Kreu Blog Faqe 520

Fituesit s’arrijnë të qeverisin, humbësit bllokojnë, populli paguan çmimin

2

Nga: Arif Ejupi

Parlamenti i Republikës së Kosovës po kalon një periudhë të përçudnuar e të rëndë politike.

Në vend të pjekurisë dhe përfaqësimit dinjitoz, çdo ditë nga sallat e tij shohim sjellje primitive dhe sabotuese.

Foltorja e Kuvendit është shndërruar në arenë hakmarrjesh dhe blofesh, jo në institucion përfaqësues të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Prej javësh jemi dëshmitarë të një krize të sajuar, me qëllim të pastër obstruktiv.

Përçarja politike nuk ndodh për çështje madhore strategjike, por për inate, ego dhe përpjekje për të refuzuar çdo emër që vjen nga partia fituese.

Rasti më i freskët është ai i kandidaturës së zonjës Albulena Haxhiu, për Kryetare të Kuvendit, një grua me përvojë, ministre e Drejtësisë për tri vite me radhë.

Mund të mos pajtohemi me bindjet e saj politike, por nuk mund të mohojmë përpjekjet për ta vendosur gjyqësorin e dështuar të Kosovës në binarët e duhur.

Opozita refuzon emrin e saj vetëm pse ajo vjen nga rivalja e saj Lëvizja Vetëvendosje.

Pa asnjë analizë, pa asnjë kundërpropozim, pa asnjë arsyetim, thjesht për të krijuar anarki institucionale.

Ky është kulmi i hipokrizisë. Deputetët që deri dje thërrisnin për përfaqësimin e grave dhe  flisnin për barazi gjinore dhe profesionalizëm, sot sillen si bllokues ordinerë, vetëm pse emri nuk është në “listën e tyre të preferuar”.

Por, edhe vetë fituesi i këtyre zgjedhjeve, z. Albin Kurti, duhet ta kuptojë se fitorja numerike nuk mjafton në pluralizëm.

Ai edhe pse ka marrë shumicën e votave, nuk po arrin të formojë qeverinë e re dhe as të konstituojë Kuvendin.

Në demokraci, institucionet nuk ndërtohen me zemërim e inat, por me dialog e bashkëpunim të mirëfilltë edhe me kundërshtarët politikë.

Dihet se koalicionet me të korruptuar e abuzues nuk janë të dëshirueshme, por ndonjëherë shihen si të pashmangshme për ta mbajtur shtetin funksional.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kompromiset e pamenduara dëmtojnë moralin politik dhe thellojnë zhgënjimin qytetar.

Edhe më keq: e bëjnë qytetarin të ndiejë se s’ka më dallim mes partive, por vetëm rotacion interesash.

Fatkeqësisht, nga kjo krizë e thellë institucionale nuk pësojnë deputetët, por qytetarët.

Deputetët kanë rroga të garantuara, mëditje dhe privilegje që u mundësojnë jetë luksoze edhe kur vendi është pa institucione.

Ata gëzojnë automjete zyrtare, trajtime shëndetësore jashtë vendit dhe mbështetjen e një sistemi të fshehtë, të ndërtuar me makinacione dhe prapaskena.

Qytetarët, ndërkohë, e paguajnë krizën me mungesë reformash, ngecje në shëndetësi, inflacion, emigrim dhe humbje shprese.

Gjatë fushatës zgjedhore të shkurtit të këtij viti, u krijua zhurmë e paparë me premtime boshe për një votë më shumë.

Sot, luftohet me të gjitha mjetet për një emër më pak dhe një hakmarrje më shumë.

Kuvendi i Kosovës mund të reformohet vetëm atëherë kur qytetari ndëshkon pabesinë dhe shpërblen përgjegjshmërinë.

Deri atëherë, foltorja do të mbetet vetëm jehonë e turpit, e jo zë i popullit.

Gjenevë, 27 qershor 2025

Tryeza e rrumbullakët me kënde të mprehta: Kriza institucionale s’mund të zgjidhet me lexime të ngurta të Kushtetutës

0

Nga Isuf Bajraktari

Më 28 qershor, liderët politikë të Kosovës u mblodhën në një takim konsultativ në Kuvendin e Kosovës, nën simbolikën e tryezës së rrumbullakët formë që në diplomaci nënkupton barazi dhe dialog të hapur. Por në realitet, ky takim u shndërrua në një arenë mosdakordësie të thellë, ku dominuan deklaratat e ashpra, akuzat reciproke dhe interpretimet e ndara të Kushtetutës.

Në vend që të sjellë zgjidhje, kjo tryezë i vuri në pah tensionet ekzistuese dhe mungesën e vullnetit politik për t’i kapërcyer ato.

LDK: Takimi ishte farsë publike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk e kurseu aspak tonin: takimin e quajti “farsë publike”, duke akuzuar Kurtin se nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se mbetet i ngurtë në pozicionet e tij të vjetra. Në thelb, LDK nuk sheh më asnjë sinjal nga Kurti për të ndërtuar një shumicë parlamentare të bazuar në rregulla dhe konsensus.

PDK: Qëndrimet e Kurtit s’ndryshojnë, bllokada vazhdon
Edhe PDK, përmes kryetarit Memli Krasniqi, e pa takimin si një formalitet pa përmbajtje. Sipas tij, Albin Kurti po mban peng procesin me një mentalitet imponues, duke mos reflektuar as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në thelb, PDK e sheh kryeministrin në detyrë si burimin kryesor të bllokadës institucionale.

GUXO dhe NISMA: Të ndalet keqpërdorimi i Kushtetutës
Faton Peci (GUXO) dhe Fatmir Limaj (NISMA) ofruan një ton më realist. Të dy theksuan se leximi selektiv i aktgjykimit nuk e ndihmon procesin dhe se zgjidhja kërkon marrëveshje politike. Peci foli për nevojën e një pakete të përbashkët për konstituimin e Kuvendit, ndërsa Limaj e bëri të qartë: “Kushtetuta nuk e zgjidh vetë krizën. Vetëm marrëveshja politike e zgjidh.”

Kurti: Unë jam ai që e kam lexuar drejt Kushtetutën
Në anën tjetër, Albin Kurti vazhdon të mbrojë pozicionin e tij duke akuzuar PDK-në dhe LDK-në për keqinterpretim të qëllimshëm të aktgjykimit. Në vend të reflektimit, kemi një përpjekje për të justifikuar mosndryshimin me argumente juridike – çka për opozitën është vetëm një mënyrë për të zgjatur qëndrimin në pushtet pa shumicë reale.

Një krizë që kërkon më shumë se letra ligjore
Problemi real është ky: Kosova nuk ka krizë të aktgjykimeve,  ka krizë politike të mungesës së përgjegjësisë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e zgjidh dot një bllokadë që është produkt i polarizimit politik dhe mungesës së kulturës kompromisuese.

Kushtetuta nuk është zëvendësues për dialogun. Ajo është kornizë, jo zgjidhje në vetvete.

Çfarë duhet të ndodhë tani?
Tryeza e rrumbullakët, me gjithë simbolikën e saj të bukur, nuk do të funksionojë nëse pjesëmarrësit nuk hyjnë me vullnet për zgjidhje reale. Për ta thënë troç:
– Duhet një pakt politik i përkohshëm për konstituimin e Kuvendit, pa shantazhe e kushte njëanshme.
– Duhet një facilitim i jashtëm, nëse liderët nuk arrijnë të lëvizin vetë.
– Duhet një kulturë e re politike, ku interpretimi i Kushtetutës nuk shërben si armë taktike, por si bazë për bashkëpunim.

A do ta shfrytëzojnë liderët këtë moment?
Nëse jo, atëherë çdo tryezë tjetër do të jetë një ritual bosh, dhe qytetarët do të shohin vetëm një kastë politike që i përdor institucionet si dekor për pazaret e saj.

Por nëse liderët kanë vizionin e duhur, atëherë 28 qershori mund të shënojë fillimin e kthesës, jo për retorikë, por për shtetndërtim të vërtetë.

Edhe pse Faton Peci dhe Fatmir Limaj u paraqitën si zëra të arsyes, që bënin thirrje për marrëveshje politike dhe qasje gjithëpërfshirëse, nuk mund të anashkalohet fakti se të dy kanë pasur afërsi politike i pari pozita bashkëpunuese me Lëvizjen Vetëvendosje.
Peci është përfaqësues i subjektit GUXO, i dalë nga krahu i Vjosa Osmanit, e cila për shumë kohë ka bashkëqeverisur me VV-në.
Limaj, nga ana tjetër, ka mbajtur pozicione të kujdesshme, por në momente kyçe ka qenë i moderuar ndaj qëndrimeve të Kurtit.

Kjo tregon se edhe thirrjet për kompromis nuk janë krejt të paanshme, dhe se në thelb, kriza po zgjatet sepse partia fituese, LVV dhe kryetari i saj Albin Kurti, po refuzojnë çdo lëvizje që nuk përputhet me vizionin dhe interesin e tyre të drejtpërdrejtë për mbajtjen e pushtetit.

Jusuf Buxhovi për “Vidovdanin” dhe keqpërdorimin e tij për qëllime nacionaliste – serbomëdha

0
Bisedë me shkas rreth Vidovdanit si platformë poltike e nacionalizmit serb dhe e klerofashizmit, që u ka sherbyer programeve hegjemoniste serbe në raport me shqiptarët nga Kriza Lindore e këndej.
Me këtë rast u prekën edhe raportet me aleatët, ato me Rusinën nga këndvështrimi i gabimeve të politikës së Kosovës, që atë e sollën para sankcionëve…
U vu në pah edhe situata e re gjeopolitike pas ardhjes së Trampit në pushtet, me theks të veçantë te kërkesat që do t’i drejtohen Kosovës në raport me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që mund të jenë të formës së diktatit për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme në Bruksel dhe Ohër…
Video:

SPECIALE: Intervistë me Jusuf Buxhovi, historian – YouTube

Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht ‘Vidovdanin’ për të prodhuar nacionalizëm

0
Slobodan Milosheviqi duke iu folur serbëve nga e gjithë ish-Jugosllavia para 36 vitesh në Gazimestan

Video është në vijim:

(3) Jusuf Buxhovi | Facebook

Historiani Jusuf Buxhovi: Po të ishte Rugova gjallë, Kosova nuk do të ishte në këtë gjendje (VIDEO) – Klan Kosova

0

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se në spektrin politikë të Kosovës vërehet dukshëm mungesa e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se vendi nuk ka ndonjë figurë unifikuese tani si Rugova.

“Gjithsesi mungon Rugova, mungesa e tij është shumë më e dukshme. Spektri politik i Kosovës sot po shihet prej sjelljes së këtyre tre apo katër muajve se më nuk e kanë interesin e shtetit, e kanë interesin për pushtet të vetit, dhe pushteti i tyre mund të shikohet se prodhon interesa personale, të klaneve, të grupeve dhe të oligarkëve, e të tjera”.

“Andaj, po të ishte një figurë politike dhe unifikuese si Rugova nuk do të kishim këtë gjendje, por për fat të keq ne sot e kemi. Po i kthehem asaj që e thotë Gjergj Fishta: ‘Shqiptarët po sillen si pleshtat’. Faktikisht, ajo logjika e parlamentit të Kosovës dhe e spektrit politikë është logjikë e pleshtave. Kjo do t’i kushtojë Kosovës shumë, ashtu ka filluar t’i kushtojë sepse ne prej një vendi që kishim aleatë të cilët kanë hedhur bomba, tani kemi sanksione”, ka thënë Buxhovi.

Shikoni videon: Tubim Islam në Oslo – 2000 të pranishëm dhe dëgjohen thirrjet për lutje

0

Tubim ISLAM: Lutja e madhe e së premtes për IslamNet dhe myslimanët radikalë duhej të grumbullonte 10,000 myslimanë. Në vend të kësaj, ishin nga 2000-2500 myslimanë dhe thirrje lutjeje të forta. Foto: Imazhi i lexuesit

Espen Teigen

(Oslo, Youngstorget): Do të ishte lutja më e madhe e premtes në histori për të treguar fuqi, raportoi lideri i IslamNet, Fahad Qureshi.

Disa mijëra muslimanë janë mbledhur në Youngstorget për të treguar fuqinë. Dokumenti është i pranishëm dhe raporton me përditësime të reja. Me një flamur të madh Pride që valëvitet mbi ndërtesën e LO-së pranë, muslimanët radikalë u mblodhën për të mbështetur IslamNet, Dawah Norge, dhe xhaminë Rabita në lutjen e tyre të madhe të premtes.

Sipas liderit të IslamNet, Fahad Qureshi, do të ishin 10,000 muslimanë për të krijuar “lutjen e parë dhe më të madhe në historinë e Norvegjisë”. Ata përpiqeshin të tërhiqnin me mesazhe anti-israelite, qilima lutjeje dhe keffiyeh.

Por kjo ishte me pak dobi. Këtu mund të shihni një video të seancës me thirrje të larta lutjeje:

Shih videot në linkun e mëposhtëm;

36 vjet nga fjalimi i Milosheviqit në Gazimestan, miti i sajuar i Kosovës, klerofashizmi serb dhe shteti i Kosovës

0
Para 35 vitesh në Gazimestan, para turmës një milionëshe serbe, me fjalët se “pas gjashtë shekujsh, prapë gjendemi para betejave dhe në beteja, të cilat nuk janë të armatosura, por sado që të tilla nuk përjashtohen”, Milosheviqi, hapi kapitullin e përgjakshëm të rrënimit të Jugosllavisë me pasoja tragjike për popujt e saj.
Në këtë ditë, në tribinën e Gazimestanit, para kryesisë së shkërmoqur jugosllave dhe sy botës së hutuar me ato që po ngjisnin me trashëgimin e Titos, u promovua “vozhdi” serb i reinkarnuar nga Lazari i Kosovës që ta rikthejë “lavdinë histotorike serbe” dhe, si tha, “misionarizmin e serbëve për ta mbrojtur qytetërimin europian” (kuptohet nga shqiptarët pushtues të tokave të shenjta serbe)!
Po ato ditë, diku afër Gazimestanit, dr. Ibrahim Rugova, asokohe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në një intervistë historike dhënë magazinit gjerman “Der Spiegel”, ndër të vetmit, në emër të ndërgjegjes intelektuale, historike, kulturore dhe politike (ndonëse pa mandat të saj), ia ktheu përgjigjen kërcënimeve të Millosheviqit drejtuar shqiptarëve po edhe të tjerëve në festën klerofashishte të Vidovdanit serb.
Me pak fjalë, kundërpërgjigja e Dr Rugovës Millosheviqit, në të përjavshmen më të fuqishme gjermane dhe europiane të kohës, ishte se në mars të atij viti, në ditën e 23-të, Millosheviqi, me tanke dhe në rrethanat e gjendjes së jashtëzakonshme, rrënoi autonominë e Kosovës, si njësi federative. Me këtë bëri puç ndaj kushtetutës jugosllave. Ky veprim nga shqiptarët shikohet si ripushtim i Kosovës, mbas atij të vitit 1945. Me këtë rast Rugova tërhiqte vërejtjen serbëve se “sa herë ndonjë popull i vogël, e të tillë janë edhe serbët, kanë provuar të vejnë hegjemoni në Ballkan, kanë përfunduar tragjikisht”.
Pra, orgjia klerofashishte serbe e qershorit të vitit 1989, përfundoi siç parashikonte dr Rugova në magazinin gjerman. Por nga këndvështrimi i sotëm historik, Gazimestani nxori në pah dy nga akterët më të rëndësishëm të saj, që shënuan epoka me kah të kundërt.
Në njërën anë, Millosheviqin – humbës të saj, i cili në vitin 2003, si president i mbetjes jugosllave, përfundoi në Trtibunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte kundër njerëzimit ku edhe vdiq gjatë procesit në vitin 2006.
Dhe, në tjetrën anë – dr Ibrahim Rugovën, si lider historik të shqiptarëve, i cili, me themelimin e LDKs-ë më 23 dhjetor të vitit 1989, me mandatin e votës së lirë nga zgjedhet presidenciale dhe parlamentare në vitin 1992 dhe 1998, mori përgjegjësinë historike të rezistencës institucionale (me shtetin paralel) deri te ajo e armatosur, e cila solli ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.
Historia, midis demistifikimit të mitit të sajuar serb të Kosovës për qëllime hegjemoniste dhe të lirimit të Kosovës prej tij që për epilog pati shtetin e pavarur të Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, mund të thuhet se fillimin e fundit e pati më 28 qershor 1989 në Gazimestan.
Ky kapërcim i jashtëzakoshëm historik, megjithatatë, ka lënë prapa frymën e klerofashizmit serb, i cili, në çdo Vidovdan, përpiqet që në Kosovë, ta mbajë të gjallë mitin mesjetar të “Kosovës djep historik serb”, sadoqë realiteti (shteti i Kosovës dhe përkatësia perëndimore e shqiptarëve) e ka zhvlerësuar deri në anakronizëm!

Mos e shpëtoni këtë poezi

0
MOS E SHPËTONI KËTË POEZI
(Çast antilirik)
I.
Lëreni këtë poezi të vdesë,
hiquni saj,
s’na duhet gjë, kur na tradhton,
kur ia kthen shpinën vuajtjes,
kur ha me lugë të artë,
Lëreni këtë poezi lavire të shuhet,
s’na duhet gjë,
kur zë në thua e belbëzon
gjithçka që është e vërtetë dhe e pastër,
kur fjalët bëhen gishta të ngulfatshëm,
të cilët e kapin për fyti shpresën.
Lëreni këtë poezi të bëhet pluhur,
s’iu duhet arti i saj,
lërini të shuhen vargjet që mbjellin dashuri të rrejshme,
si thikë pas shpine,
të shuhen ato që lëvdojnë veten e tyre,
kur shkatërrojnë botën dhe shpirtin e ndjeshëm
dhe ngrihen mbi kurrizin e të tjerëve.
Lëreni këtë poezi lavire të vdesë,
të mos ringjallet më kurrë,
të mos i shkatërrojë më sytë tanë,
që kërkojnë dritë në errësirë.
Ç’të duhet një poezi që sillet si karnaval,
kur të tjerët janë të vdekur
dhe na qeshin e përqeshin
si të ishte kjo botë kufomatike.
II.
Hidhni poshtë vargjet boshe!
Ç’ju duhen fjalë prej floriri të rremë,
që shkëlqejnë në faqet e librave
dhe mbajnë erë gjaku dhe harrese.
Mos më këndoni këngë që ngrenë gurë mbi shpirtin,
që thurin lavde për perandorë gjakatarë,
ndërsa heshtin për të uriturit nën dritaret e tyre.
Lëri poetët që rimojnë për veten,
e ndërtojnë kulla me lot të huaj,
të bien në harresë, si hijet që flasin vetëm për vete.
Ç’të duhen vargjet që fyejnë dhimbjen,
që shesin dashuri në tregun e lajkave,
e shkelin mbi plagët që kurrë s’i ndjenë.
Le të digjen e shkrumbohen ato fjalë
që nuk dridhen nga e vërteta,
le të shpërbëhen si hi në erë,
se arti që s’ka zemër, është vetëm një maskë —
dhe maskat bien gjithmonë.
(27 qershor 2025)

Ke mendje të mpirë, o avokati Genci Llakaj…?!

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Një letër drejtuar, personalisht Av. Genc LLAKAJ!
27 qershor 2025 Gjakovë
Si mundë t’i pjellë mendja këtij avokati dumprontisti:
Argati i Ramës, i Vuçiqit, tha:
“Albin Kurti, ke kaluar vijën e kuqe! Mos na detyro të të klasifiokojmë si Tradhtarë!”
Me avokat rrospi Meshkuj e Kurva, nuk bëhet politikë…
Ku je shpëtimtari i situatave. O kursanti i shtazhionuar, ktheju punes e jo genjeshtrave antishqipatre. Ku je Avokati shterpak dhe akuzuesi i “idealizmit naiv e romantikë si “Bajroni”… Ku je o shpirti i trazuar dhe i pangopur i “Tiranes apo i Serbisë”. Deklarimi ytë i till ka mberri majat e piramides.. ti na shet filozofi konspiracioni, o legen njeri. Kushë ka..n e bajge je ti që fletë me ketë gjuhë. Cili sektë i huaj fshihet pasë teje?
Truri apo koha e jote e ngrirë…
Kuptohët, jo vëtëm të gjorët e avokatëve, që skanë çfar të thonë, por edhe mbrëtëritë e korruptuar të erresirës, kur flutorojnë nga koka e mendë të shkreta. Një Genc Llakaj i tillë lakuriq e i çmëndur, të cilin e sheh vetëm syri i esullutë i fëmijëve e kurrsesi syri i dehur i të rriturit, e kishte personazh “ALBIN KURTIN” në njërën nga tragjeditë e këtij avokati dhe të opozitarëve kosovali!!!
Falmë Zoti ynë, thashë prapë dhe disa çaste pas kësaj shqyerjeje e ofendimi mizor nuk e kuptoja dot Avokatin se në cilën anë kishte mbetur ulërima e tij, në të këtejshmen apo në të atjeshmen e Tironës. Ç’njeri, ç’komb, ç’derq, je, vallë, shqiptarë jo, këtë? Thashë “Shqiptar!” Jo.
Avokat Llakaj! U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen kërcnimet e tij, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës e ndiheja kombin të “rrezikuar” në vendin tim nga një bufë nate! Qenka vështirë të jetosh në kohën e Llakajve e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë, që kur s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit…
Kush dreqin je ti?! Mos jeni vallë ndonjë “spiun” brenda Tironës. Këndë përfaqësoni dhe në cilin sektë apo organizatë serbe opa turke shërbeni… Mesiguri ti i takon asaj organizate për të cilën punon që përbëhet nga shumë sektorë, për sektorin “turko-serb” – Mbështetja e Vëzhgimit dhe Reagimi kundër shqiptar.
Në fillim reagimi tij mu dukë si një kërcnim serbësh, por jo ky ishte shqipfolës? E megjithatë ky reagim ishte enigmatik. U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen kërcnimet e tij, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës e ndiheja vendin tim të “rrezikuar”, në vendin tim nga një bufë nate! Qenka vështirë të jetosh në kohën e avokatëve Llakaj, kllosharëve e çakejve të tjerë të Edi Rames.
Letrën drejtuar ish Avokatit të Edi Rames, Genc Llakaj apo argatit të opozitarëve kosovali. Kam një shkrim drejtëpërdrejtë për ty zoti i paknaqur dhe shpëtimtari i situatave nga bregdeti shqiptar. Mjafton të analizohen sjelljen e avokatit me hollësisht pohimi i dhënë – që të rezultojë se mendjemadhësia e ka ngritur kokën e tij të shëmtuar! Si rapsod i orëve të para të dallkaukëve, që me porosi të partive opozitare… në vargun e thyer. Dreqi le ta haj Dardaninë, sikur e ka hëngër dreqi Shqipërinë!
Llakaj e Rama, ju dy që mbani emrin e kryetradhtarit. Sërbia ju pat kulish…
Ju që ja morret nderin shqiptarit dhe ja zhduket vlerat që kish. Ju frikacak, dallkaukë, mjeshtër – mashtrues e pa moral midis shkërdhenjëve opozitar të kosovalive. Ku t’ju fus? Ju dy me kryedylberin Vuçiqin e rrugëve të Tiranës apo Sërbisë…
Ju akuzojnë më mijëra e mijëra varre e shtëpi të djegura!
Ju akuzojnë lotët e fëmijëve!
Ju akuzojnë lotët e nënave!
Të akuzoj – unë i plagosuri i Burgut të Dubravës!!!
Keni shitur Çamërinë dhe Detin Shqiptar dhe bota çuditet me Ju! Sidomos me ty Avokati i Vuçiqit. Çështja kombëtare sot është sprovë e të gjitha politikave shqiptare në Dardani, nga zgjidhja e së cilës do të varet edhe jeta e tyre. Ajo nuk mund të jetë privelegj, monopol e ideologjike as i Genc Llakajt – Ramoviqit, as i Vuçiqit. Pushtetet dhe ideologjitë ngrihen dhe bien, por atdheu e interesi kombëtar mbetet të përjetshëm.
Te vargani i ca politikanëve, avokatëve të Shqipërisë që nuk marrin erë nga historia, pra, te vargu i atyre të një spikame të vjetër, ata që vite me radhë ishin munduar të turbullunte mendimin shqiptarë, po shfaqej përseri nga ca njerëz rimohues të historisë së odave e kafeneve të Edi Ramës. Ishte çifti më i çuditshëm dhe banal i Tiranës, më pak atdhetar e të mundshëm në kuptimin profesional të fjalës:
“Njëri pjellë e Edi Ramës, tjetri një lloj pjelle i politikës së Vuçiqit!”. Të pamëshirshëm në ç’hithra na mbitë? Por, ishte po ajo spikamë e Avokatit në mjegullën acide e së cilës vazhdonin të ngatërroheshin në mesveti.
Qofsh mallkuar me farë e fis. Zoti ju vrafte….
Genc LLAKKAJ është një letër e drejtë për drejtë nga një qytetar i thjeshtë i Gjakoves, nga “toka e askujtë dardane”. Të themë sinqerishtë t’i avokati i llastuar i Rames dhe i Vuçiqit dhe ta konsiderosh Dardaninë dhe mundë ta përplasësh në çdo anë si ta do qejfi ty dhe atij klyshit të Vuçiqit. T’i z. i paknaqur nuk mund ti fusish hundet tuaja të flliqta në punët e shtetit tonë dhe në mijëra varrë. Dardaninë nuk mund të shëndërrosh si leckë në pazarin e Çamëve.
Tema që po shkruaj nuk është e re. Shkaku i këtij shkrimi ka qenë ulërima në (Tik Tok) të një “avokati intelektual” mjeran që mbanë emrin me refrenin e kukamës së një kukuvajke nga degët e thara merrë trajtën e tij. Fletë nga Shqipëria, por trajta e tij ishte me fjalët (Albin nuk di të të bësh politikë, nuk ke program politik, nuk ke shtesë politike apo shoqërore.
Shkrimi im i fundit me titull (“NA U SUL HARBUTËRIA MBI POLITIKËN E ALBINIT”) e paska tronditur shumë Genc LLAKAJN e Tironës? Ulërima, imazhi tij dhe fjalimi i vdekjes, që nuk më shqiteshin nga mendja, regëtinë para tij… ferri avokatian, simbol i biorrezikut, avokati çoban i mortajës ose një kërcënim biologjik. Dhe përseri, “burri, që ulërinë” fytyra e kaçurelit me sy të zinj, me kapelë, mustaqe të thinjura që ulërinte nga bregu i përtejmë të Tironës.
Të menduarit e paarsyeshëm (irracional), përfitimi i botës së nëndheshme në menyrë krejt të ndryeshme nga ç’e jep ulërima e tij, faktet, pamjen e tij, është cen i njeriut nga Tirona, por diçka e pashmangëshme. Në Tiranë krijoheshin sa herë që sektet apo oraganizatat totalitare kishin nevoj për të shpërndar një ide, për të përligjur një krim ose një vijë të re politike antidardane. Krijoheshin dy llojesh: shqiptar të gjallë apo të vdekur.
Mjafton të analizohen sjelljen e avokatit me hollësisht pohimi i dhënë – që të rezultojë se mendjemadhësia e ka ngritur kokën e tij të gjarpëritë! Si rapsod i orëve të para të dallkaukëve, që me porosi të Ramës apo partive opozitare… në vargun e thyer. Dreqi le ta haj Dardaninë, sikur e ka hëngër dreqi shqipërinë!
Në mënyra të tilla, ne mësojmë të njohim aromën e tyre politike dhe “kujtë i shërbejnë”. Rrethi i avokatëve “banal” është gjithnjë në rritje që kanë njejtën prejardhje, pjesa dërmuese përbëhej dhe përbëhet nga analfabetë kronik e funksional, me interesa partiake apo prirje fetare. Në vazhdën e këtij interesi politik e filozofik. Genc Llakaj dhe Edi Rama shfaqin interesa dhe bashkohen me një vëllazëri sharllatanësh mediatik e pseudoanalistë kronik e analfabet funksional, bëjnë trysni mbi të tjerët që të mosë mendojnë ndryshe.

Historiani Belisar Jezerci i fton FBI-në dhe MOSAD-in që t’a shpëtojnë kombin shqiptar nga islamizimi

0
KËRKESË FBI-së DHE MOSSAD-it
Kur një popull është i kërcënuar në identitetin, në sigurinë dhe në ekzistencën e tij, atëherë heshtja është bashkëfajësi! Prandaj po i drejtohemi sot publikisht FBI-së dhe Mossad-it: NDËRHYNI! Populli shqiptar i Kosovës është i kërcënuar nga një organizatë e rrezikshme dhe tinëzare që vepron nën maskën e fesë: BIK-u.
Që nga viti 1999, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka pasur guximin ta ndalë këtë kancer të infiltruar në zemër të institucioneve. BIK-u nuk është më një bashkësi fetare, por një strukturë paralele, me frymë antikombëtare, me financim të huaj, me agjendë ideologjike shkatërrimtare.
Njëjtë si “Mbrojtja Civile Serbe” dhe “Brigada Serbe e Veriut” që u shpallën organizata terroriste, edhe BIK-u, që helmon mendjet e rinisë, manipulon institucionet dhe kërcënon çdo patriot që ngre zërin, duhet të shpallet e tillë!
Populli ynë ka frikë. Jo vetëm nga Serbia, por edhe nga bijtë e saj shpirtërorë, të fshehur sot në petkun e hoxhallarëve.
Ashtu si dikur shqiptarët dridheshin nga emri i UDB-së, sot përmendin me frikë emrin e Tërnavës dhe strukturës së tij.
Në emër të së vërtetës dhe të jetës sonë kombëtare, ju lutemi, FBI, MOSSAD, ndihmoni popullin shqiptar të Kosovës të çlirohet nga ky makth.
Pa liri shpirtërore, nuk ka as shtet, as demokraci, as paqe.
Me respekt,
Kryetar Lidhejs Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm me seli në Bruksel dhe i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë për Diasporë me seli në Bruksel