Një ekspozitë e veçantë fotografike është hapur në Gjenevë “Gratë në luftën e Kosovës”
Nga: Nexhmije Mehmetaj
Dje, më 6 mars 2025 në ambientet e Universitetit të Gjenevës, në sallën HALL D’UNIMAIL, është hapur ekspozita e veçantë fotografike me titullin “Gratë në rrugën e lirisë”, një ngjarje domethënëse kushtuar rolit dhe sakrificës së femrës shqiptare në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës në bashkëpunim me Shoqatën “Shoqëria e Re”, duke sjellë një rrëfim të fuqishëm vizual mbi kontributin e grave shqiptare në periudhat më të vështira të historisë sonë kombëtare.
Ekspozita përfshin 100 fotografi lëvizëse, të cilat pasqyrojnë momentet më të rëndësishme të angazhimit të grave shqiptare në frontin e luftës për lirinë e Kosovës, si dhe jetën e tyre përtej vijës së betejës. Përmes këtyre imazheve, vizitorët patën mundësinë të njihen me historitë e grave të guximshme që, përkundër sfidave dhe paragjykimeve, morën armët dhe u rreshtuan përkrah burrave në mbrojtje të atdheut.
Kjo ekspozitë na rikthej vëmendjen tek një kapitull i rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, shpesh të lënë në hije, duke ndriçuar sakrificat e grave të cilat, me guxim të pashoq, u bënë pjesë e drejtpërdrejtë e betejave çlirimtare në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.
Fotografitë shfaqin jo vetëm momentet e luftës, por edhe aspektet e përditshmërisë së këtyre grave, përkushtimin e tyre në organizimin e rezistencës, kujdesin për të plagosurit, ndihmën ndaj familjeve të dëbuar dhe përballje me dhunën e okupatorit. Përmes kësaj ekspozite, kuptuam më thellë rolin e femrës shqiptare në momentet më kritike të historisë sonë të re, kur ato jo vetëm që u barazuan me burrat në sakrificë dhe guxim, por shpeshherë morën edhe barrën më të rëndë të luftës.
Roli i femrës shqiptare në luftën për liri nuk është diçka e re, por një vazhdimësi e sakrificave që ato kanë bërë ndër shekuj. Që nga mbretëresha Teuta e njohur për luftën në mbrojtje të Ilirisë, në shekullin XX Shota Galica e tjera. Historia jonë më re dëshmon se vajzat dhe gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë krah burrave në momentet më të rëndësishme për kombin.
Gjatë Lëvizjes studentore të vitit 1981, kur kërkesat për barazi, liri dhe të drejta kombëtare u ngritën me forcë nga rinia shqiptare e Kosovës, shumë vajza dhe gra u përfshinë aktivisht në këtë lëvizje, duke luajtur një rol kyç në organizimin dhe përhapjen e protestave. Ato u burgosën u torturuan nëpër burgjet serbe por, asnjëherë nuk u mposhtën.
Në luftën e fundit për lirinë e Kosovës (1998-1999), roli i femrës shqiptare u bë edhe më i prekshëm, pasi përveçse morën armët në duar, ato shërbyen si organizatore të rezistencës, ndihmuan në mjekimin e luftëtarëve të plagosur dhe përballuan pasojat tragjike të luftës me një forcë të pashoqe.
Një aspekt tepër emocional i kësaj ekspozite ishte prania e disa prej këtyre heroinave të gjalla të luftës, të cilat ndanë përvojat e tyre me të pranishmit. Pata kënaqësinë dhe privilegjin të bisedoj me disa prej tyre, ndër të cilat Besa Çeku, Selvie Plakiqi, Florie Osmani, Bukurije Zogaj, Mervete Hasani e tjera, të cilat rrëfyen ngjarje të paharrueshme nga koha e luftës dhe sfidat e tyre pas përfundimit të saj.
Sot, cili është fati i këtyre grave të luftës?
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, shumë nga gratë që dikur mbajtën armën në duar dhe sakrifikuan rininë e tyre për lirinë e vendit, u përballën me sfida të reja në paqe. Disa prej tyre vazhduan të jenë aktive në jetën publike, duke u angazhuar në politikë, institucione shtetërore, organizata të shoqërisë civile apo në sektorin e sigurisë. Ato mbeten zëra të fuqishëm në çështjet që lidhen me të drejtat e grave, veteranët e luftës dhe zhvillimin e Kosovës.
Megjithatë, për një pjesë të madhe të tyre, jeta nuk ishte aq e lehtë pas luftës. Disa u lanë në harresë nga institucionet, duke mos marrë vlerësimin dhe mbështetjen e duhur për sakrificën e bërë.
Gratë luftëtare, ashtu si shumë veteranë të tjerë, u përballën me sfida ekonomike, mungesë të mbështetjes sociale dhe psikologjike, ndërsa disa u detyruan të largohen nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.
Një nga plagët më të rënda mbetet fati i atyre nënave, grave e vajzave që humbën jetën e nuk e gëzuan lirinë e shumëpritur, si Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemi, Mervete Maksutaj, Ganimete Xhylani e shumë të tjera. Disa prej tyre e pësuan u keqtrajtuan në forma të rënda nga forcat serbe gjatë luftës. Për vite me radhë, ato u përballën me heshtje dhe stigmatizim shoqëror ndonëse përpjekjet për njohjen dhe rehabilitimin e tyre vazhdojnë të marrin vëmendjen e duhur.
Sot, disa prej këtyre grave vazhdojnë betejën për drejtësi, ndërsa të tjera luftojnë për një vend të merituar në histori dhe shoqëri.
Pavarësisht sfidave, gratë e luftës mbeten një shembull i forcës dhe qëndresës. Ato dëshmojnë se beteja për liri nuk përfundon vetëm me fitoren në luftë, por vazhdon në çdo ditë të paqes, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe një jetë me dinjitet për të gjithë ata/ato që sakrifikuan për atdheun.
Atmosfera në sallë ishte mbresëlënëse, ndërsa vizitorët, përfshirë studentë, profesorë dhe personalitete të ndryshme, përjetuan një përzierje emocionesh – krenari, dhimbje dhe mirënjohje të thellë për këto gra që shkruan me sakrificën e tyre një ndër kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë, duke u ofruar mundësinë të gjithëve të shohin nga afër këtë përpjekje për të dokumentuar një histori të rëndësishme, të treguar përmes artit të fotografisë.
Gjenevë, 07.03. 2025
Lufta e Prekazit dhe ndikimi i saj

Dilaver Goxhaj, Tiranë
24 vite më parë, më 5 mars 1998, në trojet shqiptare, në Drenicën kryengritëse të Kosovës, ndodhi një ngjarje e madhe, që njihet me emrin Lufta e Prekazit. Ajo luftë u zhvillua nga familja e madhe e Jasharjave, e udhëhequr prej Adem Jasharit. Ajo luftë 36 orëshe në rrethim të plotë 60 burra, gra e fëmijë të ngujuar në tri godina të rrethuara ato me një mur avllie dy metra të lartë, është një rast unik jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në historinë botërore, ku një familje edhe pse shumë e madhe, por në një unitet mendimi dhe veprimi të jashtëzakonshëm, luftoi si një trup i vetëm dhe e gjitha, 56 pjestarë të saj – luftëtarë të të gjitha moshave ranë theror për çlirimin dhe kijimin e një shteti të ri – për Republikën e Kosovës.
Ajo luftë heroike mori me të drejtë përmasat e një legjende. Asaj lufte iu veshën përmasat e një legjende pasi populli shqiptar në Kosovë kishte një dekadë të tërë që ishte mësuar me jetën e robit, të ngulitur nga politika pacifiste. Ajo politikë i kishte bindur shqiptarët të bashkëjetonin në paqe me vrasësit e tyre të urryer për gjatë 14 shekuj resht, ndërkohë kur dihej se marrëdhëniet e tij me Serbinë kanë qenë një konflikt midis kokës dhe zemrës. Kjo gjendje psikologjike ishte rezultat i mashtrimit prej propagandës: “Po ndenjëm urtë e pa u ndjerë, lirinë do të na e dhurojnë të tjerë”. Mirëpo, ndryshe është ta fitosh vetë lirinë, e tjetër është të ta bëjnë dhuratë të tjerë apo armiku yt. Është e rrallë, për mos të thënë e pamundur, që një popull i pushtuar e i shtypur nga një diktaturë e huaj, siç ishte piopulli shqiptar në Kosovë, të gjejë mënyrën të çlirohet pa një luftë. Aq më pak shërbejnë për ta çliruar diskutimet e të tjerëve dhe masat e të tjerëve.
Dhe ato ditë të fillim Marsit 1998 u takuan individi i duhur me situatën kritike të duhur, dhe ajo bëri që të brofi mekanizmi nga i cili historia në Kosovë mori një drejtim tjetër. Ai takim i individit me situatën ishte qëndresa heroike e Jasharajve kundër ushtrisë serbe, luftë e drejtuar nga Adem Jashari. Ajo luftë, sado e shkurtër, e çliroi popullin shqiptar në Kosovë prej kompleksit të inferioritetit. Këtu qëndron madhështia më e madhe e Luftës së Prekazit dhe personalisht e Adem Jasharit. Ndodhi pikërisht ajo çfarë populli shqiptar në Kosovë e pandehte të pamundur: shqiptarët u zgjuan nga gjumi pacifist që u kishte mjegulluar zgjuarsinë dhe u kishte topitur arsyen. Kjo është arsyeja kryesore pse Lufta e Prekazit për atë popull u shndërrua në legjendë. Ai heroizëm ishte një përmbysje historike e madhe ngaqë populli shqiptar në Kosovë, më në fund e gjeti të fshehtën e rrugës së vërtetë drejt lirisë së tij. Askush nuk e zgjon ndërgjegjen e popullit si heroi që ka vdekur. Nëse Adem Jashari nuk do ishte vrarë, nuk do të ndjenim çfarë ndjejmë tani që e dimë se Ai është nën tokë.
Për fatin tonë, Lufta e Prekazit nuk mori fund me sakrificën e madhe të Jasharajve me në krye Adem Jasharin, heroizëm që ju bë i njohur gjithë botës. Ajo qëndresë e ajo sakrificë, duke marë përmasat e një legjende, nuk ishte gjë tjetër, veçse fillimi i një pikënisjeje të madhe, i një misioni me rëndësi kombëtare. Prandaj, me të drejtë, Përfaqësuesi i parë Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Guvernatori i parë i saj ndërkombëtar, Bernard Kushner, deklaroi: “Nëse do të kishte çmim Nobel për një lloj të tillë sakrifice, kjo familje do të ishte e para që do ta gëzonte atë”.
Pas asaj ngjarjeje të madhe të përmasave të një legjende do të vinte periudha e provave të mëdha jo vetëm në Kosovë por për mbarë kombin shqiptar, e më pas sfida e shporrjes nga Kosova e pushtuesit shumë shekullor të saj.
Periudha e provave të mëdha natyrisht që do të ishte më e gjatë, pse mos të themi edhe më e vështira për të gjithë popullin shqiptar në Kosovë. Prova që do të vinte pas Luftës Legjendë të Jasharajve do të sfidonte gjithë kombin shqiptar, sepse gjatë asaj prove kombi ynë do të vihej ballë për ballë me cytje tepër të vështira kombëtare e ndërkombëtare. Dhe kjo sfidë, për vetë faktin se ishte rast i krijuar nga Adem Jashari që të viheshin në vend padrejtësitë që popullit tonë i ka bërë historia; ishte rasti që kombi shqiptar të arrinte t’i shtynte tej të gjitha komplotet që i ishin zhvilluar prej fqinjëve të tij të ndihmuar nga Evropa, siç ishin: haresa e Evropës dhe e fuqve të mëdha që ia kishin bërë ato komplote, vetmia e papërshkrueshme gjatë një shekulli, përsëritja monotone dhe e pareshtur e vuajtjeve nga izolimi total që na pat bërë Evropa, etj.
Por asgjë nuk do të ishte më e keqe nëse nuk do të kalohej nga UÇK-ja kjo provë e dytë. Nëse kombi ynë nuk do të qëndronte i bashkuar, nëse do të dorëzoheshim sikundër u tentua në Konferencën e Rambujesë, atëhere ajo sakrificë e madhe e Jasharajve, e cila e bëri të njohur atë popull në mbarë botën, do të zhvlerësohej dhe misioni i nisur më 5 mars 1998 do të falimentonte e do të harrohej shumë shpejt.
Dhe periudha e asaj prove të madhe e të gjatë do të quhej Lufta e Ushtrsë Çlirimtare e Kosovës. Ajo luftë-ferr do të vinte në provë të gjithë burrat e vërtetë të kombit shqiptar, të gjithë politikanët që i kishin rënë gjoksit deri atëherë.
Ishte pikërisht heroizmi i Adem Jasharit dhe e gjithë familjes së tij të madhe që u bë me të vërtetë heroizëm i jashtëzakonshëm, diçka e pabesueshme, e cila u bë shkak për lindjen e UÇK-së në formën e një bumi. UÇK-ja e lartësoi dhe e përforcoi edhe më shumë legjendën Adem Jashari, duke e shndërruar Atë në simbol të Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të saj. Njëkohësisht Adem Jashari u bë edhe sinonim i UÇK -së, për vet faktin që Ai, edhe pse i rrethuar nga një ushtri prej 6.000 policë e ushtarë të armatosur edhe me tanke, i përballoi derisa u vra edhe fëmija e fundit e asaj familjeje heroinë. Si i tillë, Adem Jashari u krijua në simbol të krenarisë sonë kombëtare, si rrallë kush, jo me dekrete presidentësh, as me vendime parlamenti, apo kongrese partishë, por me veprimtarinë e tij personale.
Ushtria Çlimtare e Kosovës, duke e pasur Adem Jasharin simbol të komandantit të saj, bëri të mundur që, edhe pse një ushtri gati 10 – 12 herë më e vogël se ushtria armike e saj, arriti ta përballonte atë ushtri, njësoj siç e përballoi komandanti simbol i saj, me sukses që rrallë herë është arritur në historinë e luftrave botërore. Atë sukses UÇK-ja e arriti përmes luftës guerile të saj, luftë që ua kalon gjithmonë edhe armëve më moderne. Është ajo fitore që, edhe pse u çarmatos me pëlqimin e drejtuesve politikë të saj e të Kosovës, edhe pse e burgosën, edhe pse e çuan në gjyq ndërkombëtar armiqtë e saj të brendshëm e të jashtëm për ta pushkatuar, duke e quajtur krim luftën e saj të armatosu kundër fashizmit serb, me akuzën se: “UÇK-ja ishte “enveriste” dhe si e tillë, duke luftuar fashizmin serb, ajo kërkonte vendosjen e sistemit komunist në Kosovë”, përsëri shumica e popullit të thjeshtë shqiptar e ka UÇK-në kurorë lavdie.
Sa e vështirë është të jesh hero mes shqiptarëve! Por dhe, sa mizore është kjo gjë në thelb për shqiptarët: edhe e kotë edhe e pakuptimtë! Ata që mbushën radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e përmbushën atë detyrë duke menduar se dikush do t’i falënderonte, por sepse të tilla ishin dhe janë parimet e atyre pjestarëve të saj, sepse kështu ishin gatuar ata, ngaqë ishin dhe janë njerëz me dinjitet, si komandanti i tyre i shndërruar në legjendë. Ata janë heronj anonimë, të panjohur, të etur për një reze dielli për Kosovën, për një shirit qielli për të, për sa më shumë dashuri mes veti, të brengosur edhe ata nga mungesa e lirisë të një pjese të kombit të tyre. “Janë enveristë, janë të marrë!”, i quanin dhe i quajnë edhe sot indiferentët dhe pacifistët shqiptarë. Por ja që “të marrët”, Adem Jashari dhe UÇK-ja, janë ata që bënë historinë, dhe jo logjika e politikanëve.
Por historia shqiptare jo rrallë ka treguar se më të mirët, domethënë “të marrët”, pasi bëjnë historinë ose flaken në rrugë, ose përfundojnë burgjeve, ose edhe pushkatohen “për tradhëti”. Kurse indiferentët dhe ata që përshtaten, që bëjnë kompromise, që heshtin, që binden apo tradhëtojnë dhe pranojnë të jenë skllevër, këta jo vetëm që nuk përfundojnë kurrë në rrugë apo burgje, por bëhen edhe politikanë, edhe deputetë, edhe ministra, edhe kryeministra, edhe presidentë, edhe mbretër, si dhe u ngrihen pas vdekjes buste dhe monumente nëpër sheshet kryesorë të qyteteve e kryqyteteve.
- Autori ishte anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së.
Tiranë, 4 mars 2022
Sinan Kastrati: Mësues/e, urime festa!
Urime, urime!

Urimi i Presidentes Vjosa Osmani për 7 Marsin – Ditën e Mësuesve
Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm.
Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.
Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!
Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!
U mbajt Akademia Përkujtimore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Prishtinë, 6 mars 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 5, 6 dhe 7 marsit, e cila u mbajt në kuadër të aktiviteteve në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se rënia heroike e Adem Jasharit dhe flijimi i 58 familjarëve, prej Blerinës 7-vjeçare e deri te bacë Shabani 74-vjeçar, ishte si një shok elektrizues që përshkoi të gjitha qelizat e trupit të popullit shqiptar.
“Përkundër efektit terrorizues që synonte Serbia, rezultati ishte mobilizimi masiv dhe i menjëhershëm i shqiptarëve në radhët e Ushtrisë Çlirimtare që deri atëherë nuk njihej mjaftueshëm, por që prej atëherë emri i Adem Jasharit dhe ai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë i njohur për të gjithë dhe sinonim të njëri-tjetrit, për të gjithë brenda vendit e po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Adem Jashari, Kryekomandanti i UÇK-së dhe UÇK-ja e komandantit legjendar Adem Jashari: të tillë pra, të pashkëputur nga njëri-tjetri, do të mbeten përjetë! Prandaj, ne sonte, si për çdo vit, e kujtojmë Epopenë e UÇK-së bashkërisht me flijimin në luftë të burrave, grave dhe fëmijëve të familjes Jashari. Përmes përmendjes së dëshmorëve të kësaj familjeje, ne kujtojmë e nderojmë të rënët për liri anembanë Kosovës, ne kujtojmë e nderojmë të gjithë luftëtarët, por dhe viktimat civile të gjenocidit të Serbisë”, tha kryeministri.
Me tej, ai tha se ne kemi detyrë të kujtojmë, nuk mund ta harrojmë as luftën çlirimtare në përgjithësi, as viktimat civile, e posaçërisht nuk mund ta harrojmë Epopenë e UÇK-së, pikërisht për të mos u kthyer në të kaluarën.
“Duke mos harruar ne kemi të ardhme të sigurt e të ndritshme. E sidomos tani duhet të marrim shembull nga lufta jonë çlirimtare, sepse horizonti i së ardhmes po errësohet nga retë e zeza të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Fatkeqësisht, luftërat nuk i takojnë vetëm të kaluarës dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se përpjekja jonë për siguri dhe paqe do të vazhdojë me investimet në siguri e rend në të gjithë territorin e Kosovës; me aleancën tonë të palëkundur me shtetet demokratike – ShBA-në, vendet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Kanadanë etj.; me bashkëpunimin sidomos me Republikën e Shqipërisë dhe shtete të tjera në Ballkanin Perëndimor që punojnë për paqen në rajonin tonë e janë vende demokratike. Po ashtu, deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar, jo vetëm për të përfituar, por edhe për të dhënë ndihmesën e saj për fuqizimin e institucioneve euro-atlantike dhe për paqen në Evropë.
“Ne përulemi me respekt para Epopesë së UÇK-së dhe nderojmë të rënët dhe të gjithë ata që, me uniformë ose pa uniformë, kanë kontribuar për lirinë tonë dhe për Republikën e Kosovës! Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, lavdi familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!”, përmbylli fjalën e tij kryeministri Kurti.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
I dashuri Baca Rifat,
E nderuara familje Jashari,
E nderuara znj. Marigona Jashari,
I nderuari z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranë e invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministra e zëvendësministra të Qeverisë,
Të nderuar zëvendëskryeministra të Kosovës e të Maqedonisë së Veriut, Donika Gërvalla dhe Arben Fetai,
I nderuari ministër i Shëndetësisë nga Maqedonia e Veriut, Arben Taravari,
I nderuari kryetar i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura,
I nderuar Ambasador Malaj,
Të nderuar mysafirë nga Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut,
Të nderuar oficerë e gjeneralë e ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Të nderuar ish të burgosur politikë, veprimtarë të çështjes kombëtare,
Të nderuar përfaqësues e drejtues të institucioneve të shtetit tonë,
Akademikë, profesorë, studentë,
I nderuari historian, z. Durim Abdullahu,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Në jetën e çdo populli ka ngjarje që e ndajnë kohën më dysh. Periudha që pason ngjarjen nuk mund të jetë njëlloj si koha që i ka paraprirë asaj. Sepse ka ndërruar rrjedha e zhvillimit ose është përshpejtuar tendenca historike e popullit. Për shqiptarët në Kosovë e përtej kufijve të Kosovës, një ngjarje e tillë ishte lufta epike e familjes Jashari në fillimin e marsit e të pranverës së vitit 1998. Para saj kemi kohën e qëndresës kryesisht paqësore, kurse pas saj kemi qëndresën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga ana e saj shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit të Serbisë, dhe për t’i sjellë edhe administratën e trupat ndërkombëtare e mandej edhe shpalljen e pavarësisë së republikës sonë në vitin 2008.
![]()
Rënia heroike e Adem Jasharit dhe flijimi i 58 familjarëve të të dyja gjinive, prej Blerinës 7-vjeçare e deri te bacë Shabani 74-vjeçar, ishte si një shok elektrizues që përshkoi të gjitha qelizat e trupit të popullit shqiptar. Përkundër efektit terrorizues që synonte Serbia, rezultati ishte mobilizimi masiv dhe i menjëhershëm i shqiptarëve në radhët e Ushtrisë Çlirimtare që deri atëherë nuk njihej mjaftueshëm, por që prej atëherë emri i Adem Jasharit dhe ai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë i njohur për të gjithë dhe sinonim të njëri-tjetrit, për të gjithë brenda vendit e po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Adem Jashari, Kryekomandanti i UÇK-së dhe UÇK-ja e komandantit legjendar Adem Jashari: të tillë pra, të pashkëputur nga njëri-tjetri, do të mbeten përjetë! Prandaj, ne sonte, si për çdo vit, e kujtojmë Epopenë e UÇK-së bashkërisht me flijimin në luftë të burrave, grave dhe fëmijëve të familjes Jashari. Përmes përmendjes së dëshmorëve të kësaj familjeje, ne kujtojmë e nderojmë të rënët për liri anembanë Kosovës, ne kujtojmë e nderojmë të gjithë luftëtarët, por dhe viktimat civile të gjenocidit të Serbisë.
Ndonjëherë na thuhet të mos shikojmë pas, por vetëm përpara, drejt së ardhmes së përbashkët, si ajo shprehja “të shkuara, të harruara”, që e thonë ata që duan të pajtohen. Mirëpo, si mund të ketë pajtim pa pranim të fajit, si mund të ketë falje nga ana e viktimës, kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje, por zotohet ta përsërisë krimin në rastin më të parë që i jepet. Serbia nuk është shëruar prej le ta quajmë “kompleksit të Kosovës” që e ka çuar atë t’i shkaktoj disa gjenocide në shek. XX dhe në fund të shek. XIX, jo vetëm në tokën tonë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Serbia është shteti më i armatosur në rajonin tonë, aleati më i ngushtë i Rusisë, që Kosovën e quan sepse e don pjesë të territorit të saj shtetëror, që mban baza të përparme ofensive të ushtrisë dhe xhandarmërisë pranë kufirit me vendin tonë Kosovën, që ndërmerr sulme terroriste, luftë kinetike, sabotime të ndryshme teksa strukturat paralele ilegale në territorin e Kosovës përgjithësisht ia kemi mbyllur ose shporrur. Ne kemi detyrë të kujtojmë, ne nuk mund ta harrojmë as luftën çlirimtare në përgjithësi, as viktimat civile, e posaçërisht nuk mund ta harrojmë Epopenë e UÇK-së, pikërisht për të mos u kthyer në të kaluarën. Duke mos harruar ne kemi të ardhme të sigurt e të ndritshme. E sidomos tani duhet të marrim shembull nga lufta jonë çlirimtare, sepse horizonti i së ardhmes po errësohet nga retë e zeza të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Fatkeqësisht, luftërat nuk i takojnë vetëm të kaluarës dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian.
Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë po investojnë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe për stërvitjen e saj sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në katër vitet e fundit ne e kemi përmbushur standardin, kuotën e kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2% të bruto produktit vendor për mbrojtjen, kemi investuar 319 milionë euro për armatim bashkëkohor, siç janë dronët luftarak nga Turqia “Bayraktar”, sistemet kundërtankeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Javelin”; kemi shtuar rekrutimin dhe trajnimin e ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit. E FSK-ja ka marrë pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare dhe njësi të saj janë validuar për operacione konvencionale dhe operacione paqeruajtëse e të tjera, e të tjera.
![]()
Mbi të gjitha, FSK-ja dhe forcat e tjera të sigurisë dhe të rendit në Kosovë kanë moral dhe motivim të lartë shpirtëror për të kryer detyrat e tyre, sepse ato marrin frymëzim të pashtershëm nga shembulli i luftës çlirimtare, të drejtë e vetëmohuese të UÇK-së. Përgatitja jonë për një të ardhme të sigurt, për demokraci e për paqe, ka nisur përpara pavarësisë, ajo ka nisur me refuzimin e nënshtrimit, me lëvizjen paqësore për republikë, me përshkallëzimin e qëndresës, rezistencës, kryengritjes sonë në luftë çlirimtare. Përpjekja jonë për sigurinë dhe paqen do të vazhdojë me investimet në siguri e rend në të gjithë territorin e Kosovës; me aleancën tonë të palëkundur me shtetet demokratike – ShBA, vendet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Kanadanë etj.; me bashkëpunimin sidomos me Republikën e Shqipërisë dhe shtete të tjera në Ballkanin Perëndimor që punojnë për paqen në rajonin tonë e janë vende demokratike.
E ne si një vend demokratik me zhvillim gjithnjë e më të madh, ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut pa dallim, Kosova pra mbetet e përkushtuar, jo vetëm për të përfituar, por edhe për të dhënë ndihmesën e saj për fuqizimin e institucioneve euro-atlantike dhe për paqen në Evropë. Republika e Kosovës sot nuk është një shtet që thjesht konsumon siguri nga aleatët, partnerët e miqtë tanë, por edhe kontribuon me ta, për ta, për të gjithë neve së bashku. Kosova aspiron të bëhet anëtare edhe NATO-s edhe e Bashkimit Evropian, sepse në këtë mënyrë i shërbehet më mirë ruajtjes dhe forcimit në rajonin tonë të vlerave të lirisë, dinjitetit njerëzor, të paqes dhe mirëqenies për të gjithë.
Ne përulemi me respekt para Epopesë së UÇK-së dhe nderojmë të rënët dhe të gjithë ata që, me uniformë ose pa uniformë, kanë kontribuar për lirinë tonë dhe për Republikën e Kosovës! Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, lavdi familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!

Më shumë foto në linkun:
Bazilika ortodokso-bizantine në qender të Durrësit e këthyeme në Xhaminë e sulltan Mehmetit të II Fatihut/Pushtuesit

Shkruan: Paul Tedeschini
Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata “Kostandinopoja e Dyte”, u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501.
Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme.
“Xhamia e Fatih”, Xhamia e vogël ose Xhamia e vjetër e Durrësit është një xhami dhe monument i trashëgimisë kulturore në Durrës, Shqipëri. Xhamia është objekti i parë i ndërtuar pas sundimit Osman të qytetit. Ajo është ndërtuar në Shek. XVI rreth viteve 1502-1503 pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga turqit osman. Kjo xhami është ndërtuar mbi një bazilikë kristjano- ortodokse bizantine dhe ka marrë statusin Monument Kulture në vitin 1973. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. Xhamia e Sulltan Fetihut/Pushtuesit është një nga xhamitë më të vjetëra të vendit tonë.
Ernest Koliqi për Faik Konicen në 150 – vjetorin e lindjes – Njeriu dhe Artisti – thirrje për bashkim

Nga Frank Shkreli

15 Mars, 1875-15 Dhjetor, 1942
“Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.” (Faik Konica)
Marsi është muaji i Faik Konicës! 15 Marsi, 2025, shënon 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës. Ndërsa numri i parë i revistës së tij të famshme “Albania” ka filluar botimin me 25 Mars, 1897 në Bruksel – një revistë mujore me përmbajtje politike, letrare dhe kulturore — vërtetë një tribunë mendimesh politike dhe historike nga më të dalluarit e elitës kombëtare shqiptare të kohës. Për 12 vjet, që vazhdoi së botuari, “Albania” përfshinte, përveç gjuhës shqipe, artikuj edhe në frëngjisht e turqisht.
Në një shkrim përkujtimor në revistën e tij “Shejzat” (No 5-8, 1967), Ernest Koliqi, vlerson zotësitë e Faik Konicës dhe kontributet e tija në lëmi të ndryshme të veprimtarisë së tij, pore dhe disa të meta:
“Ndonëse nuk la nji vepër organike që të pasqyronte pregatitjen e rrallë ditunore dhe vêtitë e shqueme artistike me të cilat e pajisi natyra, prap se prap, në letrat shqipe emni i tij mbetet si ai i nji stilisti plot hijeshi, i nji magjistari të shkrimit. Me gjuhën tonë ende në fazën e parë të lavrimit, ai dijti me i u afrue në shprehje shkrimtarvet mâ të përmendun frengë, për zgjedhësi (élégance) e ligjirim fjolluer”. Duke shtuar se Konica, “Fjalinë e lakon me mjeshtri të pashoqe, mendimin e ndryn në nji gëlvozhë a lëvozhgë gastarje, periudhën e gjallnon me nji dèll muzikuer tërhjekës tue u dhurue fjalëve mâ të zakonshme nji theksim të ri pa dalë kurrkund nga hullija e rythmit të natyrshëm idiomatik të shqipes. I thjeshtë e i hollë, i lëvizun e i qartë, styli i tij shtjellohet herë plot andje e gaz, herë plot sarkazëm e maraz, këtu i urtë e i këthiellët, aty papritmas idhnak e sulmues, gjithëkund veç i mbajtun në nji rrafsh të lum artistik pa të rrekun (sans effort), por vijanoz burues me hir të vetvetishëm. Për të kuptue e çmue si e sa duhet këtë shkrimtar të pikatun qi solli në përdorim të shqipes struktura trajtash kejèt të kullueta e të zgjedhuna edhe la mbas vetes në gjuhën t onë letrare gjurmë që për-ditë mâ tepër bien në sÿ, lypet të dallojmë në ‘tê njeriun nga artisti”.
Ernest Koliqi e cilëson Faik Konicën si një njeri “me të meta shumë të mëdha por dhe artist me vërtyte të jashtazakonshme. Por kadalë… Artisti me lumninë e magjisterit të vet shpesh herë shtie në punë edhe të mbetat e njeriut, të cilat nepër spastrim të flakës së artit shërbejnë me i dhanë stylit at nâmë të vecantë e at fuqi njimtuese (séduisante) që përbân cilsinë kryesore të shkrimeve konicjane. E meta ma në shêj e njeriut ishte nji mburrje diku e haptë, diku e mbulueme për zânafillën aristokratike”, të tij, është shprehur Koliqi.
Asdrêni e Mihal Grameno e paditën si mprojtës anakronik i oxhakizmës e i parësisë, shkruan ai dhe përemend tjera të meta, si “buzëhollë, e i pakënaqun, i nji natyrë grindavece së cilës i u shtonte nji paqindrueshmëni e çmeritëshme në mendime dhe nji prirje idhnake qi shpërthente me mujshi (prépotence) të pafrêshm e, tue kapërcye çdo cak jo vetëm t’arsyes e t ’urtisë por edhe të dêjsisë e të njerzisë. Në polemika, Konica i prénte drût shkurt”, ka theksuar Koliqi.
Por nga ana tjetër, Koliqi ka shkruar se Konica ishte i vetdijshëm i cilësive të veçanta që posedonte ai vet. Ai ishte i paisur, shton ai, me cilësi që kishte marrë e zhvilluar në shkollimet më heret në Kolegjin Saverjan të Shkodrës, mâ vonë në Stambollë e në fund në Francë. “Ky grumbullim i jashtazakonshëm prirjesh e studimesh e vênte Faikun në nji numër Shqiptarësh të ndritun e të dijshëm që aso kohe mund të numrohej në gishtat e nji dore”. Ai ishte i vetdijshëm, shkruan Koliqi për Konicën, se “Rrjedhimi aristokratik e naltonte atë mbi turmën; vêtitë gjeniale natyrore dhe kultura e naltojshin atë mbi aristokratë; nji shije artistike, mrekullisht e hollueme anames përvojës së gjallë e banesës së giatë në qendrat mâ të njoftuna të qytetnisë perendimore, e shqueishin disi edhe ndër ata tre o katër shembra që mund i rrijshin për krah në botën shqiptare. E vërteta âsht që Faiku në polem ikat e ndezta të veta, shfrente mëninë e vet të thellë sidomos kundra vogëlsinave shpirtnore që shembtojnë jetën, kundra mendes së madhe të ’injorantave, ngushtësisë mendore të gjysmakve, verbënisë së fanatikvet, e guximit të shpërdoruesavet të patrjotizmit”, thekson Ernest Koliqi në shkrimin e tij mbi Konicën botuar në vitin 1967. Duke sjellur një citim zemrimi të Konicës: “Té mos kisha nisur flet’én (vafté n’è djall!) s do té humhja koh’én t’ime t’u mésonj gomarëve ç’është liria. Dy muaj janë qé u nis kjo puné,dhe qé tani jam i lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë té shesé pleh njeriu se té nisje puné pér Shqipétarét. Jané nj’a 50 Shqipétaré qé kuptojnë ç’është liria”. Por megjithkëse, për Konicën, “rrebet i vijnë e shkojnë”, ai vazhdon botimin e revistës “Albania” për gjithsejt 12 vjet (1897-1909).
Por megjithse, ndonjiherë kalêmi i rrëshqiste dhe me zêmër të frÿt vërvitej kundra ndoj atdhetari të ndershëm dhe cenonte ndoj vlerë të njimendët shqiptare, shprehet Ernest Koliqi për Konicën, ai e mbron atë duke theksuar se cilido të jetë gjikimi për Faik Konicën, si njeri me të meta, “kurrnji grimë ai gjikim nuk ia zvoglon vlerën e tij artistike”, as kontributet e tija të mëdha.
Në artikullin e tij, Ernest Koliqi e lartëson Faik Konicën si një, “Mjeshtër të pashoq”, i cili qëndron veças si zêjtar i shkrimit që i shëndrron fjalët në djamanta, e thurë me ta shëndriza (joyaux) vezullore.” Ndërsa Koliqi vlerson revistën “Albania” të Konicës si e para revistë, “e përkohëshme “shqiptare, ku Toskë e Gegë edhe Arbreshë, e Shqiptarë të kolonive të Kajros e të Bukureshtit e të viseve të tjera, shfaqën mendimet e veta pa ndryshim besimesh e krahinash. Mbetet si palestër vërtè kombtare, pasqyrë e të gjitha rrymbave mendore e shoqnore”, ka vlersuar Ernest Koliqi revistën “Albania” të Konicës, Ndërsa ka shkruar se në numrin e parë të revistës, kuptohet qellimi i dyfishtë që donte të ndjeki me botimin e “Albania-s”: “t’ ua tregoië Shqiptarve udhën e shelbimit politik e qytetnuer dhe t ’i a bâjë të njoftun të huejvet vêtitë shpirtnore ma te zgjedhuna të gjakut arbnuer.”
Në kujtimin e tij për Faik Konicën dhe revistën “Albania”, Koliqika shkruar se në “ numër, herë me shprehje të buta, herë me zâ qortues, plot kumbime zemrake, porositen Shqiptarët me i lânë m ‘anesh ndasinat m’u bashkue. Sipas Koliqit, nxitja për bashkim midis shqiptarëve, përsritet “orë e ças si leit-motiv gjatë dymbëdhetë vjetve të jetës së përkohëshmes, “Albania”.
Thirrja e Faik Konicës: “Bashkim, bashkim! M’e madhja nevojë për né Shqipétarét sot për sot është bashkimi. Pa bashkim nuk vetemi, kurr s’kemi për té vajtur përpara, por as do të na quajnë komb bota. Na duhen shkolla që të mësojmë djemt tanè dhe t’u zbukurohet mendja, që të bëhen njerëz, dhe njerez të vërtetë; na duhen udhëra që të lehtësohet tregëria dhe vobësia të pakësohet, shkurt, kemi nevojë të qytetërohemi dhe né si té tjerét popuj. Po me se kërkohen shkollat, si bëhen udhërat, si arrihet qytetëria? Kur të mblidhemi gjithë Shqipétarét dhe t’i kërkojmë me urtësi; me bashkim, vetëm me bashkim…“Bashkim ç’do me thënë?” sipas Konicës. “…Shqipétarë, rrojmé té gjithé në Shqipéri, dhe pérdorim gjithé njé gjuhë. Dhe Shqipëtarët e mençur e té urté qé kuptojnë két gjé, kanë detyré t’u japin té tjeré Shqipétarvet t’a kuptojnë dhe ata… Le té nisim pra qé sot, gjithékujt sa i mundet, kété bashkimin aqé té miré pér pérparimin tonë. Té duhemi té gjithé si véllezèr; té mos kursejmé as vojtje as té holla pér té mbjellë dashurinë midis bijve té Shqipérisé.”
Mesazh më të bukur nuk ka, sot për sot, për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë dhe anë e mbanë trojeve autoktone në Ballkanin Përendimor, në këtë 150-vjetor të lindjes së të madhit Faik Konica. Bashkim! Bashkim midis shqiptarëve për shpëtim, porosit sot Faik Konica.


Faik Konica Ernest Koliqi
Në Prekaz në 5, 6 e 7 Mars 1998 Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri e Përjetshme…
Prekaz – Rifat Jashari e Behlul Jashari. Me 30 janar 2010 në odë – Foto: Valedrin Jashari

Nga Behlul Jashari, Prishtinë
PRISHTINË, 5 Mars 2025\ Në Kosovë me axhendë shtetërore – veprimtari përkujtimore shënohet 27 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari të sulmuar nga forcat serbe në fshatin Prekaz të rajonit të Drenicës. Sot në ceremoninë zyrtare në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku të pranishëm do të jenë krerët më të lartë shtetërorë. Do mbahet edhe Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, gjatë rezistencës në 5, 6 e 7 Mars 1998, plot tre ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të Familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe Komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93 vjeç, të vrarë në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Para 27 viteve, në 5 Mars 1998, Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë – Agjencia Telegrafike Shqiptare – ATSH nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari raportonte se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.
Forcat serbe kishin zënë pozicione e ishin fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare. Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, dëshmonin për ATSH-në burime nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore nga Serbia po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.
Derisa vijonte sulmi i egër i forcave serbe në Prekaz, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në 6 Mars 1998, në një konfrencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të vendit, trojeve shqiptare e të mediave botërore, prej ku raportonte korrespondenti i ATSH, përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes.
Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Kosova të merrej, poashtu, urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake të NATO-s.
Në 2025-tën Kosova shtet 17 vjet në 17 Shkurt festoi Ditën e Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, e do festojë 26 vjetorin e Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999, kur më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe, nisën të hyjnë në Kosovë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prekazi – Foto: Behlul Jashari , me 30 janar 2010
KOSOVA-PREKAZI, RAPORTIME QË KAM BËRË PARA 27 VITEVE NË DITËT E MARSIT 1998:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-05.ata.html
[04] Fresh Serb attack in Drenice, dramatic situation in Kosove
PRISHTINE, March 5 (ATA)-By Belul Jashari, Heavy Serb forces backed by armoured cars this morning launched a fresh military attack on Albanians in Drenice.
The Serb forces, fortified around the Prekaz, Laushe villages, are shelling Albanians’ homes. The Serb forces are also using heavy machine guns in their assaults in Prekaz, sources from Skenderaj, from the Human Rights Council and the Kosova Centre of Information told ATA.
Serbs’ gunfire has killed and wounded many Albanians, Albanian sources say.
A grave situation is also prevailing in the Gllogoc town in Drenice, which is seiged off by big Serb forces terrorizing the the Albanian unprotected population.
Many Albanian families have left their homes in Gllogoc since last night and have been sheltered in remote villages. The Gllogoc residents today are staying indoors and the roads are deserted.
Meanwhile the villages of Modrine, Krusheve, Polluzhe and Rozalle have also been surrounded.
The Serb forcesin their attacks are making use of machine guns, rockets, mortars as well as helicopters. In face of this situation the residents are trying to flee in the direction of the mountains. /r.xh/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[05] Kosova presidencey receives international contacts
PRISHTINE, March 5 (ATA)-By Belul Jashari, Fehmi Agani, envoy of Kosova’s President Ibrahim Rugova, deputy chairman of the Democratic League of Kosova (LDK), left this morning for Belgrade, to meet British Foreign Secretary Robin Cook, whose country currently holds the rotating presidency of the EU. /fh/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[10] Kosova leader urges world leaders to use pressure on Belgrade
PRISHTINE, March 5 (ATA) – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari said on Thursday that the leader of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova asked for an urgent interruption of Serb police and military operations against the civilian population in Skenderaj, Glogovc, Kline, Mitrovice, Vushtri and other parts of Kosova.
In an appeal broadcasted today, Rugova called on international community to undertake preventing measures in Kosova and exert greater pressure on Belgrade in order to put an end urgently to police and military operations in some villages of Drenica.
Rugova also appealed to U.S. president Clinton, British prime minister Blair, French president Chirac and German Chancellor Kohl to use pressure on Belgrade’s regime to stop Serb police and military operations.
He asked for an international presence of all forms to defend people of Kosova, which have said that they should fulfil their aspirations for independence through peaceful means.
Rugova urged his people not to submit to Serb provocations and misinformation, which aim at sowing fear and panic. To face this situation, he asked for mobilization of political parties in Kosova and communes.
It is necessary that the political forces in the neighbouring commune with Drenica be prepared to help its populace and get rid of the bad situation in that area.
He assured the people of Drenica and Kosova that he is in contact with international centers and that they are considering possible preventive steps in Kosova which aim at stopping Serb police and military operations.
Rugova asked the mass media to highlight the situation objectively. la/ak/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-06.ata.html
[01] Serbian forces continued night operations in Drenice
PRISHTINE, March 6 – By Belul Jashari: Many police and premilitary forces have continued their operations of cleansing last night in the region of Drenice.
Early on Friday, intensive shots of cannons and tanks were heard in other villages in vicinity of Drenice. The whole region is surrounded by many police forces.
Meanwhile it is reported that other police and military forces are moving from Mitrovice towards Drenice. /edk/mt/
Albanian Telegraphic Agency
[02] Ambassadors of Contact Group to arrive in Kosova
PRISHTINE, March 6 (ATA) – By B. Jashari: Sources, still not confirmed officially, report that the ambassadors of the Contact Group countries, headed by the chief of the U.S. Mission, Richard Milles, are expected to arrive in Kosova today.
They will have many contacts in Prishtine in the framework of the engagements of the international community to interrupt the bloodshed in Kosova.
The visit precedes the meeting of the Contact Group, which will be held Monday in London and Kosova will be its main theme. /edk/mt/
Albanian Telegraphic Agency
[06] Kosova needs urgent food supply
PRISHTINE, March 5 (ATA) – Latest attacks of the Serbian police on Drenica, Kosova, have increased demands on food supply at a time when the foodstuffs are being reduced and many shops closed, Behlul Jashari, ATA correspondent said on Thursday.
The Serbian forces are preventing or raiding supplying firms and have blocked the distribution of International Red Cross aid.
Attacks continue in Drenica and roads of Prishtina are under tight control of Serb armed forces. cela/pas/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[07] Kosova president calls on international community to stop Serbs
PRISHTINE, March 6 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported that the President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that he had called on international community to intervene without delay and force the Serbian authorities to promptly end bloodshed.
Rugova asked for Kosova issue be considered by the U.N. Security Council and that Kosova be urgently put under international protection, what implies military protection.
He informed journalists on the arrival of the ambassadors of the Contact group in Prishtina.
ATA correspondent, referring to witnesses, reported on an extension of Serbs’ battle front in Drenica.
Serb police and paramilitary forces undertook a massive attack at 11.30 a.m. against Llause, Raknice and Acareve villages. They are firing artillery shells from Pekazi and Klina. edk/ak/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-07.ata.html
[04] Intensive movements of Serbs forces in Drenica
PRISHTINE, March 7 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reports on Saturday that Serbian forces in Drenica continue to deploy intensively around Llausha village.
A source close to the Council for the Human Rights in Kosova said that snipers were seen in the hills around Llausha at 11.00 a.m. shotting with high precision weapons at the village and other directions.
A column of the Serbian forces with heavy armaments, armoured carriers and trucks left Gllogovci for Skenderaj. /ak/
Albanian Telegraphic Agency
[07] Human rights council reports on 25 killed in Drenica
PRISHTINE, March 7 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported on Saturday that the Council of Human Rights in Kosova had informed on 25 Albanians killed in the last two days in Drenica by the Serbian forces.
The council made public their names saying that four children, two young boys, two young girls and five women were among them.
It said that Adem Jashari, leader of the Albanians’ armed resistance in Drenica was also killed.
The council is also making evident the wounded, destroyed houses and other buildings. So far, seven houses have been destroyed in Prekaz and other buildings burned down. mp/ak/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-08.ata.html
[01] Serb forces continue military actions in Drenice
PRISHTINE, March 8 (ATA)- ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that military actions continued in Drenice also last night.
Serb forces did not stop neither machinegun fire in Vojnik nor volleys of other weapons’ shots, although sporadic, in Llaushe and Prekaz.
Serbian snipers around Llaushe yesterday killed two Albanians, as they are placed at positions covering a large area and shoot at people moving.
The latest reports from the Council for the Defence of Human Rights say that 34 Albanians, killed in the latest assaults of the Serb forces in Drenice since March 4, have been identified. The Albanians’ death toll is twice higher and more.
The night in Skenderaj was a little calmer. But in this town, as told by telephone from locals, two trucks carrying the first humanitarian aid for the people of Drenice were seized and sent to a Serb settlement, last night.
The atmosphere of war is also reflected in the capital of Kosova, Prishtine, where the streets last night were free of inhabitants and under a tight control of Serbian armed forces. The city’s calm is broken by sporadic shots. /lm/
Albanian Telegraphic Agency
[02] Prekaz again in flames
PRISHTINE, March 8 (ATA)-ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that large areas of Drenice continue to be under the fire of the Serb military-police and pre-military forces.
The flames of war are engulfing Prekaz. Grenades thrown from the Hunting Ammunition Factory yard in Skenderaj set this village on fire. Llaushe and several other villages continue to be targets of the Serb snipers.
The Council for the Defence of Human Rights in Kosova provides fresh evidence of the killed. According to this testimony seven other killed Albanian children, aged 7-15, have been seen in Prekaz.
Sources of the council say that in the villages of Llaushe, Vojnik, Kopilic, Acare and other villages, local Albanians continue organised resistance in defence against Serb attacks.
Serb forces do not allow humanitarian aid and reporters in these areas. There is a shortage of food and medicine, especially in places settled by the war refugees.
Tensions and risks are running high also in other parts of Kosova. Reports from Gjakova say that Serb military and police forces’ reinforcements continued today along the border line with Albania. Special teams of these forces have been filming the terrain, reports say.
A group of diplomats, accredited to Belgrade, are reported to have gone to Skenderaj to familiarize themselves with the damages and destructions caused to this zone. /fh/das/lm
Albanian Telegraphic Agency
[03] People’s protests to be staged throughout Kosova tomorrow
PRISHTINE, March 8 (ATA)-ATA correspondent Belul Jashari reports from Prishtine that all-peoples’ protests, under the motto “For peace, against Serb violence, war and terror”, will be staged in Prishtine and all other centres of the Republic of Kosova on Monday at 11.00.
The decision was taken on Sunday at a joint meeting of the Coordinating Council of the Kosova political parties, the Students Independent Union of the Prishtine University, the Union of the Independent Trade Unions of Kosova and the Coordinating Council of the Prishtine Political parties.
A communique issued after the meeting says that tomorrow’s protest is held by consent of the President of the Republic of Kosova Ibrahim Rugova and Prime Minister Bujar Bukoshi. /fh/das/lm/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-09.ata.html
[04] Diplomats, reporters and representatives of International Red Cross visit Skenderaj
PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports:
A group of diplomats accredited to Belgrade visited Skenderaj today to closely get to know war developments and consequences in Drenice. Foreign reporters were present as well.
Skenderaj was visited today also by representatives of the Red Cross International Committee.
Meanwhile an amount of medicine and other aid was sent there. But, it is not sure whether the Serb forces would allow it to reach the Albanian population, as it happened yesterday when two truckloads of aid were sent to Serb settlement.
Representatives of the Human Rights Council in Skenderaj were hardly allowed to talk for only few minutes with Red Cross representatives, in the presence of Serb forces.
Albanian representatives have asked the Red Cross representatives to intervene to allow the functioning of bake-houses, shops and other vital services. /la/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[05] Massive protests staged in Prishtine and other cities of Kosova
PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports:
More than 200 000 people staged a massive peaceful protest today under the motto:”For peace, against Serb violence and terror”.
Inhabitants of Prishtine and surrounding villages packed the Kosova’s main and other roads shouting:”Drenica, Drenica”, “Kosova-Drenica”, “Halt to ethnic cleansing by Serbs” and other slogans.
Meanwhile heavy police forces were deployed in the Prishtine roads.
Similar protests were staged in many other cities of Kosova as well. /das/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[06] Number of Albanians killed in Drenice is larger than reported so far
PRISHTINE, March 9/ ATA correspondent Belul Jashari reports:
More than 60 Albanian bodies, loaded on two trucks, have been transferred from the Prishtine hospital’s morgue to Skenderaj.
The Human Rights Council in Kosova has addressed itself to the U.S. office in Prishtine to mediate to create the conditions to organise the funeral ceremony.
Albanian sources from Drenice say that there have remained more killed and massacred on the killing spot.
Two Albanians from Llaushe last night left for Skenderaj to take and bury the body of a relative of theirs, but they did not come back, and according to the same source they are thought to have been killed by Serb snipers.
The Human Rights Council reports that Serb forces’ military operations continued in Drenice today and crackles of gunfire have been heard throughout the zone since in the morning. /cela/das/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[10] Kosova Albanians hold peaceful protests against Serbian terror
PRISHTINE, March 9 (ATA) – By Belul Jashari: More than one million Albanians protested Monday along the streets and squares of Kosova “for peace and against violence, war and Serbian terror.” More than 200 000 Albanians protested in Kosova capital, Prishtina, in the main street “Mother Teresa,” in the square “July 2,” and others.
The peaceful protests, headed by outstanding intellectuals, representatives of state and political subjects and students, were held despite the curfew, detentions and barbarous interventions of armoured Serbian forces, reinforced later by new forces which came to Kosova from Serbia late on Sunday and early on Monday.
The groups of Albanian protestors were all the time in the target of Serbian snipers, put in tops of many buildings of Prishtine and other towns where rallies of protests were held.
Serbian civilians and police forces fired towards the Albanian protesters in Peje and Istog, but there were no reports on casualties.
The protesters powerfully expressed their support for the peaceful policy of Kosova and addressed an alarming appeal to the international community to urgently halt the shambles of crime and war of Belgrade in Kosova. /rxh/mima/mt/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-10.ata.html
[06] Serb forces issue ultimatum to bury Albanians killed in Drenice
PRISHTINE, March 10/ ATA correspondent from Prishtine Belul Jashari reports:
The Serb forces have issued an ultimatum that the 48 killed Albanians be buried today, no later than 13.00, failing this, they warn, the burial will be carried out by the Serb forces.
The bodies of 48 Albanians, among who 12 children, 14 women and two girls, were transferred yesterday from the Prishtine hospital’s mortuary to Skenderaj.
The relatives of the dead and the people have asked that the victims are not buried before an international commission arrives in Drenice.
The Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (KMDLNJ) in Kosova has asked the Contact Group, numerous international organisations and diplomatic missions to urgently set up an international commission of forensic experts and other specialists to carry out the victims’ autopsies, their identification and investigation into the case.
An experts commission of KMDLNJ coming from Skenderaj to gather evidence of the massacre against Albanians, was forcibly stopped and not allowed by the Serb forces to enter Drenice.
The Serb forces are also stopping many citizens on their way to take part in the burial, which is not known how and when will be carried out.
In the meantime U.S. special envoy of President Clinton for the Balkans, Robert Gelbard, who is in Belgrade, is expected to arrive in Prishtine.
The U.S. senior diplomat today visits Prishtine for the second time in a short a while, because of the tense situation created after Serb massacres in Kosova. /p.ta/lm/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-03-11.ata.html
[09] Testimony provided by people experiencing massacre in Prekaz
PRISHTINE, March 11 (ATA)- A reportage from several villages of Drenice, published by newspaper Bujku on Tuesday, provides testimony by people experiencing the Serbian forces’ massacre in lower Prekaz.
“Faced with the volley of grenades hurled upon our houses that Thursday morning, the only way to escape was to descend in the ground floor and place the children under the building’s stairs,” Syleme Jashari says.
“We were all together when my brother, Halil, went out to see what was happening. We were 30 people, from one to 60 years old. We were waiting for Halil, but he did not come back. When the grenades exploded we thought no one would come out alive. Tear gas was being used from outside and we understood that the same thing like in Likoshan was happening. They were coming to massacre us.”
“The house was bombarded and, together with the children we went out in the yard where we were confronted with the police cordons. When approaching the first cordon we were ordered to pass to the second cordon of policemen, whose faces were coloured in black. They aimed their weapons at us. And while were were leaving the yard, Nazmiu, 27, who was holding his sick mother by her hand, was seized by two policemen and shot dead in his mother’s eyes”.
“They said they would kill all the men and then the rest. We fled to the fields …while the policemen ran to kill children and men….”
The testimony portrays only a small part of all that tragedy of Serbian terror against the unprotected population. In Shipol many families are said to know nothing about their men and sons. /p.ta/pas/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[13] Kosova President holds news conference
PRISHTINE, March 11 (ATA) – ATA correspondent Belul Jashari informs:
Kosova President Ibrahim Rugova declared Wednesday in a news conference that he had not officially received an offer of talks from the Serbian government, as it announced on Tuesday.
Rugova held two news conference due to the big interest of foreign reporters.
Rugova stressed that it is not clear what kind of dialogue Serbia proposes, it is not clear whether it is a matter of a proper dialogue or a public dialogue, he said.
Kosova President stated that the Albanian party is ready to start negotiations with Belgrade for the solution of the Kosova issue, but they should be held with the help and mediation of the international community in all levels. This dialogue should not have preconditions, said Rugova.
Asked whether it will be better to hold a dialogue without preconditions and not to base hopes on the help of West, President Rugova said that “we have never conditioned the dialogue, but there are some rules of life, of the game of talks that the parties should be helped to negotiate. And in this direction Kosova needs the assistance of the West.
Asked whether does this mean that Rugova does not accept the suggestion of Gelbard to hold secret talks, he responded that the solution of Kosova problem accepts all sorts of talks which are legal, also including the secret ones.
Later on Rugova said that the confrontation in Kosova is dangerous because Serbia has many armed forces in Kosova, which can cause massive massacres, as it happened recently in Drenice. For the moment it is more important to save the people.
Rugova stressed that “we have not asked the change of borders, because Kosova has been member of a state which ceased to exist, former Yugoslavia, like Serbia, Croatia, Macedonia and others. The independence of Kosova would only stabilize the region, this part of Europe and would calm down Albania, Macedonia and Serbia as well, although it thinks different.”
Rugova considered as positive the proposal of the Contact Group that Felipe Gonzales be the OSCE special envoy for Kosova.
Asked about the parliamentary and presidential elections in Kosova, declared to be held on March 22, Rugova said that we are resolute to hold the elections, but we will be considering them because the situation is extremely grave. He said that the reporters would be duly notified about this.
President Rugova reported during the news conference that the Serbian regime has not allowed the Albanian experts to perform the autopsy of the victims and their burial. He greeted the operating plan of the Contact Group, approved in London, as well as the members of the group who worked for the Kosova question. He urged other countries to join this group in order to stop killings in Kosova. He asked a greater engagement of the international community for the salvation of the Kosova people, who is trying to realize his freedom and independence through peaceful means. /rxh/mt/
Albanian Telegraphic Agency
REPORTAZH NGA PREKAZI
Reportazhi nga Prekazi i korrespondentit në Kosovë Behlul Jashari shkruar në mbrëmjen e 31 Janarit 2010, botuar të nesërmen në 1 Shkurt te Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë- Agjencia Telegrafike Shqiptare:
REPORTAZH
KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ
Dëbora, si një bardhësi paqeje, e ka mbuluar Prekazin, fshatin i cili 12 vjet më parë, më 5 mars 1998, u përball me egërsinë e makinerisë luftarake serbe kundër shqiptarëve, familjes së Jasharajve të fortifikuar në kulla për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovën.
Mbi kullat legjendë valëviten dy flamuj kombëtar shqiptarë si në majën më të lartë të botës, të lavdisë, heroizmit, të sakrificësës e flijimit për liri. Flamuri kuqezi valon edhe lart në një kodrinë, ku prehen në amshim 60 heronj e dëshmorë të rënë në epopenë e Jasharëve, Prekazit, Drenicës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Pranë varrezave memorial, ngritur me mermer të bardhë, qëndrojnë në nderim të përhershëm ushtarët e forcës kosovare.
Ky është imazhi i parë nga Prekazi në prag të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.
Historia tregon se Jasharajt e Prekazit janë sulmuar tre herë. Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.
Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.
Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…
Kryefamiljari Rifat Jashari, në odën e tij kujton si i ka përjetuar ato ditë dramatike, i ndodhur atëherë jashtë vendit, në Gjermani, bashkë me të birin, Muratin dhe Lulëzimin e Bekimin, djemtë e Ademit dhe Hamzës.
“Do mbesim veç ne katër, pata thënë atëherë, atë ditë që ka krisë në Prekaz…”, thotë Rifati, i cili tregon se kishte bërë telefonata të shumta në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Skënderaj… dhe kishte marrë versione të ndryshme për luftën e familjes së tij në Prekaz.
“Të vertetën drejt ma tregoi vetëm Sabit Istogu, që ishte shok i Hamzës”, vazhdon Rifati rrëfimin . “Rash në lidhje me Sabitin…Edhe m’u drejtua: Bac, kullat po i bombardojnë. Jemi në rreth të hekurt, tank pas tanku”.
Baca Rifat e vazhdon rrëfimin, flet për përtëritjen e familjes dhe të jetës, për njëmbëdhjetë fëmijtë e lindur pas zjarrit të madh të luftës, të cilët mbajnë emrat e të rënëve.
“Shpëtuan dhjetë anëtarë të familjes. Prej dhjetëve numri shkoi në 25. Që dy orë isha duke luajtur me fëmijët nëpër oborr… E çka po do pasuri më të madhe. Unë për veti pasuri më të madhe nuk di. Njëmbëdhjetë fëmijë i ka falë zoti, cilin ta kqyrësh më i shëndoshë se shoqi”.
Njeriu i familjes që ka dhënë 56 heronj e dëshmorë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, thekson nderimin e madh e të gjithmonshëm të kombit.
“E falënderoj këtë popull, prej të gjitha viseve shqiptare, kudo që jetojnë, që kurrë nuk ka lënë vetëm…”, thotë Rifati.
Dhe, në veçanti, kryefamiljari i Jasharëve flet për Shqipërinë.
“Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, e më duket edhe nga secili fshat i Shqipërisë, kanë ardhë në këtë odë për të na uruar kur Kosova shpalli pavarësinë. Kanë ardhur edhe shumë herë të tjera…”
Rifati i Jasharëve të Prekazit kujton me shumë mirënjohje ndihmën e gjithmonshme të Shqipërisë për Kosovën edhe në kohët më të vështira të luftës, kur strehoi shumicën e rreth një milion shqiptarëve të dëbuar. Nuk thotë kosovarëve, se “komb kosovar s’ka”.
“Po mos të mos ishte shteti amë nuk e di ku do ishim sot. E gjithë Shqipëria i priti vëllezërit e motrat nga Kosova”.
Ai vlerëson lart të gjitha angazhimet e shtetit shqiptar, edhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë, edhe tani me mbështetjen e diplomacisë shqiptare drejt njohjeve të reja.
Nga oda e Jasharëve në Prekaz Baca Rifat jep mesazhin se Kosova, edhe udhëheqësit e saj, edhe të gjithë, duhet të punojnë edhe më shumë për Kosovën e kombin.
“I lumi është ai që punon për komb të vet, për vend të vet…”, thotë ai.
Ai jep edhe mesazhin për unitet të shqiptarëve kudo që janë për çështjet madhore, për bashkëpunim mes partive, pozitës dhe opozitës.
Kryefamiljari tregon se në Prekaz dhe në odën e Jasharajve vizitorët e shumtë janë nga gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e nga shumë anë të botës, mes tyre edhe personalitete të njohura.
Ndërsa, ciceroni i Kompleksit Memoral në Prekaz, Xhevat Imeri, thotë se gjatë 11 vjetëve të pasluftës ka patur më shumë se tetë milionë e gjysmë vizitorë.
Ndër personalitetet më të larta që kanë vizituar Prekazin është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
“Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha në vizitën e parë më 16 qershor 2006.
“Vizita në Prekaz është vizita në tempullin e lirisë, flaka e të cilës këtu nuk u shua kurrë. Është vizita në vendin, në shtëpinë e tribunit të lirisë, komandantit legjendar të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet njerëzor, nder, dinjitet kobëtar. Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës. Në veprën e Adem Jasharit e familjes së tij, familje që sakrifikoi sa asnjë tjetër në historinë e kombit, për lirinë e Kosovës, mbetet flaka, mbetet simboli i madh i shpresës, i besimit të shqiptarëve tek një e ardhme e shkëlqyer”, u shpreh atëhere Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se kombi shqiptar në liri do të ndërtojë të ardhmen më të shkëlqyer, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Në Prekaz ishte edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner.
“Dua ta them një të vërtetë të madhe, Prekazi lëvizi të gjithë mekanizmat botërorë që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte pasur Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, ka theksuar Kushner, cituar në një nga librat në muzeun e kompleksit memorial.
Ndërsa, mijëra e mijëra vizitorë në Prekaz kanë shkruar e kanë firmosur në librin e përshtypjeve, që është një libër i madh, gjithmonë i hapur dhe i pafund.
Ndër të nënshkruarit në atë libër është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.
Dhe, këtë shkrim nga Prekazi, që mund të jetë edhe i pafund, po e mbyllim në mbrëmjen e fundjanarit me një theksim nga ajo që ka shkruar Kadare: “Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë”…
Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, 3.8 mld lekë për 15 km gjatësi
Me 06-03-2025
Tashmë të gjithë qytetarët që duan të vizitojnë bregdetin nga Shëngjini deri në Velipojë, do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë rrugë më shpejt dhe të kenë qasje në zona që deri më sot nuk mund të kalohej.

Kjo falë investimit të kryer prej disa vitesh në këtë zonë, me një vlerë prej 3.8 miliardë lekë.
Përveçse do të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm, do të ndikojë edhe tek banorët e zonës dhe ekonominë e tyre. Ata banorë që jetojnë përgjatë këtij aksi shprehen të kënaqur që më në fund kjo rrugë mori jetë.
Ardhja e turistëve dhe aksesimi i zonës, do të shtyjë ata që zhvillojnë bizneset lokale. Dikur për të shkuar nga Shëngjini në Velipojë, duheshin 1 orë e 20 minuta, ndërsa rruga e re zgjat vetëm 20 minuta, ku gjatësia e saj është vetëm 15 km.
Në të gjithë gjatësinë e saj, aksi panoramik përshkon zonat e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe Lagunës së Vilunit, duke bërë që vlera e pronave të rritet dhe të nxiten investime të reja në fushën e turizmit, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të zonës.








