Kreu Blog Faqe 628

Ukraina ishte një operacion masiv politik dhe ushtarak psykopatesh dhe pastrim global parash

Klajd Kapinova, New York

“Një nga gjërat më të habitshme në Konferencën e djeshme për shtyp të Volodymyr Zelenskyy ishte reagimi i senatorit repubikan Lindsey Graham ndaj saj. Të dy janë miq të vjetër, por Graham e hodhi poshtë atë brenda një ore. Kjo ishte më shumë se thjesht pabesi transaksionale. Ishte kok turku. Lindsey Graham e di se çfarë po vjen. Gjatë tre viteve të fundit, me mbështetjen e heshtur të patronëve të saj perëndimorë, qeveria ukrainase ka kryer një numër të jashtëzakonshëm krimesh të rënda. Ukrainasit shitën sasi të mëdha armësh amerikane në tregun e zi ndërkombëtar me njëzet cent për dollarin. Këto armë tani janë në duart e grupeve të armatosura në mbarë botën, duke përfshirë Hamasin, kartelet meksikane të drogës dhe forcat që tani kontrollojnë Sirinë. Zoti e di se çfarë kanë bërë ukrainasit me patogjenët në laboratorët biologjikë amerikanë në vendin e tyre. Edhe agjencitë e inteligjencës amerikane nuk janë të sigurta. Ukrainasit kanë vrarë gjithashtu një numër njerëzish në vende të ndryshme në atentate politike dhe kanë tentuar të vrasin të tjerë, duke përfshirë gazetarë amerikanë dhe një kryetar shteti evropian. E gjithë kjo është e vërtetë, dhe gjithçka do të dalë në një moment. Më mirë të filloni të fajësoni Zelenskyy tani.” – Tucker Carlson Network, TCN 

USAID si Shtet mbi Shtet, Soros, Ukraina dhe Presidenti rus Putin

Bota ka filluar të kuptojë me shumë vonesë, se Ukraina ishte një Operacion Masiv Politik dhe Ushtarak Psykopatesh dhe Pastrim Global Parash, e cila do të thotë se Presidenti i Rusisë Vladimir Vladimirovich Putin (1952), kishte disi të drejtë për të gjithë çështjen e Ukrainës.

Kjo është arsyeja pse Deep State, Cabala etj., e kushtëzoi botën të besonte gjithçka që Rusia (dhe media e saj) thotë është vetëm “dezinformim”. Ata e dinin që Presidenti rus Putin i dinte shumë mire skemat e tyre idiote, terroriste dhe luftënxitëse, kështu që ato kishin armatosur me biliona dollarë dh eeuro të taksapaguesve pothuajse të gjitha mediat anembanë globit, nëpërmjet makinës së ndikimit të organizatës qeveritare amerikane (Shtet mbi Shtet, e cila faktikisht duhet të kontrollohet nga Presidenti, Departamenti i Shtetit )Sekretari i saj) dhe Departamenti i Drejtësisë ose Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, DOJ) të USAID-it, përmes Fondacionit “Shoqëria e Hapur” e multimilionerit antiamerikan, marksistit dhe globalistit George Soros-it, për t’a bërë publikun të besonte përrallat plot fantazi dhe në seri të tyre, se çdo gjë që thoshte Federata Ruse është gënjeshtër.

Në realitet, gjithçka ishte për të mbuluar gënjeshtrat dhe kriminalitetin e madh të tyre në Ukrainë, pikërisht në vendin (shtetin) me qeveri dhe president më të korruptuar në botë. Kjo është arsyeja pse MSM-të kanë bërtitur për “marrëveshjet e fshehta ruse” dhe “dezinformimin rus”, qysh nga viti 2014. Shteti i thellë (Deep State) e dinte se Putini e dinte, kështu që ata armatosur mediat kundër tij, në të njëjtën mënyrë sikurse vepruar me Presidentin e 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump.

Ju sapo keni jetuar luftën më të avancuar marramendëse të diz-informacionit dhe propagandës mashtruese në historinë njerëzore. Kësisoj, del se njerëzit, që ju kanë mësuar t’i urreni janë në fakt djemtë e mirë dhe njerëzit që jeni mësuar të adhuroni janë në fakt njerëzit më të këqij në planet.

Mos e nënvlerësoni Presidentin Donald J. Trump në lojën e shahut, sepse ai është 10 lëvizje përpara të gjithëve 

Shumë prej jush, me siguri e panë atë show të parapërgatiru nga Deep State, Cabala, Vatikani, marksistët globalistë europianë etj., që ndodhi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, mes Presidentin të 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump dhe presidentit të korruptuar ukrainas Volodymyr Oleksandrovych Zelenskyy  (1978). Pavarësisht nëse jeni demokrat apo republikan, mund të mendoni me vete, O Zot, Presidenti Donald J. Trump dhe zv/Presidenti DJ Vance sapo e kanë ngatërruar situatën në Zyren Ovale.

Presidenti amerikan Donald J. Trump, ka qenë nën persekutim të vazhdueshëm politik që nga fillimi i mandatit të tij të parë në vitin 2016. Me kalimin e kohës, ai ka mësuar të jetë i durueshëm dhe i matur.

Presidenti ukrainas Zelenskyy, ishte i ftuar në Zyrën Ovale. Falë zgjuarësisë së tyre dhe nuhatjes së siatës së re para mediave, sidoqoftë, si Trump ashtu edhe JD Vance e dinin saktësisht se çfarë do të bënte aktori dylberas ukrainas Zelenskyy.

Ai do t’a përdorte këtë mundësi, si takstikë përpara popullit dhe mdias së fuqishme amerikan, për të bërë një lojë pushteti dhe për të vjekur sa të mundet para të tjera, sepse ishte mësuar apo llastuar vazhdimisht për të keq nga Merhumi i lodhuri apo zambi i vdekur politikisht Joe Biden. Si Trump ashtu edhe Vance e parashikuan këtë lojë të një fëmije të llastuar dhe kapricoz.

Kur aktori ebrej i show-ve pervese Zelenskyy filloi të bënte thirrje për emocionet e popullit amerikan, JD Vance ndërhyri, duke e akuzuar atë për mosrespektim të Presidentit tonë Donald J. Trump. Kjo ishte strategji e shkëlqyer.

Është e rëndësishme të kuptohet se Zelenskyy po përpiqet të fitojë akses në NATO (që do të thotë vendosja e trupave dhe armatimeve amerikane në kufi me Federatën Ruse, e cila përbën një kërcënim direkt serioz, për Sigurinë Kombëtar te vendit sllav dhe orthodox dhe stabilitetin e rajonit me Europës dhe Azisë), në një kohë që paraardhësit e tij dhe vetë populli në Ukrainë, kanë dashur të jenë asnjanës dhe vazhdojnë si ndër shekuj që të jenë vëllezër me rusët në kufi, sepse ndër shekuj ato kanë një histori të përbashkët gjatë Perandorisë Sllave…

Sikurse u pa Trump e dinte këtë, por nuk mund t’a lejonte të ndodhte. Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, SHBA-të do të jenë të detyruara nga marrëveshja e mbrojtjes kolektive e NATO-s, ku një sulm ndaj njërit shtet, është një sulm ndaj të gjithëve shtetëve antare. Kjo ishte një lojë e presidentit sherrbudall ukrainas, për t’a futur me kopili SHBA-në në grackë.

Tani merrni parasysh implikimet më të mëdha: Ukraina dhe Rusia përbuzin njëra-tjetrën. Nëse Ukraina do të bëhej anëtare e NATO-s, çdo përleshje e ardhshme mes tyre do të detyronte SHBA-në të hynte në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Kjo do të nënkuptonte Luftën e Tretë Botërore. Dhe nëse kjo do të ndodhte, Kina do të duhej të zgjidhte një anë, dhe se sikurse dihet ata pothuajse vazhdimisht dhe me siguri do të rreshtoheshin me Rusinë, që është në kufi me te.

Pra, ajo që ju patë sonte ishte një organizim. Trump dhe JD Vance e dinin se e vetmja mënyrë për të arritur paqen ishte të rreshtoheshin strategjikisht, të paktën në sipërfaqe, me Rusinë. Pse? Sepse Rusia nuk do të nënshkruante kurrë një traktat paqeje nëse Ukraina do të pranohej në NATO.

Kjo është arsyeja pse Trump e çmontoi argumentin e Zelenskyy. Dhe kur ai, duke parë lojën e tij të dështuar, u përpoq të tërhiqej dhe të ofronte një traktat, Trump refuzoi.

Synimi i vërtetë i Zelenskyy ishte i kjartë, se ai nuk do të pajtohej me Paqen, nëse nuk kishte garanci sigurie. Por çfarë po thoshte në të vërtetë? Se NATO duhet të pranojë menjëherë Ukrainën. Megjithatë, Rusia nuk do të pranonte kurrë Paqen, duke e ditur se NATO, kundërshtari i tyre historik, do t’i rrethonte me armatime dhe ushtarë, duke përbë një kërcënim serioz për Sigurinë Kombëtare të Federatës Ruse.

Dhe historia përsëritet. Kjo kishte ndodhur në vitin 1962, kur ish Bashkimi Sovjetik i drejtuar asokohe nga Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Parisë Komuniste sovjetike Nikita Hrushovit, solli anijet e flotës së saj detare, me nendetëse që kishin mbushje mbushje bërthamore në Amerikën Qendrore (Karaibe) dhe i vendosi ato në Kubën komuniste të Fidel Castro-s, për vetëmbrojtjen e saj nga kërcënimi ushtarak i SHBA-së antikomuniste. Me të drejtë askokohe Presidenti amerikan demokrati John F. Kennedy kundërshtoi këtë taktikë ushtarake sovjektike (ruse) asokohe dhe i kërkoi që ato nëndetëse me mbushje përthamore të largoheshin menjëherë nga rajoni, sepse përbënin kërcënim serioz për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, duke qenë realisht disa milje larg shtetit jugor amerikan të Floridës… 

Zelenskyy, Putin dhe Trump e dinin lojën e parapërgatitur të Deep State përmes aktorit të tyre ukrainas

Ai po luante si ne show e tij erotike pervese. Zelenskyy, duke menduar se kishte mbështetjen e demokratëve ose marksistëve trushpshërlarë dhe sherrbudallë amerikanë në Capitol Hill dhe atyre globalistë europian në Bashkimim Komunist Europian (BKE), besonte se mund t’a bënte këtë lëvizje të guximshme në televizion në mënyrë të drejtpërdrejt.

Por, Presidenti amerikan me përvojë dhe falë mendjes largpamëse dhe zgjuarësisë brilante Donald J. Trump dhe zv/Presidenti i ri i zgjuar DJ Vance e panë atë dhe e manovruan atë aty për aty dhe në sy të mediave.

Komediani dylberas Zelenskyy, akoma shihte ëndërr me sy hapur, duke menduar se ende në Shtëpinë e Bardhë ishte idhulli i tij i dhënies pa dhimbje të parave me thes sleepy Joe Biden dhe Deep State, dhe nga verbëria absolute dhe kllapia e zgjumit nga gjumi letargjik nuk po shihte në realitet, se në Zyrën Obale të Shtëpisë së Bardhë, dhe përballë tij tashmë qysh më 20 janar 2025 me votat masive popullore amerikane kishte ardhur një Sheriff i Ri, që po drejtonte me dinjitet SHBA-në dhe politikën brilante America First.

Ata e dinin se, në një afat të shkurtër, demokratët dhe media do të përpiqeshin ta përdornin këtë moment kundër tyre. Por, ata gjithashtu e dinin se kishin dy vjet përpara afatit të mesëm (zgjedhjet e vitit 2026 për Kongres dhe disa vende në Senatin Amerikan), për të provuar se strategjia e tyre ishte e duhura. Pra, ata mbajtën qëndrimin e tyre, në mënyrë të shkëlqyer.

Tani, Zelenskyy nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e Presidentit Donald J. Trump. Por, këtu është pjesa gjeniale e Presidentit Trump, ishte se ai në fakt po mbron Ukrainën pa e tërhequr SHBA-në në luftë.

Duke negociuar një marrëveshje minerale, Trump siguron që amerikanët do të përfshihen në industrinë minerare të Ukrainës. Kjo e pengon Rusinë të nisë një pushtim, sepse të sulmosh Ukrainën do të nënkuptonte rrezikimin e jetëve amerikane, diçka që do të detyronte SHBA-në të përgjigjet. 

Trump luajti me të dyja palët si një shahist mjeshtër

Në fund, komediani erotic Zelenskyy, nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të pranojë kushtet amerikane të Paqes pë popullin e vet, sepse pa mbështetjen e SHBA-së, Ukraina nuk mund të fitojë një luftë të zgjatur kundër Rusisë. Dhe sapo kompanitë amerikane të kenë operacione minerare në Ukrainë, Putini nuk do të jetë në gjendje të sulmojë pa shkaktuar pasoja masive ndërkombëtare.

Mesazhi i kjartë i America First, për Deep State, Cabala dhe globalistët sherrbudallë markistë europianë të Bashkimit Komunist Europian (BKE), është ky: Mos e nënvlerësoni Presidentin e 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump, në këtë lojë shahu, ai është 10 lëvizje përpara të gjithëve. 

Lëvizja diplomatike e zgjuar e Presidentit Trump 

Udhëheqësit evropianë kanë mbetur me gisht në gojë, sepse ishin ata (Boris Johnon) dhe marksisti globalist Joe Biden, që e nxitën me para, mercenarë dhe deklarata zjarrvënëse këtë luftë të përgjashme me male të tëra me mbi 2 milion kofoma.

Fatmirësisht këto ditë administrata Trump 2.0, po shton përpjekjet investigative, për të hetuar mashtrimin e mundshëm financiarë në ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, gjatë viteve të mbrapshta të administrates së kokkuptuar të Joe Biden në vitet e erëta 2020-2024, pas tonit mosrespektues të Vladimir Zelenskit ndaj Shteteve të Bashkuara. Kështu Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ka ndërprerë menjëherë mbështetjen e SHBA-së në fushën ekonomike, për rivendosjen e rrjetit energjitik të Ukrainës menjëherë pasi Zelensky u përjashtua nga Shtëpia e Bardhë.

Debati i plotë i përballjes politike Trump-Vance-Zelensky në Zyrën Ovale në Shtëpinëe Bardhë

J.D. Vance – Po, por zoti President (Zhelinskyy), me gjithë respektin, mendoj se është mosrespektim, që ju të vini në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë përpara mediave amerikane tani. Ju po dërgoni me forcë rekrutë, në vijën e frontit, sepse keni probleme me numrin e ushtarëve. Duhet t’i thoni faleminderit Presidentit Trump, që po përpiqet t’i japë fund këtij konflikti në Ukrainë.

J.D. Vance zv/President i SHBA-së – A mendoni se nuk keni probleme? Unë kam qenë atje. Unë kam parë dhe kam dëgjuar historitë, dhe e di se çfarë ndodh. Ju i merrni njerëzit dhe i çoni në një tur propagandistik, zoti President (Volodymyr Zelenskyy). A e mohoni që keni pasur vështirësi, për të sjellë njerëz në ushtrinë tuaj? Dhe a mendoni se është e respektueshme të vini në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sulmoni administratën që po përpiqet të ndalojë shkatërrimin e vendit tuaj?

Volodymyr Zelenskyy Presidenti Ukrainës – Shumë pyetje. Le të fillojmë nga fillimi. Para së gjithash, gjatë luftës, të gjithë kanë probleme, madje edhe ju. Por ju keni një oqean të bukur dhe nuk e ndjeni tani, por do t’a ndjeni në të ardhmen. Zoti ju bekoftë.

Presidenti Donald J. Trump – Ju nuk e dini këtë. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na thoni se çfarë do të ndjejmë. Nuk po ju tregoj. Sepse nuk jeni në pozitë të na diktoni këtë. Mbajeni mend, nuk jeni në pozitë të na diktoni se çfarë do të ndjejmë. Ne do të ndihemi shumë mirë. Do të ndihemi shumë të fortë.

Presidenti Donald J. Trump – Ju tani nuk jeni në një pozicion të mirë. E keni lejuar veten të jeni në një pozicion shumë të keq. Dhe ai ka të drejtë për fillimin e luftës – nuk keni qenë në një pozicion të mirë. Ju nuk i keni kartat në dorë tani. Ju filloni të keni karta tani? Ju nuk e dini se po luani letra. Po luani letra. Po luani bixhoz me jetët e miliona njerëzve. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe ajo që po bëni është shumë mosrespektuese ndaj këtij vendi, vendit që ju ka mbështetur më shumë, sesa shumë njerëz mendonin se duhej ta bënte.

J.D Vance zv/President i SHBA-së – A keni thënë ndonjëherë faleminderit në këtë takim!? A keni thënë faleminderit!? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor 2024. Ofroni disa fjalë mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump, që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Presidenti Donald J. Trump – Ai nuk po flet me zë të lartë. Ai nuk po flet me zë të lartë. Vendi juaj është në telashe të mëdha. Jo, jo, ju keni folur shumë. Vendi juaj është në telashe të mëdha.

J.D. Vance zv/Presidenti i SHBA-së – Unë e di. Nuk po fitoni. Nuk po fitoni këtë. Keni një shans të mire, për të dalë në rregull, vetëm për shkak të Presidentit tonë. 

Diktatori Volodymyr Zelenskyy si bashkëfajtor i luftës që s’duhet të kishte filluar kurrë: plot gjak dhe mbi 2 milion viktima të pafajshme ukrainase dhe ruse 

Një grindje e tensionuar politike ndodhi me datën 28 shkurt 2025 në Zyrën Ovala të Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit midis Presidentit Donald J. Trump, zv/Presidentit JD Vance dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. E gjithë media amerikane dhe ndërkombëtare ishte e përqendruar në këtë takim shumë të rëndsishëm historik.

Ngjarjet e bisedave të tensionuar politike, fatkeqsisht u rrokullisën poshtë me shpejtësi, në mënyrë të cuditshme dhe suprizë nga vetë Presidenti ukrainas, i cili ishte i ftuar special aty Volodymyr Zelenskyy, i cili kishte ardhur i papërgatitur dhe shpesh shprehu hapur arrogance foshnjërake dhe fodullek idiotësie, për cështjet e të cilave ai ishte mire informuar disa javë më parë para se të vinte në takim në nivelin më të lartë. Por, nga ana e tjetër edhe vete paraqitja estetike dhe joserioze e tij e jashtme u bë objekt pyetjesh dhe kritikash nga vetë media e ftuar në ketë takim në Shtëpinë e Bardhë.

A veproi ai me arrogancë dhe fodullek në mënyrë vazhdueshme dhe të qëllimshme plot vetëdije dhe paramendim, i nxitur si gjithnjë nga Deep State, Cabala, mediat globaliste marksiste amerikane dhe ndërkombëtare kryesisht ajo majtiste europiane britanike, franceze dhe gjermane!?

Ai shukoi botën me përgjigjet e tij arrogante dhe mosmirënjohëse ndaj asaj që tesh 4 vjet qeverite e SHBA-se kanë bërë në mbështetjen e saj të vazhdueshme ushtake dhe politike për Ukrainën dhe popullin e saj, në luftë e pakuptimtë me Federatën Ruse, të filluar nga administrata e papërgjeshme dhe idiote e Joe Biden dhe Kamala Harris së bashku me aktitektin fodull ish kryeministri luftënxitës i Britanisë së Madhe Boris Johnson.

Kushdo e di se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të zhvaten nga një vend, udhëheqësit e të cilit si Volodymyr Zelenskyy, janë më shumë të interesuar se çfarë mund të nxjerrin fitime financiare nga populli amerikan sesa nga Paqja.

Pika e takimit? Për të nënshkruar një marrëveshje minerale SHBA-Ukrainë. Presidenti Donald J. Trump, është “shumë i lodhur duke subvencionuar dhe paguar, për problemet e largëta kur ne jemi duke bërë një borxh kombëtar prej 37 trilion dollarësh”, dhe kjo marrëveshje jo vetëm që do t’i kompensonte ato kosto por gjithashtu, duke ftuar “biznesin amerikan në Ukrainë, për të ndihmuar në rindërtimin e saj dhe për të përfituar … (Presidenti rus Vladimir) Putin do të jetë më pak i etur për t’ju sulmuar nëse e kupton se atje ka një koncesion amerikan të lulëzuar”, argumenton Victor Davis Hanson në edicionin e sotëm të “Victor Davis Hanson: Në Fjalët e veta. ”

“Donald J. Trump po ngjall shumë kritika kohët e fundit, për luftën e Ukrainës. Ai po përpiqet të negociojë, për t’i dhënë fund luftës. Mos harroni, ndoshta ka diku rreth 1.5-2 milion të vdekur, të plagosur, të zhdukur dhe të kapur në të dyja anët, së bashku. Kjo është shifra më e madhe e normës së viktimave në Evropë, që nga beteja e Stalingradit në vitet 1942 dhe 1943. Në stilin e tij “Art of the Deal” ai hyri dhe ai tha disa gjëra javën e fundit që i zemëruan njerëzit shumë. Do t’ju jap vetëm dy shembuj. Ai tha se Zelenskyy ishte diktator dhe se ‘duhet ta kishte ndaluar luftën dhe të mos e kishte nisur kurrë atë. ’

“Kjo i zemëroi njerëzit sepse e dimë që Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022. Pra, pse Presidenti Donald J. Trump e tha këtë? Sigurisht, ai nuk beson se Zelenskyy e nisi luftën, sepse ka bërë fushatë vetë në tregimin e mëposhtëm: ‘Nën George Bush, në vitin 2008, Rusia pushtoi Osetinë dhe Gjeorgjinë.

“‘Në vitin 2014, nën administratën Obama, ata pushtuan Donbasin dhe Krimenë. Më 24 shkurt të vitit 2022, nën Joe Biden, ata u përpoqën të merrnin Kyivin. Megjithatë, nga katër administratat e fundit, ishte një në të cilën ata nuk i lanë kufijtë e tyre, për të pushtuar një komb tjetër, administratën time. Pse? Sepse ndryshe nga tre presidentët e mëparshëm, unë isha në gjendje të vendosja pengesë. “

Hoxhallarët, vegla të pushtuesve dhe fuqive të huaja, pjesë e forcave antikombëtare që sabotuan pavarësinë e Shqipërisë

Shkruan Rrezart Kalaja

Në historinë e kombit shqiptar, figura të tilla si hoxhallarët islamikë, që kanë shfaqur qëndrime të ngjashme me ato të veglave të huaja, janë një problem që vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm edhe sot. Edhe në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ata u shfaqën si elementë që, në vend të mbështetjes për autonominë e kombit shqiptar, ishin të angazhuar në mënyrë të fshehtë për të mbështetur interesat e huaja, ndihmuar regjimet okupuese dhe përpjekjet për të sabotuar pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Përpjekjet për t’i shërbyer pushtuesve të huaj

Në një kohë kur Shqipëria po përpiqej të merrte formë si shtet i pavarur, përpjekjet për të mbajtur nën ndikim dhe kontroll territoret shqiptare nga fuqitë e huaja, sidomos nga Perandoria Osmane dhe më pas nga shtete të tjera si Serbia, ishin të pandërprera. Hoxhallarët islamikë, një pjesë e të cilëve mbështeteshin dhe financoheshin nga këto shtete, ndihmuan për të organizuar rrjetet që shpërndanin ideologjinë e pro-osmanizmit dhe për të krijuar një klima që pengonte krijimin e një identiteti të plotë kombëtar shqiptar.

Në këtë kuadër, hoxhallarët ishin të angazhuar në aktivitetet që shkatërronin çdo mundësi për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar. Ata nuk ishin thjesht individë që shërbenin në xhami, por ishin pjesë e një strukture më të gjerë që mbështeste fuqitë osmane dhe regjimet tjera okupatore, duke krijuar ndarje dhe përçarje të thella brenda shoqërisë shqiptare.

Hoxhallarët si vegla të interesave të huaja

Në periudhën që pasoi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, hoxhallarët dhe disa figura të tjera të ngjashme nuk u larguan nga taktikat e tyre të mbështetjes për pushtuesit, duke i shërbyer vazhdimisht regjimeve që kishin për qëllim t’i shtypnin shqiptarët. Ata ishin të gatshëm të bashkëpunonin me çdo regjime që e ndihmonte ruajtjen e status quo-së së Perandorisë Osmane ose të fuqive të tjera, si Serbia, për të parandaluar avancimin e kombit shqiptar drejt një shteti të fortë dhe të pavarur.

Në këtë kuadër, ata shpesh herë u shfaqën si kundërshtarë të zhvillimit të një identiteti kombëtar të shqiptarëve, duke përdorur fenë si një mjet për të ndihmuar regjimet e huaja dhe për të shpërndarë ndikimin e këtyre pushtuesve. Jo vetëm që ata vepruan kundër interesave të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, por gjithashtu ndihmuan në forcimin e kolonës së pestë, e cila vazhdonte të mbështeste përpjekjet e Serbisë dhe fuqive të tjera për të ndarë dhe dobësuar trojet shqiptare.

Rreziku i vazhdueshëm i kolonës së pestë

Duke parë këtë histori të hoxhallarëve që kanë shërbyer si vegla të fuqive të huaja, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lejojmë që kolonat e pestë të përfitojnë dhe të ndikojnë në zhvillimet e sotme. Ajo që ndodhi në vitet 1912-1913, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, mund të ndodhë përsëri. Pavarësia e Kosovës dhe e Shqipërisë është e rrezikuar nga forca të jashtme dhe nga grupime që mbështesin interesat e huaja mbi interesat kombëtare.

Nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të shohim se si, në një moment të ardhshëm, mund të ketë përpjekje të tjera për të ndarë ose dobësuar Kosovën, duke përdorur kolonën e pestë si një mjet të fuqishëm për të arritur qëllimet e huaja. Të tilla individë dhe grupe duhet të kuptojnë se ajo që është në lojë është e ardhmja e shqiptarëve dhe e atdheut të tyre, dhe se ata nuk mund të lejojnë që interesat e huaja të dominojnë mbi vullnetin e popullit shqiptar.

Koha për reagim dhe bashkim

Është koha për të reaguar dhe për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Kombi shqiptar nuk mund të lejojë që këto forca të dëmtojnë pavarësinë e tij, siç ndodhi në të kaluarën. Pjesa më e madhe e hoxhallarëve dhe individëve që mbështesin interesat e huaja duhet të dalin përpara popullit dhe të përgjigjen për veprimet e tyre. Kombi shqiptar nuk mund të jetë i heshtur dhe i ndarë kur është në rrezik.

Përfundimisht, është koha për të treguar forcë dhe unitet, për të mbrojtur të drejtën për të pasur një shtet të pavarur dhe të fuqishëm. Vetëm kështu do të mund të mposhtim ato forca të jashtme dhe individët që duan të na përçajnë dhe t’i shërbejnë interesave të huaja.

Kush është anti-amerikan?

1
Donald Trumpi pat shprehur dëshirën për të blerë Grenlandën, ka bërë deklarata për aneksimin e Kanadasë, dëshiron të rimarrë Kanalin e Panamasë dhe e dëshiron shpopullimin e Gazës.
Nëse pushtimet e Rusisë pranohen si përligjje e forcës, atëherë, sipas kësaj logjike, edhe pushtimet e ardhshme të Trumpit do të arsyetohen. Putini do të pajtohej. Kinës nuk do t’i interesonte shumë. Të tjerët janë të parëndësishëm.
Pra, po jetojmë në një epokë ku vendos fuqia ushtarake, jo më drejtësia. Ky është realiteti i kohës sonë. Humbësit do të jenë të dobëtit, sepse radikalët i besojnë vetëm fuqisë.
Zakonisht në histori ata që kanë dashur vendin e vet në mënyrë irracionale, e kanë shkatërruar në fund. Uroj dhe lutem të mos i ndodh kjo Amerikës.
Putini synon shpërbërjen e BE-së dhe e gjakon një kaos në SHBA
Nga ana tjetër, po përjetojmë një tendencë të rrezikshme në Europë, ku partitë demokratike po dobësohen, ndërsa partitë neo-fashiste po fuqizohen.
Ky ndryshim mund të ketë pasoja edhe për Kosovën, pasi shumë parti radikale janë kundër pavarësisë dhe, nëse pranohet shkëputja e territoreve me forcë, mund të krijohet një precedent i rrezikshëm që mund të ndikojë edhe në Ballkan. Pyetja që shtrohet është kjo: a do të ndahet Veriu i Kosovës?
Në këtë situatë të ndërlikuar gjeopolitike dhe me ndryshimet e rendit botëror, ndikimi ynë është i kufizuar, për të mos thënë i papërfillshëm. Megjithatë, demokracitë perëndimore janë pozicionuar qartë kundër autokracisë që promovon Trumpi, i cili po vepron në favor të Putinit.
Rusia është pushtuese, jo Ukraina. Putini është diktator, jo Zelenski. Europa është mike e Amerikës, jo Rusia.
Për të ndërtuar një autokraci, është thelbësore të kontrollohen edhe mediat kryesore. Musk kishte blerë CNN-in, dhe mund të supozohet se ky trend do të vazhdojë, duke i lënë oligarkët në kontroll të mediave, ashtu siç veprohet sot në Serbi apo Rusi. Nesër armik do të jetë amerikani që mendon ndryshe.
Unë mendoj kështu duke u bazuar në rrethana dhe faktet e reja:
Bota po ndryshon me shpejtësi dhe një nga skenarët e mundshëm është që, brenda këtij viti, Trump të përballet me një rezistencë të madhe brenda Shteteve të Bashkuara. Një faktor kyç janë tarifat ndaj mallrave të shumë vendeve, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e çmimeve në SHBA.
Po ashtu, emërimi nga ana e tij i një personi si Elon Musk – pa përvojë në administratën shtetërore – për të zvogëluar numrin e punonjësve federalë mund të shkaktojë pakënaqësi dhe destabilitet të brendshëm. Këtë nuk do ta kishte bërë as Ramushi.
Musk është gjenial, por në administratë kupton aq sa kupton Trumpi nga teoria e relativitetit. Ai nuk ka studiuar shkencat administrative, nuk ka punuar kurrë në administratë shtetërore, por po merret me administratën.
Trumpi nuk është politikan, por po merr vendime politike, që po shqetësojnë botën. Po i gëzohen Putini, Orbani dhe partitë radikale. Herën e fundit në OKB votoi si Rusia dhe si Korea e Veriut!
Putini synon pikërisht një situatë të tillë: trazira të brendshme në SHBA dhe shpërbërjen e Bashkimit Europian. Fatkeqësisht, veprimet e Trumpit dhe të administratës së tij po shkojnë në atë drejtim.
Ai nuk merr shumë vesh nga politika dhe diplomacia, prandaj po prish aleancën me Europën dhe po e zëvendëson atë me Rusinë. Rusia nuk do të shkëputet kurrë nga tregu kinez. Europa nuk do t’ia hapë tregun, sepse për mbrojtjen e Ukrainës ka shpenzuar më shumë se SHBA. Me dëshirën e SHBA-së.
Pse nuk është anti-amerikan shqiptari që nuk pajtohet me rrënimin e rendit demokratik? Sepse 70,6% e amerikanëve nuk e kanë votuar Trumpin dhe gati gjysma e votuesve me votë e kanë dëshmuar se janë kundër tij.
Ata e kanë votuar Harrisin. A janë edhe ata anti-amerikanë? Sipas rezonimit të disave, po. Për Qeverinë amerikane nuk është me rëndësi si shprehet populli, por Qeveria. Edhe në Amerikë njerëzit shkruajnë kundër tij.
Diku 60% e 240 milionëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në votime. Trump ka fituar 50,7% prej tyre, ose 77.3 milionë. Harris 49,3% ose 75 milionë. Për Trumpin kanë votuar 29.4% nga numri total i votuesve me të drejtë vote. 70,6%, jo.
Kritikat kundër shkatërrimit të demokracisë nuk e bëjnë shqiptarin anti-amerikan, ashtu siç nuk i bëjnë anti-amerikanë as mbi 30 shtete demokratike që janë kundër autokracisë.
Lexova shumë mendime ku kundërshtimi ndaj politikave të Trumpit cilësohet si anti-amerikanizëm. Ky është radikalizëm. Pse? Ende jetojmë në demokraci, jo në autokracinë e Putinit, dhe njerëzit ende mund të refuzojnë pa pasoja grazhdin kolektiv, të cilin e urdhëron autokrati.
Megjithatë, disa mezi presin të rreshtohen aty, duke u përpjekur ta satanizojnë dhe ta konsiderojnë tradhti mendimin ndryshe. Mendimet, u kuptuam, jo veprat.
Sipas numrave të përmendur më lart, anti-amerikan është ai që përpiqet të anulojë lirinë e mendimit, sepse pjesa dërmuese e amerikanëve nuk e ka votuar Trumpin. Amerika, ka Senat, Kongres, Gjykata dhe popull!
Të kesh frikë nga Trumpi dhe të kuptosh pasojat e politikave të tij nuk të bën anti-amerikan. Përkundrazi, kjo të mundëson të shohësh qartë çfarë po ndodh në botë. Po a mund të ndryshojmë ne diçka? Jo! ne kemi vetëm të drejtën për të menduar, për t’u brengosur, çfarë na e lejon dhe garanton ende Kushtetuta në fuqi.
Dhe fatkeqësisht, nuk ka ndonjë shenjë që gjërat do të shkojnë mirë. Rendi i vlerave po shkatërrohet, dhe në shumë vende, autokratët dhe neo-fashistët do të vijnë në pushtet.
Po ndërtohet një politikë mbi emocione dhe urrejtje, dhe janë zgjedhur dy fajtorë: demokracia dhe frika nga refugjatët. Edhe atë nga vendi, i cili është krijuar gati vetëm nga refugjatë.
Pas katër viteve, partitë demokratike, të qendrës pak djathtas ose pak majtas, do të dëmtohen shumë, ndoshta margjinalizohen krejtësisht, dhe mund të kemi kudo sistemin e Putinit. Në këtë drejtim po shkohet, natyrisht nëse Trumpi nuk është duke u shtirur për të nënshtruar kundërshtarët më lehtë me kërcënime dhe shantazhe.
Nëse ai nuk bëhet kundër Kosovës – çfarë nuk është lehtë të imagjinohet kur dihen investimet e parapara në Beograd – dëmtimi i Europës do të përfshijë edhe Ballkanin. Jemi në të njëjtën anije.
Trumpi blihet. E ka dëshmuar tashmë. E ka blerë Rama, duket se e ka blerë edhe Vuçiqi. Kosova jo. Trumpi nuk njeh drejtësi, nuk njeh empati, nuk njeh aleatë, por ai kupton vetëm vlerën e dollarit ose fuqinë ushtarake. Këtu përfundon rendi botëror dhe demokracia që SHBA-të ia kanë imponuar shumë vendeve në botë.
Pse jam kundër kësaj politike të Trumpit? Sepse përjashtohet drejtësia. Sepse nuk mund të jem në anën e Putinit, i cili është aleat i Serbisë, jo i joni. Sepse, me këtë politikë, përpjekjet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan mund të dëmtohen.
E dëshiron Putini, e dëshiron Vuçiqi, ndoshta do ta dëshirojë edhe Trumpi. Lufta në Ukrainë është urdhër të ndalet, por jo duke fituar vetëm Putini!

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës (1444 – 2025)

KUVENDI I BESËLIDHJES ARBËRORE NË LEZHË, MË 2 MARS 1444
Nga Sheradin Berisha
581 vjet më parë, në Katedralen e Kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot – Skënderbeut, u mbajt Kuvendi i Lezhës dhe u krijua Besëlidhja Arbërore (shqiptare) e Lezhës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, gjatë periudhës së mesjetës.
Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, (menjëherë pas kthimit në Krujë – në nëntor 1443), për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një Kuvend të gjitha principatat arbërore, me qëllim të Bashkimit, për përballimin e sulmeve pushtuese osmane në tokat arbërore.
Kryengritja e përgjithshme e vitit 1443, (që mori përmasa çliruese me kthimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot – Skëndereut në Krujë – më 28 Nëntor 1443), dhe ngritja e Flamurit arbëror në këtë qytet, ishin fitoret më të mëdha historike që duheshin mbrojtur me çdo çmim.
Zhvillimet e deriatëhershme luftarake – në arealin e Arbërit dhe më gjerë në Ballkan, ishin treguesit e qartë se, Perandorisë Osmane (fuqisë më të madhe ushtarake të kohës), nuk mund t`i bëhej ballë pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg feudesh të pavarura dhe pa krijuar një bazë të fortë organizative e të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte fuqinë mendore – njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit.
Për zgjidhjen e këtyre pengesave, si hap të parë e të rëndësishëm Gjergj Kastrioti – Skënderbeu mori nismën për mbajtjen e një kuvendi gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë krerët e principatave të pavarura që sundonin gjithandej vendit tonë. Për këtë qëllim, ai fillimisht zhvilloi takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një Kuvend i Besëlidhjes Arbërore.
Lezha kishte një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit, për faktin sepse ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe për më tepër ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut si dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara arbërore, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Prandaj, jo rastësisht Kuvendi i Besëlidhjes u mbajt në qytetin e Lezhës – më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit, ku sot gjendet Memoriali i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në Kuvend morën pjesë: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.
Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princërve arbërorë (shqiptarë), në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut, përbënte idenë më madhore historike të tij, dhe ky Unitet si i tillë ishte shembull i veçantë se, si bëhet bashkimi i principatave të vogla e të copëtuar feudale, gjë që nuk ishte realizuar as në vendet më të mëdha të Evropës. (Sa për ilustrim: Gjermania u bashkua gjatë shekullit të XIX në kohën e Bismarkut, ashtu sikurse edhe Italia ishte bashkuar në shekullin e XIX në kohën e Garibaldit)
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Kuvend, mbajti fjalën kryesore dhe aty u ndalë veçanërsisht në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të të gjitha princërve dhe fisnikëve tjerë arberorë. Pjesëmarrësit diskutuan format e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të BESËS.
Me këtë rast u institucionalizua Kuvendi si forumi më i lartë vendimmarrës i princërve-fisnikëve arbërorë, dhe ky Kuvend sublimoj formën e një besëlidhjeje politike, ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës.
Në Kuvend, u vendos krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe për udhëheqës të Besëlidhjes dhe Komandant të Përgjithshëm të ushtrisë arbërore, unanimisht u zgjodh Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Pas këtij Kuvendi të Besëlidhjes Gjergj Kastrioti Skënderbeu rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe për 25 vjet rresht drejtoi luftën çlirimtare kundër sundimit osman.
Si përfundim
Kuvendi i Lezhës dhe shembulli heroik i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ishin dhe mbetën burim frymëzimi për të gjithë brezat e ardhshëm.

Marshi i zagarëve…!

0
Sa e çmendur mund të jetë kjo logjikë?
Kur një individ në media, i zhytur në kundërthënie të pista, përpiqet të shes frikë dhe mashtrime. Ku janë trimat e çlirimit fal prej shkërdhenjve që skanë pik nderi, e të mbushur me shpifje e kryma, farën e tyre dreqi se merr!…
Në kryq të mbërthyer bota e atyre lakuriqëve. Ku janë trimat edepsëz me zell. Palaçot me ciceron n’xhep! Sot të thonë putanët në media:
“Unë që shkruaj, marrë nga 1000 euro nga Albini!”
* * * * *
Është shumë e vështirë të shkruash në mbrëtërinë e idiotëve, analfabetëve kronikë e funksional.
Unë nuk e njofë fjalën që u lodha… Nuk ndalëm. Nesër edhe nëse më dalin para edhe një mijë dallkaukë, shpifës e kurva që krihen …
Një dyndje shpifjesh është lëshuar kundër shkrimeve të mija, nga ushtria e minjëve. Mos vallë janë veteranët e rrejshëm ose militantët e partive që humbën në zgjedhjet. Ku m’i keni vlerat e tua, si laypsarë. kryeçoban e bythëgrisur. Ku ka vlerë më shumë analfabeti, servili e gomari. Se intelektuali e shkrimtari në Dardani. U munduan të ndalin rjedhën e HUMBJES pasë zgjedhjeve.
Të thuash të vërtetën, nuk kërkoj përparësi, por i “sulmoj” hapur paraqitjet putanëve me mjekërr e pa të, në media. “Më 28 shkurt 2024. Ora 12?” Tek gjak prishurit gjen baltë e batak, korrupsion e haraq.
Është shumë e vështirë të shkruash në mbrëtërinë e idiotëve.
Nga ana filozofike këto gjëra janë të padukëshme, të cilët brenda tyre ndërtojnë gjëra negative në shoqërinë tonë. Këta shpifës e hajdutë janë si vrima e zezë në kozmos, që brenda mendjes së tyre ka elemente që as vetë nuk i kuptojnë se si mirren me shpifje të organizuara.
Vargu në këtë qasje vjen si oaz me muzikalitet humbjesh, një entitet me turbulencë, në soladiritet të plotë me ndjenjen e mendimit rrënjëdalë, duke krijuar vrima të zeza në opinionin e shoqërisë shqiptare.
Më së fundmi, sidoqoftë, eksprimente të tilla janë bërë shumë herë, me përfshirje më të lartë të zagarëve plotësisht të trajnuar, dhe sjellja e tyre tani është shumë e rafinuar. Dallimet midis putanëve me parti apo gjini të ndryshme kishin tendencë të zhdukeshin të vërtetën. Dallimet e para zbuluara më duket se kanë qenë rezultat i shtrembërimeve shume të holla në menyrë se si përzgjidheshin njerëzit për eksprimente, çfarë skenarësh u jepeshin, e kështu me radhë – lloji i faktorëve turbullues e që nuk shpëton letësishtë nga sytë e tyre, për të cilët bota e lakuriqëve janë trajnuar të tregohen vigjilentë, ndërsa drejtësia “jo”.
Nuk ka “parti opozitare” në çdo qytet e fshatë, që nuk kanë njerzë të tillë, që vdekjen ta bëjnë dasëm, e dasmën ta bëjnë vdekje…

Ngjarja e (pa)pritur në “Shtëpinë e Bardhë”, alarm për Kosovën!

1

Florim Zeqa

Atyre që Amerika ua financon Lirinë, Luftën dhe Sigurinë, ka të drejtë t’u shfrytëzojë edhe pasuritë!

Krenaria e lypësarit dhe mëshira e shpëtimtarit!

Për dallim nga politika dinake dhe përverse e evropianëve, politika amerikane është më transparente dhe e drejtëpërdrejt. Sa herë që e kami merituar ndihmën e tyre, ajo nuk na ka munguar, por edhe sa herë që e kemi shpërfill vullnetin e tyre jemi qortuar, por, për fatin e mirë deri më tani nuk jemi ndëshkuar!

Të gjithëve na kujtohet reagimi i ish-ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kohën e bllokadës politike të koalicionit VLAN në vitin 2014, kur ju drejtua liderëve të këtyre partive me fjalët, por citoj: “Mos e dh…punën”, dhe pa një pa dy e zhbllokuan situatën e ngërçit politik.

Por presidenti Trump është më i drejtpërdrejt, aspak teorik, për të mirë apo për të keq, nuk i fsheh mendimet e veta dhe ua thotë troç në fytyrë të gjithëve siq ua kishte thënë më 4 shtator të vitit 2020 në ‘Zyrën Ovale’ presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes historike!

Mirëpo, për dallim nga ish kryeministri ynë, fatin më të hihur e kishte presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili u përballë me faktet dhe me fjalët e superfuqisë botërore njëkohësisht!

Në politikë askush nuk të jepë asgjë pa marrë diçka në këmbim

Kjo është një rregull e pashkruar, por e zbatuar historikisht në ndihmat ekonomike dhe ushtarake për shtetet e vogla apo të mëdha qofshin ato!

Liria e Kosovës është aq ngusht e lidhur me Amerikën, saqë nuk mendohet ekzistenca e shtetit tonë pa të!

E meqë është kështu, ne shqiptarët duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të vemëndshëm në veprimet tona karrshi aleatit dhe sponsorit kryesor të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Shqiptarët e Kosovës duhet t’ia rikujtojnë vetes dhe të tjerëve, se liria dhe pavarësia e jonë janë vepër e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, prandaj, më shumë duhet të sillemi si të varur nga ushtria amerikane sesa e pavarur nga Serbia!

Kosova, e cila ende nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm ushqime për nevojat e popullatës së saj edhe përkundër qindra milionave të subvencionuara në bujqësi pa e punuar tokën fare, atëherë dikush duhet ta paguaj në fund faturën e këtij dështimi të madh!

Ne jemi tepër të vegjël t’i mbajmë ders politik Amerikës, aq të vegjël saqë ajo duhet t’na shikojë me mikroskop në hartën gjeopolitike të Evropës kundrejt Ukrainës!

Lypsari nuk e përfilli kërkesën e shpëtimtarit

Ajo që pamë në ‘Shtëpinë e Bardhë’ në dukje të parë është e pazakont, por në realitet ndodhi ajo (s)pritej të ndodhte, pasi lypsari nuk e përfilli kërkesën e shpëtimtarit!

Kaq e thjeshtë është kjo punë!

Ne shqiptarët nuk duhet të kapemi shumë pas Ukrainës, pas një vendi mosnjohës të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Por duhet të rreshtohemi fuqishëm pas Amerikës, shtetit që na i hoqi prangat e robërisë shekullore!

Medeomos duhet t’i përshtetatemi rregullave të reja të gjeopolitike e cila tashmë ka ndryshuar në disfafvorin e shteteve të vogla dhe të pa ndikim në politikën globale siq jemi ne shqiptarët.

Amerika ka qenë dhe duhet të jetë udhërrëfyesi ynë.

Se si do të sillet ajo me ne në të ardhmen varet nga çasja dhe përkushtimi ynë ndaj vlerave perëndimore!

Nëse fati ynë mbetët vetëm në dorën e Evropianëve, atëherë dihet çfarë mund të ndodh me ne!

Deri tani, Evropa historikisht ka qenë e padrejtë me ne, e tillë është edhe BE-ja e sotme me mosnjohje nga kjo organizatë dhe nga pesë shtete përbërse të saj, duke na mbajtur nën sanksione të ashpra ekonomike dhe politike.

Evropa për 14 vite resht si ndërmjetësuese në dialogun politik me Serbinë nuk ka treguar vullnet dhe as aftësi për të zgjidhur çështjet e hapura me Serbinë.

Prandaj, përfundimisht çështja duhet të kalojë në dorën e amerikanëve, në të kundërtën dihet çka na pret si popull dhe si shtet!

Mbetem me shpresën që lidershipi i Kosovës nuk do të vie deri në atë pikë që të përjetojë të njëjtin trajtim që Zelensky e mori nga presidenti Trump!

Fati ynë është dhe mbetet në gërshetimin e interesave amerikane në Ballkan, përkatësisht me interesat tona, në të kundërtën, çdo kundërthënje e jona ndaj interesave amerikane mund të jetë fatale për ne!

Në këto momente historike për fatin e kombit tonë, ne shqiptarët duhet të bashkohemi si asnjëherë më parë dhe të flasim me një zë të vetëm pa dallime pozitë dhe opozitë. Në të kundërtën rrezikojmë të mbetemi të anashkaluar dhe të pambrojtur në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja e (pa) pritur në ‘Shtepinë e Bardhë’ duhet t’na shërbej si moment reflektimi për unifikim të qëndrimeve dhe veprimeve të politikës shtetërore, për t’i lënë menjëanë dallimet partiake dhe inatet personale!

Heshtja dhe mosdeklarimi i liderëve tonë shtetëror rreth asaj që ndodhi në takimin Trump-Zelensky ne Zyren Ovale flet shumë per pozicionin e tyre të dh…!

Madje disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.

Pavarësisht sjelljeve të liderëve partiakë, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës dhe falenderues SHBA-ve dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Për shqiptarët dielli lind në perëndim!

Die Transvaler (1985) / “Flluska, Rakia dhe Vodka, emrat e qenve të familjes mbretërore shqiptare në Afrikë të Jugut…” — Mbreti Leka I mendon se një ditë do të kthehen në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Mars 2025

 “Die Transvaler” ka botuar, të mërkurën e 16 janarit 1985, në faqen n°11, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Leka I në Afrikë të Jugut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Jo të gjithë mbretërit mbajnë skeptrin e një froni paqësor. Për disa, si princi në ekzil i Shqipërisë, Mbreti Leka I, kjo nënkupton orë të tëra pune në zyrë dhe kërkim ndihme derë më derë për të siguruar mirëqenien e nënshtetasve të tij. Në një intervistë me DIE TRANSVALER, ai hodhi dritë mbi detyrat e vërteta të një mbreti, të cilat janë shumë larg idesë së përrallës me të cilën rritemi. 

Mbretëria e Lekës I është vepra e një jete 

Ai mendon se do të kthehen një ditë 

Ans Oosthuizen

Pretoria — Një mbret nën një kurorë dhe një kështjellë, i cili pëlqen ëmbëlsira të mëdha dhe qull misri me mishin e pjekur në barbëky, është shumë larg idesë romantike të një njeriu që mban këtë pozicion.

Për mbretin shqiptar në ekzil, Leka I, i cili shijon ëmbëlsirat me miqtë e tij afrikano-jugore, mbretërimi i tij është mbi të gjitha vepër e jetës së tij. Ai ndërhyn dhe punon që një ditë të kthehet sërish në vendin e tij për të përmbushur detyrën që i takon.

“Nëse nuk do të besoja në të, nuk do ta kisha bërë të gjithë punën.” — tha mbreti, duke kaluar krahun mbi tavolinën e tij të zënë. “Unë jam edukuar dhe trajnuar për një detyrë në jetë dhe prandaj duhet ta kryej atë.”

Në të njëjtën mënyrë do të rritet edhe princi i kurorës, i cili do të mbushë tre vjeç në mars të këtij viti. “Ne po mundohemi ta rrisim atë si një shqiptar, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga shumica e evropianëve.” — tha Mbreti Leka.

Mbreti Leka ishte dy ditësh kur babai i tij, Mbreti Zog, duhej të largohej me familjen e tij nga shteti ballkanik i Shqipërisë. Kanë qenë gjashtë muaj para Luftës së Dytë Botërore, menjëherë pasi Italia pushtoi Shqipërinë.

17 vjet përpara se ai dhe gruaja e tij me origjinë australiane, Susan, duhej të transferoheshin në Zimbabve në prill 1980, Mbreti Leka mbeti në Spanjë, në janar 1979 qeveria spanjolle, nën presionin e katër qeverive të tjera, tha se duhej të largoheshin nga Spanja. Zimbabwe ishte vendi i parë ku ata mundën të vendoseshin.

Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Pas 15 muajsh, çifti mbretëror vendosi të vinte në Afrikën e Jugut “Afrika e Jugut është një nga vendet e pakta në botë që kupton se çfarë do të thotë lufta kundër komunizmit.” — tha Mbreti Leka.

“Ne synojmë të largohemi nga Afrika e Jugut gjatë këtij viti. Do të doja të shkoja në shtëpi (Shqipëri), por në këtë fazë nuk jemi ende të sigurt se ku do të jetë vendbanimi ynë i ardhshëm.” — thotë ai.

Mbreti në ekzil i Shqipërisë pas tryezës (zyrës) së tij. Prej këtu ai udhëheq nënshtetasit e tij, të cilët janë të shpërndarë në mbarë botën. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Mbreti në ekzil i Shqipërisë pas tryezës (zyrës) së tij. Prej këtu ai udhëheq nënshtetasit e tij, të cilët janë të shpërndarë në mbarë botën. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Plani i tij është të qëndrojë më afër Evropës. Afrika e Jugut është mjaft e izoluar për një njeri që udhëton deri në gjashtë muaj në vit dhe duhet të bëjë vizita të shpeshta jashtë vendit.

Megjithatë, mikpritja e Afrikës së Jugut do të mbetet gjithmonë me të dhe ai është mirënjohës për këtë, tha Mbreti Leka.

Ideja për të udhëtuar nuk është më emocionuese për të. Në çdo rast, ai nuk sheh shumë nga qytetet e mëdha botërore si Nju Jorku dhe Parisi që viziton në misionet e tij politike. Zakonisht ecën nga dera në derë dhe troket, thotë Mbreti Leka.

Por si duket “shtëpia” në të cilën dëshiron të kthehet njeriu, shkolla e të cilit ishte bota dhe që flet rrjedhshëm tetë gjuhë ?

Shqipëria është një vend malor, mjaft i izoluar, ku popullsia jeton ende si në shekullin e 18-të. “Është mjedisi në të cilin ata ndihen si në shtëpinë e tyre dhe që i bën ata të lumtur.” — tha Mbreti Leka. “Nëse nuk e kupton situatën, është jashtëzakonisht e vështirë ta kuptosh atë.”

Flamuri shqiptar është kuqezi. Dy kokat e shqiponjës në të zezë përfaqësojnë kombësinë dhe gjakun në një sfond të kuq. Dy kokat, njëra nga lindja dhe tjetra nga perëndimi, me sa duket tregojnë natyrën dualiste të shqiptarëve.

Shqiptarët jetojnë jo vetëm në shtetin e tyre ballkanik në detin Mesdhe, por edhe në Kosovë, në disa pjesë të Belgjikës, Gjermanisë Perëndimore, Zvicrës, Turqisë, Amerikës, Kanadasë, Australisë e gjetkë.

Rreth 3 milionë shqiptarë jetojnë në vetë Shqipërinë, 2 miljon në Kosovë, në Jugosllavi ku ka pasur kryengritje sporadike që nga viti 1981, rreth 250.000 në Amerikë dhe 50.000 shqiptarë në Australi.

Edhe pse u takua me gruan e tij në Australi gjatë një vizite shtetërore atje, ajo nuk është shqiptare, por gjysmë franceze-irlandeze, shpjegon Mbreti Leka. Ndërsa jetonte në Spanjë, ajo jetonte me disa miq ku u njohën më mirë me njëri-tjetrin.

Detyrat dhe udhëtimet e tij profesionale konsistojnë kryesisht në mbajtjen e kontakteve me komunitetet shqiptare në mbarë botën. “Ne jemi të shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë dhe jemi në kontakt edhe me vetë Shqipërinë. Vitin e kaluar kam bërë një udhëtim në Amerikën e Jugut dhe Evropë me vizita shtetërore. Këtë vit do të vijojnë të tjera.” — thotë Mbreti Leka.

Problemi kryesor në Shqipëri mbetet politik. Këtë vit, ai synon të krijojë kontakte edhe në Lindjen e Mesme dhe të shohë nëse problemet mund të zgjidhen gjatë rrugës.

Mbreti Leka I me princin e kurorës. Qeni me ta quhet Fluska, që në shqip do të thotë flluskë. Dy qentë e tjerë të mbretit janë Rakia, i quajtur sipas pijes tradicionale shqiptare, dhe Vodka. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Mbreti Leka I me princin e kurorës. Qeni me ta quhet Fluska, që në shqip do të thotë flluskë. Dy qentë e tjerë të mbretit janë Rakia, i quajtur sipas pijes tradicionale shqiptare, dhe Vodka. — Burimi : Die Transvaler, e mërkurë, 16 janar 1985, faqe n°11

Mbreti Leka mund të mos shohë të rikthehet mbretëria në Shqipëri për së gjalli, por është djali i tij i quajtur Leka Anwar (i quajtur sipas të ndjerit Sadat) Zog Reza (i Iranit) Baudoin i cili një ditë mund të sundojë si mbret.

Në këtë fazë, mbreti në ekzil nuk dëshiron të flasë shumë për këtë.

Udhëheqësit e partive norvegjeze bëhen “të gjithë bashk” për Ukrainën: Kërkojnë që mbështetja të rritet ndjeshëm dhe shpejt

0

Udhëheqësja e partisë për Partinë Konservatore, Erna Solberg, është në mesin e shumë politikanëve që besojnë se është koha për të rritur mbështetjen për Ukrainën. Foto: Stian

Lysberg Solum / NTB / Document.no

  

Një ditë përpara se kryeministri Jonas Gahr Støre të takohet me liderin evropian, ai merr një mesazh të qartë nga opozita: mbështetja për Ukrainën duhet të rritet ndjeshëm dhe kjo duhet të ndodhë shpejt.

Lideri i Evropës? Kush është ai? Epo, ndoshta është një gabim shtypi nga NTB, kështu që mund të supozohet se ata nënkuptojnë udhëheqës, pasi ata e përdorin këtë term më vonë në artikull. Në çdo rast, është e qartë se politikanët norvegjezë po vënë bast për një të ardhme me BE-në, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

– Partia Konservatore shpreson që qeveria Støre tani do të marrë iniciativën për të rritur ndjeshëm mbështetjen e Norvegjisë për Ukrainën. Ne e kemi propozuar më parë, kemi qenë për të për një kohë të gjatë dhe zhvillimet e ditëve të fundit vetëm sa e bëjnë më të qartë nevojën, thotë kryetarja e Partisë Konservatore, Erna Solberg.

– Kjo duhet të zgjidhet shpejt.

Ajo beson se ka një vullnet në Storting për t’i dhënë më shumë Ukrainës dhe se nuk ka arsye të mira për të pritur. Por paratë që ata shpërndajnë janë tonat. Kush e pyeti popullatën norvegjeze? Fondi i naftës përdoret si portofol privat i politikanëve.

Udhëheqësi i FrP Sylvi Listhaug i thotë VG se Norvegjia tani duhet të veprojë. Ajo kërkon përforcime.

– Tani nevojitet një pajisje krejtësisht e re, nuk ka kohë për hezitim dhe muhabet, thotë Listhaug, i cili rendit disa propozime që mund të zbatohen menjëherë: Një seri blerjesh për të rritur kapacitetin mbrojtës, për të rritur prodhimin e armëve dhe se Norvegjia duhet të marrë iniciativën për një qasje gjithëpërfshirëse evropiane.

A beson Listhaug se një përmirësim i mbrojtjes norvegjeze dhe LGBTQ do të ketë ndonjë rëndësi? Mos më keqkuptoni, unë mbështes një riarmatim. Por kjo do të marrë dekada, dhe përveç kësaj, nuk do të ketë asnjë efekt nëse i kthejmë shpinën Shteteve të Bashkuara, ndërsa njëkohësisht lejojmë dhjetëra mijëra armiq të kalojnë kufirin çdo vit.

Liberalët dhe OZHM-të janë po aq entuziastë. Në ballë është një nga luftënxitësit më të mëdhenj të Norvegjisë, kreu i Partisë Liberale Guri Melby.

– Norvegjia është një nga vendet e pakta që ka shuma të mëdha parash në dispozicion, prandaj ne duhet të shumëfishojmë menjëherë mbështetjen tonë për Ukrainën.

Është e mundur që Norvegjia të ketë shumë para në dispozicion, nëse thjesht injoroni norvegjezët. Por kjo është punë si zakonisht për politikanët norvegjezë.

MDG thekson se Norvegjia ka mundësinë të bëjë shumë, shumë më tepër, dhe vlerëson Støre, i cili njofton se edhe ai do të rrisë mbështetjen. Udhëheqësi i OZHM-ve Hermstad do t’i japë Ukrainës 1000 miliardë korona.

“Por këtë herë nuk mund të ketë një raund tjetër të parave të imta që do të thotë se Storting do të duhet të ulet dhe të negociojë përsëri së shpejti”, shkruan kreu i partisë Arild Hermstad në një artikull në Aftenposten.

– Qindra miliarda të investuara tani në asete të pasigurta si Tesla, Google, pronat e paluajtshme në Londër dhe obligacionet qeveritare të Rezervës Federale mund të tregtohen shpejt, duke e bërë Ukrainën dhe Evropën një vend më të sigurt, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

1000 miliardë janë vetëm para të vogla për vendin e naftës, Norvegjinë, dëgjoni të thonë njerëzit. Por nëse ua japin këtë qytetarëve norvegjezë, është 180,000 korona për person, ose mbi 700,000 krona për një familje me katër anëtarë. Jo saktësisht para të vogla. Por shumica e njerëzve tani e kanë kuptuar se Fondi i Naftës nuk duhet të përdoret absolutisht për të përfituar ne, norvegjezët e zakonshëm të neveritshëm, të cilët punojnë dhe përpiqen t’ia dalin mbanë. Ne jemi të pasurit që do t’i heqim lëkurën.

Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) po udhëton në Angli të dielën për të takuar liderë të tjerë evropianë (d.m.th. jo “udhëheqësin” e Evropës) rreth situatës që rrethon luftën në Ukrainë. Ai e di se konferenca kombëtare e Oslo Ap të shtunën miratoi një trefishim të mbështetjes për Ukrainën dhe vetë ka thënë se qeveria do të dalë “së shpejti” me një propozim për të rritur mbështetjen.

Ashtu si Norvegjia duhet të jetë bateria e Evropës dhe të shpëtojë botën në çdo mënyrë të mundshme, ne tani do të jemi në ballë të luftës kundër Rusisë. A nuk e kupton asnjë nga këta politikanë se ne jemi vetëm rreth 5.5 milionë njerëz dhe se shumë janë në të vërtetë të huaj? Dhe se shumë pak punojnë në profesione prodhuese, ndërsa pjesa tjetër janë ose me pushim mjekësor, me përfitime invaliditeti, me asistencë sociale ose duke bërë punë të pastra budallallëqe?

Evropa duhet të bashkohet se si të mbështesë Ukrainën, tha Støre për NRK. Në të njëjtën kohë, ai thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara duhet të ruhen.

– Ne duhet të bashkohemi në vizionin tonë se si të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dhe është thelbësore që ne të punojmë për të pasur lidhje të mira me Shtetet e Bashkuara, thotë Støre.

Politikanët norvegjezë duhet të zgjedhin. A duhet të zgjedhin një BE që shkon drejt humnerës, apo një SHBA që po forcohet çdo ditë e më shumë nën administratën e re?

Kujt duhet t’i besojmë? Ursula von der Leyen apo Donald Trump?

Norske partiledere går «all in» for Ukraina: Ber om at støtten må økes mye og raskt – Document

Propaganda …!

0
Nga: Temsi Semi
___
Propaganda në Kosovë !
___
Propaganda e nxitur nga një peizazh mediatik në ndryshim dhe rritja e mediave sociale, propaganda politike është përdorur në një shkallë të paparë më parë.
Kjo dëmton demokracinë, sepse propaganda politike është më shumë sesa thjesht një retorikë nxitëse që synon të dobësojë një kundërshtar politik.
Fuqia e saj shkon përtej kësaj, pasi ajo synon të përhapë frikë dhe panik, të ndajë shoqërinë dhe t’i vërë njerëzit kundër njëri-tjetrit.
Çfarë është propaganda politike?
Me propagandë politike nënkuptojmë informacion të rremë që shpërndahet me qëllim për të shkaktuar dëm dhe për të avancuar një agjendë politike.
Kjo do të thotë se bëhet fjalë për informacione të rreme ose mashtruese që përhapen me qëllim për të shtrembëruar kuptimin e njerëzve mbi një çështje dhe për të promovuar një objektiv të caktuar në këtë rast, një objektiv politik.
Keqinformimi është informacion i rremë që shpërndahet pa e ditur se është i vërtetë , dhe mbrohet nga liria e shprehjes së lirë .
Nga ana tjetër, dezinformimi mund të ketë pasoja të rënda negative për proceset tona demokratike dhe, për këtë arsye, nuk mbrohet domosdoshmërisht nga liria e shprehjes. Si një formë e dezinformimit, propaganda nuk është një shprehje e mbrojtur e mendimit të lirë.
Çfarë është propaganda politike sot?
Si është zhvilluar ajo sot ne Kosovë ,dhe shoqerine shqiptare ne pergjithësi?!
Propaganda politike nuk është një fenomen i ri, ku tek ne ma shume propagande po bajne opozita dhe mediat.
duke  shpërndarë propagandë për të avancuar një kauzë politike .
Më shumë se 2.000 vjet më parë, Oktaviani zhvilloi një fushatë të fuqishme propagandistike për të shkatërruar rivalin e tij, Mark Antoni, dhe për t’u bërë perandor i Romës.
Dallimi më i madh me propagandën e sotme politike nuk qëndron domosdoshmërisht në përmbajtjen e saj, por në shtrirjen dhe ndikimin që ajo ka.
Interneti !
Falë internetit dhe mediave sociale, si dhe një sektori mediatik që drejtohet nga sensacionalizmi (pasi synon vetëm maksimizimin e fitimeve), propaganda politike mund të arrijë më shumë njerëz më shpejt dhe më lehtë se kurrë më parë. Në mediat sociale, dezinformimi përhapet më shpejt se faktet.
Në konfliktin aktual Izrael-Hamas dhe krizën në Gaza, pretendime të rreme dhe keqinformime përzihen qëllimisht me ngjarje të vërteta.
Me ardhjen e Presidentit Teamp ne ShBA , si dhe ndikimi i tije ne luften Ukraine – Rusi
Konflikti Trump – Evropë etj.
Disa qeveri që përdorin rregullisht propagandën, si regjimi i Aleksander Vuqiqit .
  në Serbi kanë vendosur nën kontroll mediat shtetërore dhe private, duke i përdorur ato për të shpërndarë propagandën e tyre politike dhe për t’i dhënë asaj një dukje të rreme legjitimiteti. Megjithatë, nuk është e nevojshme të kesh mbështetjen e mediave për të bërë këtë.
Donald Trump arriti të shfrytëzojë mediat sociale dhe disa media aleate, si Fox News, për të shpërndarë propagandën e tij.
Por edhe mediat kryesore kanë luajtur një rol në këtë proces, sepse duke raportuar mbi dezinformimin, madje edhe për ta kritikuar atë, e kanë ndihmuar ta përhapin më tej – pavarësisht nga konteksti.
***
Zürich , 25.02.2025
Temsi Semi
(I.Salihu)
Gazetar hulumtues.

Diaspora Shqiptare dhe fitorja e Vetëvendosjes: Një dritë për të ardhmen e Kosovës

1

Nga: Luan Dibrani

Kosova, një popull me një histori të dhimbshme dhe të shenjës, ka kaluar përmes periudhave të vështira, të mbushura me represion dhe përpjekje të pamundura për t’u shpëtuar nga duar të errëta. Një ndër momentet më të tmerrshme të historisë së Kosovës ka qenë periudha e diktaturës serbe nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit. Ky regjim represiv përndoqi, burgosi dhe dëboi mijëra shqiptarë nga Kosova, duke i detyruar të kërkonin azil në vende të ndryshme të botës. Kjo masakër e madhe e ka lënë një plagë të thellë në ndërgjegjen kolektive të popullit shqiptar, por gjithashtu ka formuar një pjesë të madhe të diasporës shqiptare, që sot është më e fuqishme dhe më e organizuar se kurrë më parë.

Kosova, si një shtet i ri, është në një proces të vazhdueshëm zhvillimi dhe forcimi. Por, një nga forcat më të fuqishme që ka ndihmuar në këtë zhvillim ka qenë diaspora shqiptare. Diaspora shqiptare ka luajtur një rol kyç në politikën e Kosovës dhe në zhvillimin e saj ekonomik. Fitorja e Partisë Vetëvendosje, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, nuk është një rastësi. Ajo është pasojë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga shqiptarët, anembanë botës, për të kontribuar në ngritjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Diaspora shqiptare dhe fuqizimi i politikës dhe ekonomisë së Kosovës

Në vitet e fundit, diaspora shqiptare ka evoluar në një faktor dominues jo vetëm në politikën e Kosovës, por gjithashtu në ekonominë dhe shoqërinë e saj. Shqiptarët e diasporës, të shpërndarë nëpër shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, janë bërë biznismenë të fuqishëm, duke investuar në sektorë të ndryshëm si teknologjia, biznesi, shkenca, arti, dhe kultura. Ata janë liderë të fushave të ndryshme dhe kontribuojnë në rritjen e mundësive për zhvillimin e Kosovës, duke sjellë me vete eksperiencën dhe njohuritë e fituara në shtetet ku jetojnë.

Fitorja e Vetëvendosjes me Albin Kurtin, të cilën diaspora e vulosi me votën e saj të fuqishme, është një dëshmi e këtij  kontributi të jashtëzakonshme. Shqiptarët në diasporë kanë qenë, dhe do të mbeten, një aleat i fuqishëm për shtetin e Kosovës, duke përkrahur një politikë që synon zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, dhe luftimin e korrupsionit. Kjo mbështetje është e pandashme nga vota e diasporës, e cila gjithashtu ka pasur ndikim në fitoren e koalicionit të Vetëvendosjes, duke siguruar një qeverisje që synon t’i shërbejë interesave të popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Diaspora dhe sfida e gjuhës dhe edukimit

Një tjetër element që e bën diasporën shqiptare të veçantë është edukimi dhe niveli i lartë i kulturës dhe teknologjisë që ata kanë sjellë. Sot, fëmijët e këtyre emigrantëve, të cilët janë rritur në shtetet më të zhvilluara, flasin nga tre deri në katër gjuhë të huaja. Kjo është një përparësi e madhe për Kosovën, e cila është ende në zhvillim, pasi këta individë mund të jenë forca udhëheqëse në të ardhmen e vendit. Ata jo vetëm që janë të përgatitur në fushat e shkencës, politikës dhe ekonomisë, por gjithashtu janë të aftë të komunikojnë dhe të punojnë në mjedise ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

Në kontrast, qeveritarët e tanishëm të Kosovës, dhe ata që kanë qenë më parë, shpesh janë kritikuar për mangësi në komunikimin dhe përfaqësimin e duhur të kombit. Madje, shumë prej tyre kanë dështuar të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën shqipe në mënyrën e duhur, një gabim i rëndë që e tregon mungesën e angazhimit dhe kulturës kombëtare. Është një absurditet që përfaqësues të një kombi, i cili ka kaluar kaq shumë sfida për të ruajtur gjuhën dhe identitetin e tij, të jenë të paaftë të komunikojnë dhe të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze këtë komb. Ky kontrast mes diasporës dhe politikës lokale është një shembull i qartë se ku qëndron vërtetë potenciali i Kosovës dhe se kush janë ata që mund të sjellin një të ardhme më të ndritur.

Opozita shqiptare dhe roli i puthadorëve të Kosovës

Përkundër fuqisë dhe mundësive që ofron diaspora, ka një pjesë të opozitës që po tenton të minojë dhe dëmtojë këtë forcë të fuqishme. Këto grupe janë të lidhura me interesa të ngushta politike dhe ekonomike, shpesh të mbështetura nga faktorë të huaj që synojnë dobësimin e Kosovës dhe coptimin e saj. Këta aktorë, që mund të cilësohen si “puthadorë” të interesave të huaja, kanë shpeshherë qëndrime dhe veprime që e dëmtojnë zhvillimin e Kosovës dhe po e çojnë atë drejt një rrugë pa orientim dhe pa pavarësi të plotë. Ata që janë të gatshëm të mbështesin politikat e huaja që kërkojnë dobësimin e shtetit të Kosovës, po e dëmtojnë të ardhmen e popullit të Kosovës dhe mundësitë për integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare.

Është e qartë se shumë nga ata që janë pjesë e opozitës aktuale po mbajnë pozita të caktuara për të realizuar interesa të ngushta, ndonjëherë edhe duke iu nënshtruar ndikimeve të huaja që duan të shfrytëzojnë përçarjet dhe dobësimin e Kosovës. Në këtë mënyrë, ata po bëhen një faktor që ndihmon në ruajtjen e status quo-së dhe në vonesën e zhvillimit të Kosovës. Përballë këtyre grupeve, diaspora shqiptare dhe qeveria e Vetëvendosjes po luftojnë për një të ardhme më të fortë dhe më të zhvilluar, duke e mbrojtur pavarësinë dhe duke siguruar prosperitet për popullin shqiptar.

Diaspora: Forca e shpëtimit të Kosovës dhe ndihma për të ardhmen

Përkundër kritikave dhe përpjekjeve të disa grupeve opozitare për të minuar rolin e diasporës, është e qartë se ajo është një faktor i pazëvendësueshëm për të ardhmen e Kosovës. Ata që përpiqen të ndalojnë këtë forcë pozitive, për qëllime të ngushta politike dhe egoiste, po dëmtojnë të ardhmen e Kosovës. Dihet se shumë prej opozitarëve të sotëm janë të lidhur me interesa që janë të papajtueshme me zhvillimin dhe përparimin e vendit. Ata që mbajnë pozita të larta përmes korrupsionit dhe përfitimeve të padrejta, janë ata që duan të mbajnë status quo-në dhe të minojnë fuqinë e diasporës shqiptare, një fuqi që po jep kontribut të pakufishëm për të siguruar një të ardhme të shkëlqyer për Kosovën.

Kosova ka nevojë për një politikë të qartë, të orientuar nga zhvillimi dhe modernizimi i shtetit. Në këtë drejtim, diaspora është një aleat i paçmuar. Ata që përpiqen të pengojnë këtë mundësi historike janë duke e rrezikuar jo vetëm të ardhmen e Kosovës, por edhe integrimin e saj në familjen ndërkombëtare.

Përfundim: Diaspora dhe votimi i 9 Shkurtit, 2025 – Një dëshmi e fuqisë dhe angazhimit kombëtar

Fitorja e Vetëvendosjes, e vulosur nga diaspora shqiptare më 9 shkurt 2025, është një sinjal i qartë se shqiptarët, kudo që janë, janë të gatshëm dhe të vendosur për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën. Ata janë një burim i pashtershëm i mundësive dhe fuqisë që do të vazhdojë të mbështesë dhe të fuqizojë shtetin e Kosovës. Dhe, ndonëse disa të tjerë mund të përpiqen ta zhbëjnë këtë, e ardhmja e Kosovës do të jetë gjithmonë në duar të qytetarëve të saj të sinqertë dhe të angazhuar, kudo që ata ndodhen.