Kreu Blog Faqe 629

Kur zuzarët e pushtetit tërhiqen pas maskave, populli rindërton shpresën

0

Shkruan: Rrezart Kalaja

Zuzarët e pushtetit, me sy të verbuar,
Në errësirë shkelin, pa shpirt dhe pa ndjenjë,
Nën maska rrenash dhe ngjyra të ftohta,
Të tjerë përkëdhelnin, për të shkatërruar çdo ëndërr.

Por populli ngrihet, si një flakë që nuk shuhet,
Në zemrat e tij, dashuria shpërthen, si vullkan që s’pushohet,
Në duar të njoma, ndjen fuqinë e shpresës,
Asnjë forcë nuk e ndal, pasi ajo e ndien me thellësi.

Zuzarët mund të gënjejnë, por jo përjetësisht,
Të shtypin me truke, me ligje që janë padrejtësi,
Por populli, me dashurinë që e mban si thesari,
Rindërton gjithçka, nga dheu, nga hiri, si diell që ngrihet mbi detin e errët.

Të dhunuar, të shkelur, të pastruar nga mllefi,
Por s’janë të thyer, ngrihen si të fortë, si shtylla të hekurta,
Në çdo hap, betimi i tyre nuk zbret,
Për liri, për drejtësi, për të drejtat e tyre,
Dashuria për atdhenë, është një flakë që askush s’mund ta shuajë.

Në fund, kur zuzarët të zhduken si diell pas mjegulle,
Kur maskat e tyre të bien, dhe të dalin të vërtetat e fshehura,
Populli do të shkëlqejë, si një yll në një qiell të pastër,
Sepse ai është fuqi, ai është shpresa, ai është jeta e nesërme.

Zgjedhjet në Kosovë dhe vota e diasporës

0

Nga: Nexhmije Mehmetaj

Vota e diasporës duhet të jetë një mjet për të kërkuar përgjegjësi dhe jo thjesht një mbështetje emocionale pa kushte

Askush nuk ka investuar në Kosovë më shumë sesa diaspora shqiptare, si para lufte ashtu edhe pas saj. Me ndihma financiare të vazhdueshme, me remitanca që kanë mbajtur gjallë ekonominë e Kosovës dhe me mbështetje të gjithanshme për zhvillimin e vendit, diaspora ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e progresit. Megjithatë, përkundër kontributit të jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër dekada, kërkesa kryesore e mërgimtarëve – institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër dhe vendet e tjera evropiane – ka hasur në vesh të shurdhër nga të gjitha qeveritë e Kosovës.

Për më shumë se tri dekada, ishin mësuesit dhe prindërit shqiptarë ata që vetorganizuan dhe financuan shkollat shqipe në mërgim. Me përkushtim dhe sakrificë, ata bënë të mundur që fëmijët e tyre të mësonin gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë kombëtare, në mënyrë që kur të ktheheshin në atdhe të mund të komunikonin lirshëm me gjyshërit dhe bashkëmoshatarët e tyre. Por përpjekjet e tyre, që do të duhej të mbështeteshin fuqishëm nga institucionet shtetërore të Kosovës, kanë mbetur të injoruara dhe të pa përkrahura.

Një ndër shpresat më të mëdha për diasporën ishte premtimi i dhënë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila në korrik të vitit 2021, gjatë një takimi me mësuesit e gjuhës shqipe nga Zvicra, Gjermania etje. u zotua se në vitin 2023 mësimi plotësues i shqipes do të institucionalizohet. Ky premtim ishte një dritë në fund të tunelit për të gjithë ata që për vite të tëra kishin kërkuar me ngulm një angazhim serioz të shtetit në këtë çështje jetike për ruajtjen e identitetit kombëtar në mërgim. Megjithatë, ajo që pasoi ishte zhgënjimi i radhës: nuk u hartua asnjë ligj për diasporën, nuk u zhvillua asnjë negociatë me shtetin zviceran për të rregulluar statusin e mësimit shqip në mënyrë të qëndrueshme dhe asnjë hap konkret nuk u ndërmor për të mbajtur premtimin e dhënë.

Kjo neglizhencë ka dëshpëruar prindërit, mësuesit dhe nxënësit, të cilët ndihen të tradhtuar nga institucionet e Kosovës. Për më tepër, është ironike dhe e pakuptueshme se si diaspora shqiptare vazhdon të mbështesë me votë një qeveri që nuk ka bërë asgjë për ta, përkundrazi ka injoruar kërkesat e tyre legjitime. Vota e diasporës ka qenë shpesh vendimtare në zgjedhjet e Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejt në formimin e qeverisë. Dhe megjithëse kjo votë është një reflektim i përkushtimit dhe dashurisë së shqiptarëve të mërgatës për vendin e tyre, mbetet e habitshme se si ende nuk kërkohet llogari nga ata që kanë ardhur në pushtet falë kësaj mbështetjeje.

Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të vitit 2025, është koha që diaspora të reflektojë seriozisht mbi ndikimin e votës së saj. A mund të vazhdojë të mbështesë një qeveri që i ka zhgënjyer dhe nuk ka bërë asgjë për të realizuar kërkesat e tyre të kahershme? A mund të pranohet që sakrificat e mërgatës të mbeten të pavlera në sytë e institucioneve të Kosovës? Nëse vota e diasporës vazhdon të përdoret për të forcuar një qeveri që nuk i përmbush premtimet, atëherë zhgënjimi do të thellohet edhe më tej, dhe mërgata mund të ndjejë një shkëputje gjithnjë e më të madhe nga vendi i saj.

Koha për ndryshim është tani. Vota e diasporës duhet të jetë një mjet për të kërkuar përgjegjësi dhe jo thjesht një mbështetje emocionale pa kushte. Përndryshe, mërgata rrezikon të mbetet vetëm një burim financiar për Kosovën, pa asnjë ndikim të vërtetë në politikat që e prekin drejtpërdrejt atë.

Me 01.03.2025

Memorandumi i Budapestit apo pse Presidenti Trump e shkeli atë

Robert Doli e Ibrahim Rugova dhe analogjia e takimit të djeshëm Trump – Zelenski

ROBERT DOLI E IBRAHIM RUGOVA DHE ANALOGJIA E TAKIMIT TRUMF – ZELJENSKY
Ajo që ndodhi dje në Dhomën Orale të Shtëpisë së Bardhë në Uashington në takimin midis presidentit amerikan Trump dhe atij ukrainas Zelenjskyt, përkundër dialogut të ashpër midis presidentit amerikan dhe atij ukrainas si dhe arrogancës që tregoi Trampi në raport me arritjen e një marrëveshjeje paqësore që niset mbi kompromiset që sjell raporti i forcave, siç janë ato në dobi të Rusisë, pa u përmendur shkaku i luftës (agresori) por interesi që ajo të ndalet, me ç’rast presidenti ukrainas u kundërpërgjigj se nuk do të pranojë paqen përmes kapitulimit, gjë që solli edhe largimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, përkujton një rast të ngjashëm, nga prilli i vitit 1990 kur pas dëshmive të delegacionit të shqiptarëve në Këshillin për të drejta të njeriut, në Senatin Amerikan, nënkryetari i paritisë Republikane, Robert Dol, kërkoi të takohej me dr Rugovën, atëherë kryetar i LDK-së dhe Dobrica Qosiqin, autor i Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave, i cili ishte në krye të procesve që po çonin te shkatërrimi i Jugosllavisë.
Këtu po sjell një pjesë të kësaj bisede te Robert Dolit me Qosiqin dhe Rugovën, kur ai pas mospajtimeve me Qosiqin atij iu kërcënue se do të shkatërrohet Jugosllavia, ndërsa gjuhës pajtuese të Rugovës iu përgjegj me premtimin se do të kenë ndihmën amerkane deri te fitoja po qe se luftojnë me mjete paqësore për liri, demokraci, bazazi dhe qytetërim perëndimor…
Pra, takimi përfundoi me largimin (dëbimin) e njëanshëm të Qosiqit nga zyra e Robert Dolit…
PREMTIMET DHE KËRCËNIMET E ROBERT DOLIT DR RUGOVËS DHE QOSIQIT
Dëshmitë para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Senatit amerikan, kishin pasur rëndësi të dyfishtë. Sepse, na i kishin hapur dyert që të priteshim në institucionin më të njohur dhe më të fuqishëm të sistemit demokratik amerikan, dhe njëherësh, si subjekt politik ishim barazuar me atë serb, me çka për herë të parë do t’i jepet drita e gjelbër ngritjes së çështjes së Kosovës në nivelin e një preokupimi ndërkombëtar, pra që ajo nxirrej nga “kompetenca” e brendshme serbe ku rëndom shihej.
Edhe pse do të kalojë bukur kohë që kjo kthesë të zyrtarizohej, mund të thuhet se praktikisht efektet e saj janë hetuar edhe nga ne e edhe nga vetë Beogradi, prej nga dilte fare qartë se në njërën anë, nuk do të jenë në gjendje që problematikën e Kosovës ta mbajnë jashtë ndërkombëtarizimit të saj, dhe në tjetrën anë, do ta kuptojnë se epilogun e saj do ta ndikojnë amerikanët.
Mesazhet e këtij përcaktimi do të kenë rast t’i marrin menjëherë si gjatë dëshmive para Këshillit të Senatit nga demonstrimi i admi-nistratës amerikane, edhe gjatë shfaqjes së Rugovës në rolin e dëshmitarit t’i jepej tretmani i liderit të shtetit, e edhe pas mbarimit të saj, kur senatori Robert Dol, në kabinetin e tij, do të kërkojë që të bisedonte për së afërmi me Rugovën dhe mua si dhe Qosiqin dhe peshkopin serb, që e kishte me vete.
Ndonëse me senatorin Robert Dol, kishim pasur rastin të bisedonim paradite, kur na kishte pritur bashkërisht në Senat dhe na kishte uruar qëndrim të këndshëm në SHBA, dhe me këtë rast kishte lavdëruar përcaktimin tonë për demokraci, duke theksuar rolin prijës të LDK-së që duhej ta kishte në këtë lëvizje, ftesa e paparaparë për një bisedë të përbashkët me serbët në kabinetin e tij ishte më shumë se një gjest falënderimi për dëshmitë e bëra, që edhe është i kup-tueshëm në raste të tilla. Dhe, përnjëmend doli se senatori Robert Dol, pasi që paraprakisht me vëmendje kishte dëgjuar ato që do të thuhen nga të dy anët, kishte shqetësimin rreth thellimit dhe të ashpërsimit të krizës, ngaqë, si tha, fjala ishte për përcaktime dia-metralisht të kundërta, ku në njërën anë shfaqej opsioni paqësor i shqiptarëve me kërkesat për barazi, demokraci dhe kthim kah Perën-dimi, që i theksoi si të drejta dhe të pranueshme dhe në përputhje me frymën e ndryshimeve demokratike që kishte filluar të përfshinte vendet e lindjes, dhe në tjetrën anë shfaqej qëndrimi serb, si e quajti antidemokratik, meqë refuzon demokracinë si vlerë universale dhe mbështetej mbi të drejtën historike, e cila ishte e papranueshme.
Fjalët e Robert Dolit nuk do t’i pëlqejnë Qosiqit. Mezi do të presë t’i jepej fjala. Do të thotë se Serbia ishte e ballafaquar me rrezikun e separatizmit shqiptar, që tha se ishte i vjetër dhe synonte shkatërrimin e integritetit të saj. Shtoi se Kosova për Serbinë paraqet djep, shenjtëri dhe rrënjët e qenies së saj dhe fjalë të ngjashme nga ato që tashmë kishte thënë dhe pasqyruar edhe në Memorandumin më të ri të akademikëve serbë, ku ai mbante autorësinë.
Senatori Dol, ia ndërpreu fjalën me ato që do t’i thotë se as në programin e LDK-së as në çfarëdo prononcimi të shqiptarëve nuk i kishte rënë të shihte tjetër pos kërkesave për liri, barazi, demokraci dhe Perëndim.
“Shqiptarët, madje shfaqen edhe si mbrojtës të Jugosllavisë, por si të barabartë. Andaj, prej nga i merrni, zotëri, këto kërcënime?”, do t’i drejtohet Qosiqit.
“Nga sjelljet e tyre… Nga ato që ata bëjnë çdo ditë kundër nesh atje, kundër varreve tona, kundër shenjtërve tanë… Nga të gjitha….”
Me teatralitet tha se në Kosovë rrezikohet qenia serbe, rrezikohej krishterimi perëndimor dhe vlerat e tij…
Rugova deshi të ndërhyjë, por ishte senatori Dol, i cili iu drejtua Qosiqit me pyetjen si e shihte zgjidhjen e problemit shqiptar atëherë? Me mjete demokratike, kur këtë e kërkojnë shqiptarët haptas, apo ndryshe?
Qosiqi sikur u zu ngushtë nga pyetja. Deshi të vazhdonte aty ku kishte mbetur dhe bëri me dorë nga dosja që kishte me vete, pjesë të së cilës kishte lexuar edhe pak më parë, e ku shqiptarët akuzoheshin në mënyrën më të vrazhdët dhe me të pavërteta që kishte sajuar propaganda serbe prej vitesh, por senatori nuk e la të kthehej andej.
“Pyetja është e drejtpërdrejt dhe fare e thjeshtë: do ta pranoni demokracinë apo jo?”
“Populli serb nuk mund të pranojë kurrfarë ndryshimesh qofshin ato edhe demokratike, që mund t’ia ndryshojnë pozitën nga ai shtet-formues në atë të pakicës. Kemi derdhur si shumë gjak gjatë këtyre pesëqind vjetëve të fundit që ta pranojmë një rrënim të tillë…”
“Pra, nuk pranoni demokracinë?”
“Nuk pranojmë asgjë që do të thotë vetëshkatërrim… Kjo është e drejtë e secilit popull… Kjo është në përputhje edhe me ligjet e natyrës…”
“Kjo më mjafton, zotëri… Për ju nuk vlejnë ligjet e civilizimit por ato të natyrës?!… “
Qosiqi bëri që të thoshte edhe diçka por nuk iu lejua nga Doli.
“Nëse vazhdoni kështu do ta rrezikonin Jugosllavinë dhe vetë Serbinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pranojnë dhunën si alternativë të demokracisë, e aq më pak si mjet mbrojtjeje për qëllime shtetmëdha…”
Pastaj na u drejtua neve.
“Do të mbeteni në kursin e filluar edhe pas gjithë kësaj që dëgjuat?”
Rugova, pa një pa dy tha:
“Kërkojmë liri, barazi, demokraci dhe botën perëndimore, zotëri…”
“Amerika është në anën e atyre që kërkojnë liri, demokraci dhe barazi…”
Robert Doli nuk foli tjetër. U ngrit dhe me këtë dha shenjë se takimi kishte marrë fund. Qosiqi sikur dëshironte të fliste edhe diçka, por ishte sekretaresha e senatorit, një kroate-amerikane e cila hapi derën dhe po na priste që të na përcillte më tutje. Senatori me çehre të prishur mezi sajoi fjalinë me të cilat na dëshirohej qëndrim i këndshëm në Amerikë dhe u kthye në kabinet. Sekretaresha e senatorit na foli diçka në një kroatishte tepër artificiale të përzier me anglishte dhe na përcolli deri te pjesa ku tashmë demonstrativisht prisnin përcjellësit e Rugovës të gatshëm ta merrnin.
Qosiqi na dha dorën ftohtas, ndërkohë që Rugova me atë buzë-qeshjen e varur që kurrë nuk dihej se a paraqet kënaqësi apo hidhërim, i tha se do të dëshironim të shiheshim në rrethana kur që të dytë do të jenë njësoj të kënaqur.
“Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ia ktheu Qosiqi dhe bashkë me peshkopin që i shkonte pas si hije u larguan në pjesën e majtë të korridorit, ku i priste një zyrtar përcjellës.
Dhe duke i shikuar si po largoheshin se si m’u duk se korri-doreve të Senatit amerikan ata kishin lënë atë thirrjen për luftë, që para dy vitesh na e kishte bërë të ditur për herë të parë poeti Millan Komneniqi me rastin e takimeve të shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në Beograd.
(Shkëputje nga libri “Vitet e Gjermanisë”, botua dhjetor 2024, FAQE 249-246)

Takimi Zelensky-Trump një shkyerje e perdeve në diplomaci

1
Në këtë mengjes, sa punë kam, nuk munda të mos ndalëm këtu e dy fjalë ti thëm.
Pajtohëm më shkrimin tuaj i nderuar Sadri, analizë kjo e tjerrur mirë e jo veq të thëm se kështu po thojn,një praktikë kjo të cilën shqiptarët po e praktikojn.
Në radhë të parë, një shprehje e cila nuk ka kuptim, nga vet fakti si perfundoj ky takim, e lere më kjo shprehje të vendosët si titullim.
E gjithë analiza e mirë, bjen kur bëhët ky titullim :
Zelensky ra në kurthë
Jo i nderuar Sadri, më shkuarjën e tij në shtepi të bardhë, ndodhi e kunderta, kurthin e z. Trump e shkyu dhe ashtu të shkyerë e bëri palë, palë dhe të turpëruar Trumpin e ka lënë, kjo më vonë do del e kuptohët drejtë ngase sot, në pozita të kunderta janë, njeri nuk sheh këndë më sy, a tjetrit vendi po rrezikon nga te qarturit më ju kaperdi.
Ra në kurthëë !!! shtrohet pyetja, ra në kurthë Zelensky, apo zbuloj pabesinë në konakë, pra atë që Trump nuk mundi diku tjetër as shenjë më ja lanë, zgjogji konakun e vet ta turpëron.
Kur pershkruaj pozitën në të cilën z. Trupm ka rënë, kjo nuk do të thot se Amerika fund ka mar, jo more jo, Amerika është trung i rëndë, nuk mundet kaq leht lumi më marë, thjeshtë ndodhi një permbytje, dhe tek tani qetësia gradualish vazhdon, Amerika shumë shpejt vershimat i kontrollon. Vershimat si kjo në Amerikë i ka kaluar Austria më z. Hajder, ka kaluar Franca, ka kaluar Zvicra më z. Blloher etj.
Shkuarja e Zelenskit në konak tëk z. Trump, i vetëdijshëm se po shkon për diqka të ngajshme po si të shkon tek Putini në Kremlin, ishte një guxim i rrallë të cilin vetëm parimorët e bëjn, pra shkon atje realitetin më ja thënë, dallimi ishte se po të shkonte në Rusi këtë realitet më e thënë, jeta fizike e tij atje mbaron, e Amerika këtu dallon, edhe pse një vershimë ka ndodh.
Kurr nuk i kam pritur që Shtetet Europiane, BE të dal në pozitën e Amerikës e Amarika në pozitën Ruso-Ballkanike !!!.
Pra permirso titullimin i nderuar Sadri, më mirë që ka shkuar se sa ti thuhët : Nuk po guxon, askush në shtepi të bardhë nuk po e fton e qka nuk dëgjon.
Ah qka do doja të thëm, por ja se koha nuk po premton.
Më shkas, këtu nga
Sadri Ramabaja
Reagim komentim Facebook 01.03.2025 :
Mund të jetë një imazh i 5 persona, televizori, Zyra Ovale dhe teksti që thotë "Kultur Wissen Kids SRF news ΜΔΑ6ΑP CORPS 10 vom 2025 REDMES Wortgefecht zwischen Trump, Vance und Selenski im Oval Office"

Pueblo (1961) / “Erdha në Spanjë dhe Portugali për të takuar Gjeneralin Franko dhe Oliveira Salazarin…” — Intervista me mbretin Leka I në shtëpinë e Dukeshës së Valencias

Burimi : Pueblo, e hënë, 19 qershor 1961, ballinë dhe faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Mars 2025 

“Pueblo” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1961, në ballinë dhe në faqen n°8, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Leka I në shtëpinë e Dukeshës së Valencias, në Spanjë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Leka I, Mbreti i Shqipërisë, është kurorëzuar disa ditë më parë në një dhomë hoteli në Paris

Ai ndodhet në Spanjë, në shtëpinë e Dukeshës së Valencias. 

*Kur forcat ruse hynë në Shqipëri dhe vendosën komunizmin, familjes mbretërore iu desh të kërkonte strehim jashtë vendit.

*Mbreti Zog, gruaja e tij dhe Leka i vogël jetonin duke u endur nëpër kombe të ndryshme. Së pari, në Kajro; më pas, me rrëzimin e Farukut, në kryeqytetet evropiane; së fundmi, Parisi.

*Me vdekjen e Zogut, Leka, djali i tij, trashëgoi fronin, duke u kurorëzuar në një dhomë të thjeshtë hoteli.

*Sot, Leka I pushon në Spanjë në shtëpinë-kala Aguilar që Dukesha e Valencias ka në Avila.

*Ai priti atje ekipin tonë të reporterëve në një intervistë unike dhe të veçantë për PUEBLO-n, e cila sot publikohet në “Faqja e pothuajse gjithçkaje që ndodh”.

Burimi : Pueblo, e hënë, 19 qershor 1961, ballinë dhe faqe n°8

Burimi : Pueblo, e hënë, 19 qershor 1961, ballinë dhe faqe n°8

E veçantë : Ai u kurorëzua disa ditë më parë në një dhomë hoteli në Paris 

Leka I, Mbreti i Shqipërisë, po pushon tani në Avila, në shtëpinë e Dukeshës së Valencias. Ka mundësi që ai të ketë vendosur vendbanimin e tij në Spanjë.

Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, i cili ndodhet në mërgim, jeton këto ditë në shtëpinë e fortifikuar të Aguilarëve. Ai është mysafir i Dukeshës së Valencias.

Emri i Lekës është versioni shqip i Aleksandrit. Lartmadhëria e Tij është njëzet e dy vjeç. Ai është këtu, përballë nesh, me lartësinë e tij të pamasë 2.04 metra, me shikimin e tij të qartë.

Mbreti i Shqipërisë ka veshur një kostum gri, kollare blu. Mban syze. Gjestet e tij janë serioze, të matura. Buzëqeshja e tij, e ëmbël.

Pikërisht dy muaj më parë, kur pranvera pushtoi Parisin, një grup besimtarësh shqiptarë, patriotësh, u takuan në një hotel pa emër. Ata burra të fortë, pasardhës të atyre malësorëve që me shekuj kishin mbrojtur atdheun, tani po bënin betimin.

Akti ishte i thjeshtë dhe solemnisht emocionues. Sapo kishte vdekur në Paris Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili në mërgim përfaqësonte fatet e vendit; Dhe tani, ata, të mërguarit, u mblodhën rreth trashëgimtarit të tyre të vetëm : Lekës.

Në këtë dhomë të një hoteli pa emër do të shkruhej një pjesë e historisë së Shqipërisë. Aty do të bëhej ceremonia e kurorëzimit të Mbretit të ri. Që nga ato momente, shpresat e të gjithë patriotëve shqiptarë u përqendruan tek sovrani i ri Leka, njëzet e dy vjeç. 

Një mbret i ri në ekzil 

Kur forcat ruse depërtuan në Shqipëri dhe vendosën komunizmin atje, familja mbretërore duhej të kërkonte strehim jashtë vendit. Mbreti Zog, gruaja e tij dhe Leka i vogël u vendosën fillimisht në Kajro. Ata qëndruan atje deri në rrëzimin e Farukut nga froni. Më vonë, familja mbretërore e Shqipërisë ka jetuar në vende të ndryshme të Evropës, deri në vendosjen në Paris.

Leka, sundimtari aktual, studioi në El Caño, Gjenevë dhe Akademinë Ushtarake Sandhurst. Së fundmi, ai u diplomua në Shkenca Politike në qytetin universitar të Parisit.

Pra, Sovrani i ri, edhe në mërgim, ka marrë një edukim shumë të kujdesshëm për të marrë në kohën e tij fatet e vendit të tij.

Leka flet anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, arabisht. Ai është një sportist i ri. Praktikon kalërimin, tenisin, gjuetinë dhe të gjitha sportet ujore. Së fundmi, në makinën e tij sportive, ai ka thyer distancën Paris-Madrid në një rekord të vërtetë shpejtësie.

Sovrani i ri nga Shqipëria ka ardhur në Spanjë si mysafir i mbretit Simon të Bullgarisë.

— Ne jemi si vëllezër. — na thotë Madhëria e Tij. — Të dy jemi rritur jashtë vendit dhe e njohim dhimbjen e ekzilit.

Sot, sovrani i ri Leka po pushon në shtëpinë-kala Aguilar. Ai është i ftuari i një zonjëje të mrekullueshme dhe të lezetshme : Dukeshës së Valencias. Është ajo që na ka siguruar me dashamirësi këtë intervistë.

— Unë personalisht kam njohur mbretin e ndjerë Zogu dhe mbretëreshën, — thotë dukesha. Më prezantoi në Kanë kushëriri i tyre Konti i Toptanit. Edhe sovranët ishin mysafirë në jahtin tim “Geraldinë”.

Një vështrim i thellë përgjegjësie shfaqet në sytë e qartë dhe naiv të Sovranit të Shqipërisë. Ai ka përjetuar shumë kohët e fundit, ngjarjen e vdekjes së babait të tij dhe zgjedhjen e tij si Mbret i ardhshëm. Leka nuk merr pjesë në ballo, nuk merr pjesë në jetën shoqërore të monarkëve evropianë. Ai ka marrë përgjegjësinë për dramën e popullit të tij dhe shqetësimet e tij janë të drejtuara nga ky aspekt :

— Unë erdha në Spanjë dhe Portugali për të takuar krerët e tyre përkatës të qeverive. Më datë 15, pata një takim të rëndësishëm gjysmë ore me Shkëlqesinë e Tij, Kreun e Shtetit spanjoll. Unë e admiroj Gjeneralin Franko, sepse ai përfaqëson të vetmin bastion — me Oliveira Salazar-in — kundër komunizmit. Unë u largova me të njëjtin admirim që hyra në takim.

Të shtunën e kaluar, Sovrani i ri i Shqipërisë foli gjerësisht edhe me kreun e qeverisë portugeze. Ata kanë shkëmbyer rrëfime interesante.

— Ndoshta do të vendos rezidencën time të përhershme në Madrid. — na thotë ai.

Zemra e këtij Monarku të ri është e lirë. Leka nuk ka të fejuar dhe nuk ka plane për martesë në të ardhmen. Ëndrrat e tij, përgjegjësitë e tij fokusohen në fatin e popullit të tij.

— Kohët e fundit komunizmi shqiptar është ndarë nga ai sovjetik. Kjo na bën të kemi disa shpresa për të ardhmen. Aktualisht të gjitha partitë politike shqiptare që janë në mërgim janë bashkuar dhe i kanë fshirë dallimet. Unë përfaqësoj interesat e tyre. Ato e dinë se vetëm një Monark mund të përqendrojë të gjitha dallimet politike dhe të bashkojë përpjekjet për të arritur një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar.

Rreth seancës së Shtëpisë së Bardhë: – Skena historike

0

Është në ajër nëse është e mundur të arrihet një marrëveshje midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas asaj që ndodhi publikisht në Shtëpinë e Bardhë.

Foto nga Stella Bugge
Foto e Silje Kathrine Sviggum
Foto nga Nora Kvernmo Rindal
Silje Kathrine Sviggum
Nora Kvernmo Rindal

Versioni i shkurtër

Skena historike dhe të nxehta gjatë takimit mes Trump dhe Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë.
Ekspertët besojnë se është e pasigurt nëse një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës është e mundur pas kësaj.
Komentatori i VG thotë se takimi tregon se sa dramatike është situata nëse SHBA tërhiqen nga konflikti.

Ky është mendimi i Sofie Høgestøl, juriste dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin e Oslos.

“Këto janë skena krejtësisht historike, edhe një herë, dhe mjaft të dhimbshme për t’u parë”, thotë Høgestøl për VG pasi ka parë takimin mes Volodymyr Zelenskyj dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Të dy u takuan me shtypin e pranishëm dhe atmosfera herë pas here ishte shumë e nxehtë. Gjithashtu nënkryetari J.D. Vance ishte aty.

Høgestøl beson se njerëzit kanë humbur një pjesë të aftësisë për t’u habitur nga ajo që bën Trump.

– Dhe pastaj bëhesh sërish një.

– Mendoni se është e mundur të arrihet një marrëveshje mes SHBA-së dhe Ukrainës pas kësaj?

– Mendoj se është plotësisht në ajër. ne nuk e dimë. Ne pamë se si dukej në atë që supozohej të ishte një frazë e sjellshme.

Biseda nganjëherë dukej më shumë si një debat. Trump dhe Vance ishin të ndezur dhe me zë të lartë, ndërsa Zelenskyy ishte më i qetë.

“Kjo nuk është një lojë për galerinë, por shpërthime zemërimi nga të dyja palët dhe dëshpërim i madh nga Zelenskyj”, thotë Høgestøl.

“Nuk jeni në gjendje të diktoni se si duhet të ndihemi”, i tha ndër të tjera Trump Zelenskit.

– Do të jetë shumë e vështirë të bësh një biznes të tillë! Trump i bërtiti mysafirit të tij.

ARGUMENTI I PLOTË: Nuk kishte shumë atmosferë të mirë kur palët u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten. Foto: Mstyslav Chernov / AP / NTB
ARGUMENTI I PLOTË: Nuk kishte shumë atmosferë të mirë kur palët u takuan në Shtëpinë e Bardhë të premten. Foto: Mstyslav Chernov / AP / NTB
– Distancohet
– Ajo që pamë sot nga Shtëpia e Bardhë është serioze dhe dëshpëruese.

Kështu thotë kryeministri Jonas Gahr Støre për VG.

Ai shkruan se Ukraina ka ende nevojë për mbështetjen e SHBA-së dhe se siguria dhe e ardhmja e Ukrainës janë të rëndësishme si për SHBA-në ashtu edhe për Evropën.

– Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbështetje të fortë në Ukrainë, mbështetje të gjerë në Evropë dhe ai e ka udhëhequr popullin e tij në një kohë shumë kërkuese dhe brutale, nën sulmin e Rusisë. Akuzimi i Trump për Zelensky për lojëra fati me Luftën e Tretë Botërore është thellësisht i paarsyeshëm dhe një deklaratë nga e cila distancohem.

Støre dhe Zeleskyj në 2023. Foto: Javad Parsa / NTB
Støre dhe Zeleskyj në 2023. Foto: Javad Parsa / NTB
Ish-ministri i Jashtëm dhe kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Storting, Ine Eriksen Søreide (H), thotë se i vetmi që përfiton nga kjo që po ndodh tani është Vladimir Putin.

– Është e trishtueshme dhe e turpshme të shohësh Presidentin dhe Zëvendës Presidentin e Shteteve të Bashkuara të veprojnë kaq të padenjë përballë një aleati që po lufton për mbijetesën e vendit dhe popullit të tij. Tani është më e rëndësishme se kurrë që Evropa të qëndrojë së bashku me Ukrainën dhe Norvegjia dhe pjesa tjetër e Evropës duhet të qëndrojnë së bashku.

Foto e Ine Eriksen Søreide (H)

Udhëheqësi i Partisë Liberale, Guri Melby, beson se seanca ishte e errët dhe dëshpëruese.

– Mendoj se njerëzit po shohin të tronditur dhe me mosbesim atë që u shpalos para shtypit botëror sonte. Trump nuk po sillet aspak si president dhe çdo orë që kalon bën deklarata dhe veprime që nuk janë të denja për një president në një demokraci liberale, thotë ajo në një deklaratë për shtyp.

Melby beson se Norvegjia dhe Evropa tani duhet të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën.

– Që Trump po përpiqet të vendosë mbi shpatullat e Ukrainës se ata janë përgjegjës për një luftë të mundshme të tretë botërore nëse nuk e lejojnë veten të shfrytëzohen nga SHBA-ja dhe Rusia, është krejtësisht e padëgjuar dhe e tmerrshme.

Eksperti amerikan Hilmar Mjelde beson se seanca nuk duhej të bëhej para një kamere të hapur.

– Ai duhet ta mbajë antipatinë e tij ndaj Zelenskyy pas dyerve të mbyllura. Qëndrimi i Trump është se Ukraina ka mashtruar Shtetet e Bashkuara dhe tani duhet të paguajnë për këtë, shkruan Mjelde, e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në një email për VG.

– Zelensky ka gjashtë muaj që përpiqet të ketë një marrëdhënie personale me Trump dhe nuk ia ka dalë. Çdo marrëveshje paqeje do të jetë një marrëveshje e detyruar tërësisht sipas kushteve të Rusisë dhe Trump, shkruan Mjelde, e cila është profesore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Norvegjisë Perëndimore.

– Mos respektimi i rregullave të lojës
Pas takimit të bujshëm, komentatori i VG Hans Petter Sjøli ka përmbledhjen e mëposhtme të asaj që ndodhi:

“Këta ishin dy liderë që po zhvillojnë një negociatë shumë të ashpër dhe që kanë pikëpamje të ndryshme për luftën në Ukrainë. Donald Trump nuk ndjek rregullat e zakonshme të lojës apo zakonet diplomatike, thotë Sjøli pas takimit.

Foto nga Hans Petter Sjøli

Komentator në VG

Sjøli tha më tej se nuk ka parë kurrë diçka të tillë mes dy liderëve botërorë.

– Këta janë dy djem që sillen në një mënyrë që është paksa e pazakontë në këtë nivel. Është paksa magjepsëse, por edhe e frikshme.

Shih fotot dhe videopt në VG ;

Kommentatorer om møtet mellom Trump og Zelenskyj i Det hvite hus

Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

Shkruan: Adem Lushaj, autor i librit 

Libri im, “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, ka filluar të depërtojë në qarqet intelektuale, akademike dhe politike në qytetin e Urfës, Turqi, falë përkushtimit dhe angazhimit të botuesit Ramiz Tafilaj. Ky libër, i cili dokumenton mizoritë serbe ndaj popullatës shqiptare, po zgjon interes të madh, veçanërisht te personalitete me ndikim në politikë, biznes dhe akademi.

Në kuadër të këtij promovimi, libri është dorëzuar tek:

  • Vedat Doğar, drejtor i Shërbimeve të Përgjithshme dhe Gastronomisë në Rajonin e Urfës, me rrënjë shqiptare dhe një figurë e njohur në qytet si pronar i disa farmacive dhe prodhues i ilaçeve shëndetësore.
  • Mahmut Keskinbıçak, zëvendëskryetar i Asamblesë së qytetit të Urfës, ekspert në fushën e agronomisë, i cili ka vizituar shpesh Deçanin dhe e njeh mirë historinë e tij.
  • Ismail Yeşildağ, drejtor i Drejtorisë së Arsimit për Rajonin e Mesopotamis me qendër në Urfa.
  • Abdülselam Ilhan dhe Fevzettin Yıldız, drejtues të Shkollës së Mesme Artistike dhe të Talenteve Vizuale “Kazancı Bedih Güzel Sanatlar Lisesi”.

Një promovim me ndikim në qarqet politike dhe intelektuale

Në një ngjarje të organizuar në Urfa, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme politike dhe akademike, disa kopje të librit iu dhuruan:

  • Abdülselam Yıldız, kryetar i partisë më të madhe në Rajonin e Urfës, “Yeni Refah Partisi”, si dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie.
  • Ali Aşan, drejtues i EDDO MUZIK, institucioni më i njohur muzikor në rajon, me ndikim në komunitetin bektashi.

Ky promovim nxiti diskutime të gjera mbi krimet serbe të kryera në Kosovë dhe rëndësinë e dokumentimit të tyre. Pjesëmarrësit shprehën dëshirën që unë si autor i librit të vizitoj Urfën për të ndarë nga afër përvojën dhe njohuritë e mia mbi këtë temë.

Urfë – një urë lidhëse për përhapjen e historisë së Kosovës

Sanliurfa (Urfë) është një qytet historik në juglindje të Turqisë, i njohur për trashëgiminë e tij kulturore dhe fetare. I quajtur shpesh “Qyteti i Profetëve”, besohet se është vendlindja e Profetit Ibrahim. Me lidhjet e saj të forta me Ballkanin dhe komunitetin shqiptar, Urfa përbën një terren të rëndësishëm për ndërgjegjësimin ndërkombëtar mbi krimet e kryera në Kosovë.

Përhapja e këtij libri në qarqet më të larta të Urfës është një hap i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e së vërtetës historike dhe në diplomacinë kulturore të Kosovës. Falënderoj Ramiz Tafilajn për përkushtimin e tij në shpërndarjen e këtij libri dhe për ndihmën në sjelljen e kësaj teme në vëmendjen e opinionit turk.

Përse Prokurorët e SPAK nuk janë “shenjtorët” që kërkon populli

2

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Është hera e parë kur SPAK po tregon disa dobësi të cilat mund të jenë reflektuar edhe më parë porse sot po dalin qartë që këto dobësi nuk janë të rastësishme.

Nuk janë të rastësishme sepse duke u bazuar në faktet e paraqitura mund të vërejmë se prokurorët  e SPAK-ut nuk ënkan shëntorët me duar të pastra për të cilën u vendosën në këtë strukturë të rëndësishmë për luftuar vrasjet, korrupsionin, dhe shkeljet e rënda ligjore. Po çfarë po ndodh?

Vërehen disa  mangësi.

Së pari SPAK po përpdor burgosjen edhe për vepra që janë vetëm të dyshuara por nuk janë të paprovuara duke shkelur kështu të drejtat dhe liritë e njeriut. Megjithëse ligji ka tolerancën e vet si `paraqitje në data të caktuara në prokurori`, `arrest shtëpie` ,` lënie të lirë por pengim në daljen jashtë shtetit`, SPAK ka futur në burg duke u bazuar në frazën `dyshim i arësyeshëm`, me idenë se  personi mund të prishë apo të deformojë faktet, duke mos arsyetuar se ka dhe rrugë të tjera për ta parandaluar këtë veprim. Ana tjetër e medaljes është se personi mund të burgoset nga SPAK edhe pa u cilësuar si i pandehur.

Së dyti, mund të mendohet se SPAK- duke vlerësuar statistikat- mund të ketë tendencën për të vepruar politikisht. Përse arrihet në këtë ide? Sepse arrestimet që ka bërë SPAK i ka bërë në mbi 90% të rasteve nga Maxhoranca, pra janë mbi 60 ish drejtues të saj të futur në burg ose të akuzuar dhe vetëm 2 persona nga opozita. Kjo statistikë  kënaq vetëm palën politike opozitare e cila  mban përgjegjësi të plotë për ngjarje të kaluara qoftë për `97 dhe `98, qoftë për Gërdecin, qoftë për 21 janarin, qoftë për deklarata të ndryshme të bëra nga drejtues të opozitës të cilët në një formë ose në një tjetër kanë nxitur destabilizim të vëndit, dhe madje mund të mendosh se këtu mund të ketë dorë dhe disa politika extremiste të vëndeve fqinje apo të interesuara që Shqipëria të mos jetë e stabilizuar.

Së treti SPAK pa dashje po kërkon bërjen e një “republike prokurorësh` dhe nuk po kupton se stabiliteti i vëndit- është në rradhë të parë, dhe për pasojë nuk mund të vazhdosh të mbahet nën presion qeverisja  duke kaluar hetime të rezurvuara port w dala nw emisione tip Top Channel  të mistifikuara nga ndonjë pseudo-analist fetaro-politik, apo me lajme të blera nga individë tek SPAK-u (edhe kjo njw akuzw e rwndw pwr ndonjw prokuror qw shet e ble hetimet e rezervuara), të cilat bien edhe në dorë të opozitës apo të disa gazetarëve të paguar, për të përhapur jo vetëm lajme të vërteta por të rezurvuara por edhe lajme të rreme apo gjysmë të vërteta.

Madje ka disa gazetarë që quhen gazetarë investigative, të cilët blejnë apo shesin informacione jo vetëm për opozitën, ndoshta dhe për maxhorancën, por edhe për botën e krimit siç mund të jenë ndonjë gazetar i thirrur nga SPAK.

Sidoqoftë SPAK ka lejuar që të dalin informacione të rezervuara në duart e Opozitës e cila po përpiqet të ndotë dhe të shantazhojë jo vetëm qeverisjen aktuale të zgjedhur me vota, por edhe vetë Shqipërinë duke e paraqitur atë në sytë e vetë shqiptarëve dhe të botës si një vënd ashtu siç e kishte katandisur vetë opozita në vitet kur ajo drejtonte, madje shkaktoi edhe shkatërrimin e shtetit. Sot ajo po përpiqet që të justifikojë vehten duke i transferuar fajet e veta tek të tjerët. Kjo është një shënjë patologjike e ndonjë drejtuesi të Opozitës simptom (e cila po shfrytëzohet me djallëzi edhe nga politikat fqinje) që kërkon mjekim por edhe duhet të mos promovohet si kritikë ndaj vetë shtetit shqiptar.

Së katërti Prokurorët e SPAK-UT nuk janë shënjtorët që populli po mendon se janë,  sepse ata  paguhen me rroga të larta të cilat nuk i përmban Piramida e pagave të shtetit shqiptar, -dhe për këtë arësye ata duhet të shënjtëronin realisht në karriket e tyre si Perëndesha Themis me peshoren e barazisë në dorë- por përkundrazi, mesa duket, për shkak të gabimeve të tyre që rëndojnë mbi individët e akuzuar, ata ose janë frikësuar nga presionet e bëra nga Shejtani i Opozitës ose akoma me keq, ndonjë nga ata mund të ketë marrë rryshfet apo lehtësira të tjera, e për pasojë kandari i padrejtësisë për të vërtetuar pafajësinë anon negativisht në dukje, me gabime në dukje të vogla, por me pasoja të mëdha.

Së fundmi, vetë ligji për SPAK-un ka të çara sepse në të shkruhet se…. SPAK –u kontrollohet nga vetë SPAK-u…. pra është një nonsens ligjor, sepse çdo institucion i pavarur duhet kontrolluar në mënyrë të ndërvarur nga një Institucion tjetër, ndryshe institucioni i tipit SPAK po i ngjan një Monarkie të vogël brënda Demokracisë shqiptare  parlamentare, dhe si e tillë do të rrezikojë vetë demokracinë paralamentare.

Dy rastet e fundit që po i shkruaj më poshtë  janë  flagrante;

Njëra është për Kryebashkiakun Veliaj i cili dyshohet se ka bërë korrupsion dhe kjo mund të jetë e vërtetë por duhet vërtetuar në gjykatë, por mënyra e akuzimit të tij është jo normale, për më tepër nga një prokuror që del se është future pa plotësuar kushtet-nuk ka magjistraturë dhe seka qënë noter. Nga ana tjetër ku prokuror ka patur një sjellje etike jo normale sepse personi që është akuzuar është një person i zgjedhur nga 240 mijë votues dhe të paktën egziston në mos imuniteti që ka i zgjedhuri (imunitet kanë vetëm deputetet me 5000 vota të zgjedhur mesatarisht), të paktën të egzistojë respekti dhe ruajtja e dinjitetit.

Gjithashtu ky prokuror duke i dërguar bashkëshortes së të akuzuarit mesazhe në whatsup në orët e vona të natës, tregon se ky nuk njeh ligjin, dhe si i tillë duhet larguar nga SPAK, përsjellje anormale. Ky rast ashtu dhe rasti tjetër me bashkiakun tjetër Jorgo Goro, është spjeguar edhe nga nje gazetar i Euroneës Albania:

Gazetari Eni Ferhati ka ndarë detaje të reja mbi seancën gjyqësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për “NOË me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, ai ka theksuar se përplasja mes prokurorit Olsi Dado dhe Veliajt ishte mjaft e ashpër, por ndërhyrja e kreut të SPAK, Altin Dumani, ka shmangur përshkallëzimin e situatës. Gazetari gjithashtu vuri në dukje se Dado ka shfaqur shenja ngarkese emocionale përtej funksionit të tij, duke sjellë si shembull një tjetër seancë, ku ai bëri një gabim në leximin e pretencës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Nuk po e sjell këtë si shembull, por ai ishte i papërgatitur dhe në këtë pretencë kishte bërë një gabim në shkrim, i cili u konstatua nga gjykata. Unë isha vetë në seancë, ku ai kishte harruar të shkruante edhe formën e bashkëpunimit për të cilën akuzohej si Jorgo Goro, ashtu edhe vartësit e tij në Bashkinë e Himarës”, tha gazetari (“Dumani frenoi përshkallëzimin e situatës” – Gazetari zbulon detaje nga “sherri” mes Erion Veliajt dhe Ols Dados në gjykatë – Politika).

Rasti tjetër jo normal për SPAK-un ashtu siç e shkrova dhe më lart ka të bëjë me universitetin bUjqësor ku janë lëshuar 24 masa siç e spjegon i shqetësuar dhe Kryeministri i vëndit. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 24 masat e lëshuara me kërkesë të SPAK, për stafin e pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës. Rama shkruan se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve me pare  për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Vetë rektori, Fatbardh Sallaku, që Rama thotë s’ka lidhje me këtë hetim, nesër do jetë në një seancë dëgjimor në grupin e PS në orën 09:00. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030 (SPAK ‘mësyn’ në Universitetin Bujqësor, Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, nesër në grupin e PS seancë dëgjimore me rektorin – Politika).

Para se problemi të shkojë në SPAK, vetë Universiteti Publik me Autonominë Financiare përkatëse që i ka dhënë Ligji i vitit 2015, ka të drejtën e vet të shkruar në Statut dhe Rregulloren e Universitetit që Senati me Rektorin mund të marrë masa administrative si : vërejtje, pezullim, apo largim nga puna të punonjësve të tij, që përpara se SPAK të vendosë masat e veta. SPAK, mendoj se ka tejkaluar kompetencat në këtë rast. Nuk mundet të shantazhohen e të tremben pedagogët, apo individët, madje edhe politikanët, nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e tyre, dhe nuk mund të marrësh masa drastike sepse kështu dashka opozita me Shejt-anin në krye, sepse duke vepruar kështu do të shkaktohet një destabilizim i rrezikshëm për shtetin shqiptar, destabilizim që u vjen për shtat jo vetëm disa individëve të opozitës dhe të maxhorancës sepse në këtë mënyrë shpëtojnë nga akuzat për shkelje të ligjit, por edhe sepse Shqipëria mund të bjerë në një `97 të dytë për shkak se `Shënjtorët e SPAK`  e kanë kuptuar se nuk mund të kontrollohen, madje as të dënohen për shkeljet e tyre të ligjit, – prandaj mendojnë se mund të bëjnë ç`të duan-njëlloj si hetuesit e Enver Hoxhës. Kjo gjë duhet frenuar urgjentisht për të mirën e Shqipërisë.

priftipiro2017@gmail.com