Kreu Blog Faqe 609

Neve në Rugovë, more burrë, na harroi Allahu me gjithë Elhamdylilahun!

0

Nga: Sak Muji

Na në Rugovë, more burrë, na harroi Allahu me gjithë Elhamdylilahun! E shyqyr që na harroi! Se përndryshe, kishim sot hoxhenica me shallvare deri te thembra, burka që t’i prishin syrin e zemrën, e mjekrra që trembin edhe qingjat në behar! Po na nuk i mbajmë ata imamë që shkojnë me “urdhër të lartë”, se në Rugovë, burri matet me besën, jo me peshën e mjekrës.

Aty ku bora pret borën në maje të bjeshkës, pordhët e atyre “hoxhallarëve” humbnin rrugës prej ftohtit – se as nuk mund të ngjiteshin përpjetë – s’u mbahej buçi! Prandaj, aty lart, në vendin tonë, mbeti betimi i vjetër: “Pasha tokë e qiell, hënë e diell” – jo “pasha sa lekë të dërgojnë nga Arabia”! Na ia gjetëm ilaçin atij virusi që u përhap me shallvare e fjalë të mbrapshta – e quajtëm: “karashmak religjin islamin e keqkuptuar”, atë që edhe ibratin e lexon mbrapsht – nga e djathta në të majtë, si serbo-sllavët që i kanë rriqrat e gjuhës në alfabet, e që shpresojmë të mos i ngjiten as devesë, as gomarit, se i nxjerrin mendsh! Na nuk e njohim as burkën, as furkën, as shallvarin, po e njohim zotin shqiptar – me shqiponjën dykrenare, atë që Kur’ani ik si lepuri kur del shqiponja në qiellin e Rugovës!

Na jemi të Rugovës e Dukagjinit, o trim i Karadakut e Malit të Zi, ku fjala shqipe është fe, ku besa është kushtetutë, e ku Zoti e ka nënshtetësinë shqiptare, pa kartë identiteti! E për ata zogjtë e qerosur të ish-serbo-sllavisë – me Azema, Isa, Rrahmana, Tadej Rodiça, Nik Lumeza e bylmeza të lodhur, që po i ngrehin kambët drejt varrit me 90% turp në faqe – ju themi: hallall u qoftë për asgjë që s’bëtë, e për hije që sollët – burkat dhe pelerinat osmanellinj në tokën e shqiponjës! Po shoh edhe nalt në Rugovë, sorra arabe me sqep të gjatë e fjalor të thatë…

Kurrë, kurrë – as në kohën e sulltanëve, as të marshal Titos, as të Enverit, as të Bakallit, as të Fadilit, as të Dushanit – nuk patëm të tilla maskarada! Sot, në tokën tonë duhet të sundojë vetëm Zoti shqiptar, me halet e veta kombëtare, pa zhele, pa rriqra serbo-turko-arabe, e pa hoxhallarë që flasin më shumë për mbulesa sesa për nder!

Dakord, shoqi im i ecjakës vetëm shqiptare, rrugëtimi ynë nuk ka shallvare, por ka plis, ka fjalë të drejtë, e ka besë që nuk lidhet me fonde të dyshimta, por me rrënjët që na mbajnë gjallë edhe në gur!

Të dashur atdhetarë të vërtetë – ju që kurrë nuk kërkuat pushtet, por u përpoqët të jepni dinjitet e drejtësi! Ndërsa ne luftuam për liri, pushteti iu dha atyre që kishin mbajtur kërbaqin mbi kurrizin tonë, ish-inspektorëve, hetuesve, padronëve të torturës e shërbëtorëve të ish-pushtuesit, të cilët asnjëherë nuk kërkuan falje për dhimbjen që ua sollën më shumë se 880.000 familjeve shqiptare.

Në vend që të mbeteshin nën hije e turp, këta “bukëla” të dikurshëm të UDB-së, BIA-s dhe SHIK-ut, që na persekutuan me kazmatat e tyre serbo-sllave, u rikthyen si “të penduar” nëpër faltore e burime të huaja, të larë me ujë të shenjtë nga fondet ruso-serbo-arabe.

Na i mbushën trojet tona me shami, burka, furka, shallvare e mjekrra aziatike, si të ishim oazi arabik, jo vend i shqiponjës me dy krena! E minaret që ngritën – mbi 900 sosh, janë më shumë se në Sudan, Etiopi e Arabinë Saudite bashkë – e të gjitha ndërtuar jo nga besimi i pastër, por nga lëmoshat e dyshimta të Kremlinit, Damaskut e Riadit.

E kush i solli? Po ata! Po ata që dikur firmosnin dënime e burgosje – tash me mjekër e fjalor arabik na flasin për moral! Emra? Sa të duash: Mehmet Loci, Azem Vllaqi, Selim Brosha, Llonqari, Demë Muja, Ibush Kllokoqi, Isa Mustafa, Bajram Dreshi, Rexhep Pasho Nikqi, Bashkim Kursani, Asllan Sllamniku, Muharrem Dana, Hajri Kryeziu… e mijëra të tjerë që u futën si ngjalat në klane partiake, u shitën te të huajt, e u kthyen kundër interesave tona kombëtare e evropiane.

E gjitha kjo, për t’u pasuruar nga fondet serbo-ruso-arabe, duke i kthyer trojet tona të shenjta në vend grumbullimi për ideologji të huaja, ku më nuk dihet kush është shqiptar me zemër, e kush është aktor me maskë perandorake!

Kjo nuk ju falet më!

Pas Lirisë dhe Çlirimit, NA DUHET LUSTRIM! NA DUHET DREJTËSI! NA DUHET LIGJ!

Sepse vetëm me pastrim të së kaluarës, ndershmëri në të tashmen, e drejtësi në të ardhmen, mund të shpëtojmë edhe atë që ka mbetur nga kombi ynë i plagosur por krenar.

Analistët në skenarin e marrisë

1
Nganjëherë mbyllja sytë, duke e humbur realitetin! Gjatë kësaj kohë kur trupit i mungon mundësia e të lëvizurit, mendja lëviz me shpejtësi të madhe dhe me vështirësi të madhe disiplinohet.
Shpirtërat e lig zgjohen në këtë “tokë të askujtë”?!
Ky kortezh varrimi në skenën e plakur në Debat Plusit. Të gjithë në skenarin e marris që shpifin. Dikur dhe sotë krejt bashkë flasin me një mendim të krisur për Zajednicën, kur janë yë skllavëruar. Me plot mllef ndaj Qeverisë e Diasporës: në këto troje Shpiponja është kapedane e jo Pandurët, Batonët, Buzhalët, Matoshët, Dardanët e Lirimët etj!? Thoshte populli: Ja pritë e pritë nuk ka atdhetarë, por vetëm analistë banal në media. Kështu e deshi fat i këtyre “mediave antishqiptare”.
Ma në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i strukturave funksionale në Debat Plus i cili duhet të avancojë e të mbrojë interesat ligjitime kombetare e jo të mbrohën kriminelët e Zajednicës.
Ka zot ky vend…!!!
Pafytyrësinë e kohës e tregon vetëm mesnata në Debat Plus dhe kombi le t’a vuaj pafundësisht dënimin e tyre. Gjatë kësaj kohe kur trupit i mungon mundësia e të lëvizurit, mendja lëviz me shpejtësi të madhe dhe me vështirësi të madhe disiplinohet. Të gjithëve duhet t’ju themi: Ja këtu jemi ne…
Mpreha pendën në letër sinqerisht t’u falja mendjeve të kthjellta, miqëve e lëxuesve veç të vërtetën. Është e pamundur të thuhet se kur fillova të shkruaj për skenaristët e marris dhe karakteristikat e analistëve, mbase edhe për faktin se tani nuk duhet kisha prekur vetëm në mënyrën letrare këtë problem kombëtar.
Nuk është aspak çudi!? Nuk më pëlqen kur zuzërojnë analistët në mes të fushës. Si ka mundësi dhe pse ndodhin këto gjëra! U mor vesh më në fund se ç’paralajmëronin “shajkaçet serbe” dhe ç’fishej pas kinse ne luajme vetëm lojën. Këta lojtar si analistë janë shenja të zeza se do të niseshin për ploje e pre. E spektatorët shqiptarë natyrishtë vëzhgues, po kështu prej vrojtimit të tymit, me kohën e mungesës, domëthënë të pjekjes së vetëdijës kombetare.
Asnjë shtetë në botë s’mund ta tolerojë këtë. Me sa duket, strategjia e këtyre lojtarëve ishte e bazuar pikërisht në këtë kurth: t’i bëjë shqiptarët bashkëfajtorë, madje edhe fajtorë, dhe vetë të lajnë duart si PILATI.
Sa për Halil Matoshin, analistët e (Debat Plusit) s’dërhynin dotë brenda mortjes, duke bërë amore. Në të vërtetë ka shumë shqiptarë që mendojnë se fatin e kemi kundër! Është e pamundur të marrësh me mend se ç’po ndodhë me vetëdijën tonë.
Një deputet shkja na tregoi ja ç’bëjmë ne. Shkjau, i tërbuar në Parlamentin e Serbisë nga urrejtja, mund të zbulojë edhe pikën e fundit të ligështisë sonë gjatë debateve. Halil gazetari i Sportit Jugosllav, thotë:
“Në jemi dy kombe të ndryshme. Ata në Shqipëri janë Shqiptar, ndërsa ne në Dardani jemi Kosovali!”
O Halil gjak prishur. Të gjithë ata që i ke në pragun e deres t’u bëfshin me këtë emër të shpifur kosovali. Që dëshiron të bëjë karier të dyshimtë e antisahqiptare. Neve mos na kërko se të gjithë kombin dardanë e vrave, e ke thënë vetë me gojën tënde të flliqur. Ti më nuk je i gjallë në mes tone. Ti je mbaruar shpirtërishtë, o njeri, je vetem hije ne këtë tokë etj…
Shkjau dëshiron të na therë… Ata duan të friksohemi. Kanë etje për Mitrovicën dhe gjakun tonë. Atëherë ç’është: punë bastyrde, nga ata që neve s’ua kuptojmë dot historinë e tyre: humbje e vetëdijës kombetare, frika, apo rrethoj nga maxhit e shkjaut?
Apo, tallje me ne, aq më tepër që gardhi ishte i rethuar me analistëve “shqiptarë”, pra ne, si të thuash, jemi si berrat me vath, na pret, po ai fat i viteve të prontos…, e kështu me radhë. Kush jep urdhëra këtu? Këtu komandojmë ne shqiptarët!? Më kujtohet shprehja e moçme e të madhit Kadare: ʺra ky mort i dytë dhe e pamë në dy fusha“.
Shqiparët mund të habiten, mund të zhgënjehen, mund të lavdërojnë, të pajtohen ose mos të pajtohen për një mendim të këtill të shkrimit timë, por e vërteta, rezultati ose pasoja, e mirë ose e keqja e këtij veprimi po vërehen e shihen çdo ditë e më shpeshë e më shumë në media. Po ç’t’i bësh…! Një besim i verbër brenda neshë ishte këmbëngulur që ne se bëmë dot të pamundurën për t’a mposhtur armikun brenda në fushë.
Mos vallë e kam gabim? Kur jemi treguar të verbër? Kur kemi qenë të shurdhër? Së paku, për këto pesëmbëdhejtë vjetë të fundit, atëherë kur fati i analistëve, në vend që të zbardhej, nisi të nxihej më keq se më parë, pyetjet janë të natyrëshme. S’është fjala për të nxjerr mllefe, për të dënuar fajtorë, për të bërë hakmarrje. Ngjarjet e fundit besoj se janë kthyer në breng për miljona shqiptarë apo është marrëveshje me organizatorët e debareve?
Në qoftëse se ne nuk korrrim fitore në këtë luftë kundër analistëve të blerë, të shitur e të shitblerë, dihet nga të gjithë se kombi ynë do të shuhet përgjithmon! Shkjau e hap derën e gardhit, kurse thundrat e azapëve afroaziatik lëvizën përseri desh të përplaset kërcënueshëm me Mitrovicën tonë, në mes të Dardanisë…!
Ata që rrinin rreth e rrotull Zajednicës, kthyen kokën nga formimi në menyrë pyetëse. Kjo është jo vetëm shenjë e rënies historike e kulturore, por e një prishjeje të përgjithshme. Opozitarët u jepninë rëndësi gjërave të vogla e të parëndësishme apo, më mirë të themi, u ishin përkushtuar shërbimit ndaj komunave me nga du apo trish shtëpi me shkije e shkina, Egoizmitë, Unitë dhe servilizmit etj.
Prandaj, nuk kemi pse habitemi nëse, me adhurimin e këtyre të këqijave, do të zhduket një herë e mirë sensi i heroizmit. Pasi e tashmja është vetëm fryt i asaj që ka mbjelle shkuara e keqe e dy dekadash… Të gjitha këto simptoma që paraqesin kolapsin e qenies sonë kombëtare si dhe pasigurisë së përgjithshme.

Rishikim i Sistemit Arsimor

0
Nga: Lis Bukuroca
  • Nga koha e humbur në dije të nevojshme.

Nevojitet një reformë e thellë në arsim.
Nxënësi duhet të mësojë në shkollë, jo në shtëpi.
Prindërit nuk paguhen për edukim dhe nuk janë pedagogë.
Mësuesi duhet të kalojë tetë orë në vendin e punës.
Po përballemi me një ndryshim dramatik të epokës.
Fëmija është një unikat i dy prindërve, jo një kopje e njërit prej tyre.
Ai duhet të bëhet çfarë dëshiron vetë, jo çfarë ëndërrojnë prindërit.
Pas reformës, duhet të vijë dyfishimi i rrogave të mësuesve. Sepse në fund të jetës:

“Pyetjes së vetme që ti duhet t’ i përgjigjesh është kjo: ‚A je bërë ti, vetvetja ti?‘” Lao Ce

Para se të filloj këtë përsiatje mbi reformën arsimore, po paraqes një pasqyrë mbi aftësinë e përqendrimit te fëmijët. Studime të ndryshme tregojnë jo vetëm sa gjatë mund të përqendrohen ata, por edhe sa shpejt harrohet ajo që është mësuar.

Tabela

Nga ajo tabelë mund të kuptojmë se kohëzgjatja e orës mësimore nuk është përshtatur me aftësitë reale të nxënësit, por me aftësitë e përqendrimit të arsimtarit. Pra, nxënësi i shërben arsimtarit, dhe jo arsimtari nxënësve.

Hyrje

Gjatë periudhës që pata punuar si profesor i frëngjishtes, pata vënë re se ne, si mësues, nuk hynim në klasë për të frymëzuar ose për të nxitur kureshtjen për dijen, por për të kaluar formalisht informacionin. Në shumë raste, kërkonim që nxënësit të ishin të nënshtruar dhe të pranonin këtë informacion pa pyetje. Ata shpesh trajtoheshin si objekte, ku ne zbraznim dijen që ne konsideronim të rëndësishme, edhe pse shumë prej tyre nuk e donin atë dhe ndoshta nuk do t’u nevojitej kurrë në jetë.

Arsimi ynë i trajtonte nxënësit si krijesa pa të drejta dhe pa dinjitet. Ata shiheshin si “kazanë”, ku gati çdo orë hynte një mësues tjetër për të shpjeguar një temë dhe më pas largoheshin pa u shqetësuar për sa e kishin kuptuar nxënësit. Pas disa minutash, hynte mësuesi tjetër. Asnjëri nuk shqetësohej për aftësitë e nxënësve, për mundësinë e tyre për t’u përqendruar, ose për sa mund të mbante mend pas disa orëve mësim.

E rëndësishme ishte programi, jo mësimi.

E rëndësishme ishte pjesëmarrja, jo të mësuarit.

E rëndësishme ishte kalimi i kohës dhe përfundimi i vitit shkollor, jo zhvillimi i aftësive.

E rëndësishme ishte nota, jo dija.

E rëndësishme ishte që fëmija të stërvitej për t’u bërë i përdorshëm për prindërit, jo për shoqërinë dhe vetveten.

Pastaj u ndalua dhuna fizike dhe mësuesit u çarmatosën. Nga ai moment e tutje, ata e zëvendësuan dhunën fizike me dhunë verbale: ofendime të rënda si “gomar”, “qen”, “kali”, “psikopat” e të tjera. Kjo ndodhte sepse ata nuk ishin përgatitur për të qenë pedagogë të mirë, por për të qenë nënshtrues të mirë. Megjithatë, kjo nuk vlen për të gjithë. Kishte edhe ndonjë përjashtim.

Fëmija nuk ka, dhe as ka pasur, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut që Kushtetuta ua garanton të rriturve. Ligji nuk do ta lejonte fëmijën të detyrohej të hante diçka me dhunë, por e lejon të imponohet të mësojë një lëndë që nuk i pëlqen. Ai nuk ka mundësinë të zgjedhë apo të zëvendësojë disa lëndë me të tjera. Ai duhet të shtiret me aftësi universale dhe të rrijë i qetë si një bust Bude nga guri dhe të shtiret se po dëgjon, se po kupton.

1. Shkolla si kazermë

Ministria e Arsimit, kudo, është e bindur se të gjithë duhet të mësojnë të njëjtat lëndë, edhe pse e dinë se jo të gjithë do të ushtrojnë profesionin e njëjtë. Të gjithë duhet të mësojnë të njëjtat tema, edhe pse është e qartë se nuk mund të prodhojmë njerëz me dije universale. Të gjithë duhet të mësojnë atë që është paraparë, edhe pse nuk kanë të gjithë aftësitë dhe pasionet e njëjta. Madje, ndonjëherë, ka edhe uniforma. Si ushtarët! Ky është një arsim që poshtëron, zvogëlon dhe anulon individualitetin dhe talentet e veçanta. Për këtë arsye, shkolla nuk zbulon as poetë, as shkrimtarë, as piktorë, as muzikantë, as këngëtarë, as sportistë. E në fakt, kjo duhet të ishte detyra e saj. Shkolla, edhe pse duhet ta bëjë këtë, nuk zbulon dhe pothuajse asnjëherë nuk nxjerr në pah talente të tilla. Shkolla e sotme shpesh asgjëson talentet.

Shkollat nuk janë të ndërtuara si hapësira tërheqëse për arsimim, ku fëmijët mund të ndihen të motivuar dhe të interesuar. Ato nuk dallojnë nga spitalet apo kazermat e shekullit të kaluar. Nuk janë të mobiluara si vende ku mund të zhvillohet mësimi me entuziazëm, por si hapësira ku duhet të ushtrohet dominimi. Madje edhe ngjyrat e fasadave janë shkurajuese dhe gri, dhe oborri i shkollës i ngjan më shumë një imazhi mjerimi, si oborret e burgjeve, vetëm se rrethoja është më e ulët.

Pyetja që lind është kjo: Pse abuzohen nxënësit me lëndë që nuk i duan? Kujt i nevojitet ky nënshtrim? A nuk do të ishte më mirë që dikush të kishte pesë orë në javë fizkulturë apo gjuhë, e jo pesë herë fizikë e matematikë? Ky nxënës mund të bëhet gazetar, shkrimtar, apo sportist i madh. Edhe dhjetëra profesione të tjera mund të kenë kërkesa të ndryshme, ku disa lëndë, për shembull, nuk do t’i duhen kurrë në jetë. Nëse ai ka pasion futbollin, atletikën, apo poezinë, pse duhet të humbasë kohë me matematikën dhe fizikën? Kjo nuk është as logjike, as e drejtë. Apo tjetrit duhet t’i jepen më shumë orë matematikë dhe më pak gjuhë e histori, apo fare!

Shkolla jonë e dhunshme zhduk talente dhe individualitete, duke u përpjekur të krijojë njerëz me dije universale, të cilët, pasi të mbarojnë shkollën, nuk mbajnë mend as 5% të asaj që kanë mësuar me dhunë. Megjithatë, traumat që janë shkaktuar do të mbeten përgjithmonë. Kryesisht, koha e humbur kot do të jetë një kujtim që nuk do të harrohet kurrë.

Çfarë të keqe ka kur bashkohen dy mësues, dy klasa dhe mbajnë orë mësimi së bashku, duke trajtuar tema që kanë lidhje me njëra-tjetrën, si për shembull historia dhe letërsia? Ose lëndë të tjera ku temat janë të lidhura dhe përputhen?

2. Aftësimi i mëtutjeshëm i arsimtarëve

Pse nuk ka mësim plotësues për arsimtarët mbi pedagogjinë dhe gjetjet e reja nga psikologjia, sociologjia dhe neurologjia? Arsimtarët duhet të mësojnë se dhuna fizike dhe verbale ka ndikim në zvogëlimin e masës gri në tru, e cila është përgjegjëse për inteligjencën e njeriut. Pse edhe dhuna verbale? Sepse për të dyja, dhunën fizike dhe verbale, aktivizohej i njëjti areal në tru dhe ky nuk bën dallim se si po përjetohet poshtërimi.  4

(Ose Community violence exposure correlates with smaller gray matter volume and lower IQ in urban adolescents. 5 )

Sot ekzistojnë studime të tilla, dhe shkolla duhet të ndryshojë, duke përfshirë një lëndë që i mëson fëmijëve sfidat e jetës dhe lumturinë. Kjo lëndë duhet t’u mësojë fëmijëve jo vetëm gjeografinë, historinë apo atomet, por edhe si duhet të edukohen ata nesër, çfarë është dashuria, sa zgjat ajo, çfarë ndodh pas shkurorëzimit, pse edhe ndarja mund të jetë një shans i ri, pse paguhen tatimet, cilët faktorë ndikojnë në lumturinë e njeriut, dhe shumë tema të tjera nga psikologjia sociale, si:

Kohëzgjatja e mbamendjes, injoranca pluralistike, zonat e distancës, altruizmi, radikalizmi, efekti i spektatorit, arsyet pse fiton një populist zgjedhjet, memetika, racizmi, homofobia, mizogjinia, arsyet pse bëhemi agresivë, burgu i Zimbardos, inteligjenca emocionale, meditimi, agresioni apetitiv, licencimi moral dhe religjioni, pafuqia e mësuar, katër moshat e njeriut, triada e errët, studimi i të bindurit i Millgramit (respektimi i urdhrit), psikopatia, çrregullimi i personalitetit narcisist, dhuna verbale dhe fizike dhe pasojat e saj për inteligjencën, shkallët e konfliktit, emocionet, lindja dhe kontrollimi i tyre, paragjykimet që krijohen në fëmijëri, hipoteza e kontaktit, paradoksi i marmelatës, alkooli, duhani, droga dhe tema të tjera që psikologët i shohin si të domosdoshme.

Për t’u bërë e mundur kjo, duhet të zvogëlohet rreth 30-40% e plan-programit që mësohet vetëm nga dy ose tre nxënës në klasë, por që u imponohet të gjithëve. Çdo shkollë duhet të ketë së paku një pedagog dhe një psikolog social për konsultime të përditshme. Po ashtu, duhet të ftohen ndërmarrës të suksesshëm nga fusha të ndryshme për të ligjëruar në shkolla.Ata një ditë duhet të zëvendësohen. Qoftë hotelierë, gastronom apo bletar.

Nxënësve duhet t’u mësohet përgjegjësia për shoqërinë. Ata duhet të marrin me vete jo vetëm informacione, por edhe gjetje të rëndësishme dhe përvetësime themelore për jetën. Shkolla duhet të ndryshojë, dhe personeli arsimor të furnizohet vazhdimisht me njohuri të reja përmes seminareve të detyrueshme, të cilat duhet t’i transferojnë ato tek nxënësit.

3. Gjuha e huaj

Dy vitet e para, gjuha e huaj duhet të mësohet pa gramatikë, por vetëm me fjali të thjeshta prej dy ose tri fjalësh: pyetje dhe përgjigje që njeriu i nevojiten në jetën e përditshme. Gramatika nuk është pasioni i çdo njeriu, por gjuha mësohet nga çdo individ. Pse pa gramatikë? Pse pa gramatikë? Sepse si fëmijë e mësojmë gjuhën amtare, jo përemrat vetorë, mbiemrat cilësorë e foljet, por të folurit. Diku rreth 300 pyetje dhe 300 përgjigje nga jeta e përditshme do të mjaftonin për të bërë një komunikim të natyrshëm, pa bërë gabime.

4. Pierre Daco, psikolog francez, thotë në librin e tij “Les Prodigieuses Victoires de la psychologie moderne”:6 “Për t’u bërë floktar nxënësi duhet të mësojë tri vite, për t’u bërë prind, asnjë.”

Meqë sot fëmija kalon më shumë orë në shkollë sesa me prindërit e vet, të cilët janë të zënë me punën e tyre, përgjegjësia kryesore për edukatën e tyre duhet t’i kalojë personelit arsimor. Me floktarët jemi gjithnjë e më të kënaqur, por me prindërit gjithnjë e më pak, dhe as me fëmijët e atyre prindërve. Kjo vlen për edukatën që ata marrin dhe atë që e përcjellin më pas. Pse përmirësohemi kaq ngadalë? Sepse shumë pak arsimtarë lexojnë libra mbi edukatën, mbi metodat e të mësuarit dhe zbulimet e reja nga psikologjia.

5. Giovanni Sartori

Në librin e tij Homo Videns,7 ai kritikon shprehitë televizive ku fëmijët konsumonin imazhe para mësimit të gjuhës, dhe se kjo ndikonte në rënien e aftësive kognitive. Njeriu dallohet nga kafshët me gjuhën, thotë ai, dhe kjo aftësi e të folurit, të menduarit dhe të shkruarit krijonte kulturën, e cila, së bashku me traditën gojore, kishte mbijetuar deri tani. Tani, me celularët, gjendja është edhe më dramatike.

6. Edukimi
Socializimi i fëmijës duhet nisur nga kopshti. Jo me patriotizëm folklorik, jo vetëm me dashuri ndaj atdheut, por me dashuri të madhe ndaj shtetit. Dashuria vetëm ndaj atdheut prodhon njerëz që e vjedhin shtetin duke e puthur flamurin. Ata shtetin e vet e dëmtojnë si pushtuesit. Kjo duhet të ndryshojë. Ndryshimi nis në fëmijërinë e hershme dhe pas një brezi do të kemi shtresën e vetëdijesuar. Kur fëmija e shfaq interesin, t’i jepen informatat e sakta. Si për lekët, dashurinë, urrejtjen, etj.

Na duhet një revolucion arsimor për epokën digjitale. Nuk jemi më në shekujt XVIII dhe XIX. Ky është Iluminizmi i Dytë. Nuk mund të kemi politikanë të mëdhenj me edukatën që japim, por kriminelë të mëdhenj, po. Ky është rezultati dramatik i edukatës në shtëpi dhe shkollë. Ne nuk edukojmë, ne prishim duke besuar se po bëjmë mirë.

Fëmija, për nga natyra, lind me kureshtjen. Kopshti dhe shkolla sot ua humbin atë, me pak përjashtime. Në vend që të zhvillohet tutje kureshtja e tyre dhe etja për dije, ajo u bie prej viti në vit dhe më vonë të mësuarit përjetohet si një obligim i dhunshëm, demoralizues dhe traumatizues.

Fëmijët duhet të socializohen mirë, drejt dhe të përgatiten për të marrë përgjegjësi jo vetëm për veten, por, në radhë të parë, për shoqërinë. Fëmijëve duhet t’u mësohen rregulla, t’u caktohen kufijtë dhe jo vetëm të mësojnë, por të përvetësojnë mirë detyrën se ata bartin përgjegjësi për shoqërinë e nesërme. Në rend të parë për shtetin, pastaj për familjen, e më pas për shoqërinë. Nëse u jepet çdo gjë që dëshirojnë, ata humbin motivimin për të arritur diçka në jetë. Detit nuk i duhet uji.

Llastimi i fëmijës është shkatërrim i tij. Me llastim i mësohet pafuqia dhe depresioni. Fëmija duhet të mësojë si të përdorë lirinë: lirinë e mendimit, lirinë e identitetit të vetjak, lirinë e dashurisë, lirinë e besimit, dhe mënyrën e përdorimit të lekëve. Me atë edukim duhet nisur në kopsht, në formë përrallash, para se ta edukojnë dhe prishin prindërit. Shumica nuk dinë dhe nuk kanë faj pse nuk dinë.

Kur ai kupton vlerën e lekëve, kopshti apo prindi duhet t’i tregojë se paratë që ai do t’i fitojë nesër, nuk do të jenë vetëm të tij, por një pjesë e tyre do t’i takojnë shoqërisë: ai duhet t’i japë një shumë të caktuar për të ndërtuar apo mirëmbajtur rrugët, ndryshe mund t’i vdesin në komunikacion njerëzit e dashur; për spitale, ku nuk mund të mjekohen gjyshi dhe gjyshja, prindërit e miqtë; me ato do të ndërtohen shkolla e kopshte, do të paguhet ushtria dhe policia, përndryshe kriminelët na futen në shtëpi, kurse pa ushtri të armatosur mirë, vjen dikush dhe na pushton.

Shteti i së drejtës garanton drejtësi, barazi, siguri dhe lumturi. Ai zvogëlon eksodin. Ku nuk ka drejtësi, njerëzit arratisen. Aprovimi i ligjeve nëpër Kuvende nuk është tregues i një shoqërie moderne dhe të drejtë, por flet vetëm për botëkuptimin e deputetëve. Obligimet e Qeverisë. Një shoqëri moderne nuk njihet nga ligjet, por nga zbatimi i tyre.

Nëse njeriu mëson si fëmijë se “Prej luftë veç ai largohet. Që është lindur tradhëtor…”,8 ai do ta mësojë bashkëjetesën me tradhtinë dhe nëse bëhet vetë, do ta arsyetojë me gjenet e veta. “Është lindur tradhëtor”. Ka lindur i tillë dhe nuk mund të ndryshojë gjë. Fëmija reciton dhe e mëson atë poezi plagjiat për folklorizëm, por në rast lufte, do të ikë i pari. Duhet himn i ri. Modern. Jo himn i vjedhur si ky që e kemi. Himn që i përshtatet kohës, jo që paragjykon se njeriu lind tradhëtor. 99% e shqiptarëve të Kosovës janë larguar nga lufta.

7. Ekzekutimi

Nëse fëmijës i ndërhyhet në profesion dhe martesë, atëherë aty ai ekzekutohet në aspektin psikologjik. Ai nuk do të jetë vetja, por zaptuesi i vet. Aty zhduket një individualitet, një origjinal. Aty e tutje jeton një kopje e pakënaqur me jetën.

8. Edukata seksuale

Të fillohet në moshën dhjetë vjeçare dhe duhet përsëritur në pubertet. Të mësohet mbi seksin, si të ruhen nga sëmundjet ngjitëse dhe shtatzënia e hershme. Të mësohet ç’është dashuria, si ruhet ajo dhe sa mund të zgjasë. Në atë moshë, fëmija duhet të mësojë çfarë është bashkëshortësia dhe çfarë do të thotë krijimi i familjes. Si të bëhet prind i mirë, si të bëhet bashkëshort i mirë.

Shkolla duhet të edukojë. Prindi nuk di. Nuk është i arsimuar për pedagog. Aty paguhen profesionistë dhe ata duhet të bartin atë përgjegjësi. Shkollat duhet të jenë para dhe pasdite. Nga ora 08:00-12:00 të mësohet, nga ora 14:00-16:00 të përsëritet ajo që është mësuar më parë dhe të kryhen detyrat e shtëpisë. Në shtëpi, fëmija duhet të çlodhet, të kthehet pa libra; në shkollë duhet të mësojë. Arsimtari duhet të jetë aty, jo në shtëpi. Jo prindi të mësojë me fëmijën dhe arsimtari të fitojë gjersa shikon televizor.

9. Celulari

Sipas psikologëve dhe pedagogëve gjermanë, fëmija mund të ketë celular normal, ku mund të shkruhen vetëm mesazhe, ndërsa smartfon, të mençur, vetëm nga mosha 12 vjeçare. Aty gjendet bota që prish fëmijët. Ashtu si nuk i lejohet të dalë nëpër qytet ku të dojë vetë, as interneti nuk duhet të jetë i qasshëm. Edhe pas kësaj moshe me faqe të bllokuara, që nuk janë për moshën e tij.9

Përdorimi i tepruar i celularit izolon fëmijën, e bën asocial dhe do ta dëmtojë në jetë, sepse do t’i mungojnë shumë çaste nga të cilat mëson lidhshmërinë dhe ndërvarjen emocionale, ku përgatitet për sfidat e jetës. Fatkeqësisht, sot shumë gjyshe gjenden në TikTok e shumë gjyshër në Facebook. Në raste të tilla, ajo shkëputje do të lërë pas vete një zbrazëti të madhe në socializimin familjar. Prindërit, duke rralluar kontaktin me gjyshin dhe gjyshen e fëmijës, për shkak të kohës që investojnë në jetën virtuale, do t’i mësojnë fëmijët si të shpërfillin ata vetë. Menaxhimi i kohës kërkon sot mençuri të madhe.

Mësimet e rëndësishme për jetën, si ato nga psikologjia, duhet të mësohen në klasën e katërt me gjuhë të thjeshtë, të përsëritet në klasën e tetë dhe në fund të vitit shkollor të shkollës së mesme. Dy herët e fundit i shtohen edhe mësimet për deklarimin e tatimeve dhe përgjegjësinë për shoqërinë. Kontributi i tij është kontribut për ardhmërinë, për lumturinë e prindërve dhe fëmijëve të vet. Shkolla të mos ketë më shumë pushim sesa profesionet e tjera. Verës mund t’i shkurtohet orari, por jo të mbyllet shkolla. Mbyllja e saj është qëndrim mospërfillës dhe shprehje arrogancë. Kultivim injorance.

Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohën sipas dëshirave të huaja, duke na i ndaluar ato që kemi predispozita gjenetike dhe pasion. Fëmija nuk është USB ku mund të instalohet çdo gjë. Ne nuk kemi kohë të humbim me mësime që nuk na duhen kurrë në jetë. Shumë tema duhet trajtuar vetëm në mënyrë informative, por ato që duhen për jetën, duhet të përvetësohen mirë. Ashtu si një zejtari që i duhen veglat e punës, ashtu i duhen fëmijës veglat për ta përballuar sfidat e jetës.

Ajo/ai që shkon në shkollë profesionale, duhet të mësojë dy-tri profesione. Është humbje kohe tri vjet të humbasë për floktarë apo shitës, pa i shtuar së paku edhe një zeje tjetër. Kjo vlen edhe për arsimtarët. Ata duhet të specializohen për së paku dy-tri lëndë, jo vetëm për një.

10. Duhen një lëndë e re

„Jeta, problemet dhe lumturia.” Aty duhet të mësohen ato temat e përmendura më lart. Fëmija duhet të mësojë si të ndërtojë një jetë të lumtur. Ai duhet të ndihmojë në shtëpi; aty nis jeta sociale, jo një të punojë, të tjerët të shikojnë në celular. Nëna nuk është skllave, as motra. Klasa duhet mbajtur e pastër. Nxënësit në Japoni e pastrojnë kur mbarojnë mësimet. Jo për ta ndihmuar pastruesin, por për të mënjanuar pasojat e veta.

11. Umberto Eco

Duhet mësuar gatimi, ushqimet e shëndetshme, interneti, faqet e rrezikshme për moshën e tyre. Të njoftohen nxënësit në shkollë me vërshimi e sharlatanëve, budallenjve, siç i quan Umberto Eco dhe t’u mësohet përdorimi i internetit dhe faqeve serioze.10

Ne kemi lënë rininë pa kujdestari dhe kjo mungesë do të na kushtojë shumë nesër. Dija e gabueshme dëmton më shumë se mosdija. Sharlatanizmi po luan rolin kryesor në internet.

A ka edhe mundësi tjera?

Po, ka, sepse ka përvoja të tjera. Ka vende që zënë pesë vendet e para në PISA. Atje mund të dërgohen disa delegacione për të mësuar prej tyre, edhe pse rekomandimet e mësipërme janë shumë të nevojshme për jetën e njeriut dhe të domosdoshme për një shoqëri moderne. Por nëse nuk janë të zbatueshme, atëherë na ndihmon Konfuci:

“Ekzistojnë tri mënyra për të mësuar si të bëhesh i mençur: e para, përmes përsiatjes, dhe është mënyra më fisnike; e dyta, përmes imitimit, dhe kjo është metoda më e lehtë; e treta, përmes përvojës, dhe kjo është metoda më e hidhur.” Ne tani gjendemi te e treta.

Vendet e fundit në PISA mund të fitohen edhe pa shkuar fare në shkollë.

Si mësojmë sot, ashtu do të jetojmë nesër.

Rendet politike po ndryshojnë, njerëzit po arratisen me një patriotizëm pompoz folklorik. Ne ikim me flamuj në dorë, por fëmijët tanë apo nipërit do ta harrojnë edhe atë. Kjo është normale. Sipas sociologëve, të gjithë asimilohemi në brezin e katërt. Përjashtim kanë bërë hebrenjtë, për shkak se judaizmi është njëkohësisht fe dhe komb.

Para moshës 18 vjeç, askujt të mos i lejohet braktisja e shkollës. Vendet skandinave janë ndër 15 vendet e para në Evropë për arsim. Finlanda është e katërta, Danimarka e pesta, Suedia e teta dhe Norvegjia e 15-ta.

Në fund, po i shtoj kësaj sprove Ligjin e Jantes, të cilin, kur e pata lexuar, më ishte dukur sikur shkrimtari Aksel Sandemose e kishte shkruar për shumë bindje të mia.

Ato rregulla gjenden në romanin “Një refugjat kryqëzon gjurmët e veta”, i shkruar në vitin 1933. Ligji i Jantes përbëhet nga disa norma, rregulla të pashkruara që theksojnë barazinë dhe modestinë në shoqëri. Qyteti fiktiv i Jantes në roman është simboli i atyre rregullave. Ato janë:

1. Ti nuk duhet të besosh se je diçka i veçantë.

2. Ti nuk duhet të besosh se ke vlerë sa ne.

3. Ti nuk duhet të besosh se je më i mençur se ne.

4. Ti nuk duhet të besosh se je më i mirë se ne.

5. Ti nuk duhet të besosh se di më shumë se ne.

6. Ti nuk duhet të besosh se je më shumë se ne.

7. Ti nuk duhet të besosh se je i aftë për diçka.

8. Ti nuk duhet të na përqeshësh.

9. Ti nuk duhet të besosh se dikush kujdeset për ty.

10. Ti nuk duhet të besosh se mund të na mësosh neve diçka.

Në roman i shtohet pastaj edhe e njëmbëdhjeta: Mos beso se ne nuk dimë asgjë për ty.

Ligji i Jantes është një koncept kulturor i njohur në vendet nordike dhe shpesh citohet në diskutimet rreth normave shoqërore dhe tendencës për barazi dhe drejtësi në ato shoqëri. Shpesh kritikohet për demotivimin ose zhdukjen e ambicieve, por atje njerëzit ndihen të lumtur dhe kanë një sistem arsimor shumë të avancuar.

Duket se ato koncepte janë demotivuese, por urdhëresat kanë për qëllim vetëm të zhdukin egoizmin arrogant dhe mbivlerësimin. Kur unë mendoj se nuk jam asgjë, atëherë përpiqem të jem dikush, pa besuar kurrë se jam mbi të tjerët. Në ato urdhëresa tregohet se besimi mund të dëmtojë njeriun dhe shoqërinë. Vendet më të lumtura të botës në vitin 2024 janë: Finlanda e para, Danimarka e dyta, Islanda e treta, Suedia e katërta, Izraeli i pesti, Holanda e gjashta dhe Norvegjia e shtata. Vendet skandinave janë të parat, deri te e shtata, me modestinë e tyre.

Nëse niset një reformë, fillimisht arsimtarët do të alarmohen, më pas do të ankohen për ngarkesën e madhe të punës, duke fajësuar të miturit dhe prindërit për çdo dështim. Pak më vonë, ata do të fillojnë të flasin me veten dhe të mendojnë për sfidat që kanë përballuar, derisa më në fund do të kuptojnë se një reformë e tillë do të sjellë përfitime për shoqërinë, por edhe për ta vetë. Për momentin, ata paguhen pak, por shpesh ndihen të kënaqur me rutinën e krijuar dhe janë të lazdruar shumë në mënyrën e tyre të punës. Megjithatë, do të kenë mundësinë të shohin se ndryshimet do të çojnë në përmirësime të mëdha, të cilat do të reflektohen edhe në jetën e tyre profesionale dhe personale.

“Para adoleshencës, e mundshmja është një rast i veçantë i realitetit, pas kësaj është realiteti që bëhet një rast i veçantë i mundshmes.”11 J. Piaget, Psikologjia e fëmijës, 1966.

PS. Qëllimi im nuk është të tregoj se kam të drejtë, por të shpreh shqetësimin për sistemin arsimor aktual. Ky sistem u merr fëmijëve shumë kohë, por shpesh u ofron dije të pamjaftueshme dhe jo gjithmonë të nevojshme për jetën e tyre. Këtë shkrim e kam filluar dhe lënë mënjanë më shumë se një dekadë më parë. Gjatë një bisede me profesorin e nderuar Ilir Yzeiri, ai përmendi disa fakte që më rikujtuan këtë temë. Nëse ky shkrim është i dobishëm, është edhe meritë e tij që më ndihmoi të rishoh këtë çështje…

Bahri Rexha, ish-arkëtari i BIK-ut ushtron kallëzim penal ndaj myftiut Naim Tërnava dhe disa të tjerëve për zhdukjen e 166 mijë eurove

0
Prishtinë , Mars 2025 

Ish-arkëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, Bahri Rexha, bashkë me avokatin e tij, Kastriot Feka, kanë dorëzuar të hënën kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Kallëzimi penal është paraqitur kundër: Hetem Sopjanit- kryetar i Këshillit të BIK në Prishtinë, myftiut Naim Tërnava- Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Xhigollit- zëvendëskryeimam i BIK, Pajazit Tërnavës- kryetar i BIK në Fushë-Kosovë, Adhurim Nuredinit, Përparim Bytyqit dhe Granit Berishës.

Avokati Feka ka bërë të ditur se kallëzimi penal u dorëzua lidhur me keqpërdorimet që janë kryer në BIK, veçanërisht zbardhjen e fakteve për 166 mijë eurot e zhdukura, për të cilin rast raportoi “Betimi për Drejtësi” më 22 mars.

Sipas kallëzimit penal, Hetem Sopjani dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Ushtrim ndikimi”, Naim Tërnava dhe Idriz Xhigoli dyshohen për “Ushtrim ndikimi”, kurse Pajazit Tërnava për “Ushtrim ndikimi”, ndërsa Adhurim Nuredini, Përparim Bytyqi dhe Granit Berisha për “Deklarim të rremë”.

Në anën tjetër, para mediave, Rexha tha se bashkë me avokatin e tij paraqiti kallëzim penal për të gjitha keqpërdorimet që kanë ndodhur në BIK, ndërsa shtoi se nuk ndihet aspak përgjegjës.

“Dhe për të gjitha akuzat që më janë drejtuar mua për keqpërdorim. Nuk ndihem asnjëherë përgjegjës përderisa të gjitha të hyrat dhe të dalat e Këshillit kanë qenë me urdhër, lejen dhe nënshkrimin e kryetarit Hetem Sopjani”, tha Rexha.

Çka thuhet në kallëzimin penal të ushtruar nga Rexha?

Fillimisht, në pikën e parë të kallëzimit thuhet se Sopjani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të BIK në Prishtinë, nga viti 2020 e deri më 25 maj 2023 duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar ka kërkuar nga ish-arkëtari- i dëmtuari Rehxa që përmes dëftesës në emër të ndihmës financiare t’i bartë shumën prej 5 mijë e 338 euro e 7 euro centë Sh.H-B.

Kjo shumë, thuhet se ka pasur t’i dorëzohet Sh.H-B., duke u bazuar në atë se është gruaja e shokut të tij dhe se me autorizimin e vetë Sopjanit e njëjta shumë i është paguar asaj.

Gjithnjë sipas kallëzimit, thuhet se me vendimin e 16 dhjetorit 2020 është paguar dy herë edhe A.I., dhe atë për ndihmë financiare për intervenim mjekësor në shumën prej 4 mijë e 43 euro.

Prandaj, Sopjani sipas kallëzimit penal, Sopjani dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim ndikimi”.

Në pikën dy të kallëzimit, thuhet se Naim Tërnava në cilësinë e kryetarit të BIK dhe Idriz Xhigolli, zëvendës-kryeimam i BIK, prej vitit 2020 e deri më 25 maj 2023, me dashje dhe drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar përfitime pasurore për vete, kjo thuhet duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e ish-personit zyrtar, të dëmtuarit Rexha.

Gjithnjë sipas kallëzimit penal, Xhigolli me datë të pacaktuar kishte ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë tek Rexha duke e detyruar të dëmtuarin të japë shumën prej 20 mijë euro nga arka e BIK, duke i thënë se kishte urdhër nga myftiu Naim Tërnava. Gjithashtu, thuhet se më 2 gusht 2022 në emer të myftiut Tërnava kishte kërkuar shumën tjetër prej 15 mijë euro.

Prandaj, Naim Tërnava dyshohet sipas kallëzimit penal për ushtrim ndikimi të tërthortë, ndërkaq Xhigolli për ushtrim ndikimi të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e të dëmtuarit, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas pikës së tretë të kallëzimit penal, thuhet se Pajazit Tërnava në cilësinë e kryetarit të BIK në Fushë-Kosovë dhe njëheri nip/djalë i vëllait të myftiut Naim Tërnava, prej vitit 2020 e deri më 25 maj 2023 me dashje dhe drejtpërdrejt ka pranuar dobi pasurore për vete. Krejt kjo, thuhet duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, të dëmtuarit Rexha.

Pajazit Tërnava, thuhet sipas kallëzimit penal se ka kërkuar nga Rexha dhe marrë: një herë 5 mijë euro, një herë 3mijë euro dhe disa herë të tjera shumë të vogla nga 500 ose 300 euro, varësisht nga rasti.

Prandaj, Pajazit Tërnva sipas kallëzimit penal dyshohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi”.

Dhe në pikën e katërt të kallëzimit penal, janë kallëzuar Adhurim Nuredini, Përparim Bytyqi dhe Granit Berisha nën dyshimin se kanë dhënë deklarata të rrejshme gjatë procedurës administrative pranë Këshillit të BIK.

Andaj, të njëjtit dyshohet për veprën penale “Deklarim i rremë”.

Ndryshe, Kastriot Feka, avokat i ish-arkëtarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, Bahri Rexha, mbrëmjen e së dieles ka hedhur dyshime nëse familjarë të krerëve të BIK-ut kanë përfituar nga avullimi i 166 mijë eurove.

Në një reagim përmes rrjetit social “Facebook”, Feka ka thënë se për këtë duhet dhënë llogari nga kryetari i Këshillit të BIK në Prishtinë, Hetem Sopjani, që sipas tij ka qenë nënshkrues i çdo fature.

Ndryshe, anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Bahri Sejdiu, në një konferencë për medie të dielen tha se deklaratat e ish-arkëtarit Bahri Rexha janë të pabazuara dhe nuk mbështeten në prova dhe fakte konkrete.

Sejdiu ftoi organet kompetente ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm që të ndërmerren masat ligjore dhe të zbardhet e vërteta.

“Ritheksojmë se çdo deklaratë e bërë nga ish-arkëtari Rexha është e pabazuar dhe nuk mbështetet në asnjë provë ligjore”, tha Sejdiu.

Ndërsa, avokati i Këshillit të BIK në Prishtinë, Florim Shefqeti tha ndaj ish-arkëtarit që dyshohet se keqpërdori është paraqitur padi dhe kallëzim penal.

Në atë konferencë, Sejdiu tha se llogaritë tjera bankare të cilat i posedon Këshilli në Prishtinë janë në vazhdën e aktiviteteve për hetim.

“Kartelat tjera bankare janë në vazhdën e aktiviteteve për hetim dhe nuk janë futur në hetim të gjitha”, tha Sejdiu.

Këtë deklarim, Sejdiu e bëri pasi u pyet nga “Betimi për Drejtësi”, nëse në raportin për hetimin e brendshëm financiar në Bashkësinë Islame të Kosovës përfshihen të gjitha llogaritë.

“Betimi për Drejtësi” të shtunën (22 mars 2025) transmetoi emisionin “Ku u zhdukën 166 mijë euro në Këshillin e BIK në Prishtinë?”, i cili flet mbi dyshimet për keqpërdorim të qindra mijëra eurove në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Në hulumtim tregohet se për tre vjet me radhë të ardhurat e sadakasë, vitrave, zeqatit, anëtarësisë si dhe qerave të objekteve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë dyshohet të jenë keqpërdorur.

Nga viti 2020 deri më 2022 paratë e BIK dyshohet të jenë tërhequr nga arka “cash” pa mbulesë, e përmes llogarive bankare të kenë shkuar në llogari të ndryshme, herë me përshkrim të arsyes e herë pa të. Personit që po i drejtohet gishti t’i ketë përvetësuar qindra mijëra euro është Bahri Rexha, ish-arkëtar i Bashkësisë Islame për Prishtinë.

Shuma që BIK pretendon se është përvetësuar nga ish-arkëtari Rexha pretendohet të jetë 166 mijë euro, pasi fillimisht shuma pretendohej të jetë më e lartë.

Si rrjedhojë, Këshilli kishte themeluar një komision në përbërje të personave me njohuri në fushën e financave, i cili kishte kontrolluar faturat për periudhën 2020-2022. Pas këtij analizimi, llogaria doli se mungonin 166 mijë euro.

Ky raport i 6 qershorit 2023, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, pasqyron të gjitha pagesat dhe tërheqjet që dyshohet të jenë bërë nga arka dhe banka, pa nënshkrim të pranuesit të mjeteve apo pa përshkrim. Këto ishin bërë në emër të individëve privat e bizneseve.

Por, Bahri Rexha e mohon t’i këtë përvetësuar këto para. Ai arsyetohet se çdo faturë e ka vulën dhe nënshkrimin e eprorit të tij, kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Hetem Sopjani.

Një pjesë e parave të BIK dyshohet se u keqpërdorën duke lëshuar fatura fiktive. Raporti në vazhdimësi përmend një biznes për furnizim me dërrasa për varrim. Sipas raportit, për tre vjet me radhë kompania ishte paguar mbi 40 mijë euro më shumë.

Por, e vërteta pasqyrohet ndryshe nga bizneset. Biznesi në fjalë përmes një deklarate të dhënë pranë Bashkësisë Islame më 15 qershor 2023 të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thotë të jetë detyruar nga Rexha për t’i dhënë ryshfet në mënyrë që të vazhdohet porositja e dërrasave për varrezat tek ai, ose në të kundërt do t’i ndërpritej bashkëpunimin.

Në deklaratën e dhënë për BIK më 12 qershor 2023 të cilën po ashtu e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Përparim Bytyqi pronar i këtij biznesi, thotë se se biznesi i tij kishte qenë joaktiv, dhe nuk kishte qenë në dijeni të pagesave të bëra në emër të biznesit të tij.

Nën këto dyshime, Rexha fillimisht është suspenduar. Suspendimi është bërë në mars 2023. Ndërsa, nëntë muaj pas, përmes masës disiplinore, është larguar nga puna si arkëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë.

Por, për afër dy vjet, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur të fshehtë për institucionet e drejtësisë këtë vjedhje të pretenduar.

Përveç që Rexha dyshohet për zhdukjen e 166 mijë eurove të sadakasë, vitrave, zeqatit, anëtarësisë dhe të hyrave nga qeratë e lokaleve, edhe kryetari i këshillit, Hetem Sopjani, mund të ketë konsumuar veprën penale “moslajmërim i veprës penale apo kryerësve të tyre”.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të zhvillojë intervistë edhe me kryetarin Sopjani, mirëpo i njëjti nuk i është përgjigjur shkresës elektronike, shkrimeve në rrjete sociale a as thirrjeve telefonike. E pas një muaj pritje, kur Sopjani është hasur në rrugë, sërish i shmanget ballafaqimit me argumentet duke e quajtur ndaljen e tij joetike.

Mirëpo, pas gjithë këtyre, Rexha ka hedhur akuza të tjera ndaj drejtim të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetarit të Këshillit të BIK në Prishtinë, Sopjani. Rexha pretendon se në vitin 2022 për motive personale myftiu Tërnava t’i ketë kërkuar njëherë 20 mijë e më pas 15 mijë euro para cash nga arka e Këshillit të BIK në Prishtinë.

Konferenca për shtyp e Bahri Rexhës;

Video | Facebook

___

BIK mohon akuzat për keqpërdorim fondesh, ndërmerr masa ligjore ndaj ish-arkëtarit Bahri Rexha – Ekonomia Online

Erdogan, një rrezik për demokracinë dhe Turqinë

0

Nga: Luan Dibrani

Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë, ka arritur të përmbysë dhe të dëmtojë demokracinë në vend përmes veprimeve të tij autoritare. Pas arrestimit të Kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, dhe shtypjes së çdo opozite, Erdogan po provon të mbajë në dorë pushtetin me forcë, duke shkelur çdo parim të drejtësisë dhe lirisë së individëve.

Përmes një sistemi që përdor frikën dhe represionin, Erdogan ka arritur të mbajë nën kontroll politikën dhe media. Ai është një njeri që nuk heziton të përdorë forcat e sigurisë për të arrestuar opozitarët dhe ata që guxojnë të kritikojnë qeverinë. Nën regjimin e tij, drejtësia është kthyer në një shaka dhe mundësitë për një qeverisje të ndershme janë gjithnjë e më të pamundura.

Erdogan ka demonstruar një qëndrim të palëkundur ndaj çdo lloj opozite dhe ka përfituar nga pozita e tij për të krijuar një mjedis të frikës dhe censurës. Ai është njeriu që përballet me çdo përpjekje për të avancuar drejt një shoqërie të lirë dhe demokratike. Në këtë kuadër, ai ka bërë gjithçka që është e mundur për të minimizuar ndikimin e institucioneve të pavarura dhe për të mbajtur turqit nën kontrollin e tij të ashpër.

Një lider që përdor dhunën për të shtypur një popull të tërë është një rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për të gjithë rajonin. Erdogan është njeriu që ka mbështetur dhe financuar fabrikat e gjamive në Kosovë, duke ushtruar një ndikim fetar dhe ideologjik të fuqishëm, që synon të kontrollojë një shoqëri të tërë. Ky është një hap që, siç po duket, përpjekjet e tij për të ushtruar ndikim politik dhe fetar janë gjithnjë e më të qarta, duke krijuar tensione dhe kontradikta në rajon.

Ndërkohë, ai ka mbështetur përhapjen e islamizmit politik dhe ka minuar mundësinë për zhvillimin e një shoqërie më të hapur dhe më demokratike. Kjo strategji është një rrezik i vërtetë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Të gjithë ata që synojnë një Turqi të lirë dhe të drejtë, një rajon të stabilizuar dhe paqësor, duhet të refuzojnë këtë rrugë autoritare të Erdoganit.

Por ky lloj pushteti nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Ka një moment kur populli do të ngrihet dhe do të thotë mjaft. Për Turqinë dhe të ardhmen e saj, është e domosdoshme që të fillojë një ndryshim dhe një kthesë të vërtetë drejt demokracisë dhe lirisë. Regjimi i Erdogan është një kërcënim për këto ideale, dhe vetëm një popull i bashkuar dhe i vendosur mund ta mposht atë.

Në këtë moment vendimtar, roli i mediave është i paçmuar. Media duhet të denoncojë shkeljet dhe manipulimet që bëhen nën pushtetin e Erdogan, duke mbajtur një qëndrim kritik dhe të paanshëm. Vetëm përmes një raportimi të drejtë dhe të hapur, mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Turqinë dhe rajonin.

Çka po ndodhë në Bashkësinë Islame të Kosovës me kaq abuzime, hajni dhe kërcënime

0

Nga: Rrezart Kalaja

A thua ka  atje  ndonjë  institucion  shtetëror apo  monopolin  tani e ka  islamizmi politik islamik mbi shtet, mbi polici ,mbi  drejtësi .

Kosova po përballet me një krizë të brendshme të thellë, që ka të bëjë me keqpërdorimin e besimit dhe fondeve të qytetarëve, si dhe rrezikun që këto aktivitete mund të shkaktojnë për sigurinë kombëtare. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila duhet të jetë një institucion që shërben për mirëqenien dhe paqen e shoqërisë, është përfshirë në akuza serioze për keqpërdorim të fondeve dhe lidhje me grupe ekstremiste. Këto veprime janë të dëmshme dhe rrezikojnë të destabilizojnë shtetin e Kosovës.

Një nga më të shqetësuarit për këtë situatë është Bedri Rexha, ish-anëtar i BIK dhe një besimtar i devotshëm, i cili ka ngritur zërin kundër këtyre keqpërdorimeve. Në një intervistë të fundit, ai ka shprehur frikën për jetën dhe sigurinë e tij dhe të familjes së tij, për shkak të kërcënimeve që vijnë nga individë dhe grupe që janë të lidhura me BIK dhe që mund të kenë agjenda të dyshimta. Ky është një sinjal alarmi që nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Në këtë kontekst, gazetarët dhe mediat e Kosovës kanë një përgjegjësi të madhe: ato duhet të jenë të para në kërkimin e të vërtetës dhe të japin transparencë për të gjitha abuzimet që ndodhin brenda institucioneve që menaxhojnë besimin dhe financat publike. Kur media mbulon ose injoron këto aktivitete, ajo po kontribuon në ndihmën e grupeve që po i rrezikojnë qytetarët dhe po e minojnë rendin dhe stabilitetin e Kosovës.

Për këtë arsye, është e domosdoshme që gazetat dhe mediat të reagojnë me urgjencë. Ata nuk mund të rrinë të heshtur përballë këtyre akteve që përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare. Dështimi për të pasqyruar në mënyrë të saktë dhe të paanshme këto ngjarje i bën dëm shoqërisë, duke rritur ndarjet dhe tensionet. Nuk është vetëm një çështje e abuzimit të fondeve, por gjithashtu një rrezik për stabilitetin politik dhe social të vendit.

Mediat e Kosovës kanë një mundësi të madhe për të ndihmuar në ndriçimin e këtyre keqpërdorimeve dhe për të kërkuar ndihmën e institucioneve të drejtësisë. Kjo është një mundësi për të treguar guximin dhe angazhimin për të mbrojtur vlerat e kombit dhe sigurinë e qytetarëve. Gazetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të kërkojnë përgjegjësi për ata që abuzojnë me besimin dhe fondet e besimtarëve, të cilat duhet të shërbejnë për të mirën e shoqërisë dhe jo për qëllime të dëmshme.

Kosova nuk mund të qëndrojë duarkryq. Një bashkëpunim i fortë mes mediave, autoriteteve shtetërore dhe shoqërisë civile është i nevojshëm për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar që ky vend të mbetet i sigurt dhe paqe. Ky është një moment për të bërë diçka – dhe media ka fuqinë dhe përgjegjësinë për të bërë ndryshimin që kërkohet.

“Sentimenti i disa shqiptarëve për krishtërimin ortodoks lidhet me përkatësinë e tyre serbe në mesjetë”!

0
Kështu mund të intepretohet një deklaratë e peshkopit Ilirion të Novobërdës, vikar i Patriarkut serb, në emisionin e djeshëm të RTS-së së Beogradit, duke iu bashkuar kumtesës së Dioqezës Rashkë-Prizren rreth qendrimeve të mia dhe historianit Enver Rexha në emisionin “Konfront” të Kohavizionit, ku u fol për ngjarjet e marsit të vitit 2004 dhe pasojave që lanë ato për trashëgiminë kulturore të Kosovës, me ç’rast kisha ortodokse serbe i shfrytëzoi që në bisedimet e Vjenës (2005-2007), përmes Pakos së Ahtisarit, objektet e kultit nga trashëgimia ortodokse t’i përvetësojë në emër të gjoja autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga mesjeta, gjë që si e tillë nuk ka ekzistuar, por që është fituar, pas tetë shekujsh, në vitin 1923.
Natyrisht se në fokus të reagimeve, nga ato të Dioqezës Rashkë-Prizren, princit Filip Karagjorgjeviq me plot shprehje klerofashiste dhe këto të peshkopit Ilirioan nga Novobërda, vikar i Kishës serbe, gjithë problematika historike që u hap në atë bisedë, veçmas atë të të ashtuquajturit shtet mesjetar serb të lidhur me Rashën dhe dinastinë Nemanjane, si një konstrukt të historiografisë serbe dhe të kishës ortodokse serbe për qëllime hegjemoniste, që gjithnjë e më shumë po demistifikohet nga historiografia botërore, bartet te objekti i dhushëm kishtar në hapësirat e universiteti të Prishtinës, i nisur në vitin 1996 , ku në perurimin e punimve krahas Arkanit dhe paramilitarëve të tij, oficerëve të lartë nga armata jugosllave, me duar të përgjakura nga masakrat e tyre në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë për të vazhduar edhe me ato në Kosovë, mori pjesë edhe Patriarku Pavle, i cili pos tjerash tha se kjo kishë duhet të kthehet në tempull historik dhe shpirtëror të qenësisë serbe në Kosovë, në Jerusalem serb!
Ndonëse nuk përmendet “Jerusalemi serb”, peshkopi Ilirion, me shumë demagogji, objektin e papëfunduar kishtar në qendër të Prishtinës e quajti “shejtni shpirtërore”, që krahas kishës katolike dhe xhamisë së madhe aty afër në ndërftim e sipër, që e quajti “punë të mrekullueshme”, e vlerësoi pjesë të trinomit të të tri religjioneve (Katolik, ortodoks dhe islamit). Sipas vikarit të Patriarkut serb, në këto religjione identitare, shqiptarët shihen si anticipues dhe assesi si participues, pra si konvertit në përputhje me intresat e caktaura dhe jo si themelues të krishtërimit, i zyrtarizuar në shekullin IV nga perandori Konstandin i Madh, e ku Vikariati i Justinianës nga shekulli VI ka qenë kryesori në Ilirik i lidhur me Vatikanin.
Natyrisht se edhe ky reagim i peshkopit Ilirion, me çirrmen për linçim ndaj historianëve shqiptarë që po kërkojnë revizionin e historisë “në dëm qenies historike dhe kulturore serbe në Kosovë”, tregon se sa të frikësuar ndaj “këtij revizioni” janë pikërisht falsifikuesit e saj për qëllime hegjemoniste, të cilat i kanë kapitalizuar për lansimin e bazave të eksteritoralitetit në shtetin e Kosovës, në formën e shtetit në shtet, të cilit duhet t’i caktohen edhe limitet e historisë dhe shkrimit të saj!

Në damarët e Arbërisë, poezi nga Safet Sadiku

2
Poezi 
–
Safet Sadiku
–
NË DAMARËT E ARBËRISË  
–
Në damarët e Arbërisë
Lëvizi gjithmonë
Gjaku i lirisë!
_
Kjo tokë s’është veç dhe e gurë
Është flamur që s’digjet kurrë!
Edhe Valbona qan me këngë
–
Kur rrëket e saj i zbretë si lahutë
Edhe Drini shpatullave mban
Rrugët prej shekujsh
Me nga një plagë të butë
–
Në damarët e Arbërisë!
Cila është vallja e ardhmërisë?
–
Në Kelmend krushqit ecin rrufe
Hija e Malësisë nuk tretet kurrë
Gjaku në Prekaz rri zgjuar mbi dhe
Me besën e gdhendur në gur
Betimi ishte bërë në Flamur
–
Edhe rrënjët në Manastir
Fjalët shqipe i mbajnë në gji
Mbi kodrat e Dibrës një lis i moçëm
Një amanet ia thotë veriut në shi
Për ëndrrën që mbush fjala Shqipëri
–
Në Çamëri deti flet me valë
Gurët kanë emra që s’harrohen
Nuk shlyhen kurrë nga trungu
–
E në Prizren këmbanat flasin
Gjuhën që zemrat njohën
Erërat u ndërprenë
Nga gjëma e Korabit
–
Nga Konispoli në Shkup e tutje
Njeh toka shenjat e një stine,
Se arbëreshi në dritën e hënës
Flet me hijet e Kastriotit mbi brinjë
–
Kjo tokë s’është veç dhe e gurë
Është flamur që s’digjet kurrë!
Me shqiponjë të çendisur në mur

Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 254-të të Qeverisë

0

Prishtinë, 26 mars 2025

Fillimisht dua të ndaj shqetësimin dhe brengën e njëjtë me të gjithë ju këtu të pranishëm dhe bashkëqytetarët tanë në lidhje me katër vrasjet e regjistruara në tre ditët e fundit.

Ftoj organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi, edhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund t’ia bëj njeriu njeriut. Ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai njeri bënte pjesë, pra, shoqërisë sonë. Gjithë vendi është tronditur e është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, të ndalet, të dënohet.

Na duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne, për secilin prej nesh. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën pikërisht në javën kur shënojmë 26-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndalur gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetëror të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar. Bashkë me kolegë nga kjo mbledhje, unë do të vazhdoj për Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

Në emrin tim dhe të Qeverisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira. Teksa, ritheksojmë kërkesën për angazhim maksimal të organeve të rendit dhe të drejtësisë. 

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra,

Të nderuar punonjës të kryeministrisë dhe të medieve,

Të dashur qytetarë,

Mirë se po takohemi në këtë mbledhje të rregullt të Qeverisë, që po e mbajmë në një datë të jashtëzakonshme. Sot katër vjet më parë, më 26 mars 2021, qeveria jonë që këtë javë ka mbushur katër vjet, e mbajti mbledhjen e saj të punës asokohe. Prej atëherë jemi takuar të paktën dy herë në muaj në këtë sallë. Në gjithsej 254 mbledhje, përfshirë edhe ato elektronike, kemi marrë 2257 vendime – secili dhe gjithmonë në të mirë të mirëqenies së qytetarëve, të zhvillimit ekonomik, të reformave të nevojshme për progres dhe mbrojtje të interesit shtetëror e publik. Në mes të këtyre mbledhjeve, janë 1464 ditë nga dita e parë e marrjes së detyrës. Punë e përditshme nga secila e secili prej jush me rezultate konkrete për gjithsecilin qytetar, që u vlerësua lart nga po ata në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa opozitare në Gjykatë Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan për produktet bazike, pavarësisht sulmeve paramilitare dhe terroriste dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Unë po i rendis vetëm disa kryesoret prej tyre në këtë katërvjeçar tonin të përbashkët:

-Liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse: Spanja dhe Armenia. Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëviz kufiri në veri.

-Në komitetet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore apo CEFTA-s, Republika jonë prej tetorit të vitit 2024 për herë të parë përfaqësohet nga institucionet tona, e jo nga UNMIK-u. Ndërkaq, me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë, apo EFTA siç njihet me akronim, në janar të këtij viti, në Davos, kemi nënshkruar Marrëveshje të Tregtisë së Lirë për mallra dhe shërbime.

-Shëndetësia publike është bërë më e mirë, më e lirë dhe më shumë shërbime kemi. Shumicën prej klinikave i kemi transformuar. Shumë prej shërbimeve jetike për qytetarë janë bërë pa pagesë, e shumica tjetër me çmime më të përballueshme. Mandatin që na pret, e ne mezi e presim, do të vazhdojmë me investime spital pas spitali, do të ndërtojmë dy spitale të reja dhe gjashtë poliklinika specialistike, e buxhetin për Listën e Barnave Esenciale, që tashmë është në nivel rekord, do ta ngrisim deri në 100 milionë euro.

-Për herë të parë në katër komunat tona në veri po paguhet rryma, po paguhet energjia elektrike. Ka filluar të faturohet edhe tatimi në pronë për komunat në veri të vendit, gjithashtu për herë të parë. Tabela ilegale dhe patentë shoferë ilegalë nuk ka më, sepse janë konvertuar në ato RKS. Strukturat ilegale janë mbyllur, sepse janë të jashtëligjshme. Atje tani ka institucione të Republikës që i shërbejnë qytetarëve pa dallim, biznese që regjistrohen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës dhe masa të punësimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për banorët e komunave atje. Vetëm me programin “Qeveria për Familje”, pra që nuk lë asnjë familje pa dikë të punësuar, i kemi rreth 530 të punësuar në veri nga nacionaliteti serb.

-Për herë të parë gjithashtu kemi, pas një kohe shumë të gjatë rritje të pensioneve. Pensionet për mbi 300 mijë pensionmarrës janë rritur për 20%. Përveç rritjes së rregullt, të gjithë pensionistët kanë marrë shtesa prej 100 euro pesë herë gjatë mandatit tonë katërvjeçar.

-Rreth 70 mijë nëna lehona sërish për herë të parë kanë marrë shtesa nga shteti, sikurse edhe mbi 400 mijë fëmijë të Kosovës. Për fëmijët i kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat, dhe për dy vjet radhazi ua kemi ndarë nga 100 euro për fundvit. Sepse, mirëqenia e shoqërisë, e posaçërisht e qytetarëve që i kanë nevojat më të mëdha është në fokus tonin.

-Tre herë i kemi rritur pagat në sektorin publik, kurse pagën minimale në sektorin privat dy herë – nga 130 euro/170 euro sa e kemi gjetur, në 265 euro, nga 265 euro në 350 euro. Në mandatin tjetër do ta rrisim përsëri në mbi 500 euro. Varfëria është ulur nga 25.5% në vitin 2021 kur ne e morëm qeverisjen në 19.2% në vitin 2024, sipas Bankës Botërore. Papunësia është ulur nga më shumë se 25% në më pak se 11%. Që të dyja po e ndjekin trendin e rënies. Pra, jemi Republikë demokratike ku po zbutet varfëria, e po bie papunësia.

-Kemi dhënë 300 milionë euro mbështetje për gati 120 mijë fermerë e bujq dhe rritje të tokës bujqësore për 50%. Nga diçka mbi 81.000 hektarë në mbi 121 mijë hektarë të Kosovës punohen dhe janë bërë tokë bujqësore.

-Buxheti për ushtri është trefishuar, trajtimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar përfshirë këtu Dronët Bayraktar luftarak dhe kontratën për funksionalizimin e Fabrikës së Municioneve. Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro. Do të kemi fabrikë të municionit dhe dronët ushtarak “Made in Kosova”, pra, që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë për dallim prej më herët dhe për dallim edhe prej tani do të fillojmë edhe të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë.

-Tregun energjetik e kemi bashkuar me Shqipërinë, e Shqipërinë e kemi bërë partnere kryesore tregtare në rajon. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë dhe të mbrojtjes. Grantin më të madh ndonjëherë nga ShBA e ka fituar qeveria jonë, në vlerë prej 202 milionë dollarë për sistemin e baterive të energjisë elektrike. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, kemi blerë sistemin raketor anti-tank Javelin dhe do të blejmë edhe helikopterë Black Hawk apo Skifteri i Zi, siç quhen në shqip. Kurse javën e kaluar kemi bërë një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon duke nënshkruar deklaratën trepalëshe në fushën e mbrojtjes me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kroacisë.

-Do të organizojmë ngjarjen më të madhe sportive në histori të vendit, Lojërat Mesdhetare 2030, për të cilën do të bëhen mbi 250 milionë euro investime në infrastrukturë sportive. E veçanërisht, me intensitet të lartë do të punohet në rregullimin e infrastrukturës së futbollit me 200 milionë euro për mbi 20 stadiume anembanë vendit. Vendi ynë do ta ketë infrastrukturën më të mirë të futbollit në rajon, duke përfshirë edhe stadiumin nacional.

Të nderuar kolegë,

Republika e Kosovës është e fortë dhe po bëhet çdo herë e më vitale. Zgjedhjet dhe referendumet e Serbisë nuk mbahen më në Kosovë siç mbaheshin më përpara. Tetë palë zgjedhje të Serbisë dhe një referendum është mbajtur prej se e kemi shpallë pavarësinë e para se të vinim ne në qeverisje. Prej kur kemi ardhur ne në qeverisje as zgjedhje as referendum. E mbani mend mirë qysh në qershor të vitit 2020, vetëm 17 ditë pasi unë kam dalë nga zyra, janë mbajtur zgjedhjet lokale të Serbisë, jo parlamentare, zgjedhjet lokale të Serbisë, më 21 qershor 2020. Prej se kemi marrë ne detyrën me 23 mars 2021, nuk ka më as zgjedhje të Serbisë, as referendume të Serbisë në Kosovë.

Me vendosmërinë e ligjit, për herë të parë që nga paslufta e kemi vënë në qeverisje veriun e Kosovës. Jemi përmirësuar për 31 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, duke arritur kështu renditjen më të mirë dhe vlerësimin më të lartë ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, jemi një nga vendet me rritjen më të lartë në Evropë. Dhe si një rast i rrallë dhe i shquar, vendi ynë, Kosova jonë, pra nga shtet përfitues i Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim të Bankës Botërore për më shumë se 15 vjet, tash e tutje do të jetë në mesin e vendeve që kontribuojnë në këtë agjenci. Nuk jemi shtet që vetëm përfiton e konsumon, por edhe i tillë që prodhon e kontribuon, në organizmat ndërkombëtar ku marrin pjesë e ku jemi anëtarë.

Të nderuar anëtarë të kabinetit, kolegë dhe bashkëpunëtorë, të dashur qytetarë,

Ju faleminderit për punën e madhe dhe angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Këto katër vite të mandatit tonë ja kanë vlejtur fort për Republikën tonë dhe për qytetarët e Republikës.

E të dashur qytetarë,

Në veçanti ju jam dhe ju jemi mirënjohës për besimin e dhënë. Nuk ka nder e privilegj më të madh, se t’ju shërbejmë juve, qytetarë të dashur të Republikës.

Uji flenë, ndërsa armiku nuk flenë, përderisa na vë në gjumë të thellë islamik!

1

Afrim Musliu, Suedi

Rastësisht rashë në një shkrim të gazetës “Politika” të Serbisë nga 26 gushti 2014, me rubrikën “Bindja e gabuar për sekularizmin e shqiptarëve”.

Ky shkrim ishte një shkëputje nga një elaborim shkencorë të bërë në revistën univerzitare serbe “Politikologija religije” të nisur në vitin 2002 nga profesori dhe studjuesi i Fakultetit të Shkencave Politike pranë Univerzitetit të Beogradit, Miroljub Jevtić, e cila kryesisht merret me islamizmin e shqiptarëve të cilët i paraqet si “rreziku më i madh i Evropës”.

Duhet poashtu të potencohet se në vitin 2009, ky institut e ka lansuar në disa gjuhë të botës një elaborim shkencorë me këtë temë prej 316 faqeve me të njejtin titull sikurse edhe revista. Por, edhe në vitin 2008 në gjuhën angleze, “Religion and Power-Esseys on Politology of Religion. ed. Prizren: Dioceze of Ras-Prizren and Kosovo-Metohija”, ku në mënyrë shkencore e “argumenton” se Kosova “xhihadiste” është “djepi i Serbisë”.

Në këtë shkrim, simbas kryeredaktorit të kësaj reviste, arrestimi i 40 shqiptarëve të Kosovës (2014), të cilin ai e quan ‘Kosmet’, me akuzat se janë të lidhur me shtetin islamik (ISIS) në Irak dhe Siri, simbas tij, qenka indikacion i qartë se në Kosovë në masë të madhe ekziston prania e islamit radikal.

Ai poashtu thotë se janë mashtruar nga Vuk Karaxhiqi, i cili ka thënë se “ne nuk dimë të veprojmë si shqiptarët, t’i harrojmë ndasitë fetare dhe të na bashkojë gjuha si një komb”, sepse, simbas tij, poqëse nuk do të binin pre e mashtrimeve se shqiptarët janë sekularë, atëherë nuk do t’iu lejonin zhvillimin dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike e shoqërore të Jugosllavisë, e me atë edhe ta humbin Kosovën”. Që mes rreshtave na lenë të kuptojmë, se moti na kishin zhdukë nga faqja e dheut, poqëse do të mundim ta bindnim Evropën se shqiptarët janë baza e islamizmit në Evropë.

Është tejet qesharake që të etiketohen shqiptarët si popull josekularë nga një popull tjetër të cilëve tërë politikën shtetërore mbi një shekull u’a dirigjon Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa kryepopi i tyre, Nikolaj Velimirović, njihet si ideologu kryesorë i nacionalizmit savist serb.

Pra, pikërisht këtu qëndron qëllimi i politikës largpamëse serbe!

Që, sikurse edhe në kohën e Njegoshit para dy qind viteve, e të vazhduar nga Garashanini, Pashiçi e Çubrilloviçi para më shumë se një qind viteve, kur neve shqiptarëve para Evropës na portretizonin si “mbetje osmane”, apo siç Njegoshi na quante “poturaci”, e duke na paraqitur si “popull ku mbretëron islami radikal me rrezik të madh për Evropën krishtere”, me qëllim që Evropa – prapë – të i mbyllë sytë e ta shohin edhe të arsyeshme e të pranueshme që serbët për qëllimet e tyre ekspansioniste e shoveniste me pretendime të pashuara e të përhershne territoriale të tokave shqiptare dhe daljen e tyre në Detin Adriatik, të na vrasin, të na dëbojnë nga trojet tona dhe të na i marrin e përvetsojnë tokat tona ku ne shqiptarët ishim prej kur dielli e ka nxehë atë tokë.

E njejta politikë vazhdon edhe sot, të cilës ne shqiptarët, fatkeqësisht, po i paraprijmë vetë me xhamizimin masiv, të panevojshëm e qëllimkeq të Kosovës, si agjendë e politikës largpamëse serbe, si dhe me pamje tendencioze ku edhe fëmijët e vegjël dalin dhe thuan “jemi krenarë që jemi myslimanë” dhe (keq)përdoren si pjesë e propagandës së islamit politik të BIK-ut dhe të xhamive duke u fotografuar në xhami si reklamë ramazanit dhe agjerimit. Në këtë shkrim të Jevtiqit thuhet diçka shumë interesante që patjetër duhet ta vëmë gishtin në kokë dhe ta analizojmë thellë.

Thotë: “Kemi pasë trysni nga ambasada amerikane që ta luftojmë dhe ta shuajmë xhihadin islamik në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë e Metohi. Ne të mashtruar nga sekularizmi i shqiptarëve, jemi përqëndruar vetëm në BeH, mirëpo jo edhe në KeM. Mirëpo, në BeH nuk u arrestuan 40 islamikë radikalë sikurse në KeM. I pari ballkanas shofer vetëvrasës që vrau dhjetra ushtarë irakianë ishte shqiptar nga KeM. Asnjë nga Bosnja nuk i’u ka pre kokat pengjeve sikurse shqiptari nga KeM Lavdrim Muhaxheri. Kështu që, duhet ditur se baza e islamit radikal në Ballkan është pikërisht në KeM tek shqiptarët”.

Ja, pra, se me çka – prapë – e frikësojnë Evropën dhe botën perëndimore në përgjithësi, e cila faktikisht edhe na çliroi nga robëria shekullore dhe na bëri shtet të pavarur dhe sovran. Akademiku britanez, T. J. Winnifrith, në librin e tij, “Shattered Eagles, Balkan Fragments” (1995), shkruan: “Apparently the slavics decided to live with their myths and lies for the constant amusement of the rest of the world”. [ Shq. “Me sa duket sllavët vendosën të jetojnë me mitet dhe gënjeshtrat e tyre për argëtimin e vazhdueshëm të pjesës tjetër të botës”]. Mirëpo, çka të bëjë një akademik britanez në tentativën e tij që t’i demantojë gënjeshtrat, propagandat dhe mitet anti-shqiptare e tendencioze serbe, kur në Kosovë dalin vetë profesorët univerzitarë shqiptarë dhe i vulosin këto propaganda serbe?! Si, p.sh. del profesori univerzitar, Milazim Krasniqi dhe thotë se “Perandoria Osmane dhe feja islame e kanë shpëtuar dhe e kanë mbrojtë popullin shqiptarë nga asimilimi”.

Apo, del homologu i Miroljub Jevtićit, (kvazi)doktori i shkencave politike e zv/ministri i qeverisë së Kosovës, Arbër Vokrri dhe thotë se “detyra e shqiptarëve është që ta zgjërojnë fenë islame në çdo cep të Evropës”.

Apo, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkon dhe e viziton të denuarin për terrorizëm dhe lidhje me ISIS-in, Hysamedin Abazi, i cili ishte i dënuar që përmes organizatës së tij xhihadiste “AKEA”, ka dërguar qindra të rinjë shqiptarë që të luftojnë për ISIS-in në Siri e Irak. Ndër ta edhe Lavdrim Muhaxherin, të cilin Jevtiqi e merr si model. Madje, edhe dekoratë i dha kryeministrit sepse ky në vitin 2022 i’a largoi ndalesën organizatës terroriste të Abazit që e kishte që nga viti 2015.

Të gjitha këto deklarata dhe veprime të profesorëve “tanë” univerzitarë, si dhe të krerëve të shtetit tanë, vetëm sa i konfirmojnë propagandat e serbëve të cjlat e etiketojnë Kosovën dhe shqiptarët si “baza e xhihadid islamik”. Ky shkrim i Jevtiqit përfundon duke e cituar nacionalistin serb, islamologun dhe studjuesin serb, dr Darko Tanasković, i cili i ka me qindra elaborime shkencore kundër shqiptarëve ku mundohet me e bindë botën perëndimore se “islamikët” shqiptarë janë rrezik i madh për botën perëndimore, ku thotë: “…nuk është ndonjë lajm që prapë në Kosovë dalin dhe veprojnë hapur në luftën e Allahut”.

Çka don të thotë ky me këtë “prapë” në “luftën e Allahut”, që do të thotë “xhihad”? Portrezizimi qëllimkeq dhe i pavërtetë i shqiptarëve si popull islamik dhe si baza e xhihadit islamik, nuk ka kurrëfarë logjike në qoftë se mendohet më racionalisht. Të marrim vetëm një shembull banal si kundërargument, si, ç’farë xhihadizmi islamik qenka tek shqiptarët e Kosovës, ku konzumimi i alkoolit është më i larti në kontinentin e Evropës, e cila bashkë me Estoninë e ndajnë vendin e parë me 12,4 litra alkool për kokë banori?!

Prandaj, afro 20 vite e thuam se xhamizimi masiv i panevojshëm e qëllimkeq i Kosovës duhet të ndalet, sepse është pjesë e agjendës politike largpamëse serbe. Flirtimi i qarqeve politike shqiptare me islamin politik duhet të ndalojë dhe të respektohet në plotni Neni 8 i Kushtetutës së Kosovës! Sepse në fakt, shqiptarët janë populli më sekularë në ruzullin tokësorë, e që, edhe ashtu, kurrëfarë lavërdie nuk kanë politikanët e Kosovës që të flirtojnë me islamin politik, ngase numerikisht nuk janë as sa një fshat i vogël.

Fatkeqësia më e madhe është, se demantimi dhe luftimi i propagandave dhe miteve serbe bëhet në nivelin e vegjëlsisë sime dhe shumë bashkëmendimtarëve të mi, e jo nga niveli më i lartë akademik e univerzitar i Kosovës, të cilët shumica janë në amnezi totale, ndërsa një pjesë e tyre, siç i ceka më lartë dy prej tyre, i konfirmojnë propagandat tendencioze e të pavërteta serbe e të ndihmuar edhe me veprime të papërgjrgjshme të krerëve shtetërorë dhe qarqeve tjera politike të Kosovës.

Kjo foto ndërkaq është nga “Iftari” i shtruar në Shkollen e Mesme të Mjeksisë “Lucian Motrini”, në Prizren

Një fjalë e jona e vjetër thotë “Uji flenë, ndërsa armiku nuk flenë”, e që krahas vetëdijes së plotë të domethënjes së kësaj fjale, ne prapë biem në gjumë të thellë islamik, me vetëdije apo pa, duke lejuar vetëshkatërrimin e të gjitha të arriturave të deritanishme si komb me shkurtpamësinë tonë duke e lejuar riosmanizimin sistematik të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, e duke e xhamizuar e islamizuar Kosovën dhe shqiptarët, pikërisht simbas planeve dhe agjendave të politikës largpamëse ekspansioniste serbomadhe.

___

Zabluda o albanskom sekularizmu