Kreu Blog Faqe 607

Mendime rreth librit të Diamant Salihut, ”Deri sa të vritemi të gjithë”

0

Ilir Canhasi, Suedi 

Deri sa të vritemi të gjithë
”Tills alla dör”, në shqip ”Deri sa të vritemi të gjithë”, quhet libri i Diamant Salihut që u botua në vitin 2021. Libër ky që u prit shumë mirë nga opinioni në Suedi, ku në të njëjtin vit ai u nderua me Çmimin e Madh të Gazetarisë ”Zëri i Vitit” mbi luftën dhe dhunën e bandave në Suedi.
Diamanti është një gazetar investigativ ku përmes librit tregon konfliktin mes grupeve të ndryshme kriminale në disa paralagje të Stockholmit.
Gjithçka filloi nga viti 2015 ku dy adoleshentë vriten mes veti nga shokë të tyre.
Këto vrasje bënë që shokët, që deri dje ishin rritur së bashku u ndanë në dy grupe kriminale duke filluar vrasjen e tyre mes veti.
Vrasje këto që tronditën jo vetëm Suedinë por edhe botën. Sipas të intervistuarve Suedia ka dështuar me integrimin e të huajve në shoqërinë suedeze.
Por ka edhe të tjerë që thonë se nga e njëjta familje fëmijët kishin zgjedhur rrugët e ndryshme, motra kishte marrë diplomën e universitetit ndërsa vëllau kishte marrë rrugën e kriminalitetit.
Një kriminel tregon se një herë kishte dëgjuar dikë të thoshte:
“Të jesh kriminel është si të urinosh mbi veten tënde, në fillim është e ngrohtë dhe e këndshme, por më pas bëhet ftohtë dhe bezdisshme”!
Diamanti, është shumë i kujdesshëm ndaj këtyre konflikteve që kryesisht janë të huaj me prejardhje nga Somalia, ai asnjëherë nuk drejton gishtin se kush mban përgjegjësi për këto vrasje, vrasje këto që edhe Presidenti Trump, i përmend disa herë kur ka të bëjë me politikën ndaj të huajve për qëllime të veta.
Por, ai gjithnjë në libër i drejtohet lexuesit me frazat si; ”me të gjithë që kam biseduar më kanë thënë se…” apo ”me shumicën që kam folur…”,
duke mos anuar nga asnjëra palë, për tu munduar të jetë sa më objektiv.
Citim nga libri;
Në varrimin e një të riu nga 15 të vrarë deri në vitin 2021, një prind i lagjes thotë:
>> Ne erdhem në këtë vend për hirin tuaj. Për t’ju shpëtuar. “Nuk kemi ardhur këtu për t’ju varrosur”.<<
Ai tregon se shumë nga të intervistuarit nga shoqëria somaleze, tregojnë se atyre ju mungon edukimi kolektiv. Kur u rritën në Somali, i gjithë komuniteti lokal ndihmoi me fëmijët. Përveç prindërve, kishte edhe familjarë të ngushtë, mësues të Kur’anit dhe fqinjë.
Ndërsa në Suedi, përballen me një shoqëri më individualiste në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës, familjet tradicionalisht jetojnë vetëm. Fëmijët i dërgojnë në çerdhe, shkolla dhe shërbime sociale. Kjo ka bërë që shumë të rinjë kanë përfunduar në rrugën e gabuar.
Shumë nga të rinjë që janë në konflikt kanë lindur në Suedi ose janë rritur këtu. Ata nuk e kuptojnë as kulturën somaleze dhe as suedeze. Ata janë jashtë kontrollit të të rriturve.
Por e tëra kjo bjen poshtë kur kemi të bëjmë me motrat e tyre, ato dhe vëllezërit e tyre janë rritur në të njëjtat rrethana por këto kanë zgjedhur shkollimin, e jo rrugën e gabuar të vëllezërve të tyre.( shënim i imi)
Në fund kur gazetari – Dianant Salihu, pyet një kriminel se si e shifni zgjidhjen e këtij konflikti, ai përgjigjet;
>>Nuk ka asnjë zgjidhje.<<
>>Mendoni se duhet të vazhdojë?<<
>> Po<<
>>Deri kur?<<
>>Deri sa të vritemi të gjithë.<<
Dhe me të vërtetë vrasjet ende nuk kanë pushuar, ku shumë nga ta janë burgosur e të tjerë kanë ikur në shtete të ndryshme nëpër botë. Një problem që ende është aktual ka të bëj me kriminelët që për shërbime të tyre kriminale bëjnë rekrutimin e fëmijëve ku fëmijët shfrytëzohen për vrasje, shpërndarje të drogës duke mos i kapur ligji për dënime të larta.
Për fund dua të shtoj se edhe pse unë jetoj vetëm 60 km nga këto paralagje të Stockholmit, edhe pse kisha dëgjuar lajmet mbi këto vrasje, unë vetëm pas leximit të këtij libri kuptova më shumë se çfarë në të vërtetë po ndodh në vendin tonë, prandaj unë dua ta falënderoj për guximin, vështirësitë dhe rreziqet e punës së tij si gazetar hulumtues për botimin e këtij libri.
Në janar 2025, Diamanti ishte i ftuar si ligjërues në një takim të shoqatës ”Jehona” në Stokholm, ku foli për luftën kundër krimit dhe për karrierën e vet si gazetar hetues. Ky takim me yllin e gazetarisë mbushi një sallë me shikues shqiptarë e suedezë. Të hyrat nga ky event Diamant Salihu i dhuroi te Library Project Kosovo, një projekt i mërgimtarëve në Stokholm që mbështet bibliotekat shkollore në Kosovë.
Disa fjalë mbi autorin:
Diamant Salihu, është i lindur më 1 dhjetor 1983 në Gjakovë, Kosovë. Është gazetar dhe autor suedez. Në vitin 2006 Diamant Salihu u punësua në gazetën Expressen ku punoi si reporter dhe në mënyrë periodike ishte edhe korrespondent i gazetës në Londër dhe Nju Jork. Në vitin 2017, ai u punësua si gazetar në redaksi të lajmeve në televizionin publik suedez.
Ka të botuar dy libra, në vitin 2021 ”Tills alla dör”, shqip ”Deri sa të vritemi të gjithë”, dhe në vitin 2023 ”När ingen lysnar”, shqip ”Kur s’të dëgjon kush”.
Çmimet
Çmimi i Madh i Gazetarisë, 2021
Lopata e Artë, 2022
Çmimi i Bernës, 2022
Çmimi Raoul Wallenberg, 2023
Gazetar i vitit 2024
Foto nga takimi në Stockholm i ftuar si ligjërues nga ”Shoqata Jehona”.

Morgenbladet (1932) / Intervista me Aleksandër Moisiun në Norvegji për Faustin dhe pak për gjithçka(11)

Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3

Shkrimi n°11 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2025 

Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatorit 1932, në faqen n°3, intervistën asokohe me Aleksandër Moisiun në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Moisiu flet për Faustin dhe pak për gjithçka.

Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3

Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3

Me trenin e natës nga Stokholmi mëngjesin e sotëm erdhën Moisiu dhe Bassermann-i dhe i gjithë ansambli gjerman që do të jetë i ftuar sonte në Teatrin Kombëtar. Ndër fytyrat e shumta të përgjumura që dolën nga dera e daljes kur treni ndaloi në Østbanen, ajo e Moisiut ishte më e keqja, por pas shpjegimit të tij dramatik se si i duhej të kalonte gjithë natën në një ndenjëse të palosshme në korridor, sepse nuk kishte mundur të flinte me një burrë të çuditshëm, morëm një shpjegim për fytyrën e përgjumur.

— Pse ka kaluar kaq shumë kohë që kur na vizituat për herë të fundit ?

— Nuk kam pasur kohë, është vërtet e vërtetë. Jeta ime në turne filloi me të vërtetë atëherë, dhe që atëherë unë kam qenë vazhdimisht duke udhëtuar. Për dy vjet isha në Amerikë dhe luajta ndër të tjera në një film mjaft të pasuksesshëm, të them plotësisht të drejtën. Ndoshta e dini gjithashtu që kam shkruar një dramë për Napoleonin që është luajtur në Berlin me Bassermann-in në rolin kryesor. Tani do të shfaqet në Paris pas disa ditësh, pastaj do të ketë premierë edhe në Amerikë.

— Ne lexuam në një intervistë në një gazetë të huaj që mendonit se Hamleti ishte i modës së vjetër (démodé), por ç’të themi për Faustin ?

— Fausti nuk është jashtë mode. Ka filozofi, shumë filozofi të mirë. Djalli i përndjek mendjet e njerëzve po aq shumë tani sa atëherë, apo jo, edhe pse mund të ketë marrë një formë më tërheqëse. Unë kam qenë në turne me Faustin për disa muaj tani dhe rrallë kam parë një pjesë në vetvete t’i tërheqë njerëzit kaq fort.

— Cilat tema u interesojnë më shumë njerëzve ?

— Temat — ka vetëm një temë që është në gjendje të tërheqë njerëzit dhe ajo është dashuria. Por jo aspektet e bukura dhe poetike të dashurisë, vetëm marrëdhëniet aktuale midis burrit dhe gruas. Unë vetë nuk do të luaja kurrë në asnjë prej këtyre pjesëve moderne.

Përkujtime në ditëlindjen e Andon Zako Çajupit

Nga: Frank Shkreli

“S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër shqiptarë…zanati më i lehtë është të bënesh minister…” (Andon Zako Çajupi)

Gjatë viteve më ka pëlqyer të sjell, nga koha në kohë, shkrime, artikuj ose përmbledhje, të fillim shekullit të kaluar, si për shembull nga At Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli e të tjerë,  të cilët ndonëse kanë jetuar dhe zhvilluar veprimtarinë e tyre në fillim të shekullit XX – mendimet dhe qëndrimet e tyre të shprehura atëherë, tingëllojnë mjaft aktuale edhe për ditët e sotme, përballë zhvillimeve politike në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare gjatë  gjithë vitit, por sidomos në prak të zgjedhjeve parlamentare, siç janë ato të 11 majit, 2025.

Mënyra se si përzgjidhen “përfaquesit e ardhëshëm të popullit” çdo 4 vjet, është kthyer, vërtetë, në një situatë komike për zgjedhsit shqiptarë. Mjafton të shikoni listat e fundit (të hapura dhe të mbyllura) të njoftuara nga partitë e ndryshme në Shqipëri për zgjedhjet e majit, 2025.  Ditëlindja e Çajupit (27 mars, 1866) më kujtoi një shkrim të tijin – që e kam pasqyruar edhe njëherë tjetër e që mban datën 22 Shkurt, 1922 shkruar në Kairo – si parathënie në krye të dramës, “E Thëna” të Milo Duçit – ribotuar në numrin e parë të revistës “Shejzat” të Ernest Koliqit (Viti i Parë, gusht -1957) në Romë me mbishkrimin, “Zane të Kalesës”.

Na ishte një kohë, shkruante ndër të tjera, Çajupi, një shekull më parë, kur populli kërkonte nga qeveritarët dhe përfaqsuesit e tij, që të jenë, “sidomos, atdhetarë të vërtetë”.  Në atë artikull, Çajupi përshkruante situatën politike të kohës së tij duke pasqyruar realitetin e atëhershëm politik – deri diku, në përputhje me të sotmen, 100-vite më vonë — se të jesh “një atdhetar i vërtetë”, nuk merret aspak në konsideratë si një vlerë ose cilësi për një deputet ose për cilindo do politikan të niveleve më të larta, përfshir ministrat në shërbim të popullit duke theksuar se për tu future në politikë, të jesh atdhetar nuk është e nevojshme për “aspirantët” politikë: “Jo, sot s’është nevojë! Ndë Shqipëri, një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtor, tokon të bënet, pa vesvese, regjent, ministër, depytet, prefekt, faqe me nder dhe mbret.”

Artikulli i Çajupit, është shkruar prej tij një shekull më parë, në formën e një parathënieje të dramës “E Thëna”. E përzgjodha këtë shkrim të Çajupit, në përvjetorin e tij të lindjes (27 Mars, 1866) sepse sjell edhe sot një freski të gjëndjes politike dhe kulturore, që mbretëronte në atë kohë, anë e mbanë trojeve shqiptare, por duke marrë parasysh, sidomos, zhvillimet aktuale politike në Shqipëri në prak të zgjedhjeve të majit, e bën atë shkrim mjaft aktual për botën politike shqiptare sot. Ngjan sikur Çajupi të përshkruante pothuaj, ekzaktërisht, duke pasqyruar me mjaft përpikmëri, sidomos, gjëndjen aktuale politike në Shqipëri para zgjedhjeve të ardhëshme.  Përzgjedhja e kandidatëve të partive të ndryshme politike shqiptare nuk bëhet duke u bazuar në meritat e kandidatit ose kandidatëve. Në të vërtetë, ashtu si në kohën e Çajupit, një shekull më parë, as sot, të jesh kandiddat për ofiqe të larta në shtet e qeveri, pore dhe në parliament, “S’ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel.”

Ndonëse kanë kaluar mbi 100-vjet nga botimi – sa të vërteta janë fjalët e Çajupit! Ato pasqyrojnë edhe sot shqetësimet dhe trishtimet e patriotëve të vërtetë të asaj kohe në lidhje me gjëndjen politike dhe kulturore të shqiptarëve atëherë. Por sa aktuale janë edhe sot. Ato janë në përputhje të plotë dhe, përpikmërisht, me gjëndjen e sotme komike politike dhe kulturore në rrafshin politik dhe shoqëror shqiptar, si në marrëdhëniet e shqiptarëve me njëri tjetrin ashtu dhe me të tjerët.

“Për shumicën e shqiptarëve, politika është një punë fort e lehtë dhe u vërtetoj se, për me fitu bukën, në këtë botë të reme, zanati m’i lehtë është të bënesh ministër. S’ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel… Si shpjegonet kjo pasuni në pikëpamje të politikës?…  Ministri i bujqësisë, bie fjala, tokon të mos çquaj qepët nga prasët; ministri i luftës tokon të mos ketë marë një pushkë në dorë; ministri i financës tokon të mos ketë fituar asnjë grosh, veç me të grabitur; ministri i arsimit tokon të mos dijë as shqip, veç të mundi të shkruaj një ë me dy pika mbi krye; ministri i punëve të përjashtëme tokon të jetë prift a hoxhë…., dhe puna të vejë mbarë gjithmonë…” (Çajupi)

Salla e Kuvendit të Republikes së Shqipërisë   

Përveç kritikës ndaj gjendjes politike të kohës së tij, Çajupi, ka shprehur gjithashtu zhgënjimin dhe trishtimin e tij mbi gjëndjen e atëhershme dhe për mungesën e zhvillimeve letrare e kulturore, në nivel të duhur, të gjuhës shqipe, në përgjithësi, në Shqipërinë e 1920-ave. Ndërkohë që “shqiptarët janë të lindur për politikë”- sipas Çajupit, të pakët janë njerëzit e kulturës.  “Për njëmënd, ndë Shqipëri gjënden plot ministra, qeveritarë, depytenj, diplomatë të fortë. Mbijnë sikurse kërpudhat nga dhéu…Përkundra, shkronjëtorët, vjershëtorët, janë fort të pakët.”  Megjithse kanë kaluar mbi 100-vjet nga botimi – fjalët e Çajupit në ditëlindjen e tij — pasqyrojnë edhe sot shqetësimet dhe trishtimet e patriotëve të vërtetë të asaj kohe në lidhje me gjëndjen politike dhe kulturore të shqiptarëve atëherë, por që, pothuaj, përputhen aq përpikmërisht edhe me gjëndjen e sotme politike, shoqërore dhe kulturore në marrëdhëniet e shqiptarëve me njëri tjetrin dhe me të tjerët.

Salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Demokracia e vërtetë nuk pret! “Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, ka thënë dikur i Madhi Faik Konica. Mendonim se 35-vite tranzicion nga sistemi diktatorial komunist do sillte më në fund atë që shpresonin brezat e shqiptarëve, një sistem puralizmi të vërtetë politik e demokratik, me të drejta të barabarta të njeriut, me drejtësi dhe me përgjegjësi qytetare e politike.  Por, për fat të keq, falë edhe kësaj “bote të rreme” ndoshta — siç është shprehur edhe Çajupi 100-vite më parë — demokracia përfaqsuese shqiptare – me ndonjë përjashtim aty këtu, nuk ka prodhuar politikanë me nder e integritet, “atdhetarë të vërtetë”, sipas Çajupit, shqiptarë në shërbim të popullit të vet, të cilët mbi interesat personale dhe partiake, vendosin gjithmonë interesat madhore të Kombit. 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe 6-javë javë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, populli shqiptar – ashtu si në kohën e Çajupit 100-vjet më parë – kërkon nga qeveritarët dhe përfaqsuesit e tij në Kuvendin e ri shqiptar, mbi të gjitha dhe sidomos “Atdhetarë të vërtetë”, për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar.

Bajram Curri & Liugj Gurakuqi

Nga: Dilaver Goxhaj

Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu vrau dy Heronj të Popullit:

–         Luigj Gurakuqin, (Shkodër, 20 shkurt 1879 – Bari, më 2 Mars 1925), qe veprimtar i çështjes kombëtare, ekonomis dhe nënshkrues i dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare çerekun e parë të shekullit 20. Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.

–         Bajram Curri (Krushë e  Madhe, (Rahovec), më 16 janar 1862 – Dragobi, më 29 Mars 1925), ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, politikan dhe aktivist shqiptar i cili luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, më vonë duke luftuar për Kosovën dhe inkorporimin në të pas Traktatit të Londrës në 1913. Falë ndikimit të tij, bën të mundur dërgimin, jashtë shtetit, me bursë shtetërore, e të rinjve premtues, si Rexhep Krasniqi, Xhevat Korça e Krist Maloku.

Dimë se Ahemt Zogu e rrëzoi qeverinë e Fano Nolit përmes intervencionit të huaj. Qeveria jugoallave mobilizoi gjatë kufirit me Shqipërinë 10 mijë ushtarë të rregullt, rezervistë, bjellogardistë rusë të strehuar në Jugosllavi, dhe mercenarë të rekrutuar nga Ahmet Zogu dhe Ceno bej Kryeziu. Në dispozicion të atij intervencioni u vunë edhe mjaft financa nga shoqëria vajgurore “Anglo-Persian” dhe “Standart Oil”.

Më 10 dhjetor 1924 bjellogardistët rusë sulmuan Lumën për të goditur forcat qeveritare që i komandonte Bajram Curri, por pa ndonjë rezultat.

Më 14 dhjetor 1924 mercenarët e Mufit bej Libohovës dhe Koço Kotës, të nisur nga Greqia, sulmuan Kakavijën (Gjirokastër)

Më 15 dhjetor 1924 u sulmua Peshkopia dhe menjëherë ngritën krye bandat reaksionare në Lumë e Mat, të cilat sulmuan forcat qeveritare.

Më 16 dhjetor 1924, pas një luftimi të ashpër ra Peshkopia. Rreth 2.000 forca vullnetare nga Korça dhe Elbasani që u nisën në ndihmë të forcave qeveritare, shtatmadhoria e komanduar nga Ministri i Luftës Kasëm Qafzezi  i gozhdoi ato dhe forcat qeveritare në Golloborgë, për të mos i ndalur gorcat kundërrevolucionare, në kundërshtim me kërkesën e oficerave të forcave qeveritare.

Më 19 -23 dhjetor 1924  çorganizimi i forcave qeveritare i mundësoi  forcat reaksionare të përparonin me shpejtësi në tokën shqiptare. Në luftime me intervencionistët jugosllavë dhe mercenarët e A. Zogut morën pjesë, më tepër me inisiativën e tyre,  repartet qeveritare që u ndodhën në Muriqan (Dibër), Vukpala (Shkodër), Kukës, Gurabardhë (Mat) dhe Priskë (Tiranë).

Më 24 dhjetor 1924, sipas urdhërit të Kasëm Qafzezit, u lëshuan pa luftë Tirana dhe Elbasani dhe trupat kundërrevolucionare hynë në Tiranë dhe brenda një kohe të shkrurtër pushtuan pjsën tjetër të Shqipërisë.

Më 6 janar 1925 Zogu formoi qeverinë e re të kryesuar prej tij dhe të përbërë nga udhëheqësit e tjerë të kundërrevolucionit , Myfit Bej Libohova dhe Koço Kota etj.

Hapat e para të A.Zogut për riorganizimin e pushtetit të tij ishin: shpërndarja e ushtrisë kombëetarë shqiptare, krijimin në vend të saj i milcisë mercenare, suprimimin e ministrisë së luftës, e cila u zevendësua me komandën e përgjithshme, suprimii i ministrisë së arsimit.

Më 19 janar 1925 në fjaimin e tij përpara mbeturinave të Asamblesë Kushtetuese, A. Zogu e paraqiti me qëllim lëvizjen e  gushtit 1924 si një lëvizje komuniste, doli me flamurin e antikomunizmit dhe bëri thirrje kundër “ideve të reja dhe tepër të rrezikshme për shtet”, siç ishte bolshevizmi.

Kundër krahinave që kishin qenë baza të kryengritjes dhe nuk pranuan t’i nënshktroheshin regjimit të tij, A.Zogu organizoi operacione ushtarake ndëshkimore, të udhëhequra nga Ceno Bej Kryeziu, Muharrem Bajraktari, Abaz Kupi etj, në mënyrë të veçantë në Malësi të Madhe, Shalë, Krasniqe, Kthellë, si dhe në krahinat e Jugut, ku vepruan bandit e Taf Kaziut, Hysni Demës etj.

Klika zogiste një kujdes të veçantë i kushtoi  asgjësimit fizik të kundërshtarëve më të rrezikshëm politikë të saj, brenda dhe jashtë vendit.

Kështu, Balto Pjetër Stambolla,  agjent i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i paguar  nga Zogu, me ndihmën e fashistëve italianë, vrau në Bari (Itali), Luigj Gurakuqin. Pak minuta se ora të shkonte 21.00, më 2 mars 1925, Luigj Gurakuqi u kërkoi leje të largohej miqve të tij me të cilët ishte duke darkuar në hotel “Cavour” në Bari. Por teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Balto Stambolla, djali i tezes së tij, i doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup. Balto Stambolla u ekzekutua më 1944, në Peqin, me vendim të gjyqit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare si armik i popullit.(Histori e Shqipërisë, Tiranë, 1965, f.563)

Tradhëtarin Balto Stambolla e damkos përjetësisht poeti Agim Viça

në baladën e tij për Luigj Gurakuqin

 

Ç’ditë qe ajo, atë botë në Bari                      E Plakun, o, Plakun, Atje, në Shpellë          

Tek të qëllonte Balto tradhtari?                   Një palo burrë e ftonte në duel.

Ai Balto Horri, ai Balto baltë.             Ç’ditë qe ajo, vërtet, në Bari

Nënqeshte Zogu, atje në pallat.                    Kur të qëlloi ai plumb tradhtari?

 

Atje në pallat, brenda në Tiranë,                  Tek bridhte botës vëllai Theofan

Tek i ngulte thikën së zezës Nanë.     E i thosh Nënës: «Mbaj zi për vëllanë!»

Tek këpuste lulen e djalërisë             Mbaj zi për vëllanë, thërriste poeti.

Avni Rustemin, Zemër-Paris.             E vaj vatani , e mjerë mileti!

Ahmet Zogu i forcoi ndjekjet kundër patriotit të paepur demokrat Bajram Curri, i cili, në krye të një çete të armatosur, nuk e kishte pushuar luftën kundër reaksionit zogist edhe pas rënies së qeverisë së Fan Nolit. Por kushtet për një kryengritje të re ishin shumë të vështira. I shtrënguar nga kushtet e dimrit të ashpër, Bajram Curri e shpërndau pjesën më të madhe të bashkëluftëtarëve, për t’u bashkuar me ta në pranverë. Më 29 mars 1925 Gryka e Matinës u rrethua nga forcat të shumta metrcenarësh. Bajram Curri dhe shokët e tij nuk u dorëzua. Në këtë përleshje të ashpër plaku trim ra heroikisht me armë në dorë.

Më 29 maj 1970, Enver Hoxha, në takimin me popullin e Hastit dhe të Krumës, tha: “Kur mercenarët e Zogut e vranë Bajram Currin, Zogu urdhëroi të mos guxonte kush të varoste Bajram Currin. Por ju hasjanët u treguat dhe qëndruart si burrat edhe përpara xhandarëve të Ahmet Zogut, kur ata, pas vrasjes së Bajram Currt, patën pyetur se kush do ta merrte trupin e tij të gjakosur. “Bjereni këtu, se e marrim ne hasjanët!”, u thatë ju pa frikë atyre banditëve dhe trupin e herroit e morët dhe e vutë mbi kalë si me qenë i gjallë dhe e varrosët këtu pranë, pavarësisht se eshtrat e bacë Bajramit tash prehen në Tropojë, në atë qytet që sot mban emrin e tij të lavdishëm, e kemi për nder dhe detyrë të vemi të përulemi përpara lapidarit të ngritur në kujtim të tij.”(vepra 43, f.327)

Pas çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi, pushteti popullor u dha titullin Hero i Popullit Shqiptar. Të dy këta Heronj të Popullit Fan Noli i përjetësoi me dy elegjitë kryevepra të tij:

    SYRGJIN – VDEKUR                                  SHPELL’  E DRAGOBISË

(Elegji për Luigj Gurakuqin)                                       (Elegji për Bajram Currin)

 

Nëno moj, mbaj zi për vllanë                           Thon’ u shtri e thon’ u vra,

Me tre plumba na i ranë,                                 Po ti s’vdiqe, or Baba,

Na e vran’ e na e shanë,                                 As te shkëmp’ i Dragobisë,

Na i thanë tradhëtor                                                 As te zemr’ e Djalërisë          .

 

Se të deshte dhe s’të deshnin,                        As je vrar’ e as po vritesh

Se të qante kur të qeshnin,                                       Legjendar Ante po ritesh –

Se të veshte kur të çveshnin,                          Dithyramb i Dragobisë,

Nëno moj, të ra dëshmor.                               Tmerr, panik i mizorisë.

Tiranë, 25 Mars 2025

Shqipja ka një alfabet të sajin të paktën që nga 1635

Anna Hida, studjuese, Romë

(Nushe Zhuba)

Ndjehem mirë kur dikush të mbështet, të inkurajon, bashkëndan me ty, ( ABC nwes) atë të vërtetë që gjendet Arkivave për ne. Shpesh herë na thonë, që s’kemi gjuhë që s’kemi alfabet, që Alfabeti juaj është 100 vjeçar, kur në të vërtetë nuk është kështu.
Shqipja ka një alfabet të sajin të paktën që nga 1635 dhe të shkruar në libra dhe letra me shumicë mbas 1637.. pra i bie të kemi një alfabet gati pesëqind vjeçar…
Alfabeti i përbërë nga 28 shkronja latine por 6 nuk janë, librat na thonë se janë shqiptare, pa na thënë burimin se nga i morën..
Dikush mund të thotë : ” Po përse u bë një alfabet tjetër në 1908, kur e kishim një?”
1- Alfabeti 28 shkronjësh nuk përmbushte, nuk plotësonte gjuhën e vërtetë shqipe…2- Kishte ardhur momenti të njesoheshin shumë alfabetë , që kishin lindur sidomos në shekullin e 19, të cilët nuk sillnin bashkim shqiptar, po më shumë përçarje…
Në Sargofagun e Shenjtes Anastasie e cila jetoj në Sirmio – Dardani ( vendlindjen e Kostandinit të Madh që i la botës Krishtërimin, Aurelianët që i lanë Romës muret antike gjithandej) gjejmë fjalët shqip: N’ emen, Shejt, Corp, Anastasie dhe këto i përkasin viteve 800, e gjetur në Kostantinopojë dhe e dërguar në Zarë. Nuk janë shumë fjalë, por janë shumë për ne për të thënë se shqipja është folur dhe shkruar , një herë më shkronja Pellazge dhe si gjithë bota shkroi me shkronja latine… A nuk ka ardhur koha që të mos kemi frikë të themi se shqipja u mor nga gjuhë të tjera , por të jemi krenarë të themi se ajo u dha shumë gjuhëve fjalë që i përdorin dhe sot dhe u shkrua me shekuj…
Unë falenderoj shumë inisiatorët e Programit, Enkelin, Eduardin , Fabiolën , Arditën me të gjithë çunat e regjisë me durimin që kan me mua sidomos në lidhjet telefonike para trasmetimit! Respekt!

Së pari Kosova, pastaj LDK!

0

Florim Zeqa

Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: “A pranon të futesh në listë për asambleist, ti na i sjellë votat, ne e caktojmë më pas dikë dikë tjetër për Asamblenë Komunale”! Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, jo nuk ua bëjë një lojë të tillë qytetarëve të komunës sime!

Nuk ribëhet LDK-ja me Isa Mustafën kryetar nderi

Pas një shkrimi autorial të disa ditëve më parë, një mik imi reagoj në këtë mënyrë, po citoj: “Lumiri është atdhetar i devotshëm”! Fillova t’i besoj dhe vërtetë më erdhi mirë. I parashtrova pyetjen vetës, vallë a e ka këtë fat të mirë LDK-ja që më në fund ta ketë për liderë një atdhetar!?

Mirëpo mbështetësi i kryetarit aktual të LDK-së nuk u mjaftua më kaq, për të vazhduar tutje, po citoj: “Abdixhiku, vite më parë ka bërë një gabim, kur e ka shpallur Isa Mustafën kryetar nderi, në vend se ta shpallte kryetar turpi”!

Unë ia ktheva në këtë mënyrë: “Qenka e lehtë kjo punë, le t’ia heqë Lumiri titullin e nderit e le t’ia vë atë të turpit Isa Mustafës dhe kështu ndahet ‘shapi nga sheqeri’, në të kundërtën nuk do t’i hiqet kurrën e kurrës barra e turpit Abdixhikut”!

Kjo jo vetëm që nuk ka gjasa të ndodhë, mund të ndodhë e kundërta e saj, që Lumiri ta propozon për president të shtetit idhullin dhe padronin e tij politik!

Këtë që e themë e mbështes në faktin se, të paktën deri më sot nuk e kam dëgjuar të jetë penduar Lumiri për gabimin historik, të kthyer tashmë në dëm fatal për LDK-në!

Turneu i mashtrimit vazhdon…

Pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve në të gjitha komunat e Kosovës, kryetari i LDK-së po vazhdon me “Turneun e falenderimit”! Nuk e di a po ju thotë qytetarëve ‘faleminderit që më mashtruat’ apo ‘faleminderit që ju mashtrova’!

Nga ajo që po shohim takimet e Lumirit me qytetarë, ato po zhvillohen nëpër lokale të natës me të rinjët e relaksuar pas Iftarit. Sadoqë kryetari humbës po mundohet t’ua futë në kokë të rinjve interesin partiak para atij shtetërorë, ata më së paku mendjen e kanë tek LDK-ja!

“Së pari LDK! Sepse me LDK dhe Kosova!”, ky është sllogani më i shëmtuar i një kryetari humbës në zgjedhje!

Do të ishte fat i mirë për LDK-në, sikur e gjitha të përfundoj me ketë sllogan të shëmtuar!

Fundin e lojës mashtruese politike ndaj elektoratit të LDK-së e vulosi kryetari i Pejës, ish kandidat me votat e fituara për deputet, Gazmend Muhaxheri: “Do të jem kryetar i Pejës, dua të vazhdoj këtu, me deputet i kam kry punët moti “.

Kështu janë mësuar të luajnë ‘qoke’ sistemin elektoral në Kosovë!

Me qytetarët lehtë e kanë, as që brengosen për ta!

Kësaj situate i shkon për shtati kënga; “Qysh e don shoqnia flakë le të kallet shpia”! Vërtetë shoqëria kosovare po e don dhe po e pranon këtë realitet të shëmtuar politik.

Së pari Kosova o Lumir, pastaj LDK! Ne që nuk kemi Atdhe tjetër përpos Kosovës nuk mund të pajtohemi me konstatimin tuaj absurd, “Së pari LDK, pastaj Kosova”!

Masakra e Belegut, krimi i heshtur që kërkon drejtësi

Beleg, 29 & 30 mars 1999

Shkruan: Adem Lushaj, Deçan

Një natë e mbushur me tmerr. Krismat shkundën fshatin, ulërimat e grave mbushën ajrin dhe burrat u ndanë me forcë nga familjet e tyre. Ishte 29 dhe 30 marsi i vitit 1999, kur forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, zbarkuan në fshatrat Irzniq dhe Beleg, duke kryer krimet më çnjerëzore. Krimi nuk kishte kursyer as fëmijët, as të moshuarit, e as gjininë femërore. Nata e 29 dhe 30 marsit ishte natë e tmerrit për qytetarët që ishin në fshatin Beleg.

Në shenjë hakmarrjeje për humbjet që pësuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Pozhar, forcat serbe kryen një sulm brutal ndaj popullsisë shqiptare. Gratë dhe fëmijët u dëbuan me dhunë drejt Shqipërisë, ndërsa meshkujt mbi 17 vjeç u ndanë dhe u zhdukën pa asnjë gjurmë. Dëshmitë e mbledhura ndër vite tregojnë për tortura, dhunime dhe ekzekutime masive, por krimi mbetet ende pa drejtësi.

Dëshmitë e të mbijetuarve kanë dhënë informacione të qarta për disa nga autorët kryesorë të krimit. Në mesin e tyre, më të përmendurit janë: Vula Mirçiç, Zoran Gjurishiq

Profesor Mehmet Mazrekaj, një dëshmitar kyç i kësaj masakre, ka rrëfyer edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke ofruar prova të pakontestueshme mbi zhdukjet dhe ekzekutimet e civilëve shqiptarë. Megjithatë, edhe pas më shumë se dy dekadash, asnjë nga kriminelët nuk është ndjekur penalisht, as në Kosovë, as në Serbi dhe as nga drejtësia ndërkombëtare. “Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet serbe të kryera në Beleg.  Ishim tubuar në fshatin Beleg së bashku me bashkëqytetarët e fshatit Drenoc dhe fshatrave të tjera të Deçanit, Pejës dhe Gjakovës. Ndërkohë, forca të shumta ushtarake, paramilitare dhe policore serbo-sllave, të maskuar në forma të ndryshme, kanë ardhur në fshat. Tërë kohën na kanë maltertuar, plaçkitur e vrarë. Kjo dëshmohet me faktin se ende kemi dhjetëra qytetarë të zhdukur. Ata i ndanë meshkujt nga femrat. Femrat i ngujuan në stalla të lopëve. Po, po…dihen kryesit e veprës, ishin Zorani dhe Vula”,-ka thënë Mazrekaj në dëshminë e tij. Dëshmi të ngjashme kanë dhënë edhe tjerët që ishin viktimë apo dëshmitarë të krimit të paparë kundër njerëzimit.

As Tribunali i Hagës, as Gjykata Speciale për Kosovën, dhe as institucionet e Kosovës nuk kanë marrë masa për zbardhjen e kësaj masakre. Ku janë trupat e të zhdukurve? Kush do të mbajë përgjegjësi për dhunimet dhe ekzekutimet?

Familjet e viktimave jetojnë me dhimbjen e dyfishtë: humbjen e më të dashurve të tyre dhe indiferencën e institucioneve. Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe heshtja nuk mund të jetë përgjigja përballë kësaj tragjedie.

A do të ndëshkohen ndonjëherë përgjegjësit e masakrës së Belegut? Apo, ky do të mbetet një tjetër krim i fshehur në arkivat e harresës?

  1. S.

Në fshatin Irzniq më 29 mars 1999 janë ekzekutuar: Zeqë, Tahir, Himë, Hajdin e Shkurte Dervishaj, si dhe Tahir e Hajdar Dacaj. Ndërkaq, në Beleg më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, janë vrarë dhe zhdukur: Daut Aliçkaj, Naim Vishaj, Nezir Vishaj, Hysni Binakaj, Gëzim Vishaj, Qazim Hulaj, Ali Kadrijaj, Shaban Kadrijaj, Jetmir Mazrekaj, Shaqë Binakaj, Malë Vishaj, Mujë Vishaj, Zymer Binakaj, Fatmir Vishaj, Faton Vishaj, Zenel Vishaj, Hamit Zukaj, Rexhep Neziraj, Brahim Zukaj, Hazir Zukaj, Ramë Kilaj, Smajl Ukëhaxhaj, Hajdar Mazrekaj, Nekë Binakaj, Sahit Mazrekaj, Sundim Mazrekaj, Hasan Mazrekaj, Misin Tolaj, Xhevat Tolaj, Isa Tolaj, Shaban Nitaj, Mehmet Tolaj, Haxhi Kadriaj, Arif Mazrekaj, Afrim Haderxhonaj, Bashkim Haderxhonaj,   Muhamet Haderxhonaj, Xhevdet Haderxhonaj, Ali Mazreaj, Beqir Dervishaj, Tafë Dinaj dhe Ragip Morina.

A ka shëmti më te turpshme që në një shkollë shqipe të shtrohet iftar, si në Shalë të Drenices?

0
Shemtia e shkolles shqipe. Shqiptaret kanë vuajtur me shekuj per shkollen dhe arsimin shqip, sepse armiku e perdhunonte shkollen dhe arsimin kombetar me islamizëm.
Shkolla shqipe e ringjallur pas shumë vuajtjeve dhe sakrificave te rilindesve tanë u hap më 1887 në Korçë dhe kjo te ne eshte festa me emrin Dita e Mësuesit. Ne ate kohë mesuesi i parë Pandeli sotiri u vra, u flijua qe kombi ynë te arsimohet – jo te fetarizohet. Fe kishte atëherë dhe nuk e ndalonte as kush. Ranë edhe shumë mësues tjerë vetem e vetem që gjaku i tyre të behet fanar per kombin.
Pastaj erdhi sundimi serb, i cili ne egersinë e sunduesit paraprak ndalonte arsimin shqip, ndalonte gjuhen shqipe, ndalonte hapjen e nje shkolle ne gjuhen shqipe. Per nje abetare shqipe denimi ishte 20 vjet burg, por kurrë nuk u ndalua feja, perkundrazi, shqiptaret identifikoheshin si myslimanë ose turq, por shqiptarë kurrsesi.
Ata hoxhallarë te guximshem si Idriz Ajeti, Rexhep Krasniqi etj, te cilet kishin vetedije kombetare perhapnin abetare e libra shqip, por nuk luftonin qe shqiptaret te behen myslimanë ose turq.
Edhe ne jugosllavinë komuniste , sado qe ishin premtimet per lejimin e shkolles shqipe, mesuesit ndiqeshin, etiketoheshin si nacionalistë, burgoseshin e vriteshin sepse propagandonin kombin, jo fenë. Nen thundren e okupatorit mesusit shqiptar nuk u ndalen edhe kur u vranë si Shaban Shala ne Llap, Fazli Greiçevci ne Drenicë, e shumë tjerë, sepse keta ideal e kishin arsimin, kombin, atdheun, jo fenë, jo xhaminë, jo Muhamedin, por Skenderbeun.
E sot? A ka shemti më te turpshme qe ne nje shkollë shqipe te shtrohet iftar, ne Shalë të Drenices? Eshte fatkeqsi kombetare kjo. Dikur shkolla shqipe ndalohej nga pushtuesi osman qe solli islamin si ideologji shtetrore okupuese, kunder te ciles luftuam 500 vjet, sot at ideologji te dhunes e roberisë, e kultivojmë ne ambient shkollor, duke dhunuar vet shkollen shqipe. Eshte per keqardhje qe atë qe dje na benin pushtuesit turq e serbë, na perdhunonin shkollen shqipe, sot e bejnë drejtoret, mesuesit e arsimtaret shqiptarë. Çka pritet nga nje shkollë e tillë, çka pritet nga mesimdhenes te tillë? Vetem turp, asimilim, shkombtarizim diten per diell te rinise shqiptare. Keso shembuj te perdhunimit te shkolles shqipe ka vetem ne Avganistan.
E po ja ku kemi rënë kur nuk ka moral mesimdhenesi, kur islamizmi si kancer po e grryen ndergjen kombetare per ta shnderruar ne marri fetare, te nje feje qe na ka shkatrruar per 5 shekuj kulturen gjuhen dhe kombin tone.
Po te kishte ligje, prokurori, pushtet, te gjithë nesimdhenesit qe per nje bark tagji, ne krye me drejtorin do te ishin ne burg, jo ne shkollë. Por tash keta te burgosur nuk do te ishin si mësuesit qe luftonin per komb, por do ishin te burgosur qe po e shkatrrojnë kombin tonë.
Turp. Historia dhe brezat qe vijnë do te ju gjykojnë si tradhtarë te kombit.
20 orë 
Përgaditja e fundit për iftar e falenderojmë Driton Karpuzin për zbukurimin e këtij iftari me tavolina e karrige.
Falenderojmë edhe drejtorin e shkollës
Ali Shamollin për mundësinë e mbajtjesë së këtij iftari në objektin e shkollës.
Zoti i shpërbleftë!

Shqiptarët, të parët që e rrëzuan komunizmin në ish-Jugosllavi

Theksime nga ligjerata në Qendrën për Studime Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Teksasit – San Marcos
Në Qendrën për Studime Strategjik të Universitetit Shtetëror të Teksasit – San Marcos, historiani Jusuf Buxhovi mbajti ligjeratën rreth rolit të shqiptarëve në rrëzimin e komunizmit dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Paraprakisht drejtori i kësaj Qendre, historiani Dennis J. Dunn, Buxhovin e prezentoi autor të guximshëm i cili, me veprën “Kosova”, të përkthyer në aglishte, ka hapur një kapitull të ri në historiografinë shqiptare, ngaqë studimi i tij është i liruar prej dy hendikepeve që e kanë përcjellur atë: ideologjia komuniste dhe klishetë e diktatit të historiografisë serbe.
Duke u ndërlidhur me vlerësimin e profesorit Dunn rreth asaj se shqiptarët ndër të parët rrënuan bazën e partisë komuniste në Kosovë, historiani Buxhovi tha se kjo nuk ishte gjithaqë e vështirë për faktin se ishte pikërisht komunizmi ai që mundësoi ripushtimin e Kosovës nga Beogradi në vitin 1945 me një çmim të madh gjaku me mbi 50 mijë viktima, dhe do të jetë poashtu, komunizmi që në vitet e pesëdhejta dhe të gjashtëdhjeta, vazhdoi t’i zbatojë projektet hegjemoniste të Beogradit për shpërnguljen e shqiptarëve në për Turqi dhe spastrimin e tyre etnik me të gjitha mjetet. Buxhovi theksoi se elita politike e Kosovës dhe intelegjencia shqiptare, nga mesi i viteve të gjashtëdhjeta e këndej, kur do të bjerë Rankoviqi dhe, pas shfaqjes së kërkesës për Republikën e Kosovës në demonstratat e vitit 1968, nën formulën për barazi në federatën jugosllave, veproi pareshtur që Kosova të lirohet nga tutela e Serbisë. Kjo i shkoi për dore në vitin 1974, kur pas ndryshimeve kushtetuese u barazua me njësitë tjera të federatë. Gjtaë kësaj kohe u shfrtyëzuan të gjitha mundësitë që të krijohen institucionet kombëtare nga Universiteti i Prishtinës (1970), Akademika e Shkencave e deri te informimi në gjuhën shqipe. Kështu, në kulturë, edukim dhe krijimtari, krijuesit shqiptarë në tërësi iu kthyen frymës perëndimore. Andaj, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989 nga Serbia, në rolin e avangardës kombëtare, intelektualët shqiptarë themeluan “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, parti kjo e cila me mbi 700 mijë anëtarë, u kthye në një lëvizje ndër më të fuqishmet në ato rrethan, e cila mori përsipër procesin e shtetndërtimit të Kosovës, me ç’rast, me Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushetutën e Kaçanikut të shtatorit të po atij vitit, referendumin pë pavarësit të vitit 1991 si dhe zgjedhjet parlamenare dhe pesidenciale të prillit të vitit 1992, ia krijuan infrastrukturën e legjitimitetit demokratik.
Buxhovi tha se nga kjo lëvizje institucionale rrodhi edhe rrezistenca e armatosur, e cila fuqinë e vet e pasqyroi me daljen në skenë të UÇK-së në vitin 1997, gjë që e gjitha çoi të ndërhyrja ndërkombëtare e NATO-s nga 24 marsi dëri më 12 qershor 1999, që përfundoi me largimin e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova dhe vëninen e saj nën protektoratin ndërkombëtar, gjendje kjo që mori fund më 17 shkurt 2008,me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur. Sipas Buxhovit, 17 shkurti nuk paraqet tjetë pos rikonfirmim të aktit të shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990.
Nga studentët dhe ligjeruesit e Qendrës për Studime Strategjike, historiani Buxhovi u pyet rreth shumë çështjeve që kanë të bëjë me shtetin e ri të Kosovës si dhe të raporteve me Serbinë, duke theksuar edhe rolin e Rusisë në këtë proces. Studentët amerikanë u interesuan veçmas për islamin politik në Kosovë si dhe rrezikun që ai të kthehet në një faktor destabilizues rajonal dhe ndërkombëtar. Buxhovi theksoi se shteti i Kosovës, që paraqet një projekt perëndimor, do të sfidohet edhe më tutje nga Serbia, e cila do të mundohet të përfitojë nga dobësitë e politikës shqiptare, e cila gjatë kësaj kohe u treguar e papërgjegjshme ndaj shumë çështjeve veçmas të rikthimit të ndikimit politik të Beogradit në Kosovë nëpërmes “Listës serbe” si një faktor destabilizues. Megjithatë, Serbia por nuk do të jetë në gjendje që asociacionin e komunave serbe, si një obligim kushtetes nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, ta kthejë në një Republikë serbe, meqë kjo bine në kundërshtim me konceptin gjeostgrategjik amerikan, ku shteti i Kosovës ka një rol të veçantë të forcimit të pranisë perëndimore në rajon në raport me Rusinë dhe përpjekjet e saj që të rikthehet në këto hapësira.Se do të jetë kështu, Buxhovi theksoi qendrimin e sekretarit amerikan të shtetit kohë më parë në Prishtinë, por edhe në Beograd, me ç’rast ai theksoi rolin e SHBA-ve në procesin e shtetformimit të Kosovës si projekt perëndimor, nga i cili nuk do të heqet dorë asesi.
Ndërsa sa i përket islamit politik dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, Jusuf Buxhovi tha se për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e Kosovës nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe VV-së, që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti laik ka filluar të lëshojë pe. Mbetët që shteti laik i Kosovës të veprojë në përputhje me kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzire, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.

Forcat e ish-pushtimit jugosllav dhe përsëritjet e historive të errëta, sikurse përdorimi i islamizmit si dogmë për pushtetin e ri!

1

Shkruajnë. Luan Dibrani dhe Sak Mujaj

Hyrje: Kthehen Si “Shpëtimtarë” të Kombit, Por Me Maskën e Islamizmit Politik
Në çdo periudhë të historisë, shoqëritë e përballura me sfida të mëdha kanë pasur individë dhe grupe që kanë tentuar të përfitojnë nga pasiguritë për të marrë pushtetin. Pas Luftës së Kosovës dhe formimit të shtetit të ri, pasojat e periudhës së pushtimit jugosllav janë ende të pranishme. Ajo që është me rrezik përkombin tonë, tani, është se shumë figura dhe grupe që dikur shërbyen si vegla të represionit dhe dhunës gjatë regjimit jugosllav, po mundohen të kthehen si “shpëtimtarë” të kombit. Por ky rikthim, më shumë se një mundësi për zhvillim, është një rrezik për të ardhmen e Kosovës, duke përdorur fetarizmin si një mjet për të arritur pushtetin dhe për të krijuar një rend që është larg interesave dhe identitetit të vërtetë të kombit shqiptar.

Përsëritja e Historiave të Errëta dhe Rreziku i Pushtetit të Maskuar
Një ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë është se forcat e ish-pushtimit jugosllav, që për shumë vite ushtuan si vegla të represionit dhe dhunës mbi popullin shqiptar, po tentojnë të shfrytëzojnë momentin e pasluftës për të fituar pushtet nëpërmjet manipulimit të elementëve fetarë dhe ideologjive të huaja. Ata që kanë qenë pjesë e strukturave të sigurisë, si UDB-ja, BIA-ja dhe SHIK-u, që gjithmonë kanë vepruar si shërbëtorë të interesave të pushtuesve, tani po shfaqen si figura që duan të ndihmojnë në “shpëtimin” e kombit. Megjithatë, kjo është një maskaradë e rrezikshme. Ata po përpiqen të krijojnë një rend të ri politik që është i mbështetur në një interpretim të ngushtë dhe të manipuluar të fesë, që nuk përputhet me traditat dhe besimet tona të thella shqiptare.

Përdorimi i Islamizmit si një instrument i politikës është një proces që po merr hov dhe është gjithnjë e më shumë i pranishëm në çdo aspekt të jetës sociale dhe politike të Kosovës. Disa figura, të cilat në të kaluarën kanë mbajtur lidhje të ngushta me regjimet represive të Jugosllavisë dhe kanë qenë përkrahës të ideologjive të huaja, tani po përpiqen të manipullojnë me besimin fetar për të mbështetur ambiciet e tyre të pushtetit. Ky është një shembull i shfrytëzimit të fesë si mjet për t’u kthyer në pushtet, dhe në vend që të kontribuoni për paqe dhe unitet, po ndihmojnë për të krijuar një ndarje të thellë në shoqërinë shqiptare.

Islamizmi Politik dhe Rreziku për Identitetin Shqiptar
Kosova ka një traditë të thellë të besimit dhe kultivimit të tolerancës fetare. Si popull shqiptar, ne gjithmonë kemi respektuar lirinë e besimit dhe kemi bashkëjetuar në paqe me njerëzit e grupeve të ndryshme fetarë. Por kur disa individë dhe grupe po përdorin Islamizmin për të arritur qëllime politike, ata po minojnë të gjithë pasurinë që ka ndërtuar shoqëria shqiptare për shumë shekuj.

Në këtë kuadër, ideologjitë e huaja që janë të mbështetura nga financa të dyshimta dhe nga shtete që kanë interesa të caktuara, po i rrezikojnë identitetin tonë kombëtar. Shpesh, ne shohim se këto organizata dhe individë po tentojnë të krijojnë një version të Islamit që është i huaj për traditën dhe kulturën tonë, duke përhapur ideologji radikale që nuk kanë asnjë lidhje me filozofinë dhe frymën e fesë islame, ashtu siç është jetuar dhe praktikuar nga populli shqiptar për shekuj.

Ky proces i radikalizimit dhe përdorimit të fesë si një mjet politik, e cila promovon një agjendë të huaj për Kosovën, është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Kjo mund të çojë në një humbje të besimit të njerëzve tek institucionet shtetërore dhe tek përpjekjet për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe demokratike.

Përpjekjet për Të Tërhequr Kosovarët në Dallgën e Politikave të Huaja
Nuk mund të injorojmë faktin që disa nga këto grupe që po kërkojnë të bëhen liderë të Kosovës janë të mbështetur nga qeveri dhe grupe që kanë interes në kontrollin e rajonit. Ata që dikur punuan për shtetin serb dhe shërbyen si shërbëtorë të tij, tani po shfrytëzojnë mungesën e një identiteti të fortë dhe të qartë kombëtar për të na tërhequr në një rrugë të pasigurt dhe të dëmshme. Ata përpiqen të krijojnë një shoqëri të ndarë, një shoqëri që është e varur nga ideologjitë e huaja dhe që nuk respekton lirinë dhe sovranitetin tonë.

Nëse këto grupe dhe individë arrijnë të mbizotërojnë dhe të ndërtojnë një rend politik në bazë të ideologjive të huaja, ne do të rrezikojmë që të humbim kontrollin mbi të ardhmen tonë dhe identitetin tonë si shqiptarë. Kjo është një rrezik për të ardhmen e Kosovës dhe për trashëgiminë që ne duam t’i lëmë pas brezat e ardhshëm.

Përfundim: Koha për Të Riformuar Identitetin dhe Pushtetin e Kosovës
Kosova është një komb që ka vuajtur shumë, por që ka arritur të krijojë një shtet të ri dhe një shoqëri që respekton të drejtat e çdo qytetari. Megjithatë, kërcënimi i ideologjive të huaja dhe përdorimi i Islamizmit politik për të arritur pushtet është një nga sfidat më të mëdha që na presin. Ne duhet të ruajmë besimin në vlerat tona kombëtare dhe të mbrojmë identitetin shqiptar nga ata që kërkojnë ta shfrytëzojnë dhe manipulojnë këtë për qëllime të huaja.

Pyetje Reflektimi: A do të lejojmë ne që të huajt dhe ata që kanë shërbyer si shërbëtorë të pushtuesve të përdorin besimin dhe politikën për të ndarë dhe dobësuar shtetin tonë, apo do të qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur atë që kemi ndërtuar me mund dhe sakrifica?