Nënkryetari amerikan JD Vance po kërkon anarki, nëse zbatohet ideja për zhvendosjen e 200.000 palestinezëve në Shqipëri , atëherë merr fund edhe Shqipëria
Nga kujtimet e Bekim Fehmiut me Irena Papas dhe kënga e tyre për dashurinë
U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura, veçohen: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” – këto, konsideruar si kryevepra të mjeshtrit të interpretimit.
Po ashtu, Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore, si: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë, si dhe ka interpretuar në disa gjuhë, transmeton ‘konica.al’.
Nga kujtimet e artistit, veçojmë fragmente pikante të përvojës së tij jetësore dhe artistike të cilat i përktheu Sabit Abdyli:
Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70-vjeçar. M’u kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileçevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit.
Në vitin 1926 (vazhdoi 70-vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova.

“Shkëlqim dhe tmerr”, 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.2.
Irena (fjala është për artisten Irene Papas) kish imigruar në Romë, për shkak grushtshtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova:
“Prej ku e di ti këtë?” Kjo është këngë dashurie shqiptare. Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo?
Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku). Di ti flasësh shqip? – e pyes. Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena. Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.

Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167 3.
Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti.
-Çka mendon për Rade Sherbexhijen?
-Në ç’kuptim?-Si artist.
Po përgatisim “Iljaden” dhe po mendojmë për të.
-Mirë keni menduar. Rade, nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar… Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti. Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij, u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.
-Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu): sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar.
Ftesë për media nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës
Prishtinë, 14 shkurt 2025
Ftesë për media
Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me datë 17 shkurt, në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë.
Qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë.
Me respekt,
Dafina Myrtaj-Gashi
Zyrtare për media
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Hegseth: SHBA nuk do të ketë forca në Evropë përgjithmonë
US Defence Secretary Pete Hegseth , left, and Poland’s Defence Minister Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, right, shake hands at a join press conference at the Ministry of Defence headquarters in Friday, Feb. 14, 2025. (AP Photo/Czarek Sokolowski)
Administrata Trump po i trondit evropianët njëri pas tjetrit. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, JD Vance “fyen” mikpritësin duke thënë se kërcënimi më i madh për Evropën vjen nga brenda, nga mungesa e reagimit të elitës. Në Poloni, Pete Hegseth thotë se ushtarët amerikanë nuk do të vendosen përgjithmonë në Evropë.
Ajo vjen në krye të njoftimit të së enjtes për negociata të drejtpërdrejta me Putinin për Ukrainën. Udhëheqësit e BE-së dhe Zelenskyy kundërshtuan. Ata do të uleshin rreth tryezës dhe Zelenskyy thotë se nuk do të ketë negociata derisa të bien dakord për një plan.
Kyiv nuk e ka më atë fuqi të vetos dhe nëse Zelenskyy vazhdon në këtë rrugë, negociatat do të zhvillohen mbi kokën e tij.
Europa tani ka pësuar tre goditje në dy ditë dhe është në shok.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth paralajmëron NATO-n kundër besimit se forcat amerikane do të vendosen në Evropë përgjithmonë.
Gjatë një vizite në Varshavë, Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së u kërkoi vendeve evropiane të ndajnë më shumë për mbrojtjen.
– Nuk mund të presësh që forcat amerikane të jenë përgjithmonë në Evropë. Prandaj, mesazhi për aleatët tanë evropianë është i qartë dhe i paqartë: Ju duhet të shpenzoni për mbrojtjen, tha Hegseth kur u takua me shtypin të premten.
Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se nuk duhet domosdoshmërisht t’i besohet presidentit Vladimir Putin për të negociuar me të për përfundimin e luftës gati trevjeçare në Ukrainë.
Kur u pyet nëse administrata Trump ka besim se Putini do t’i përmbahet një marrëveshjeje të mundshme, Hegseth u përgjigj se nuk ka nevojë t’i besohet askujt për të filluar negociatat. (NTB)
Për një opozitë pa kod moral

Nuk është njerëzore të mos e mbështesësh një intelektual të ndritur si Millojko Pantiç


Kosova feston 55 vjetorin e Universitetit të Prishtinës

PRISHTINË, Shkurt 2025/ Universiteti i Prishtinës shënoi sot 55 vjetorin e themelimit të vlerësuar ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjithë kombin shqiptar.
Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore shqiptare-kosovare një vit më herët – në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë, në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.
“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte, në 16 Shkurt 1970, kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, më të cilat u shtyp edhe abetarja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë në nëntor 1946.
“Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografinë e gazetës historike.
Universiteti i Prishtinës i posathemeluar kishte Fakultetin Filozofik, Fakultetin Juridiko-Ekonomik, Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa tani ka 17 fakultete.
Kosova shtet i pavarur nga 17 Shkurti historik 2008 ka hapur universitete publike edhe në disa qytete të tjera.
Presidentja Osmani takoi Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC). Sot, është takuar me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Presidentja Osmani ka shkruar
Takim i shkëlqyer me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.
Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë.

Kryeministri Kurti u takua me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen
Mynih, 14 shkurt 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takoi Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti uroi z. Sørensen për pozitën dhe përgjegjësitë e reja, teksa veçoi progresin e Kosovës në katër vitet e fundit, me theks te rritja ekonomike mesatare prej 6%, raporti i fundit i BE-së për vendin, që evidenton progres në 36 nga 38 fushat e vlerësimit dhe asnjë fushë me regres, pastaj rishpërndarja sociale, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe avancimi i të drejtave politike e lirive civile. Ai tha se Kosova është shembull se si zhvillimi dhe demokracia shkojnë krah për krah.
Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin.
![]()




