Kreu Blog Faqe 522

Trump & Kosova: Një përmendje që duhet lexuar me kujdes politikanët kosovar!

0

___

(Një analizë sociologjike mbi mënyrën si përdoren vendet e vogla në retorikën e liderëve të mëdhenj)

  1. Përmendja e shpeshtuar e Kosovës nga Donald Trumpi, nga një këndvështrim sociologjik, mund të interpretohet edhe si një performancë e zgjeruar politike, të cilën ai e përdor jo pa qëllim, sidomos kur është në pyetje protagonizmi i tij i theksuar, që nga ardhja në pushtet. Por njëherazi, ajo mund të shihet edhe si satisfaksion strategjik i interesave që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht në këtë pjesë të botës. Të dy këto projeksione, në gjykimin tim, nuk duhet parë vetëm me sy kritik, por natyrisht as me skepticizëm, e aq më pak me pesimizëm.Them kështu për disa arsye: Së pari, në diplomacinë tradicionale, por edhe në këtë të sotmen që është shumë dinamike e ofensive, fuqitë e mëdha globale priren të flasin për vendet e vogla, jo për shkak të ndonjë peshe reale strategjike që këto vende mund të kenë, por për shkak të vlerës së tyre si “certifikata legjitimuese” në situata kërcënuese që shërbejnë si mesazhe të koduara diplomatike për interesa më të mëdha gjeopolitike e gjeostrategjike. Së dyti, përmendja që i bëri Donald Trump Kosovës, si një nga shembujt e “marrëveshjeve të suksesshme” të tij, meriton një vëmendje më të thelluar, pra, përtej entuziazmit sipërfaqësor që vërehet te politikanët, mediet konformiste dhe rrjetet sociale. Ku perceptimi emocional (lexo; elektoral!) rrezikon të mbizotërojë mbi analizën racionale që ka të bëje me interesat tona afatgjata kombëtare. Kjo vëmendje e thelluar ka për “detyrë” të mos ndalet vetëm te “lisi”, por të vështrojë edhe “malin”. Së treti, mendoj se sfida kryesore për Kosovën nuk qëndron vetëm te përmendja apo mungesa e përmendjes në arenën ndërkombëtare, qofshin këto në fjalime sporadike apo diskutime për sigurinë rajonale dhe kontinentale.
  2. Sfida reale mbetet: a do të mundet Kosova të shndërrohet në një subjekt aktiv të historisë së saj, e jo vetëm një objekt përmendjeje. Vetëm përmes një lenteje sociologjike dhe diplomatike, ku fuqia dhe ndikimi interpretohen në dritën e proceseve të dominimit dhe ndërvarësisë, mund të kuptojmë peshën reale të këtyre deklaratave. Nga dioptria e mendimit të Pierre Bourdieu-së, përmendja e Kosovës nuk është asgjë tjetër veçse shfrytëzim i kapitalit simbolik ndërkombëtar, që Trump përpiqet ta përdorë për të përforcuar narrativën e tij si negociator i suksesshëm global. Edhe pse as në intuitën e tij personale e as në katalogët e preokupimeve të tij “ovale” (jam më se i bindur!), Kosova nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm – ajo nuk përmendet për peshën e saj reale, qoftë në gjeopolitikën rajonale, e aq më pak në atë kontinentale. Ajo përmendet thjesht si dëshmi e pretenduar për suksese personale, në një narrativë politike ku Trump paraqet veten si njeriu që “bën gjëra që askush më parë nuk i ka bërë”.
  3. Një vëzhgues serioz i politikës ndërkombëtare e kupton shpejt se kjo përmendje – përveç protagonizmit të theksuar që tashmë po e karakterizon Trumpin – është edhe një formë retorike që i shërben një modusi vivendi diplomatik, duke e përshkruar Kosovën si një “protektorat të suksesshëm”, i cili, në retorikën amerikane, legjitimon moralitetin ndërkombëtar të SHBA-së. Kjo qasje, në fakt, i ngjan konceptit të Antonio Gramsci-t për hegjemoninë kulturore, ku fuqitë e mëdha mbështesin krijimin e strukturave të varësisë, duke i prezantuar këto si ndihmë humanitare apo si aleanca vullnetare. Pra, përmendja e Kosovës nga një lider i kalibrit të Trumpit – edhe pse ajo mbetet në periferinë e interesit të vërtetë global mund të “prodhoj” efekte të menjëhershme politike, psikologjike dhe simbolike:

• Politike, sepse mobilizon shpresat e politikanëve vendorë (si ish qeverinë ashtu edhe ish opozitën);

• Psikologjike, sepse krijon perceptimin e afërsisë (po edhe të indeferencës!) me superfuqinë globale;

• Simbolike, sepse përdoret si instrument për të (de)legjitimuar ca subjekte politike që kan ambicie e synime “shkurorëzuese” të partneritetit me Shba.

P.S. Suma sumarum, kjo përmendje do duhej të shfrytëzohej pa hezitim, sidomos në drejtim të mobilizimit të komunitetit shqiptar në diasporë, në shtete si Miçigani apo Nju Jorku, ku shqiptarët kan peshë të rëndësishme elektorale. Për më tepër, kjo përmendje duhet të shërbejë edhe si nxitje e fuqishme për krijimin e një lobimi atraktiv shqiptar, i cili, përveç Kosovës si “plagë e vjetër”, do duhej tani e tutje të fokusohet shumë më shumë në interesat e të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan…

Letër mikut tonë, priftit katolik dhe patriotit francez me renome, Abbé Guy Pagès

0
____
Përkthim i letrës që i kemi dërguar mikut tonë, priftit katolik dhe patriotit francez me renome, Abbé Guy Pagès, njohës i sfidave të botës islame dhe mbështetës i kthimit te rrënjët katolike. Zëri i tij i guximshëm ka bërë që mijëra myslimanë në mbarë botën ta braktisin islamin dhe të kthehen te Krishti.
E falënderojmë përzemërsisht që e publikoi letrën tonë në faqen e tij zyrtare, sepse kauza jonë e shenjtë e rikthimit në rrënjët tona autentike ka nevojë të ndërkombëtarizohet.
Letra e përkthyer nga gjuha frënge:
Don Pagès,
Po ju shkruaj nga Belgjika. Jam jurist, patriot shqiptar, dhe që nga data 15 shtator 2024, katolik.
Kam braktisur publikisht islamin pas shumë vitesh hulumtimesh, dyshimesh dhe lutjesh. Analiza e thellë e teksteve të islamit sunit ka qenë, për mua, një shpërthim i brendshëm që m’i theu bindjet dhe shkatërroi çdo iluzion. Megjithatë, në zemër të këtij boshllëku, leximi i disa veprave, përfshirë “Zoti, shkenca, provat” (Dieu, la science, les preuves) nga Olivier Bonnassies dhe Michel-Yves Bolloré, më pajtoi fillimisht me idenë e një Krijuesi. Një dritë e re u ngrit atëherë mbi kërkimin tim shpirtëror.
Babai im, historian, quhej Muhamet. Ai braktisi islamin dhe u pagëzua ditën e 70-vjetorit të tij, më 9 maj 2024, Ditën e Europës. Sot mban emrin Belisar, në nder të gjeneralit bizantin me prejardhje ilire, Belisarius.
Së bashku me babin tim dhe me intelektualë të tjerë shqiptarë, ish-myslimanë të pagëzuar, kemi themeluar Lidhjen Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, me seli në Bruksel, që përfaqësoj si zëdhënës frankofon.
Por sot nuk dua të flas për babin tim e as për veten time.
Sot, po ju shkruaj për t’ju informuar për një lëvizje të thellë rikthimi në katolicizëm që po ndodh mes shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë. Kjo lëvizje është një përgjigje e natyrshme ndaj një të vërtete që po rizbulojmë: ne shqiptarët kurrë nuk kemi qenë myslimanë në shpirt, as në thelbin e historisë sonë.
Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, popull i lashtë indoeuropian, i kristianizuar që në shekujt e parë. Apostulli Pal i shkruan romakëve:
“Që nga Jeruzalemi dhe rreth e qark deri në Iliri, e kam shpallur plotësisht Ungjillin e Krishtit.” (Rom 15,19).
Kjo është dëshmi e një thirrjeje të hershme: ne jemi ndër të popujt të krishterë të parë të Europës.
Nga trojet tona dolën disa nga perandorët më të mëdhenj romakë, të konvertuar apo mbrojtës të krishterimit: Konstandini i Madh, me prejardhje ilire, i dha fund përndjekjeve dhe i dha krishterimit njohje perandorake. Diokleciani, Justiniani I, Graciani, Theodozi I, të gjithë me prejardhje ilire, e formësuan Europën e krishterë. Më vonë, Papa Klementi XI Albani, me prejardhje shqiptare, shërbeu Kishën Universale.
Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u ngrit në emër të Krishtit për të mbrojtur Europën e krishterë ndaj Perandorisë Osmane, çka e shtyu Papën Kaliksti III t’i japë titullin Athleta Christi.
Dhe shqiptarët i dhanë botës Shën Nënë Terezën, dëshmitare e Ungjillit dhe dritë për mbarë njerëzimin.
Islami, përkundrazi, kurrë nuk ka qenë një zgjedhje e lirë për ne, por na u imponua me shpatë, nga perandoria osmane. Megjithëse pesë shekuj nën pushtim, shumica dërrmuese e shqiptarëve kurrë nuk kanë qenë praktikues të islamit. Të parët tanë ishin kripto-katolikë: myslimanë në dukje, por të krishterë në zemër, besnikë ndaj Ungjillit në fshehtësinë e shtëpive.
Kjo besnikëri e fshehur, sot po del në dritë. Më 20 tetor 2023, në Deçan të Kosovës, shtatëdhjetë shqiptarë u ngritën dhe shpallën publikisht: “Që nga kjo ditë, ne nuk jemi më myslimanë.” Që atëherë, mijëra të tjerë kanë ndjekur këtë rrugë. Jo nga urrejtja ndaj tjetrit, por nga dëshira për t’u bërë sërish plotësisht vetvetja. Dhe unë jam i bindur, me seriozitet por pa ekzagjerim, se kjo rilindje te shqiptarët mund të përhapet gjithandej. Jo si një modë, por si një reagim i thellë: një vullnet për të shpëtuar popujt tanë nga humbja e rrënjëve shpirtërore.
Atë i dashur, videot tuaja më kanë shoqëruar shumë kohë para se të kthehesha te Krishti. Fjalët tuaja, të forta e të rrënjosura, por të qeta, më prekën thellë. Ato më treguan se është e mundur të luftosh pa humbur paqen e brendshme, të duash të vërtetën pa u bërë ideolog, të mbetesh katolik pa u tretur në relativizëm.
Prandaj, pas muajsh reflektimi, po ju shkruaj: jo për të kërkuar, por për të dëshmuar.
Po ju shkruaj për t’ju thënë se diçka po rilind këtu. Një komb i lënduar që po e gjen sërish fenë e tij të parë. Një tokë e krishterë që po flak zinxhirët e islamit dhe po rizbulon rrënjët e saj.
Kjo që po ndodh sot te shqiptarët nuk është një episod kalimtar. Ky rikthim në katolicizëm është një reagim jetik ndaj islamizimit të heshtur, ndaj humbjes së identitetit. Por, gjithashtu, dhe mbi të gjitha, është një impuls ringjalljeje.
Dhe ndoshta është edhe një sinjal për mbarë Europën: një mesazh diskret për këtë Europë të dekristianizuar, amnezike dhe e çoroditur, për t’i thënë se kujtesa e krishterë e kombeve kurrë nuk vdes krejtësisht. Ajo pret. Ajo vigjëlon. Dhe ndonjëherë, ajo ringjallet. Këtë që po përjetojmë ne, shqiptarët, mund të jetë një pararojë e një kthese më të madhe.
Sepse Europa, nëse do të rilindë, do të rilindë nga skajet e saj.
Atë i dashur, ju falënderoj për përkushtimin dhe guximin tuaj.
Vëllazërisht në Krishtin,
Në emër të Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, me seli në Bruksel
Ardian JEZERCI
Bruksel, më 25/06/2025
Teksti origjinal në gjuhë frënge:
***

Du retour des Albanais au catholicisme, témoignage

Du retour des Albanais au catholicisme, témoignage

Abbé Pagès

Je vous écris depuis la Belgique. Je suis juriste, patriote albanais, et depuis le 15 septembre 2024, catholique.

J’ai publiquement apostasié de l’islam au terme de longues années de recherches, de doutes et de prières. L’analyse approfondie des textes de l’islam sunnite a été, pour moi, une déflagration intérieure : elle a brisé mes certitudes et anéanti toute illusion. Pourtant, au cœur de ce vide, la lecture de plusieurs ouvrages dont Dieu, la science, les preuves d’Olivier Bonnassies et Michel-Yves Bolloré, m’a d’abord réconcilié avec l’idée d’un Créateur. Une lumière nouvelle s’est alors levée sur ma quête spirituelle.

Mon père, historien, s’appelait Mohamed. Il a quitté l’islam et a été baptisé le jour de son 70e anniversaire, le 9 mai 2024, jour de l’Europe. Il porte désormais le nom de Belisar, en hommage au général byzantin Belisarius d’origine illyrienne.

Avec mon père et d’autres intellectuels albanais, ex-musulmans ayant reçu le baptême, nous avons fondé la Ligue Albanaise pour le Retour au Catholicisme, établie à Bruxelles (en albanais : Lidhja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm me seli në Bruksel) dont je suis le porte-parole francophone.

Mais, ce n’est ni de mon père, ni de moi-même, dont je voudrais vous parler aujourd’hui.

Je vous écris aujourd’hui pour vous informer d’un mouvement profond de retour au catholicisme chez les Albanais, notamment au Kosovo. Ce mouvement est une réponse naturelle à une vérité que nous redécouvrons : nous n’avons jamais été musulmans dans notre âme, ni dans notre histoire profonde.

Les Albanais sont les descendants directs des Illyriens, peuple indo-européen ancien, christianisé dès les premiers siècles. L’Apôtre Paul l’écrit aux Romains : “Depuis Jérusalem, et tout alentour, jusqu’en Illyrie, j’ai pleinement annoncé l’Évangile du Christ” (Rm 15,19). Il y a là le témoignage d’une vocation précoce : nous sommes parmi les tout premiers chrétiens d’Europe.

C’est depuis nos terres que sont sortis certains des plus grands empereurs romains convertis ou protecteurs du christianisme : Constantin le Grand, d’origine illyrienne, né en Mésie (aujourd’hui Niš, à deux pas du Kosovo), est celui qui a mis fin aux persécutions et donné au christianisme sa reconnaissance impériale. Dioclétien, Justinien Ier, Gratien, Théodose Ier, tous d’origine illyrienne, ont façonné l’Europe chrétienne. Et plus tard, l’Église universelle a compté dans ses rangs le pape Clément XI Albani, d’origine albanaise.

Notre héros national, Gjergj (Georges en français) Kastrioti Skanderbeg, s’est levé au nom du Christ pour défendre l’Europe chrétienne face à l’Empire ottoman, ce qui mena le pape Calixte III à lui décerner le titre d’Athleta Christi.

Et nous avons donné au monde Sainte Mère Teresa, témoin de l’Évangile et lumière pour toute l’humanité.

L’islam, en revanche, n’a jamais été un choix libre pour nous. Il nous a été imposé par le sabre ottoman. Malgré cinq siècles d’occupation, la grande majorité des Albanais n’ont jamais été pratiquants. Nos aïeux étaient crypto-catholiques : musulmans de façade, chrétiens dans le cœur, fidèles à l’Évangile dans le secret des maisons.

Cette fidélité cachée remonte aujourd’hui à la lumière. Le 20 octobre 2023, à Deçan, au Kosovo, soixante-dix Albanais se sont levés et ont déclaré publiquement : “À partir de ce jour, nous ne sommes plus musulmans” . Depuis, des milliers d’autres ont suivi. Non dans la haine de l’autre, mais dans le désir de redevenir pleinement eux-mêmes.

Et je suis convaincu, avec gravité mais sans emphase, que ce qui renaît ici pourrait se propager ailleurs. Non comme une mode, mais comme une réaction de fond : une volonté d’arracher nos peuples à la dépossession spirituelle.

Mon Père, vos vidéos m’ont accompagné bien avant mon retour au Christ. Vos paroles, fermes et enracinées, mais sereines, m’ont touché. Elles m’ont montré qu’il est possible de combattre sans perdre la paix intérieure, d’aimer la vérité sans se faire idéologue, de rester catholique sans se dissoudre dans le relativisme.

C’est pourquoi aujourd’hui, après des mois de réflexion, je me permets de vous écrire : non pour demander, mais pour témoigner.

Je vous écris pour vous informer que quelque chose renaît ici. Une nation meurtrie qui retrouve sa foi première. Une terre chrétienne qui rejette les chaînes de l’islam et redécouvre ses racines.

Ce qui se joue aujourd’hui chez les Albanais n’est pas anecdotique. Ce mouvement de retour au catholicisme est une réaction vitale contre l’islamisation rampante, contre la perte de soi. Mais il est aussi, et surtout, une pulsion de résurrection.

Et peut-être aussi un signal adressé à toute l’Europe, un message discret à cette Europe déchristianisée, amnésique et désorientée pour lui rappeler que la mémoire chrétienne des peuples ne meurt jamais totalement. Elle attend. Elle veille. Et parfois, elle ressuscite. Ce que nous vivons, nous, Albanais, pourrait bien préfigurer un retournement plus vaste.

Car l’Europe, si elle doit renaître, renaîtra d’abord par ses marges.

Mon Père, je vous remercie pour votre dévouement et votre courage.

Si vous le souhaitez, je serais honoré de vous rencontrer ou d’échanger davantage avec vous.

Fraternellement en Christ,

Au nom de la Ligue Albanaise pour le Retour au Catholicisme,
Ardian JEZERCI (anciennement Ardian X)
GSM : 0032.XXXXXXX
Bruxelles, le 25 juin 2025

P.S. : je me suis permis de partager trois de vos shorts youtube, que j’ai fidèlement traduits en albanais, sur nos pages facebook et tiktok et je vous prie de bien vouloir me pardonner de ne pas vous en avoir demandé l’autorisation préalable. En cumulé, elles ont recueilli près de 90.000 vues, ce qui, dans le contexte des quelques 10 millions d’albanophones dans le monde, est considérable. Si vous le je jugez utile, je ne manquerai pas de supprimer ces vidéos à première demande.
Lien de la page facebook de notre Ligue: https://www.facebook.com/profile.php?id=61570831317312

—————–

(NB : La mise en forme du texte est de la rédaction de islam-et-verite.com”

Quelques articles connexes :

“Revenons à la religion que nous avions”, certains citoyens de Decani se convertissent au catholicisme
Au Kosovo, des « catholiques cachés » baptisés le jour de la mort du pape François

Vatican News : Le cardinal Parolin salue la vitalité de la communauté catholique du Kosovo
Le Monde : A la rencontre des catholiques cachés du Kosovo
La Croix : Au Kosovo, les catholiques cultivent leur albanité 
Albert Bikaj : La vérité sur les chrétiens du Kosovo

Pse respekti për Albin Kurtin më rritet në përpjestim të drejtë me të vërtetën

0

Lirim Gashi, Prizren

Të gjithë ata që më njohin, e dinë se kurrë në jetën time nuk kam pranuar asnjë ofertë të pamoralshme që do t’i dëmtonte interesat e popullit tim, të atdheut tim apo të shtetit tonë. Asnjë çmim në këtë botë, sado i lartë, nuk do të më motivonte ta braktis ndërgjegjen time.
Edhe kur kjo më ka kushtuar me një jetë më të vështirë, pa luks dhe pa rehati materiale – kam zgjedhur dinjitetin mbi gjithçka.
Por këtë që do ta them tani do ta them me vetëdijen më të plotë, me bindjen më të thellë dhe me ndërgjegjen më të pastër:
Sa më shumë që i njoh nga afër krerët e opozitës – aq më shumë e çmoj dhe e dua Albin Kurtin.
Sepse çdo dokument, çdo dëshmi, çdo rrëfim që më vjen në dorë rreth korrupsionit, mashtrimeve, vrasjeve, aferave kriminale dhe tradhtive të tyre – më shtyn ta kuptoj më thellë pse populli ynë ka vuajtur kaq shumë, dhe pse sot është në një përballje kaq të vështirë për drejtësi dhe dinjitet.
E vërteta është kjo:
Gënjeshtra, shpifja, manipulimi dhe krimi janë shndërruar në mjetin e vetëm të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të saj të vjetër e të rinj. Të njëjtit njerëz që e vodhën shtetin për dekada, që e shitën sovranitetin nëpër ambasada, që e kthyen pushtetin në një bankomat familjar – sot po përpiqen ta paraqesin veten si shpëtimtarë.
Prandaj, është imperativ i kohës ta krijojmë një bazë të dhënash publike, një arkivë të zezë të të gjitha mashtrimeve, manipulimeve, vrasjeve politike, krimeve ekonomike dhe tradhtive kombëtare të këtyre figurave politike. Emër për emër. Dosje për dosje. Dhe me këtë arsenal të së vërtetës, të shkojmë në çdo studio televizive, në çdo debat publik, dhe t’i përballim me faktet.
Sepse – siç thoshte Hannah Arendt – “Asnjë njeri nuk ka të drejtë të shitet si i painformuar kur e vërteta është në dispozicion.”
Nëse Prokuroria jonë – që për dekada ka qenë peng i sistemit të vjetër – nuk vepron, atëherë populli duhet të bëhet prokuror i historisë dhe gjyqtar i drejtësisë.
Sepse siç thoshte Jean-Paul Sartre: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.”
Dhe mjaft është mjaft.
Kosova nuk guxon më të jetë terreni i manipuluesve, i mashtruesve dhe i tutelarëve të errësirës. Është koha që e vërteta të bëhet sistem, që ndërgjegjja të bëhet forcë politike, dhe që kujtesa kolektive të mos lejojë më të përsëritet e kaluara kriminale.
Ne s’kemi më as luksin e harresës, as durimin për të pritur një mrekulli.
Por kemi Albin Kurtin – jo si një shpëtimtar, por si përfaqësuesin më të ndershëm të një populli që është lodhur nga tradhtitë dhe që është i etur si kurrë më parë për drejtësi, barazi dhe dinjitet.
Faleminderit që ekziston qëndrueshmëria e pathyeshme parimore e Albin Kurtit përballë politikës kriminale, grabitqare, pushtuese dhe gjenocidale të Serbisë – sepse falë saj, shumë agjentë shqipfolës të shërbimeve sekrete serbe, të infiltruar në çdo pore të jetës publike, mediatike, politike e kulturore, u detyruan të zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë.
Me drejtësinë e tij të palëkundur, me kurajën e një burrështeti të cilin nuk e frikëson vetmia, dhe me një atdhedashuri që nuk përkulet para asnjë ambasade, Albin Kurti i detyroi kundërshtarët politikë të zbresin në nivelet më të ulëta dhe më të ndyra të lojës politike, vetëm për ta larguar nga pushteti. Sepse, më shumë sesa çdo armik i jashtëm, është patrioti i ndershëm ai që ua bën jetën ferr tradhtarëve të brendshëm.
Filozofi gjerman Arthur Schopenhauer shkruante: “Çdo e vërtetë kalon nëpër tri faza: fillimisht përqeshet, pastaj luftohet me egërsi, dhe në fund pranohet si e vetëkuptueshme.” Albin Kurti sot ndodhet pikërisht në fazën e dytë: në një betejë të pamëshirshme e të sinkronizuar kundër së vërtetës që ai mishëron.
Shembujt janë të pafund:
Kur mediat që për dekada heshtën për krimet e Serbisë, papritur filluan ta bëjnê sulmin kundër Albin Kurtit program të përditshëm – veprimtaria e tyre nuk ishte më gazetari profesionale kombëtare, por agjendë hibride serbe.
Kur analistët e blerë me dinarë e euro filluan të fyejnë UÇK-në dhe të madhërojnë diplomatët që kërkonin nga Kosova ta falë gjenocidin – analistët e shitur në vend që të jenë zëdhënës të vërtetës u shndërruan në vegla të nënshtrimit kombëtar.
Kur partitë që për vite të tëra heshtën për masakrat serbe bënë koalicione dhe aleanca me kryersit e krimeve – atëherë m’u kujtuan fjalët e Fanonit: “Çdo brez ka një mision për ta përmbushur ose për ta tradhtuar.”
Albin Kurti është nga ata që e përmbushën misionin – jo duke lëpirë kocka pêr karrigë, por duke qëndruar i palëkundur edhe përballë ambasadorëve, oligarkëve, mediave të blera dhe opozitës që mban zi sa herë që Kosova e shtrin sovranitetin në veri.
Në këtë përballje mes së vërtetës dhe maskës, Kosova ndriçon.
Sepse kur ndizet drita, minjtë dalin nga vrimat dhe shërbëtorët e armikut nuk kanë më ku të fshihen. E atëherë, siç thoshte Konfuci: “Mos u tremb nga ai që ta thotë të vërtetën – trembu nga ai që e hesht atë.”
Albin Kurti e ka thënë, e ka bërë dhe e ka paguar çmimin. Por nëse themeli i një shteti të drejtë është guximi për t’u përballur me padrejtësinë, atëherë historia e re e Kosovës ka nisur me të. Dhe ajo histori nuk ndalet më. Kurrë më.
***
ZAŠTO MOJE POŠTOVANJE PREMA ALBINU KURTIJU RASTE U RAZMERI SA ISTINOM
Autor: Lirim Gashi
Svi koji me poznaju znaju da nikada u životu nisam prihvatio nijednu nemoralnu ponudu koja bi štetila interesima mog naroda, moje domovine ili naše države. Nijedna cena na ovom svetu, ma koliko visoka, ne bi me motivisala da izdam svoju savest.
Čak i kada me je to koštalo teškog života, bez luksuza i materijalne udobnosti – izabrao sam dostojanstvo iznad svega.
Ali ovo što ću sada reći, izgovaram sa punom svešću, najdubljim uverenjem i najčistijom savešću:
Što bolje upoznajem lidere opozicije – to više poštujem i volim Albina Kurtija.
Jer svaki dokument, svaka izjava, svaka svedočenja o korupciji, prevarama, ubistvima, kriminalnim aferama i njihovim izdajama – pomažu mi da dublje shvatim zašto je naš narod toliko patio i zašto se i danas bori za pravdu i dostojanstvo.
Istina je sledeća:
Laž, kleveta, manipulacija i zločin postali su jedino oružje opozicije i njenih starih i novih saradnika. Isti ljudi koji su decenijama pljačkali državu, prodavali suverenitet po ambasadama i pretvarali vlast u porodični bankomat – danas se predstavljaju kao spasioci.
Zato je krajnje vreme da se napravi javna baza podataka – crna arhiva svih prevara, manipulacija, političkih ubistava, ekonomskih zločina i nacionalnih izdaja tih političkih figura. Ime po ime. Dosije po dosije. I sa tim arsenalom istine da idemo u svaku TV emisiju, u svaki javni forum – i da ih suočimo sa činjenicama.
Jer – kako je rekla Hana Arent –
„Niko nema pravo da se pravi neinformisanim kada je istina dostupna.“
Ako naše tužilaštvo – koje je decenijama bilo taoc starog sistema – ne reaguje, onda narod mora postati tužilac istorije i sudija pravde.
Jer – kako je rekao Žan-Pol Sartr –
„Kada nepravda postane zakon – otpor postaje dužnost.“
Dosta je bilo.
Kosovo ne sme više biti igralište manipulatora, lažova i gospodara tame. Vreme je da istina postane sistem, savest postane politička sila, a kolektivno pamćenje ne dozvoli ponavljanje kriminalne prošlosti.
Nemamo više luksuz zaborava, niti strpljenje da čekamo čudo.
Ali imamo Albina Kurtija – ne kao spasitelja, već kao najpoštenijeg predstavnika naroda koji je umoran od izdaja i žedan pravde, jednakosti i dostojanstva.
Zahvaljujući njegovoj nepokolebljivoj principijelnosti prema kriminalnoj, pljačkaškoj, okupatorskoj i genocidnoj politici Srbije – mnogi albanskogovoreći agenti srpske tajne službe, infiltrirani u sve pore javnog, medijskog i političkog života – bili su prinuđeni da pokažu svoje pravo lice.
Svojom nepokolebljivom pravdom, hrabrošću državnika koga ne plaši samoća, i patriotizmom koji se ne klanja nijednoj ambasadi – Albin Kurti je naterao političke protivnike da padnu na najniži i najprljaviji nivo političke igre, samo da bi ga uklonili sa vlasti.
Jer, više nego bilo koji strani neprijatelj – pošteni patriota je taj koji izdajnicima iznutra život pretvara u pakao.
Nemački filozof Artur Šopenhauer je napisao:
„Svaka istina prolazi kroz tri faze: najpre se ismeva, zatim se žestoko napada, a na kraju se prihvata kao očigledna.“
Albin Kurti se danas nalazi tačno u drugoj fazi – u nemilosrdnoj i sinhronizovanoj borbi protiv istine koju on oličava.
Primeri su bezbrojni:
Kad su mediji koji su decenijama ćutali o zločinima Srbije iznenada počeli svakodnevno da napadaju Albina Kurtija – njihovo delovanje više nije bilo novinarstvo, već hibridna srpska agenda.
Kad su analitičari plaćeni dinarima i evrima počeli da vređaju OVK i da veličaju diplomate koji traže od Kosova da oprosti genocid – oni nisu više bili glasnogovornici istine, već oruđa nacionalnog poniženja.
Kad su stranke koje su godinama ćutale o masakrima počele da prave koalicije sa izvršiocima zločina – setio sam se reči Frantza Fanona:
„Svaka generacija ima svoju misiju – da je ispuni ili da je izda.“
Albin Kurti je od onih koji su svoju misiju ispunili – ne lizanjem kostiju zbog fotelje, već ostajući nepokolebljiv pred ambasadorima, oligarsima, kupljenim medijima i opozicijom koja žali svaki put kad Kosovo uspostavi suverenitet na severu.
U ovom sukobu između istine dhe maske – Kosovo sija.
Jer kad se upali svetlo, pacovi izlaze iz rupa i sluge neprijatelja više nemaju gde da se sakriju. I tada, kao što je rekao Konfučije:
„Ne boj se onoga koji ti kaže istinu – boj se onoga koji je ćuti.“
Albin Kurti je istinu rekao, ostvario i platio cenu.
Ali ako je temelj pravedne države hrabrost da se suoči sa nepravdom – onda je nova istorija Kosova počela s njim. I ta istorija se više ne zaustavlja. Nikada više.
***
WARUM MEIN RESPEKT FÜR ALBIN KURTI IM GLEICHEN MAßE WÄCHST WIE DIE WAHRHEIT
Autor: Lirim Gashi
Alle, die mich kennen, wissen, dass ich in meinem Leben niemals ein unmoralisches Angebot angenommen habe, das die Interessen meines Volkes, meines Vaterlandes oder unseres Staates geschädigt hätte. Kein Preis dieser Welt – so hoch er auch sein mag – könnte mich dazu bewegen, mein Gewissen zu verraten.
Auch wenn mich das ein härteres Leben gekostet hat – ohne Luxus, ohne materiellen Komfort – habe ich stets die Würde über alles andere gestellt.
Doch das, was ich jetzt sage, sage ich mit vollstem Bewusstsein, mit tiefster Überzeugung und mit reinem Gewissen:
Je mehr ich die Führer der Opposition kennenlerne, desto mehr schätze und liebe ich Albin Kurti.
Denn jedes Dokument, jede Zeugenaussage, jede Enthüllung über Korruption, Betrug, Morde, kriminelle Machenschaften und ihre nationalen Verrätereien führt mir deutlicher vor Augen, warum unser Volk so sehr gelitten hat – und warum es heute in einem so erbitterten Kampf um Gerechtigkeit und Würde steht.
Die Wahrheit ist folgende:
Lüge, Verleumdung, Manipulation und Verbrechen sind zum einzigen Werkzeug der Opposition und ihrer alten wie neuen Komplizen geworden. Dieselben, die jahrzehntelang den Staat geplündert, die Souveränität in Botschaften verkauft und die Macht in ein familiäres Bankomat verwandelt haben – stellen sich heute als Retter dar.
Deshalb ist es ein Gebot der Stunde, eine öffentliche Datenbank zu schaffen – ein schwarzes Archiv aller Lügen, Manipulationen, politischen Morde, wirtschaftlichen Verbrechen und nationalen Verrätereien dieser politischen Figuren. Name für Name. Dossier für Dossier. Und mit diesem Arsenal der Wahrheit sollen wir jede TV-Sendung, jede öffentliche Debatte betreten und sie mit den Fakten konfrontieren.
Denn – wie Hannah Arendt sagte –
„Niemand hat das Recht, sich als unwissend auszugeben, wenn die Wahrheit zugänglich ist.“
Wenn unsere Staatsanwaltschaft – die über Jahrzehnte Geisel des alten Systems war – nicht handelt, dann muss das Volk zum Ankläger der Geschichte und zum Richter der Gerechtigkeit werden.
Denn – wie Jean-Paul Sartre sagte –
„Wenn Ungerechtigkeit zum Gesetz wird, wird Widerstand zur Pflicht.“
Genug ist genug.
Kosova darf nicht länger das Spielfeld der Manipulatoren, Betrüger und der Herren der Finsternis sein. Es ist Zeit, dass die Wahrheit zum System wird, das Gewissen zur politischen Kraft und das kollektive Gedächtnis keinen Raum mehr für die Wiederholung einer kriminellen Vergangenheit lässt.
Wir haben keinen Luxus des Vergessens mehr – und keine Geduld für Wunder.
Aber wir haben Albin Kurti – nicht als Retter, sondern als den aufrichtigsten Vertreter eines Volkes, das von Verrat müde ist und sich nach Gerechtigkeit, Gleichheit und Würde sehnt wie nie zuvor.
Dank seiner unerschütterlichen Prinzipientreue gegenüber der verbrecherischen, plündernden, expansionistischen und genozidalen Politik Serbiens – wurden viele albanischsprachige Agenten des serbischen Geheimdienstes, die in alle Bereiche des öffentlichen Lebens infiltriert waren, gezwungen, ihr wahres Gesicht zu zeigen.
Mit seiner unerschütterlichen Gerechtigkeit, dem Mut eines Staatsmannes, der keine Angst vor Einsamkeit hat, und mit einer Vaterlandsliebe, die sich vor keiner Botschaft verbeugt, hat Albin Kurti seine politischen Gegner gezwungen, auf das niedrigste und schmutzigste Niveau des politischen Spiels zu sinken – nur um ihn von der Macht zu entfernen.
Denn mehr als jeder äußere Feind ist der ehrliche Patriot der wahre Alptraum der inneren Verräter.
Der deutsche Philosoph Arthur Schopenhauer schrieb:
„Jede Wahrheit durchläuft drei Phasen: Zuerst wird sie lächerlich gemacht, dann wird sie heftig bekämpft und schließlich als selbstverständlich akzeptiert.“
Albin Kurti befindet sich heute genau in der zweiten Phase – im erbitterten, koordinierten Kampf gegen die Wahrheit, die er verkörpert.
Die Beispiele sind zahlreich:
Als Medien, die jahrzehntelang zu den Verbrechen Serbiens geschwiegen haben, plötzlich tägliche Angriffe auf Albin Kurti starteten – war ihr Wirken nicht mehr Journalismus, sondern Teil einer hybriden serbischen Agenda.
Als Analysten, die mit Dinar und Euro gekauft wurden, begannen die UÇK zu beleidigen und Diplomaten zu loben, die von Kosovo verlangten, den Genozid zu vergeben – verwandelten sie sich in Werkzeuge der nationalen Unterwerfung.
Als Parteien, die jahrelang zu serbischen Massakern geschwiegen haben, Koalitionen mit Kriegsverbrechern bildeten – erinnerte ich mich an Fanons Worte:
„Jede Generation hat eine Mission – sie zu erfüllen oder zu verraten.“
Albin Kurti ist einer jener, die ihre Mission erfüllt haben – nicht indem er Knochen für einen Sessel leckt, sondern indem er standhaft blieb gegenüber Botschaftern, Oligarchen, gekauften Medien und einer Opposition, die trauert, wenn Kosovo seine Souveränität im Norden ausübt.
In diesem Kampf zwischen Wahrheit und Maske leuchtet Kosovo.
Denn wenn das Licht angeht, kommen die Ratten aus ihren Löchern, und die Diener des Feindes haben keinen Ort mehr zum Verstecken.
Und dann – wie Konfuzius sagte –
„Fürchte nicht den, der dir die Wahrheit sagt – fürchte den, der sie verschweigt.“
Albin Kurti hat sie gesagt, gelebt und den Preis bezahlt.
Doch wenn der Grundstein eines gerechten Staates der Mut ist, sich der Ungerechtigkeit zu stellen, dann hat mit ihm die neue Geschichte Kosovas begonnen. Und diese Geschichte wird nie mehr aufgehalten. Nie mehr.

Baton Haxhiu, zëdhënës i përjetshëm i strategjisë së Beogradit në trojet shqiptare

0
Në njërën nga emisionet më të ndjekura politike të televizionit serb, ku tavolina e debatit është më shumë laborator propagandistik sesa arenë diskutimi, Dušan Janjić – një prej arkitektëve të vjetër të “autonomisë substanciale serbe në Kosovë” – në praninë e kriminelit të luftës Nikola Šainović tha me një sinqeritet që flet më shumë sesa çdo analizë:
“Unë e dua Baton Haxhiun sepse ai është zëdhënësi më besnik i politikës serbe ndaj Kosovës.”
Kjo deklaratë e shkujdesur në një ambient që e sheh Kosovën si “tokë të përkohshme” është më shumë se një rrëshqitje e gjuhës – është një rrëfim i heshtur për një bashkëpunim të gjatë e të rafinuar, të kamufluar me termat si “dialogu”, “mediat” dhe “ndërmjetësimi”.
Baton Haxhiu, shpikja hibride e shërbimeve serbe
Që nga viti 2010, dyshimet për rolin e Baton Haxhiut nuk ishin thjesht paranojë politike, por sinjale të një lufte të heshtur hibride, ku figura si ai nuk paraqiten si bashkëpunëtorë, por si “intelektualë të moderuar” dhe “këshilltarë racionalë”. Në të vërtetë, ai ishte kanali më i dobishëm për Beogradin për të futur në mendësinë politike shqiptare idenë e “autonomisë substanciale për serbët”, një projekt që e përgatit terrenin për një Republika Srpska të re brenda Kosovës.
Ai ishte pikërisht ai që e këshillonte Tadić-in dhe Dačić-in që të shtyjnë përpara modelin boshnjak, duke e servuar si “kompromis evropian”. Një kompromis që, në thelb, përgatit ndarjen funksionale të Kosovës nga brenda.
Nga Batoni tek Edi Rama – rrjeti i komandës hibride
Baton Haxhiu nuk mjaftoi vetëm me infiltrimin në Kosovë. Në mënyrë strategjike, ai u shndërrua në mentor të Edi Ramës, përmes një zinxhiri të qartë ndikimi:
Shkëlzen Maliqi, filozofi që më shumë se sa ka menduar, ka marrë urdhra politikë të kamufluar si ese.
Besa Shahini, një ministreshë që u përdor për ta testuar tolerancën e shqiptarëve ndaj ndërhyrjes politike në arsim dhe ideologji.
Gent Cakaj, ambasadori i “Kosovës pa kufij” dhe “Shqipërisë pa nerv”.
Përmes këtyre figurave, Baton Haxhiu e injektoi agjendën e tij në zemër të qeverisë Rama, duke e shndërruar kryeministrin shqiptar në zëdhënës të politikës së kompromisit të njëanshëm me Serbinë – që është, në thelb, vazhdimi i politikës së Vuçiqit me fytyrë shqiptare.
Hashim Thaçi dhe kapitullimi pa betejë
Pikërisht Baton Haxhiu ishte njeriu që e bindi Hashim Thaçin të pranojë Asociacionin e Komunave Serbe, duke e paraqitur si “zgjidhje kreative” të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA. Në fakt, kjo ishte një zgjidhje përfundimtare për fragmentimin institucional të Kosovës.
Por më tragjikja ndodhi kur Baton Haxhiu e këshilloi Hashim Thaçin që të mos padisë Dick Martyn për shpifjen e shtëpisë së verdhë, por përkundrazi ta pranojë një gjykatë speciale, të modeluar si “akt vullnetar” nga vetë Kuvendi i Kosovës – një gjykatë që sot gjykon vetëm shqiptarët dhe vetëm UÇK-në, ndërsa Serbia dhe strukturat e saj të krimit gëzojnë imunitet të plotë.
Lirim Mehmetaj, mut i bythës së Batonit
Dhe kur e kemi parasysh se Lirim Mehmetaj është vetëm një zgjatim servil i Baton Haxhiut, atëherë e kuptojmë se të gjitha rrymat e mendimit që synojnë destabilizimin e Kosovës nga brenda, janë të lidhura në një sistem të qartë komandimi hibrid. Në këtë sistem, Baton Haxhiu është zëri publik, kurse të tjerët janë thjesht zëra që jehojnë direktivat e tij.
Në vend të përfundimit: Zëdhënësit e armikut nuk janë analistë
Deklarata e Dušan Janjić-it nuk është kompliment, por certifikim. Baton Haxhiu është, dhe ka qenë për tre dekada, zëdhënësi më i efektshëm i Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë. Ai nuk i shërben Kosovës, ai i shërben projektit serb për një Kosovë të ndarë, të dobësuar, të lodhur dhe të helmuar nga brenda.
Dhe për këtë, historia nuk do ta falë.

Prof.dr. Jahja Drançlli: Dikur ishim pjesë e elitës europiane!

0
Prof.dr. Jahja Drançlli, historian, Prishtinë
Mark Basaiti (1470-1530) piktori i shquar i Rilindjes Europiane , së bashku me piktorin Viktor Karpaçi dhe skulptorin e arkitektin Andrea Aleksin, formuan treshen e artistëve më të mëdhenj arbërorë të epokës së Rilindjes Europiane.

Mark Basaitin e gjejmë së bashku në serinë e piktorëve më të shquar të Shkollës së Venedikut, si, p. sh. Giovanni Bellini, Gentile Bellini, Cima da Conegliano, Alvise Vivarini, Giorgione, Tiziano, Tintoretto, etj.

Nga të gjitha veprat e tij, “Thirrja e bijve të Zebedeut” (“La Vocazione dei figli di Zebedeo”), është piktura që ka më së shumti pamje nga natyra malore e Arbërit dhe njerëzit me tipare tipike të trevës sonë. Edhe në pikturat dhe portretet e tjera ai ka të vërteta, shprehje dhe vitalitet që e bëjnë artin e tij shumë të afërt dhe komunikues. Veprat e tij plot jetë dhe gjallëri me një formacion konform kohës që jetoi, e bënë atë të admiruar nga bashkëkohësit dhe shumë të vlerësuar nga kritikët e mëvonshëm të historisë së artit për një nga gjenitë e pikturës së Rilindjes!

Mark Bazaiti: “Thirrja e bijve të Zebedeut” (“La Vocazione dei figli di Zebedeo”).

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 (I)

0

“Shqiptarët e të drejtat e tyne” në Konferencen e Paqës

At Gjergj Fishta O.F.M./ Paris 20 qershor 1919

Zotnij

Ç’ me kohë të Luftës turko – ballkanike e tektej zemrat e Shqiptarëve kanë pikue gjak prej dhimbjes e mjerimit, për arsye që Europa e qytetnueme përkuli në Konferencë të Londres së 1913 ma se gjysen e Shqipnisë e plot një milion Shqiptarë, nen zgjedhë të randë t’ anmiqve të tyne kufitarë. E pse këta anmiq të tyne ishin si me numër si me miq ma të fortë, kështu ndodhi që Shqiptarve s’u mbeti ma asnjë rreze shprese, se do të mund të nxirrshin ma kurr atë pre të lotueme prej çapojve të tyne rrëmbyesa e gjithmonë të zhyemun në gjak.

Por çka se, aty ka mbarimi i tetorit të vitit të kaluem (1918), ia mërritën në Shqipni ushtarët tuej trima, të cilët na thanë, se sot e mbrapa çdo popull, sado i vogel që të ishte, do të kishte të drejtë me da ai vetë per vete fatin e vet ekonomik e politik, e se të gjitha tradhtitë e padrejtësitë e bamuna ndonjë kombi nëpër traktate nderkombtare të përparshme, do t’ u ndreqshin e qortojshin në Konferencën e re të Paqës, e cila per së shpejti do t’ u mblidhte në Paris; pse ky kishte kenë, na thojshin ata, ideali ma i parë, për triumf të të cilit, mbi mbarë boten, ata ia kishin hy një lufte, që ma të shemtueme s’e ma mend historia e njeriut në daç për mjete, me të cilat pati nisë, në daç për mënyren, me të cilen u vijue. E kështu tue thanë, na kallxojshin varrët e shtatit ende të përgjakuna.

Në këto fjalë të tyne u trand Shqipnia gëzimit, e me shpnesë se edhe për te do të zbardhshin dikur ditë ma të mira, ku kje hapë e shpërnda u mblodh kuvendi në Durrës, e aty, një mendjeje e një zemre, vendoi me dalë shtet më vete e krejt i pavarshëm, përmbrenda caqeve që asaj natyra, gjuha, interesat e historia ia kishin caktue. Për me lypë, mandej, që t’ u ndreqshin e t’ u qortojshin dhunitë, tradhtitë e padrejtësitë që Kongresi i Berlinit një herë, e ma vonë Konferenca e Londres, sipërpërmendun, ia kishin ba Kombit Shqiptar, dau me nisë për Paris një Dergatë të posaçme, që t’u delte zot të drejtave të saj.

Veç shka se mbasi u kapën me këte të madhnueshmin kryeqytetin tuej – ku sot asht ngrehë Areopagu i rrokull Botës – puna na doli krejt ndryshe se kishte kenë fjala e atyne ushtarëve tuej. Pamë e u vertetuem se anmiqtë tanë, jo veç që nuk ishin tue dashtë me na i kthye viset, që me dhunë na i kishin grabitë, por ma tepër, llastue prej krahut të fuqishëm që po ua mbajnë do nder Pushtete të mëdha të Europës, lypin me shty ma thellë kufinin nder vendet tona e me shkepë krahina të tjera prej Shqipnisë. Pame e u vertetue, se, për me i dalë ma lehtas këtij qellimi, ata rrijshin tue shpifë në një mënyrë krejt të pandershme Kombit Shqiptar. Shka nuk kanë thanë e botue kunder Kombit Shqiptar të mjeruem! Çnjerzimi i tyne në të shpifuna kundër Shqiptarve asht shtye aq larg, sa ndokush nder ta ka mërrijtë me shkrue e me botue në një farë shtypi poshtërsisht të shitun interesave të tyne, se na Shqiptarët edhe fiziologjisht e biologjisht ishim ma poshtë se rodi tjetër i njerzimit. E, madje, me këto të shpifuna të veta kanë mërrijtë me ua marrë mendt botës së qytetnueme, sa që agjencitë telegrafike të këtueshme po na i kthejnë pajtimet tona e fletoret e vendit ose nuk i pranojnë kurrfare artikujt tanë, ose na lypin çmime të çuditshme e per t’u njehë nder përralla – deri në 50.000 Frank për artikull! – veç si me na i mbyllë shtigjet që me u dalë zot të drejtave tona.

Mos u çuditni, pra, zotni, që unë po kam guximin me ju dalë para në këte Atene të përmendun, – kenë gjithmonë dritë e shkelqyeshme qytetnimi e përparimi të vërtetë – e po shpërvjelëm me ju folë me një theks gjuhe të huej e nën një formë krejt të përvujtë ligjerate mbi Shqiptarët e mbi të drejta të tyne. Thika ka mërrijtë në asht; sot po i ndahet fati Botës. Jo veçse asht në rrezik pavarësia, e sipërania e Shqipnisë, por asht në rrezik jeta e Kombit Shqiptar. Sot, a vdekje a metja për Shqipninë e për shqiptarët. Nuk kishe me dijtë me thanë, e vërtetë, se deri ku fjalët e mija kanë me mërrijtë ta mënyrsojnë fatin e Shqipnisë; por bujaria e njohun e zemrave tueja, më jep shpresë të madhe, se, mostjeter, kam me nxjerrë prej jush një fjalë ankimi mbi kobet tona e mbi dhunë e padrejtësi që po i bahet Kombit Shqiptar. Asht disi një farë ngushllimi për të mjeruemin e ngratë me dijtë, se ka në shekull ndonjë zemer që ankon për te. E prandej n’ emen të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë i falemnderës Rektorit të përshndritshëm të këtij Universiteti, për mirësinë që pati tue më sjellë mënyren se si me u pjekë e me bisedue me Zotninë tuej.

I

Prej brigjeve gjimuese të Euksinit e në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej bigave bumbulluese të Akrokeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriut, në ato kavaljetet e kalueme, banonte, si zotnia juej mirë e di, ajo familja e madhe Trako-Ilirike, në nam’ e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. Sot, kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përmrenda gërmazave të pangishëm të gjireve të motit, e s’ mujti ma, ç’ me atë ditë që Gentius, mbreti i mbramë i Ilirëve, në 168 para Krishtit, kandriti triumfin e Lucë Pal Emilit, me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme. Ku shue shqimit, ku shkri e shartue me familje të tjera, ajo sot nuk ka ma nji fizionomi individuale të veten, në shtill të punëve njerzore. Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimshme anieje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familje Trako-Ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë e Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në stom të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët zanë vend a mbas murojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave gratçore dhe të kerthnesta, – banë e përmallshme e hyjnive të moshës prrallëzore. – u banë ballë me fuqi kurr të përkulshme të shpirtit të vet bujar, kjoftë thellimeve të kavaljeteve, kjoftë padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ende këta e flasin atë gjuhë të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejnë të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshave të vet, e sot, edhe punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të Parët e tyne prehistorikë. E pra, sa kavaljete nuk gjimuen mbi krenat e tyne! Sa ndodhi e ndeshtrasha nuk u shkreh mbi shpinë të tyne! Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë romake; mbi ta u lshue i irun prej mnije e gjithmonë i pabesi sfinksi sllav; rrjesht per katër kavaljete të gjata i ra persipër boena e barbarisë aziatike; por, megjithkëte, ata nuk e vdaren njininë e vet kombtare dhe as që i lshuen doket e idealet e veta. Po; bash ky popull i paperkulun kurr, ende gjindmbi ato zaje të plleshme, ku të Parët e tij mprehshin rrasat, me ba me to armë per me ça rrashtat e anmiqve ose, ma vonë, ata u jepshin uji pallave të hekurta, per me shtrue me to mbarë boten nën kambë të nji Lekës së Madh, – kur mos t’ ishte që me i ba me kja me to, dhimshem vashat e Romës para nji Burri.

E mirë pra, Zotnij të nderuem, ky asht bash ai populli i vogël Shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë! I vjetër sa fosilet, sa stalagtitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, e le të thuesh prej vetë bucave të Shqipnisë, ai asht sot zot autokton e i pakundershtueshëm i tokave të veta.

Ende sllavi nuk kishte dalë prej bjeshtës së thellë t’ Uralit e ende s’ ishte ngjizun e sotmja frotë laramane neohelenike, kur Shqiptari korrte me zagna, fushat e pafund të Ballkanit. Qe kështu, Shqiptari e kishte mbyllë nji periudhë të gjatë të historisë së vet në moshen e rruzullimit. Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?

Historinë e kemi aty, Zotnij të mij, e ajo na flet shumë kjartë. E asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare ose gjysëzyrtare: zani i saj i pingrueshem përshkon kavaljetët!

Për në kjoftë, pra, se ka një popull, që nëpër forcë t’nji preskripcioni e t’nji trashigimi të pakputun etnik ka tager me nda vetë per vedi shartet politike, ky asht, padyshim, Populli Shqiptar, i cili vetem mund të levdohet se ka nji preskripcion prehistorik mbi tokë të Ballkanit, si dhe nji Kombsi kryekëput të ndame prej atyne të popujve të tjerë ballkanikë. Prandej, po kje se pernjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor per trajtimin e shteteve e caktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë, që Shqipnia të qitet shtet më vedi, përmrenda kufijve të vet etnikë e gjeografikë.

Por çka se, simbas teorisë vilsonjane, për me mujtë nji popull me u sundue me vetvedi, posë kombsisë, duhet të merret parasysh edhe ndërgjegjja e tij kombtare.

Tash, për në kjoftë se si ndërgjegje kombtare duhet të kuptohet ndjesia për liri, si edhe ai dishir që mund të ketë nji popull të jetojë e të zhdrivillohet me vetvedi, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë thom se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ ia njofin Shqipnisë pamvarsinë, si dhe siperaninë e vet. E njimend: e po cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet, sesa Populli Shqiptar?

A dro asht sllavi i ngadalshem e i ngathtë, që, deri dje, i perkulun mbi shatë, pa nji ukaz të Carit të vet autokrat, të thuesh, as që i bahej me marrë frymë? E po, a thue asht greku, – ajo skilja e vjeter, – që gjithmonë, si nji bimë parazite, ju ngjesh ma të fortit per me gjallue në shpinën e tij? Apo asht Shqiptari, i cili e pështetë gjithë shpnesen në fuqinë e vet e n’ atë t’ armëve të veta: gjithmonë i drejtë me miq, bukëdhanës ndaj të huejt, i rreptë me anmiq, – të cilët, nuk i mninë, veçse i perbuzë, – e që ende, deri më sot, nuk i asht perkulun nji force të huej? Qyshse mbi tokë nisën të derdhen lot, qyshse mbi botë forca ia xuni vendin së drejtës e hipokrizia qeveritare filloi me ua pij gjakun popujve, balli madhështor i Shqiptarit s’ju perkul kurrkujt, perposë Zotit të vet! Kaluen, po, pushtuesit mbi Shqipni, por nuk kjenë kurrë zotnues mbi Shqiptarë! Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinëz e me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrendë drojen e pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurr me thanë se ka sundue aty mbrendë; njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni, pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue Shqiptarët. E mos kujtoni, Zotnij, se unë këtu jam tue ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej të vlertë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipninë: “Zotnimet e hueja kanë përshkue mbi komb shqiptar, pa lanë në te kurrfarë gjurmet, si uji që rrëshet mbi shpinë të rosës”. I ndritshmi zotni Renè Pinon, mandej, – kompetenca e të cilit nder punë të Ballkanit asht fort e çmueshme edhe perjashta Francës, – në nji artikull të vetin mbi Shqipninë, botue në blenin e dhjetorit të 1909 të së perkohshmes “Revue de deux Mondes”, shkruen “Bullgari, atje nder fusha të Maqedonisë, perkulet mbi shatë e punon tokat e turkut, ndersa shqiptari asht mbreti i maleve. Gjuetar, bari, ushtar ose cub; ai s’i nenshtrohet veçse Kanunit të vet e s’pret ndihmë veçse prej armëve të veta.” Për liri të vetën, Zotnij, Shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që Shqiptari, në mes të sa ndodhive dhe ndeshtrashave politike e për nji periudhë aq të gjatë kavaljetesh ka mrrijtë me e ruejt gjuhën, doket e karakterin e vet kombtar, – e këto, jo vetëm në Shqipni, por edhe perjashta, difton çiltas, se ai asht dhe se don me mbetë Shqiptar. E, se prandej ndërgjegjja kombtare ka lëshue rrajë të thella në Shpirt të tij.

Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit Shqiptar për liri dhe pamvarsi kombtare, duket prej historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pamvarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombtare e këtij populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.

Që atje kahë e zbardhmja e të XV qindvjet hanëza përgjakshëm prej Azie kukëzohej mbi hapsinë të Europës. Ishte Zotmadhi i turqve, që në krye të ma s’ rreptes ushtri të botës s’ atëhershme, kapercente Helespontin e në mëni të vet trishtueshëm betohej, se hanëzen për t’a vu kishte mbi Shën Sofi të Stambollit e, në oborr të Sh’ Pjeterit në Romë, do t’i epte tagji kalit të vet. E pse njeri dokrrash e pallavrash ai nuk ishte, perpara tij u rrenuen mbretni, ranë frone e u lëkund në themele të veta mbarë qytetnia përendimore. Shkatrrue Bizanci, nda Europa prej luftash e ngatrresash të përmbrendshme, se kush do të dilte me ua ndalë hovin këtij anmiku të përfelgrueshëm?

Kur qe, se mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrëfeje, me dy sy si gaca e nji mjekër të thijtë, që si shtëllungë gjatë çenave i shtiellet, si re mizore kresë së një shkambi të thepisun. Tmerrshëm përkrenarja i flakon mbi krye, e cila, n’ atë vezullimin e vet të trishtueshëm, danë si kometë zharitëse, sherbëtore e mënisë së perfrigueshme të Perëndisë. Ai asht Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fatosi në za Skënderbeg Kastrioti, që në mendje tue pasë lirinë e të Parëve e të bardhen lumninë e hershme, me sy të vrantë kundron anmikun e rreptë të kombeve të qytetnueme. Në rropamë të mjerueshme të sa froneve, të sa theroreve, hidhet si duhia në shpinë të një kali të trumhasun, që, mal nxjerrë pasmen përpara e fry turijtë përpjetë nuhatë eren e gjakut; rrokë me të djathtën pallen – rrufe e me të majten ngreh flamurin e Atdheut, ngjye kuq e zi: gjak e vdekje. Nji fllad i ambel, i kandshëm – flladi i dashunisë – lehtas e zhvillon flamurin e Atdheut, që i madhnueshëm valvitet nëpër ajr të lirë të Shqipnisë si ajo fleta e zjarrtë e një Kerubini të qiejve: si ai skundilli i petkut të Perëndisë, që bukur ka ndritun me hana, yje e diej, i kallthtërt prej cepave t ‘ amshueshëm i varet gjanë Empirit të pamatun, atëherë ka mbështetë permbi thellim të ushtueshëm të rribës s’ murlanit, vé në sheste boshtin e rruzullimit. Në këte dukë të permnershme force, Skenderbeu, atëbotë, del në vetull të thepisun të karpes krutane e “Eni Shqiptarë!” bulurit, si luan prej fangut të zharitun të shkretisë, “Eni fluturoni, o bijtë e maleve të lira se Atdheu gjendet në rrezik!” E qe, se në atë kushtrim nji çetë e vogel homeridësh – burrash Shqiptarë si lejshin motit, po shterngohet përreth tij, e aty nënhije të Flamurit t’ Atdheut, ban be mbi gurë të vorrit të të Parvet të vet, se një pëllambë tokë të Shqipnisë nuk do t’ ia lëshonte anmikut, po s’ e lau para të tanë me gjak të tij të zi e të përdhosun. Të forcuem me atë bé, të forcuem me Shejtni të të drejtave, e shpresë tue mbajtë por në Zotin e në krah të arenztë të vetin, të bijtë e malevet të Shqipnisë lëshohen fulikare mbi froten e shtojeve t’ Azisë. E lufta titanike ia nisë. Në të ndeshun të rreptë të ushtrive tymi çohet deri mbi rê e perfrigueshëm gjimon toka nen kambë. Gjaku rrymben rrëkajë. Frota aziatike shuhet përdhe. Habitë pushtuesi i rreptë i Stambollit, prej hidhnimit grisë buzen me dhambë, dhe nis me u pendue pse ia kishte hy luftës me Shqiptarët. Rrafsh njëzet vjet ndej tue u pre Shqiptari me turk, per me i dalë zot lirisë e pamvarsisë së vet. E në njëzet vjet lufte të tmerrshme, me sa Leka i Madh, me sa Jul Çezari, Skenderbeu s’ mujt me u thye prej ma të rreptit mbret t’ atyne kohëve.

Qe, Zotnij, se si lufton e si mund Shqiptari, kur të jetë puna per me i dalë zot lirisë e pamvarsisë së vet. E mos kujtoni, se unë kam ardhë tue zmadhue punët, me qellim që me kthye mendjen tuej në ndihmë të Shqipnisë: Unë nuk kam ba tjeter, veçse me permbledhë në pak fjalë, shka nder libra të randë kanë shkrue mbi kohë të Skënderbeut shkrimtarë në za prej gjithë kombesh t’ Europës: Spanjollë, italianë, anglezë, suedezë, grekë, sllavë, gjerman, e nder të cilët edhe, pak me thanë, nja njëzet francezë.

Por mundet, ndoshta, ndokush me më thanë se Skënderbegu, këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjes kombtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet? Se sa e pathemel kishte me kenë kjo fjalë, duket prej punve të Skënderbegut, i cili, në mos me atë mëni, ai luftoi po me aq trimni kundra venecianëve, sa ç’ pat luftue kundra turqve, atëherë, kur venecianët deshtën të pushtojnë vise të reja në Shqipni – Dejën e Drishtin. – Këtu, disi për rrëshqit, due t’ ua kujtoj Zotnisë suej, edhe nji tjeter punë. Deri sa Shqiptarët luftojshin kundra turkut per liri të Shqipnisë e t’ Europës mbarë, shka bajshin grekët e serbët, ata që sot Konferenca e Paqes asht tue i mbajtë nen stjetull si djelm dishirit? Grekët, si Zotnija juej e din mirfilli, edhe atëherë kur turqit kishin mërrijtë te dera e Stambollit, rrijshin tue u marrë me çeshtje fetare kundra Kishës së Romës. Po kështu edhe Dhespoti i Serbisë, sadoqë kryetar i nji populli trim e luftar, – deri sa gjaku Shqiptar shkonte rrëkajë per liri dhe pamvarsi t’ Atdheut, ai niste krushqi me turq, tue ia dhanë të bijen per grue Sulltanit dhe, pështetë mandej në këte fakt, serbi pengoi bashkimin e ushtrive të Skënderbegut me ato të Huniadit, e per rrjedhojë, u thye ushtria e krishtenë në Varna, tue marrë në qafë ma se gjysen e Europës. E tash, shi këta grekë e këta serbë, janë ata që ma fort se askush tjeter shpifin kundra Shqiptarve, tue thanë se nuk kanë ba kurrgja per liri e pamvarsi të kombit vet! Por unë shpnesoj, se Zotnija e juej, që e di mirë se në ç’ hall ka vojtë Europa mbas kater vjet lufte, ka me e çmue si duhet e sa duhet ndergjegjën kombtare të Shqiptarvet, që për njëzet vjet rresht e mbajtën luften në kambë, veç për mos me bjerrë lirinë e pamvarsinë e vet.

E mos kujtoni, Zotnij, se me dekë të fatosit të lumnueshëm Gjergj Skënderbeut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e Shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha, të cilat, gjatë rrjedhjes së katër kavaljeteve, kombi Shqiptar i bani qeverisë otomane a për me pshtue prej zgjedhës së sajë, a për me e ngushtue që mos t’i bante n’ asgja të drejtat e tija. Edhe pamvarsia e Greqisë asht nji lule e rimun me gjak Shqiptar. Zhavellët dhe Boçarët kanë kenë Shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo, po, Greqinë e kanë lirue shqiptarët e jo grekët, e ma pak e kanë lirue do Pushtete të mëdha, të cilat aso kohe bajshin spekulime mbi Greqi, ashtu si, do Zoti, po bajnë sot mbi Shqipninë. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ua vertetue edhe Venizelosi vetë; por, në mos dashtë me ua thanë ai, ja u kallzon Lamartini, i cili, tue folë mbi pamvarsi të Greqisë, thotë se kjo nuk kje tjetër, veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.

Edhe konstitucioni i Turkisë kje nji veper e shpirtit të lirë e të pamvarun Shqiptar.

Shqiptarët, po kjenë ata që ngushtuen Sulltanin me e dhanë e me e shtij në punë konstitucionin në vjetin 1908. E kur Turqit e Rij nisën ta perdhosin dhe ta çorodisin vetë konstitucionin, tue u mundue me e sjellë ate krejt në dobi të veta të veçanta e jo per të mirë e dobi të mbretnisë, Shqiptarët u ngritën e me armë në dorë dhe lypen prej Sulltanit decentralizacionin dhe autonominë e krahinave të mbretnisë. Edhe Sulltani kje gati me ua çue në vend dishiren e tyne. Kur qe, shtetet e vegjel të Ballkanit, – që Shqipninë e kanë pasë mbajtë si nji “trashigimi” të tyne, – tue pa se nëper autonomi Shqipnia po u delte doret njiherë e pergjithmonë, çohen e i qesin luftë Turkisë! Asht e vertetë se nji pjesë e shtypit europjan e pershndeti këte luftë si nji luftë kryqtare per lirimin e popullit kristjan prej zgjedhës otomane; por ajo, në vetvedi, nuk kje tjeter veçse nji luftë rrenimi, çue peshë prej kristjanve të Ballkanit, per me e rrenue Shqipninë dhe me e humbë të mjerin Kombin Shqiptar!

Arsyeja pra, pse kombi Shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vedi, nuk kje puna se atij i mungonte ndërgjegjja kombtare ose ndjesia për liri e pamvarsi, por kje fakti se, shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë, jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështu që, prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se Shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte kenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.

Po e shof, Zotnij, se kjo fjalë në gojën teme disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvedi! Por shka ti bajmë punës, janë faktet që më japin arsye! Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithkëtë, turku ia njofti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qinda mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë kombi hoqi zi e si asht ma zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë: Në vjetin 1912 kërset lufta Turko-Ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. E mirë. Po shka bajnë këta? Njiherë mbysin, pak me thanë, dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue Fenë. grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qinda e qinda katunde, veçse si e si me e farue Kombin Shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombtare, mbas sa intrigash të poshtme, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri, Kombi Shqiptar ka pasë mështetë gjithë shpnesën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë, ata nuk sollën kurrnjisend përsëmari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhjetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të kombit Shqiptar. Gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar, t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çfutnit, nji tagri me shqiptarët, sadoqi, aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta. Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë Jugore. Por shka se, në vend të smutoreve, ngrejnë kala; në vend të barnatoreve, ngulin topa e gopedra, në vend të hapave dhe barnave, mjellin mina në det, a thue se dy vjet ma parë, Qeveria Shqiptare nuk e kishte dorzanu integritetin dhe neutralitetin e Shtetit Shqiptar! Në vjetin mbas, 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë, e mbas pak kohet, shi ata që kishin ba gjithë ate zhurmë e poterë per me mkambë Shqipninë shtet në vedi, i proklamojnë popullit Shqiptar se ky do ta kishte autonominë e vet, atbotë kur ky t’ ishte i zoti: si me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë Jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin Shqiptarë. Sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër këto vise, të bahet plebishiti për me caktue kufijt e Shqipnisë. Ironi e helmueme! Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjanët, se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohë Shqipnisë njifarë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.

Kombi Shqiptar ka tager me kenë njoftë shtet i pamvarshem e sovran, pse asht Komb autokton i viseve ku sot me sot banon, e pse e ka të shquet ndergjegjen lirie e pamvarsie: Si me thanë, se ka në vetvete të gjitha mëndorjet e lypuna që me u njoftë një Komb Shtet më vedi e i pamvarshem. Prandej Konferenca e Paqës asht e detyrueshme para historisë e njerzimit mbarë – per në mos dashtë me u ra mohi parimeve të veta – me na i njoftë këto të drejta tona. 

II 

Deri këtu kumbona jonë. Tash lypet, që të ndieni edhe atë të anmiqve tanë; pse dishroj që të thelloni me mend sa ma mirë këte çeshtje, për me mujtë masandej me dhanë një gjyq të kthjelltë e të paanshem mbi Shqiptarët e mbi të drejtat e tyne. Duhet dijtë, që as anmiqtë tanë nuk e mohojnë vjetersinë e dashuninë e Kombit Shqiptar për liri e pamvarsi; veçse ata mundohen me i kamuflue pretenzionet e veta mbi Shqipninë nën maskë të do shkaqeve të hijshme. Edhe diplomacia e anmiqve tanë thëmelohet , si ajo e botës tjetër, mbi egoizëm e mbi hipokrizi.

Thonë, pra, anmiqtë tonë e do mbrojtësa të tyne, se e vërtetë që Kombi Shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit e se ka nji dashni të gjallë për liri dhe pamvarsi të vet; veçse çka, se megjithkëte, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vedi se Shqiptarët janë: 

a) barbarë, 
b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se,
c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vedi dhe krejt i pamvarun.

 E dij, se unë jam tue vue tepër në provë durimin tuej; por mue më duhet domosdo me i qitë poshtë me arsye këto shkaqe, ose ma mirê me thanë, këto të shpifuna tê tyne kunder Kombit Shqiptar, tue kenë se unë i jap një randësi të madhe fort gjyqit që Zotnija e juej mundet me përba me mend mbi të drejtat e Shqiptarëve.

Pra, simbas mendimit të anmiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyne, lypet që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë, për me e sundue dhe për me vu rregull, – meqë shqiptarët janë barbarë e të egjër e nuk janë popull që di me u qitë shtet më vedi, pra me qeverisë.

Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën, me të cilat ka nisë e vijue Lufta e madhe europiane, kishe me thanë se barbaria dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dishirën për liri e pamvarsi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun; që kanë ba me dekë prej ujet e gazepit me mija njerëz të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombtare e njerzore dhe kanë pre në besë me qinda mija rob të ramë në dorë, – e megjithate, sot ata munden me kenë shtete të pamvarun e të lirë; – po atëherë, pse nuk mundet me kenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të dekunit urije, ku ndorja e besa edhe ndaj anmikut janë të pathyeshme?!

Kongresi i Versajës me 1919

Serbët, në kohën e Luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çilë nanave Shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden Shqiptare shi në të XX qindvjetë, ndersa sot, Konferenca e ka menden me ua dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera (kupto: Shqipninë). Pse tash, Shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në vedin e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vedi, i lirë e i pamvarshem?

Por, edhe me pasë për ta marrë barbarinë si gjendje petkore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se Kombi Shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë kenë po me ato mndorje që ka pasë Kombi Shqiptar. E per mos me shkue teper gjatë këtu nuk po ju permend sesi spanjolët kanë mbytë ma se 15 miljon hindjan t’ Amerikës, si e kallxon Imzot De La Casa, në nji relacion që i bani Mbretit të Spanjës; dhe as po e zgjas sesi Arigat e Elizabetët e Anglisë i kanë vue reformat besimtare në mbretni të vet; vetem po due me ju qitë nder mend, kobin e hallin e zi që e mbuloi këte të bukurin vendin tuej, – i cili kje gjithmonë shkolla e lirisë dhe e qytetnisë. – Atëherë kur populli francez, në kryengritjen e vjetit 1789, mërrijti me marrë armët në dorë e me i rrëzue autoritetet e nderueme, Ju Zotnij, e dini fort mirë sesi ky popull francez, që edhe atëherë ishte pasqyra e modeli i elegancës dhe politesës, jo vetem që e lau tanë Francën me gjakun e vllazenve të vet, por nuk i fali as rreshtat e atyne fatosave, të cilët, aq lumni e nderë i kishin sjellë “a la grande nation”; por due me thanë, se i kanë dhunue deri kockat në vorr Martirve të vet. Me këte rast, po due t’ ju qes nder mend sa gjaqe e sa dhuni bahen, shi nder këto kohët tona, n’ atë lulishten e Europës që asht Italia. Shumë e njoftuna, e perkohshmja e Romës “La Civiltá Cattolica”, në numrin e vet të Dhetorit të 1914, botonte nji artikull interesant, të quejtun “Il pericolo interno” ku, me statistika në dorë, thotë se në Itali per njizet vjet rresht, prej vjetit 1894 e deri në 1914, kanë ndodhë nga njiqindmijë vrasje në vjet, pra tre perqind e popullsisë. Kur, pra, në mjedis nji mbretnije të qytetnueme si Italia, që asht vendi i bukurisë e i fisnikisë, e ku ka polici e xhaindarmeri e ushtri e flotë detare, mund të ndodhin kaq gjaqe e vrasje, atëherë, pse Shqipnisë nuk mund t’ ju njifka e drejta e lirisë dhe e pamvarsisë ku, megjithse nuk ka as polici, xhandarmeri, as ushtri kombtare, as gjykatore, as shkolla e institucione tjera kulturore, numri i të vramve, – si dihet prej statistikave, – mezi’ mërrinë në nji perqind në vjet? Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vedi e të pamvarun dhe kjo, jo sepse Shqiptarët na kenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot, nji ushtri e nji flotë të veten, me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose me thanë ma kjartë, u vehet kamba Shqiptarve, vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht, e jo, sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

Por këtu tash, vjen edhe puna e gjakmarrjes, – la vendetta, – prej të cilit fakt, anmiqtë tonë, si edhe kumbarët… e tyne, duen me e prue si argument per barbarinë e egersinë e Kombit shqiptar. Kurrkush ma fort se unë, – si nji Prelat kishtar, – nuk mund ta dënojnë punen e gjakmarrjes në vetvedi e ta marrin si nji fakt të zhdeshun prej mndorjeve, ndermjet të cilave kjo ndodh. Veç shka se, per me e caktue gjendjen shpirtnore, asht apo nuk asht barbare në nji njeri ose në nji Komb, nuk duhet të merret aq në kujdes fakti, sa shkaku psikik që e shtyn njeriun ose nji Komb, me veprue kështu. Bjen fjala: kanibali mbyt nji njeri, por edhe gjykatsi europjan e mbyt nji njeri. Tash, a mund të thomi se të dy janë njisoj barbarë? Jo; pse kanibali e mbyt njeriun per me i hanger mishin dhe prandej, si rrjedhojë asht barbar. Ndersa gjykatsi europjan e mbyt njeriun, jo me i hanger mishin e as per me e shfrye mëninë e vet mbi te, por per me pshtue shoqninë prej nji elementi të rrezikshëm e, bash per këte, nuk asht barbar. Në se e marrim punen pra, nga ana psikologjike, unë tham se çeshtja e gjakmarrjes në Shqipni, nuk asht nji argument i cili sherben per me percaktue barbarinë e egersinë e Kombit Shqiptar, por ky asht si rezultat i disa mndorjeve, të cilat nuk mvaren prej Shpirtit të këtij Kombi.

Mbas Kanunit, i cili asht të shprehunit e Shpirtit të Kombit Shqiptar, çdo vrasje asht e ndeshkueme me dekë. Dihet se, simbas Kanunit, po t’i kishte ra në dorë gjaksi autoritetit ekzekutiv të Kanunit, ky do ta kishte mbytë ate në vend, pa kurrfarë ngurrimit.

Po gjaksi shpesh ikë, lëshon vendin e struket larg, si mik, në mbrojtje të nji Bajraku tjeter, tue i pshtue kështu gjyqit të Bajrakut të vet. Duhet dijtë se në Shqipni, miku asht i patrazueshëm e nuk mund të preket prej kurrkujt. Sepse, po ndodhi që ndokush ia ngau mikun kujt, kjo “dhunë e bame ndaj mikut”, s’ mund të lahet ndryshe, veçse me gjak prej anës së mbrojtësit të tij që e ka marrë ndore. Kështu ndodhi që autoritetet e Bajrakut të gjaksit nuk kanë muejtë me i dhanë ndeshkimin e dekës, tue kenë se po ta kishin vra në ndoren e nji Bajraku tjeter, do të ishte ngrehë luftë ndërmjet këtyne dy Bajraqeve. Per mos me i dhanë shkas pra, nji luftet civile, autoritetet e Bajrakut të gjaksit, ia djegin shtëpinë gjaksit, – i vetmi ndeshkim që, si mbas mndoreve të vendit, mund t’i bahej atij, – e persa i përket ndeshkimit të vdekjes, ua len këte përlim shtëpisë së të vramit, që ta kerkonte e ta vrante gjaksin, por jo si nji Bajrak me tjetrin. Këte punë kanë mërrijtë me e ba autoritetet e Bajrakut, tue kenë se, në sy të tyne, çdo njeri që asht i zoti i armëve, thirret edhe si ushtar i Bajrakut. Per ma teper, duhet dijtë edhe se këto vendime të Kanunit kanë kenë njoftë edhe zyrtarisht prej Sovranit të vendit që ishte, në këte rasë, Sulltani i Stambollit.

Shqiptari pra, tue vra gjaksin e vet, nuk ban gja tjeter, veçse çon në vend nji ligj të cilin ai e mban si të drejtë. Nëse duem të flasim në pikpamje psikologjike, veprimi i atij që merr gjak asht nji veprim i ligjshëm e nuk mund të thirret kurr uhamarrje, vendetta. As xhelati i Luigjit XVI, i cili ia preu kryet Mbretit, nuk pyeti, a ishte e drejtë apo jo me ja pre kryet këtij, por e mbyti se ishte i bindun se ligji ishte i mirë e i bazuem n’ arsye. Qe pse atij nuk iu desht t’i pergjegjej askujt per premjen e kokës së Krajlit Francës dhe, as sot e kësaj ditë, kurrkush nuk thotë se ai kje nji njeri barbar. E se vrasja e gjaksit, nga pikpamja psikologjike nuk asht nji vendetta, danë edhe per faktin se vrasja ndermjet dy familjeve hasme, nuk shtyhet në nji numer të percaktuem, por, nji të vramë gjaksit, dy familjet marrin e japin njena me tjetren, si me të gjitha familjet tjera të Bajrakut, – pak a shumë, aq sa marrin e japin ndermjet tyne, shtetet e mëdha të Europës së qytetnueme, mbas nji Lufte Botnore. 

Marre nga Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 (I)

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nga kulti i individit te kultura demokratike

1

Nga Isuf Bajraktari

  • Historia, mitet dhe sfida e vetëdijes kombëtare                                                                                                      Në historinë moderne të kombeve që kanë kaluar përmes sistemeve autoritare, një nga pasojat më të rënda ka qenë krijimi i asaj që njihet si kulti i individit – një formë adhurimi politik që tejkalon arsyen dhe funksionon mbi frikën, propagandën dhe besnikërinë e verbër. Ky fenomen nuk është vetëm çështje e së kaluarës, por një realitet që ende gjallëron në shoqëritë që përpiqen të ndërtojnë demokracinë.Edhe në hapësirën shqiptare, kjo dukuri ka lënë gjurmë të thella. Figura politike janë ngritur mbi ligjin dhe mbi qytetarin, ndërsa institucionet kanë mbetur të dobëta, shpesh të varura nga vullneti i një njeriu të vetëm. Në vend të një demokracie funksionale, kemi pasur modele ku partia identifikohet me liderin, e kritika me armiqësi.Ky mentalitet autoritar nuk është vetëm një problem politik. Ai është një fenomen kulturor dhe edukativ, i trashëguar në strukturën e mendësisë kolektive. Ai ndikon në mënyrën se si mësojmë, si ndajmë përgjegjësinë dhe si e kuptojmë lirinë. Në këtë kontekst, edukimi demokratik mbetet ende një proces i papërfunduar.Kjo mendësi përhapet edhe në mënyrën si trajtohet historia kombëtare. Në mungesë të një qasjeje shkencore e profesionale, historia shpesh bëhet mit. Narracionet krijohen mbi dëshira e emocione, jo mbi burime e fakte. Historianët e mirëfilltë shpesh heshtin, ndërsa para-historianët ndërtojnë rrëfime që ushqejnë ose një nacionalizëm folklorik, ose një vetëpërbuzje të rrezikshme.E gjithë kjo çon drejt një shqiptarizimi emocional, ku identiteti ndërtohet mbi legjenda, e jo mbi vetëdije të qëndrueshme historike. Ndërkohë, historiografitë e huaja – në veçanti ajo serbe – kanë punuar sistematikisht në përvetësimin e trashëgimisë sonë kulturore dhe religjioze, duke falsifikuar dokumente, mitizuar figura dhe përvetësuar objekte të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare.Përballë kësaj sfide, heshtja institucionale është shqetësuese. Rikthimi i kishave mesjetare katolike shqiptare në administrimin e duhur fetar dhe kulturor është vetëm një ndër shumë shembuj që kërkojnë angazhim serioz dhe të koordinuar ndërmjet Ipeshkvisë së Kosovës, institucioneve shtetërore dhe komunitetit shkencor.Sot më shumë se kurrë, na duhet një politikë kulturore dhe arsimore që nxit mendimin kritik, që edukon qytetarin për të dalluar midis mitit dhe realitetit, midis glorifikimit dhe analizës. Po aq, duhet të shkëputemi nga nënshtrimi politik ndaj liderëve, dhe të ndërtojmë një kulturë politike të përgjegjësisë, ku udhëheqësit janë të votuar, jo të adhuruar.Kombi nuk ndërtohet mbi iluzione, por mbi njohje të së vërtetës, respekt për historinë, dhe pjesëmarrje të ndërgjegjshme në jetën politike dhe kulturore. Të kalojmë nga nostalgjia për liderët e paprekshëm, te ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme. Të kalojmë nga mitologjia, te shkenca. Nga kultet, te kultura demokratike.

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

1

Florim Zeqa

Nderi dhe dinjiteti, besa dhe bujaria, fjala e dhënë dhe besnikëria, humanizmi dhe solidariteti, ndershmëria dhe mirësjellja njerëzore, dashuria vëllazërore dhe fqinjësia e mirë, vyrtyte këto të trashëguara brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate janë tretur në errësirën e lirisë së fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta. 

Tretja e vlerave njerëzore 

Të gjitha këto vyrtyte të mira të shqiptarëve janë zavendësuar me egon për pushtet dhe përfitime personale, me urrejtje dhe xhelozi ndaj vëllaut dhe fqinjit të parë, me sadizëm dhe skizofreni ndaj atij që është më i ditur dhe më i ngritur sesa të tjerët.

Dëshira për të përfituar nga meritat dhe vlerat e tjetrit, i kanë kthyer njerëzit në grabitës të çdo gjëjë me vlerë në këtë vend!

Askush nuk e ka pritur se liria do t’na sjellë kaq shumë zhgënjime dhe dëshprime, kaq shumë hidhërime dhe vuajtje shpirtërore prej njëri-tjterit!

Urrejtja, kërcënimet dhe shantazhet janë kthyer në standard të jetës në Kosovë.

Në mungesë të dijes dhe vlerave, shqiptarët i tregojnë “muskujt” njëri-tjetrit duke i treguar lidhjet që kanë me të fortët e politikës, si paralajmërim, se nëse nuk bën si të themë unë, do të pësosh dhe nuk do të shpëtosh nga më e keqja!

Kjo është gjuha që shqiptarët e përdorin me njëri-tjetrin dhe kundër atyre që janë më të ditur dhe më të ngritur sesa ta! 

Humbja e besimit në Zot dhe në shtet 

Humbja e besimit në Zot dhe tretja e besimit në shtet, i ka kthyer njerëzit në egërsira të shekullit 21, të shekullit të revolucionit teknologjik!

Kur bota e civilizuar dhe demokratike garojnë mes tyre me inovacione dhe zhvillim ekonomik, ne shqiptarët i tregojmë muskujt njëri-tjterit sikur në kohën e mesjetës!

Mbase kjo çasje irracionale dhe denigruese na ka kthyer në popullin më të prapambetur në kontinentin evropian!

Në këtë kohë të ndryshimeve globale gjeopolitike, ne shqiptarët po vazhdojmë të jetojmë me mentalitetin e vjetër patriarkal, të kohës së fiseve dhe bajraqeve, duke harruar se jemi duke jetuar në kohën e globalizimit, kur bota po përballet me ndryshimet klimatike, zhvillimin e hovshëm teknologjik dhe rrezikun e një lufte shkatërrimtare bërthamore, ne shqiptarët kemi mbetur në embrionin e muskujve me një pistolet në bel duke i shitur trimëri njëri-tjetrit, por jo edhe armikut, i cili është duke e pritur momentin për t’na gllabëruar me një “kafshatë mëngjesi”! 

Për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim të popullatës, këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Prof. Mark Krasniqit, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”.

Rifat Blaku – Nga fusha e Llapit në auditorët e Universitetit të Kosovës

2

Klubi Futbollistik “Llapi” i Podujevës është ndër ekipet më të vjetra dhe më me traditë në Kosovë.

Nga: Arif Ejupi

Ky klub gjatë historisë së tij, gati 93 vjeçare ka nxjerrë futbollistë të shumtë të cilët, me përkushtim dhe talent, kanë ngritur emrin e Llapit dhe të Kosovës në piedestal.

Ndër legjendat që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë histori veçohen emrat si : Fadil Vokrri, Esat Mehmeti dhe Shukri Pararada.

Krahas tyre, vlen të përmenden edhe futbollistët: Ejup Bekteshi, Bedri Muçolli, Fazli Llugaliu, Shaban Hajrullahu, Shaban Hajdari, Rifat Raçi, vëllezërit Hashim e Bislim Aliu, Sylejman Mehmeti (portier), Ahmet Haxhiu, Shefqet Osmani (portier), Nezir Halili (minoritar ashkali), Agim Berisha (portier), Selatin Vokrri, Shukri Shabani, Muhamet Vokrri, Idriz Mehmeti, Emin Simnica, Islam Ajeti, Emin Ajvazi, Islam Visoka, Izeir Mustafa, Basri Muçolli, Rifat Hajdari, Luan Salihu, Avni Stublla, Sabri Miftari, Agim Llugaliu, Tafil Ajvazi, Bejtush Bejta, Rrustem dhe Fehmi Podvorica, Rasim Ymeri, Isak Ibrahimi, Bedrudin dhe Xhavit Havolli, Fadil Kodraliu, Fidaim Konushevci (portier), Ragip Stublla, Adil Vokrri, Isa Blakçori, Naser Hyseni, Bekim Mulliçi (portier), si dhe shumë të tjerë që me dinjitet dhe krenari mbrojtën ngjyrat e kësaj skuadre.

Në mesin e këtyre futbollistëve, vend të veçantë në historinë e futbollit llapjan zënë edhe Rifat (Rexhep) Blaku, Abdullah (Rizah) Vokrri dhe Hajrush (Rrahim) Rama.
Të tre ishin jo vetëm futbollistë dhe gjyqtarë të dalluar, por edhe shembuj të shkëlqyer të përkushtimit ndaj dijes.

Ata arritën titujt më të lartë akademikë në fushat e tyre përkatëse, duke mbetur të lidhur ngushtë me sportin deri në fund të jetës.
Përmes jetës dhe veprës së tyre u dëshmua se Llapi nuk nxori vetëm sportistë, por edhe intelektualë të klasit të parë, që frymëzuan breza të tërë me shembullin e jetës së balancuar mes sportit dhe dijes.

Kësaj radhe, ky artikull synon të risjellë në kujtesë jetën dhe veprën e prof. dr. Rifat Rexhep Blaku, një prej figurave më emblematike të skuadrës së Llapit dhe të arsimit universitar në Kosovë.

Rifati lindi më 28 janar të vitit 1944 në Podujevë. Ai vinte nga një familje që për kohën shquhej për mikpritje, traditë dhe bujari në Llap e më gjerë.

Sherifi, gjyshi i Rifatit, gëzonte reputacion jo vetëm te të moshuarit, por edhe te rinia, sepse ishte nga të paktët që i kuptonte hallet dhe dëshirat e saj.

Meqë, shtëpia e Rifatit ishte afër stadiumit të Llapit, që në kohën kur ishte nxënës i shkollës fillore “Gjuro Gjakoviq” të Podujevës, ai ishte shikues i rregullt i kësaj skuadre.

Rifati një ditë, mes shpresës dhe frikës se do t’i refuzohej kërkesa nga gjyshi Sherifi dhe babai Rexhepi, kërkoi leje për t’u regjistruar në ekipin e Llapit.

Paraprakisht, rreth kësaj çështje kishte biseduar me axhën e tij, Ymerin, të cilin e llogariste mbështetës të sigurt.

Jahja Sahit Fusha, Bajram Jetullah Haxhiu dhe Ymer Sherif Blaku, njihen si lojtarët e parë shqiptarë të Klubit Futbollistik “Llapi” të Podujevës.

Edhe pse deri vonë kishte paragjykime dhe mendohej se vetëm “djemtë e prapët” luanin futboll, Rifati nuk u pengua nga familja.

Mirëpo, ai besimin e dhënë nuk e tradhtoi. Krahas shkëlqimit në fushë, shënonte rezultate edhe në mësime. Në Klubin e Llapit luajti në të gjitha pozitat, por mesfushën e kishte më për zemër.

Gazeta “Rilindja” në numrin e saj të datës 6 tetor 1963, ka paraqitur përbërjen e plotë të KF “Llapi” të Podujevës, në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë kundër KF “Vëllaznimi”.

Ajo që e bën këtë burim të veçantë është fakti se në skuadrën e Llapit, kanë luajtur vetëm katër shqiptarë: Ejup Bekteshi, Abdullah Vokrri, Shaban Hajrullahu dhe Rifat Blaku.

Në këtë Ligë të ashpër, të dominuar prej serbëve dhe malazezëve, emërtimet e klubeve si: Borci, Slloga, Buduqnosti, Remonti, Grafiçari, Metohija, Gragjevinari, Odbrana, Cërvena Zvezda, Rudniku, Rudari, Prizrenka, Radniçki e të tjerë, dëshmonin qartë ndikimin ideologjik dhe përpjekjet për të imponuar terminologjinë sllave edhe në sport.

Kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e një politike të gjerë të asimilimit dhe margjinalizimit të shqiptarëve edhe përmes sportit.

Edhe emri i KF Llapi të Podujevës ishte deformuar në KF Llab. Në gazetën “Rilindja”, e vetmja gazetë në gjuhën shqipe e lejuar në Kosovë gjatë regjimit jugosllav – KF “Llapi” i Podujevës, paraqitet në mënyrë sistematike me emrin e sllavizuar “KF Llab” deri në vitin 1974.

Ky emërtim figuron në të gjitha raportet sportive, formacionet, rezultatet dhe analizat e ndeshjeve. Jo një herë, jo rastësisht, por çdo herë dhe qëllimisht.

Ky fakt konfirmon se sllavizimi i emrit nuk ishte një devijim teknik apo përkthim fonetik, por një politikë e qëllimshme redaksionale e diktuar nga regjimi, për të kontrolluar dhe zhveshur nga identiteti çdo institucion shqiptar, përfshirë edhe klubet e futbollit.

Vetëm pas demonstratave të ‘68-ës, dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974, që lejuan më shumë autonomi për Kosovën dhe përdorimin e emrave autoktonë shqiptarë në institucione, KF “Llapi” rifitoi emrin e tij të vërtetë në shtypin e kohës dhe dokumentet zyrtare.

Ky është një argumentet i rëndësishëm pse Rifat Blaku dhe bashkëlojtarët e tij të asaj kohe duhet të konsiderohen figura qendrore në historinë e KF “Llapi” të Podujevës.

Me gjithë gjendjen tepër të tensionuar dhe presionet e çdoditshme, Rifati me brezin e tij ia zbardhi fytyrën skuadrës së Llapit.

Ai, me lojën e tij të bukur, sidomos goditjet me kokë dhe shkëputjet në ajër, kënaqte shikuesit llapjanë.

Rifati, teknik dhe driblues i shkëlqyeshëm, herë-herë luante edhe si sulmues i majtë. Ai fanellën e Llapit e barti me dashuri e dinjitet deri në fund të viteve ’60, duke u përballur me padrejtësi të shumta nga regjimi.

Ish-nxënës të tij në shkollën tetëvjeçare dhe në gjimnaz, si prof. dr. Fatmir Sejdiu (President i Kosovës) dhe Zejnullah Zejnullahu (sekretar shumëvjeçar në shkollën “Ali Ajeti” të Sveçlës), edhe pse në moshë, e kujtojnë ende lojën e tij atraktive dhe gjuajtjet si prej katapulte me kokë.

Me lojën e tij vetëmohuese dhe cilësore, Rifati u bë motivim për shumë të rinj llapjanë.

Kudo dëgjoheshin fjalët: “Derisa mixha Sherë, burrë me zë, ka lejuar nipin e tij të luajë futboll, duhet lejuar edhe ne djemtë tanë.”

Rifati simbolizonte të riun llapjan, sportist dhe shkollar. Përveçse në Llap, ai luajti edhe në skuadrën e të rinjve të Krahinës së Kosovës, së bashku me legjendën Luan Prekazi.

Të gjithë habiteshin se si gjente kohë për futboll dhe studime. Rifati ishte sportdashës i madh.

Përveç futbollit, adhuronte atletikën, hendbollin, basketbollin, notin, mundjen, etj.

Madje, gjatë viteve 1975–1978 ishte drejtor i Klubit Basketbollistik “Elektricisti” të Prishtinës, me trajner Bardhyl Nushi.

Rifati dinte të programonte kohën. Ishte i lidhur si “mishi me thoin” me të vëllain, Muratin, dy vjet më të madh. Të dy punonin me vullnet natë e ditë për të arritur suksesin e dëshiruar edhe në shkencë.

Murati u bë profesor i Leksikologjisë në Fakultetin Filologjik, ndërsa Rifati i Gjeografisë ekonomike në Fakultetin Ekonomik. Të dy këto fakultete vepronin në kuadër të Universitetit të Kosovës.

Vëllezërit Blaku, gjatë punës së tyre si mësimdhënës universitarë, u përballën me sfida të shumta.

Në prill të vitit 1981, prof. dr. Murat Blaku, akademikët Ali Hadri e Rexhep Ismajli, prof. dr. Fehmi Agani, prof. dr. Ymer Jaka etj, u goditën nga i ashtuquajturi “diferencim ideo-politik”.

Ndërsa, Mr. Sc. Ukshin Hoti,(fati i të cilit edhe sot është i paqartë ) prof. dr. Muhamet Tërnava, Halil Alidema, Shemsi Reçica etj, u dënuan me burgim të rëndë vetëm pse ishin solidarizuar me studentët e Universitetit të Kosovës.

Prof. dr. Rifat Blaku, edhe pse mbretëronte gjendje e rëndë dhe ambient represiv, iu përkushtua thellësisht hulumtimit shkencor, duke botuar dhjetëra punime mbi demografinë, migracionin dhe riatdhesimin.

Ai do të kujtohet përjetësisht si njeri i fushës së gjelbër, si shkencëtar me vizion dhe politikolog i dalluar.

Gjenevë, 26 qershor 2025

Kishat katolike në fshatin Sellcë të Tetovës të cilat nuk ekzistojnë më…!

0
Kishat katolike në fshatin Sellcë të Tetovës (të cilat nuk ekzistojnë më).
Si në fshatrat tjerë të rrethit të Tetovës ashtu dhe në fshatin Sellcë ekzistojnë lokalitete qe
popullata vendëse i njeh me emrin – kisha. Në Sellcë ekzistojnë tre lokalitete të cilat popullata e Sellcës i njeh me enmrin kisha, si dhe tre lokalitete tjera ku janë gjetur varreza të krishterësh.
Në lindje të Sellcës janë dy lokalitete të cilët njihen si: Kisha e Eperme dhe Kisha e Poshtme. Këto lokalitete në të kaluarën ishin mera’ të fshatit.
Kisha e Poshtme është një lokalitet me një sipërfaqe prej 2.149 m2. Rreth vitit 1958 në lokalitein e Kishës së Poshtme, ndërtohet objekti i trafostacionit të fshatit. Më 1975 këtu ndërtohet dhe ambulanca e fshatit. Gjatë hapjes së themeleve të këtyre dy objckteve si dhe shtëpive tjera përreth, që kapin një sipërfaqe prej rreth 3.000 m2, janë gjetur varreza të krishtera, d.m.th.: emri Kisha e Poshtme përputhet plotësisht me traditën e krishterë të bashkëngritjes së varrezave dhe kishës në të ngjejtin lokalitet.
Lokaliteti i quajtur Kisha e Epëme është ngjitur me lokalitetine Kishës së Poshtme, nga ana jugore e tij dhe është me një sipërfaqe prej 1.500 m2. Këtu, në vitin 1978, u ndërtua fusha e sportitpastaj ka vazhduar shtrirja e fshatit që ka arritur deri në Kluzë dhe Bregunë.
Kisha e Mishivecit ndodhet në perëndim të Sellcës, në vendin e quajtur Mishivec. Ky lokalitet ka nje sipërfaqe prej 11.627 m2. Ky lokalitet, në regjistrat kadastralë ka statusin e pronës sepërgjithshme, me nr. kad. 1588, Lartësia mbidetare e këtij lokaliteti, i cili gjithashtu ngrihet si tumbë, ështe 830m.
Varrezat e Kishës së Mishivecit deri vonë ishin të paprekura dhe dalloheshin qartë guret e varreve, por kohëve të fundit këtu janë hedhur mbeturina, andaj sot nuk duket gjë mbi sipërfaqe të tokes.
Mund të jetë një ilustrim i ‎plan, harta dhe ‎teksti që thotë "‎사33 neлeлaKa 256 ሶስ はょ 100 ब សការិ 하과 ויעי M1 5ู43 04 Pa3HиwTe L 一ボちゃん 전분 weBeu‎"‎‎