Kreu Blog Faqe 516

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ka filluar t’u heqë shtetësinë qytetarëve të natyralizuar kur ata akuzohen për krime

0
Pérgatiti Beqir SINA
Ndikimi në komunitetin Shqiptaro-Amerikan
Axios raporton se Departamenti i Drejtësisë do t’i heqë nënshtetësinë për qytetarët kur akuzohen për krime lufte, vrasje, e dënime  jashtëgjyqësore, shkelje të të drejtave të njeriut, terrorizëm dhe dënim për krime që përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për SHBA-në.
Departamenti i Drejtësisë (DOJ) thotë Axios kan intensifikuar përpjekjet për denatyralizimin e qytetarëve të natyralizuar që dyshohet se kanë gënjyer në aplikimet e tyre për nënshtetësi, veçanërisht bëhet fjalë lidhur me dënimet penale të padeklaruara ose anëtarësinë e këtyre personave në organizata të paligjshme, si Partia Naziste ose grupet komuniste në vendet nga kan ardhur.
Kjo politikë, e përvijuar në një memorandum të 11 qershorit 2025, nga Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brett A. Shumate, zgjeron kriteret për denatyralizim për të përfshirë jo vetëm mashtrimin gjatë procesit të natyralizimit, por edhe disa krime të kryera pas natyralizimit, si terrorizmi, trafiku njerëzor, ose mashtrimi financiar.
Kjo do të prek potencialisht rreth 25 milionë qytetarë të natyralizuar në SHBA (sipas të dhënave të 2023).
Mashtrimi në Aplikim:
DOJ synon individët që nuk kanë deklaruar dënime penale të rëndësishme ose përfshirjen e tyre në anëtarësi në grupe të paligjshme gjatë procesit të natyralizimit mashtrimin gjatë procesit të natyralizimit : si anëtarsia në Partin Naziste ose grupet komuniste, por edhe disa krime të kryera pas natyralizimit, si terrorizmi, trafiku njerëzor, ose mashtrimi financiar.
Anëtarësia në Grupe të Paligjshme:
Historikisht, denatyralizimi është përdorur për individët që fshehën lidhjet me Partinë Naziste (p.sh., gjatë Operacionit Paperclip) ose anëtarsinë e tyre në parti komuniste gjatë epokës së McCarthy-t. Sot, kjo mund të aplikohet për anëtarësi të padeklaruar në grupe të lidhura me terrorizmin ose krime të tjera përfshirë dënimet politike gjatë Luftës së Ftohtë.
Krime pas Natyralizimit:
Memorandumi i DOJ lejon ndjekjen e rasteve për krime të kryera pas marrjes së nënshtetësisë, nëse ato konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare ose bien ndesh me “karakterin moral” të kërkuar për nënshtetësi në SHBA.
Ndikimi në komunitetin Shqiptaro-Amerikan:
Sipas komenteve në rrjetet sociale thuhet se për shqiptaro-amerikanët, kjo politikë mund të ngjallë shqetësime, veçanërisht për ata që kanë emigruar pas rënies së komunizmit në 1991, dhe kan aplikuar për azil politik duke marr shtetësinë amerikane.
Anëtarësia Komuniste:
Anëtarësia nga Partia Komuniste në Partinë e Punës së Shqipërisë gjatë regjimit komunist ka mundësi të mos konsiderohet automatikisht si anëtarësi në një grup “të paligjshëm” sipas ligjit të SHBA-së, përveç nëse aplikuesi i shtetësisë amerikane lidhet me krime specifike, gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
 Brent Hamachek i Human Events, së bashku me një grup vatranësh të vjetër, ish-të presekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, kan thënë se i kan kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për përfshirjen në heqjen e dyshtetësisë të gjithë atyre që shërbyen për policinë sekrete Sigurimin e Shtetit në Shqipëri. Specifikisht,  kan thënë ata në impaktin që kan pasur personat që kan përfituar azil politik dhe i kan shërbyer policisë  në dënimin me burg, interrnim e pushkatim, të njerëzve të pafajshëm, vetem pse ata ishin kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Për shumicën e emigrantëve shqiptarë, ky kriter ka pak gjasa të zbatohet, pasi anëtarësia në partin e punës shpesh thuhet të ishte e detyrueshme dhe jo domosdoshmërisht e lidhur me aktivitete kriminale. Pra, pritetet të ketë një “seleksionim” me këtë kategori njerëzish
Shënjestrim i Mundshëm:
Kritikët, si avokatja e imigracionit Sameera Hafiz, paralajmërojnë se gjuha e paqartë e memorandumit mund të çojë në shënjestrim të padrejtë të komuniteteve të imigrantëve, përfshirë shqiptarët, veçanërisht nëse akuzat për lidhje me komunizmin përdoren për qëllime politike.
Lidhja me shqiptarët që kan të dhëna që sugjerojnë se ai ose ajo janë qytetar të natyralizuar, pra kan gënjyer në aplikimin për nënshtetësi, ose janë të përfshirë në aktivitete kriminale, vetëm nëse ai ose ajo janë të e lindur në SHBA, politika e denatyralizimit nuk do të zbatohej për ata.
Kritikat dhe Pasojat – Rreziku i Abuzimit:
Ekspertë ligjorë, si profesori Steve Lubet, argumentojnë se kjo politikë mund të krijojë një sistem me dy nivele të nënshtetësisë, ku qytetarët e natyralizuar janë më të rrezikuar nga denatyralizimi për shkelje të vogla ose akuza të motivuara politikisht.
Ndikimi në Komunitetet e Imigrantëve:
Politika mund të krijojë frikë mes komuniteteve si ai shqiptaro-amerikan, veçanërisht për ata me lidhje historike me Shqipërinë komuniste, edhe nëse ato lidhje ishin të parëndësishme apo të rëndësishme.
Përfundim:
Politika e DOJ për denatyralizimin synon qytetarët e natyralizuar që kanë fshehur dënime penale ose anëtarësi në grupe të paligjshme gjatë procesit të natyralizimit, ose që janë përfshirë në krime të rënda pas tij. Për shqiptaro-amerikanët, politika mund të ngjallë shqetësime për shënjestrim të drejt apo të padrejtë, por rreziku aktual varet nga rrethanat individuale dhe dëshmitë e qarta të mashtrimit ose aktiviteteve kriminale.

Epoka e vëllezërve Batatina dhe shkëlqimi i KF Llapi të Podujevës

1

Nga: Arif Ejupi

(Me rastin e 93-vjetorit të themelimit të Klubit Futbollistik “Llapi” të Podujevës)

Pas përfundimit të luftës çlirimtare të viteve 1998–1999, shumë qytete dhe fshatra të Kosovës mbetën të rrënuara dhe të drobitura shpirtërisht.

Njerëzit, me plagë të hapura në shpirt e zemër të thyer, mundoheshin të rindërtonin jetën, ndërsa sportistët e shumtë, të dërrmuar nga pasojat e luftës, shihnin te klubet e dikurshme të vetmen mundësi për afirmim dhe shpresë.

KF Llapi i Podujevës, që sot shënoi 93-vjetorin e themelimit, e priti fazën e pasluftës me vështirësi të mëdha: pa bazë materiale, pa fonde, pa pajisje, pa kushte minimale.

Ekzistonte vetëm dëshira e zjarrtë për ta mbajtur aktiv,  KF.” Llapi” të legjendarëve Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paçarada,Selatin Vokrri, Shukri Shabani e të qindra emrave tjerë që nëpër dekada e lanë me djersë fanellën e kësaj skuadre.

Mbase klubi do të ishte shuar, sikur të mos i hapnin qeset e tyre afaristët vullnetmirë Ragip Mustafa,   Ahmet Zejnullahu, Nexhat Dumnica dhe donatorë të tjerë llapjanë.

Sigurisht, krijimi i klubeve të reja si KF “Hysi” dhe KF “Besiana” ndikoi në demotivimin e këtyre kontribuuesve të hershëm. Ata, në heshtje u tërhoqën, duke menduar se puna e tyre nuk po vlerësohej sa duhet.

Stadiumi që dikur njihej si “i qytetit” ishte shndërruar në një moçal të përhershëm me baltë e ujë. Edhe në ato kushte të mjerueshme, futbolli nuk ndalej – luhej jo për rezultat, por për mbijetesë dhe nder.

Mungonin gjërat më të domosdoshme: këpucët e përshtatshme, bankinat dhe topat cilësorë. Por vullneti i çeliktë dhe dashuria për lojën ngadhënjente mbi të gjitha pengesat.

Në fushë çdoherë paraqiteshin 11 djem të vendosur që të ruanin nderin e kësaj skuadre që dikur i kishte dhënë emra të mëdhenj  futbollit kosovar dhe atij jugosllav.

Vitet ’90 dhe fillimi i viteve 2000 janë dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë kombëtare.
Sporti në Kosovë, veçanërisht në Podujevë, mbijetoi edhe atëherë kur vendi ishte nën okupim të plotë.

Pas përpjekjesh të gjata dhe betejash të shumta, KF Llapi u ringjall si feniksi nga hiri.
Në skenë edhe pse ende të rinj me guxim të pashoq u shfaqën vëllezërit Tahir, Bejtush, Beqir dhe Amrush Batatina.

Me përkushtim të rrallë, ata morën mbi vete barrën financiare të klubit, duke investuar seriozisht në infrastrukturë moderne dhe staf të kualifikuar.

Përveç investimeve, ata arritën të krijojnë një frymë të vërtetë sportive, të mbështetur në përkushtim, vizion dhe korrektësi.  Në skuadër sollën futbollistët më të mirë të vendit.

Kur ekipi nisi të shënoi rezultate të kënaqshme angazhuan lojtarë edhe  jashtë Kosovës.

KF Llapi, nga një skuadër që dikur luante në baltë, sot konsiderohet si  klub elitar i Superligës së Kosovës.

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, që mban emrin e njërit prej bijve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shndërruar në arenë të vërtetë të futbollit vendor dhe atij ndërkombëtar.

KF Llapi ka fituar dy herë Kupën e Kosovës (2021 dhe 2022), si dhe një herë Superkupën (2021).

Po ashtu ka marrë pjesë edhe në katër ndeshje ndërkombëtare të organizuara nga UEFA, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

KF Llapi, që dikur luante në livadhe, sot, falë punës kolosale të vëllezërve Batatina, është shndërruar në një emër të njohur të skenës së futbollit evropian.

Vëllezërit Tahir, Bejtush, Beqir dhe Amrush Batatina, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me investime prej miliona eurosh e ngritën KF. Llapin në majat e futbollit kosovar, tashmë meritojnë përkrahjen e Komunës së Podujevës dhe të bizneseve të saj, në mënyrë që kjo barrë kaq e madhe të mos rëndojë vetëm mbi supet e tyre.

Mirënjohje e përjetshme profesionalizmit dhe punës së palodhshme të vëllezërve Batatina!

Gjenevë,5 korrik 2025

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Paris

0

Nga: Alfred Beka

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i autorit Jusuf Buxhovi, i përkthyer në gjuhën frënge nga Odette Marquet, i cili mban titullin “Qui resiste a la peste resiste au diable” (Ai që i bën ballë murtajës i bën ballë edhe djallit), është botuar nga botuesi i njohur francez “L’Harmattan” në Paris.
Pas botimit në serbokroatisht (1986) dhe në sllovenisht (1990), romani i shkrimtarit të mirënjohu Jusuf Buxhovi, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, u botua edhe në gjuhën frënge. I përkthyer në gjuhën frënge nga Odette Marquet, romani mban titullin “Quie resiste a la peste resiste au diable” (Ai që i bën ballë murtajës i bën ballë edhe djallit). Krahas përkthimit, romani shoqëroret me pasthënien e eseistit shqiptar Alexsandre Zotos (profesor në Universitetin Saint Etienne të Parisit) si dhe një bisedë të gjatë të publicistit Michel Riviere me autorin rreth problemeve kulturore dhe politike të botës shqiptare në raport me qytetërimin perëndimor.
Botuesi i njohur i Parisit “L’Harmattan”, i cili është botuesi i dytë frankofon në botë, është përkujdesur që prezantimi i autori Buxhovi në Paris të jetë në një nivel sa më të lartë. Kështu, promovimi i veprës “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, në “Theatre du Lucernaire” në qendër të Parisit, ku rëndom paraqiten autorët e rëndësishëm botëror.
Në këtë promovim morën pjesë edhe ambasadorët e dy shteteve shqiptare në Paris, ai i Kosovës, Muhamedin Kullashi dhe ai i Shqipërisë, Ylljet Aliçkaj.
“Edhe kur dua t‘i iki historisë, ajo më ndjek dhe sikur nuk bën pa të”, kështu shprehej shkrimtari i madh gjerman, Gynter Gras, gjatë kohës kur sapo kishte botuar një prej romaneve të tij më të rinj, ku trajtonte ngjarjet që deri vonë ishin të paprekura që lidheshin me gjenocidin që është ushtruar ndaj gjermanëve të Prusisë dhe vendeve të tjera lindore, në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore nga ana e rusëve, çekëve, por edhe e fitimtarëve. Kur nisi të shkruante “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, Jusuf Buxhovi e dinte se nuk mund t‘i shmangej historisë së vendit të tij, sado që personazhet që kërkonte të krijonte i donte të çliruar nga ajo çfarë ndodhte përditë me të. Historia është diçka e pashmangshme, aq më tepër për një shkrimtar që vjen në letërsi pas studimeve për histori. Por marrja me të do të thotë një hulumtim në gjërat e shkuara, ndoshta dhe për të korrigjuar ato mesazhe që janë përcjellë jo në mënyrën e duhur në kohët tona. Ndoshta kjo ishte ajo që e ngacmonte në kohët kur nisi të hidhte për herë të parë në letër “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, shënime që më pas do të ktheheshin në një nga romanet më të njohura të prozatorit kosovar. Libri, i cili vazhdon të jetë interesant edhe sot për mënyrën sesi tenton të ofrojë realitetin e një kohe, personazhet e së cilës janë realë në histori, vazhdon të mbetet si një nga prodhimet më të mira të prozës së Buxhovit, i cili vazhdon të jetë koherent në jetën artistike kosovare. Ish-gazetari i njohur, por dhe një figurë e rëndësishme e jetës intelektuale të Prishtinës, është shprehur kohë më parë se këtë roman, e ka parë edhe si një rrugëtim për të treguar rëndësinë që kanë proceset intelektuale në jetën e një vendi dhe që lëvizje të tilla gjithnjë janë progresive dhe të rëndësishme për rezultatet që sjellin. Dhe ndërsa ti je duke shfletuar këtë libër, të cilin ai e shkroi më shumë se 20 vjet më parë, kur për disa vjet jetoi në Gjermani, kupton se udhëtimi në personazhet historike, gjithnjë është një mënyrë për të kuptuar të tashmen. Historia mbart gjithnjë diçka përtej asaj që duket. Dhe librat që rreken të tregojnë këtë gjë, më shumë se historianët edhe në format e tyre letrare e tregojnë këtë gjë. “Ngado që sillesh ndodh historia, ndaj së cilës askush nuk mund të jetë indiferent. Në përputhje me këtë qëndrim sillem dhe do të sillem, gjë që faktet, kronikat, si dhe dokumentet e kohës paraqesin atë burimin e pashtershëm të vokacionit tim krijues me përkushtimin që ngjarjet t‘i kthej në të vërteta artistike”, shprehet Buxhovi në një intervistë. Dhe Gjon Nikollë Kazazi nuk është një emër i zakonshëm personazhi. Ai është një figurë e njohur historike që jo pa qëllim është marrë nga Buxhovi për të udhëtuar në viset e Kosovës ku e ndalon shkrimtari. Ai ishte një perlat i lartë katolik që shërbeu në Ballkan dhe u shqua për zbulimin e “Mesharit” të Gjon Buzukut, por edhe për qëndrimin prej një intelektuali që ishte i përcaktuar t‘u rrijë përballë lëvizjeve intelektuale dhe kulturore në ato rrethana. Nëse u referohemi zhvillimeve historike, veprimet e tij do të jenë të ngjashme me atë të pararendësve të tij si Budi, Bogdani dhe më vonë edhe Gjeçovi dhe të tjerët që ishin shkolluar në perëndim dhe përpiqeshin që kujtesën shpirtërore ta ushqenin me kulturën perëndimore, gjë që nuk ishte punë e lehtë. Por nuk është vetëm ky karakter një fakt historik në këtë roman. Sipas Buxhovit, fakti historik është edhe çështja e përhapjes së sëmundjes së murtajës në viset shqiptare në shekullin shtatëmbëdhjetë, e cila në disa relacione perëndimore vlerësohet “si e mundur pjesërisht nga mbrojtja që i është bërë nga njëfarë grrithjeje”, që nga aspekti i shkencës së mjekësisë shpjegohet me njëfarë autovaksinimi, që më vonë është përqafuar nga mjekësia me çka është aplikuar vaksinimi në masë, që njerëzimin e ka shpëtuar nga shkatërrimet. Kjo është gjuha e fakteve përzgjedhur nga Buxhovi. “Natyrisht se personaliteti i Kazazit dhe murtaja janë shfrytëzuar në kontekste që lidhen me të keqen që kërcënohet, që nuk mund të jetë spontane, por nga dika, si dhe të mirën, që po ashtu duhet të mos jetë spontane, por e organizuar dhe kjo mund të bëhet vetëm nga forcat intelektuale dhe të përgjegjshmit”, shprehet ai. Nëse u referohemi rrëfimeve që ai ka dhënë për këtë roman, duket se tendenca për të evidentuar një pjesë të historisë, e cila mund t‘i flasë të sotmes ka qenë qëllim i tij kur nisi të shkruante rreshtat e parë të këtij romani. Si një historian i mirë, ai e di se lëvizjet historike nuk mund të ndodhin pa praninë e intelektualëve. Lëvizjet të tilla intelektuale apo kulturore janë shenjat e para të atyre lëvizjeve që më vonë mund të shënohen në histori. Gjithçka nis nga revolucioni i mendjes, ndaj nuk mund të kemi procese nëse mendja nuk nis të lëvizë. Ndoshta suksesi i librave të tij qëndron ndoshta edhe te mënyra se si ai orvatet për të treguar se çfarë sjellin realisht lëvizjet intelektuale në jetën e një vendi që ka nevojë për këto lëvizje. “Kazazi, por edhe personazhet e tjera që qëllimisht i kam veçuar nga historia, janë bartës të frymës civilizuese, që janë intelektualë të lartë dhe me sjelljet dhe veprat e tyre i takojnë kujtesës historike, ndërsa të tjerët janë revolucionarë, që rrënojnë për ‘të ndërtuar”‘ sistemet totalitare dhe ato që dihet se ku kanë çuar dhe ku kanë përfunduar”, rrëfen ai.
Libri i botuar n; vitin 1982, vazhdon të mbetet si një nga botimet më të mira të penës së Buxhovit, një botim të cilit mund t‘i rikthehesh shpesh për të evidentuar nëpërmjet laboratorit të tij krijues, ndodhi dhe fenomene që kanë shoqëruar jo vetëm jetën e Kosovës, por dhe historinë tonë të përbashkët. Me një stil të thjeshtë, Buxhovi na fton të ndjekim një botë ndoshta të panjohur për lexuesin shqiptar, ajo botë e burrave dhe odave të Kosovës, apo botën e shqetësuar të një shkrimtari për fatin e vendit të vet, i cili gjen të gjitha mënyrat duke thirrur në ndihmë edhe historinë për të përcjellë një mesazh nëpërmjet përfytyrimeve të fantazisë. Kjo është letërsia e Buxhovit, e cila nuk ka si të mos jetë një kontribut më tepër në situatat delikate që përcjellin vit pas viti a kohë pas kohe vendin më të brishtë të Ballkanit. “Dimri i fortë e sjell verën e mirë”, shkruan diku Buxhovi. Të shpresojmë se këto dimra do të jenë një verë e pafund jo vetëm për Kosovën, por edhe për letërsinë e saj, e cila njihet shumë pak në gjysmën tjetër të saj. Dhe botimin e “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ne e gjetëm në fondin e librave të mbetura nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” e vetmja që botonte shkrimtarët kosovarë. Ndërsa sot që rrugët dhe komunikimi është i hapur është e vështirë të gjesh në libraritë e Tiranës libra të autorëve përtej kufirit. Ndërsa “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” edhe pse i vjetruar në letër, na rrëfen se në vendin ku krizat politike vazhdojnë letërsia qenka më e butë e më ekspresive se në vendet kur gjithçka shkon lehtë.
(Gazeta “Shqip”)

Mesazhi poetik i Besim Cengut për jetën dhe njeriun në veprën “DHÛ NË SHPIRT”

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Besim R. Cengu, “DHÛ NË SHPIRT”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “FIDANI”, Prizren, 2020, faqë 114. ISBN 978-9951-792-10-3.

Poezia e Besim R. Cengut, “DHÛ NË SHPIRT”, paraqet një univers të thellë shpirtëror dhe ekzistencial. Përgjatë opusit lirik shpaloset ndjeshmëria dhe guximi, që për motiv ka mungesën e qetësisë, frikës nga shkatërrimi i botës  e deri te kërkimi i të vërtetës dhe i kuptimit të saj, kuptohet në dritë dhe përspektivë të re. Disa motive tematike janë: 1) Lufta me heshtjen dhe dhimbjen, 2) Njohja e brishtësisë së botës dhe njeriut, 3) Kërkimi i dritës dhe shpresës, 4) Mesazhi i përjetësisë dhe përgjegjësisë dhe 5) Lidhja me natyrën dhe trashegiminë kulturore.

Sfidë e parë e këtij vëllimi poetik është kuptimi i fjalës “DHÛ” e vendosur në titull të librit “DHÛ NË SHPIRT”. Por, për fat të mirë këtë fjalë e ka shpjeguar prof. dr. Besim Muhadri, në parathënie të librit: Dhû – “Është një shprehje që përdoret në krahinën e Lumës prej nga vjen poeti, që ka kuptimin e lidhjes së shpirtit. Një shprehje, sa domethënëse aq edhe kuptimplotë. Nyja shpirtërore e poetit është ngjizur në vargun poetik, e cila rrëshqët së bashku me shqëtësimet, brengat, dashuritë, ëndrrat, gezimet, hidhërimet e poetit, të cilat, duke qënë brenda shpirtit, kalojnë e futën brenda procesit jetësor e krijues të poetit”, po ashtu këto fenomene edhe “mund të konceptohen edhe si një tëjkalim ankthi dhe kerkese për ndryshim, për tëjkalim dhe për një ecje më tutje në jetë, e shoqëruar me vështirësitë e shumta”, ka theksuar, prof. dr. Besim Muhadri, në sqarimin dhe saktësimin e  fjalës “Dhû”.

Poezia “Misioni i pëllumbit”, është vënë si “prolog”, i librit dhe përveç se përfaqëson shpresën në një kohë pasigurie dhe boshllëku, pëllumbi lidhet me aspektin e mitologjisë biblike të vargut “Nisë prej Arkës së Noes“, në të cilën pëllumbi është nisur për të gjetur tokën pas përmbytjeve të madha, prandaj në letërsi pëllumbi, përveç paqës është simbol i shpëtimit, dhe fillimit të jetës së re. Pa dyshim poezia, si strukturë lirike shpreh një alegori për njeriun që përpiqet të gjejë rrugë a zgjidhje për shoqërinë, por ka mjaftë figura të tjera që kanë të bëjnë me individët e guximshëm.

MISIONI I PËLLUMBIT

Që kur fluturoi për të gjetur tokën,

Pëllumbi u bë i bardhë,

Si një Marathonomak i rinisjes së jetës.

 

Fluturoi me misionin e shenjtë,

Nisë prej Arkës së Noes,

U degdis pa gjurmë në zbrazëti.

 

Duke lënë në ankth gjallesat,

Ngarkuar me shpresën e moskthimit,

Në pritjen e ankorimit.

 

Faqe 15.

 

Poezia “Dritarja e fëmijërisë” ka për tematikë një ndarje të dhimbshme e përfaqësuar nga dritarja e fëmijërisë, një simbol i thjeshtë, por me kuptim të fuqishëm, ku janë përmbledhur kujtimet, ëndrrat dhe ndjenjat e dikurshme të poetit. Si të them? Poezia, “Dritarja e fëmijërisë”, shpreh edhe mallin e poetit për fëmijërinë e lënë pas, por poezia si e tillë të magjeps për kujtesën si nostalgji, pasi “Shpresoj një ditë të vij, dritare e vjetër,/ Do të shkruaj aty në pezul plot poezi”, (faqe 19). Kurse në poezinë “Ditës që dha shpirt”, poeti Besim Cengu shpreh një reflektim të thellë mbi kohën e ikur, boshllëkun që lë koha e tillë, dhe me shpresë për një tjetër ditë më të mirë. Imazhi i poezisë është i fuqishëm, duke u përjetuar ndjenja e thellë e zhgënjimit, sigurisht me shpresën për një të nesërme më të mirë. Shih për këtë arsye poeti i jep ditës trajta njerëzore, si metaforë për një vajzë që “dha shpirt”, por më artistikisht përjetohet nga vargjet: “Dha shpirt kjo ditë, e dashur,/ E gjatë një mijë vjet m’u duk,/  Me fustanin e bardhë veshur,/ Stolisur me më të mirin luk”, (faqe 23). Kjo ditë e gjatë, sado e  dhimbshme, nëpërmes metaforës shndërrohet në qenie të gjallë, duke shpresuar  për rimëkëmbje të shpirtit lirik. Sepse në thelb të saj, poezi është “një lutje për rifillim”. Pastaj në poezinë “Bukuri kryeneçe” poeti krijon një varg të ndjeshëm dhe të përjetuar thellë për vlerën e bukurisë, e cila në këtë poezi shkon përtej pamjes së jashtme duke shprehur, pastërti dhe thjeshtësi, duke vlerësuar më tepër bukurinë e brendshme e cila lidhet me shpirtin dhe ndjenjën e njeriut, siç shprehet çartë vet poeti: “Dua bukurinë,/ që futet në qenjën tonë,/ e shkrihet në mua plotësisht…/ Dua bukurinë e pastër njërëzore,/ siç dua gruan lehonë”, (faqe 27). Në poezinë e shkurtër “Ndiej”, hasim një kompozim tjetër, poezi e cila ka strukturë të thyer dhe e fragmentuar, duke sforcuar emocionalisht përmbajtjen e saj, andaj si e tillë ia vlenë ta sjell edhe këtu:

NDIEJ

E

ndiej

se po bie

në humnerën tënde të pafund.

E di se dorën nuk do të ma zgjasësh aspak…

Por s’kisha rrugë tjetër, beso,

tjetër fund,

dëgjon?

Ë?

 

Faqe 28.

 

“Loti i mërgimtarit”, në poezinë e Besim Cengut, bëhet varg elegjiak, e përjetuar thellë nga ndarja dhe mërgimi. Dhimbje kjo pas largimit nga vendlindja. E shkruar me ndjeshmëri të thellë, sikur vet të largohej nga atdheu. Me mesazh të fuqishëm për të mos i harruar rrënjët, kur të ikun  larg. E ilustrar me vargun e një kënge folklorike: “…ka dalë nana në qosh të avlisë,/ po i fshin lotët në cep të shamisë“, (faqe 29), i jap poezisë tone të dhembjes kolektive atëherë kur nënat shqiptare përcillin bijtë e tyre në kurbet, plagë kjo që kullon dhembje edhe sot. Dega e pishës, simbol i gjallërisë dhe identitetit, “Ngrije lart e tunde,/ trego, biro, se je gjallë”, (faqe 29), është përjetim simbolik për tu treguar mërgimtarëve sa nuk janë zhdukur nga kujtimi dhe mendja e familjarëve që kanë lënë në atdhe. E lidhur me motivin e “Lules Bozhur” që rritet kryesisht në Kosovë, plaga e mërgimit në këtë poezi bëhet universale sepse  “Pisha e lënduar qan për ty” kurse “Lulja bozhur të pret”, (faqe 29). Personalishit duke përjetuar këtë plagë të mërgimit, poezia më ngjalli emocione, ndërsa ky shkrim, në vend të pishës le të tregoj se jam gjallë! Me një fjalë mesazhi i poezisë përçon mallin dhe dhimbjen e mërgimtarit për atdheun ndërsa për familjarët, veçmas nënat, për mos harresën për bijtë e tyre, prandaj poezia “Loti i mërgimtarit”, është krijim artistik që reflekton një plagë të përhershme të identitetit shqiptar, siç është mërgimi. Ndërsa, “Silueta të zbehta” është një poezi me meditim ekzistencial, që flet për identitetin kolektiv të një populli i lodhur nga vuajtja dhe sfidat si përpjekje për të mbijetuar. E shkruar në vitin 1988, poezia ngërthen një ndjenjë të thellë të vetëdijes historike, “të rrënuara deri në themel të tokës së përflakur/ tash tremijë vjet”, (faqe 36), bëhet akt ndërgjegjësimi dhe i domosdoshëm për tu vetdijësuar. Pastaj, “Erdhëm ne,/ të nëmurit e këtij shekulli”, (faqe 36), vargu bart vetëm dritëhije si dëshmi për, “Netë të errëta të 100 vjetëve”, (po aty, faqe 36),  andaj këto “Silueta të zbehta”, paraqesin një imazh të rrënimit shpirtëror, të mungesës dhe fuqisë  për t’i mëkuar plagët qindvjeçare. Si e tillë poezia është një perlë për të shpjeguar se ne ecim mbi gjurmët e një historie të errët, të një populli që nuk e ka gjetur ende qetësinë, të paktën nga këndëvështrimi social dhe poetik. E poeti thotë se: “Diçka humbas çdo ditë”, (faqe 37), të paktën meditimin për një poezi,  dhe “Vjen një ditë”, kur ai bënë një reflektim të qetë, dhe duket mjaftë i fuqishëm në të gjitha proceset e tranzicionit që kaloi atdheu i poetit, prandaj “Vjen një ditë kur përmbyten mendimet, / njeriu nuk është më ai”, (faqe 38). Me një reflektim poetik dhe poezi mjaftë artistike është poezia, “Engjëll nuk je”, kundër papërgjegjësisë njerëzore. Në këtë poezi, Besim Cengu, shprehet:  “Engjëll nuk je, / Edhe pse mbi supet tua është fati i njerëzve”, (faqe 39). Kur zyrtaret nuk sillen me mirësi dhe kujdesë.

Simbolikën e barrës së rëndë, që bartin brezat, nga njëri tek tjetri, e shpjegon vet poezia në vijim:

SHEKUJT MBI SUPE

U nisëm shtigjeve të ashpra,

Me përgjegjësinë e shekujve mbi supe.

 

Po ecim shtigjeve të rënda,

me hapin tonë modest.

 

Kaptuam rrugët,

për të arritur dritën e shekullit të ri.

 

1989

Faqe 40.

 

Në poezinë “Shpejtojmë hapat”, (faqe 41), poeti jep një portret të bukur të një bebeje një vjeçare, me vështrim të pafajshëm i jep kuptim jetës, sepse fëmija përfaqëson shpresën, pafajësinë, dhe perspektivën përtej rutinës dhe sfidave të përditshme. Po ashtu edhe poezia “Si mund të heshtësh?”, është një thirrje e fuqishme për ndërgjegjësim përballë krizave dhe padrejtësive, edhe atëherë kur “Bubullimat rrokën qiellin,/ Si mund të heshtësh?”, (faqe 42). Po ashtu e kësaj natyre është poezia, “T’i dhashë sytë”, (faqe 45), në të cilën autori i falë dashurisë jo vetëm zemrën dhe frymën, por edhe fuqinë edhe zemrën, e më në fund edhe shpirtin, me simbolikë për “sytë”. Në anën tjetër është edhe metaforë për dhënien e mundësisë për të parë dhe kuptuar botën dhe të vërtetat në një këndvështrim më të plotë, duke prekur themelin e dashurisë. Një mesazh i thjeshtë që nxjerrë në pah dritën e brendshme që secili prej nesh mban në shpirt e shpreh poezia “Rrezato”, e cila është një thirrje frymëzuese për të jetuar me vetëdije dhe pozitivitet.

 

RREZATO

 

Jepe dritën e bardhë që ke në shpirt,

Mbushe plot hapësirën që ke përpara,

me forcën magjike nuk duhet bërë flirt,

Do të shikosh se kjo është pasuria jote.

 

1990

Faqe 46.

 

Poezitë, “Jam strukur në kështjellë”; “Do ta prek fundin”; “Mos ik…”, janë thirrje dramatike që shprehin dhimbje dhe shqetësim poetik, kuptohet figurativisht secila në mënyrën e vet. Por vargu “Mos ik drejt në honin e zi, / Mos ik… jetëvdekja e kombit tim”, është dhembja e poetit që bëhet dhimbje universale, sigurisht nga ikjet masive dhe të pakontrolluara. Edhe poezia “…Prandaj s’e doje perëndimin e diellit ti?!”, është reflektim i thellë mbi frikën dhe refuzimin, e pranimit të vdekjes, si çështje ekzistenciale që përmbyt jetët reale. Së këndejmi edhe poezitë, “…Dhe ja erdhi acari i jetës”; “Më iku vetja”; “Heshtja”; “Vrasja e fjalës”, në tërësinë e tyre tematike, janë poezi të fuqishme dhe synojnë të ndikojnë në vetëdije dhe identitet qytetar. Ndërsa dy poezitë e shkurtëra “Altruizëm” dhe “Asgjë më…”, e para përçon mesazhin e sakrificës dhe e dyta shpreh zhgënjim dhe mërzi për diçka të rëndësishme që paska humbur kuptimin për jetën e poetit.

 

ASGJË MË…

 

Kurgjë s’më josh më, rri në qetësi,

Jo, jo, për mua më asgjë s’ka kuptim,

Por ti bëj si të duash, gjithsesi,

Gjthçka patëm iku, shkoi fluturim.

 

Faqe 71.

 

Poezia “Fyelli i bablokut”, në brendësinë e saj ka një metaforë të fuqishme për Bablokun, dhe fuqinë magjike të fyellit të tij, mishëron lidhjet me rrënjët, jetën dhe shpirtin e poetit me rrënjë familjare si kulturë e lashtë dhe tradicionale. Natyrisht poezia shpreh frigën e poetit se po humb diçka tradicionale siç është “tingulli i fyellit“, e jo fyelli, përmes të të cilit ai flet për trashëgimi të lashta e tradicionale siç shprehet në vargjet: “Eh, këngë e papërsëritshme e Lumës,/ Epike gjer ku s’ka më,/ Sintezë e jetës së përgjaktë,/ Me një këmbë në varr…/ E tjetrën në qiell”, (faqe 79-80). Po me këtë ndjenjë dhe po me këtë pasion është e ndërtuar edhe poezia, “…Dhe Baba më tha” që është një perlë lirike dhe një këshillë e thellë dhe e fuqishme që shprehet si katër këshilla të babait: “1. Bir, krejt nuk duhet me vdekë njeriu, 2. Fëmijë duhet të lindësh, 3. Fjalën e mirë duhet ta lësh, 4. Librin e jetës duhet ta shkruash”, që përçon mesazhe të rëndësishme për jetën, vdekjen dhe trashëgiminë shpirtërore, por poeti përdor zërin e babait si një zë të urtë dhe të fuqishëm, pothuaj si zë i Zotit, që jep këshilla si të ishte një amshim i madh për t’i realizuar pikë për pikë. Ciklit të poezive për familjen ia kisha shtuar edhe poezitë: “Agimi i ditëve të mia”; “Gjysmëndrra e Babës”; “I ëmbli zëri i Nënës”; “Dritë në shtëpi”; “Ngazëllimi yt”; “Hidhi botës një vështrim të ri”; “Po lind një jetë e re”, e ndonjë tjetër e kompletojn mozaikun e këtyre lirikave të shkruara për vetvete dhe familjen e vet. Si ndërtime artistike, janë të bukura sepse shprehin atë ndjenjën dhe ndjeshmërinë reale, pa filozofema e glorifikime. Një poezi mjaftë e shkurtër është,“Intermexo” ose një frymëmarrje në mes motiveve të këtyre poezive përjetohet më shumë si një ftesë e butë dhe e thellë për frymarrje dhe për të reflektuar mbi botën dhe brishtësinë e saj.

 

INTERMEXO

 

Nuk ndjehesh e qëtë?

Puthe qiellin gri të perandorisë së Hadit,

E atëherë do të të ndiej zemra e dheut,

Dhe të gjitha tragjeditë do t’i tregojë.

Atëherë do ta kuptosh se sa e brishtë paska qënë kjo,

botë hiçgjë,

Hiçgjë deri në kulm… e mira ime ti.

 

Faqe 108.

 

Përfundim: Poezitë e vëllimit, “DHÛ NË SHPIRT”, janë një thirrje për ndërgjegjësim, reflektim dhe guxim për të përballuar vështirësitë përballë realitetit. Poezitë e Besim Cengut, na mësojnë të pranojmë heshtjen, të përballojmë fjalën e rëndë dhe fatkeqësitë e mundshme: Poeti sugjeron për të mos u dorëzuar, prandaj ai kërkonë dritën dhe kuptimin e jetës në çdo varg të poezisë, me mesazh universal për jetën me dashuri dhe me përgjegjësi të përhershme.

Lirim Mehmetaj, është daktilografi i Baton Haxhiut, mendon Afrim Caka

0
LIRIM MEHMETAJ, DAKTILOGRAFI I BATONIT
Letër e hapur për Pandurin e dallkaukët tjerë të Debat Plusit…!
Lirim Mehmetaj e Artan Behrami:
“Urime ditlindja e shefit tuaj kriminel Sllavko Simiq”.
Heshtja ra si një varr i thellë në Pdyky. Llampadarët e mëdhenj të kishës sllave serbe u u drodhën në Beligrad. Behrami e Lirimi mornicuan si të trembur. Drita e tyre e fytyrës u zbeh. Një torte sllave u var përmbi kancelarin e Memlit. Partisë së prontos i humbi “shkëlqimi”. Simiqi do përshendeste në sllavisht. Gjendja gjithashtu u ndërlikua. Analistët si Behrami ish këshilltari i polarit dhe Lirimi daktilografi i Batonit nuk lëvizën tutje siç e kanë zakonë. Lëvizën dhithashtu rrjetet sociale. Analistët ishin veshur me veladonin kishtar serbë. U dëgjuan urimime, urime miku ynë paharuar i Urë së Ibrit, Simiq.
Ku Pdykyja punon veç me Simiqa e Radojçiqa. Duani Simiqin zot shtëpije! Mos e dëgjoni Memlucin, se është djal i Nexhbedinit i cili është ngatërrue me islamin radikal bash si lesh i zi! Pdyky plot me plehra e mjegull acide. Kur m…t ju hanë goja banu Taleban e shkja e bir shkine. O kuku për Ju! Le t’a dij Serbija, Amerika, Evropa vetë se ju jeni veç “derra” të vërtetë.
Përse në “Debat Plus” nuk bëni debate rrethë miqësisë me kriminelët e Zajednicës apo nuk ju lejon Baton Stanishiqi?
Aferim ju qoftë i harruat inatët ndajë kriminelëve serbë. Për punë të pista antishqiptare jeni të zotët. Do “bëni qeveri e kabinet” të ri me torte e shampanja. Mos e çani zuzen hiç për shqiptari e Dardani!
Nëse më pyesni çfarë soji janë këto shushunja tona që na vranë lirinë. Ata një emër mbajnë deputet opozitar që na flliqën kombin me shkini.
Në Pdyky gjëmojnë kangët shkinishte herë me dajre herë me shajkaqe e me torte “Urime Ditlindja” me buzë të fryra plastike. Gjakun dardanë po n’a thithin shushunjat e klanit pronto.
Shurragjaksitë tanë kosovali. Ku janë trimat e çlirimit të PDYKYS? Me jargë e qurra atdhetare në Debat Plus e Parlamentë, qofshi moi rrënjëdalë!? Ku hedhë valle shkjau e Islami Politikë në parlamentë e që nuk mendojnë për Dardaninë… Na është veshur djalli me rroba të Vuçiqit e të Radojçiqit…
Ku është fryma e shenjtë e Adem Jasharit.
Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë "‎Tortja për tẽ erdhi përmes një asistenti Befasia seances sẽ sotme nuk ishte mosvotimi הבח ana opozitës, por "befasla' ရစ် grupl parlamentar IPDK នង kishin bere deputetit tẽ Liste serbe Slavko Simiq, per ditelindjen tij. Tortja per erdhi peres nλe asistenti/keshilltar Itari e grupit parlamentar ketij subjekti. festes mire 8 na tregoje vet kjo parti, PDK. Per detajet S PDK pecbuk Hup PO -CirtAday Zdravo Kakosi PDK Nipat per dajen‎"‎‎

Shqiptarët, thoshte Kadare, ndodhen Sot në pikën më të ulët të ndotjes morale !

0
Xhamia “Fatih” – Durrës, në qytetin ku sulltanët si Mehmet Fatih-u, i tmerrshmi, e kanë shkatërruar me themel Universitetin e Durrësit, bazën e madhe kulturore të popullit shqiptar. 
Reshit Lala, analist
* TABLLLO SINOPTIKE: “SHQIPTARËT SHKOJNË ME DËSHIRËN E TYRE DREJTË KATASTROFËS KOMBËTARE”!
Përse ne Shqiptarët ndodhemi sot në një gjendje të mjeruar, ku politika shet tokë e detë dhe, feja (në shërbim të politikës turke) bënë ç’të dojë me Shqiptarët? Një pjesë e shqiptarëve janë Antiamerikanë (nënkupto pro fashistëve rusë), pjesa tjetër pro Turqë, Serb, e Grekë! Kemi 33 vjet në Shqipëri, që bëjmë politikën SERBO-RUSE-TURKE E TË TJERËVE TË SHKATËRRIMIT TË SHQIPËRISË, DHE E LAMË ATË PA INDUSTRI E PA MBROJTJE!
Reaksioni Shqiptar, sabotator i luftës nac-çl, e i luftës për rindërtimin e Shqipërisë së re vazhdon këngën e vjetër: “Do të vrasim komunistët”! Popullsinë e shqipërisë e dëboi politika shqiptare, duke bërë genocidin më të madh HISTORIK kundër Shqiptarëve nga vetë Shqiptarët! Shqipëria, Kosova e Maqedonia u mbushën me mijëra xhmia, të cilat do të mbeten objekte konflikti historik mes Shqiptarëve- si Xhamia Al Aksa në Jeruzalem! Ku shkojmë?! Patriarku serbisë pa zor fare thotë, se “Kosova është jeruzalemi për serbët”!
Në vitin 1999 fola në kanalin televiziv grek -Tele Torra (koha) dhe, duke ju përgjigjur kryetares së Partisë Komuniste Greke, që thoshte “Të përfundojë lufta , por të fitojë Serbia, se Kosova është Zemra e Serbisë”!- deklarova: “Kosova është zermra e popullit të saj dhe, i takon popullit, që ka të njejtin emër me emrin e krahinës”!
Mos serbët kur erdhën në ballkan nga Uralet e sollën me vehte me valixhen e rufegjatit”?! Por nuk ka rëndësi ç’bëjnë serbët, Turqit e të tjerët! Rëndësi ka – çfar bëjmë vetë ne shqiptarët, që të mbijetojmë?!
Amerika na ka mbrojtur nga zhdukja në 1920 dhe çliroi Kosovën në 1999, por shumë shqiptarë (injorantë apo agjentura serbo-ruse)- janë kundër Amerikës e pro Rusit. Enver Hoxha shkeli dy traktate ndërkombëtare , atë të Jaltës, që e vendoste Shqipërinë në lindje dhe të Varshavës, që kishte bazën Ushtarake në Adriatikun shqiptar, se e shihte të rrezikshëm fashizmin rus. Ai rrezikoi, por me guxim e hoqi Shqipërinë nga lindja dhe e vendosi në Perendim, se Perendimi ka edhe interesa, por edhe forcë ti mbrojë, këto interesa.
Megjithatë shumë shqiptarë kanë mbetur tek Lenini dhe revlolucioni i Tetorit, duke harruar se revolucioni i Tetorit jetoi vetëm 7 vjet dhe, vdiq bashkë me Leninin në 1924. Stalini e filloi karjerën e tij si Hitleri me ripushtimin fashist të Ukrainës në 1924, (sa vdiq Lenini)! Ai i shkaktoi zinë e bukës Ukrainës në 1932-34 dhe mbas luftës me rreth 10 000 000 viktima, si dhe 1 000 000 të dëbuar me genocid nga Ukraina lindore e 400 000 nga Krimea!
Shqiptarët harrojnë, se në Rusi , që nga viti 1924, kur vdiq Lenini e deri më sot (101 vjet)- nuk udhëheqin idetë e Leninit, por zbatohet një politikë fashiste RUUSE ndaj vendeve të tjera!
Stalini pushtoi dy herë Poloninë – para dhe pas luftës dhe, bëri pazare me Hitlerin për ndarjen e Polonisë, pushtoi Finlandën dhe bëri paqe duke i marrë territore; Hrushovi sulmoi Hungarinë e Çekosllovakinë, Jelcini dhe Putini rrafshuan Çeçeninë, Putini rrafshoi Gjeorgjinë e sot ka bërë sulm fashist në Ukrainë! Perandoria ruse është krijuar mbi lumej gjaku, ku janë zhdukur 100 kombësi! Tek kjo Rusi, që mbësht Serbinë në Ballkan- do të mbështetemi ne Shqiptarët për të mbijetuar?! A mund të jetë kjo Rusi aleati ynë historik?!
Shihni Izraelitët! Ju imponun lindjes së mesme për dy arësye: E para: janë të bashkuar dhe e dyta: Janë bashkë me Amerikën. Kurse ne Shqiptarët kemi difekt në këto dy pika. E para nuk jemi të bashkuar rreth kombit, se na ka përçarë politika dhe feja. Kjo vërtetohet me tradhëtarët e kombit, që shesin tokë e detë dhe ndërtojnë xhami e Kisha -që janë objekte antishqiptare dhe, mina me sahat në themelet e Hapsirës Shqiptare për shekut që vijnë! Por nuk jemi as me Amerikën 100%! Kemi zëra antiamerikanë, kur Amerika na ka mbajtur gjallë si komb , duke na shpëtuar nga zhdukja në 1920 (Presidenti Amerikan Willson) dhe, Presidenti Clinton, që e çliroi Kosovën në 1999. A e dimë çfar kërkojmë ne shqiptarët nga bota?! Politikanët Kosovarë nuk merren vesht menjeri tjetrin dhe, i japin armë armiqëve tanë, që t’i thonë botës. Shqiptarët nuk janë në gjendje të krijojnë shtet!
Po Izrelitët? Ata mbartën shekull pas shekulli hisotrinë e tyre tragjike , si një mal me dhimbje, e cila mbas luftës së dytë botërore u bë arma e tyre e vetme e mbijetesës në mes të vendeve Islamike, të cilët donin t’i zhduknin. Ebrejtë ndërsa prisnin rradhën të digjeshin në furrat megaz- shihnin kombin e Izraelit të zhdukej para syve! Dhimbja për mbijetesën e kombit i bëri Ebrejtë, që kishin mbetur nga 25 kile sejcili dhe, ishin gjysëm të vdekur- të PAMPOSHTUR!
DHIMBJA I KTHEU GJYSËM NJERËZIT, GJYSËM TË VDEKURIT NË PËRBINDËSHA !
Të gjitha vendet islamike e grupet terroriste të lindjes së mesme harruan, se ata që rikrijuan shtetin e Izraelit mbas vendimit të OKB-së në 1948 nuk ishin izraelitët e parë, që kishin dëbuar palestinezët e arabët.
Ata ishin gjysëm njerëzit, gjysëm të vdekurit që, kishin mbetur nga 25 kile e pritnin rradhën të digjeshin në furrat me gaz të Hitlerit!
KËTA NJERËZ, QË PANË TË DIGJEJ NË FURRAT ME GAZ KOMBI I IZRAELIT- DHIMBJA I KISHTE KTHYER NË PËRBINDËSHA!
Gjysëm njerëzit, gjysëm të vdekurit, që u kthyen në përbindësha ishin RITHEMELUESIT E SHTETI TË IZRAELIT MBAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE! Ata ishin gati t’i vinin flakën jo vetëm Palestinës e Lindjes së Mesme , por të gjithë botës, që e quanin fajtore për tragjedinë e tyre!
Po ne Shqiptarët!? Ne kemi humbur 3/4 e sipërfaqes, që trashëguam nga të parët tanë dhe, FLEMË GJUMIN E VDEKJES! Kur të zgjohemi nga gjumi do gjejmë fqinj të rinj- (armiqtë e vjetër), që do të na thonë: “Largohuni nga trojet tona, se do t’ju vrasim! Shqiptarët janë, popull i ardhur”!
“SHQIPTARËT- THOTË KADAREJA NDODHEN SOT NË PIKËN MË TË ULËT TË NDOTJES MORALE” !
Kështu ke ecur gjithmonë, Shqipëri,
Mbi këmbët e gjata,
Me një pushkë të gjatë.
Ecje dhe s’dije ku veje ti!…Ismal Kadare. ………………………………………………
– Kjo ishte shqipëria e kohës së Zogut, që përshkruan Kadareja! Kjo shqipëri analfabete, pa dritë pa ujë dhe, e mbushur me këneta emoçale e gjeti rrugën në kohën e Enver Hoxhës dhe, u fut në rrugën e zhvillimit, por e humbi përsëri busullën në kohën e demokracisë – duke shkatërruar gjithshka, që ishte ndërtuar në 40 vjet dhe duke dëbuar gjysmën e shqiptarëve!
Ku shkojmë? Ku na çojnë tradhëtarët e politikës e të fesë? Ku na çojnë hoxhallarët turqë? Çfar duhet të bëjmë, që të ringrihemi e të mbjetojmë para se të zhdukemi?!
***
Askush nuk derdh miliarda dollarë për interesin e një populli tjetër. Kur një popull e bën këtë- populli, në trojet e të cilit i ndërtohen objektet e popullit tjetër duhet të pyesi veten: Përse i ndërtoi?- (sidomos populli ISH PUSHTUES)? Për njerëzit e paanshëm mesazhi është i qartë: Ish pushtuesi do të rikthejë pushtimine tij me metoda të reaj. Meqenëse nuk e lejojnë të tjerët të pushtojë ushtarakisht- mundohet ta pushtojë shpirtërisht, që të kroijojë kushte , që në një moment të përshtatshlm ta pushtojë edhe ushtarakisht. Shihni Shqipërinë, qendrën e shtetit shqiptar. Ajo erdhi nl mesin e shekullit të 20-të me rreth 870 000 njerëz. Sipas planit Ruso- Turk shqiptarët duhet të zhdukeshin për interesa ruse e turke. Rusi do dilte nAdriatik nëpërmjet territorit shqiotar, kurse Turqia do të formonte një shtet tjetër turk në trojet Shqiotare. Rusia me traktatin e 1913 e arriti qëllimin e saj dhe ja dha serbisë një territor të madh shqiptar, kurse Turqia nuk mundi ta realizojë plotësisht qëllimin e saj, që ta krijonte Turqinë e dytë në hapsirën Shqiotare. Por Turqia realizoi fazën e parë. Ajo i zbrazi zterritoret Shqiptare me shpërnguljet masive drejtë Turqisë e të gjithë botës. Popullsia e shqipërisë mbas luftës së dytë botërore në mesin e shekullit të 20-të ishte 870 000. Pra Turqia e kishte arritur qëllimin e saj të fazës së parë. Nëqoftëse nuk mundi ta themelojë një shtet turk në një territor të zbrahzur është faktori ndërkombëtar. Fuqitë e mëdhja nuk mund të e lejonin Turqinë as ta mendonte, se mund ta themelonte edhe një shtet tjetër turk në hapsirën sjhqiptare. Sidoqoftë Turqia atë, që kishte në dorë e bëri dhe trojet shqiptare i zbrazi duke përdorur genocidin, politikën ekonomike, shtërmgesat me taksat, nxitjen e popujve të tjerë, që të tbënin genocid edhe ata kudnër shqiptarëve ,që Shqiptarët të detyriheshin të braktisnin vendin. Shqiptarët në përgjithësi dhe, shqiptarët e Kosovës në veçanti ,kur flasin për dëmet Turqisl e të fesë Islame duhet të kenë parasyshë genocidin, që Turqit me serbët organizuan për zhdukjen e shqiptarëve në ishjugosllavinë. Ata duhet të kujtojnë pamjet e frikëshme të karvanëve të shqiptarëve të nisur me qerre, por edhe në këmbë për të shkuar në Stamboll. Ishte e tmerrëshme të shikoje karrocat me varganet e njerëzve të shkonin në këmbë nga Nishi e Sanxhku më Stamboll.
Vetm në rrugën nga Selaniku i Geqisë e deri në Stamboll vdiqën rrugës mbi 300 000 fëmijë shqiptarë: Mërgimi i i Shqiptarëve, pranimi i versionit për të shkuar në stamboll ishte tragjedi, se Serbët e turqit i shpërngulën nga rrënjët. Feja islame në këtë tragjedi ka qenë mbshtetësja kryesore, që turqia me Serbinë ta realizonin këtë tragjedi në kurrizin e shqiptarëve.
Pra-është kjo fe islame, që mbështet me forcë srategjinë turke, që thotë: “shqiptarët janë turqë, se kush është mysliman është turk”! Është kjo fe islame që në ,mbështetje të strategjisët Turke-ngritur Shqiptarët kundër Skëndërbeut e Nënë Terezës dhe e quan leckë flamurin e kombit tonë. KËTË FE BESONI JU SHQIPTARËT E MYSLIMANIZUAR!
Nga kjo fe i pritni të mirat ju vëllezër dhe motra shqiptarë të myslimanizuar. Nga kjo fe, që bashkë me turqinë i ka sjellë vdekjen dhe e ka asimiliar kombin Shqiptar ju pritni shpëtim! Mendoj se ka ardhur koha e zgjimit kombëtar , se u bëmë rezili i botës, që thotë. “Turqit me fenë Islame i shpërngulën shqiptarët, i asimiluan, i çuan në pakicë e drejtë zhdukjes dhe, Shqiptarët akoma i shkojnë, prapa turqisë dhe Islamit.
Ndaj themi se Xhamitë u ndërtuan nga armiqtë tanë, që të shërbenin si fabrika për prodhimin e turqëve në hapsirën Shqiptare. E thënë ndryshe: XHAMITË NË HAPSIRËN SHQIPTARE U NDËRTUAN PËR TË ZHDUKUR KOMBIN SHQIPTAR-E, PËR TË KRJUAR KOMB TURK NË TROJET SHQIPTARE!
Greqi, më 3 Korrik 2025

Tërhiqe fjalën Mustafa Bajrami, se sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit “më je përzier edhe në familje!”

1
Një përgjigje ndaj komentit të M . Bajrami.
Me mercenarin turk Mustafë Bajrami do të mirrem në një moment tjetër, ngase këtij shqifolësi unë Shqiptar Shaljani nuk i kam kurfarë borxhi a detyrim, ndërkohë ai përveç që po më prekë në familjen time ai më ka cilësuar edhe si shpirt krimineli. Krim më të madh sipas Kanunit të Lek Dugagjinit nuk ka se sa kur armiku të përzihet e të hyn në familje . Shqiptarofobi Mustafë Bajram mbaje mend se shaljanët për të mbrojtur nderin e familjes armikut i merrnin gjakun në ballë !
Tërhiqe fjalën Mustafë Bajrami ose në je burrë a kastravec më del përballë o ti gomar i Çupurlisë alias Anadollit.
Mund të jetë një ilustrim i 1 person dhe teksti që thotë "22:32 Beiträge Info Videos Fotos Mustafë Bajrami Std. Kshyrnja çehren he emri babë iu harroftë! Kur evladin vet bënë kështu, po me tjerë? me kishën? Andaj kam thënë se muslimanët kurrë duhet marrë nëpër gojë ata thejnë qafen shkojnë kah donë. Jo vlla Xhamisë duhen mahlukatë si ky! Neve nuk na duhen njerëz vajzave e veta ua ndalojnë me thirrë emrin babë. Zot, ruana prej këtyre specieve! Kriminelë në shpirt janë këta...! Übersetzung anzeigen QYTETARI PLOT MLLEF BEN THIRRJEN PUBLIKE E VAJZEN "VAJZA IME, NGA KJO DERISA MBAN SHAMINE, S'DO Te ME QUASH BABA" Freund/in hinzufügen Nachricht senden"

Xhamitë si instrumente të politikës turke

0

Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të përhapë islamin konservator. Këto ndërtesa fetare janë edhe pjesë të agjendës gjeopolitike të Erdoganit.

Shqipëri, Tiranë 2024 | Flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë në xhaminë Namazgah
Shqipëri, xhamia në qendër të qytetitFotografi: Vlasov Sulaj/AP Photo/picture alliance

Në tetor 2024 presidenti turk Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar xhaminë pas një periudhe ndërtimi prej rreth dhjetë vjetësh. Atje ai nënshkroi edhe një marrëveshje për bashkëpunim me Shqipërinë në bujqësi dhe arsim dhe dhuroi disa dronë të prodhuar në Turqi.

Për më tepër, Diyanet siguroi ndikim në bordin e xhamisë së re dhe u emërua një imam turk – gjë që shkaktoi pakënaqësi në shoqërinë shqiptare.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990 në Tiranë u ndërtua një katedrale katolike dhe një katedrale ortodokse, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2014. Pas tyre pasoi xhamia. Nën diktatorin Enver Hoxha Shqipëria e shpalli veten si vendi i parë ateist. Duke filluar nga viti 1967, fetë u ndaluan dhe të gjitha institucionet fetare u mbyllën.

Shqipëri, Tiranë 2024 | Flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë në xhaminë Namazgah
Xhamia NamazgahFotografi: Cem Iskender Ozbali/Anadolu/picture alliance

“Shembulli i Xhamisë së Namazgjasë tregon se si Turqia vepron si një fuqi rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe përpiqet të rrisë ndikimin e saj përmes ndërtimit të xhamive”, thotë Natalie Clayer, studiuese e çështjeve sociale në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales (EHESS) në Paris. Ndërtimi i xhamive, si një formë e fuqisë, është i ndërthurur ngushtë me interesat ekonomike, politike dhe ushtarake. “Megjithatë, aktorët vendas sigurisht që kanë njëfarë lirie veprimi dhe po e përdorin atë”, thotë Clayer.

Pala turke vazhdimisht i theksoi interesat e saj: Për dy vjet, nga viti 2017 deri në vitin 2019, punimet e ndërtimit në Xhaminë e Namazgjasë u pezulluan sepse Turqia kërkoi që Shqipëria të ekstradonte disa individë që dyshohet se ishin të lidhur me lëvizjen Gylen.

Pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016, Erdogan fajësoi lëvizjen e predikuesit, tani të ndjerë, Fethullah Gylen dhe persekutoi anëtarët e saj brenda dhe jashtë vendit. Punimet e ndërtimit rifilluan vetëm pas ekstradimit të të dyshuarve në Turqi.

Turqia ka zëvendësuar Arabinë Saudite

Edhe kur një xhami ndërtohet me financim të jashtëm, iniciativa zakonisht vjen nga komunitetet lokale, të cilat gjithashtu kontribuojnë një pjesë të kostove. Megjithatë, kur bëhet fjalë për ndërtesa fetare të mëdha në kryeqytete, interesat e aktorëve kombëtarë dhe të jashtëm zakonisht janë po ashtu në lojë, thotë Nathalie Clayer. “Imazhi i shtetit, nevojat e bashkësisë islame, vetëbesimi kombëtar dhe kërkesat ndaj feve të tjera – të gjithë këta faktorë luajnë një rol në ndërtimin e një vendi adhurimi dhe zgjedhjen e modeleve arkitekturore”.

Turqia është aktualisht lider nëBallkanin Perëndimor  në financimin e ndërtimit të xhamive. Ky nuk ishte rasti në vitet e para pas rënies së ish-Jugosllavisë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, rreth 600 xhami u shkatërruan plotësisht dhe qindra të tjera u dëmtuan gjatë luftës 1992-1995, siç shkruan eksperti Robin Cognée në studimin e tij mbi ndërtimin e xhamive në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqipëri, xhamia në Tiranë
Xhamia në ShqipëriFotografi: Sergio Delle Vedove/PantherMedia/IMAGO

Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, Arabia Saudite ishte fillimisht sponsori kryesor i rindërtimit të xhamive në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ngritjes së Erdoganit në pushtet në vitin 2002, Turqia zuri gjithnjë e më shumë vend qendror edhe në B-H.

Nacionalizmi në vend të islamit

Nga ana tjetër, Arabia Saudite është tërhequr gjithnjë e më shumë në kohën e princit Mohammed bin Salman. Projektet e xhamivetë financuara nga Arabia Saudite janë dorëzuar në duar lokale.

Në “Vizioni 2030”, i cili përcakton përparësitë e politikës saudite deri në fund të dekadës, bin Salman i dha përparësi restaurimit të xhamive historike në vetë Arabinë Saudite dhe ruajtjes së trashëgimisë së saj kulturore.

“Islami vehabist është sot më pak i rëndësishëm në Arabinë Saudite sesa nacionalizmi”, thotë Kristin Smith Diwan i Institutit të Shteteve të Gjirit Arab në Uashington, D.C. Bin Salman të paktën zyrtarisht i ka thënë lamtumirë Islamit vehabist, të cilin Arabia Saudite e ka eksportuar prej kohësh: Ai e përshkroi atë si të vjetëruar në një fjalim televiziv në vitin 2021.

“Imperializmi infrastrukturor” i Erdoganit

Turqia e sheh veten si trashëgimtare të Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor dhe thekson pretendimin e saj për të qenë një fuqi rajonale. Kjo ka të bëjë me më shumë sesa thjeshtpolitikën fetare  të qeverisë nën Partinë AKP të Erdoganit.

Ndërtimi i xhamive është vetëm një komponent i politikës turke të infrastrukturës – jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kaukaz, Azinë Qendrore, Afrikën e Veriut dhe Afrikën Sub-Sahariane, thotë Rebecca Bryant, profesoreshë e antropologjisë kulturore në Universitetin e Utrechtit. Ndërtimi i xhamive duhet të shihet në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.

B-H, burra të mbledhur për lutjen në Sarajevë, pamje nga lart
Lutjet jashtë në SarajevëFotografi: Armin Durgut/PIXSELL/IMAGO

Qofshin linja hekurudhore, porte, hotele apo qendra tregtare: Investitorët turq po operojnë në një shkallë të gjerë nga Sarajeva në Bosnjë deri në Batumi në Gjeorgji, nga Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, deri në Qipron Veriore dhe Senegal.

Horizonti futurist i Astanës, për shembull, u realizua kryesisht nga kompanitë turke të ndërtimit, thotë Bryant. Shumë tendera iu dhanë firmave të ndërtimit me lidhje të drejtpërdrejta me Erdoganin. Bryant e quan këtë formë të ndikimit politik “imperializëm të infrastrukturës”.

Megaprojektet si kompleksi që përfshin pallatin presidencial, ndërtesën e parlamentit, hotelet e mëdha dhe një xhami (kjo e fundit nuk ishte përfunduar ende në kohën e inaugurimit), të cilën Erdogan e përuroi në maj 2024 në pjesën e kontrolluar nga turqit të Nikozisë, Qipro Veriore, pas pesë vitesh ndërtimi, janë “vende gjeopolitike ku Turqia shpreh vizionin e saj për të ardhmen”.

Erdogani mbështetet në ngjashmëritë etnike, fetare ose historike dhe përdor retorikën e “vëllazërisë” dhe një “fati të përbashkët” që lidh Turqinë me këto vende. Projektet kanë për qëllim të sinjalizojnë: “Ne jemi e ardhmja. Ne jemi më modernë se Perëndimi”, shpjegon antropologu kulturor Bryant. Kështu, ndërtimi i xhamive është një gur themeli i një vizioni turk për të ardhmen, në të cilin Perëndimi nuk është më pika përfundimtare e progresit.

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke – DW – 03/07/2025

“Reforma Agrare” e shtetit të Greqisë…, vetëm në krahinën e Çamërisë!

Nga: Fahri Dahri, studiues i historisë së Çamërisë

  • Kush ishte qëllimi i shtetit grek me o Reformën Agrare që u zbatua në mënyrë selektive vetëm në krahinën e Çamërisë!

Qeveria Greke nëpërmjet “Reformës Agrare selektive, filloi shpronësimet arbitrare; me anë të saj vendoste sanksione të rënda ekonomike ndaj kësaj pjese të popullsisë; realizonte luftë raciale deri në braktisjen dhe lënien në injorancën më të urryer; organizonin inkurajimin e kryqëzatave fetare kundër banorëve myslimanë te Çamërisë e shumë e shumë të tjera.

Veprimet e mësipërme tregojnë qartë të gjitha qëllimet e Qeverive Greke kundrejt çamëve myslimanë gjatë periudhës skëterrë 32 vjeçare nën regjimin shovinist Grek. Si rrjedhojë e këtyre shtrëngimeve dhe metodave nga më çnjerëzoret, herë pas here shumë familje çame detyroheshin të braktisnin vëndin e tyre të lindjes dhe për të gjetur qetësi shpirtërore mërgonin në Shqipëri, Turqi, Amerikë e gjetkë.

Gjatë  periudhës 25 Qershor 1925 deri në 19 Korrik 1926 kur Teodor Pangallos ishte kryeministër i Greqisë, një komision që përfaqësonte banorët e Gumenicës dhe të Margllëçit, i është adrejtuar atij në datën 26 Janar 1926 me një memorandum ku ndër të tjera i këkrohej të ndërhynte për vënien në zbatim me korrejtësi të Reformes Agrare, mbasi me atë Reformë nëpunësat e ngarkuar gjatë zbatimit të saj kryhenin veprime tepër arbitrare dhe trashanike.

Për këtë do të citojmë disa nga shkeljet që bëheshin prej zyrtarëve lokale, sigurisht të mirë instruktuar nga eprorët e tyre:

1) Vendosja dhe përqendrimi i emigrantëve që erdhën nga mikroazia (sipas marveshjes Turko-Geeke, për shkëmbimin e popullsisë) në atë kohë, u realizua veçanërisht në fshatrat myslimane të Çamërisë, madje ata i vendosën edhe në fshatrat ku arat mezi mjaftonin për vetë banorët që ishin të zotët e tokave ose për vetë pronarët. Gjithashtu për strehimin e tyre u rekuizuan edhe shtëpitë e çamëve, duke i nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë e këtyre shtrëngimeve (detyrimeve), familjet çame shkuan për strehim në kasollet e kafshëve dhe të zaireve që i përdornin përpara se të vinin emigrantët aziatikë (veprime që janë kryer 20 vjet para pushtimit italio- gjerman të Greqisë-FD).

Sqarojmë se shteti Grek, emigrantët e ardhur nga Turqia, jo vetëm që i stabilizoi në Çamëri, por morri edhe masa ekstreme si për shpronsimin e çamëve nga pronat, ashtu dhe nxjerrjen jashtë shtëpive, duke futur emigrantët brënda shtëpive të çamëve, kjo me arësyetimin gjoja sepse emigrantët ishin “mahaxhirë të shkretët”; ndërsa për çamët që ishin të zotët e vëndit, jo vetëm që nuk pati mëshirë, por ata i priste kasaphana, ata do të bëheshin pre e masakrave të pa shembullta, të cilat tashmë janë bërë të njohura.

Shteti Grek zgjodhi jo pa qëllim pikërisht Çamërinë për të sjellë orthodoksët e Turqisë, sikur nuk kishte hapësira banimi në krahinat e tjera të territorit Grek. Janë të gjitha këto masa dhe ato që do trajtohen më poshtë, që Fuqitë e Medha nuk i mësuan, ose nuk donin ti mësonin për ti ardhur në ndihmë një komuniteti të vogël, i mbetur si ishull në mes të egërsirave.

Vetë qeveritarët grekë apo dhe tellallët e tyre, më pas thonin se: “Vërtet janë bërë disa gjëra të vogla, por kjo erdhi se çamët urreheshin nga grekët dhe bashkëpunuan me gjermanët”.( gjëra të vogla, i quajtën vrasjet, masakrat dhe dëbimin nga vatani-vendlindja!?).

Vërtetohet katërcipërisht se Greqia ndaj çamëve, ishte betuar në kryq për ti zhdukur dhe shfarosur, pasi çamët zotëronin toka të shumta pjellore dhe hapësira detare tepër të lakmuara nga ekspansionismi grek.

2) Në kundërshtim me çdo të  drejtë ligjore dhe akoma më shume me vetë kërkesat e Reformës Agrare, u imponua shpronësimi edhe për çamët pronarë të vegjel të tokave, duke u a dhënë të ardhurve nga Azia e Vogël, si dhe banorëve të tjerë vendas (jo çamë) që banonin rresh fshatrave çame myslimane. Sekuestrime të tilla të jashtë ligjshme u kryen në të gjitha fshatrat e Çamërsë, por sidomos më të theksuara ato ishin në Nihor, Mininë, Koriqan, Gurrëz, Pjadhul, Picar, Petrovicë, Dhragumi, Karbunar, Paramëthi, Margëlliç.

3) Krahas shpronësimit të detyrueshëm të pronarëve të tokave, për vleresimin e tyre zbatohej një çmim krejtësisht i pa drejtë dhe i pa logjikshëm. Kështu në mallrat e sekuestruara, si në perfekturën e Prevezés, Kravari, Koçonopullo, Sintikël, etj, ku vlera e tokave duhej të llogaritej, sipas çmimit në tregun e kohës me 120 dhahmi për stremë  (dynymë), shpronësimi i tyre u llogarit me çmimin 7 dhrahmi për dynym, pra me një vlerë tepër të ulët e qesharake. Qeveria Greke me Ligjin Nr. 2521 e la në kompetencë caktimin e çmimit organeve vendore. Ata gjatë vendosjes së çmimeve treguan ligësinë e tyre duke çvlerësuan vlerën reale të sipërfaqeve në tokave, siç u tha më lart. Ata vepronin si të donin mbasi askush nuk ndërhynte.

4) Vlerësimet e tokave u bënë me çmime 15 deri 20 herë më të ulta nga sa ishin çmimet në tregun e kohës, por krahas këtij vlerësimi përdorej dhe një vlerësim tjetër qesharak, i cili u aplikua në sasinë e tokave (në madhësunë e sipërfaqeve te tokave) që sekuestroheshin  duke zvogluar gjatësinë dhe gjërësinë e këtyre pronave dhe “gabimet” ishin jo me qindra dynymë më pak, por shumë më tepër.  Për të sqaruar edhe këto vlerësime, që në fakt ishin vetëm grabitje, përmendim disa raste si ato në fshatin Gorrucël ku arat për shpronesim u llogaritën nga 7.000 dynymë, u vendosën për shpronësim sikur tẽ ishin 1.400 dynymë (pra u paksuan artificialisht 5.600 dynymë); fshatit Janur nga 5.000 dynymë, në 1.500 dynymë; fshati Trikoplako nga 5.500 đynymë në 1.500 dynуmë; fshatit Коronopullo nga 3.000 në 1.200 dynymé; fshatit Kanallaqi nga 8.000 dynymë, në 1.800 dynymë etj. Këto gershëra në paksimin e tokave, bëheshin që të dëmshpërbleheshin çamët sa më pak, megjithse nuk u dëmshpërblyen asnjëherë. Veprimet ishin aq skandaloze sa dhe vetë ata që i përfitonini kundërshtuan në zyrat e rregjistrimit (etablissment) kur u kërkua me vone deklarimi i tokave të punuara pasi donin që tapitë e tyre të ishin të sakta, për të mos pasur probleme që mund të cënonin pronësinë në të arthmen.

5) Veç vlerësimeve mospërfillse si më sipër, për çmimin e sipërfaqes së tokave dhe në sasinë e saj, një tjetër vlerësim tepër qesharak ishte ai i prodhimit nga tokat e mbjella. Kështu sasia e grurit të prodhuar u llogarit me 30 lefta/oka (pare greke të asaj periudhe), ndërsa misri me 1 lefta/ oka që nuk arrinte as në një të tretën e çmimit të vërtetë të kohës.

6) Në kundërshtim me Ligjet dhe Reformën Agrare, u përfshinë në shpronësimin e tokave edhe çifliqet në 20 fshatra të qarkut të Fanarit të prefekturës së Prevezës, të cilët nuk duhej të quheshin të tillë, pasi shumica e tyre kishin jo më tepër se 300 dynymë (30 ha) tokë. Të 60-70 familjet Margëlliçiote që zotëronin këto prona, asnjëra prej tyre nuk kishte sipërfaqe toke që të kapërcente kufirin që lejonte ligji, por pavarësisht nga kjo, këto toka u a morën dhe u a kaluan në favor atyre që banonin për rreth, të cilët u bënë çifligarë me 120-140 dynymë; ndërsa pronarët e vërtetë u detyruan të bëhen argatë në ish pronat e tyre!

Mendoj se është e nevojshme të sqarojmë se në Çamëri, rreth 70 familje konsideroheshin pronarë të mëdhenj të tokave, ndërsa 80-85 përqind e familjeve zotëronin sipërfaqe që kategorizoheshin në grupin e pronarëve të mesëm të tokave dhe pjesa tjetër e familjeve kategorizoheshin pronarë të vegjël të tokave, por dhe këta, së bashku me pasuritë e tjera që dispononin, siguronin një jetesë më se normale dhe më të mirë se banorët e fshatrave greke në afërsi të fshatrave çame.

Sipas disa të dhënave statistikore (jo të plota-shifrat zvogëloheshin), vetëm në prefekturat e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit dhe Paramëthisë ishin mbi 1.840.000 stremë (dynym) toka buke, kopshte dhe kullota, ose mbi 184 mijë hektarë. Në raport me numurin e popullsisë të periudhës 1944-1945 (rreth 27.600 frymë), çdo personi i takonin rreth 7 hektarë tokë buke, kopësht dhe kullotë; ose 36,7 ha për familje (5.020 familje). Po kështu, sipas statistikave të cunguara (jo të sakta), vetëm në perfekturën e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit e Paramëthisë kishte mbi 481.000 rrënjë ullinj që i takonin rreth 100 rrënjë ulli çdo familje dhe rreth 18 rrënjë ullinj për frymë. Këto të dhëna statistikore megjithëse të cunguara në zvoglim, tregojnë më së miri nivelin e jetesës të asaj popullsie, pa përmendur këtu të ardhurat familjare nga pasuritë e tjera të paluajtëshme e të luajtëshme të familjeve çame.

7) Qeveria Greke nuk mbrapsej lidhur me shtimin e vuajtjeve të familjeve çame, ajo megjithëse me veprimet e mësipërme i çoi banorët e kësaj krahine në mjerim të plotë, nuk ngopej, por vendosi që edhe ndaj të ardhurave (tepër të krasitura) që mund të merrnin si dëmshpërblim nga shpronësimet (theksojmë se vlerësimet për shpronësimet, jo vetëm që nuk u llogaritën, por nuk u pagua kurrë, asnjë dhrahmi), duhej t’i paguanin shtetit nga një hane (për çdo familje), sipas ligjeve të vjetra të Turqisë (megjithëse këto ligje kishin qindra vite që nuk ishin vënë në zbatim) edhe:

a) Një të pestën e tokave të reja, e cila quhet pronë e shtetit. Tokat e Çamërisë u quajtën nga shteti Grek, “Toka të Vëndeve të Reja”, sepse në atë kohë i kaluan asaj, ndërsa përpara vitit 1913-të sipërfaqja e territorit të Çamërisë dihet, nuk ka qënë tokë Greke, kjo ishte e vërtetë, mbasi ato ishin nën pashallëkun e Janinës që i takonte Shqipërisë. Këtë e vërteton plotësisht edhe vënia në zabtim e këtij Ligji, me të cilin më në fund vetë shteti Grek pranon dhe vërteton se para 1913-tës, Çamëria nuk ishte tokë e Greqisë.

b) Një të katërrën e saj që mbetej nga dëmshpërblimi, i cili u cungua e u ricungua me mënyra të shumëfishta, kalon në favor të arkës së stabilizimit, që u krijua posaçërisht për herë të parë. Fshatarët që banonin në afersi të fshatrave myslimane, duke patur mbrojtje nga institucionet shteterore, po thuaj kishin zaptuar edhe malet që ishin pronë shekullore e çamëve dhe pavarësisht tapive që dispononin (të cilat nga shteti  Grek nuk merreshin parasysh), ankimini ndaj dëmtuesave jo pronarë duhej të bëhej në gjyq. Theksojmë se gjyqet ishin të njëanshme, çamët për të mbrojtur pronën e tyre ishin të detyruar të shkonin në gjyqe, megjithëse dihej që nuk do e fitonin, ata shpresonin në ndonjë drejtësi dhe shpenzonin para për zhvillimin e gjyqeve. Edhe pronat e vakëfeve u përfshinë në veprimet e më sipërme. Si rrjedhojë fukaralleku, varfëria u fut në të gjithë damarët e shoqërisë dhe duke qenë në varfëri, nuk mund të kishte qetësi dhe as mundësi për të kryer qoftë edhe ritet e besimit përkatës, pra indirekt shteti ndërhyri dhe në pengimin e ushtrimit të besimit fetar, nëpërmjet formave ekonomike që sollën mungesën e mjeteve materiale e financiare.

9) Në dëm të pronarëve çamë myslimanë, u aplikua edhe Ligji 1073 i vint 1917, me anën e të cilit u zaptuan tokat duke u quajtur ato si té abandonuara, megjithëse banorët çamë (pronarë të ligjshëm të këtyre tokave) ishin prezent dhe për kohën ishin nënshtas grekë, por ky ligj nuk e merrte në konsideratë këtë fakt, mbasi kishte plan për t’i quajtur

tokat, mallin dhe pasuritë e Çamërisë të abandonuara, sikur nuk kishin pronarë dhe se ishintë përfituara si Toka të Reja.

10) Shpronësime të padrejta, duke i quajtur ato si çifliqe, u aplikuan edhe në të gjithë Qefalloninë (fshatrat që banorët ishin pronar të vegjël të tokave dhe me prodhimet që merrnin përballonin vetëm nevojat e familjeve të tyre). U zaptuan të gjitha livadhet dhe kullotat, të cilat, gjoja sipas reformës agrare, ishin përjashtuar nga shpronësimi, me pretendimin se do tu jepeshin atyre që nuk kishin, por në të vërtetë nëpunësat përkatës i mbajtën ato për vehte.

Në Reformën Agrare, shteti Grek për të ligjëruar vjedhjen, grabitjen e tokave të Çamërisë, sanksionoi edhe ndalimin e shitjes së tokave, pavarisisht se pronat ishin me tapi te rregullta të popullisë si Çamëris. Ndalimi i shitjes së tokave u bë me qëllim që edhe ndonjë çam po të donte ta shiste dhe të largohej në një vënd tjetër, të mos përfitonte para, por toka ti grabitej dhe t’ju shpërndahej pa shpërblim grekëve. Në gjithë shtetet ku prona private është e shenjtë, ruhet e drejta e pronës dhe sipas ligjeve ndërkombëtare ajo blihet, shitet, dhurohet, trashëgohet, jepet me qera etj. të drejta këto që çamëve ju hoqën me Reformën Agrare. Çamëria u rrembye, u vodh, u grabit me ligje shtetërore dhe çamët nuk u dëmshpërblyen me asnjë lefta (para) për pasuritë e tyre të trashëguara mjaft të vlefshme dhe të çmueshme, ato u tjetërsuan me gjyqet e dhunës e të harbutërisë.

Dinakëria Greke, apo pabesia janë të ngritura në art, ata ndryshe nga sa nënshkruan në traktatin e Lozanës, ku Greqisë ju ndalua këmbimi i popullsisë çame, pasi u vërtetua se ata nuk ishin turq por shqiptarë, shteti Grek vazhdonte ta trajtonte jo vetëm popullsinë çame si të tillë, por ajo e shtriu gënjeshtrën e turpshme edhe tek pronat e palujtëshme, duke i konsideruar ato si toka të ish Perandorisë Turke, pavarësisht se ishin me tapi toka të Çamëve, por që i kaluan me dhurim nga Fuqitë e Mëdha padrejtësisht Greqisë. Ndërsa për tokat greke nuk u vendosën kritere te tilla, megjithëse edhe ato (po të ecim me llogjikën greke) para vitit 1830 ishin toka nën sundimin e Perandorisë Osmane, ashtu si dhe tokat e Çamërisë. Kuptohet qartë qëndrimi me dy standarte ndaj të njëjtit problem. Ja pra sa larg shkoi fantazia e pushtetarëve grekë. Me veprimet e jashtëligjshme të kryera me gjoja Reformën Agrare, siç u parashtrua me lart, detyrimisht arrihet në qëndrimin qe duhet mbajtur dhe konkretisht: “Kur të vijë dita e kthimit në identitet të Çamëris, çamët jo vetim që nuk do ta njohin atë Reformë (e cila nuk isher gjë tjetër, veçse një dokument i hartuar për të shkatërruar gjithçka në këtë krahinë), por duhet të mos harrojnë të kërkojnë prerazi, pa as më të voglin lëshim, zbatimin e nenit 6 të Konventës midis Turqisë dhe Greqisë të nënëishkruar në Athinë me datë 1/14 Nëntor 1913, ku shteti Grek është i detyruar të njohë të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve në lëshuara nga Shteti Osman, (të cilat i disponon Greqia) para aneksimit të krahinës së Çamërisë nga Greqia në vitin 1913. Eshtë pikërisht ky nen i Konventës që shteti Grek nuk duhej të nxirte ligjin për Reformën Agrare të më sipërme, është po ky nen i Konventës që e bën të pavlefshme atë Reformë Agrare të shtetit Grek.

Janë këto të vërtetat e qëllimeve greke, për shfarosjen e popullsisë çame dhe jo bashkëpunimi me këtë apo atë forcë ushtarake apo politike, me këtë apo atë armik. Filosofia greke dihet se ka në qëndër të saj bërjen e “ditës-nate”.

Akuza Çame ndaj Fuqive të Mëdha, do qëndrojë deri në vendosjen e drejtësisë për këtë fenomen unik, duke dënuar genocidin e pastërt etnik e fetar të kryer nga Greqia ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë, kthimin, njohjen dhe dhënien e të drejtave të plota të tyre.

Këto ishin disa nga shkeljet e rënda, ndaj qëndrimit të pronave çame, të gjoja Reformës Agrare dhe zbatimit të saj në praktikë, kjo ishte rruga e ndjekur nga qeveritë Greke për ta shpronësuar popullsinë çame myslimane dhe për të përgatitur terrenin që më pas kjo popullsi, duke qënë para faktit të skamjes, si efekt i shpronësimit të pronave, përbuzjes, trysnive, diskreditimeve të vazhdueshme dhe nga të gjitha drejtimet, të bëhej pré e gjakëpirsave, vjedhësve, vrasësve, përdhunursave, zjarrvënsave e njerëzve të dhunshëm, për të realizuar dëbimin nga trojet e veta me egërsi çnjerëzore. Kjo ishte strategjia dhe amaneti i të parëve të Greqisë që nga viti 1844, me në krye ish ministrin e Carit të Rusisë (me origjinë greke), Ioannis Kapodistria që më pas u bë Presidenti i parë pas pavarësisë së Greqisë, pavarësi të cilën e fitoi falë edhe ndihmës së madhe të kapedanëve suliotë, agallarëve të Çamërisë, arvanitasve dhe shqiptarëve të tjerë.

Arroganca greke e ka mohuar dhe e mohon faktin e vërtetë se kush ishin ata kapedanë që krijuan shtetin Grek.

Kurti e Sveçla, shibël në sytë e Petkoviqit

0

Gani I. Mehmeti

Petkoviqi i Serbisë, i ashtuquajturi drejtor i zyres serbe për Kosovë, ka reaguar kundër ndërtimit  të stacionit policor në Zubin Potok, duke e quajtur “fortifikatë policore të jashtëligjshme”! Me këtë do të thotë se u dashka të pyetet Serbia se çka është e ligjshme e çka jo për Kosovën!

Për serbin e ligjshme është ndjekja e shqiptarëve nga trojet e veta.

Shihet se Petkoviqit nuk i shkon përshtati qetësia, rregulli e rendi në Kosovë, sepse sukseset e rezultatet e çfarëdollojshme  në Kosovë, nuk priten mirw në Serbi.

Ata që janë kundër marrëveshjes së Brukselit Kosovë – Serbi, tani përmendin e zënë ngoje Brukselin dhe presin të reagojë kundër ndërtimit të stacioneve policore në komunat në veri të Kosovës! Pra kur atyre nuk iu pëlqen ndonjë veprim i Kosovës, i drejtohen Brukselit dhe marrëveshjeve të marra atje, duke harruar se vetë kanë dalë haptas me shkrim se nuk do i zbatoijnë marrëveshjet e Brukselit dhe asaj tw Ohrit. Janë tepër kundërthënës, Ata edhe nuk marrin pjesë në bisedime, edhe thonë se “jemi për bisedime”!

Ata ndjekun e përndjekun shqiptarët nga vendbanimet e tyre mijëravjeçare e bëhen sikur i mbyllin syt para këtyre ndjekjeve, ndërsa për serbët në Kosovë, pa i ndjekur askush, thot se po ndiqen vetëm pse kërkohet zbatimi i ligjit dhe i sovranitetit  në të gjithë Kosovën.

Cinizmi serb është tepër i madh kur bëhet fjalë për shqiptarët. Ata janë aq të egërsuar e tw urryer ndaj shqiptarëve, sa, po mundwn, do I zhbinin nga toka, do i shfarosnin pse janë pengesë e madhe në realizimin e ëndrrave të tyre për dalje në Detin Adriatik dhe përgjithësisht në Mesdhe.

Ata janw armatosur vetë aq shumë edhe me armët më të sofistikuara, por sërish iu duket pak dhe shikojnë armatimin e Kosovës me një ndërtim të stacionit policer në Zubin Potok.

“E gjithë kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, sepse falangat e tij nuk kanë asgjë për të kërkuar në veri, as për të mbrojtur dikë, por vetëm për të terrorizuar serbët. A do të ndërmarrë tani diçka Bashkimi Evropian?” ka shkruar Petkoviq, njofton “Kosova Sot online”

Sipas Petkoviqit Kosova nuk ka çfarë të hyjë fare në veri! Ai edhe pse e di se veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, përpiqet të ndalojë veprimet zhvillimore nga Kosova në veri! Kjo është një ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës nga Serbia, për çka do duhej të reagonte edhe vetë Brukseli, që Serbia të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Lidhur me k;to zhvillime nw very, ata sulmojnw me sa mundin Albin Kurtin dhe Xhelal Sfeçlwn.

Mirwpo, edhe sa ishin tjerwt nw krye tw qeverisw, nuk pranuan normalizimin e marrwdhwnieve me Kosovwn, Me kwtw, kjo wshtw vetwm njw farsw e tyre, se njwsoj do tw silleshin me kwdo qw pwrpiqet tw mbrojw sovranitetin e Kosovws.