Kreu Blog Faqe 519

Kosovën nuk mund ta mbajë peng askush

2
Nga: Ramiz TAFILAJ, HOUSTON-TEXAS
___
Kosova gjendet në një situatë kritike. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë Kryetarin e tij për 39 herë radhazi. Kjo nuk është më thjesht një krizë procedurale- është një bllokadë serioze që po paralizon shtetin, institucionet dhe jetën demokratike.
A mundet një vend të vazhdojë të funksionojë pa një Kuvend aktiv, pa një qeveri të re dhe pa një vizion të përbashkët politik? Përgjigjja është e qartë: Jo.
Në këtë kontekst, është e domosdoshme të ngrihet zëri qytetar dhe institucional kundër një situate që po i bën dëm Kosovës në të gjitha nivelet: politik, kushtetues, ekonomik dhe ndërkombëtar.
Asnjë parti nuk është mbi shtetin.
Partia që ka dalë më e madhe në zgjedhje- në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje – gëzon legjitimitetin për të pretenduar drejtimin e institucioneve. Por asnjë parti, pavarësisht rezultatit zgjedhor, nuk ka të drejtë të mbajë peng institucionet kur nuk ka shumicën e nevojshme për të funksionalizuar Kuvendin.
Sistemi parlamentar nuk është sistem i sundimit të fituesit absolut, por i ndërtimit të shumicës, i kompromisit dhe i bashkëqeverisjes. Nëse nuk ka marrëveshje me partitë e tjera, nuk ka qeverisje të qëndrueshme. Ky ngërç nuk është më çështje e partive – është çështje e shtetit. Pasojat janë të rënda dhe ndihen çdo ditë.
Kuvendi që nuk funksionon do të thotë:
* Nuk miratohen ligje të reja;
* Nuk ndahen buxhete për sektorët jetikë si arsimi, shëndetësia dhe siguria;
* Nuk përfaqësohen qytetarët që e kanë dhënë votën për ndryshim;
* Nuk ka kontroll mbi ekzekutivin aktual, që po mbetet me mandat të tejzgjatur.
Qytetarët po jetojnë me pasoja reale të kësaj bllokade: papunësia rritet, investimet ndalojnë, besimi në shtet bie, dhe e ardhmja bëhet e pasigurt. Ndërkohë, Komuniteti Ndërkombëtar po vëzhgon me shqetësim. Kosova që synon njohje dhe integrim nuk mund të dërgojë mesazhe pasigurie dhe mosfunksionimi.
Kompromisi është thelbi i demokracisë.
Është momenti për të kuptuar se kompromisi nuk është tradhti politike- por akt i përgjegjësisë shtetformuese. Demokracia nuk është art i imponimit, por i negociimit. Partia më e madhe duhet të hapë rrugë dhe të tregojë gatishmëri për marrëveshje. Partitë e tjera duhet të ofrojnë mbështetje për zgjidhje të qëndrueshme. Presidentja dhe institucionet kushtetuese duhet të luajnë rolin aktiv për të ndihmuar në tejkalimin e krizës. E gjithë klasa politike duhet të ngrihet në nivelin që kërkon momenti. Sepse shteti është mbi çdo interes partiak. Kosova është mbi çdo strategji elektorale. Zgjidhja kërkon vullnet.
Çfarë duhet të ndodhë?
1.- Të krijohet një marrëveshje politike e përkohshme, që garanton funksionimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.
2.- Nëse kjo dështoi- të shqyrtohet aktivizimi i Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar hapat kushtetues të zhbllokimit.
3.- Në skenarin më të fundit- të shkohet në zgjedhje të reja, por me kushte që sigurojnë që kriza të mos përsëritet.mZgjedhjet janë zgjidhje demokratike, por nëse bëhen pa reflektim, do të çojnë në të njëjtin bllokim.
Mbyllje: Shteti nuk është terren për eksperiment politik.
Kjo që po ndodh nuk është thjesht ngërç parlamentar- është eksperiment me stabilitetin e shtetit. Në emër të një fitoreje relative, po rrezikohet legjitimiteti i institucioneve, besimi qytetar dhe rruga euroatlantike e vendit. Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë partie politike. Ajo i përket qytetarëve të saj, dhe Kuvendi duhet të punojë për ta, jo kundër tyre.
Është koha për zgjidhje, jo për hakmarrje politike. Koha për shtet, jo për spektakël.

Lumiri dhe “doktrina e teoria e tij”…!

0
DOKTRINA DHE TEORIA E TIJ E TRADHËTISË
“Lumiri i Abdygjykëve me strukturen e tij banditeske partiake, kanë konstruktuar e përgatitë një kallzim penal pa asnjë faktë. Duke ditur që nuk e kanë asnjë argumentë, e telefonuan asambleisten e LDKYS në Lypjan, e kanë lutur duke i afruar para të majme për të deklaruar se procesi i përfitimit të grandit është realizuar për mes krimit të organizuar!”
* * * *
Shkrimet e mia të mëparshme për të vendosur një themel të Etikës profesionale janë të kënaqëshme dhe këto mund ta marr si ditur, ashtu siç tashmë e kam thënë. Isa Mustafa i ka shërbyer kryesisht edhe si këshilltar, duke e ndihmuar të formulonte me shkrim disa nga idetë e tij.
Abdygjyku kryesisht kishte interes në kultivimin e mitit të tij si “shpëtimtari” i popullit shqiptar. Gjatë gjithë kohës, ka folur për rolin e gjeniut të destinuar për të udhëhequr një popullll trutharë të vogël, edhe pse ky milet nuk mundi ta vlerësonte qysh më herët me votën e tij…! Për më tepër, kjo më dha mundësi të përshkruaj zhvillimin e tij të deritashëm, i cili është i nevojshëm për të kuptuar sjelljet e tija, si dhe për të shkatërruar sajesat legjendare që ka shkruar e folur mediat e shtypi serbë rreth tij.
Duhet sulmuar Abdygjykun e Ldk-së – në shërbim të së vërtetës – duke e goditur jo vetëm në siperfaqe, ashtu si kanë bërë para tij, por duke shkuar në thellësi të saj, më duket e drejtë dhe e ndiej për detyrë të mos ndahem prej saj pa kujtuar shërbimin e më të madh dhe të shkelqyer të punës simë në fushën e Etikës, Moralit e të çështjes kombëtare.
Lumiri vazhdon të ngjallë ende sot kurreshtje e debat, e për vetë faktin se paraqet vizionin e Vuçiqit, elementet bazë të ideologjisë e planeve antishqiptare, si dhe karakterin e tij. Fillimisht kishte planifikuar të shkruante pamflete, por ambicia iu rrit dhe vendosi të shkruaj fjalime të ashpra tedencioz, duke ndryshuar edhe tonin 21 vjet luftë kundër Albinit me gënjeshtra e marrëzisë dhe poshtërsisë me luftën e tij. Me këtë legen e mashkull pa karakter, etik e moral politik duhet të mirret Prokuroria e Policia! Ku hedh valle Abdygjyku me Hykmeten ku egoja komandon kurorëzimin me gjuhën e poshtërsisë e hajdutërisë, me pak fjalë:
“Ajo që vjedh një herë, do të vjedhë gjithmonë.”
Në shkrimin tim e cilësoj Abdygjykun antishqiptar ku theksoj se bojkoti ndajë tij është më minimalja që duhej bërë. “Përse Abdygjyku, Hykmetja, Xhelili etj., garojnë aq shumë për parimet kryesore të Turpit, Moralit dhe Etikës, por bien dakord për të mos respektuar konkluzionet dhe rregullat që rrjedhin prej këtyre parimeve?”
Nëse Abdygjyku nuk do të ishte vetë përgjegjës për gjërat të tilla, askush nuk do të stepej t’i adhuronte. Por duhet ta kuptojnë se me pasues të tillë si Hykmetja, Kici e Luta, pushteti vetëm mund të humbet e kurrë nuk mund të fitohet. Këta u frymëzuan nga i njejti shpirt dhe u kurorëzuan me të njejtin sukses në këtë art të çoroditur. Cilido i di emrat e tyre, por këtu nuk është vend për t’i trajtuar ata gjërë e gjatë.
I tërë kjo devocion ishte i gabuar dhe erdhi si rrezultat i gjithë sistemi tonë të ligjit 20 vjeçar i cili erdhi, në këtë rast, duhet të sjellë një shpagim vërtet të ashpër në kancelarinë e tij.
Nëpër zyret e tyre, përshembull që përgatitej të prishej dalëngadalë themelet e shtetit. Natyrisht, puthadorët dhe sahanlëpirësit gjithsesi duan të vdesin në vend të zotërinjëve të tyre që kurr nuk janë ngopur me hajdutëri e korrupsion. Dhe Abdygjykët as e kanë kuptuar kurrë këtë dhe as e kanë vrarë ndonjëherë mendjen ta mësojnë.
Më njihni nëpërmjet të facebookut dhe e dini se s’mund të hesht. Ka raste kur heshtesh do të thotë të gënjesh. Sepse heshtja mund të merrët edhe si miratim. Do të flas për brutalitetin dhe fyerjet që i bahen shqiptarëve nga ana Abdygjykut dhe bandes së tij. Unë jamë Gjakovar, i lindur në Gjakovë dhe e drejtoi gishtin kah personalitet e politikës së Ldykys dhe atyre “politikanëve” shqiptar në opozitë…
Pyetja konkrete e imja nuk ka të bëjë me asgjë më pak të rëndësishme sesa baza objektive e vërtetë e moralit dhe si rrjedhojë edhe moralitetit brenda tij (gjithçka në praktikë të LDYKYS, është e lidhur me moralin e tyre të dobët e antishqiptar). Sidomos që kur marrëdhëniet mes opozitës dhe Serbisë u vendosën gjithmon e më tepër drejtë afrimit të shkatërrimit të Mitrovicës, politika e LDYKYS e aleancave ishte aq antishqipatre sa edhe e rrezikshme. Ishte shembulli klasik që dikur motit tregonte Isa Mustafa mungesën e çdo linje logjike të mendimit.
Të thuhet se një politikë e JO e argumentimit ndërpersonal inkurajon garën e mashtrimit, gënjeshtrës, paturpësisë e të mos bashkpunimit, është njëlloj si të thuhet se një klub banditësh inkurajon garën për hajneshën e suvencioneve dhe matrapazve tjerë brenda kësaj partije opozitare. Këtu ka diçka të vërtetë, por është shumë i cekët propaganda e tyre në kancelarinë e tyre. Shpifjet e gënjeshtrat e ulëta brenda kësaj patije është si një lojë garuese, ku një shpifës është fitues nëse dhe vetem nëse tjeri është humbës, por vetë klani mafijoz i Abdyxhykut është sipërmarrje bashkpunuese mes anërarëve të opozitës, dhe madje edhe një lojë e vetme shpifjesh të ulëta.

Letër Bijës sime…!

2
“Letër për bijën time dhe për opinionin publik :
A do t’ia mbulojnë edhe nënën Qendresës?
Qendresën e pagëzova unë. Ishte emri që zgjodha me gjithë shpirt, si simbol i qëndresës sonë kombëtare, shpirtërore e kulturore. U rrit larg vendlindjes, por me dashuri për rrënjët. E mbështeta që të arsimohej siç i ka hije një vajze shqiptare: Mbaroi shkollimin në vendin ku jetonim, përfundoi studimet në Angli dhe më vonë i vazhdoi ato pasuniversitare në Universitetin e Helsinkit – një rrugëtim për t’u respektuar.
Para se të lidhte jetën me një djalë nga Kosova, Qendresës i thashë:
“Nëse kam fatin që bija ime të krijojë lidhje me një djalë që vjen nga një familje e mirë shqiptare, unë fitoj një djalë. Në të kundërtën, humbas edhe vajzën.”
Mua më ndodhi kjo e fundit.
Ajo u martua dhe solli në jetë tre fëmijë të mrekullueshëm. Por jeta bashkëshortore nuk ishte e lehtë. Përjetoi nënçmim dhe madje edhe kërcënim fizik. Ishte e policia e shtetit që e largoi burrin e saj nga banesa, por ai u strehua te një i afërm i tij, i lidhur me qarqe ekstremiste islamike. Jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij ishte e zhytur në një frymë jetese që nuk përputhet me vlerat e mia, me rrënjën dhe krenarinë shqiptare që ia kam mësuar vajzës sime.
Qendresën, për aq kohë sa unë isha aty, nuk e mbuluan. E dinte se nuk do ta pranoja në shtëpinë time me shami – njësoj siç nuk do ta pranoja as motrën time, as tezen, as hallën nëse do i shihja të mbuluara sipas standardeve të huaja, të atyre që përpiqen të na zhbëjnë kulturën dhe identitetin.
Por, më pas, vajzën ma mbuluan.
Sipas informacioneve që kam, ajo u nënshtrua pavarësisht se deklaron se mbulesa ishte vendim i saj i lirë, në faktë ishte një akt i imponuar – madje me porosi dhe me pagesë, sepse ishte fjala për bijën e Shqiptar Shaljanit. A u pagua dhëndrri? Apo rrjeti i njerëzve të tij? Nuk e di me siguri, por e di se bija ime nuk do pranonte kurrë para për të shitur dinjitetin. Ajo bëri një kompromis të hidhur për të ruajtur paqen, për të mbrojtur fëmijët, për të shpëtuar një familje që ishte duke u rrënuar.
Por, unë, si atë shqiptar, si burrë i rritur në frymën e arbërit, nuk mund të rrija pa reaguar.
Kur ma tregoi atë që kishte ndodhur, i thashë me dhimbje, por me bindje:
“Nga kjo ditë e tutje, derisa ta mbash shaminë, nuk ke të drejtë të më quash baba.”
Ky nuk është refuzim ndaj fëmijës tim, por një protestë ndaj ideologjisë që po na e mbyt identitetin kombëtar. Nuk është urrejtje, por dhimbje. Nuk është largim, por qëndresë.
Unë nuk kam luftuar gjithë jetën për ta parë bijën time të kthyer në simbol të një kulture që nuk është e jona. Nuk dua që nipërit e mbesat e mi të rriten në frymën e frikës, nën mbulesën e imponuar nga mendësi të huaja që nuk kanë lidhje me krenarinë tonë kombëtare, me kulturën tonë arbërore, me besimin e të parëve.
Bijë, nëse lexon këtë letër, dije se dashurinë time nuk e ndal shamia, por e lëndon thellë. E di që ende ka forcë brenda teje – forcën që ta kam dhënë kur të quajta Qendresë. Nëse e mbulove shpirtin, zbuloje të vërtetën. Nëse e mbulove kokën, lëshoje mendjen të flasë lirshëm. Sepse emri yt nuk ka lindur për të heshtur.”
Mitrovicë, 29.06.2025 .
Shqiptar Shaljani.

Xhamia e “Namazgjasë” në Tiranë, Xhamia e madhe në Prishtinë dhe ajo në Shkup, do të mbeten objekte të konflikti historik mes shqiptarëve

1

Pamje e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, të rinovuar tërësisht nga Turqia për qëllime e synime neoosmane

Nga: Reshit Lala

Brezi ynë ka marrë përgjegjësinë historike t’ju lerë brezave të ardhshëm një konflikt kombëtar me përmasa të jashtëzakonëshme!

Xhamia e “Namazgjasë” në Tiranë, Xhamia e madhe në Prishtinë dhe ajo në Shkup do të mbeten objekte të konflikti historik mes shqiptarëve- si xhamia AL Aksa në Jeruzalem mes Arabëve dhe Izraelit.

Xhamia e Madhe e Prishtinës, që po ndërtohet tërësisht nga DIYANETI i Turqisë 

As sot, mbas 1334 vjetësh Izraelitët nuk mund ta shkatërrojnë këtë xhami, që të çlirojnë tempullin historik të Solomonit, që është në themele, i cili në kohën kur u ndërtua Xhamia AL Aksa kishte 1648 vjet histori!

Sa kemi kohë ne Shqiptarët duhet t’i shkatërrojmë, këto xhami, që të mos ju lemë brezave të ardhshëm për të paguar ÇEKUN E TRADHËTISË KOMBËTARE TË BREZIT TONË!

Xhamia e Shkupit, po ashtu e ngritur nga Turqia për qëllime neoosmane

Mungesa e vetëdijes politike si krizë shtetformuese

0

Nga: Safet Sadiku

Ese politike

Edhe kjo analizë është një ese politike, që i kushtohet moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës! Në romanin „Diplomacia e shteruar“ janë trajtuar shumë procese politike të fuqishme dhe janë pasqyruar shumë situata me shumë shembuj të strukturuar, edhe nga këndvështrimi me mendje të mprehtë të lexuesve, që përmes logjikave të argumentuara, analizës teorike, përvojës historike dhe gjuhës artistike reale po shpreh, edhe me këtë rast, një kritikë të thellë ndaj një gjendjeje dramatike në Kosovë. Të jem më i qartë, aktualisht moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës si simptomë e krizës së identitetit të shtetit dhe elitës së kësaj politike, është tema më shqetësuese për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë…

Në rrënjët e të gjitha krizave institucionale që po përjeton Kosova sot, që nga moskonstituimi i Kuvendit e deri te vetëizolimi i saj në sferën ndërkombëtare, qëndron një krizë më e thellë, më e heshtur, por shumë më e rrezikshme: mungesa e një vetëdijeje politike që është e lidhur pazgjidhshmërisht me identitetin shtetëror. Kjo mungesë nuk është thjesht dështim për të kuptuar rolin që luan politika në ndërtimin e institucioneve, por është një dështim për të përjetuar ndjenjën e përkatësisë ndaj shtetit si projekt i përbashkët, i cili tejkalon interesin e partive, individëve apo grupeve të pushtetit. Pikërisht këtu, pra aty ku përfundon logjika e pushtetit, duhet edhe të fillojë logjika e shtetësisë, politika e Kosovës, në shumë raste të mëhershme, ashtu edhe tani, është treguar fatale.
Në vend që të shohë institucionet si mekanizma që burojnë nga legjitimiteti qytetar dhe që ekzistojnë për të mbrojtur interesin publik, elita politike në Kosovë i sheh ato si instrumente të kontrollit të përkohshëm dhe të përfitimeve afatshkurtra. Kjo formë e mendësisë nuk është e re, por është e ricikluar nga një tranzicion i pafund, i mbështetur në nostalgjinë për pushtet dhe në paaftësinë për të ndërtuar institucione që i mbijetojnë individëve. Prandaj, kur Kuvendi nuk arrin të konstituohet, kjo nuk është vetëm krizë teknike, por është simptomë e një politike që nuk ka përvetësuar kodet elementare të demokracisë moderne. Dhe kur një vend dështon të përvetësojë këto kode, ai rrezikon të mbetet në një gjendje të përhershme të mosfunksionimit institucional, që nuk është as liri, as demokraci, por një ngërç permanent që e zhbën ngadalë dhe në heshtje idenë e shtetit! Kjo mungesë vetëdijeje manifestohet në të gjitha nivelet: në gjuhën publike të politikanëve që më shumë evokojnë ndarje sesa bashkim; në mediat që interpretojnë politikën si dramë dhe jo si përgjegjësi; në institucionet e drejtësisë që heshtin përballë skandaleve, dhe në ndërkombëtarët që herë e shohin si lodhje, herë si dëshpërim atë që ndodh në Prishtinë. E gjithë kjo krijon një panoramë të zymtë ku, në vend të ndërtimit të identitetit shtetëror, kemi zhbërje të tij përmes indiferencës, arrogancës dhe mungesës së një vizioni përtej cikleve elektorale. Politika e Kosovës si tërësi, në vend që të frymëzojë qytetarët me ndjenjën e shtetit, po i largon ata gjithnjë e më shumë, duke i shtyrë drejt mosbesimit, mospjesëmarrjes aktive në proceset e zhvillimit të vendit, dhe ajo që bëhet edhe më tragjike, i shtynë ata drejt emigrimit të heshtur.
Kjo mungesë e vetëdijes, e shtruar për zgjidhje në romanin „Diplomacia e shterruar“, që klasa politike nuk është vetëm temë e debatit institucional, por është narrativë e një shoqërie që nuk e ka kuptuar ende se shteti nuk është një trup i huaj, por është pasqyra ku çdo qytetar dhe çdo politikan duhet të shohë veten, jo për të kërkuar përfitime, por për të marrë përgjegjësi. Pa këtë vetëdije, çdo përpjekje për reformë do të mbetet kozmetike, çdo strategji do të jetë e përkohshme, dhe çdo marrëveshje me aleatët ndërkombëtarë do të shihet si detyrim i jashtëm dhe jo si zgjedhje e brendshme për të ndërtuar një të ardhme që ka kuptim. Mungesa e konstituimit të Kuvendit është vetëm maja e ajsbergut. Ajo që fshihet poshtë sipërfaqes është një krizë e identitetit shtetëror, ku Kosova ende po lufton për të kuptuar nëse dëshiron të jetë shtet funksional apo një hapësirë e kontrolluar nga tensionet e brendshme, pazaret e vjetra dhe frika nga përgjegjësia. Dhe nëse kjo krizë nuk trajtohet me ndershmëri, guxim dhe me një transformim të thellë të mendësisë politike, atëherë “diplomacia e shterruar” nuk do të mbetet një metaforë letrare, por do të jetë një realitet i hidhur i historisë moderne të Kosovës.
1) Parimi i diskutimeve të shëndosha dhe ndërgjegjja si kriter i domosdoshëm institucional: Kur politika bëhet pazari i vazhdueshëm i kompromisit për pushtet, dhe jo vendi i reflektimit të përgjegjësisë së përbashkët, atëherë edhe vetë institucionet humbasin kuptimin e tyre, sepse në themelet e një demokracie nuk qëndron vetëm vota, por qëndron morali institucional, që duhet të ndalë çdo bashkëpunim me strukturat që i kanë shërbyer pushtuesit dhe i kanë shitur kauzat kombëtare për interesa afatshkurtra, dhe kanë bërë biznes mbi gjakun e luftës e mbi idealin e lirisë. Ky është parimi që duhet të përbëjë boshtin e një diskutimi të shëndoshë në çdo shtet normal, por që në Kosovën e pasluftës është trajtuar si “radikalizëm i panevojshëm”, vetëm e vetëm për të ruajtur status quo-në e atyre që kanë ndërtuar pasurinë e tyre mbi komprometimin e të kaluarës. Prandaj, kur Kuvendi nuk po konstituohet, nuk është fjala vetëm për një proces parlamentar që po zvarritet, por për një rezistencë ndaj një nevoje jetike: pastrimin e sistemit nga ata që nuk e njohin shtetin si ideal përfaqësues, por vetëm si burim përfitimi. Kështu, ky parim shndërrohet në domosdoshmëri: ose pastrim dhe rifillim institucional me vetëdije të pastër, ose thellim i krizës deri në zhbërje të besimit qytetar.
2) Parimi i drejtësisë si hallkë e shtetit, e përdorur nga drejtësia deri te drejtësia e munguar: Në çdo shoqëri që synon të ndërtojë shtet të qëndrueshëm, drejtësia nuk është një aparat teknik, por është mekanizmi themelor që ndan të drejtën nga pushteti arbitrar, që vendos kufirin mes së ligjshmes dhe të paligjshmes, dhe që ofron barazi përballë ligjit për çdo qytetar, pa marrë parasysh funksionin ose pasurinë. Por kur drejtësia, si në rastin e Kosovës, kthehet në një instrument të kontrolluar nga po ato struktura që kanë përfituar nga padrejtësia, atëherë nuk kemi të bëjmë me një mangësi në sistem, por me një strategji sistematike për të ruajtur një elitë që e përdor shtetin si mburojë. Kjo drejtësi që nuk guxon të ndëshkojë, dhe që nuk ka arritur të verifikojë pasuritë e paligjshme, në të gjitha pushtetetet e gjer tanishme, që në fakt hesht për krimet politike të së kaluarës dhe që po gjunjëzohet përballë interesave të lidhura me trashëgiminë e okupimit, e cila nuk është drejtësi që ndërton shtet, por drejtësi që zhbën ligjshmërinë!… Për këtë arsye, moskonstituimi i Kuvendit nuk duhet parë si krizë procedurale, por si reflektim i mungesës së asaj hallke të domosdoshme që lidh institucionin me moralin: drejtësinë.
3) Thirrje për reflektim! Nga liria e fituar, te shteti i bllokuar: Kur historia e një kombi ka kaluar nëpër periudha sakrifice, ajo krijon një trashëgimi morale që nuk duhet të harrohet, sepse është ajo vetëdije që duhet të udhëheqë të gjitha brezat që vijnë pas. Nëse kjo vetëdije humbet, atëherë edhe liria, pavarësisht se është e shpallur në dokumente, mbetet e pashpirt në praktikën e përditshme politike. Sot Kosova është pikërisht në këtë udhëkryq: liria është fituar me gjak, por shteti po humbet në baltën e interesave partiake dhe në heshtjen e një klase politike që nuk ka më asnjë lidhje me idealin për të cilin luftuan mijëra qytetarë. Pa një transformim të brendshëm, pa një ndërgjegjësim, se pushteti është barrë dhe jo privilegj, nuk do të ketë as reformë, as përfaqësim të vërtetë, as integrim evropian, por vetëm një vazhdim i teatrit politik të radhës që, në vend se të japë zgjidhje, ushqen krizën si mënyrë mbijetese politike. Kështu, siç e thotë me saktësi autori i këtij shkrimi edhe në librin e tij “Proceset Politike pa Identitet Shtetëror”, nëse nuk e rifitojmë vetëdijen e luftës, „atë vetëdije që nuk kërkonte përfitim por përfaqësim“, atëherë pavarësia jonë do të mbetet e pashpirt, e pastrehë dhe e padrejtim, vetëm si një simbol formal, por pa substancë reale.

Histori e ngërçeve të përsëritura është bërë kulturë e krizës si normalitet

Nga viti 2014 e deri më sot, ajo që në fillim u perceptua si krizë kalimtare e një shteti të ri në formim, ka evoluar në një strukturë të përsëritur e të ngurtësuar të funksionimit politik, në një mënyrë të tillë që edhe qytetari më i thjeshtë ka filluar ta pranojë krizën jo më si anomali, por si gjendje normale, si pjesë të pandashme të frymëmarrjes institucionale të Republikës së Kosovës, ku çdo përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik përfundon në përsëritjen e tij, çdo akt i ri i qeverisjes mbart në vetvete farën e bllokadës së radhës, dhe çdo shpresë e artikuluar me zjarr në fushatë elektorale përkthehet, menjëherë pas zgjedhjeve, në kompromise sterile që nuk synojnë zgjidhje, por ruajtjen e pushtetit në një sistem të ngujuar rreth vetes.

Në vitin 2014, u deshën më shumë se gjashtë muaj për të konstituuar Kuvendin, duke krijuar jo vetëm vakuum institucional, por edhe një precedent që do të përsëritej me një ndjenjë të çuditshme paqësimi publik; në vitin 2017, situata u rithellua me tre muaj të tjerë bllokade, ku koalicionet që formoheshin e shpërbëheshin „me shpejtësi marramendëse“ dëshmuan se pushteti politik po artikulohej gjithnjë e më shumë si një treg, dhe jo si një instrument përfaqësimi. Ndërsa, në vitin 2021, ndonëse u arrit një shumicë e qartë parlamentare që mund të kishte ndërtuar bazat për stabilitet dhe qartësi institucionale, Kuvendi u kthye në skenë të një konflikti verbal të vazhdueshëm, ku debatet u shndërruan në akuza, përballjet në personalizime, dhe retorika politike në spektakël për konsum ditor, duke e shtyrë Kosovën edhe më thellë në atë që mund të quhet “kulturë e krizës si normalitet”. Kjo situatë nuk është më simptomë e mungesës së përvojës demokratike, por pasojë e një stili qeverisjeje që ka braktisur çdo përpjekje për ndërtimin e kapaciteteve funksionale shtetërore, dhe që është bërë i aftë vetëm për një gjë: të mbijetojë në krizë, ta riprodhojë atë si strategji politike dhe ta përdorë si justifikim për çdo dështim. Në këtë kontekst, demokracia e Kosovës, edhe pse në letër dhe në Kushtetutë gëzon të gjitha atributet e një sistemi pluralist dhe përfaqësues, fatkeqësisht në praktikë shfaqet si një fasadë e zbrazët, si një ndërtim formal pa themele funksionale, ku zgjedhjet mbahen rregullisht, por rezultati i tyre nuk përkthehet në një ndërrim real të mënyrës së qeverisjes, ku institucionet ekzistojnë, por paralizohen nga pazaret e pafundme për poste dhe nga mosbesimi i thellë ndërmjet aktorëve politikë, dhe ku qytetari është teknikisht “i përfaqësuar”, por në realitet mbetet jashtë çdo procesi vendimmarrës. Kjo është ajo që teoricienë si Juan Linz kanë përshkruar si “demokraci e brishtë”, një rend politik ku ekziston forma por mungon përmbajtja, ku procedurat zbatohen për të penguar dhe jo për të avancuar zgjidhjet, dhe ku vota e qytetarit është gjithnjë e më shumë një simbol bosh, sepse elitat që e marrin atë votë nuk ndihen të detyruara t’i japin llogari askujt, përveç njëra-tjetrës. Në analizat e Francis Fukuyama-s dhe Fareed Zakaria-s, krizat e demokracive të reja nuk vijnë nga mungesa e zgjedhjeve apo e kushtetutave, por nga mungesa e institucioneve të forta që mund ta mbajnë sistemin në drejtimin e duhur edhe kur elitat devijojnë. Dhe kjo është pikërisht nyja që Kosova nuk ka arritur ta zgjidhë: kemi procedura, kemi ligje, kemi rend kushtetues, por nuk kemi ndërtuar as kapacitetet institucionale, as kulturën e përgjegjësisë që i jep kuptim gjithë këtij sistemi. Kuvendi i Kosovës, i cili në një republikë parlamentare duhet të jetë zemra e debatit publik dhe burimi kryesor i legjitimitetit politik, është reduktuar në një arenë ku strategjia kryesore është bllokimi, ku retorika triumfon mbi përmbajtjen, dhe ku pazaret për koalicione bëhen më të rëndësishme sesa politika publike për qytetarët. Në këtë mënyrë, Kosova, më shumë sesa një shtet në tranzicion, rrezikon të bëhet një shtet në stagnim të përhershëm, me një demokraci që mbetet e mbyllur në një cikël ngërçesh, ku çdo krizë e re nuk shkakton më zemërim, por vetëm lodhje; dhe ku gjithçka që mbetet për qytetarin është një ndjesi e përhershme zbrazëtie, ku pjesëmarrja politike duket gjithnjë e më e kotë dhe ku fjala “republikë” rrezikon të humbë çdo kuptim përveç asaj që shkruhet në dokumente zyrtare.

Humbja e busullës evropiane, kryeneçësia si strategji dhe izolimi si pasojë

Humbja e busullës evropiane në rastin e Kosovës nuk është më thjesht një zhvendosje taktike nga një linjë diplomatike në tjetrën, por është shndërruar në një proces të ngadalshëm dhe të dhimbshëm të vetëzbehjes së vizionit kombëtar, një zbehje që ka ardhur jo si pasojë e ndonjë presioni të jashtëm, por si rezultat i vetëzgjedhur i një politike që e ka bërë kryeneçësinë një formë të re si sjelljeje shtetërore, duke e vendosur vendin në pozita gjithnjë e më të vështira në raport me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me Bashkimin Evropian, i cili nuk mund të vazhdojë të sillet si garantues i një rruge integrimi për një vend që nuk tregon më gatishmëri për të qenë pjesë e kësaj rruge, qoftë në nivel të reformave të brendshme, qoftë në nivel të përfaqësimit të qëndrueshëm dhe të respektueshëm diplomatik.
Kur moskonstituimi i Kuvendit, një ngjarje që më parë shihej si krizë e brendshme, për çdo ditë e më shumë po fillon të perceptohet, edhe nga partnerët evropianë si simptomë e një mungese strukturore të qëndrueshmërisë institucionale, atëherë „ai ngërqi i inateve“ nuk qëndron më vetëm në kuadër të analizave të brendshme politike, por po kthehet në element të bilancit të jashtëm të shtetit, një bilanc që për çdo ditë bëhet më i rëndë, më i rrezikshëm dhe më i pamëshirshëm, për sa kohë që mungon vullneti i partive tona politike për të pranuar, për t’u përballur me realitetin. Kjo mungesë e qasjes aktive ndaj politikës evropiane dhe rajonale, „që nga refuzimi“ për të marrë pjesë në samite të rëndësishme si ai i Tiranës, deri te dështimi për të përmbushur obligimet e marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtarisht, dëshmon se strategjia që është përqafuar nuk ka më të bëjë me diplomaci, por me inat, me kryeneçësi të ngatërruar me krenari, dhe me një vetëbesim të rremë që e justifikon pasivitetin me nocione të shtrembëruara të sovranitetit. Në këtë kontekst, refuzimi për të zbatuar (apo mos zbatuar) marrëveshjen për Asociacionin nuk lexohet më në Bruksel si ruajtje e interesit shtetëror, por si mungesë e një partneriteti të sinqertë, mungesë që e ul besueshmërinë e Kosovës në sytë e atyre që për vite kanë investuar në ndërtimin e institucioneve të saj, në krijimin e kapaciteteve shtetërore dhe në fuqizimin e rendit demokratik. Moszbatimi i këtyre marrëveshjeve nuk është vetëm një çështje teknike e moskoordinimit mes palëve, por është shenjë e qartë e mungesës së një identiteti politik që e di se çfarë shteti dëshiron të jetë, dhe që kupton se pa përmbushje të obligimeve ndërkombëtare nuk mund të kërkohet as respekt, as integrim, dhe aq më pak ndihmë. Kjo gjendje mes harresës dhe izolimit, ku idealet e dikurshme zëvendësohen me retorika boshe, dhe ku lidhjet me partnerët ndërkombëtarë dobësohen çdo ditë e më shumë për shkak të mungesës së një vizioni të përbashkët dhe të qëndrueshëm, nuk është rastësi, por është produkt i një vakumi të identitetit, ku shteti nuk ka arritur të zhvillojë një vetëdije të qëndrueshme për veten, për rolin e tij në rajon dhe në Evropë, dhe për obligimet që vijnë nga vetë dëshira për të qenë pjesë e kësaj bote demokratike dhe të integruar. Nëse ky identitet nuk konsolidohet në mënyrë institucionale, me reforma reale, me përfaqësim dinjitoz dhe me diplomaci të bazuar në parime e jo në emocione, atëherë çdo marrëdhënie ndërkombëtare do të mbetet e brishtë dhe e përkohshme, dhe çdo përpjekje për integrim do të shihet me dyshim, ose, edhe më keq, do të braktiset nga të tjerët. Në këto rrethana, të tjerët nga BE nuk na pyesin më, se cili politikanë apo subjekt politik është më i bukur, më i dështuar apo më i mirfilltë. Por na pyesin dhe na shikojnë se a jemi apo nuk jemi shtet funksional!
Integrimi evropian nuk është thjesht një proces burokratik, por është prova më e mirë e seriozitetit të një shteti që dëshiron të ecë përpara; është një proces që kërkon bashkëpunim ndërinstitucional, vullnet politik të pakushtëzuar dhe vetëdije se reformat nuk bëhen për të kënaqur Brukselin, por për të ndërtuar një shtet që funksionon për qytetarët e vet. Mungesa e kësaj vetëdijeje po kthehet në barrë për të ardhmen e Kosovës dhe po e dërgon vendin në një rrugë të rrezikshme izolimi, në të cilën as ndihma financiare e BE-së nuk është më e garantuar, dhe as përkrahja diplomatike nuk është më e padiskutueshme. Në këtë udhëkryq, Kosova duhet të zgjedhë: ose të vazhdojë rrëshqitjen drejt një shteti që e harron vetveten për të ruajtur pushtetin, ose të rifillojë ndërtimin e asaj vetëdijeje politike që e nxori nga lufta me shpresën e një shteti funksional dhe të denjë për përkatësinë që aspiron. Dhe nëse kjo vetëdije nuk rindizet me përkushtim të ri, atëherë Kosova do të mbetet një vend i lirë vetëm në emër, por i bllokuar në realitet, si një vend që dikur kërkoi njohje ndërkombëtare, e që sot nuk di më si ta njohë vetveten!…

Komunikimi politik

Përfundimisht mendoj se komunikimi politik duhet …të rifillojë mbi bazën „e ndërtimit të asaj vetëdijeje politike të avancuar“, që vendin tonë e nxori nga lufta me shpresën e një shteti funksional dhe të denjë për përkatësinë që aspiron, por që në kushtet e tanishme nuk mund të rikthehet vetëm me ndryshim aktorësh politikë apo me rotacione të radhës në pushtet, por përmes një riformulimi të rëndësishëm aktual të mënyrës se si kuptohet dhe ushtrohet komunikimi politik, sepse pa një gjuhë që përçon vizion, pa një diskurs që ndërton kuptim dhe pa një komunikim që fton qytetarin të bëhet pjesë aktive e shtetformimit, çdo përpjekje për reformë mbetet thjesht një manovër teknike e shkëputur nga ndërgjegjja kolektive dhe nga legjitimiteti demokratik. Në një shtet të brishtë si Kosova, ku institucionet janë ende në proces ndërtimi dhe ku përfaqësimi shpesh reduktohet në retorikë elektoraliste, komunikimi politik nuk mund të jetë më pa mbarim, vetëm një mjet manipulimi emocional apo një strategji për të fituar klikime e duartrokitje të përkohshme, por logjika e shtetit funksional gradualisht do të shndërrohet në një platformë të ndërtimit të konsensusit shoqëror, ku liderët nuk do të flasin thjesht vetëm për të sunduar agjendën mediatike, por edhe për të krijuar një hapësirë ku qytetari ndjehet i dëgjuar, i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës për fatin e shtetit që po ndërtohet. Në të kundërtën, nëse komunikimi vazhdon të ndërtohet mbi antagonizma artificialë, mbi narracione të frikës dhe mobilizime negative që shërbejnë më shumë për të legjitimuar pushtetin sesa për të ndërtuar lidhjen mes qeverisjes dhe shoqërisë, atëherë ky shtet nuk do të arrijë asnjëherë të shndërrohet në një subjekt të besueshëm dhe të pavarur, sepse nuk do të ketë një shtyllë narrative që e mban të bashkuar, nuk do të ketë një histori të përbashkët të rrëfyer nga vetë qytetarët, dhe nuk do të ketë as vizion institucional që e tejkalon ciklin zgjedhor. Në këtë kuptim, komunikimi politik nuk është luks retorik, por është akt themelues i shtetit: ai është mënyra se si udhëheqësit shpjegojnë vendimet e vështira, si mobilizojnë energjinë kolektive për reforma, si ndërtojnë durimin qytetar për procese të gjata dhe të ndërlikuara si integrimi evropian, dhe si e mbajnë të gjallë shpresën që ky projekt nuk është i braktisur, por është thjesht në kërkim të një forme të re përgjegjësie dhe lidershipi, që na përfaqëson. Në këtë kuadër mbase liderët politikë pa përjashtim kanë nevojë për ndjekje të ndonjë kursi si riarsimim me theks të veçantë, mësimnxënja për rëndësinë e komunikimit politik“.

Në fund, pa një komunikim që buron nga vetëdija politike dhe që i flet qytetarit jo si votues të përkohshëm, por si bashkëthemelues të shtetit, pa një gjuhë që nuk maskon edhe më tej mungesën e vizionit me patriotizëm të rremë, dhe pa një transparencë që ndihmon në rikthimin e besimit të humbur, Kosova rrezikon jo vetëm të humbasë mundësinë për t’u integruar në familjen evropiane, por edhe të zhbëjë atë energji morale dhe ideale që e çoi drejt pavarësisë, që nënkupton se atëherë, jo vetëm që do të kemi një shtet të izoluar, por edhe një shoqëri të dekurajuar, e cila nuk sheh më te politika jonë as një mjet ndryshimi, dhe as një burim shprese!…

“Universiteti i Durrësit i vitit 1380 – i pari universitet në Gadishullin Ilirik”

0
* “Universiteti i Durrësit i vitit 1380 – i pari universitet në Ballkan”
Në fillim të viteve ‘90-të, në shtypin ditor të Kosovës si dhe në revistën “Buletini” të Fakultetit Filozofik (1993), kishte parë dritën një studim imi me titullin, “Universiteti i Durrësit” (së bashku me burime e literaturë referente), që ishte rezultat i punës së gjatë hulumtuese jo vetëm në arkiva publike italiane dhe kroate, por edhe në ato kishtare të urdhrit Dominikan, urdhër ky që kishte themeluar Universitetin e Durrësit rreth vitit 1380. Rezultati është pritur jashtëzakonisht mirë në botë.
Këtej, në Kroaci, nga mjetet e Kuvendit të Kroacisë janë ndarë rreth 10 mijë euro që studimi në fjalë, i shoqëruar me rezultate të tjera, të shohin dritën në librin monumental, “Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës” (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008). Libri është distribuuar kryesisht në librari evropiane.
Janë dy arsye pse jam duke e riaktualizuar sërish çështjen në fjalë, tashmë të përqafuar nga pjesa e madhe e shkencës serioze evropiane, e sidomos të asaj kroate e kosovare.
Arsyeja e parë është se Universiteti i Zarës, kohë më parë, në ueb-faqen universitare (anglisht dhe kroatisht) ka postuar historikun e universitetit, që përputhet plotësisht me rezultatet shkencore të cilat provojnë fuqishëm ekzistimin e Universitetit të Durrësit për të parin e këtij lloji në Ballkan. Ky rezultat, tashmë i provuar fuqishëm edhe nga shkenca e historisë kroate, ishte refuzuar nga një pjesë e historiografisë së Shqipërisë politike me prirje mediokre nga medievalistika. Fatkeqësisht, në mesin e tyre ka pasur dhe ka emra të shquar, të cilët me ndonjë puthadorë mediokër edhe nga Kosova, jo vetëm që refuzuan botimin e këtij zbulimi në projektin “Historia e Popullit Shqiptar: Ilirët, Mesjeta…” (Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë: 2002), por e shpallën Universitetin e Durrësit si të paqenë. Një fushatë e përafërt është zhvilluar pothuajse në intervale të njëjta me zbulimin e origjinës hasjane të Skënderbeut. Fatbardhësisht ky rezultat në vitet e ‘50-ta, pjesërisht qenka provuar edhe nga më i madhi historian shqiptar, Aleks Buda.
Me rastin e fushatës së zhurmshme, ndonjë prej tyre, autorin (J. Drançolli) e kishte marrë në spikamë në stilin e humorit, “autori i këtij ‘zbulimi’, duke lexuar se durrsakët e kanë besuar ‘zbulimin’ e tij, tani edhe vet siç më kanë thënë beson me të vërtetë se Durrësi ka pasur universitet në shekullin XIV” (Historiografia shqiptare në tranzicion, Tiranë, 2006, f. 73). Mos të flasim për diferencime nga tubimet shkencore, që mbaheshin në Shqipëri (ndonjëherë edhe në Kosovë), vetëm pse Universiteti i Durrësit ishte zbuluar nga një kosovar dhe jo nga ndonjë prej strukturave të mykura të historiografisë enveriste, të cilat trevat shqiptare jashtë Shqipërisë politike i kanë përjashtuar nga versioni më i ri i “Historisë së Popullit Shqiptar” (Tiranë: 2002).
Arsyeja e dytë është që dashamirësit e shkencës dhe kulturës tonë më në fund t’i gëzojmë edhe më ndonjë sihariq, që afirmon vlerat tona shkencore e kulturore gjatë Mesjetës, kulturë kjo që ka reflektuar gjithandej Mesdheut dhe Evropës përgjithësisht.
Për të parë zhvillimin historik të Universitetit të Durrësit (rreth vitit 1380), i cili për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje Studium Generale ose Universitetin e Zarës me Rektor të Parë, Gjon Durrësakun (1396), përveç studimit tim që është botuar shumë kohë më parë, duhet shikuar për verifikim ueb-faqen e Universitetit të Zarës, të postuar në anglisht dhe kroatisht.
Nga e gjithë ajo që u tha më sipër, e quaj me vend ta përkujtoj sentencën e famshme të shkencëtarit më të madh të epokës së Humanizmit dhe të Rilindjes, Galile Galileo: “Eppur si muove” (Megjithatë, lëvizë).
Durrësi në vitin 1573, nga hartografi venedikas Simon Pinargenti.

Një takim me Allahun në Youngstorget

0

Redaksia Document.no 27.06.2025 19:00

E premte: Hans dhe Lise kanë qenë në një takim lutjeje në Youngstorget.

Mirë se vini në dërgimin e mbrëmjes së Dagsorden LIVE në orën 20:00 me Hans Rustad dhe Lise Sørensen.

Sot, Hans dhe Lise udhëtuan në Youngstorget në Oslo, ku ishte njoftuar se mbi 10,000 myslimanë do të mblidheshin për lutjen e përbashkët të premtes dhe një shenjë politike për mbështetje të Palestinës.

Policia tha paraprakisht se roli i tyre ishte “të lehtësojnë lirinë e shprehjes”, për sa kohë që kjo ndodhte brenda kornizave ligjore.Por sa shumë janë paraqitur në të vërtetë? Si ka ecur situata?

Dhe çfarë thonë këto ngjarje në lidhje me zhvillimin në hapësirën publike në Norvegji? Dërgimi i mbrëmjes do të tregojë klipë nga shënimi, dhe Hans dhe Lise do të ndajnë refleksionet e tyre.

Edhe çështje të tjera nga ngjarjet e lajmeve do të trajtohen.

Dagsorden transmetohet LIVE në orën 20:00 – ju lutemi merrni pjesë në bisedë dhe bëni pyetje përgjatë transmetimit.

Ti poashtu mund ta përcjellësh emisionin LIVE në X.

Et møte med Allah på Youngstorget – Document

LDK-ja, parti pa shtyllë kurrizore apo si një grua plakë në sallon bukurie

0

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK nuk është më ajo që ishte dikur…!

Autor : Lirim Gashi, Prizren

LDK-ja asesi nuk po arrin të mësojë nga gabimet e saj të pafalshme dhe të sillet si një burrë i vendosur që ka testikuj të dashit midis këmbëve.

Përkundrazi, ajo gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një pederast të etur për penisat e ndërmjetësuesve dhe ambasadorëve të shitur evropianë dhe amerikanë.

Prandaj, nuk duhet të habitet që edhe populli i Kosovës po ia fut penisin në prapanicë, sepse nuk i pëlqen një parti që nuk ka qëndrim të vetin për asgjë.

Kur filozofi gjerman Immanuel Kant fliste për “përdorimin e arsyes si udhëheqës i veprimit moral”, me gjasë nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se një parti si LDK-ja do të përdorte jo arsyen, por frikën e përhershme nga vetëvendosja si kompas moral. Nuk është rastësi që çdo deklaratë e saj politike duket si një nënprodukt i mbeturinave të një kabllogrami ambasadorësh të konsumuar.

Në vend se të sillet si një forcë politike që ka “koqe të dashit” – të mbushura me vendosmëri, guxim dhe dinjitet shtetëror – ajo shfaqet si një estradë e politikanëve të butë që mendojnë se identiteti i Kosovës ndërtohet me buzëqeshje servile në tryeza të ndërmjetësve që s’e dinë as ku bie Gjakova.

Ky konformizëm tragjik, për të mos thënë erotik, ndaj të huajve, ka krijuar një perceptim të drejtë në popull: se LDK-ja është shndërruar në një trup të gatshëm për çdo penetrim diplomatik, mjafton që “dashnori ndërkombëtar” të jetë me kostum, të ketë një pasaportë të artë dhe një qëndrim paternalist ndaj shqiptarëve.

Nëse do të jetonte Diogjeni sot, ai ndoshta do ta ndizte llambën e tij legjendare nëpër zyrat e LDK-së, duke kërkuar pa sukses një njeri me mendje të vet.

Prandaj mos u çudisni që qytetarët e Kosovës – të lodhur nga pozicioni misionar i LDK-së karshi interesave kombëtare – po ua kthejnë me të njëjtën monedhë: përçmim, braktisje, dhe në shumë raste, edhe me satirë aq therëse, sa po ju digjet lëkura më shumë nga batutat sesa nga votat që po ju mungojnë.

Populli nuk kërkon dhuratë, por dinjitet. Nuk do pedera politikë që ia hapin këmbët çdo ndërmjetësi të huaj, por një burra të urtë, të guximshëm dhe atdhetarë që ecin në këmbët e veta.

Deri atëherë, LDK-ja do të mbetet si një grua plakë në sallon bukurie: e mbushur me grim të huaj, por me shpirt të rrudhur nga frika dhe nga mungesa e vetbesimit politik.

Bllokimi i Parlamentit, formë e puçit institucional

0
Bisedë me shkas rreth Vidovdanit si platformë poltike e nacionalizmit serb dhe e klerofashizmit, që u ka sherbyer programeve hegjemoniste serbe në raport me shqiptarët nga Kriza Lindore e këndej.
Me këtë rast u prekën edhe raportet me aleatët, ato me Rusinën nga këndvështrimi i gabimeve të politikës së Kosovës, që atë e sollën para sankcionëve…
U vu në pah edhe situata e re gjeopolitike pas ardhjes së Trampit në pushtet, me theks të veçantë te kërkesat që do t’i drejtohen Kosovës në raport me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që mund të jenë të formës së diktatit për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme në Bruksel dhe Ohër…
Ndërsa për cirkun e tanishëm politik në parlamentin e Kosovës dhe sjelljen tejet të papërgjegjshëm të pozitës dhe të opozitës në të, u tha se blokimi i institucioneve të shtetit, i përcjellë me shkeleje të rënda kushtetuese, paraqet formë të “heshtur” të PUÇIT institucional!
Shih videon:
SPECIALE: Intervistë me Jusuf Buxhovi, historianJusuf Buxhovi

Shtegtim shpirtëror në Ulpianën antike dhe Artanë – rrugëtim drejt rrënjëve tona!

0
Sot, bashkë me një grup atdhetarësh të përkushtuar, vizituam Kryeqendrën e Dardanisë – Ulpianën antike, e më pas kaluam nëpër muret e historisë në kalanë e Artanës, dëshmitare të lavdisë së një qytetërimi mijëravjeçar.
Ky shtegtim nuk ishte vetëm një udhëtim fizik, por një udhëtim shpirtëror, një kthim i ndërgjegjshëm drejt rrënjëve tona iliro-arbërore. E bëmë këtë në të njëjtën ditë kur, nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë së Kosovës, serbët po shkonin në Gazimestan për të festuar mitin e rremë të Vidovdanit – një trillim i propagandës historike dhe shoviniste.
Ndërsa ata tentojnë të ruajnë një identitet të shpikur mbi gënjeshtra, ne ecim mbi gjurmë të gjalla, mbi themelet e vërteta të qytetërimit që i dha dritë Evropës. Ky shtegtim është përgjigjja jonë ndaj shovinizmit sllav, por edhe ndaj shovinizmit islamik që, i koordinuar në heshtje, përpiqet të zhdukë çdo gjurmë të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore pellazgo-ilire.
Por kot e kanë!
Dielli i trashëgimisë sonë pellazge e arbërore nuk mbulohet as me shoshën e arushaxhinjve sllavë, as me shamitë e zeza të beduinëve pa rrënjë!
Ne jemi bijtë e Arbrit, ne jemi shqiptarët që i dalim zot vendit dhe kuvendit, gjuhës, zakoneve dhe riteve tona autoktone. Ne nuk jemi të ardhur, por të qëndruar!
Jemi në të drejtën tonë, në tokën e të parëve tanë, në udhën e Zotit dhe të Kombit!