Kreu Blog Faqe 517

“Reforma Agrare” e shtetit të Greqisë…, vetëm në krahinën e Çamërisë!

Nga: Fahri Dahri, studiues i historisë së Çamërisë

  • Kush ishte qëllimi i shtetit grek me o Reformën Agrare që u zbatua në mënyrë selektive vetëm në krahinën e Çamërisë!

Qeveria Greke nëpërmjet “Reformës Agrare selektive, filloi shpronësimet arbitrare; me anë të saj vendoste sanksione të rënda ekonomike ndaj kësaj pjese të popullsisë; realizonte luftë raciale deri në braktisjen dhe lënien në injorancën më të urryer; organizonin inkurajimin e kryqëzatave fetare kundër banorëve myslimanë te Çamërisë e shumë e shumë të tjera.

Veprimet e mësipërme tregojnë qartë të gjitha qëllimet e Qeverive Greke kundrejt çamëve myslimanë gjatë periudhës skëterrë 32 vjeçare nën regjimin shovinist Grek. Si rrjedhojë e këtyre shtrëngimeve dhe metodave nga më çnjerëzoret, herë pas here shumë familje çame detyroheshin të braktisnin vëndin e tyre të lindjes dhe për të gjetur qetësi shpirtërore mërgonin në Shqipëri, Turqi, Amerikë e gjetkë.

Gjatë  periudhës 25 Qershor 1925 deri në 19 Korrik 1926 kur Teodor Pangallos ishte kryeministër i Greqisë, një komision që përfaqësonte banorët e Gumenicës dhe të Margllëçit, i është adrejtuar atij në datën 26 Janar 1926 me një memorandum ku ndër të tjera i këkrohej të ndërhynte për vënien në zbatim me korrejtësi të Reformes Agrare, mbasi me atë Reformë nëpunësat e ngarkuar gjatë zbatimit të saj kryhenin veprime tepër arbitrare dhe trashanike.

Për këtë do të citojmë disa nga shkeljet që bëheshin prej zyrtarëve lokale, sigurisht të mirë instruktuar nga eprorët e tyre:

1) Vendosja dhe përqendrimi i emigrantëve që erdhën nga mikroazia (sipas marveshjes Turko-Geeke, për shkëmbimin e popullsisë) në atë kohë, u realizua veçanërisht në fshatrat myslimane të Çamërisë, madje ata i vendosën edhe në fshatrat ku arat mezi mjaftonin për vetë banorët që ishin të zotët e tokave ose për vetë pronarët. Gjithashtu për strehimin e tyre u rekuizuan edhe shtëpitë e çamëve, duke i nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë e këtyre shtrëngimeve (detyrimeve), familjet çame shkuan për strehim në kasollet e kafshëve dhe të zaireve që i përdornin përpara se të vinin emigrantët aziatikë (veprime që janë kryer 20 vjet para pushtimit italio- gjerman të Greqisë-FD).

Sqarojmë se shteti Grek, emigrantët e ardhur nga Turqia, jo vetëm që i stabilizoi në Çamëri, por morri edhe masa ekstreme si për shpronsimin e çamëve nga pronat, ashtu dhe nxjerrjen jashtë shtëpive, duke futur emigrantët brënda shtëpive të çamëve, kjo me arësyetimin gjoja sepse emigrantët ishin “mahaxhirë të shkretët”; ndërsa për çamët që ishin të zotët e vëndit, jo vetëm që nuk pati mëshirë, por ata i priste kasaphana, ata do të bëheshin pre e masakrave të pa shembullta, të cilat tashmë janë bërë të njohura.

Shteti Grek zgjodhi jo pa qëllim pikërisht Çamërinë për të sjellë orthodoksët e Turqisë, sikur nuk kishte hapësira banimi në krahinat e tjera të territorit Grek. Janë të gjitha këto masa dhe ato që do trajtohen më poshtë, që Fuqitë e Medha nuk i mësuan, ose nuk donin ti mësonin për ti ardhur në ndihmë një komuniteti të vogël, i mbetur si ishull në mes të egërsirave.

Vetë qeveritarët grekë apo dhe tellallët e tyre, më pas thonin se: “Vërtet janë bërë disa gjëra të vogla, por kjo erdhi se çamët urreheshin nga grekët dhe bashkëpunuan me gjermanët”.( gjëra të vogla, i quajtën vrasjet, masakrat dhe dëbimin nga vatani-vendlindja!?).

Vërtetohet katërcipërisht se Greqia ndaj çamëve, ishte betuar në kryq për ti zhdukur dhe shfarosur, pasi çamët zotëronin toka të shumta pjellore dhe hapësira detare tepër të lakmuara nga ekspansionismi grek.

2) Në kundërshtim me çdo të  drejtë ligjore dhe akoma më shume me vetë kërkesat e Reformës Agrare, u imponua shpronësimi edhe për çamët pronarë të vegjel të tokave, duke u a dhënë të ardhurve nga Azia e Vogël, si dhe banorëve të tjerë vendas (jo çamë) që banonin rresh fshatrave çame myslimane. Sekuestrime të tilla të jashtë ligjshme u kryen në të gjitha fshatrat e Çamërsë, por sidomos më të theksuara ato ishin në Nihor, Mininë, Koriqan, Gurrëz, Pjadhul, Picar, Petrovicë, Dhragumi, Karbunar, Paramëthi, Margëlliç.

3) Krahas shpronësimit të detyrueshëm të pronarëve të tokave, për vleresimin e tyre zbatohej një çmim krejtësisht i pa drejtë dhe i pa logjikshëm. Kështu në mallrat e sekuestruara, si në perfekturën e Prevezés, Kravari, Koçonopullo, Sintikël, etj, ku vlera e tokave duhej të llogaritej, sipas çmimit në tregun e kohës me 120 dhahmi për stremë  (dynymë), shpronësimi i tyre u llogarit me çmimin 7 dhrahmi për dynym, pra me një vlerë tepër të ulët e qesharake. Qeveria Greke me Ligjin Nr. 2521 e la në kompetencë caktimin e çmimit organeve vendore. Ata gjatë vendosjes së çmimeve treguan ligësinë e tyre duke çvlerësuan vlerën reale të sipërfaqeve në tokave, siç u tha më lart. Ata vepronin si të donin mbasi askush nuk ndërhynte.

4) Vlerësimet e tokave u bënë me çmime 15 deri 20 herë më të ulta nga sa ishin çmimet në tregun e kohës, por krahas këtij vlerësimi përdorej dhe një vlerësim tjetër qesharak, i cili u aplikua në sasinë e tokave (në madhësunë e sipërfaqeve te tokave) që sekuestroheshin  duke zvogluar gjatësinë dhe gjërësinë e këtyre pronave dhe “gabimet” ishin jo me qindra dynymë më pak, por shumë më tepër.  Për të sqaruar edhe këto vlerësime, që në fakt ishin vetëm grabitje, përmendim disa raste si ato në fshatin Gorrucël ku arat për shpronesim u llogaritën nga 7.000 dynymë, u vendosën për shpronësim sikur tẽ ishin 1.400 dynymë (pra u paksuan artificialisht 5.600 dynymë); fshatit Janur nga 5.000 dynymë, në 1.500 dynymë; fshati Trikoplako nga 5.500 đynymë në 1.500 dynуmë; fshatit Коronopullo nga 3.000 në 1.200 dynymé; fshatit Kanallaqi nga 8.000 dynymë, në 1.800 dynymë etj. Këto gershëra në paksimin e tokave, bëheshin që të dëmshpërbleheshin çamët sa më pak, megjithse nuk u dëmshpërblyen asnjëherë. Veprimet ishin aq skandaloze sa dhe vetë ata që i përfitonini kundërshtuan në zyrat e rregjistrimit (etablissment) kur u kërkua me vone deklarimi i tokave të punuara pasi donin që tapitë e tyre të ishin të sakta, për të mos pasur probleme që mund të cënonin pronësinë në të arthmen.

5) Veç vlerësimeve mospërfillse si më sipër, për çmimin e sipërfaqes së tokave dhe në sasinë e saj, një tjetër vlerësim tepër qesharak ishte ai i prodhimit nga tokat e mbjella. Kështu sasia e grurit të prodhuar u llogarit me 30 lefta/oka (pare greke të asaj periudhe), ndërsa misri me 1 lefta/ oka që nuk arrinte as në një të tretën e çmimit të vërtetë të kohës.

6) Në kundërshtim me Ligjet dhe Reformën Agrare, u përfshinë në shpronësimin e tokave edhe çifliqet në 20 fshatra të qarkut të Fanarit të prefekturës së Prevezës, të cilët nuk duhej të quheshin të tillë, pasi shumica e tyre kishin jo më tepër se 300 dynymë (30 ha) tokë. Të 60-70 familjet Margëlliçiote që zotëronin këto prona, asnjëra prej tyre nuk kishte sipërfaqe toke që të kapërcente kufirin që lejonte ligji, por pavarësisht nga kjo, këto toka u a morën dhe u a kaluan në favor atyre që banonin për rreth, të cilët u bënë çifligarë me 120-140 dynymë; ndërsa pronarët e vërtetë u detyruan të bëhen argatë në ish pronat e tyre!

Mendoj se është e nevojshme të sqarojmë se në Çamëri, rreth 70 familje konsideroheshin pronarë të mëdhenj të tokave, ndërsa 80-85 përqind e familjeve zotëronin sipërfaqe që kategorizoheshin në grupin e pronarëve të mesëm të tokave dhe pjesa tjetër e familjeve kategorizoheshin pronarë të vegjël të tokave, por dhe këta, së bashku me pasuritë e tjera që dispononin, siguronin një jetesë më se normale dhe më të mirë se banorët e fshatrave greke në afërsi të fshatrave çame.

Sipas disa të dhënave statistikore (jo të plota-shifrat zvogëloheshin), vetëm në prefekturat e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit dhe Paramëthisë ishin mbi 1.840.000 stremë (dynym) toka buke, kopshte dhe kullota, ose mbi 184 mijë hektarë. Në raport me numurin e popullsisë të periudhës 1944-1945 (rreth 27.600 frymë), çdo personi i takonin rreth 7 hektarë tokë buke, kopësht dhe kullotë; ose 36,7 ha për familje (5.020 familje). Po kështu, sipas statistikave të cunguara (jo të sakta), vetëm në perfekturën e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit e Paramëthisë kishte mbi 481.000 rrënjë ullinj që i takonin rreth 100 rrënjë ulli çdo familje dhe rreth 18 rrënjë ullinj për frymë. Këto të dhëna statistikore megjithëse të cunguara në zvoglim, tregojnë më së miri nivelin e jetesës të asaj popullsie, pa përmendur këtu të ardhurat familjare nga pasuritë e tjera të paluajtëshme e të luajtëshme të familjeve çame.

7) Qeveria Greke nuk mbrapsej lidhur me shtimin e vuajtjeve të familjeve çame, ajo megjithëse me veprimet e mësipërme i çoi banorët e kësaj krahine në mjerim të plotë, nuk ngopej, por vendosi që edhe ndaj të ardhurave (tepër të krasitura) që mund të merrnin si dëmshpërblim nga shpronësimet (theksojmë se vlerësimet për shpronësimet, jo vetëm që nuk u llogaritën, por nuk u pagua kurrë, asnjë dhrahmi), duhej t’i paguanin shtetit nga një hane (për çdo familje), sipas ligjeve të vjetra të Turqisë (megjithëse këto ligje kishin qindra vite që nuk ishin vënë në zbatim) edhe:

a) Një të pestën e tokave të reja, e cila quhet pronë e shtetit. Tokat e Çamërisë u quajtën nga shteti Grek, “Toka të Vëndeve të Reja”, sepse në atë kohë i kaluan asaj, ndërsa përpara vitit 1913-të sipërfaqja e territorit të Çamërisë dihet, nuk ka qënë tokë Greke, kjo ishte e vërtetë, mbasi ato ishin nën pashallëkun e Janinës që i takonte Shqipërisë. Këtë e vërteton plotësisht edhe vënia në zabtim e këtij Ligji, me të cilin më në fund vetë shteti Grek pranon dhe vërteton se para 1913-tës, Çamëria nuk ishte tokë e Greqisë.

b) Një të katërrën e saj që mbetej nga dëmshpërblimi, i cili u cungua e u ricungua me mënyra të shumëfishta, kalon në favor të arkës së stabilizimit, që u krijua posaçërisht për herë të parë. Fshatarët që banonin në afersi të fshatrave myslimane, duke patur mbrojtje nga institucionet shteterore, po thuaj kishin zaptuar edhe malet që ishin pronë shekullore e çamëve dhe pavarësisht tapive që dispononin (të cilat nga shteti  Grek nuk merreshin parasysh), ankimini ndaj dëmtuesave jo pronarë duhej të bëhej në gjyq. Theksojmë se gjyqet ishin të njëanshme, çamët për të mbrojtur pronën e tyre ishin të detyruar të shkonin në gjyqe, megjithëse dihej që nuk do e fitonin, ata shpresonin në ndonjë drejtësi dhe shpenzonin para për zhvillimin e gjyqeve. Edhe pronat e vakëfeve u përfshinë në veprimet e më sipërme. Si rrjedhojë fukaralleku, varfëria u fut në të gjithë damarët e shoqërisë dhe duke qenë në varfëri, nuk mund të kishte qetësi dhe as mundësi për të kryer qoftë edhe ritet e besimit përkatës, pra indirekt shteti ndërhyri dhe në pengimin e ushtrimit të besimit fetar, nëpërmjet formave ekonomike që sollën mungesën e mjeteve materiale e financiare.

9) Në dëm të pronarëve çamë myslimanë, u aplikua edhe Ligji 1073 i vint 1917, me anën e të cilit u zaptuan tokat duke u quajtur ato si té abandonuara, megjithëse banorët çamë (pronarë të ligjshëm të këtyre tokave) ishin prezent dhe për kohën ishin nënshtas grekë, por ky ligj nuk e merrte në konsideratë këtë fakt, mbasi kishte plan për t’i quajtur

tokat, mallin dhe pasuritë e Çamërisë të abandonuara, sikur nuk kishin pronarë dhe se ishintë përfituara si Toka të Reja.

10) Shpronësime të padrejta, duke i quajtur ato si çifliqe, u aplikuan edhe në të gjithë Qefalloninë (fshatrat që banorët ishin pronar të vegjël të tokave dhe me prodhimet që merrnin përballonin vetëm nevojat e familjeve të tyre). U zaptuan të gjitha livadhet dhe kullotat, të cilat, gjoja sipas reformës agrare, ishin përjashtuar nga shpronësimi, me pretendimin se do tu jepeshin atyre që nuk kishin, por në të vërtetë nëpunësat përkatës i mbajtën ato për vehte.

Në Reformën Agrare, shteti Grek për të ligjëruar vjedhjen, grabitjen e tokave të Çamërisë, sanksionoi edhe ndalimin e shitjes së tokave, pavarisisht se pronat ishin me tapi te rregullta të popullisë si Çamëris. Ndalimi i shitjes së tokave u bë me qëllim që edhe ndonjë çam po të donte ta shiste dhe të largohej në një vënd tjetër, të mos përfitonte para, por toka ti grabitej dhe t’ju shpërndahej pa shpërblim grekëve. Në gjithë shtetet ku prona private është e shenjtë, ruhet e drejta e pronës dhe sipas ligjeve ndërkombëtare ajo blihet, shitet, dhurohet, trashëgohet, jepet me qera etj. të drejta këto që çamëve ju hoqën me Reformën Agrare. Çamëria u rrembye, u vodh, u grabit me ligje shtetërore dhe çamët nuk u dëmshpërblyen me asnjë lefta (para) për pasuritë e tyre të trashëguara mjaft të vlefshme dhe të çmueshme, ato u tjetërsuan me gjyqet e dhunës e të harbutërisë.

Dinakëria Greke, apo pabesia janë të ngritura në art, ata ndryshe nga sa nënshkruan në traktatin e Lozanës, ku Greqisë ju ndalua këmbimi i popullsisë çame, pasi u vërtetua se ata nuk ishin turq por shqiptarë, shteti Grek vazhdonte ta trajtonte jo vetëm popullsinë çame si të tillë, por ajo e shtriu gënjeshtrën e turpshme edhe tek pronat e palujtëshme, duke i konsideruar ato si toka të ish Perandorisë Turke, pavarësisht se ishin me tapi toka të Çamëve, por që i kaluan me dhurim nga Fuqitë e Mëdha padrejtësisht Greqisë. Ndërsa për tokat greke nuk u vendosën kritere te tilla, megjithëse edhe ato (po të ecim me llogjikën greke) para vitit 1830 ishin toka nën sundimin e Perandorisë Osmane, ashtu si dhe tokat e Çamërisë. Kuptohet qartë qëndrimi me dy standarte ndaj të njëjtit problem. Ja pra sa larg shkoi fantazia e pushtetarëve grekë. Me veprimet e jashtëligjshme të kryera me gjoja Reformën Agrare, siç u parashtrua me lart, detyrimisht arrihet në qëndrimin qe duhet mbajtur dhe konkretisht: “Kur të vijë dita e kthimit në identitet të Çamëris, çamët jo vetim që nuk do ta njohin atë Reformë (e cila nuk isher gjë tjetër, veçse një dokument i hartuar për të shkatërruar gjithçka në këtë krahinë), por duhet të mos harrojnë të kërkojnë prerazi, pa as më të voglin lëshim, zbatimin e nenit 6 të Konventës midis Turqisë dhe Greqisë të nënëishkruar në Athinë me datë 1/14 Nëntor 1913, ku shteti Grek është i detyruar të njohë të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve në lëshuara nga Shteti Osman, (të cilat i disponon Greqia) para aneksimit të krahinës së Çamërisë nga Greqia në vitin 1913. Eshtë pikërisht ky nen i Konventës që shteti Grek nuk duhej të nxirte ligjin për Reformën Agrare të më sipërme, është po ky nen i Konventës që e bën të pavlefshme atë Reformë Agrare të shtetit Grek.

Janë këto të vërtetat e qëllimeve greke, për shfarosjen e popullsisë çame dhe jo bashkëpunimi me këtë apo atë forcë ushtarake apo politike, me këtë apo atë armik. Filosofia greke dihet se ka në qëndër të saj bërjen e “ditës-nate”.

Akuza Çame ndaj Fuqive të Mëdha, do qëndrojë deri në vendosjen e drejtësisë për këtë fenomen unik, duke dënuar genocidin e pastërt etnik e fetar të kryer nga Greqia ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë, kthimin, njohjen dhe dhënien e të drejtave të plota të tyre.

Këto ishin disa nga shkeljet e rënda, ndaj qëndrimit të pronave çame, të gjoja Reformës Agrare dhe zbatimit të saj në praktikë, kjo ishte rruga e ndjekur nga qeveritë Greke për ta shpronësuar popullsinë çame myslimane dhe për të përgatitur terrenin që më pas kjo popullsi, duke qënë para faktit të skamjes, si efekt i shpronësimit të pronave, përbuzjes, trysnive, diskreditimeve të vazhdueshme dhe nga të gjitha drejtimet, të bëhej pré e gjakëpirsave, vjedhësve, vrasësve, përdhunursave, zjarrvënsave e njerëzve të dhunshëm, për të realizuar dëbimin nga trojet e veta me egërsi çnjerëzore. Kjo ishte strategjia dhe amaneti i të parëve të Greqisë që nga viti 1844, me në krye ish ministrin e Carit të Rusisë (me origjinë greke), Ioannis Kapodistria që më pas u bë Presidenti i parë pas pavarësisë së Greqisë, pavarësi të cilën e fitoi falë edhe ndihmës së madhe të kapedanëve suliotë, agallarëve të Çamërisë, arvanitasve dhe shqiptarëve të tjerë.

Arroganca greke e ka mohuar dhe e mohon faktin e vërtetë se kush ishin ata kapedanë që krijuan shtetin Grek.

Kurti e Sveçla, shibël në sytë e Petkoviqit

0

Gani I. Mehmeti

Petkoviqi i Serbisë, i ashtuquajturi drejtor i zyres serbe për Kosovë, ka reaguar kundër ndërtimit  të stacionit policor në Zubin Potok, duke e quajtur “fortifikatë policore të jashtëligjshme”! Me këtë do të thotë se u dashka të pyetet Serbia se çka është e ligjshme e çka jo për Kosovën!

Për serbin e ligjshme është ndjekja e shqiptarëve nga trojet e veta.

Shihet se Petkoviqit nuk i shkon përshtati qetësia, rregulli e rendi në Kosovë, sepse sukseset e rezultatet e çfarëdollojshme  në Kosovë, nuk priten mirw në Serbi.

Ata që janë kundër marrëveshjes së Brukselit Kosovë – Serbi, tani përmendin e zënë ngoje Brukselin dhe presin të reagojë kundër ndërtimit të stacioneve policore në komunat në veri të Kosovës! Pra kur atyre nuk iu pëlqen ndonjë veprim i Kosovës, i drejtohen Brukselit dhe marrëveshjeve të marra atje, duke harruar se vetë kanë dalë haptas me shkrim se nuk do i zbatoijnë marrëveshjet e Brukselit dhe asaj tw Ohrit. Janë tepër kundërthënës, Ata edhe nuk marrin pjesë në bisedime, edhe thonë se “jemi për bisedime”!

Ata ndjekun e përndjekun shqiptarët nga vendbanimet e tyre mijëravjeçare e bëhen sikur i mbyllin syt para këtyre ndjekjeve, ndërsa për serbët në Kosovë, pa i ndjekur askush, thot se po ndiqen vetëm pse kërkohet zbatimi i ligjit dhe i sovranitetit  në të gjithë Kosovën.

Cinizmi serb është tepër i madh kur bëhet fjalë për shqiptarët. Ata janë aq të egërsuar e tw urryer ndaj shqiptarëve, sa, po mundwn, do I zhbinin nga toka, do i shfarosnin pse janë pengesë e madhe në realizimin e ëndrrave të tyre për dalje në Detin Adriatik dhe përgjithësisht në Mesdhe.

Ata janw armatosur vetë aq shumë edhe me armët më të sofistikuara, por sërish iu duket pak dhe shikojnë armatimin e Kosovës me një ndërtim të stacionit policer në Zubin Potok.

“E gjithë kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, sepse falangat e tij nuk kanë asgjë për të kërkuar në veri, as për të mbrojtur dikë, por vetëm për të terrorizuar serbët. A do të ndërmarrë tani diçka Bashkimi Evropian?” ka shkruar Petkoviq, njofton “Kosova Sot online”

Sipas Petkoviqit Kosova nuk ka çfarë të hyjë fare në veri! Ai edhe pse e di se veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, përpiqet të ndalojë veprimet zhvillimore nga Kosova në veri! Kjo është një ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës nga Serbia, për çka do duhej të reagonte edhe vetë Brukseli, që Serbia të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Lidhur me k;to zhvillime nw very, ata sulmojnw me sa mundin Albin Kurtin dhe Xhelal Sfeçlwn.

Mirwpo, edhe sa ishin tjerwt nw krye tw qeverisw, nuk pranuan normalizimin e marrwdhwnieve me Kosovwn, Me kwtw, kjo wshtw vetwm njw farsw e tyre, se njwsoj do tw silleshin me kwdo qw pwrpiqet tw mbrojw sovranitetin e Kosovws.

Meditim mbi jetën dhe shpirtin e gjallë !

2

Pikturë e piktorit norvegjez me famë botërore, Eduard Munch, me titull: Vdekja në spital, 1893 .

Shkruan  Nafi  Çegrani

Jeta, edhe në format më të errëta të saj, mbart një thirrje të heshtur: duro, qëndro, dhe më jep kuptim. Filozofët antikë – si Seneka, Epikteti, por edhe mistikët si Rumi apo Dostojevski – kanë thënë se shpirtin nuk e formëson lehtësia, por skaji i vuajtjes. Edhe kur trupi burgoset, edhe kur fjala të shtypet, mendja mund të ruajë një shkëndijë të pavdekshme: lirinë për të menduar, për të ëndërruar dhe për të ndërtuar brenda vetes një botë të drejtë, kur ajo jashtë është e shtrembëruar.

Kur njeriu i kalon 12 vite në qeli, nuk mbijeton vetëm me bukë. Ai mbijeton me kujtime, me shpresë, me vargje që lindin në kokë, me dialogë të heshtur me veten, me ndjenja që s’ka ku t’i shpreh. Kjo është ajo forca estetike e mendjes njerëzore: ajo mund ta gdhendë edhe errësirën në formë bukurie. Ti, me gjithë ç’ke përjetuar, je dëshmi e kësaj fuqie: njeriu i thyer por jo i shuar, si një pemë që edhe pse është prerë në gjysmë, përsëri çel një gjethe të re.

Sokrati, i cili piu helmin për bindjet e tij, ka thënë: “Një jetë e pashqyrtuar nuk ia vlen të jetohet.” Ti, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm, e ke shqyrtuar jetën përmes dhimbjes. Në këtë shqyrtim ke gjetur jo vetëm kuptim, por edhe një dimension moral që nuk e mban dot asnjë sistem i korruptuar gjyqësor.

Kierkegaard, filozofi i ankthit, thoshte se njeriu bëhet vërtet vetvetja kur përballet me absurditetin dhe prapëseprapë zgjedh dashurinë, besimin, apo krijimin.

Viktor Frankl, që kaloi kampet naziste, e gjeti kuptimin e jetës jo në lumturinë, por në përgjigjen që i jep vuajtjes. Ai shkruante: “Njeriu mund të durojë çdo ‘si’, nëse ka një ‘pse’.”

Ti je ose nuk je viktimë i kohës moniste, por  Unë dhe  UNI im jemi dëshmitari i një të vërtete.

Andaj jam duke  shkruar apo medituar për përjetimet e mia përballë shtërngatave të burgjeve dhe stuhive të padrejtësisë së gjykatave , atëherë MONISTE  dhe tanhi të kohës modern, post tranzicioneve demokratike. Në shkrimet e mia mkam një qëllim  që të vuajturve nëpër burgjet komunistre ( e pse jo edhe atyre që gjenden tanhi Brenda kazamateve dhe hekurave, nëse jan të dënuar padrejtësisht), u jap  force jete dhe veçmas të rinjët të jenë në jetë një brez i fortë tunxhitar dhe të qëndrueshëm përballë furtunave që i kapërdijnë tinëzisht.

P_ra, çdo njeri I cili merret me shkrime, sëpaku duhet të jep kontributin e vet për të mirën e njerëzimit, për jetën dhe kundër brengave që sjell jeta apo shoqëria, regjimet, politika etj. Të

Shkruajnë shkrimtarët, gazetarët, historianët, njerëzit e penës, të shkruajnë poetët, të pikturojnë dhe  meditojnë ata ose ato që Perëndia u aka falë dijen dhe prirjen. Të flasin dhe debatojnë ata që dijnë për të vërtetën, duke ngërthyer kujtimet në estetikë, në letërsi, në poezi dhe publicistikë të duhur. Sepse çdo fragment shkrimi, çdo varg  poezie është një akt çlirimi. Çdo fjali që lind nga dhimbja është një dëshmi që jeta e njeriut ka peshë në historinë njerëzore.

Meditimi nuk do të thotë të harrosh vuajtjen, por ta shikosh atë si një mësues të ashpër.

Njerëzit që kanë vuajtur shumë, shpesh dinë të duan më thellë.

… Njeriu që ka kaluar nëpër ferr, e njeh parajsën edhe në një gotë ujë të pastër. Jeta jote është një poemë e pashkruar e të vërtetës. Ti  mund të jesh  një filozof i heshtur, një poet i mbijetesës.

… Jeni shumë i nderuar dhe kamdëshirë të madhe që të bëjmë një qasje të thellë me me nuanca të shpirtit të çiltër, që të krijojmë një ese të plotë filozofiko-letrare mbi këtë temë, ose si një poemë meditative që rrjedh nga përvoja ime e vuajtur dhe shpirti i kalitur tunxhitar, ta vazhdonim edhe më tej këtë udhëtim shpirtëror që ka njeriu përballë padrejtësive të shtetit monist, me shpresë se edhe në Gadishullin e Ballkanit do të lindet një NJERI si Prometheu të cilit kur sorrat ia shkynin mëlqitë, zotërat zgërdhindeshin me fatumin e tij tragjik. Ose lutem të lindet një Njeri Emil Zola i cili zbardhi të vërtetën në rastin e dënimit të Drajfusit.

Fjalët e njeriut që e lfton padrejtësinë dhe e adhuron të vërtetën, janë  forca e ndlrgjegjës, të ngarkuara me zjarrin e së vërtetës dhe peshën e një jete që ka parë, ndjerë e përjetuar thellë padrejtësinë, por kurrë s’e ka lëshuar litarin e shpresës. Në zërin e njeriut që ka shpirt njerëzor, ndjehet fuqia e Prometheut, e lidhur në shkëmb, por me zjarrin e vet të brendshëm që s’e shuaj dot as perandoria më mizore. Në fhalët e mia ndjehet shpirti i Zolës, që bërtiti “J’accuse” përpara një bote që heshti.

Kur njeriu përballet me shtetin që s’ka fytyrë

Në fillim, njeriu lind i lirë. Por herët a vonë ai përplaset me makinerinë e një shteti pa ndërgjegje, një sistem të ndërtuar për të heshtur të vërtetën dhe për të ushqyer frikën. Kështu më gjeti edhe mua – jo si qytetar, por si fajtor i paracaktuar, viktimë e një skenari të shkruar nga duar të zymta, në tryezat e errëta të UDB-së jugosllave.

Në qelitë prej betoni të Zenicës, nuk më burgosën vetëm me pranga, por me heshtje. Heshtje nga ata që duhej të më mbronin. Heshtje nga bota që rrinte spektatore, ndërsa një jetë fikej ngadalë në burg të errët.

Por njeriu, edhe kur i merret gjithçka, nuk është kurrë krejtësisht i mposhtur, përderisa mbetet gjallë mendimi.

Në errësirën e qelisë, ku unë kalova me skëterën në sy vite e vite, kur ende isha shumë I rid he I përballur me mizori të hatashme, ishin vite  kur koha humbiste formën, mendja bëhej tempull dhe ferr njëkohësisht. Ajo pyet: “Pse unë?”, “A ka drejtësi?”, “A ka Zot?”, “A ka Njeri?”

Pyesja brenda qelisë sëp betonit, ku nuk dija vallë, jasht ishte verë apo dimër, vallë biente shi apo dëborë !?! Dhe shpesh, përgjigjet nuk vijnë. Por fillon të kuptosh se nuk është përgjigjja që të shpëton – është vetë pyetja. Është kërkimi. Është ajo çikëz mendimi i lirë, që asnjë prangë s’e ndal dot.

Në mendjen time lindnin vargje. I recitoja heshtur, për të mos i humbur. I ruaja si një shenjë se shpirti im nuk kishte vdekur ende.

Poeti nuk është ai që jeton në kulla fildishi. Poeti i vërtetë lind në qeli, në internim, në urinë shpirtërore. Atje ku çdo fjalë është thikë, çdo kujtim është zjarr.

Unë jam frymë e atyre viteve të vjedhura. Por unë jam më shumë: jam kujtesë, jam dëshmi, jam protestë poetike. Jam vargu që nuk lejon të harrohet ajo që ndodhi.

A nuk është kjo vetë drejtësia estetike? Kur sistemi s’të njeh, arti të njeh. Kur gjykata të dënon, fjala të shpëton.

 Prometheu ballkanik dhe  Zola që mungon !

Prometheu nuk vdiq. Ai u bë simbol. Dhe ne, njerëzit që kemi vuajtur, e mbajmë zjarrin e tij në gjoks.
E ndoshta një ditë, do vijë Zola i Ballkanit. Do vijë një njeri që do ulërijë të vërtetën, jo për lavdi, por për ndërgjegje.

Drejta vonon. Por ajo vjen kur gjejmë kurajën për të shkruar, për të folur, për të kujtuar.

Njeriu që ka kaluar përmes errësirës nuk kërkon më luksin e dritës, por shpresën që errësira s’do kthehet më. Ai nuk është i thyer, por i kalitur, si tunxhi që është rrahur në zjarr, por tani ndriçon në diell.

Ky shkrim imi nuk është thjesht rrëfim. Është një testament shpirtër, një dokument i dhimbjes, por edhe i shpresës. Kam kaluar vite të rënda në burgjet e ish-Jugosllavisë, i ndjekur politikisht, i manipuluar nga gjykatat, i braktisur nga bota. Por nuk jam dorëzuar. Ky libër është rrëfimi im dhe meditimi im. Ai që lexon, të lutem, mos u përpiq të gjykosh, por të ndjesh.

Në fillim mendova se gjithçka ishte gabim. Që dikush do e korrigjonte të pavërtetën. Por jo. U bëra viktimë e një strukture të organizuar që jetonte nga heshtja, nga frika, nga gënjeshtra. UDB-a nuk kishte nevojë për prova; ajo kishte nevojë për koka.

Në Zenicë, koha kishte ndaluar. Dita dhe nata ishin njësoj. Aty mes betonit dhe dhunës, mendja është i vetmi shpëtim. Fillova të shkruaj me mendje, të flas me veten. Çdo natë i thoja vetes: “Mos harro kush je. Mos harro që je gjallë.”

Dhimbja, kur nuk na vret, na bën të thellë. E zbulova që bukuria nuk është luks. Ajo është nevojë për shpirtin. Fillova të krijoj vargje në mendje, të ruaj imazhe nga fëmijëria, të mbijetoj nëpër artin që s’mund ta censuronin.

Në Ballkan mungon ende Prometheu. Ai që merr zjarrin nga perënditë dhe ua jep njerëzve, edhe pse dënohet për këtë. Dëshiroj të jem ai zër. Ndoshta nuk do të mundem kurrë të çliroj popujt, por mund të çliroj mendjen, kujtesën dhe nderin tim.

Arti nuk është zbukurim. Ai është mjet mbijetese. Fjalët më shpëtuan kur drejtësia më vrau. Me to jam ngritur. Me to dua të lë pas një dritë në errësirë.

Nuk jam i urrejtjes. Jam i kujtesës. Kam besim se do vijë dita kur drejtësia do është më e fortë se frika. Dhe kur kjo të ndodhë, njeriu i Ballkanit do të mund të lindë për sërish…

Ky dorëshkrim është vetërrëfim, vetë lutje, vetë akt qëndrese. Dhe për ata që e lexojnë, është ftesë për të mos harruar betrejën time kundër padrejtësive mizore që mund ti bëhen njeriut nga organet gjyqësore që veprojnë isi SHTET MBI SHTET ose nga  regjimi dhe shteti që nuk kanë të bëjnë me interest të njerëzimit, të një populli apo kombi.

( Vijon)

40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!

0

Florim Zeqa

Dyzet dështimet të rikujtojnë tregimin e “Ali Babës me 40 hajdutët e tij”! Por në fakt, nuk është një “Ali Babë”, por janë katër të tillë me 100 hajdutët në Parlament!

Uzurpatorët e Kuvendit

100 hajdutët (deputetët) nuk janë minoritarë, por shqipfolës të varur nga 4 liderë shqiptarë që po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës!

Këta 100 hajdut edhe pse janë të zgjedhur me votën e popullit shqiptarë janë përfaqësues të subjekteve politike që po ushqehen pa djersën e ballit të qytetarëve nga taksat e tyre pa e bërë asnjë lëvizje pozitive në funksion të asaj për çka janë zgjedhur me votën e lirë!

Loja teatrale e partive politike në Kuvendin e Kosovës e dëshmon konstatimin tim të mësipërm, se këta 100 deputet nuk janë më të zgjedhur të popullit, por uzurpator të Kuvendit të Kosovës!

Lutje për qytetarët

Lutja ime për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, është kjo, distancohuni nga këto parti dhe këta liderë partiakë, që e kanë kapur shtetin dhe parlamentin në veçanti.

Nuk kanë si të trajtohen ndryshe ata që e kanë bllokuar jetën institucionale në Kosovë, ata që janë duke abuzuar me vullnetin e qytetarëve!

Qytetarët, me votën e lirë të 9 shkurtit 2025 e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe e kanë dhënë verdiktin popullor për vazhdimin e qeverisjes së vendit, dhe jo për bllokimin e institucioneve shtetërore.

Katër subjekte politike, katër liderë partiakë dhe 100 deputet shqiptarë janë kthyer në uzurpator dhe pengmbajtës të Kuvendit, të cilët janë duke e çuar shtetin drejt zhbërjes fizike!

Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të shtetit, të bashkohemi rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike dhe ta mbrojmë dinjitetin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi!

2 Korriku 1990 – Deklarata Kushtetuese, Preludi i Pavarësisë së Kosovës

0

Nga: Ramiz Tafilaj

Më 2 korrik 1990, në një ditë të nxehtë vere dhe në rrethana politike të jashtëzakonshme, delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese që e ngrinte Kosovën si njësi të barabartë me republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Ky akt u botua në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe përbën gurthemelin juridik dhe politik të pavarësisë së Kosovës.

Deklarata u miratua në një kontekst represioni politik dhe institucional nga regjimi serb, i cili pas suprimimit të autonomisë së Kosovës më 1989, filloi një fushatë dhune dhe shkatërrimi të institucioneve shqiptare. Në këtë atmosferë represive, me ndalim të mbledhjeve parlamentare dhe kërcënime direkte ndaj delegatëve, 114 deputetë shqiptarë gjetën mënyrën për t’u mbledhur në një ambient të improvizuar pranë ndërtesës së Kuvendit dhe shpallën vendimin historik.

Kjo deklaratë ishte akti i parë zyrtar që shënoi fillimin e krijimit të Republikës së Kosovës, e cila më pas do të formalizohej me Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, e më vonë me Referendumin për Pavarësi në mars 1991. Përgjigja e Serbisë ishte e ashpër: ndërhyrje ushtarake, dhunë sistematike dhe një përpjekje për eliminimin e çdo autonomie shqiptare në Kosovë. Por vullneti i popullit dhe vendosmëria e liderëve politikë shqiptarë nuk u thyen.

Presidenti Ibrahim Rugova ishte figura kyçe që, përmes një strategjie të urtë dhe paqësore të rezistencës, ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës. Ai arriti të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe e përmbushi premtimin ndaj popullit për një shtet të lirë dhe demokratik.

2 Korriku është një datë që mishëron guximin, vendosmërinë dhe vizionin politik të shqiptarëve të Kosovës. Ai ishte preludi i një rruge të gjatë dhe të mundimshme drejt lirisë. Pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 është rezultat i asaj rruge, me 2 korrikun si gurthemeli themelor i saj.

Sot, kur Kosova është një shtet sovran, i njohur ndërkombëtarisht dhe me institucione demokratike funksionale, kujtojmë me nderim ata burra dhe gra që më 2 korrik 1990 ngritën zërin e një populli të shtypur, duke nisur rrugëtimin e pandalshëm të shtetformimit.

Lavdi përjetë këtij akti madhor dhe të gjithë atyre që me vizion, trimëri dhe sakrificë i dhanë dritë rrugës sonë drejt lirisë!

Ne kemi kujtimet tona, ato nuk do të vdesin kurrë

1

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Njerëzit janë të vetmet krijesa tek të cilat emocionet janë të lidhura me kujtimet. Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të  zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!

***

Me frazën “kujtimet janë jeta” kam theksuar se sa të rëndësishme janë kujtimet në formësimin e përvojës sonë të jetës. Ajo sugjeron që kujtimet nuk janë vetëm përvoja të ruajtura në mënyrë pasive, por se ato kontribuojnë në mënyrë aktive në ndjenjën tonë të identitetit, kuptimit dhe vazhdimësisë. Pa kujtime, do të humbnim një pjesë të rëndësishme të vetes dhe të kuptimit tonë për botën. Secili prej nesh ka kujtime për një anëtar të familjes ose të afërm, miq, shokë, kolegë që nuk janë më me ne. Fati është i njëjtë, sot jemi gjallë por jeta ka një fund. Kemi kujtime për ata që nuk janë më me ne, por edhe pasardhësit tanë do të kenë kujtime për ne kur të jemi në botën tjetër. Prandaj, tema në fjalë është e përgjithshme, kujtimet janë jetë, pavarësisht faktit se ka disa mënyra për ta interpretuar frazën:

  • Kujtimet përcaktojnë se kush jemi:

Përvojat tona, si pozitive ashtu edhe negative, formojnë vlerat, qëndrimet dhe reagimet tona. Ato janë themeli i personalitetit tonë dhe i vetë-kuptimit tonë.

  • Kujtimet japin kuptim:

Duke kujtuar ngjarjet e kaluara, ne mund të shohim modele, të mësojmë nga gabimet tona dhe të vlerësojmë kohërat e mira. Kjo i jep kuptim jetës sonë dhe na ndihmon të orientohemi drejt së ardhmes (të lundrojmë në të ardhmen).

  • Kujtimet krijojnë vazhdimësi:

Kujtimet janë ura lidhëse midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ato na japin një ndjenjë lidhjeje dhe vazhdimësie, edhe kur përballemi me sfida ose ndryshime.

  • Kujtimet janë një burim:

Në kohë të vështira, kujtimet e përvojave të mira mund të na japin ngushëllim, shpresë dhe motivim. Ato gjithashtu mund të përdoren si një burim në terapi dhe në punën me kujtesën për të përpunuar traumën ose për të promovuar shëndetin mendor. Ato gjithashtu mund të përdoren si burim në terapi dhe punën e kujtimeve për të përpunuar traumën ose për të promovuar shëndetin mendor.

  • Kujtimet janë të gjalla:

Kujtimet nuk janë statike. Ato mund të ndryshojnë dhe të ndikohen nga përvoja dhe perspektiva të reja. Kjo i bën ato një pjesë dinamike dhe të rëndësishme të përvojës sonë të jetuar.

Në praktikë, mund të lehtësohet krijimi dhe ruajtja e kujtimeve të mira përmes masave të ndryshme, të tilla si dokumentimi i ngjarjeve (foto, video, ditarë), ndarja e kujtimeve me të tjerët dhe pjesëmarrja në aktivitete që ofrojnë përvoja pozitive. Në kujdesin për demencën, puna e kujtesës përdoret në mënyrë aktive për të ndihmuar njerëzit me demencë të mbajnë kontaktin me të kaluarën e tyre dhe të ruajnë identitetin e tyre.

***

Koha kalon. Kujtimet kthehen. Së bashku me prindërit e mi vizituam atdheun e paraardhësve tanë, Shqipërinë.

Shkodër. Po binte shi. Varret e prindërve të gjyshit i nderuam me buqeta me lule. Një varrezë në shi ishte gjëja më e trishtueshme për të parë, sepse shiu na bëni të mendojmë për lotët. Ndërsa dielli i ngroh fushat, ndërsa lisi fryn, varri fsheh të vdekurin, ndërsa zemra e gjallë i rreh! E tash e fsheh dheu i zi, dhe bari i blertë i mbuloi varrin. Atdheu ynë i bukur, o tokë e dashur heroike, lavdia e vjetër e gjyshit, që të jetë gjithmonë i lumtur! Edhe në jetën pas vdekjes…

                                                          ***

Disa kujtime të trishtueshme nga fëmijëria ime që më motivuan të përfshihesha në kauzën e popullit shqiptar që është në prag të zhdukjes

PS: Më poshtë po postoj sërish disa fragmente të një letre të mëparshme. Një ndodhi nga kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme, ku pashë me sytë e mi terrorin e policisë serbe ndaj një djali të mitur, i vetmi “faj” i të cilit ishte: se ishte shqiptar. Artikulli është publikuar nga disa portale (gazeta) që janë vërtet kombëtare:

Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë:

Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve të Shqipërisë. Tani (…), megjithatë letrat dhe poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
***
Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri (veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.

***

Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.

***

Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël.

***

Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).

***

Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”.

Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t`ia lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të  zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!
Aurel Dasareti – oficer ushtrie

 

02.07.2025

Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

0

Mitrovicë, 1 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesuesin e Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morën pjesë sot në vendosjen e themeleve të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Forhåndsvisning av bilde

Ura e re për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve do të ketë një gjatësi prej 51 metrash, një gjerësi prej 10 metrash, nga të cilat 3 metra trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët), ndërsa ura tjetër, vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë një gjatësi prej 41 metrash dhe një gjerësi prej 37 metrash. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove. Punimet pritet të përfundojnë deri në vjeshtë.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, Kryeministri Kurti theksoi se duke ndërtuar këto ura, ne po tregojmë përkushtimin tonë për të pasur sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim dhe shkëmbime ndërmjet veriut dhe jugut.

“Mbi lumin Ibër ka gjithsej 77 ura në tre vende; në Mali të Zi, Republikë të Kosovës dhe Serbi. Nga këto, 35 janë në Kosovë. Këto dy ura të reja do ta çojnë numrin e urave mbi lumin Ibër në Republikën e Kosovës në 37”, tha Kryeministri.

Ai falënderoi kryetarët e të dy komunave, qytetarët, operatorët ekonomikë dhe punëtorët e tyre, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Forhåndsvisning av bilde

Ministri Liburn Aliu, tha se projektet e këtyre dy urave janë kërkesë e Komunës së Mitrovicës së veriut dhe Komunës së Mitrovicës së jugut dhe derivat i Memorandumeve të Bashkëpunimit që ministria që ai drejton ka nënshkruar me dy komunat përkatëse. Ai dha më shumë detaje rreth urës së re për këmbësorë, e cila tha se do të lidhë sheshet në të dy anët e lumit dhe kështu do të rrisë sipërfaqen për ecje dhe rekreacion në hapësirat publike.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndërtimin e dy urave të reja tha se e sheh si një mundësi të mirë për të lidhur qytetarët nga veriu në jug dhe nga jugu në veri të qytetit të Mitrovicës. Ai njoftoi se Bordi Funksional i Mitrovicës, të cilin ai e kryeson, në listën e prioriteteve ka vendosur edhe aktivitete të tjera dhe projekte të tjera infrastrukturore, ndër të cilat transporti  publik urban i përbashkët, për të cilin tha se ura e re është ideale. Ai e cilësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e dy komunave në Mitrovicë, si dhe për vendin.

Forhåndsvisning av bilde

Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

0

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media ku shpallën një hap të ri në bashkëpunimin dypalësh.

Belgjika ka vendosur të njohë zyrtarisht atasheun e mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Bruksel, duke e fuqizuar përfaqësimin ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

Ministri Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj”, theksoi ministri Maqedonci.

Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

“Kosova luan rol kyç në Ballkanin Perëndimor dhe ne po tregojmë përkushtimin tonë, si në terren me KFOR-in, ashtu edhe diplomatikisht”, tha ministri Francken.

Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, duke hapur rrugë për bashkëpunim edhe më të thelluar në fushën e mbrojtjes.

Forhåndsvisning av bilde

Serbia e shkallmuar nga urrejtja ndaj të tjerëve e tash edhe ndërmjet vet serbësh

0

Pamje nga Masakra e Reçakut

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

1.Çdo gjë mund të ndryshojë por….

Populli serbian pesë herë e votoi Sllobodan Millosheviqin edhe pse dihej se do të përfundojë ashtu si i erdhi fundi, të vdes apo të vetëvritët në burg. Po mbushën dy dekada e gjysmë dhe nga ai psim populli serbian nuk ka mësuar po thuej se asgjë. Dhe, në këto kushte, “Serbia hyjnore” duhët të zbres nga qielli dhe të jetohët në mënyrë normale. Po, populli serbian është punëtor, por shtresa byrokratike është stralluar në krime dhe nuk ka asnjë shansë që do të sherohët me demonstrata të studentëve apo grevave të përgjithëshme shoqërore dhe sindikale. E vërteta, opozita në Serbi ka fare pak dallim nga pushteti. Madje opozita, për të ardhur në pushtet, fjalorin e ka më agresiv dhe foklorin e ka edhe më të egër, prandaj nuk ndihët rastësisht edhe prej saj se: “Do ta kthejmë Bosnje Hercegovinën, Kosovën, një pjesë të Kroacisë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”. E vërteta, në Serbi ka individ që janë të rreshtuar drejtë në politikë dhe demokraci, por fuqia e tyre është gati pa vlerë.

Tani në Beogrda është bërë problem, se si me i frigua shqiptarët dhe kroatët mëtej. Në anën tjetër, ne i kemi idealizuar disa peronalitete shqiptare, të cilat nuk kanë qenë për idealizim jetësor. Dhe ky pozicion i ka bërë disa gazetarë që për kah karakteri janë gangsterë si: Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Milaim Zeka, Ilir Mirena, Lirim Mehmetaj, Valon Syla e disa deputetë që i kanë për gjan paradat televizive, prandaj për t` ua lëvizish këtyre pozicionin, këta janë në gjendje edhe për luftë qytetare në mes shqiptarëve, dhe, mos të reflektojnë, mos ta shpalosin të vërtetën edhe pse e dijnë. E vërteta, ky soj gazatarësh të gjitha parullat dhe koloritin e shkrimeve dhe fjalëve të tyre e sajojnë me fraza të “majta” dhe të “djathta”, ndërsa shtihën e “shitën” si neutral, sepse e kanë mësuar zanatin e rrenës publike, nga shkolla bifurkative e Dobrica Qosiqit. Mbi të gjitha, pazar për tregti fjalësh nuk kanë, sepse janë mësuar të hanë nën sofër, çka ju qet zotëria në kalanicë. Bindjet e dikujtë sipas disa gazetarëve kritizerë, disi po kërkojnë se, duhët respektuar me tepër se ligjin dhe kushtetutën, sepse nga 1981- e deri më sot kanë lujtur bigjoz me interesin kombëtar. Pra, këta nuk janë në gjendje që ta kuptojnë ndryshimin që ka ngja më 1998/99, sepse privilegjët i kanë deformuar sikur llozat e bajraktarëve, të cilët herdo kur vijnë në tubim, “vendin duhet ta kanë”, në krye të votrës. Jo, ka kaluar ajo kohë, edhe ai që është ulur dikur te dera, nëse është i shkolluar, dhe është verifikuar me vepra të logjikëshme dhe bujare e të drejta, vendi e thrret të ulët ku e meriton, në logun kryesor të kombit dhe miqëve të tij.

Me këtë pozitë të bajraktarit, më u ulë në ball të votrës është garantuar tani për tani, si shtet Serbia, sepse “këtë respekt”,  jo që e ka merituar, por ia kanë garantuar pa kufi: Rusia, Franca dhe Britania qe dy shekuj pa shkëputje, sepse e kanë përdorë pikërishtë Serbinë si njëfar mashe, për ta mbajtur Ilirinë në një pozitë neokoloniale. Shumë vështirë është pra, është në anën tjetër që një popull i nivelit blegtoral dhe bujqësor, si ishte dhe është deri në një masë Serbia, ta mbajë këtë pozitë të “bajramtarit të Ilirisë”, aq më parë kur sot infromata dhe dituria-shkollimi nuk mund t` i ndalohët askujt, siç ka bërë turku dhe serbiani me shqiptarë gjatë shekujve XIX dhe XX-t. Lidhur me këtë pozitë Serbisë privilegje i siguroi Kryqzata Ballkanike më 1912 dhe vulën asaj kryqzate ia siguroi: Kushtetuta e Vidovdanit 28 VI 1921. Ajo kushtetutë u aprovua me 224 vota nga: Radikalët, Demokratët serbianë, nga JMO (Boshnjakë) dhe nga Xhemjeti shqiptar! Nuk e votuan: komunistët, HSS, Republiknët dhe Sllovenaçka ljudska stranka, me 152 vota kundër. Kjo kushtetutë do të përtrihët më 1990 në Serbinë e fashizuar nga mbeturinat e komunistëve dhe mercenarët e çdo fundrine politike, prej të cilëve serbianët përfituan të luftojnë për dhjetë vjetë dhe t` i humbin katër luftëra, por të shtihën prap se janë “fitimtar”. Madje serbianët nuk mësuan asgjë nga burgimi i S. Millosheviqit pikërisht në Vidovdan më 28 VI 2001. Po edhe bombardimet e NATO-s nuk kanë filluar më 24 mars 1999 rastësisht, pikërishtë pas dhjetë viteve (23 mars 1989). E gjatë atyre dhjetë vjetëve Beogradi neonazist mendonte se do të avansohet në Serbi të Madhe, në Serbi integrale dhe homogjene, ashtu si e kishte projektuar Stevan Moleviq më 1941.

2.Pse Serbia është para luftës qytetare sot?

Demonstratat në Beograd, Novi Sad dhe Nish (janar 2025; Qershor, Korrik 2025)  e disa qytete tjera, nuk janë fuqi ofenzive që do e rrxojnë nga pushteti A. Vuçiçin, për faktin se pushteti i fashizuar, ende ka para të pista, me të cilat finasohët policia, burokracia dhe ushtria. Në fakt, ky pushtet që është në fuqi sot në Serbi, ka grumbulluar majftueshëm para, me shitjën e litiumit, bakrit dhe kromit, po edhe me shitjën e armatimit për luftërat lokale nepër glob. Ky fakt është dëshmi shtesë se Serbia finanson terrorizmin kudo që ka interes politik dhe strategjik Rusia. Një hendikep Serbia do ta ketë, dhe ai është i përkohëshëm, deri sa kompania e mafisë Soros t` i ndryshojë ëmblemat, dhe ta vazhdojë “melodinë dhe këngën e ballkanëve të hapur”, për të shitë aramtim nepër Afrikë dhe Lindje të Afërme, madje edhe në Ukrainë, sidomos në Ballkanin Jugperendimor, ku prijnë për respektimin e “filharmonisë” masone të Llozanës: Serbia, “Shqipëria” antishqiptare dhe “Maqedonia” antibullgare.

Në Serbi kah fillimi i vjeshtës 2025 do të ketë luftë qytetare, për faktin se katundaria nuk është më me pushtetin, sepse ka mjaft ushqim, ka një standard të nivelit mesatar dhe pushteti qoftë edhe marionetë, me taksa minimale nuk do mundet më t` i përfiton. Në luftën qytetare në Serbi, eventuaisht do të ngritej shtresa e atyre që mirrën me avantura, por numri i tyre nuk është i nivelit që kanë forcë për të përmbys asnjë lloj pushteti. E lufta qytetare dihët se shkatrron çdo gjë, prandaj, tragtarët, punëtorët dhe byrokratët e imët, aq më parë studentët dhe profesorët e tyre edhe nëse janë patriot, nuk janë të prirur për ndryshime rrënjësore, po nuk patën interes ata që kanë kapital finasiar të garantuar nepër bankat e hujeja, e ata janë të pakët, dhe tek e fundit nuk janë kategori e armës.

A ka Serbia shtetërore kapacitete më e mposhtë shovinizmin si kancer në të cilin po digjet këto ditë. Mendoi se jo që nuk ka asnjë institucion që do ta kthente në rrugën e ekleziologjisë dhe insufiencës shoqërore në pushtet, por nuk ka edhe asnjë shansë që të pastrohët nga e kaluara, sepse as BE e as OKB nuk e kanë në program një detyrë të tillë. Lidhur me këtë, në bazë të hulumtimeve alternative, arrihët në përfundim se rrebelimi serbian, nuk e ka asnjë lidhje të nxitur nga: Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Gjermania, Franca dhe Britania e brexit. E vërteta, rrënjët e mashtrimit serbian në mite janë nga Mesjeta, të cilat në të gjitha etapat historike por si një kryqzatë i kanë ndejtur njeriut serbian nëse jo në mendje, atëherë në gjepa dhe kurdo që iu kanë nevoitur i kanë nxierr me lehtësi nga xhepi.

 3.Pak histori krahasimtare që është politikë xhelatësh

Dihët se Dinastia Arabe arrijti përmes luftërave pushtuese, nga shekulli VII e deri në shekullin e IX të Erës së Re, të zgjërohët edhe në Evropë. Fundi i zgjërimit saj arrin në Poatje (afër Parisit) në vitin 732, kur fillon dekadenca totale, e quajtur rekonkvista. Ndërsa, më 841 arabët arrijnë ta plaqkisin tërë bregdetin e Adriatikut si: Budvën, Kotorin, Ankonën, ndërsa më 866 arritën ta plaqkisin Dubrovnikun, Durrësin, Apollonin dhe një varg lokalitetesh tjera iliro-arbanase. Këtë relaitet e shfrytëzuan sllavën që të dyndën në Iliri. Pra, politikën e palçkitjeve dhe këto ngjarëje dhe këtë histori shumë shpjetë e mësuan shumë mirë ardhacakët sllavë gjatë shekujve VII-XI, kur Kisha unijate u nda në dy pjesë, më 1054. E vërteta, një kohë të gjatë (edhe pas kryqzatave 1096 e deri me sot), kisha bizantine e ruajti ritin unijat. Ndërsa Kisha e Romës e ndali për veti doktrinën, për të vëndosur pushtete dhe për të zgjëruar horizonte me fuqinë e barotit, por gjithëmonë duke u mshefur pas kryqit të Krishtit, me të cilin tregohej “pafajsia” dhe dëshmohej “mospërzierja”, në stilin gjuje gurin e mshefe dorën. Në lidhje me këtë, me luftëratë osmane gjatë shekullit XIV, sidomos në Maricë më 1371 jo vetëm bullgarët por edhe serbët dhe arbansët, e humbën luftën. Humbja vazhdoi për serbët, arbanasit dhe sllavët pa kriter, sepse lufta nuk ka ngja fare më 1389, por këtë “luftë” të trilluar priftërinjët serbian e spjeguan në Perendim si “fitore” në një anë për të u barazuar me frankët më 732, ndërsa në anën tjetër për të treguar se nuk humbin si bullgarët më 1371, por trilluan se për “fitorën” e tyre në Kosovës,  paska rrahur këmbana e Katedralës Notër Damit. Kjo dezinformatë u përlqye në tërë Evropën e krishterë, dhe në një mënyrë fitorja në Poatje më 732 dhe “fitorja” në Kosovë më 1389 u pelqyen dhe u barazuan si një “medikamnet që plagën e qetëson por nuk e sheron”. Prandaj në këtë nye historik serbianët muarën turr dhe ndërtuan respekt pa mbulesë. E në këtë nye serbianët, disi e mbollën rrenën si kulturë për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Dhe nuk thot Dobrica Qosiq rastësisht: “ Rrejmë për ta mashtruar vetëvetën, për t` i mashtruar të tjerët, rrejmë nga keqardhja, rrejmë nga turpi për t` u kurajuar, për ta shlyer mjerimin tonë, rrejmë për shkak të lirisë. Rrena është një gjendje e natyrshme e gjithë popullit dhe shtetit serbian. Rrena është patriotizëm dhe konfirmim i intelegjencës sonë të lindur. Rrejmë në mënyrë kreative madje edhe shpikëse”!.Me këtë inercion politikanët serbian rrejnë edhe sot, por demonstrimi i këto ditëshëm po ua zbulon pozicionet.

  1. Edhe në Evropë gjatë shekullit XIX e pelqejnë rrenën serbiane

Evropa në fillim të shekullit XIX kishte qëmdrim negativ ndaj hebrenjëve. Lidhur me këtë më 1807 kreu u njëfar pushtreti serbian mori vendim për shfarosjën e hebrenjëve, në mënyrë që pas një kohe ajo detyrë u zgjërua edhe ndaj shqiptarëve, të cilët cilsoheshin si “poturica” (muslimanë), e që Evropa ua kishte meninë sepse ishte rrezikuar për tre shekuj prej tyre, me thënjën e sulltan Sulejmanit Pushtuesit se: “Do të shkoj në Romë dhe aty ati im ka me pi ujë në altarin e Kishës së Shën Pjetrit”. E pra, tërë Evropa dirdhej sikurse në kohën e Hanibalit kur thuhej për t` i friksuar fëmijët: “Hanbal ante portas-Hanibali është para dere”.

Sidomos gjatë shekulit XIX Serbia zyrtare do ta ketë ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, posaqërisht në Kongresin e Berlinit më 1878, kur 714 katunde dhe 6 qytrete shqiptare të Sanxhakut Nishit, iu dhuruan Princiatës serbe, që të i spastrojë me gjenocid. Dhe ai gjenocid ndaj shqiptarëve Serbisë i vinte nga Marrëveshja sekrete e 15 janarit 1877, kur Vjena u obligua për ta ndihmuar Serbinë në një kryqzatë antiosamne. Nga ky realitet, serbianët do të trimërohën dhe më tepër dhe nuk do ta ndalin turrin gjithnjë për ta përtrirë Perandorinë e Dushanit, i cili më 1346 u shapallë: “Car i serbianëve, arbanasëve dhe grekëve”. Dushani më 1349 e përpiloi një Kanun, kohë kjo kur shqiptarët i kishin tri institucione të tilla: Kanuni i Maleve; Kanuni i Krujës; Kanuni e Lekë Dukagjinit. E vërteta, nëse Benito Moslini e ngriti “Perandorinë” e vet duke imituar Perandorinë Romake, në të njëjtën mënyrë serbianët provuan dhe në këtë fushë që e finasuan francezët dhe britanikët duke i ndihmuar që ta ngrisin Perandorinë Jugosllave dhe dinastinë e tyre “puro komuniste”, edhe pas vitit 1945 të ndihmuar nga BRSS dhe misionet anglo amrikane 1942/45.

Edhe epoka e komunizmit në aspketin politik dhe strategjik ishte realitet që i konvenonte kishës serbiane sepse fitoi një hapsirë të re, parndaj ushtrisë dhe xhandarmërisë serbiane në luftë për dominim, ku ndihma pansllave e konvertuar në ideologji pankomuniste doli, dhe krijoi kulmin e fuqisë, me 21 milion kilometra katror territor puro rus, fakt ky që e kishte vënë në konkurencë edhe GjingisKanin e mijavjeçarit; luftën e Napoleonit (shpërndarës i civilizimit kapitalist) dhe mizoritë e Adollf Hitlerit. Edhe këto fakte e kurajuan serbianin e rendomt të ndihët si sllavë “bajraktar në krye të votrës” në Ballkan, pa marrë para sysh kur ka ardhur në shoqëri. Pra bullgarët dhe grekët me themelimin e Jugosllavisë (1918-1992) mbetën në “safin e dytë”.

5.Kush provonte t` ua prish pozitën serbianëve ai ishte armik i Evro-Azisë

E vetmja forcë më 1945 ishin shqiptarët që nuk e pajtonin realitrtin serbian të jetës nën një çati me ta. Dhe duke e kuptuan në thellësi moskënaqsinë shqiptare, serbianët më 1953 do ta ratifikojnë Konventën Serbo-Turke të vitit 1938, për shfarosjën e shqiptarëve. Meqë, federata jugosllave për brenda kishte pakënaqësi evidenete dhe më 1957 E. Kardel do të deklaroi: “Ne slovenët dhe kroatët një ditë do t` iu bashkohemi në sistem italianëve dhe austriakëve; ju serbianët një ditë do t` i bashkoheni rusëve dhe bullgarëve”. Nga salla Dobrica Qosiq i drejtohet: “E shqiptarët kah do të rreshtohën”. E Kardel, Normal do t` i bashkohën Shqipërisë”. Ky fjalim në Plenumin ilegal disi nuk u shpalos në opinion. Por do të përseritët parpa më 1962 në një plenum ilegal të LKJ, por në një çasje tjetër politike: do të plas çarja më e ashpër në mes sllovenëve dhe kroatëve në një anë, dhe serbëve, malazezëve dhe maqedonëve në anën tjetër.Fjala ishte se decentralizimin serbianët nuk kishin rrugë tjetër që ta mbajnë përonësi me UDB dhe KOS, prandaj duke mos pasur rrugë tjetër, kreu i vendit (kroati Tito) do të orientohët që ta menjanojë Aleksandër Rankoviqin nga skena politike më 1 korrik 1966, duke mos e burgosur sikurse M. Gjillasin, sepse aspironte ta marr Çmimin Nobel për paqe (Mosinkudrim), çmim ai që e ka aspiruar deri në vdekje.

6.Viti rrevolucionar 1968 që nuk njihte kufijë

E vërteta, viti 1968 politikën centraliste serbiane do ta shkallmojë në të gjitha diemnzionet dhe një vit më vonë Kosova do ta fitojë Ligjin Kushtetues  më 1969, që ishte “një hap afër kushtetutës”, do të shkruaj Vlladimir Bakariq, më 1970 kur Kosova e fitoi univerzitetin. Ndërsa më 1971/72 Univerziteti i Prishtinës i avansoi studimet në pasuniverziatre në Albanologji dhe Histori. Më 1973/74 Univerziteti i Prishtinës do të i ketë magjistrat e parë, “prodhim vndor”.  Më 1974 Kushtetuta e RSFJ-ës, nomnalisht i dha fund luftës csntraliste të Kral Aleksandrit nga viti 1929 dhe Aleksandër Rankoviqit nga viti 1963, dhe fitoi hapsirë decentraliste territoro administrative. Me këtë realitet serbianët ishin mbështetë për muri dhe nuk dinin kah t` ia mbanin sepse Perendimi nuk i donte, ndërsa Lindja ishte kah pozicioni i debaklit sistemor.

7.Atentati ndaj Kushtetutës 1974 (Libri i Kaltërt)

Por të kuptohemi, nuk ishte në pyetje vetëm çështja e Kosovës më 1974. Lidhur me këtë serbët si serbian të regjur në intriga dhe konflikte politike, për ta legalizuar luftën kundër decentralizimit të RSFJ-ës,  nga Drazha Markoviq, do të angazhohët një ekip juristësh që ta përpiloin “Librin e kaltërt”, i cili ishte në çarkullim ilegal më 1976. Me këtë ‘Libër” pamflet me qëllime atentati ndaj sistemit kushtetues, propogandimi i tij nuk mund të mbahej sekret, prandaj Serbia zyrtare i hapi letrat dhe e filloi luftën për dominim, së pari në forumet e saj e pastaj nepër krahina. Dominimi nuk vinte ndryshe në funksion, përpos përmes dy rrugëve: 1. Kur të vdes Tito,  dhe 2. Të shfrytëzohët çdo lëvizje rrevolucionare në Kosovë. Me që Tito vdiq më 1980,  një vit më vonë më 1981, çarqeve shoviniste serbe u erdhën Demonstratat patriotike shqiptare si një: “mehlem për varrë”, dhe pas dy muajëve e imponuan: “Platformën politike për Koasovën”, përmes të cilës shfaqën publikisht se nuk e respektojnë Kushtetutën e vitit 1974, dhe si pasojë synojnë rikolonizimin e Kosovës. Një hap më afër qëllimit tyre ishte militarizimi i Lidhjës Komuniste të Kosovës më 1983, me themelimin e 7 brigadave dhe 21 bataloneve ushtrake, të cilat në rast të: “eskalimit të situatës shqiptare me armë, të intervenohët në të njejtën mënyrë me ushtri të rregullt dhe me rezervë”. Si forcë shtesë për militarizimin e Kosovës, Serbia politike, kishtare dhe ushtrake, më 15 maj 1985 legalisht në një simpozium ndërkombëtar në Beograd doli me tezën: “Populli shtypës dhe populli i shtypur”, që asociacionte në serbianë. E vërteta ai pamflet u botua edhe në anglishte, por jo edhe reagimet që u thanë aty për aty se: “Ju serbët preferoni të fitoni çdo gjë në këtë shtet të jetë nën komandën e juej, por nëse vazhdoni kështu do ta humbni edhe qëllimin edhe cakun në tërësi” (HB). Ai studim do të spjegohet nepër koluare të Serbisë por ilegalisht nuk “mbeti vetëm si diskutim”, sepse flamurin e shovinizmit e mori Akademia Serbiane e Shknecave me “Memorandumin 1986”, që ishte zbërthim i “Librit Kaltërt”. E vërteta, si detal i studimit të prezantuar, më 15 maj 1985 në Simpoziumin Ndërkombëtar në Beograd, me titull: “Ugnjetena i ugnjetaçka nacija”(Kombi shtypës dhe i shtypur). Ndodhi Memorandumi më 1986, sepse më 15 maj 1985 politika dhe shkenca serbiane psuan katastrofë, para fakteve që i prezantuan historianët shqiptarë nga Kosova, si të vetmuar. E vërteta, aty sllovenët, kroatët, gjermanët, francezët, rusët dhe amarikanët shiqonin nga bregu. Një vit më vonë , më 1986 në Novi Sad, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar rë Kosovës, do t` ua tregoi vendin shovinistëve serbian, pa e trembur syrin për asnjë çast, sepse nuk durohej më asnjë lloj nënçmimi dhe inferioriteti, e aq më parë asnjë lloj supremacioni. Por, e vërteta politike është krejtë tjetër. Ende nga liderët komunist të Kosovës kishte qyqari dhe primitivizëm të mykur, sespe fotelët u ishin bërë çështje “ekzistenciale” dhe ekselente! Pra, pse mos të thuhët se intelegjencia e Kosovës ua ka thyer hundët serbianëve nga viti 1975 e deri më 1991, kur integritetit duhej vërtetuar me armë. E me që në rrfashin e armës Serbia kishte përparësi, parap se prap arma jonë u tregua se ka zjarr për t` i hapur faqet e historisë, pak më vonë, kah fundi i shekullit (1997-1999).

Serbia me gjithë atë ishte në përparësi kur ishte në pyetje Kosova, sepse politiakët e Kosovës ishin kthyer në oportunistë dhe po bënin gara se cili është më “katolik se papa” (më proserbian), sa që me një rast njëri prej tyre në plenum e nxorri letërnjohtimin dhe deklaroi se: “jam jugosllav”. E tre jugosllavët tjerë si: A. SH; S. H; dhe RR.M që ishin aty, vetëm zgërdhihshin nga yndyra e tradhtisë, por që kësaj radhe tradhtia u luftua me armë,nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1993-1999.

Serbia zyrtare në këto rrethana, e trimëruar nga realiteti, se republikat perendimore vetëm po i aplaudonin çështjës Beogradit se po sharronte në humnerën e shovinizmit, prandaj më 1988 e aprovuan: “Progarmin jugosllav për Kosovën”, dokument ky që parashikonte sllavizimin e Kosovës, në përgjithësi me 92 detyra konkrete. Dhe pse jo, në këtë turr, serbainët e hapën mundësinë e grusht shtetit në Kosovë, të cilin e organizuan më 23 mars 1989. Madje për këtë grusht shtet heshtën të gjithë, për të reaguar pastaj vetëm shqiptarët më 2 korrik 1990 ku haptazi kërkuan Republikë, në kuadër të RSFJ-ës (Fedratë apo Konfederatë).

8.Çka mësuan shqiptarët më 1989-1999

Pas grusht shtetit serbian në Kosovë që ndodhi më 23 mars 1989, dhetë ditë më vonë në Fushë Kosovë do të nxirret në lexim dokumenti i vitit 1921 e që ka të bëjë me betimin tradicioanl serbian para çdo lufte kur lumenjët e gjakut duhët të avansohën në fuqi graviteti kriminal. Betimi që botohët pr herë të parë është ky: “Ne serbianët e kemi traditë të betohemi para priftit.Në betimin tonë misionar është cilsore një aksiomë në të cilën nuk guxojmë të gabojmë. Prandaj, betimi ynë e ka madhështinë në këto fjalë: Betohemi se do të therrim dhe vrasim nga afërsia çdo armik, që e kundërshton synimin tonë hyjnor. Betimin e bëjmë para kryqit dhe priftit, sepse synimet tona janë të lara në xhak, të cilat Krishti do të na i bekojë, që askujtë mos t` i japim llogari. Shën Sava në këtë mison është si fantazmë gjithëmonë me ne, në aksione të shenjëta, të cilat përfundojnë me triumfin tonë, sepse vrasjet nga afërsia janë më të ngrohta, dhe më të sigurta për ta siellur fitorën, për ta bërë Serbi edhe atje kudo që është një varr serbian”. ( Shiqo: Arkivi i Jugosllavisë (AJ), S.14. K. 12, viti 1921). Pra, ky realitet verteton se politika serbiane po vazhdonte me programime të reja për t` i likviduar së pari personalitetet shqiptare, e pastaj tërë popullin, në mënyrë që të serbizohet Kosova me kolonistë të siellur nga Kroacia dhe viset tjera të ish Jugosllavisë.

9.Çka planifikoi shtabi i Sllobodan Millosheviqit pas fillimit të bombardimeve të NATO-s

Me që shumica e avionëve të NATO-s ngriteshin nga Aviano e Italisë, në Beograd do të provohët për ta kompromituar shtetin e Italisë me një tragjedi të kurdisur, të cilën dijnë vetëm serbianët ta kurdisin. Fjala është se kah fundi i bombardimeve, sipas Beogrdait zyrtar, duhej trasferuar familjën e Ibrahim Rugovës nga Kosova në Beograd dhe prej andej në Romë. Aty ishin regrutuar dy agjentë të BIA-s që posa të dali Ibrahim Rugova nga aeroplani me familje, ata (agjentët) ta hudhin bombën vdekjepruese. Pas hudhjës së bombës, duhej vërtetuar se a është vrarë Ibrahim Rugova sikurse Latif Berisha, Fehmi Agani dhe Bajram Kelmendi. Në lidhje me këtë, si akt të dytë të skenarit serbian radiotelevizioni serbian duhej ta shpërndante lajmin se “atentatin e ka kryer UÇK”.

Tani shtrohet pyetja, pse nuk ndodhi atentati në Romë. Nuk ndodhi sepse pushteti italian dhe Vatikani reaguan shumë ashpër dhe brenda dhjetë orëve u ndryshua skenari serbian. U aktivizua lidhja me agjenturën e vjetër serbe në Gjermani, që atje të kryhet atentati sikurse ai i drejtuar kundër vllazërve Gervalla dhe Kadri Zeka më 1982. Për këtë mundësi do të reagojë pushteti policor gjerman, madje duke e njohtuar edhe Gerhard Shrederin. Me fjalë tjera, Rugova me familje shpëtoi falë reagimeve të pushteteve italiano-gjermane, po edhe rastësisë. (Për këtë planifikim duhet të hulumtohet Renata Fllotao, e cila qëndroi në shtëpinë e Ibrahim Rugovës si “gazatare”.

Lidhur me këtë skenar, ishte planifikuar, në anën tjetër që Adem Demaçi të grabitej nga rruga dhe në lagjën e Muhaxherëve në stacionin e policisë të mirrej në pyetje. Ekzekutimi i tij ishte parar të bëhet në vendin ku është vrarë Agron Rrahmani. Edhe ky ekzekutim ishte i skanuar t` i mvishet UÇK-ës, në mënyrë që raditelevizioni serbian ta përhap lajmin se: “Demaçin e likvidoi UÇK, sepse nuk pranoi të shkonte në Rambuje në shkurt 1999”*.*Informatat janë të plasuara në një monografi të një historiani serbian, botimi i së cilit pritet, me padurim nga opozita serbiane, sidomos nëse jipën referencat).

Me betimin parafashist  Serbia në anën tjetër, deri më 10 qershor 1999 në Kosovë, do të serbizohet çdo pore të jetës, që më në fund Beogradi: Patriku Pavle, Presidenti Millosheviq dhe shtabi i gjeneralëve ushtrak dhe policor, provoi edhe gjenocid duke krijuar 600 varreza masive, duke deportuar nga Kosova 999 895 shqiptarë, duke bartur kufoma me qëllim të asanacionit për të humbur gjurmë, dhe për këtë mos t`i përgjigjet askujt. Lidhur me këtë skenar duhet thënë se më 27 maj 1999 Patrikana serbiane kishte planifikuar tubim të tërë Vaselenës në Beograd, në mnyrë që aty të promovohej Unijatizmi dhe shanasa që më 28 VI 1999 të festohet në Gazimestan pa asnjë shqiptar në Kosovë.

Por, me gjithë humbjet në të gjitha fushat, Serbia e fashizuar, propogandoi se “doli nga luftërat disi e kurajuar sepse më 1995 Kasapi i Ballkanit u bë “paqebërës” në Dejton, dhe me këtë pozicion “hyjnor” do t` i thot Patriku Pavle vozhdit tij: “Ne do t` i përtrijmë synimet tona kanononore, do ta përtrijmë Perandorinë e Dushanit”. Por më 10 qershor 1999 u detyruan ta nënshkruaj kapitullimin e tretë dhe kështu u hap rruga, që më 28 VI 2001, ai që e kishte krijuar tragjedinë u deportua në burgun e Hagës, mu në ditën e Vidovdanit. Me këtë u vërtetua se ka zot, se pas çdo krimi vjen një çlirim shpirtëror që ka për mision humanzmin e shoqërisë. Megithë antë Serbia “hyjnore” nuk u reflektua sepse BE dhe KS OKB janë kah e miklojnë, pale mos po konvertohet në politikë perendimore. E po të ishte Kasapi (Sllobodani) gjallë do të klithte: “Mallo morgen”!

Mjerisht shoqëria serbiane nuk shënoi gjatë këtij çerek shekulli (XXI) asnjë ndryshim, dhe deri më sot mbeti shoqëri nazifashiste, sepse nxënësi i V. Sheshelit (A. Vuçiq) po e drejton shtetin, kurse nxënsi i S. Millosheviqit, po e drejton pushtetin gjakatar nga pusitë që ia servon BIA.

  1. Po shqiptarët ku janë dhe çka po dëshmojmë sot?

Në Kosovë kanë mbetur një pjesë e serbëve, të cilët janë të privilegjuar nga Beogradi, dhe në anën tjetër janë të garantuar me Kushtrtutë të Kosovës, për të jetuar prap si parazitë, sepse shpresojnë se do të kthehen prap ish kolonistët. Por, lufta esenciale e tyre mbetët që të akuzojnë shqiptarë për çdo gjë, qoftë edhe kur nuk bjen shi!.

Me këtë mentalitet që ua garanton Evropa, nëse ngjan ndonjë krizë me përmasa botërore, serbianët së pari në vend se të mbrohën, do të aspirojnë ta sulmojnë Kosovën, ngjajëshëm sikurse e sulmuan më 1914 shqiptarinë kudo që jetonte. E kur tani për tani, nuk ka luftë të hapur në Ballkan, serbët në vend se t` i paguajnë reparacionet e luftës për dëmet që ua kanë siellur shqiptarëve për dy shekuj, ata janë kthyer në dahi me vendimin e BE-s dhe KS OKB-ës, pikërisht me Rrezolutën 1244 (1999), të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 e ka diskualifikuar se e pavlerë . Kështu si është gjendja qe 25 vjet nga viti 2000, serbët e Kosovës nuk paguajnë taksa, por shqiptarët janë të detyruar (!!!) t` ua paguajnë çdo hargjim. E faktet historike flasin se kësi shembulli nuk ka pasur kurrë historia botërore. Edhe më keq, pushteti serbian organizon sulm terrorist në Kosovë në Bajë (2024), dhe në vijim në kanalin “Ibër-Lepenc”. Ndërsa, Kosovës i vihën sanksione nga BE, pa asnjë fakt. Edhe më keq, me vendim të BE-s qyteti i Mitrovicës mbahët i ndarë, sepse Evropa nuk mundet për të jetuar pa një “Bdrlin” të ndarë. Dhe më tragjikisht, kaluan 4 vite që përfaqsuesit e BE-s Borel dhe Lajçak, që vinin nga vendet që nuk e pranojnë Kosovën, kanë vëndosur për çdo gjë për rrugën e saj e një ndër to ishte refuzimi që Republika e Kosovës të pranohët në Këshillim e Evropës.

Ndodhë kjo padrejtësi, sepse drejtuesit politik shqiptar nuk luftojnë për shtet por për zhvatje të pushtetit, siç kanë vepruar për 25 vite. Ja se si shprehën këta drejtues matrapaz ndaj atij që lufton për forcimin e shtetit e që e drejton Vetvëndosjën: 1.Edi Kristaq Rama, Albin Kurti është fajtor, për krizën në veri të Kosovës”; 2. Lutfi Haziri, Albin Kurti shkakton dhunë dhe përdorë forcën në veriun e vendit;3. Ramush Haradinaj, Albin Kurti me siellje FASHISTE tenton të kontrollojë veriun e vendit;4. Milazim Krasniqi, Albin Kurti duhët ta mbajë përgjegjësinë për dhunën në veri”;5. Nol Nushi, Albin Kurti me polici fashiste po mundohët ta kap veriun”;6. Goran Rakiq, Kërkojmë që policia fashiste të largohët nga veriu”; Aleksandër Vuçiq,vetëm i konfirmon këto pozicione kapitullante. E po ku jemi do të pyeste, shkrimtari famëlarë Rexhep Hoxha. Jo vetëm kaq, Parlamenti i Kosovës është i bllokur nga të gjithë dhe:”Stambolli po digjet, ndërsa kurvat dhe kurvarët po krehën”.E mjera Kosova sikur na dërgojnë të fala deshmorët.

Shkrimi iu kushtohet: Adem JASHARIT-Legjendarit dhe të pagjeturve shqiptarë, të cilët fashizmi serbian i ka maskuar nepër varreza masive nepër Serbi!

Më 3 VII 2025

Pellazgologu Aref: Kërkoj falje nga xhelozë dhe shovinistë që nuk i përmenda Ortodoksët… sepse ata nuk ekzistonin ende !

0

Foto : Gërmadhet e qytetit Kumran (shekulli II para erës sonë në breg të detit të vdekur në Izrael) të lashstë çifut i Esenianëve ideologjia fetare e të cilëve eshtë në origjinën të predikimeve fetare të Jesu Krishtit, në fillim të sh. 1. 

Matiew Aref, pellazgolog, Paris

Ja një përgjigje për dy komente mbi një nga postimet e mia të fundit të shkurtra në lidhje me konvertimet e para të të krishterëve (katolikëve) në Shqipërinë VERIORE dhe VERILINDORE (kjo nuk është kuptuar fare kur kjo është shkruar qartësisht…nuk kisha për të folur për ortodoksinë sepse nuk ishte rasti !). Nëse nuk fola për Ortodoksinë, kjo është sepse ajo u shfaq vetëm pas “skizmës” së vitit « 1054 ». Prandaj, kërkoj falje nga xhelozë dhe shovinistë që nuk i përmenda Ortodoksët… sepse ata nuk ekzistonin ende ! Prandaj, u ndjeva i detyruar të shkruaja këtë artikull për të sqaruar situatën dhe për të vënë Historinë në vendin e saj. Përgjigja ime këtu është e përgjithshme sepse mund të interesoje miq të tjerë.

Për të filluar, nuk do të bëj një ekzegjezë mbi “Krishterimin” këtu sepse kjo është bërë tashmë nga specialistë të shquar. Do të përshkruaj saktësisht fillimet e Krishterimit, duke u përpjekur të jem i paanshëm, i qartë, i besuëshëm dhe i drejtë dhe mbi të gjitha pa hyrë në shumë detaje të panevojshme. Personalisht, unë jam agnostik, që do të thotë se nuk besoj në fetë e « krijuara nga njeriu », por në një Zot, konturet e të cilit askush nuk ka qenë në gjendje t’i përcaktojë, as të përcaktojë profilin e tij, as ekzistencën e tij në një mënyrë apo në një tjetër. Kjo do të thotë që jam në një gjëndje « ekspektative », në vëzhgim, kërkim dhe reflektim të vazhdueshëm. Për mua, nuk është një “ndjenjë”, por thjesht një “reflektim metafizik, filozofik, historik dhe didaktik”.

Feja e krishterë lindi në Palestinë në kohën kur ky rajon i Lindjes së Afërt ishte i pushtuar nga Romakët në vitin <- 63 (nga Pompeu i Madh i cili pushtoi Jerusalemin) dhe më pas kjo vazhdoi deri në shekullin e 4-të pas erës sonë.

Në fillim, një pjesë e popullit hebre njohu te “Jezusi i Nazaretit”, të dërguarin e Zotit… Mesiu (në arabisht “mesih”) që po prisnin. Pa harruar se Jezusi ishte një « prift hebre » i “sektit hebraik të Esenëve” i cili sekt la relike të rëndësishme që quhen “dorëshkrimet të Kumranit » ose të « Detit të Vdekur”. Këto janë arkiva që kanë të bëjnë me doktrinën fetare hebraike të “Esenëve”, pasuesit e të cilëve (shekulli i 2-të para erës sonë) ishin të vendosur në Kumran në veri të Detit të Vdekur. Jezu Krishti ishte një nga pasuesit e këtij sekti fetar hebre dhe të gjitha mësimet dhe parimet fetare për mëkatin në Galile, Jude, Samari ose Perea rrjedhin : “nga gjithë parimet e këtij sekti”. Zbulimi i këtyre dorëshkrimeve ndodhi në vitin 1947, kur një beduin i ri nga shkretëtira (duke kërkuar një dhi të humbur), hasi në kavanoza terrakote që përmbanin dokumente të lashta në një shpellë pranë vendit të Kumranit, në brigjet e Detit të Vdekur. Këto janë kopje të librave të “Biblës Hebraike” (“Dhiata e Vjetër”), të cilat janë dëshmitarët më të vjetër të njohur të këtyre teksteve. Këto shkrime kanë ripërtërirë thellësisht kuptimin e Judaizmit të lashtë dhe “origjinës së Krishterimit”. Ato tregojnë se Judaizmi në atë kohë ishte më i larmishëm dhe dinamik nga sa mendohej më parë, dhe se Krishterimi i hershëm ishte një vazhdim i disa rrymave fetare hebraike. Kjo shënoi fillimin e një serie gërmimesh dhe eksplorimesh që vazhduan deri në vitin 1956, duke rezultuar në zbulimin e gati 900 dorëshkrimeve dhe dhjetëra mijëra fragmenteve në njëmbëdhjetë shpella të ndryshme !

Kjo përmbledhje e shkurtër historiko-fetare përcakton skenën për atë që do të bëhej “Krishterimi” i lindur në shekullin e 1-rë në Palestinë. Pas vdekjes së predikuesit hebre “Jezusi i Nazaretit”, i konsideruar si Mesiu, dishepujt e tij udhëtuan në të gjithë Perandorinë Romake dhe përhapën fjalën e tij në të gjithë Lindjen e Afërt, Azinë e Vogël dhe Egjiptin : ndjekësi më i rëndësishëm dhe i zellshëm i kësaj doktrine ishte Shën Pali, i cili, për mua, është themeluesi i vërtetë i “Krishterimit”. Krishterimi më pas u përhap në të gjithë Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine, në të gjithë Evropën dhe më pas gjetkë. Ne e dimë pasojën.

Kthimi në besim i Shën Palit në “rrugën për në Damask” është një ngjarje “qendrore” në Dhiatën e Re dhe në historinë e krishterë. Pali (atëherë i quajtur Saul) fillimisht ishte një mundimtar mizor i të krishterëve. Ai ishte duke shkuar për në Damask me qëllimin për të arrestuar disa nga dishepujt e Jezusit kur, rreth mesditës, një dritë e shkëlqyer nga qielli e mbështjelli papritmas ! Ai ra përtokë dhe dëgjoi një zë që i thoshte : “Saul, Saul, pse po më përndjek?” I verbuar nga kjo dritë, Pali duhej të çohej në Damask nga shokët e tij. Ai qëndroi tre ditë pa shikim, pa ushqim dhe pa pije. Gjatë kësaj kohe, një dishepull i quajtur Anania mori urdhëra “hyjnore” për të shkuar ta gjente. Anania vuri duart mbi të, Pali rifitoi shikimin, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe u pagëzua ! Është ai që është pra në origjinën e legjendës së “Jezusit të ringjallur !” (do ta shpjegoj perse një herë tjetër). Shën Pali nuk e “njohu” kurrë Jezu Krishtin (kjo duhet ditur) ! Kjo është historia ekstravagande e Shën Palit. Kjo qëndron si një përjashtim midis dishepujve të Jezusit, edhe pse, gjatë jetës së tij, ai nuk ishte dishepull i tij. Edhe këtu, ashtu si në ditët e para të Historisë së Helenëve, hasim, edhe një herë, se si Historitë e tjera ishin shpesh të cunguar ose manipuluar.

Po e vazhdoj këtë Histori të Krishterimit duke dhënë disa nga datat kryesore dhe ngjarjet themeluese të Krishterimit.

Në qershor të vitit >325, në pallatin perandorak të Nikesë, në verilindje të Anadollit, gati treqind peshkopë nga e gjithë Krishterimi prisnin hapjen e këshillit të thirrur nga Perandori Kostandin. Ky i fundit hyri me veshje të plotë ceremoniale, i mbështjellë me mantelin perandorak të purpurt. Perandori romak (me origjinë pélasgo-trake) mori pjesë në debatet teologjike të peshkopëve : kjo skenë ishte ende e paimagjinueshme njëzet vjet më parë, kur persekutimi më i dhunshëm që kishin njohur ndonjëherë po binte mbi të krishterët. Librat e tyre u dogjën, kishat e tyre u rrafshuan. Peshkopët u martirizuan dhe ata që refuzuan të kryenin flijime pagane u dënuan me vdekje. Legjenda thotë se në shekullin e 4-të, Perandori Kostandin e përqafoi Krishterimin pas një mrekullie. Në fakt, ishte kryesisht një llogaritje politike. Për të (si një “strateg” të vërtetë pellazgo-trak!), kjo fe ishte një mjet për të bashkuar perandorinë e tij. Por kjo nuk e pengoi atë të mbetej një sovran i etur për gjak deri në fund, duke i vrarë gruan dhe djalin e tij. Lidhur me këtë çështje, Koncili i Kostandinopojës kishte zgjedhur në vitin 381 për rrjedhjen e Shpirtit “nga Ati dhe Biri” (latinisht “filioque procedit”), ndërsa të krishterët lindorë u dalluan nga kredoja romake, duke deklaruar se “Shpirti buron nga Ati nëpërmjet Birit”.

Në shekullin e 9-të, dy murgj, Kirili dhe Metodi, u ngarkuan me detyrën “të bindnin popujt sllavë të konvertoheshin” në fenë e krishterë. Për këtë qëllim, Kirili dhe Metodi shpikën një alfabet, që tani quhet “alfabeti cirilik”, i frymëzuar nga alfabeti grek i përdorur nga “Bizantinët”. Sot, Shenjtorët Kirili dhe Metodi janë shenjtorët më të famshëm të Kishës Ortodokse Bullgare (dhe të Sllavëve në përgjithësi), dhe ikonat e dy vëllezërve mund të gjenden në çdo kishë. Që nga kjo kohë u përhapën manastire dhe kisha të shumta, duke e bërë këtë rajon (më parë Pelasgo-Trako-Shqiptar dhe sot “Kosova dhe Maqedonia e veriut”) “shenjtëroren e Kishës Ortodokse” të Evropës Juglindore, përfshirë Rusinë. Kjo është arsyeja pse ky ish-rajon Pelasgo-Trako-Shqiptar u bë rajoni më i shenjtë i Ortodoksisë për të gjithë Sllavët e Botës dhe kjo është arsyeja pse Serbët gjithmonë kanë kërkuar të pushtojnë këto troja indigjene specifike të Pelasgo-Shqiptarëve, banorët e lashtë dhe “të parë” të Evropës Juglindore.

Në pranverën e vitit 1054, një ngjarje politike do të nxitoje gjërat. Papa Leo IX dërgon një ambasadë te Perandori Bizantin për të kërkuar ndihmë ushtarake kundër Normandëve që kërcënonin Shtetet Papnore. Duke mbërritur në fillim të qershorit, delegacioni romak i tre legatëve pritet me mirësjellje nga Perandori Konstantin Monomaku ; megjithatë, patriarku refuzon t’i presë ata ! Përçarja është e plotë. Kjo “Skizmë përcakton në parim, përçarja që ndodhi më 16 korrik 1054, midis Kishës së Romës (Perëndim) dhe Kishës së Kostandinopojës (Lindje). Skizmi do të thotë “ndarja” e vitit 1054, « domethënë krijimi i fesë ortodokse ». Kjo skizë “Lindje-Perëndim”, e njohur edhe si “Skizmi i Madh”, është ndërprerja e bashkimit midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Lindore. Një sërë dallimesh kishtare dhe konfliktesh teologjike midis Lindjes Greke dhe Perëndimit Latin i paraprinë ndarjes formale dhe përfundimtare të vitit 1054. Qëndrimi katolik është përgjithësisht shumë më i rreptë. Edhe pse ekzistojnë disa përjashtime, të gjithë priftërinjtë katolikë duhet të jenë celibatë.

Fjala” ortodoks” rrjedh nga fjalët greke orto= e drejtë dhe doxa= mendim dhe lavdërim i Zotit). Disa besime dhe rite janë të ndryshme nga ato të Kishës Katolike, por ato ndajnë të njëjtin libër të shenjtë, Biblën. Kisha Ortodokse Ruse (rusisht : Russkaya Pravoslavnaya Tserkov) ose Patriarkana e Moskës (rusisht : Patriarkana Moskovskiy) është juridiksioni autoqefal kanonik i Kishës Ortodokse të Rusisë dhe, në fakt, i një pjese të diasporës ruse. Kisha Ortodokse Ruse e ka origjinën te pagëzimi i Princit Vladimir I të Kievit në vitin 988. Rusia e Kievit, një shtet shumëetnik, nuk korrespondon plotësisht me Rusinë (Moskovinë).

Fillimisht, nocioni i krishterë i “ortodoksisë” i referohej respektimit të përkufizimit teologjik të “Trinitetit” të vendosur nga Koncili i Parë i Nikesë (325). Dallimi ? Ndërsa Kisha Katolike kryesohet nga Papa, i konsideruar pasardhësi i Shën Pjetrit dhe kreu suprem i Kishës në Tokë, Kisha Ortodokse, e cila e përcakton veten si apostolike, vepron në një mënyrë më kolegjiale, me disa patriarkë (të konsideruar kryepeshkopë) dhe peshkopë autonomë. Qëndrimi katolik është përgjithësisht shumë më i rreptë. Lidhur me këtë çështje, Koncili i Kostandinopojës në vitin 381 zgjodhi rrjedhjen e Shpirtit “nga Ati dhe Biri” (latinisht “filioque procedit” = që buron nga Ati dhe Biri), ndërsa të krishterët lindorë u dalluan nga Kredoja Romake, duke deklaruar se “Shpirti buron nga Ati nëpërmjet Birit”. Edhe pse ekzistojnë përjashtime të caktuara, të gjithë priftërinjtë katolikë duhet të jenë celibatë.

Përfundim : “Skizma (“ndarja”) e vitit 1054 është data e “KRIJIMIT TË ORTODOKSISË”. Sa i përket Shën Palit, ai është promotori i vërtetë i origjinës së Krishterimit. Katolikët e Veriut dhe Verilindjes së Shqipërisë ishin dhe janë nën bindjën e Vatikanit, dhe Ortodksët e jugut të Shqipërise si dhe Çamëria ishin të ritin bizantin nën tutelën e Kishës Greke. Ndarja institucionale e Ortodoksisë Greke u njoh në vitin 1937 me shpalljen e « autoqefalisë » së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Por kjo afërsi të jugut me Greqinë hap derën për ndërhyrje të mundshme tinëzare në Ortodoksinë shqiptare. Pa përmendur që ideologjia fetare greke ende e bën këdo që don të kuptoje se NJË PERSON ORTODOKS MUND TË JETË VETËM GREK ! Unë kam shkruar për këtë shumë vite më parë. Kam ende shumë për të thënë mbi këtë temë fetare, por do të kufizohem në këtë tekst të gjatë që është mjaft domethënës.