Kreu Blog Faqe 608

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë(10)

0

Ju prezantojmë foton më të fundit të Aleksandër Moisiut. Është realizuar në Kopenhagë, ku ka kaluar pardje aktori i madh. — Burimi : Morgenbladet, e premte, 2 shtator 1932, faqe n°4

Shkrimi n°10 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Mars 2025 

Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën e gazetës daneze “Politike” asokohe me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Fotoja më e fundit e Moisiut

Burimi : Morgenbladet, e premte, 2 shtator 1932, faqe n°4

Burimi : Morgenbladet, e premte, 2 shtator 1932, faqe n°4

Aleksandër Moisiu kaloi nëpër Kopenhagë të mërkurën në rrugën e tij për në Stokholm, ku ai dhe Bassermann-i fillojnë turneun e tyre skandinav. Në një intervistë për “Politikën” ai shprehet tejet pesimist për teatrin gjerman në këtë moment.

— Asnjëherë më parë nuk kemi njohur një krizë si kjo, kaq serioze, kaq e pariparueshme në dukje. Teatrot dhe aktrimi janë në një gjendje rrëmuje. Megjithatë kriza që po trondit artin teatror gjerman nuk ka të bëjë fare me krizën ekonomike botërore. Kjo është për shkak të faktorëve të tjerë.

— Cilët ?

— Shumë njerëz thonë : konkurrenca nga filmat me zë dhe radioja. Por unë nuk e besoj këtë. Nuk janë fajtorë as radioja dhe as filmat me zë për shpopullimin e teatrove gjermanë. Përkundrazi, sepse njerëzit janë lodhur nga teatri siç është tani, sepse nuk ka çfarë të na thotë më. Temat e trajtuara nga dramaturgët nuk janë me interes për njerëzit e kohës. Teatri nuk është më i gjallë sa duhet. Hamleti nuk është më në gjendje të ndezë pasionet e tij.

— A është Hamleti i vjetëruar (demodé) ?

— Sigurisht. Kjo shfaqje është marrëdhënia e Hamletit me të atin, djalin që vret për t’u hakmarrë për vrasjen e të atit. Por nuk ka më asnjë ndjenjë atërore në botë. Marrëdhënia prindërore ka ndryshuar ngadalë. Në Gjermani nuk ka baballarë në kuptimin atëror, po, midis hebrenjve babai jeton ende, por jo ndryshe. Gjermanët e sotëm sjellin fëmijë në botë, por nuk lidhen me fëmijët e tyre në të njëjtën mënyrë si në të kaluarën. Po kështu, kujt i interesojnë shfaqjet e panumërta që kanë të bëjnë vetëm me dashurinë ? Dashuria nuk është gjë tjetër veçse një funksion operacional, thanë rusët kur i vizitova, dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk ka kuptim të shkruash shfaqje për dashurinë për njerëzit e kohës sonë.

Moisiu vazhdon të flasë për kushtet e mjerueshme të aktorëve gjermanë, e më pas tregon për turin europian që ka nisur që prej muajit maj. Ai e ka interpretuar “Faustin” në Holandë, Zvicër dhe Francë, dhe veçanërisht francezët i kanë bërë një pritje brilante, pavarësisht se performoi në gjermanisht.

Pasi Moisiu të përfundojë në Stokholm, ai do të udhëtojë për në Oslo, ku do të performojë Faustin të hënën, të martën dhe të mërkurën, siç është paralajmëruar. Më pas ai do të luajë në Goteborg, Malmö dhe Kopenhagë, pas së cilës turneu do të vazhdojë në Itali, ku do të ketë premierë të Faustit.

Turpi i quajtur Vlora Çitaku, që bashkëpunon me serbë për ndarjen apo copëtimin e Kosovës

0

Vlora Çitakut! zonjë; turp është të bashkëpunosh me Serb për ndarjen apo copëtimin e Kosovës, turp dhe mëkat është t’i përqafosh më rradhë kasapët Serb, t’ua prekësh duart, t’iu vesh dorën tënde ne krahët e tyre si shenjë dashurie…qe në fakt ndoshta ti kështu e ndjenë për t’a? Atyre që na i dhunuan nënat motrat gratë, na dogjën e na poqën për se gjalli! Turp dhe kaluar turpit quajmë, kur ti si një ish ambasadore një herë të vetme ke hapur gojën, dhe pastaj gjatë gjithë kohës e ke shijuar postin në gjumë, e themë në aspektin pokitik! T’a mbash emrin ambasadore, nuk mjafton po nuk punove mirë e drejtë për atdheun!
Pra zonjë nëse kryeministri na paska rënë pre e disa komedineve Rus, (gjë që kanë rënë edhe të tjerë burrështetas) dhe çfarë është më e mira në këtë rast ai nuk ka folë, apo ka bërë pazare në kurriz të poullit, dhe…kjo dallon shumë nga veprat e juaja të mbrapshta! Ju me fjalë boshe dhe më intervista të pa krip, nuk qoni peshë aspak! Dallojeni pra kush na qenka i turpëruar, ju që për 25 vite keni bërë vetëm qejfe personale, apo Kryeministri që t’a përzuri Radoiçiqin nga veriu, dhe shumë e shumë të mira që po i bën! Me beso qe jeni shumë cinike dhe labile,dhe jo e mënçur as sa mendoni ju për vete!
F Podrimja!

Fahri Hasani, veprimtari e punëtori i dalluar

0

Gani I. Mehmeti

Edhe më heret kemi thënë se, secila kohë i ka heronjt e vet. Po Fehriu është hero i të gjitha kohërave, heroi gjatë gjithë jetës, duke filluar nga aktivitetet liridashëse të vitit 1990, në Lëvizjen gjithëpopullore në kuadrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998 e 1999, e, edhe pas luftës në punë pa u ndalur kurrë, asnjëherë, sa edhe pushimin nuk e ka shfrytëzuar. Ai ka marrë vendimin për pushim, por nga puna nuk është ndalur kurrë në të gjitha vitet deri në pension.

Ai ka simpatizuar e punuar për LDK, por nuk i ka shikuar me sy armiqësore as partitë e tjera, sepse të gjitha janë parti shqiptare, – thotë ai.

Fahri Hasani i Brecalive të Podujevës veprimtarinë politike e nisi në vitin 1990 në Aktivin e Dytë të Nëndegës së Parë, ku jetonte,  të Lidhjes Demokratike të Kosovës si anëtar i kryesisë së Aktivit të  LDK prej 11 anëtarësh. Më pastaj ai është kryetar i Nëndegës  së Parë që përfshinte pesë aktive. Kryetar i kësaj nëndege është edhe pas luftës.

Gjatë viteve të 90-ta është marrë me këto aktivitete në LDK: grumbullimi i veshmbathjes, grumbullimi i druve, i gjërave ushqimore me krejt çka shkonte për një familje që u mungonte.

Aksioni të ndihmojmë shkollën shqipe, mbledhja për ndërtimin e shtëpisë së familjes  të heroit Hasan Ramadani, aksioni Të ndihmojmë Drenicën, sepse atje kishte filluar lufta heret e nevoja për ndihmë ishte e madhe. Në emër të Komisionit të Solidaritetit për tri orë janë grumbulluar 12800 kg miell.

Ka punuar në komisionin për korrje-shirje për grumbullimin e grurit që e çonin për bluarje në mullirin e Haxhi Naip Plakollit në Letanc, i cili e bluante pa ujem fare e përveç kësaj, ai ka dhënë miell edhe nga pasuria e vet për ndihmë. Grumbullimi i gjërave ushqimore ishte në miell, vaj, krip, sheqer, makarona e gjithçka për familjet skamnore dhe refugjate që ishin. Grumbullimi bëhej edhe me artikuj tjerë për pastrim, deterxhent, e tjera.

Gani Mehmeti me Fahri Hasanin

Fahriu ishte pothuaj i përfshirë në të gjitha komisionet, si në atë për informim, huliganizëm, shëndetësi e çka jo tjetër.

Këtu veçon Fahriu edhe komisionin për huliganizëm dhe falënderon edhe huliganët që aso kohe ishin shumë më të kuptueshëm e nuk nxirrnin punë, por vetëm me fjalë tërhiqeshin nga huliganizmi pa telashe të mëdha.

Me formimin e Këshillit Financiar Komunal në Podujevë, Fahriu ishte aty ndër të parët. Këshilli filloi punën në vitin 1992 dhe kishte bërë një punë të madhe, sepse po mbanin gjallë arsimin në Kosovë, që të mos shkëputej vargu i arsimimit shqiptar, të ndaluar nga Serbia fashiste, sa i kishte mbyllur edhe objektet shkollore për nxënësit shqiptarë. Fahriu nuk dinte të ndalur edhe si inkasant, i cili kishte mbajtur evidencën kush sa kishte dhënë e cili nuk ishte përgjigjur, Qi edhe sot ka të gjithë dokumentet e tij si inkasant.

Deri sa inkasantët po paguheshin me një shumë simbolike, Fahriu nuk ka pranuar të marrë as këtë pagë, me qëllimin e vetëm që të ndihmojë Këshillin Financiar. Barazimi i ka dalë rregullisht 0:0 për ndihmën e shkollës shqipe.

  • Në Kshillin Finacaiar më së shumti I kemi ndihmuar arsmimit dhe kemi punuar për të mos e nderprerë mësimin në shkolla, kemi mbajtur pushtetin parallel, per ata ishim të nxitur të punonim ditë e natëaë sado pak t’ua plotësonim pagat mësimdhënësve për të mbijetuar arsimi shqip. – flet FAhriu.

Këshilli i Financimit ka përfunduar punën dhunshëm në marsin e turbulluar të vitit 1999 nga barbarët serbë, të cilët po përpiqeshin ta shuajnë një popull në Kosovë, ku gjysma e popullsisë u dëbua nga Kosova, ndërsa gjysmës tjetër i dhanë malet, duke i përndjekur nga shtëpitë e tyre me pleq e plaka, burra e gra, të sëmurë, të rinj e të reja dhe fëmijët deri edhe të sapolindur. Përndjekja ishte familjarisht, pa dallim moshe, gjinie e shëndeti.

Fahri Hasani në zyrën e tij, sa ishte në punë

Këshilli Financiar, përfundimisht është mbyllur në vitin 2000. – thotë Fahriu.

Fahriun e zgjedhin edhe kryetar të komitetit për Podujeva Një për regjistrimin e  njerëzve të vrarë, të plagosur, shtëpi të djegura e dëme materiale. Fahriu ka regjistruar çdo ndihmë, edhe atë për ndërtimin e shtëpive të djegura e të rrënuara nga serbët gjatë vitit 1999.

Fahriu edhe tani është kryetar i Nëndegës së dytë të LDK në Podujeva 1 dhe anëtar i kryesisë së Degës në Podujevë dhe asambleist në Kuvendin e Komunës në Podujevë nga viti 2021.

Fahri Hasani ka ndihmuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës bashkë me të tjerët në Aktiv, Nëndegë e Degë. Ai ka organizuar rininë për punë në hapjen e llogoreve në ndihmë të luftëtarëve të UÇK gjatë vitit 1999.          Pastaj ka kontribuar në grumbullimin e të hollave dhe të mirave materiale  deri edhe me shtretër për familjet e zhvendosura nga vendbanimet e tyre ku po vendosej UÇK-ja si dhe batanie për pushim të ushtarëve.

Të hollat e mbledhura për ushtri i ka grumbulluar me blloka të UÇK, i ka grumbulluar 137 mijë DM, si dhe ka qenë i caktuar për informim të UÇK. E, së fundmi, ka qenë aktivizuar drejtpërdrejt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe është edhe veteran i UÇK-së

Paratë e mbledhura për UÇK i ka dorëzuar në Llapashticë.

Fahriu ka punuar edhe në Shoqatën “Nënë Tereza” dhe materialin e ka grumbulluar tek kushëriri i vet, Shemsi Hasani.

Një punë tjetër e ka kryer edhe në Kryqin e Kuq. Depot për grumbullimin e të mirave e ka pasur afër Urës së Lumit Llap afër Fushalive deri në vitin 2002, nga se vinin duke u reduktuar ndihmat për Kryqin e Kuq.

Pas të gjitha këtyre punëve e aktiviteteve, pas luftës, Fahriu inkuadrohet në punë në Komunë, Zyrtar i gjendjes civile. Këtu ai punon pa ndërprerje deri në pension, pa asnjë vërejtje kurrë as nga udhëheqësit përkatës e as nga qytetarët.

Fahriu nuk ka shkuar në pushim asnjëherë. Ai e ka marrë vendimin për pushim dhe  e ka lënë në zyrë, nga e cila nuk u nda as atyre ditëve të pushimit.

Fahriu në punë nuk ka shikuar se cila parti është në pushtet, ai ka vazhduar  së punuari njësoj me vullnetin më të madh. Shpeshherë ka ndodhur kur tjerët nuk kanë ditur si të zgjidhin një problem, Fahriu ua ka zgjidhur me urtësi e mençuri. Nuk ka ndodhur ta ketë kthyer ndonjë palë prapa pa i kryer punë, por ka ndodhur t’ua kryejë punët edhe të tjerëve punëtorë. Dhe, deri sot, nuk ka ndodhur të ankohet dikush nga qytetarët në punën e Fahriut. Përveç që u kryente punë, ai priste ëmbël e me një buzëqeshje të ëmbël e të butë palët, sa i bënte për vete. Veëm me një sjellje e pritje të tillë i kishte bërë për vete, sa të gjithë kishin dëshirën të shkonin tek ai për kryerje të punës. Shih për këtë, Fahriu ka kryer punë afërsisht sa 20 punëtorë të tjerë, normal, duke e shfrytlzuar orarin e punës  tërë ditën, pa dalë as për kafe gjatë ditës,

Fahriu e ka pasur të djegur nga serbët shtëpinë e tij, por përveç ndonjë lëndë druri, nuk ka marrë asgjë më shumë nga ndihmat për ndërtimin e shtëpive.

Edhe si anëtar e aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fahri Hasani shpallet punëtori më i mirë nga kryetari i komunës, z. Shpejtim Bulliqi në mesin e 300 punëtorëve sa ka kjo komunë.

Me rastin e pensionimit të tij, komuna i jep dhuratën e merituar dhe nga 1500 komente në FB, nuk del asnjëri të ankohet në punën e Fahriut, por të gjithë kanë fjalë miradie e lëvdata për të, kur dihet se këtu ka edhe me emra të rrejshëm e të paidentifikuar.

Fahri Hasani, me punën e tij të gjatë dhe të shumëllojshme, arriti të bëjë për vete të gjithë ata që e njohin.

Mirënjohje për punëtorin e dalluar e të Fahri Hasanit – Shpejtim Bulliqi

Është nder dhe privilegj te kesh nje punëtor në Administratën komunale siç është Fahri Hasani. I përkushtuar në punë maksimalisht, i afërt me qytetarë gjatë kryerje së shërbimeve ndaj tyre, …

Janë disa nga fjalët miradie të kretarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi që vjen nga Lëvizja Vetvendosje, ndërsa Fahriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, kështu është kur edhe punëtori i mirë e edhe Kryetari që shikon vetëm punën si është kryer, që nuk merr parasysh se nga cila parti vjen, por si e kryen punën. Respekt për të dy!

I lumtë Fahriut, i urojmë shëndet, jetë të lumtur e pleqëri të mbarë me djem e me nipër!

Macron e bën veten të gjatë dhe të errët, parashikon forcat franceze në Ukrainë

0

Paris, Francë 20250327. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po organizon një samit në Paris të enjten, me temën e Ukrainës dhe situatës së sigurisë në Evropë. Foto: Ole Berg-Rusten / NTB

  

Macron vazhdon të shtyjë për një forcë mbështetëse, duke theksuar se nuk duhet të jetë një forcë paqeje. Rusët u thonë jo të dyve dhe paralajmërojnë Parisin që të mos hyjë në konflikt me Rusinë. Një forcë mbështetëse ndërkombëtare për Ukrainën është duke u planifikuar, thotë presidenti francez Emmanuel Macron pas takimit të Ukrainës me përfaqësues nga rreth 30 vende. Sipas Macron, forca supozohet të vendoset pasi të jetë në fuqi një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Por jo të gjitha rreth 30 vendet janë shprehur se duan të bashkohen”, tha Macron. “Ajo nuk duhet të ketë për detyrë të ruajë paqet, nuk duhet të jetë në front, nuk duhet të zëvendësojë ushtrinë ukrainase. Por duhet të jetë një mbështetje, e vendosur në fusha të caktuara strategjike, për të treguar mbështetje të qëndrueshme”, tha Macron në një konferencë shtypi pas samitit të së enjtes në pallatin presidencial në Paris.

“Forcat mbështetëse janë një propozim franko-britanik. Është kërkuar nga Ukraina dhe ka vënë në dukje se disa vende kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar. Nuk është unanime, por dihet. Për më tepër, ne nuk kemi nevojë për unanimitet për ta arritur këtë”, tha presidenti Macron. Është e vështirë të matet se sa mbështetje ka Macron. Meloni përpiqet të thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen herën tjetër. Kjo tregon disa trazira. Macron e shlyen faturën pa një mikpritës. Sipas Macron, një delegacion franko-britanik së shpejti do të udhëtojë në Kiev për të diskutuar planet, të cilat përfshijnë edhe diskutime për formën e ushtrisë ukrainase. “Këto shkëmbime midis udhëheqësve ushtarakë duhet të tregojnë vendndodhjen dhe numrin e ushtarëve, në mënyrë që të jetë e besueshme”, tha ai. Kryeministri në detyrë i Gjermanisë Olaf Scholz shpreh edhe një herë paralajmërim për një kontribut të mundshëm gjerman në një forcë të tillë. “Në këtë drejtim, ne po përqendrohemi në atë që na pret menjëherë”, tha ai. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, sipas Scholz:

“Gjermania ka qenë lider në Evropë në këtë fushë vitet e fundit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Udhëheqësit evropianë ende besojnë se amerikanët mund të binden të marrin pjesë. Asgjë nuk e tregon këtë.
Një arsye pse disa vende evropiane janë më të kënaqura me një forcë të tillë të mundshme mbështetëse në Ukrainë sesa të tjerat mund të jetë se është e paqartë nëse presidenti amerikan Donald Trump do të lejojë forcat dhe inteligjencën amerikane të kontribuojnë.

“Kjo kërkon përfshirjen dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Është një diskutim që kemi pasur me presidentin në shumë raste”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

Macron la të kuptohet se ata mund të duhet të bëjnë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Ne duhet të shpresojmë për më të mirën dhe të përgatitemi për më të keqen. Shpresa ime është që amerikanët të jenë në anën tonë dhe se ata do të ofrojnë mbështetje, madje do të luajnë një rol aktiv. Por ne duhet të jemi të përgatitur për një situatë ku ata mund të mos duan të përfshihen”, tha ai.

Espen Barth Eide e ka kaluar ditën në Ukrainë me Tonje Brenna. Ai thotë se ukrainasit po bëhen të paduruar.

Ata dëgjojnë shumë biseda, por nuk shohin rezultate.

Para se udhëheqësit të takoheshin në luksin e pallatit presidencial në Francë, mbi 20 persona u plagosën në një sulm me dron rus në rajonin e Kharkiv të Ukrainës.

Të enjten pasdite, sulmet e rënda çuan në vrasjen e të paktën një personi dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesë të Khersonit, sipas autoriteteve ukrainase.

SHBA negocioi marrëveshje javën e kaluar dhe këtë javë që do të mbrojnë anijet në Detin e Zi dhe infrastrukturën energjetike në përgjithësi, por Ukraina dhe Rusia nuk bien dakord për detajet.

Ata gjithashtu kanë akuzuar njëri-tjetrin për thyerje të marrëveshjeve.

Zelenskyy

Zelensky ankohet se SHBA po ndryshon vazhdimisht marrëveshjen minerale, kështu që është e pamundur të respektohet. Ambrose Evans Pritchard pretendon në Telegraph se SHBA po planifikon grabitjen e Ukrainës të të gjitha kohërave: SHBA dëshiron të drejtat për gjysmën e depozitave të naftës dhe gazit, dhe të gjitha minierat dhe infrastrukturën. “Është një dokument shpronësimi,” thotë Alan Riley i Këshillit Atlantik.

Pyetja është se sa substancë ka në pretendime. Këshilli Atlantik konsiderohet një degë e CIA-s, është plot me ish-shefa të CIA-s.

Evans Pritchard beson se marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Ukrainën të kujton Paktin Molotov-Ribbentrop që çoi në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë mjedis, nuk është çudi që Zelensky frymëzohet për të kritikuar Shtetet e Bashkuara. Pyetja është nëse është një ide e mirë ta bëni atë për një skenë të hapur.

SHBA vazhdimisht po shtyn dhe ndryshon kushtet e marrëveshjes së propozuar të mineraleve me Ukrainën”, thotë Zelensky.

Presidenti shtoi, megjithatë, se ai nuk dëshiron që Shtetet e Bashkuara të besojnë se Ukraina është kundër marrëveshjes. Ai flet në një konferencë shtypi pas takimit të tretë të të ashtuquajturit koalicion të vendeve të gatshme, i cili po punon për të gjetur një zgjidhje paqeje për Ukrainën, i cili u zhvillua në Paris të enjten.

Zelensky dëshiron një qëndrim më të ashpër nga SHBA kundër Rusisë, thotë ai, dhe beson se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të mbjellë mosmarrëveshje.

“Ai me të vërtetë dëshiron të ndajë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Putini me të vërtetë e dëshiron këtë”, tha Zelensky.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë pjesë në asnjë nga takimet e koalicionit, por kanë procese të veçanta negociatash me Rusinë dhe Ukrainën.

Zelensky kritikon gjithashtu sinjalet se mund të ketë një lehtësim të sanksioneve kundër Rusisë.

“Sinjalet që kemi dëgjuar nga Arabia Saudite apo nga ai drejtim për sanksionet, se ato mund të lehtësohen, janë sinjale shumë të rrezikshme”, thotë presidenti.

Pikërisht në Arabinë Saudite SHBA ka zhvilluar negociata të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën. (NTB)

Një kohë të gjatë mendoj të shkruaj për romanin “Mjeshtri e Margarita” të Mihail Burgakov

0
Kam kohë që mendoj të shkruaj diçka, modeste kuptohet, nga ana ime, në lidhje me romanin më të jashtëzakonshëm për periudhën e viteve të Rusisë sovjetike 1930-1940 “Mjeshtri dhe Margarita” të Mihail Burgakov. Për ata që e kanë pasur fatin ta lexojnë e kuptojnë pse dua ta risjell të gjallë nga pluhuri i harresës për Shqipërinë ku kam ndjesinë e trishtë se nuk lexohet më. Për ata që nuk e kanë lexuar ndoshta ua shtoj disi kureshtjen për të mos humbur një kryevepër të këtij dimensioni.

Libri u shkrua ndërmjet viteve 1928-1940, kaq gjatë iu desh autorit për ta shkruar, rishkruar, punuar e ripunuar. Por u botua i paçensuruar vetëm në vitin 1973. Një nga detajet më të veçanta të këtij libri “Mjeshtri dhe Margarita” është mënyra magjike se si ky roman ka ndikuar në jetën reale të Moskës dhe të vetë autorit, Mikhail Bulgakov.

Ju e dini se letërsia nuk pasuron vetëm shpirtin, por ajo pasqyron dhe analizon historinë, ndikon në politikë, në ndërgjegjësimin e njerëzve, formon identitetin kulturor, edukon dhe ndikon në filozofi, e gjuhësi. Ndoshta ky është shkaku kryesor që letërsia e bukur, e mençur u shpall armike në 50 vite komunizëm që ne të mos kulturohemi, edukohemi e ndërgjegjësohemi asnjëherë.

Adresa e dhënë në libër, apartamenti në rrugën “Bolshaya Sadovaya 10”, për shumë vite u kthye në një vend pelegrinazhi për adhuruesit e romanit. Në epokën sovjetike, kur censura ndalonte hapur diskutimin për romanin, lexuesit e dashuruar me të nisën të linin mesazhe të fshehta nëpër muret e ndërtesës, duke shkruar citate nga libri, si: “Dorëshkrimet nuk digjen”, “Mos kërkoni kurrë asgjë, veçanërisht nga ata që kanë më shumë pushtet se ju”. “Gjithçka është në duart e njeriut, dhe ai nuk duhet ta lëshojë”.

Muret e shkallëve të ndërtesës, dyert dhe madje edhe stolat pranë hyrjes u mbushën me këto citate, duke krijuar një hapësirë mistike, sikur vetë Woland dhe Margarita të kishin qenë vërtet atje.

Romani duket se parashikoi fatin e autorit të tij. Bulgakov nuk arriti ta shihte të botuar gjatë jetës së tij, por “Mjeshtri dhe Margarita” doli në dritë pavarësisht censurës, duke vërtetuar fjalët e tij të cituara në libër: “Dorëshkrimet nuk digjen”. Dhe jo vetëm që nuk u dogj, por historia e tij mbeti e pavdekshme, duke ndikuar në breza të tërë lexuesish dhe duke e kthyer apartamentin e tij në një tempull për të gjithë ata që ende kërkojnë magjinë e Moskës së Wolandit.

Në këtë botë të shëmtuar, plot përbindësha të pandjeshëm e njerëz të nënshtruar, e vetmja dritare që të ofron një copë parajse është letërsia, e cila ka shpëtuar breza të tërë përgjatë historisë. Nuk e di sa kuptohet kjo gjē nē Shqipërinë tonë ku kam pêrshtypjen se paraja e ka blerë dhe e ngrënë me raste letërsinë e vërtetë.
Kam vërtet dëshirë ta shkruaj një mendim mbi këtë libër të jashtëzakonshëm.

Pse shqiptarët e injorojnë realitetin e ri politik gjithëbotëror?

1

Dy avionë ushtarakë amerikanë u ulën të dielën në aeroportin në Nuuk, Grenlandë. Foto: OSCAR SCOTT CARL

Lirim Gashi, Prizren

Nëse një komb nuk është në gjendje t’i lexojë shenjat e kohës, atëherë vetë koha do ta ndëshkojë me harresë.
Shqiptarët – si popull, ashtu edhe përfaqësuesit e tyre politikë, qofshin në pushtet apo në opozitë – po tregojnë një paaftësi alarmante për t’i deshifruar sinjalet e epokës sonë. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë intelektuale, por një paaftësi strukturore për t’i kuptuar rrymat e mëdha të historisë.
Kjo nuk është thjesht verbëri ndaj realitetit politik, por një perceptim i shtrembëruar i tij.
Shqiptarët nuk po e kuptojnë shpërbërjen e rendit demokratik global, i cili para 25 vitesh u dha mundësinë të jetojnë në dy shtete gjysmë-sovrane.
Ata nuk po ndiejnë tërmetin tektonik që po trondit themelet e këtij rendi – një tërmet që do të ricaktojë kufijtë dhe do ta ndajë botën në dy grupe: në ata që do të mbijetojnë dhe ata që do të zhduken nga historia.
Kush po e çmonton rendin e vjetër?
Në shekullin XX, liria dhe demokracia ishin betejat qendrore, por sot përballemi me një realitet të ri: triumfin e kapitalit të pakontrolluar mbi çdo ideologji, çdo moral dhe çdo strukturë që i reziston atij.
Tre emra përfaqësojnë këtë epokë të re: Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping.
Ata nuk janë thjesht individë; ata janë simptoma të një bote ku pasuria e pakufizuar është shndërruar në doktrinë dhe teknologjia ka marrë pushtetin absolut.
Rendi i vjetër – i bazuar në një ekuilibër mes demokracisë, socialdemokracisë dhe konservatorizmit të moderuar – po shembet sepse ata që e krijuan dikur, tani po e tradhtojnë.
Ata nuk besojnë më në të dhe nuk kanë më nevojë për fasadën e vlerave universale. Në vend të saj po lind një botë e sunduar nga algoritmet financiare dhe një elitë e pakontrolluar që nuk njeh kombe, popuj apo të drejta.
Po shqiptarët? Ku ndodhen ata në këtë skenar të zymtë?
Ata sillen sikur historia të mos kishte ekzistuar kurrë. Sikur Ballkani të mos kishte qenë gjithmonë një fushëbetejë ku popujt që nuk e kuptonin lojën, fshiheshin nga harta.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, të ngujuar në iluzionin e qëndrueshmërisë së rendit të vjetër, vazhdojnë të veprojnë sikur jetojnë në një epokë stabiliteti. Ata merren me çështje periferike, ndërsa bota po përgatitet për një rishpërndarje të re të fuqisë.
A e kuptojnë shqiptarët se ndodhen në një udhëkryq historik?
Apo do të mbeten spektatorë pasivë të fatit të tyre, ndërsa ata që dinë t’i lexojnë shenjat e kohës po vendosin rregullat e reja të ekzistencës?
Një gjë është e sigurt: bota e re nuk do të ketë durim për ata që nuk mendojnë strategjikisht. Dhe historia nuk do të ketë mëshirë për ata që e injorojnë.
Çdo epokë sjell sinjale të koduara të fatit, dhe popujt që nuk janë në gjendje t’i lexojnë ato saktë, janë të dënuar me verbëri politike, paaftësi strategjike dhe përsëritje të tragjedive historike.
Por shqiptarët jo vetëm që nuk po i deshifrojnë si duhet këto sinjale – ata po i lexojnë në mënyrë të shtrembëruar, në kundërshtim me realitetin.
Kjo është një shenjë e qartë e një mospërputhjeje civilizuese me kohën në të cilën jetojmë.
Përfaqësuesit tanë politikë – si në qeveri, ashtu edhe në opozitë – veprojnë sikur antenat e tyre strategjike janë të fiksuara në frekuencat e së kaluarës, ose në narrativa imagjinare që nuk përputhen me zhvendosjet tektonike gjeopolitike të kohës sonë.
Në Ballkan, ku fati i kombeve shpesh është vendosur pa dëshirën e tyre, është një gabim fatal të heqësh dorë nga intuita strategjike dhe realizmi politik.
Ata nuk e kuptojnë se vlerat universale – demokracia, socialdemokracia dhe madje edhe rendi konservator, i bazuar në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës dhe Amerikës së Veriut – po qëndrojnë buzë greminës.
Në vend që të përshtaten dhe të marrin pozicione të qarta gjeopolitike, elitat shqiptare vazhdojnë të merren me tema dytësore, ndërsa bota po hyn në një epokë të re ndryshimi.
Kush po e shemb rendin e vjetër?
Demokracia që njohëm – ajo që u mundësoi miliarda njerëzve të jetojnë me dinjitet – tani po kërcënohet nga ata që dikur përfituan prej saj, por që tani kanë vendosur ta çmontojnë.
Ata duan të krijojnë një botë të re – një botë të kontrolluar nga algoritmet financiare, të komanduar nga industria e armatimit, të mbikëqyrur nga teknologjia digjitale dhe të stabilizuar nga modelet represive të qeverisjes.
Pse shqiptarët duhet të mprehin instinktin strategjik?
Shqiptarët, me historinë e tyre të mbijetesës dhe luftës për sovranitet, përballen me një pyetje vendimtare:
A do t’i kuptojnë këto ndryshime në kohën e duhur, apo do të mbeten të burgosur të narrativave anakronike, ndërsa harta e rendit global po riformësohet?
Nëse vazhdojnë të injorojnë zhvillimet politike, ushtarake, ekonomike, të sigurisë dhe teknologjike, ata rrezikojnë të jenë vetëm spektatorë të fatit të tyre – në vend që ta formësojnë atë.
Dhe bota e ardhshme nuk do të ketë durim për ata që nuk dinë të mendojnë strategjikisht dhe të veprojnë në kohën e duhur.
Grenlanda dhe Nuuk u zgjuan në një ditë ditë historike, me një vizitë të paftuar nga nënpresidenti amerikan dhe qeveria e re. Foto: Tomm W. Christiansen
(Aftenposten, 28.03.2025).
___
WARUM IGNORIEREN DIE ALBANER DIE NEUE GLOBALE POLITISCHE REALITÄT?
Autor: Lirim Gashi
__
Wenn eine Nation nicht in der Lage ist, die Zeichen der Zeit zu lesen, wird sie von der Zeit selbst mit Vergessenheit bestraft.
Die Albaner – sowohl als Volk als auch ihre politischen Vertreter, ob in der Regierung oder in der Opposition – zeigen eine alarmierende Unfähigkeit, die Signale unserer Epoche zu entschlüsseln. Dies ist nicht nur eine intellektuelle Nachlässigkeit, sondern eine strukturelle Unfähigkeit, die großen Strömungen der Geschichte zu verstehen.
Es handelt sich nicht nur um eine Blindheit gegenüber der politischen Realität, sondern um eine verzerrte Wahrnehmung derselben.
Die Albaner erkennen nicht den Zerfall der globalen demokratischen Ordnung, die ihnen vor 25 Jahren die Möglichkeit bot, in zwei halb-souveränen Staaten zu leben.
Sie spüren nicht das tektonische Beben, das die Fundamente dieser Ordnung erschüttert – ein Erdbeben, das Grenzen neu ziehen und die Welt in zwei Gruppen spalten wird: in jene, die überleben, und jene, die aus der Geschichte verschwinden.
Wer demontiert die alte Ordnung?
Während im 20. Jahrhundert Freiheit und Demokratie die zentralen Kämpfe waren, stehen wir heute vor einer neuen Realität: dem Triumph des unkontrollierten Kapitals über jede Ideologie, jede Moral und jede Struktur, die ihm Widerstand leistet.
Drei Namen stehen für diese neue Ära: Donald Trump, Wladimir Putin und Xi Jinping.
Sie sind nicht nur Individuen; sie sind Symptome einer Welt, in der unbegrenzter Reichtum zur Doktrin geworden ist und Technologie die absolute Herrschaft übernommen hat.
Die alte Ordnung – die auf einem Gleichgewicht zwischen Demokratie, Sozialdemokratie und gemäßigtem Konservatismus basierte – bricht zusammen, weil diejenigen, die sie einst geschaffen haben, sie nun verraten.
Sie glauben nicht mehr an sie, sie brauchen nicht länger die Fassade universeller Werte. An ihrer Stelle entsteht eine Welt, die von Finanzalgorithmen beherrscht wird, von einer unkontrollierten Elite gelenkt wird, die weder Nationen, noch Völker, noch Rechte anerkennt.
Und die Albaner? Wo stehen sie in diesem düsteren Szenario?
Sie verhalten sich, als hätte die Geschichte nie stattgefunden. Als wäre der Balkan nicht schon immer ein Schlachtfeld gewesen, auf dem Völker, die das Spiel nicht verstanden, von der Landkarte verschwanden.
Die politischen Vertreter der Albaner, gefangen in der Illusion der Beständigkeit der alten Ordnung, handeln weiterhin so, als lebten sie in einer Ära der Stabilität. Sie beschäftigen sich mit Randthemen, während die Welt sich auf eine neue Machtverteilung vorbereitet.
Verstehen die Albaner, dass sie an einer historischen Weggabelung stehen?
Oder werden sie weiterhin passive Zuschauer ihres eigenen Schicksals sein, während jene, die die Zeichen der Zeit zu lesen wissen, die neuen Existenzregeln festlegen?
Eines ist sicher: Die neue Welt wird keine Geduld mit denen haben, die nicht strategisch denken können. Und die Geschichte wird kein Erbarmen mit denen haben, die sie ignorieren.
Jede Epoche bringt verschlüsselte Signale des Schicksals mit sich, und Völker, die nicht in der Lage sind, sie richtig zu lesen, sind zum politischen Blindflug, zur strategischen Unfähigkeit und zur Wiederholung historischer Tragödien verdammt.
Die Albaner jedoch entschlüsseln diese Signale nicht nur nicht korrekt – sie lesen sie sogar widersinnig, entgegen der Realität. Dies ist ein ernstes Symptom einer zivilisatorischen Diskrepanz mit der Zeit, in der wir leben.
Unsere politischen Vertreter – sowohl in der Regierung als auch in der Opposition – handeln, als wären ihre strategischen Antennen auf die Frequenzen der Vergangenheit oder auf imaginäre Narrative fixiert, die nicht mit den geopolitischen tektonischen Verschiebungen unserer Zeit übereinstimmen.
Im Balkan, wo das Schicksal der Nationen oft ohne ihren eigenen Willen entschieden wurde, ist es ein fataler Fehler, auf strategische Intuition und politischen Realismus zu verzichten.
Sie begreifen nicht, dass die universellen Werte – Demokratie, Sozialdemokratie und sogar die konservative Ordnung, die auf dem kulturellen und historischen Erbe Europas und Nordamerikas basiert – am Rande des Abgrunds stehen.
Anstatt sich anzupassen und klare geopolitische Positionen zu beziehen, beschäftigen sich die albanischen Eliten weiterhin mit nebensächlichen Themen, während die Welt in eine neue Epoche des Wandels eintritt.
Wer bringt die alte Ordnung zum Einsturz?
Die Demokratie, die wir kannten – die es Milliarden von Menschen ermöglichte, ein Leben in Würde zu führen – wird nun von jenen bedroht, die einst von ihr profitierten, aber sich nun entschieden haben, sie zu demontieren.
Sie wollen eine neue Welt errichten – eine Welt, die von Finanzalgorithmen kontrolliert, von der Rüstungsindustrie gelenkt, durch digitale Überwachung gesichert und durch repressive Regierungsmodelle stabilisiert wird.
Warum müssen die Albaner ihr strategisches Gespür schärfen?
Die Albaner, mit ihrer Geschichte des Überlebens und des Kampfes um Souveränität, stehen vor einer entscheidenden Frage:
Werden sie diese Veränderungen rechtzeitig verstehen, oder werden sie Gefangene anachronistischer Narrative bleiben, während die Landkarte der globalen Ordnung neu gezeichnet wird?
Wenn sie weiterhin die politischen, militärischen, wirtschaftlichen, sicherheitspolitischen und technologischen Entwicklungen ignorieren, riskieren sie, bloße Zuschauer ihres eigenen Schicksals zu sein – anstatt es aktiv zu gestalten.
Und die kommende Welt wird keine Geduld mit denen haben, die nicht strategisch denken und zur rechten Zeit handeln können.

Bashkëpunim arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë

0

Prishtinë, 27 mars 2025

U mbajt Olimpiada e përbashkët në lëndën “Gjuhë Shqipe”, në nivel vendi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitoi sot nxënësit pjesëmarrës me rastin e organizimit të Olimpiadës së përbashkët në lëndën “Gjuhë Shqipe”, në kuadër të bashkëpunimit arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Nagavci ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar Olimpiadën e përbashkët të Gjuhës Shqipe si një hap të rëndësishëm për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe rezultat i një pune të gjatë dhe të suksesshme mes dy ministrive të arsimit

Forhåndsvisning av bilde

Ajo ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e nxënësve dhe mësuesve në këtë iniciativë, duke theksuar se kjo Olimpiadë është një mundësi për të forcuar lidhjet kulturore dhe arsimore mes dy vendeve.

“Kjo Olimpiadë është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore. Pas tri fazave të suksesshme deri më tani, faza e IV në nivel kombëtar pritet të jetë kurorëzimi i këtij bashkëpunimi të frytshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ministrja Nagavci.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, faza finale, e cila do të mbahet më 10 prill 2025, është jo vetëm një garë, por edhe një mundësi për nxënësit që të ndajnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në një skenë më të gjerë.

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Manipulimi i fëmijëve, qysh vepron imami Sadullah Bajrami , kërcënim i politikës fetare me shpërndarje të parave në shërbim të ideologjive antinjerëzore dhe antishqiptare

0

Luan Dibrani, Gjermani

Në një kohë kur shqiptarët përballen me sfida të shumta, përfshirë pasigurinë ekonomike, përçarjet politike dhe ndikimet e jashtme, një fenomen i ri po merr gjithnjë e më shumë hapësirë. Ky fenomen është shpërndarja e parave në emër të bamirësisë dhe besimit, një akt që, megjithatë, ka një qëllim shumë më të thellë dhe më të rrezikshëm se sa thjesht ndihma për fëmijët e varfër. Nëse shqyrtojmë me kujdes, mund të vërejmë se kjo praktikë, e cila duket si një formë e thjeshtë bamirësie, është një mjet i fortë manipulimi dhe radikalizimi, i përdorur për të forcuar një ideologji fetare dhe politike të caktuar.

Manipulimi dhe Përdorimi i Besimit:

Në tekstin që diskutohet, figura e Hoxhës Sedullah Bajrami shfaqet si një simbol i kësaj manipulimi. Ky hoxhë, duke shpërndarë 50 euro për fëmijët, është përpjekur të fitojë zemrat e tyre dhe të ndikojë në formimin e mendimit të tyre. Ky akt, në pamje të parë, mund të duket si një veprim i thjeshtë bamirësie, por kur shikohet më thellë, ai është një mënyrë për të lidhur besimin fetar me interesat politike dhe ideologjike. Fëmijët, të cilët nuk janë të aftë të kuptojnë të gjitha pasojat e një veprimi të tillë, përdoren si vegla të një përpjekjeje për të arritur objektiva që shkojnë përtej nevojave të tyre personale dhe shpirtërore.

Ky manipulim është pjesë e një strategjie më të gjerë, ku figura fetare përdoret si një mjet për të shpërndarë ideologji politike që janë të lidhura me interesat e huaja. Në këtë kontekst, shqetësimi është i madh, pasi kjo praktikë mund të krijojë një shoqëri më të polarizuar dhe të rrezikshme, duke përhapur urrejtje dhe mosmarrëveshje midis grupeve të ndryshme shoqërore dhe fetare. Po ashtu, një tjetër rrezik është radikalizimi i individëve të rinj, të cilët mund të mendojnë se përmes kësaj manipulimi arrijnë të kenë një ndikim të madh dhe të qëndrojnë më afër “besimit të vërtetë” që i është paraqitur.

Sfida Politike dhe Sociale:

Në periudhën aktuale, Shqipëria dhe trojet shqiptare po përballen me një situatë të komplikuar politike dhe shoqërore. Pavarësisht se janë bërë hapa të rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian dhe forcimin e institucioneve demokratike, sfidat e brendshme mbeten të thella. Ndikimet e jashtme, si ato të financimit të grupeve të ndryshme, që përdorin fonde për të mbështetur ideologji radikale, janë gjithnjë e më të dukshme. Kjo ka krijuar një terren të mundshëm për keqpërdorimin e besimit dhe përhapjen e ideve që janë të dëmshme për harmoninë sociale.

Kjo situatë është shqetësuese, pasi fëmijët e rinj, që duhet të kenë mundësinë të rriten në një shoqëri të shëndetshme dhe të hapur, mund të bien pre e manipulimeve dhe radikalizimeve fetare. Kjo është një sfidë që duhet të adresohen me urgjencë nga autoritetet dhe shoqëria. Ky manipulim mund të ketë pasoja të rënda në të ardhmen e një kombi, duke krijuar individë të cilët janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe të gatshëm të ndjekin udhëzime të rrezikshme.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Për të adresuar këtë situatë dhe për të parandaluar përhapjen e manipulimeve fetare dhe ideologjike, është e nevojshme të ndërmerren hapa të fuqishëm. Pasi ky lloj manipulimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në fëmijët dhe formimin e tyre, është urgjente që autoritetet të ndërhyjnë dhe të sigurojnë një kontroll më të madh mbi veprimet që kryhen në xhami dhe organizatat fetare. Duhen krijuar mekanizma që monitorojnë shpërndarjen e fondeve dhe përdorimin e besimit për qëllime të tjera përveç atyre shpirtërore. Po ashtu, duhet të bëhet një edukim i vazhdueshëm i shoqërisë, përfshirë fëmijët, në lidhje me pasojat e manipulimeve dhe rëndësinë e pavarësisë mendore dhe ideologjike.

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që politika të mos përdorë besimin si një mjet për të arritur qëllime të ngushta ideologjike dhe fetare. Ky është një moment që kërkon një qëndrim të fortë nga institucionet shtetërore për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe për të siguruar që fëmijët të rriten në një mjedis të pastër nga ndotja e ideve të dëmshme.

Përfundim dhe Reflektim:

Në përfundim, shpërndarja e parave dhe përdorimi i besimit për përhapjen e ideologjive politike është një kërcënim i madh për shoqërinë shqiptare. Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe një reflektim të thellë nga vetë qytetarët, që të ndërgjegjësohen për pasojat që mund të ketë ky lloj manipulimi. Si mund ta mbrojmë shoqërinë nga një rrezik i tillë? A mund të krijojmë një politikë më të fuqishme që të parandalojë përdorimin e besimit për qëllime të tilla të rrezikshme?

Këto janë pyetje që duhet t’u bëjmë vetes dhe t’i adresojmë me urgjencë. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme më të ndritur dhe më të sigurt për brezat e ardhshëm.

𝐇𝐨𝐱𝐡ë 𝐒𝐚𝐝𝐮𝐥𝐥𝐚𝐡 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢 Facebook.url

https://www.facebook.com/reel/2349572978742429?fs=e&rdid=H0CNZuDOoPRIcclP&share_url=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshare%2Fr%2F16Fg7eo6jY#

Qeveria amerikane mbylli Zërin e Amerikës

0

Nail Draga, Ulqin

Ngjarje e ditës për botën informative paraqet  lajmi i mbylljës së “Zërit të Amerikës”  ku  me 14 mars është realizuar transmetimi i fundit i  emisionit ditor informativ DITARI, duke mbyllur programin  që ka funksionuar nga Lufta e Dytë Botërore, në 52 gjuhë të botës, duke qenë humbje e madhe edhe për ne shqiptarët, sepse ishte një dritare e veçantë informative për hapësirën e botës shqiptare

Mbyllja e çdo medie qoftë në nivel lokal apo shtetëror paraqet moment dëshprimi  për qytetarët e mjedisit përkatës, por kur mbyllet një medie siç ishte “Zëri i Amerikës”, që ishte me përmasa globale, është humbje e madhe për botën informative e demokratike, sepse ishte medie me mision të veçantë, në favor të qytetarëve dhe vendeve të privuara nga informacioni objektiv.

Por, ajo çka është paralajmëruar më parë u bë realitet sepse  presidenti Donald Tramp me urdhër ekzekutiv vendosi   shpërbërjen e 7 agjencive federale dhe mediave të tjera të financuara nga qeveria amerikane në mbarë botën. Në kuadër të këtij vendimi bënte pjesë edhe “Zëri i Amerikës” ku u mbyll të shtunën me 15 mars, i cili filloi transmetimet në vitin 1942 për një audiencë që vlerësohet në 125 milionë njerëz në të gjithë botën.

Pse u mbyll Zëri i Amerikës?

Mijëra bashkëpunëtorëve të stacionëve të “Zërit të Amerikës”, “Radio Evropës së Lirë” dhe “Radio Azisë së Lirë” të premten(14 mars) iu ka arritur mesazhi elektronik nga administrata e presidentit Donald Tramp. Në te është shkruar  se nuk duhet, madje as nuk bënë  të vijnë në redaksi. Si shtojcë të kësaj urdhërese ekzekutive, Shtëpia e bardhë ka  dhënë kumtesën  në të cilën thuhet që ”obliguesit tatimor amerikan  më nuk do të paguajnë propagandën radikale”. Ky është mendimi edhe i Ilon Maskut(Elon Musk) i cili udhëheq “luftën kundër byrokracisë”. Që në shkurt ka deklaruar  se ata medie amerikane  janë ”grupe të majta radikale që flasin  për vetën e tyre, ndërsa shpenzojnë miljardë dollarë të tatimit amerikan” njofton Dojçe vele(Deutsche Welle-DW).

Në shërbim të së vërtetës

“Zëri i Amerikës” është  themeluar më 1 shkurt 1942, gjatë  Luftës së Dytë Botërore, ku folësi i emisionit të parë të “Zërit të Amerikës”, William Hale, e hapi programin me fjalët, që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.

Ndërsa për ne shqiptarët  “Zëri i Amerikës” ka rëndësi të veçantë sepse  transmetimin në gjuhën shqipe  e ka nisur 82 vite më parë  pikërisht me 13 maj të vitit 1943, kur nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, “Zëri i Amerikës”, foli për herë të parë në shqip.

Në ditët e para, studiot e Zërit ishin në Nju Jork. Në vitin 1945, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Shqip u mbyll. Por ndërsa Evropa u nda nga perdja e hekurt, për koiçidencë, po më 13 maj të vitit 1951, Shërbimi Shqip u rihap, për t’i vazhduar transmetimet pandërprerë deri me 14 mars 2025. Viteve të fundit ‘Ditari’ transmetohej edhe në disa kanale televizive shqiptare

Në sajë të profesionalizmit nuk ka dilemë se misioni i “Zërit të Amerikës” ishte  të përcillte informacione nga vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte.Në këtë kategori bënin pjesë edhe shqiptarët që ishin te privuar nga informimi i drejt sepse ishin pjesë e ideologjisë në  kampin socialist 

Kundër imazhit të SHBA-së

Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë amerikane, kanë reaguar personlitete e medie të ndryshme duke e vlerësuar si veprim të nxituar që do të ndikojë negativisht në imazhin e SHBA-ve, sepse kjo ishte një dritare informative mbi tetë dekada, në favor të informimit objektiv.

Kështu në lidhje me këtë çështje për  gazetarin  e ish- drejtorin e  “Zërit të Amerikës”,  në gjuhën shqipe  Elez Biberaj,  thekson se “Zëri i Amerikës”  një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anëmbanë  globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht  politikat e SHBA-së, avancimin e interesave  kombëtare dhe duke shërbyer  si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet  e privuara nga informacioni”. Me tutje ai cekën se  “vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës  do t´i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave  të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike-dëm që asnjë kundërshtar nuk mund  ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”.

Medie e veçantë për shqiptarët

Autori i këtij shkrimi ka ndjekur  rreth  pesë dekada “Zërin e Amerikës”, duke qenë media me e besueshme e cila ka sjellur informacione  të fushave të ndryshme, në favor të  informimit  profesional, në mbeshtetje të drejtave dhe lirive të njeriut e  të demokracisë. Kjo medie ishte e veçantë për ne shqiptarët të cilët në kuadër të ish kampit socialist kemi vuajtur  për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.

Më parë përmes radios e më vonë në televizion, ora 18.00 ishte e rezervuar për “Zërin e Amerikës”, sepse ate çka ofronte ky  medium, nuk e ofronin të tjerët. Mbulimi i tërë hapësirëes shqiptare me korrespondentët  si në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Shkup e Ulqin,  ka mundësuar informimin  e përgjithshëm  duke ofruar të dhëna me interes  në lidhje me raportët shoqërore, politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve ne mjediset e tyre.

Por, pak kush ka mundur të besojë se të premtën me 14 mars do ta shohim “Ditarin” e fundit të “Zëri i Amerikës”, sepse  të shtunën me 15 mars në ora 18:00 shqiptarët  me nuk kishin mundësi të përcjellin këtë emision informativ ashtu siç ndodhte çdo ditë.

Ne pritje të presidentit tjetër

Përfundimisht  nuk ka dilemë se  vendimi  i presidentit Donald Tramp, ulë imazhin e SHBA-ve si vend i demokracisë dhe lirisë së mediave që shkon në favor të shumë shtetëve autokratike. Pasi një vendim të tillë deri më tash nuk e ka marrë asnjë president amerikan, çështja  mbetën e hapur se si do të vendosë, presidenti i ardhshëm amerikan, a do të qendroj indiferent, apo do të rikthejë Zërin e Amerikës siç ishte më parë, në favor të informimit  të pa censuruar  dhe të botës demokratike.

(Mars 2025)

Tetëdhjetëvjetori i Shkollës së Mesme Ushtarake “Skenderbeu”

Dilaver Goxhaj, kolonel në pension 

“Kur e kaluara pushon së hedhuri dritën e saj mbi të   ardhmen, mendja e njeriut endet në errësisrë.”  

                                                            Tokëvili 

Më 28 Mars 1945 u themelua Shkolla e Mesme Ushtarake “Skëndërbej”, me drejtim të përgjithshëm dhe falas.  

Fillimisht shkolla “Skënderbej u krijua pranë shkollë së perfeksionimit të oficerëve. 

Ideatori i parë i kësaj Shkollë Ushtarake për Shqipërinë ka qenë filozofi ynë Sami Frashëri, i cili e ka theksuar në librin e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”( Prishtinë 1978, vepra, v.2, f.85,91):  

“Në kryeqytet të Shqipërisë, të cilënë mundimë ta quajmë Skënderbegas… Përveç shkollave të dyta e të treta do të jetë një shkollë ushtërije me këtë emër, më pastaj duhet të hapenë: një në Shqipëri të Sipërme, (kuptohet në Kosovë, D.G), e një në të Poshtërmet. Shkoll’ e aniërisë duhet të jetë mb’anë detit, tek të jen’ edhe aniat’ e luftësë, në Durrës a në Ujët-të-Ftohtë, afër Vlorësë.” 

Dhe Sami Frashëri e shpjegon vetë pse e ka emërtuar me këtë shkollë  me këtë emër: “Skëndërbeu ynë q’i ka dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky burrë i pashoktë ish foshnjë, kur ra ndër duart të Tyrqet, e u rit në plasët të Sulltanit; që pa mbirë qime në faqet e tij tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqet, që çuditësh gjithë bota; kudo që vinte, muntte e njeri s’i qëndronte dot kundrejt.”(po aty, f. 30)   

Por historia tregon se përgatitja për komandantë lufte qysh në moshën fëminore është trashëguar të paktën 4 shekuj para Krishtit. Këtë fakt na e dëshmon historiani gjerman Artur Vajgal, i cili sqaron për Aleksandrin e Madh: “Në atë kohë kur Aleksandri ishte gati 12 vjeç (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi për djalin…Filipit i interesonte shumë ta shkëpuste Aleksandrin prej ndikimit të mbretëreshës, Olimpiadës, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosën që shkollën e re ta ndërtonin pak larg nga kryeqyteti. Për këtë zgjodhën qytetin e vogël të Miezas… Godinat e shkollës i ndërtuan në një pyll të lashtë nimfash”.(Artur Vajgal, “Aleksandri i Madh”, ShB Bargjini, Tiranë, 2002, f. 58, 66).  

 *   * * 

Vënia në jetë e këtij amaneti  të filozofit tonë rilindas Sami Frashëri, ka  themelues Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha:  

“Të gjithë shokët e brezit tonë, kur ishim në bankat e shkollave, lexonim librin e Samiut “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. Unë e mbajta atë libër në çantën time të partizanit, e lexoja dhe e kuptoja tani, duke krijuar shkollën e kadetëve “Skënderbej”, nga ku do të dalin oficerët e rinj të ushtrisë, në të cilën hanë lart nga 300 djem të popullit prej 12- 16 vjeç, djem dëshmorësh, punëtorësh e katundarësh, dhe të rinj, të zgjedhur nga gjithë njësitë e Ushtrisë Ncional-Çlirimtare.”(E.Hoxha E.Hoxha: v.3, f.31)  …”Pra, duhej të nderonim këta luftëtarë të mëdhenj dhe t’i tregojmë edhe një herë popullit se bijtë e denjë të tij ishin partizanët, të cilët po mësojnë me zell të madh për t’u bërë të denjë për atdheun… Në rast se për Ushtrinë kërkojmë njerëz nga gjimnazet, do të gjejmë vështirësi t’i bëjmë oficerë. Mua më duket se shkolla “Skëndërbej duhet të jetë një bazë e mirë, sepse atje grumbullohen dhe përgatiten për oficerë bij të punëtorëve dhe të fshatarëve… T’i kemi në kujdes të veçantë skënderbegasit e vegjël, të cilët janë FIDANISHTJA, e ardhshmja e lavdishme e Ushtrisë sonë Popullore… Prandaj për shkollën “Skënderbej” duhet bërë kujdesi më i madh.” (E.Hoxha: v.15,f.413; v.17, f.404; v. 23, f.280; v.34, f.434-435, 440) 

* * * 

Fillimisht kjo shkollë u emërtua “Shkolla e pionerëve ushtarakë”, dhe në vitin 1947 morri emërin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake – Skënderbej”. Kjo FIDANISHTE e Ushtrisë Popullore Shqiptare  kontrollohej jo vetëm nga Ministrai e Arsimit por edhe nga Ministria e Mbrojtjes, gjë që e bënte atë të dallohej midis institucioneve të tjera arsimore të vendit. 

Deri në vitin 1950 në këtë shkollë pranoheshin prej moshës 10 deri 18 vjeç; pas këtij viti filluan të pranoheshin prej moshës 14 deri 18 vjeç. 

Në vitin 1963 kjo u shndërrua në shkollë e mesme e tipit: Klasike Ushtarake -Shkencor-Teknik-Arte, (thënë ndryshe: shkollë e tipit klasik-shkencor-politeknik), pasi, prej Shtatorit të atij viti filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e mesme profesionale të Tiranës, përfshi edhe në Liceun Artistik “Jordan Misia”, përjashtuar vetëm shkollën e mesme mjekësore.  

Në këtë  Fidanishte të ish-Ushtrisë Popullore kanë studjuar rreth 33 mijë të rinj. Shumë prej tyre kanë drejtuar struktura dhe njësi të larta ushtarake.   

Në periudhën Qershor – Shtator 1966, 12 (dymbëdhjetë) nxënës të kësaj Fidanishteje i dërgoi Qeveria në Republikën Demokratike të Vietnamit, për të marrë përvojën e luftës popullore mbrojtëse të gjithanshme në kushtet e armatimeve moderne të kohës. (Ramiz Feçori “Lufta e Vietnamit”,Tiranë 2008, f3-4)  

Ndërsa 3 (tre)  nxënës, të dalë po nga kjo Fidanishte ushtarake, shkuan vullnetarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, në vitin 1999, kur luftohej për çlirimin e saj, të cilëve iu besuan funksione drejtuese të larta e me shumë përgjegjësi. Për ironi të fatit: të tre ishin oficera të armës së Mbrojtjes Kundërajrore. Një prej tyre ra dëshmor për çlirimin e Kosovës, djali nga Kavaja, Indrit Lulëzim Cara. I pari oficer dëshmor për çlirim kombëtar, i dalë nga Shkolla e Mesme Ushtarake e Përgjithshme “Skënderbej”.    

* * * 

Dikush edhe mund të pyesi: A kanë të tillë shkollë ushtarake shtetet e tjera? Po i rendisim me rend alfabetik disa shtete: 

ANGLIA: ka një veçori se, këto shkolla i ka në dy varjante. Një varjant është ai që i merr në moshën 16 deri 18 vjeç, i cili quhet kolegji “Ëelbeck”. Ndërsa shkolla tjetër e mesme quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar në vitin 1803. Këtu nxënësit i pranojnë prej moshës 11 vjeç deri 18 vjeç.(ëëë.ëikipedia.org) 

AUSTRIA: ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake, themeluar qysh në kohën e të qenit Perandori dhe vijon ende.  

FRANCA: ka 6 shkolla të mesme ushtarake, për të tre llojet e forcave të armatosura, të cilat thirren Lice Ushtarak, ku studjojnë rreth 4.000 nxënës. Pranohen kryesishtë nxënës të familjeve franceze që jetojnë në Francë dhe jashtë saj, por, përparësi kanë fëmijët jetimë të ish-ushtarakëve, dhe familjet e ushtarakëve. Në një prej këtyre shkollave ka kryer studimet edhe “Ariu i Luftës”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi në Uest Point.(M.E. Morris, “Stuhia e Shkretëtirës”, SHBU 1992, Tiranë, f. 26-27). 

GJERMANIA: fillesën e shkollës së mesme ushtarake e ka në vitin 1813 kur mbreti Frederik Vilhelm III formoi tri shkolla lufte për kadetët.(Kolonel Kristian Millotat “Oficeri i SHP”, SHBU, Tiranë 1993, f.49). Sistemi i përzgjedhjes së kadetëve ishte sipas klasës dhe origjinës. Kjo shkollë u konsiderua si guri i rëndësishëm themeltar historik për të ardhmen e oficerit të Bundesverit. 

ITALIA: ka 4 shkolla të mesme ushtarake. E veçanta e Italisë është se 20% e vendeve në Akademinë Diplomatike Shtetërore rezervohen për maturantët e këtyre shkollave ushtarake. (ëëë.ëikipedia.org, 20. 07.200). 

JUGOSLLAVIA: kish në çdo federatë nga njëSshkollë të Mesme Ushtarake. 

KANADAJA: ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake, me emrin “Robert Land Academy”, në Ontario, themeluar në vitin 1917. Në këtë shkollë nxënësit merren prej klasës së 7-të deri në të 12-ën. 

KINA: gjurmët e shkollës së junorëve për përgatitje ushtarake fillojnë qysh në epokën feudale. Shkolla e parë e mesme ushtarake bashkë me akademinë e oficerave u hap zyrtarisht më 1 maj 1924, nga presidenti i saj Sun Yat-sen, por mësimet e para filluan më 16 qershor 1924, duke u emërtuar shkolla Huangpu në Guangzhou, me komandant Chang Kai Shi-në dhe komisar Çu En-lai. Gjatë ceremonisë inauguruese Sun Yat-sen mbajti një fjalim, i cili u bë më vonë teksti i himnit kombëtar i Republikës së Kinës.  

KROACIA: ka një shkollë të Mesme ushtarake. 

PORTOGALIA: ka një shkollën e mesme ushtarake e emërtuar “Kolegjio Militare” dhe ndodhet në Lisbonë, e themeluar prej vitit 1803. Në këtë shkollë hyjnë fëmijë prej moshës 10 vjeç deri në 18 vjeç, ku bëhen gati për Akademi Ushtarake dhe Universitet. Nga kjo shkollë kanë dalë 5 presidentë të Portogalisë. 

RUSIA: disponon 8 shkolla të mesme ushtarake “Suvorov” dhe një për marinën “Nakhimov”. Nxënësit Suvorovas i marrin në bazë të klasës së 4 -të dhe deri në moshën 14 vjeç, por mosha më e përshtatshme është 10 vjeç. 

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS: përsa i përket shkollave të mesme ushtarake kanë një veçori nga të gjithë shtetet e lartpërmndura, si në sasinë ashtu edhe në larminë e tyre. Jo vetëm që SHBA kanë 22 shkolla të tilla, në 17 shtete të ShBA, por shkojnë në shumicë edhe vajza. Nxënësit merren prej moshës 10 vjeç deri në 17 vjeç. Kur kanë kryer një prej këtyre shkollave, ata shkojnë në Uest Point. Në këto shkolla kanë filluar karjerën ushtarake Xh. Xh. Pershing, D. D. Ajzenhauer.(M. E. Morris, vepër e cituar, f. 22), i cili arriti deri President i SHBA, si dhe shumë personalitete të tjera të shquara ushtarake dhe politike. Veçori tjetër është se në këto shkolla të mesme pranohen edhe vajza, me të njëjtat kritere si dhe për djemtë, dhe që mësojnë në klasa të përbashkëta, stërviten po në klasa të përbashkëta dhe, e veçanta për vajzat është, se nuk ua presin flokët deri në maturë, por, në hyrjet e fjetinave të tyre shkruhet me shkronja të mëdha: “Bukuria e juaj nuk qëndron tek flokët, por tek sjellja juaj.”( ëëë.military-school.org ) Dymbëdhjetë shkollat e mesme ushtarake pranojnë vetëm djem prej klasës së 7-të deri në të 12-ën, një tjetër i merr prej klasës së 5-të, një tjetër prej klasës së 4-t. At ndodhen në: Carlsbad, CA; Camden, SC; Në Bloomfield, PA; Ëaynesboro, VA; Fork Union, VA; Chatham, VA; Mexico, MO; Gainesville, GA;Anaheim, CA; Salina, KS; Delafield, ËI; Ëayne, PA.(http://ëëë.military-school.org/Military– Boarding_Schools/Girl.asp).  Ndërsa 10 shkollat e tjera të mesme ushtarake pranojnë djem dhe vajza, prej klasës së 7-të, të 8 dhe të 9-të deri tek e 12-ta 

TURQIA: ka 4 shkolla të mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, në Stamboll, themeluar në vitin 1773, e cila është katër vjeçare; vitin e parë mësojnë anglisht, ndërsa tre vitet e tjera mësimi zhvillohet turqisht. Sholla tjetër është “Bursa Ipyklar Askeri Lisesi”, në Bursa, e cila e ka fillesën prej vitit 1844. Shkolla “Kuleli Militare High School”, edhe kjo në Stamboll, themeluar prej vitit 1845; ndërsa shkolla tjetër “Izmir Maltepe Askeri Lisesi”, në Izmir, është themeluar në vitin 1928. 

       * * * 

Nëse u referohemi objektivave të të gjitha shkollave të mesme ushtarake të të gjithë shteteve që theksuam më lart, rezulton se objektivat i kanë të njëjtë, dhe përmblidhen në këto shtatë pika: 

  1. a) Të bëhen qytetarë të mirë, me dije të thella dhe patriotë.
  2. b) Të zhvillojnë vetëbesimin, vullnetin në punë, lidërshipin dhe përgjegjshmërinë.
  3. c) Të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar.
  4. d) Të zhvillojnë dhe t’i japin rëndësi përgatitjes fizike.
  5. e) Të rrisin respektin për rolin e ushtrisë në mbështetje të objektivave kombëtare.
  6. f) Për të zhvilluar karaktere të mira përmes formimit të ndjenjës së kolektitetit.
  7. g) Të zhvillojnë aftësitë për të punuar në grup dhe në drejtim të teknikave ushtarake.(ëëë.military-school.org ).

* * * 

Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej” është mbyllur më 25 Gusht.1992, me Vendimi Nr. 3, datë 14.8.1992 i Këshillit të Mbrojtjes dhe Urdhri Nr. 159 datë 17.8.1992 të Ministrit të Mbrojtjes. Në atë vendim dhe urdhër, midis të tjerave theksohet:  

“1-Brenda datës 18.8.1992, të merren në ruajtje ambientet e shkollës nga truproja e Reparti Ushtarak Nr 2350 në Tiranë. 5-Ky urdhër të punohet me të gjithë efektivin e shkollës brenda datës 17.8.1992 

6-Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri ngarkohet shefi i degës mësimore dhe shefat e shërbimeve sipas përkatësisë.”( Burimi: Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë.Titulli i dosjes “Urdhër i komandës së repartit Nr. 222, mbi mbylljen e aktivitetit të kësaj njësie”, Afat i ruajtjes së përhershme të dosjes, sasia e fletëve 2, Filluar më 25.8.1992, mbaruar më 25.8.1992) 

Dhe, në një prej intervistave, dhënë nga z.Sali Berisha, kur ishte President, është bërë pyetja: “Pse e mbyllët Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej?”, Ai dha afërsishtë këtë përgjigje: “Është anti humane t’i edukosh fëmijët në moshën e adoleshencës me një disiplinë të tillë spartane.”, ndërkohë  që Qeveria e tij, kur ai ishte President, dërgoi një sasi të konsiderueshme adoleshentë të vendit tonë në shkollat e mesme ushtarake në Turqi. 

Natyrshëm që pyesim:  

1 – Si z.Berisha, ashtu dhe të gjithë presidentët e kryeministrat të këtyre 35 viteve “demokraci”, duhet të kenë po atë  mendim përderisa shkrinë gjithë ushtrinë dhe jo vetëm Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”: A mund ta pranojnë se të gjithë  shtetet e mësipërme, që i renditëm më lartë, mund të quhen shtete antihumanë? 

2 – Po tash që u bë Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis ministrave të Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, si do t’i përgjigjet Kroacisë, Shqipëria dhe Kosova, nëse Kroacia do interesohet për bashkpunim edhe përsa u përket kësaj kategorie shkollore ushtarake? A përbën një handikap mungesa e kësaj shkolle në këtë bashkëpunim, aq më shumë që këtë shkollë e kanë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s? 

Prandaj:  

  1. Mendoj se do të ishte më se e drejtë ringritja e Shkollë së mesme ushtarake “Skënderbej”.
  2. Do të ishte edhe më e drejtë dhe me interes të madh kombëtar, që kjo Fidanishte Ushtarake të jetë një e vetme jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por mbarë kombëtare.

Tiranë, më 27 Mars 2025