dhe për të, ky ideal mund të jetë thjesht një mjet për të arritur pushtet ose për të mbajtur nën kontroll individë si ai. Konflikti mes idealizmit të kaluar dhe realizmit të sotëm është një nënshtruar i shoqërisë, që e detyron njeriun të ndërmarrë veprime që e dëmtojnë identitetin dhe shpirtin e tij.
Drejtësia që dikur ndiente në shpirt tani është një kujtim, një hije që i vjen nga një e kaluar që shndërrohet në tragjedi, ndërsa ai lufton të mbajë gjithçka të qëndrueshme në një botë që ua mohon të tjerëve qëllimin për të cilin luftuan.
…Të jetosh në një realitet të tillë, ku ëndrrat janë të përziera me makthet, është një ndjesi që shpesh e ndajnë shumë individë që kanë kaluar përmes periudhave të dhimbshme historike. Majeri përballet me një realitet shoqëror që ka pësuar ndryshime të dhunshme dhe të papritura, që ka zhgënjyer dhe shkatërruar shumë ide dhe parime. Kjo pasqyron një shoqëri që është ndarë dhe që mbart trauma të përhershme, duke e bërë individin të ndihet i shkatërruar. Majeri është një reflektim i shoqërisë dhe realitetit të saj, ku njeriu është i përfshirë në një rreth vicioz që e ndalojnë të arrihet kuptimi i tij i vërtetë i lirisë. Dëshira për liri, ndërkohë që mbart brenga të thella dhe të papërmbushura, shndërrohet në një vetëvrasje shpirtërore.
Mund të jetosh nën një qiell që të duket i qetë, por rrebeshi i trishtimit shpërthen në çdo hap, në çdo zgjedhje, siç përshkon një shoqëri e çarë që gjithmonë do të mbajë pas vetes atë hije tragjike të përpjekjes për ta ndërtuar një realitet që të bën të jetosh si të vdekur përbrenda.
Dhe, nga e gjithë kjo, që në rend të parë dhe fillimisht duket se është një person që vuan nga pasiguria e ekzistencës dhe nga humbja e besimit në idealet e tij. Ky është një trajtim që i jepet shumë shpesh individëve që kanë kaluar përmes periudhave të dhimbshme dhe të pasigurt, ku e kaluara shfaqet si një shenjë që është e pamundur të shlyhet. Jetët e individëve të tillë shpesh janë të mbushura me pyetje pa përgjigje dhe, në rastin e Majerit, ndjenja e pasigurisë dhe e fajeve është një pjesë e pandashme e tij. Për të, çdo hap që hedh mund të jetë një hap që e largon më shumë nga vetvetja e tij.
Në çdo hap që ai merr, i mbushur me pyetje dhe jo përgjigje, ai vëren që edhe pas çdo mundimi, zgjidhja është e ngjashme me hijet e tij, gjithnjë e më të errëta dhe të paracaktuara nga një botë që është e mbyllur në një pafundësi zhgënjimi.
( Vijon )
Dr Martin Camaj dhe Revista “Shëjzat”, në 100 – vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe poetit
Martin Camaj: 1925- 1994

Nga: Frank Shkreli
Ky muaj (21 Korrik, 2025) shënon 100-vjetorin e lindjes së Dr Martin Camaj, shkrimtarit e poetit të njohur shqiptar, ish-Kryeredaktorit të Revistës së njohur Shejzat, krahu i djathtë dhe bashkpuntori i ngushtë i botuesit të asaj reviste, Profesor Ernest Koliqit, ç’prej ditëve të para të botimit dhe deri në ditët e fundit të Shejzave. “Është kot të tjerrim lëvdata për Martin Camaj”, do të shkruante miku dhe kolegu i tij i afërt, Karl Gurakuqi, “se bota intelektuale shqiptare e njeh mirëfilli atë nga botimet që na ka dhanë dhe nga artikujt-studime që ka shkrue për Revistën e mikut të vet, “Shejzat”, ka theksuar ai. Gurakuqi shënon se Martin Camaj, pothuaj, në çdo numër të Shëjzave, përveç rolit të Kryeredaktorit, ka shkruar, pa përtesë, me qëllimin për t’i shërbyer gjuhësisë e letërsisë shqipe dhe me detyrimin personal që ka ndjerë për t’i shërbyer edhe shtypit shqiptar në mërgim, të asaj kohe.
Martin Camaj, jeta dhe veprimtaria e tij letrare, gjuhësore dhe në fushën e albanologjisë në pëgjithsi ishte e lidhur ngusht me revistën Shejzat, me pronarin Ernest Koliqin dhe me kolegjumin redaksional të revistës, gjatë viteve. Ai konsiderohej prej tyre si një pjesëtar i familjes së ngusht, por jo vetëm. Në një shkrim nga redaksia e Shëjzave botuar në dhjetor të vitit, 1965, me rastin e mbrojtjes së doktoraturës (Dhjetor,1964), në Dhjetor, 1964 nga Martin Camaj, shprehet gëzimi i tyre me një shkrim kolegjial, “Për fitoren e madhe në fushën kulturore, nji fitore jo vetëm e së përkohshmes (tonë Shëjzave) por edhe mbarë gjindes shqiptare”. Fjala ishte, pra, për mbrojtjen me sukses dhe marrjen e doktoraturës së Kryeredaktorit të Shëjzave Dr Martin Camaj – një “darsëm intelektuale” e kanë quajtur bashkpuntorët e tij redaksional të Shëjzave – Doktoraturën për doçencën në albanologji, në Universitetin e njohur gjerman të Munchenit. Redaksia e Shëjzave e konsideronte doktoraturën e Martin Camajt, jo vetëm si një sukses të madh dhe arritje përsonale të tij, por edhe si një, “Ngjarje që merr nji theksim të randsishëm sepse studjuesi i ri shqiptâr, tue hÿm në radhën e docentave të njânit prej Universiteteve mâ të çmueme të botës, sidomos, për sa i përket balkanologjisë, do të mundohet me përtrî traditat e mëdhaja gjermane në sferën albanologjike dhe në shkencë, së cilës i vûni themelet në qindvjetin e kaluem, Georg v. Hahn që me të drejtë quhet Ati i Albanologjisë”, thuhet, ndër të tjjera, në artikullin e redaksisë së Shëjzave, kushtuar doktoraturës së poetit e shkrimtarit, Martin Camaj, akorduar atij nga Universiteti i Munchenit në dhjetor të vitit 1964.
Doktorata e Profesor Dr martin Camajt në albanologji dhe emërimi tij si docent i albanologjisë në Universitetin e Munchenit, shënoi atëbotë një rëndësi të veçant gjithashtu se pse deri atëherë, për arsye të ndryshme, mungonte një qëndër kushtuar, veçanërisht, studimeve shqiptare në Gjermani. Kjo megjithse profesorët e njohur e të nderuar gjermanë, si Prof. Franz Babinger, Prof. Georg Stadtmuller dhe i paharrueshmi Prof. Lambertz kishin vazhduar me veprat e tyre, në përpjekje historike për të ndriçuar, sa më tepër e më mirë, që ishte e mundur, historinë e shqiptarëve ndër shekuj. Por me vdekjen e Prof Lambertz, albanologjia në Gjermani nuk kishte më katedrën e vet – deri me ardhjen e Profesor Dr. Martin Camaj në katedrën e albanogjisë në Universitetin e Munchenit.
Po kush është Dr Martin Camaj sipas atyre që e njihnin më së miri – dhe që vlerësonin si askush tjetër, personin dhe veprimtarinë e tij – bashkpuntorë, kolegë e miq të tij të idealit — e që ishte Kolegjumi i revistës Shëjzat, Kryeredaktor i të cilës ishte Dr Camaj. Sipas tyre, Martin Camaj lindi me 21 korrik 1925 nga një familje e njohur të Dushmanit (Dukagjin) e ku qyshë në vitet e para shkollore u dallua për mendje të mprehtë e dëshirë të zjarrët për të zgjëruar njohuritë e veta në degë të ndryshme të letërsisë, diturisë e shkencës. Si shumë të rinjë të tjerë shqiptarë të kohës së tij, djali malësor kreu me sukses të dalluar studimet e mesme në gjimnazin klasik t’Etërvet Jezuitë në Shkodër, ku qe shumë i çmuar për mësime në klasikun e Jezuitëve, ku i kanë venë themelet e kulturës së tyne, ndër të tjerë, edhe Luigj Gurakuqi e Faik Konica.
Për fat të keq, ngjarjet e rrepta të mbasluftës e shtrënguan të riun Martin Camaj, si edhe shumë të tjerë të rij studjuesë të dalluar shqiptarë, të largoheshin nga Atdhéu, duke marrë rrugët e vështira të mërgimit. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë t’Universitetit të Beogradit, duke e marrë diplomën mbas katër vjetësh me nji punim të kryer nën udhëheqjen e linguistit të famshëm Henrik Bariç. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi, Camaj “mori pjesë me dalldi rinore në lindjen e
mrekullueshme të letërsisë shqipe në Kosovë në atë kohë, me vepra që kanë zënë vendin e tyre të merituar në zhvillimin e saj, bashkë me ato të shkrimtarve më të dalluar të Kosovës, të cilët Martin Camajn e konsideronin si një prej tyne”, thuhet në vlersimin e veprave të tija nga kolegjumi i revistës Shëjzat, duke shtuar se, dy përmbledhje vjershash “Nji fyell ndër male” (1951) dhe “Kânga e vërrinit” (1954), si edhe “Diella”, botuar në Romë me 1958, “i përkasin — për frymën që i dallon dhe shqetësimin shpirtnuer bashk me një dishirë të ndezët palingjeneze vetiake e shoqërore — rrethit letrar të Kosovës e radhiten në numër të produkteve letrare tipike të tij”.
Nga Jugoslavia Martin Camaj vajti në Itali me qellim që të specializohej në Universitet të Romës, në degën albanologjike. Mbas pak kohe u emërua Lektor vullnetâr pranë Institutit të Studimeve shqiptare të Fakultetit të Letravet e të Filozofisë. Ndoq rregullisht në Romë, për disâ vjet me radhë, mësimet e Fakuletit të Letravet e të Filozofisë dhe u kurorëzua me titullin akademik duke mbrojtur përpara Komisjonit tezën me titull: “Il Messale di Gjon Buzuku(Contributi linguistici allo studio della genesi)”. Ndërkaq, në Romë, Martin Camaj iu bashkua revistës “Shëjzat”, ndërsa do të kontribonte për botimin e saj, jo vetëm si Kryeredaktor por edhe me shkrime të shumëta, me subjekte të ndryshme botuar në shtyllat e asaj së përkohëshmeje. Camaj botoi me 1964 një tubë poemthash, krejt origjinalë, nën titullin “Legjenda”, ku sipas Kolegjumit të Shëjzave pasqyrohej, “Arti i tij që jep dëshmi të qartë pjekurie. Një dëshir i avullueshëm m’u lëshue n’andrrime prallzore përsjellë gjithëkund me nji ndiesi t’idhët se jeta nuk zhvillohet në hulli të trilleve të fantazisë, është karakteristika kryesore e legjendave. Për Martin Camajn, bota e vjetër mythologjike e maleve tona sherben si pikënisje për fluturime lirike me trajtën e frymën më moderne. Motive gojdhânore të lashta lulzojnë në këtë poezi të ré, ku ngashërimet e rrëmbimet, klithime të nji mjerimi të mbytur e tinguj magjikë të nji muzike së nënzëshme, që përshkon palcin e vargjeve, shkrihen lumnisht, të metamorfozuar nëpërmjet të një shijeje në përkim me atë të poezisë së sotshëme botërore ku lëndë e trajtë, thjesht shqiptare, paraqiten në nji dritë të papritur letërsie të guximshëme bashkëkohore”, thuhet mëtej në homazhin e veçantë (1965) që redaksia e revistës “Shëjzat” ka bërë për veprën e Camajt si letrar, me ratin e doktoraturës së tij në Universitetin e Munchenit.
Por Martin Camaj megjithë arrijtet e tija në fushën letrare, gjuhësore dhe dhe albanologjike, nuk mbetet i kënaqur për sukseset e deriatëhershme por vendos të thellojë dituritë në gjuhë të huaja dhe studimesh të rajonit të Evropës jug-lindore duke iu bashkangjitur një qendre të njohur studimesh në Evropë, siç ishte Universitetit i Munchenit në Gjermani. Natyrisht se për një qëlim të tillë, nevojitej njohja e mirë e gjermanishtes, por Camaj, brenda një kohe të shkurtër, dhe me një “përpjekje kryeneçe ku shkelqen natyra e fortë e brumit të maleve shqiptare, u vu në gjendje të përballonte, me atë gjuhë, çdo provim”. Punoi për pesë vjet pa i falë vetes asnji çast frymëmarrje pushuese, nën drejtimin e indo-germanistit të shquar si prof. Wilhelm Wissmann.
Shjëzat shënojnë se Martin Camaj mbrojti doktoraturën në Albanologji në Universitetin e Munchenit me 9 dhjetor 1964 para një Kolegjiumit ku merrnin pjesë të gjithë titullarët e Fakultetit të Filozofisë të München-it nën kryesin e dekanit Prof. dr. Hans Müller e ku dijetarët më të spikatur për lëndën e provimit ishin, përveç prof. Wissmann-it, edhe profesorët Alois Schmaus (balkanolog), Georg Stadtmüller (historian i Shqipërisë dhe specialist i historisë së evropës jug-lindore e të tjerë mjeshtra të përmendur.
Dr Martin Camaj,si docent i Albanologjisë në Universitetin e Munchenit ka vazhduar punën e tij si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në bashkpunim me kolegë shqiptar e të huaj të studimeve balkanologjike deri në ditët e fundit të jetës së tij kur ndërroi jetë me 1992.
“Ish- Kryeredaktorit të Shêjzavet, mikut e shokut e kolegut, na, redaktorët e bashkëpuntorët e së përkohëshmes”, i ishin drejtuar me atë rast, “urimet tona vëllaznore për një karrierë të ndritëshme universitare në dobi e në lavdi të vet e të Shqipnisë dhe lusim Zotin t’a kemi pranë nesh shumë vjet në fushën e veprimtarisë kulturore”.
Jeta, vepra dhe tarshëgimia e këtij njeriu të madh të letrave shqipe mbetet ndër breza megjithse regjimi komunist u përpoq ta zhdukte atë dhe shumë të tjerë si ai nga historia dhe albanologjia shqiptare – ndërkohë që ka edhe sot të tillë që duan të anashkalojnë figurën e tij dhe në frymën e apologjetëve aktualë të komunzimit të Enver Hoxhës, vazhdojnë të baltosin kontributin e Dr Martin Camaj, duke hedhur lloj-lloj epitetesh kundër këtij… F.rank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf – malësori bujar dhe evropiani erudit — Martin Camaj: Malësori bujar dhe evropiani erudit | Gazeta Telegraf

Është e vështirë të pasqyrohet kontributi i plotë dhe veprimtaria shumë-dimensionale e Dr Martin Camaj, përfshir punën si kryeredaktor i revistës “Shejzat. Por po e mbyll këtë përkujtim modest në 100-vjetorin e lindjes me thirrjen e tij të fundit drejtuar shqiptarëve, vetëm disa ditë para shkuarjes së tij në amshim, mars 1992 – vërtetë një mesazh dhe testament shpirtëror plot mall, merak e dashuri për vendlindjen e tij dhe për shqiptarët. Shqipëria e mbante larg Martin Camaj për pothuja një gjsëm shekulli, Por Martin Camaj nuk ishte kurrë larg Shqipërisë dhe shqiptarëve:
“Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë populli shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosur të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bátë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt.”

Dr Martin Camaj me Dr Ibrahim Rugovën në Prishtinë, fundi i Gushtit, 1990 –Lexoni më poshtë intervistën e ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj me Dr Martin Camaj, botuar në gazetën Telegraf — Martin Camaj, pishtar i kulturës tonë kombëtare | Gazeta Telegraf

Kompleti i veprave të Dr Martin Camaj
Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës në Qendrën Memoriale në Potoçari
Potoçar, Bosnje dhe Hercegovinë, 11 korrik 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren në detyrë dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila u mbajt në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçari.
30 vjet më parë, në Srebrenicë, u krye një nga tmerret më të mëdha të gjenocidit në Evropë. 8,372 burra dhe djem boshnjakë u vranë mizorisht, në mënyrë sistematike. Masakra në Srebrenicë, ishte dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe paralajmërim i projektit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Masakrën në Srebrenicë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e sanksionoi si gjenocid.
![]()
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Kurti vendosen lule të freskëta dhe bënë nderime pranë varrezave të viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Paraprakisht, ata vizituan ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, brenda Qendrës Memoriale. E hapur që nga viti 2021, në këtë ekspozitë të Kuratorit Aziz Osmanoviç, shfaqen gjësende që ilustrojnë vuajtjet e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit të vitit 1995.
![]()
Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.
![]()
![]()
![]()
![]()
Më shumë foto në linkun:
Të largohen posterët e politikanëve!

Florim Zeqa
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, në qytetet e Kosovës ende janë prezente posterët e politikanëve, të atyre që i morën votat dhe u futen në Kuvend, por edhe të atyre që nuk arritën t’i shijojnë privilegjet e një legjislature të pakonstituuar!
Ngufatje e hapësirave publike me figura të urryera nga qytetarët
Jam në përfundim të muajit të dytë të pushimeve në vendlindje. Nga do që po shkoj po kënaqem dhe po zhgënjehem njëkohësisht. Kënaqësinë ma dhurojnë sjelljet e njerëzve të mirë dhe atdhetarë, kurse “zhgënjimi” më vjen nga posterët e mbetur të politikanëve në vendet publike të qyteteve tona, prezenca e të cilëve është një hyrje, kudo në brendi dhe në dalje të qyteteve tona!
Prezenca e posterëve të figurave politike, e atyre që edhe pesë muaj pas zgjedhjeve nuk po arrijnë ta konstituojnë organin ligjvënës, përveqse irrituese për syrin e qytetarëve, paraqet torturë psiqike për rreth 900 mijë votues kosovarë, të cilët, në radhë të parë kanë votuar për mirëqenjen e tyre dhe përspektivën zhvillimore të vendit, por jo për privilegjet e një grupi të vogël politikanësh që e kanë zënë peng Kuvendin e Kosovës për kalkulime personale!
Kjo klasë e papërgjegjshme e politikanëve, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, që përveq pagave të majme mujore, i përfitojnë edhe meditjet poashtu të majme (të barasvlefshme me pagën minimale në vend) për 2-3 minuta të qëndrimit pasiv në ulëset e tempullit të demokracisë!
Zhvendosja nga politika drejt përspektivës zhvillimore
Tema e sotme nuk janë dëmët që po i shkaktojnë buxhetit të shtetit deputetët e një legjislature të pakonstituar, por prezenca e tyre vizuele në hapësirat publike të qyteteve tona.
Secili qytetarë apo edhe mërgimtarë që i vëren posterët e deputetëve bllokues të institucioneve shtetërore në vendet publike të qyteteve tona nuk mund ta ndjejë veten mirë!
Ka edhe të atillë që ndjejnë edhe simpati për disa nga figurat e parlamentit të pakonstituuar, por shumica prej tyre ofshajnë dhe mallkojnë deri në ‘kupë të qiellit’, duke u betuar para fotove të tyre: “Më nuk do t’ju votojmë”!
Në të gjitha vendet demokratike, por edhe të rajonit është e rregulluar me ligj ‘koha e vendosjes dhe e heqjes së posterëve të kandidatëve për deputet’, përveq në Kosovën e paradokseve të mëdha, ku nuk funksionon Ligji dhe as Kanuni (ligjet zakonore)!
Në fakt, janë të fortët e politikës që e bëjnë ligjin në këtë vend. Ashtu siq e kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit, e kanë ngufatur funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe të jetës institucionale në Kosovë.
Logjika e të menduarit pozitiv e shtron nevojën e largimit e të gjithë posterëve nga zgjedhjet e kaluara, për t’ua liruar frymarrjen qytetarëve të zhgënjyer në këta deputet, të cilët vetëm për pesë muaj u bën sinonim i së keqës, bllokues të Kuvendit dhe zhvatës të buxhetit të shtetit pa e bërë asnjë punë të mirë për vendin dhe qytetarët.
Në vend të posterëve të politikanëve, të vendosen poster të produkteve vendore, poster të vendeve turistike dhe arkeologjike, poster të florës dhe faunës, pse jo edhe të figurave të shkencës dhe kulturës që na bëjnë krenar që jemi shqiptarë.
Më 10 Korrik 2025






