Kreu Blog Faqe 521

Kisha e Vrellës së Istogut , ndër kishat me të vjetra në Dardani

0
Sipas gjetjes të qeramikës dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV – VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit.
Teknikat e ndryshme të ndërtimit të bazilikës, dëshmojnë që ajo ishte ngritur në dy faza të periudhave të ndryshme, në periudhën e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës së Hershme. Ndërsa gjetje disa copave të afreskut brenda në kriptë janë tregues që muret e kriptës kanë qenë të pikturuara e të zbukuruara më afreske, ashtu siç kanë qenë të pikturuara sipas të gjitha gjasave edhe pjesët tjera të mureve të bazilikës.
Sipas gjetjeve të qeramikës dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV – VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit. – shkruan arkeologu Haxhi Mehmetaj.

Fahri Xharra: Ku jemi ? Cili është Nuri Bexheti?

0

Gjithnjë aktuale, pavarësisht vitit kur është shkruar. Me të vertetë , ku jemi ? Cili është Nuri Bexheti ?

Nga Fahri Xharra

Ajo që më nxiti të shkruaj , dhe të pyes se me të vërtetë ku jemi është ajo që lexova pë Ligen greko -amerikane në Çikago , dhe ndarjen e çmimit për 50 student të rinj greko-amerikan “ të cilët do ta zbardhin të ardhmen greke”. Salla ishte mushur , nga familjarët dhe miq te filohelenizmit për ndarjen e shpërblimit vjetor “”best and brightest””

“ më të mirët dhe më të shkelqyerit” Qellimi atdhetar grek që tërinjt greko-amerikan të mos skputen nga rrënja e tyre dhe ruajten e trashegimise se helenike   Por pa e ngarkuar shkrimin ne fund të tij do ta listen e pjesëmarrsëve.

Me të vërtetë ne ku jemi ?   dhe cili është Nuri Bexheti ?

“FRM siguron se herët apo vonë, në Kosovë do të triumfojë Islami. Edhe pse Kosova sot është nën sundimin e Perëndimit të Krishterë, një ditë kur të fitojë pavarësinë dhe të çlirohet nga sundimi i huaj, pjesë e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe fitorja e Islamit mbi Laicizmin,”

Në shtypin ditor kam lexuar : Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane. Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë indirekte , Nuri Bexheti e  perkrahë “Pasi Laicizmi-Katolik nuk është feja e shumicës së popullit të Kosovës por është fe e masonëve të Francës, ne bëjmë thirrje që në Kushtetutën e vendit tonë, feja zyrtare e vendit të vendoset Islami.(FRM )

Bexheti është njohës i mirë i rrethanave historike, ndërsa çmohet edhe studimi i tij i doktoratës që ndërlidhet me shqiptarët dhe rrethimin otoman të Vjenës. ( sa keq !)

-“Shtrohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret”.- thot Nuriu .

Viti i lindjes 1962, vendi i lindjes – Tetovë – Maqedoni – Individ nga Ballkani, është përshkrimi për Bexhetin. Ai është pjesë e listës së zezë që nga vitit 2001 me vendim të presidentit Bush.

Në një bisedë në Interaktiv, e ka pranuar se është dënuar nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për mosdeklarimin e pasurisë sa ishte këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja.

Më parë, Bexheti ka qenë edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse në kohën e luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “ ( çfarë ishte qëllimi i tij në Luftën e Kosovës?)

IshPro – rektori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti është duke u irionizuar me të madhe nëpër rrjetet sociale, pasi që në një emision mundohej t’i arsyeton skandalet që ka përfshirë UP – në javëve të fundit. Një pjesë e shkëputur në video nga intervista e tij e dhënë për “Interaktiv” po shpërndahet me tituj ironizues si: “Pjese te zgjedhura nga Intervista e prorektorit te Universitetit te Prishtines dhe shkencetarit te heshtur Nuri Bexheti ne emisionin interaktiv ne KTV”, apo “Pjese te zgjedhura filozofike dhe shkencore nga prorektori Nuri Bexheti”.

“Kujtojmë se një deklaratë që ndërlidhet me pushtimin turk të Kosovës, por shumë ekstreme – përderisa e thotë bazuar me bindjet fetare e jo të faktografisë historike (sipas tij, në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë; turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre) – e ka dhënë edhe imami i xhamisë “Suzi Qelebi” në Prizren, Irfan Salihu,

Fol Irfani , fol Nuriu!

http://lugina-lajm.com/2015/04/dr-i-historise-nuri-bexheti-mendon-si-hoxhe-irfan-salihu-shqiptaret-u-zgjeruan-me-territor-ne-kohen-e-osmanlinjeve-video/

Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.

Por , Nuriu nuk është vetëm , E njifni Blerim Shalën ? : “Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalur tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë, ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balansojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare  ,ka deklaruar Blerim  Shala.

Gjakovë, 02.09.15

P.S .Noted as Chicago Greek-American Community’s most illustrious social event, a number of clergy, political and civic leaders attended, including: His Grace Bishop Demetrios of Mokissos, Amb. Anastasios Petrovas, Consul General of Greece in Chicago, and Alderman Richard Mell.  Also in attendance were the Honorable Maria Pappas, Cook  County Treasurer, the Honorable Judge James Booras, the Honorable Judge Peggy Chiampas, the Honorable Judge Anna Helen Demacopoulos-Kosmas, Mrs. Maryanna Spyropoulos, Commissioner of the Water Reclamation District of Greater Chicago, Mr. Michael Halikias, Mr. John P. Calamos Sr., 2007 Paradigm Award Recipient and Chairman and CEO of Calamos Investments, Mrs. Eleni Bousis, President of theGreek American Rehabilitation & Nursing Centre, Mr. Demetrios Kozonis, Chairman of the Chicago Sister City – Athens Committee, Mr. Endy Zemenides, Senior Advisor to Illinois State Treasurer Alexi Giannoulias and Vice President of The International Coordinating Committee “Justice for Cyprus” and Mr. Gregory Pappas, President of the Greek America Foundation, as well as members of the clergy, officers of universities and educational institutions.

| E diele, 06.09.2015, 11:43 AM |

Kosova para 36 viteve, daulle lufte të Serbisë në ditën e Vidovdanit

0

Kosovë -Gazimestani para 36 viteve –  28 Qershor 1989


Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

 – Raportime që i bëja në 28 Qershor 1998 nga Kosova në luftë…/

-Para 36 viteve, pikërisht në 28 Qershor 1989 në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, u binte daulleve të luftës…/

 Nga Behlul Jashari

 PRISHTINË, Qershor 2025/ Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festojnë Vidovdanin,  të mbledhur  në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu përvjetorin e Betejës së Kosovës.

Edhe me manifestime tjera, në çdo 28 Qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.

Në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në 28 Qershor 1989 në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe Kosovën, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

“Ne ishim të guximshëm e dinjitozë. Tani, gjashtë shekuj më vonë, ne sërish jemi në betejë. Nuk janë këto beteja të armatosura, por ato nuk mund të përjashtohen”, thoshte Milosheviç në fushën e Kosovës në Gazimestan.

E “betejat” e Milosheviçit kundër Kosovës – shqiptarëve ishin të nisura. Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura.

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Edhe gjatë viteve të tjera, në ditën e Vidovdanit në Kosovë grupe ekstremiste të serbëve kanë manifestuar edhe provokacione, në forma të ndryshme. Është parë edhe se numri i pjesëmarrëve në manifestime të tilla me provokime është më i paktë nga viti në vit…

***

KOSOVA- LUFTA NË LAJME, titull i librit të papërfunduar

 Shënim-fragment nga libri i papërfunduar Kosova – lufta në lajme. Çka ndodhte në Kosovë në 28 Qershor 1998  – diten e Vidovdanit, të fundit nën okupum – raportimet e asaj dite nga raportimet e kohës së luftës e paraluftës që bëja  përditë e shumë vite për Agjencinë zyrtare-shtetërore të lajmeve të Shqipërisë e që të përkthyera në gjuhë të huaja shkonin në gjithë botën i gjej edhe sot në anglisht në:

Më 28 qershor 2022 në Gazimestan…

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98–06–28.ata.html

[01] Serbian military forces built up in west of Prishtine

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Yugoslav military forces backed by some 60 tanks and other armaments were concentrated yesterday morning in the suburbs of the Bardh i Madh village, nearly 10 km west of Prishtine.

The situation in Fushe-Kosova continues to be tense. Civilan armed and organised Serbs have taken to the streets along with the military forces.

Groups of Serbian volunteers, dressed in military uniforms, were sent yesterday from Fushe-Kosova in the direction of Drenice. Serbian civilians were distributed weapons yesterday also at the Serbian army barracks in Gjakova.

Sources say these groups have also taken part in the recent attacks and bombardments carried out by the Serbian military forces in the villages of Pantine and Okrashtice of the Vushtrise commune. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[02] Six Montenegrin soldiers desert army near Sllatine

PRISHTINE, June 28/ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Six Montenegrin soldiers have deserted their army in the vicinity of the Sllatine village of Fushe Kosova commune.

Sources of the Democratic League of Kosova (LDK) says that the soldiers jumped out of the vehicles while the Yugoslav military column was passing near a forest. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[03] Serbian snipers’ shooting intensified in Gllogoc

PRISHTINE, June 28 (ATA)-Shooting by Serbian sniper groups, established on the building of the Gllogoc town post office, has been intensified over the last three days, according to sources of the Council for the Defence of Human Rights and Freedoms.

They also report that yesterday the Serbian forces deployed at Komoran opened fire from the armoured vehicles in the direction of the Gorge of Llapushnik.

Large groups of Serbian police, coming to the town, have been deployed at one of the blocks of flats as well as the damaged building of the bus station. /P.Ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[04] Mitrovice: Serbian forces move towards Zubin Patok and Skenderaj

PRISHTINE, June 28 (ATA)-Serbian forces yesterday moved in the direction of Zubin Patok. Two heavy transportation vehicles and well as truckloads of armed forces and headed by another vehicle thought to be transporting ammunition, came out of the Mitrovice barracks early in the morning and headed for Zubin Patok, according to sources from the Council for the Defence of Human Rights and Freedoms.

According to the same sources, two armoured cars and several other military vehicles also moved in the same direction in the afternoon hours.

Reinforcement troops were also sent towards Skenderaj on vehicles carrying Belgrade number plates. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

Gazetari Behlul Jashari – kohë-lufte në Kosovë, i ndaluar nga forcat pushtuese të policisë serbe

[05] Helicopters attack Malisheve region

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Military developments continue to concentrate on the border belt with Albania, in Dukagjin, Drenice and several regions of Rrafshi i Kosoves.

The regions between Mitrovice and Vushtrise as well as Pantine and Okrashtice villages were attacked yesterday by the Yugoslav heavy artillery. Today, too, these forces continue to be on alert.

According to the Prishtine press, four Serbian forces helicopters yesterday attacked regions of the Malisheve commune, opening fire on the inhabitants in the villages of Bubavec, Mlegan and Lluzhice. /p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[06] Wave of arrests among Albanian activists in Ferizaj

PRISHTINE, June 28/ATA correspondent Behlul Jashari reports:

This morning, in the vicinity of Ferizaj (South of Kosova) the Serbian police forces launched a fresh campaign of arrests among Albanian political and humanitarian activists.

Several functionaries of the Democratic League of Kosova (LDK) and of the subcouncil for Human Rights in Ferizaj, among whom also the chairman of this subcouncil, have been arrested.

Many Albanian citizens are also reported to have been maltreated and a number of houses raided and damaged./p.ta/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[07] Fierce fighting in Decan suburbs

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Fierce fighting took place on the front line of the village of Prejlep of Decan last night and today.

Sources from the spot say that the forces of Serbian aggressor have transported killed and wounded soldiers by helicopter. There have been no casualties on the part of Albanians.

Reports from Decan suburbs also report on fierce fighting in the region of Vokshi, Baballoq and Gramacel. /das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[08] Albanian killed in Gjakove in Yugoslav army attacks

PRISHTINE, June 28 /ATA correspondent Behlul Jashari reports:

Albanian teacher Rexhep Syla, 55, was killed in yesterday’s fighting between the Albanian defensive forces and the Yugoslav army forces, which attacked the Shishman village of Boke e Rreke e Keqe.

Fighting continued on Sunday in the regions on the border belt of Kosova with Albania, in the suburbs of Gjakova.

Fresh reinforcements of Serbian forces on the Cabrati hill, near the Gjakova city, are also reported. /fh/das/lm/

***

Forhåndsvisning av bilde

Behlul Jashari duke raportuar me telex  nga Prishtina në Tiranë – 31 Maj 1993

Kokëfortësia nuk është strategji udhëheqjeje – është vetëizolim politik

0

Nga: Isuf Bajraktari

Në një demokraci funksionale, udhëheqja nuk matet me numrin e votave të fituara, por me aftësinë për të ndërtuar ura, për të bashkëpunuar dhe për të udhëhequr një popull me vizion dhe përulësi. Sot, Kosova është dëshmitare e një qeverisjeje që ka fituar besimin e qytetarëve më 9 shkurt, por që në vend se të shfrytëzojë këtë kapital politik për ndërtim institucional, po e shpërdoron atë në izolim, arrogancë dhe mungesë totale dialogu.

Ish-kryeministri dhe lideri i fituesit të zgjedhjeve ka zgjedhur të heshtë në vend të komunikojë, të bllokojë në vend të bashkëpunojë, dhe të komandojë në vend që të udhëheqë. Në vend që të jetë faktor stabiliteti dhe bashkimi, ai është kthyer në simbol të një kokëfortësie politike që ka futur në ngërç institucionet më të larta të vendit. E kemi një Kuvend të bllokuar, një vend pa Kryeparlamentar/e, dhe një qeveri që sillet sikur përfaqëson vetëm veten.

Udhëheqje pa dëgjim, pa partnerë dhe pa reflektim

Çfarë ndodh kur një lider refuzon të dëgjojë liderët e tjerë? Çfarë ndodh kur ai ngre mure në vend të urave? Kosova po e përjeton këtë në mënyrën më të dhimbshme. Udhëheqja nuk është vetëm pushtet – është përgjegjësi. Dhe përgjegjësia fillon me respektimin e institucioneve, jo me kapjen e tyre. Fillon me kultivimin e kulturës demokratike, jo me përçmimin e saj.

Në vend të një vizioni të qartë dhe një qasje bashkëpunuese, qytetarët shohin sjellje jo të denjë për një udhëheqës. Sjellje jo lideri. Një udhëheqës që nuk është i gatshëm të dialogojë me askënd, që nuk përfshin askënd, në fakt po udhëheq vetëm veten – dhe Kosova nuk është projekt personal.

Lidershipi shkatërrues: kur lideri kthehet në pengesë

Literatura moderne e lidershipit e njeh këtë sjellje si lidership shkatërrues – forma të udhëheqjes që dëmtojnë organizatën, institucionet dhe ndjekësit. Këto sjellje përfshijnë abuzimin me pushtetin, përjashtimin e zërave të tjerë, komunikimin unilateral dhe prirjen për të kontrolluar në vend të udhëheqjes.

Në rastin e Kosovës, kjo qasje manifestohet me arrogancën në vendimmarrje, me mungesën e bashkëpunimit dhe me dështimin për të krijuar një klimë konsensuale në mes të një krize të thellë sociale dhe ekonomike. Cilat janë pasojat? Institucione që nuk funksionojnë, qytetarë të zhgënjyer, dhe një shoqëri që humbet besimin në shtet.

Asnjë vizion nuk mund të qëndrojë mbi institucionet

Asnjë vizion personal, sado që të pretendohet se është i pastër, nuk mund të qëndrojë mbi rendin kushtetues, mbi bashkëpunimin institucional dhe mbi respektin për pluralizmin. Udhëheqja e vërtetë nuk matet me ndjekës të bindur, por me kundërshtarë që ndihen të përfaqësuar. Nuk matet me heshtje të detyruar, por me hapësira për debat.

Dhe nëse lideri nuk është i gatshëm të dëgjojë as kolegët e tij, si do t’i dëgjojë qytetarët? Si do të kuptojë realitetin e tyre, shqetësimet e tyre, varfërinë e tyre, pakënaqësinë e tyre?

Në vend të përmbylljes: nuk udhëhiqet një Republikë nga një zyrë e mbyllur

Shteti nuk është një zyrë private. Nuk është një bunker ku lideri fshihet nga përgjegjësitë. Është një sistem i ndërlikuar marrëdhëniesh që kërkon balancim, bashkëpunim dhe ndjeshmëri. Kosova nuk mund të përballojë më shumë kokëfortësi. Ajo ka nevojë për një udhëheqje demokratike, që dëgjon, që përfshin dhe që mban përgjegjësi.

Kush nuk arrin të bashkëpunojë, ka humbur të drejtën të udhëheqë.

Buxhovi: Serbia s’ka identitet historik – është ndërtuar mbi mite

0
Historiani Jusuf Buxhovi, i ftuar në emisionin Five, ka deklaruar se historia e shtetësisë serbe është e ndërtuar mbi mite të fabrikuara që nga ndikimi rus në Ballkan.

“Duhet të themi fillimisht se këtu është fjala për një mit. Serbia si shtet është ndërtuar me mite, historia e Serbisë nuk është një histori e një etnie të konstituuar historikisht,” theksoi Buxhovi.

Ai argumentoi se Rusia ka luajtur rol vendimtar në krijimin e identitetit politik dhe historik serb: “Prej fundit të shekullit 18 dhe fillimit të shekullit 19, Rusia ka qenë ajo që, kur mori përsipër konferencën e paqes dhe në konferencat tjera përkujdesjen për popullatën ortodokse dhe Kishën Ortodokse në Ballkan, gjithmonë synonte, së paku, serbët, malazezët dhe bullgarët t’i krijojë si shtete satelite.”

Buxhovi theksoi edhe bashkëpunimin e kishës ortodokse serbe me atë ruse për të legjitimuar pretendimet territoriale përmes miteve: “Kisha Ortodokse Serbe me Kishën Ortodokse Ruse dhe në përgjithësi me ato elementet hegjemoniste që kishte futur Rusia në Ballkan, projektuan edhe aspektin historik përmes mitit. Dhe aspekti historik ishte që t’i krijohej Serbisë një mit historik dhe ajo ishte lufta, Kosova, shteti mesjetar dhe beteja e Kosovës.” Sipas tij, edhe përzgjedhja e datës së Vidovdanit nuk është rastësi: “U gjet dita e përshtatshme, dita e Vidovdanit. Është Shën Vidi. Shën Vidi është një shenjtni pagane, mandej e kanë marrë krishterimi dhe secili në format e ndryshme e kanë përdorur.”

Prof. Dr. Georg Stadtmüller: Poeti kombëtar shqiptar GJERGJ FISHTA (1871-1940)

0
Gjergj Fishta qëndron aq lart ndër poetët e letërsisë së re shqiptare sa, ai jo vetëm se mund të jetë poet kombëtar, porse njëkohësisht edhe si mishërim simbolik i letërsisë kombëtare shqiptare. Ai njëkohësisht është marrë me poezinë epike, lirike dhe dramatike.  Me anë të epikës heroike Lahuta e Malcisë ai bëhet poet i njohur kombëtar shqiptar, e cila (vepër) brenda një kohe të shkurtër është pranuar në tërë Shqipërinë si epikë kombëtare.

Në prejardhjen dhe natyrën e tij Gjergj Fishta është një bir i vërtetë i popullit shqiptar. Ai ka lindur me 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë, (Zadrimë), në rrafshinën veriore shqiptare (në jug të Shkodrës ). Në vitet rinore ai hyri në rregullin françeskan dhe studioi filozofinë e teologjinë në seminarin françeskan në Bosnie. Pas shugurimit si prift, ai më 1894 kthehet në vendlindje. Ai për disa vite fillimisht mëson në kolegjin e françeskanëve të Shkodrës, pastaj veproi si prift për një kohë të gjatë në Gomsiqe. Në vitin 1902 paraqitet në publik pasi emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku dhe kishte futur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, për çka në atë kohë ishte një risi që binte në sy. Nga kjo kohë ai ishte një figurë e padiskutueshme në jetën shpirtërore dhe politike të popullit shqiptar.

Ai ka qenë anëtari më i rëndësishëm i shoqërisë Bashkimi. Si përfaqësues i shoqërisë në vitin 1908 ai mori pjesë në Kongresin Shqiptar të Manastirit ku edhe zgjidhet njëzëri si drejtues i tij. Në vitin 1916 gjatë okupimit austro-hungarez ai (bashkë)punonte në Komisien Letrare.

Që në rininë e tij poeti detyrën e tij jetësore e kishte parë në atë për të luftuar me fjalë dhe shkrim për zgjimin kombëtar të popullit të tij, për çlirimin nga pushteti i huaj turk dhe për mbrojtjen nga pretendimet territoriale kundrejt tokave shqiptare nga serbët dhe grekët. Ai me përkushtim ndërhyn me fjalë e shkrim në të gjitha çështjet aktuale që e preknin popullin e tij të dashur. Vargjet e tij krenare e mbanin gjallë vetëdijen kombëtare dhe vullnetin e ardhmërisë etnike.

Në vitin 1913 në Shkodër, që në atë kohë ishte e okupuar nga trupat ndërkombëtare, themelon Hyllin e dritës, e cila që nga ajo kohë bëhet qendër letrare e jetës shpirtërore të Shqipërisë Veriore.

Në përfundim të Luftës Botërore (I Botërore, vër. e përkth.), ai dërgohet në Konferencën e Paqes në Paris si sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar, ku ai pati një rol kryesor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Pastaj ishte edhe anëtar i Komisionit të veçantë që dërgohet në Washington për ta përfaqësuar çështjen e shtetit të ri shqiptar tek qeveria e SHBA-ve. Që nga krijimi i parlamentit shqiptar, poeti ishte pjesë e tij, fillimisht si deputet, pastaj që nga gushti i 1921 edhe si nënkryetar i parlamentit. Edhe në kohën vijuese ai luante një rol të rëndësishëm në jetën politike. Kështu që në vitin 1930 ishte pjesë e delegacionit që përfaqësonte Shqipërinë në konferencën ndërballkanike në Athinë.

Më shumë se aktiviteti i tij i drejtpërdrejtë politik, Fishta ndikoi në fatin e popullit të tij me poezitë e tij. Talenti i tij i lindur poetik shpërtheu që në rininë e tij. Poezitë e para i publikoi me pseudonime të ndryshme në revistat Albanija, Diturija, Dielli, Nazione Albanese, Përparimi si dhe në shumë gazeta dhe revista tjera. Pastaj në vitin 1905 në Zarë publikohet ajo vepër që do ta bëjë si poet të adhuruar kombëtar të popullit të tij. Pjesa e parë e poezisë epike Lahuta e Malcisë që mbante nëntitullin Te ura e Rzhanicës. Aty poeti i këndon pesë këngë me gjithsej 1110 vargje krejt në stilin popullor të këngës heroike të Shqipërisë Veriore, luftës mes fiseve malore të Shqipërisë Veriore  dhe Malit të Zi, i cili donte t`i merrte ato rajone të fiseve të Hotit e Grudës që i ishin premtuar nga Kongresi i Berlinit (1878). Në vitet vijuese, 1906, u botua pjesa e dytë e Lahutës së Malcis me nëntitullin Vranina e ku këndohet beteja e Vraninës mes shqiptarëve dhe malazezve (1858).

Vetë poeti, pastaj gjatë gjithë jetës së tij ka punuar edhe më tutje në veprën e tij jetësore dhe e ka vazhduar deri në botimin e ri të përfunduar me tridhjetë këngë (1937). Në këtë vepër përfundimtare trajton historinë e luftës për çlirim kombëtar, luftërat mbrojtëse nga Mali i Zi në shek. 19 deri në përfundimin e Luftës së dytë Ballkanike (1913), si dhe deri tek arritja e pavarësisë shtetërore të Shqipërisë. Historia e luftërave çlirimtare të Shqipërisë këtu është e lidhur aq ngushtë me historinë e popujve fqinjë sa që ky epos kombëtar, trimi anonim i së cilës është populli shqiptar, gati sa nuk zgjerohet në një epos ballkanik d.m.th. në një këngë heroike e luftës çlirimtare kombëtare e gjithë popujve të Ballkanit.

Lahuta e Malcis në mënyrë të jashtëzakonshme ka ditur të qëllojë (kapë) zërin e këngës heroike popullore dhe mu kjo ka bërë që kjo poezi epike ka përjetuar një përhapje mjaft të gjerë te populli shqiptar edhe atë të tre konfesionet – katolikë, myslimanë dhe ortodoksë – si asnjë vepër tjetër në letërsinë moderne shqiptare. Ritmi popullor i këndimit është kapur aq saktë dhe me fat sa disa këngë të Lahutës janë ngjallur përsëri në gojën e popullit, prapë janë bërë këngë të gjalla popullore.

Në zhvillimin e historisë së letërsisë shqipe poeti i Lahutës së Malcis qëndron në atë vend ku shkëputet arti i poezisë epike nga kënga heroike popullore pa e ditur mirë e pa dashur, sepse Fishta si bir i vërtetë i një populli heroik, fillimisht nuk donte më shumë me poezitë e tija se sa të krijonte këngë heroike popullore si ndonjë këngëtar i heronjve shqiptarë, të cilët ai si fëmijë i ka dëgjuar me entuziazëm. Ai jetonte aq thellë në ndjenjën epike të poezisë heroike atdhetare, sa e ka kapur shkëlqyeshëm ritmin popullor, ashtu shkëlqyeshëm sa poezitë e tij sot jetojnë në gojën e popullit. Kështu Fishta është bërë njëri ndër kënduesit e mëdhenj, i fundit i heronjve. Meqë duke krijuar këngët heroike ai i pasuroi me format e reja e mjete arti dhe përmbajtje mendimesh, ai u bë edhe themelues i artit epik kombëtar. Në veprën e tij të pandara janë ende dy botë poetike: kënga heroike popullore dhe arti i ri i eposit kombëtar. Kështu që Fishta qëndron në atë udhëkryqin e njohur të cilin është dashur ta përjetojë zhvillimi i poezisë te të gjithë popujt e Ballkanit. Në të njëjtin zhvillimit historik e kemi poezinë e re greke Ga. Starvrides, në poezinë bullgare Sawa Rakowski (Gorski Patnik), në poezinë serbe Peter Njegoš (Gorski Vijenac), në atë kroate Ivan Mažuranić (Smrt Smail–age Čengića).

Metë drejtë, e para se gjithash famën si poet kombëtar shqiptar Fishta e ka fituar falë Lahutës së Malcis, që është bërë epos kombëtar i famshëm në gjithë popullin shqiptar. Mirëpo nuk duhen harruar edhe poezitë e tjera të Fishtës, shumica e të cilave fillimisht janë publikuar në revistën Hylli i Dritës.

Përveç poezive epike kemi edhe poezitë lirike të cilat janë po aq të vlefshme. Në vitin 1909 publikohet një cikël me poezitë lirike i titulluar “Pika voeset”. Në vitin 1913 pason një cikël i dytë i titulluar “Mrizi i zanavet”. Në vitet 1924 dhe 1925 poeti i përfshin gjitha poezitë lirike dhe i publikon në një vepër dyvëllimëshe. Vëllimi i parë që e mban prapë titullin “Mrizi i zanavet” përmban poezi për atdheun dhe bukurinë natyrore. Vëllimi i dytë i titulluar “Vallja e Parrizit” përfshinë para se gjithash lirikën fetare. Kjo ndarje e jashtme në dyshe na tregon dy forcat shtytëse shpirtërore nga ku jetësohet lirika e Fishtës: Dashuria ndaj atdheut dhe fetaria.

Fishta është i rëndësishëm edhe si poet satirik. Në vitin 1907 ai publikoi po ashtu ciklin me poezi satirike me titull “Anzat e Parnasit” dhe në vitin 1923 publikon ciklin e dytë “Gomari i Babatasit” me pseudonimin “Gegë Toska”. Kjo vepër e fundit e cila në disa pika më kujton satirën e njohur “Baj Ganju” të poetit bullgar Aleko Konstantinov, drejtohet me mprehtësi kafshuese kundër patriotëve të rremë. Është një satirë therëse me një elegancë të gdhendur dhe humor thëniesh. Poeti, si kritik i kohës, ndëshkon ata patriotë të rrejshëm të cilët shpëtimin e Shqipërisë e shohin në atë, që civilizimi europian pa kontroll duhet pranuar si një model i denjë për ta imituar në gjithçka dhe në çdo gjë, kurse traditën e vjetër për ta hedhur e me këtë për t`i hapur dyert depërtimit të korrupsionit.

Fishta nuk është më pak i rëndësishëm  edhe si prozator, si publicist, orator dhe si predikues. Me titullin “Lotët e gjakut” ai shkroi historinë dramatike të lëvizjes për lirinë shqiptare 1910-1912 rezultat i së cilës ishte edhe krijimi i shtetit shqiptar. 

Përktheu nga gjermanishtja: Zef Ahmeti.

[1] Ky punim ka qenë i publikuar në: Stimme aus dem Südosten, Zeitschrift des Südost-Ausschusses der Deutschen Akademie, nr. 9/10, viti 1943, fq. 133-135. Rëndësia e kësaj paraqitje që i bën Stadtmüller Fishtes në atë kohë, e bën të rëndësishëm shkrimin, mbase edhe për faktin se ai pranohet nga një personalitet i shkencës gjermane që jo rastësisht e njihte historinë dhe kulturën shqiptare. Georg Stadtmüller (1909-1985) si filolog dhe historian është marrë edhe me historinë shqiptare. Stadtmüller emërohet në vitin 1939 në Südost-Ausschuss der Deutschen Akademie në München në organin e së cilës edhe e ka publikuar shkrimin në fjalë. Nga 1958 deri 1974 ishte profesor ordinar për historinë e Europës Lindore dhe Jugore në Universitetin e München-it. Nga viti 1960 deri me 1963 ishte drejtor i Münchener Osteuropa Instituts. Ai është edhe themelues i Albanien-Institut, të cilën  e drejtoi deri me 1976. Stadtmüller themelon në vitin 1969 edhe Albanischen Forschungen. Kët vit është 30-vjetori i vdekjes.(Shënim i përkthyesit).

[2] Një paraqitje të shkurtër e jetës dhe veprës e japin: Papas Gaetano Petrotta, Popolo, lingua e letteratura albanese. 2a Tiratura con aggiunte e correzione. Palermo 1932, fq.  284-290. Eqrem Çabej, Der albanische Dichter Gjergj Fishta (1871-1940). Nekrologjie, në: Südost-Forschungen 6 (1941) fq. 635-647. – Një botim i „Lahutës së Malcisë“ me përkthim prozator në gjermanishte, me fusnota shpjeguese dhe një glosari e jep: Gustav Weigand, Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, edituar dhe përkthyer. Në: Balkanarchiv I (1925), fq. 173-265. – Poezia epike eFishtës tani është e botuar e plotë në një botim komplet shumë të dobishëm: P. Fishta,Lahuta e Malcis. Shkodër: Shtypshkroja Françeskane o. J. (diku 1940) fq. 511.

Në ç’pllakë do të gdhenden emra e fjalë, në ç’vend do të vendosen buqeta lulesh?

0
___
– Në 80-vjetorin e gjykimit të atdhetarëve në Mitrovicë: Osman Solidi, Et’hem Ferati – Prekazi, Tefik Bekteshi, Hamdi Gashi, Musa Çollaku, Xhevdet Bajrami (të ekzekutuar); Abdyl Zhubi, Ramadan Rexha, Bahri Abdurrahmani, Nebi Hoda – Kuçi dhe Shaban Mustafa (të dënuar me burg prej 10 – 20 vjet)
Më 18 maj 1945, në sallën e hotelit “Jadran” (“Adriatik”) në Mitrovicë, dhjetëra të burgosur, pos Bedri Gjinajt dhe Idriz Rexhës, të cilët pak më herët i kishin nxjerrë prej andej dhe i kishin likuiduar në mënyrë misterioze, janë përgjigjur para Gjyqit ushtarak në përbërje: Mirko Peroviq nga Bllaca, major (kryetar), Milosh Xhudoviq, gjykatës (komandant i rajonit), Hasan Çerkezi, kapiten, Mustafë Xhabiri, Muharrem Alija, porotnikë, Vlado Popoviq, major nga Gjilani, i biri i Toma Popoviqit, udhëheqësit të çetave çetnike (prokuror). Pushteti komunist jugosllav, përkatësisht serb, kishte përgatitur këtë gjyq të bujshëm (spektakular), ku u dënuan kryesisht shqiptarët me akuzën si “kriminelë”, “armiq të popullit”, “shërbëtorë të fashizmit”, “kundërshtarë të bashkim-vëllazërimit, komunizmit e pushtetit popullor”…
Atëbotë ekzistonte një kombinim i harmonizuar i organeve ushtarake e OZN-ës me organet e drejtësisë. Organet e pushtetit të posa themeluar kishin njoftuar qytetarët që të tuboheshin në qendër të qytetit, para Adriatikut. Në gjykim mund të merrnin pjesë të gjithë ata që dinin ndonjë gjë për krimet që kishin bërë të akuzuarit: Ethem Ferati, Xhevdet Bajrami, Osman Solidi, Tefik Bekteshi, Musa Çollaku, Shaban Mustafa, Ramadan Rexha e Abdyl Zhubi nga Mitrovica, Nebih Hoda – Kuçi nga Vushtrria, Hamdi Gashi nga Skënderaj, Bahri Abdurrahmani nga Pazari i Ri, dhe Todor Cvetkoviq, mjek i punëtorëve të Trepçës.
“Të gjithë këta kriminelë, thuhej në njoftimin e zëdhënësit të pushtetit komunist, do t’i dënojë gjyqi i popullit!” Prokurori ushtarak kishte nënshkruar akuzën për këta të burgosur, sepse, sipas tij, kanë qenë në shërbim të fashizmit, kanë punuar kundër interesave të popullit, kanë propaganduar kundër komunizmit, kanë plaçkitur e vrarë. Krerët komunistë, për të justifikuar krimin, paraprakisht kishin trilluar fabulën e një gjyqi popullor, i cili, sipas tyre, po bëhej në mënyrë të rregullt. Dhe masa e njerëzve (serbë, turq, romë e shqiptarë) ishin mbledhur në shesh për të dëgjuar se ç’thonë përfaqësuesit e “pushtetit popullor”. Njëri nga udhëheqësit komunistë thërriste me zë të lartë: “Ata që sot po përpiqen ta shkatërrojnë bashkimin e vëllazërimin e popujve të Jugosllavisë, ende nuk janë të vetëdijshëm se sa i fortë është komunizmi! Armiqtë e pushtetit popullor që e kanë trupin dhe gjymtyrët në këto treva, sidomos në Drenicë e në Shalë të Bajgorës, do të kapitullojnë! Sot ua kemi kokën në grusht. Kur t’ua heqim kokën, atëherë edhe atje do të qetësohen trupi e gjymtyrët! Koka është në sallën e hotelit “Jadran” dhe sot në ora tetë do të fillojë gjyqi i popullit!…”
Masa e përgatitur nga dirigjentët e pushtetit komunist, filloi të thërrasë “Smrt-kolac-konopac!”, “Vdekje kriminelëve!, Vdekje ballistëve!, Vdekje fashistëve!, Të gjithë në hunj, në litarë!”
Më 22 qershor 1945, në ora 15,oo kryetari i trupit gjykues, Mirko Peroviq, bashkë me gardianin iu afrua derës ku ishin vendosur të dënuarit prej 10 deri 20 vjet burg. Pasi hapi derën, nxori një fletë të vogël dhe lexoi: “Në bazë të vendimit të Gjyqit Suprem të Jugosllavisë, dënimi kohor për Hamdi Gashin, Xhevdet Bajramin dhe Musa Çollakun shndërrohet në dënim me vdekje!” Të tre menjëherë i nxorën prej andej dhe i futën në dhomën ku ishin katër të tjerët e dënuar me vdekje. Pra, më 22 qershor 1945, Gjyqi Ushtarak ua shqiptoi dënimin me vdekje gjashtë të akuzuarve shqiptarë: Ethem Feratit – Prekazit, Osman Solidit, Tefik Bekteshit, Hamdi Gashit, Musa Çollakut, Xhevdet Bajramit dhe serbit Todor Cvetkoviqit. Dy atdhetarë tjerë të shquar, Idriz Rexhën dhe mësuesin Bedri Gjinajn, të cilët i kishin nxjerrë ditë më parë nga burgu, i kishin likuiduar në mënyrë misterioze, ndërsa katër të akuzuarve tjerë ua shqiptuan masën e dënimit kohor: Abdyl Zhubit (20 vjet), Ramadan Rexhës (15 vjet), Bahri Abdurrahmanit (10 vjet) dhe Nebi Hodës – Kuçit (10 vjet). Vetëm njëri, Shaban Mustafa, u lirua për t’u mbrojtur në liri.
Prokurori ushtarak, Vlado Popoviqi, me një gjysmë flete në dorë, ua lexoi aktakuzën të pandehurve: Ethem Feratit, nënprefekt i Mitrovicës, për shkak se ka mobilizuar me dhunë të rinj shqiptarë në trupat SS të forcave gjermane; Osman Solidit, tregtar, për shkak se ka përvetësuar pasurinë e hebrenjve; Tefik Bekteshit, agjutant i Pajazit Boletinit, për shkak se kishte udhëhequr regjimentin në Shqipëri ku ka plaçkitur e ka vrarë shqiptarë atje; Hamdi Gashit, nënprefekt i Nënprefekturës së Vushtrrisë, për shkak se ka ushtruar presion mbi serbët e rajonit të kësaj komune; Abdyl Zhubit, shef i logjistikës të regjimentit të Kosovës, për shkak se ka furnizuar regjimentin dhe ka nxitur luftën kundër forcave partizane dhe ideologjisë komuniste; Bahri Abdurrahmanit, tregtar nga Pazari i Ri, për shkak se është pasuruar në dëm të qytetarëve; Nebih Hodës, udhëheqës financiar në nënprefekturën e Vushtrrisë, sepse ka plaçkitur qytetarët; Ramadan Rexhës, komisar i Batalionit IV të Brigadës së Drenicës, për shkak se ka organizuar rininë në luftë kundër LNÇ-së; Musa Çollakut, tregtar, për shkak të pasurimit në dëm të qytetarëve; Shaban Mustafës, kryetar i Bashkisë së Mitrovicës, për shkak se ka mobilizuar të rinjtë në radhët e SS trupave gjermane; dhe Teodor Cvetkoviqit, mjek, për shkak të miqësisë së tij të ngushtë me drejtorin gjerman të “Trepçës”.
Pastaj kryetari Mirko Peroviq e kishte pyetur secilin veç e veç se a e ndienin veten fajtorë për veprat e kryera. Të akuzuarit nuk kishin mundësi të jepnin asnjë shpjegim për shkak të thirrjeve të masës së tubuar dhe të pranishmëve në sallë: “Smrt-kolac-konopac!” Të akuzuarit shqiptarë as nuk doli kush t’i mbrojë as nuk patën mundësi t’i thonë dy fjalë për të mbrojtur veten. Mjekun Todor Cvetkoviq, i cili kishte ardhur nga Maqedonia i ndjekur nga forcat bullgare, u përpoq ta mbronte një pop serb. Disa njerëz që kishin ardhur nga anë të ndryshme, kërkuan të deklarohen, por, meqë nuk ishin njerëz të cktuar nga pushteti, kryetari ua preu shkurt: “Gjykimi mori fund.!”
Të shtatëve iu komunikua se të nesërmen, më 23 qershor, në ora 10,oo paradite do të ekzekutohen. Iu kumtua se kanë mundësi që t’u shkruajnë letër familjarëve si dhe t’i njoftojnë më të afërmit që të vijnë për t’u përshëndeten me ta..Të tjerët, Abdyl Zhubit, Ramadan Rexhës, Bahri Abdurrahmanit dhe Nebih Hodës, iu kumtua se Gjyqi Suprem i Jugosllavisë vetëm au ka vërtetuar dënimin e shqiptuar dhe të nesërmen i kanë dërguar në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese të Pozharevcit.
Më 23 qershor 1945, OZN-a pushkatoi gjashtë atdhetarë të shquar shqiptarë dhe një mjek serb. Ekzekutimi i tyre ishte vepër kriminale e udhëheqjes komuniste-çetnike. Ata nuk ishin as kriminelë, as mercenarë, as hajdutë, as fashistë, as kolaboracionistë, as armiq të popullit, siç i quanin komunistët, por atdhetarë të kulluar, luftëtarë të shquar të Lëvizjes, që kundërshtonin ripushtimin e Kosovës, instalimin e pushtetit komunist jugosllav, që kërkonin bashkim kombëtar, Kosovën e lirë e demokratike…
Nderimi i dëshmorëve të lirisë është shenjë qytetërimi, është akt kulture. Kanë kaluar 80 vjet dhe Mitrovica kërkon bijtë e saj ku janë, së paku, ku prehen eshtrat e tyre. Për mësuesin Bedri Gjinaj është bërë, të thuash, diçka, një shkollë është pagëzuar me emrin e tij, kurse për të tjerët asgjë. Ata nuk janë kujtuar asnjëherë në mënyrë institucionale, pra as në këtë 80 vjetor të vrasjes së tyre.
Dihet vendi ku janë dënuar (në sallën e hotelit “Adreiatik” dhe ku janë ekzekutuar (në lindje – dalje të qytetit, tek varret serbe), mirëpo asnjëherë nuk është bërë qoftë edhe përpjekja më e vogël që të gjurmohet e të dihet se a janë eshtrat e tyre aty apo jo. Së paku, të gdhenden në gur emrat e tyre bashkë me vargun epitaf të poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta: “Lehtë iu kjoftë mbi krye lëndina!”
Mitrovicë, 25 qershor 2025

Mbyllet peticioni për Rrugën e Arbërit

0

Njoftim për mediat

Grupi i Lobimit

26 Qershor 2025

Pas 12 vitesh vendosëm të mbyllim peticionin online për Rrugën e Arbërit. Para se ta bëjmë këtë, duam të falenderojmë me gjithë zemër të gjithë përkrahësit e peticionit, që jashtë ngjyrave politike na mbështetën deri në fund. Ne përmbushëm një detyrim moral ndaj Dibrës dhe vendit.

Të zhgënjyer nga premtimet dhe zvarritjet kronike të qeverive që nga viti 1995, më 17 Mars 2013, një grup intelektualësh dibranë në diasporë dhe Shqipëri filluan peticionin online për Rrugën e Arbërit, nëpërmjet të cilit ju kërkua qeverisë që do të dilte nga zgjedhjet vendore atë vit, me insistim, por gjithmonë brenda normave të kortezisë, një nocion ende i panjohur në politikën shqiptare, që kjo vepër të përfundonte sa më shpejt dhe me standarde ndërkombëtare.

Pavarësisht presioneve, fyerjeve dhe shpifjeve në adresën tonë përsa u përket, gjoja, qëllimeve dhe përfitimeve personale të nismës tonë dhe mungesën e mbështetjes nga përfaqësuesit partiakë, veçanërisht ata në pushtet (qendror dhe lokal), ne e mbajtëm premtimin se do të lobonim me vendosmëri dhe integritet, deri në përurimin e veprës.

Ky është peticioni më i gjatë online në Shqipëri. Nga fillimi deri në fund ne qëndruam larg presioneve, lajkatimeve dhe ndikimeve politike. Ndoshta kjo është gjëja me pozitive që shoqëria civile në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mësojë nga përvoja jonë.

Kryeministri deri në fund refuzoi të merrte në dorëzim peticionin. Kjo nuk përbën çudi në një shtet si Shqipëria që trashëgoi nga komunizmi dhe po e kultivon dhe praktikon po aq egërsisht kultit e individit, si mënyrë e vetme drejtimi për afro katër dekada.

Refuzimi qeveritar, edhe pse i papranueshëm dhe i dënueshëm, u zventua para mbështetjes që mijëra bashkëatdhetare na dhanë që në fillim në të gjithë hapësirën shqiptare, nga mërgata si dhe nga miqtë dhe dashamirësit e huaj të Shqipërisë dhe kombit tonë. Kjo mbështetje ushtroi një presion të vazhdueshëm, në dukje i injoruar nga qeveria, por në fakt, ndikues mbi vendimmarrjen politike dhe qeveritare, e shfaqur kjo edhe në deklaratat publikë të anëtarëve të qeverisë dhe vetë Kryeministrit.

Më 14 Mars 2025, më në fund, segmenti i fundit i Rrugës së Arbërit deri në Maqellarë u inaugurua. Përsa u përket inaugurimeve, kjo vepër infrastrukturore ndoshta meriton të hyjë në Rekordet Botërore të Guinness. Inaugurimet në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare që janë bërë për këtë rrugë, përbëjnë një shantazh të vazhdueshëm emocional nga ana kastës politike që kërkon me ngulm lëvdata, falënderime dhe ‘shpërblim’ me vota për vepra të ndërtuara me fondet e taksapaguesve.

Mania për ta inauguruar me çdo kusht rrugën në prag të zgjedhjeve të fundit parlamentare, nuk e pengoi qeverinë edhe pse, siç është raportuar në media, Tuneli i Murrizit u hap pa u kolauduar sistemet elektrike dhe aspirimi. Po kështu, nuk duhet harruar se zgjatja e afateve të ndërtimit të kësaj rruge është bërë në kurriz të viteve që janë planifikuar për mirëmbajtje. Ndërsa kontrata origjinale, përsa i përket ndërtimit të kësaj vepre, ishte për tre vjet, kontrata e mirëmbajtjes ishte planifikuar për dhjetë vjet. Mos respektimi i këtyre kontratave e bën të justifikueshëm shqetësimin se në këtë vepër abuzimet financiare ka të ngjarë të vazhdojnë.

Ne përshëndesim të gjithë ata që kontribuan në përfundimin e kësaj vepre – projektuesit, inxhinierët, teknikët dhe punëtorët. Një falënderim i veçantë për autoritete shtetërore në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, autoritetet lokale në Peshkopi dhe Dibër të Madhe, me të cilët dialoguam ndër vite, dhe të gjithë entet mediatike, gazetarët dhe botuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe diasporë, si dhe mediat e huaja për hapësirën që na dhanë në çdo kohë.

Si rezultat i Rrugës së Arbëri, janë shkurtuar ndjeshëm koha dhe cilësia e udhëtimit. Trafiku pas inaugurimit është rritur jashtë parashikimeve, duke shkuar edhe në mbi 8,000 makina në ditë në fundjavë. Kjo e rrit nevojën e koordinimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për lehtësimin e regjimit kufitar.

Po të kishte patur një dialog konstruktiv ndërmjet qeverisë, institucioneve përkatëse, kompanisë që ndërmori ndërtimin e rrugës dhe shoqërisë civile, kjo vepër do të ishte e një cilësie shumë më të mirë. Kështu, për shembull, në shumë segmente rruga paraqet rreziqe që mund të ishin shmangur. Kjo dëshmohet nga aksidentet pas përurimit të rrugës.

Shkelja e standardeve të ndërtimit dhe kostot nuk duhet të ishin apo të mbeten edhe tani vetëm një debat politik. Kushdo që është në dijeni të shkeljeve dhe abuzimeve duhet t’u drejtohet institucioneve për të denoncuar personat dhe palët përgjegjëse.

Për këtë vepër, nga fillimi deri në fund, nuk pati kurrë transparencë për fondet e përdorura. Mungesa e informacionit të saktë dhe atij kontradiktor për kostot e ndërtimit, shpeshherë sollën kaos te publiku. Sa fonde u abuzuan për këtë vepër dhe kush përfitoi nga to në mënyrë të paligjshme, në një shtet si Shqipëria me korrupsion të institucionalizuar, ka të ngjarë të mos zbardhen kurrë. Një gjë është e qartë – shifrat zyrtare për fondet e akorduara për këtë vepër dhe kostot e përfolura mediatikisht, nuk e justifikojnë standardet e ndërtimit.

Rruga e Arbërit nuk i zgjidh problemet e Dibrës që janë të një karakteri gjeopolitik që nga koha e sfidimit që shqiptarët, të udhëhequr nga Skënderbeu, i bënë rrezikut ekzistencial që i kanosej kombit tonë nga pushtuesit osmanë, dëmet në njerëz dhe materiale nga rezistenca e vazhdueshme ndaj hordhive sllave, copëtimin famëkeqe në vitin 1913 i këtij rajoni i pozicionuar në zemër të kombit, dhe injorimi kronik dhe i vazhdueshëm nga shteti shqiptar. Dibrës i duhen investime dhe Tirana zyrtare duhet t’i japë fund ‘kolonializimit intranacional’ të kësaj zone dhe zonave të tjera në Shqipëri në veri dhe jug në mënyrë që banorët e këtyre zonave të lënë pas dore të gëzojnë frytet e pasurive të tyre mbitokësore dhe nëntokësore, të cilat vazhdojnë të përvetësohen në mënyrë korruptive nga kleptokracia politike.

Rruga e Arbërit përfundon në Maqellarë. Qëllimi i saj për lidhjen me Shkupin mbetet akoma një mision i pambaruar. Për këtë duhet më shumë vullnet i mirë dhe angazhim nga ana e të dy qeverive.

Në mbyllje të këtij njoftimi, duam të falënderojmë edhe njëherë të gjithë përkrahësit e peticionit, që jashtë ngjyrave dhe ndikimeve politike na kanë mbështetur vazhdimisht. Me përkushtimin tonë, ne përmbushëm një detyrim moral ndaj Dibrës dhe vendit. Shpresojmë se përvoja jonë do të jetë një mësim për brezin e ri.

Ne e filluam peticionin si idealistë dhe pas 12 vitesh ajo që na ka mbetur e njëjtë është idealizmi. Shoqëria civile nuk mund të ekzistojë pa idealizëm, por i duhet edhe mbështetje institucionale pa kushte që të mos lejojë kompromentimin e paanshmërisë dhe integritetit të saj. Le të shpresojmë se idealiste e rinj të shoqërisë civile do ta kenë më të lehtë se ne.

https://bit.ly/44mqHVU

Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit për këtë rrugë të rëndësisë gjithëkombëtare

Trump & Kosova: Një përmendje që duhet lexuar me kujdes politikanët kosovar!

0

___

(Një analizë sociologjike mbi mënyrën si përdoren vendet e vogla në retorikën e liderëve të mëdhenj)

  1. Përmendja e shpeshtuar e Kosovës nga Donald Trumpi, nga një këndvështrim sociologjik, mund të interpretohet edhe si një performancë e zgjeruar politike, të cilën ai e përdor jo pa qëllim, sidomos kur është në pyetje protagonizmi i tij i theksuar, që nga ardhja në pushtet. Por njëherazi, ajo mund të shihet edhe si satisfaksion strategjik i interesave që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht në këtë pjesë të botës. Të dy këto projeksione, në gjykimin tim, nuk duhet parë vetëm me sy kritik, por natyrisht as me skepticizëm, e aq më pak me pesimizëm.Them kështu për disa arsye: Së pari, në diplomacinë tradicionale, por edhe në këtë të sotmen që është shumë dinamike e ofensive, fuqitë e mëdha globale priren të flasin për vendet e vogla, jo për shkak të ndonjë peshe reale strategjike që këto vende mund të kenë, por për shkak të vlerës së tyre si “certifikata legjitimuese” në situata kërcënuese që shërbejnë si mesazhe të koduara diplomatike për interesa më të mëdha gjeopolitike e gjeostrategjike. Së dyti, përmendja që i bëri Donald Trump Kosovës, si një nga shembujt e “marrëveshjeve të suksesshme” të tij, meriton një vëmendje më të thelluar, pra, përtej entuziazmit sipërfaqësor që vërehet te politikanët, mediet konformiste dhe rrjetet sociale. Ku perceptimi emocional (lexo; elektoral!) rrezikon të mbizotërojë mbi analizën racionale që ka të bëje me interesat tona afatgjata kombëtare. Kjo vëmendje e thelluar ka për “detyrë” të mos ndalet vetëm te “lisi”, por të vështrojë edhe “malin”. Së treti, mendoj se sfida kryesore për Kosovën nuk qëndron vetëm te përmendja apo mungesa e përmendjes në arenën ndërkombëtare, qofshin këto në fjalime sporadike apo diskutime për sigurinë rajonale dhe kontinentale.
  2. Sfida reale mbetet: a do të mundet Kosova të shndërrohet në një subjekt aktiv të historisë së saj, e jo vetëm një objekt përmendjeje. Vetëm përmes një lenteje sociologjike dhe diplomatike, ku fuqia dhe ndikimi interpretohen në dritën e proceseve të dominimit dhe ndërvarësisë, mund të kuptojmë peshën reale të këtyre deklaratave. Nga dioptria e mendimit të Pierre Bourdieu-së, përmendja e Kosovës nuk është asgjë tjetër veçse shfrytëzim i kapitalit simbolik ndërkombëtar, që Trump përpiqet ta përdorë për të përforcuar narrativën e tij si negociator i suksesshëm global. Edhe pse as në intuitën e tij personale e as në katalogët e preokupimeve të tij “ovale” (jam më se i bindur!), Kosova nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm – ajo nuk përmendet për peshën e saj reale, qoftë në gjeopolitikën rajonale, e aq më pak në atë kontinentale. Ajo përmendet thjesht si dëshmi e pretenduar për suksese personale, në një narrativë politike ku Trump paraqet veten si njeriu që “bën gjëra që askush më parë nuk i ka bërë”.
  3. Një vëzhgues serioz i politikës ndërkombëtare e kupton shpejt se kjo përmendje – përveç protagonizmit të theksuar që tashmë po e karakterizon Trumpin – është edhe një formë retorike që i shërben një modusi vivendi diplomatik, duke e përshkruar Kosovën si një “protektorat të suksesshëm”, i cili, në retorikën amerikane, legjitimon moralitetin ndërkombëtar të SHBA-së. Kjo qasje, në fakt, i ngjan konceptit të Antonio Gramsci-t për hegjemoninë kulturore, ku fuqitë e mëdha mbështesin krijimin e strukturave të varësisë, duke i prezantuar këto si ndihmë humanitare apo si aleanca vullnetare. Pra, përmendja e Kosovës nga një lider i kalibrit të Trumpit – edhe pse ajo mbetet në periferinë e interesit të vërtetë global mund të “prodhoj” efekte të menjëhershme politike, psikologjike dhe simbolike:

• Politike, sepse mobilizon shpresat e politikanëve vendorë (si ish qeverinë ashtu edhe ish opozitën);

• Psikologjike, sepse krijon perceptimin e afërsisë (po edhe të indeferencës!) me superfuqinë globale;

• Simbolike, sepse përdoret si instrument për të (de)legjitimuar ca subjekte politike që kan ambicie e synime “shkurorëzuese” të partneritetit me Shba.

P.S. Suma sumarum, kjo përmendje do duhej të shfrytëzohej pa hezitim, sidomos në drejtim të mobilizimit të komunitetit shqiptar në diasporë, në shtete si Miçigani apo Nju Jorku, ku shqiptarët kan peshë të rëndësishme elektorale. Për më tepër, kjo përmendje duhet të shërbejë edhe si nxitje e fuqishme për krijimin e një lobimi atraktiv shqiptar, i cili, përveç Kosovës si “plagë e vjetër”, do duhej tani e tutje të fokusohet shumë më shumë në interesat e të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan…