Kreu Blog Faqe 646

Gazeta “Rilindja” e 12 shkurtit 1945 dhe “Rilindja” e pasluftës së vitit 1999!

Gani I. Mehmeti

– Me rastin e 80-vjetorit të botimit të parë të “Rilindjes”, më 12 shkurt 1945 –

Duke lexuar “Rilindjen” e para 80 vitesh dhe shtypin e pasluftës së vitit 1999, shohim se pas Luftës së Dytë Botërore ishte një entuziazëm i madh për zhvillimin e vendit, gjë që kjo nuk ishte pas luftës së fundit, më 1999.

Kjo shihet në shkrimin e Fadil Hoxhës në faqen e parë të RILINDJES që po dilte për herë të parë pas luftës. Thirrja për zhvillimin e vendit nga ai në të gjitha fushat, ishte me të madhe. Më pastaj, angazhimi e interesimi për zhvillimi ni vendit në të gjitha fushat, ishte shumë kurioz. Mjafton edhe vetë titulli i këtij shkrimi se; tani duhet t’i përvishemi punës, është një thirrje që kupton se duhet lënë anash të kaluarën, njerëzit që mungojnë se i kishte hëngër lufta, të gjitha vuajtjet e tjera, sikur duhej lënë anash e duhet rrekur jetës për të çuar përpara jetën.

“Rilindja” është fletorja e parë që hartohet dhe botohet lirisht në gjuhën shqipe. As nji herë nuk ka pasë fatin vendi jonë me pasë nji gazetë si “Rilindja” që jo vetëm të studiojë, të rrahë problemet, hallet, kërkesat, dëshirat e popullit, por edhe t’ju gjejë ilaçin atyre.”  – shkruan Fadil Hoxha.

Fadil Hoxha vazhdon pastaj edhe për shovenizmin serb, duke cekur se ata, për të luftuar deri në zhdukje shqiptarët, kishin mësuar që në vegjli serbët e malazezët që të urrejnë Shqiptarin. “I kanë thënë se shqiptari asht i egër, asht gjakësor, barbar e si i tillë, ai nuk mund të jetojë i barfabartë, e se për me jetue mirë, duhet që të zhduket shqiptari” – shkruan këtu në faqen e parë te numri i parë i “Rilindjes” së 12 shkurtit 1945.

Shihet mirë se çfarë temash përfshihen në këtë shkrim, pothuaj menjëherë pas luftës. Një prej temave ishte edhe mundësisht afrimi i popujve ndrmjet tyre, pa marrë  parasysh të kaluarën e tyre armiqësore. Duhet punë sistematike për të shuar shovenizmin serb e malazez ndaj shqiptarëve.

Duhet orientuar edhe në shëndetësi. Kërkohet bashkëpunimi me të gjithë mjekët, duke marrë këshilla e ndihma prej tyre si dhe barërat. Në arsim përmes abetareve, broshurave e gjithçkaje për të ecur përpara.

“Rilindja” duhet të punojë natën e ditën, të futë rrezet e veta në të gjitha shtresat e popullit e të zhdukë errësirën, injorancën, analfabetizmin”. – shkruan, dhe vazhdon:

Sa të rëndësishme, aq edhe të vështira janë detyrat që i ngarkohen “Rilindjes”. Ajo nuk mundet me i realizue këto detyra, në qoftë se çdo njeri i ndershërm nuk i përvishet punës me e përkrah gazetën e  vet – “Rilindjen”, me e përhap në çdo cep të Kosmetit e me ja këndue e shpjegue gjithkuj, jo vetëm kaq, por çdo njeri me koshjiencë tue fillue prej pionierit e tue shkue te plaku duhet të jetë bashkëpunëtor i “Rilindjes”, të shkruej artikuj, vjersha, të dëregojë informata mbi situatën e vendit ku ndodhet për suksesin a mossuksesin e ndonjë ndërmarrje etj, me një fjalë të ndjehet pjesëmarrës në këtë gazetë të popullit”.

Pra, kjo gazetë po i dedikohej një populli që mbi 90% ishte analfabet, që nuk dinte të shkruante e as të lexonte.

Pas luftës së fundit, më 1999 u zhbë ajo që ishte bërë më 1945!

Me akademikë, me universitete, me mijëra peofesorë drejtimesh të ndryshëm, me aq shkollia të mesme e fillore, me pothuaj 100%  që dinin shkrim-leximin, nga qeveritë  e krijura pas lufte, në vend që të ndihmohej kultura e gazetaria, ajo u shua. Iu mor po “Rfilindjes” Pallati i shtypit, ku bëhej botimi i librave shkollorë e jashtëshkollorë  e shtypeshin gazeta e revista, siç ishin: “Rilindja”, “Zëri”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Bota e Re”, “Pionieri”, “Gazeta e pionierëve”, etj.

Ky pallat, që me të drejtë quhej Palalti i Shtypit, pas Millosheviqit, e morën qeveritë e Kosovës së pasluftës, vetëm pse kishin mundësi.

Me sa jemi të informuar, aso kohe janë paguar 16 milionë marka për renovim, apo kthim në zyra për ministritë  evendosura këtu. Me aq para do të mund të ndërtohej një ndërtesë (objekt) i ri dhe ky do mbetej PALLAT I SHTYPIT. Por, llogaritë ishin bërë gabim dhe me qëllim të mbylljes të fjalës së shkruar. Kështu, sot e sa vite, nga fillimi i shekullit 21, ne mbesim pa gazeta e revista të shtypura. Kjo tregon se sa ne jemi për shtet, sa i vjen era shtet Kosovës, për çka ankohemi pse nuk na njohin të tjerët! Kur, është e ditur se, shtypi është arma më e fortë e një vendi, kur dihet mirë se emri “Rilmindje” ishte dhe mbetet emri më i mirë, emri më përparimtar kombëtar shqiptar, sepse RILINDADSIT ishin ata që formuan KOMBIN SHQIPTAR. Është dashur të luftohet, të rrihet pa ngrënë e pa pirë, e gazeta “RILINDJA” të mos ndalohej për asnjë çmim.

Ashtu siç është RTK publik, ashtu ka qenë dashur të jetë edhe RILINDJA.

Pra, ajo që u bë më 1945, u zhbë pas luftës së vitit 1999, tamam sipas dëshjrës së armikut tonë. Në anën tjetër, shihet se zhvillimi i vendit pas luftës nuk kishte seriozitetin e mjaftueshëm. Dhe, nëse, deri me shpalljen e Pavarêsisë i mbetet faji UNMIK-ut, pas kësaj date, tani e 17 vite, faji mbetet tek të gjitha qeveritë e Republikës së Kosovës, dhe nuk dihet se çfarë mendojnë e deri kur do të shkojë kështu, pa asnjë gazetë të shtypur!

Dikush do duhej fajësuar për këtë gjendje të mjeruar të shtypit në Kosovë.

Shikoni videon: Terroristi Farhad Noori (24) bërtiti “allah” – ishte një bodybuilder me 68,000 ndjekës

1

TERROR: Farhad Noori (24) er en afghansk asylsøker som fikk avslag i 2017. Likevel ble han ikke returnert, og fikk jobbe i München. I tillegg var han bodybuilder med over 68.000 følgere på Instagram. Foto: X

, Document.no

Farhad Noori (24) është identifikuar si autori që hipi në një tren demonstrues në Mynih. Një video e re e tregon atë duke bërtitur “Allah” vazhdimisht ndërsa arrestohet nga policia.

Ishte mëngjes në Mynih dhe u organizua një marsh demonstrues nga sindikata Ver.di me rastin e kushteve më të mira të punës dhe pagave për punonjësit në kopshte. Sindikata mund të krahasohet më së miri me Konfederatën e Sindikatave në Norvegji.

Në Në orën 1030, Farhad Noori (24) nga Afganistani futi një Mini Cooper të bardhë në demonstratë. 28 persona kanë mbetur të plagosur, dy persona janë plagosur rëndë dhe një fëmijë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Noori mbërriti në Gjermani si një “azilkërkues i mitur i pashoqëruar” në fund të vitit 2016. Kërkesa e tij për azil u refuzua në shtator 2017, por megjithatë atij iu dha leja e qëndrimit dhe e punës në Mynih.

Autoritetet raportuan publikisht se Noori kishte dënime të mëparshme për vepra të lidhura me drogën dhe vjedhjet. Rezulton se nuk është e vërtetë. Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm penal, thanë autoritetet.

Ai njihet për policinë pasi ka punuar si roje në dyqane për të parandaluar vjedhjet dhe krimin.

Motivi është zyrtarisht i paqartë, por disa indikacione janë shfaqur. Gazeta gjermane Spiegel shkruan se para sulmit ai ka postuar postime me deklarata islamike. Nuk është e mundur të hetohet, pasi rrjetet sociale të tij janë hequr.

Sipas rrjeteve të tij sociale, duket se Noori ishte një bodybuilder. Instagrami i tij para fshirjes ishte i mbushur me foto të tij në palestër. Ai kishte 68,000 ndjekës në Instagram.

‘

Ka mbetur pak kohë deri në zgjedhjet në Gjermani dhe rasti po tërheq sërish vëmendjen ndaj politikave liberale të emigracionit që nuk kanë arritur të kontrollojnë se kush ndodhet në vend.

Shikoni videon e tij duke bërtitur “Allah” teksa po arrestohej nga shumë policë.

Se video: Terroristen Farhad Noori (24) ropte «allah» – var bodybuilder med 68.000 følgere – Document

Një episod shumë domethënës, ndodhur gjatë LANÇ-it 

1

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë  

Në vitin 2021 ka dalë në botim  libri “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të XX”,vëllimi V, botim  Akademia e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë (Tiranë), Për këtë botim kanë punuan për disa vite 46 studiues nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora. Këto ditë ma dhuroi librin një miku im. U befasova kur konstatova se, midis të tjerave, këmbëngulet se Luftën Anatifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) ka qenë më së shumti “luftë civile”.  U interesova dhe gjeta në internet, se në inaugurimin e këtij botimi pat marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj, i cili, midis të tjerave ka thënë: “Kaluam një nga periudhat më të errëta, ku u deformua jo vetëm historia, por edhe vet shpirti i shqiptarëve. At Zef Pllumbi shkroi dikur në librin “Rrno vetëm për me tregue” se ne nuk duhet ta harrojmë çka nddhi, as ta minimizojmë, duke relativizuar të keqen. Ne duhet të sigurohemi që ajo e kaluar të mos përsëritet më, prandaj kujtesa është me mjaft rëndësi”. (“ZERI”, OCTOBER 30, 2023 https://zeri.info/kultura/512141) 

Por, në këtë reagim nuk kam ndërmend të flas për përmbajtjen e këtij botimi. Por, meqenëse ky botim e trajton LANÇ-in “luftë civile”, të cilën indirekt e miraton edhe Presisenti Bajram Begaj, po sjell një episod, i ndodhur gjatë periudhës së LANÇ-it, i pasqyruar në ditarin e Heroit të Popullit Hekuran Pobrati, i cili është një prej 8 partizanëve të  parë, të çetës së Kurveleshit, krijuar më 1 peill 1942, me komisar Mustafa matohiti dhe komandant Bexhet Mema.  

* * * 

“18 dhjetor 1942. …Po ktheheshim me Mustafanë (Matohii, D.G.) nga Nivica për në Lekdush. Vijonte të binte borë, e cila e ka shtruar mbi një pëllëmbë trashësi. Kur arrijmë në hyrje të fshatit Progonat kish errësuar. Mustafai më thotë:  

  • Hekuran, nuk do shkojmë në Lekduash pa kthyer me parë te   

Milorët. Po u kthye ky fis me partinë tonë, që të nesërmen do kthehet i gjithë Progonati.” Dhe trokiti te porta. Doli Alushi. Nje djalë që u është afruar të tridhjetave. Porsa na pa me kapele me yll të kuq, na tha: “Lutem, largohuni. Nuk kam punë me ju të kuqtë!” – dhe na e mbylli portën. 

Nuk na la kohë as të ndëronim dy fjalë. Heshtëm, ngaqë nuk e prisnim  

këtë sjellje arrogante.  

  • – Nuk do ikim – m’u kthye mua Mustafai – Do qëndrojmë gjithë natën, dersa  

ta bindim këtë familje! 

  • – Mustafa, po bie borë… Ty po vjell dhe gjak. (ngaqë Mustafa Matohiti vuante  

nga tuberkulozi, D.G.)  

  • Shqipëria mbi të gjitha, Hekuran. Këtu do të rimë deri në mëngjes. 

Nuk kundërshtova më. 

Gjat gjithë natës e kaluam duke  bërë paripato para portës së avllisë që mos të na ngrinin këmbët. 

Agoi. U hap porta. Ishte Alushi. Po përgatitej të nxirrte bagëtitë. I dolëm përpara. Ai u befasua, dhe ngriu. 

  • Këtu ju? Gjithë natën?! Mos u ka lënë mëndja? Jini në vete?…Futuni  

brenda, futuni  dhe merrni një zjarr… O, ç’më turpëruat! 

Hymë në guzhinë. Mëma e tij pranë zjarrit, te oxhaku, po gatuante trahana. Kur hymë ne ajo u befasua. U ngrit në këmbë dhe iu drejtua Mustafait: 

  • Ç’ka ngjarë , Mustafa, që erdhe që me natë? – ngaqë nuk e priste që të  

vinte kush për vizitë aq herët. 

  • Le, nëno, le, se e kam fajin unë. – i tha i biri. 
  • Si, si?! Ç’ka bërë vaki? – ndërsa ne na ftoi të uleshim. 
  • Këta erdhën që prëmë. . . por unë u mbylla portën dhe…. U habita që  

nuk kishin ikur. Tani që desha të nxirrja dhitë, i gjeta te porta… 

  • Si, si! I ke lënë gjithë natën jashtë?! S’të vjen turp, s’të vjen! 

U ul edhe ajo. Na pyeti se pse kishim dashur ta takonim. Ndërkohë që Mustafai fliste, duke  shpjeguar për rëndësinë e luftës që po organizonte Partia Komunite, ajo hera-herës e hidhte shikimin nga i biri, për të parë reagimet e tij… Në një moment, kur Mustafai ndërpreu fjalën, ajo i tha të birit:  

  • Nxiru nga një raki djeme!  

Në kohën që na erdhi gota e rakisë, nënua e Alushit u ngrit në këmbë dhe iu drejtua të birit: 

  • Biri im! E dëgjove Mustafanë? Këta e duan Shqipërinë. Që nesër të  

dalësh partizan. Për bagëtitë do kujdesem vetë. More vesh?” 

  *     *    * 

Një grua malësore, në thellësi të maleve në Kurvelesh të Labërisë, e një moshe rreth të pesëdhjetave. Analfabete. E pa dalë kurrë nga Kurveleshi. Ajo, duke pare idealizmin dhe sakrificën e dy luftëtarëve partizanë, nuk kishte më nevojë  për propagandë, dhe urdhëroi djalin e vetëm të rrëmbënte pushkën për Shqipërinë. 

Ndërsa sot, pas 80 vjetësh, historianët tanë na thonë se Lufta Nacionalçlirimtare  ka qenë Luftë Civile. Kam bindjen, se këta 46 historianët tanë, me në krye presidentin Begaj, kur ta lexojnë këtë pjesë ditari partizan, ka gjasa t’i grisin diplomat, ne mos i mbuloftë turpi.   

Me 12 Shkurt 2025 

Agim Aliçkaj emrohet drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptare – Amerikane

1

EMËRIMI I AGIM ALIÇKAJ SI DREJTOR EKZEKUTIV I LIGËS QYTETARE SHQIPTARE AMERIKANË

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar në Uashington, DC.

U propozua që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të
AACL-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv.

Situatat e reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA kërkojnë që Liga Qytetare të bëhet më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan me qëllim të mobilizimit dhe rritjes së aktivitetit lobues në Uashington.  Reputacioni dhe kontaktet e Agimit do të ndihmojnë që aktivitetet e Ligës të jenë shumë të suksesshme.

Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit.  Ai është pronar shqiptaro-amerikan i Kosovatours International, një agjenci turistike e specializuar për udhëtime në trojet shqiptare.

Agimi iu bashkua LQShA më shumë se 34 vjet më parë, kur në gusht të vitit 1990 ai dhe vëllezërit e tij në Oslo organizuan një udhëtim shumë të suksesshëm në Norvegji për delegacionin e Ligës Qytetare. Që atëherë, ai ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në rolin e suksesshëm të LQShA duke ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare në Uashington së bashku me drejtuesit e Ligës, aktivistët legjendar të të drejtave të njeriut Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.

Për shumë vite ai ka qenë shumë aktiv në organizimin e ngjarjeve me senatorë dhe kongresistë të rëndësishëm, disa në shtëpinë e tij në Bronxville, Nju Jork. Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale (X, FB e të tjera). Artikujt e tij të mençura i kanë dhënë atij një respekt të madh në botën shqiptare.

Propozimi që Agim Aliçkaj të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje.      Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre si lobistë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.

Të gjitha të mirat,

                                      
Shirley Cloyes DioGuardi                                     Joseph J. DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit                       President

APPOINTMENT OF AGIM ALIÇKAJ AS EXECUTIVE DIRECTOR OF THE ALBANIAN AMERICAN CIVIC LEAGUE

On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they discussed many important issues for the advancement of the interests of the Republic of Kosova and the Albanian nation in Washington, DC.

It was proposed that Agim Aliçkaj, current member of the AACL Board of Directors, be appointed to the position of Executive Director.

New situations created in the homeland and in the United States require the Civic League to become more active in the Albanian American community for the purpose of mobilizing and increasing lobbying activity in Washington.  Agim’s reputation and contacts will help make the League’s activities very successful.

Agim Aliçkaj, born and raised in Deçan, Kosova, graduated with a Master’s degree from the University of Zagreb.  He is the Albanian American owner of Kosovatours International, a tourist agency specializing in travel to Albanian lands.

Agim joined the AACL more than 34 years ago, when in August 1990 he and his brothers in Oslo organized a very successful trip to Norway for the Civic League’s delegation. Since then, he has made a lasting and significant contribution to the AACL’s successful role in helping the Albanian national cause in Washington with leaders of the League, legendary human rights activists Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.

For several years he has been very active in organizing events with important senators and congressmen, some at his home in Bronxville, New York. He is also very active on social media (X, FB and others). His thoughtful articles have earned him great respect in the Albanian world.

The proposal for Agim Aliçkaj to assume the position of Executive Director of the Albanian American Civic League was unanimously approved by all Board members present at the meeting.

Joe and Shirley DioGuardi will continue playing their roles as lobbyists for the Albanian American Civic League in Washington, DC.

All the best,

                      
Shirley Cloyes DioGuardi                     Joseph J. DioGuardi
Balkan Affairs Adviser                           President

Rreziku historik për Kosovën dhe rajonin!

0

Prof. Fadil Maloku, Prishtinë

1. Deklaratat e Trumpit për ndarjen e Ukrainës për arritjen e një marrëveshje eventuale me Rusinë, janë tejet shqetësuese jo vetëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për neve ne Ballkan! Kjo i bie që që një skenar i tillë (që ende gjendet në”tavolinat” dashakeqe) nesër mund “dëshmohet” si opsion pragmatik e praktik edhe për Kosovën!?

2. Për mendimin tim nuk është e rastësishme e gjithë xhurulltia dhe zhurma e panevojshme mediatike e politike për formimin e qeverisë “lojale” ndaj këtij rikonfigurimi në horizont! E cila do ishte pa asnjë dyshim zhgënjyese dhe në shërbim të skenarëve të tillë apokaliptik, jo vetëm për neve por për mbarë Ballkanin Perëndimor.

3. S’ këndejmi, e gjithë energjia qeveritare dhe opozitare, po edhe ajo civile e mediatike tani duhet të përqendrohet në hartimin e (një “road map” të shkurtër se si duhet t’u qasemi këtyre dinamikave të mundshme imponuese..) alternativave të qëndrueshme, kundruall këtyre sfidave e proceseve tejet të rrezikshme, e padyshim edhe në disfavor të interesave tona shtetërore e kombëtare.

Vetëm të bashkuar(jontë uniformuar) në mendime e qendrime politike, Kosova mund të ia dal… Nuk na duhet fare përçarja…

Zelenski, tash: Nuk do të pranojë marrëveshje pa pjesëmarrje në bisedime

0

Volodymyr Zelensky është presidenti i Ukrainës dhe Donald Trump është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara. Foto: [NICOLAS TUCAT, ANDREW CABALLERO-REYNOLDS] / AFP / NTB

Presidenti ukrainas Zelensky thotë se nuk ka diskutuar për NATO-n me Trump, raporton Reuters.

Intisaar Ali, VG

Volodymyr Zelensky foli me Donald Trump të mërkurën.

Kjo ndodhi përmes një telefonate.

Të enjten, ai tha për shtypin se nuk ka diskutuar për NATO-n me Trump, por e di se Shtetet e Bashkuara nuk e duan Ukrainën si anëtare, shkruan Reuters.

Zelensky tha gjithashtu të enjten se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të lidhur midis Moskës dhe Uashingtonit pa Kievin.

Disa vende të NATO-s po kërkojnë gjithashtu që Ukraina të përfshihet kur Donald Trump dhe Vladimir Putin të ulen për të negociuar një marrëveshje paqeje.

Putin dhe Trump patën një bisedë të gjatë për të ardhmen e Ukrainës të mërkurën dhe më pas ranë dakord të takohen në Arabinë Saudite së shpejti për të negociuar një marrëveshje paqeje. Të dy presidentët do të vizitojnë gjithashtu vendet e njëri-tjetrit, tha Trump.

Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Peter Hegseth, pati takimet e para me kolegët e tij të NATO-s të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave.

Ai vetë u përpoq të qetësonte situatën.

– Presidenti Trump është negociatori më i mirë në këtë planet, tha Hegseth të enjten në mëngjes.

“Bota është me fat që ka Presidentin Trump”, shtoi ai.

Kur Pete Hegseth u takua me anëtarët e Grupit të Kontaktit të Ukrainës (UDCG) në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën, ai paraqiti atë që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë realiste përpara negociatave:

Ukraina duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.
Ukraina duhet të heqë dorë nga synimi për të rifituar tokat që kishte para vitit 2014, përfshirë gadishullin e Krimesë.
Hegseth mohon forcat paqeruajtëse amerikane ose forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Ukrainë pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Presidenti ukrainas gjithashtu foli me Trump me telefon të mërkurën.

“Kemi biseduar gjatë për mundësitë e arritjes së paqes, ka shkruar presidenti ukrainas në X, për bisedën.

Të enjten ai e ka të qartë se një marrëveshje pa të nuk është e pranueshme.

Gjermani: Për keqardhje që SHBA i ka bërë lëshime Putinit përpara bisedimeve të paqes në Ukrainë

0

/ Document.no

Është për të ardhur keq që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë lëshime Vladimir Putinit përpara bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, thotë ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Ai foli në fillim të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten.

“Sipas mendimit tim, do të ishte më mirë të flitej për një anëtarësim të mundshëm në NATO të Ukrainës ose humbje të mundshme të territorit në një tryezë bisedimesh,” tha Pistorius.

Sipas presidentit amerikan Donald Trump, SHBA dhe Putin kanë rënë dakord që të fillojnë menjëherë negociatat për një zgjidhje paqeje në Ukrainë.

– Ne ramë dakord të bashkëpunojmë, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. “Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Zelensky të Ukrainës për ta informuar atë për bisedën, të cilën unë do ta bëj tani”, shkroi Trump në Truth Social të mërkurën.

Volodymyr Zelenskyy konfirmoi menjëherë pas kësaj se kishte folur me Trump.

“Kemi biseduar gjatë për mundësitë për arritjen e paqes, tha presidenti ukrainas.

Mark Rutte: Vendet e NATO-s duan paqen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

0

NATO Secretary General Mark Rutte, left, speaks with European Union foreign policy chief Kaja Kallas during an EU summit at the Egmont Palace in Brussels, Monday, Feb. 3, 2025. (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert, Pool)

NTB / Document.no

Vendet e NATO-s shpresojnë për paqen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, thotë Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Mark Rutte.

Ai komentoi luftën në Ukrainë gjatë rrugës për në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten.

– Të gjithë duam paqe sa më shpejt. Dhe ne të gjithë duam që Ukraina të jetë në pozicionin më të mirë të mundshëm në fillimin e negociatave, tha Rutte.

Që paqja të jetë e qëndrueshme është gjithashtu vendimtare, sipas Rutte.

Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth tha të enjten se anëtarësimi në NATO për Ukrainën nuk është një rezultat real i luftës. Ai gjithashtu argumentoi se Ukraina duhet të heqë dorë nga shpresa për të rifituar gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në 2014.

Fuqia amerikane dhe Europa

0
Përmes dijes së përgjithshme dhe asaj të specializuar, të cilën e kam ruajtur në të gjitha shtresat dhe nën-shtresat e trurit tim gjatë jetës, mund të analizoj, diagnostikoj, parashikoj dhe propozoj qasje terapeutike për çdo fushë apo zhanër brenda pak minutash – në një nivel që konkurrentët e mi nuk mund ta arrijnë as pas një muaji përpjekjesh të përditshme. Kjo aftësi nuk më habit aspak, sepse e di saktësisht se nga buron.
Prandaj, do të guxoj të parashikoj fatin e politikës së Trumpit gjatë katër viteve të ardhshme.
SHBA është bërë kaq e fuqishme dhe e suksesshme në çdo aspekt, sepse kombet dhe shtetet evropiane – veçanërisht popujt gjermanikë, pasardhës të të cilëve janë edhe anglosaksonët – kanë kontribuar në mënyrë vendimtare në këtë arritje.
Prandaj, çdo politikë që dëmton mirëqenien dhe prosperitetin e tyre do të dështojë, sidomos në afat të gjatë.
Madje, edhe më saktë: Një politikë e tillë do të dobësojë vetëm SHBA-në dhe do t’i gëzojë Serbinë, Rusinë dhe Kinën.
Sepse, edhe pse shtetet evropiane shpesh krijojnë përshtypjen e pavendosmërisë dhe budallallëkut në vendimet e tyre, ato – veçanërisht Gjermania – kur përballen me pyetjen ekzistenciale “Të jesh apo të mos jesh”, janë mjeshtër në gjetjen e metodave më të shpejta dhe më kreative për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të përshpejtuar një zhvillim teknologjik të paimagjinueshëm.
Në afat të shkurtër, Trumpi, nëse nuk e ndal dikush në SHBA marrëzinë e tij, mund të arrijë disa suksese që do të shkaktojnë eufori te disa popuj sllavë pro-rusë. Por, në afat të gjatë, ai do ta presë degën mbi të cilën është ulur dhe do të hyjë në histori si një nga amerikanët më të pamend dhe më të urryer si në SHBA, ashtu edhe në Evropë.
SHBA nuk do të ishte superfuqia që njohim sot pa trashëgiminë dhe kontributin e popujve evropianë. Historia e saj është një kombinim i kolonizimit, emigrimit, zhvillimit teknologjik dhe kapitalit financiar që erdhi kryesisht nga Evropa.
1. POPUJT ANGLOSAKSONË DHE THEMELIMI POLITIK
– Kushtetuta dhe institucionet e SHBA u ndërtuan mbi filozofinë politike britanike, veçanërisht nga mendimtarë si John Locke, i cili hodhi bazat për konceptet e të drejtave natyrore dhe qeverisjes përfaqësuese.
– Anglia dhe Holanda futën sistemet e tregtisë, parlamentarizmit dhe bankimit modern në kolonitë amerikane.
2. GJENIALITETI GJERMANIK DHE REVOLUCIONI INDUSTRIAL AMERIKAN
– Emigrantët gjermanë ishin ndër grupet kryesore që ndërtuan infrastrukturën dhe industrinë e SHBA-së.
– Shpikës si Nikolaus Otto (motori me djegie të brendshme) dhe Carl Benz (automobili) ndikuan drejtpërdrejt në përparimet amerikane në industrinë e makinave.
– Albert Einsteini dhe shumë shkencëtarë të tjerë gjermanë kontribuan në zhvillimin e teknologjisë bërthamore dhe aeronautikës në SHBA.
3. KAPITALI DHE FINANCAT EVROPIANE
– Bankierët britanikë dhe holandezë financuan rrugët hekurudhore, industrializimin dhe zgjerimin e SHBA-së në shekullin XIX.
– Shkëmbimet tregtare me Francën dhe Gjermaninë forcuan ekonominë amerikane, ndërsa paratë e evropianëve ndihmuan në krijimin e Wall Street-it.
4. USHTRIA DHE STRATEGJIA USHTARAKE
– Lufta për Pavarësi e SHBA-së u fitua në pjesën më të madhe falë ndihmës franceze, si nga Lafayette ashtu edhe nga mbështetja detare dhe financiare e Francës.
– Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë shkencëtarë gjermanë, përfshirë Wernher von Braun, ndihmuan në ndërtimin e programit hapësinor dhe avancimeve ushtarake të SHBA-së.
5. DEMOKRACIA DHE LIDHJET TRANSATLANTIKE
– SHBA u bë mbrojtësi kryesor i Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore përmes NATO-s, por nuk do të ishte e mundur një dominim amerikan pa bazën e kulturës politike evropiane.
– Integrimi i Evropës pas luftës dhe zhvillimi teknologjik i Gjermanisë, Francës dhe Britanisë e mbajti SHBA-në si lider global.
Rënia e lidhjeve transatlantike = Dobësimi i SHBA-së
Siç e theksova më lartë, çdo politikë që dëmton mirëqenien e Evropës, veçanërisht të Gjermanisë, është një vetëgoditje për SHBA-në. Trumpi e ka treguar më parë një tendencë për të trajtuar Evropën si rival ekonomik në vend se si partner strategjik, gjë që është një gabim historik.
– Politikat proteksioniste të tij mund të dobësojnë industrinë amerikane në afat të gjatë, pasi shumë nga materialet bazë dhe teknologjitë që përdor Amerika vijnë nga Evropa.
– Nëse Gjermania dhe Franca fillojnë të hedhin hapa për t’u bërë më të pavarura nga SHBA-ja në mbrojtje dhe ekonomi, atëherë Amerika do të përballet me një krizë strategjike në raport me Kinën dhe Rusinë.
– Rënia e bashkëpunimit euro-amerikan do të gëzonte vetëm armiqtë e Perëndimit: Putinin, Xi Jinpingun dhe regjimet autokratike në Lindje.
Përfundim
Trumpi mund të ketë një ndikim afatshkurtër duke krijuar iluzionin e një fuqizimi ekonomik, por strategjikisht ai do të dëmtojë SHBA-në. Siç e kem thënë saktë, ai rrezikon të bëhet një nga liderët më të pamend dhe të urryer në histori, jo vetëm nga aleatët, por edhe nga vetë amerikanët që do ta shohin vendin e tyre duke humbur terren globalisht.

Le Temps (1912) / Ankesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë — Intervista me një personalitet anonim shqiptar në Selanik

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Shkurt 2025 

“Le Temps” ka botuar, të premten e 17 majit 1912, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me një personalitet anonim shqiptar në Selanik në lidhje me ankesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ankesat e shqiptarëve

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti ynë nga Selaniku na shkruan : 

Autoriteti ushtarak u përqendrua sa më shpejt që të ishte e mundur me rreth dyzet mijë burra drejt Ferizajt dhe pasi dha një urdhër mobilizimi të rezervës në trupat e ushtrisë së Shkupit dhe Manastirit, mendova se ishte e dobishme të përfitoja nga kalimi në Selanik i një personaliteti të lartë shqiptar, për t’i bërë disa pyetje rreth lëvizjes së revoltës aktuale që po zhvillohet në rajonin e tij.

Ja biseda jonë :

 — Më duket e jashtëzakonshme, i thashë bashkëbiseduesit, pas selamllikut të famshëm të Prishtinës, amnistisë së dhënë, 30.000 lirave turke të destinuara për shpengimin e gjakut, pastaj pas kalimit të komisionit të reformës në krye me ministrin e brendshëm Haxhi Adil Beu, bashkatdhetarët tuaj edhe një herë të rrokin armët dhe revoltohen kundër pushtetit. 

— Keni të drejtë, por pse qeveria osmane nuk i mbajti solemnisht angazhimet e marra në Prishtinë ? Ne jemi në Perandorinë Osmane, si të thuash një përjashtim, ne kemi doket tona, zakonet tona, mbi të gjitha traditat tona shumë të veçanta, pse nuk duan t’i respektojmë ato, siç është bërë gjithmonë ? 

— Perfekte ; por ajo që ndodhi nën një regjim autokratik nuk është më e pranueshme nën një regjim kushtetues ; të gjitha sistemet e jashtëzakonshme administrative janë të ndaluara në programin e Bashkim dhe Përparim.

— Të mos hyjmë, nëse dëshironi, në diskutimin e programit Bashkim dhe Përparim ; kjo do të na çonte shumë larg dhe, meqë e njihni pak Shqipërinë, duhet ta dini se qeveria nuk ka bërë kurrë asgjë për ne. Jemi vërtet të varfër dhe për shkak të mungesës së plotë të mjeteve të komunikimit, shfrytëzimi i pasurisë sonë pyjore është i pamundur. Në të gjithë Shqipërinë veriore, popullsia nuk ka asnjë burim tjetër përveç kopeve të saj, të cilat kanë të ardhura shumë të pakta, pasi tregtia është zero, shkëmbimet dhe shitjet janë shumë të vështira. Shqiptari, duke qenë se nuk ka mundur të gjejë punë shpërblyese për të plotësuar nevojat e tij dhe të familjes, ka adoptuar zakone të tjera që ju i përshkruani ashpër, por që gjithsesi janë shumë të natyrshme. Abdul Hamidi kishte besim të pakufishëm në gardën e tij speciale të përbërë nga shqiptarë, ne mund të kemi abuzuar me këtë për të marrë shumë favore. A mund të na fajësojnë ? Nuk e besoj. Ish-sulltani na trajtoi si fëmijë të llastuar gjatë gjithë mbretërimit të tij. Populli shqiptar e konsideroi këtë dhe ende e konsideron të drejtë reale. A është e mundur të zhduket papritur kjo ide nga trurët e shqiptarëve, kaq të vrazhdë, kaq të thjeshtëzuar, kaq injorantë ? Duhet kohë dhe nuk do ta arrijmë kurrë me forcën e armëve. Ata u përpoqën të na çarmatosnin, na dogjën fshatrat, na rrënuan disa kulla — kala të vogla — shumë prej nesh u rrahën para grave tona, fëmijëve tanë ; Pothuajse të gjitha të drejtat tona të shenjta dhe prestigji i burrave ndaj grave janë prekur : shqiptari nuk mund t’i harrojë dhe nuk do t’i harrojë kurrë këto ofendime të rënda.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Cilat janë kërkesat tuaja ?

— Ne kërkojmë : që mbajtja e armëve të jetë e lirë ;  të përjashtohemi nga taksat edhe për disa vite të tjera ;  rindërtimin e fshatrave tonë të shkatërruar nga trupat turke në represionin e fundit ; ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, shkollave ku gjuha shqipe të jetë baza e mësimit ; njohjen e gjuhës shqipe nga nëpunësit civilë dhe shërbimin ushtarak rajonal, d.m.th. të themi, shqiptarët duan t’i shërbejnë atdheut të tyre, por në vendin e tyre.

— Po nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat tuaja, çfarë do të ndodhë ? 

— Revolta mund të përhapet në të gjithë Shqipërinë, si në veri ashtu edhe në jug. Aktualisht duhet të ketë 4000 shqiptarë në revoltë dhe që veprojnë në rajonin e Gjakovës ; e dinit se fisi i Rugovës kishte zbritur nga malet e tij, kishte sulmuar Pejën, se kanë luftuar në rrugët e qytetit, se trupave ju është dashur të vendosnin mitralozët në rresht, se pavarësisht kësaj fitorja mbeti e pavendosur, se ka pasur angazhime drejt Gucisë, Rozhajt ; ju e dini gjithashtu se ish-deputeti Hasan Beu, Beu i Prishtinës, kishte arritur në mal me dy nipat e Naxhi Dragës. Megjithatë, emrat e Hasan Beut dhe Naxhi Dragës janë shumë të njohur në Shqipëri. 

Tani nëse ish-deputeti i Dibrës, Basri Beu, ndjek këtë shembull dhe nëse bisedimet e nisura me Malësorët çojnë në një marrëveshje, revolta sigurisht që do të shtrihet në jug të Shqipërisë, çfarë do të mund të bëjë qeveria me 50 mijë burrat që i ka përqendruar drejt Ferizajt ? Situata është shumë e rëndë, dëshpëruese, por nuk është faji i shqiptarëve dhe do të mbrohen deri në vdekje. 

— A nuk besoni në ndërhyrjet (përzierjet) e huaja ?

— Jo. Së pari cilat ? 

— Mali i Zi, për shembull, sepse është e pamohueshme që programi i kërkesave të Malësorëve u ndal në Cetinje; dhe që andej konkludoj që është frymëzuar nga Italia, më duket se është e logjikshme. 

— Nuk e besoj. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë ndërhyrjen e huaj, ata janë shumë krenarë për pavarësinë e tyre për të pranuar cilindo autoritet. Jam i bindur se bashkatdhetarët e mi veprojnë me iniciativën e tyre ose më mirë me këshillat e njerëzve tek të cilët kanë besim të plotë.