Kreu Blog Faqe 518

Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

0

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media ku shpallën një hap të ri në bashkëpunimin dypalësh.

Belgjika ka vendosur të njohë zyrtarisht atasheun e mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Bruksel, duke e fuqizuar përfaqësimin ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

Ministri Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj”, theksoi ministri Maqedonci.

Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

“Kosova luan rol kyç në Ballkanin Perëndimor dhe ne po tregojmë përkushtimin tonë, si në terren me KFOR-in, ashtu edhe diplomatikisht”, tha ministri Francken.

Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, duke hapur rrugë për bashkëpunim edhe më të thelluar në fushën e mbrojtjes.

Forhåndsvisning av bilde

Serbia e shkallmuar nga urrejtja ndaj të tjerëve e tash edhe ndërmjet vet serbësh

0

Pamje nga Masakra e Reçakut

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

1.Çdo gjë mund të ndryshojë por….

Populli serbian pesë herë e votoi Sllobodan Millosheviqin edhe pse dihej se do të përfundojë ashtu si i erdhi fundi, të vdes apo të vetëvritët në burg. Po mbushën dy dekada e gjysmë dhe nga ai psim populli serbian nuk ka mësuar po thuej se asgjë. Dhe, në këto kushte, “Serbia hyjnore” duhët të zbres nga qielli dhe të jetohët në mënyrë normale. Po, populli serbian është punëtor, por shtresa byrokratike është stralluar në krime dhe nuk ka asnjë shansë që do të sherohët me demonstrata të studentëve apo grevave të përgjithëshme shoqërore dhe sindikale. E vërteta, opozita në Serbi ka fare pak dallim nga pushteti. Madje opozita, për të ardhur në pushtet, fjalorin e ka më agresiv dhe foklorin e ka edhe më të egër, prandaj nuk ndihët rastësisht edhe prej saj se: “Do ta kthejmë Bosnje Hercegovinën, Kosovën, një pjesë të Kroacisë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”. E vërteta, në Serbi ka individ që janë të rreshtuar drejtë në politikë dhe demokraci, por fuqia e tyre është gati pa vlerë.

Tani në Beogrda është bërë problem, se si me i frigua shqiptarët dhe kroatët mëtej. Në anën tjetër, ne i kemi idealizuar disa peronalitete shqiptare, të cilat nuk kanë qenë për idealizim jetësor. Dhe ky pozicion i ka bërë disa gazetarë që për kah karakteri janë gangsterë si: Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Milaim Zeka, Ilir Mirena, Lirim Mehmetaj, Valon Syla e disa deputetë që i kanë për gjan paradat televizive, prandaj për t` ua lëvizish këtyre pozicionin, këta janë në gjendje edhe për luftë qytetare në mes shqiptarëve, dhe, mos të reflektojnë, mos ta shpalosin të vërtetën edhe pse e dijnë. E vërteta, ky soj gazatarësh të gjitha parullat dhe koloritin e shkrimeve dhe fjalëve të tyre e sajojnë me fraza të “majta” dhe të “djathta”, ndërsa shtihën e “shitën” si neutral, sepse e kanë mësuar zanatin e rrenës publike, nga shkolla bifurkative e Dobrica Qosiqit. Mbi të gjitha, pazar për tregti fjalësh nuk kanë, sepse janë mësuar të hanë nën sofër, çka ju qet zotëria në kalanicë. Bindjet e dikujtë sipas disa gazetarëve kritizerë, disi po kërkojnë se, duhët respektuar me tepër se ligjin dhe kushtetutën, sepse nga 1981- e deri më sot kanë lujtur bigjoz me interesin kombëtar. Pra, këta nuk janë në gjendje që ta kuptojnë ndryshimin që ka ngja më 1998/99, sepse privilegjët i kanë deformuar sikur llozat e bajraktarëve, të cilët herdo kur vijnë në tubim, “vendin duhet ta kanë”, në krye të votrës. Jo, ka kaluar ajo kohë, edhe ai që është ulur dikur te dera, nëse është i shkolluar, dhe është verifikuar me vepra të logjikëshme dhe bujare e të drejta, vendi e thrret të ulët ku e meriton, në logun kryesor të kombit dhe miqëve të tij.

Me këtë pozitë të bajraktarit, më u ulë në ball të votrës është garantuar tani për tani, si shtet Serbia, sepse “këtë respekt”,  jo që e ka merituar, por ia kanë garantuar pa kufi: Rusia, Franca dhe Britania qe dy shekuj pa shkëputje, sepse e kanë përdorë pikërishtë Serbinë si njëfar mashe, për ta mbajtur Ilirinë në një pozitë neokoloniale. Shumë vështirë është pra, është në anën tjetër që një popull i nivelit blegtoral dhe bujqësor, si ishte dhe është deri në një masë Serbia, ta mbajë këtë pozitë të “bajramtarit të Ilirisë”, aq më parë kur sot infromata dhe dituria-shkollimi nuk mund t` i ndalohët askujt, siç ka bërë turku dhe serbiani me shqiptarë gjatë shekujve XIX dhe XX-t. Lidhur me këtë pozitë Serbisë privilegje i siguroi Kryqzata Ballkanike më 1912 dhe vulën asaj kryqzate ia siguroi: Kushtetuta e Vidovdanit 28 VI 1921. Ajo kushtetutë u aprovua me 224 vota nga: Radikalët, Demokratët serbianë, nga JMO (Boshnjakë) dhe nga Xhemjeti shqiptar! Nuk e votuan: komunistët, HSS, Republiknët dhe Sllovenaçka ljudska stranka, me 152 vota kundër. Kjo kushtetutë do të përtrihët më 1990 në Serbinë e fashizuar nga mbeturinat e komunistëve dhe mercenarët e çdo fundrine politike, prej të cilëve serbianët përfituan të luftojnë për dhjetë vjetë dhe t` i humbin katër luftëra, por të shtihën prap se janë “fitimtar”. Madje serbianët nuk mësuan asgjë nga burgimi i S. Millosheviqit pikërisht në Vidovdan më 28 VI 2001. Po edhe bombardimet e NATO-s nuk kanë filluar më 24 mars 1999 rastësisht, pikërishtë pas dhjetë viteve (23 mars 1989). E gjatë atyre dhjetë vjetëve Beogradi neonazist mendonte se do të avansohet në Serbi të Madhe, në Serbi integrale dhe homogjene, ashtu si e kishte projektuar Stevan Moleviq më 1941.

2.Pse Serbia është para luftës qytetare sot?

Demonstratat në Beograd, Novi Sad dhe Nish (janar 2025; Qershor, Korrik 2025)  e disa qytete tjera, nuk janë fuqi ofenzive që do e rrxojnë nga pushteti A. Vuçiçin, për faktin se pushteti i fashizuar, ende ka para të pista, me të cilat finasohët policia, burokracia dhe ushtria. Në fakt, ky pushtet që është në fuqi sot në Serbi, ka grumbulluar majftueshëm para, me shitjën e litiumit, bakrit dhe kromit, po edhe me shitjën e armatimit për luftërat lokale nepër glob. Ky fakt është dëshmi shtesë se Serbia finanson terrorizmin kudo që ka interes politik dhe strategjik Rusia. Një hendikep Serbia do ta ketë, dhe ai është i përkohëshëm, deri sa kompania e mafisë Soros t` i ndryshojë ëmblemat, dhe ta vazhdojë “melodinë dhe këngën e ballkanëve të hapur”, për të shitë aramtim nepër Afrikë dhe Lindje të Afërme, madje edhe në Ukrainë, sidomos në Ballkanin Jugperendimor, ku prijnë për respektimin e “filharmonisë” masone të Llozanës: Serbia, “Shqipëria” antishqiptare dhe “Maqedonia” antibullgare.

Në Serbi kah fillimi i vjeshtës 2025 do të ketë luftë qytetare, për faktin se katundaria nuk është më me pushtetin, sepse ka mjaft ushqim, ka një standard të nivelit mesatar dhe pushteti qoftë edhe marionetë, me taksa minimale nuk do mundet më t` i përfiton. Në luftën qytetare në Serbi, eventuaisht do të ngritej shtresa e atyre që mirrën me avantura, por numri i tyre nuk është i nivelit që kanë forcë për të përmbys asnjë lloj pushteti. E lufta qytetare dihët se shkatrron çdo gjë, prandaj, tragtarët, punëtorët dhe byrokratët e imët, aq më parë studentët dhe profesorët e tyre edhe nëse janë patriot, nuk janë të prirur për ndryshime rrënjësore, po nuk patën interes ata që kanë kapital finasiar të garantuar nepër bankat e hujeja, e ata janë të pakët, dhe tek e fundit nuk janë kategori e armës.

A ka Serbia shtetërore kapacitete më e mposhtë shovinizmin si kancer në të cilin po digjet këto ditë. Mendoi se jo që nuk ka asnjë institucion që do ta kthente në rrugën e ekleziologjisë dhe insufiencës shoqërore në pushtet, por nuk ka edhe asnjë shansë që të pastrohët nga e kaluara, sepse as BE e as OKB nuk e kanë në program një detyrë të tillë. Lidhur me këtë, në bazë të hulumtimeve alternative, arrihët në përfundim se rrebelimi serbian, nuk e ka asnjë lidhje të nxitur nga: Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Gjermania, Franca dhe Britania e brexit. E vërteta, rrënjët e mashtrimit serbian në mite janë nga Mesjeta, të cilat në të gjitha etapat historike por si një kryqzatë i kanë ndejtur njeriut serbian nëse jo në mendje, atëherë në gjepa dhe kurdo që iu kanë nevoitur i kanë nxierr me lehtësi nga xhepi.

 3.Pak histori krahasimtare që është politikë xhelatësh

Dihët se Dinastia Arabe arrijti përmes luftërave pushtuese, nga shekulli VII e deri në shekullin e IX të Erës së Re, të zgjërohët edhe në Evropë. Fundi i zgjërimit saj arrin në Poatje (afër Parisit) në vitin 732, kur fillon dekadenca totale, e quajtur rekonkvista. Ndërsa, më 841 arabët arrijnë ta plaqkisin tërë bregdetin e Adriatikut si: Budvën, Kotorin, Ankonën, ndërsa më 866 arritën ta plaqkisin Dubrovnikun, Durrësin, Apollonin dhe një varg lokalitetesh tjera iliro-arbanase. Këtë relaitet e shfrytëzuan sllavën që të dyndën në Iliri. Pra, politikën e palçkitjeve dhe këto ngjarëje dhe këtë histori shumë shpjetë e mësuan shumë mirë ardhacakët sllavë gjatë shekujve VII-XI, kur Kisha unijate u nda në dy pjesë, më 1054. E vërteta, një kohë të gjatë (edhe pas kryqzatave 1096 e deri me sot), kisha bizantine e ruajti ritin unijat. Ndërsa Kisha e Romës e ndali për veti doktrinën, për të vëndosur pushtete dhe për të zgjëruar horizonte me fuqinë e barotit, por gjithëmonë duke u mshefur pas kryqit të Krishtit, me të cilin tregohej “pafajsia” dhe dëshmohej “mospërzierja”, në stilin gjuje gurin e mshefe dorën. Në lidhje me këtë, me luftëratë osmane gjatë shekullit XIV, sidomos në Maricë më 1371 jo vetëm bullgarët por edhe serbët dhe arbansët, e humbën luftën. Humbja vazhdoi për serbët, arbanasit dhe sllavët pa kriter, sepse lufta nuk ka ngja fare më 1389, por këtë “luftë” të trilluar priftërinjët serbian e spjeguan në Perendim si “fitore” në një anë për të u barazuar me frankët më 732, ndërsa në anën tjetër për të treguar se nuk humbin si bullgarët më 1371, por trilluan se për “fitorën” e tyre në Kosovës,  paska rrahur këmbana e Katedralës Notër Damit. Kjo dezinformatë u përlqye në tërë Evropën e krishterë, dhe në një mënyrë fitorja në Poatje më 732 dhe “fitorja” në Kosovë më 1389 u pelqyen dhe u barazuan si një “medikamnet që plagën e qetëson por nuk e sheron”. Prandaj në këtë nye historik serbianët muarën turr dhe ndërtuan respekt pa mbulesë. E në këtë nye serbianët, disi e mbollën rrenën si kulturë për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Dhe nuk thot Dobrica Qosiq rastësisht: “ Rrejmë për ta mashtruar vetëvetën, për t` i mashtruar të tjerët, rrejmë nga keqardhja, rrejmë nga turpi për t` u kurajuar, për ta shlyer mjerimin tonë, rrejmë për shkak të lirisë. Rrena është një gjendje e natyrshme e gjithë popullit dhe shtetit serbian. Rrena është patriotizëm dhe konfirmim i intelegjencës sonë të lindur. Rrejmë në mënyrë kreative madje edhe shpikëse”!.Me këtë inercion politikanët serbian rrejnë edhe sot, por demonstrimi i këto ditëshëm po ua zbulon pozicionet.

  1. Edhe në Evropë gjatë shekullit XIX e pelqejnë rrenën serbiane

Evropa në fillim të shekullit XIX kishte qëmdrim negativ ndaj hebrenjëve. Lidhur me këtë më 1807 kreu u njëfar pushtreti serbian mori vendim për shfarosjën e hebrenjëve, në mënyrë që pas një kohe ajo detyrë u zgjërua edhe ndaj shqiptarëve, të cilët cilsoheshin si “poturica” (muslimanë), e që Evropa ua kishte meninë sepse ishte rrezikuar për tre shekuj prej tyre, me thënjën e sulltan Sulejmanit Pushtuesit se: “Do të shkoj në Romë dhe aty ati im ka me pi ujë në altarin e Kishës së Shën Pjetrit”. E pra, tërë Evropa dirdhej sikurse në kohën e Hanibalit kur thuhej për t` i friksuar fëmijët: “Hanbal ante portas-Hanibali është para dere”.

Sidomos gjatë shekulit XIX Serbia zyrtare do ta ketë ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, posaqërisht në Kongresin e Berlinit më 1878, kur 714 katunde dhe 6 qytrete shqiptare të Sanxhakut Nishit, iu dhuruan Princiatës serbe, që të i spastrojë me gjenocid. Dhe ai gjenocid ndaj shqiptarëve Serbisë i vinte nga Marrëveshja sekrete e 15 janarit 1877, kur Vjena u obligua për ta ndihmuar Serbinë në një kryqzatë antiosamne. Nga ky realitet, serbianët do të trimërohën dhe më tepër dhe nuk do ta ndalin turrin gjithnjë për ta përtrirë Perandorinë e Dushanit, i cili më 1346 u shapallë: “Car i serbianëve, arbanasëve dhe grekëve”. Dushani më 1349 e përpiloi një Kanun, kohë kjo kur shqiptarët i kishin tri institucione të tilla: Kanuni i Maleve; Kanuni i Krujës; Kanuni e Lekë Dukagjinit. E vërteta, nëse Benito Moslini e ngriti “Perandorinë” e vet duke imituar Perandorinë Romake, në të njëjtën mënyrë serbianët provuan dhe në këtë fushë që e finasuan francezët dhe britanikët duke i ndihmuar që ta ngrisin Perandorinë Jugosllave dhe dinastinë e tyre “puro komuniste”, edhe pas vitit 1945 të ndihmuar nga BRSS dhe misionet anglo amrikane 1942/45.

Edhe epoka e komunizmit në aspketin politik dhe strategjik ishte realitet që i konvenonte kishës serbiane sepse fitoi një hapsirë të re, parndaj ushtrisë dhe xhandarmërisë serbiane në luftë për dominim, ku ndihma pansllave e konvertuar në ideologji pankomuniste doli, dhe krijoi kulmin e fuqisë, me 21 milion kilometra katror territor puro rus, fakt ky që e kishte vënë në konkurencë edhe GjingisKanin e mijavjeçarit; luftën e Napoleonit (shpërndarës i civilizimit kapitalist) dhe mizoritë e Adollf Hitlerit. Edhe këto fakte e kurajuan serbianin e rendomt të ndihët si sllavë “bajraktar në krye të votrës” në Ballkan, pa marrë para sysh kur ka ardhur në shoqëri. Pra bullgarët dhe grekët me themelimin e Jugosllavisë (1918-1992) mbetën në “safin e dytë”.

5.Kush provonte t` ua prish pozitën serbianëve ai ishte armik i Evro-Azisë

E vetmja forcë më 1945 ishin shqiptarët që nuk e pajtonin realitrtin serbian të jetës nën një çati me ta. Dhe duke e kuptuan në thellësi moskënaqsinë shqiptare, serbianët më 1953 do ta ratifikojnë Konventën Serbo-Turke të vitit 1938, për shfarosjën e shqiptarëve. Meqë, federata jugosllave për brenda kishte pakënaqësi evidenete dhe më 1957 E. Kardel do të deklaroi: “Ne slovenët dhe kroatët një ditë do t` iu bashkohemi në sistem italianëve dhe austriakëve; ju serbianët një ditë do t` i bashkoheni rusëve dhe bullgarëve”. Nga salla Dobrica Qosiq i drejtohet: “E shqiptarët kah do të rreshtohën”. E Kardel, Normal do t` i bashkohën Shqipërisë”. Ky fjalim në Plenumin ilegal disi nuk u shpalos në opinion. Por do të përseritët parpa më 1962 në një plenum ilegal të LKJ, por në një çasje tjetër politike: do të plas çarja më e ashpër në mes sllovenëve dhe kroatëve në një anë, dhe serbëve, malazezëve dhe maqedonëve në anën tjetër.Fjala ishte se decentralizimin serbianët nuk kishin rrugë tjetër që ta mbajnë përonësi me UDB dhe KOS, prandaj duke mos pasur rrugë tjetër, kreu i vendit (kroati Tito) do të orientohët që ta menjanojë Aleksandër Rankoviqin nga skena politike më 1 korrik 1966, duke mos e burgosur sikurse M. Gjillasin, sepse aspironte ta marr Çmimin Nobel për paqe (Mosinkudrim), çmim ai që e ka aspiruar deri në vdekje.

6.Viti rrevolucionar 1968 që nuk njihte kufijë

E vërteta, viti 1968 politikën centraliste serbiane do ta shkallmojë në të gjitha diemnzionet dhe një vit më vonë Kosova do ta fitojë Ligjin Kushtetues  më 1969, që ishte “një hap afër kushtetutës”, do të shkruaj Vlladimir Bakariq, më 1970 kur Kosova e fitoi univerzitetin. Ndërsa më 1971/72 Univerziteti i Prishtinës i avansoi studimet në pasuniverziatre në Albanologji dhe Histori. Më 1973/74 Univerziteti i Prishtinës do të i ketë magjistrat e parë, “prodhim vndor”.  Më 1974 Kushtetuta e RSFJ-ës, nomnalisht i dha fund luftës csntraliste të Kral Aleksandrit nga viti 1929 dhe Aleksandër Rankoviqit nga viti 1963, dhe fitoi hapsirë decentraliste territoro administrative. Me këtë realitet serbianët ishin mbështetë për muri dhe nuk dinin kah t` ia mbanin sepse Perendimi nuk i donte, ndërsa Lindja ishte kah pozicioni i debaklit sistemor.

7.Atentati ndaj Kushtetutës 1974 (Libri i Kaltërt)

Por të kuptohemi, nuk ishte në pyetje vetëm çështja e Kosovës më 1974. Lidhur me këtë serbët si serbian të regjur në intriga dhe konflikte politike, për ta legalizuar luftën kundër decentralizimit të RSFJ-ës,  nga Drazha Markoviq, do të angazhohët një ekip juristësh që ta përpiloin “Librin e kaltërt”, i cili ishte në çarkullim ilegal më 1976. Me këtë ‘Libër” pamflet me qëllime atentati ndaj sistemit kushtetues, propogandimi i tij nuk mund të mbahej sekret, prandaj Serbia zyrtare i hapi letrat dhe e filloi luftën për dominim, së pari në forumet e saj e pastaj nepër krahina. Dominimi nuk vinte ndryshe në funksion, përpos përmes dy rrugëve: 1. Kur të vdes Tito,  dhe 2. Të shfrytëzohët çdo lëvizje rrevolucionare në Kosovë. Me që Tito vdiq më 1980,  një vit më vonë më 1981, çarqeve shoviniste serbe u erdhën Demonstratat patriotike shqiptare si një: “mehlem për varrë”, dhe pas dy muajëve e imponuan: “Platformën politike për Koasovën”, përmes të cilës shfaqën publikisht se nuk e respektojnë Kushtetutën e vitit 1974, dhe si pasojë synojnë rikolonizimin e Kosovës. Një hap më afër qëllimit tyre ishte militarizimi i Lidhjës Komuniste të Kosovës më 1983, me themelimin e 7 brigadave dhe 21 bataloneve ushtrake, të cilat në rast të: “eskalimit të situatës shqiptare me armë, të intervenohët në të njejtën mënyrë me ushtri të rregullt dhe me rezervë”. Si forcë shtesë për militarizimin e Kosovës, Serbia politike, kishtare dhe ushtrake, më 15 maj 1985 legalisht në një simpozium ndërkombëtar në Beograd doli me tezën: “Populli shtypës dhe populli i shtypur”, që asociacionte në serbianë. E vërteta ai pamflet u botua edhe në anglishte, por jo edhe reagimet që u thanë aty për aty se: “Ju serbët preferoni të fitoni çdo gjë në këtë shtet të jetë nën komandën e juej, por nëse vazhdoni kështu do ta humbni edhe qëllimin edhe cakun në tërësi” (HB). Ai studim do të spjegohet nepër koluare të Serbisë por ilegalisht nuk “mbeti vetëm si diskutim”, sepse flamurin e shovinizmit e mori Akademia Serbiane e Shknecave me “Memorandumin 1986”, që ishte zbërthim i “Librit Kaltërt”. E vërteta, si detal i studimit të prezantuar, më 15 maj 1985 në Simpoziumin Ndërkombëtar në Beograd, me titull: “Ugnjetena i ugnjetaçka nacija”(Kombi shtypës dhe i shtypur). Ndodhi Memorandumi më 1986, sepse më 15 maj 1985 politika dhe shkenca serbiane psuan katastrofë, para fakteve që i prezantuan historianët shqiptarë nga Kosova, si të vetmuar. E vërteta, aty sllovenët, kroatët, gjermanët, francezët, rusët dhe amarikanët shiqonin nga bregu. Një vit më vonë , më 1986 në Novi Sad, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar rë Kosovës, do t` ua tregoi vendin shovinistëve serbian, pa e trembur syrin për asnjë çast, sepse nuk durohej më asnjë lloj nënçmimi dhe inferioriteti, e aq më parë asnjë lloj supremacioni. Por, e vërteta politike është krejtë tjetër. Ende nga liderët komunist të Kosovës kishte qyqari dhe primitivizëm të mykur, sespe fotelët u ishin bërë çështje “ekzistenciale” dhe ekselente! Pra, pse mos të thuhët se intelegjencia e Kosovës ua ka thyer hundët serbianëve nga viti 1975 e deri më 1991, kur integritetit duhej vërtetuar me armë. E me që në rrfashin e armës Serbia kishte përparësi, parap se prap arma jonë u tregua se ka zjarr për t` i hapur faqet e historisë, pak më vonë, kah fundi i shekullit (1997-1999).

Serbia me gjithë atë ishte në përparësi kur ishte në pyetje Kosova, sepse politiakët e Kosovës ishin kthyer në oportunistë dhe po bënin gara se cili është më “katolik se papa” (më proserbian), sa që me një rast njëri prej tyre në plenum e nxorri letërnjohtimin dhe deklaroi se: “jam jugosllav”. E tre jugosllavët tjerë si: A. SH; S. H; dhe RR.M që ishin aty, vetëm zgërdhihshin nga yndyra e tradhtisë, por që kësaj radhe tradhtia u luftua me armë,nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1993-1999.

Serbia zyrtare në këto rrethana, e trimëruar nga realiteti, se republikat perendimore vetëm po i aplaudonin çështjës Beogradit se po sharronte në humnerën e shovinizmit, prandaj më 1988 e aprovuan: “Progarmin jugosllav për Kosovën”, dokument ky që parashikonte sllavizimin e Kosovës, në përgjithësi me 92 detyra konkrete. Dhe pse jo, në këtë turr, serbainët e hapën mundësinë e grusht shtetit në Kosovë, të cilin e organizuan më 23 mars 1989. Madje për këtë grusht shtet heshtën të gjithë, për të reaguar pastaj vetëm shqiptarët më 2 korrik 1990 ku haptazi kërkuan Republikë, në kuadër të RSFJ-ës (Fedratë apo Konfederatë).

8.Çka mësuan shqiptarët më 1989-1999

Pas grusht shtetit serbian në Kosovë që ndodhi më 23 mars 1989, dhetë ditë më vonë në Fushë Kosovë do të nxirret në lexim dokumenti i vitit 1921 e që ka të bëjë me betimin tradicioanl serbian para çdo lufte kur lumenjët e gjakut duhët të avansohën në fuqi graviteti kriminal. Betimi që botohët pr herë të parë është ky: “Ne serbianët e kemi traditë të betohemi para priftit.Në betimin tonë misionar është cilsore një aksiomë në të cilën nuk guxojmë të gabojmë. Prandaj, betimi ynë e ka madhështinë në këto fjalë: Betohemi se do të therrim dhe vrasim nga afërsia çdo armik, që e kundërshton synimin tonë hyjnor. Betimin e bëjmë para kryqit dhe priftit, sepse synimet tona janë të lara në xhak, të cilat Krishti do të na i bekojë, që askujtë mos t` i japim llogari. Shën Sava në këtë mison është si fantazmë gjithëmonë me ne, në aksione të shenjëta, të cilat përfundojnë me triumfin tonë, sepse vrasjet nga afërsia janë më të ngrohta, dhe më të sigurta për ta siellur fitorën, për ta bërë Serbi edhe atje kudo që është një varr serbian”. ( Shiqo: Arkivi i Jugosllavisë (AJ), S.14. K. 12, viti 1921). Pra, ky realitet verteton se politika serbiane po vazhdonte me programime të reja për t` i likviduar së pari personalitetet shqiptare, e pastaj tërë popullin, në mënyrë që të serbizohet Kosova me kolonistë të siellur nga Kroacia dhe viset tjera të ish Jugosllavisë.

9.Çka planifikoi shtabi i Sllobodan Millosheviqit pas fillimit të bombardimeve të NATO-s

Me që shumica e avionëve të NATO-s ngriteshin nga Aviano e Italisë, në Beograd do të provohët për ta kompromituar shtetin e Italisë me një tragjedi të kurdisur, të cilën dijnë vetëm serbianët ta kurdisin. Fjala është se kah fundi i bombardimeve, sipas Beogrdait zyrtar, duhej trasferuar familjën e Ibrahim Rugovës nga Kosova në Beograd dhe prej andej në Romë. Aty ishin regrutuar dy agjentë të BIA-s që posa të dali Ibrahim Rugova nga aeroplani me familje, ata (agjentët) ta hudhin bombën vdekjepruese. Pas hudhjës së bombës, duhej vërtetuar se a është vrarë Ibrahim Rugova sikurse Latif Berisha, Fehmi Agani dhe Bajram Kelmendi. Në lidhje me këtë, si akt të dytë të skenarit serbian radiotelevizioni serbian duhej ta shpërndante lajmin se “atentatin e ka kryer UÇK”.

Tani shtrohet pyetja, pse nuk ndodhi atentati në Romë. Nuk ndodhi sepse pushteti italian dhe Vatikani reaguan shumë ashpër dhe brenda dhjetë orëve u ndryshua skenari serbian. U aktivizua lidhja me agjenturën e vjetër serbe në Gjermani, që atje të kryhet atentati sikurse ai i drejtuar kundër vllazërve Gervalla dhe Kadri Zeka më 1982. Për këtë mundësi do të reagojë pushteti policor gjerman, madje duke e njohtuar edhe Gerhard Shrederin. Me fjalë tjera, Rugova me familje shpëtoi falë reagimeve të pushteteve italiano-gjermane, po edhe rastësisë. (Për këtë planifikim duhet të hulumtohet Renata Fllotao, e cila qëndroi në shtëpinë e Ibrahim Rugovës si “gazatare”.

Lidhur me këtë skenar, ishte planifikuar, në anën tjetër që Adem Demaçi të grabitej nga rruga dhe në lagjën e Muhaxherëve në stacionin e policisë të mirrej në pyetje. Ekzekutimi i tij ishte parar të bëhet në vendin ku është vrarë Agron Rrahmani. Edhe ky ekzekutim ishte i skanuar t` i mvishet UÇK-ës, në mënyrë që raditelevizioni serbian ta përhap lajmin se: “Demaçin e likvidoi UÇK, sepse nuk pranoi të shkonte në Rambuje në shkurt 1999”*.*Informatat janë të plasuara në një monografi të një historiani serbian, botimi i së cilit pritet, me padurim nga opozita serbiane, sidomos nëse jipën referencat).

Me betimin parafashist  Serbia në anën tjetër, deri më 10 qershor 1999 në Kosovë, do të serbizohet çdo pore të jetës, që më në fund Beogradi: Patriku Pavle, Presidenti Millosheviq dhe shtabi i gjeneralëve ushtrak dhe policor, provoi edhe gjenocid duke krijuar 600 varreza masive, duke deportuar nga Kosova 999 895 shqiptarë, duke bartur kufoma me qëllim të asanacionit për të humbur gjurmë, dhe për këtë mos t`i përgjigjet askujt. Lidhur me këtë skenar duhet thënë se më 27 maj 1999 Patrikana serbiane kishte planifikuar tubim të tërë Vaselenës në Beograd, në mnyrë që aty të promovohej Unijatizmi dhe shanasa që më 28 VI 1999 të festohet në Gazimestan pa asnjë shqiptar në Kosovë.

Por, me gjithë humbjet në të gjitha fushat, Serbia e fashizuar, propogandoi se “doli nga luftërat disi e kurajuar sepse më 1995 Kasapi i Ballkanit u bë “paqebërës” në Dejton, dhe me këtë pozicion “hyjnor” do t` i thot Patriku Pavle vozhdit tij: “Ne do t` i përtrijmë synimet tona kanononore, do ta përtrijmë Perandorinë e Dushanit”. Por më 10 qershor 1999 u detyruan ta nënshkruaj kapitullimin e tretë dhe kështu u hap rruga, që më 28 VI 2001, ai që e kishte krijuar tragjedinë u deportua në burgun e Hagës, mu në ditën e Vidovdanit. Me këtë u vërtetua se ka zot, se pas çdo krimi vjen një çlirim shpirtëror që ka për mision humanzmin e shoqërisë. Megithë antë Serbia “hyjnore” nuk u reflektua sepse BE dhe KS OKB janë kah e miklojnë, pale mos po konvertohet në politikë perendimore. E po të ishte Kasapi (Sllobodani) gjallë do të klithte: “Mallo morgen”!

Mjerisht shoqëria serbiane nuk shënoi gjatë këtij çerek shekulli (XXI) asnjë ndryshim, dhe deri më sot mbeti shoqëri nazifashiste, sepse nxënësi i V. Sheshelit (A. Vuçiq) po e drejton shtetin, kurse nxënsi i S. Millosheviqit, po e drejton pushtetin gjakatar nga pusitë që ia servon BIA.

  1. Po shqiptarët ku janë dhe çka po dëshmojmë sot?

Në Kosovë kanë mbetur një pjesë e serbëve, të cilët janë të privilegjuar nga Beogradi, dhe në anën tjetër janë të garantuar me Kushtrtutë të Kosovës, për të jetuar prap si parazitë, sepse shpresojnë se do të kthehen prap ish kolonistët. Por, lufta esenciale e tyre mbetët që të akuzojnë shqiptarë për çdo gjë, qoftë edhe kur nuk bjen shi!.

Me këtë mentalitet që ua garanton Evropa, nëse ngjan ndonjë krizë me përmasa botërore, serbianët së pari në vend se të mbrohën, do të aspirojnë ta sulmojnë Kosovën, ngjajëshëm sikurse e sulmuan më 1914 shqiptarinë kudo që jetonte. E kur tani për tani, nuk ka luftë të hapur në Ballkan, serbët në vend se t` i paguajnë reparacionet e luftës për dëmet që ua kanë siellur shqiptarëve për dy shekuj, ata janë kthyer në dahi me vendimin e BE-s dhe KS OKB-ës, pikërisht me Rrezolutën 1244 (1999), të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 e ka diskualifikuar se e pavlerë . Kështu si është gjendja qe 25 vjet nga viti 2000, serbët e Kosovës nuk paguajnë taksa, por shqiptarët janë të detyruar (!!!) t` ua paguajnë çdo hargjim. E faktet historike flasin se kësi shembulli nuk ka pasur kurrë historia botërore. Edhe më keq, pushteti serbian organizon sulm terrorist në Kosovë në Bajë (2024), dhe në vijim në kanalin “Ibër-Lepenc”. Ndërsa, Kosovës i vihën sanksione nga BE, pa asnjë fakt. Edhe më keq, me vendim të BE-s qyteti i Mitrovicës mbahët i ndarë, sepse Evropa nuk mundet për të jetuar pa një “Bdrlin” të ndarë. Dhe më tragjikisht, kaluan 4 vite që përfaqsuesit e BE-s Borel dhe Lajçak, që vinin nga vendet që nuk e pranojnë Kosovën, kanë vëndosur për çdo gjë për rrugën e saj e një ndër to ishte refuzimi që Republika e Kosovës të pranohët në Këshillim e Evropës.

Ndodhë kjo padrejtësi, sepse drejtuesit politik shqiptar nuk luftojnë për shtet por për zhvatje të pushtetit, siç kanë vepruar për 25 vite. Ja se si shprehën këta drejtues matrapaz ndaj atij që lufton për forcimin e shtetit e që e drejton Vetvëndosjën: 1.Edi Kristaq Rama, Albin Kurti është fajtor, për krizën në veri të Kosovës”; 2. Lutfi Haziri, Albin Kurti shkakton dhunë dhe përdorë forcën në veriun e vendit;3. Ramush Haradinaj, Albin Kurti me siellje FASHISTE tenton të kontrollojë veriun e vendit;4. Milazim Krasniqi, Albin Kurti duhët ta mbajë përgjegjësinë për dhunën në veri”;5. Nol Nushi, Albin Kurti me polici fashiste po mundohët ta kap veriun”;6. Goran Rakiq, Kërkojmë që policia fashiste të largohët nga veriu”; Aleksandër Vuçiq,vetëm i konfirmon këto pozicione kapitullante. E po ku jemi do të pyeste, shkrimtari famëlarë Rexhep Hoxha. Jo vetëm kaq, Parlamenti i Kosovës është i bllokur nga të gjithë dhe:”Stambolli po digjet, ndërsa kurvat dhe kurvarët po krehën”.E mjera Kosova sikur na dërgojnë të fala deshmorët.

Shkrimi iu kushtohet: Adem JASHARIT-Legjendarit dhe të pagjeturve shqiptarë, të cilët fashizmi serbian i ka maskuar nepër varreza masive nepër Serbi!

Më 3 VII 2025

Pellazgologu Aref: Kërkoj falje nga xhelozë dhe shovinistë që nuk i përmenda Ortodoksët… sepse ata nuk ekzistonin ende !

0

Foto : Gërmadhet e qytetit Kumran (shekulli II para erës sonë në breg të detit të vdekur në Izrael) të lashstë çifut i Esenianëve ideologjia fetare e të cilëve eshtë në origjinën të predikimeve fetare të Jesu Krishtit, në fillim të sh. 1. 

Matiew Aref, pellazgolog, Paris

Ja një përgjigje për dy komente mbi një nga postimet e mia të fundit të shkurtra në lidhje me konvertimet e para të të krishterëve (katolikëve) në Shqipërinë VERIORE dhe VERILINDORE (kjo nuk është kuptuar fare kur kjo është shkruar qartësisht…nuk kisha për të folur për ortodoksinë sepse nuk ishte rasti !). Nëse nuk fola për Ortodoksinë, kjo është sepse ajo u shfaq vetëm pas “skizmës” së vitit « 1054 ». Prandaj, kërkoj falje nga xhelozë dhe shovinistë që nuk i përmenda Ortodoksët… sepse ata nuk ekzistonin ende ! Prandaj, u ndjeva i detyruar të shkruaja këtë artikull për të sqaruar situatën dhe për të vënë Historinë në vendin e saj. Përgjigja ime këtu është e përgjithshme sepse mund të interesoje miq të tjerë.

Për të filluar, nuk do të bëj një ekzegjezë mbi “Krishterimin” këtu sepse kjo është bërë tashmë nga specialistë të shquar. Do të përshkruaj saktësisht fillimet e Krishterimit, duke u përpjekur të jem i paanshëm, i qartë, i besuëshëm dhe i drejtë dhe mbi të gjitha pa hyrë në shumë detaje të panevojshme. Personalisht, unë jam agnostik, që do të thotë se nuk besoj në fetë e « krijuara nga njeriu », por në një Zot, konturet e të cilit askush nuk ka qenë në gjendje t’i përcaktojë, as të përcaktojë profilin e tij, as ekzistencën e tij në një mënyrë apo në një tjetër. Kjo do të thotë që jam në një gjëndje « ekspektative », në vëzhgim, kërkim dhe reflektim të vazhdueshëm. Për mua, nuk është një “ndjenjë”, por thjesht një “reflektim metafizik, filozofik, historik dhe didaktik”.

Feja e krishterë lindi në Palestinë në kohën kur ky rajon i Lindjes së Afërt ishte i pushtuar nga Romakët në vitin <- 63 (nga Pompeu i Madh i cili pushtoi Jerusalemin) dhe më pas kjo vazhdoi deri në shekullin e 4-të pas erës sonë.

Në fillim, një pjesë e popullit hebre njohu te “Jezusi i Nazaretit”, të dërguarin e Zotit… Mesiu (në arabisht “mesih”) që po prisnin. Pa harruar se Jezusi ishte një « prift hebre » i “sektit hebraik të Esenëve” i cili sekt la relike të rëndësishme që quhen “dorëshkrimet të Kumranit » ose të « Detit të Vdekur”. Këto janë arkiva që kanë të bëjnë me doktrinën fetare hebraike të “Esenëve”, pasuesit e të cilëve (shekulli i 2-të para erës sonë) ishin të vendosur në Kumran në veri të Detit të Vdekur. Jezu Krishti ishte një nga pasuesit e këtij sekti fetar hebre dhe të gjitha mësimet dhe parimet fetare për mëkatin në Galile, Jude, Samari ose Perea rrjedhin : “nga gjithë parimet e këtij sekti”. Zbulimi i këtyre dorëshkrimeve ndodhi në vitin 1947, kur një beduin i ri nga shkretëtira (duke kërkuar një dhi të humbur), hasi në kavanoza terrakote që përmbanin dokumente të lashta në një shpellë pranë vendit të Kumranit, në brigjet e Detit të Vdekur. Këto janë kopje të librave të “Biblës Hebraike” (“Dhiata e Vjetër”), të cilat janë dëshmitarët më të vjetër të njohur të këtyre teksteve. Këto shkrime kanë ripërtërirë thellësisht kuptimin e Judaizmit të lashtë dhe “origjinës së Krishterimit”. Ato tregojnë se Judaizmi në atë kohë ishte më i larmishëm dhe dinamik nga sa mendohej më parë, dhe se Krishterimi i hershëm ishte një vazhdim i disa rrymave fetare hebraike. Kjo shënoi fillimin e një serie gërmimesh dhe eksplorimesh që vazhduan deri në vitin 1956, duke rezultuar në zbulimin e gati 900 dorëshkrimeve dhe dhjetëra mijëra fragmenteve në njëmbëdhjetë shpella të ndryshme !

Kjo përmbledhje e shkurtër historiko-fetare përcakton skenën për atë që do të bëhej “Krishterimi” i lindur në shekullin e 1-rë në Palestinë. Pas vdekjes së predikuesit hebre “Jezusi i Nazaretit”, i konsideruar si Mesiu, dishepujt e tij udhëtuan në të gjithë Perandorinë Romake dhe përhapën fjalën e tij në të gjithë Lindjen e Afërt, Azinë e Vogël dhe Egjiptin : ndjekësi më i rëndësishëm dhe i zellshëm i kësaj doktrine ishte Shën Pali, i cili, për mua, është themeluesi i vërtetë i “Krishterimit”. Krishterimi më pas u përhap në të gjithë Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine, në të gjithë Evropën dhe më pas gjetkë. Ne e dimë pasojën.

Kthimi në besim i Shën Palit në “rrugën për në Damask” është një ngjarje “qendrore” në Dhiatën e Re dhe në historinë e krishterë. Pali (atëherë i quajtur Saul) fillimisht ishte një mundimtar mizor i të krishterëve. Ai ishte duke shkuar për në Damask me qëllimin për të arrestuar disa nga dishepujt e Jezusit kur, rreth mesditës, një dritë e shkëlqyer nga qielli e mbështjelli papritmas ! Ai ra përtokë dhe dëgjoi një zë që i thoshte : “Saul, Saul, pse po më përndjek?” I verbuar nga kjo dritë, Pali duhej të çohej në Damask nga shokët e tij. Ai qëndroi tre ditë pa shikim, pa ushqim dhe pa pije. Gjatë kësaj kohe, një dishepull i quajtur Anania mori urdhëra “hyjnore” për të shkuar ta gjente. Anania vuri duart mbi të, Pali rifitoi shikimin, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe u pagëzua ! Është ai që është pra në origjinën e legjendës së “Jezusit të ringjallur !” (do ta shpjegoj perse një herë tjetër). Shën Pali nuk e “njohu” kurrë Jezu Krishtin (kjo duhet ditur) ! Kjo është historia ekstravagande e Shën Palit. Kjo qëndron si një përjashtim midis dishepujve të Jezusit, edhe pse, gjatë jetës së tij, ai nuk ishte dishepull i tij. Edhe këtu, ashtu si në ditët e para të Historisë së Helenëve, hasim, edhe një herë, se si Historitë e tjera ishin shpesh të cunguar ose manipuluar.

Po e vazhdoj këtë Histori të Krishterimit duke dhënë disa nga datat kryesore dhe ngjarjet themeluese të Krishterimit.

Në qershor të vitit >325, në pallatin perandorak të Nikesë, në verilindje të Anadollit, gati treqind peshkopë nga e gjithë Krishterimi prisnin hapjen e këshillit të thirrur nga Perandori Kostandin. Ky i fundit hyri me veshje të plotë ceremoniale, i mbështjellë me mantelin perandorak të purpurt. Perandori romak (me origjinë pélasgo-trake) mori pjesë në debatet teologjike të peshkopëve : kjo skenë ishte ende e paimagjinueshme njëzet vjet më parë, kur persekutimi më i dhunshëm që kishin njohur ndonjëherë po binte mbi të krishterët. Librat e tyre u dogjën, kishat e tyre u rrafshuan. Peshkopët u martirizuan dhe ata që refuzuan të kryenin flijime pagane u dënuan me vdekje. Legjenda thotë se në shekullin e 4-të, Perandori Kostandin e përqafoi Krishterimin pas një mrekullie. Në fakt, ishte kryesisht një llogaritje politike. Për të (si një “strateg” të vërtetë pellazgo-trak!), kjo fe ishte një mjet për të bashkuar perandorinë e tij. Por kjo nuk e pengoi atë të mbetej një sovran i etur për gjak deri në fund, duke i vrarë gruan dhe djalin e tij. Lidhur me këtë çështje, Koncili i Kostandinopojës kishte zgjedhur në vitin 381 për rrjedhjen e Shpirtit “nga Ati dhe Biri” (latinisht “filioque procedit”), ndërsa të krishterët lindorë u dalluan nga kredoja romake, duke deklaruar se “Shpirti buron nga Ati nëpërmjet Birit”.

Në shekullin e 9-të, dy murgj, Kirili dhe Metodi, u ngarkuan me detyrën “të bindnin popujt sllavë të konvertoheshin” në fenë e krishterë. Për këtë qëllim, Kirili dhe Metodi shpikën një alfabet, që tani quhet “alfabeti cirilik”, i frymëzuar nga alfabeti grek i përdorur nga “Bizantinët”. Sot, Shenjtorët Kirili dhe Metodi janë shenjtorët më të famshëm të Kishës Ortodokse Bullgare (dhe të Sllavëve në përgjithësi), dhe ikonat e dy vëllezërve mund të gjenden në çdo kishë. Që nga kjo kohë u përhapën manastire dhe kisha të shumta, duke e bërë këtë rajon (më parë Pelasgo-Trako-Shqiptar dhe sot “Kosova dhe Maqedonia e veriut”) “shenjtëroren e Kishës Ortodokse” të Evropës Juglindore, përfshirë Rusinë. Kjo është arsyeja pse ky ish-rajon Pelasgo-Trako-Shqiptar u bë rajoni më i shenjtë i Ortodoksisë për të gjithë Sllavët e Botës dhe kjo është arsyeja pse Serbët gjithmonë kanë kërkuar të pushtojnë këto troja indigjene specifike të Pelasgo-Shqiptarëve, banorët e lashtë dhe “të parë” të Evropës Juglindore.

Në pranverën e vitit 1054, një ngjarje politike do të nxitoje gjërat. Papa Leo IX dërgon një ambasadë te Perandori Bizantin për të kërkuar ndihmë ushtarake kundër Normandëve që kërcënonin Shtetet Papnore. Duke mbërritur në fillim të qershorit, delegacioni romak i tre legatëve pritet me mirësjellje nga Perandori Konstantin Monomaku ; megjithatë, patriarku refuzon t’i presë ata ! Përçarja është e plotë. Kjo “Skizmë përcakton në parim, përçarja që ndodhi më 16 korrik 1054, midis Kishës së Romës (Perëndim) dhe Kishës së Kostandinopojës (Lindje). Skizmi do të thotë “ndarja” e vitit 1054, « domethënë krijimi i fesë ortodokse ». Kjo skizë “Lindje-Perëndim”, e njohur edhe si “Skizmi i Madh”, është ndërprerja e bashkimit midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Lindore. Një sërë dallimesh kishtare dhe konfliktesh teologjike midis Lindjes Greke dhe Perëndimit Latin i paraprinë ndarjes formale dhe përfundimtare të vitit 1054. Qëndrimi katolik është përgjithësisht shumë më i rreptë. Edhe pse ekzistojnë disa përjashtime, të gjithë priftërinjtë katolikë duhet të jenë celibatë.

Fjala” ortodoks” rrjedh nga fjalët greke orto= e drejtë dhe doxa= mendim dhe lavdërim i Zotit). Disa besime dhe rite janë të ndryshme nga ato të Kishës Katolike, por ato ndajnë të njëjtin libër të shenjtë, Biblën. Kisha Ortodokse Ruse (rusisht : Russkaya Pravoslavnaya Tserkov) ose Patriarkana e Moskës (rusisht : Patriarkana Moskovskiy) është juridiksioni autoqefal kanonik i Kishës Ortodokse të Rusisë dhe, në fakt, i një pjese të diasporës ruse. Kisha Ortodokse Ruse e ka origjinën te pagëzimi i Princit Vladimir I të Kievit në vitin 988. Rusia e Kievit, një shtet shumëetnik, nuk korrespondon plotësisht me Rusinë (Moskovinë).

Fillimisht, nocioni i krishterë i “ortodoksisë” i referohej respektimit të përkufizimit teologjik të “Trinitetit” të vendosur nga Koncili i Parë i Nikesë (325). Dallimi ? Ndërsa Kisha Katolike kryesohet nga Papa, i konsideruar pasardhësi i Shën Pjetrit dhe kreu suprem i Kishës në Tokë, Kisha Ortodokse, e cila e përcakton veten si apostolike, vepron në një mënyrë më kolegjiale, me disa patriarkë (të konsideruar kryepeshkopë) dhe peshkopë autonomë. Qëndrimi katolik është përgjithësisht shumë më i rreptë. Lidhur me këtë çështje, Koncili i Kostandinopojës në vitin 381 zgjodhi rrjedhjen e Shpirtit “nga Ati dhe Biri” (latinisht “filioque procedit” = që buron nga Ati dhe Biri), ndërsa të krishterët lindorë u dalluan nga Kredoja Romake, duke deklaruar se “Shpirti buron nga Ati nëpërmjet Birit”. Edhe pse ekzistojnë përjashtime të caktuara, të gjithë priftërinjtë katolikë duhet të jenë celibatë.

Përfundim : “Skizma (“ndarja”) e vitit 1054 është data e “KRIJIMIT TË ORTODOKSISË”. Sa i përket Shën Palit, ai është promotori i vërtetë i origjinës së Krishterimit. Katolikët e Veriut dhe Verilindjes së Shqipërisë ishin dhe janë nën bindjën e Vatikanit, dhe Ortodksët e jugut të Shqipërise si dhe Çamëria ishin të ritin bizantin nën tutelën e Kishës Greke. Ndarja institucionale e Ortodoksisë Greke u njoh në vitin 1937 me shpalljen e « autoqefalisë » së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Por kjo afërsi të jugut me Greqinë hap derën për ndërhyrje të mundshme tinëzare në Ortodoksinë shqiptare. Pa përmendur që ideologjia fetare greke ende e bën këdo që don të kuptoje se NJË PERSON ORTODOKS MUND TË JETË VETËM GREK ! Unë kam shkruar për këtë shumë vite më parë. Kam ende shumë për të thënë mbi këtë temë fetare, por do të kufizohem në këtë tekst të gjatë që është mjaft domethënës.

Doli nga shtypi libri i shkrimtarit e gazetarit Zeqir Bekolli, me titull “”Përballë me vdekjen”

0
Botuar nga Shtëpia Botuese “Lena Grafik”, sot, doli nga shtypi libri im i radhës “Përballë me vdekjen”, që i kushtohet punës sime në gazetari dhe ngjarjeve me të cilat u përballa gjatë kohës kur punova në gazetë.
Libri, që në të vërtetë është koronikë e kohës, shpërfaqë një realitet dhe rrezik kolektiv nëpër të cilin kaloi populli ynë nën pushtimin e egër serb.
Libri i ka 312 faqe dhe krahas tekstit shoqërohet edhe më fotografi autoriale nga vendet e ngjarjeve.
Librin, që doli në një numër të vogël ekzemplarësh, e sponzoroi Kompania “Sharri”,nga Komorani, për dallim të Ministrisë “qorre” të Kulturës të Republikës së Kosovës, që injoroi botimin e tij.
Zeqir Bekolli me botuesin, Hajdar Fejzullahu

Kullat e hajnisë mbi tokën e popullit

0

Katër liderët…, secili më i pasur se tjetri. Kah i morën paratë për gjithë këtë pasuri këta e të tjerët…?!

Lirim Gashi, Prizren

Kur udhëtoni sot përgjatë autostradave dhe rrugëve kryesore të Kosovës, përballeni me kulla shumëkatëshe që ngrihen si kërpudhat pas shiut.
Por ato nuk janë fryt i ndonjë zhvillimi të natyrshëm ekonomik, por rezultat i pasurimit të vrullshëm dhe të dyshimtë të atyre që kanë zhveshur shtetin nga miliarda euro – nga një buxhet që ushqehet me taksat dhe djersën e qytetarëve të thjeshtë, me ndihmat ndërkombëtare dhe me borxhet që do t’i paguajnë gjeneratat e ardhshme.
Në çdo shtet normal, kur ka më shumë ndërtesa banimi sesa kërkesë, çmimet bien. Por në Kosovë ndodh e kundërta: sa më shumë që ndërtohet, aq më shumë rriten çmimet. Sepse këtu nuk sundon tregu i lirë, por logjika e hajnisë, e lidhjeve politike dhe e mafisë ndërtimore.
Në këtë lojë të pistë, shumë pronarë të tokave mashtrohen, shantazhohen apo shpronësohen me padrejtësi. Shpesh këtë e bëjnë njerëz të fuqishëm nga qeveritë e kaluara – sidomos nga AAK-ja dhe PDK-ja – që për vite me radhë nuk u ngopën duke zhveshur popullin nga pronat publike e private.
Ndër grupet më të paskrupullta janë ata që lidhen me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafën, të cilët në bashkëpunim me avokatë, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, ia kanë marrë qytetarëve pronën si të ishte plaçkë private.
Statistikat janë alarmante: sipas Transparency International, Kosova është ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Sipas Bankës Botërore, rreth 40% e tokave në Kosovë janë në kontest gjyqësor – shumica për shkak të manipulimeve dhe padrejtësive në gjykata.
Dikur njerëzit kishin besim në drejtësi e shtet. Sot, për shumicën, gjykata është vendi ku padrejtësia legalizohet. Në vend që të mbrojnë të drejtën, shumë gjyqtarë e prokurorë ndihmojnë të fuqishmit politikë.
Fjalët e filozofit gjerman Kant nuk kanë qenë kurrë më aktuale: “Ligji moral brenda meje dhe qielli me yje mbi mua.” Por në Kosovë, nuk ka mbetur as ligj moral, as ndonjë yll mbi kokë – vetëm kulla betoni që ngrihen mbi padrejtësi, dhe popull që hesht.
Por kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Ata që vodhën do të përballen me ndëshkimin – nëse jo sot, nesër. Drejtësia vonon, por nuk harron. Dhe nëse nuk vjen nga shteti, do të vijë nga populli.
Sepse një popull që i është marrë toka, shtëpia dhe dinjiteti, do të zgjohet. Dhe kur të zgjohet, nuk do të kërkojë vetëm drejtësi – por edhe hak. E atëherë, ata që sot ndërtojnë mbi djersën e popullit, do të pendohen që kanë lindur.
Unë i ftoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët që janë shpronësuar me dhunë nga hajnat e paturpshëm të pasluftës – ata që e trajtuan shtetin si plaçkë lufte dhe pronën si trofe për pazaret e tyre politike – të mos rrinë më duarkryq, por të bashkohen dhe të organizohen në një shoqatë të fuqishme për kthimin e pronës dhe dinjitetit.
Është koha të kthejmë ndershmërinë në qendër të veprimit qytetar dhe të nisim betejën ligjore kundër këtyre vampirëve modernë të sistemit. Ata kurrë s’kanë ndërtuar asgjë me mundin e tyre – vetëm kanë vjedhur mundin e të tjerëve. Prandaj, përgjigjja ndaj tyre nuk është më heshtja, por drejtësia – e organizuar, e mençur dhe e pamëshirshme.
Bashkohuni në një front të përbashkët juridik! Angazhoni avokatët më të zotët, më të pavarur dhe më të guximshëm – ata që nuk përkulen para oligarkëve, as për miliona euro, as për një kolltuk, as për një premtim!
Sepse prona e marrë me forcë është një dhunim. Heshtja jonë është bashkëfajësi. Mirëpo kur qytetari ngrihet, bashkë me të ngrihet edhe historia, morali dhe vetë drejtësia.
Mos kërkoni më lëmoshë në dyert e atyre që ju grabitën. Kërkoni llogari. Dhe mos harroni: kush lufton për të drejtën e vet, nuk është vetëm viktimë – ai është edhe themelues i një shoqërie të re.
Nëse do të shikonte Zoti në sytë e një fëmije të shpronësuar, ndoshta do të qante. Por Zoti, në tokën tonë, është shndërruar në një monument të heshtur.
Është shnderruar në një heshtje që peshon si plumb mbi shpirtrat tanë, dhe që kumbon si kambanë e mortit sa herë një tjetër tokë, një tjetër truall, një tjetër amanet i gjyshit, shndërrohet në kullë të hajnisë, apo në një kështjellë betoni që ngrihet mbi dhimbjen e popullit dhe që pështyn mbi varrin e drejtësisë.
Shikojeni Kosovën! Jo me sytë e një qytetari të zakonshëm që ecën rrugëve të pluhurosura të jetës së përditshme, por me sytë e një shpirti që është përballur me tradhtinë, me mashtrimin dhe me heshtjen e organizuar të drejtësisë së drejtë si litari në thes.
Kullat ngrihen – jo si dëshmi e përparimit, por si monumente të lakmisë, si altarë të një feje të re: feja e hajnisë me përkrahje shtetërore.
Në këtë teatër grotesk të përditshmërisë sonë, aktorët janë të njohur. Nuk luajnë më me maska. Nuk e kanë më nevojë. Sepse në këtë vend, nuk ndëshkohet më hajduti, por viktima që guxon të thërrasë: “Kjo tokë ishte e imja!” Dhe ç’është më tragjike: ndëshkimi i saj bëhet përmes një sistemi që quhet “drejtësi”. Një drejtësi që pi verë me gjykatësit e emëruar nga hajnat, që flet në bodrum me prokurorët e blerë dhe që hesht kur e ndien britmën e popullit.
I përfytyroj këta hajdutë të mëdhenj – jo si njerëz, por si larva që lëpijnë palcën e kombit tonë. Dikur ishin ushtarë të lirisë. Sot janë sheikë të krimit. I kanë shndërruar tokat tona në parajsa për kullat e tyre dhe popullin në skllevër që paguajnë me jetën e fëmijëve kredinë për një dhomë nën çatinë e robërisë së re.
Çfarë është prona në këtë vend?
Një kujtim i largët i gjyshit që na mësonte kufijtë e tokës me rrëfime. Një kujtim që sot fshihet me një vendim gjykate të shkruar natën, nga dora e një njeriu që ka harruar çfarë do të thotë të kesh nder. Dhe fshihen këto kufij me një guxim të ftohtë, pa ndjesi, pa mëshirë – sikur të fshije një fjali nga një letër, jo një jetë nga një familje.
Kjo nuk është më vetëm padrejtësi. Kjo është një vepër satanike e organizuar në kabinetet ku pihet kafe me fytyrën e popullit të shtypur, ku gëzimi i një ministri matet me metrat katrorë që i janë vjedhur një jetimi.
E ndiej shpesh një klithmë që më merr përdhe. Vjen nga një burrë i moçëm që e nxjerr fotografinë e një prone nga një kuti e prishur, që rënkon: “Kjo ishte e imja… kjo ishte jeta ime!” Por as gjykata nuk e njeh më, as shteti, as mediat. Ai plak është për ta vetëm një pengesë në projektin e radhës, një “nënshkrim që nuk pranon të vdesë”.
Por ndoshta jemi në fundin e natës. E pikërisht në fundin e natës, kur errësira bëhet më e dendur, fillon drita. Kjo dritë nuk vjen nga ndonjë zyrë e qeverisë. Vjen nga brendia e njeriut që nuk pranon më të heshtë. Vjen nga revolta e shenjtë që lind kur të kanë marrë gjithçka dhe ende nuk të kanë rrëzuar.
Po, unë jam zëri i atyre që nuk kanë zë. Unë jam kujtesa e tokës së shkelur, i murrave që dëgjuan klithmat e fëmijëve të përzënë, i plepave që panë të ngriheshin kulla në vend të foleve të zogjve.
Mos më provokoni.
Sepse nuk kam më asgjë për të humbur. Dhe njeriu që s’ka më frikë nga humbja, është më i rrezikshmi. Kam miq të mëdhenj – jo nga bota e rrenave, por nga bota e betejave të vërteta. Kam përkrahjen e të pashpresëve, të atyre që nuk gjunjëzohen sepse janë mësuar të ecin lakuriq, të zhveshur nga gjithçka – përveç dinjitetit.
Merreni këtë tekst si një rrëfim, si një shpallje, si një dënim filozofik, apo si një shpërthim biblik. Më pak s’mund të jetë. Sepse nuk është më çështje toke, por e shpirtit. E ajo që shkelet mbi tokë është njëherësh edhe qiell, edhe gjak, edhe histori.
Dhe kur të vijë dita e llogarisë – sepse ajo do të vijë – nuk do të ketë më amnisti për krimin që ka ngritur kulla mbi varret e drejtësisë.
Unë nuk do të ndalem. Sepse përmes meje flet një popull që ka duruar shumë. Dhe njeriu që duron shumë – kur shpërthen – e shemb edhe murin më të lartë të betonit.
Unë jam Lirim Gashi. Dhe kjo nuk është vetëm një letër.
Kjo është vetë aktakuza.

“Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

0

Ky me pendrek në dorë duke rrahur ushtarë të KFOR dhe Policisë së Kosovës parvjet, është polic që ka ardhur nga Lebane i Serbisë jugore…

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • “BOTA SERBE” NUK ËSHTË SHUSHURITJA E FUNDIT E NEOFASHIZMIT SERBIAN!

1.Egersira e Sibirit vetëm sa po i mprehë dhëmbët

Serbia është e ngarkuar me shovinizëm, por shovinizmi dhe krimet monstruoze do të ia hanë kokën si nacizmi Hiterit! E vërteta, këto ditë Serbia është në prag të luftës civile. Lidhur me këtë, ai që i përcjell lëvizjet serbiane me seriozitet shkencor, mund të mësoi se poizita dhe opozita të konfrontuara në rrugë dhe në tërë godinën shoqërore, sa i përket qëndrimit ndaj shqiptarëve, nuk dallojnë fare. Nuk dallojnë sepse programi “Bota Serbe” dokument i kishës, partive, shtetit dhe Rusisë,bëjnë kujdestari që Kosovën ta mbajnë në maje të thikës. Prandaj, në çdo festë dhe ferkim politik, serbianët e kanë një parim: duan sërish luftë. E kësaj radhe, me që janë në hasmëri me të gjithë fqinjët, serbianët do të luftojnë në mes veti. Por, në kuptimin ekstrem, fronti serbian në luftën civile nuk do të dobësohet, sepse edhe Perendimi edhe Lindja janë në luftë për ta përfituar. Prandaj, me që bullgarët, maqedonët dhe shqiptarët së bashku me kroatë janë të rreshtimit që Serbia ta drejtojë makinën kah Perendimi, në anën tjtër, janë popat ata që nuk largohën dotë nga Rusia.

“Bota serbe-ruse” u pa hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB më 22 prill 2024 se Rusia e kërkon nga Serbia një luftë të re në Kosovë, në mënyrë që ta zhvëndosë vëmendjen Bota e civilizuar nga lufta në Ukrainë, ku soldatët fashist rus po bëjnë krime monstruoze. Në lidhje me këtë Serbia neofashiste nuk  po e kupton se ka mbajtur të okupuara treva të hueja për dy shekuj, për faktin se në të gjitha kongreset dhe konferencat e paqës është mësuar të përkdhelet dhe t` i falen trevat shqiptare. Tash, pa i paguar Serbia dëmet e luftës për dy shekuj ndaj shqiptarëve, agresionin sidomos ndaj Kosovës nuk e ndal. E vërteta, Serbia nazifashiste duhet denohët sikurse Rajhu i Tretë gjerman pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm atëherë do të kemi paqe dhe siguri në Ballkan. Por dëmet e luftës Serbia duhet t` ua paguaj edhe kroatëve dhe boshnjakëve. Prandaj, me këtë tretman ndaj Serbisë sot nga ana e BE dhe SHBA (përkdhelës), nuk vrehet se Serbia do të demokratizohet. Edhe më keq, Serbia me këtë tretman sot po stimulohet, pale mos po largohet nga “prehri” i Rusisë neofashiste, e ai realitet, për neve që e studiojmë shoqërinë serbiane qe 40 vjetë, e themi publikisht se nuk ka asnjë shansë të ndodhë.

2.Serbia nazifashiste në peshojën e historisë Europiane dhe Ballkanike

Po mbushën katër dekada që shkruaj se Qeveritë e Serbisë nuk mund të mbushën mend për deri sa t` i paguajnë reparacionet (dëmet e luftës), që ua kanë bërë shqiptarëve, e të tjerëve, për dy shekuj. Sot Beogradi ka qitë fjalë se më 6 maj 2024 do ta publikojë programin e radhës, për të dëshmuar se ende qëndron në “vigun” e “Naçertanisë” 1844. Kuptohet se këtij plani do t` ia shtojë edhe Programin anti kroat: “Deri në shkatrrimin tonë ose të juajin” shkruar më 1902. Lidhur me këtë kam informata se çka përmban programi “Bota Serbe” , por në bazë të 37 programeve të njohura deri me tash që i posedojë, mendoi  se ofenziva neofashiste serbe do të përqëndrohet në dy pika agresive: 1. Si të zgjërohet Serbia në Bosnje, nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk aprovon më 22 prill 2024 rrezolutë për gjenocidin në Sreberenicë më 1995, e besoi se do të aprovohet. Do të përqëndrohet në lidhje më të ngushtë me Rusisnë, në mënyrë që Çështjën e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore t` i mbajë në maje të thikës, për ta justifikuar agresionin latentë të anshllusit serbian, që planifikohet të ndodhë në Krahinat: Mostar dhe Banja Llukë. Lidhur me këtë Serbia do të fokusohet në një krijim të situatës së re konfliktuoze serbo-malazeze, duke e peshuar tërë çështjën me rreligjion, por jo sikurse veproi Serbia më 29 Nëntor 1918 kur ia shuan Malit Zi: shtetësinë, mbretërinë, kombësinë, rreligjionin, gjuhën dhe historinë malazeze me fuqinë e ushtrisë së huaj. E vërteta, ky realitet e ka avansuar politikën serbiane në një pozicion fatamorganë, të cilën shoqëria serbiane e ndjek si hieja trupin që lëvizë. Prandaj është shumë detyrë delikate të largohet Serbia me llafe nga kjo rrugë. Po, nëse denohet Serbia ndërkombëtarisht, disi në fillim do të duket paksa si çështje prekëse, por ai denim është në esencë ndihmë që kombi serbian të largohet nga “froni” i trillimeve rreligjioze dhe kaja politike.

Lidhur me këtë, politika serbe këto ditë e lansoi një realitet se një kohë të gjatë “Malazezët nuk martoheshin me serbiane, por edhe vajzat që martoheshin me serbian, malazezi i leçitëte dhe ato izoloheshin nga familjet”. Tash, një pjesë e madhe e vajzave shqiptare po martohën me serbianë, në vendbanimet fshatare. E këtë realitet popat e plasuan në Perendim se: “Me shqiptarë kemi miqësi, por politika shqiptare, mirësielljën dhe dashurinë tradicionale serbe, po e kthen në urrejtje”

  1. Cila është filozofia politike e “Botës Serbe”

Sot janë nja 100 vende në Glob me kriza petenciale janë në luftë zingjiore. Një ndër vendet me kësi potenciali është padyshim siellja e pushtetit Serbisë me popullin e vet dhe me fqinjët, fakt ky  që bartë me veti pesë vatra krizash ku planifikon të përzihet “kapitali” i saj si në: Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe sidomos me Kroacinë, që do të thot sipas porosisë ruse, Serbia të mbetet në pozicion lufte me NATO-n. Nga ky pozicion e nxjerr aksiomën se Rusia e urren Serbinë, por e shfrytzon për tri përdorime shumë të ulta neokoloniale.

Me programin “BOTA SERBE”, nuk ka dyshim se do të ripromovohet që Serbia është shtet gjenocidal. Në lidhje me këtë, duhet theksohet për opinion se politika strategjike e NATO-s nuk do të lejojë një luftë të re në Ballkan, por shembulli i tragjedisë në Srebernicë e demanton këtë qëndrim se: “Ballkanisit duhet të flejnë me duar në gjepa”. Jo Ballkanasit duhet t` i ndihmojnë NATO-s në mënyrë që NATO t` u ndihmojë Ballkanasëve.

Shqiptarët dhe serbët në këtë histori “magnetike” duhet ta themi për herë të parë dhe pse mos të dihet se e kanë një armik të përbashkët. Ai armik i përbashkët është Rusia, sidomos për Serbinë, të cilën po e shfrytëzon për karrem qe dy shekuj pa shkëputje nga veprimet. Në lidhje me këtë Radojçiqët nuk mund ta nxierrin Serbinë nga humnera ku vet populli i saj e ka palsuar vetëvetën, duke bërë mitingje, duke lejuar pushtetin që t` i nxjerr nga burgjet të gjithë kriminelët dhe t` i mobilizojë për luftë (1992-1999), plus edhe t` i paguaj për të bërë mizori të papara sidomos më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes tri programeve: Toka  diegur;  Koridoret përplasëse dhe Patkoi, që të tira për ta shfarosur popullin shqiptar në tërësi, ashtu si ishin marr vesh Millosheviq- Tuxhamn në mars 1991 në Karagjorgjevë. E tërë kjo politikë, ka një prapavi që Serbia të kualifikohët nepër Evropë se po e “lufton islamizmin”. Ndërsa ka miqësi të ngushtë ne Iranin dhe shtetet tjera agresive.

4.Çka e veçon luftën e fundit serbiane me Luftëratë botërore 1914-1918 dhe 1939-1945

Në luftërat botërore muarën pjesë: në të parën 36 shtetet, në të dytën 61 shtete. Lufta e Parë zgjati 4 vjetë, 3 muaj e 15 ditë. Lufta e Dytë zgjati 6 vejtë.  Numri i ushtarëve në luftën e parë ishte 1, 7 milionë. Numri i ushtarëve në luftën e dytë ishte 6 milionë. Luftërat në luftën e parë u zhvilluan në 14 shtete. Në Luftën e dytë, luftimet u zhvilluan në 40 shtete.  Madhësia arrijti  në rastin e parë në 985 milionë . Kurse në Luftën e dytë madhësia arrijti në 1315 milionë.  Madhësia ku u përfshi në luftë në rastin e parë ishte 4 milionë kilometra kator. Në rastin e dytë ishte 22 milionë kilometra katror. U mobilizuan 70 milionë 1914/18, ndërsa më 1939/45 u mobilizuan 110 milionë ushtarë. Në Luftën e Parë Botërore u vranë 10 milionë njerëz.  Në Luftën e dytë u vranë 50 milionë njerëz. Në Luftën e Parë u plagosën 21 milionë njerëz. Në Luftën e dytë u plagosën 35 milionë njerëz.

Në Luftën e Parë Botërore në kampin që e shkaktoi luftën sepse kishte kapital po nuk kishte koloni siç ishin Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia, shpërthyen armiqësitë (Italia tradhtoi). Në kampin e dytë që nuk ishin për luftë provizorisht sepse kishin koloni të maftuara ishin: Anglia, Franca dhe Rusia. SHBA hynë në luftë kah fundi më 1917 si borçli dhe dualën si huadhënës. Në luftën e Dytë Botërore ishin dy taborre kryesore ndërluftuese: Pakti Berlin-Romë-Tokio dhe Aleatët: SHBA- Anglia- Rusia dhe Lëvizjet antifashiste nepër botë me lëvizjet e rrezistencës.

Në Luftën e Parë muarën pjesë 190 000 avionë; në Luftën e Dytë muarën pjesë 710 000 avionë. Në luftën e Parë muarën pjesë 9000 tanke, në Luftën e Dytë muarën pjesë 287000 tanke.  U aktivizuan 140 000 mjete ushtarake në rastin e parë, ndërsa u angazhuan 1 041 000 mjetet ushtrake, në rastin e dytë.

Në çdo 100 nerëz të vrarë në Luftën Ballkanike ishin 92% ushtarë ndrësa 8% ishin civilë. Në Luftën e Parë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 60% ishin ushtarë, kurse 40 % ishin civilë. Në Luftën e Dytë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 40 % ishin ushtarë, kurse përqindja e civilëve arrinë në 60%. Në Luftën për shkatrrimin e Jugosllavisë 1992-1999, aporksimativisht 91%  nga numri i të vrarëve ishin civilë, kurse 9% ishin ushtarë të vrarë. Ky argumenti i fundit e veqon luftën jugosllave me luftërat tjera për kah vrasja e civilëve. Por luftën serbiane e veçdon edhe një fenomen e që ka të bëjë me bartjën e kufomave të shqiptarëvepër të humbur gjurmë. Madje në luftën serbiane ka pasë edhe diegëje të kufomave dhe eksperimente të tipit : “Dr Resher”, që do të thot majte profesionale sa mundet njeriu për të u qëndruar torturave të programuara, sa mundet njeriu për t` i qëndruar temperaturës minus dhe plus. Këto eksperimenete oficerët serbian i kanë bërë vetëm në Kosovë, dhe për mos me u zbuluar e montuan aferën e “trafikimit organeve njerëzore”. Dhe kur u doli kjo aferë e montuar, atëherë Beogradi zyrtar filloi të instaloi skenar morbid përmes “dëshmitarëve të mbrojtur”, të cilët janë të strehuar nepër Evropë dhe jashtë saj, para se të fillonte Specialaja e Hagës kundër UÇK-ës dhe shqiptarëve në përgjithësi e jo “kundër individëve” si është bërë zakon të thuhet e shkruhet.

  1. Çka duhet mësuar nga historia e gjykimeve dhe hetimeve sot

Në vitin 1946 në Nyrënberg u mbajt Procesi i denimit të krimeve të Luftës Dytë Botërore. Aty u denua Rajhstagu, SS trupat, ABVER trupat, Partia Nncional Socialiste dhe tërë kreu ushtrak dhe politik i shtetit. Gjermania u nda në katër zona të okupimit si dhe u detyra për t` i paguar reparacionet (dëmet e luftës). Nepër zonat e okupimit pati denime shtesë me burg: Në Zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në Zonën e okupuar nga Rusia u denuan me burg të rëndë 67000 persona; Në Zonën e okupuar nga Anglia u denuan me burgim 64000 persona; Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan me burgime 19000 perosona.

Gjithë ashtu në nivel të Gjermanisë në zonën britanike u denuan pa të drejtë pune në profesion 320 000 persona. Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan pa të drejtë pune në profesion 7000 persona. Në Zonat Amerikane dhe Ruse nuk ka të dhëna sa persona janë denuar, ose nuk është denuar askush, sepse legjislacioni i këtyre vendeve, nuk e parashihte një denim të tillë.

Shtrohet pyetja: ku është pozicioni i fajeve të Serbisë për krimet gjenocidale për dy shekuj ndaj shqiptarëve, sidomos në Luftën e fundit 1998-1999. E pse mos ta shtrojmë pyetjën: Nëse  nuk është denuar Qeveria e Serbiaë, nuk është denuar Gjneralshtabi Serbian, nuk është denuar Partia Socialiste Serbe, nuk është denuar Partia Radikale Serbe, nuk janë denuar disa parti tjera e që me krime kanë qenë të ekspozara, dhe bota për peshën e atyre krimeve dinë ose nuk dinë fare, sepse të gjitha i janë fakturuar shtetit dhe drejtuesit të saj, me të drejtë, por Serbia jo që është denuar, por ka mbetë të zgjedhë cilit faaktor do t` i takojë: Lindjës apo Perendimit. E ky pozicion po i ndihmon edhe sot, kur është në luftë qytetare. Mbi të gjitha, Serbia nuk është denuar për dëmet e lyftës, as që ia ka përmendur ndokush nga ndërkombëtarët reparacionin. Mu për këtë realitet politik, Serbia po sillet ende si xhandar i Ballkanit, sepse nuk e ka përfshirë pesha e përgjegjësisë penale, për asnjë periudhë të fajeve.

6.Pse shqiptarët nuk krijuan miqë as në kohën e Gjergj Kastriotit në Evropë

Gjergj Kastrioti- Skenderbeu provoi për të krijuar miqë në Venedik, Vatikan dhe nepër Evropën e hallakatur sidomos pas vitit 1463. Por, Skenderbeu askund nuk gjeti as miqë as përkrahës të interesit. Përkundrazi, gjeti një lloj helmimi misterioz, prej të cilit edhe u pushua nga jeta-nga lufta e shenjët për çlirim nga osmanlia okupator.

Së dyti, shqiptarët provuan në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe të Buhsatlinjëve të dëshmojnë Evropieizim, por muarën urrejtëje dhe pezmatim pse ishin musliman. E ky fenomen, ndodhëte për faktin sepse Evropa e Kryqzatave, nuk kishte ndryshuar, as vese e as adete makiveliste. E kundërta shqiptarët në të gjitha kryengritjët kombëtare gjatë shekullit XIX dhe XX kundër osmanlisë drejtoheshin nga personalitetet shqiptare të rreligjionit islam. Por, kjo nuk do të thot se nuk ka pasë edhe turkofilë dhe tradhtarë nga ky rreligjion. E po të peshohen me peshojën e tradhtisë, atëherë hesapi del shumë i egër i rreligjioneve islame  E vërteta, shqiptarët vetëm një herë në histori gjatë shekullit XX e kanë pasur një gjysëm dobie nga Lindja,por jo rreligjioze por ideologjike. Parndaj më 1955 kur projektohej: deprotimi i shqiptarëve nga Jugosllavia; kur planifikohej ndarja e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, posa Shqipëria u pranua në Paktin e Varshavës (më 1955) pushuan të gjithë skenarët e ndarjës Shqipërisë. Por shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia në Anadolli pushoi vetëm më 1966, me ndihmën e fuqisë SHBA-ve, të cilat e ndihmuan terthorazi në sigurinë e plotë për eliminimin e Aleksandër Rankoviqit në Brione. (shiqo: A. J. Brionski Plenum, “Tajna dokumentacija stoleça/66”).

7.Çka do të ngjanë nëse OKB  e aprovon Rrezolutën për gjenocid në Srebernicë

Sot në Ist River (Nju Jork) ndërgjegja e njerëzimin është në peshojë. E kuptueshme se kundër drejtësisë do të provojnë të ngadhnjejenë Rusia, Serbia, Bellorusia, Irani, Kina dhe ndonjë shtet marionetë si këto. Por aprovovimi i Rrezolutës për gjenocidin në Srebernicë do t` i hapëte dy mundësi: 1.Që Serbia t` i paguaj dëmet e luftës në Bosnje. 2. Që Rusia një ditë të gjindet para peshës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe t` i paguaj dëmet e luftës ndaj Ukrainës. Pra Rrezoluta për gjenocidin në Srebërnicë do të ishte një fitore e demokracië mbi tiraninë. Megjithë këtë tirania po dominon edhe sot (qershor 2025).

E vërteta, auktalisht  shembulli i Gjermanisë për t` i paguar viktimat e kolonializimit në Namibi, (prill 2024) e venë çdo agresor para ÇEKANIT të drejtësisë. E në këtë nye Serbia fashsite ka filluar të dridhet, sepse një ditë do duhet paguar dëmet e luftës për Kroaci, për Bosnje dhe për Kosovë sidomos.

  1. Çka do të ngjan nëse Perendimi e lejon Rusisnë ta fitojë luftën në Ukrainë

Me aprovimin e ndihmës për Ukrainën për 61 miliardë dollarë këto ditë nga Senati Amerikan, pothuej se është e sigurtë se Ukraina nuk është vetëm, prandaj nuk do ta humbi luftën, por nuk do të mundet as për ta fituar.  Kjo për faktin se për NATO-n është me interes politiko strategjik, që Rusia e Putinit të kompromitohet para opinionit botëror. Dhe, në këtë drejtim NATO nuk merr kurrfar përgjegjësie morale, sepse është organizatë ushtarake, armike e imperializmit rus në përgjithësi.

Nëse Rusia eventualisht do ta fitonte luftën në Ukrainë, atëherë turrin e saj (Rusisë) do ta ndalte vetëm një Luftë e Tretë Globale, e cila po zvillohet para syve tanë në forma të ndryshme, por me mënyra të tjera makiaveliste. I mjeri ai popull sot, që është para ndrydhjeve të fuqive agrsive ushtrake  ruse. Në lidhje me këtë lufta Iraniano-izraelite tregoi se bota është pranë një apokalipse të mundëshme, ku SHBA besoi se do të mbesin kampion i paqës “dirigjuar”.

9.Çka do të ngjan nëse më 16 maj 2024 Kosova bëhet antare e Këshillit Evropës

Historia nuk mirret me fall. Por, nëse analizohën ngjarjet drejtë  (faktorët objektiv dhe subjektiv), atëherë “zbulimin” i së vërtetës se çka do të ngjan ke shansë për ta rrumbullaksuar në 90-95% se si do të jetë përfundimi, kuptohet jo apsolut. Lidhur me titullin e shtruar si pyetje konjukturale- “Bota Serbe”, mund të theksojmë pra,  nëse Kosova pranohet de jure në Këshillin e Evropës, atëherë hapet shansa që Kosova shumë më lehtë të pranohet në Interpol, në UNESCO, në OKB. E sa i takon pranimit në NATO, çështje e Kosovës është gati tërësisht e zgjidhur, sepse NATO është këtu. Por kjo ambicje e Republikës Kosovës është çështje që donë njohuri speciale ushtrake, sepse dëshira dhe përkushtimi në asnjë rrethanë nuk do të mungojnë. Me fjalë tjera, pranimi i Kosovës në KE hap rrugë që Kosova pas pranimit në OKB ta padisë Serbinë agresore për dëmet dhe gjenocidin që ka bërë ekskluzivisht nga koha kur KS OKB e ka aprovuar Rrezolutën për Gjenocidin më 1948 e këndej. Pra Republikën e Kosovës si shkencat objektiv-institucionet e saj i njohtoj se nuk ka padi retroaktive, nuk ka pasi për gjenocidin që ka bërë Principata  Serbe duke i shfarosur 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare për 28 ditë (1-28 XII 1877). Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për mizoritë më 1912-1914 nga 132 fshatrave shqiptare. Serbia përjashtohet nga definicioi i gjenocidit për 182 katune të bombarduara në Kosovë më 1919-1921. Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për 215 katune të sulmuar me zjarrë dhe automatike më 1945. Por Serbia nuk do të mundet për t` u përjashtuar nga Padia dhe denimi që mund t` i bëret në GJND (Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë), sese krimet nuk vjetorhën.  E vërteta, Serbia neofashiste për këtë realitet të drejtësisë është e njohur, por me asnjë çmim nuk po pushon që zanatin e mizorive  ta ndali, një ditë. E kjo nuk do të thot se shqiptarët do të mbesin në mëshirën serbiane, sikurse gjatë shekullit XIX dhe një pjese të shekullit XX-t. Por, një fakt duhtët të thuhet se Serbia po e lëmon BE dhe OKB, pale mos po largohet nga Rusia. E një realitet i tillë nuk do të ndodhë, na moson programi i fundit serbian :Bota serbe”.

10.Serbia fashiste ka hy në një avanturë të re duke mos e ditur se Rusinë e ka armik

Në Serbinë  fashizuar sot, askush nuk ka fuqi si individ për ta ridrejtuar kah demokarcia godinën shtetërore. Përkundrazi, sepse këtë shtet e ka mbuluar psikologjia e “pafajësisë”-përkatësisht e urrejtjës, megalomanisë , madhësisë territoriale, madje pasi që i ka huq të gjitha rrugët, po provon përmes një tog fjalëshi rreligjioz të quajtur “BOTA SERBE”, për të krijuar një atmosferë misterioze, ala asaj formulës së viteve 1990 kur propogandohej se: “Nikolla Teslla e paska shpikur një formulë, me të cilin Serbia do ta sulmojë tërë botën, nga Tokio e deri në Londër, dhe atë luftë do ta fitojë”. (Lexone deklaratën e Enriko Josifit më 1990 në TV e Serbisë)!!

Sot, vetëm një shkrimtar ala Emil Zola (1895), mund ta shpëtojë Serbinë fashiste nga katastrofa. Ai shkrimtar në Serbi nuk mund të gjëndet. Ndoshta do të ishte Vuk Drashkoviqi, por si duket ende ka nevojë shprti i tij të pastrohet, jo para ndonjë popi, por para Zotit dhe Krishtit nëse vërtetë don të imponohet si një Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq, por nuk e bsoi se çetniku Vuk Drashkoviq do të konvertohet në socialdemokart. E ta them menjëherë se tigri i dikurshëm nuk mund të bëhet kapruell sentimental, që iu kanë ther brienat diku nepër shkurret e shovinizmit. Prandaj, mendoi se Serbia do të paguaj haraç, duke u hasmuar me tërë botën, sepse nuk ka shenja se do të largohet nga kthetrat e Putinit, i cili Serbinë po e shfrytëzon për t` i trembur “mizat në perpeç” të zotërisë. Ky realitet u pa dhe u ndie në KS OKB më 22 prill 2024 dhe gjatë këtyre gjashtë muajëve të vitit 2025.

Sot si historian, mendoi se kapitali Evropian, duhet të jetë më agresiv ndaj Serbisë, sepse Ballkani si pasojë e sielljeve meskine serbiane është bërë vend i pasigurt për investime. E ky realitet nuk është shenjë i mirë për BE dhe për demokracinë Perendimore, sidomos për  Amerikën demokratike. Në anën tjetër tërë bota ngadal por sigurtë po e mëson se shqiptarët e kanë kthyer me të drejtë tërë orientimin-rreshtimin ekonomiko shoqëror gjithëkombëtar kah Washingtoni dhe Brukseli.

  1. A ka kaluar koha e kolonizimeve barbare serbiane në Kosovë

Më 1912-1941 Serbia arrijtë ta ngritë përqindjën e serbëve në Kosovë nga 4% sa ishte më 1912 në 27% më 1941. Këtë përqindje të popullsisë Serbia koministo-çetnike synonte pas vitit 1945 ta ngritë në 51% plus. Por realiteti tregoi  më 1991 se në Kosovë për shkak se serbët nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie, të zbresin në 5,2% të tyre. Madje provuan qarqet fashiste përqindjën ta ngrisin me terror të programuar në 51% serbian më 1995. Por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prishi atë planifikim, madje bombardime t e NATO-s jo vetëm që e prishën por e kthyen në një invalid që po derxhet në shovinizëm tërë Serbia edhe sot. E vërteta, pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999, filloi njëfar epoke e negociatave, të cilat janë bërë njëfar mode politike, por ajo “modë” nuk ka as strategji e as taktikë të zgjedhjes, sepse vet serbët nuk po duan të integrohën në shtetin e Kosovës, të cilin e kanë pranuar 59% të shteteve në tërë globin. Lidhur me këtë e shtroi pyetjën: A u larguan vet serbianët nga institucionet e Kosovës; a u mbajtën dy palë zgjedhje dhe i bojkotuan. Tani çka kërkohet nga shqiptarët, pse mos të thuhet se: “Serbia po kërkon territore, po kërkon kthim të pushtetit saj kolonial në Kosovë”.

Në fund e shtroi këtë aksiomë që mund të quhet në fillim edhe si theoremë që:  Kombin shqiptar dhe Kombin serbian duhet t` i drejtojë një psikologji “demokratike” e shembullit franko-gjerman. Pra shembulli i pajtimit është i zbuluar, vetëm që ai zbulim duhet të zbërthehet me argumentin se drejtuesit shtetëror serbian duhat t` i parnojnë fajet e bëra ndaj fqiut të parë; duhet ta njohin Kosovën shetet; duhet t` i paguajnë dëmet e luftës. Për ndryshe viktimat nuk do të na i falin gabimet politikaneske nëse do të ndodhin. Pra, shkurtë e shqip: nuk ka pajtim as paq të vërtetë në Ballkan, pa u demobilizuar imperializmi serbian. Tni për tani, sa më shumë që Serbia t` i afrohet Rusisë, e ky fenomen po ngjanë, Shqiptarët duhet t` i afrohën për tri herë më tepër Perendimit dhe NATO-s me SHBA në krye. Politikë pra po, por dhëmb për dhëmb. Madje, rinia shqiptare duhet shkojë me kulturë aq largë sa që zyrtarisht të kërkojë nga Stej Departamenti dhe Pentagoni për të shërbyer një ditë në Ushtrinë Amerikane. Po medoi si shkenctar shqiptar, që nuk e urrej asnjë popull se vetëm kur Serbia ta pranoi Kosovën, vetëm atëherë bota serbiane do të mendoi ndryshe, do të mendohet se është larguar nga pesha e krimt. Prandaj, “Bota Serbe” që po promovohet nepër kisha dhe manstire, nepër parti dhe kazerma ushtrake, nepër shkolla dhe uzina, nuk është asgjë tjetër vetëm se një poltikë e re e Millosheviqit me një ambalazhë ngjyrë gjaku të njomë, të cilën e drejton nxënsi i V. Sheshelit i quajtur A. Vuçiq.

Shkrimi i kushtohet: Vojo Kushit, Tahir Sinanit, Ukshin Htotit, Fehmi Lladrofcit dhe ushtarit serbian që nuk pranoi në maj 1999 ta therr plakën shqiptare, por që me procedurë të shkurtë u pushkatua si “tradhtar”!

Më 30 VI 2025

Që nga fundi i komunizmit, shumë Shqiptarë janë bërë si me magji “historianë ose gjuhëtarë”

0

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris

Hyrje

Ka disa që bëjnë përsëritje nganjëherë të pavetëdijshme të çdo gjëje që thuhet në forumet e Internetit, salonat private, bisedave kafenejash, etj… Që nga fundi i komunizmit, shumë Shqiptarë janë bërë si me magji “historianë ose gjuhëtarë”, pa pasur aftësinë, njohuritë ose diplomat e nevojshme për të ndërmarrë shkrime në fusha që kërkojnë një minimum aftësish. Këto janë profesione që kërkojnë edhe ndershmëri intelektuale të pamohueshme. Nuk shkruhet një libër ose një artikull duke kopjuar shkrimet e të tjerëve. Së fundmi, nuk bëhesh specialist në asnjë fushë vetëm duke fryrë në të.

@Logo ZE

Jo vetëm që nuk keni guximin të zbuloni veten duke qëndruar i fshehur pas një pseudonimi pa fytyrë dhe pa emër, por i lejoni vetes të më kundërshtoni pa dhënë as më të vogëlin provë për të kundërtën. Ju kundërshtoni për hir të kundërshtimit, duke përdorur një qasje të vogël, një stil tinëzar dhe ofendues, dhe argumente që vërtetojnë se nuk jeni një shkencëtar që përdor argumente të strukturuara, të qarta, të besueshme, të kuptueshme  dhe…jo fantazia ! Ju nuk vini këtu për të ashtuquajturin dialog, por thjesht për të provuar ta rrëzoni tezën time (ai ende s’ka lindur) me argumente jo-shkencore, por më tepër edhe fëminore dhe shpirtvogël. Për sa më duket, ju mungon guximi, ndershmëria ose dinjiteti për të diskutuar hapur me një shkencëtar me përvojë të shumtë. Sjellja juaj, mënyra juaj dhe metoda juaj e qasjes ndaj një diskutimi historik, gjuhësor ose shkencor tregojnë një personazh të dyshimtë, të paaftë, dashakeq ose grabitqar që vjen këtu në faqen time personale të FB thjesht për të më denigruar, ofenduar ose nënçmuar për të kënaqur egon tuaj ose thjesht për t’u shërbyer interesave të atyre që u kanë punësuar për të bërë punën e tyre të ndyrë. Kur them i paarsimuar, nuk dua të them analfabet, por përkundrazi mungesë kulture. Të jesh i kulturuar nuk do të thotë dikush që vetëm lexon shumë, por dikush që lexon, kupton, mban mend dhe di të komentojë mbi atë që ka lexuar ose mësuar. Por të lexosh shumë nuk të bën domosdoshmërisht specialist i një fushe të caktuar. Nuk mund të debatoj me një fantomë, dhe aq më tepër me një person të paaftë, keqdashës, një spiun ose dikë të shitur servilisht  armiqeve tanë tradicionalë (Grekët dhe Serbët). Kjo mund të mos jetë reale, por sjellja juaj sugjeron që mund të jetë e tillë. Do të diskutoj me ju vetëm sinqerisht dhe me ndershmëri pasi të keni demaskuar veten, të keni provuar se kush jeni, çfarë bëni, nivelin tuaj shkollor ose akademik, përvojat dhe aftësitë tuaja në historinë, mitologjinë dhe gjuhësinë e lashtë. Atëherë, do të jemi në gjendje të diskutojmë lirisht, hapur, me dinjitet, pa komplekse, pa tabu dhe pa asnjë armiqësi apo agresion.

Këtu do t’i përgjigjem pyetjes që është thelbësore për të kuptuar “kush ishin Pellazgët” dhe qytetërimi i tyre i uzurpuar nga pushtuesit Helenë, dhe veçanërisht deshifrimin i emrit të tyre që na vjen nga lashtësia e lartë, i cili emër zbulon identitetin e këtij “populli parahistorik”. Ndërkohë që jeni fshehur në mënyrë tinëzare pas një pseudonimi, e keni  zbuluar disi veten përmes pyetjeve që bëni, mënyrës tuaj të të parit të gjërave dhe të të kuptuarit të tyre (ose jo), të të shkruarit, polemikave që keni provokuar si dhe interpretimeve që bëni të cilat janë fëminore, abrakadabrante dhe të vogla si dhe polemika që sapo keni provokuar.  Do t’i përgjigjem vetëm një pyetjeje : vetëm për pyetjen aktuale mbi “emrin” e Pellazgëve (që indirekt u përgjigjet pyetjeve të tjera) më është dashur të shkruaj pothuajse “katër faqe” të daktilografuara ! Aq më tepër ju më kundërshtoni pa prova, pa argumenta bindëse sepse nuk keni aftësitë e nevojshme për të qenë në gjendje të argumentoni atë që mendoni : veçanërisht “emrin e Pellazgëve” dhe atë të “Zeusit”[1] të cilët shpjegohen me bollëk në tezën time, librat e mi, artikujt e mi apo konferencat e mia. Aty dhe në raste të tjera nuk keni kuptuar absolutisht asgjë ose nuk doni të kuptoni (?!) dhe vini këtu thjesht për të debatuar ose për t’u bërë interesant ! Çdo gjë që pohoni është e rreme sepse është keqinterpretuar, keqkuptuar ose nuk është kuptuar fare. Ju jeni si shumë Shqiptarë të tjerë që “nuk u pëlqen” emri “Shpellazg/Pellazg” (Popull i “shpellave”) sepse mendojnë se është një emër “pejorativ dhe degradues” për një popull kaq prestigjioz !!!  Mendim fëminor ! Ky “etnonim”, ndër prova të tjera, hedh dritë mbi lashtësinë e tij parahistorike.

Si studiues dhe historian serioz dhe me përvojë, nuk kam kërkuar kurrë në shkrimet e mia t’u pëlqej ose t‘u bëj qefin atyre që lexojnë librat e mi ose dëgjojnë leksionet e mia. Në të vërtetë, falë studimeve dhe kërkimeve të mia të gjëra, si dhe analizave të mia të thella, argumenteve bindëse dhe referencave të pakundërshtueshme dhe të gjitha të dhënave të qarta, të nënkuptuara ose të fshehura që zbuloj te autorët antikë dhe gjithashtu njohurive të mia shumëdisiplinore duke përfshirë paleontologjinë, parahistorinë, antropologjinë, gjuhësine dhe etnologjinë…kam arritur ta BARAZOJ (ta vëj në ADEKUACION) rezultatin e studimeve të mia me “Parahistorinë” dhe zbulimet e kockave të fosilizuara njerëzore. Është ky boshllëk dhe mungesa e njohurive shumëdisiplinore që nxjerrin në pah gabimet, keqinterpretimet dhe, mbi të gjitha, mungesën e interesit për shkrimet e lashta që na mbingarkojnë me detaje të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme JANË “të pashfrytëzuara nga autorët modern”, të cilët i kam denoncuar për më shumë se 50 vjet. Madje ka disa që as nuk dinë të lexojnë midis rreshtave ! Prandaj, për shkak të të gjitha llojeve të boshllëqeve, historia e Greqisë është shtrembëruar ose madje e manipuluar (pa dashje ose me vetëdije). Kjo është arsyeja pse kjo histori ka mbetur në një rrugë pa krye (qorr sokak). Kjo është arsyeja pse vendosa të paraqes një tezë në Sorbonne/Paris në vitin 2012, pas dy botimeve të mi të parë.

Në fakt, në Evropë, kockat e para fosile njerëzore datojnë rreth 45,000 vjet para erës sonë.. Ky “numër” është studiuar dhe analizuar duke përdorur metoda specifike shkencore, përkatësisht “datimi absolut” : zbërthim radioaktiv në shkëmbinj magmatikë bashkëkohorë me fosilin. Dhe “datimi relativ” : datim fosile i nxjerrë duke zbatuar parimet e datimit relativ (stratigrafi). Është një lloj ore për të përcaktuar datën e formimit të saj. Gjeologët zakonisht përdorin metodat e datimit radiometrik, bazuar në zbërthimin natyror radioaktiv të elementeve të caktuara si kaliumi dhe karboni, si orë të besueshme për të datuar ngjarjet e lashta. Këto orë përcaktojnë datën e formimit të fosilit të zbuluar. Fillimisht u përqendrova në shpjegimin se si përcaktohet mosha e një fosili njerëzor, dhe kjo na kthen shumë larg në parahistori. Duhet theksuar se “Paleoliti i Sipërm” filloi në Evropë rreth vitit 45,000 p.e.s. dhe zgjati deri rreth vitit 12,500 p.e.s. : kjo është “PARAHISTORIA”. Kjo periudhë karakterizohet nga zgjerimi i njerëzve “anatomikisht modernë”.

Të gjithë njerëzit e “Paleolitit të Sipërm” ishin nomadë. Ata më shpesh jetonin jashtë dhe udhëtonin nëpër Evropë, Mesdhe, deti Egje dhe Azi Minore sipas ritmit të stinëve. Ata jetonin duke gjuajtur, ushqeheshin me “lendet” e  LISIT, pinin ujë burimi, etj. Pastaj shqetësimi i tyre i vetëm ishte të gjenin strehim dhe të mbroheshin. Në fillim, SHPELLAT dhe GUVET  shërbyen si strehë e tyre (duke i mbrojtur nga kafshët e rrezikshme dhe çrregullimet klimatike). Pastaj ata ndërtuan kasolle në fusha dhe më në fund në periudhën  “Neolitike” (7,000 vjte p.e.s.) pas “Shkrirjes së Epokës  Akullore”, ata zbuluan bujqësinë, ujitjen, blegtorinë, endjen, ndërtimin e shtëpive prej guri, megaliteve, pastaj pallateve…: ky është “fillimi” i QYTETËRIMIT. Pastaj, gradualisht, ata zbuluan metalet (ari, argjendi, bakri, kallaji, plumbi, bronzi dhe hekuri), ndërtimin e PALLATEVE dhe QYTETEVE të pasura, dhe më në fund SHKRIMIN (Lineari A i Kretës, sistemi i parë evropian i shkrimit, dhe pastaj Lineari B Mikenas dhe më në fund ALFABETI që përdorët ende sot) : ky është fillimi i “HISTORISË”. Pra, pa i përmendur emrat e tyre, të gjithë elementët që kanë të bëjnë me PELLAZGËT  e parë u shfaqen në  “jug-lindjen të Evropës” : Qytetërimi i parë evopian i njohur nga autorët e lashtë.

  • NOMADIZËM (ata kaluan Evropën nga lindja në perëndim dhe nga jugu në veri) : – 45000 – 7000

SHPELLAT : strehëzat e para.

LENDET E LISIT : ushqimi i tyre i parë dhe kryesor në fillim.

  • NEOLITI : fillimi i zhvillimit të Civilizimit : -7000-2000
  • : 5000 à 2000, p.e.s (Dolmen, Menhir, Kromlek, Stele, Tumulus…).
  • NDERDIMET CIKLOPIKE ose PELLAZGE (ndërtuar me blloqe shumë të mëdha gurësh, shpesh pa llaç) : 1660-1200 p.e.s. Muri rrethues i Akropolit të Athinës quhet “Pelargikoni” si edhe ndërtesat e Mikenës, Tirintit, Pilosit…
  • METALET (ari, argjendi, bakri, kallaji, plumbi, bronzi dhe hekuri
  • PALLATET : të quajtura “minoane” ose “egjeo-kretese”, pastaj ato të quajtura MIKENIANE.
  • SHKRIMI (Alfabeti i parë ose “SHKRONJAT PELAZGE”, sipas Diodorit të Siçilisë) : Fillimi i Historisë më shfaqjen e shkrimit. Në gjithë botën fillimi i Shkrimit quhet : HISTORI

E gjithë kjo ndodhi, sigurisht, para shfaqjes së pushtuesve Helenë pas shekullit e 8-të p.e.s.  të cilët uzurpuan, përvetësuan, modifikuan dhe mnipuluan qytetërimin PELLAZG, i vetmi “qytetërim para-helen” i njohur nga autorët e lashtë.

PËRFUNDIM :

Këta ishin Pellazgët e pare : NJERËZIT E SHPELLAVE = (SH)PELLAZGË, të cilët me kalimin e kohës u bënë promotorët e qytetërimit të parë evropian “të njohur nga autorët antikë”. Në Evropë, periudha Neolitike (7000-6500/2000 p.e.s.) filloi në Evropën Juglindore me PELLAZGËT. Ishte prej andej që ata dolën nga statusi i tyre si nomadë dhe Njerëz të Shpellave dhe filluan të evoluojnë në mënyrë qytetëruese dhe prestigjioze. PRA, vetëm pse ju dhe shumë të tjerë (jo specialist) nuk ju PËLQEN “emri” i Pellazgëve (Popull I Shpellave) nuk do të thotë se duhet të hidhet poshtë ky studim pa ofruar provën e të kundërtën. Këtu, provat e mia jo vetëm  janë të strukturuara, të argumentuara dhe me shumë detaje dhe referenca de “pakundêrshtuëshme dhe të besueshme por mbi të gjitha janë “të mjaftueshme” pë ata që janë të aftë për të kuptuar.

Ne mund ta deshifrojmë lehtësisht emrin e Pellazgëve duke përdorur prapashtesën armene “azg” dhe fjalën shqipe “Shpellë”, dhe më në fund arrijmë te fjala “Shpellazg”, që do të thotë  « banorë që jetojnë ose strehohen në shpella »…nuk duhet harruar se ashtu ishte gjithnjë dhe kudo në ato kohë të larta : e cila është në përputhje me statusin e tyre të « mëparshëm » si “Njerëz që kishin Dhpellat për banimin e tyre të parë ». Do të ishte e nevojshme të supozohej se Helenët, me mbërritjen e tyre në Pelazgji, e kishin shtrembëruar këtë fjalë duke hequr “Sh” (ose me kalimin e kohës u hoq vetë) dhe përfunduan duke adoptuar “Pelazgos”, domethënë  “Pelazg” + prapashtesën  greke “os”. Ky demonstrim gjuhësor tregon shumë mirë mire se Herodoti[2] kishte të drejtë për lidhjen etnike që bëri midis “Frigjianëve” (Pellazgët e Azisë së Vogël) dhe “Armenëve” të  lindjës të Azisë së Vogël. Unë theksoj se emri “Pellazg” ka pësuar disa interpretime të çuditshme (nga Helenët, Romakët dhe autorët modernë). Në mungesë të arkivave shumë të lashta dhe shkrimeve arkaike, ne gjithashtu mund të shqyrtojmë në lidhje me ta se mund të konsideojmë se Pellazgët dhe pasardhësit e tyre (Ilirët, Trakët, Maqedonët, Epirotët, Dardanët, Panonët, Triballit…) e kishin ruajtur brez pas brezi këtë « reminishencë » : “kujtesë të së kaluarës së tyre të largët” (“Shpellazg/Pellazg”). Sikur ruajtën « kujtesën e Lisit » që lendet e të cilët i kanë ushqyër Pellazgët mijëra vite më parë. Ky është shkaku që Pellazgët e adhuronin « Lisin » të shenjtorës të Dodonës (kryeqyteti i “kultit” pellazg) ku priftërinjtë interpretonin ZANIN (në toskërisht « Zërin ») e Perendisë nga fëshfërimat e gjetheve të LISIT të shenjtë. Ashtu matematikani Pitagora (Tirrhen/Pellazg) e quante ZA/ZANI sipas Porfirit (biografi i tij). Por Helenët e quajnin ZEUS/ZEUSI  (emërore Ζεύς, kallëzore Δία). Kjo është arsyeja pse ky perendi quhet “unanimisht” Zeus (« Jupitar » në latinisht) ! Në të gjitha kuptimet e këtij problemi, nuk kam gjetur një shpjegim më të mire, më të saktë, më adekuat dhe më të përshtashëm për këtë « etnonim » shumë i lashtë. Por falë “gjuhës shqipe” (një fosil i vërtetë i gjallë) dhe “armenishtes” (kjo gjuhë tjetër që rrjedh nga “Pellazgjishtja e lashtë” nga e cila buron edhe “Etruskishtja”). Së fundmi, theksoj, pa lajka nga ana ime, se teza ime siç është paraqitur në Universitetin e Sorbonës është unike dhe e vetmja e këtij lloji.

ZBULIMI i fundit të “Homo Sapiensit” më te lashtë në Evropë duhet ta quajm « Homo Pelasgus », emërtim që kam krijuar që dhjetra vite.

Kjo ka, të paktën, meritën e përcaktimit të njërit prej popujve të parahistorisë evropiane, me një “EMËR” domethënës që korrespondon vërtet me gjendjen e një populli që ekzistonte në këto kohë të largëta… dhe jo me një atribuim artificial dhe të rastësishëm siç ishte rasti gjatë zbulimit të një skeleti të fosilizuar (1856) në luginën e “Neander” në Gjermani (i njohur zyrtarisht në 1864 nën emrin “Homo neanderthalensis”) i cili skelet mori emrin e këtij vendi dmth “Njeriu i Neandertal-it”. Një tjetër skelet i fosilizuar i zbuluar në 1868 në “Cro Magnon” (në Les Eyzies-de-Tayac në Dordogne : ky u identifikua si ekzemplari i parë i Homo Sapiens) i cili mori emrin e këtij vendi : “Njeriui  Cro Mangnon-it” ! Ky zbulim vërtetoi lashtësinë e Homo Sapiens në Evropë (“njeriu modern” i Paleolitit të Sipërm Evropian). Është nga ky ekzemplar 28,000-vjeçar i “Cro Magnon” që emri “Homo Sapiens” (Njeriu Modern : Sapiens është një mbiemër latin që do të thotë “inteligjent, i mençur, i arsyeshëm, i matur”) përdoret për të gjitha skeletet e fosilizuara të zbuluara pas kësaj date.

MË NË FUND, U  SUGJEROJ  PALEOANTROPOLOGËVE dhe specialistëve të tjerë që t’u japin emrin “HOMO PELASGUS” kockave të fosilizuara që i përkasin një skeleti më shumë se 45,000 vjeçar i zbuluar në një « shpellë » në « Basho Kiro » në Bullgari (në perëndim të Drianovo). Të paktën do t’i japim një emër të vërtetë një skeleti që mund të jetë ai i një « Njeriu » që jetoi në juglindje të Evropës (Pelazgjia) dhe veçanërisht në Basho Kiro në Bullgari, rajon i lashtë i Trakisë, popull pellazg i mirëfilltë. Gërmimet, përfshirë ato të kryera që nga viti 2015 nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Jean-Jacques Hublin (paleoantropolog në Collège de France), kanë zbuluar në një shtresë sedimentare të errët dhe të pasur mijëra kocka kafshësh (kryesisht bizonë dhe drerë), vegla prej guri dhe kocke, rruaza, varëse, si dhe mbetjet e “pesë fosileve njerëzore”.

Midis mbetjeve njerëzore, një dhëmb dhe disa fragmente kockash u identifikuan si të « Homo sapiens » përmes analizës së ADN-së dhe datimit me karbon 14. Datimi i saktë i këtyre mbetjeve tregon një prani njerëzore midis afërsisht 46,900 dhe 43,650 vjet para kohës së sotme, duke e bërë Bacho Kiro vendin më të vjetër evropian që dëshmon për mbërritjen e Homo sapiens në fillim të Paleolitit të Sipërm. Në përmbledhje, kockat e fosilizuara të Bacho Kiro përbëjnë provën më të vjetër evropiane të pranisë së Homo sapiens, duke ilustruar kompleksitetin e zëvendësimit të Neandertalëve nga speciet tona. Kjo e bën Bacho Kiron vendin « më të vjetër evropian » që dëshmon për mbërritjen e Homo sapiens në fillim të Paleolitit të Sipërm.

Morali : Pellazgët e parë (Njerëzit e Shpellave) lanë gjurmët e tyre të para të “Homo Pelasgus” në “shpellën” e Bacho-Kiros, vendit të tyre të origjinës… sepse Bullgarët mbërritën në Ballkan vetëm PAS shekullit të 7-të pas erës sonë!

Në fund të shekullit të 19-të, « Historianët dhe Gjuhëtarët kishin dekretuar » se  :

  • « Pellazgët ishin një popull i lashtë, por që u zhdukën pa lënë gjurmë ».

Ndërsa kemi gjurmë të panumërta që askush nuk ka qenë në gjendje ose nuk ka dashur t’i shohë (?!). Por sidomos mbi të gjitha, ne i gjejmë të gjithë elementët thelbësorë pellazge në vetë qytetërimin helen. Ja si autorët moderne e kanë zhdukur etninë Pellazge me një lëvizje lapsi mbi një copë letër !

  • “Gjuha shqipe” është një gjuhë e ndarë dhe e veçantë nga sistemi “indo-evropian”.

Ishin « autorët modernë » ata që, duke filluar nga shekujt e 18-të dhe 19-të, bënë gabime të rende që shtrembëruan, modifikuan ose manipuluan plotësisht qytetërimin Helen për shkak të mungesës së njohurive shumëdisiplinore dhe mosnjohjes së teksteve të caktuara nga autorët antikë. Edhe për më tepër, çdo historian ose gjuhëtar imitoi paraardhësin e tij… rezultati : gabim + gabim = gabim ! Më në fund, gjuhëtarët e shekullit të 19-të bënë gabimin më të rëndë nga të gjithë : duke mos arritur të gjejnë “gjuhën amtare” të Evropës (gjuhë shqipe, dhe veçanërisht “gegërishtja”), ata krijuan “indoevropianizmin” (një gjuhë virtuale që shërbeu si bazë për studimet e tyre), një sistem që unë e kam luftuar për më shumë se pesëdhjetë vjet. Si pasojë, “Pellazgët dhe Shqiptarët” u përjashtuan nga çdo studim serioz. Për mua ky ishte manipulim dhe mashtrim.  Kështu është shkruar historia e qytetërimit Helen, i cili uzurpoi, modifikoi dhe manipuloi paraardhësin dmth pararendësin e tij : “Qytetërimin Pellazg”.

Më në fund duhet theksuar se Pellazgët në parahistori ishin nomadë që kaluan Evropën nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Banesat e tyre ishin shpellat dhe guvat dhe ushqimi i tyre kryesor ishin produktet e gjuetisë së tyre dhe “lendet” e LISIT të shënjtë deri në periudhën Neolitike. Pra nga Neoliti e tutje, Pellazgët u vendosën së pari në rajonin e pellgut të Danubit dhe atë të Evropës Juglindore. U Zbulua nga arkeologët, ka pak kohë, një skelet i fosilizuar të një nga HOMO SAPIENS-ët më të lashtë në Evropë (kalimi me Neandertalin) në Bullgarinë veriore në « Basho Kiro », i datuar rreth 45,000 vjet më parë (lajm nga revista « Nature Ecology and Evolution »). Natyrisht, nuk asnjë dokument të lashtë për të vërtetuar se kush ekzistonte në këtë rajon në atë kohë në Bullgari (shrimi alfabetik u shfaq në Evropë me botimin e Iliadës dhe Odiseas në mes të shekullit të VI-të), por sigurisht që nuk ishin Bullgarët ata që mbërritën në shekullin e 7-të PAS Krishtit, ndërsa gjithmonë ka pasur (sipas shkrimeve të autoreve të lashtë) grupe etnike Pellazge në këtë rajon të bullgarisë të sotme (Trakët, Brigjët, gjetët, Dakët, Odrizët, etj.). Por me anë të deduksionit mund të themi me siguri se ishte një skelet « pellazg » : për të pasur një zemër dhë një shpirtë të qartë e të  qetë, duhen kryer analiza gjenetike midis eshtrave të zbuluara dhe gjenet të disa shqiptarëve “me gjak të pastër”, pra shumë pak të përzier gjatë mijëvjeçarëve të kaluar.  Në të vërtetë, ne e dimë se juglindja e Evropës ishte e populluar që nga kohërat e lashta nga “grupi etnik pellazgo” që unë vetë e kam përcaktuar si HOMO PELASGUS, ka më tepër se 50 vjeç. Gjithë autorët e lashtë njihnin veç Pellazgët “si popull i lashtë dhe qytertërimi më i lashtë në Evropë” …dhe veçanrisht në juglindjen e saj.

Nuk do ta përsëris gjithë tezën time këtu sepse është e pa mundur. Unë besoj se këto pesë faqe  janë të mjaftueshme për të pasur një ide të qartë dhe të drejtë rreth “Pellazgëve”, Popullit të tyre, Identitetit dhe Gjuhës së tyre (PPIGJ).

Sa i përket interpretimeve gjuhësore të imagjinuara të bëra rastësisht nga neofitët ose pseudo-gjuhëtarët shqiptarë, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre sepse ato nuk i shërbejnë studimeve serioze të kryera nga autorë të patentuar. Ekziston një aforizëm që thotë : “krahasimi nuk është arsye”!

Jam i lumtur që jam ende gjallë dhe ende i aftë për të punuar në moshën 87 vjeçare dhe që të jem në gjendje të “përgjigjem” lexuësëve, sepse për shkak të problemeve të mia shëndetësore, përfshirë sidomos edhe sytë, nuk mund të qëndroj shumë gjatë para ekranit të kompjuterit tim. Sot, kam bërë një përpjekje të madhe. Shfrytëzoj këtë rast për t’u kërkuar të gjithë lexuesve dhe miqve të mi të referohen shkrimeve të mia për të gjetur përgjigjet për pyetjeve të tyre. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.

[1]  Porfiri (biografi i Pitagorës), « Jeta e Pitagorës », faqe. 36 – Belles lettres, Paris 2010. Ai tregon épigramin e varrit të Pitagorës ku është  shënuar në fillim : « Këtu prehet Zani, i cili quhet Zeus » ….Cf. Diogjen Laërce, GF, Flammarion, Paris 1965 – Tome II, Jeta e Pitagorës, libër VIII.

[2]  Herodoti, VII/73; I, 72, 180, 194; III, 93.; V, 49, 52.

Islami: E vërteta e padurueshme mposhtet përmes fshehjes

0

Arnt Jensvoll / Document.no

Në këtë video, Raymond Ibrahim bën një përmbledhje të shkëlqyer të historisë dhe mësimeve të krishterizmit dhe islamit, të cilat janë deformuar nga disa dekada paqartësi akademike dhe propagandë të majtë nëpërmjet demonizimit të Perëndimit dhe bardhëzimit të islamit.

Ibrahimi është një shkrimtar amerikan, historian dhe komentator me specializim në Lindjen e Mesme dhe islamin. Ai është lindur në vitin 1973 në SHBA. Prindërit e tij janë të krishterë kopte nga Egipti. Ibrahim flet rrjedhshëm arabisht dhe anglisht dhe ka një kuptim të thellë të të dyja, Perëndimit dhe Lindjes së Mesme.Akuzohet për demonizimin e myslimanëve.

Ibrahimi zbulon të vërteta të pakëndshme në lidhje me islamin, dhe për këtë ai akuzohet se demonizon muslimanët dhe e vë islamin në një dritë negative – pavarësisht se puna e tij bazohet në burime të para dhe fakte historike.

Videoja është një korrigjim. Ajo jep një pasqyrë të të kaluarës së dy civilizimeve, shekull pas shekulli – dhe trajton diferencat më të rëndësishme doktrinore.

Islam: Sannhetenes ubehag beseires gjennom fortielse – Document

Ibrahim Kelmendi e paditë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, “Kurti 2”

0
Drejt:
Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Kosovës
dhe
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
PADITËS:
Ibrahim Kelmendi (ID2858987)
Banues në fshatin Llabjan, Komuna e Pejës
Aktualisht jashtë shtetit për arsye shëndetësore
TË PADITUR:
1. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)
2. Qeveria e Republikës së Kosovës, “Kurti 2”
OBJEKTI I PADISË:
Padi penale për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, moszbatim të kontratës shtetërore për privatizimin e KEDS-it dhe dëmtim të interesit publik e të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Arsyetim
Unë, Ibrahim Kelmendi, i paraqes këtë padi penale me qëllim të inicimit të hetimeve ndaj orga-neve të lartcekura për shkak të dyshimeve të arsyeshme për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe moszbatim të kontratës shtetërore për privatizimin e KEDS-it, e lidhur më 9 qershor 2012 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konsorciumit turk Limak-Çalık.
Kontrata, sipas informimit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi (gjatë bisede që kishim për t’ia komunikuar kundërshtimin tim për privatizim të KEDS-it), përmban një nen ku përcaktohet që fitimi maksimal neto vjetor i kompanisë KEDS, përderisa ka monopol të shitjes së energjisë elektrike në territorin e Kosovës, nuk lejohet të kalojë shumën prej 17 milionë eurosh në vit. Kjo, në kuadër të një marrëveshjeje ku KEDS-i u shit për vetëm 26.3 milionë euro, ndonëse vlera vetëm e investimeve në rrjetin energjetik nga viti 1999 deri kur u privatizua kapnin shumën mbi 180 milionë euro.
Ta zëmë, në vitin 2023, sipas të dhënave që janë bërë publike, KEDS & KESCO kanë blerë rreth 7.5 milionë MWh rrymë elektrike nga KEK-u me çmim 29.60 €/MWh, duke na e shitur më pas për një çmim mesatar prej 145 €/MWh, duke realizuar një fitim bruto të përafërt prej 865 milionë euro. Edhe duke zbritur shpenzimet operative dhe investimet, fitimi neto duhet t’u ket mbet mbi 830 milionë euro/vit, çka përbën shkelje flagrante të kufirit të vendosur në kontratë: 17 milionë euro fitim neto në vit.
Përkundër fitimeve aq të mëdha, të kundërligjme (meqë kontrata për palë është ligj), bordi i ZRRE-së e rriti çmimin e rrymës edhe për këtë vit (nga 1 prilli 2025) 16.1 %, ndërsa bizneset me mbi 10 milionë Euro qarkullim në vit, gjegjësisht me mbi 50 të punësuar, i detyroi të kalojnë në “treg të lirë”, ku operator i vetëm është vetëm KESCO turk. Këtë kriminalitet bordi i ZRRE-së e arsyetojë me importin që paskëshin bërë KEDS-i & KESCO, edhe deri tani kemi informim se vetëm qeveria ka importuar rrymë elektrike, në volumin që e paraqita më lartë.
ZRRE, si organ mbikëqyrës, ka dështuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor për të garantuar zbatimin e kësaj kontrate të privatizimit të KEDS-it dhe ka lejuar një situatë të përfitimeve të paligjshme të një kompanie private, në dëm të buxhetit dhe të konsumatorëve.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës, – pa e pas detyrim në bazë të kontratës as qeveria e as KEK ta furnizojnë me rrymë KEDS-in, – nga viti 2021 deri shtator 2024 ka importuar mbi 3.9 milionë MWh rrymë elektrike, me çmim mesatar prej 149.85 €/MWh, duke shpenzuar gjithsej mbi 560 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kjo energji i është shitur KEDS & KESCO me çmimin fiks 29.60 €/MWh, duke e ngarkuar shtetin me një humbje të vlerësuar mbi 443 milionë euro.
Qytetarët po privohen nga informimi, nga kush po furnizohet me rrymë Elektro Severi i Serbisë, me çfarë çmimi furnizohet dhe pse nuk po vlen ngritja e njësojshme e çmimit të rrymës për bashkëqytetarët në Kosovë veriore, edhe pse kemi treg të rregulluar?!
Këto veprime përbëjnë shpërdorim të parasë publike, keqmenaxhim dhe ndihmesë të drejtpërdrejtë ndaj një monopoli të krijuar nga privatizimi i dështuar dhe moszbatimi i klauzolave kontraktuale.
Për shkak të pamundësisë sime për të angazhuar një avokat dhe për shkak të trajtimit tim shëndetësor jashtë vendit (pa ndihmë financiare të shtetit tonë), këtë padi e paraqes në mënyrë të thjeshtësuar dhe përmes e-mail-it. Megjithatë, dëshiroj të nënvizoj se përmbajtja e saj bazohet në të dhëna që meriton vëmendje të menjëhershme nga Prokuroria.
Kërkoj që kjo padi të merret në shqyrtim dhe të ndërmerren masat e nevojshme hetimore ndaj individëve dhe institucioneve të përfshira.
Me respekt,
Ibrahim Kelmendi (ID2858987)
Fsh. Llabjan, Komuna Pejë
Më 27.06.2025
PS.:
Kërkoj falje për pamundësi teknike për ta nënshkruar këtë padi.
***
E dërgova përmes E-mailave:
info.psh@rks-psh.org
info.kpk@rks-psh.org
prokuroria.speciale@rks-psh.org
info@ero-ks.org
zkp.zkm@rks-gov.net
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "fitimeve çmimin kunderligjme TeAe lire" Euro operator gjegjësisht geveria pale ështe prilli ndersa bizneset punesuar, detyroi kriminalitet bordi deri paraqita importuar mryme KEDS-i& organ mbikéqyres, zbatimin kësaj dështuar një Nga mandatit ligjor garantuar situaté perfitimeve tjetër, rryTe dhe pas nga baze deri nyTe nga buxheti shtetit. Kjo duke kontrates qeveria mbi KEK E/MWh. eshte KEDS & privohen çfare çmimi mbi fiks 443 kush furnizohet ngritja nryTe Elektro Severi përbëjnë çmimit rregulluar?! parasẽ publike, keqmenaxhim jashte ndihme e-mail-it. drejtpërdrejtë kontraktuale. ම shtetit deshiroj trajtimit parages Me respekt, (ID2858987) Fsh. Llabjan, Komuna e Kerkoj falje per teknike per nënshkruar kete padi."

Strategjia përballë islamit është dorëzim

2

Lutja e premtes dhe demonstrata për Palestinën në Youngstorget në Oslo më 27 qershor 2025. Foto: Javad Parsa / NTB.

Sten Branderne / Document.no 27.06.2025 19:00

Nga të gjitha kthesat e rrezikshme që civilizimi ynë mund të marrë, ndoshta ajo që po shohim tani është më e turpshmja: Kur problemet nuk zgjidhen më, ne përpiqemi në vend të kësaj të heqim gjuhën që i përshkruan ato. “Xhihadi”? Shumë provokues. “Sharia”? Shumë e ngarkuar. “Islami politik”? Një term i pakëndshëm që shqetëson unitetin. Më mirë atëherë të ndalojmë fjalët. Ne nuk do të kemi më lirinë për të përshkruar kërcënimin – sepse çdokush që flet për të, bëhet një kërcënim.

Kjo është një model psikologjik që e njohim mirë: një shoqëri që ka marrë rolin si viktim, përballë një sulmuesi. E shohim në çdo marrëdhënie të dhunshme. Kur sulmuesi godet, viktima pyet: Çfarë bëra unë gabim? Kur islamistët vrasin, hedhin kërcënime ndaj gazetave, kur kisha vandalizohen, kur besimtarët muslimanë lutën në Youngstorget – po, atëherë ne pyesim: Si mund ta bëjmë më mirë për ta?

Nuk është islami që është problemi. Je ti. Ti që merresh me detaje, pyet, tregon për sirat dhe hadithin. Ti që guxon të kujtosh se xhihadi nuk është një keqkuptim modern, por një parim i shenjtë që theksohet në tekstet normative islame – me veprimet e profetit si model. Atëherë nuk është më islami që është ekstrem. Je ti. Kur dhuna kërcënon, ti e mbulon kokën. Kur praktika islame vendos kërkesa, ti pyet: Si mund ta përballojmë këtë pa i ofenduar ata? Përgjigja është gjithmonë e njëjtë: duke ofenduar vetveten.

Liria e shprehjes është bërë një luks – e arritshme vetëm për atë që nuk sfidon ortodoksinë e re. Policia, e cila duhet të mbrojë të drejtat e qytetarëve për t’u shprehur lirisht, është bërë portier për një harmoni bashkëjetese. Jo duke mbrojtur shprehjen, por duke e hequr atë – dhe pastaj duke u përkëdhelur për të parën në sup për të “parë pengesën e konfliktit”.

Kur një koment politik në një plakat hiqet nga publiku sepse mund të interpretohet si ofendues për një grup fetar, ne nuk jemi më në një debat. Jemi në një gjendje pa ligj ku dhuna triumfon mbi të drejtën dhe nderi triumfon mbi të vërtetën. Kur policia heq kritikën ndaj xhihadit dhe njëkohësisht mundëson mijëra në lutje nën të njëjtin banner ideologjik, atëherë shteti është bërë një bashkëudhëtar në një zhvillim që duhet ta kundërshtonte.

Ekziston një gjuhë për këtë. Islami e quan al-wala wal-bara – besnikëri ndaj komunitetit, distancë nga gjithçka jashtë. Një mysliman i besueshëm duhet ta dojë atë që Allahu e do, dhe ta urrejë atë që Allahu e urren. Kjo dyfishtësi – ose dualizmi, siç quhet në traditën ligjore – e bën të mundur që islami të ekzistojë në dy modet: një miqësore dhe paqësore ndaj “popullit”, një agresive dhe dominues ndaj “kafirëve”. Nuk është gënjeshtër. Është strategji. Dhe funksionon.

Për sa kohë që ne besojmë se po negociojmë me një fe që i ngjan tonës, do të humbasim. Islami është fe – por gjithashtu politikë, sistem ligjor dhe rend shoqëror. Ai nuk është vetëm xhami, por gjithashtu gjykatë. Jo vetëm lutje, por gjithashtu detyrë për luftë. Kur liderët perëndimorë fshihen pas termit “liria e feve”, pa kuptuar strukturën e përgjithshme të islamit, ata kontribuojnë në një shpërbërje të ngadaltë, por sistematike të gjithçkaje që është perëndimore: shtetin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe paprekshmërinë e individit.

Kjo nuk është një fantazi paranojake. Është një realitet i bazuar në tekst. Literatura e hadit-eve, biografia sira dhe shkollat e ligjit islam na tregojnë se çfarë është në fuqi. Nëse nuk më besoni – lexoni vetë. Por, pikërisht këtë ne nuk e bëjmë. Ne kemi zgjedhur padijen, sepse e vërteta është e pakëndshme. Dhe ai që tregon këtë të pakëndshme, nuk duhet të mohohet – ai duhet të sillet në heshtje.

Strategjia perëndimore në përballje me Islamin nuk është strategji – është dorëzim. Siç kanë treguar Warner dhe të tjerë, moskritika jonë nuk është rezultat i fakteve, por i frikës dhe mohimit. Islamin duhet ta trajtojmë si një minoritet të brishtë, asnjëherë si një ideologji totalitare me ambicie globale. Çdo vëzhgim i dokumentuar i xhihadit, nënshtrimit të grave ose praktikave dhimmi nuk përballet me kontrargumente, por me dënim moral të vëzhguesit. Ti ke parë diçka që nuk duhet ta kishe parë – dhe më e keqja: ti e the atë me zë të lartë.

Por kjo lojë ka vetëm një dalje. Nuk mund të zgjidhësh një problem që nuk mund ta emërtosh. Nuk mund të qëndrosh përballë një doktrine që nuk mund ta përshkruash. Dhe nuk mund të mbërish një shoqëri nëse vetë mbrojtja të perceptohet si një akt agresioni.

Islami nuk është në rrugën për t’u reformuar. Është Perëndimi që po reformohet – larg nga ndriçimi dhe liria, dhe drejt heshtjes dhe frikës.

Strategien i møte med islam er kapitulasjon – Document