Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës në Qendrën Memoriale në Potoçari

Shkrime relevante

Kur skicat e burgut, mbjellin drejtësi

Sak Muji, Rugovë Vizitë vëllazërore në Koloninë “ART TURIZËM KODRA” Kjo nuk ishte...

Sipas Ganimete Musliut, “nëse Hashimi dënohet, duhet të dënohen edhe krerët e NATO-s!”

Shkrimtari e regjisori Reshat Sahitaj me Gjemi Shija-n,  zëdhësin e dikurshëm...

Mbrëmë në Prishtinë u promovua libri i Enver Dugollit, “Për Kosovën Republikë”

Enver Dugolli, Prishtinë Mbrëmë, në një atmosferë të ngrohtë, mes shumë miqve,...

Ra ky mort e u pamë!

Prof. Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë ____ “Ra ky mort e u pamë” —...

Shpërndaj

Potoçar, Bosnje dhe Hercegovinë, 11 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren në detyrë dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministren e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila u mbajt në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçari. 

30 vjet më parë, në Srebrenicë, u krye një nga tmerret më të mëdha të gjenocidit në Evropë. 8,372 burra dhe djem boshnjakë u vranë mizorisht, në mënyrë sistematike. Masakra në Srebrenicë, ishte dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe paralajmërim i projektit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Masakrën në Srebrenicë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e sanksionoi si gjenocid. 

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Kurti vendosen lule të freskëta dhe bënë nderime pranë varrezave të viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Paraprakisht, ata vizituan ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, brenda Qendrës Memoriale. E hapur që nga viti 2021, në këtë ekspozitë të Kuratorit Aziz Osmanoviç, shfaqen gjësende që ilustrojnë vuajtjet e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit të vitit 1995.

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

Më shumë foto në linkun:

https://kryeministri.rks-gov.net/news/kryeministri-kurti-mori-pjese-ne-ceremonine-e-shenimit-te-30-vjetorit-te-gjenocidit-te-srebrenices-ne-qendren-memoriale-ne-potocari/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu