Kreu Blog Faqe 599

Me mbrojtjen e varrezave hebraike të Prishtinës kujtojmë të kaluarën e lavdishme të kombit tonë

0

Nga: Arif Ejupi 

Lufta e Dytë Botërore (1 shtator 1939 – 2 shtator 1945) ishte njëra nga luftërat më të tmerrshme në historinë e njerëzimit. Vetëm në Evropë humbën jetën mbi 24 milionë njerëz.

Nga kjo luftë tragjike më së shumti pësoi populli hebre. Ndaj tyre, udhëheqësi nazist Adolf Hitler kreu gjenocid të tmerrshëm, pa kursyer burra, gra dhe fëmijë.

Në kampet famëkeqe të Auschwitz-Birkenau, Treblinka, Belzec, Sobibor, Majdanek dhe Chełmno në Poloni, hebrenjtë u dogjën në furra industriale që dikur ishin përdorur për përpunimin e metaleve.

Kjo periudhë e errët në historinë e njerëzimit njihet si Holokausti, plagë që ende trondit ndërgjegjen botërore.

Sipas statistikave të Muzeut “Yad Vashem”, gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi 6 milionë hebrenj, fëmije, gra dhe burra.

Edhe pse vetë të mbërthyer nga pasojat e luftës dhe pushtimit, shqiptarët u bënë shpresë për hebrenjtë. Të udhëhequr nga Kodi i Nderit dhe tradita e Besës, ata i strehuan, i mbrojtën dhe i trajtuan si pjesëtarë të familjeve të tyre.

Sipas të dhënave nga Muzeu “Yad Vashem” në Izrael, qindra familje shqiptare rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë nga ndjekjet naziste. Ata nuk bënë dallime fetare apo etnike, për ta, solidarizimi me të përndjekurit ishte detyrë morale dhe njerëzore.

Ky akt fisnik nuk ishte vetëm i popullit, por edhe i shtetit shqiptar të asaj kohe. Mbreti Ahmet Zogu kishte urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat shqiptare në Evropë që t’i pajisin hebrenjtë me dokumente shqiptare, për t’i shpëtuar nga shfarosja.

Falë këtij vendimi të guximshëm dhe njerëzor, shumë hebrenj gjetën strehim në Shqipëri e Kosovë. Asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve, ndonëse Shqipëria dhe Kosova ndodheshin nën kontrollin nazist të Hitlerit dhe Musolinit.

Ndryshe nga kjo sjellje fisnike e shqiptarëve, në disa vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë dhe Greqinë, autoritetet bashkëpunuan haptas me nazistët për identifikimin dhe dorëzimin e hebrenjve drejt kampeve të vdekjes. Kjo është e dokumentuar në arkivat ndërkombëtare dhe institucionet përkujtimore të Holokaustit.

Shqiptarët mbeten ndër të paktët në Evropë që dolën me fytyrë të pastër nga kjo periudhë e errët, duke u treguar njerëz të besës, nderit dhe humanizmit.

Në Shqipëri dhe Kosovë deri vonë jetuan mbi 300 familje hebreje, të cilat me përkushtim ruajtën traditat dhe kulturën e tyre.

Në Prishtinë ekzistojnë varrezat hebraike, që nuk janë vetëm vendpushimi i fundit i një komuniteti të vogël, por simbol i një bashkëjetese të vjetër dhe të ndritur mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Ato përfaqësojnë një dëshmi të gjallë të pranisë historike të hebrenjve në Prishtinë dhe të tolerancës që shqiptarët kanë treguar ndaj bashkësive të tjera.

Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj këtyre varrezave nuk është vetëm ruajtje e trashëgimisë kulturore, por edhe një përulje ndaj së kaluarës sonë fisnike.

Në një kohë kur urrejtja, racizmi dhe ekstremizmi po rriten në disa pjesë të botës, kujtesa për aktet humane të shqiptarëve duhet të qëndrojë e gjallë.

Institucionet tona, në bashkëpunim me organizata vendore e ndërkombëtare, duhet të kujdesen me devotshmëri për varrezat hebraike të Prishtinës, njësoj siç duhet të kujdesemi për çdo pjesë të historisë sonë kombëtare.

Sepse rëndësia e këtyre varrezave shkon përtej gurëve të ftohtë në to prehen dëshmitarët e heshtur të një kapitulli të lavdishëm të popullit tonë.

Kujdesi për trashëgiminë hebraike në Kosovë nuk është vetëm çështje kulture, është akt i ndërgjegjes sonë kombëtare. Një dëshmi se shqiptarët nuk u përkulën as atëherë kur bota heshti.

Me këtë akt të dinjitetshëm, kombi ynë shkroi faqe të arta të fisnikërisë dhe humanizmit.

Dhe këto faqe simbolike të solidaritetit e lavdisë duhet të ruhen me krenari brez pas brezi.

Mbrojtja e varrezave hebraike në Prishtinë është ruajtje e nderit tonë historik. Sepse kur kujtojmë me përulësi dhe krenari të kaluarën tonë fisnike, ndërtojmë me ndërgjegje të pastër edhe të ardhmen.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 8 prill 2025

P.S. Autori është njëri nga tre përfaqësuesit e KMDLNJ-së, në Nënkomisionet për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut pranë OKB-së, në Gjenevë, gjatë viteve 1997–1999, së bashku me Prof.dr. Ymer Jaka dhe Prof. dr. Zejnullah Gruda, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike.

  1. Ejupi ka organizuar ekspozita me pamje autentike të masakrave serbe në Zvicër dhe Francë, duke ndikuar në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në Ulqin inagurohet Konsullata e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë

0
Në qytetin e Ulqinit, qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore, është inauguruar sot Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë. Në këtë inagurim morën pjesë ministrat e punbëve të jashtme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Igli Hasani dhe Ervin Ibrahimoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, përfaqësues të qeverive qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve të Ulqinit etj, shkruan Ulqini Online.Konsull i parë i Konsullatës është z. Arben Doçit ha se emërimin e tij në këtë post e cilësoi nder por, dhe obligim për angazhim më të madh në sforcimin e marëdhënijeve të dy vendeve.

Inaugurimi i kësaj konsullate për ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në fjalën përshëndetëse të inaugurimit, ai u shpreh:

“Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura.”

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Ervin Ibrahimoviç tha se lidhjet historike, kulturore, ekonomike dhe familjare mes qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë paraqesin një bazë të fortë për vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Hapja e një tjetër misioni diplomatik të Shqipërisë në Mal të Zi simbolizon angazhimin e ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe përmirësimin e lidhjeve kuptimplote. Fakti që selia e Konsullatës së Përgjithshme është në Ulqin, një qytet që është një nga shembujt e multikulturalizmit dhe bashkëjetesës harmonike, konfirmon më tej lidhjen e fortë mes popujve tanë”, theksoi Ibrahimoviq.

Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu tha se kjo ditë ishtë e veçantë për Ulqinin dhe banorët e tij dhe se Konsullata do ti shërbejë avansimit edhe më të madh të bashkëpunimit në fushën e sportit, kulturës, artit dhe fushave të tjera por do të lidhë edhe më shumë Ulqinin me shtetin amë.

Kosova feston Ditën e Kushtetutës, 17 vjet shtet

Behlul Jashari

PRISHTINË, 9 Prill  2025/ Kosova në  26 vjet Liri e 17 vjet Pavarësi feston sot Ditën e Kushtetutës, 9 Prillin.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës së miratur para 17 viteve, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi në 15 Qershor 2008”.

Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha atëherë Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit, cituar në raportimin që kam bërë për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  – Agjencinë Telegrafike Shqiptare /ATSH/ në 9 Prill 2008.

Raportimi theksonte se kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.

“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, të shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.

Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili ishte ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 Janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 Shkurti – dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.

Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 Shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga Paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Poashtu,  “ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj”.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 17 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Deri në 17 vjetorin e Ditës së Kushtetutës pavarësia e Kosovës është e njohur nga 118 shtete të botës anëtare të OKB-së.

Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova prej vitit 1974  ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova.

Kundërshtimi i fuqishëm rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për pavarësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës, 9 Prillit, hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga atëherë Presidenti Hashim Thaçi.

Shtatëmbëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës do shënohet në kohën kur nëpër qytetet e fshatrat kosovare do festohet 26 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë.

***

Raportim që bëja  për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  para 17 viteve-9 Prill 2008:

PËRMBLEDHJE – KUSHTETUTA FUQIZON SHTETIN E PAVARUR, SOVRAN, DEMOKRATIK, UNIK DHE TË PANDASHËM TË KOSOVËS

PRISHTINË, 9 prill /ATSH-B.Jashari/ – Kuvendi i Kosovës i mbledhur sot në një seancë solemne të jashtëzakonshme, ashtu si kur shpalli pavarësinë para më pak se dy muajsh, miratoi njëzëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që, siç u tha, fuqizon shtetin më të ri në botë si të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.
“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit.
Gjithçka ishte unanime në këtë seancë, që nga fillimi i saj, kur ishin të pranishëm në sallë 103 deputetë, të cilët aprovuan të vetmen pikë të rendit të ditës: Miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku merrnin pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, trupi diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues të arsimit, shkencës, artit e të fesë, hapi punimet pak pas orës 10:00, nën drejtimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hap punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.
“Kushtetuta jonë sanksionon shkallë të lartë të idealizmit të një shoqërie të lirë, të hapur, demokratike dhe sovrane. Ajo promovon dhe u garanton të drejta të standardeve të larta komuniteteve pakicë në Kosovë. Që nga sot, të drejtat e komuniteteve nuk janë më thjesht vetëm vullnet i mirë dhe i deklaruar i shumicës, por kategori e përcaktuar kushtetuese dhe partneritet solemn e publik. Ato janë të mbrojtura dhe të pacenueshme”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Më pas, Kuvendit iu drejtuan presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, e kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, të cilët nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  e vlerësuan një moment tjetër historik pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.
“Në vazhdën e zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare nga një numër i madh vendesh të botës demokratike, dita e sotme po kështu shënon një moment të veçantë në përmbylljen e ciklit të shtetndërtimit të Kosovës”, tha presidenti  Sejdiu.
”Kushtetuta, me peshën e saj të veçantë, sa mund të quhet me të drejtë përmbyllje e procesit shtetndërtues të Kosovës, po kaq, në të njëjtën kohë, në bazament të qëndrueshëm formal dhe juridik dhe esencial e fut Kosovën në rrafsh të ri të zhvillimeve shtetërore, politike dhe juridike”, shtoi ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë hap horizontin dhe mundësinë tonë për përballje me sfidat e shumta që do të kapërcehen duke e dëshmuar fuqishëm qëndrueshmërinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovë, të cilat edhe në rrugën e deritanishme kanë dëshmuar seriozitetin dhe këmbëngulësinë për veprim të sukseshëm në realizimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ”, theksoi presidenti Sejdiu.
Ai u shpreh optimist se mbi bazën e parimeve të Kushtetutës dhe duke pasur parasysh ndërtimin e gjithë strukturës institucionale përgjegjëse për zbatimin e tyre, “Republika e Kosovës do të kapërcejë më shpejt edhe rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
Kryeministri  Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është evoluim i historisë së përbashkët të kosovarëve dhe garanton liriëtë dhe të drejtat e të gjithëve.
“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Vlerat fondamentale dhe liritë e të gjitha kombeve demokratike janë të mbrojtura me anë të kushtetutës. Prandaj, edhe ne sot kemi vendosur që ta ndjekim rrugën e shteteve të lira dhe demokratike”, u shpreh ai.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është vullneti ynë, është legjitimiteti dhe vula e shtetit të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuqi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.
“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.


”Sot, në duart tuaja është drafti i Kushtetutës së Republikës se Kosovës si bazë e ndërtimit te sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në shtetin tonë në të cilën kemi shprehur synimet tona, në emër të popullit të Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë të lirë, demokratik dhe paqedashës si shtet i të barabartëve”, është shprehur Kuqi.
“Sovranitetin e Republikës sonë Kushtetuta e përcakton se buron nga populli dhe i takon atij. Ajo garanton integritetin territorial të Kosovës si të pacenueshëm,të patjetërsueshëm dhe të pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e lejuara”, siguroi ai.
”Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e konceptit të barazisë qytetare dhe e përcaktuar si shoqëri shumetnike, e përbëre nga shqiptarët dhe nga komunitetet e tjera ku qeveriset në mënyre demokratike dhe respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve para tij”, theksoi Kuqi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nënshkruar të hënen pasdite nga Komisioni Kushtetues në një ceremoni zyrtare në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, e ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit e të komunave dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare.


Në dy ditët e para të prillit Komisioni Kushtetues i Kosovës e miratoi me konsenmsus të plotë tekstin final të Projektkushtetuës, ndërsa Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, e certifikoi atë duke vlerësauar se është në përputhje me Paketën Ahtisaari.
Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili është ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 shkurti, dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.


Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi më 15 qershor 2008”./
a.jor.

Koalicioni i ardshshëm LVV – PDK, apo si e mendova atë në maj të vitit 2024

0
* Një analizë e bërë në maj 2024!
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”, kështu ka thënë Presidenti i 32’të i SHBA’ve, Franklin D.Roosvelt (1882-1945)
Në betejat e partive politike për pushtet gjithmonë parimet kanë qenë formale, ndërsa kalkulimet dhe pazaret gjatë rrugës janë bërë krejtësisht normale!
Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, siç është presioni i “miqve” për themelimin e Zajednicës, takimi i Kryeministrit Albin Kurti me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin (më 13 maj 2024), i cili bëri zhbllokimin e votimit të shumë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, të cilat ishin bllokuar prej kohësh, dhe vizitat e politikanëve të PDK-së e VV-së në Hagë (Memli Krasniqi vizitoj Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin më 17 prill 2024, ndërsa Glauk Konjufca më 11 maj 2024 vizitoj Rexhep Selimin), janë shenja se, për zgjedhjet e radhës (për të cilat po flitet shumë), me “vendim” të liderëve që po gjykohen në Hagë, mund të ngjizet një koalicion i ri: LVV – PDK, nëse lidershipi i VV’ës dhe PDK’ës e kultivojnë tash e tutje një gjuhë të afrimit e jo të përjashtimit!
Të gjitha këto veprime politike nuk ndodhin aksidentalisht, siç thotë presidenti amerikan Roosvelt, sepse bëhen në “koordinim” me “miqtë” e politikës për të dalë nga ky ngërç, që lidhet veçanërisht me dialogun e pafund me Serbinë!
Për mendimin tim në zgjedhjet parlamentare, që priten të mbahen në fund të këtij viti ose më së largu në shkurt të vitit 2025, LVV’ja e ka të pamundur t’i fitoj mbi 50 % të votave, (sikur në zgjedhjet e shkurtit 2021), prandaj nëse vazhdon të ruhet gjuha e komunikimit normalë (pa tensione) midis partive, është i mundur një koalicion i ardhshëm: LVV – PDK, si dy parti të mëdhaja shqiptare, plus minoritetet (pa minoritetin serb)!
Rrjedhimisht vetëm një koalicion i shumicës shqiptare mund të përballet me sfidat e ardhshme që e presin Kosovën, veçanërisht pas zgjedhjeve të nëntorit 2024 në SHBA, ku pritet të fitoj Donald Trump, karshi plakut Joe Biden, i cili tashmë e ka humbur edhe ekuilibrin psikofizik!
Që të jetë koalicioni LVV – PDK… i qëndrueshëm, Kryeministër i Qeverisë së re duhet të jetë Bedri Hamza (PDK), ndërsa Albin Kurti (i VV-së) të marrë postin e presidentit, pas përfundimit të mandatit nga Vjosa Osmani, në shkurt – mars të vitit 2026! Ose posti i Kryeministrit të bëhet me rotacion: dy vjet Bedri Hamza, dy vjet Albin Kurti, ndërsa për pozitën e Presidentit, me pajtim të palëve të zgjidhet Murat Jashari!

Telefonat satelitor me të cilët komunokohej gjatë luftës dhe akuzat e Kolonel Dilaver Goxhajt ndaj Perëndimit për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës!

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Kësaj radhe nuk u besova veshëve kur dëgjova Kolonelin Goxhaj duke e akuzuar Perëndimin për agresionin e Rusisë në Ukrainë…
KOLONELI GOXHAJ [më 02.04.2025, nga minuta 27 e intervistës]:
“Unë kam vajt [në luftë] në ditët e para të marsit [1999], para se të hynte NATOua në luftë. Në datën 23, në orën katër e gjysmë në pasdite, na bie telefoni në Shtabin e Përgjithshëm. Neve kishim telefona satelitorë. Na i kishte dhënë ushtria gjermane. Dhe telefonat satelitor neve i kishim në të gjitha brigadat, nga brigadë e lartë, në zonat operative. Të gjithë kishim telefona satelitor që flisnim pa ndërprerje dhe nuk përgjoheshim. Nuk na përgjonte dot Serbia, sepse gjithçka e kishte marrë në dorë Gjermania. Dhe kur mbaroi lufta, vajti personi jonë për ta marrë llogarinë. Ishte rreth katër milionë Marka. Vajti në ministri të mbrojtjes. Aty i thanë ik në shtab të përgjithshëm. Ata i thanë: “ik, se i kishit t’falur” (…)”
IBRAHIM KELMENDI: Më vjen keq që Dilaveri paskësh keqkuptuar informimin tim për telefona satelitorë që i kishte në përdorim UÇK-ja gjatë lufte. Ata nuk na i kishte dhënë ushtria gjermane, por i kishim kontraktuar vet nga Telecom i Gjermanisë. Më konkretisht, LPK-në, Nëndega në Gjermani, e kishim legalizuar si OJQ, me emrin Bashkësia Demokratike e Shqiptarëve në Gjermani (BDSHGJ). Në kuadër të asaj Bashkësie e kishim Fondin “vendlindja thërret”. Na ishte njohur statusi i bamirësisë (ndoshta rast i vetëm në të gjitha shtetet)…
Nga marsi 1998 kemi filluar të marrim me qira telefonat satelitor. Çmimi për minutë na kushtonte 4,5 DM (respektivisht 2,25 Euro). Kur ka shkua Koloneli Goxhaj në Kosovë, më 8 mars 1999, UÇK-ja duhet t’i ketë pas në shërbim rreth 125 telefona satelitorë të Telcom-it gjerman dhe rreth 20 telefona satelitorë të firmës gjermane CPN, meqë pronari i asaj firme na pat vizitua në Zyrë të Fondit në Bonn dhe na ofroi telefona satelitorë më 4 DM minutën.
UÇK kishte edhe pak telefona të tjerë satelitor, të cilët individët privat ua kishin dërguar të njohurve të tyre në radhë të UÇK-së. Këtë e mësuam nga NATO. Bëhej fjalë për 4 telefona satelitorë që ishin marrë me qira në USA, por që ofronin shërbim të satelitëve rus. Na u dhanë numrat e tyre me lutje që të mos përdorën ata telefona në komunikim me NATO.
Fatura mujore vetëm e telefonave të Telcom-it gjerman pat arrit deri në 500 mijë DM në muaj.
Në fund të marsit 1999, rastësisht, më shkrepi mendja: “pse nuk provoi t’ia shkarkoi ushtrisë gjermane pagesën e atyre telefonave?” Telefonova në Ministri të mbrojtjes. Luta të më lidhin me Shtabin që e kishin ngrit enkas për Kosovën. I fola: “komunikimi që po bën NATO me UÇK përmes telefonave satelitorë është në rrezik, sepse nuk kemi më kapacitet financiar për t’i paguar…” Zotëriu që ishte në telefon u mundua të më bind që kisha telefonuar në numër të gabuar. Unë e luta të konsultohet me eprorët e tij në Shtab. Ma mbylli telefonin pa ndonjë marrëveshje. Pas rreth 20 minutave më cingëroi telefoni. U informova se duhej të shkoja të restoranti përball Zyrës së Fondit (në Bonn), sepse atje do të vinin dy veta për t’më takuar. Ata më thanë: “nuk keni nevojë të paguani më telefonat satelitorë që i keni nga Telecom. Do shkoni formalisht në Telecom të ai që përkujdeset për telefonat që i keni kontraktuar. Ai do t’ju informon se më nuk do të paguan DVAD e.V. (siç e kishte akronimin zyrtar, në gjermanisht, Bashkësia jonë).” [perifrazim].
Ashtu ndodhi. Në Telecom na u tha që do na lëshojnë formalisht fatura, por nuk duhet të paguajmë. Bëmë edhe formalitetet që Telecom të mos kishte autorizim për t’i tërheq nga xhirollogaria e DVAD e.V. shumat që na shkaktoheshin nga telefonimet satelitor.
Rreth një muaji pas mbarimit të luftës Telcom kishte dërguar faturë në banesë në Këln, meqë Zyra e Fondit ishte mbyll. Kishte shifrën e borxhit të mbëtur diç mbi 1,4 milonë DM. Bashkëshortja qe shqetësuar shumë. Nuk e sqaroja dot përmes telefonit, meqë isha nën hetime nga BKA [Endti Federativ i Kriminalistikës]. Akuza e tyre: “financim i organizatës terroriste UÇK”. Kjo me qe thënë në telefon në agimin e 15 qershorit 1999, kur BKA ishte duke bërë bastisjen e banesës në Këln…
Ia pata paraqit “ministrit të financave”, Adem Grabocit, kopjen e asaj fature. Ai tashmë e kishte komplotuar Fondin “vendlindja thërret”, me urdhër “qeveritar”, duke e shpall ate “fond i qeverisë së përkohshme”. Kishte emëruar Kushtrim Hadergjonaj shef të atij fondi. Adem Graboci që zgërdhirë: “nuk ia vlen ta paguajmë atë borxh, sepse qenka shkas i mirë për t’na u hek qafe, duke të mbajt në burg gjermanët…”
Kështu ka ndodhur, Miku Dilevar Goxhaj. Mos e glorifiko angazhimin tonë, sepse nëse pitja është ngrënë, ka mbet tepsia, thoshin në anët tona. Që do të thotë, edhe për telefona satelitorë kanë mbet shënime në institucionet e Gjermanisë dhe në NATO. Ata që të dëgjuan, të kanë besuar. Pastaj do të zhgënjehen, kur do të informohen se nuk ishe i saktë. Kështu më ndodhi mua kur të besova se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte formuar më 11 qershor 1999, sepse Ti i kishe besuar mashtrimit të Jakup Krasniqit…
Gjatë procesit gjyqësor në Hagë, kundër Hashim Thaçit & Co, po korrigjohen shumë mashtrime që janë bërë.
Shëndet, mbarësi, respekt!
___

Kryeministri Kurti bëri homazhe në 26-vjetorin e betejës së Koshares

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në 26-vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares.

“Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku”, u shpreh kryeministri pas homazheve.

Ai theksoi se 26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht nga vitit 1918.

“Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia”, deklaroi më tej kryeministri Kurti.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

26 vjet më parë, me betejën e lavdishme të Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, kufirin që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht nga vitit 1918.

Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficerë të ushtrisë agresore e okupatore serbe. Përveç kësaj është e rëndësishme të theksohet që në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia.

Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetës se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku.

Lavdi Agim Ramadanit, Sali Çekajt dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!

“Republika vaginale”, superfuqi nordike me kushtetutë orgazmike!

Punim i artistit Sak Muji (Sylë Mujaj).
Shkruen dhe knon: Lirim Patrioti
Autor: Lirim Gashi, Prizren
__
Norvegjezët, mesa duket, e kanë kthyer vaginën në Zot. Kanë themeluar një sistem vaginal drejtësie, polici dhe prokurori. Hallall ua bëftë Zoti !
Më saktë, në çdo vaginë ndodhet një polic i vogël, një gjykatës dhe një prokuror që ngre aktakuzë, arreston, gjykon, dënon dhe rrah penisin.
Në vitin e famshëm të emancipimit total, Norvegjia – vendi i fjordeve, salmonit dhe karikaturistëve që pijnë kafe me Greta Thunberg – themeloi rendin e ri botëror: Shtetin Vaginal. Po, e lexove drejt – nuk është metaforë, as alegori, as ndonjë reklamë për ndonjë krem hidratues. Është realiteti skandinav!
Në atë shtet të ri, vagina është kthyer në hyjni supreme, ndërsa çdo qytetare në trupin e saj bart trininë e shenjtë të drejtësisë: një gjykatës të vogël, një prokuror militant dhe një polic të veshur si agjent i FBI… i ndjenjave.
Burri, nga ana tjetër, trajtohet si një krijesë penale e dyshimtë – “një penis në përpjekje për të ekzistuar”. Dhe kur guxon të trokasë në derën e ndonjë vagine norvegjeze – pa leje të qartë – aktivizohet menjëherë sistemi: Sirena! Drita blu! Gjyqi urgjent mbahet për 3 sekonda – në dhomën e gjumit.
Aakuza: Tentativë për penetrim pa skanim të kodit QR të pëlqimit.
Dënimi: Biletë njëdrejtimëshe për vetmi të përjetshme dhe abonim falas në “National Geographic: Jeta pa prekje”.
Disa thonë që burrat në Norvegji flenë me avokatin nën jastëk. Të tjerë thjesht janë bërë feministë për t’u integruar në sistem dhe për të marrë vizë për hyrje… në portën e shpëtimit.
Dhe në fund, një paralajmërim serioz në ton komik:
Ruhuni, burra të planetit! Në Norvegji nuk thuhet më “do vish për kafe?”, por “a ke pasaportë morale dhe biografi emocionale të pastër?”
Sepse këtu, në Vaginilandi, edhe flirti i pafajshëm kontrollohet nga INTERPOL-i i klitorisit!
Ruhuni nga gratë norvegjeze.

Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!

0

Florim Zeqa

Refuzimi arbitrar dhe më kokëfortësi e kërkesës së Albin Kurtit për dialog, përveqse papjekuri politike, është edhe akt jodemokratik, johuman dhe aspak pragmatik i kryetarit të partisë së tretë në vend, Lumir Abdixhiku!

Doarsa Kica-Xhelili, “Dejona Mihali” e LDK-së

Arsyetimet e kryetarit të LDK-së për refuzim të ftesës së Kurtit për dialog, e dëshmojnë papjekurinë e tij politike dhe varësinë që ka Lumiri ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe jo vetëm!

Lumiri e kishte mundësinë dhe rastin historik të shkojë në dialog dhe ta dëshmojë lidershipin e tij dhe vizionin demokratik të partisë që drejton, për ta kundërshtuar me argumente dhe pa kushtëzime Albin Kurtin, kryetarin e partisë fituese, por jo të sillej si megaloman i politikës kosovare nga pozicioni i tretë!

Arsyet për refuzim mbase ishin të natyrshme, por nuk duhej të ndodhnin në formën dhe pozicionin e gabuar!

Përveq kësaj, Lumiri edhe një herë e shpërfaqi varësinë që ka ndaj Vjosa Osmanit dhe përgjumosjen që ka rënë në prehrin e “Dejona Mihalit” të LDK-së apo Kica-Xhelilit, kësaj mercenarje të kontrabanduar nga kampi i LVV-së, misionin e së cilës mund ta di vetëm Albin Kurti e askush tjetër!

Pozicioni kur të gjithë bëhen bashkë kundër teje nuk është i lehtë, vetëm ata që e kanë provuar në jetën e tyre e kuptojnë çfarë ndjenje është kur të gjithë të vegjëlit i ke përballë!

Dështimi në bërjen e Qeverisë nuk është përgjegjësi e të parit, por dobësi e të dytit, të tretit e kështu më radhë. Shkuarja eventuale në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është përgjegjësi e pozitës, por papërgjegjësi e opozitës dhe maltretim i panevojshëm për qytetarët e vendit.

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, flet shumë për zhytjen e thellë të Lumirit në urrejtje patologjike dhe paaftësi qeverisëse me LDK-në.

Gatishmëria e Lumirit për ta mbështetur konstituimin e Kuvendit më 15 prill, por jo edhe formimin e Qeverisë, e tregon në prapaskenë egon e tij për të qenë i pari ose ndryshe nuk bën!

Nëse vërtetë Lumiri e njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje, pse të mos e ndihmojë dhe mbështesë atë, pasi në asnjë formulë koalicioni Lumirit nuk i takon posti i kryeministrit!

Mendësia e refuzimit nuk është parim dhe as traditë e LDK-së, e partisë shtetformuese. Shkelja e parimeve bazike të demokracisë, siq janë dialogu dhe bashkëpunimi me spektrin politik për të mirën e vendit nuk i bëjnë nderë LDK-së shtetformuese! Refuzimi i Abdixhikut, më tepër duket artistik sesa politik!

Manipulimi i votës dhe pengesat për zhvillim: LDK dhe refuzimi i pushtetit të ri

2

Nga: Luan Dibrani

Kosova ka kaluar një periudhë të rëndësishme zgjedhore ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese, duke treguar se qytetarët e Kosovës kërkojnë ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm. LVV ka fituar besimin e shumicës së qytetarëve dhe ka mandatin legjitim për të udhëhequr vendin. Ky moment i rëndësishëm tregon një hap përpara për Kosovën, por gjithashtu përballë një sfide të madhe, atë të formimit të qeverisë dhe përballjes me politikat që përpiqen të mbajnë status quo-në.

  1. Ftesa Demokratike e Kryeministrit

Në këtë periudhë, ftesa e kryeministrit Albin Kurti për formimin e qeverisë ishte një hap i qartë dhe demokratik. Kryeministri e ka bërë të qartë se synimi i tij është të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe të krijojë një qeveri të qëndrueshme, të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës. Ky qëndrim është një shembull i një udhëheqjeje demokratike dhe të përgjegjshme.

  1. LDK dhe Refuzimi për Bashkëpunim

Përkundër ftesës demokratike të LVV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe liderët e saj, përfshirë Lumir Abdixhikun dhe Kica-Xhelilin, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me LVV-në për formimin e qeverisë. Kjo është një përpjekje që shkon kundër vullnetit të qytetarëve dhe kundër interesave të zhvillimit të Kosovës. Këta liderë po përpiqen të mbajnë pushtetin me çdo kusht, duke injoruar mundësinë për të krijuar një qeveri të re dhe të qëndrueshme.

Abdixhiku dhe Kica-Xhelili: Politikanë të Larguar nga Vlerat e Rugovës

Lumir Abdixhiku dhe Kica-Xhelili, si liderë të LDK-së, janë të dy politikanë që kanë humbur sensin e drejtimit politik të qëndrueshëm. Ata janë larg idesë së zhvillimit të një Kosove demokratike, të hapur dhe të përfshirë për të gjithë qytetarët, duke e zhvendosur fokusin në interesat e ngushta partiake dhe personale. Abdixhiku, i cili e ka marrë përsipër udhëheqjen e LDK-së, ka dështuar të realizojë asnjë nga idealet dhe vizionet që Dr. Ibrahim Rugova përfaqësonte për Kosovën. Rugova, si një lider i pashëm dhe frymëzim për një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm, kishte një model të qartë për udhëheqjen, bazuar në paqe, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Por, liderët aktualë të LDK-së kanë dalë shumë larg këtij modeli, duke shfaqur paaftësi për të realizuar aspiratat e qytetarëve dhe duke e përdorur emrin dhe trashëgiminë e Rugovës për të justifikuar qëndrimet dhe veprimet e tyre.

  1. Përdorimi i Trashëgimisë së Rugovës për Interesa Të Ngushta

Një nga aspektet më shqetësuese është se LDK po përpiqet të përdorë emrin dhe trashëgiminë e Dr. Ibrahim Rugovës për të justifikuar qëndrimet e saj. Megjithatë, realiteti është se liderët aktualë të LDK-së nuk po e pasojnë vizionin e Rugovës, i cili ishte një udhëheqës që përfaqësonte unitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës. LDK, në këtë periudhë, ka devijuar nga ky vizion dhe po përpiqet të mbajë pushtetin përmes strategjive të papërgjegjshme.

  1. Rreziku i Ndërhyrjes së Serbisë dhe Stabiliteti i Kosovës

Refuzimi i LDK-së për të bashkëpunuar me LVV-në ka krijuar një situatë të pasigurt dhe të paqëndrueshme për Kosovën. Kjo ndërlikohet edhe nga interesat e Serbisë dhe faktorëve të tjerë që po përpiqen të destabilizojnë vendin. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, e cila do të udhëheqë vendin përpara, duke shmangur përpjekjet e destabilizimit nga jashtë.

  1. Roli i Partisë GUXO dhe Trashëgimia e Ibrahim Rugovës

Në këtë periudhë të pasigurisë politike, Partia GUXO, udhëhequr nga Vjosa Osmani, po paraqitet si një alternativë e fortë. Ajo po përfaqëson idealet e Ibrahim Rugovës dhe është e angazhuar për zhvillimin e një qeverie të qëndrueshme dhe të hapur për të gjithë qytetarët. Pjesëmarrësit e LDK-së që besojnë në trashëgiminë e Rugovës duhet të shqyrtojnë mundësinë për t’u bashkuar me këtë alternativë dhe për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për Kosovën.

  1. Thirrje për Bashkëpunim dhe Ndryshim

Kosovarët kanë kërkuar ndryshim përmes votës së tyre dhe tash është koha që ky ndryshim të realizohet. Përpjekjet për të penguar krijimin e një qeverie të re janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten. Është e rëndësishme që politikanët të lënë pas interesat e ngushta të partisë dhe të bashkëpunojnë për të formuar një qeveri që reflekton vullnetin e qytetarëve. Vetëm kështu do të sigurohet një të ardhme më e sigurt dhe më e qëndrueshme për Kosovën.

I paharrueshmi Sami Repishti, përkujtim në 100 vjetorin e lindjes

Nga: Frank Shkreli

“PER NJI ELITE PATRIOTIKE, DEMOKRATIKE, DHE PROFESIONALE”

Po të ishte gjallë, të djelën që kaloi me 6 Prill, 2025, Profesor Sami Repishti do kishte mbushur 100-vjet. Profesori i nderuar, mik e koleg i dashur ndër vite, ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare, duke lenë kështu një boshllëk të madh në komunitetin shqiptaro-amerikan—njëri prej aktivistëve më të palodhur ndër dekada – në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të çeshtjes kombëtare në përgjithsi, por jo vetëm. Me rastin e kalimit në amshim të Profesor Repishtit kam shënuar, ndër të tjera, se të drejtat e njeriut – jo vetëm në trojet shqiptare por anë e mbanë botës, me largimin nga kjo jetë e Profesor Repishtit — humbën njërin prej mbështetësve më të njohur dhe më të fortë në shumë dekada. Se, marrëdhëniet shqiptaro-amerikanë kanë humbur promovuesin më të zellshëm. Dhe se komunizmi kishte humbur njërin prej kritikëve më të ashpër dhe si -ish-i burgosur vet ai i regjimit të Enver Hoxhës, viktimat e komunizmit – të gjallë e të vdekur – kanë humbur përkrahësin më të madh të tyre; sidomos klerikët katolikë të martirizuar nga komunizmi. Frank Shkreli: Sami Repishti: “Lotë, Lavdi e Lumnim” | Gazeta Telegraf – Por veprimtaria, shkrimet e veprat e Dr Sami Repishtit, në përgjithësi, të botuara gjatë dekadave e pothuaj deri në ditë e fundit të jetës së tij, mbeten sot e gjithmonë një thesar kombëtar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm të shqiptarëve. Kontributet e tija ishin të shumta në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij patriotike, politike, akademike dhe humanitare gjatë viteve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, në arsim, literaturë por edhe në shumë aktivitete të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Për dekada të tëra, Prof. Repishti ka qenë një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Një pasardhës i denjë i rilindasve të vërtetë të Kombit, njëri prej intelektualëve më të njohur e më të dalluar, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe anë e mbarë trojeve shqiptare dhe më gjërë. Besnik ndaj Kombit, besnik ndaj miqve dhe kolegëve, anti-komunist i përbetuar, besnik dhe mbrojtës i pakompromis i demokracisë së vërtetë për shqiptarët dhe të gjithë popujt! Frank Shkreli: Lamtumirë koleg i dashur! Pushofsh në paqë profesor Sami Repishti | Gazeta Telegraf  | Gazeta Telegraf  Profesor Repishti, në këtë 100-vjetor të lindjes, vazhdon të na flasë nepërmjet shkrimeve dhe veprave të lëna pas si xhevahire shumë të çmueshme të fjalëve e të veprave të tija. Me Profesor Repishtin kam shkëmbyer shpesh komunikime dhe kemi ndarë shkrime deri vonë. Shkrimet e tija, siç e dinë të gjithë ata që i kanë lexuar gjatë viteve, ishin brilante, frymëzuese dhe edukuese –shkrime  në të cilat, me këshillat dhe përvojën e tij, theksonte të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen – gjithmonë duke qarë hallet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe duke dhënë këshilla konstruktive për një të ardhme më të mirë..

Duke kujtuar Profesorin e nderuar këto ditë të (100-vjetorit të lindjes së tij), mu kujtua një shkrim i tij që Repishti ma kishte dërguar në Gusht të vitit 2017, e që është botuar në gazetën Dielli të Federatës Vatra,  —PER NJI ELITE PATRIOTIKE, DEMOKRATIKE, DHE PROFESIONALE – Dielli | The Sun – Dielli | The Sun— mjaft interesant, konstruktiv dhe aktual edhe për ditët e sotëme, për ata që duan të mësojnë e të dëgjojnë – sidomos duke marrë parasysh se shqiptarët janë në prak të zgjedhjeve të 11 majit, 2025, në Shqipëri.  Në atë artikull, me rastin e fitores së Partisë Socialiste, dhe formimin e qeverisë së re (Rama 2), Profesor Repishti paralajmëronte rrezikun që vjen nga përqendimi i tre pushteteve në duart e nji partie politike të vetme: “Teorikisht, ajo ashtë nji kombinim forcash që lehtësojnë rrugën drejt nji rregjimi autoritar i cili damton zhvillimin demokratik të vendit. Kjo strukturë më shqetëson, prandej sot shkruej!”, arsyetonte ai pa frikë. Ndërkohë që bënte thirrje për një elitë të re politike për shqiptarët – elitë patriotike, demokratike dhe profesionale, siç e cilësonte ai. Po e kujtoj 100-vjetorin e lindjes së Profesor Sami Repishtit me disa shkëputje paragrafesh nga artikulli në fjalë – në kujtim të tij por edhe sepse këshillat e tija më duken tepër aktual edhe sot, sidomos në prak të zgjedhjeve të majit në Shqipëri. Veçova këta paragraph, por lexuesi i interesuar mund të lexoj shkrimin e plotë në linkun e mësipërm.

“…Me ramjen finale të komunizmit, periudha e tranzicionit në demokraci tregoi se e vjetra refuzon me vdekë, dhe e reja demokratike nuk gjen fuqi të mjaftueshme me lindë dhe me u forcue. Sot, nevoja e rishqyrtimit të rrugës së kalueme gjatë këtyne 27 viteve ashtë e domosdoshme për të gjithë, sidomos tashti me krijimin e nji situate të re koncentrimi të pushtetit që rrezikon vetë demokracinë. Shqiptarët duhet të tejkalojnë “lodhjen” që ka shkaktue periudha e tranzicionit në vendin e tyne; dhe për këte, duhet të jenë ma të bashkuem se asnjiherë ma parë. Propaganda negative dhe shterpe e “rrugaçëve” të grupeve të ndryshme nuk duhet lejue me mbajtë vendin peng në nji kaos politik e konfuzion psikologjik. Kemi nevojë për ide të reja!”, ishte thirrja që bënte Profesor Repishti ka bërë 8-vjetë më parë dhe alarmi që ai i jepte me atë rast — për nevojën e një elite kombëtare shqiptare, “patriotike, demokratike dhe profesionale” — politikës dhe shoqërisë shqiptare, një nevojë madhore politiko-kombëtare që mbetet edhe sot e kësaj dite e pa realizuar, sipas  Profesor Repishtit.

“Me ndryshimin e gjendjes politike në vend, 1990-91, populli i këputun nga vuejtja e randë dyzetë e pesë vjeçare, e ndjeu veten të vetmuem, të harruem, e me shpresa që gënjyen.  Ai nuk gjeti përsëri fuqinë e duhun me u ngritë, as me luftue, valën e frikëshme të degradimit moral të gjithanshëm, të vorfënisë dërmuese që përfshiu edhe marrëdhaniet ndër-personale. Shumë prej tyne, të huej në vendin e vet, morën rrugën e mërgimit, për nji copë bukë me nder, në nji vend ku jetohet pa frikën e shtypjes dhe të urisë. Dhe me të drejtë!..”Shembulli ma i ri i këtij degradimi moral, ka qenë shitë-blerja e votave në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit 2017, nji njollë e zezë për demokracinë e brishtë, e pothuejse “të dështueme” në Shqipëri.”

Pprofesori, përveç se fajëson politikën për dështimin e demokracisë shqiptare, ai kritikon edhe shoqërinë në përgjithsi: “Manifestimi i plotë i efekteve të këtij “dështimi” shihet në qëndrimin pasiv, gjysëm të përgjumun, të shoqënisë shqiptare, që shijon- e nuk reagon!- programet televizive, ku politikanët e ditës sulmojnë njëni tjetrin me nji fjalor rrugaçërie që ka penetrue edhe sallën e Kuvendit Kombëtar. U përjashtue kështu revoltimi i arsyeshëm dhe pjesëmarrja aktive në transformimin demokratik të Shtetit e të shoqënisë shqiptare.  Akoma të tronditun nga persekutimet e së kaluemes jo të largët, ata që mbijetuen rregjimin komunist vegjetojnë akoma me frikë, e qëndrojnë akoma larg angazhimit serioz në jetën politike të vendit. Neutral…deri në vetë-asgjasim! Veprimtaria qytetare në Shqipëri, e pame prej së largu, paraqitet ende si “nji dëshirë” ma shumë se “nji mundësi”. Ashtë shue shpresa, bashkë me shkendinë e revoltës qytetare… Në Shqipëri, shumica e qytetarëve janë të lodhun, të pa aftë me veprue, e kufizohen me protesta verbale në ambiente të mbylluna. E gjithë kjo, në nji “Shtet” ku manipulohen zgjedhjet, eliminohen kundërshtarët politikë, në nji vend ku mediat e informimit, sidomos programet televizive – shërbejnë padronin qeveritar (ose të pasunit, baronët e drogës me autoritet). Në Shqipëri, turma të vorfnueme jetojnë, krah më krah, me nji oligarki qeveritare tejet të pasun –ose të pasun jo-qeveritarë- të gjithë të shurdhët dhe të pashpirtë, skenar i përsosun për nji pabarazi të madhe ekonomike me tone sociale të thella… Në fakt, flitet për mundësinë e nji revolucioni paqësor, si mjeti i vetëm për rrugëdalje!”.

“Anëtarët e partive politike, shumica militantë të shpërblyem dhe tru-shpërlarë, veprojnë të patrazuem nga zani i ndërgjegjes së mbytun prej të miravet landore. Sepse, “partia”- kjo mbretneshë e pakurorëzueme, ka çveshë shërbyesit e saj nga dinjiteti i aktit të lirë e të pavarun, pa dhanë asnji herë përgjigje për mijëra pyetjet që ngrihen e bien e nuk tërheqin vemendjen e mendjeve të programueme…Duket sikur barka e jonë shqiptare lundron pa një busullë morale. A. Koestler e cilësonte këte gjendje: “kemi pirë kupën e dëshprimit deri në fund!”

“Qytetarët në përgjithësi sikur kanë humbë interesin për nji angazhim aktiv, nji qendrim ky i rrezikshëm, ndërsa në Shqipëri nuk ka dalë ende nji udhëheqës që frymëzon!  Dhe kjo si rrjedhim i qendrimit komunist shqiptar, dhe atij fashist, që zotënoheshin nga nji dëshirë e fortë: me kontrollue jo vetëm trupin, por edhe mendjen e qytetarit. Me këte qëndrim, “mendimi ndryshe” (disidenca) u trajtue si krim dhe u dënue randë. Konflikti politik u krijue artificialisht, jo me shpëtue atdheun, por me shkatërrue “anmikun e klasës”. U mbushën vorrezat me mendje të ndrituna; errësina diktatoriale mbuloi vendin tonë…Sot, paguajmë akoma çmimin e kësaj marrëzie, kryesisht sepse shumica e heshtun vegjeton me ndjenjën e poshtënimit të përjetuem…”

“Na do të hyjmë në “histori”, në se bajmë “histori”; dhe do të bajmë “histori” vetëm atëherë kur të kuptojmë si duhet “historinë” e vendit tonë, pa paragjykime. “Historia” do të bahet kur të kuptojmë se nji rend publik i qendrueshëm kërkon “pushtet” dhe “moralitet”, njikohësisht; kur të përqafojmë sensin e përgjegjsisë sonë personale ndaj shoqënisë si qytetarë të lirë, dhe ndaj bashkësisë sonë kombëtare e ndërkombëtare!”

“Akoma sot diskutojmë “meritat” e pushtimit pesëshekullor otoman. Akoma sot “krenohemi” me tmerret e murtajës së kuqe 45 vjeçare në vendin tonë, dhe akoma nuk kemi gjetë kohë me zbulue të gjitha viktimët e diktaturës dhe vorrezat e tyne, me krye ritet e përkujtimit dhe nderimit që ata meritojnë. “Diktatura e proletariatit”, në fakt diktatura e nji maniaku kriminel si E.Hoxha, ka qenë nji ndër fatkeqsitë ma të mëdha historike, ndoshta ma e madhja -për popullin tonë. Shkatërrimet që ajo i ka sjellë vendit e popullit tonë janë të pallogaritëshme, dhe vazhdojnë të na torturojnë mendërisht e fizikisht akoma sot… Kështu edhe për nostalgjinë e pushtimit otoman…Okupimi otoman dhe diktatura komuniste në Shqipëri kanë qenë dy fatkeqsitë ma të mëdha historike të vendit tonë, çmonte mendja e ndritun e intelektualit Ismail Kadare. Kjo ashtë historia e jonë!”

“Sot, tranzicioni i pafund “demokratik”në Shqipëri ka prodhue korrupsion, e cinizmin e partive politike, populizëm mashtrues, ndërsa presioni i kapitalizmit pa fre po kthen qytetarët në konsumatorë të thjeshtë. Pa qytetari, vendi i jonë kthehet në nji turmë robotësh të drejtueme nga nji qendër “kompjuterike” të manovrueme nga “specialistët” e njohun publikisht si “elita politike e vendit”. Ky “boshllek” i rrezikshëm duhet mbulue nga forca koshiente të situatës – nga nji elitë Patriotike, Demokratike dhe Profesionale!… Kjo kategori patriotësh gjindet vetëm aty ku ka qytetarë të lirë dhe në nji shtet të lirë e të sunduem nga ligji… Duhet të pyeten qytetarët cili ashtë vizioni i tyne, dhe nga këto vizione të nxjerrim përfundimet tona që duhet të jenë esenca e mendimit tonë kolektiv, dhe origjina e ngritjes sonë qytetare. Cili ashtë vizioni i kombit shqiptar në Ballkan, në Europë, në Botën e Lirë, sot në shekulin 21?  Kjo ashtë pyetja krysore që përballojmë sot në hymje të shekullit të dytë të Pavarësisë sonë kombëtare. Përgjigjja e kësaj pyetje ashtë nji imperativ kategorik, korrektësia e së cilës do të përcaktojë fatin tonë të paktën për nji shekull…e ndoshta për jetë!”, ka shkruar, ndër të tjera, Profesor Sami Repishti në artikullin që ai ka ndarë me mua në gusht të vitit 2017, linkun e plotë të cilit mund ta lexoni më lartë, siç është botuar në atë kohë në gazetën Dielli të Federatës Vatra në Nju Jork.

Ky shkrim dhe qindra të tjerë si ky, një trashëgimi dhe thesar i çmuar politik e letrar kombëtar, lënë pas nga Profesor Sami Repishti, na kujton në këtë 100-vjetor të lindjes së tij — njërit prej të mëdhëjve të Shkodrës, të Shqipërisë dhe Kombit mbarë — porositë për gjëndjen aktuale në trojet shqiptare dhe, njëkohsisht, nënvijon misionin e tij profetik, në mbrojtje të interesave kombëtare. Duke dhënë alarmin se shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës që nuk kërkojnë karrierë politike, por për udhëheqës që shërbejnë kauzën e shenjtë të popullit të tyre, për njerëz që “vrasin frikën” duke folur të V ërtetën. Thirrja e Profesor Sami Repishtit për një elitë të re politike ndër shqiptarët –Elitë, “Patriotike, Demokratike dhe Profesionale” — jo vetëm që është aktuale sot, por edhe më e nevojshme se kurrë më parë në histori. I përjetëshëm qoftë kujtimi i Profesor Sami Repishtit!