Kreu Blog Faqe 644

Veprimtari Agim Aliçkaj është i veprave e jo i fjalëve

1

Leonora LAÇI/ shkurt 2025

Kundërshtarët politik të Kryeministrit Albin Kurti përdorën çdo formë, çdo mjet, çdokënd  që të pengojnë fitoren e tij të pashmangshme. Çdo kush që ishte pro Kurtit duhej të “persekutohej”, të përndiqej, të hiqej nga puna, të mos ketë mundësi të dal nëpër tubimet pro tij, t’i mbyllej goja me çdo kusht, por rezultatet e zgjedhjeve dëshmuan atë që populli dëshiron pavarësisht makinacioneve që u përdorën.

Ata të gjithë bashkë kaluan edhe përtej Oqeanit për luftën e tyre o me ne o kundër nesh dhe  nuk kursyen as z.Agim Aliçkaj duke  e nënçmuar  figurën dhe aktivitetin e tij kombëtar  por puna dhe veprimtaria e tij mbi 30 vite në SHBA flet vetë dhe këtë mund ta vërtetojnë shqiptarët e Amerikës që kanë qënë krah për krah me të. Ata që folën kundër tij nuk e dijnë që vetëm sa e kanë lartësuar figurën e tij edhe më tepër.

Në një intervistë z.Florin Krasniqi një nga mbështetësit më të mëdhenjt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  bashkëpunëtor me Agimin dhe komunitetin shqiptar në SHBA, u shpreh në një intervistë në televizionin KTV të Kosovës: “Prej ditës së parë që kam shkue unë në Amerikë e deri kur kam ardh para dy javëve,  nuk është ba një takim i rëndësishëm ose fundraising (fushtatë) që Agim Aliçkaj  nuk ka marr pjesë, kurrë ama kurrë nuk është bërë diçka më rëndësi në Komunitet. Sa udhëtimet i ka ba, e i ka siguru udhëtimet për të gjithë njerëzit për të shku nëpër Dëgjimet Publike që janë bërë në Kongres apo Senat, ai kurrë nuk e ka nda punën për Kosovën e me dal do rrugaça që ia marrin nga 2 euro nanës për me shku me pi i kafe, e me ofendu Agim Aliçkajn, qashtu dojnë me ba shtetin e Kosovës, qashtu bahet Kosova, ajo asht Kosova. Mundesh mos mu pajtu me Agim Aliçkaj, unë 100 herë nuk jam pajtu me te, por kontributin e Agimit dhe Agimave të tjerë në Amerikë të vret Zoti, mos me të denu shteti, të vret Zoti mos me ia pranu.”- përmbyll ai.

Është e turpshme sesi në Kosovë minimizohet veprimtaria e dikujt apo shumë kujt jashtë atdheut, kur në faktë Kosova e ka lirën fal mbështetjes amerikane por kjo mbështetje amerikane sdo të vinte pa lobim nga shqiptarët e Amerikës, ky lobim nuk do vinte pa bashkëpunimin mes shqiptarëve me njëri-tjetrin dhe kauzën e Kosovës ta ndërkombtarizonin me të madhe.

Është e turpshme që gazetari Berat Buzhala hidhet kundër Agim Aliçkaj pa u menduar dy herë vetem pse nuk pajtohet me qendrimet e tij, më e ndershme është të thuash që unë s’ ndaj të njëjtin mendim me ty dhe ta argumentosh pse-hin, por këto njerëz janë si kamaleoni që ndërrojnë ngjyrë por në këtë rast sipas interesave politike ai ndërron dhe fjalët. Burri mbahet nga fjala dhe një burrë që ndryshon fjalën atëherë nuk quhet më i tillë. Agim Aliçkaj  i ka të shenjta besën dhe fjalën dhe është udhëhequr nga këto të dyja gjithë jetën e tij.

Për  veprimtarinë e shqiptarve të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës po botohen libra çdo ditë sepse shqiptarët e Amerikës nuk janë shqiptarë gjakprishur që mund të lëkunden nga interesa të çastit siç ndodh në Shqipëri e në Kosovë që për një pozitë shtetërore ti lekundesh dhe je i zoti të mohosh dhe vetveten siç po e bëjnë Buzhalat me kompani vetëm e vetëm të përfitojnë ekonomikisht e materialisht dhe një ditë të bukur kur ata që të përdorin të hedhin tutje ti çohesh dhe reagon por atëherë ka për të qënë shumë vonë.

Të merresh dhe të denigrosh figurën e Agim Aliçkajt, ku ne shqiptarët e Amerikës e dijmë mirë se kush është ai, që me punë të ndershme pa u servilosur askujt gëzon një reputacion të lartë, ka një biznes të suksesshëm për disa dekada ku shpesh herë biznesin e tij e ka vendosur në funksion të çështjes kombëtare dhe fitimet nga biznesi i ka përdorur për interesa të Kosovës. Ai i cili  nuk pushoi asnjë moment së lobuari që diaspora shqiptare të merrte pjesë masive në votimin në zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit 2025, por duke shprehur hapur dhe qendrimet e tija pro Kurtit dhe duke shpresuar për një fitore të tij dhe jo se fitorja e Kurtit atij i sjell ndonjë dobi personale por sepse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë qënë dhe janë për të figurat politike që i duhen Kosovës dhe ata po mbrojnë interesat shtetërore të Kosovës gjë që politikanët e tjerë i kanë shitur këto interesa.

Siç dhe ai shkruan një nga artikujt e tij së fundmi nën titullin: “KOSOVA PA VERIUN NUK ËSHTË SHTET-Asociacioni serb i çfarëdo lloji e fut Kosovën nën Serbi”. Citoj porosinë e tij të sinqert për liderët në pozitë, opozitë dhe mediat në Kosovë: “ Gjëja më e rëndësishme është që ju e keni mbështetjen e shumicës së popullit të Kosovës. Politikanët dhe diplomatët ndërkombëtarë vijnë e shkojnë. Të gjithë ata janë të përkohshëm. Vetëm populli është i përhershëm. Jeta juaj politike varet nga populli i Kosovës, jo nga ndërkombëtarët. Qëndroni së bashku për të fituar të paktën edhe një mandat me më shumë se 50% vota. Vetëm kështu miqtë dhe armiqtë do t’ju respektojnë ju dhe vendin që përfaqësoni. Ju gëzoni respekt dhe mbështetje të veçantë nga veprimtarët e shquar për të drejtat e njeriut dhe kombëtare shqiptare, legjendat e gjalla të lobimit në Washington Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, shumica e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, si dhe shumica dërrmuese e mërgimtarëve në SHBA. Mos lejoni që politikanët të cilët janë të gatshëm të shesin shtetin dhe kombin për interesa personale e partiake, për vjedhje e korrupsion, të marrin në dorë qeverisjen e Kosovës. Partitë opozitare të Kosovës duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se për të fituar besimin e popullit duhet të bëhen më të mira se pozita. Kërkesat e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar në interes të shtetit duhet të jenë më të mëdha, jo më të vogla se ato të qeverisë. Pritshmëria minimale për ta është uniteti kundër Serbisë. Mbështetja e popullit nuk mund të arrihet me ofendime, shpifje dhe kritika të pavend, por duke ofruar zgjidhje konkrete. Mediat në hapësirën shqiptare dhe analistë të ndryshëm janë bërë aq të neveritshëm me komentet e tyre saqë është e pamundur të ndiqen. Ata po gënjejnë aq shumë kundër qeverisë, sa nuk mund t’u besohet as kur thonë të vërtetën. Ndonëse e sulmuar nga të gjitha anët, qeveria e Kosovës ka bërë një punë të madhe, veçanërisht në planin ndërkombëtar. Presionin ndërkombëtar e ka përballuar me dinjitet dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bërë lëshime për gjëra të vogla, por jo për ato që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit.”- thotë ai.

Z.Aliçkaj ka një veprimtari të gjërë për disa dekada në rradhët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pandashëm dhe i pandalshëm në çdo veprimtari të kësaj organizate me në krye ish-Kongresistin arbëresh z.Joseph DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka qenë dhe anëtar i Keshillit të Federatës Panshqiptare Vatra për 3 dekada, një mbështetës i çdo nisme shqiptare që ka qëllim për forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, lobues i çështjes kombëtare, kritikues i nismave  të gabuara të qeverive shqiptare.

Ka marrë shumë dekorata të ndryshme ndër ta dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqësija e tij z.Ilir Meta në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dekorata e dhënë me titullin e lartë ”Kalorësi i Urdhërit të flamurit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e spikatur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; organizimin e diasporës shqiptare në SHBA: forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” Nr.Dekreti 13680, Tiranë me 09.06.2022. Por asnjë dekoratë nuk e gëzon z.Aliçkaj kur Shqipëria e Kosova me qeverisjet përkatëse kanë ende shumë punë përpara drejt afrimit të mëtejshëm me njera-tjetrën.

Agim Aliçkaj është nga ato njerëz që s’ka kursyer asgja për çështjen e Kosovës, që s’ka përfituar asgjë për punën që ka bërë, të cilën e ka bërë vetëm e vetëm për të mirën e Kosovës. Ai nuk ka asnjë interes personal dhe s’ka mbështetur Kurtin për  të përfituar poste në politik. Ai ka mbështetur dhe mbështet çdo politikan të ndershëm e të drejtë dhe që punon për kombin shqiptar pavarësisht bindjeve politike që ka.

Për Agim Alickajn flet vetë puna tij për rreth 35 vite duke u përpjekur që të dëgjohet zëri i mbytur i Kosovës Martire.

Avokati Spartak Ngjela: “Rama duhet të dorëhiqet, Amerika do hapë letrat kundër tij para shqiptarëve…”

0

TIRANE- Avokati Spartak Ngjela teksa merr në analizë situatën politike në vend shtron disa herë pyetjen se pse kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqje nga posti.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ngjela thekson se ky është moment i pakthyeshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa flet për ndëshkim dhe eliminim të korrupsionit.
Sipas Ngjelës Rama dhe Berisha nuk janë në gjendje të kuptojnë se politika amerikane do të hapë letrat ndaj tyre.

REAGIMI I NGJELES

Sot janë tre shtete në botë, të cilët mbrojtjen amerikane e kanë domosdoshmëri të ekzistencës së tyre; këta janë: Shqipëria, Izraeli dhe Kosova.

Në funksion të kësaj, përpara shqiptarëve ngrihet kjo pyetje:

A ka mundësi sot të pranohet nga shqiptarët një kryeministër i papranueshëm nga politika amerikane?

Një kryeministër i tillë në Shqipëri sot nuk mund të jetë kryeministër as katër orë, sepse konsiderohet që është kundër interesit kombëtar shqiptar. 

l.

Nëse e shohim me një optikë historike dhe me një analizë faktike dhe racionale, arrijmë në konkluzionin se siguria e Shqipërisë sot është e mbajtur nga faktori perëndimor, por është e kërcënuar nga faktori politik i korruptuar që qeveris në Tiranë. 

E gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga fqinjët agresivë dhe nga Rusia, dhe siguria shqiptare sot është e mbështetur tërësisht te mbrojtja amerikane, kurse shenjat janë që kryeministri aktual shqiptar është i papranueshëm nga politika amerikane.

Atëherë ç’pret ky kaqol, pse nuk e jep dorëheqjen?

Po politika e lartë socialiste çfarë pret, pse nuk e largon një kryeministër të tillë? 

Të gjitha këto janë domosdoshmëri politike për qeverisjen shqiptare. Një situatë si kjo e sotmja është historike për shqipërinë dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse është rasti i parë historik kur po kërkohet që me një reformë adeguate të vendoset moraliteti në Shqipëri.

Por kuptohet që konflikti midis Edi Ramës dhe politikës amerikane ka ardhur si pasojë e faktit që kryeministri shqiptar është kundër Reformës në Drejtësi në një kohë që kjo reformë është strukturuar për të vendosur në Shqipëri drejtësinë dhe moralitetin e qeverisjes. E pra, janë të shumtë këta të korruptuar që po të vendoset moraliteti në qeverisjen shqiptare, eliminohen nga politika. Dhe prandaj janë bashkuar kundër Reformës. Por dita ditës po kuptohet që i gjithë veprimi i tyre kundërreformë është dëshpërim. 

ll.

Shteti shqiptar ka njëqind vjet që drejtohet nga amoraliteti dhe dhuna e grabitja që vetë qeveritë shqiptate iu kanë bërë shqiptarëve. Por gjithmonë një situatë amorale në qeverisjen shqiptare ka pasur një mbështetje e cila i ka ardhur në ndihmë kësaj lloj qeverisjeje. Dhe kjo ka qenë ndihma e pistë e fqinjëve që janë pushtues të më shumë se dy të tetave të territorit real shqiptar. 

Të gjithë këta pushtues, por sidomos qeveritë serbe, krijuan skemën e blerjes së krerëve që do të qeverisnin Shqipërinë. Dhe ia arritën që me këtë skemë të mbanin një Shqipëri të dobët, të varfër dhe pa aleanca të fuqishme me Perëndimin, sepse kanë qenë kryeministrat shqiptarë, të ardhur në pushtet prej tyre që kanë bllokuar zhvillimin shqiptar për interesat e tyre. E gjithë kjo politikë në thelb ka qenë në mbrojtjen e amoralitetit dhe korrupsionit të qeverive shqiptare. Dhe kjo histori vijoi edhe në këta 27 vjetët e paspërmbysjes së komunizmit në Shqipëri. Politika shqiptare e pas komunizmit shqiptar, që filloi në vitin 1992 dhe ka ardhur deri sot te Edi Rama, ka rënë në një esadizëm të kulluar. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa këta janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që për interesat e tyre materiale dhe të pushtetit shkelin mbi këto dhe për çdo interes kombëtar. 

lll.

Por, çfarë është esadizmi?

Esadizmi është një turp historik i shqiptarëve i cili në Europë nuk i ka ndodhur asnjë kombi apo një populli tjetër. Esadizmi është doktrina makabër e orientalizmit shqiptar, që, duke shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues territoresh, të krijonte një shtet neoosman shqiptar, ku Esat Toptani të jetonte me paratë e ardhura nga Beogradi dhe nga grabitja e shqiptarëve gjithë po sipas psikologjisë së pashait apo pashallëkut turk. Kurse Greqia dhe Serbia të ndanin Jugun dhe Veriun e Shqipërisë. Ndihma e Beogradit në këtë histori orientale shqiptare “ka qenë e pakursyer”. Ajo e ka këtë edhe sot një filozofi veprimi në Shqipëri: paguan hoxhallarë, hajdutë dhe çfardo lloj të korruptuari të rangjeve të larta politike, kundër zhvillimit shqiptar. Por burrat e mëdhenj të shtetit shqiptar, në vitin 1920 e shkallmuan esadizmin dhe shpëtuan Shqipërinë në Kongresin e Lushnjës. Esadizmi, edhe pse u shkatërrua, ai nuk vdiq, sepse në vitin 1924, esadizmi triumfoi sërish në Shqipëri me anë të Ahmet Zogut. 

Dhe kjo doktrinë politike e shitjes së interesit kombëtar sipas motivit esadist drejt Beogradit dhe pushtuesve të territoreve shqiptare, po vijon ende. Politika e vitit 1992-1997 në funksion të Beogradit e çoi Shqipërinë dy herë në buzë të varrit: pasi e shkatërroi ekonomikisht në vitet 1992-1996, ajo kërkoi ta shpërbënte në vitin 1997. Por pikërisht këtu ndërhyri me forcë politika amerikane dhe e shpëtoi edhe Shqipërinë por edhe vetë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, sepse dy vjet më vonë, në vitin1999, ndihma amerikane, pasi i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja milosheviçiane, krijoi me forcën e armëve edhe shtetin e pavarur të Kosovës. 

Që nga kjo kohë, Shqipëria në nëntëmbëdhjetë vjet është nën mbrojtjen amerikane, ka hyrë si anëtare e NATO-s por edhe në luftë me esadizmin shqiptar, i cili e vijoi jetën e vet në Shqipëri edhe pas vdekjes së Sllovodan Milosheviçit. Sot esadizmi shqiptar si orientalizëm neoosman dhe si forcë antiamerikane po drejtohet nga Berisha – Rama. Është orientalizëm i kulluar që drejtohet nga mediokriteti Rama që mendon të mundë Uashingtonin me Stambollin. Dhe Saliu pret. Kurse Uashingtoni po godet Ramën përditë me anë të Zërit të Amerikës për lidhjet e tij me diktatorin e Stambollit. Dhe ky është fakt tani që po dëgjohet përditë nga shqiptarët, të cilët e kanë dëgjuar nga Zëri i Amerikës, dhe do të vijojnë ta dëgjojnë.

Po ky Rama, pse nuk jep dorëheqjen? 

lV

Kryeministri Edi Rama është në prag të ndëshkimit të tij për korrupsion.

Është implikuar dhe tani, i bashkuar me Berishën dhe Metën, po kërkojnë të shkatërrojnë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare për të shpëtuar veten me politikë esadiste.

Po a ka mundësi të ndodhë kjo?

A ka mundësi që politika amerikane e angazhuar kundër politikës orientale në Shqipëri t’i lërë këta të livadhisin kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Nuk e kanë kuptuar dot ende këta që ndëshkimi dhe eliminimi i korrupsionit në Shqipëri është një moment historik i pakthyeshëm. Kurse Edi Rama dhe Sali Berisha ende nuk janë në gjendje të kuptojnë që politika amerikane, nëse do ta vijojnë ende reaksionin e tyre, do të hapë letrat kundër tyre përpara shqiptarëve. Reforma në Drejtësi është çështje e mbyllur, koha është tani krejt e pamëshirshme kundër korrupsionit shqiptar. Mjerë ai që ka futur duart te paratë dhe pronat e shqiptarëve!

https://www.balkanweb.com/ngjela-rama-duhet-te-dorehiqet-amerika-do-hape-letrat-kunder-tij-para-shqiptareve/#gsc.tab=0

Fushata shpifarake, Bumerang për opozitën PAN-iste!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani 
___
Kam përcjellur me vëmendje opozitarizmin e partive humbëse, sidomos të asaj PAN-iste. E mësuar me abuzimin e pushtetit të pamerituar, përgjatë këtij katër vjeçari, u shqua për destruktivitet, deri në përmasen e bashkëpunimit me Serbinë, kundër pozitës legjitime në pushtet. Pasi kishte rrënuar Sistemin e Drejtësisë, për t´i fshehur krimet vrastare dhe hajnore, uzurpoi Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, gjykatat në të gjitha nivelet, mediat në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Sforcimi shpifës dhe mohues i gjithçkaje të pozitës, përfshi edhe shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës, kaloi kufijtë e normalitetit! Dhe, kjo iu kthyer Bumerang, për t`u mos u besuar për asgjë si opozitë e çoroditur, që nuk di se çfarë kërkon?!
     Çfarëdo kundërshtie ndaj shpifjeve të opozitës, në mbrojtje të së vërtetës, konsiderohej si blasfemi dhe përkrahje e pozitës, respektivisht, të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes së tij. Por, tani, që fushata dhe zgjedhjet përfunduan, prononcimi për mendimin ndryshe nuk të mëkaton si më parë. Është ndryshe të flasish dhe ndryshe të shkruash, aq më parë, për një gazetar profesionist, sepse, siç thonin latinët e hershëm “verba volant, skripta manent”, fjala fluturon, e shkruara mbetet. Andaj, për t`i shpëtuar gjykimit të kohërave, duhet thënë vetëm e vërteta, qoftë ajo edhe e hidhur.
 
          LDK ndryshe nga PAN: në përbërje, në fushatë, në udhëheqje
     Realisht, LDK-ja bëri fushatë ndryshe nga opozita tjetër. Premtimet i kishte reale, duke i shoqëruar edhe me burimet e realizimit të tyre. Për programin e qeverisjes kishin punuar një armatë e tërë specialistësh të fushave të ndryshme. Kishte krijuar komisionet ekipore, duke detajuar një program premtues zhvillimor. Kryetari Lumir Abdixhiku, edhe pse i vonuar, bëri mirë që përgjatë fushatës, nuk iu referuar slloganit kontestues “Rruga e re”, sepse në anëtarësi dhe elektoratë, kuptohej si shmangie nga – Rugovizmi -, njësoj si “Lidhja” e proklamuar nga Isa Mustafa, e cila e çoi partinë e Rugovës në theqafje.
     Listën e kandidatëve për deputetë, LDK-ja e kishte të pastër si loti, krahasuar me PAN-in, ku janë rrjeshtuar eksponentë të krimit, ish-burgaxhinj të djeshëm, hajna klasik dhe ordinierë neveritës. Emisarin amerikan, Richard Grenell, nuk e shqetësuan fare listat e pista të PAN-it. Por, hallin e kishte tek goditja e kryeministrit Kurti dhe LVV e tij. Ai bëri ndërhyrjen hiç diplomatike, madje turpëruese, në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkohë që Kosova dhe bota e njehë atë si argat të paguar të Serbisë. Dhe, kjo duhet t`i mjaftonte opozitës dhe popullit të Kosovës, për të mos pasur asnjë ndikim nga shumë i përfoluri Grenell, madje as ortakun e tij, në pazare me Serbinë, i cili ka rastisur edhe djalë i presidentit Trump.
     Banda mediatike politike, e organizuar nga social-komunistët e Tiranës zyrtare, në koordinim me Shërbimet Informative armike të Kosovës, përmes batonëve e buzhalëve, krijuan amulli e huti në Kosovë. Kjo ndikoi tek shumë qytetarë, duke bërë atë që varej nga ata- bojkotimin e votimeve.
     E gjithë fushata ishte një maskaradë e zhurmshme, me stërzgjatje të paligjshme, premtime paushalle dhe akuza e kundër akuza banale. Kushdo që provon ta ndëshkjojë Albin Kurtin me LVV e tij, pas të gjitha atyre sulmeve shpifëse e dinigruese, do të bëhet qesharak dhe injorant në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij botërorë. Populli foli, jo me aklamacionin, kancer i demokracisë, por me votën e tij të fshehtë, të lirë dhe, tërësisht, demokratike. Pra, nuk qenka mashtruar populli nga “mashtruesi Albin Kurti”, por është mashtruar, madje me dashje, opozita PAN-iste e çoroditur, me shumësinë e llapaqenëve anal-banalistët e përnatshëm dhe të përditshëm, të instruktuar nga shërbimet e huaja, armike të Kosovës.
 
          Për reforma PAN-it i duhet bisturia e kirurgut, “i sëmuri kanceroz i Kosovës!
     Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse kërkim-falja popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të përbotshëm, për lansimin e gënjeshtrave, shpifjeve, denigrimeve, duke u bërë palë me Serbinë, për vënien e sanksioneve dhe duke ftuar ndërkombëtarët, përkatësisht, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare t`ua heqin qafe “kryeministrin kokëfortë se po u bënë zullum serbëve të Kosovës, duke ua mbyllur institucionet paralele të Serbisë në Kosovë!”
     Kërkim-falja e opozitës duhet të lëndëzohet, duke i ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për bërjen e Qeverisë Kurti 3, duke e lutur të përzgjedhë një partner në loalicion, për të qenë një qeveri stabile e solide, për mbylljen e proceseve të hapura, që sot përballet Kosova.
    Partitë e opozitës, të koalicionuara më parë në PAN, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, nuk bënë asnjë përçapje, për t`u reformuar. Pengesa është e brendshme. Eksponentët partiakë të tyre, u zhytën në krime vrastare dhe hajnore, andaj, nuk kanë guximin të fillojnë asnjë reformë, seleksionim të brendshëm. Dhe, vazhdojnë të ecin, çalueshëm, me krime nëpër këmbë.
     Përkundër, LDK-ja nismoi reformat, por, anashkaloi disa nga kuadrot e Dr. Rugovës, duke mos i listuar as në Këshillin e Përgjithshëm, ku hapësira është më e mundshme. Dhe, përjashto zgjedhjen demokratike të kryetarit të partisë, të gjitha zgjedhjet, më saktë, emërimet u bënë aklamative! Duhet pranuar se strukturat e partisë kishin filluar të seleksionoheshin dhe të pastroheshin nga kuadrot e thekur rugovistë. Kjo hajkë goditëse u thellua edhe më shumë nga klani Mustafa.
 
          Koalicionin LVV-LDK e zhbenë Thaçi-Grenell-Vuçiq-Rama-Mustafa, jo LVV
     LDK-ja duhet ta tërheq akuzën-shpifëse se, gjoja, LVV prishi koalicionin e Qeverisë Kurti 1. Këtë e demanton kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kur thotë se “Richard Grenell na dha urdhër-afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV”! Më vonë, ish-kryetari i partisë, Isa Mustafa, pranoi: “Unë e prisha koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje”.
     Realisht e saktësisht, koalicionin e prishi Hashim Thaçi, Grenell, Vuçiq, Edvin Rama, Isa Mustafa. Ishte një dëm i madh që iu bë Kosovës, në radhë të parë, pastaj edhe LDK-së. Pallavrat se Kurti i shkarkoi ministrat Veliu e Hoti, ishin sa për -ngile-, vendime që di të marrë vetëm Albini. Por, prishjen e bënë të tjerët. E vërteta është se ministrat në fjalë ishin në dijeni të kësaj prishjeje. Ata heshtnin në mbledhjen e qeverisë, nga ana tjetër kokëtonin me Hashim dallaveren.
     E konsideroj se edhe kjo pengesë, për ndonjë koalicion të mundshëm, në mes të LVV me aleatë dhe LDK, u hoq për kryetarin Lumir Abdixhikun.
     Deklarata-bombë e kryetar Lumirit, se “nuk bëj koalicion me Vetëvendosjen”, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, ishte një bllof i tij, madje bie ndesh me prudencën, maturinë e tij si pedagog universitar dhe intelektual i mirëfilltë. Kjo zhgënjeu dhe ndikoi në moralin dhe zellin që kishin aktivistët e fushatës, madje edhe tek elektorati i LDK-së, të cilët abstenuan në votim, ngaqë u nënkuptua bashkëpunimi bllokues me opozitën-bandë PAN-iste.
     Edhe arsyetimi i fyerjes nga Kurti se “akuzoi opozitën se është palë me Serbinë”, në kundërshtinë e veprimeve sovraniste, nuk përbënë arsye bazike, për refuzimin e koalicionit të mundshëm me LVV. Andaj, edhe nuk është arsye e besueshme, sepse Kosova eshtë në krizë politike dhe LDK-ja duhet të marrë rolin parësor. Lënë të dyshohet se mos është një “selame” nga Grenelli, për bllokimin e Kurtit dhe kundërvënien me një kompozim të Qeverisë të opozitës së bashkuar. Ndërhyrja e vrazhdët e tij, në jetën politike të Kosovës, ka ulur pazarin e personalitetit të tij, deri në përmasen që deklaratat e Grenellit të shpërfillën dhe të mos merren më seriozisht.
 
         Termi “hajvan” për premtuesit banal, por jo aq fyes sa “Albin Serbia”!
     Vërtet, termi “hajvan”, i mbetur nga turqishtja, thënë shqip, -mendje-trashë-, është pezhorativ. Mësuesi im, në Universitetin e Tiranës, Eqrem Çabej, na thoshte se disa fjalë turke, me përdorim të dendur në popull, që kanë hyrë në zhargonin popullor të shqipes, duhet pranuar familjarizimin e tyre në shqipe. Andaj, nuk duhet të përjashtohen si të huaja. Në rastin konkret, koha e – hajvanatit -, është e tejkaluar, nuk përkon me aktualitetin. Por, fjala ishte për, krerët partiakë dhe eksponentët tjerë të opozitës PAN-iste, të cilët duke e ditur se nuk e arrijnë pushtetin, pra, nuk fitojnë, premtojnë pa doganë fare, pa asnjë mbulesë financiare, për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Opozita PAN-iste, pa LDK-në brenda, është provuar, faktikisht dhe ligjërisht, për autorësi të krimeve vrastare dhe hajni industriale.
     Premtimet enorme, siç thoshte -mulla Ramushi-, dëshmor nga Itogu, “çka nuk ta merr mendja, as në qitap nuk shkruan”, për të zhvatur, sforcueshëm, vota, janë jo morale, për të mos thënë rrugaçërore. Sa për dijeni, pensioni mesatar i një punëtori fizik, në Gjermani, sillet rreth 700 euro në muaj, edhe pas një stazhi 30 vjeçar. Ndërkohë që opozita e çoroditur PAN-iste premtonte shuma marramendëse, për mundësitë reale të Kosovës.
     Ata janë falsifikatorë të listave të “veteranëve” të rrejashëm, të cilët, tashmë, numërohen 42.500 sish. Vetë Komisioni i listë-bërësve, është njëetnik, pra, vetëm i PAN-it! Përjashtohen tërësisht subjektet tjera politike. Rrjedhimisht, shumësia absolute e “veteranëve” të rrejshëm, sot, janë klientelë elektorale të partive të PAN-it, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA. Shto këtu edhe armatën e fryrë burokratike të nëpunësve shtetërorë, prej 80 vetësh, të punësuar për dy dekada radhazi nga subjektet politike të PAN-it, përbëjnë bazën elektorale solide të tyre.
     Partitë e PAN-it, në vend që të premtonin në fushatën e tyre seleksionimin, spastrimin e listave nga 42.500 “veteranëve” e rremë dhe të apelonin për trajtimin e dinjitetshëm të 12.700 veteranëve të vërtetë, këto parti kërkojnë, madje, ngulmërisht e idiotisht, trajtimin njësoj për veteranët e rremë me ata të vërtetë. Pra, paradoksalisht, kërkojnë legalizimin e hajnisë më të madhe zyrtare, të të gjitha kohërave, meqë bëhet fjalë për zhvatjen e buxhetit shtetëror, në kohë-zgjatje për dekada radhazi, me llogaritje shumë milionshe euro! Prandaj, realisht, ata janë më shumë se -hajvanë-, por, një xhentelmen si Albini, nuk duhej përdorur. Në vend të kësaj mund t`i quante ata – hajna zyrtarë, abuzim me pronën shtetërore, rrjedhimisht, kriminelë kundër shtetit-Kosovë, për karrierë dhe pasurim personal e gruporë.
     Fundja termi -hajvan- assesi nuk është fyerje më e madhe se sa “Kurti është argat i Serbisë dhe i Rusisë” apo thirrja korale, në salla e sheshe publike, nga opozita PAN-iste, “Albin Serbia!” Akuza e bërë Kurtit, për termin jo adekuat, nuk është aq mëkatare, sa fyerjet, shpifjet, sharjet idioteske, të bëra nga krerët opozitarë të PAN-it. Dhe, një llogari e thjeshtë: Aq sa e kanë sharë horrakët e zuzarët opozitarë Albin Kurtin me Vetëvendosjen e tij, që është afërsisht gjysma e popullit të Kosovës, për balancim sharjesh, Kurtit i duhen dekada, madje duke përdorur të gjithë katalogun pezhorativ të gjuhës shqipe dhe turke, të marra së bashku!
 
         Kompozimi i qeverisë LVV-LDK, zgjidhje e natyrshme, më e mira
     Për disa javë radhazi vazhdojnë debatet për kompozimin e qeverisë pas zgjedhore. Me keqardhje, për këtë ka mendime paushalle si nga anal-banalistët e porositur, që është normale, sepse ata paguhen nga padronët e tyre, për mjegullnajë e huti në opinion. Por, në këtë grackë po bien edhe disa analistë, opinionistë serioz dhe me përgaditje solide intelektuale, akademike. Populli pret nga ata ta thonë të vërtetën lakuriqe, se njerëzit e shantazhuar me dosje penale faktike, nuk duhet lejuar të kenë pushtet, pozita vendimmarrëse, sepse nuk kanë as guxim dhe as integritet, për të mbrojtur interesat shtetërore. Dhe, dorëzohen, lehtazi, para armikut, duke bërë lëshime e kalkulime, deri në tradhti, siç ka ndodhur, përgjatë këtij çerek-shekulli.
     Eksponenti i PDK-së, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, mjerisht, Kadri Kryeziu, i përkdheluri i Hashim dallaveres, thotë: “Është mirë që opozita ta formojë qeverinë, që pushteti të pushojë pak”. Ky zotëri, i cili çarrakuqet, mërdhezet deri ke veshët, kur mbronë krimin dhe kriminelët, sepse ishte brenda rrethit të gjarpërinjve dhe e di mirëfilli se “e hanë turpin me bukë”, duke i amnistuar shefat e tij. Ky monstër i partisë-bandë, PDK-së, edhe pse është bërë yll televiziv me dizinformime, gjithherë në dëm të Kosovës, nuk i ka sugjëruar asnjëherë “të pushojë pak”, -klubit të stërvjetëruar politik” të PAN-it, i cili riciklohet në pushtet për dy dekada radhazi! Janë, pikërisht, këta politikanë të zgjyrosur, të dalë boje, që i kanë bërë gjëmën Kosovës, me vrasje e hajni dhe pretendojnë, sërishmi, ta mjerojnë edhe më tej popullin e përvuajtur të Kosovës, ndër dekada e shekuj.
     Shoqëria kosovare, rrast e kontaminuar, ka pak hapësirë për të zgjedhur partner të shëndetshëm për koalicion, bashkëpunim qeverisës. Aktualisht, LDK dhe LVV, me partnerë “Alternativa” dhe “Guxo”, konsiderohen se i kanë shpëtuar ndotjes me punë të pista, krahasuar me subjektet, dikur të koalicionuara në PAN. Prandaj, zgjidhja më e pranueshme, madje e vetme, në kompozimin e qeverisë së re, do të ishte bashkëqeverisja LVV-LDK, një garanci për ta shmangur, jo vetëm krizën qeveritare, por edhe sigurinë e qëndrueshmërisë politike dhe të zhvillimit normal të Kosovës.

Zelenski beson se Putin kontrollon NATO-n; Europa duhet të ndërtojë ushtrinë e saj

0

  

Ukraine’s President Volodymyr Zelenskyy speaks during the Munich Security Conference at the Bayerischer Hof Hotel in Munich, Germany, Saturday, Feb. 15, 2025. (AP Photo/Matthias Schrader)

Europa nuk mund të mbështetet më tek Shtetet e Bashkuara, por duhet të krijojë një ushtri evropiane për t’u mbrojtur, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky shkon aq larg sa thotë se Putin kontrollon NATO-n.

– Ne duhet të ndërtojmë një forcë të armatosur për Evropën. Evropa ka nevojë për ushtrinë e saj, tha Zelensky kur foli në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën. (NTB-Bibiana Piene)

NTB përdor fjalën “i fuqishëm” për të përshkruar fjalimin.

Zelenskyy tha se nuk beson se Rusia dëshiron paqe.

“Ne kemi inteligjencë të besueshme se Rusia tani po planifikon të pushtojë Bjellorusinë, thotë ai.

– Putin e sheh qartë Bjellorusinë si një provincë të re ruse tani. Atëherë duhet të pyesim veten: Çfarë mund të bëjmë për këtë?

Moska po ndërton tani 15 divizione të reja. Janë 150,000 ushtarë, më shumë se sa mund të mburren shumica e vendeve evropiane, pohon presidenti ukrainas.

– Që tani e tutje gjërat do të jenë ndryshe. Evropa duhet të merret me këtë.

– Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të mos vijnë më në shpëtim të Evropës. Ju bëj thirrje që të veproni, për hir të vetvetes, për hir të Evropës.

Vladimir Putin është bërë “anëtari më me ndikim” i NATO-s për shkak të mënyrës sesi liderit rus i është lejuar të bllokojë vendimet e aleancës, pretendoi Presidenti Zelenskyy, sipas The Times.

“Anëtari [më] me ndikim i NATO-s duket të jetë Putin, sepse tekat e tij kanë fuqinë për të bllokuar vendimet e NATO-s”, tha Zelensky.

– Dhe kjo përkundër faktit se ishte ushtria ukrainase që ndaloi Rusinë, jo një vend i NATO-s, jo trupat e NATO-s, por vetëm populli ynë dhe ushtria jonë.

Këtu Zelenskyy, me vetëdije ose pa vetëdije, harron të përmendë mbështetjen masive të armëve nga vendet perëndimore.

Udhëheqësi ukrainas nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për anëtarësim në NATO, pavarësisht se sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi këtë javë se ky nuk ishte “një rezultat real i një zgjidhjeje të negociuar”.

Kryeministri britanik Keir Starmer konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë “rrugën e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në aleancë, duke pretenduar se kjo mbetet politika zyrtare e aleancës.

Por SHBA thotë jo. Pa Shtetet e Bashkuara, kjo aleancë nuk është veçanërisht frenuese, pasi vendet evropiane nuk financojnë forcat e tyre ushtarake për të paktën 30 vjet.

Zelenski: Shumë e vështirë për Ukrainën të mbijetojë pa mbështetjen e SHBA-së

0

/ Document.no

Do të jetë “shumë, shumë, shumë e vështirë” për Ukrainën të mbijetojë pa mbështetjen amerikane, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për NBC News.

– Ndoshta do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë. Por sigurisht, në çdo situatë të vështirë ka një shans, thotë Zelenskyy për kanalin.

– Por ne do të kemi pak shanse për të mbijetuar pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është shumë e rëndësishme, kritike, thotë ai, duke shtuar se nuk dëshiron të mendojë për të luftuar Rusinë pa Shtetet e Bashkuara në shpinë.

Presidenti Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord në fillim të kësaj jave për të filluar bisedimet e paqes për Ukrainën. Ukraina dhe aleatët e saj evropianë theksuan se edhe ata duhet të përfshihen në bisedime të tilla, diçka që Zelensky përsëriti të premten.

Zelensky tha gjithashtu të premten se Putini dëshiron vetëm të vijë në tryezën e bisedimeve për të vendosur një armëpushim që mund të lehtësojë sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe të lejojë ushtrinë ruse të rigrupohet.

Trump ka sinjalizuar gjithashtu se dëshiron minerale të vlefshme nga Ukraina në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka deklaruar se një kontribut amerikan për një forcë të mundshme paqeruajtëse në Ukrainë nuk mund të diskutohet dhe se duhet të jenë kryesisht vendet evropiane të NATO-s ato që ofrojnë garanci sigurie.

Luan Dibrani reagon ndaj mbrapshtive të Berat Buzhalës e Petrit Selimit, që fshehtazi e propozuan Gresa Cakën si kryeministre!

1


Nga: Luan Dibrani

Unë, Luan Asllan Dibrani, reagoj fuqishëm kundër dy figurave destruktive, manipulues dhe skandaloze si Berat Buzhala dhe Petrit Selimi, të cilët me veprimet dhe deklaratat e tyre kanë shpërndarë dezinformata dhe spekulime që kërcënojnë stabilitetin dhe integritetin e Kosovës. Me përpjekjet e tyre për të përdorur emra të nderuar si Gresa Caka për qëllime të ulëta politike, ata po minojnë besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës dhe po i kontribuojnë përçarjes dhe destabilizimit të vendit.

Ky reagim është një thirrje për qytetarët e Kosovës të jenë të vëmendshëm ndaj manipulimeve dhe të kuptojnë se vetëm një unitet i vërtetë mund ta çojë vendin përpara, pa pasur ndikime të huaja dhe spekulime që mund të dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka reaguar pas një bisedë personale të publikuar ditë më parë mes gazetarit Berat Buzhala dhe politikanit Petrit Selimi, të cilët diskutuan për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij diskutimi, përmendën disa emra për pozita të larta politike, dhe njëri nga emrat ishte ai i Gresa Cakës, që u propozuar si kryeministre e mundshme.

Kjo bisedë është shpërndarë publikisht dhe është përdorur si një mundësi për të shpërndarë dezinformata dhe spekulime që kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin e Gresa Cakës dhe të destabilizojnë institucionet e Kosovës. Por, në këtë rast, një tjetër problem është se dy individë të njohur për qëndrimet e tyre problematike dhe të diskutueshme po qëndrojnë pas këtij propozimi.

Berat Buzhala: Politikan i Maskuar si Gazetar

Njëri nga individët që shpërndau këtë bisedë është gazetari Berat Buzhala, i njohur për qëndrimet e tij shpesh antikosovare dhe përpjekjet e tij të përsëritura për të minuar besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës. Buzhala, në vend që të përmbushë rolin e tij si gazetar dhe të kontribuojë në një diskutim të ndershëm dhe objektiv, përdori emrin e Gresa Cakës në një bisedë që synonte përhapjen e spekulimeve të pabaza dhe ndoshta përfitime politike për individë që janë të afërt me interesat e Serbisë. Po ashtu, gazetarët si Berat Buzhala, që janë të njohur për qëndrimet e tyre të dyshimta dhe shpesh antikosovare, janë pjesë e këtij mozaiku të ndërlikuar të individëve që kanë abuzuar me fjalën e lirë dhe kanë përdorur median për të minuar besimin në shtetin e Kosovës. Buzhala ka një histori të shpërndarjes së dezinformatave dhe të përpjekjeve për të krijuar ndasi, duke përdorur figura të njohura si Gresa Caka për qëllime të ulëta politike.

Petrit Selimi: Politikan i Cili Përdor Emrat për Interesa Personale

Përveç Buzhalës, Petrit Selimi, i cili gjithashtu ka qenë një figurë e kontestuar në politikën kosovare, është përfshirë në këtë bisedë, duke propozur një emër të njohur si Gresa Caka për pozita të larta politike. Ky propozim, përveçse është bërë në një bisedë private, duket se ka pasur një qëllim të qartë për të përfshirë emra të njohur dhe të nderuar për t’i përdorur për qëllime të politikanëve që kanë interesa të ngushta dhe që janë të lidhur me agjenda të jashtme, si ajo serbe, për të minuar unitetin dhe stabilitetin e Kosovës. Selimi ka shërbyer si një nga figurat kyçe në përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie me Serbinë, një proces që, natyrisht, ka kërkuar kujdes të veçantë për të ruajtur dinjitetin e shtetit të Kosovës. Mirëpo, lidhjet e tij me individë që janë të njohur për qëndrime kundër Kosovës, si Ivica Daçiq, janë shqetësuese për shumë kosovarë. Përveç kësaj, si “kumbar” i Daçiqit, Selimi duket të jetë i lidhur ngushtë me një politikan që ka qenë pjesë e politikës destruktive të Serbisë, duke përkeqësuar më tej imazhin e tij dhe të institucioneve që përfaqësonte.

Gresa Caka: Figura e Nderuar dhe e Papërfshirë në Politikat e Tilla

Gresa Caka ka reaguar me dinjitet dhe ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë njohuri për përmendjen e emrit të saj dhe se nuk ka interesim për pozita politike. Ajo ka theksuar se angazhimi i saj gjithmonë ka qenë në ruajtjen e rendit kushtetues dhe forcimin e shtetit të së drejtës, duke u distancuar nga çdo diskutim politik dhe nga të gjitha spekulimet që janë përdorur për të minuar besimin në institucionet e Kosovës.

Ky incident tregon se disa individë, si Buzhala dhe Selimi, janë të gatshëm të përdorin çdo mundësi, përfshirë shpifjet dhe spekulimet për të krijuar përçarje dhe për të destabilizuar institucione të rëndësishme të Kosovës.

Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm për këto manipulime dhe të kuptojnë se përpjekjet për të përdorur emra të nderuar për të pasur përfitime politike janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për shtetin dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave demokratike.

Dëmi që Po i Bëhet Kosovës

Këto veprime të dyshimtë, që lidhen me personazhe si Petrit Selimi dhe Berat Buzhala, janë një kërcënim për stabilitetin dhe unitetin e Kosovës. Kur politikanët dhe gazetarët bëhen pjesë e lojërave të dëmshme politike dhe shfrytëzojnë lidhje me individë të njohur për qëndrime antikosovare, ata po dëmtojnë integritetin e shtetit dhe po minojnë besimin e qytetarëve në institucione.

Kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm për këto manipulime dhe të kuptojnë se përpjekjet për të përdorur emra të nderuar për përfitime të dyshimta janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për shtetin dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike.

Analistët  dhe gazetarët kontraversë dhe destruktivë: Shërbëtorë të interesave antikombëtare dhe rrezik për Kosoven

1

Nga: Rrezart Kalaja

Analistët e Kosovës: Komplote Antishqiptare dhe Antikombëtare

Në Kosovë, një fenomen gjithnjë e më i shqetësuar është rritja e numrit të gazetarëve dhe analistëve që, përmes fjalëve dhe shkrimeve të tyre, po dëmtojnë interesat kombëtare dhe imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Këta individë, të cilët shpesh shfaqen si gazetarë të pavarur, në realitet janë shërbëtorë të agjendave të huaja, që po e shkatërrojnë mundësinë e Kosovës për të siguruar një të ardhme të pavarur dhe të qëndrueshme.

Në vend që të mbështesin zhvillimin e vendit dhe përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar sovranitetin e Kosovës, ata zgjedhin të shfaqen si mbështetës të ideve dhe interesave që janë në dëm të Kosovës. Këta gazetarë kontraversë shpesh përdorin një gjuhë të ashpër dhe manipuluese për të përhapur mesazhe që shërbejnë për të pasiguruar shoqërinë dhe për të krijuar kaos në politikën e brendshme.

Një shembull i dukshëm i kësaj është mbështetje e hapur ose e fshehur ndaj Serbisë dhe Rusisë, dy shtete që kanë një historik të gjatë të ndërhyrjes dhe destabilizimit të Kosovës. Gazetarët që mbështesin këto interesa janë të heshtur ndaj sulmeve dhe provokimeve që Kosova përjeton nga këto shtete, por janë të shpejtë për të akuzuar liderët e Kosovës për çdo problem që vendi mund të hasë. Ata mbështesin teoritë konspirative dhe përhapin dezinformata që kanë vetëm një qëllim: të minojnë besimin në institucionet dhe qeverisjen e Kosovës, duke sjellë pasiguri dhe konfuzion.

Shumë nga këta gazetarë, përmes stilit të tyre të shkrimit dhe kritikave, po kontribuojnë në një atmosferë të tensionuar dhe të pasigurtë, duke ndihmuar kështu në realizimin e objektivave të huaja, të cilat kanë për qëllim dobësimin e shtetit të Kosovës dhe ruajtjen e ndikimit të Serbisë dhe Rusisë në rajon. Ata shpesh përdorin tituj bombastikë dhe narrativë të rreme, duke krijuar një imazh të gabuar të realitetit dhe duke u shërbyer grupeve që kërkojnë të minojnë çdo përpjekje për të avancuar politikën e pavarësisë dhe integritetit të Kosovës.

Kosova, si një shtet i ri dhe në zhvillim, ka nevojë për gazetarë që mbështesin përpjekjet e qeverisë dhe të shoqërisë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të pavarur. Këta gazetarë kontraversë dhe destruktivë, që shërbejnë interesave të huaja dhe që përhapin mesazhe që dëmtojnë kombin shqiptar, duhet të mbahen larg politikës dhe të luftuar me çdo mjet ligjor dhe etik që ndihmon në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kosova nuk mund të lejojë që gazetarë të tillë të diktojnë rrugën e saj drejt të ardhmes. Qeveria dhe populli duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbështesin gazetarët dhe analistët që janë të angazhuar për zhvillimin dhe prosperitetin e vërtetë të Kosovës, duke i bërë ballë këtyre figurave që janë të lidhura me agjendat antikombëtare.

Presidentja Osmani takoi Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.

Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

Rreth organizimeve panislamike të shqipfolësve në Perëndim

1

Në foto: Hoxhë Nesim Demiri

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

Tematikë problematike – organizimet islame të emigrantëve shqiptarë në Perëndim
Mjegullueshëm mbaj mend kur gjatë viteve të 1980-ta është ngrit xhamia e parë shqiptarë në Perëndim – në Malmö të Suedisë. Koordinues menaxhues i ngritjes së saj ishte Shkrimtari Ramadan Rexhepi, i cili prezantohej bashkëveprimtar në “ilegale” të Adem Demaçit, disident dhe i “arratisur politik”. Investitorë: sundimtari i Libisë, diktatori musliman Gadafi, dhe Beogradi serb. Është fol se i kanë bë bashkë nga 500 mijë USD për ta ngrit atë xhami. Ramadani pat përfunduar në burg, por nuk e mbajten gjatë, meqë liria e praktikimit të religjioneve po ua mundëson me i arsyetuar krimet islame. Beogradi atëherë donte t’i mashtronte shqiptarët edhe në Suedi të mos merren me çështje kombëtare, por vetëm më fe islame…
Kësaj radhe tematikë e emisionit ECHO (tv21): feja në diasporë (do të duhej të thuhej në mergatë).
Edhe kësaj radhe u përvijua mashtrimi: janë vetëm ca muslimanë selefistë, fundamentalistë, që po e keqprezantojnë Islamin, i cili qenkësh fe paqësore, hyjnore. E vërteta është se Islami është fe dekadente, por fatmirësisht nuk ka potencial për t’u zbatuar në përmasat e gjithë vrazhdësisë që e përmban. Muslimani është krimeinel potencial, sepse e ka obligim të jetë xhihadist (luftëtar), përherë, gjithë jetën. Ndërsa shumica e madhe, që janë tolerantë, paqësorë, fatmirësisht nuk janë muslimanë! Këta janë vetëm simulantë (vetë)mashtrues. Por, edhe si hibrid të shpifur që janë, janë të rrezikshëm, sepse janë trumë potenciale por t’u indoktrinua e kriminalizua (xhihadizua) nga klerikët fundamentalistë, të sojit Muftisë së Pejës, Enes Goga, kryeimamit Shefqet Krasniqi & Co, që ta zabtojnë këtë përcaktim obligues për çdo musliman:
“Luftoni ata që nuk e besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij [Mohamedi], nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” [Kuran, 9:29 / shqipëruar nga Sherif Ahmeti.]

_______

Video:

Echo – Feja në diasporë 14.02.2025

El Diario Palentino (1962) / “Një studente e re e spanjishtes studion në Madrid : Mbretëresha e Shqipërisë…”

Mbretëresha Geraldinë (1915 – 2002)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Shkurt 2025 

“El Diario Palentino” ka botuar, të enjten e 22 nëntorit 1962, në faqen n°8, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Geraldinë në Madrid, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një studente e re e spanjishtes studion në Madrid : Mbretëresha e Shqipërisë

Burimi : El Diario Palentino, e enjte, 22 nëntor 1962, faqe n°8

Burimi : El Diario Palentino, e enjte, 22 nëntor 1962, faqe n°8

“Unë kam zgjedhur Spanjën për mikpritjen dhe paqen e saj”

Geraldina e Shqipërisë ka në plan të bëhet biznesmene 

Qyteti i “Puerta de Hierro” është lagjja autentike e banimit të Madridit. Vilat, rezidencat dhe shtëpitë janë të shpërndara në një zonë të ripyllëzuar me pisha dhe akacie. Lëndinat e mirëmbajtura dhe pishinat janë dekorimi i jashtëm i secilës prej rezidencave në këtë zonë të lakmueshme.

Vetëm makinat e modeleve më të fundit qarkullojnë përgjatë rrugëve të saj gjarpëruese. Në heshtje. Zhurmat janë pesëqind metra larg. Mund të thuhet, pa frikë nga ekzagjerimi, se vetëm në qytetin “Puerta de Hierro” dëgjohet cicërima e zogjve dhe hapat e atyre pak njerëzve që udhëtojnë në këmbë.

Prej shumë pak ditësh kjo lagje ka fqinjë, jeta më intime e të cilëve është transmetuar në vazhdimësi vitet e fundit nga shtypi i mbarë botës. Emrat e tyre : mbretërit e Shqipërisë, Geraldina dhe djali i saj Leka, i konsideruar si mbreti më i gjatë në botë : 2.04 metra.

Dy jetë paralele

Jeta e mbretëreshës Geraldinë shkon paralelisht me atë të një mbretëreshe tjetër : Joanës së Bullgarisë. Që të dyja mbretëruan mbi shtete të vogla në vitet më të vështira të kohës sonë : ato midis luftës së fundit botërore. Të dyja u detyruan të braktisin skeptret, kurorat dhe fronet përballë pushtimit kriminal komunist të shteteve të tyre. Të dyja të reja, të veja, merren me rehatinë e fëmijëve të tyre; Simoni, për mbretëreshën e Bullgarisë; Leka për mbretëreshën e Shqipërisë. Në paralelizmin e jetës së tyre ka eksode shqetësuese, vështirësi ekonomike e zhgënjime. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo rastësi, Joana dhe Geraldina kanë zgjedhur vendlindjen tonë si vendbanimin e tyre të fundit.

Kjo është arsyeja që u prita për herë të parë dhe ekskluzivisht, në rezidencën e re të mbretërve të Shqipërisë. Është mesditë. Një diell përkëdhelës vjeshte madrilen vërshon kopshtin plot lule, mes të cilave mbizotërojnë krizantemat. Në verandë, mbretëresha Geraldinë lexon një biografi të Marie Antoinette. Në krah të saj është mbesa e saj, princesha bukuroshe Julia de Baghy.

Mbretëresha, e cila ka një reputacion si një grua elegante për shkak të thjeshtësisë së saj, ka veshur një fund të zi dhe një triko. Një gjerdan prej fildishi me tre fije përputhet me dy rrathë, të bërë gjithashtu prej fildishi. Në gishtin e unazës së dorës së djathtë, simboli shprehës i vejushërisë : dy unaza diamanti të vendosura në platin.

Vuajtjet e eksodit të saj të dhimbshëm nuk ia kanë pakësuar aspak bukurinë e saj, tashmë të qetë, as dritën e shndritshme të syve të saj blu.

Ende nuk kemi mbaruar marrjen e orendive, më tha ajo në një frëngjishte të saktë dhe muzikore.

Te dera, e parkuar, makina e saj. Në garazh, ajo e djalit të saj, Leka. Një bulldog është ulur në këmbët e tij dhe na shikon me dyshim.

Pasi kemi bërë xhiron me të në kopsht, të cilit ajo i kushton disa orë të ditës, kalojmë në katin përdhes, të mobiluar me shije dhe maturi; mobilje solide dhe me stil. Buqeta me lule, dhurata nga miqtë e saj në Madrid, mbushin sallonin. Në një cep, në një raft, një kornizë fotografie tregon disa imazhe të Zogut, bashkëshortit të saj. Përballë murit, një fotografi e madhe e Lekës, i veshur me uniformë.

Arsyet e zgjedhjes së Madridit

Gjatë jetës sonë profesionale, ne kemi pasur kënaqësinë të jemi pritur nga shumë monarkë. Disa në fron, dhe të tjerë të rrëzuar nga froni dhe në mërgim. Asnjë intervistë nuk na është ofruar kaq e thjeshtë dhe e përzemërt si kjo me Geraldinën e Shqipërisë.

Koloneli Hysen Selmani, adjutanti i Madhërisë së Tij Mbretit Leka, është i pranishëm në bisedën tonë, Princesha Julia de Baghy, e ulur në mënyrë familjare në krahun e divanit të zënë nga mbretëresha.

— Cila ishte arsyeja që zgjodhët Madridin për ta bërë vendbanimin tuaj të përhershëm ?

— Unë kam zgjedhur Spanjën, të cilën e kam njohur në dy udhëtime të mëparshme, e ftuar nga mbretëresha e Bullgarisë, sepse është një vend që e dua jashtëzakonisht për mikpritjen e tij, për të cilin ka disa shembuj, për fisnikërinë dhe mbi të gjitha për sistemi i tij politik, i cili garanton një paqe që na nevojitet në botë.

Buzëqeshja nuk zhduket për asnjë çast nga shprehja e qetë e Geraldinës. Askush nuk do të dyshonte se pas kësaj qetësie dhe këtij toni të vogël të përgjigjeve të saj fshihet një jetë plot hidhërime të të gjitha llojeve.

— A mund të na tregoni, Madhëri, cilat kanë qenë momentet më të hidhura të eksodit tuaj?

— Të gjitha eksodet janë shumë të dhimbshme. Por i yni u përkeqësua nga vdekja e papritur e burrit tim (1961) dhe nga vështirësitë ekonomike që na rrethuan pasi u larguam me nxitim nga Shqipëria. Anglia, Egjipti dhe Franca ishin skenat e tragjedisë sonë ndër vite. 

Arsyeja e jetës së saj : i biri

Por Geraldinës i mbeti ëndrra dhe arsyeja e jetës së saj : djali i saj Leka. Gjatë gjithë këtyre viteve që pasuan rrëzimin e saj nga froni, ajo u shndërrua në një nënë shembullore që jetoi vetëm e shqetësuar për Lekën.

— Çfarë ju ka shqetësuar më shumë : Leka princ apo Leka mbret ?

— Më interesonte vetëm edukimi (formimi) i tij për fatet e larta që një ditë mund t’i rezervojë jeta. Sepse, edhe nëse mund të duket naive, ne, si të gjithë ata që mbeten jashtë vendit të tyre kundër dëshirës së tyre, jetojmë vetëm me shpresën për t’u kthyer një ditë.

— Si është jeta e një mbretëreshe në mërgim ?

Geraldina buzëqesh. Dora e saj e djathtë përkëdhel me nostalgji unazën e dyfishtë të martesës në dorën e majtë.

— Shumë e vështirë. Më shumë se sa supozohej. Ne duhet të jetojmë në të njëjtat linja (standarte) si në kohët e lumtura të mbretërimit. Dhe gjithmonë plot shpresë sepse edhe pas kufijve të vulosur nga komunizmi është një popull që pret lirinë dhe kthimin e mbretit të tij.

Gazetat dhe revistat në mbarë botën transmetojnë vazhdimisht, pa ton dhe pa masë, problemet ekonomike të familjes mbretërore të Shqipërisë, të rënduara mbi të gjitha nga bllokimi i pasurisë nga qeveria italiane të bashkëshortit të saj, mbretit Zog.

— A do të donte Madhëria juaj ta sqaronte këtë problem për të shmangur interpretimet e rreme ?

— Është e vërtetë që kam pasur dhe kam probleme shumë të rënda financiare për shkak të këtij bllokimi të paligjshëm. Por tani për tani nuk mund të shpjegoj asgjë më shumë, pasi çështja është në duart e avokatëve të mi.

Së fundmi, një agjenci italiane përhapi lajmin se gjykatat italiane kishin vendosur përfundimisht kundër mbretëreshës, duke i mohuar asaj të drejtat për pasurinë e bashkëshortit të saj, mbretit Zog, të depozituar në Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe të tërhequr nga qeveria italiane.

— Nuk është e vërtetë, — u përgjigj mbretëresha. Ende nuk ka pasur ndonjë dështim në këtë drejtim.

Mbretëresha do të bëhet biznesmene

Siç më bën me dije, Madhëria e Saj, ajo dhe djali i saj kanë në plan të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë dhe t’i përkushtohen biznesit.

— Kohët kanë ndryshuar dhe të punosh sot është diçka që të fisnikëron.

Kur intervista po përfundonte, në sallon u shfaq mbreti Leka. Gjatësia e tij të  komplekson, por simpatia e tij të bën të harrosh gjithçka.

Ai pozoi me kënaqësi me nënën e tij dhe nuk e kishte problem të dilte në kopsht që të bënim disa foto me mbretëreshën.

— Do të doja që të bënit publike kënaqësinë tonë që mundëm të realizonim një dëshirë shumëvjeçare : të jetojmë në Spanjë, — më thotë monarku i ri. — Shpresoj që një ditë fati im të ndryshojë dhe të kthehem në vendlindje. Por nëse kjo nuk do të bëhet kurrë realitet, do të dëshiroja të jetoja gjithmonë në këtë tokë, të cilës bota e lirë i detyrohet kaq shumë.

Po bëhej vonë. Orari i mësimit të spanjishtes për mbretëreshën po afronte. Duhej t’u thonim lamtumirë. Mbretërit na shoqërojnë deri te porta e kopshtit dhe na thonë lamtumirë.

Mirë se vini në Spanjë !

“EUROPA PRESS”