Kreu Blog Faqe 622

A do t’i bindet “hajvanati” Albin Kurtit?!

4

Florim Zeqa

Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë çka flet Albin Kurti! Por edhe më keq se kaq, për ata që e kuptojnë dhe nuk guxojnë ta kundërshtojnë!

Hoxha dhe Plaku

Për ta vërtetuar më mirë dhe më kjartë këtë që e ceka më sipër, po e ilustroj me një ngjarje të vërtetë e cila ka ndodhur dekada më parë në një fshat të Rrafshit të Dukagjinit gjatë muajit të Ramazanit. Zakonisht, pas Iftarit të shijshëm, fillojnë të relaksohen besimtarët me biseda të lira me Hoxhën e përzgjedhur të fshatit. Një plak ngucakeq pasi e ofendon Hoxhën, Ai i pergjigjet: “Ty nuk të prehet dëm çka të thuash se je shtazllak”! Plaku më të vërtetë nuk e kishte kuptuar se çfarë i kishte thënë Hoxha dhe filloj të qeshej me krenari duke menduar se Hoxha i ka thënë diçka të mirë! Në atë moment një fqinjë i tij e pyet plakun, a e more vesh çka të tha Hoxha, jo i pergjigjet Ai. Kur e mori vesh se çka i kishte thënë Hoxha atëherë fillon përplasja fizike mes Plakut dhe Hoxhës! Mezi kishin arritur ta shpëtojnë Hoxhën nga duart e Plakut!

Nga batutat në ofendime të rënda

Për të gjithë ata që e kanë përcjellur fushatën zgjedhore, nga dita e parë ngacmimet ndërpartiake kishin filluar me batuta të lehta dhe të ndërsjella mes liderëve partiakë.

Mirëpo, nga dita në ditë batutat filluan të kthehen në kritika dhe ofendime serioze të padëgjuara më parë nga liderët partiakë, me etiketa për hajni dhe tradhti kombëtare.

Por, pa dyshim, ofendimi më i rëndë erdhi në përfundim të fushatës zgjedhore nga lideri i partisë më të madhe në vend (pushtet), Albin Kurti, i cili liderët e partive opozitare i quajti ‘hajvanat’!

Për dallim nga Hoxha i cili e kishte nënvlerësuar një besimtar të vetin me fjalën ‘shtazllak’, Albin ‘Baba’ i ofendoj në mënyrën më të vrazhdë dhe primitive të gjithë liderët e partive opozitare, e bashkë me këta edhe mbështetësit e tyre duke i quajtur ‘hajvanat’ apo ‘shtazllak’!

Do të fitoj i ‘mençuri’ apo ‘hajvanati’?!

Tani ndodhemi në situatën më paradoksale paszgjedhore të pasluftës, kur partia fituese me mbi 40% e rrezikon ta humbë pushtetin shkaku i një fjale banale të liderit të saj, ku në ndërkohë të gjitha partitë opozitare janë barrikaduar kundër Albin Kurtit!

Në këtë situatë të paqartë politike, partisë fituese (LVV) i kanë mbetur vetëm dy opsione, ta formojë qeverinë e vetme me Listën Serbe ose t’i lëshojë rrugë opozitës!

Mirëpo, siq duket, Albin Kurti në pamundësi që të formojë qeverinë i vetëm pa Listën Serbe, do të përpiqet që ta çoj vendin në zgjedhje dhe atë për dy arsye:

E para) për t’i ikur përballjes direkte me administratën e Trump-it!

E dyta) që të viktimizohet nga përballja me Prokurorinë Speciale të Kosovës!

Kurti e mendon, që me ikjen nga këto dy përballje do të ngritet mjaftueshëm në elektorat sa për të fituar ‘Referendumin e tretë’!

Për arsye se e ka të sigurtë që ‘hajvanati’ nuk do t’i bindet dot për t’ia bërë numrat për formimin e institucioneve të reja në Parlamentin e Kosovës!

Mbetët të shohim, kush do ta fitoj betejën, i ‘mençuri’ apo ‘hajvanati’?!

Pavarësisht faktit se kush del fitues, Kosova tashmë e ka humbur imazhin e shtetit demokratik.

Shoqëria suedeze e la të vdiste Salwan Momika, djegësin e Kuranit

0

Suedia e nxori në gjyq Salwan Momikën për nxitje kundër një grupi etnik dhe djegie të Kuranit. Dënimi u ekzekutua dje. Gazetari i pavarur Roger Sahlström thotë se Momika “ka treguar saktësisht se çfarë ndodh nëse kritikon Islamin”.

Sahlström e ka ndjekur Momikën për më shumë se dy vjet. Kur foli për herë të fundit me të disa muaj më parë, ai tha se ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer që populli suedez nuk e kuptonte seriozitetin e kërcënimit nga Islami.

Gjithashtu gjak në duart norvegjeze

Momika ka marrë prej kohësh kërcënime jo vetëm nga bandat “suedeze”, por edhe nga shërbimet e sigurisë së vendeve të tjera, por shoqëria suedeze nuk e mori kurrë seriozisht kërcënimin, ata ia mohuan mbrojtjen nga policia dhe e lanë të vdiste.

Kur Suedia donte ta kthente Momikën në Irak, ai kërkoi mbrojtje në Norvegji. Kur e mbajtëm në Trandum dhe pa bujë e kthyem me forcë në Suedi, ai e quajti dënim me vdekje.

Kurani në ar dhe dy milionë dollarë

Në kokën e tij kishte një çmim prej dy milionë dollarësh plus një botim ari të Kuranit.

“Hapni zemrat tuaja,” tha Reinfeldt.

“Ne nuk e pamë atë duke ardhur,” tha Löfven.

Richard Jomshof

@RichardJomshof

“Ata që luftojnë kundër Zotit dhe të Dërguarit të Tij… do të vriten pa mëshirë ose do të kryqëzohen ose do t’u priten duart dhe këmbët në anët e kundërta” (Sure 5:33) “Dhe Zoti yt dërgoi engjëjt…”Tani goditni kokat dhe duart” (Sura 8:12) “Kur të kenë kaluar muajt e shenjtë” (9:5)

Richard Jomshof
@RichardJomshof
”De som kämpar mot Gud och Hans sändebud … skall utan förskoning dödas eller korsfästas eller få hand och fot på motsatta sidor avhuggna” (Sura 5:33) ”Och din Herre lät änglarna framföra … ’Låt nu [svärden] vina över [deras] huvuden och händer’” (Sura 8:12) ”När de helgade månaderna gått till ända skall ni döda avgudadyrkarna, var ni än träffar på dem” (Sura 9:5)

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi
 
Post festum
Duhet të kem qenë në klasën e 7-të apo 8-të në shkollën fillore kur na mësonim që Zot nuk ka, dhe se feja është opium për njeriun, për popullin…
Me këto njohuri që kisha, i merrnin nga mësuesi, në shkollë kur shkova në shtëpi e pyeta babain:
– A ka Zot?
Babai përgjigjet:
– Ka qysh s’ka, çka asht kjo budallaki me ty?
– Mësuesi na ka thanë që nuk ka.
– Ty e m`susit….! shau babai.
– Ani pra ku asht Zoti, e pyeta unë babën.
– Ngo ktu biri im! M’kallxo, kur t’mjelët lopa, ku âsht maza n’tâmël?
Mendohem pak e baba vazhdon:
-Pas një kohe në gjyveç maza del sipër tâmlit.
-Âsht gjithkund n’tamël babë, u përgjigja disi i gëzuar që e gjeta.
– Bash qashtu âsht, tha babai. Edhe zoti âsht gjithkund, midis nesh.
Atëherë nuk e kam pas kuptuar plotësisht këtë, por me babanë nuk e zgjata më shumë, për mos me fitu ndonjë, “hajt the qafën tash…”!
Lufta, sakrifica sublime e Familjes Jashari, mixhës Shaban, Hamzës e Ademit për liri, nder e dinjitet, i bën ata e ato të pavdekshëm.
Hamëz e Adem Jashari kanë implantuar te shqiptarët krenarinë, dinjitetin, atdhedashurinë e lirinë dhe më s`ka hasëm që mund t`i robërojë.
Lavdi Hamzës, Ademit dhe familjes Jashari!
Murat Koci, Suedi
Malmö, 9 mars 2025
Post scriptum 
Përveç datave 5, 6 e 7, marsi i vitit 1981 është muajji i demonstratave të rinisë studentore në Kosovë, që ia lëkundën themelet e Jugosllavisë titiste dhe hapën rrugën për ndryshimet në Evropën Lindore dhe pavarësinë e ardhshme të shtetit më të ri në Evropë-Kosovës.

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

, studjues nga Prishtina

Sipas burimeve serbe origjina e familjes së Atanasije Urosevicit, është nga Hoça e Madhe, por sipas rrëfimeve tjera thuhet se kjo familje ishte me origjinë nga qyteti i Prizrenit. Në arkivin e Tiranë ekziston dokumenti se në vitin 1943, popullata e Hoçës së Madhe, ishte regjistruar me përkatësi etnike shqiptare e besimit ortodoks.

Në burimet serbe thuhet se: Atanasije Urosevici ishte një gjeograf, antropogjeograf dhe etnolog serbë, i cili ka dhënë një kontribut të madh, në studimin e të kaluarës në territorin e Kosovës e më gjërë.

Burimet serbe janë të pa besueshme, kur dihet se Urosevici shkruan pikërishtë për origjinën e familjeve dhe për vendbanimet në Kosovë, e të mos shkruante të vërtetën për origjinën e familjës së tij! Në burimet serbe po ashtu thuhet se nga presionet e shqiptarve kjo familje u detyrua ta braktisë vendlindjen e tyre dhe të vendosen për të jetuar në disa fshatra të Anamoravës.
Nga kjo e dhënë kuptojmë se familja e tij më parë paska jetuar në një vendbanim me popullatë shqiptare.
Bazuar në përnjohjen e terrenit, dhe nga burimet e shkruara kemi hasur se popullata ortodokse që jetonte në Anamoravë gjatë sundimit të P. Osmane ishte me përkatësi etnike shqiptare.
Siç shihet në fshatin Hajnoc jetonin familje shqiptare të krishtera. Nga vet autorët serbë është shkruar se familja e krishterë Buzoki nga Moçara është vendosur të banoj në Hajnoc. Mbiemrin Buzuku e mbajnë edhe sot disa familje shqiptare nga fshatrat e Malësisë së Galabit.
Përveç kësaj familje shqiptare në Moçare, dhe në fshatin Bostan deri në shekullin XX, gjejmë familje të krishtera shqiptare me mbiemër Qollaku.


Dëshmi nga literatura në gjuhën serbe për përkatësinë shqiptare të popullatës ortodokse në fshatrat e Anamoravës në komunën e Kamenicës (Dardanës)

Është më interes të dihet se në Hajnoc jetonin edhe disa familje të krishtera me mbiemër Kallaba.
Është më rëndësi të ceket se, në këtë fshat është ruajtur edhe toponimi për ujin dhe mullirin e familjes KALLABA. Një degëzim nga familja shqiptare KALLABA, edhe sot jetojnë në fshatin Rogoçicë, afër me Hajnocin.
Kjo hipotez se ka origjinë nga Hoça e Madhe, është ngritur për qëllime politike, sepse të dhënat historike dhe burimet nga terreni ofrojnë argumente tjera bindëse, se burimet serbe, kishin për qëllim që të fshehin të vërteten për nacionalitetin dhe origjinen e familjes së Urosevicit.
Sido që të jetë kjo lenë të kuptohet se në burimet serbe, nuk ka të dhëna të sakta për origjinën e kësaj familje.
Duke u bazuar në burime historike për Hoçën e Madhe, por edhe për vet qytetin e Prizrenit, kuptojmë se popullata e këtyre dy vendbanime, gjatë mesjetës së vonë e deri në luftërat ballkanike, nuk ishte me origjinë serbe, por atje që nga fillimi i shekullit XIX, vepronte sherbimi rusë për serbizimin e popullatës ortodokse.
Të dhënat tjera dëshmojnë se gjatë shekullit XIX, në qytetin e Prizrenit nuk kishte kurrfar presioni ndaj popullatës ortodokse.
Në anën tjetër dihet fare mirë që sipas platformës pansllaviste që e udhëhiqte Rusia, që nga fillimi i shekullit XIX, i bëhej presion P. Osmane për dhënien e privilegjeve dhe disa të drejtave për ortodoksët brenda kufijëve të P. Osmane. Këto të drejta madje ishin nënshkruar në disa marrëveshje që ishin arritur në mes të Rusisë dhe P. Osmane, që nga fundi i shekullit XVIII. Bazuar në këto dëshmi historike kuptojmë se popullata ortodokse e Prizrenit, Hoçës së Madhe dhe vendbanimeve tjera në trojet shqiptare, nuk kishin pasur kurrfar presioni prej shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, sepse të drejtat e tyre mbroheshin nga administrata osmene me ferman (ligj).
Burimet historike dëshmojnë, se pas fitimit të autonomisë së Serbisë, në vitin 1833 P. Osmane lejon hapjen e shkollave laike serbe edhe në territorin e Kosovës së sotme, dhe pikërisht shkolla e parë laike në gjuhën serbe, në vitin 1836 është
hapur në qytetin e Prizrenit. Pak dekada më vonë u hapën edhe disa shkolla serbe në qytete dhe fshatra të Kosovës. Në Prizren është hapur edhe seminari ortodoks Bogosllavia, qysh në vitin 1871, në të cilën shkollë përgatiteshin klerikët dhe mësimdhënësit për kisha dhe shkolla serbe në Kosovë.
Pra siç shihet nga burimet e kohës dhe dokumentet arkivore, në qytetin e Prizrenit, që nga fillimi i shekullit XIX, ishin hapur sholla në gjuhën serbe, me të vetmin qëllim serbizimin e popullatës ortodokse shqiptare dhe vllahe në qytet.
Këto shkolla serbe u zgjeruan dhe punuan pa asnjë ndërprerje gjatë gjithë shekullit XIX. Gjatë dekadave të fundit të shekullit XIX, në shumë vendbanime u ndërtuan shkolla të reja për djem edhe për vajza, dhe në këto shkolla, mësimi zhvillohej sipas plan programeve arsimore të Serbisë.

Foto 1. Objekti i shkollës së parë fillore serbe e hapur në vitin 1836 dhe Foto 2. Objekti i shkollës serbe të hapur në fshatin Hoçë të Madhe , në vitin 1872

Në këto shkolla nxënësit frymëzoheshin për kulturën dhe gjuhët sllave, historinë e sllavëve, fenë ortodokse, mësoheshin lënë të posaçme nga religjioni, ku shpjegohej për kishat e Kosovës, dhe këndoheshin këngë nacionaliste serbe për ngritjen dashurisë dhe moralit të nxënësve për gjuhën serbe dhe sllavët në përgjithësi.
Në fund të shekullit XIX, u ndërtuan mjaftë shumë shkolla të reja edhe në shumë fshatra. Në këto shkolla u përfshinë një numër mjaftë i madh i nxënësve.
Në këto shkolla nxënësit u ndanë sipas gjinisë, kështu që u hapën shkolla për meshkuj, por edhe për femra.

Shkolla fillore Mladen Ugarevic, në Prizren

Numri i nxënësve në shkollat serbe të Prizrenit dhe Hoçës së Madhe, në vitin 1906

Po ashtu është e ditur se në dekadat e fundit të shekullit XIX, shkolla serbe u hapën edhe në qytetin e Gjilanit dhe dy fshatra tjera të kësaj komune, në Ranilluk dhe në Petrovc.
Urosevici shkollën fillore e kreu ne Gjilan në gjuhën serbe, andaj shtohet pyetja logjike: Pse familja pas mbarimit të shkollës fillore, nuk e dërgojë Uroseviqin të vijojë mësimet në shkollën e mesme në gjuhën serbe, por e dërguan që të mësoj në gjuhën turke!
Kuptohet se në këto kohë ishin vetëm shqiptarët që e kishin të ndaluar që të mësojnë dhe hapin shkolla në gjuhën shqipe.

Përveç kësaj në qytetin e Prizrenit, Rusia e kishte dërguar si konsull, diplomatin e vet Ivan Stepanovic Jastrebovin, i cili gjatë misionit të tij, zhvillojë propagandë dhe aktivitete pansllaviste në Prizren, Shkodër dhe Mirditë.

Të gjitha aktivitetet eJastrebovit dhe platformës pansllaviste ruse ishin në funksion të serbizimit të popullatës ortodokse në Prizren dhe rrethinë, si dhe në qytetin e Shkodrës.
Jastrebovi i cili në Rusi ishte arsimuar për të marrë njohuri për kulturën orientale, dhe gjuhët e lindjes, i fliste dhe shkruante në gjuhët: arabisht, persisht dhe turqisht.
Menjëherë pas vendosjes së tij në Prizren ai i mori të gjitha masat, që të zbatohen të gjitha të drejtat e ortodoksëve, sipas fermanëve që ishin nënshkruar deri në atë kohë, në mes të Rusisë dhe P. Osmane.

Teksti ku tregon se Jastrebovi i kishte siguruar të gjitha fermanët osmane dhe kërkonte që të zbatoheshin me përpikëri.

Këto që i ofruam janë dëshmi të mjaftueshme, për ta kuptuar se nuk kishte kurrë far presioni ndaj ortodoksëve në Prizren dhe rrethinë, pra ashtu si shkruan në biografin e Urosevicit. Përkundër dhunës ndaj shqiptarëve në qytetin e Prizrenit, gjithnjë e më shumë vinin duke u shtuar të drejtat, për popullatën ortodokse. Nga këto privilegje për ortodoksë në P. Osamne, që ishin arritur në saj të politikave, tani kishte filluar procesi i serbizimit të tyre.
Me rastin e formimit të Vilajetit të Kosovës, pikërisht në qytetin e Prizrenit, fillojë të botohej gazeta e parë në gjuhën turke dhe gjuhën serbe, dhe redaktor i kësaj gazete për gjuhën serbe, ishte caktuar Todor Stankovici nga Nishi, i cili më vonë u emërua konsull serbë në Prishtinë.

Gazeta në gjuhën serbe dhe turke si dhe këngë nacionaliste serbë që këndoheshin në shkollat serbë të hapura në Kosovë.

Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në trevat shqiptare që ishin në sundimin e Perandorisë Osmane. Shkollat laike serbe në atë kohë punonin sipas planit e programit të shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e mësimit dhe administrimit. Në trevat shqiptare u hapën shkolla të reja me mësuesit që i sillnin nga rajonet sllave. Nikolla Musolini, ishte një mësues që kishte ardhur nga Kroacia për të dhënë mësim në shkollat fillore serbe që ishin hapur në Kosovë.
Në këto shkollat serbe që u hapën në Kosovë, nxënësit fitonin njohuri më të mëdha se në disa shkolla në Serbi.
Siç e cekëm me qëllim të serbizimit të ortodoksëve, në këto shkolla këndoheshin këngë nacionaliste dhe trimërie për serbë, në mënyrë që të shtohet morali i nxënësve për Serbinë.
Përveç shkollave laike serbe që ishin hapur në shumë vendbanime të Kosovës, në qytetin e Prizrenit ishte hapur edhe shkolla kishtare “Bogoslavija” me qëllim që ti përgatitë mësuesit dhe klerikët e rijë për të punuar në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe Patriarkana e Stambollit, e cila ishte mjaftë shumë e privilegjuar nga sulltani ishte në kundërshtim me kishën ortodokse serbe, dhe nuk lejonte që të mbaheshin lutjet në gjuhën serbe në kishat më të mëdha në qytetin e Prizrenit.
Po ashtu nga vet burimet serbe mësojmë se që nga viti 1830, kur Serbia e fitojë autonominë e deri në vitin 1896, kishat në Prizren, Ferizaj dhe Lipjan ishin në duar të grekëve, ndërsa pas vitit 1896, dëbohen klerikët grekë, dhe në kishat ortodokse emërohen klerikë serbë. Pra deri në këtë kohë kisha e Shën Premtes në qendër të qytetit ishte në duar të klerikëve grekë.

Dëshmi nga autorët serbë se në pjesën dërmuese të kishave ortodokse në territorin e Kosovës, deri në vitin 1896, liturgjia mbahej në gjuhën greke.

Mitropolia e Prizrenit gjatë kësaj periudhe ishte në duar të klerikëve grekë dhe Patriarkanës së Stambollit, por gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, nga aktivitetet e politikës ruse e sidomos të Jastrebovit, tri kisha të qytetit të Prizrenit, u përvetësuan dhe u rinovuan, pas renovimit të këtyre kishave, klerikët sllav, lutjet i filluan në gjuhën serbe, për të vetmin qëllim, që tani e kishin shndërruar në platformë politike, serbizimin e vllahëve në qytetin e Prizrenit.

Dëshmi nga burimet serbe se deri në vitin 1892,se vetëm në tri kisha të Prizrenit, lutjet mbaheshin në gjuhën serbe.

Duke i pas parasysh të gjitha këto fakte, nuk qëndron ajo që shkruhet në biografinë e Urosevicit, kinse familja e tij, si dhe shumë familje tjera prej Prizrenit lëvizën, për të kërkuar kushte më të mira për jetesë dhe punë, ose për ta fshehur origjinën e tyre nga shqiptarët, siç shkruhet në burimet serbe!
Në fakt këtu nuk kemi asgjë tjetër, vetëm se një përpjekje e ulët, për ta fshehur origjinën shqiptare të familjes së Urosevicit, dhe shumë familjeve tjera serbe sot në Kosovë, të cilat u serbizuan pas pushtimit të Kosovës në luftërat Ballkanike.
Nga kjo që shihet, as që ka kuptim të mendohet, se ka diçka të vërtet nga ajo që shkruhet në biografinë e tij, se kinse familja e Urosevicit, nga frika e shtypjes dhe hakmarrjes së shqiptarëve, prej Prizrenit apo edhe Hoçs së Madhe, vjen për të jetuar në trevën e Anamoravës.
Po ashtu në biografinë e tij gjejmë edhe të dhëna se familja e tij, ishte e lidhur ngushtë me disa vendbanime në zonën veri-lindore të Artanës si: Stanishor, Ropotovë, Kololeq, Rajonoc, Strelicë e Rahavicë. Kjo e dhënë të shtynë me menduar, se familja e Urosecicit, në këto fshatra i kishte të afërmit e vet më të ngushtë, por që vet kjo familje nga këto anë, gjatë shekullit XIX, ishte vendosur për të jetuar në qytetin e Gjilanit.
Shikuar pozitën gjeografike, të fshatrave të përmendur në biografinë e Urosevicit, dhe duke u bazuar në tregimet gojore, të popullatës shqiptare të kësaj ane, arrijmë në përfundim se familja e Atanasije Urosevicit ishte me origjinë shqiptare nga fshati Tullarë sot komuna e Medvegjës. Burimet historike dëshmojnë se, fshati Tullarë deri në kohën kur u pushtua nga Serbia në vitin 1878, kishte qenë i banuar vetëm me popullatë shqiptare. Bazuar në rrëfime gojore, familja e Urosevicit, për shkaqe të një konflikti që e kishte pasur në Tullarë, në fillim të shekullit XIX, e kishte braktisur fshatin dhe ishte vendosur në fshatin Rahavicë, në veri të Strezocit në komunën e Dardanës. Gjyshi apo baba i Urosevicit, prej Rahavicës ishte shpërngulur në qytetin e Gjilanit, duke i lënë familjarët tjerë në Rahavicë.
Rahavica është një fshat i vogël malorë, që kufizohet me shume fshatra, që me kohë kishin popullatë shqiptare si Krilevën, Zajqecin, Hajkobillen e tj. Po ashtu ky fshat kufizohet edhe me Vananeshin dhe Gregjenikun, fshtra këto të populluara me popullatë ortodokse shqiptare, të cilat u serbizuan gjatë shekullit XX.

Dëshmi nga shkrimi i Uroseviqit për serbët e Rahavicës, për të cilët shkruan se kishin ardhur nga fshati Tullar

Për fshatrat e malësisë së Galabit të kësaj ane, janë të njohura takimet dhe lojërat tradicionale shqiptare për ditën e Shën Gjergjit, që mbahej çdo vit te vendi i quajtur “Lerthat” në Gregjenik. Gregjeniku ishte fshat i njohur që e kishte edhe kishën e vet ortodokse. Në këto takime dhe gara, që u mbajtën deri në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, merrnin pjesë banorët e të gjitha fshatrat myslimane dhe ortodokse të kësaj ane.
Po ashtu për fshatin Vaganesh, edhe sot ruhen rrëfimet e familjeve shqiptare, se në atë fshat gjatë shekullit XIX u vendos një familje shqiptare nga fshati Marec. Këtë e pohon edhe vet Urosevici në librin e tij, kur thotë se para 170 viteve një familje nga Tirinca dhe një tjetër nga Mareci, u vendosën në këtë fshat.
Me qenë se këto familje shqiptare, ende se kishin pranuar islamizimin, me kalimin e kohës, pas pushtimit të Kosovës nga serbët u serbizuan. Dy familje shqiptare të serbizuar nga ky fshat, në vitin 1929, u vendosën në tokat e dy familjeve shqiptare nga fshati Krilevë, që u shpërngulën për në Turqi. Këto familje serbe, me familjet shqiptare në fshatin Krilevë dhe Marec, ishin në lidhje gjaku, dhe deri në vitin 2000, jetuan pranë njëri tjetrit, pa pasur ndonjë konflikt që vlen të përmendet.
Po ashtu për këto fshatra, shkruan edhe vet Uroshevici, i cili ndër tjera për Rahavicen thotë, se aty nuk ka banorë të moçëm, por para ardhjes së banorëve të rijë në këtë fshat, banorët më të vjetër ishin shqiptarët. Me siguri që banorët shqiptar, më parë mund të ishin vendosur në toka më pjellore, në Dardanë, Gjilan apo edhe vende tjera. Pra nga vet Urosevici, dëshmohet se fshati më parë kishte qenë i banuar me shqiptar, dhe kjo ka mjaftë shumë rëndësi për të ndriçuar të vërtetën e këtij fshati. Pas shqiptarëve që kishin qene në atë fshat, aty janë vendos familjet serbe Stojkovic, por pas vitit 1878, në këtë fshat u vendosën edhe shqiptar muhaxhir shkruan Urosevic. Po ashtu Urosevici shkruan se anëtarët e familjes Stojkovic që tani në Rahavicë numëronin 11 shtëpi, para 140 viteve, kishin ardhur prej fshatit Tullarë, kinse prej presioneve të shqiptarëve në atë fshat.
Kjo e dhënë përputhet tërësisht me rrëfimet e shqiptarëve, se pikërisht në fillim të shekullit XIX, një familje shqiptare pas një konflikti në fshatin Tullarë, u detyrua ta braktisë fshatin, dhe u vendos në Rahavicë. Meqenëse popullata e kësaj ane ende se kishte pranuar islamizimin, kjo familje që jetoi në Rahavicë me kohë është serbizuar.
Nga puna hulumtuese në terren kemi mësuar se, popullata e fshatrave të Dardanës, Gjilanit dhe Artanës, që kishte jetuar para luftërave ballkanike në këto anë, që sot njihet si popullatë serbe, ishte me origjinë shqiptare, por që u serbizuan pas pushtimit të Kosovës nga serbët.
Po ashtu nga hulumtimet në terren është vërtetuar, se popullata shqiptare e malësisë së Galabit, kishte qenë e krishterë, ku disa vendbanime kishin qenë të besimit katolik dhe disa tjera të besimit ortodoks. Procesi i islamizimit të plotë të kësaj treve, kishte zgjatur deri në vitin 1912. Ruajtja e besimit të krishterë deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në rrethinën e Gjilanit, ishte bërë e mundur sepse Gjinollët e Gjilanit dhe të Vrajës, kryesisht ishin martuar me gra ortodokse, madje edhe vet Gjinollët, ndërtuan kisha për ortodoksët në këto anë. Po ashtu është e ditur se Gjinollët ishin të përpiktë, në zbatimin e fermanëve osmane, ku lejoheshin privilegje të shumta për ortodoksët.
P. Osmane i kishte nënshkruar disa fermanë, pas humbjes së luftës kundër Rusisë në vitin 1812, andaj kjo dëshmon se ortodoksët edhe në rrethinën e qyteteve ku sundonin Gjinollët, nuk kishin presione nga shqiptarët.
Nga shumë trungje familjare të hulumtuara në këto anë, dëshmia për paraardhësit e tyre katolik, ruhet prej brezit të gjashtë, e të disa familje deri në brezin e tetë. Kjo dëshmon bindshëm që deri në shekullin XIX, edhe përkundër pushtimit qindra vjeçar nga P. Osmane, malësia e Galabit të epërm, mundë të shkelej vetëm me fushata dhe ekspedita të mëdha ushtarake, sepse gjatë gjithë kohës kontrolloheshin nga shqiptarët dhe këto vise ishin të pa kalueshme edhe për zyrtarët turq.
Me shpalljen e reformave të tanzimatit, ku identifikimi i popullit bëhej sipas religjionit, me të vetmin qëllim asimilimin dhe shkrirjen e popullatës së lashtë ilire në popuj tjerë, prandaj ky ishte projekti më antishqiptar i përgatitur nga Rusia e vendet evropiane në bashkëpunim me P. Osmane.
Tani sipas këtij projekti, të gjithë u lëshuan në gjah, kundër një popullate të pa mbrojtur, duke bërë garë mes veti, se kush po mundet të vras dhe asimiloj sa më shumë shqiptar. Natyrisht se me këto reforma, nuk u pajtua popullata shqiptare, dhe për këtë arsye me të drejtë, parashtruan kërkesa për të drejta kulturore e autonome në trojet e tyre.
P. Osmane nuk e plotësoi asnjë kërkesë të shqiptarëve, andaj popullata pa marrë parasysh religjionin, u bashkua në kryengritje të armatosur kundër P. Osmane.
Në vitin 1843, kurë porta e lartë, e proklamojë “Hatisherifin e Gjylhanes” në Kosovë, kjo nuk u prit mirë nga popullata shqiptare, menjëherë filluan trazirat dhe popullata u ngrit në kryengritje. Zemërimi i madh i shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të dhunshëm të shqiptarëve në ushtrinë osmane, porta e lartë fillojë zëvendësimin e zyrtarëve shqiptar, me funksionar dhe zyrtar osman, dhe fillojë shtimin e masave represive, për islamizimin e popullatës, dhe osmanizmin e administratës në trojet shqiptare.
Ushtria e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.
Një numër i madh i popullata shqiptare në viset veriore, edhe pas shumë sakrificave deri në këtë periudhë, ju kishin përballuar të gjitha presioneve të pushtetit osman, që kishte ndërmarrë për islamizimin e dhunshëm të shqiptarëve.
Pas shpalljes së reformave të reja, ku identifikimi i kombit bëhej sipas religjionit, shqiptarët e islamizuar detyroheshin të regjistrohen si osmanlinj. Pjesa tjetër, dërmuese e shqiptarëve të kësaj ane, për ti shpëtuar këtij procesi, u detyruan të regjistrohen si bullgar, serbë dhe kroat.
Kjo ndjekje e shqiptarëve nga malet e Galabit, kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjeve të tyre në kryengritje, andaj kundër tyre dhe u morën masa të ashpra nga ushtrisë osmane. Po ashtu një numër i madh, i familjeve shqiptare ortodokse, nga fshatrat e Artanës, Dardanës, Gjilani, Preshevës, Vrajës, Leskocit dhe viseve tjera shqiptare, gjatë kryengritjeve të viteve dyzeta të shekullit XIX, u detyruan të shkruhen si jo shqiptar.
Është me rëndësi të ceket se, gjatë gjithë kryengritjeve shqiptare, që u zhvilluan gjatë shekullit XIX, popullata shqiptare, kriptokatolike e zonave më të thella veriore shqiptare, u bashkuan me kryengritësit shqiptar, pa marrë parasysh se kush i udhëhiqte kryengritjet, pashallarët apo klerikët mysliman shqiptar. Kjo u dëshmua, edhe gjatë kryengritjes së Mustafa Pash Bushatliut, dhe më vonë edhe nën udhëheqjen e Dervish Carës.
Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvesuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre, gjurmët e kulturës shqiptare u dëmtuan dhe u falsifikuan.
Popullata shqiptare katolike e zonës së Moravës, Vardarit, Velesit, Prilepit, Kosovës së sotme dhe malësia në mes të Prishtinës, Nishit e viseve tjera shqiptare, u treguan shumë aktiv në kryengritjet shqiptare, që i zhvilluan Mustafa Pashë Bushatliu e më vonë edhe Dervish Cara. Kjo dëshmohet edhe në kryengritjet shqiptare për ta marrë Prishtinën, Leskocin, Vrajën, Shkupin e qytetet tjera shqiptare.
Me këtë shembull unë po e veçojë, rolin e popullatës së krishterë shqiptare, që morën pjesë për ta marrë ne dorë qytetin e Vrajës.
Popullata shqiptare katolike e Moravës, sipas reformave të shpallura, ishte regjistruar si popullatë bullgare, kjo shkaktoi revoltë te popullata shqiptare e krishterë, e cila u bashkua në kryengritje, krahas vëllezërve të tyre mysliman, kundër portës së lartë.
Nën udhëheqjen e një shqiptari katolik, të quajtur me emrin Festol (banor i krishter nga fshati Tërrnoc), kryengritësit nga Tërnoci, Selam Rogoqica nga Dardana (Kamenica), Ymeri nga Presheva, dhe bejlerët e ajanët tjerë nga Presheva, Bujanoci e Vraja, në vitin 1843, e përmbysen sundimin e Hysen Pashës në Vrajë. Shqiptarët ortodoks të Tërnocit, në ato vite me që ishin të krishterë, sipas reformave osmane, ishin detyruar të regjistrohen si bullgar.
Banorët shqiptar ortodoksë në Tërrnoc dhe disa fshatra tjera, për ta mohuar kombësinë bullgare, dhe për ta ruajtur dhe identitetin, u detyruan që ta pranojnë islamizimin. Banorët shqiptarë të këtyre anëve nuk hoqën dorë nga gjuha, veshja dhe tradita kombëtare, por këto vlera i ruajtën me mjaftë xhelozi. Burimet e dëshmuara nga terreni, vërtetojnë se shumë familje u ndanë në dy grupe, ku disa e pranuan kombësinë bullgare, ndërsa të tjerët e refuzuan.
Është e ditur se qysh në fund të shekullit XVIII, sipas platformës pansllaviste ishte paraparë që nga lugina e Lumit Moravë të shpërngulën shqiptarët, dhe sipas kësaj platforme filluan që lumin ta quajnë Morava Bullgare.
Pra shihet qartë se vetëm shqiptarëve, nuk ju njihej e drejta elementare e identitetit kombëtar, madje sipas platformës ruse, dhe lumin që buron në Kosovë, e deri në mes të Paraqinit, Pallankës dhe Qyprisë sllavet e quanin Morava Bullgare.
Kufijtë e Serbisë autonome të vitit 1830, në atë kohë vinin deri te Bashkimi i Moravës bullgare me Moravën serbe (Dega tjetër e lumit që kalonte mbi Krushec dhe bashkohej me lumin Morava, serbët filluan ta quajnë si Morava serbe).

Kufiri lindor dhe jugor i Serbisë autonome, dhe dëshmia se deri në Paraqin, lumi quhej Morava bullgare, edhe pse dihej se në atë kohë ky lum deri në ato vende, kalonte nëpër trevat që quheshin Arnautlluk (Albani).

Ushtria osmane pasi i nënshtrojë shqiptarët në Vrajë dhe Leskoc, bëri një hakmarrje të turpshme, ndaj popullatës së krishterë shqiptare, që ishin bashkuar me shqiptarët mysliman, kundër reformave, por dhe për dëbimin e Hysen Pashës, dhe bandës së tij nga qyteti i Vrajës.
Pas këtij nënshtrimi, ushtarët osman u lanë të lirë, që të bëjnë çka të donin me popullatën shqiptare, kështu që në fshatin Tërnoc, dhe disa fshatra tjera përveç plaçkës, ushtarët osman çnderuan edhe gratë e vajzat e popullatës shqiptare.
Rol të madh në këto kryengritje kishte edhe Ismajl Pasha i Leskocit, dhe popullata shqiptare e krishterë e asaj zone.
Ismajl Pasha i Leskocit, kryengritësit i furnizonte më ushqim dhe kuaj. Kryengritësit shqiptar ndiqeshin nga ushtria osmane, që në përbërje të saj, ishin përfshirë edhe shqiptarët e jugut të Shqipërisë, që i udhëhiqte Omer Pash Latasi.
Kur ushtria e Omer Pashës hyri në Leskoc me 20 qershor 1844, ajanët e Leskocit ju bënë pritje ushtrisë së sulltanit, ju përgatitën ushqime, dhe ju dorëzuan të gjitha parat që i kishin mbledhur në popull, për organizimin e kryengritjes. Me 5 Prill 1845 Ismajl Pasha i Leskocit u kap, dhe me tërë familjen e tij, u dërgua në Azinë e Vogël, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë.
Gjatë kësaj përndjekje ushtria osmane në Leskoc, nguli 50 hunj për ngulitjen e kryengritësve shqiptarë. Me ngulitjen e kryengritësve shqiptar në hunj, popullata u dorëzua dhe në qytet u vendos administrata osmane.
Pas shuarjes së kryengritjeve shqiptare, ushtria osmane që kishte marshuar drejtë Vrajës, dhe fshatrave e qyteteve shqiptare në veri të saj, sipas disa burimeve të kohës, thuhet se në këto anë, u mblidhen me dhunë 10.000 ushtarë të rregullt, për ushtrisë perandorake osmane.
Gjatë qëndrimit të tyre në këto anë, ata bënë tortura, dogjën fshatra të tëra shqiptare, dhe u imponua me dhunë islamizimi dhe dorëzimi i kryengritësve.
Sipas platformës së reformave të tanzimatit, u kërkua që përfundimisht të hiqet dorë, nga kriptokatolicizmi i popullatës shqiptare, në malësinë midis Nishit, Prishtinës dhe Shkupit.
Popullata shqiptare e krishterë e këtyre anëve, e sidomos ajo në viset e thella malore, ku nuk u vërejtën krimet e ushtrisë osmane. Pasi që atje nuk arritën vëzhguesit e huaj, nga dhuna e ushtruar nga ushtria e Omer pashë Latasit, popullata shqiptare u detyrua që përfundimisht të heq dorë nga feja katolike, dhe ta përqafojnë islamizimin.
Françeskanët në ato rrethana, nuk patën mundësi ta përcillnin gjendjen e popullatës katolike shqiptare në ato anë, madje as në anën veriore të fshatrave shqiptare që shtriheshin në veri të Peshterit afër Janjevës.
Duhet theksuar se popullata shqiptare e zonës së Vrajës, Leskocit, Artanës dhe qyteteve tjera veriore e kishte përballuar për disa shekuj presionin e ashpër të P. Osmane, për myslimanizmin të plotë deri në vitet 1843/44.
Ushtria e rregullt e sulltanit, që u dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh, ndaj kriptkatolikve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.
Se popullata shqiptare e kësaj zone, me shekuj e kishte ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën e lashtë dardane, dëshmohet edhe prej studiuesve të huaj, që i vizituan viset tona gjatë asaj periudhe.
Për ruajtjen e objekteve të kultit, ndërtimin e kishave arbërore, si dhe përballimin e islamizimit deri në gjysmën e shekullit XIX, kanë shkruar më vonë edhe disa studiues serbë. Atanasije Urosevici, gjatë studimeve të tij dhe hulumtimeve në terren, ofron të dhëna edhe për islamizimin e vonshëm të familjeve shqiptare në Malësinë e Galabit.
Siç shihet edhe nga hulumtimet e tij, në kohën kur ai i ka bërë, në brezin e katërt familjet shqiptare të kësaj treve ishin të krishterë.
Për islamizimin e vonë të shqiptarëve po e ofrojmë këtë të dhënë nga Urosevici, andaj ne e shkëputëm një faqe nga libri i tij.

Siç shihet edhe nga shkrimet e Urosevicit vërehet se para ardhësit e familjeve shqiptare të islamizuara në këto anë, shkonin deri te brezi i katërtë, për të dëshmuar besimin e krishterë. Sot kjo dëshmi vërtetohet fare lehtë se shkon deri në brezin e gjashtë.
Nga këto të dhëna kuptojmë se deri në këtë periudhë, popullata shqiptare ju bëri ballë, të gjitha sulmeve dhe projekteve osmane e ruse, për ta ndërruar fenë.
Edhe pse kësaj kryengritje në veri ju prinë klerik mysliman, nga ngjarjet e zhvilluar të kohës, mësojmë se kryengritjen e armatosur e përkrahën të gjithë shqiptarët katolik dhe ortodoksë të kësaj ane, duke u solidarizuar me vëllezërit e tyre mysliman.
Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvesuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre u dëmtuan.
Këtë e dëshmojnë edhe disa autor serbë, të cilët kanë lënë shënime për kishën shqiptare në qytetin e Leskocit. Ata shkruajnë për ndërhyrjen në freskat e kishës së Leskocit që ishte konservuar në vitin 1693, kur të gjitha freskat, mbishkrimet dhe fotografitë u ndryshuan në vitin 1902 dhe rreth vitit 1930, nga padituria për mos kuptimin e tekstit origjinal. Krejt këto kishin ndodhur pasi që këto punë u lanë në dorë të një të riu rusë shkruajnë serbët.

Dëshimi të shkruara nga autorët serbë, për ndërhyrjen e rusëve për të falsifikuar kishën shqiptare në Leskoc.

Nga kjo e dhënë kuptojmë se rusët që nga mesi i shekullit XVII, veprimin e tyre e kishin shndërruar në platformë politike dhe ushtarake, që të zhdukin çdo gjurmë të shqiptarëve në trevat ilire. Shërbimet sekrete ruse gjatë gjithë kësaj kohe punuan për formimin e shteteve sllave dhe shtetin grek në tokat ilire.

Dëshmi që Rusia e planifikonte zgjerimin e Bullgarisë në trojet shqiptare e sidomos në Anamoravë dhe lumin e sotëm Vardar.

Nga teksti lartë kuptojmë se Rusia prej vitit 1877, me të gjitha shërbimet e veta sekrete kishte punuar që ta formoje Bullgarinë e madhe e cila do të shtrihej në territoret e Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë së sotme. Një Bullgari të tille e dëshironte Rusia për çështje strategjike në Ballkan.
Se popullata e Leskocit deri në krizën lindore ishte me popullatë shqiptare, i kemi edhe të dhënat që i kane botuar vet serbët për vizitën që i bënë qytetit Georg Von Hahn në vitin 1858. Mes tjerash Hahn për qytetin shkruan ishte me shtëpi të bukura, por ajo që i kishte lënë shumë përshtypje ishte shtëpia e Ismajl Pashës. Shtëpia e ismajl Pashës në Leskoc dhe shtëpia e Mahmut Begollit në Pejë, janë më të njohurat në tërë Shqipërinë. Pra siç shihet në ato vite e deri në vitin 1878, tërë Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri, madje edhe vet serbët e quanin Arnautlluk (Shqipëri).

Dëshmi e shkruara nga Georg Von Hahn, për arkitekturën popullore shqiptare, dhe se Leskoci në ato vite konsiderohej si qytet shqiptar.

Shqiptarët e këtij rajoni, ishin të njohur si tregtar të zotët dhe ndërtues të mirë të objekteve të banimit. Shtëpitë e bejlerëve shqiptar të ndërtuara në Krushec, Leskoc dhe Vrajë sot ruhen si objektet ma arkitekturën më të zhvilluar gjatë shekullit XVIII e XIX, dhe janë shndërruar si muze të këtyre qyteteve.
Të gjitha këto argument shtesë janë dëshmi tjera se popullata që jetonte në mes të Leskocit-Prishtinës dhe Shkupit ishte shqiptare e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman, andaj bazuar edhe në të dhënat për biografinë e familjes së Urosevicit na shtynë të mendojmë se me qëllim është fshehur origjina e saj shqiptare.
Nga të gjitha burimet e përmbledhura për origjinën e familjes së Urosevicit shtohet edhe një pyetje logjike: Si është e mundur që Atanasije Urosevic të shkruaj për origjinën familjare gati të krejt popullatës së Kosovës e mos të lë shënime të sakta për origjinën e familjes së vet! A thua ky e dinte mirë se familja e tij nuk kishte pasur origjinë serbe, por që me dhunë ishte serbizuar si shumë familje tjera.
Të dalim prapë në temë rreth familjes së ngushte të Urosevicit. Bazuar në burimet e shkruara, babai i tij quhej Kosta, ndërsa e ëma quhej Mara. Mara ishte bijë e familjes së Qamil Agës, e cila familje kishte prona, dhe shtëpi të bukur në qytetin e Vushtrrisë. Tani të mësojmë se kush ishte familja Qamili në qytetin e Vushtrrisë.
Për qytetin e Vushtrrisë kemi të dhëna se gjatë vizitës që i bëri në mesin e shekullit XVII, udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebit, shkruan se në këtë qytet flitet gjuha shqipe dhe ajo osmane, ndërsa nuk fliten gjuhët sllave. Kjo e dhënë na njofton për të kuptuar se në atë kohë nuk kishte popullatë sllave në këtë qytet, madje Çelebiu këtë trevë e quante Albani (Shqipëri).
Nga burimet historike mësojmë se si në shumë qytete ashtu edhe në qytetin e Vushtrrisë, gjatë shekullit XIX, për ortodoksët, ishin hapur shkolla serbe me lejen e P. Osmane. Një numër i ortodoksëve që kishin vijuar mësimet në shkollën serbe të këtij qyteti, me kohë u serbizuan. Nga shkolla serbe e Vushtrrisë, të brumosur me nacionalizëm serbë, dolën edhe disa vojvodë serbë që bënë krime të mëdha ndaj popullatës shqiptare në fillim të shekullit XX e sidomos gjatë luftërave ballkanike.

Shkolla në gjuhën serbe, e hapur në qytetin e Vushtrrisë në mesin e shekullit XIX

Për ti asimiluar shqiptarët, vllahët dhe disa familje që nga Korça e Voskopoja, në fund të shekullit XIX ishin vendosur në Lipjan dhe disa vendbanime tjera të Kosovës, gjatë shekullit XIX u ndërtuan shkolla fillore serbe.

Shkollat fillore serbe të ndërtuar gjatë shekullit XIX, në Lipjan dhe Graçanicë, kjo shtëpi që përfaqson banesën qytetare shqiptare të shekujve XVIII e XIX, është rrënuar nga pushteti serbë.

Pasi në qytetin e Gjilanit nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe, edhe Urosevici, shkollën fillore e kreu ne gjuhen serbe në qytetin e tij te lindjes.
Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1910, e vazhdojë shkollën e mesme turke në qytetin e Prishtinës.
Lufta e Parë Ballkanike e gjeti atë në klasën e dytë në shkollën e mesme turke. Pasi ndërpritet mësimi në shkollën turke, ai kthehet në qytetin e tij të lindjes.

Mbishkrimi në objektin e shkollës serbë në Prishtinë në vitin 1959, dhe faksimile për faqet përmbledhëse të librit shkollorë të Kosovës, i vitit 1884 në Prishtinë.

Urosevic, në vitet shkollore 1913/14, i vazhdon mësimet në shkollën e mesme serbe në Shkup. Ai në Shkup u regjistrua në klasën e dytë dhe e mbaroi me sukses. Për shkak të Luftës së Parë Botërore, ai detyrohet të ndërpresë mësimet dhe të kthehet në familje. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ai e vazhdoi shkollimin në Shkup, ku shkollën e mesme e mbaroi në vitin 1922 dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik në këtë qytet, në degën Gjeografi dhe Etnologji. Ai i mbaroi studimet në 1926, dhe më pas ishte asistent i paspecifikuar në këtë fakultet; Më 1927 (pasi mbaroi shërbimin e tij ushtarak), ai u zgjodh asistent në të njëjtin fakultet, ku mori doktoraturën në 1929. Gjatë viteve tridhjeta të shekullit XX, nuk kemi ndonjë të dhënë për aktivitetet e tij, por sipas të gjitha gjasave, aktivitetet e tij ishin punë profesionale, me të cilat ishte ngarkuar nga pushteti. Siç shihet ai gjatë Mbretërisë serbo-kroate –Sllovene, kishte marrë edhe gradë ushtarake, sepse gjatë Luftës së Dytë botërore, ishte oficer rezervë i ushtrisë së Mbretërisë, dhe arrestohet nga gjermanët, i cili lirohet me 10 prill të vitit 1945.
Pas lirimit të tij, ai u zgjodh profesor i asocuar në Fakultetin Filozofik në Beograd, dhe në fund të vitit 1946 u transferua në Shkup në Fakultetin Filozofik, ku në vitin 1950 u bë profesor i plotë. Urosevici dha kontribut me hapjen e fakultetit në Prishtinë. Ai doli në pension në vitin 1964, por puna dhe veprimtaritë e tij nuk u ndalën këtu.
Nga viti 1971 deri në 1973, ai ishte drejtori i Institutit Etnografik të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në Beograd. Urosevici vdiq në 17 tetor 1992, në Beograd ku edhe është varrosur.
Urosevici ka lënë disa publikime, kryesisht të punuara në terren për shume treva e vendbanime të Kosovës. Sidomos shënime të hollësishme ka lënë për Anamoravën, duke e përfshirë Gjilanin dhe qytetet tjera në rrafshin e Kosovës. Ka lënë pa botuar, rezultatet e hulumtimit për zonën e Llapit.
Nga jeta e tij është shumë me interes të dihet si ndodhi që Urosevici, në vitin 1910, të vijojë mësimet në gjuhën turke në Prishtinë. A ndikuan dajallarët e tij nga Vushtrria që ky të vijojë mësimet në gjuhën turke në Prishtinë.
Babai i Atanasije Urosevicit, Kosta ishte një abadžija (Zhguntar, ai që mbaron, shet dhe punon me zhgun). Nga veprimtaria e babës së tij mund të kuptojmë se ai ishte një zejtar dhe tregtar i pasur në qytetin e Gjilanit. Nëna e tij quhej Mara dhe ishte nga familja e famshme Qamili në Vushtrri). Shikuar nga aspekti ekonomik shihet se të dy këto familje ishin të pasura. Sipas të gjitha gjasave të dy këto familje ishin me origjinë shqiptare që me kohë për interesat e ekonomike të tyre familjare e kishin përqafuar besimin islam.
Të shohim se kush ishin dajët e Atanasije Urosevicit: E ëma e Urosevicit Mara, ishte bijë ë familjes së Ali Agë Qamilit nga Vushtrria. Për familjen Qamili në qytetin e Vushtrrisë nuk ka të dhëna të sakta, se kush ishin, nga vinin dhe përkatësinë e tyre kombëtare. Ajo që dihet se kjo familje jetonte në një shtëpi të bukur, dhe shumë luksoze për kohën e ndërtimit në qendër të Vushtrrisë. Kjo shtëpi për shkak të vlerave historike dhe arkitektonike, pas Luftës së Dytë Botërore ishte marrë në mbrojtje si monument kulture.
Për të siguruar më shumë informata për këtë familje dhe shtëpinë e tyre në Vushtrri, i kontaktova kolegët e mi të profesionit Bedri Xhemën, Burim Rexhepin dhe Jeton Sallahun. Me ndihmën e tyre fillova të mbledhë informatat e para për këtë familje.
Bedri Xhema si një njohës i mirë i objekteve dhe trashëgimisë kulturore në komunën e Vushtrrisë, më njoftojë se kjo familje, shtëpinë e ka pasur afër Entit për Punësim në qytetin e Vushtrrisë. Shtëpia ishte dy kate e ndërtuar me tulla dhe kishte dritare të mëdha. Objekti ishte i mbuluar me qeramidhe tradicionale dhe e kishte një oborr prej 6 ari. Në oborr fare pranë shtëpisë ishte qeshma, e cila përdorej vetëm nga kjo familje. Sipas Bedriuit, kjo shtëpi më parë kishte qenë e një begu shqiptar, i cili pas pushtimit të Kosovës ishte dëbuar në Turqi, pasta ai objekt ju dha në pronësi familjes Qamiloviq. Ajo qka mund të them më shumë për këtë familje, mendohet se ka origjinë nga Trepça.
Pas vitit 2000 kjo shtëpi ishte planifikuar që të shndërrohet në muze etnografik të qytetit, por ndërkohë është djegur.
Shtëpia kishte vlera dhe në hapësirat e brendshme, fasada ishte me plotë dekorime, dhe kur është djegur janë vërejtur tubat e qeramikës të kanalizimit dhe të ujësjellësit. Një anëtar të kësaj familje Mishko Qamiloviqin, Bedriu e kishte pasur drejtor në shtëpinë e Kulturës në Vushtrri. Bedriu atë e kujton për njeri të arsyeshëm, dhe se lente përshtypje se kishte frikë nga ajo që bënin serbët në Kosovë. Bedriu kujton se në kohën kur është marrë vendimi për largimi e librave në gjuhën shqipe nga biblioteka e qytetit, me sugjerime të Bedriut, Mishko kishte vendosur që mos ti largojë librat në gjuhën shqipe, edhe pse më vonë serbët e kishin larguar nga puna. Fqinjë të parë e kishte Shaban Zekiqin.
Jeton Sallahu, në librin e tij të botuar: Çështje të historisë së Vushtrrisë me rrethinë, e ka përmendur shtëpinë e familjes Qamilovic, por me të dhënat që i kishte marrë prej Bedri Xhemës. Jetoni kujton rrëfimet e Bedri Xhemës, se kur serbët e paskan larguar fotografinë e Hasan Prishtinës, Mishko Qamiloviqi ishte mërzitur mjaftë shumë.
Burim Rexhepi, përmes një mikut të tij nga Vushtrria, ka marre disa informata për Misko Camilovicin. Misko Camilovic paska deklaruar se familja e tij është familja më e vjetër e qytetit të Vushtrrisë. Po ashtu sipas Camilovicit, pas tyre si familje e vjetër në Vushtrri paskan qenë Vllajiqët. Burimi, paska marrë informata se kjo familje e kishte pasur edhe një shtëpi tjetër përballë çerdhes së fëmijëve në qytetin e Vushtrrisë.
Nëse kjo është e vërtet atëherë ne kemi burime se në shekullin e XVII, se në qytetin e Vushtrrisë nuk fliteshin fare gjuhët sllave, andaj edhe kjo familje nuk mund të ishte sllave.

Dëshmi të publikuara për strukturën e popullatës së Vushtrrisë, gjatë vizitës së Evlija Çelebiut, në shekullin XVII.

Evlija Çelebiu, kur e vizitojë këtë qytet, për strukturën e popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se popullata nuk dinin të flasin gjuhët sllave, por ata flasin në gjuhën shqipe dhe turke.
Siç shihet Misko Camilovici, duhet të jetë nipi i Ali Agë Qamilit, por të dhënat e vërteta për këtë familje mund të zbulohen vetëm pas deklaratave të tij.
Nga literature serbe mësova se në fund të shekullit XIX, dy vëllezër shqiptar nga fshati Batair, rrethi i Mitrovicës, kishin kryer disa vjedhje dhe plaçkitje te disa familje në atë rajon. Kryesisht nëpër disa fshatra kishin vjedhur kafshë të ndryshme. Gjatë vjedhjeve ata edhe kishin krijuar shpesh herë edhe incidente më armë duke plagosur disa fshatar. Ali Agë Qamili, detyrohet që ti takojë këta hajdut dhe i detyron që ti kthejnë të gjitha kafshët e vjedhura te familjet e dëmtuara. Ky rast kishte ndodhur në vitin 1898, nga letrat që Stojan Novakovici ja kishte dërguar Tefik Pashës, rreth incidenteve gjatë kësaj periudhe në mes të myslimanëve dhe ortodoksëve në Kosovë. Nga këto letra kuptojmë se Stojan Novakoviqi, për çdo incident që ndodhte në mes të ortodoksëve dhe shqiptarëve mysliman, në trevat shqiptare brenda territorit të P. Osmane, ai e lajmëronte edhe Spiridon Gopçeviçin në Beograd.
Siç po shihet rasti paska ndodhur në vitin 1898, kur Ali Agë Qamili i paska detyruar hajdutët që ti kthejnë bagëtitë e vjedhura.
Ajo që më bënë kureshtar të di është sepse po në këtë vit lindë Atanasije Urosevici, dhe e ëma e tij Mara ishte nga familja bejlerë Qamili e Vushtrrisë. Atëherë lindë pyetja se a quhej Mara me këtë emër në vitin 1898, dhe a ishte Mara e krishterë apo myslimane? Gjithashtu është me interes të dihet se familja e Urosevicit, në vitin e lindjes së tij, a ishte e krishterë apo ishte myslimane? Këto dilema mund të hiqen vetëm nëse kane vullnet familjarët e Ali Agë Qamilit ta thonë të vërtetën, edhe pse tash janë serbizuar.
Bazuar në këto dëshmi të mbledhura në terren, si dhe nga literature në gjuhën serbe, mund të arrijmë në përfundim se familja e Atanasije Urosheviqit, ishte familje shqiptare katolike, autoktone nga fshati Tullarë, afër Medvegjës, e cila si e krishterë, për shkak të një ngatërrese u shpërngul në fshatin Rahavicë të komunës së Dardanës.
Gjyshi apo baba i Atanasije Urosheviqit, në gjysmën e parë të shekullit XIX, prej Rahavicës shpërngulet në qytetin e Gjilanit. Kjo familje integrohet mjaftë mirë në qytetin e Gjilanit, islamizohet dhe fillon të ushtrojë me sukses veprimtarinë tregtare e zejtare, për përpunimin dhe shitjen e zhgunave. Duke qenë familje më zë në qytetin e Gjilanit, kjo familje lidhë miqësi po ashtu me familjen e njohur të Ali Agë Qamilit, në qytetin e Vushtrrisë.
Atanasije Urosheviqi, pasi u arsimua në shkollën serbe, nga pushteti i asaj kohe u detyrua, që kryesisht të merret me origjinën e familjeve të trevave shqiptare, të Anamoravës dhe rrafshit të Kosovës. “Studimet e tij kishin për qëllim që popullata ortodokse serbe të përshkruhet si popullatë autoktone, në këto treva, ndërsa ajo katolike të përshkruhet se vërshuan nga malësia e Shqipërisë drejtë veriut në tokat serbe”.
Megjithatë prapë nga studimet e tij, prapë mundë të gjinden informata të rëndësishme për të hulumtuar të vërtetën e popullatës shqiptare në këto treva.
Mbetet e pa kuptueshme pse vetëm të dhënat e mbledhura prej tij në trevën e llapit mbetën të pa botuara deri më sot. Sigurisht se në shënimet e tij ka mjaftë shumë argument se në këtë rajon, deri në luftërat ballkanike, nuk jetonte asnjë familje serbe.
Me pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike, të dy këto familje për ta ruajtur pasurinë e tyre, dhe që të mos shpërnguleshin në Turqi, u detyruan që të serbizohen. Raste të tilla të serbizimit të familjeve shqiptare në Kosovë, në këtë periudhë janë të shumta. Sipas dëshmive të terrenit, këto familje gjatë sundimit serbë ishin në vëzhgim të rreptë të pushtetit, dhe nuk guxonin ta përmendnin identitetin e tyre kombëtar as para fëmijëve të vet.
Aleksandër Lambert, një historian, dhe drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e politikave ndërkombëtare, relacioneve mes shteteve dhe popujve, të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.
Lambert që në rini, e ka vizituar Shqipërinë, dhe ka filluar të bëjë studime për çështjen shqiptare. Për ta njohur sa më mirë çështjen shqiptare ai ka hulumtuar dokumente të shumta për shqiptarët në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë.
Duke hulumtuar për shqiptarët, dhe personalitete të rëndësishme që dolën nga gjiri i këtij populli, Aleksandre Lambert shkruan se nuk është e rastësishme që shumë shqiptarë kanë shkëlqyer gjatë periudhave të ndryshme të historisë, duke drejtuar  perandori dhe shtete, si dhe kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në disa vende të botës.
Lambert, në studimet e tij bënë një kritikë, ndaj shteteve më të fuqishme të botës, duke e përshkruar kontributin e madh që e dhanë shqiptarët për qytetërimin dhe civilizimin e njerëzimit.
Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga fiset ilire (shqiptarët). Nga ndikimet e shumta të qarqeve dhe lëvizjeve të formuara në Evropë kundër shqiptarëve, Gadishullin Ilirik e pagëzuan me emrin e ri, Gadishulli i Ballkanit, nga vargu i maleve Ballkan që fillon prej Detit të Zi.
Shqiptarët dhe boshnjakët me origjinë ilire që e kishin, pranuar fenë islame, u injoruan nga pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane. Evropianët i shihnin si rrezik për kulturën dhe qytetërimin perëndimor, andaj edhe filluan që ti quajnë me termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq, edhe pse si popull më kulturë të lashtë dhe gjuhë krejtësisht të ndryshme, shqiptarët asgjë nuk i lidhte me osmanët.
Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare.
Me të drejtë Lambert thotë se shqiptarët kanë një histori që nuk e njohin as vetë. dhe në tre shekujt e fundit Evropa, anashkaloj duke mos i mbështetur të drejtat e tyre, por duke krijuar mundësinë e sllavizmit dhe greqizmit të popullatës autoktone shqiptare dhe vllahe.
Pra siç shihet nga fuqitë e mëdha të kohës, asimilimi dhe shkrirja në popuj tjerë të popullatës autoktone shqiptare dhe vllahe, ishte bërë platformë politike dhe ushtarake në Evropë.
Shqiptarët për të mbijetuar, në trojet e veta autoktone, duhet thelluar studimet për lashtësinë, identitetin dhe kulturën tradicionale, duke ofruar para opinionit ndërkombëtar argumente bindëse shkencore për autoktoninë dhe lidhjet e hershme kulturore dhe fqinjësore me popujt e lashtë tjera të Mesdheut.
Për tu realizuar kjo është e nevojshme një lëvizje kulturore mbarë kombëtare, e mbështetur në burime shkencore dhe e përkrahur nga qarqet politike e akademike shqiptare.
Sidomos studimet duhet shtuar për vllahët dhe bashkëjetesën e tyre me shqiptarët, që nga sundimi romak e deri në shekullin XX, kur nga ndikimet e politikës pansllaviste ruse, këto dy komunitete u keq përdorën nga politika, për ti shtyrë kah asimilimi dhe vrasja mes sojit të vet..
Se cila është lidhja e këtyre familjeve arbërore e vllahe me familjet dhe fiset shqiptare në trevat veriore të Shqipërisë, na tregon Aleksa Bogosavleviqi në librin e tij ‘O arnautima” të botuar në qytetin e Nishit në vitin 1897.
Ja si e përshkruan afërsinë e shqiptarëve dhe vllahëve, Aleksa Bogosavleviqi, një vllah i serbizuar i cili në librin e tij “O Arnautima” duke thënë për shqiptarët shkruan: Si është ky popull, lexuesit do të lexojnë nga librat, por besimi im është, se shpesh gjithçka që na vjen nga Arnautët, ndodh vetëm sepse ne nuk bindemi fare, ose ajo që na ndan është një kodër e vogël, ata ishin fqinjët tanë më të afërt që nga kohërat e lashta. Sepse ata na i morën pas shpërnguljes fatkeqe të vitit 1690 vatrat tona të vjetra, Tek ata ka mjaftë gjak tonin. Ne jemi më shumë shqiptar i një fisi për nga gjaku, dhe vëllezër për nga vuajtja, sidomos me Drenicas, Rugovas Lumbardhët, Shkodranët, Dibranët, Malësorët, Llapjanët e shumë të tjerë, të cilat ndahen në 9-10 fise. Ata janë kushërinjtë e serbëve të besimeve ortodokse dhe katolike, duke pretenduar prejardhje fisnore me anë të gjakut, zakonit, festave dhe fisit.

Dëshmi se si e përshkruan afërsinë e shqiptarëve vllahët (tani të serbizuar), autori i librit “O Arnautima” Aleksa Bogosavleviqi, me origjinë vllahe.

Siç shihet te ky tekst i shkruar gjatë shekullit XIX, nga një vllah, kuptojmë se tërë Gadishulli Ilirik i veriut ishte i banuar me popullatë arbërore dhe vllahe. Po ashtu këtu vërehet çartë se serbët u formuan si etnitet dhe komb në këtë shekull duke përfshirë shqiptarët e asimiluar nga të gjitha trevat dhe fiset veriore të Gegërisë.
Pra formimi i shteteve sllave, në trevat veriore shqiptare ishte projekt rusë, i iniciuar gjatë shekujve XVIII e XIX, nga lëvizja pansllaviste që u themelua në Parisë, që e udhëhiqnin polakët dhe rusët, por që u përkrahën edhe nga francezët, prusët dhe gjermanët tjerë verior.
Sipas rrethanave politike dhe historike që kanë ndodhur në Gadishullin Ilirik pas pushtimit osman, e sidomos prej shekullit XVII, kur Rusia u bë faktor i rëndësishëm politik dhe ushtarak në trojet tona fillojë procesi i dhe sllavizimit dhe greqizmit të popullatës arbërore dhe vllahe.
Nga këto të dhëna arrijmë në përfundim se: As komb dhe as etni Serbe nuk ka eksituar në mesjetë! Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX, duke e asimiluar popullsinë shqiptare dhe vllahe.
Serbët e sotëm kurrë nuk kanë pasur shtet, as identitet etnik, para shekullit XIX – Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie.
Gjatë shekullit XVIII, sipas projekteve pansllaviste në pjesën qendrore të gadishullit me qendër në Smederevë, së pari u krijua një grup politik ortodoksësh që e quanin veten serb, e të cilët kishin përkrahje të fortë nga Rusia dhe Patrikana e Stambollit. Nga kjo platformë politike duke e asimiluar popullatën arbërore dhe vllahe të besimit ortodoks dhe në dëm të trojeve shqiptare u formua kombi dhe shteti politik serb.

Kubizimi i pervitshem otoman radikal islam i Heroit Kombetar Gjergj Gjon Kastrioti asht fyemje e rande e popullit etnik shqiptar

Klajd Kapinova, New York

Heroin Kombetar Gjergj Kastriotin, asht fut ne kub nga kryeministri shalgjate otoman, kryeparlamentarja otomane, drejtuesit e partive politike pozite dhe opozite, kryetari i Bashkise se Tirane se Kuqe otoman (fatmiresisht sot ne burg), kleri drejtues otoman i Erdoganit etj., kane ba nji trathti dhe fyemje te rande per popullin etnik shqiptare…

Ne nuk e ngrejme nalt figuren e Tij (Gjergj Gjon Kastriotit) pse ai ishte i krishtere, por sepse Ai ishte shqiptar safi 100% dhe per 25 vjet u be mburoj e fuqishme e trojeve etnike te Arberit… dhe Europes… Fanatizmi fetar polititik (duam Baba Dovletin…) neo-otoman Erdoganist ka ba me sukses tesh 35 vjet sheprlarjen e vatrave te trunit, tuj u fshi otomaneve etnik cdo kujtese historike. Ne fakt ata nuk jane bijt e shqipes, por ardhacak kolone sikurse do te shkruaj me poshte:

Ky asht percudnim i turpshem dhe klasik i vetvetes, per hir te fese islame pushtuese dhe imponuese me dhune, gjak dhe kur’an otomane …

Ne dhe vetem ne, jemi fatkeqsisht i vetmi popull ne bote, qe urrejme sistematikisht vetveten dhe figurat e shquara te kombit tone vetem pse ata nuk jane si sultan Mutati I, II, sultan Fetihu (Pushtuesi), sultan Sulejmeni, sultan Mehmeti II etj.

Ne fakt, sikurse dihet dhe po shihet kjarte edhe sot ne ditet tona, se ata qe e bajne kete pune tesh disa dekada jane vetem kolonet e huajt (ardhacake), qe nuk na respektojne ne autoktonet brez mbas brezi…

Asht gabim qe popullsine ardhacake talebane te te ashtequajtures Shqipni me e integrue ne strukturat europiane. Bashkimi Europian ka 50 vjet, qe nuk e pranon Turqine dhe si mundet me na pranue ne qe jemi bijt e sulltaneve, jenicereve, arabve, pakistanezeve, etj…!?

Erdogani si sultan dhe neo-otoman ne menyre sistematike permes veglave dhe trathtareve shqipfoles, por ban otomanizimin dhe de-shqiptarizimin e trojeve tona, ku pasha e ketij presioni dhe propaganda shume te madhe asht ne Kosove, Shqipni, Maqedonine e Veriut etj.

Ai e di mentalitetin se shqiptaret nuk kane identitetit te tyne, por se jane krenar te identifikohen si otoman. Ne fakt ata qe thone dhe veprojne keshtu, sikurse dihet shume mire nuk jane shqiptare, por turq dembabadem (shprehje turke), te vendosur fatkeqisht dhe gabimisht ne trojet tona shume shekuj me radhe dhe here pas here ato si kryenece nxjerrin krye, per te treguar rrenjet e tyre te thella etnike otomane.

Une mendoj, se duhet filluar nje reforme e madhe dhe e shumanshme sot sa nuk asht vone. Ne duhet te fillojme nje Renquista ashtu sikurs ebane spanjolet ne vendin e tyne qe hodhen ne det cdo gja arabe pushtuese…

Ne fillim duhet ba de-otomanizimin i trojeve dhe gjuhes shqipe, zakoneve dhe traditave dhe cultures pa culture te asaj qe quhet xhihadiste islame otomane.

Pastaj me logjiken e kohes duhet ba sa ma pare heqja simboleve me histori otomane, objektet e kultit me baze arabe dhe otomane, heqja ose ndalimi nga Zyrat e Gjerndjes Civile (kodit te emrave te huaj arab dhe otoman) pra, zevendesime dhe perdorimi i emnave jo shqiptar dhe fyes per ne, si: Sulltan (e), Murat (e), Sulejman (e), Fetih, Mahmut, Osman (e) etj., etj., te cilet sikurse dihet jane emnra te mirefillte te ish sulltaneve mizore dhe barbare te Stambollit, te cilet per 700 vjet (dje dhe sot), kane ba vazhdimisht shkaterrimin e identitet dhe vijimsine tone iliro-shqiptar…

Nji popull i shkaterruar moralisht dhe menderisht tesh 700 vjet dhe qe fatkeqsisht mohon identitetit e vet etnik, nuk meriton ma shum se prapambetjen qe ka sot si trashegim, tuj u perfshi me dinjitet me Vendet e Botes se Trete Super te Prapambetur, bile ajo asht ne vend te fundit te klasifikimit te ketij grupi.

Gjergj Gjon Kastrioti, ka ken dhe mbetet Ati i Kombit tone dhe jo ardhcaket otomane ose turqeli, arabe, algjeriane, pakistanez, iraniane, cigane, evgjit, ashkali, etj., etj. Shqiptaret e vertete jane ne mallet tona kreshnike q ender shekuj jetuan me shqiponjen, dykrenare simbolin e flamurit tone kombetar shqqiptar.

Biografine ma te sakte dhe origjinale, per shqiptaret nder shekuj, mbas pushtimit mizore barbare nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane e ka ba shkencerisht dhe historikisht pinjolli i familjeve te vjetra autoktone shkodrane te Bushatllinjve te Shkodres, i ndjeri Hamdi Bushati, ne kryevepren e tij historike dhe enklopedike shkodrane me disa vellime te quajtun: “SHKODRA dhe MOTET”.

Aty ai me kurajo morale dhe civile rrefen te verteten e hidhur, kur tregon se nga kane ardhur ata qe fatkeqsisht sot thojne tuj rra gjoksin me grope per 24/7/365, se jane “shqiptare” apo arnaute etnik. Asht njisoj si me thane se arbereshet ne Itali, Zare te Kroacise etj., jane shqiptare te vjeter, pra ama shqiptare (edhe pse ne vend te huaj si Italia etj.), ndersa turqelite otomane ne Shqipni sikurse dihet saktesisht nuk jane shqiptare, por jane turqeli te paasimiluar, qe jane vendos ne tokat tona dikur me paramendim dhe mbi bazen e nje plani te detajuar si kolone nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, tuj nxjerre prej shpie ose tuj u dhane pronat te krishtereve etnik shqiptare, qe per te mos u vrare masivisht ne forme Gjenocidi u detyruar te lene trojet e Arberit dhe te vendosen ne dheun latin, sllav etj…

Per per me tregue se kush ishte Heroi kombetar dje dhe sot e pergjithmone i trojeve te Arberit dhe Dardanise, po japim disa citime te autoreve te huaj.

Sadisti dhe krimineli otomane xhihadist islam e vlereson keshtu kryetrimin e Arberise Gjergjin e Madh: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!” – Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!” – Sulltan Mehmeti II

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!” – Papa Kalikst III

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!” – Papa Piu II

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve.” – Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!” – Sulltan Mehmeti II

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453.” – Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” – Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Gjergj Kastrioti. është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!” – Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë.” – Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!” – Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.” – Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Iftari” antikushtetues dhe antikombëtar i Albulena Haxhiut me teologe islamike për 8 Mars, ditën e grave!

2

Një Akt i Rrezikshëm për Kosovën dhe Identitetin Shqiptar

  • Iftari i Albulena Haxhiut me Grupet Radikale të Islamit Politik: Një Rrezik i Drejtpërdrejtë për Kosovën dhe Kulturën Shqiptare

Në një periudhë ku Kosova vazhdon të kërkojë forcimin e shtetit të saj dhe ruajtjen e paqes shoqërore, një veprim i Ministrit të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngjallur shqetësim të madh. Iftari që ajo ka mbajtur me grupet radikale të Islamit Politik, të njohura për lidhjet e tyre me ideologjitë ekstreme fetare, është një akt që rrezikon seriozisht stabilitetin politik dhe social të vendit. Ky veprim ka ngritur alarmin për përhapjen e ndikimeve të jashtme që mund të kërcënojnë traditat dhe vlerat e shoqërisë kosovare dhe, më gjerë, për identitetin shqiptar.

Bashkëpunimi me Islamin Politik: Një Kthesë e Dëmshme për Kosoven

Kosova, e njohur për përpjekjet e saj për të ruajtur një shtet laik dhe për të balancuar lirinë fetare me sundimin e ligjit, duhet të ruajë ndarjen e fesë nga shteti. Në këtë kuadër, çdo bashkëpunim me grupet që promovojnë Islamin Politik është një rrezik i drejtpërdrejtë. Bashkëpunimi i Albulena Haxhiut me këto grupe sjell pasoja të mundshme shumë serioze: rrezikon të inkurajojë rritjen e ndikimeve të jashtme që nuk janë në harmoni me vlerat dhe traditat e Kosovës, për të mos përmendur ndarjen e shoqërisë që mund të ndodhë për shkak të këtyre përpjekjeve për të krijuar lidhje me grupet radikale.

Kosova ka bërë një sakrificë të madhe për të arritur një shtet të zhvilluar dhe demokratik, ku ndarja e fesë dhe shtetit është e garantuar. Prandaj, çdo akt që kërcënon këtë ndarje dhe favorizon ideologjitë fetare me agenda politike është i rrezikshëm për integritetin e shtetit dhe të kulturës shqiptare.

Rreziku i Radikalizmit dhe Toleranca ndaj Grupsioneve Ekstreme

Kosova ka një histori të pasur dhe të fortë të diversitetit fetar dhe kulturor, që duhet të ruhet dhe të nderohet. Megjithatë, toleranca që mund të shihet në këtë rast si një përpjekje për të promovuar një shoqëri tolerante, mund të shfrytëzohet nga grupe radikale për të avancuar interesat e tyre dhe për të ndikuar në politikën e brendshme të vendit.

Grupet radikale të Islamit Politik janë të njohura për lidhjet e tyre me ideologji që i bien kundër multikulturalizmit dhe vlerave demokratike që janë themelore për shtetin shqiptar dhe për Kosovën si shtet të pavarur. Këto grupe kanë një objektiv të qartë: përhapjen e ideve që cenojnë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e besimit, dhe mund të përpiqen të ndryshojnë strukturën shoqërore të Kosovës duke e transformuar atë në një shoqëri ku radikalizmi fetar do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë.

Në Teheran vitin e kaluar i hudhnin e kallnin shamitë, përderisa Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, i trimëron teologet islamike me 8 mars që t’i bartin ato…?!

Çfarë Ndikimi Do të Ketë Ky Bashkëpunim?

Nëse ky trend vazhdon, Kosova do të rrezikojë të humbë të gjitha arritjet e saj në ruajtjen e shtetit laik dhe do të fillojë të ndikojë negativisht në stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit. Çdo mundësi që të lejohet ndikimi i Islamit Politik në këtë shtet mund të sjellë pasiguri dhe polarizim të shoqërisë, duke e bërë më të vështirë ruajtjen e një shteti të fortë dhe të bashkuar.

Duke shtruar këtë pyetje, është e rëndësishme të theksohet se një shtet që toleron grupe radikale fetare është në rrezik të shkatërrojë vetë natyrën e tij të shtetit të ligjit dhe të vlerave universale që janë të domosdoshme për zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike.

Përfundim: Kosova Nuk Mund të Kërcënohet nga Radikalizmi Fetar

Nëse Kosova nuk ndërmerr hapa të fortë për të siguruar ndarjen e fesë nga shteti dhe për të mbrojtur vlerat e saj laike, mund të ballafaqohet me një të ardhme të pasigurtë dhe të polarizuar. Bashkëpunimi i Albulena Haxhiut me grupe radikale është një shembull i qartë i rrezikut që këto grupe mund të përhapin në shoqërinë kosovare, duke minuar themelet e shtetit dhe të kulturës shqiptare. Kjo është një ngjarje që i bën thirrje çdo qytetari të Kosovës dhe politikani të ngrihen dhe të kundërshtojnë çdo tentativë për të sjellë radikalizmin fetar në këtë vend të mundshëm për të destabilizuar të ardhmen e tij.

Mahsa Amini duke u përkujtuar vitin e kaluar në Teheran, me rastin e dyvjetorit të vrasjes së saj nga policia e moralit islamik për shkak se “nuk e kishte mbajtë shaminë”, këtë bajrak të islamit botëror, në mënyrën e duhur…!

Kosova ka mundësinë të ruajë identitetin dhe të forcojë themelet e saj demokratike. A do të lejojmë që një pjesë e shoqërisë të tërheqë këtë vend drejt rrugës së radikalizmit dhe regresit, ose do të qëndrojmë të fortë në ruajtjen e vlerave tona dhe të shtetit të pavarur dhe të qeverisur nga ligji? Ky është një moment që do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës.

Kujtesë Sinodit te ardhshëm të KOASH për një Memorial per pesë Kryepeshkopët e para 1967 pranë Memorialit të Kryepeshkopit Anastas

Nga: Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Zbraztësira 40 ditore e fronit të Autoqefalisë shqiptare në respect të shpirtit të Kryepeshkopit Anastas vlerat e të cilit respekton I tërë komuniteti orthodox I Shqipërisë, do të duhet të plotsohet nga ana e Sinodit të ardhshëm të KOASH. Dhe ai fron duhet të bmajë një Kryepeshkop të ri shqiptar  I cili do të duhet të drejtojë komunitetin orthodox të Shqipërisë me maturi, me përshpirtmëri duke I drejtuar ata me lutje drjt Zotit, sepse kishat janë shtëpi ku nderohet Zoti dhe respektohen martirët dhe shënjtorët e pranuar në kalendarin orthodox shqiptar.

Gjithashtu Kryepeshkopi i ri shqiptar duhet të përpiqet të afrojë delet e humbur si brënda dhe jadsshtë vëndit duke vënë në vënd frazën e Jezu Kristit se edhe sikur bashkëbesimtari yt të gabojë 7x 77 herë përsëri duhet ta falësh dhe të mundohesh ta vësh në rrugën e drejtë që ka përcaktuar Zoti, ku dy mësimet më të mëdha janë: “ tjetrin ashtu si vetën tënde“ dhe Ka vetëm një Zot dhe vetëm Një`.

Pavarësisht problemeve të kaluara të cilat I kam shprehur në shkrimet e mia të kaluara dhe veçanërisht në librin tim me refleksione personale “Autoqefalia e Fan Nolit përballë KOASH të Kryepeshkopit Anastas`, të botuar para largimit nga jeta të këtij njëriu të veçantë që e ringjalli nga vdekja që i shkaktoi Diktatura Kishën Autoqefale të Shqipërisë, nuk mund të mos ve në dukje disa nga problemet që lindën nga drejtimi 31 vjeçar i Kryepeshkopit Anastas:

  • Harresën e Pesë Kryepeshkopëve Shqiptarë që drejtuan KOASH nga viti 1922 e deri në 1967, harresa që në dy vitet e fundit për shkaktë shkrimeve të mia dhe të disa intelektualëve të tjerë, u plotësua me mesha dhe përkujtimore të disa klerikëve athdhetarë shqiptare që sakrifikuan jetët e tyre për Autoqefalinë dhe për t`ju lutur Zotit në gjuhën e bukur shqip si Papa Kristi Negovani, dhe ndonjë nga Kryepeshkopët e të kaluarës. Por kjo sidoqoftë nuk mjafton…
  • Problemi i mosnjohjes zyrtare të Autoqefalisë që nga viti 1922 por njihet ajo vetëm kur erdhi TOMOS nga Kostandinopoja, gjë që përbën një absurditet, sepse të mohosh historinë e Autoqefalisë shqiptare është njëlloj sikur të mohosh pjesë të Historisë së Shqipërisë me të cilat krenohemi.
  • Problemi I largimit të një pjesë të besimtarëve jo veëm për shkak të emigrimit përtë cilën nuk ka ndonjë faj Kryepeskopi, por edhe të atyre që mendonin se një Kryepeshkop I huaj nuk do të ishte i dobishëm për Shqipërinë
  • Problemi tjetër mbetet mënyra konservatore dhe aspak miqësore e sjelljes me individët besimtarë të komunitetit orthodox të cilët ose kanë kontribuar ose vazhdojnë të kontribuojnë për ditë duke I larguar ca me mirësjellje apo disa të tjerë duke u ndërprerë marëdhëniet fare, duke treguar se, disa klerikë përreth Kryepeshkopit të ndjerë nuk e përdorin mirë postin që kanë dhe ndoshta e informonin gabim për shumë procese dhe problem personale, sociale apo dhe historike, të komunitetit orthodox.
  • Problemii shume debatuar I perdorimit te gjuhes greke në institucionet fetare. Është e vërtetë që minoriteti grek gëzon të drejtën të dëgjojë në greqisht meshën, lutjet, por është e tepërt dhe jo normale të shikoqë në Gjirokastër të bëhen meshët dhe fjalimet 100% në greqisht, është e tepërt të përdoret vetëm greqishtja përveç shqipes në Radion Ngjallja, etj. Pa e përdorur këtë informacion si një informacion që e kanë përdorur për keq, edhe ateistët apo nacionalistët shqiptarë, këtë informacion po e përdor që gjuha greke të përdoret për aq sa i takon jo më tepër, duke ditur që gjithmonë, problemet historiko-politike të Shqipërisë me Greqinë kanë qënë të ndezura dhe aspak mirëdashëse sidomos kur kemi të bëjmë me një shtet që nuk e ka hequr ligjin e luftës; gjithmonë të krijohet përshtypja që duhet kujtuar herë pas here sentenca e Laokonit që përmëndet në Eneida e Virgjilit:“ Timeō Danaōs et dōna ferentēs “.

Përse po shkruaj se duhet ndërtuar një Memorial për pesë peshkopit e Kaluar të viteve 1922-1967?

Pikë së pari mund tëthem me bindje se edhe të pesë Kryepeshkopët shqiprë të asaj kohe kanë bërë aq sa u takon për vendosjen e gjuhës shqipe si kriter në meshat e Kishave të Mbretërisë shqiptare, gjatë Diktaturës deri në 1967 dhe deri më sot pas viteve “90 e deri më sot. E kam thënë që të mos vlerëssh shqiptarin që i pari predikoi shqip , pra e `bëri Krishtin të flasë shqip`, dhe u përpoq me të gjitha forcat për të bërë një Kishë shqiptare Autoqefale të ndarë nga kisha e greke e asja kohe e cila kishte uzurpuar kishat dhe nuk e linte klerin shqiptar të predikonte shqip kjo të ngjan me një baba që e zbon djalin e tij  vetëm sepse kërkon të jetojë e të formojë familjen e vet.

Të mohosh Fan Nolin e madh i cili përktheu liturgjinë kleerikale në shqip, atë liturgji që lexohet edhe sot e kësaj dite në shqip, të harrosh Fan Nolin i cili predikoi në 1914 shqip në Kishën e Shën Spiridonit aty përpara popullit ne oborr të kishës sepse prifti grek nuk e lejonte të predikonte brënda, të  harrosh Fan Nolin  që dorëzohet prift më 8 mars 1908. Pas disa ditësh ai dha meshën e parë në gjuhën shqipe, e theksojmë, në gjuhën shqipe që konsiderohet si e para liturgji në historinë e Kishës Ortodokse Shqiptare që u krijua ato ditë nga shqiptarët e Bostonit. që u zgjodh në  4 dhjetor 1923, në kishën e mirënjohur të Shën Gjergjit në Korçë, si Peshkop i Durrësit, Gorës dhe Shpatit, dhe të mos e njohësh si babanë e orthodoksisë shqiptare kjo përbën sakrilegj nga KOASH-I I sotëm. Gjithashtu të katër Kryepeshkopët shqiptarë që vazhduan historinë e Autoqefalisë së Komunitetit shqptar orthodox si Visarion Xhuvani 1924-1937, Kristofor Kissi 1937-1948, At Paisi-Vodica 1949-1966 dhe Damian Kokoneshi 1966-1967 janë po aq të respektuar nga komuniteti orthodox shqiptar dhe I Shqipërisë.

Mendooj se propozimet më të arësyshme të cilat do të vërtetojnë se KOASH I Shqipërisë janë këto:

-Të pesë Krypeshkopët e viteve 1922-1967 duhet të kenë një vënd në Kalendarin orthodox si `Martirë apo Dëshmorë të Kishës orthodokse shqiptare`

-Të Pesë Krypeshkopët e viteve 1922-1967 duhet tu ndërtohet një memorial mundësisht i përbashkët për ta, pranë Katedrales Orthodokse shqiptare `Ngjallja e Krishtit, pavarësisht varreve të tyre të lëna pas dore.

– Sinodi të pranojë edhe disa intelektualë orthodoksë gjatë punimeve të saj të ardhëshme, për të paraqitur sugjerimet e tyre në emër të Komunitetit Orthodoks me qëllim që të forcojë bashkëpunimin klerikal-komunitet, të afrojë delet e humbura, dhe të vazhdojë të komunikojë me komunitetin orthodoks

Në mënyrë të përmbledhur i kërkojmë SINODIT të ardhshëm të marrë parasysh edhe 2 kërkesat e Intelektualëve Orthodoksë të depozituara në sekretarinë e KOASH-që nË 2018-2022-2025.

Ky Sinod, shpresojmë të jetë një nga momentet ku tranzicioni i Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë të ketë marrë fund  dhe bashkejetesa fetare së bashku me tolerancën fetare të jenë po aq të shkëlqyeshme dhe dobi prurëse  aq sa populli të afrohet të lutet dhe ti falet Një Zoti vetëm duke ruajtur traditat e veta shekullore.

priftipirro2017@gmail.com

Diario Crítica (1929) / Mbërritja, pas shumë peripecive, e Aleksandër Moisiut në Buenos Aires — Intervista me gjeniun e skenës bashkëkohore botërore(3)

Aleksandër Moisiu, në një vizatim të Orlik-ut — Burimi : Diario Crítica, e diel, 7 prill 1929, faqe n°11

Shkrimi n°3 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Mars 2025 

“Diario Crítica” ka botuar, të dielën e 7 prillit 1929, në faqen n°11, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Buenos Aires, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Moisiu, tragjiku i madh gjerman, sapo ka mbërritur në Buenos Aires dhe tregon përshtypjet e udhëtimit të tij.

Burimi : Diario Crítica, e diel, 7 prill 1929, faqe n°11

Burimi : Diario Crítica, e diel, 7 prill 1929, faqe n°11

Një udhëtim me probleme. — “Të kryesh tetë funksione. Kam gjashtëdhjetë ditë lundrim. 

Angazhimet e mëparshme do ta pengojnë tragjedianin e shquar të ofrojë më shumë se tetë shfaqje. 

Moisiu ndodhet në Buenos Aires që nga mbrëmë. Pasagjeri nga Cap Arcona zbarkoi sapo u hoqën kufizimet sanitare për anijen transatlantike, i cili megjithatë, po shkurton edhe më tej itinerarin e tij, që është shumë i shkurtër në Buenos Aires për shkak të kontratave të tij në pritje. Aleksandër Moisiu është i ndjeshëm, do të kalojë si yll në qiellin tonë artistik. Moisiu, siç e kemi thënë tashmë, është një nga figurat kryesore të skenës bashkëkohore botërore. Parisi, Londra dhe Nju Jorku kanë përshëndetur të gjithë figurën tragjike që ka bërë që turmat të dridhen nga emocionet. Francezët, të cilët ishin aq të kursyer në lëvdatat e tyre për të huajin, ishin ata që treguan entuziazmin më të madh në kritikat e tyre, ku disa e shpallën atë gjeni, e të tjerë aktorin më të madh dramatik të gjallë.

Pasi e nisi karrierën e tij në teatër si një ekstra, karriera e tij evropiane dhe triumfi i tij i fundit në Nju Jork kulmojnë me famën e tij aktuale. Gjermano-gjermani tragjik, me gjak hebre, bir i një shqiptari dhe nënë italiane, i lindur në Trieste nën dominimin austriak ? — por gjerman, për shkak të kulturës së tij intelektuale dhe gjuhës me të cilën shpreh temperamentin e tij artistik, ai do të na japë vetëm katër shfaqje të talentit të tij : “Fantazmat”, “Hamleti”, “Dymbëdhjetë mijë” të Bruno Franck-ut dhe “Kufoma e gjallë” e Tolstoit. E pamë mbrëmë duke folur familjarisht në të gjitha gjuhët, duke pritur me ankth kohën e debutimit të tij para një publiku të ri dhe të largët.

Për çdo zotëri, çdo nder. Moisiu është një nga zotërit e artit dramatik. Mos hezitoni të na dërgoni mirëseardhjen tonë të ngrohtë dhe të shprehim kënaqësinë tonë për të ndarë me ju aktivitetet tona teatrale në Buenos Aires. 

Moisiu, poliglot 

Figura e Aleksandër Moisiut, e konsideruar artistikisht, është mjaft e njohur që ne të përpiqemi ta zbulojmë atë; Fizikisht ai është një njeri me tërheqje të veçantë; Me gjatësi mesatare, i hollë, me një fytyrë të rrumbullakët, të bardhë, me flokë të valëzuar, ngjyrë bronzi, një grimasë ironike në gojë dhe me sy depërtues, këto janë linjat e përgjithshme të këtij lloji që mbushin skenën dramatike në teatrot e mëdha evropiane dhe të Amerikës së Veriut.

Moisiu është një poliglot dhe me fraza në italisht, gjermanisht dhe frëngjisht na tregon odisenë e udhëtimit të tij :

— Për të luajtur tetë ditë në Buenos Aires — do të më duhet të lundroj për gjashtëdhjetë ditë …

Ndërsa isha në Nju Jork, i dhashë fjalën Urban-it që të vija me të në Buenos Aires. Ideja për t’u njohur me këtë pjesë të planetit të vogël që ne jetojmë më tërhoqi dhe nëse mbaj fjalën e nderit do të më duhet të lundroj për gjashtëdhjetë ditë dhe do të duhet të pres deri në maj për të pranuar kontratën e mrekullueshme që më ofroi një kompani e madhe filmash për të luajtur në dy filma shumë të rëndësishëm, “Kean” të Dumas dhe “Dishepulli i Djallit” të Bernard Show. 

Moisiu, aktor filmi (kinemaje) 

Këta filma, bazuar në këto vepra të mrekullueshme, do të realizohen duke përdorur një proces modern që po revolucionarizon artin kinematografik sot, ai quhet film që flet (film me zë), dhe siç duket edhe emri i tij, aktori shihet në të njëjtën kohë kur dëgjohet. 

Një udhëtim me probleme 

Udhëtimi im ishte vërtet plot ngjarje : për të takuar Urbanin dhe për t’u kthyer në Kaliforni më 15 maj, më duhej të hipja në anijen e parë që nisej për në Evropë në Nju Jork në një ditë kur shpërtheu një stuhi e jashtëzakonshme që nuk na la gjatë gjithë udhëtimit tonë për në Hamburg. Meqenëse moti i keq na bëri të vonoheshim për rreth 70 orë, nuk munda të shihja familjen time me mbërritjen time në Gjermani dhe nga anija që po më çonte atje shkova drejtpërdrejt në Cap Polonio, në bord patëm një udhëtim shumë të lumtur, por siç thotë thënia e vjetër spanjolle : “Epo, hajde keq, nëse vjen vetëm”, dhe ja, në brigjet e Brazilit mësuam se do t’i nënshtroheshin një karantine shëndetësore, dhe si pasojë e një vonese të re dhe shtyrjes së pashmangshme të debutimit tim. 

Kompania Urban 

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, shton Moisiu, kompania Urban që udhëton në bordin e Weser-it do të duhet të durojë një karantinë më serioze se e imja, gjë që ka bërë të nevojshme shtyrjen e sezonit përsëri.

Pas performancës sime në Buenos Aires, do të kaloj Andet për të hipur në një anije në Valparaíso dhe do të arrij në San Francisko, Kaliforni, më 15 maj, sipas fjalës time.

Moisiu do të performojë në Odeón të mërkurën me datë 10 prill në shfaqjen “Espectros — Fantazmat”.

Diaspora dhe vjedhja e votës së qytetarëve: Kosova nën pushtetin e manipulimeve dhe tradhtisë politike

0

Nga Rrezart Kalaja

“Politika e Vjedhjes: Fatin e Votës dhe Shkatërrimi i Besimit të Qytetarëve

Kosova, një vend i vogël, me një histori të lavdishme dhe të hidhur, po përballet me një sfidë të madhe: humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin politik. Akuzat për vjedhje të votave gjatë zgjedhjeve të fundit janë bërë të shpeshta dhe alarmuese, duke theksuar një fenomen të thellë të korrupsionit që ka pushtuar të gjitha subjektet politike të vendit. Por, është kjo një përpjekje për të gjetur më të mirët, apo një garë tërë për të parë kush mund të vjedhë më mirë, me më shumë sofistikim? Kjo është pyetja që po bën gjithnjë e më shumë njerëz në Kosovë, ku qytetarët e ndershëm janë të zhgënjyer, dhe të paditurit po shfrytëzojnë çdo mundësi për të manipuluar procesin zgjedhor.

I. Manipulimi i Votave dhe Dështimi i Procesit Zgjedhor

Në një periudhë delikate politike, qytetarët e Kosovës po përballen me një realitet të tmerrshëm: zgjedhjet, të cilat duhet të ishin mundësia për të zgjedhur më të mirët, janë shndërruar në një arenë manipulimesh të pafundme. Partia Demokratike e Kosovës (LDK), e cila dikur ishte një simbol i shpresës dhe integritetit, sot po përballet me akuza të rënda për vjedhjen e votave. Ky fenomen nuk është diçka e re, por një praktikë që ka degraduar dhe që ka zënë rrënjë thellë në sistemin politik të Kosovës. Manipulimi i votave ka kaluar në një nivel tjetër, duke krijuar një sistem që e dërgon qytetarin në një marionetë të pushtetit politik dhe duke shkatërruar çdo mundësi për ndryshim të vërtetë.

Kjo është një histori që përfshin edhe ata që dikur ishin në krye të Kosovës, siç ishte Presidenti Rugova, por tani një shoqëri e varfër dhe e pasigurt në mundësinë e drejtësisë dhe demokracisë. Për çdo qytetar që ka dhënë sakrifica të mëdha për të arritur deri në kutinë e zgjedhjeve, kjo është një tradhti e rëndë. Të gjitha këto vjedhje votash kanë një kosto të madhe: jo vetëm humbjen e besimit në institucionet shtetërore, por dhe shkatërrimin e asaj që është më e shenjta për një shoqëri demokratike – e drejta për të zgjedhur.

II. Pasojat e Vjedhjes: Çfarë Po Shkatërrohet?

Ndërsa politikanët e Kosovës përpiqen të justifikojnë akuzat e vjedhjes dhe manipulimit të votave, qytetarët e zakonshëm, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit, po paguajnë një çmim të madh. Për ata që kanë investuar mbi 350 euro vetëm për të udhëtuar në Kosovë dhe për të ushtruar të drejtën e votës, është një fyerje e padurueshme që të manipulohet rezultati i zgjedhjeve. Ky është një shpenzim i madh, i cili përfshin jo vetëm kosto të udhëtimit (shpenzime biletash avioni dhe transporti), por edhe kostot e qëndrimit në Kosovë (akomodimi dhe ushqimi), si dhe humbjen e kohës dhe mundësinë për të qenë me familjen gjatë periudhës së pushimeve.

Për shumë qytetarë të diasporës, ky investim është një sakrificë e madhe, që bëhet me synimin për të kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e Kosovës, për të ndihmuar në fuqizimin e demokracisë dhe shtetit. Por kur kjo e drejtë u mohohet përmes manipulimeve të votave dhe fushatave të pasinqerta, zhgënjimi është i paimagjinueshëm. Shumë shqiptarë të diasporës, të cilët investojnë kohë, mund, dhe para për të udhëtuar dhe votuar, ndihen të tradhëtuar dhe të vjedhur, sepse, në fund të fundit, nuk janë të garantuar se zëri i tyre do të ketë vlerë.

III. Zgjidhja: Përparimi Përmes Përgjegjësisë dhe Transparencës

Në këtë situatë të pasigurt dhe të dhimbshme, si mund të ndryshojmë? Si mund të ndërtojmë një shtet ku ligji dhe sistemi i drejtësisë janë të barabarta për të gjithë qytetarët, dhe ku zgjedhjet nuk janë më një mundësi për të vjedhur, por për të zgjedhur më të mirët? Pavarësisht nga zhgënjimi i thellë, duhet të mbetemi të angazhuar dhe të kërkojmë transparencë nga liderët tanë. Ata duhet të jenë të detyruar të ndjekin rregullat dhe të mbikëqyrin procesin zgjedhor në mënyrë të drejtë, pa pasur mundësinë për të manipuluar atë.

Përfundimisht, qytetarët që janë të angazhuar në të ardhmen e Kosovës duhet të kërkojnë më shumë pavarësi dhe mundësi për të kontrolluar dhe mbikëqyrur proceset zgjedhore, për të siguruar që nuk do të ketë më manipulime. Vetëm kështu mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë, për të garantuar që në të ardhmen, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të zgjedhin liderët që meritojnë, pa pasur frikë se çdo votë mund të vjedhët apo manipulohet.

IV. Përfundimi: Politika e Vjedhjes është Një Skandal Moral dhe Politike

Kosova ka kaluar nëpër shumë sfida gjatë këtyre viteve të pasluftës, por akoma përballet me një sfidë shumë më të madhe: çmontimin e korrupsionit dhe pastrimin e procesit zgjedhor. Nuk mund të mbijetojmë si shoqëri kur politika e vjedhjes dhe manipulimit është e zakonshme, dhe kur politikanët po përfitojnë nga sakrificat e qytetarëve të zakonshëm, përfshirë edhe ata të diasporës.

Të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sistem të shkatërruar, që kanë vjedhur vota dhe që janë përpjekur të shkatërrojnë mundësitë e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndershme, duhet të marrin përgjegjësinë për ato që kanë bërë. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë dhe një ndryshim i thellë në mënyrën se si funksionon politika kosovare.

Do të mundemi ndonjëherë të shohim një politikë të pastër, pa manipulime dhe korrupsion? A mund të krijojmë një shoqëri ku çdo qytetar e ndjen se vota e tij ka vlerë dhe nuk mund të vjedhët për interesat e atyre që tashmë janë të ngopur me pushtet? Vetëm koha do të tregojë, por një gjë është e sigurt: ne, si qytetarë, do të mbetemi të zhgënjyer dhe të mënjanuar nëse nuk bëjmë ndryshime të mëdha.

Reagim ndaj marshit të 8 Marsit, të organizuar nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”

0

 Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Organizata Shqiptaria shpreh shqetësimin e saj të thellë për marshin e organizuar më 8 Mars nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”, i cili, në vend që të përqendrohej në të drejtat dhe sigurinë e grave, u shndërrua në një platformë për agjenda politike të huaja, të cilat bien ndesh me interesat e Kosovës dhe popullit shqiptar.

Ne dënojmë përpjekjet për të keqpërdorur këtë ditë të rëndësishme për qëllime që nuk kanë lidhje me të drejtat e grave, por që synojnë të përçojnë mesazhe politike anti-Kosovë dhe anti-shtet. Sidomos është e papranueshme që në një marsh të mbajtur në kryeqytetin e Kosovës të propagandohet në mbështetje të Palestinës – një entitet politik që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe që mban qëndrime armiqësore ndaj kombit tonë.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë: Kosova dhe shqiptarët nuk mund të jenë në krah të atyre që mohojnë shtetësinë tonë dhe që mbështesin organizata terroriste si Hamasi, i cili në vitin 2023 kreu sulme barbare kundër Izraelit, duke shkaktuar një konflikt tragjik me mijëra viktima. Nuk duhet harruar se Izraeli ka qenë dhe mbetet një mik i Kosovës, një ndër vendet që e njohu pavarësinë tonë dhe që vazhdon të mbështesë vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ne shprehim keqardhje për viktimat civile nga cilado palë, por kjo nuk mund të justifikojë mbështetjen për ata që nuk njohin Kosovën dhe që qëndrojnë kundër interesave tona kombëtare.

Për këtë arsye, ne nuk mund të pranojmë që organizata të dyshimta dhe të manipuluara, ndoshta edhe të financuara nga qarqe të islamit politik, të përpiqen të imponojnë narrativa të dëmshme për vendin tonë. Shqiptarët janë një komb pro-perëndimor, i orientuar drejt vlerave demokratike dhe aleancave strategjike me miqtë tanë të vërtetë, jo me ata që punojnë kundër nesh.

Organizata Shqiptaria bën thirrje që institucionet shtetërore të ndalojnë manipulime të tilla dhe të sigurojnë që 8 Marsi të mbetet një ditë për gratë, për të drejtat dhe mirëqenien e tyre, e jo një platformë për agjenda të huaja që dëmtojnë interesin kombëtar.

Me respekt,

shkruar nga Organizata Shqiptaria

Për publikun e shpërndan Luan – Asllan Dibrani