Kreu Blog Faqe 606

Ilustrowana Republika (1934) / Bjondja magjepsëse më aftësi të kufizuara në Operën e Vjenës që bëri për vete Aleksandër Moisiun(13)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Shkrimi n°13 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2025 

“Ilustrowana Republika” ka botuar, të dielën e 30 shtatorit 1934, në faqen n°3, një rrëfim mbi historinë e dashurisë së parë të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Aleksandër Moisiu

Dashuria ime e parë

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 30 shtator 1934, faqe n°3

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 30 shtator 1934, faqe n°3

Aleksandër Moisiu, një nga aktorët më të shkëlqyer të teatrit, është autori i kujtimit interesant të mëposhtëm nga rinia e tij.

Nuk mund të përmend datën e kësaj ngjarjeje, por nuk do ta harroj kurrë. Unë atëherë isha djalë i ri. I ulur në katin e katërt të galerisë së vendeve më të lira të Operës së Vjenës, dëgjova “Faustin” e Gounod-ës.

Nuk bleva biletë. Në dorë mbaja një kartë hyrëse falas. Pranë meje ishte ulur një vajzë e re. Një bjonde me bukuri magjepsëse. Bëra ç’munda për të filluar një bisedë me të dhe ia dola. Në fund të aktit të dytë, ndjeva se isha i dashuruar marrëzisht me fqinjën time, me zërin e saj të vogël të ëmbël. Kur në skenë tingëllonte kënga e mrekullueshme “Të dua,” – plot tension dhe emocion preka dorën e majtë të fqinjes time.

Gjatë ndërprerjes, i kërkova që të zbriste në holl me mua. Ajo më shikoi me një vështrim të tmerruar dhe nuk lëvizi nga vendi i saj. U zhyta në bisedë dhe as që e vura re kur u ngrit perdja.

Pas aktit të fundit, harrova plotësisht detyrat e mia si duartrokitës. U ngrita me shpejtësi nga vendi.

— Po ikën ? — pyeti ajo. — Po, por me ty… —

— E pamundur, — u përgjigj ajo me qetësi.

Pa asnjë përgjigje, i hoqa nga dora numrin e dhomës së zhveshjes dhe zbrita poshtë për t’i marrë pallton. Po prisja në dalje të galerisë. Pesë minuta, dhjetë, pesëmbëdhjetë… Ajo nuk erdhi. Më në fund, kur humba durimin dhe doja të ngjitesha lart për ta marrë, ajo më në fund u shfaq. Një vajzë e re e varfër që çalonte tmerrësisht…

E hutuar dhe plot pritshmëri, ajo më shikoi. Unë atëherë isha i ri dhe sjellja ime nuk ishte e jashtëzakonshme. Mekanikisht, i dhashë pallton. Ajo më tha diçka, në zërin e saj evidentohej keqardhja e pafundme. Unë u përgjigja :

— Pra, siç thashë. Do shihemi sërish… Nesër… Apo ndoshta ndonjë herë tjetër ?…

Kam udhëtuar një pjesë të mira të botës, por nuk do ta harroj kurrë fytyrën e vajzës së varfër, të çalë në galerinë e operës së qytetit, e cila u ngjit pas karriges së saj për të mos i treguar paaftësinë e saj burrit që, ndoshta për herë të parë në jetën e saj, i foli asaj si askush më parë…

Serbia po kryen diskriminim si  spastrim etnik në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përmes pasivizimit të adresave

0
Një shtëpi e braktisur në një fshat të Medvegjës
Nga: Refik Hasani
___
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:
Nëse, nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor.
Apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejte të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së.
Nëse, nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative.
Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.
Nëse, nuk jam shtetas rezident, atëherë si:
Humbi vendbanimin (adresën),në Republikës e Serbisë, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile,humbi të drejtën të blejë ose të shes pronë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashigojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.
Do të humbi të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patent shoferin, e pasaportën, humbi të drejtën të jemë i votuar apo të votojë,nuk mund të kryej veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.
Nëse, si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk jam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.
Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat.
 Do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.
 Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.
Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat.
 Ky është një pastrim i organizuar shtetëror etnik.
Kjo Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.
* Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.

Armët, dhuna dhe shthurja morale po e çojnë shoqërinë në krizë të thellë

0

Nga: Arif Ejupi

Derisa armët qarkullojnë edhe nëpër duart e fëmijëve, nuk duhet të befasohemi me vrasjet që ndodhin çdo ditë. Ky realitet i hidhur, i mbështjellë me indiferencën shoqërore dhe dështimin institucional, po e çon kombin drejt një plage të thellë morale dhe shpirtërore.

Raste të rënda, si vrasja e punëtores Nexhmije Musliu Haradini në një furrë në Stanoc të Vushtrrisë, nga ish-pronari i saj Arsim Morina, që pas kryerjes së kësaj vrasje mizore u vetëvra dhe vrasja po ashtu në qytetin e Vushtrrisë e të riut 19 vjeç Ardit Zymberi, nga bashkëmoshatari tij Bleon Dibrani, si dhe vrasja e Naser Gashit në Prishtinë dhe plagosja e Miftar Miftarit, janë sinjale shqetësuese të krimit në rritje.

Gjatë kësaj jave edhe një mërgimtar yni nga komuna e Rahovecit kreu vepër të rëndë krimi duke vrarë gruan e tij, në Thanhausen të Landit Bayern të Gjermanisë. Fatkeqësisht krimi në shoqërinë tonë po bëhet përditshmëri.

Këto nuk janë më ngjarje të izoluara, por pjesë e një krize të thellë që përfshin dhunë në familje, xhelozi, varësi nga droga dhe mungesë të përkujdesjes institucionale. Shqetësuese është përplasja mes mendësisë tradicionale patriarkale dhe kërkesave legjitime të grave për barazi.

Shumë burra nuk arrijnë ta përballojnë këtë ndryshim dhe përfundojnë në krime të rënda.

Në të njëjtën kohë, ka raste kur gratë, pas dekadash bashkëjetese me burra në pamundësi për t’i përmbushur nevojat e tyre, sillen me mospërfillje ndaj burrave që e thellojnë distancën emocionale në martesë. Në këtë degradim të vlerave, rol negativ kanë edhe mediat tona, të cilat shpërndajnë dhunë dhe banalitete.

Sidomos, fëmijët dhe të rinjtë ushqehen me përmbajtje të dëmshme, ku edukimi moral është zhdukur kaherë nga ekranet tona.

Të rinjtë po bien pre e drogës, bixhozit dhe prostitucionit. Qeveritë nuk po ndërhyjnë në parandalimin e krimeve . Ato me rastet merren kur gjithçka përfundon me fatalitet.

Bastoret, kazinot dhe lokalet e shthurjes vazhdojnë të funksionojnë, pa kurrfarë kufizimesh duke dëmtuar të ardhmen e një brezi të tërë të rinisë sonë.

Shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u duhen Qeveri efikase që prioritet parësor kanë luftën kundër krimit dhe vrasjeve. Vetëm atëherë secilit i shtohet shpresa për jetë në vendin ku ka lindur dhe ku ka qiparis e varre të të parëve të tij

Ky shkrim është përgatitur nga autori Arif Ejupi, në vazhdën e angazhimit të tij të rregullt publicistik, me reflektime dhe qëndrime personale ndaj dukurive që prekin shoqërinë shqiptare.

Mësimet nga fundosja e Titanikut

0
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
Kur u fundos anija legjendare Titanik, secili reagoi sipas halleve të veta:
Amerikanët qanin me ngashërim, jo për fatkeqët që u mbytën, por për milionat e dollarëve të hedhur në ujë. “Nuk ka problem, do ta bëjmë një film për këtë dhe do ta fitojmë dyfishin!” – tha një producent hollivudian, duke fshirë lotët me një çek bankar.
Evropianët klithnin, jo për tragjedinë njerëzore, por sepse pyesnin veten se ku do të gjenin tani një përbindësh të tillë luksoz për t’u fotografuar dhe për ta mbajtur aristokracinë të lumtur. “Si do të udhëtojmë tani, me varka peshkatarësh?! Po prestigji ynë?”
Romantikët, të dehur nga historia e dashurisë në film, vajtonin me fjalët: “Xhek, pse nuk u ngjite mbi ato dyer të mëdha sa një apartament, por vendose të bësh akullore nën ujë?!” Nga një qoshe dikush shtoi: “E di çfarë është vërtet e trishtueshme? As filmi nuk arriti t’i shpëtonte të pasurit nga vdekja dhe të varfrit nga jeta!”
E sa për romët… Ah, romët! Ata e panë ndryshe situatën: “Gjithë ai metal shkoi dëm, ore! Po ta dinim më herët, do ta kishim mbledhur para se të fundosej!”
Mësimi?
Tragjeditë janë vetëm çështje perspektive – për disa janë humbje financiare, për të tjerë histori romantike, e për disa të tretë… thjesht një mundësi e humbur biznesi !
Kjo histori mbi reagimet ndaj fundosjes së Titanikut ka një ngjashmëri të habitshme me sjelljen e opozitës kosovare ndaj qeverisjes së Albin Kurtit. Ashtu si personazhet e rrëfimit, edhe partitë opozitare të Kosovës nuk shqetësohen për thelbin e situatës – për mirëqenien e popullit apo për forcimin e shtetit – por vetëm për interesat e tyre personale dhe grupore.
Amerikanët në këtë histori vajtojnë jo për jetët e humbura, por për humbjen financiare. Po kështu, opozita kosovare nuk shqetësohet për zhvillimin e Kosovës, por vetëm për humbjen e përfitimeve të veta korruptive. Krerët e opozitës nuk pyesin se si të ndërtojnë një shtet më të fortë, por si të rikthejnë privilegjet e vjetra.
Evropianët në ketë rrëfim bërtasin për humbjen e luksit dhe prestigjit. E njëjta gjë ndodh me ish-qeveritarët që, në vend se të mendojnë për një Kosovë më të pavarur e më të fuqishme, janë të shqetësuar për humbjen e ndikimit të tyre destruktiv tek ndërkombëtarët dhe për përfitimet nga pazaret e fshehta me Serbinë. Ata nuk duan pavarësi të vërtetë, por një Kosovë të nënshtruar që i shërben interesave të tyre.
Romantikët në këtë rrëfim qajnë për Xhekun dhe për dramën filmike, por harrojnë realitetin. Po kështu, ka edhe opozitarë që përpiqen ta shesin rrëzimin e Kurtit si një “kthim në normalitet”, duke krijuar narrativën se Kosova ka nevojë për “negociatorë të mençur” që në fakt janë po ata që dikur nënshkruan marrëveshje të dëmshme për vendin.
Ndërsa romët në këtë rrëfim e shohin katastrofën si një mundësi të humbur biznesi, opozita kosovare e sheh suksesin e qeverisë Kurti si një fatkeqësi që duhet ndalur me çdo kusht. Ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me Listën Serbe, një organizatë terroriste e dirigjuar nga Beogradi, vetëm për ta shkatërruar njeriun që po çon Kosovën drejt fuqizimit të saj si shtet sovran. Nuk ka rëndësi për ta nëse bashkëpunojnë me armiqtë e vendit – e rëndësishme është të kapin pushtetin.
Mësimi?
Ashtu siç fundosja e Titanikut tregoi se secili e sheh tragjedinë sipas interesit të vet, edhe përpjekjet për ta rrëzuar Albin Kurtin tregojnë se opozita kosovare nuk shqetësohet për vendin, por vetëm për kthimin në skenën e vjetër të korrupsionit dhe tradhtisë. Nëse populli nuk hap sytë, rrezikojmë të kemi një “Titanik politik” në Kosovë – ku shteti fundosej për vite me radhë, ndërsa ata që e sundonin pinin shampanjë mbi kuvertë.

Një shoqëri që bie në konflikt me vetveten, do të shkatërrohet

0

Foto: Mysafiri i “iftarit” të Ramazanit 

  

Por Jezusi e dinte se çfarë po mendonin dhe u tha: “Çdo mbretëri që është në kundërshtim me veten është shkatërruar. Dhe një qytet ose një shtëpi që është në kundërshtim me veten nuk mund të qëndrojë.” Mateu 12:25

Teksti i mësipërm është marrë nga një diskutim që Jezusi pati me farisenjtë, të cilët e akuzojnë atë për dëbimin e shpirtrave të këqij me ndihmën e Beelzebubit (Satanit). Jezusi thekson se nëse Satani do të luftonte kundër vetes, mbretëria e tij do të binte. Ndonjëherë ngjarjet aktuale e bëjnë më interesante përdorimin e një teksti të ndryshëm nga ai që kisha ka vendosur si tekst të së dielës si pikënisje, dhe kështu edhe sot. Në një artikull këtu në Dokument dje, Bente Haarstad komentoi se si përfaqësuesit e policisë janë të përfshirë në shënimin e iftarit gjatë Ramazanit. “Faleminderit Håkon Skulstad dhe Sidsel Aarnes Linden që ishin mysafirë të një mikpritësi sot. Mbrëmje e bukur”, shkruan organizata Mysafiri i Ramazanit.

Håkon Skulstad është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, pra kreu i shërbimit policor norvegjez, dhe ishte me uniformë. Ndërsa Sidsel Aarnes Linden është një këshilltare e lartë në Drejtorinë Kombëtare të Policisë, sipas asaj që ajo vetë thotë në Facebook.

Shumë nga kishat e vendit gjithashtu ftojnë njerëzit në iftar. Ajo që përsëritet është se njerëzit e kishës thonë se kanë një “nevojë për të mësuar se çfarë është Islami” dhe se ata e vlerësojnë komunitetin.

Dikush do të mendonte se në vitin 2025 do ta dinim se çfarë është Islami. Por duket se është e vështirë për shumë njerëz të kuptojnë se me çfarë po përballemi. Është sikur ata që janë përgjegjës nuk arrijnë të shohin se kjo është një fe me një kuptim krejtësisht të ndryshëm të realitetit nga ai mbi të cilin kemi ndërtuar qytetërimin tonë.

“Islami nuk na trajton mirë gratë”, na tha një kamarier nga Maroku një herë kur ishim jashtë për darkë. Ajo nuk vuri në dukje kulturën ose arsye të tjera pse u transferua në Norvegji. Ajo ishte e shqetësuar për një gjë, dhe kjo ishte feja e Islamit. Mesazhi i saj ishte i qartë: Islami nuk është një fe çliruese, është një fe shtypëse.

Ka pak tekste që tregojnë ndryshimin midis Islamit dhe Krishterimit aq qartë sa Deklarata e Pavarësisë e Shteteve të Bashkuara nga 1776. Aty mund të lexojmë se është

“Një e vërtetë e vetëkuptueshme se të gjithë njerëzit lindin të barabartë, se të gjithëve u janë dhënë disa të drejta të patjetërsueshme nga Krijuesi i tyre dhe se e drejta për jetë, liri dhe kërkim të lumturisë janë ndër këto.”

Ky kuptim i njeriut dhe Zotit është themeli i demokracisë dhe kapitalizmit amerikan. Por është një mirëkuptim që është i paimagjinueshëm për Islamin.

Prandaj, pyetja që duhet t’u bëjmë përfaqësuesve të policisë është: Si synojnë ata të bashkojnë besimet që u japin grave pozita dhe të drejta krejtësisht të ndryshme në shoqëri? Të dielën e kaluar, ne shënuam Ditën e Mesazhit të Marisë. Për myslimanët, është një ide blasfemuese që Zoti duhet ta bëjë veten të varur nga “poja” e një gruaje; në krishterim, tregon dashurinë e Zotit për të gjithë ne.

Një mbretëri nuk mund të jetojë në kundërshtim me vetveten, tha Jezu Krishti. Ne dikur i kuptuam të vërteta të tilla themelore. Edhe paganët e bënë këtë, si udhëheqësi i paganëve të Islandës, Torgeir Ljosavatn, i cili ishte ligjvënësi në Althing. Në vitin 1000, ai dhe paganët e vendit u konvertuan në besimin e krishterë nën mesazhin e mëposhtëm nga Ljosavatn: Gjëja më e rëndësishme për islandezët ishte të kishin një ligj dhe një besim për të ruajtur paqen. Ai e kuptoi se krishterimi nënkuptonte barazi para ligjit.

Tani kemi arritur në pikën ku policia dhe kishat predikojnë mesazhin e kundërt, përkatësisht se gjëja më e rëndësishme për vendin tonë është diversiteti dhe më shumë ligje.

Por si shoqëri, ne nuk mund të kemi ligje të ndryshme martesore dhe kode penale për ateistët, të krishterët, myslimanët, hindutë, etj. Do të na shkatërrojë. Sepse çfarë do t’i thotë drejtori i policisë kamerierit nga Maroku në një situatë të tillë? E vetmja përgjigje e zbatueshme është se një ditë ajo do të duhet t’i nënshtrohet përsëri shtypjes nga e cila u arratis, Sepse ne kemi vendosur që diversiteti fetar është një gjë e mirë, edhe ligjërisht.

Vitin e kaluar festuam 750 vjetorin e ligjit kombëtar të Magnus Lagabøter, dhe ka një arsye pse u festua. Një ligj që zbatohej për të gjithë vendin, dhe për të gjithë, ishte një përmirësim i madh ligjor: Ligji ishte i njëjtë për të gjithë, ne të gjithë ishim të barabartë para ligjit. Ishte një pikënisje vendimtare për demokracinë dhe përparimin ekonomik.

Por tani shefi i policisë po feston një fe që kërkon të drejtën e legjislacionit të vet. Në Islandë 1000 vjet më parë, kuptohej se kjo ishte një recetë për trazira. Sot, është fyese të pretendosh të njëjtën gjë.

Islami kërkon një ligj që presupozon trajtim të pabarabartë të qytetarëve, ndërsa përgjigja e krishterimit është se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Vetëm njëri prej tyre mund të përfaqësojë shtetin.

Et samfunn som kommer i konflikt med seg selv, vil bli ødelagt – Document

Lavdia tragjike e akterëve të Pavarësisë së Shqipërisë

0
-Theksime nga fjala në Akademinë përkujtimore në Gjakovë me rastin e 100 vjetorit të vrsjes së Bajram Currit
Pavarësia e Shqipërisë, akterëve të saj kryesor, u fali lavdi të përhershme, por një pjese të tyre edhe tragjedi.
Pse dodhi kjo, që shumë prej atyre që udhëhoqën kryenengritjet e pranverës dhe verës së vitit 1912 në Kosovë, pas shaplljes së pavarësisë në Vlorë më 28 11 1912 dhe në vitet në vijim, gjatë dhe pas konsolidimit të shtetit shqiptar, midis dy luftërave botërore, shumë prej tyre si: Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina e të tjerë, u vranë mes veti ose në atentate të përgatitura kundër njëri-tjetrit?
Shkurtimisht arsyet duhet kërkuar:
-Së pari – te vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, që në gusht të vitit 1913 njohi pavarësinë e Shqipërisë të përgjysmuar, me ç’rast qendra e saj politike: Kosova dhe pjesë të tjera të Maqedonisë dhe të vilajetit të Janinës, iu njohën Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Me çka u rrënua projekti i shtetit etnik shqiptar;
-Së dyti – te logjia e shtetit, së cilës shteti shqiptar, iu nënshtrohet pas Konferencës së Paqes së Parisit dhe pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, që atë e detyronte të ratifikonte konventat shtetërore me Greqinë dhe Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene në vitin 1925. Me këto konventa, ku përcaktoheshin edhe kufinjt shtetëro, asokohe, Shqipëria nën kryeministrin Ahmet Zogu, pos tjerash, ishte e detyruar që të luftonte lëvizjen iredentiste përbrenda Shqipërisë që drejtohej nga liderët e Kosovës të përfshirë në Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës të themeluar në Shkodër në qershor 1918, e ku vepronin personalitete të njohura të merituar për pavarësinë e Shqipërisë siç ishin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani e të tjerë. Po ashtu, sipas këtyre konventave ndërshtetërore, shteti shqiptar ishte i detyruar që mos të përkrahte kurrëfarë lëvizjue iredentiste jashtë kufinjve shtetëror (Kosovë dhe Maqedoni).
Këto qëndrime, patën pasoja të rënda dhe tragjike për forcat iredentiste përbrenda shtetit shqiptar në Veri (Krumë, Tropojë dhe Malësi të Gjakovës), siç patën pasoja edhe për lëvizjen kaçake në Kosovë, të udhëhequr nga Azem Bejta e të tjerë, që brenda një kohe të shkurtër u shua dhunshëm nga Beogradi.
Në këto rrethana, gjithnjë në përputhje me logjikën e shtetit, lëvizja iredentiste në Shqipëri, e përfshirë në Shqipëri në ngjarjet e vitit qershor-dhjetor 1924, që quhen revolucion demokratik dhe në tjetrën anë puç ndaj shtetit shqiptar, e që historiografia shqiptare ende nuk ua ka përcaktuar vendin sa nga shkaku i diktatetit ideologjik e sa nga konfuzioni për t’u liruar prej tij në përputhje me të vërtetën, u desh të sakrifikohet për hire të shtetit shqiptar. Bashkëluftëtarët e deridjeshëm, që morën pjesë në luftërat për pavarësinë e Shqipërisë dhe në shumë sosh për konsolidimin e saj midis viteve 1914-1924, ndër ta më të dalluarit: Ahmet Zogu dhe Bajram Curri, u gjenden në taborë të kundërta. Konferenca e Londrës dhe ajo e Paqes e Parisit, në përputhje me interesat e Fuqive të Mëdha, ua përcaktoi këtë fat tragjik.
Vrasja apo vetëvrasja e Bajram Currit (krejt një), ajo e Hasan Prishtinës dhe të tjerëve, pa ua hequr meritat e mëdha për pavarësinë e Shqipërisë, duhet parë në këtë prizëm.
Sot, pas 100 vjetësh, kur përkujtojmë vrasjen e Bajram Currit, si dhe ngjarjet që i paraprinë asaj, gjithësesi duhet të kihen parasysh faktorët e mësipërm, që akter e pavarësisë së Shqipërisë dhe të zhvillimeve të saj në rrugën e konsolidimit të saj si shtet, nga lavdia e devotshme dhe oreoli historik i saj, i ktheu në figura tragjike, në kundërshtarë politikë, që ia kthyen pushkën njëri-tjetrit!
….
Mund të jetë një imazh i 1 person
Jusuf Buxhovi

Manipulantët e procesit zgjedhor!

0

Florim Zeqa

Shqiptarët e robëruar të Kosovës më të mbrojtur kanë qenë nga Bibla e Kurani, por edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit sesa nga Kushtetuta e shtetit të pavarur dhe sovran!

Kryetarët matrapaz të komunave të Kosovës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e adaptuar nga aktet dhe nën-aktet ligjore të Kushtetutave të vendeve evro-perëndimore, përveqse të pazbatueshme në praktikë, me vakumet e shumta nga brenda, ju ka dhënë mundësi manipulimi politikanëve të papërgjegjshëm të të gjitha llojeve dhe ngjyrave.

Shëmbulli më enklantakt i abuzimit të vakumit ligjor është ai i kandidimit për deputet i kryetarëve të komunave!

Nga momenti i kandidimit të një kryetari të komunës për deputet e deri në momentin e çertifikimit të deputetëve nga KQZ, komunat mbeten pa kryetar!

Edhe pas çertifikimit të deputetëve, vakumi kushtetues po ua mundëson atyre të zgjedhin prapë mes postit të kryetarit të komunës dhe deputetit në Kuvend!

Në këtë situatë ballafaqohemi me një situatë paradoksale dhe të pazakont, kur kryetarët me votat e fituara për deputet kthehen përseri në postin e kryetarit të komunës dhe anasjelltas, kurse kryetarët humbës pa fije turpi përseri kthehen në postin e kryetarit të komunës!

Rregullimi me një akt ligjor, i cili ua pamundëson kandidimin kryetarëve të komunave do ta parandalonte lehtësisht abuzimin me voten e qytetarëve për llogari të partive të inkriminuara politike!

Nëse nuk parandalohen me ligje në Kuvendin e Kosovës këto lojra të pandershme politike, do të krijohen paradokse tjera, të ngulfatjes së vullnetit të elektoratit për dalje në zgjedhje! Për shkak se me tërheqjen e kandidatëve (kryetarëve) fitues prej postit të deputetit, po ndodhin kontrabandime të posteve politike në Kuvendin e Kosovës!

Kryetarët e zgjedhur për deputet, nuk e lëshojnë postin e deputetit për çështje humanitare, por këtë e bëjnë në këmbim të diçkaje më të madhe të ofruar nga liderët partiakë.

Lirisht mund të themi se, kryetarët e komunave mbeten manipulantët më të mëdhenj të dhe më të papërgjegjshëm të procesit zgjedhor, të cilët për disa muaj i lanë postet vakante në komunat që drejtojnë për t’a zierë mirë çorbën elektorale brenda subjekteve politike, duke i lënë jashtë procesit zgjedhor aktivistët dhe veprimtarët më të spikatur!

Kjo i ka dhënë shije të keqe demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor në veçanti. Në fakt, kjo është mënyra më e keq e pengimit të ndryshimeve politike në vendin tonë!

Zgjedhjet komunale të vjeshtës së këtij viti janë mundësi e mirë e ndëshkimit të shkelësve manipulantëve të sistemit zgjedhor, përkatësisht të kryetarëve të komunave që lanë postet e tyre për garën zgjedhore në nivelin qendror! Ata që ia kthyen shpinën qytetarëve të komunës, qoftë për interes personal apo partiak nuk janë gjë tjetër veçse abuzues të pushtetit dhe përfitues nga buxheti i shtetit për interesa personale dhe klanore.

Mos ua falni gabimet manipulantëve, ndëshkoni me votë në zgjedhjet lokale!

Timoni i anijes shqiptare kontrollohet nga një bretkosë kënetore

0

Nga Aurel Dasareti

Unë vetë i përshkrova shkrimet e mia si “romane bashkëkohore që përmbajnë dimensione historike dhe përpiqen të kapin ritmin e kohës sonë”.

Nuk e di nëse ai është më i keqi se të gjithë hajdutët tjerë, por është më i keqi i të këqijve. Me një lartësi prej 202 cm mbi nivelin e detit, kryekrimineli i Shqipërisë është një figurë madhështore.

***

Ai i ka hequr të rinjve të Shqipërisë të ardhmen e tyre, të drejtën për vendin e tyre!

Bosi mafioz është treguar si një i droguar jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin, autoritar, tradhtar, mercenar, kuisling, renegat dhe i etur për pushtet. Vodhi gjithçka por nuk ngopet kurë. I ngjashëm me krimbin e tokës, ha edhe mbetjet e ngordhura të bimëve dhe kafshëve dhe hap vrima duke përdorur pjesën e përparme me majë ose duke ngrënë rrugës.

Ai narkoman do të bëjë gjithçka për hir të pushtetit. Bota nuk ka parë kurrë një psikopat të tillë.

Sikur është hera e parë që ndërhyn aty ku nuk ka autoritet. Për të nuk zbatohet kushtetuta dhe ligji. Ai përzihet në gjithçka, fjalë për fjalë në gjithçka. Po të mundej, do të ndërhynte në jetën personale të secilit. Nuk mund të shikoje dot në frigorifer pa zërin e tij në prapaskenë që të thoshte ta lije. Kur shkon në tualet, duhet të kthehesh disa herë që miu i kanalizimeve të mos kërcejë rastësisht nga hiçi.

Po të kishte një shtet ligjor në Shqipëri, kryekrimineli do të kishte qenë në burgim të përjetshëm shumë kohë më parë.

Në trurin e tij dhe në çdo pjesë të sistemit nervor të tij fshihen qelizat e çmendurisë dhe krimit.

Njeriu normal asnjëherë nuk duhet të përpiqet të parashikojë të menduarit e një të çmenduri.

Është krejtësisht e pamundur të thuash diçka për atë që krijesa e çmendur do të bëjë në pisllëkun e radhës.

Ai është një njeri i çmendur. Krijesë e çmendur, e hutuar, e marrë, e pakuptimtë, shumë e inatosur, plot epsh të shfrenuar për pisllëqe, dashuri të pakufishme për armiqtë e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Më habiti fakti që ka gjithmonë një çmenduri të çuditshme në dashurinë e shqiptarëve për xhelatin e tyre.

Ai është i çmendur. Ai rrezikon të kafshohet nga ujqërit. Por ai është një udhëheqës i përsosur i deleve të tij.

A është ai një gënjeshtar i shkëlqyer apo është një i çmendur?

Shpesh herë është mençuri të dëgjosh me kujdes atë që thonë dhe shkruajnë diktatorët dhe udhëheqësit e tjerë autoritarë. Në këtë mënyrë, ju mund të përgatiteni më mirë për qëllimet e tyre të liga.

***

Krimi i organizuar është në pushtet në Shqipëri.

Kush duhet të marrë përgjegjësinë për krimin? Megjithëse policia është përgjegjëse për hetimin e krimit, policia nuk mund dhe nuk duhet të parandalojë dhe luftojë e vetme krimin. Reduktimi i rrezikut kërkon një shoqëri që është e aftë të veprojë së bashku, me parandalim të synuar dhe përshtatje të shpejtë me zhvillimet e krimit.

Përgjegjësia e përbashkët sociale për të luftuar krimin

Parandalimi i krimit është një detyrë e përbashkët shoqërore që kërkon një përpjekje më të përkushtuar nga më shumë se vetëm policia.

Çfarë duam të arrijmë?

Shkalla e krimit zvogëlohet kur të gjitha pjesët e shoqërisë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, bashkëpunojnë për të parandaluar krimin në zonat e tyre. Në përgjithësi, ai do të ndihmojë në reduktimin e dobësive ndaj aktivitetit kriminal dhe në zbulimin e aktiviteteve kriminale. Kjo nga ana tjetër do të çojë në një shoqëri më të sigurt dhe do të lehtësojë ruajtjen e besimit midis qytetarëve dhe midis qytetarëve dhe autoriteteve.

Çfarë i karakterizon kriminelët?

Kriminel është njësoj si shkelës ligji, dikush që shkel dispozitat ligjore, diçka që bie në ligjin penal. Termi përdoret shpesh në fjalimin e përditshëm në një mënyrë disi më të kufizuar për t’iu referuar dikujt që ka kryer me dashje një vepër penale (krimi) që kualifikohet për më shumë se një gjobë.

Çfarë nënkuptohet me krim ekonomik?

Krimi ekonomik është një krim ku motivi është paraja. Një krim i tillë ndodh shpesh në biznese që janë të ligjshme, ose që japin përshtypjen e ligjshmërisë. Ndërsa në vendet e zhvilluara krimi ekonomik përbën një pjesë të vogël të të gjitha krimeve të regjistruara, në shtetin amë Shqipëri, Kosovë dhe trojet nën okupim, krimi ekonomik është në një nivel të jashtëzakonshëm.  Dhe, nuk janë autoritetet që duhet t’i pengojnë, sepse janë pikërisht autoritetet që vjedhin më shumë, pothuajse gjithçka.

***

Si komb, ne jemi ende në një lloj pubertet. Ne ndërtojmë identitetin, të pasigurt se kush jemi në të vërtetë. Ndoshta kjo është arsyeja pse na pëlqen të dëgjojmë se çfarë mendojnë të huajt për ne. Pavarësisht nëse ata qeshin apo na lavdërojnë, ne e duam atë. Do të thotë që të tjerët na shohin. Pra, ne jemi. Ashtu si fëmijët kanë etje për afirmim, ne thithim çdo formë lavdërimi. Ne ende nuk jemi plotësisht të sigurt në vetvete.

Në mungesë të zgjuarsisë, ne kemi të ashtuquajturit “mendimtarë të lirë” në rrjetet sociale atje në trojet shqiptare.

Kush e mbron bretkosën e kënetës është një idiot i dobishëm për diktatorin. 

Kushtetuta thotë shprehimisht se pushteti në vend do të ndahet ndërmjet: pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Por, çka thotë realiteti? Peshku i madh ha peshkun e vogël. Në vendin tonë, gënjeshtra është bërë jo thjesht një kategori morale, por vetë themeli i vendit.

Gjërat e vogla bëjnë gjëra të mëdha. Kohët e fundit, ne jetojmë në një realitet të ndryshuar rrënjësisht, me shpejtësi dhe rrezikshmëri të lartë. Vendet e mëdha sillen si gangsterë, të voglat si prostituta.

**

Të nderuar bashkëkombës, nuk duhet të ketë asnjë dyshim se dashuria ime për tokën e të parëve të mi, Shqipërinë dhe lidhja ime 100% gjenetike me kombin shqiptar është e paprekur. Unë e kam ekzagjeruar me autobiografinë time personale, kam thënë shumë detaje, kam dhënë shumë informacion për veten dhe familjen time, nuk ka nevojë të dërgoj foto shtesë. Për momentin nuk ma lejon profesioni im (punëdhënësit) por edhe familjarët. Kur ta botoj librin po, patjetër, por akoma nuk është koha e duhur. Imazhi që kam përdorur në shkrime është i imi, por i paqartë. Gjyshi më ka fotografuar nga larg.

PS: Komenti shpreh mendimet e autorit të shkrimit. “Fyerjet” u drejtohen vetëm fodullëve, mëkatarëve të çoroditur që identifikohen me përshkrimin tim.

29.03.2025

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Dagbladet (1932) / Shfaqjet e Faustit dhe Mefistos në Oslo — Intervista me Aleksandër Moisiun në Norvegji(12)

Turneu Moisi i fotografuar për Dagbladet në Østbanen këtë mëngjes. Nga e majta në të djathtë në rreshtin e parë : Raul Lange, i cili luan Valentinin, Moisiu, Karin Ewans, Elsa Bassermann dhe Bassermann-i. Mes Moisiut dhe znj. Ewans qëndron udhëheqësi i trupës, regjisori Fischer. — Burimi : Dagbladet, e hënë, 5 shtator 1932, ballinë dhe faqe n°2

Shkrimi n°12 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Mars 2025 

“Dagbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatorit 1932, në ballinë dhe në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Sot, Fausti dhe Mefisto në Oslo

Me një Gretchen me sy blu dhe një ansambël të madh.

Jannings do të mbërrijë para Krishtlindjeve.

Burimi : Dagbladet, e hënë, 5 shtator 1932, ballinë dhe faqe n°2

Burimi : Dagbladet, e hënë, 5 shtator 1932, ballinë dhe faqe n°2

Sot në mëngjes, turneu Moisi mbërriti në Oslo nga Stokholmi, pasi pati një sukses të madh publik me ”Faustin” e Gëtes në Teatrin e Cirkut.

Në stacion, të ftuarit e famshëm u takuan nga sekretari Bull dhe një turmë gazetaresh femra që u hodhën mbi gjahun e tyre. Nuk takoni çdo ditë njerëz si Bassermann-ët, Karin Ewans dhe Raul Lange, për të mos përmendur regjisorin e famshmëm Alfred Fischer, të cilin mund ta falënderojmë kryesisht për këtë ngjarje unike. Zoti Fischer thotë se ka ndërmend të dërgojë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj nga e gjithë bota në Veri – më vonë në vjeshtë, ai njofton një paraqitje të Emil Jannings në ”Fuhrmann Henschel” të Hauptmann-it.

Por ishte turneu i “Faustit”. Moisiu është personi më i lehtë për të biseduar. Ai ka qenë këtu më parë dhe ndihet si në shtëpinë e tij pas 11 vitesh. Që atëherë, ai ka udhëtuar gjerësisht, duke luajtur në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe në të gjithë Evropën. Ai është veçanërisht entuziast për vitet e tij me Stanislavskin në Moskë.

— Interesi për teatrin në Rusi është i madh, thotë ai, dhe pas revolucionit thuhet se janë ndërtuar mbi 2000 teatro.

— Çfarë mendoni për teatrin gjerman ? Ngritja e supeve nga Moisiu është më shumë domethënëse se përgjigjja.

— Ka patur shumë eksperimente në Gjermaninë e re, por eksperimentet kanë qenë të gjitha gjatë gjithë kohës. E vetmja gjë që mund të shkaktonte një drejtim krejtësisht të ri dhe një transformim lokal të artit të aktrimit dhe të teknikës së teatrit do të ishte një ndryshim i thellë në vetë psikikën njerëzore. Por, me sa kam mundur të shoh, nuk ka ndryshuar shumë në Republikën e Gjermanisë.

Gjatë bisedës, thellohemi në repertor dhe pyesim pse ka zgjedhur të jetë i ftuar në “Faustin” në vend të diçkaje të re.

Sytë gështenjë të Moisiut buzëqeshin në mënyrë ngacmuese.

— A mund të përmendni diçka më të mirë ? Për mendimin tim, nuk ka pjesë të reja që janë krejtësisht të mira. As në Gjermani, as në Francë, as në Angli dhe as në Amerikë. Por mbase Norvegjia ka disa ?

— E keni shkruar vetë një pjesë, apo jo ?

— Po, sigurisht që po. Por askush nuk dëshiron të luajë atë lojë. Dhe vërtet…

Moisiu nuk do të thotë më shumë për këtë, dhe në vend të kësaj na prezanton me Margaritën e re brilante me sy blu të turneut, Karin Ewans.

— Ky duhet të jetë roli juaj i parë, vërejmë ne. Është e vështirë për t’a konfirmuar.

— Po, mezi, ajo buzëqesh me një rresht verbues perlash të bardha. Kam 7 vite që jam aktore, por është hera e parë që aktroj me Moisiun. Ajo i dërgon Faustit një vështrim admirues, të magjepsur dhe vazhdon : Është e mrekullueshme.

— Edhe ju u qëndroni besnike klasikëve ?

— Jo, për fat të keq, kjo është hera e parë. Unë zakonisht luaj letërsinë moderne. Ajo përmend rolet kryesore në shfaqjet e Shaw, Galsworthy, Maugham dhe Deval.

Në sportelin e doganës, Bassermann-i dhe gruaja e tij qëndrojnë të ulur mbi valixhet e tyre. Bassermann, ylli i Gjermanisë, heroi i kaq shumë filmave të mëdhenj, është në të vërtetë një njeri i ndrojtur dhe i shqetësuar (plot ankth). Buzëqesh bukur, por në të njëjtën kohë sytë e tij kërkojnë që ta lëmë vetëm. Një herë Moisiu tha për të se ishte i vetmuar dhe i ndrojtur si dreri në pyll, dhe sot ai është shumë në atë gjendje shpirtërore, kështu që para se të mund të psherëtijmë, i riu i fuqishëm, rreth të gjashtëdhjetave, u fut në një makinë — dhe u zhduk. 

*** 

Sonte, nesër dhe të mërkurën “Fausti” luhet në Teatrin Kombëtar. Shitjet e biletave janë rritur duke dyfishuar çmimet e operës. Herët në mëngjes, radha ishte e gjatë përpara shitjeve të sotme dhe të nesërme. Duket se tri shtëpi do të shiten.

Bojkotojeni festën e “Bajramit”, se ashtu ia tregoni vendin Naim Tërnavës, që hero kombëtar e ka Sulltan Muratin dhe sulltanët e pashallarët e tjerë

0

“Iftari” politik në Kamenicë (Dardanë)…Kështu po vazhdohet në gjithë Kosovën.

Shkruan: Luan Dibrani, Gjermani

  • Bojkoti i Festave të Bajramit dhe Braktisja e Islamizmit: Reagimi i Domosdoshëm ndaj Provokimeve të Naim Tërnavës dhe Tradhtisë së Qeveritarëve që Komprometojnë Identitetin Kombëtar

Në një periudhë ku Kosova po përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme, është e domosdoshme që shqiptarët të shqyrtojnë ndikimet e ndryshme që mund të minojnë unitetin dhe identitetin e tyre kombëtar. Deklaratat e Naim Tërnavës, ku ai shpall se “nuk është shqiptar, por musliman”, janë një provokim i hapur dhe një shenjë e përpjekjeve për të minuar identitetin tonë kombëtar. Ky qëndrim nuk është vetëm një sfidë për shqiptarët, por gjithashtu një ftesë për të kundërshtuar çdo tentativë që tenton të imponojë ideologji të huaja, duke minuar bashkëjetesën tonë dhe duke vënë besimin mbi kombin.

Naim efendi Tërnava i shpjegon kryeministrit Albin Kurti për xhami e “kulturen islame”…!

Reagimi ndaj Provokimeve të Naim Tërnavës
Përgjegjësia për këtë situatë nuk bie vetëm mbi individët që shpërndajnë këto mesazhe, por edhe mbi udhëheqësit tanë politikë. Deklaratat e Tërnavës, të cilat shpërfaqin një ideologji që e vendos identitetin fetar mbi atë kombëtar, janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për unitetin e shqiptarëve dhe për vlerat tona kombëtare. Kjo është një tentativë për të hapur një hendek mes shqiptarëve dhe për të krijuar një shoqëri të ndarë, ku besimi fetar shndërrohet në një element të përçarjes.

Ali Eshbar, i pari i xhamive të Turqisë, në takim me njeriun që punon e angazhohet pandërpre për ambicjet neoosmane, Naim Tërnavën…Ky ishte edhe për t’i përcjellë punime e xhamisë së Turqisë neoosmane në Prishtinë, të cilën po e financon krejtësisht politika neoosmane e Turqisë. Ali Eshbar në një intervistë që e dha pas përfundimit të meremetimit komplet të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, i kujtoj ushtarët e lavdishëm osmanë “që e sollën islamin”. Me këto mendime ai u zhvesh plotësisht dhe tregoj se Turqia me synime të qarta armiqësore e mohon secilën qëndresë antiturke e antiosmane shqiptare, sidomos qëndresën e kryeheroit të kombit, Gjergj Kastriotit.

Naim Tërnava tek varri i kryeheroit të tij, Sulltan Mehmeti, në fshatin Mazgit…

Albin Kurti, e uron BIK-un e Naim Tërnavës për “Fitër Bajram”, pa e pasur asnjë nevojë e as detyrim kushtetues…!

Bojkoti i Festave të Bajramit dhe Braktisja e Islamizmit Politik
Në këtë kontekst, bojkoti i festave të Bajramit dhe braktisja e islamizmit politik janë një reagim i domosdoshëm për të mbrojtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Festat islame, përfshirë Bajramin, kanë një rëndësi fetare, por kur ato përdoren për të përhapur ideologji politike të huaja, që përpiqen të krijojnë ndasi brenda shoqërisë shqiptare, ato nuk mund të shihen si një festë që i takon popullit shqiptar. Festat e Bajramit, në këtë rast, bëhen një mjet i propagandës për islamizmin politik, një lëvizje që kërcënon të krijojë një shoqëri të ndarë dhe të polarizuar.

Tradhtia e Qeveritarëve që Komprometojnë Identitetin Kombëtar
Një tjetër faktor që kontribuon në përhapjen e këtyre ndikimeve është paaftësia dhe servilizmi i qeveritarëve të Kosovës, të cilët, për interesa të ngushta politike, kanë zgjedhur të bëjnë kompromise me liderët fetarë dhe të mbështesin aktivitete që nxisin ndasi dhe ndjekin një agjendë fetar-politike. Qeveritarët që janë të gatshëm të ulen për iftar me figura që përhapin islamizmin politik, po tregojnë se ata nuk janë të gatshëm të mbrojnë vlerat e identitetit kombëtar shqiptar dhe po tolerojnë përpjekjet për të minuar unitetin tonë. Ky veprim është një tradhti ndaj votuesve që u dhanë besimin dhe votën për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Xhamia e Bresanes – Sharri, Prizren

Naim Tërnava me të parin e Diyanetit të Turqisë në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatihu në Prishtinë, aty ku e patën vrarë e masakruar mizorisht ushtarët turq-osmanli heroine e kombit tonë, intelektualin e madh, Pjetër Bogdanin. Sulltan Mehmet Fatihi ka mbetur i njohur në histori për një varg gjenocidesh ndaj popullit shqiptar dhe si shkatërrues deri në themel të shumë qyteteve shqiptare.

Pse Bojkoti është i Domosdoshëm
Bojkoti i festave të Bajramit është një veprim që duhet të merret për të dërguar një mesazh të qartë se shqiptarët nuk do të lejojnë që ideologjitë e huaja të ndikojnë në jetën e tyre shoqërore dhe politike. Ky akt është një thirrje për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar, për të ruajtur një shoqëri të bashkuar dhe për të refuzuar çdo përpjekje që tenton të na ndajë. Ai është gjithashtu një mesazh për udhëheqësit tanë, që të kuptojnë se ata kanë një detyrë të shenjtë për të mbrojtur unitetin dhe interesat e kombit shqiptar, dhe se ata nuk mund të mbështeten në lëvizje që po përpiqen të përçajnë popullin shqiptar.

Përfundim
Bojkoti i festave të Bajramit dhe braktisja e islamizmit politik janë veprime të domosdoshme për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe për të ruajtur bashkëjetesën shoqërore. Ky është një akt që duhet të merret me përgjegjësi dhe vendosmëri, sepse është një hap i nevojshëm për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të bashkuar për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë udhëheqës që vendosin kombëtaren mbi çdo ndikim të huaj dhe që janë të gatshëm të mbrojnë vlerat dhe interesat e popullit të tyre.

Xhamia qendrore e Prishtinës, më e madhja në këtë pjesë të Ballkanit, që po e ndërton krejt gratis Diyaneti i Turqisë, organizatë e afërt me qeverinë e këtij vendi. Kjo organizatë e ka për detyrë përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset që ishin në sundimin (pushtimin) e Perandorisë Osmane -kalifatiste .

***

Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan presin shiritin! Presidenti turk: Më e madhja në Ballkan! Kryeministri: Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut! – Shqiptarja.com