Kreu Blog Faqe 630

Di Lellio: Miqësia që Trump ka me Putinin tregon që Kosova s`është prioritet

0
Në Fokus

Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosova

Do të ketë më shumë presion mbi Kosovën, që ajo të bëjë më shumë se çfarë kërkon Serbia, në mënyrë që kjo e fundit të prezantohet si vend stabilizues. Kështu thotë në një intervistë por Radio Kosovën Anna Di Lellion, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo thotë se Serbia do të jetë  ajo që do e përcaktojë agjendën për Kosovën, sepse tashmë në përkrahje të saj nuk është vetëm Rusia, por edhe SHBA-ja.

Radio Kosova: Zonja Di Lellio, që nga janari i këtij viti, në SHBA, Donald Trump është presidenti i ri amerikan. Qeveria e Kosovës në këto katër vitet e fundit ka pasur raporte të lëkundura më administratën e ish presidentit Biden, por në të kaluarën edhe me presidentin Trump. Si vlerësoni që do të jenë raportet e Qeverisë së Kosovës, tash e tutje me administratën e  re amerikane?

Anna Di Lellio: Fillimisht faleminderit për ftesë! Është gjithmonë mirë të jesh në Radio Kosovë! Kjo është një pyetje mjaft e vështirë. Kosova është një vend i vogël, i pafuqishëm, mendoj askush nuk ka fuqi sot përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo natyrisht sepse kryetari i SHBA-së, në këtë rast, presidenti Trump, ka një pozitë të tillë në arenën ndërkombëtare, ku u tregon njerëzve, shteteve të mëdha, e të vogla, se si të sillen dhe çfarë të bëjnë, në të kundërtën ai do t’u kundërvihet. Mund të përpiqeni të bëheni miq më Trump-in, por as kjo nuk e di sa do t’ju ndihmojë. Shihni takimin me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ishte takim miqësor, por nuk u arrit asgjë edhe pse Franca është vend i madh dhe i fortë. Presidenti Trump vazhdoi të përsëriste se Rusia, nuk e ka pushtuar Ukrainën, por që lufta, ishte nxitur nga vetë Ukraina, përkundër që Macron u mundua ta bindë që kjo nuk ishte e vërteta. Vëreheshin tensionet ndërmjet dy liderëve. Pra, mund vetëm ta imagjinoj, edhe pse nuk e besoj që Trump do të takohej ndonjëherë me kryeministrin Kurti apo presidenten Osmani, por përfaqësuesi i presidentit amerikan, që mund të takohet me Kurtin dhe Osmanin ai vetëm do t’u thoshte atyre se çfarë të bëjnë, pavarësisht asaj se çfarë duan të bëjnë kosovarët, në të kundërtën do të ketë vetëm pasoja. Prandaj vetëm mund t’ua sugjerojmë liderëve kosovarë që të jenë më miqësorë me këtë administratë, ose të kenë më shumë koordinim dhe t’i dëgjojmë më shumë se çfarë kanë për të thënë. Por nuk e besoj që kjo do të prodhojë rezultatet pozitive për Kosovën.

Radio Kosova: Vetëm disa ditë më parë në Riad të Arabisë Saudite, është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësueseve amerikanë dhe atyre rusë, i pari lloj i këtij takimi që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në këtë takim të paktën u bisedua për të arritur një marrëveshje, për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Megjithatë në takim nuk ishte ftuar as presidenti Zelenski dhe askush nga BE-ja. Pyetja im është se nëse do të kemi një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën, a mund të ketë pasoja për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, marrë parasysh Dodikun në Bosnje, dhe Aleksandër Vuçiq, dëshirën e tij për të marrë territoret në veri të Kosovës?

Anna Di Lellio: Nëse më duhet të mendoj se çfarë mund të ndodhë në këtë situatë të ndërlikuar të forcave dhe raporteve në botë, mendoj se nuk do të kemi një marrëveshje të shpejtë, madje as ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën. Kur mendoj për Vlladimir Putinin, mendja më shkon te Sllobodan Millosheviq, edhe pse Putini është shumë më i fortë se Vuçiqi. Por, nëse ju kujtohet gjatë luftës në ish Jugosllavi, Millosheviçi gjithnjë pretendonte se ishte i gatshëm të negocionte për paqe, kur në realitet po priste që të ndërronte gjendja e fuqive botërore në terren, dhe këtë po e bënë edhe Putini. Prandaj edhe në këtë takim me Trumpin, ai vetëm po thotë që është i interesuar për negociata dhe për të arritur një marrëveshje, por në realitet ai vetëm është duke ndërmarrë ofensiva në Ukrainë, për të konsoliduar edhe më shumë pushtetin e tij në Donbaskun të cilin tashmë e ka nën kontroll, por edhe për të fituar edhe më shumë territor, sepse atij nuk i mjafton vetëm Donbasku, por e dëshiron tërë Ukrainën. Kjo do të zgjasë për shumë kohë. Unë nuk jam befasuar kur Trump, nuk është konsultuar apo përfshirë BE-në, apo Zelenskin, në këto bisedime, sepse ne po shkojmë drejt një Jalte të re, ndarjes së botës mes këtyre dy superfuqive. Mendoj që Kina për momentin, ka mbetur në Azi. Në këtë situatë ne po diskutojmë për fatin e Evropës Perëndimore. Prandaj unë po merakosem, jo vetëm për Evropën apo Ballkanin Perëndimor ku bënë pjesë edhe Kosova, por edhe për Evropën Perëndimore. Është e qartë që Putin dëshiron të krijojë perandorinë e tij. Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje të shpejtë për paqe. Këto janë vetëm fjalë. Në fakt edhe rezoluta të cilën e përkrahu SHBA-ja në Këshill të Sigurimit në OKB, është vetëm një rezolutë që thotë eja të flasim për paqe, për paqen në përgjithësi. Kjo më bënë të mendoj për atë pyetjen kur ia bëjnë Mis Universit, se cila është dëshira juaj dhe ajo përgjigjet paqe në botë. Të gjithë e duam paqen në botë, por në terma konkretë duhet ta shpjegojmë se çfarë nënkupton kjo.

Radio Kosova: A mendoni që Donald Trump është duke pasur një qasje “më miqësore” drejt Vlladimir Putin, në mënyrë që ta tërheqë atë më shumë afër vetës, por kundër Kinës?

Anna Di Lellio: E kuptoj, por nuk mendoj që Trump është një politikan me vizion të tillë strategjik për botën. Ai ka një vizion në të cilën e sheh vetën si mik i Putinit. Nuk është që ata vetëm udhëheqin me dy super fuqitë botërore, por ata ndajnë edhe pikëpamje të njëjta. Ne po flasim për dy super fuqi, por GDP-ja e Rusisë, është sa e Spanjës. Pra, Rusia është e varfër, por është prapë e njëjtë si Millosheviqi. Nëse i lejojmë diktatorët që të bëjnë atë çfarë duan të bëjnë, atëherë ne vetëm po i forcojmë ata. Po ata mund të krijojnë një bosht kundër Kinës, por nëse t’i do të ishe pjesë e këtij partneriteti ndihmës Trump dhe Putin do mendoje se ata i besojnë njëri-tjetrit. Pra është një nga ato martesat që lidhen për çështje interesi. Ata që të dy ndajnë ndjenjën toksike të maskilinetetit që i karakterizon diktatorët. Ata rrethohen nga fuqia, lakmia dhe interesi. Aty nuk ka vlera që ne mund t’i ndajmë me ta.

Radio Kosova: Presidenti Trump ka deklaruar që ai mund t’i tërheqë të gjithë trupat amerikanë nga Evropa. Kjo për Evropën do të nënkuptohet presion për çështje të sigurisë dhe presion ekonomik. Kam dy pyetje për këtë çështje, çfarë mendon se do të ndodhë nëse trupat amerikanë do të tërhiqen nga Evropa, dhe çfarë do të ndodhë nëse do të kemi tërheqjen e trupave amerikanë nga Bondsteel, në Kosovë?

Anna Di Lellio: Po, janë dy pyetje. Evropa është një çështje tjetër, Kosova një tjetër. Kosova do të jetë më e ekspozuar sesa Evropa, edhe pse edhe BE-ja është e tillë, e ekspozuar ndaj sulmeve të cilat mund të vijnë nga Rusia. Evropa nuk ka kapacitet të mbrojë veten, gjithnjë është mbështetur te SHBA-ja. Evropa si tërësi nuk mund të marrë vendime. Këtë e kemi parë në vitin 1999, nëse nuk do të ishte presidenti Bill Clinton, atëherë kemi pasur edhe kryeministrin britanik, Tony Blair, por tani Britania nuk është pjesë e BE-së. Pra, nëse vendet e BE-së  nuk marrin vendim për të ngritur buxhetin e tyre për siguri, Evropa do të jetë e pambrojtur. Është  për t’u përshëndetur vendimi i një vendi social-demokrat si Danimarka që ka marrë vendim për të rritur buxhetin për siguri. Mendoj që edhe Gjermania, me qeverinë e re, nuk do të jetë aq e butë, sa socialdemokratët gjermanë, kur bëhet fjalë për investime në  siguri. Administrata e Trump-it ka treguar që ata duan t’i ulin shpenzimet për  mbrojtje  dhe janë duke larguar njerëz nga puna në Pentagon dhe gjithandej. Miqësia që Trump  ka me Putinin, na tregon se Kosova nuk është prioritet, nuk e di nëse ka qenë ndonjëherë për Trumpin, prandaj nuk do të befasohesha nëse ai do t’i tërhiqte trupat nga Kosova. Pastaj Kosova do të ishte çështje e mbrojtjes për Evropën.

Radio Kosova: A mendoni që Bashkimi Evropian ka kapacitet për të garantuar kufijtë e Kosovës, veçanërisht ato në pjesën veriore të vendit?

Anna Di Lellio: Jo nuk munden dhe nuk kanë mundur asnjëherë. Ju kujtohet viti 2004, situata u qetësua vetëm atëherë kur zbarkuan forcat amerikane. Më kujtohet gjatë protestave, në vitin 2004, kur në Gjilan forcat amerikane punuan së bashku asokohe më Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat nuk ishin as të armatosur, por arritën ta qetësojnë situatën. Pra, edhe atëbotë pa praninë e amerikanëve situata do të ishte edhe më e tensionuar. Kosova ka ushtri të vogël, profesionale, por e vogël, prandaj nuk mund të konkurroni me ushtrinë e Serbisë. Unë nuk besoj që serbët do të vijnë në mënyrë vullnetare të vdesin në Kosovë, të paktën jo si rusët, por nuk duhet harruar që nuk do të ketë edhe shumë rezistencë në veri, sepse nuk ka prani të madhe ushtarake atje. Këto nuk janë kohëra të mira, janë kohëra për të cilat duhet të brengosemi.

Radio Kosova: Pra ju nuk mendoni që mund të arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë?

Anna Di Lellio: E tëra varet se çfarë dëshiron Serbia. Edhe njëherë, Serbia është më e fortë se Kosova. Tani është më e fortë sepse ka edhe dy vende në anën e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë. Dikur Kosova ishte nën mbrojtjen e SHBA-së dhe NATO-s. Por nëse kjo bie, atëherë Kosova më nuk është e mbrojtur, nuk di çfarë të them tjetër! Tani të gjithë janë në anën e Serbisë. Shpresojmë që, meqë Kosova është e rrethuar me vende anëtarë të NATO-s, atëherë do të ketë një lloj mbrojtje dhe sigurie. Natyrisht ne nuk do të kthehemi me vitet 90’ta dhe shpresojmë që Serbia të mos ketë apetite për luftë. Nëse e shihni historinë gjatë viteve 1998-1999, ose lexoni dokumente nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, shihni se ka pasur shumë gjykime të ushtarakëve serbë, të cilët kishin dezertuar dhe nuk donin të vinin dhe të luftonin në Kosovë, thjesht ishin të detyruar ta bënin këtë ose ata që vinin në baza vullnetare ishin kriminelë, por shumë të tjerë dezertonin, prandaj nuk besoj që do të ketë vullnetarë që do të vijnë për të luftuar.

Radio Kosova: Pra a besoni që Kosova vazhdon të jetë e ekspozuar, ndaj sulmeve të njëjta si ajo që ndodhi në Banskë dhe në Ibër Lepenc?

Anna Di Lellio: Në këtë situatë  e tëra është e mundshme. Ndoshta nuk do të ndodhë asgjë, por ndoshta edhe do të ndodhë. Prandaj e tërë është e mundshme, nuk mund të them asgjë më shumë. Prandaj kur më pyesni se çfarë mund të ndodhë, është pyetja më e vështirë të cilës mund t’ia jap përgjigjen e saktë.

Radio Kosova: Pse mendoni që SHBA-ja, ndoshta tani më shumë, por BE-ja ndër vite, që kanë qenë shumë më tolerante, më të butë karshi Serbisë, për shkak të Rusisë apo?

Anna Di Lellio: Në Shtetet e Bashkuara, gjithmonë ka pasur palë që kenë qenë të afërta me Serbinë, kanë pasur mirëkuptim për Serbinë. Serbia është vendi më i madh në rajon. Është më e madhe se Kosovës, është treg më i madh se Kosova. Ka më shumë interesa ekonomikë dhe politikë për Serbinë sepse është krijuar një  përshtypje e rreme, ose e gabuar, që Serbia është vend i stabilitetit në rajon, kur në të kundërtën ajo është faktor destabilizues. Kjo ishte një bisedë që e kam pasur me Sonja Biserkon në Serbi, e cila në takimet e saj me të gjithë përfaqësuesit diplomatikë në BE dhe botë, është duke e përsëritur atë se Serbia është faktor destabilizues në rajon. Ju nuk mund të llogaritni në Serbinë për stabilitetin e Ballkanit, por ja që të gjithë kanë përshtypje tjetër, që nëse Serbia është paqësore, pjesa tjetër do të jetë në rregull. Por kjo nuk është çështja. Shihni vetëm me Gjykatën Speciale, ajo është krijuar pse Serbia ka dëshiruar diçka të tillë, me idenë që t’i dërgojmë në Hagë ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që më të mos ketë një udhëheqje të krahut të luftës. Por as kjo nuk është e mjaftueshme për Serbinë, sepse ata gjithnjë duan më shumë, prandaj ana paqësore nuk vlen për Serbinë.

Radio Kosova: Pra, ju nuk besoni që do të ketë më shumë presion më Serbinë, nga administrata Trump dhe BE, mbi Serbinë, për të arritur një marrëveshje me Kosovën dhe të ketë më shumë stabilitet në rajon?

Anna Di Lellio: Jo. Do të ketë më shumë presion mbi Kosovën, që ajo të bëjë më shumë se çfarë kërkon Serbia, në mënyrë që Serbia të prezantohet si vend stabilizues. Do të jetë Serbia ajo që do e përcaktojë agjendën për Kosovën.

Radio Kosova: Dikur BE-ja është konsideruar aleati kryesorë i SHBA-së. Tani më ka një ndarje, p.sh Britania e Madhe, por dhe BE-ja nuk janë në vijë të njëjtë me politikat e administratës amerikane. Si mendon që këto raporte do të ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kosovë?

Anna Di Lellio: Besoj që kjo varet nga Evropa. Donald Trump nuk është duke e parë Evropën, ai është duke e ndarë botën mes tij dhe Putinit, pra nuk ka një rrugë të mesme. Por BE-ja, mund të jetë faktor, nëse ata fillimisht e rrisin buxhetin për mbrojtje dhe janë të bashkuar kundër Trumpit dhe Putinit. Në të kundërtën, Evropa nuk do të jetë më faktor dhe për të do të vendosin SHBA-ja dhe Rusia.

Radio Kosova: Pra, edhe Evropa ka Trumpët e saj, psh Orbani në Hungari, Sllovakia?

Anna Di Lellio: Po nuk ka një unifikim, sepse ka të asaj që quhet “rrëshqitje” të demokracisë në Sllovaki dhe Hungari. Unë jam qytetare italiane gjithashtu, dhe kryeministrja italiane, Gjorgja Melloni, është kryeministre që vjen nga krahu i djathtë, që ka pasur mirëkuptim për Trump-in dhe Putinin, por ajo ka përkrahur gjithmonë aleancën veri-atlantike dhe ka mbajtur qëndrim kundër Rusisë, në mbrojtje të Ukrainës. Por pajtohem me ju që Evropa do të ketë vështirësi që të jetë njëzëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, por besoj që një lidership i fortë në Francë dhe Gjermani mund ta ndryshojë këtë.

Radio Kosova: Dhe krejt për fund, ku është Ballkani Perëndimor në krejt këtë pozitë zonja Di Lellio?

Anna Di Lellio: Janë në një pozitë jo fort të lakmueshme. Nuk e di çfarë mund të bëjnë sepse nuk janë fuqi të mëdha. Nëse SHBA-ja, tërhiqet nga NATO sepse nuk e dimë nëse do të ndodhë më siguri. Por a kemi menduar që mund të jemi në këtë pozitë para tre muajsh, jo. Por me Trump-in asgjë nuk është e parashikueshme. Nuk mendoj që do të tërhiqet nga NATO, shpresoj që jo. Por gjithsesi ajo edhe mund të qëndrojë në NATO, por që pastaj kundërshton çdo vendim, apo intervenim të NATO-s. Vendet Baltike janë në NATO, por edhe ato janë të merakosura ose vendet skandinave të cilat dikur nuk dëshironin as të rrisnin buxhetin për mbrojtje, sot kanë qëndrime të tjera, për shkak të rrethanave në terren.

Paqe e përhershme me kthimin në vendet e origjinës të pakicave, si ajo e Gazës, republikave “Srpska” dhe të tjera

0

Nga: Gjergj – Skender Jashari

Ishte i mrekullueshëm dhe sensacional njoftimi i presidentit të SHBA-së, për vendosjen e popullatës ardhacake arabe të Gazës, në vendet arabe prej nga e kanë origjinën etnike( kryesisht në Egjipt, pasiqë origjina etnike e tyre është kryesisht egjiptiane).

Njejtë si çetnikët serb, që glorifikojnë dhe shenjtërojnë “Kosovën si djep i tyre”, ashtu edhe arabët dhe islamikët, glorifikojnë dhe shenjtërojnë territorin e Izraelit, e që edhe sllavët ashtu edhe arabët, janë ardhacak. Ashtu si sllavët që erdhën në Gadishullin Ilirik, rreth shekullit VII, edhe arabët islamik erdhën në territorin izraelit të Palestinës, në kohën e pushtimeve të Perandorisë Arabe.[1]

Për ardhjen e fiseve barbare, ku përfshihen edhe fiset sllave në Gadishullin Ilirik, tashmë nuk mund të kundërshtohet nga askush. Por hasim verbëria fetare isislame dhe injoranca, shtuar gjithashtu edhe propaganda, bëjnë që kanë mjegullu historinë e ardhjes së barbarëve arab në territorin Izraelit. Madje në Trojet tona, kjo ka qenë kryekëput propagandë jugosllavo-serbe, që vazhdon të përhapet qëllimisht.

Fiset arabe përfshi edhe ato fise që rrjedhin nga Gadishulli Arabik të Adnanit ose Qahtanit,[2] e që me imponimin e Islamit nga Perandoria Arabe, filloi edhe shpërndarja e fiseve të tilla, të cilat migruan dhe u vendosën në regjione të ndryshme duke përfshirë edhe Levantin,[3] Mesopotaminë,[4] Egjiptin,[5] Sudanin,[6] Magrebin[7] dhe Khuzestanin.[8] Këto fiset arabe pushtuese kanë ndikuar në ndryshimin e demografisë së regjioneve dhe kanë çuar në rritjen e numrit të popullatës arabe,[9] madje duke luajtur rolë të rëndësishëm në arabizimin etnik, kulturor, gjuhësor dhe gjenetik të Levantit dhe Afrikës Veriore,[10] pra ku përfshihet edhe territori izraelit i Palestinës. Edhe në periudha të mëvonshme u ndryshu përbërja etnike, p.sh :

  1. Në fund të shekullit XVIII, pati lëvizje në dy drejtimet mes Egjiptit dhe Palestinës. Mes viteve 1829-1841, mijëra fellahin( fshatar) Egjiptian, arritën në Palestinë, pasiqë ikën nga rekrutimet e Mehmet Ali Pashës, e cila ishte casus belli që të pushtonte Palestinën në tetor 1831, për t’i riatdhesuar të arratisurit.[11] Duke i kthyer dhe rivendosur në Deltën e Nilit, mirëpo kjo çoi në Revoltën e Fshatarëve në Palestinë më 1834,[12] por edhe pas tërheqjes së Egjiptit më 1841, shumë punëtorë e dezertorë mbetën në Palestinë, shumica e të cilëve shumë shpejt u asimiluan në qytetet e Jaffa-s, Gazës, Ultësirës Sharon dhe Nahal ‘Iron. Sipas vlerësimeve migrantët Egjiptian në këtë periudhë ishin rreth 15.000-30.000, derisa popullata totale e Palestinës(nënkupto Izraelit) ishte rreth 350.000 njerëz.
  2. Apo rasti tjetër pas vitit 1878, kur Austro-Hungaria e pushtoi Bosnjën, një numër i vogël i muslimanëve u shpërngulën për në territoret izraelite të Palestinës.[13]
  3. Pastaj Perandoria Osmane edhe në Beershaba më 1914, vendosi rreth 55.000 popullatë beduinësh nga Hexhazi dhe Transjordania jugore.[14]
  4. Gjatë viteve 1922 derisa ishte Mandati Britanik mbi territoret izraelite të Palestinës, kishte 670.000 arab, kursë më 1948, emigruan duke u dyfishu numri në 1.2 milion banorë.

Kam marrë këta shembuj për të parë dhe krahasuar sesa në detaje përputhen me planet kolonizuese të pushtuesit serb ndaj Trojeve tona, të njejtën praktikë kanë bërë edhe Perandoria Osmane dhe Kalifati Arab, edhe ndaj territorit izraelit të Palestinës. Pakicat që kanë vendosur pushtuesit në çdo vend që kanë pushtu, historikisht kanë dëshmuar që kanë qenë vazhdimisht të manipuluara dhe instrumentalizuara. Vendosja e minoritetit pushtues arab në territorin izraelit të Palestinës, që në kohën e Perandorisë Arabe ishte bërë me qëllim që kjo pakicë islamike të ishte pushtetmbajtëse e këtij territori. Për fat të keq deri më sot, kjo pakicë islamike me origjina të ndryshme etnike të territorit Izraelit të Palestinës, është keqpërdorur.

Conquete de Jerusalem par le Calife Omar, disciple de Mahomet en 638. Vignette publicitaire Liebig, 19eme siecle. ©Selva/Leemage

Prandaj më në fund, lumturisht shohim që presidenti i SHBA-së, seriozisht do merret me zgjedhjen e problemit të terrorizmit isislamik të Palestinës, prej nga do ketë impakt të theksuar edhe në radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin isislamik në Trojet tona dhe në Perëndim. Natyrisht të njejtën praktikë siç qeveria dhe ushtria izraelite është duke e planifiku, që të merret me zhvendosjen e qytetarëve të gazës, për në vendet e tyre të origjinës, do duhej që edhe shtetet tona të kërkonin në lidhje me enklavat serbe që tentojnë të shndërrohen në « republika srpksa ».

Më: 27.02.2025

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] The Islamization of the Holy Land, 634-1800. Michael Ehrlich, Leeds, UK: Arc Humanities Press, 2002, faqe 3-4.

[2] The Arabs in Antiquity: Their History from the Assyrians to the Umayyads, Jan Retso, Routledge, 2013, faqe 30.

[3]Like Fish in the Sea: The Lebanese Diaspora in Côte D’Ivoire, Ca. 1925-1990, Henry Christian Bierwirth, University of Wisconsin—Madison, 1994,  faqe 42.

[4] Mohammadan Dyn:Orientalism V 2, Stanley Lane-Pool, Routledge, 2014, faqe 109.

[5] History and Development of the Arabic Language, Muhammad al-Sharkawi, Taylor & Francis, 2016, faqe 180.

[6] Sudan (Republic of Sudan) Country Study Guide Volume 1 Strategic Information and Developments, IBP Inc, Lulu.com, 2017,  faqe 33.

[7] The Mediterranean World: From the Fall of Rome to the Rise of Napoleon, Monique O’Connell, Eric R. Dursteler, JHU Press, 2016, faqe 52.

[8] Social Theory and Regional Studies in the Global Age, Saïd Amir Arjomand, SUNY Press, 2014, faqe 411.

[9] The Muslim Diaspora (Volume 1, 570-1500): A Comprehensive Chronology of the Spread of Islam in Asia, Africa, Europe and the Americas, Everett Jr. Jenkins, McFarland, 2015, faqe 205.

[10] “Genetic Evidence for the Expansion of Arabian Tribes into the Southern Levant and North Africa, Almut Nebel, American Journal of Human Genetics, 2002, 70 (6): 1594–1596.

[11] Haifa in the Late Ottoman Period, 1864-1914: A Muslim Town in Transition, Mahmoud Yazbak, Maḥmūd Yazbak, 1998, faqe 18; The Egyptian Question, 1831-1841, The Expansionist Policy of Mehmed Ali Paşa in Syria and Asia Minor and the Reaction of the Sublime Porte, Muhammed H. Kutluoğlu,1998, faqe 58; The Royal Archives of Egypt and the Origins of the Egyptian Expedition to Syria, 1831-1841, Ǎsad Gibrā’īl Rustum, 1936, faqe 78.

[12] Transformed Landscapes: Essays on Palestine and the Middle East in Honor of Walid Khalidi, Walid Khalidi, Kamīl Manṣūr, Leila Tarazi Fawaz, American Univ in Cairo Press, 2009, faqe 83-87.

[13] Ibrahim al-Marashi. “The Arab Bosnians?: The Middle East and the Security of the Balkans” (PDF), faqe 4.

[14] https://users.cecs.anu.edu.au/~bdm/yabber/census/PalestineCensus1922.pdf, (qasur më 20.08.2024), faqe 4; The Rise of Israel Practical Zionism, 1920-1939, Contributor:Aaron S. Klieman, 1987, faqe 28; Census of Palestine 1931, Volume 1, By Eric Mills, Palestine. Census Office, 1933, faqe 329.

Varrimi me ceremoni arabe i Bajram Qerkinit, fshehje e identitetit kombëtar dhe kulturës sonë

8
Në një moment kur shqiptarët duhet të jenë krenarë për rrënjët dhe historinë e tyre, në një moment kur duhet të vlerësojnë dhe mbrojnë identitetin e tyre, një akt tragjik i ka tronditur të gjithë: varrimi i Bajram Qerkin, një njeri që e jetoi jetën duke u angazhuar për Shqipërinë dhe kombët e saj, u bë një simbol i humbjes së thellë të identitetit shqiptar. Ky akt i shëmtuar, që e ka sjellë në jetë varrimin e tij nën flamurin arab, nuk është vetëm një humbje e një individi, por një tradhti ndaj çdo shqiptar dhe çdo gruaje dhe burri që ka dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë
.
Një Akt i Dëmtuar: Flamuri Arab në Lamtumirën e Bajram Qerkin
Ka një turp të thellë në këtë akt. Bajram Qerkin, një njeri që jetoi me krenari nën flamurin shqiptar, përfundoi jetën e tij duke u varrosur nën një flamur që nuk përfaqëson asnjë gjë të ngjashme me historinë dhe kulturën e popullit shqiptar. Ky flamur arab, i cili përfaqëson një ideologji që ka për qëllim përmbysjen e shtetit shqiptar dhe atdheut tonë, është një fyerje ndaj çdo shqiptari. Si mund të lejohet që një njeri, që gjithmonë ka luftuar për identitetin shqiptar, të varroset me flamurin e një ideologjie që është kundër popullit dhe shtetit të Kosovës?
Familja e Ndjerit: Humbja e Respektit dhe Traditës
Më shumë se çdo gjë, ky është një shenjë e humbjes së traditës dhe respektit për identitetin shqiptar. Familja e Bajram Qerkin duhet të kishte respektuar gjithçka që ai ka përfaqësuar gjatë jetës së tij. Po, ai mund të ketë pasur një besim fetar, por nuk mund të lejohet që ky besim të shndërrohet në një proces të asimilimit të identitetit shqiptar dhe të vendosë flamuj të huaj mbi trupin e një shqiptari. Kjo është një tradhti që ndikon thellë në popullin shqiptar dhe e bën atë të harrojë se kush është dhe çfarë ka arritur gjatë shekujve.
Gjuha arabe ne cerumeninë e përdorura nga hoxhallarët shqipfolës është një mëkat ne veti qe duhet organet shtetërore te reagojnë dhe te reflektojnë në të ardhmen me figurat te kombit qe janë përpjekur gjatë gjithë jetës se tyre. Në këtë mes, duhet të kujtojmë se gjuha shqipe është mbi 8000 vjet e vjetër dhe më e pasur se çdo gjuhë tjetër në botë. A është kjo gjuha që duhet të harrojmë në emër të një gjuhe të huaj? Pse duhet të lejojmë që gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar për më shumë se 8000 vjet, të shpërfillet dhe të zëvendësohet nga gjuha arabe, e cila ka pasur një ndikim të fuqishëm në një pjesë të shoqërisë sonë? Ky është një akt i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë!
Kultura Shqiptare dhe Çlirimi nga Asimilimi!
Më e rëndësishmja është se duhet të kuptojmë se çdo herë që pranojmë kulturën dhe fenë arabe, ne po shkurtojmë lidhjen tonë me identitetin dhe trashëgiminë shqiptare. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Nuk mund të lejojmë që çdo shqiptar, çdo njeri që ka lindur dhe rritur në këtë tokë, të humbasë ndjenjën e identitetit të tij për të përqafuar një ideologji të huaj që ka për qëllim asimilimin e tij.
Ne si popull duhet të ngrihemi kundër kësaj praktike të rrezikshme dhe të mbrojmë flamurin dhe gjuhën tonë. Ky është momenti që t’i themi mjaft kësaj tendence të shkatërrimit të identitetit shqiptar.
MJAFT ME FSHIRJEN E IDENTITETIT SHQIPTAR!
Një Komb që Po Humbet Identitetin: Flamuri Arab dhe Humbja e Trashëgimisë Shqiptare”
Kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët që të mos lejojnë që kultura e huaj të marrë drejtimin e jetëve tona. Identiteti ynë shqiptar është më i çmuar se çdo ideologji e huaj. Ne kemi flamurin tonë, gjuhën tonë, dhe traditat tona, dhe ato janë të shenjta dhe nuk mund të shuhen nën ndikimin e kulturave të huaja.
Po të lejojmë që ky trend të vazhdojë, do të jemi përgjegjës për humbjen e çdo gjeje që kemi ndërtuar. Nuk mund të lejojmë që flamuri shqiptar të zëvendësohet me flamuj të huaj që nuk kanë lidhje me historinë dhe jetën tonë. Shqipëria dhe Kosova janë të populluara nga shqiptarë dhe askush tjetër, dhe ne do të luftojmë gjithmonë për të mbrojtur identitetin dhe lirinë tonë!
Në një moment kur shqiptari duhet të qëndrojë krenar për identitetin e tij, për gjuhën, kulturën dhe traditat që e bëjnë të veçantë, gjithnjë e më shumë shohim përpjekje për të shtyrë një kulturë të huaj mbi shoqërinë tonë. Varrimi i Bajram Qerkin, një shqiptar i nderuar që dha jetën për atdhenë, është një shembull tragjik i asaj që po ndodh: një njeri që u varros nën flamurin arab, një flamur që është i huaj për ne dhe i lidhur me ideologji dhe grupe që kanë qenë direkt kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.
Budallëku i Familjarëve Qerkini dhe Humbja e Traditës Shqiptare
Kjo tregon një lloj budallëku të familjarëve se të ndjerit, që kanë bërë gabimin më të madh duke pranuar një akt të tillë qofte nga naiviteti qofte me pagese aüpo me mashtrime nga grupet e rrezikshme te islamit politik në Kosovë. “Është një turp që një shqiptar, i lindur dhe i rritur me gjuhën dhe kulturën shqiptare, përfundon të varroset nën një flamur të huaj, që përfaqëson grupe që historikisht kanë qenë kundër shqiptarëve dhe Kosovës”. Të mendosh se një njeri i cili jetoi dhe luftoi për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, u varros nën flamurin palestinez, është një akt i papranueshëm. Ky flamur përfaqëson një ideologji që ka pasur përqendrimin në shkatërrimin e shtetit shqiptar dhe të Kosovës. Si mundet që një familje që ka jetuar dhe është rritur si shqiptar të përqafojë një flamur që nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe traditat e popullit të vet?
Për fund lindin disa pyetje ;
1.Pse Flamuri Arab mbi Trupin Shqiptar: A Po E Humbim Identitetin Tonë kombëtar v?
2.Si mundet që një shqiptar të varroset me flamur të huaj, dhe çfarë nënkupton kjo për të ardhmen tonë?
3.Pse po lejohet Shkatërrimi i Kombit nga Forcat Islamike: Kush po i Dëmton Shqiptarët?
4.Çfarë do të thotë kjo për shoqërinë tonë? Pse disa grupe po përpiqen të izolojnë shqiptarët nga e kaluara e tyre?
5.Familja e Bajram Qerkin: Dëshmitarë të Një Vendimi FatalSi mund të justifikoni një akt të tillë të humbjes së identitetit? Pse familja e tij pranoi këtë tradhti?
1. A Po Shkërmoqim Historia Shqiptare? Çfarë Na Pritet në Të Ardhmen?
o Çfarë mund të ndodhë nëse vazhdojmë të lejojmë të fshihet e vërteta dhe të harrohet tradita jonë?

ISIS bën thirrje për sulme terroriste në festivalet evropiane

0

NTB / Document.no 27.02.2025 06:16

Në një faqe propagandistike në gjuhën gjermane, IS ka postuar një thirrje për të kryer sulme terroriste kundër karnavaleve në disa qytete gjermane dhe një festival dashurie holandeze.

Një foto e armëve, municioneve dhe një flamuri të ISIS-it shkruan “Zgjidhni objektivin tuaj të ardhshëm”. Më poshtë është një listë e karnavaleve në Këln dhe Nuremberg dhe Festival der Liebe (Festivali i Dashurisë në Holandë), shkruan gazeta online gjermane Bild.

Policia dhe shërbimi gjerman i sigurisë thonë se janë në dijeni të kërcënimit dhe kanë forcuar masat e sigurisë. Udhëheqësi i Task Forcës Martin Lotz i policisë së Këlnit thotë se ata janë të përgatitur për shkak të “rrezikut abstrakt të lartë që lidhet me ngjarjet publike”.

– Këto thirrje për sulme po përhapen me shpejtësi. Sidomos në muajt e fundit, ka pasur mobilizim dhe radikalizëm në rritje midis islamistëve, thotë një zyrtar i sigurisë për Bild, por shton se mbrojtja 100 për qind nuk është e mundur.

Ai thotë se kërcënimet duhet të merren seriozisht, por jo të frikësohen, pasi ky është qëllimi i terroristëve.

“Nuk ka plane konkrete, thjesht duan të motivojnë autorët e mundshëm”, thekson ai.

Turr e vrap drejt grazhdit politik!

0

Florim Zeqa

Tani kur janë duke u numëruar ‘kokrrat’ e fundit të bereqetit elektoral, politikanët e zgjedhur janë duke e pritur me padurim që t’i afrohen grazhdit politik! Ende pa hyrë në ‘S(ht)allen e madhe’ të kuvendit të quajtur Parlament i Kosovës, n Qeveri dhe Presidenc, tashmë i kanë harruar zgjedhësit e tyre, pasi mendjen e kanë tek koalicionet për grabitjen e pushtetit!

Me vota t’miletit deri tek tagjija e pushtetit

Nga legjislatura e parë e Kuvendit të pasluftës e deri më sot, e njëjta simfoni po luhet në Kuvendin e Kosovës! Dakordim dhe ç’akordim për interesa personale, kacafytje dhe shtyerje me bërrylla, sharje dhe fyrje sa për t’a trullosur popullin kinse e kanë hallin e tyre, dhe me të përfunduar Seancat e Kuvendit të gjithë bëhen bashk në grazhdin e pushtetit.

Fajet nuk i kanë këta që lujnë ‘çoke’ me fatin e popullit, por ata që po i votojnë të njëjtët grindavec dhe yryshnik të pushtetit, që për interesa të pushtetit, lërë që harrojnë miq e shoqëri, e harrojnë edhe ‘nënën parti’ që ua mbushi grazhdin me ndihmën e popullit të mashtruar në vijimësi!

Deputetët me votën e popullit ‘Tempullin e Demokracisë’ e kanë kthyer në Koleseum të kontaminuar me gas molotovi, me gjuhë rrugaqërie të përballjes së egër politike për llogari të liderëve partiak.

Vërtetë është paradoksale qysh nuk u mbushen mend një herë kjo popullatë e mjerë që ju besojnë aq lehtë rrenave të politikanëve mashtrues!

Kështu, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën po votojnë për t’zezën e shtetit dhe t’vetes së tyre!

Sa kalon koha e tagjisë, pason koha e harresës kolektive

Për habi, përseri të njëjtët njerëz votojnë për të njëjtët njerëz!

Por, edhe ka vite që të njëjtët njerëz nuk votojnë më për asnjë subjekt shkaku i rrenave të politikanëve dhe katandisjes së tyre morale!

Si pasojë e kësaj, deputetët veteran janë duke i zënë frymën parlamentit dhe proceseve demokratike në veçanti. Të tillët janë duke i penguar reformat brenda partive politike dhe reformës zgjedhore në pergjithesi!

Tashmë kanë kaluar dy dekada që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2004, që ata që qeverisin me vendin nuk e kanë legjitimitetin e plotë shkaku i mosdaljes së elektoratit në zgjedhje!

Zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025 shënuan rekordin e rënjes elektorale. Shifrat flasin për vetëm 40 % të qytetarëve me të drejt vote që kanë marrë pjesë në proces zgjedhor!

Edhe pse kjo është situatë tepër shqetësuese, deri më tani asnjë liderë partiakë dhe asnjë subjekt politik nuk po e ngrit zërin e ndërgjegjës për mungesë legjitimiteti, por turr e vrap drejt grazhdit politik!

Megjithatë, nga minoranca e daljes në zgjedhje do të nxjerret mazhoranca e pushtetit për qeverisjen antidemokratike dhe jo legjitime me vendin!

Në secilin vend të lirë dhe demokratik, kur zgjedhjet bojkotohen nga 60 %-shi i popullatës, zgjedhjet shpallen të pavlershme!

Në rastin konkret, kur lideri i partisë më të madhe zgjedhjet i shpalli ‘Referendum Popullor’, gjëja e parë duhej bërë pas humbjes së ‘Referendumit’ duhej të ishte dorëheqja apo tërheqja nga gara për formimin e qeverisë, për ta respektuar vullnetin e shumicës (60 % përqindshe) në kuadrin e 40-shit të dalë në zgjedhje!

Nëse ndokush nga popullata nuk e di ta bëjë dallimin mes zgjedhjeve dhe referendumit, le ta pyesin njeriun që i thirri në referendum!

Unë më 1 Shkurt, pra një javë para zgjedhjeve, përmes shkrimit analitik ju pata paralajmëruar se ‘Referendumi nuk kalon’!

Meqenëse tek ne nuk vlen asnjë kriter dhe as një normë morale, 40 përqindëshi e më pak se kaq do të qeverisë me vendin deri në zhbërjen e çdo vlere njerëzore dhe parimi bazik të demokracisë!

Po, 9 prilli i 2011-it i ndau përgjithmonë rrugët e mia me VIP-at politikë dhe se si “vetëm rrugët…, më njihnin dje!”!

0
— Fale artist, se kaq din ky! — tha Pajazit Nushi dhe më përqafoi!
Po, 9 prilli i 2011-it i ndau përgjithmonë rrugët e mia me VIP-at politikë!
Ajo pranverë me fluska bore, mes varrezave të 114 dëshmorëve në Kosharën legjendare, m’i çeli sytë! Po, e pashë: partiakëve duhet t’u thurësh vargje, shokët e heronjve duhet t’i madhërosh, atyre duhet t’ua varësh lëvdatat mbi barkalecat e fryrë, nëse do të jesh artist jetëgjatë, nëse do të recitosh në përvjetorët e shokëve të tyre dëshmorë, por pa harruar VIP-at partiakë, komandantët, heronjtë e gjallë!
Aty e kuptova se duhet të jesh me të fortët e partive nëse do të ecësh më tutje, të jetosh më mirë e të lavdërohesh nga “lavdraçët pa merita”!
E kuptova se këta duan ti përvetësojnë edhe artistët, edhe klngëtarët, edhe poetët, si heronjtë, për të jetuar fuqishëm në lirinë e larë me gjak dëshmorësh!
Sot, teksa po e shikoja një njeri që mblidhte kanaçe në lagjen time, e qentë që shkyenin qeset e bërllokut të hedhura kuturu, mu kujtua performanca ime në Kaçanik, në përvjetorin e Kushtetutës:
— Mos e harroni njeriun, ju që e sollët lirinë, se liria nuk hahet! Njeriut i duhet buka, edhe në Kosovën e lirë!
Kështu ua thashë, e prapë dikush u vra nga fjala ime!
— Kush je ti t’na tregosh për lirinë e njeriun? Mos luftove ti?! — tha njëri, duke më kapur për jakën e këmishës.
— Artist, fale t’shkretin, se kaq din ky! — tha Pajazit Nushi dhe më përqafoi.
— Sa i drejtpërdrejtë je! Të lumtë për interpretimin e guximin! Por unë frikësohem për ty e për fjalën e vërtetë!
Kjo më erdhi ndërmend sot, kur pashë njeriun që mblidhte kanaçe në Kosovën e lirë për t’fituar bukën e fëmijëve, sepse fabrikat i privatizuan disa biznesmenë pa shpirt, që firmat i regjistruan në Serbi e Maqedoni e nga ndihmat sociale s’jetohet!
Kur hyra në kafene, kamarieri më pyeti me shaka:
— Kur do të dalësh në çarshi me shitë libra, se paret e pensionit t’i mora unë për kafe?
— Kur të vijë vera e të kthehen mërgimtarët si dallandyshet, — i thashë dhe i laga buzët me kafen që avullohej!
26.02.2025
____
Vetëm rrugët dhe pema ku shisja libra, më njihnin dje!
Dje, kamarieri më nguci kur e porosita kafenë:
– E harxhove pensionin, – tha, – e librat dimrit nuk shiten!
Fjalët e tij më nxitën t’i lidh duart prapa kurrizit dhe të shkel rëndë Bulevardin “Bill Klinton”. Si kali i therur nga thumbi i nallbanit, eca duke u shalakuar në shëtitoren “Gjorgj Bush”, që s’është më as rrugë, as shesh me lule e stola për pleq.
Gjithë atë rrugë e bëra, tanë ata njerëz i pashë, e s’pata kujt t’i thosha: – Mirëdita!
Dhe s’pati kush të më thoshte: – A po të mbajnë këmbët, artist?
I huaj në qytetin e gjurmëve t’mia! Apo, më mirë të them: një Ali Binak, që flet me degët e lisave për burrat që flejnë ndër varre!
Dy punëtorë të “Agro Kulturës” po krasitnin pemët. Sheshi ishte mbushur me degë të prera. Ndalova për t’i mbushur mushkëritë me oksigjen, por mendja vrik më shkoi te ajo pema ku verën e kaluar e varja xhupin në degën e thyer dhe ulesha në hijen e brishtë për të shitur libra.
– Ore, mos e kanë krasitë pemën e fatit tim e s’kam ku ta var xhupin kur ti ve librat mbi rrënjët e saja? – ofshava dhe i hoqa duart nga kurrizi, duke nxituar drejt teatrit të mbyllur.
Desha ta shihja pemën, ta prekja me duar, t’i numëroja degët para se të gjethonin. Mbërrita te shkallët e teatrit, që hesht tash e tre vjet.
E gjeta! Po, e gjeta pemën time!
E mbështeta shtatin mbi trungun e saj dhe udhëtova larg, në kujtime…
– Farukun e pashë në filmin “Dashuria e parë”. (Prva ljubav)
– Bekimin në (Pod istim nebom), “Nën të njejtin qiell”.
– Çunin duke i fryrë fyellit në shfaqjen “Gjon Nikollë Kazazi”.
Por gjithçka u prish kur erdhi Kryeministri te monumenti i Gjergj Kastriotit dhe qindra fëmijë e rrethuan, duke brohoritur:
– Albin baba! Albin baba!
– Fëmijët s’dinë të gënjejnë, – thashë me vete. – Vetëm ata dhe kafshët kanë dashuri të sinqertë.
Nga ky udhëtim më ktheu zilja e telefonit, që cingëronte në xhepin e xhupit. Ishte regjisorja gjakovare, Zana Hoxha. Ajo po më shkruante:
– Më ka marrë malli ta punojmë bashkë monodramën e Markezit, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruaj”, dhe të të jap pak magji teatri!
– S’jam këndej pari, – i thashë. – Shëndeti më ka lënë rrugëve, kam mbetur Kolonel pa grada që s’ka kush t’i shkruaj …
Ajo më kuptoi zhdrejt, sepse ofshani dhe tha:
– Kur të kthehesh, lajmërohu! Të pimë një kafe dhe të flasim për Kolonelin e Markezin.
Po!
Unë paskam mbetur i huaj për njeriun, teatrin e filmin.
Vetëm rrugët dhe pema ku shisja libra, më njihnin dje!
27.02.2025
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe mjekër

To be, or not to be? apo “Zajednica” dhe pasojat katastrofale të saj për zhbërjen e Kosovës, sipas analistit Afrim Musliu

0
To be, or not to be?

Ditët e fundit, me një intenzitet të shtuar po flitet për formimin e Asociacionit të komunave serbe, mirëpo, me ndihmën e Edi Ramës po flitet edhe për ndarjen e Kosovës me anë të këmbimit të territoreve, me çrast do ipet veriu, e të merret Lugina.

Mu për këtë edhe do të shkruaj në këtë rast!

E tërë kjo është plan i Akademisë së Shkencave të Serbisë, e cila problemin e Kosovës e filloi me pretendimet se “Kosova është djep i serbëve”… për shkak të disa manastireve, për të cilat ata thuan se janë serbe.

Pas dështimit të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri në pranverë të vitit 1999, pra simbas planit të Çubrilloviqit, si dhe pas çlirimit të Kosovës me ndihmën e amerikanëve dhe NATO-s, Akademia serbe bëri planin tjetër, në bazë të së cilit, Serbia sistematikisht do e kontrollon tërë territorin e Kosovës me anë të pronave të saj – kishat dhe manastiret “serbe”!

Si t’a arritin këtë? Shumë lehtë!

Përmes dorës së zgjatur të tyre, SHIK-un dhe të a.q. AKSH-në, e cila u ndihmua nga OVL-të e UÇK-së, më 17 dhe 18 mars 2004, gjatë protestave të egra e të panevojshme u kallën dhe u dëmtuan të gjitha kishat dhe manastiret “serbe” si dhe u sulmuan shumë banorë serb si dhe pronat e tyre në mbarë Kosovën.

E tërë kjo rezultoi që të gjitha objektet fetare ortodokse të vëhen nën mbrojtjen e KFOR-it, e më vonë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, pra si prona të Serbisë. Si shkak i atyre ngjarjeve doli edhe kushti për Kosovën që kishat dhe manastiret të mbrohen me eksterritorialitet, ndërsa serbët me një asociacion.

Do i përmendi disa me rëndësi më të madhe:
– Patriarkana e Pejës;
– Manastiri i Deçanit;
– Manastiri në mes të Lipjanit;
– Manastiri “Bogorodica” në kodrat më strategjike rreth Prizrenit;
– Manastiri i Graçanicës.

Duhet të potencohet se të gjitha këto objekte të lartëpërmendura, si dhe veriu i Kosovës, të cilat në total përbëjnë 33 përqind të territorit të Kosovës, njihen si prona serbe ku Serbia, përmes përfaqësive të ndryshme fetare apo diplomatike, apo statusit të “Vatikanit”, do të gëzon të drejtën që edhe ushtarikisht të vendoset aty. Poqëse e shiqojmë hartën e Kosovës dhe i lokalizojmë enklavat serbe, e shohim se Kosova është e rrethuar nga të katër anët nga serbët në vendet më strategjike ushtarake dhe ekonomike. Të mos harrojmë që poashtu të rikujtojmë, se këto enklava serbe me jetësimin e AKS-së do ti kenë nën kontrollë resurset kryesore të Kosovës të minierave të arit dhe argjendit, si dhe ato të ujit që furnizon me ujë të pishëm shtatë komuna të Kosovës, apo mbi një milionë qytetarë të Kosovës. Poashtu, edhe resurset e mëdha të ujit në ata 250 hektarë të Patriarkanës së Pejës. Kurse, pasi që Manastirit të Graçanicës iu bashkangjitën edhe disa komuna me shumicë serbe, si: Novobërda, Ranilluku, Parteshi dhe Kllokoti, ta bllokojnë dhe ta vëjnë nën varësi edhe Luginën e PMB-së, e cila disa herë është përmendur në këmbim territoresh me veri. Madje edhe nga Akademik Qosja, Demaçi, por tani edhe nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Pra, edhe poqëse bëhet ndonjë këmbim territoresh, prap Lugina do të mbetet nën kontrollë totale të serbëve, gjersa veriun do e humbim përgjithmonë Për atë shkak Serbia me çdo kusht kundërshton pranimin e Kosovës në UNESCO.

Prandaj, me çdo kusht, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë duhet të pengohet jetësimi i AKS-së, si dhe assesi të mos pranohet ndarja e Kosovës apo këmbimi i territoreve! Përndryshe, shqiptarët do të mbesin të rrethuar nga të katër anët nga serbët e që do të pengonin funkcionimin normal të shtetit të Kosovës.

Republika e Kosovës nderon (Postmortem) me “Medaljen Presidenciale të Meritave” Simon Filipajn, përkthyesin e Biblës shqip

Nga Frank Shkreli

Për Imzot Simon Filipaj – Medalja  

Presidenciale e Meritave e Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani Sadriu ka nderuar (postmortem) Imzot Simon Filipajn me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për përkthimin integral të Biblës në gjuhën shqipe dhe për rolin e tij kyç në ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar, njofton revista fetaro-kulturore e Kishës Katolike në Kosovë, Drita.

Kujtojmë se Dom Simon Filipaj, është meshtari i parë që ka përkthyer Biblën e plotë në gjuhën shqipe. Prandaj, ky vlerësim i lartë i dhënë nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu — javën e kaluar me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës — është një nderim dhe njohje për punën dhe përkushtimin e Imzot Filipajt, i cili me durim dhe devotshmëri ka punuar për shumë vite – nën rrethana shumë të vështira politiko-ekonomike (para kompjuterit e internetit). për të përkthyer një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë botërore, në gjuhën e të parëve tanë. Frank SHKRELI/ Dom Simon Filipaj: “Shqiptarë, flisni shqip me Zotin!” | Gazeta Telegraf

Dom Simon Filipaj, konsiderohet si një figurë e madhe, jo vetëm e Kishës Katolike Shqiptare, por e mbarë Kombit shqiptar. Ai ka lindur në fshatin Kllezën, afër Ulqinit, nën Mal të Zi. Studimet filozofike e teologjike i ka kryer në Shkodër dhe më vonë pas Luftës së dytë Botërore në Zagreb të Kroacisë. Tërë jetën meshtarake e intelektuale ia ka kushtuar misionit të vet apostolik nëpër famullitë kishtare të kryedioqezës së lashtë të Tivarit — ndër më të lashtat e trojeve iliro-arbërore — e posaçërisht në bashkësinë e famullisë së Shën Gjergjit (të cilës si shumë shqiptarë katolikë të asaj zone, i përkisja edhe unë e familja ime) dhe famullisë së Klleznës. Në të vërtetë, Kllezna është fshati ku ka lindur Dom Simoni – pore dhe nga ku kanë dalur disa klerikë katolikë shqiptart tjerë me nam e të njohur për kontribute të mëdha për Kishën Katolike Shqiptare dhe për Kombin.  Ndër të tjerë, përveç Mons Simon Filipaj,  prej andej ishte edhe ish-Arkipeshkvi i Tiranë-Durrësit, i ndjeri Arkipeshkëv Rrok Mirdita.

Dom Filipaj,  të gjitha energjitë e tija, ia ka kushtuar, jo vetëm misionit e veprimtarisë së tij meshtarake e shpirtërore por, njëkohsisht, pa kursim, ka përdorur aftësitë e tija intelektuale dhe fizike, përkthimit të Fjalës së Zotit, Biblës në gjuhën shqipe, duke e përkthyer librin e shenjtë, për herë parë në versionin e plotë. Me përkthimin e kësaj vepre të madhe siç Bibla, Dom Simoni e ka renditur Kombin shqiptar me popujt e tjerë të botës. Bibla si e tillë,  konsiderohet si monumenti më i madh i kulturës botërore – dhe vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të mbarë botës. Në një takim (24 tetorit të vitit 1994) me Papa Gjon Palin II, Dom Simon Filipaj ia dorëzoi personalisht Papës kopjen e Biblës së plotë në gjuhën shqipe, ndërsa me atërast,  Gjon Pali i II vlerësoi veprën e Dom Simonit me këto fjalë: “Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe – e keni radhitur popullin e juaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë Kombi shqiptar”.

Me vlersime të tilla si  fjalët e Papës, nuk është e rastit pra që, “Medalja Presidenciale e Meritave” për Dom Filipaj, është edhe një dëshmi tjetër dhe njohje e madhe edhe nga Presidenca e Republikës së Kosovës se puna, mundi dhe përkushtimi i Imzot Simon Filipajt ndaj forcimit të kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar nuk kanë mbetur në harresë. Kisha Katolike Shqiptare në Kosovë, nepërmjet revistës Drita  vlersoi vendimin e Presidentes Osmani duke thenë me këtë rast se, “Përkthimi i Biblës në gjuhën shqipe nuk ishte vetëm një projekt akademik, por edhe një mision i shenjtë, akt besnikërie ndaj popullit shqiptar në kohë të vështira për gjuhën dhe kulturën shqipe. Ky përkthim monumental jo vetëm që i ka dhënë gjuhës shqipe një vepër të paçmueshme, por gjithashtu forcoi lidhjen shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve me trashëgiminë fetare dhe gjuhësore botërore”, thuhet në revistën Drita, organ kulturor e fetar i Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë.

Me përkthimin e Biblës si kryevepër historike e tija dhe me shkrimet e botimet e shumta teologjike, katekistike e kulturore, është thënë, pa ekzagjerim, nga ekspertët e historisë kishtare dhe kombëtare, se kontributi dhe rëndësia historike e veprës së Dom Filipaj është e barabart me figurat e dalluara historike e kombëtare në fushën e kulturës dhe të gjuhës shqipe. Figura historike si bashkvendasi i tij Dom Gjon Buzukun – dy burra të mëdhej të Kombit shqiptar, me të cilët krenohen, jo vetëm trojet shqiptare të rrethit të Ulqinit, por edhe më gjërë. Frank Shkreli: Nga Gjon Buzuku e deri tek Simon Filipaj, dy burra të mbëdhenj të kombit shqiptar nga rrethi i Ulqinit | Gazeta Telegraf – Prandaj, nga ky këndveshtrim,  nderimi i figurës së Dom Simon Filipaj nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani, duhet të shikohet gjithashtu si një vlerësim për kontributin e Dom Filipaj edhe në nivel kombëtar – por edhe për vetë gjuhën shqipe, për qëndrueshmërinë dhe fuqinë e saj për të mbijetuar dhe lulëzuar gjatë historisë së gjatë e të mundimshme, pavarësisht sfidave të shumta që ka përjetuar ndër shekuj gjuha shqipe dhe Kombi shqiptar.

Pra, bravo i qoftë Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmanit për vlersimin, me rastin e Pavarsisë së Republikës së Kosovës, të këtij burri të madh të Kombit, por, njëkohsisht,  edhe një njeriu të thjesht por me virtyte të larta, siç ishte Dom Simon Filipaj, i cili gjithë jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, Kishës Katolike dhe Kombit shqiptar.

Dom Simon Filipaj 1925-1999 – SHQIPËRUES I BIBLËS

Nipi i Dom Simon Filipaj, gjithashtu prift me të njëjtin emër, në emër të familjes mori dekoratën nga duart e Presidentes Dr Vjosa Osmani

              

Përemendorja e Dom Simon Filipaj në oborrin e Kishës së Shën Gjergjit që daton nga Mesjeta, ku ka shërbyer si famullitar dhe ku gjatë viteve Dom Simoni aty ka përkthyer Biblën e plotë në gjuhën shqipe. (Kjo është edhe kisha ku autori i këtij shkrimi ka marrë sakramenet e para fetare, sipas ritit katolik, dhe prej ku kam hedhur hapat e para të jetës që pasoi më vonë, i inkurajuar nga udhëheqsit e kësaj kishe, përfshir Dom Simonin.

Këto afreske nga piktori shkodran, Pjerin Shëldija gjënden në brendësinë e kishës Shën Gjergji ku ka shërbyer e përkthyer Biblën Dom Simon Filipaj. Vini re elementet kombëtare – veshjet kombëtare të zonës — tek figurat biblike.

   

Elon Musk nuk është një kërcënim për “demokracinë”, por ai është një kërcënim për burokracinë dhe korrupsionin

3

Nga: Klajd Kapinova, New York

“Ne kemi miliona e miliona njerëz mbi 100 vjeç, që marrin përfitime të Sigurimeve Shoqërore (SSA). Ata janë padyshim mashtrues ose të paaftë.” – Donald J. Trump, President i 45 & 47 i SHBA-së, Florida, 19 shkurt 2025 

“Ndoshta Twilight është i vërtetë dhe ka shumë vampire, që mbledhin sigurimet shoqërore. Të kesh dhjetëra miliona njerëz të shënuar në Sigurimet Shoqërore si “LIVE” kur ata janë patjetër të vdekur, është një problem i madh. Natyrisht. Disa nga këta njerëz do të kishin qenë gjallë, përpara se Amerika të ekzistonte si vend. Mendoni për këtë, për një sekondë…” – Elon Musk, X 

Sipas gjetjeve të D.O.G.E, SHBA-ja aktualisht ka 394 milionë përfitues të Sigurimeve Shoqërore… pavarësisht se vendi ka vetëm 334 milionë qytetarë. Ky është një mister prej 60 milionë njerëzve! 

“Në auditimin e IRS të @DOGE: Ne, po flasim për kryerjen e një rishikimi bazë kundër mashtrimit, për të siguruar, që njerëzit të mos përfshihen në vjedhje në shkallë të gjerë të përfitimeve të taksapaguesve federalë.” – Stephen Miller, Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë

Pjesa më e keqe e gjithë kësaj është zbuluar tashmë dhe askush nuk po flet për këtë deri më tani. Me sa mund të them është kjo: “Demokratët”, thonë e vërteta ime, drejtësia sociale progresivizmi shpjegon keqpërdorimin/vjedhjen e miliarda dollarëve dhe arsyen pse ai përfaqëson një nivel të lartë moral në botëkuptimin e tyre të ndërlikuar politiko-fetar amerikan liberal katolik/demokrat…

Për ju katolikët (sepse jam edhe unë katolik), ju kërkoj falje, që ju shkel pa dashje në gishtat e këmbëve, por nëse studioni Vatikanin II të vitit 1961 (Koncili i Dytë i Vatikanit), mendoj se do të zbuloni se Kisha Katolike e ndryshuar nga hiri (nëse jeni të shpëtimtar), në një nga veprat e Saj janë ajo që quhet Ungjilli i Shpëtimtar.

Kjo mendoj, se përputhej shumë mirë me strategjinë e fushatës së ish Presidentit fatkeqsisht të vrarë John F. Kennedy, për ndarjen e kishës nga shteti këtu në vitin 1960, e vetmja gjë pozitive asokohe është se ai pasi u zgjodh si President (vërtetë democrat) e riformuloi atë si të Drejtat e Njeriut, Drejtësia Sociale dhe Shteti, në Deklaratën e Misionit të Departamentit të Shtetit me Urdhër Ekzekutiv #10973, pra krijimin e USAID-it, Korpusit të Ushqimit për Paqe…

Kjo për disa arsye qëndroi nën kontroll nga shteti ameirkan për 60 vjet, pasi demokratët asokohe si pa e kuptuar u shpërqëndruan prej saj dhe kaluan në atë që quhet Ligjin mbi ACLU, e cila perfshinë Të Drejtave dhe Fjalës Reale të Krishtera të Individëve Protestantë.

Në mënyrë graduale, ata ripërcaktuan të drejtat e njeriut, për të përfshirë më pas DEI (Diversity, Equity, and Inclusion) e cila nuk eshte asgje tjeter vecse LGBTQIA+ pas çdo forme të çmendurisë së zgjuar nën sleepy Joe Biden & Kamarada (Kamala) Harris dhe demokratët gjatë kësaj kohe përfshinin drejtësinë klimatike të Davos-it, në zgjerimin e tyre të përkufizimit të të drejtave të njeriut.[1]

Ky u bë shteti mediatik i thellë ndërkombëtar (Deep State, Cabala etj.), me gjykatën Fake të grumbulluar nga grupet marisiste globaliste nga vetë OKB-ja dhe ICC, që u përpoq vazhdimisht me inskenime të mirëorganizuar të fundoste Donald J. Trump dhe Lëvizjen e tij të fuqishme mbarëkombëtare MAGA me luftën e përfaqësuesve të korruptuar të Ukrainës kundër Rusisë dhe Hamasit kundër Izraelit.

Këta njerëz me pushtet në nivelet më të larta, si: në Zyren Ovale të Shtëpisë e Bardhë, Deep State, Cabala, Kongres (Dhomën e Përfaqsuesve) dhe Senatin Amerikan, kanë demonstruar një aftësi profesionale për të gënjyer 24/7/365, duke vjedhur vazhdimisht përmes USAID, Fondacioni Soros, Fondacioni Clinton etj., luftrave të vazhdueshme non stop në shtete të ndryshme të botës etj.

Ato vrisnin para vitit 2025 në emër të emigracionit të jashtëligjshëm, në saj të politikës idiote të regjimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, Deep State, Cabala etj., u happen totalisht kufijtë dhe u lejuan të hyjnë në kuftin Jugor të SHBA-së me Meksikën të mbi 20 milionë vetë pa dokumente, të cilët ishin antarë të Al Qaides, ISIS, etj., si dhe kartelë të drogës, fentanolit, grupe terroriste kriminale MS-13, drejtues të prostitucionit, grabitjes dhe tregtisë së fëmijëve minorenë, burgaxhi me denime të përjetshme në vendet e tyre… dhe kriminelë profesionistë, të liruar nga vendet e tyre.

Kjo ndodhi edhe me politikën e gjymtimit gjinor (kthimit me ndihmë të shtetit (Biden-Harris) dhe me paratë e taksapaguesve amerikanë të vajzave në “djem” dhe djem në “vajza” dhe vendosja në mënyrë absurde hyrje te banjove publike dhe banjove në ndërtesat federale shtetërore (parqe, shkolla, spitale etj.) të tre simboleve seksuale, kur dihet se ezistojnë në botë vetëm dy gjini biologjike Male dhe Female. Eshtë abuluar se të gjithë operacionet apo ndërhyrjet kirurgjikale të ndryshimit të gjinisë (seksit) tek fëmijët amerikanë janë bërë me paratë e taksapaguesve amerikane dhe pa dijeninë e prinderve të tyre…

I njëti fenomen negative, ka ndodhur edhe në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, ku mbi 8.000 ushtarë djem dhe vajza kanë ndryshuar seksin e tyre me operacione dhe me shpenzime 100% të taksapagusve amerikanë.

Turpi më i madh është se në shkollat tona publike, në mënyrë sistematika gjatë viteve 2020-2024, është bërë propagandë idiote seksuale me dijeninë e vetë Departamentit dhe Sekretarit të Edukimit të SHBA-se si dhe bordeve të shkollave fëmijëve, ku minorenëve 10 vjec u është dhënë të lexojnë libra përvese me sex, c’ka bie ndesh me moshën dhe pa dijeninë dhe kundër vullnetit të prinderve të tyre, të cilët ishin gjithnjë të nervozuar, por të pafuqishëm përballë regjimit Biden-Harris… Shumë prindër janë arrestuar në shkolla gjatë protestave nga policia lokale dhe FBI e regjimit marksist globalist Biden-Harris

Për 4 vjet fatkeqsisht kemi pasur politikën absurde të modifikimit apo gënjeshtrës më të madhe të shekullit të ashtëquajturës Ngrohje Globale të Planetit ose modifikimit propagandistik të klimës 24/7/365… 

D.O.G.E. po zbulon se ku shkuan dollarët tanë tatimorë

Sikurse dihet në platformën e saj transparente D.O.G.E., dëshiron të shohë se ku shkojnë dollarët tanë tatimorë dhe ne duhet t’i lejojmë ato.

Nuk është çudi që “kompleksi industrial qeveritar”, super i korruptuar prej disa dekadash, do t’i rezistojë çdo përpjekjeje pozitive, për të sjellë transparencë dhe llogaridhënie maksimale, për mënyrën se si ato fonde fnanciare shpenzohen, kur sistemi është i pjekur me problem korruptive.

Departamenti i Efiçencës Qeveritare dhe suksesi i saj sot

D.O.G.E., u krijua nga Presidenti Donald J. Trump, me qëllimin e “modernizimit të teknologjisë dhe softuerit federal për të maksimizuar efikasitetin dhe produktivitetin qeveritar”, sipas urdhrit të tij ekzekutiv.

Departamenti i Efiçencës Qeveritare (D.O.G.E.) dhe administatori i këtij departamenti federal amerikan Elon Musk, ka zbuluar se Administrata e Sigurimeve Shoqërore (SSA), po paguajnë pa të drejtë përfitime për një mendje 8,952,476 njerëz të moshës 110 deri në 369 vjeç.

Karoline Leavitt, Zëdhënësja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, iu referua raportit të inspektorit të përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore. “Një hetim i mëparshëm zbuloi se SSA ka paguar të paktën 71.8 miliardë dollarë në pagesa të pahijshme,” tha ajo. “Administrata e Sigurimeve Shoqërore po punon tani për të gjetur edhe më shumë mbeturina, mashtrime dhe abuzime në përpjekjet e të gjithë qeverisë së administrates, për të mbrojtur taksapaguesit amerikanë.”

Duket qesharake dhe absurde, të mendohet dhe jo më të veprohet në SHBA, që një person me moshën 369 vjeçare nga varri i tij është ngritur dhe ka shkuar në bankë, për të tërhequr pensionin e tij. Dhe këtë veprim ai po vazhdon ta bëj edhe sot, duke marrë deri me sot në vitin 2025 pensionin e plotë nga Administrata e Sigurimeve Shoqerore të SHBA-së.  Ky i fundit duket si zambi, që ka aplikuar për vite me radhë, për të marrë (tërhequr) pensionin, por nuk dihet se çfarë ka punuar me parë…

Në këtë mënyrë, Presidenti i 45 & 47 i SHBA-se Presidenti Donald J. Trump, i rizgjedhur me votat maksimale mbarëpopullore, po mban premtimin elektoral para popullit, për të luftuar dhe shkatërruar sa të jetë e mundur korrupsionin e madh në Washington, DC dhe po zbulon dhe ekspozon para amerikanëve korrupsionin me të madh të shpërdorimit të parave të paksapaguesve në të gjithë historinë e SHBA-së të sigurimeve shoqërore etj., nga burokratët e ekstremit të majtë (“demokratë”) të korruptuar prej shumë kohësh.

Për këtë aksion antikorrupsion të Presidentit Trump dhe ekipit të Elon Musk me emrin “D.O.G.E., sot po kundështojnë në rrugë me forcë autorët e këtij skenari në Kongres, duke klithur me të madhe Pro korrupsionit me ulurima të zakonshme histerike, që po vijnë nga të ashtëquajturit liderë “demokratë” të korruptuar në Senat (47 senatorë të vetëtequajtur “demokrate”) dhe Dhomën e Përfaqsuesve të (2015 kongresmenë të ashtëquajtur “demokratë”) Kongresit Amerikan.

Sipas bazës së të dhënave të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, janë pothuajse 3,000 njerëz mbi 200 vjeç që janë gjallë në SHBA dhe po marrin rregullisht në credit card nga numeri i bankës së tyre pensionin. Personi më i vjetër i gjallë në botë është një 116-vjeçar, që jeton në Brazil dhe rregullisht çdo muaj ai merr pensionin e sigurimeve shoqërore federale amerikane.

Sikurse dihet pasi u zbulua krimi federal Shefja e Administratës së Sigurimeve Shoqërore Michelle King dha menjëherë dorëheqjen (para se të shkarkohej nga Presidenti Trump), pasi AUDIT zbuloi mashtrim masiv, ku doli se 20 milionë të vdekur janë në sistem u shpreh zyrtari i D.O.G.E në veprim.

Aty shohim se miliona njerëz, kishin marrë dhe po merrnin rregullisht ende sot përfitimet e pagesës së sigurimeve shoqërore (pensionin mujor), ku gjithashtu u zbulua se 8,952,476 njerëz të moshës 110 deri në 369 vjeç “shkonin” në bank dhe tërhiqnin paratë nga SSA.

Komisioneri në detyrë i Administratës së Sigurimeve Shoqërore (SSA), ka dhënë dorëheqjen për një mosmarrëveshje në lidhje me kërkesat e pretenduara të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.), për të hyrë në informacionin e marrësit të Administratës së Sigurimeve Shoqërore të SHBA-së.

Që kur presidenti Donald J. Trump u inaugurua më 20 janar 2025, një numër agjencish të qeverisë federale janë verifikuar nga invesitigimet e D.O.G.E., në një përpjekje të dukshme, për të zbuluar dhe eskpozuar korrupsionin dhe përmirësuar proçeset, për të ulur sa më shumë shpenzimet e tepërta dhe pakuptim federale.

Sipas një raporti nga The Associated Press, King refuzoi t’u siguronte punonjësve të D.O.G.E. në SSA qasje në informacione të ndjeshme, për të fshehur dhe mos hetuar korrupsionin në departamentin qe asokohe ajo fatkeqsisht drejtonte shumë keq.

Sikurse dihet nga të gjithë këtu në Amerikë, se D.O.G.E. (Departamenti i Efiçencës Qeveritare), është ngritur në detyrë nga vete administrata e re e Presidentit Donald J. Trump 2, përmes një urdhri ekzekutiv. Pra, ajo sot ka aksesuar sistemet në agjenci të tjera, duke përfshirë Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Elon Musk raportoi në X (dikur Twitter), javën e kaluar se ai është “100% i sigurt se madhësia e mashtrimit në të drejtat federale (Sigurimet Sociale, Medicare, Medicaid, Mirëqenia, Paaftësia, etj.), tejkalon shumën e kombinuar të çdo mashtrimi privat, që keni dëgjuar ndonjëherë nga FAR”.

Shefi i Departamentit të Efiçencës Qeveritare Elon Musk, postoi me 17 shkurt 2025 të dhëna të reja korruptive dhe abuzimeve me fondet e mëdha federale dhe pikërisht ato që kishin të bënin me Administratë e Sigurimeve Shoqërore (SSA), që zbulojnë dhe ekpozojnë publikisht hapur ekzistencën e dhjetëra miliona marrësve të kualifikuar (pensionistëve), përtej popullatës totale sot të Shteteve të Bashkuara…

Tabela e të dhënave tregoi miliona marrës mbi moshën 120 vjeç, duke përfshirë një nga mosha 360 vjeçare dhe një individ tjetër në moshën 369 vjeçare.

Në total, të dhënat tregojnë se 394 milionë njerëz, jetojne sot në SHBA. Në fakt, dihet nga regjimistri i fundit federal, del se popullsia e SHBA-së është afërsisht 334 milionë njerëz, që do të thotë se kemi sot rreth 60 milionë numra të Sigurimeve Shoqërore (SSA) të cilët janë renditur si të pranueshëm përtej popullsisë së gjallë dhe se ato marrin vazhimisht pensionin.

Multi bilioneri si hero i ditëve tona Elon Musk, shkruan në rrjetin e tij social X: “Sipas bazës së të dhënave të Administratçs së Sigurimeve Shoqërore (SSA), këta janë numrat e njerëzve në çdo kohë moshe me fushën e vdekjes të vendosur aty janë FALSE (X)!”

Trump 2 emëroi Frank Bisignano për të udhëhequr Administratën e Sigurimeve Shoqërore (SSA)

Ish ushtruesja e detyrës së komisionerit të Administratës së Sigurimeve Shoqërore Michelle King, fatmirësisht dha dorëheqjen më 17 shkurt 2025, pas një mosmarrëveshjeje me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.) mbi përpjekjet e drejta antikorrupsion të grupit të udhëhequr nga Elon Musk, për të aksesuar të dhënat e ndjeshme abusive të qeverisë së mëparshme marksiste Joe Biden & Kamala Harris.

Michelle King, një punonjëse federale karriere e cila kishte qenë me SSA që nga viti 1994, dha dorëheqjen, për shkak të mosmarrëveshjes së DOGE të shtunën dhe u zëvendësua nga Leland Dudek. (Sipas Newsmax, New York Post, Inforwars).

Dudek, i cili ka qenë mbështetës zjarrtë i përpjekjeve të D.O.G.E. dhe administratorit Elon Musk, për të çrrënjosur mbeturinat e turpshme skandaloze, mashtrimet dhe abuzimet masive në qeverinë federale, do të shërbejë si komisioner në detyrë i SSA derisa zgjedhja e Presidentit Trump për të udhëhequr agjencinë, Frank Bisignano, të konfirmohet nga Senati, sipas gazetës. (NY Post, 18 shkurt 2025)

“Presidenti Trump ka emëruar Frank Bisignano shumë të kualifikuar dhe të talentuar, për të udhëhequr Administratën e Sigurimeve Shoqërore dhe ne presim që ai të konfirmohet me shpejtësi në javët e ardhshme”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Harrison Fields, në një deklaratë për gazetën e madhe (si gazeta e katërt më e madhja në të gjithë SHBA-në) dhe të përditshme konservatore njujorkeze The Post (NYP).

“Ndërkohë, agjencia do të udhëhiqet nga një ekspert kundër mashtrimit në karrierën e Administratës Sigurimeve Shoqërore (SSA) si ushtrues detyre i komisionerit,” shtoi Fields.

Nga na e tjetër mësojmë se si zakonisht Presidenti Trump, më popullor në të gjihë historinë e presidentëve të SHBA-së, është i përkushtuar të emërojë individët më të mirë dhe më të kualifikuar, që janë të përkushtuar të punojnë në emër të popullit amerikan, për të mos qetësuar burokracinë, që i ka dështuar për një kohë të gjatë.

Panik i madh i Deep State (Shteti i thellë)

Jo vetëm që ka një shitje masive në tregun e banesave në Uashington DC (më i shtrenjti në vend), një shpërthim në kërkimet në internet, tregon sot për panikun absolut ku është përfshirë Deep State, Cabala dhe burokracia federale amerikane.

Ata e dinë se çfarë po vjen dhe kjo do të fryjë popullin amerikan. Shpërthimi në kërkimet “BleachBit”, “Wipe Hard Drive”, “Offshore Bank” në Washington DC sugjeron modalitetin e panikut në gjendje të thellë.

Tendencat e kërkimit në internet, në zonën e metrosë në Uashington, DC, nuk kanë qenë aspak mahnitëse në javët e fundit, duke reflektuar atë që duket të jetë paniku në rritje brenda burokracisë federale, pasi Presidenti Trump 2 dhe Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.) i Presidentit Trump dhe heroit popullor sot Elon Musk po çrrënjosin korrupsionin çdo minutë orë dhe dita ditës oktapodin me tentakulat e tij vdekjeprurëse në organizatat joqeveritare (OJQ) dhe agjencitë federale.

Në fillim të kësaj jave, tendencat e kërkimit në internet për Avokatin e Mbrojtjes Penale dhe Ligjet e RICO-s u bënë virale në X, duke nxitur spekulimet se elitat politike të Uashingtonit, DC ishin në gjendje paniku.

Kërkimet përkonin me përpjekjet e D.O.G.E. për të neutralizuar financimin e USAID-it për OJQ-të, që mbështetën një qeveri në hije, si dhe për të filluar shkurtimin e dhjetëra mijëra punëtorëve nga agjenci të ndryshme federale tëpër të fryra me departamente zyrtare parazita.

Tani, tendenca më të dyshimta kërkimi kanë shpërthyer në mesin e banorëve të Washington, DC, pasi përpjekjet e D.O.G.E. kaluan në modalitetin e kafshëve në fund të javës.

Kështu paniku dhe pasiguria e tyre (përfshi edhe Deep State) po zgjerohet si sëmundje e frikshme edhe më shumë, kur shohm se:  “Kërkimet në Washington DC rriten sot, për “bankë zvicerane” (e verdhë), “bankë në det të hapur” (jeshile), “para me tel” (e kuqe) dhe “IBAN” (blu),” shkroi WikiLeaks të enjten vonë në X.

Asnjë mosrespekt për ata që e kanë kaluar ditëlindjen e madhe. Për të gjithë ato që jetojnë ne SHBA, natyrshëm lind pyetja e logjikshme, se: A ka vërtet 20.7 milionë amerikanë mbi 100 vjeç!? Gjithashtu, për momentin, është konstatuar se personi më i vjetër në SHBA është 114 vjeç. Pra, pjesa më e madhe e 20.7 milionëve njerëzve këtu janë të vdekur!? 

Ky mut, duhet të marrë fund dhe duhet të marrë fund tani! 

Nuk jam i sigurtë, se cilat janë këto shifra abuzive, asgjë nuk po kuptoj deri tani se si kanë mashtruar hapur, për të marrë paratë me skemë fallco të taksapaguesve amerikanë, njerëz që kanë punuar afër qeverisë, ku pa pike turpi kanë përdorur pushtetin dhe pozitën në zyrën federale shtetërore 24/7/365.

Vini re se askush deri dje nuk tha që këta njerëz po marrin më mënyrë të padrejtë përfitime astronomike financiare federale. Administrata e Sigurimeve Shoqërore, kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Ka pasur sisteme të reja, të ndërtuara mbi sisteme të vjetra dhe të dhënat në këtë rast prishen ose shpërthejnë si erë e keqe në sipërfaqe.

Po del hapur se çdo dollar të paguar nga Sigurimet Shoqërore janë mashtruese. Mendoni, se çfarë u gjet sot, ku gjysma e pagesave tona ndër vite ishin mashtruese

$1 miliard në ditë, për financimin e pensioneve (SSA) të njerëzve të vdekur 

Sigurisht, që ka shumë mashtrim dhe abuzim galopant. Nuk mund të kesh një sistem financiar kaq të madh pa mashtrime masive në triliona dollarë, por auditorët e plasaritjeve të mëdha të Elon Musk dhe D.O.G.E., po gjejnë shumë prej këtyre skandaleve të turpshme dhe të denueshme me ligj. Çfarë lloj auditimi është ai? Çfarë lloj budallai nuk mund t’a shohë atë? Të gjithë po mësojnë sot se ka njerëz të korruptuar atje, që kanë mbledhur çeqe të rreme të sigurimeve shoqërore.

Sipas Grok, vetëm 7 persona 110 vjeç po merrin Sigurime Shoqërore (Pension), sa 16 milion njerëz mbi moshën 110 vjeç. Në këtë rast unë do të thosha se ishte një problem i madh dhe shumë serioz! Ky është Fakt!!!!

Çdo 948 ditë ne i shtojmë 1 miliardë dollarë borxhit kombëtar si rezultat i 16 milionë njerëzve të vdekur, që paguhen të vdekur nga sigurimet shoqërore.

Pra, ne shpenzojmë 1 miliard dollarë në ditë, për financimin e pensioneve të njerëzve të vdekur, përmes Sigurimeve Shoqërore, sepse qeveria jonë nuk mund të përballojë detyrën e krijimit të një tabele verifikimi ose një bazë të dhënash të thjeshtë, duke verifikuar ndër vite ata që ndërrojnë jetë dhe shkojnë në amshim, në botën tjetër.

Ne kemi mbi 63 milion numra ose njerëz aktivë të gjallë të përfshirë në sigurimet shoqërore, më tepër se popullsia jonë e pergjitshme e SHBA e deklaruar nga Census zyrtarë.

Dhe loja e shifrave dhe shpenzimeve marramendëse federale me vetëdije të SSA, pa asnjë sens dhe kuptim vazhdoi pa pushim prej shumë vitesh, duke rënduar dhe fryrë shumë buxhetin dhe borxhin e shtetit, të krijuar fatkeqsisht nga vetë zyrtarët apo burokratët e shtetit tonë (të paguar nga taksat tona, me superrroga vjetore shumë të larta), pikërisht në zyrat e administrave të fryra vazhdimisht në Washingron, DC.

Kujtoni nga lart se vetëm 16 milionë të vdekur i shtuan 1 miliardë dollarë borxhit kombëtar në më pak se 3 vjet. Më kujto përsëri pse SSA është i falimentuar sot!?

Ne, shpenzojmë 1 miliard dollarë në ditë për financimin e njerëzve të vdekur, përmes Sigurimeve Shoqërore (SSA), sepse qeveria jonë nuk mund të përballojë detyrën e krijimit të një tabele ose një bazë të dhënash të thjeshtë.

Ky mut duhet të marrë fund dhe duhet të marrë fund Tani! Nëse presidenti Trump nuk do të kishte fituar në nëntor, ne nuk do ta dinim kurrë se kjo po ndodhte. 

Populli, është mashtruar prej vitesh dhe kjo duhet të ndalet 

Elon Musk dhe D.O.G.E., sapo kanë përfunduar një auditim të Sigurimeve Shoqërore dhe le të themi se gjërat po bëhen edhe më interesante me zbulimet e reja korruptive.

Sipas gjetjeve të tyre, SHBA-ja aktualisht ka 394 milionë përfitues të Sigurimeve Shoqërore… pavarësisht se vendi ka vetëm 334 milionë qytetarë. Ky është një mister prej 60 milionë njerëzve!

Por prisni pak, se ka edhe më shumë absurde të tjera. Ndër këta marrës pensioni janë edhe 1.5 milionë vetë në moshën 150 vjeç ose më të vjetër (ose “pavdekësia” tyre është e vërtetë, ose dikush ka “mbledhur” çeqe, që nga koha e Luftës Civile Amerikane!!!).

Një person është midis 360 dhe 368 vjeç, që do të thotë se ose Presidenti Beniamin Franklin ende “merr” para (pension) në fshehtësi, ose Administrata e Sigurimeve Shoqërore, ka hyrë zyrtarisht në Zonën e Muzgut për të vjedhur në emër të tyre.

Ky është supërskandal i mirëorganizuar nga brenda zyrat e SSA dhe administratat me presidentë radikalë të majtë komunistë, që kanë qef shpenzimet e mëdha në kurriz të shtetit (taksapagusve) dhe fryrjen e administrave me burokratë parazitë, që vetëm vjedhin vazhdimisht dhe pa pushim paratë tona dhe sponsorizojnë (me donacione) pushtetarët qendrorë dhe lokalë, përfaqsues ose kongresmenë, senatorë, kryetar bashkie, governatorë, etj., “demokratë”, të cilët si shpërblim i mbajnë përjetësisht në ato zyra ku janë edhe sot.

Musk, ka propozuar përdorimin e AI, për të gjurmuar këto anomali 

Bilioneri hero i ditëve tona Elon Musk, ka propozuar tashmë përdorimin e AI, për të gjurmuar këto anomali, ndërsa entuziastët e Dogecoin (D.O.G.E.) po sugjerojnë një sistem pensionesh të bazuar në blockchain (Bllok-zinxhirë).[2] Ndërkohë nga ana tjetër, IRS (Agjencia e Taksave) thuhet se po ofron seanca, për të mbledhur taksat nga të vdekurit.

Po ashtu është zbuluar nga D.O.G.E., se Aadministrata e Sigurimeve Shoqërore, ka paguar rregullisht përfitime pensioni për 8,952,476 njerëz të moshës 110 deri në 369 vjeç.

Faleminderit Elon Musk dhe D.O.G.E.! 

Inspektori i përgjithshëm i SSA, zbuloi se ajo pagoi 8.6 trilion dollarë përfitime, rreth 71.8 miliardë dollarë

Elon Musk, i cili drejton “Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë” të sapokrijuar, postoi së fundmi në X, grafiku ku tregoi miliona njerëz të moshave 100 deri në 109, 110 deri në 119, 120 deri në 129, 130 deri në 139 dhe më tej, të moshës diku midis 360 dhe 369 vjeç, duke marrë përfitime.

Administrata e Sigurimeve Shoqërore, nuk paguan përfitime për njerëzit që janë 115 vjeç ose më të vjetër, një politikë e bërë në fuqi në shtator 2015, tha agjencia SSA në faqen e saj të internetit.

Ekspertët thonë se mashtrimi nuk është aq i përhapur. Kështu një raport i vitit 2024 nga inspektori i përgjithshëm i Administratës së Sigurimeve Shoqërore, zbuloi se Administrata e Sigurimeve Shoqërore pagoi 8.6 trilion dollarë përfitime, rreth 71.8 miliardë dollarë (ose më pak se 1%) nga të cilat ishin pagesa të pahijshme. Shumica e këtyre pagesave të pahijshme ishin mbipagesa, tha agjencia.

Një arsye pse auditimi i D.O.G.E. zbuloi se përfituesit 150-vjeçarë që merrnin çeqe, ka të ngjarë të jetë rezultat i një defekti kompjuterik, sipas një raporti Wired. Sistemi kompjuterik i Administratës së Sigurimeve Shoqërore, bazohet në një gjuhë programimi 60-vjeçare të quajtur COBOL, e cila i referohet një dite në vitin 1875, kur nuk është shënuar një datë tjetër (si ditëlindja ose dita e vdekjes).

Për më tepër, në fillim të janarit, Thesari i SHBA-së tërhoqi më shumë se 31 milionë dollarë në një sërë pagesash federale, jo vetëm pagesat e Sigurimeve Shoqërore, që shkuan në mënyrë të pahijshme për njerëzit e vdekur, një rikuperim, që ish-zyrtari i Thesarit David Lebryk tha se ishte “vetëm maja e ajsbergut”.

Paratë u rikuperuan si pjesë e një programi pilot pesë-mujor pasi Kongresi i dha Departamentit të Thesarit akses të përkohshëm në “Dosjen e plotë të Vdekjes Master” të Administratës së Sigurimeve Shoqërore për tre vjet si pjesë e projekt-ligjit të ndarjeve të përgjithshme në vitin 2021. SSA mban bazën e të dhënave më të plotë federale të individëve që kanë vdekur, dhe skedari përmban më shumë se 192 milionë të dhëna. 

Kur duhet t’i themi SSA-së se dikush ka vdekur? 

SSA, duhet të alarmohet sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse një përfitues ka vdekur. Edhe në rastet kur dikush nuk merr përfitime, është e rëndësishme të kontrolloni, nëse SSA është vënë në dijeni për vdekjen, në mënyrë që askush të mos mund të përfitojë nga informacioni personal i të ndjerit.

“Shtëpitë funerale në përgjithësi na tregojnë kur dikush vdes,” tha SSA në faqen e saj të internetit. “Pra, zakonisht nuk keni nevojë të raportoni një vdekje tek ne.”

Në rastet kur një shtëpi funerali nuk është e përfshirë ose nuk ka njoftuar SSA për vdekjen, individi që thërret në emër të të ndjerit duhet t’i japë agjencisë emrin, ditëlindjen, datën e vdekjes dhe numrin e sigurimeve shoqërore të të ndjerit.

SSA do të paguajë një përfitim të vetëm të vdekjes prej 255 dollarësh, zakonisht për një bashkëshort. Ka raste kur nuk ka bashkëshort në të cilin fëmijët mund të marrin përfitimin në vend të kësaj, si për shembull një fëmijë që është 17 vjeç ose më i ri, ose në shkollë me kohë të plotë deri në moshën 19 vjeç, ose ata janë të çdo moshe, por kanë qenë me aftësi të kufizuara që para se të mbushin 21 vjeç.

 A i paguan agjencia përfitimet më pas alarmuar për vdekjen e një personi? 

Po, ka raste kur Administrata e Sigurimeve Shoqërore do të vazhdojë të dërgojë një çek pas vdekjes së një përfituesi. “Ne nuk mund të paguajmë përfitime për muajin e vdekjes. Kjo do të thotë se nëse personi ka vdekur në korrik, çeku i marrë në gusht (që është pagesa për korrikun) duhet të kthehet,” tha agjencia. “Nëse pagesa është me depozitë direkte, njoftoni institucionin financiar sa më shpejt që të jetë e mundur që të mund të kthejë çdo pagesë të marrë pas vdekjes.” 

A mund të marr ende përfitime në dosjen e të ndjerit? 

Po. Një pjesë e përfitimeve që paguan Sigurimi Shoqëror është për të mbijetuarit, duke përfshirë bashkëshortët, ish-bashkëshortët, fëmijët dhe, në disa raste, prindërit në ngarkim. 

Çfarë ndodh nëse marr një çek të përfitimit të Sigurimeve Shoqërore të destinuara për të ndjerin? 

Ktheje atë. Kur përfitimet paguhen përmes depozitimit të drejtpërdrejtë, lajmëroni menjëherë bankën ose institucionin financiar ku janë vendosur paratë dhe kërkoni që paratë të kthehen “për muajin që ka vdekur marrësi dhe çdo që ka mbërritur më vonë”, sipas USA.gov. 

Deklaratë nga Lee Dudek, ushtrues i detyrës së komisionerit, në lidhje me angazhimin për transparencën e agjencisë dhe mbrojtjen e përfitimeve dhe informacionit[3] 

“Jam i nderuar dhe i përulur që jam emëruar Komisioneri në detyrë i Sigurimeve Shoqërore, në pritje të konfirmimit nga Senati të Frank Bisignano si Komisioneri i ardhshëm i SSA.

E pranova pozicionin sepse besoj fort në misionin e agjencisë dhe punonjësit punëtorë dhe të përkushtuar që i shërbejnë Amerikës.

Hapja, transparenca dhe llogaridhënia, janë parime të një qeverisjeje të mirë dhe demonstrimi i tyre fillon me mua.

Për këtë qëllim, dua të ndaj disa pika, për të siguruar publikun dhe punonjësit tanë, se do të vazhdoj historinë e transparencës dhe mbrojtjes së përfitimeve dhe informacionit të SSA-së.

Unë e kam përjetuar drejtpërdrejt ndikimin, që kanë përfitimet e Sigurimeve Shoqërore në jetën e familjes. Që nga bashkimi me SSA në 2009, kam pasur mundësinë të punoj në pjesë të shumta të SSA dhe kam vlerësuar veçanërisht përvojat e mia, duke punuar së bashku me punonjësit e vijës së parë në zyrën në Kembrixh, MA.

Transparenca fillon me mua: Thirrja ime e parë si Ushtruese e Detyrës së Komisionerit ishte në Zyrën tonë të Inspektorit të Përgjithshëm (OIG), për t’u ofruar atyre një mundësi, për të mbikëqyrur dhe rishikuar çdo dhe të gjitha aktivitetet e agjencisë, duke përfshirë veprimet e mia në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Unë kam besim te njerëzit, që do të jenë të informuar dhe po i vë në dispozicion OIG personelin tim të agjencisë dhe dosjet e performancës.

Ligji ka rëndësi dhe ne do t’a ndjekim atë: Unë kam ftuar Zyrën e Përgjegjësive të Qeverisë, agjencinë jopartiake dhe të pavarur, që punon për Kongresin, për të vëzhguar se si ne kryejmë biznesin e agjencisë.

Qeverisja e mirë, do të thotë gjetja e mënyrave për të bërë më mirë: Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, i njohur si D.O.G.E., është një pjesë kritike e angazhimit të Presidentit Trump, për të identifikuar mashtrimet, shpërdorimet dhe abuzimet, dhe mënyra më të mira për funksionimin e qeverisë për të mbështetur njerëzit e saj.

Dua të jem shumë i kjartë, në lidhje me personelin e D.O.G.E., që tani po punon në Sigurimet Shoqërore.

  • Prioriteti ynë i vazhdueshëm, është t’u paguajmë përfituesve shumën e duhur në kohën e duhur dhe të ofrojmë shërbime të tjera kritike në të cilat njerëzit mbështeten nga ne.
  • Personeli i D.O.G.E. NUK MUND të bëjë ndryshime në sistemet e agjencive, pagesat e përfitimeve ose informacione të tjera. Ata kanë vetëm qasje READ.
  • Personeli i D.O.G.E., nuk ka akses në të dhënat në lidhje me një urdhër ndalimi të përkohshëm të urdhëruar nga gjykata, aktual apo i ardhshëm.
  • Personeli i D.O.G.E., duhet të ndjekë ligjin dhe nëse shkel ligjin do t’i referohet Departamentit të Drejtësisë, për ndjekje të mundshme.

Dua gjithashtu të pranoj raportimet e fundit, në lidhje me numrin e njerëzve më të vjetër se 100 vjeç, që mund të marrin përfitime nga Sigurimet Shoqërore.

Të dhënat e raportuara, janë njerëz në të dhënat tona me një numër të Sigurimeve Shoqërore, të cilët nuk kanë një datë vdekjeje të lidhur me të dhënat e tyre. Këta individë nuk marrin domosdoshmërisht përfitime.

Unë kam besim, se me ndihmën e D.O.G.E. dhe angazhimin e ekipit tonë ekzekutiv dhe fuqisë punëtore, Sigurimet Shoqërore do të vazhdojnë të ofrojnë për popullin amerikan.”

Për të marrë më shumë lajme të Sigurimeve Shoqërore, ndiqni Zyrën e Shtypit në X @SSAPress. (Wednesday, February 19, 2025 For Immediate Release Mark Hinkle, Press Officer press.office@ssa.gov

Shpërdorimi i shuma të reja financiare të zbuluar nga D.O.G.E.

D.O.G.E. ka zbuluar se dollarët e taksapaguesve amerikanë do të shpenzoheshin për artikujt e mëposhtëm, që nuk kanë lidhje me interesat amerikane, të cilët fatmirësisht të gjithë janë anuluar:

– 69 milion dollarë për Fondacionin Eurasia, për të bërë “aktivitet të transformimit dixhital” në Evropë.

– 32 milion dollarë, për Internews, për programet, që përfshijnë “media që mundëson demokracinë, përfshirjen dhe llogaridhënien në Moldavi” dhe promovimin e “mjeteve mediatike të qëndrueshme”.

– 7 milion dollarë, për Shoqatën Amerikane të Avokatëve, për të promovuar “rezistencën” e “sektorit ligjor euroaziatik dhe shoqërisë civile”.

– 520 milion dollarë, për një konsulent për të bërë investime ESG në kontinentin e Afrikës dhe për të “mobilizuar burimet dhe ekspertizën e sektorit privat”

– 25 milion dollarë, për “promovimin e ruajtjes së biodiversitetit dhe promovimin e jetesës së ligjshme”, duke zhvilluar sjellje “të përgjegjshme shoqërore” në Kolumbi.

– 40 milion dollarë, për të “përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve të ulur”.

– 42 milion dollarë, për Johns Hopkins, për të hulumtuar dhe nxitur “ndryshimin shoqëror dhe sjelljen” në Ugandë.

– 45 milion dollarë, për të “adresuar nevojat, mundësitë dhe sfidat e identifikuara nga aktivistët dhe aktorët e tjerë qytetarë të përfshirë në veprime kolektive jo të dhunshme”

– 52 milion dollarë. për Forumin Ekonomik Botëror. (koka ose truri i drejtimit të Deep State, Cabala).

[1] DEI (Diversity, Equity, and Inclusion). Në SHBA, diversiteti, barazia dhe përfshirja (DEI), janë korniza të organizative ekstremiste politike të majta marksiste, që synojnë të promovojnë “trajtimin” antikushtetues gjoja retorike të drejtë dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjithë njerëzve, veçanërisht grupeve ose subjekt i “diskriminimit” bazuar në identitet ose paaftësi. Ato ne essence nuk janë asgjë tjetër vecse mirëfilli organizata private LGBTQIA+. Tre nocionet absurd artificiale: diversiteti, barazia dhe përfshirja, të cilat organizatat private homoseksuale kërkojnë t’i institucionalizojnë, përmes kornizave të DEI, ose gjoja “përkatësia”, “drejtësia” dhe “aksesueshmëria”. Në këtë rast propaganda marksiste globaliste e Deep State, Cabala etj., thonë se “diversiteti” i referohet gjoja pranisë së shumëllojshmërisë brenda fuqisë punëtore organizative në karakteristika të tilla si gjinia, përkatësia etnike, orientimi seksual, paaftësia, mosha, kultura, klasa, statusi i veteranit ose feja. DEI në SHBA shpesh përshkruan disa përpjekje trajnimi, të tilla si trajnimi i diversitetit. Edhe pse DEI gjatë regjimit antiameirkan Joe Biden & Kamala Harris (2020-2024), fatkeqsisht gjeti zbatim absurd dhe imponues brenda shumë llojeve të “organizatave”, të tilla fallco si brenda akademisë së univeristeteve, shkollave të mesme dhe spitaleve. Në vitet 2020-2024, përpjekjet dhe politikat e administratës së papërgjeshme marksiste globaliste të dyshes Joe Bidne & Kamala Harris ishin anti Kushtetuese dhe raciste (duke diskriminuar të tjerët, pra 99% e shumicës amerikane, qe nuk janë si DEI = LGBTQIA+.) Sikurse dihet shumë mirë këtu në Amerikë e ashtëquajtura DEI vazhdimisht dhe paturpsisht ka gjeneruar urretje dhe dallime raciale mes amerikanëve tesh 4 vjet (2020-2024), të drejtuara në efektivitetin specifik të mjeteve të saj fallco, mbi baza politike ose filozofike.

[2] Bllok-zinxhirë, një sistem në të cilin një rekord transaksionesh, veçanërisht ato të bëra në një kriptomonedhë, mbahet nëpër kompjuterë që janë të lidhur në një rrjet peer-to-peer.

[3] https://www.ssa.gov/news/press/releases/2025/#2025-02-19

A po e zëndeson shprehja agjenturore “Jam Turk Elhamdurullah”, shprehjen “Jam Mysliman” në Luginën e Preshevës e mbarë Shqiptarinë

3

Pamje nga Medreseja e Luginës së Preshevës

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë

Para viteve të  70-ta në Luginë të Preshevës dhe në Shqiptari ndëgjohej fjala “Turk Elhamdurullah”, madje e përdorte edhe nëna ime shpesh. Me rastin e hulumtimeve në Ofiqarinë komunale të Preshevës hasa se në komunën e Preshevës deri më vitin 1965, në rubrikën përkatësia kombëtare shumë banorë të Preshevës ishin regjistruar turk, ndërsa pas Luftës së Kosovës, sidomos viteve të fundit të shekullit XXI shpesh në këto  troje shqiptare ndëgjohet  jam“Mysliman”, gjatë përshëndetjeve, gjatë ndejeve, në fjalime, në orë mësimore.

Madje, viteve të fundit,  po informohet edhe për një tendencë që popujt me përkatësi fetare islame të deklarohen përkah përkatësia kombëtare “Mysliman”. Atëherë populli shqiptar më me pak milionë popullatë sigurisht do të shkrihet shpejt në “Mysliman”.

Përpara  emërtimi “Turk Elhamdurullah” kishte konotacion të përkatësisë jo fetare por kombëtare, sikur tashti shpesh  emërtimi “Mysliman”  po përdoret në konotacion jo të përkatësisë fetare, por të asaj kombëtare.

Emërtimin “Mysliman” shpesh po e ndëgjoj edhe Konferenca shkencore, sikur në Shkup para disa viteve,në temën: “Ritet e ciklit jetësor”: lindja, martesa dhe vdekja” studiuesi nga Maqedonia e Veriut lexoi kumtesën mbi vdekjen, te varrimi me shumë foli për ritet fetare arabe se sa të Shqiptarëve, madje rregullisht thonte te ne, Myslimanët.

Në këtë reagova, thash se nuk po shoh ndonjë “mysliman” me përkatësi kombëtare dhe për këtë më ndihmoi edhe etnologia nga Kosova, mirëpo askush nga Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk reagun, madje aty nuk vërejta asnjë turk me përkatësi kombëtare, por vetëm shqiptarë.

Rasti tjetër ndodhi në Konferencën shkencore në Preshevë, kur hoxha nga Opoja, rregullisht gjatë leximit të temës thonte mysliman, isha moderator dhe i reagova.

Kjo dukuri shpesh po ndodh në Luginë të Preshevës, madje edhe në manifestimin e maturantëve të Medresese në Preshevë, në Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, hoxha Dudiq, në fjalën përshëndetëse të tij në sallën të mbushur përplotë tha se ai nuk është shqiptar por Mysliman, aludoi që edhe këta të pranishmitë ashtu ta ndiejnë veten, Askush aty nuk reagoi, pas dy tri ditëve reagova në murin tim të FCB-ut tim.

Poashtu vlen të theksohet se në shkollën fillore të Tërnovci, mësuesi-hoxha i mësimit të lëndës fetare, nxënësit ë klasëve të ulta i mësonte nën lëshimin e muzikës në klasë, të këndojnë edhe më ritëm “unë jam mysliman” pa e përcaktuar përkatësinë fetare apo kombëtare.

Poashtu rasti më i afërtë është kur polemizova me një “intelektual” të Preshevës, i cili babën e pati mësues, këtij dhe nxënësve të tij aq sa pati mundësi dhe dije ia mesoi në gjuhën shqipe alfabetin shqip prej A deri në ZH.

Ky personi ka dhënë mësim në një shkollë të Luginës dhe në vend se te mbaje orë mësimore me njësi mësimore nga lënda e shkencave humane, ai nxënësve në orë i ka mbajtur ligjërata fetare.

Një ditë e nderova me “Përshëndetje” , ndërsa ai ma ktheu me “Selam alejkum”  dhe mu drejtua se kështu duhet dhe se kjo përshëndetje është islame botërore, për ta treguar veten se jam mysliman. Unë i kundërshtova dhe i thashë se i kemi përshendetjet më të bukura shqiptare dhe së pari duhet të deklarohemi që jemi me përkatësi kombëtare shqiptare e pastaj me ate fetare. Në këtë polemikë ishte i pranishëm aty hoxha që më quajti qafir dhe iku.Herën e parë që e takova hoxhën i reagova edhe atij, nuk u përgjigj dhe prap iku.

Në regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi, popullata shqiptare në në këtë shtet doli me përqindje të vogël, ndërsa dominoi popullata e regjistruar myslimane dhe boshnjake.

I falënderoj aktivistat shqiptarë qe po interesohen për popullatën shqiptare në Sanxhak, Turqi e tjerë, ndërsa po na myslimanizohet popullata shqiptare si përkatësi kombëtare dhe botërore, sepse duhet ndjekur një Lëvizje të madhe myslimane që të gjithë popujt me përkatësi fetare islame të deklarohen myslimanë.

Çfarë fenomeni  i parregulltë baba mësues i devotshëm e edukoi djalin dhe nxënësit në frymen kombëtare shqiptare, ndërsa djali i tij i edukoi brezat fetarisht.

Po i them këtij dhe të tjerëve si ky, se në Luginë të Preshevës jemi SHQIPTARË me shumicë përkatësie fetare islame sunit hanefi dhe jo mysliman me përkatësi kombëtare, se fëmija lind shqiptar , nëna dhe gjyshja e fëmijës në djep duke e përkundur i këndojnë nina nëna dhe ninula të tjera shqiptare, ndërsa më vonë i ndodh indoktrinimi fetar.