
Nuk je i vetmi ambasador që ia huqë o Avni Arifi, drama yte si dramë e opozitës!

100 – vjet histori, sakrificë dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, lamtumirë prof. Astrit Leka
Arif Ejupi
Prof. Astrit Leka dhe Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në Kosovë dhe Mërgatë.
Sot, pasdite në ambientet e “Chapelle des Rois” të lagjes Planipalais të Gjenevës, është organizuar ceremoni mortore në nderim të Prof. Astrit Leka, luftëtar i njohur i Luftës Nacionalçlirimtare dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.
Familjarëve, ish-nxënësve, shokëve dhe miqve, të prof. Arstrit Leka, fillimisht u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta zonja Sonia Duc,celebrante laike në“Chapelle des Rois” dhe anëtare e shoqatës” ACOR” të Zvicrës frankofone.

Zonja, Duc para të pranishmëve të kësaj ceremonie mortore gjatë dyzet minutave ka shpalosur jetën dhe veprën e prof. Astrit Leka , që nga lindja e deri në vdekje.
Prof. Astrit Rakip Leka, lindi më 20 dhjetor të vitit 1924. Origjina e paraardhësve të tij, është nga Borshi i Shqipërisë së Jugut. Meqë, babai i tij, Rakip Leka, ishte Prokuror në Elbasan, ai mësimet e para i mori në këtë qytet.
Pastaj, ato të mesme i vazhdoi në Liceun francez të Korçës. Z. Leka ishte njëri prej nxënëseve më të mirë të këtij Liceu . Ai në këtë Lice mësimdhënës dhe kujdestar klase e kishte Enver Hoxhën, udhëheqës i ardhëm i Shqipërisë komuniste . Zoti Leka, edhe pse ishte nxënës shembullor nuk mundi t’i përfundoj mësimet në liceun e Korçës, për shkak të pushtimit të Shqipërisë, nga Italia fashiste.
Ai si një i ri inteligjent dhe mjaft i shkathët përkundër vështirësive të shumta nga dëshira për t’u arsimuar regjistrohet në shkollën e mesme “Francesko Krispi” në Tiranë.
Kurse në vitin 1939 edhe pse shumë i rinj i motivuar nga një grup shokësh shkon në Itali, për të vazhduar me mësime në Kolegjin Cikonjini. Leka i rritur në një familje përparimtare dhe i brumosur me atdhedashuri papritmas përleshet ashpër me Sekretarin e Rinisë fashiste të kolegjit.
Ai i edukuar në frymë fashiste para syve të z. Astrit Leka e kishte përdhosur Flamurin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, me shqiponjën dykrenore. Leka i fuqishëm dhe energjik i mllefosur nga ky akt i shëmtuar e kishte rrahur keq moshatarin e tij, italian. Lajmi për këtë ngjarje të rëndë ishte përhapur me shpejtësi rrufeje në mbarë Italinë.
Me të kuptuar rastin Qemal Stafa, asokohe studentë në Firencë, nga frika që Astritin do ta përjashtojnë nga shkolla e pastaj edhe do ta nxirrnin para Gjyqit, i jep këshilla praktike se si duhej mbrojtur. Ky incident i pamenduar e shtynë z. Leka, që të kthehet në Shqipëri dhe të inkuadrohet në Grupin e Shkodrës, i cili me guxim të pashoq e luftonte fashizmin italianë.
Astrit Leka, ndërkohë lidhet edhe me shokë e shoqe të gjimnazit të Tiranës. Ai bashkërisht me ta krijon organizatën, Rinia komuniste Shqiptare . Nga grupi ku bënte pjesë Astriti, duke treguar heroizëm të vërtetë ndaj pushtueseve italianë vriten 11 shokë të tij.
Artrit Leka përkundër dhembjes për humbjen e shokëve nuk dorëzohet, madje ai shndërrohet në Atentator të njohur. Gjatë përpjekjeve për çlirim të trojeve shqiptare nga pushtuesit kryen 44 atentate . Në mënyrë që të mos binte në sytë e italianëve vepronte me nofkën Alaiku.
Duke qenë i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë Luftës Nacionalçlirimtare shpëton nga burgosja dhe ekzekutimi që i kishin kurdisur njerëz të afërt me Enver Hoxhën.
Leka me etjen e pashuar për të zënë sa më tepër njohuri më 1950, pa shkëputje nga puna studion Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Histori e Gjeografi . Ai duke u treguar i zellshëm në studime në të dyja drejtimet diplomon në afat rekord, së bashku me kolegët e tij, Qemail Haxhihasani dhe Shaban Demiraj.
Pas diplomimit z. Arsrit Leka, punon së profesor në shkollat e mesme të Tiranës . Ai në punën me nxënës tregohet mjaft i suksesshëm. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit të tij, të dikurshëm në gjimnazin e Tiranës, nga Milano në Gjenevë, kishte ardhur Z. Shpetim Qesja.
Ai me shumë emocion fliste për përkushtimin e pareshtur të Z. Leka, si pedagog e veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare . Z. Astrit Leka, më 1967, kishte kundërshtuar haptas idenë për zbatimin e njëfarë revolucioni kulturor kinez. Kjo u mor si pretekst dhe ai u përjashtua nga procesi arsimor dhe edukativ. Kurse bashkëshorten e tij, Eminen të diplomuar në Biologji-Kimi dhe në Veterinari, vetëm pse u solidarizua me të shoqin Astritin e detyruan të punojë në një stallë derrash.
Prof. Astrit Leka, njohës i shkëlqyeshëm i shtatë gjuhëve të huaja pas rënies së komunizmit largohet nga Shqipëria . Ai fillimisht shkon në SHBA dhe Kanada. Me gjithë mundësitë për të lobuar atje në favor të çështjes shqiptare, dëshironte që të jetë më afër Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai me ndihmën e një miku të tij, zviceran nga Bulle e Friburgut, në shtator të vitit 1990, së bashku me bashkëshorten Eminen dhe vajzat Brikenën dhe Dasarën, vinë në Zvicër. Prof. Astrit Leka, edhe pse ende s’ kishte shtruar kërkesë për strehim merr ofertë pune nga Universiteti i Friburgut.
Prof. Astrit Leka i vendosur që me tërë qenien të punojë në të mirë të çështjes së pazgjedhur shqiptare refuzon këtë ofertë pune dhe vendoset në Gjenevë. Ai së bashku me disa miq zviceranë më 1992, themelojnë shoqatën “Solidest”. Zoti,Leka nëpërmjet kësaj shoqate shqyrton mundësinë e vendosjes së shtatores së kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë.
Pas shumë përpjekjesh me ndihmën e Z. Alexander Lambert, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Gjenevës dhe drejtor shumëvjeçar i shoqatës “ Solidest” më 1 Nëntor të vitit 1997, kjo ide e kamotshme e z. Asrtit Leka, jetësohet.
Prof. Astrit Leka, po ashtu loboi fuqishëm në dobi të të gjitha trojeve tona të pushtuara nga serbo-sllavët. Ai ka pasur takime me burrështetas të njohur si: Jacques Chirac , Tony Blair, Papa Françesku etj.
Në homazhin e sotëm kushtuar zotit Astrit Leka, kujtime nga puna me te evokoi edhe miku i njohur i çështjes shqiptare Ueli Leuenberger, njëherit edhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë. Ai tha z. Leka ishte përplot energji për punë. Ai duke qenë i tillë kudo ofronte dashuri dhe pozitivitet.

Ndërkaq, në emër të shtetit shqiptar me një fjalë rasti u paraqit zonja, Vasilika Hysi, Ambasadore pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ajo çmoi lartë angazhimin e prof. Lekës, duke thënë se ai do të kujtohet përherë nga shqiptarët. Ajo në fund të fjalës së saj paralajmëroi organizimin e një mbrëmje nga shteti shqiptar, kushtuar jetës dhe veprës së lavdishme të prof. Astrit Leka.
Zonja, Shukrije Ramadani, përfaqësuese e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, tha se çdo takim me prof. Astrik Leka, ishte mbresëlënës.

Ai me përvojën e tij të gjatë garantonte se çlirimi i Kosovës nga Serbia, do të ndodh patjetër. Ambasada jonë në Bernë, më 2018, duke mos harruar kontributin e tij, të jashtëzakonshëm tha ajo organizoi një solemnitet dhe e shpërbleu me mirënjohje.
Edhe pse i shtyrë në moshë nga Nju-Jorku në Gjenevë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të vëllait Astrit Leka, kishte, ardhur Z. Genc Leka, me bashkëshorten Elenën dhe vajzën Denisën.

Kurse, mbesa Holta Hoxha-Carron, lexoi disa rreshta mjaft emocionues nga takimet me dajën e saj, prof. Astrit Leka. Ajo leximin e kësaj letre e përfundoi duke thënë “ isha me fat që dajë, kisha një njeri të urtë dhe intelektual me vlera si prof. Astrit Leka.“

Mbi arkivolin e profesor Lekes, lule dhe qirinj vendosën të bijat Brikena dhe Dasara, si dhe nipi Eric dhe mbesa Helene Lambert.

Në fund të gjithë lexuesit e kësaj nekrologjie i njoftojmë se prof. Astrit Leka, ka ndërruar jetë më 24 shkurt 2025, në moshën 100 -vjeçare së Spitalin Universitar të Gjenevës.
Mirëpo, ceremonia e varrimit është shtyrë deri me sot, për shkak të procedurave të parapara me ligjet, gjenevase.

Jemi të vetëdijshëm që shumëçka ka ngelur pa u thënë mbi jetën dhe veprën e prof. Astrit Leka, i cili një shekull të plotë e kaloi në mes luftës, sakrificës dhe përpjekjeve të pareshtura për ta bërë më të mirën e mundshme ndaj popullit të tij.
Në një të ardhme të afërme do t’ua prezantojmë të plotë biografinë dhe veprën e luftëtarit, pedagogut dhe poliglotit të njohur Astrit Leka.
Kujtimi për profesor, Astrit Lekën, do të jetë i përjetshëm !
Kryeministri Kurti mirëpriti ish-oficerin e ushtrisë britanike dhe Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (KPC), gazetarin dhe shkrimtarin, Ade Clewlow
Prishtinë, 7 mars 2025
Autori i librit “Nën një qiell me pupla: Historia e parrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”, Ade Clewlow, ishte mysafir i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka shërbyer si oficer në ushtrinë britanike e oficer ndërlidhës i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (KPC) dhe përmes librit të tij, i cili tashmë është përkthyer dhe vjen edhe në gjuhën shqipe nga libraria Artini, tregon për sfidat dhe vështirësitë e periudhës së pasluftës, nga shtetndërtimi tek tranzicioni drejt Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e Ade Clewlow, jo vetëm gjatë asaj periudhe, por edhe sot, përmes rrëfimit të përjetimeve të tij dhe tregimit të detajeve e momenteve që karakterizuan etapat shtetndërtuese, gjersa libri ofron edhe paraqitje e pikëpamje të funksionimit e rolit të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Biseda mes tyre vijoi edhe në suaza më të gjera të zhvillimeve gjeopolitike në botë e situatën e sigurisë. Ndërsa, në veçanti për rajonin, u trajtua dhe shtypja e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
PDK-ja nuk e lëshon interesin serbomadh për “Zajednica”-n

Bulizmi në shkollat norvegjeze: “Ne vetëm duhet të godasim këtë”
Kari Nessa Nordtun (lindur në 1986) është një politikane norvegjeze e cila, nga 16 tetori 2023, është Ministre e Arsimit e Norvegjisë (Ap).[2] Nga tetori 2019 deri në tetor 2023, ajo ishte kryetare e bashkisë së Stavanger.[3][4]
LUFTA KUNDËR BULLIMIT
“Ne vetëm duhet të godasim këtë”
Ministri i Arsimit ka frikë se mësuesit nuk kanë guxuar ta quajnë bullizëm me emrin e vërtetë bullizëm.
Por çfarë lloj ndikimi ka ajo vetë?
– Më duhet të falënderoj prindërit që kanë guximin të tregojnë historitë e tyre dhe të fëmijëve. Këto janë histori të rëndësishme. Forca e tyre si komunikues na bën më të mençur. “Ne që punojmë me këtë në baza ditore jemi veçanërisht të shqetësuar se si mund të krijojmë një mjedis më të mirë shkollor”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës për VG.
Kari Nessa Nordtun është shefi i të gjithë drejtorëve të shkollave, drejtorëve, mësuesve dhe nxënësve në shkollat norvegjeze. Por ajo është edhe nënë e tre fëmijëve.
Historia e Peder Angel, mbi të cilën VG ka hedhur një dritë të re një vit pasi ai vrau vetën, i bën një përshtypje të pashlyeshme ministrit.
– Kam takuar prindër që kanë mbetur pas një incidenti të tillë, ku një fëmijë i ka marrë jetën. Është gjëja më e keqe që mund të përjetoni. Absolutisht e tmerrshme, thotë Nordtun.
– Dhjetë paraardhësit tuaj janë përpjekur të zvogëlojnë shkallën e bullizmit që nga viti 2000. Megjithatë, ngacmimi mes studentëve vetëm sa është rritur. Pse?
– Mendoj se përgjigja është komplekse. Kjo ndodh si brenda dhe jashtë shkollës, përgjigjet Nordtun.
– Duket se gjuha është bërë më e ashpër se më parë. Shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj kësaj gjuhe më të ashpër, e cila shpesh përdoret për të tërhequr sa më shumë vëmendje dhe për të arritur sa më shumë njerëz në rrjetet sociale.
Ministrat përgjegjës për bullizmin
Ministrat e Arsimit dhe Dijes që nga viti 2000:
Trond Giske (Partia e Punës): Mars 2000 – Tetor 2001.
Kristin Clemet (H): Tetor 2001 – Tetor 2005.
Øystein Djupedal (SV): tetor 2005 – tetor 2007.
Bård Vegar Solhjell (SV): Tetor 2007 – Tetor 2009.
Kristin Halvorsen (SV): Tetor 2009 – Tetor 2013.
Torbjørn Røe Isaksen (H): tetor 2013 – janar 2018.
Jan Tore Sanner (H): Janar 2018 – Janar 2020.
Trine Skei Grande (V): Janar 2020 – Mars 2020.
Guri Melby (V): Mars 2020 – Tetor 2021.
Tonje Brenna (Partia e Punës): Tetor 2021 – Tetor 2023.
Kari Nessa Nordtun (Partia e Punës): Tetor 2023 –
Trego më shumë
Ajo nuk e fsheh faktin se beson se i ashtuquajturi seksion bullizmi (9-A i Ligjit për Arsimin), kur hyri në fuqi në gusht 2017, çoi në një çekuilibër shumë të fortë mes mësuesit dhe nxënësit në favor të studentëve.
Toleranca zero për bullizmin dhe veprat e tjera u sanksionua më pas në ligj. Shkollave iu dha e ashtuquajtura detyrë për të ndërhyrë. Ndryshimi i ligjit kontribuoi gjithashtu në rritjen e theksit mbi zërin e studentit dhe opinionin subjektiv, sipas një pjese të vlerësimit të “ligjit të bullizmit”.
“Ndoshta ka çuar në shpenzimin e shumë burimeve për ankesat ndaj administratorëve shtetërorë, por pa parë asnjë efekt pozitiv në shifrat e bullizmit”, thotë Nordtun, e cila vetë është e martuar me një mësuese.
– Në vend të kësaj, kam frikë se ky legalizim ka bërë që mësuesit ndoshta të mos guxojnë ta quajnë bullizëm bullizëm. Sepse ata refuzuan të nisnin një proces disi të dhunshëm dhe disi burokratik.
Pa celular dhe pa ngacmime
– Si e sulmoni numrin në rritje të bullizmit?
– Ngacmimi është diçka që duhet t’i japim fund. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë si politikanë është të sigurojmë që studentët të kalojnë mirë në shkollë. Që ata përjetojnë mjeshtëri. Dhe kur ata përjetojnë mjeshtëri, ne shpesh shohim se ata lulëzojnë. Është e lidhur.
– Dhe nuk duhet të kenë celularët në shkollë?
– Është një nga masat e shumta, pjesë e fotos. Kemi parë studime që tregojnë se nëse nuk sjellin celularët në shkollë, ka më pak bullizëm. Në të njëjtën kohë, rezultatet akademike janë përmirësuar.
Nordtun përshkruan një pamje të një situate të favorshme me një shkollë pa celular. Por ajo pranon se një shkollë pa ngacmime është të paktën një detyrë aq e kërkuar.
Në disa mjedise rinore, duke përfshirë mjedisin shkollor ku bënte pjesë edhe Peder Angel, përshkruhet një kulturë hajduti, ku të tjerët nuk njoftohen.
– Si të silleni me kultura të tilla, këshilli i shkollës?
– Duhet ta trajtojmë këtë është shumë, shumë serioze. Dhe ajo duhet të pastrohet. Ne kemi grupe të mira rreth Norvegjisë që po punojnë për këtë problem. Prandaj, është e rëndësishme që shkollat të marrin ndihmë kompetente nëse do të zhvillohen kultura të tilla. Ajo vendoset në mure.
“Fryni veten, varni!”
Kari Nessa Nordtun ka vënë re se gjuha e përdorur nga të rinjtë që mund të fshihen pas ekranit të celularit ndonjëherë mund të jetë brutale.
– Çfarë mendoni kur lexoni se të rinjtë inkurajohen të hidhen në erë dhe të varen?
– Thjesht duhet ta godasim atë, thënë thjesht. Fëmijëve duhet t’u kujtohet gjithashtu se kjo është në fakt një vepër penale. Dhe ne nuk flasim kështu me njerëzit. Ndonjëherë pyes veten nëse disa nga ata që përdorin fjalë të tilla e dinë se çfarë kuptimi kanë në të vërtetë.
– A është ministri i paralizuar ndaj bullizmit pas orarit të mësimit?
– Në një farë mënyre jam. Sepse atëherë është koha e lirë. Dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përfshihemi në kujdestari të tepërt në jetën private dhe shtëpitë e njerëzve. Por ndoshta prindërit duhet të përfshihen më shumë gjatë asaj periudhe, përgjigjet Nordtun.
Ajo beson se është thelbësore për mjedise të mira shkollore që prindërit ta njohin mirë njëri-tjetrin dhe të kenë një dialog të mirë.
Dhe ajo beson fuqimisht se kufiri i moshës në mediat sociale duhet të respektohet nga prindërit derisa fëmijët të jenë mjaft të pjekur për ta përballuar atë.
– Do të ndihmojë në uljen e bullizmit. Por kjo nuk do të zgjidhë gjithçka.
Guxoni të bëni dush lakuriq
Atmosfera u tensionua disi kur Nordun u takua me përfaqësuesit e gjigantëve të mediave sociale Meta, Google, Snapchat dhe TikTok në dhjetor.
Mesazhi i ministrit të Arsimit ishte i qartë:
“Kjo është një betejë që prindërit janë të dënuar ta humbin. Kështu që ne duhet t’i ndihmojmë ata. Dhe ne kemi nevojë që ju të merrni edhe përgjegjësinë. Dhe ndiqni ligjin.”
Nordtun-it i janë servirur histori për vajzat që kanë guxuar të fillojnë të bëjnë dush lakuriq sërish në shkollë.
Frika për t’u filmuar është zhdukur, me ndalimin e celularit.
– Është e rëndësishme që të mos dorëzohemi
Ministrat e Arsimit duan të flasin për shenja të tilla se diçka po shkon në drejtimin e duhur. Por historia e madhe e suksesit të qeverisë që ndal bullizmin nuk është diçka që mund ta përjetojë as ministri Nordtun.
– Apo?
– Është e vërtetë që shumë ministra nga disa parti janë përpjekur të bëjnë diçka për të reduktuar bullizmin, por jo sa duhet. “Është ende tepër e rëndësishme që ne të mos dorëzohemi,” përgjigjet ajo.
– Nëse nuk do të kishim bërë asgjë, gjërat mund të dukeshin edhe më keq. Por shifrat se sa studentë përjetojnë ngacmim janë shumë të larta.
A besoni se qeveria dhe ministri i Arsimit do të arrijnë të ulin bullizmin në shkolla?
a
Jo, do të jenë kryesisht fjalë të bukura dhe premtime boshe.
b
Po, Nordtun ka treguar se është një ministre aktive e kabinetit.
c
I pasigurt. Është si të vësh bast në Lotto.
– Sa do të ulet bullizmi me ju si ministre?
– Synimi im është të kem sa më pak bullizëm në shkollë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.
– Por mund të thuash që shifrat e bullizmit po bien, apo jo?
– Po. Sigurisht që do ta bëjmë. Duhet të kemi një rënie. Absolutisht. Një rënie e ndjeshme. Është vërtet e rëndësishme, thotë Kari Nessa Nordtun.
– Nuk mund të pranojmë kurrë histori si ato për Peder Angel, Odin dhe të tjerët që janë ngacmuar.
Statsråden og kampen mot mobbing: – Dette må vi bare slå ned på
Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : “Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…”(2)
Shkrimi n°2 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Mars 2025
“Dagens Press” ka botuar, të mërkurën e 13 prillit 1921, në faqen n°4, intervistën ekskluzive asokohe me Johanna Terwin, gruan e Aleksandër Moisiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij

Burimi : Dagens Press, e mërkurë, 13 prill 1921, faqe n°4
Aleksandër Moisiu shoqërohet në udhëtimin e tij në Skandinavi nga bashkëshortja e tij, aktorja Johanna Terwin. Një gazetë daneze i ka bërë zonjës Moisi pyetjen e mëposhtme intime :
— A bën gabime të shumta e të mëdha Moisiu ?
— Jo, seriozisht, jo, ishte përgjigja. Ai është një fëmijë i sjellshëm — por në të vërtetë një fëmijë i madh — plotësisht i pafuqishëm në gjithçka që ka të bëjë me jetën praktike — një ëndërrimtar në tokë. Prandaj, unë duhet të kujdesem për të dhe të organizoj gjithçka për të. Ai do të harronte të ndërronte rrobat e tij nëse nuk do të kujdesesha për të — ai nuk do të kishte fare rroba përndryshe. Moisiu është bohem i lindur, gjithmonë në lëvizje, i pa qetë. Aktualisht, ne kemi një apartament në Berlin, përndryshe ai ka jetuar gjithë jetën në hotele.

Burimi : Dagens Press, e mërkurë, 13 prill 1921, faqe n°4
— A punon shumë ?
— Po, çmendurisht. Ka muaj që punon 28 netë me radhë. Në dhjetor, nata e Krishtlindjeve ishte dita e tij e parë e pushimit. Dhe pastaj ai zgjohet shumë vonë — dhe duhet të flejë në mes të ditës…
— Pse kështu ?
— Për shkak se i janë prekur mushkëritë — ai e mori këtë si kujtim nga lufta. Ai tani do të përfitojë nga vera e tij për të kaluar tre muaj në një sanatorium malor.
— Si i punon Moisiu rolet e tij ?
— Ai i lexon ato pa pushim dhe vetëm në një fazë të vonë fillon t’i mësojë përmendësh. Gjatë provës ai është si një libër i mbyllur. Askush nuk e ka idenë ende nga provat se si e ka perceptuar rolin. Ai nuk është në gjendje të flasë deri në provën e veshjes, ku është edhe i veshur me kostum dhe i maskuar dhe kështu “riformohet” nga jashtë në formën e tij të re.
- Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/dagens-press-1921-moisiu-nepermjet-syve-te-gruas-se-tij-johanna-terwin-duhet-te-kujdesem-dhe-te-organizoj-gjithcka-per-te/.
Kryemininstër, a je lodhë nga mashtrimet?!

Florim Zeqa
Në perimetrin e tokës prej 24 hektarësh rreth Manastirit të Deçanit ndodhen objekte që u përkisnin ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Me përfundimin e luftës, në vitin 2000, dy ndërmarrjet iu drejtuan gjykatës. Ato kërkuan anulimin e marrëveshjes politike për tokën 24 hektarëshe nga koha e Millosheviqit.
Kryeministri me kritere të dyfishta për sistemin e drejtësisë
Albin Kurti si opozitarë e kishte mbështetur fuqishëm rreshtimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan në mbrojtje të pronave të ish ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, por Albin Kurti si pushtetarë, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i kishte urdhëruar zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës për bartjen e pronave të ndërmarrjeve publike në emër të manastirit të Deçanit, me arsyetimin se ishte vendim i gjyqësorit, vendim i institucioneve të drejtësisë së shtetit tonë!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13.03.2024 i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit, me arsyetimin se do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Mirëpo, çfarë ndodhi, shkuan 24 hektarë për ‘lesh’ dhe Kosova nuk u pranua në Këshillin e Evropës, madje tani është hequr fare nga agjenda e anëtarësimit!
Para se të vazhdoj tutje, do t’i thoja Albin Kurtit, Kryemininstër a je lodhë nga mashtrimet!?
Mirëpo i njëjti person në të njëjtin pozicion, nuk e përfill vendimin e gjyqësorit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se është vendim politik dhe tendencioz, madje duke shkuar edhe përtej kësaj, duke e cilësuar ftesën e prokuororisë si vendimi kriminal i institucioneve të drejtësisë!
Albin Kurtin kot e priti prokurori dy herave të fundit, pasi ai e kishte zgjedhur që të pres shirita në mes të ‘Livadheve të Arapit’ diku në periferi të Gjilanit dhe që të merr pak krenari nga Epopeja e Jasharajve në Prekaz!
Të gjithë të barabartë para ligjit
Në të hyrjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë në Itali e hasim të njëjtin mbishkrim: “La legge è uguale per tutti”, që në shqip i bie, ‘Drejtësia është e barabartë për të gjithë’.
Për fatin e keq, në Kosovë nuk vlen ky nocion biblik për drejtësinë!
Tek ne ka pasur gjthmonë njerëz që janë mbi ligjin dhe drejtësinë!
Të tillët janë shëmbulli më i keq (pa) barazisë qytetare dhe keq-funksionimit të drejtësisë vendore!
Pavarësisht simpatisë apo empatisë së qytetarëve ndaj një lideri të caktuar partiak, insitutucionet e shtetit janë mbi të gjitha subjektet politike dhe liderët partiakë.
Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit nuk i bëri përshtypja as thirrja për herë të katërt që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rezervat shtetërore!
Përderisa, kryeministri i vendit nuk i respekton institucionet e shtetit me të cilin qeverisë, atëherë kemi arsye të shtrojmë pyetjen e logjikshme, ka apo s’ka diferencime ideo-politike në Kosovë!?
Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë, ka kapje të shtetit dhe ka diferencime ideo-politike në Kosovë ngjashëm sikur në sistemin komunist të epokës së kaluar.
Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti me legjitimitetin më të lartë qytetarë nuk i bën nder ikja nga drejtësia, në këtë rast nga Prokuroria Speciale.
Sikur unë të isha në vendin e tij, jo vetëm që do t’i përgjigjesha ftesës pa asnjë hezitim, me veti do t’i merrja edhe mediat për t’u intervistuar në prani të tyre, për të dhënë shëmbullin e mirë para qytetarëve të vendit dhe për të dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin në këtë vend!
Kujtime për ditëlindjen e mikut të ndjerë Zeqir Lushaj
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Duhet kohë përpara se të kuptoni vërtet se një mik ka vdekur. Ju jeni duke pritur që ai person të shfaqet, por kjo nuk ndodh. Pasi një mik ka vdekur, miqtë e të ndjerit afrohen më shumë, flasin më shumë dhe kujdesen më shumë për njëri-tjetrin dhe ndihen sikur bëhen më të hapur me njëri-tjetrin.
***
Shumë njerëz mund të humbasin mundësinë për të telefonuar një mik ose për të dërguar një mesazh, dhe ju mund ta merrni telefonin ose filloni bisedën nga zakoni i vjetër, para se të mbani mend se çfarë ka ndodhur me mikun tuaj tashmë të ndjerë. Mund të duken si gjëra të parëndësishme për të tjerët, por shpesh në këto situata humbja e një shoku bëhet më e dukshme dhe njeriu bëhet i vetëdijshëm se miku nuk është më aty.
Të gjithë ne e dimë se të jesh në një miqësi me dikë është një marrëdhënie komplekse, dukurish të lidhura në mënyrë harmonike: që në radhë të parë bazohet në respekt, besim dhe tërheqje reciproke, dhe përfshin një shkallë të caktuar mbështetjeje emocionale dhe instrumentale.
Ju gjithashtu mund të përjetoni pikëllim në emër të mikut tuaj, i cili nuk do ta përjetojë kurrë këtë. Prandaj është e zakonshme që pikëllimi të ndihet më fort në ditë të veçanta, si diplomime, dasma, ditëlindje, etj., pasi dikush mund të imagjinonte se i ndjeri do të ishte pjesë e përjetimeve.
Shumë njerëz mbajnë gjithashtu një kujtim të të ndjerit, të tilla si një copë bizhuteri ose një letre ose të ngjashme. Përveç kësaj, mund të jetë mirë të përpiqeni të mbani gjallë kujtimin e mikut tuaj duke punuar për të vazhduar dëshirat dhe vlerat e mikut tuaj.
PS: Unë sot, me pikëllim përkujtoj ditëlindjen e mikut tim të ndjerë Zeqir Lushaj (lindur 8 Mars 1949, ndërroi jetë më 2021). Intelektualit dhe atdhetarit të madh, publicistit, poetit të lindur. Shqiptari i madh jetoi dhe punoi në SHBA për disa vite dhe më pas u kthye në Shqipëri.
Më poshtë po postoj letrën që kam shkruar 3 vite më parë.
***
Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetes
E enjte, 11.11.2021, 01:00 PM
Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm. Ndërroi jetë miku im i madh, intelektuali dhe atdhetari Zeqir Lushaj.
Pusho në paqe, vëlla.
Shumë ngushëllime familjes. Mendimet e mia shkojnë tek të gjithë të afërmit. Ngushëllime edhe Redaksisë së Zemra Shqiptare. Nuk kam fjalë…shumë trishtim…Unë jam me gjithë zemër me ju.
Hidhërimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim është i ngjashëm me detin. Për të filluar, valët janë shumë të mprehta. Më pas vijnë fryrjet, por nuk do të ketë më pamje nga deti.
Ky është ngushëllimi im i vetëm sot. Ky pikëllim nuk ka efekt prapaveprues. Ky pikëllim sot nuk mund të fshijë ngjyrat e së djeshmes. Miqtë e mirë janë si yjet. Nuk i sheh gjithmonë, por e di që janë gjithmonë aty.
***
Gjithkush ka të drejtë për kujtime.
To:zeqirlushaj@msn.com
Mon, 9 Jun 2014 at 02:22
Për ty dhe familjen tënde, por edhe për kombin shqiptar ke bë shumë mirë që je kthyer, por shqiptaro-amerikanët me largimin tënd kanë “humbur” një njeri të madh. Mua personalisht më vjen keq pse je larguar…Ti më kupton…
Zeqir Lushaj <zeqirlushaj@msn.com>
Mon, 20 Jan 2014 at 01:03
Aurel Djali,
Te njoftoj se kete 8 Mars 2014, miku jot Zeqir Lushaj mbush plot 65 vjet….
Mon, 20 Jan 2014 at 01:34
To:zeqirlushaj@msn.com
Së pari here të uroj që të mbushësh edhe disa here nga 65 vjet, sepse në kohet e sodit është krejt normale takimi në rrugë i një numri shumë të madh të personave mbi 95 vjet. Marrë pjesë në gëzimin tënd se i kthehesh atdheut por pasi jam pak egoist, më vjen keq se lëshon Amerikën…Në një gjë jam i sigurt, në Shëngjin e Tiranë do të kesh një jetë shumë më të pasur (nga ana emocionale, sociale – ku nuk do të mungoje edhe ajo financiare); do të jesh shumë më afërt atyre me të cilët ke kaluar një pjesë të jetës, sidomos djalit (Lulzimit) dhe familjes së tij që është familja jote. Zvicra nuk është aq larg nga Shqipëria… Shëndet të pashtershëm, Aureli
Mon, 20 Jan 2014 at 01:38
Faleminderit Aurel djali.
Je nje mik shumë i mirë.
Z. L.

Ne që vajtojmë vdekjen tënde
Nga jeta në vdekje
Rruga ishte aq e shkurtër
Ne nuk mund ta kuptojmë
Që ti ke udhëtuar larg.
Me durim ke vuajtur,
Tani pusho në paqe.
Se ti ke ikur,
Ne kuptojmë,
Por në zemrat tona
Nuk të harrojmë.
Paraqitja e Sekretari i ShBA-ve Marco Rubio me Kryq ne Ballë, mbështetësit të çështjes shqiptare dhe hebraike, angazhim kulturor për paqe dhe stabilitet

Nga: Luan Dibrani
Në një periudhë ku politika dhe kultura janë vazhdimisht në kërkim të një balance të ndjeshme, paraqitja e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, me një kryq në ballin e tij është një moment që nuk kalon pa u vënë re. Ky simbol, përveç vlerave personale që ai ka si besimtar i krishterë, mund të mbajë një mesazh të fuqishëm për shqiptarët dhe për të gjithë ata që janë të prekur nga ndikimet e ekstremizmit islamik politik. Për shqiptarët, një popull që ka kaluar shumë periudha të vështira historike dhe që ka ruajtur identitetin dhe kulturën e tij, ky gjest mund të shihet si një apel për të ruajtur vlerat e pasura të besimit dhe identitetit të tyre. Kryqi, si një simbol i krishterimit, mund të funksionojë si një thirrje për reflektim mbi rrugën që ka ndjekur kombi shqiptar gjatë shekujve. Në një kontekst ku proceset e globalizimit dhe ndikimet e jashtme janë të pranishme, shqiptarët mund të kërkojnë të ruajnë thelbin e tyre kombëtar dhe shpirtëror, duke u ndihmuar nga udhëzimet që ky simbol i fuqishëm ofron.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio: Mbështetës i Çështjes Shqiptare dhe Hebraike – Angazhimi Politik dhe Kultural për Paqe dhe Stabilitet
Në një botë gjithnjë e më të polarizuar, ku tensionet ndërkombëtare janë në rritje dhe destabiliteti politik po prek shumë rajone, deklaratat e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, janë një thirrje për angazhim të fortë dhe mbështetje të drejtë për çështjen shqiptare dhe hebraike. Rubio, si një politikant i njohur dhe mbështetës i flaktë i vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, ka përmendur vazhdimisht angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur shqiptarët dhe hebrejtë, si dy popuj që kanë kaluar përmes periudhave të vështira historike. Roli i tij në këtë kontekst ka një rëndësi të thellë, duke shprehur një lidhje të fortë dhe të natyrshme mes këtyre dy popujve të cilët, përkundër diferencave kulturore, kanë ndarë një histori të përbashkët të qëndresës dhe mbijetesës. Në mënyrë të ngjashme, Rubio ka qenë gjithashtu një avokat i fuqishëm për çështjen hebraike. Në fjalimet e tij, ai ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të popullit hebre dhe siguria e shtetit të Izraelit janë thelbësore për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe të botës në përgjithësi. Ky angazhim për çështjen hebraike, ashtu si për atë shqiptare, pasqyron angazhimin e Rubio për ruajtjen e vlerave universale të paqes, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ekstremizmi Islamik Politik: Një Përkujtues i Rrezikut dhe i Domosdoshmërisë për Ndryshim
Një tjetër element që mund të lidhet me këtë paraqitje është mesazhi për të reflektuar mbi rrezikun e ekstremizmit islamik politik në Shqipëri dhe Kosovë. Në vitet e fundit, ka pasur shqetësime të vazhdueshme për ndikimin e ideologjive ekstremiste që mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit, përfshirë ndikimin e organizatave të tilla si Hamas dhe ideologji të tjera të radikalizuara. Marco Rubio, me një kryq në ballin Me paraqitjen e tij me kryq, Rubio mund të jetë duke kërkuar të dërgojë një mesazh të qartë: shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të ruajnë identitetin e tyre të lashtë dhe të pasur, duke mos lejuar që ekstremizmi të minojë të ardhmen e tyre.
Kryqi, përveç simbolikës fetare, mund të shërbejë si një simbol të vlerave të paqes, të tolerancës dhe të bashkëjetesës, duke përfshirë gjithashtu një refuzim të çdo forme të ekstremizmit politik dhe fetar që mund të kërcënojë mirëqenien e shoqërisë. Rubio, në këtë kuadër, mund të jetë duke apeluar për një kthim te vlerat themelore të shoqërisë shqiptare, duke u bërë thirrje shqiptarëve të ruajnë një trajektore të drejtë dhe të qëndrueshme, larg çdo ndikimi të dëmshëm.
Mbështetje për Çështjen Shqiptare: Politika e SHBA-së dhe Perspektiva Ndërkombëtare
Marco Rubio ka qenë një mbështetës i paepur i çështjes shqiptare, duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së. Politika e tij ka pasur një qëndrim të qartë kundër çdo përpjekje që do të mund të kërcënonte stabilitetin dhe paqen në rajon. Në këtë kontekst, Rubio ka shprehur vlerësimin për përpjekjet e shqiptarëve për të mbajtur dhe zhvilluar një shoqëri demokratike, duke ruajtur një identitet të pasur kulturor dhe historik, të cili shqiptarët kanë kontribuar në ndërtimin e qytetërimeve të mëdha evropiane.
Roli dhe Mesazhi i Kryqit në Ballin e Rubio: Një Simbol i Identitetit dhe Besimit Personal
Një ngjarje e veçantë që lidhet me paraqitjen e Rubio në disa prej takimeve dhe konferencave të tij ndërkombëtare ka qenë mbajtja e një kryqi në ballin e tij, një simbol i identitetit të tij personal si besimtar i krishterë. Ky gjest ka pasur një mesazh të fuqishëm: Rubio, duke mbajtur kryqin, ka dëshmuar se ai nuk është vetëm një figurë politike, por gjithashtu një njeri që është i lidhur thellë me besimin e tij dhe me vlerat që ai përfaqëson. Kryqi, përtej kuptimit religjioz, simbolizon besimin në parimet e drejtësisë, dashurisë dhe respektit për të tjerët – vlera që Rubio e ka vënë në qendër të angazhimeve të tij politike.
Kjo paraqitje ka një kuptim të dyfishtë: nga njëra anë, ajo tregon që Rubio është një lider i guximshëm që nuk ka frikë të shprehë besimin e tij personal, dhe nga ana tjetër, ajo është një kujtesë për botën se politika dhe besimi shpirtëror mund të bashkëjetojnë në mënyrë të shëndetshme, duke kontribuar në një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar. Ky simbol, i vendosur me krenari në ballin e tij, është një mesazh i qartë për ata që mund të ndihen të përçarë nga polarizimi politik dhe kulturor: ka një mundësi për të ruajtur vlerat e besimit dhe të identitetit personal, duke pasur gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe globale.
Angazhimi i Rubio për Paqe dhe Stabilitet Global
Në një botë gjithnjë e më të pasigurtë, ku tensionet dhe përplasjet politike janë të shpeshta, angazhimi i Marco Rubio për çështjet shqiptare dhe hebraike është një simbol i besimit të tij në mundësinë për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të drejtë dhe paqësore. Duke përdorur fuqinë e diplomacisë dhe lidhjen e tij me vlerat e besimit dhe drejtësisë, Rubio tregon se politika dhe kultura mund të bashkëjetojnë dhe të kontribuojnë në një mjedis ku të drejtat dhe respekti për individët janë të paprekshme. Mesazhi i tij është i thjeshtë, por i fuqishëm: për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, është e domosdoshme që të mbrojmë identitetin tonë, të përqafojmë besimet tona, dhe të angazhohemi për një botë më të drejtë dhe më të paqësuar.
Në fund, mbajtja e kryqit në ballin e Rubio është një shenjë se, pavarësisht sfidave të mundshme, besimi dhe angazhimi për vlerat universale janë shtyllat mbi të cilat mund të ndërtojmë një të ardhme më të fortë dhe më të drejtë.
Gëzuar 8 Marsin…!






