Kreu Blog Faqe 649

Koalicioni “Për Familjen” dhe tentativa për të manipuluar me Islamin, dështimi dhe dënimi nga populli i Kosovës

0

Nga: Rrezart Kalaja

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, koalicioni “Për Familjen”, i udhëhequr nga liderët e partive Aleanca Kosova e Re (AKR), Partia e Drejtësisë (PD) dhe Iniciativa Qytetare, dështoi të kalonte pragun elektoral dhe të sigurojë një vend në Parlamentin e Kosovës. Ky koalicion tentoi të manipulojë me një nga ndjeshmëritë më të thella të qytetarëve të Kosovës – familjen dhe identitetin fetar – duke përdorur islamizmin politik dhe ekstremizmin fetar si një instrument për të fituar mbështetje elektorale, por përfundimisht kjo strategji e dështuar rezultoi në humbjen e besimit të qytetarëve.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, koalicioni “Për Familjen”, i udhëhequr nga liderët e partive Aleanca Kosova e Re (AKR), Partia e Drejtësisë (PD) dhe Iniciativa Qytetare, dështoi të kalonte pragun elektoral.

Në vend që të ofronte programe të qëndrueshme dhe realiste për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe shoqëror të Kosovës, koalicioni “Për Familjen” u shndërrua në një mjet për të nxitur ndarje fetare dhe për të promovuar një agjendë fetare të drejtuar nga forca politike me lidhje të thella me bashkësinë islamike. Përdorimi i islamizmit politik si një agjendë elektorale ishte një tentativë e qartë për të manipuluar ndjeshmëritë fetare të qytetarëve dhe për të përfituar mbështetje nga një segment i caktuar i popullsisë, duke bërë thirrje për “mbrojtjen e familjes tradicionale”, ndërkohë që përpjekjet e tyre për të krijuar një bazë të tillë ishin një thjesht fushatë demagogjike dhe pa thelb.

Kjo nuk ishte një fushatë për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të qytetarëve, por një përpjekje e pastër për të përdorur politizimin e islamizmit dhe ekstremizmit fetar si një kartë politike. Duke promovuar programet dhe agjendat fetare në një kontekst ku Kosova është një shoqëri shumëkulturore dhe pluraliste, ky koalicion dëmtoi imazhin e shtetit dhe shkaktoi tensione të panevojshme midis grupeve të ndryshme shoqërore dhe fetare.

Për më tepër, koalicioni e keqpërdori një kauzë të ndjeshme dhe të domosdoshme siç është mbrojtja e familjes, duke e kthyer atë në një mjet për të justifikuar angazhimin në politika fetare ekstreme që nuk janë në interesin e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Në këtë mënyrë, përpjekjet e tyre nuk vetëm që ishin të dështuara, por gjithashtu i dhunuan ndjeshmëritë dhe vlerat e një shoqërie që ka luftuar për liri, paqe dhe kohezion ndërkulturor.

Populli i Kosovës i Dënoi dhe i Lidhi Këto Forca me Demagogji Fetare

Populli i Kosovës e dënoi me forcë këtë lloj politike, duke i refuzuar këto forca që tentonin të mbjellin ndarjen dhe polarizimin fetar në një shoqëri që ka kaluar përmes shumë sfidash historike për të ruajtur paqen dhe unitetin. Kosovarët kanë treguar se nuk duan të manipulojnë me ndjeshmëritë fetare për qëllime politike. Ata nuk janë të gatshëm të pranojnë politikanë që përpiqen të përfitojnë nga frikësimi i qytetarëve me kërcënimin e “islamizmit politik” për të fituar vota, përkundrazi, ata kërkojnë politikë që përqendrohet në zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi, dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Koalicioni “Për Familjen” dhe forcat e tij islamike, që përfaqësonin një agjendë të ngushtë fetare, u dënuan nga populli i Kosovës për përdorimin e besimit si një mjet manipulimi. Kjo ndodhi pasi qytetarët, të cilët përjetuan dështimin e shumë projekteve të mëparshme dhe shqetësime të vazhdueshme për mirëqenien e tyre, kërkojnë veprime konkrete, jo thjesht slogane dhe thirrje fetare për të mbushur një hapësirë politike.

Në fund, qytetarët e Kosovës e treguan se ata nuk duan të manipulojnë me ndjeshmëritë fetare dhe qëndrimet politike për të arritur qëllime të ngushta dhe të paqarta. Ky është një mesazh i fuqishëm për politikanët e Kosovës: Islamizmi politik dhe ekstremizmi fetar nuk kanë vend në Kosovën e së ardhmes.

Një Mësim i Madh për Politikën Kosovare

Ky dështim i koalicionit “Për Familjen” duhet të shërbejë si një mësim i fuqishëm për politikanët dhe partitë që merren me çështje të ndjeshme fetare për të arritur mbështetje elektorale. Politizimi i islamizmit dhe përdorimi i ekstremizmit fetar si një mjet për të arritur qëllime politike është një strategji e rrezikshme dhe e dështuar që vetëm do të rrisë ndarjet dhe do të minojë paqen dhe stabilitetin në shoqëri. Kosovarët kërkojnë liderë që ofrojnë zgjidhje për problemet e përditshme dhe që merren me sfidat e vërteta që përballen qytetarët, jo me agjenda të ngushta dhe manipulime fetare.

Në këtë kontekst, është e qartë se qytetarët e Kosovës janë të gatshëm të denojnë çdo tentativë për të politizuar fenë dhe të kërkojnë liderë që përqendrohen në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të tij. A do të merren politikanët e Kosovës mësim nga ky dështim dhe do të ofrojnë alternativa të qëndrueshme dhe të mbështetura në interesat e popullit? Ky është një pyetje që mbetet të shihet, por ky dështim është një thirrje e fuqishme për një politikë më të qartë dhe më të përgjegjshme.

Sfidat dhe përgjegjësitë pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare

0
Shkruan: Hafiz GAGICA, Gjermani
___
Pjesëmarrja e mirë në zgjedhjet parlamentare të djeshme është një dëshmi e pjekurisë demokratike dhe e angazhimit qytetar në proceset shtet-formuese. Kjo tregon se Kosova ka arritur një nivel të rëndësishëm të demokracisë funksionale, duke krijuar një model për rajonin.
Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ-ja pasqyrojnë në masë vullnetin e qytetarëve si dhe kërkesën e tyre për një qeverisje më efikase dhe të përgjegjshme.
Megjithatë, pas çdo fitoreje, shtrohet nevoja për të tejkaluar fazën e fushatës dhe për t’u angazhuar në një periudhë të re politike dhe ekonomike. Fituesi duhet të largohet nga retorika e konfrontimit, sepse Kosova ka nevojë për një lidership të përgjegjshëm që i tejkalon ndasitë dhe që i jep përparësi interesave të qytetarëve, duke krijuar një klimë politike dhe sociale të bazuar në bashkëpunim dhe unitet.
Partit opozitare mendoi se duhet ta pranojnë dështimin dhe të çlirohen nga iluzioni i madhështisë boshe, që e izolon dhe e pengon në ndërtimin e një vizioni të qartë. Retorika dhe akuzat ndaj pushtetit nuk mjaftojnë; nevojiten ide dhe strategji konkrete.
Kosova ka një mundësi të madhe për të ecur përpara më shpejtë dhe kjo kërkon maturi politike si dhe qasje unifikuese për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët. Rinia e Kosovës, e rritur në një mjedis dhe shtet të pavarur, ka shprehur aspiratën e saj për një të ardhme evropiane, dhe kjo është një mundësi reale që udhëheqësit politik dhe shtetëror duhet ta kapin këtë shans historik, duke u përqendruar në zhvillimin dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.
Në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të shumta, Kosova duhet ta ruajë unitetin e brendshëm si dhe të tregojë mençuri politike në rrugën e saj integruese në Evropë për një të ardhme më të sigurt për gjithë qytetarët e saj.
Urime qytetarëve tanë për kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje si dhe për angazhimin serioz në këtë proces të rëndësishëm demokratik.

Bedri, kur po të shoh “po më mbushen sytë me lot!”

6
Nuk mund te behesh kryeminister me 20% te votuesve të llaskucave. Juve votues – do tju gjykoj historia!
Gjatë fushates të PDYKYAS, Bedrija shefi i camacit thotë që nuk ka shqiptarë në Mitrovice, por vetëm malësorë shkije, ishte politika SERBE e ruajtjes së balancave ME Serbine. Vuciqi e Radojciqi kishin interesa direkte në DARDANI dhe ne Gadishullin Hlirik duhej të kujdesej për këtë pjesë. Shqiperia e Ranes nuk vepronte asnjëherë pa marrë vendimin e Serbise.
Kështu ne duhet ti pengojmë këta Zajednicarët e PDYKYSA, AAKYS, LISTES SE SHKIJEVE, LDYKYS, shumë më shpejtë do të arrijmë integrimin e gjithë shqiptar. Pra, duhet të trupëzohemi në proceset historike kombëtare dhe të gjitha përpjekjet duhet shkrirë në zgjidhjen e tërësishme. Jo të shkojmë verbërishtë pas hajdutëve e çakejve opozitar. Për të shembur fronin e bajraktarllykut, injorancës, klanizmin dhe përçarjet brenda tyre dhe partive opozitare politike. Siç thoshte Albini, ne duhet të ngremë çështjen kombëtare, ku uniteti ynë do të jetë mbi të gjitha.
Sami Frashëri kishte vlerësuar me të drejtë se shpëtimin e atdheut dhe begatin e tij nuk duhet ta presesh kurrë nga të gjak prishuritë, po nga vetë atdhetarët nacionalistë. Mbi të gjitha dhe mbi këtë bazë duhet të gjejmë dhe mundemi formulën më praktike që ne na shpie drejt zgjidhjes së problemit tonë gjithëkombëtar dhe bashkimin e Mitrovicës në teritor të vetëm…

Presidentja Vjosa Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Presidentit Macron

1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

Deklaratë e Organizatës Shqiptaria mbi zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

0
Organizata Shqiptaria përshëndet dhe vlerëson lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mbajtura më 9 Shkurt 2025, të cilat dëshmuan edhe një herë se Kosova është një demokraci funksionale, me institucione të afta për të organizuar procese të lira, të ndershme dhe transparente.
Urojmë dhe përgëzojmë popullin e Kosovës, i cili me pjekurinë e tij politike tregoi edhe një herë se është i përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe shtetit ligjor. Po ashtu, respektojmë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe urojmë fituesit e zgjedhjeve, duke shpresuar që ata do ta udhëheqin vendin me përgjegjësi dhe në interes të përgjithshëm.
Një lajm veçanërisht i gëzueshëm për ne është dështimi i partive me orientim fetar dhe të ndikuara nga Islami politik për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Ky rezultat dëshmon qartë se populli ynë ka një vetëdije të lartë kombëtare një kulturë perendimore dhe një orientim të palëkundur pro-perëndimor. Refuzimi masiv i këtyre forcave politike nga elektorati konfirmon se Kosova mbetet një vend me kulturë evropiane dhe me vizion të qartë për të ardhmen e saj demokratike dhe laike.
Për ne si Organizatë Shqiptaria, ky rezultat është një inkurajim i madh për të vazhduar aktivitetin tonë në mbrojtje të karakterit laik të shtetit dhe identitetit kombëtar shqiptar. Kosova nuk do të lejojë që agjenda të huaja dhe të huajizuara të cenojnë themelet e saj demokratike dhe orientimin e saj strategjik.
Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për një Kosovë sovrane, laike dhe të përparuar, të rrënjosur thellë në vlerat evropiane dhe atdhetare.
___
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë kombi shqiptar!
Organizata Shqiptaria
10 Shkurt 2025

“Populli rikverc” apo si përfaqësuesit e LDK-së nuk prekin në tokë fare dhe se si iu duket nënçmim me e ofru qytetarin

0
Popull rikverc
You know, it’s over! – do thoshte Trumpi. Dihej se VV-ja prapë do të dalë si partia më e madhe nga këto zgjedhje. Mirëpo, shpresat dhe indiciet ishin të mëdha se bile nja dy nga partitë opozitare bashkarisht do të fitonin shumicën absolute dhe si ndryshim të qeverisin vendin pas këtyre zgjedhjeve, si mënyra më e shëndoshë demokratike për vendin. Sidomos kur Kosova gjendet para sfidave të mëdha të një rendi të ri botërorë e gjeopolitikave të ndryshme të fuqive të mëdha, kur përgjegjësinë duhet ndarë me një masë më të madhe të përfaqësuesëve të qytetarëve të Kosovës.
Sidoqoftë, mendoj se LDK-ja bëri mirë që i mbylli dyert për një koalicion gjithëpërfshirës, sepse nuk është lehtë me qeverisë shumë parti e me vetëm një deputet në mazhorancë. Poashtu bëri mirë që u deklarua se nuk do të përfshihet as në qeverinë e fituesit të spektrit të majtë politik e të përfshirë në shumë skandale të hajnisë dhe korrupcionit e të abuzimit me paranë publike. LDK-ja më mirë le të ulen dhe le të reflektojnë pse i humbën bastionet e tyre si Pejën, Podujevën, Prishtinën, Klinën dhe Gjilanin. Pse në qytetet e mëdha si Prizreni ku i morën vetëm 4000 vota e në Mitrovicë vetëm 1800 vota?!
Përgjigja ime për problemin e LDK-së është e njejta që u’a kam thënë edhe para 20 e më shumë viteve zyrtarëve të asajë kohe e që u’a them rregullisht: MENDJEMADHËSIA!
Përfaqësuesit e LDK-së nuk prekin në tokë fare. I’u duket nënçmim me e ofru qytetarin. I’u duket nënçmim me ra në nivel të shqiptarit të thjeshtë. Përveç gjatë fushatës që shkojnë e u lëpihen, e që nuk mjafton. Sillen sikurse edhe në kohën e Presidentit Rugova, i cili me dy paraqitje në stadiume të ndonjë qyteti, i siguronte votat e shumicës së qytetarëve, gjersa ata të tjerët silleshin sikurse cezarat në Coloseum të Romës antike.
LDK-ja ka vajza e djem të mrekullueshëm e kuadrot më të mira që ka ai vend, por vetëm duhet të zbresin në tokë e të jenë më modestë e më popullorë. Asgjë më shumë. Të gjitha kualitetet tjera i kanë. Përshtatjuni mentalitetit të asajë popullate në rikverc. Aq e thjeshtë është ajo punë.
Fakti i pamohueshëm është se LDK-ja ka bërë një fushatë shumë të mirë. Kishte një program qeverisës jashtëzakonisht të mirë për zhvillimin ekonomik të ati vendi, e që ishte edhe i realizueshëm.
Mirëpo, cili ishte faktori i dështimit? Sa e ka kuptuar shqiptari i thjeshtë atë program?
Simbas mendimit tim, faktori i dështimit të LDK-së është gjuha tepër e butë politike tek një mentalitet e popull që tërë kohën është duke ecë në rikverc.
Gjuhën e butë dhe mirësjelljen nuk e kuptojnë një mentalitet i një populli i cili në shekullin XXI hoxhën apo priftin e shohin edhe si mjek të përgjithshëm, edhe si psikolog, edhe si psikiatër, edhe si gjinekolog… e çka jo tjetër. Që të gjitha problemet familjare, shoqërore e emocionale presin që t’ua regullojë një hoxhë apo një prift. Që tërë kohën thirren dhe e citojnë vetëm një libër. Një popull i cili ende frikësohet dhe e kapë panika kur një macë e zezë i’a trupon rrugën.
Veshi i tyre është i mësuar të ndëgjojë vetëm përralla e iluzione dhe vetëm atë që ka dëshirë të ndëgjojë. Truri i tyre ndihet më mirë kur fluturon në botën joreale të vetëm një libri. Edhe atë të ndëgjuar, e jo të lexuar. Ai libër u’a bënë trurin të etur për gjak, për hakmarrje e për ndëshkim, sepse kurrëfarë mesazhe tjera nuk ka ai libër. Këtë e ka zbërthy për mrekulli Albin Kurti qyshë para disa viteve, të cilët ati populli u premton gjak, ndëshkim e hakmarrje. U premton të njejtat gjëra sikurse edhe ‘ai libër’, por të kthyer në ‘kauza’ politike. Asgjë tjetër, hiç! Dhe, po fiton pandërprerë. Nuk është ngusht ai popull për shkolla, univerzitete, spitale e fabrika, sepse të gjitha këto ai popull në rikverc i gjenë nëpër ato afro 1100 xhami e në ato 200 kisha që janë në atë vend. Ata duan popullizëm e fjalë të mëdha, të cilat LDK-ja kurrë nuk i përdorë, sepse ‘lartëmadhëria’ e tyre nuk e kanë munduar veten që ta mësojë më mirë mentalitetin rikverc të shqiptarit të thjeshtë. Sidomos të atyre në mërgatë, të cilët kanë të drejtë juridike me votuar në Kosovë, por jo edhe të drejtë morale. Të cilëve akrepi u është ndalë në vitin 1992. Të cilëve Kosova u nevoitet për shërimin e komplekseve të tyre si qytetarë të rendit të dytë e të tretë nëpër vendet ku jetojnë në Perëndim. Të cilët shkojnë t’ua përcaktojnë politikat rezidentëve në Kosovë, ndërsa vetë lypin që kur të vdesin të varrosen në vend të huaj ku jetojnë, me arsyetimin se “fëmijët kurrë nuk do të kthehen të jetojnë në Kosovë, andaj dua të pushoj afër tyre”. Atëherë, ç’ka dreqin bënë turr e shkon dhe ja përcakton fatin fëmiut të dikujtë tjetër që jeton e që rritet në Kosovë? – është pyetja.
Atë çka unë mendoj se partitë opozitare do duhej të bënin në këtë situatë kur Kosova gjendet para një krize të madhe institucionale, është që partisë më të madhe t’ia japin votat në Kuvend që e vetme të formojë një qeveri minoritare.
Poqëse rrezikohet Kosova dhe interesat e vendit në ndonjë rast, atëherë shumë lehtë edhe e rrëzojnë atë qeveri dhe shkohet në zgjedhje të reja.
Është pjesë e demokracisë ku shteti duhet të vendoset në rend të parë!

Për Frrok Çupin, e shkrueme me 1993

E shkrueme me 1993.
Tallesha me marrëzitë e Frrok Çupit, i cili këshillonte “kosovarët” që të dilnin në zgjedhjet e Serbisë. Përveç pjesëmarrjes si parti dhe si individ, në atë kohë kishte mundësi me u organizu edhe si “grup i qytetarëve” e me marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Duke qenë se Frroku na jepte këtë këshillë u desh me emërtu grupin e qytetarëve të imagjinuem “Frrok Çupi”.
Por ajo që atëherë kisha mendu se asht naivitet, në të vërtetë u dëshmu se Frrok Çupi paskësh qenë që në atë kohë shërbëtor propagandistik i Serbisë.
(Revista «FORUMI», 20 dhjetor 1993)
«Punëtoria e rrokopendlave
GRUPI I QYTETARËVE «FRROK ÇUPI»
Ammori
Grupi i Qytetarëve “Frrok Çupi “do të frrokitet dhe do të çupitet t’ia shpjegojë kombit të vet komshi Kosovar se zgjedhjet në Serbi janë rasti i vetëm për ta, me të cilat do t’i hapen dyert e xhenetit, megjithëse edhe vetë Serbët sot jetojnë në xhehenem social. Pra, ky është rast i mirë. Dhe mirë. Prapë mirë. Dëllëngthi mirë. Dollapthi mirë. Quuuuksh – mirë. Kuku për ne – mirë. Hajde, hajde – mirë. Ani çka mirë? Këqyre, këqyre – mirë. Këqyre mirë! Mirë.
Grupi i Qytetarëve “Frrok upiÇ” (gabim teknik i domosdoshëm) do të frrokçupitet dhe çupifrrokohet t’ua bëjë me dije Kosovarëve se mbi supe të tyre gjendet edhe një pjesë e trupit të tyre, me të cilën nuk shërbehen fare, ose, edhe kur shërbehen, e vënë në përdorim për gjëra krejt të tjera. E këtë pjesë të pashfrytëzuar e quajnë – kokë. Kosovarët e mjerë gjithmonë kanë menduar se koka është çekiç, sepse shpesh i kanë mëshuar murit me kokë. Koka e tyre bëhet çekiç, sidomos kur në të u hyn ndonjë ide e marrë, siç është ideja për Republikën. Ata me kokë nuk mendojnë fare, sepse, po të mendonin, do ta kishin të qartë se duhet të dilet në zgjedhje dhe të votohet për ne, Grupin e Qytetarëve “Frrok Çupi”. Kështu gjithë këto mosmarrëveshjc do të zgjidheshin në mënyrë paqësore. Pikëpamjet tona paqësore ne i kemi parashtruar në gazetën “Lufta” (“Borba”).
Kosovarëve, elektoratit tonë potencial, ua bëjmë me dije se koka di të gjendet në pozita të ndryshme vektoriale: koka mund të marrë erë; koka mund të gjendet në tepsi; kokën mund ta zërë çarku; koka mund të fryhet, mund të qethet, por koka mund edhe të ngjethet. Sidomos tash, kur para elektoratit tonë kosovar t’i parashtrojmë katër alternativat tona, me të cilat bëjmë kokë nga bishti, megjithëse ne e dimë fort mirë se Kosovarëve s’u bën koka def për asgjë.
ALTERNATIVA E PARË: KOSOVA NUK ËSHTË
Në qoftë se Kosova nuk është, si mund të jenë Kosovarët? Atëherë Kosovarët mund të jenë vetëm ca lugetër, që në ndonjë ballo vurkollakësh i ka zënë mëngjesi në krahët e ndonjë zonjushe-lugat dhe kështu, në shkatërrim e sipër, kanë lënë testamentin në të cilin kërkojnë që Kosova të jetë Republikë. Dhe ne tash të merremi me lugetër e punë lugetërish? Ta zëmë se Kosovarët janë, por Kosova s’është askund?! Ose anasjelltas: Kosova është, por Kosovarët trushullepsur s’janë asgjëkundi? As te Hata, as te Fata. (Ndoshta janë edhe te Hata edhe te Fata, se Kosovarëve në këso punësh hatashefatash nuk u dihet kurrë. Por, kështu nuk shkohet në Evropë, pos në Emiratet e Bashkuara Arabe!)
ALTERNATIVA E DYTË: KOSOVA ËSHTË, POR AJO ËSHTË ZEMRA E SERBISË
Edhe ju, o Kosovarë kokëtulë, mund ta merrni me mend se zemra nuk i merret kujt. Aq më pak një fqinje siç është sot Serbia mike. Sepse kurrkush s’është aq kokëkrisur të të lejojë që t’ia marrësh zemrën. (Megjithëse Serbët herë e quajnë Kosovën – djep, e herë-zemër, se a mund të bëhet djepi-zemër e zemra-djep, këtë nuk e dimë, por do ta bëjmë një referendum në Serbi ose do ta pyesim SPS-në, sepse referendumi dhe SPS-ja janë një e njëjta gjë, dhe do të përcaktohemi qartë se a është Kosova djep apo zemër. Por, lëre që Serbët e lemeritur nga Kosovarët s’dinë se çka e kanë Kosovën, por Kosovarët separatistë kërkojnë që zemrën ose djepin ta bëjnë republikë! Obobo, po, ku është dëgjuar e pabëra që djepi i drunjtë të bëhet republikë! Të mos flasim për zemrën, se duhet të dalim mendsh!)
Po hajt, ta zëmë se ia merrni zemrën, se me fantazi mund të bëhet gjithçka, atëherë duhet që Serbisë t’ia sigurojmë pejsmejkerin. Fjala vjen – Trepçën. Se qenia pa zemër nuk bën dot. Megjithëse, çudi e madhe, kjo e ju Kosovarëve, që bëni zemra të mos dalë në zgjedhjet, të cilat i organizojnë zorrët, mushkëritë, idhca, eshtrat etj. Ju doemos duhet të keni në kokë miza çmendurakësh…
ALTERNATIVA E TRETË: KOSOVA NËN TENDËN E SHTETIT SIIQIPTAR
Së pari, ajo tendë nuk na zë as ne Shqiptarëve, lëre më ju Kosovarëve të parehatshëm, se ata të “Pelikanit” s’na lanë ndonjë tendë për të qenë. E aty ju dëshironi ta futni parlamentin tuaj separatist, ministrat dhe kryeministrin, të cilët gjenden përkohësisht të punësuar në botën e jashtme. Po pse ore dëshironi të na futni në bela me fqinjët tanë të mirë? Ç’doni ju me atë Kosovën tuaj? Ta bëni planet të veçantë? Le ta marrë Greqia Vorio-Epirin dhe le ta lulëzojë, sepse ka para; le ta marrë edhe Serbia Vorio-Albaninë, se i ka sanksionet e le ta shtyjmë edhe ne inatin me gjithë botën. Dhe në fund, të lumtë ne që u krijua Maqedonia, se s’do të kishte kush ta merrte edhe Shqipërinë e Mesme që ta kemi kokën rehat. Ç’na duhet Shqipëria me telashe? Ne kemi gazetën “Koha jonë” dhe gjithnjë e dimë kur është çasti i kohës sonë. Paj, tjetër gjë as që na duhet. Gazeta, gazeta, sa më shumë gazeta! Kështu do ta kemi edhe xhepin edhe barkun plot. Sepse as Shqipëria s’është më e madhe se lukthi. Dhe tash për kaq Shqipëri, e aq më pak Kosovë, të bëhemi rezilë me fqinjët?
ALTERNAITVA E KATËRT: KOSOVA PARA PËRMBYTJES
Kosovarë, në jeni diku, sepse humbni si teksti në kompjuter, po vendosët me atë kokën tuaj çekiç që të mos dilni në zgjedhje, atëherë bleni gozhda dhe dërrasa dhe filloni të ndërtoni Barkën e Arkanit diku në majë të Pashtrikut, sepse me 20 dhjetor për ju do të bëhet përmbytja dhe ju ju mori lumi! Dhe atje bëni atë republikën tuaj. Sepse me ju s’bën kush. Edhe po të ndaheni sot nga Serbia, ju pastaj do të kërkoni prapë bashkim me Serbinë, sepse jeni të parehatshëm e lolo, se ju mashtrojnë ca rrugaçë që kanë dalë nga bira në të cilën kanë hyrë për treqind qese. As Butros Butros Galani s’di si t’ia bëjë me ju të zitë…
Pra, po nuk votuat për ne frrokupiÇët, atë Barkë të Arkanit mos e drejtoni më kah Shqipëria! Kurrsesi! Shkoni zini vend atje në Afrikën e Jugut, lyhuni me bojë të zezë dhe le të ju prijë edhe ju Mandela juaj. Atje sigurisht do të keni më shumë të drejta. Bëhuni dy popuj të krisur, të zinj e fatzinj dhe bëni konfederatë me fiset Bantu, Zulu, Gashi, Shala. Kur të takohen atje dy Mandelat apo dy Demaçët, do të kenë pas vetes 60 vjet burg. Por nëse edhe atje nuk ju shuhen dëshirat, u shofshit në zjarrin e xhehenemit! Amen.»
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Oytetareve Frrok Çupi frrokitet shpje- goje dhjet komshi Kosovar fantazi mund behet gjithçka, dale Frrok αρίς" (gabim cupifrrokohet pjese duhet trupit tyrc, TRETE: cilễn shèr- Kosovareve parcha- kryeministrin lutni pjese gjera cilet genden perkohesisht kete tjcra. quajne menduar shuar behet QYTETAREVE "FRROK ÇUPI' AMMORI futni ta İqinjet marre Serbet lemeritur 'dine kane zgjidheshin inatin parashtruar gazcten kërkojnë bejne potencial, mund Obobo, pabera Ae drunjti mos flasim duhet tepsi: mund fryhet, plat lukthi. mendsh! ilat negjithese koke mire Kosovare, koka ALTERNATIVAE DYTE: KOSOVA sepse humbni Edhe Kosova SERBISE eshte, ugeter, mund kerkojne cdhe punesh Kosovaret Emiratet drunjte mendsh!)- merri"

“Një recetë për luftën e përjetshme”

0

Izraeli supozohej se do të “shtypte” Hamasin. Por nga rrënojat ata marshojnë, të armatosur dhe plot besim.

Amund Bakke Foss
Espen Rasmussen

Këtë javë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy diskutuan pikëpamjet e tyre për të ardhmen e Gazës.

Konferenca për shtyp që pasoi përfundoi në një valë tronditëse globale:

Pas 15 muajsh lufte për të “fshirë” armikun Hamas, me zona të mëdha të mbetura në gërmadha, Trump propozoi që Shtetet e Bashkuara të merrnin të gjithë zonën, të dëbonin palestinezët dhe të ndërtonin “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Por në terren në Gaza, pavarësisht nga të gjitha shkatërrimet dhe të gjitha vdekjet, tani është gjithnjë e më e dukshme se qëllimet e luftës së Izraelit nuk janë arritur.

Inteligjenca amerikane së fundmi dha informacione befasuese:

Thuhet se Hamasi ka rekrutuar po aq luftëtarë të rinj sa ka vrarë Izraeli.

Ata vlerësojnë se 10,000 deri në 15,000 luftëtarë të rinj kanë mbërritur, ndërsa numri i të vdekurve në Gaza është rritur.

“Kjo është një recetë për rebelim të përhershëm dhe luftë të përhershme”, tha ish-sekretari i shtetit Antony Blinken, përpara se të jepte dorëheqjen.

Menjëherë pas sulmit të 7 tetorit 2023, udhëheqësit e Izraelit dolën me disa synime të qarta për luftën që sapo kishin shpallur kundër Hamasit në Gaza.

Nga një podium më 11 tetor, Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Yoav Gallant thanë se Hamasi duhet të “shkatërrohet”.

Gallant tha: “Ne do ta fshijmë nga faqja e dheut këtë gjë të quajtur Hamas. Ata do të pushojnë së ekzistuari.”

Një shumicë dërrmuese e të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë, sipas hetimeve të kryera nga OKB. Gallant dhe Netanyahu kërkohen të dy për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, Netanyahu ka thënë se lufta do të vazhdojë “deri në fund” dhe derisa të arrihet “fitorja totale”.

– U trondita pak kur pashë tërësinë e pranisë së qartë të Hamasit gjatë ceremonive të pengjeve, thotë historiania dhe autorja Marthe Heian-Engdal.

VG e ka pyetur atë se çfarë dëshiron të përcjellë Hamasi me paradat dhe ceremonitë e javëve të fundit.

– Ata kanë dy mesazhe të ndryshme për dy audienca të ndryshme, thotë ajo.

Një mesazh është për armikun e tyre Izraelin dhe popullin e Izraelit.

– Mendoj se duan të tregojnë qartë: “Nuk mund të na mposhtni. Mund të na bombardoni derisa të jeni blu, por ne nuk do të zhdukemi. Nuk mund të fitosh kurrë.”

Këtu bëhet fjalë për të treguar se kanë ende pushtet, thotë historiani.

– Po përpiqen të tregojnë forcë ushtarake, pas një lufte të gjatë dhe shkatërruese. Ata luajnë me etikën palestineze, se janë një popull që do të ngrihet gjithmonë.

Ky mesazh i dërgohet edhe Shteteve të Bashkuara, si aleat i vendosur i Izraelit.

– Ata do të thonë: “Na shiko tani. Këtu jemi, ende.”

Demonstrimi i fuqisë është gjithashtu një lloj mesazhi i brendshëm nga Hamasi për popullin e Gazës, sipas Heian-Engdal.

– Ata duan të tregojnë se janë ende të pranishëm në rrugët e Gazës, se janë një forcë në terren mes palestinezëve. Në të njëjtën kohë, ata u dërgojnë një sinjal kundërshtarëve midis politikanëve palestinezë se është shumë herët për t’i përjashtuar ata nga një qeveri e ardhshme palestineze.

Pak para armëpushimit, Autoriteti Palestinez (PA), i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor, tha se kishte “përfunduar të gjitha përgatitjet për të marrë përsipër qeverisjen në Rripin e Gazës”.

SHBA dhe Izraeli kanë sugjeruar gjithashtu të njëjtën gjë: se Hamasi nuk do të jetë më në gjendje të sundojë Gazën kur të përfundojë lufta.

Studiuesi dhe autori Erik Skare, një specialist i grupeve militante palestineze, thotë se ka dy aspekte të ndryshme për t’u trajtuar tani:

– Nga njëra anë, kjo tregon se Izraeli nuk ka arritur të shtypë Hamasin ushtarakisht. Ata kanë ende ushtarë, armë dhe pajisje, thotë ai.

– Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, mund të vazhdojnë t’u shkaktojnë dëm izraelitëve.

Ai nuk mendon se është befasi që Hamasi tani po shfaqet në një numër kaq të fortë.

– Është vazhdimësi e zhvillimit që pamë në luftë. Izraeli ka hezituar të mbajë zonat në Gaza ku ka kryer operacione tokësore.

Izraeli e ka mundur Hamasin në një zonë, vetëm për të parë Hamasin të dalë dhe të vazhdojë luftimet në të njëjtën zonë, shpjegon studiuesi. Është si loja “Wack a mole”.

Por këtu ka edhe një fakt tjetër, i cili nuk duhet nënvlerësuar, thotë Skare.

– Hamasi ka marrë një rrahje të çmendur si pasojë e luftës në Gaza. Shifrat janë të vështira për t’u verifikuar, por sipas inteligjencës amerikane, ata kanë humbur nga 11 deri në 13,000 luftëtarë. Dhe Izraeli ka vrarë gjithashtu shumë udhëheqës kryesorë.

Dhe kur bëhet fjalë për rekrutimin e ri të shfrenuar, kjo është pikërisht ajo që Izraeli u paralajmërua nga ekspertët dhe udhëheqësit e shtetit në fillim të luftës;

Lufta krijon më shumë rezistencë dhe zemërim kundër Izraelit – dhe do të çojë në ardhjen e anëtarëve të rinj.

– Historikisht, kjo ndodh çdo herë. Ndërsa tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve rriten, rekrutimi në grupet militante shpërthen.

Në të njëjtën kohë, Skare beson se mijëra rekrutët e rinj që analistët besojnë se Hamasi ka tani nuk mund të krahasohen me numrin që janë vrarë.

– Ka një ndryshim midis luftëtarëve të hidhëruar që ka humbur Hamasi, të cilët kishin shumë vite stërvitje dhe përvojë nga lufta pas tyre, dhe të rinjve të rinj, që sapo kanë marrë kallashnikovin e parë.

Kur Hamasi tani del në skenën në Gaza çdo javë për të treguar forcë të organizuar, ka të bëjë gjithashtu me fshehjen se sa të dobësuar janë në të vërtetë, beson Skare.

Duken të bashkuar, por edhe fshehin se sa të ndarë janë, thotë Skare

Ai tregon për mosmarrëveshjet midis Brigadave Qassam në terren në Gaza, krahut politik atje dhe trupit diplomatik të lëvizjes, i cili ka qenë në kryeqytetin e Katarit, Doha, gjatë gjithë luftës.

Brenda Hamasit, tani ka disa çështje kyçe që po krijojnë shkëndija:

A ishte sulmi i 7 tetorit gjëja e duhur?

A ia vlente shkatërrimi në Gaza?

Cila është rruga përpara?

Shih fotot në artikullin e VG :

Hamas viser seg fram i Gaza: – En oppskrift på evig krig

Libri i William G. Walker: “Reçak – historia e një krimi lufte”, analizë e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi

Nga Jusuf BUXHOVI

KRONIKA E NJË KRIMI TË PARALAJMËRUAR LUFTE…

William G. Walker: “Reçak – historia e një krimi lufte”, botoi “Dukagjini”, Prishtinë, 2024, faqe 376

Ka një ngjashmëri tematike midis veprës së shkrimtarit të madh Markez “Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar” dhe veprës së ambasadorit William G. Walker “Reçak – historia e një krimi”, ndonëse e para, vrasja e një arabi në një ambient katolik të  Amerikës Latine shfaqet ngjarje e imagjinuar, ndërsa kronika e Walkerit – shfaqet si dokument autentik i një krimi lufte, në një katund të Kosovës, të quajtur Reçak, të kryer nga forcat policore jugosllave më 15 janar të vitit 1999. Ndonëse përmasat e krimit imagjinar te vepra e Markezit sillen rreth një arabi, që duhet të vritet pse është arab  i vyeshëm dhe tejet i ndërgjegjshëm midis fanatikëve katolikë latinomerikanë, janë individuale, ndërsa ato në Reçak janë të përmasave kolektive (vriten 45 persona shumica të moshuar, gra dhe fëmijë) dhe të kryera nga forcat e policisë jugosllave, që të dy krimet kanë të përbashkët urrejtjen deri në shfarosje.

Referimi veprës së Markezit në raport me atë të një dokumentari të shkruar nga ambasadori William G. Walker, i cili kishte udhëhequr Misionin Verifikues në Kosovë (KVD) me mandatin e OSBE-së rreth një krimi të paralajmëruar në rrafshin imagjinativ dhe në atë dokumentar, lidhet me analogjinë e ngritjes së  historisë së një krimi në përmasat botërore, madje edhe universale nga shkaku se ato ndodhin të  paralajmëruara dhe të papenguara, sy botës, siç ndodh me vrasja imagjinare të arabit dhe me atë të banorëve shqiptarë të katundit malor të Reçakut.

Vrasja imagjinare e arabit të Markezit  dhe ajo reale e katundarëve të Reçakut, megjithatë marrin epilogje të kundërta. Nëse në prozën e Markezit, vrasësi kryen një krim pa dënim, tek vrasja reale, ajo e Reçakut, krimi, megjithatë merr dënimin. Dhe ky dënim, vjen nga bashkësia ndërkombëtare, nga vendet e NATO-s, të drejtuara nga SHBA-të,  të cilat, ndaj  krimeve të luftës të soditëses së Milloshevqit nga Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina,  më në fund, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999 përdorin bombat, me çka Kosova çlirohet na Serbia dhe vihet përkohësisht nën administrimin ndërkombëtar.

Në të vërtetë, historia e bombave që do të hedhen ndaj forcave policorë dhe ushtarake jugosllave në Kosovë dhe në disa pjesë të Serbisë, casus bellin e ka tek masakra e Reçakut, me të cilën duhej t’i jepej fund një lufte që kishte vu në shënjestër shfarosjen e një popullate me mjetet e luftës, siç ishte ajo e Kosovës. Leximi me vëmendje i rrëfimit të ambasadorit Walker rreth ngjarjeve që i paraprinë masakrës së Reçakut si dhe  gjatë masakrës kur ai pa hezituar, pra pa pritur ekspertizat dhe veprimet tjera, më 16 janar, në konferencë për shtyp ngjarjen e Reçakut e kishte vlerësuar krim lufte, ishin thirrje NATO-s për bombardim. Kjo shihet nga biseda e ambasadorit Walker me sekretarin gjeneral të NATO-s Solanën dhe zonjën Olbrajt, kur  thotë “bombardim”!

I gjithë rrëfimi dokumentar i Walkerit në libër që mund të thuhet se mbështetet mbi kërkesën-klithmë “Bombardim”, në ato dy javë dramatike, paraqet përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional, por mbi të gjitha moral, të një misionari, i cili është i vetëdijshëm se nëse Millosheviqi, këtë herë, do të shpëtonte pa bomba, atëherë, ai do të vazhdonte zbatimin e planit të tij për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre etnike, me çka sendërtohej njëra ndër pikat kryesore të projekteve hegjemoniste serbomëdha të filluara me “Naçertanjen” dhe të vazhduara me Memorandumin e Çubrilloviqit dhe atë të fundit të Qosiqit nga vitit 1986 nën firmën e Akademisë Serbe dhe Arteve dhe të Shkencave në bashkëveprim me Kishën Ortodokse Serbe. “Megjithatë, kjo masakër, ku jo më shumë se dyzet e pesë fshatarë shqiptarë u ekzekutuan , u kthye në një pikë historike kthimi, sepse ofroi prova të qarta  të asaj që Millosheviqi  do të bënte nëse do t’i jepej liri e mëtejshme veprimi.” Për Walkerin, “ekspozimi i madh mediatik botëror ndaj kësaj masakre të vetme u bë shkëndija që ndezi përpjekjet amerikane, evropiane dhe ruse për të gjetur një zgjidhje paqësore, duke çuar kështu në Konferencën e Rambujesë”, por kur “të gjitha përpjekjet në këtë drejtim dështuan, kërcënimi i ndërhyrjes së NATO-s u bënë të domosdoshme për të parandaluar një Srebrebicë dhe shumë Reçake të tjera”.

Sipas Walkerit, koha nga kërcënimi ndërkombëtar MIlosheviqit, Rambujeja e deri tek bombardimet, nxori në pah edhe faktorët që ishin frenues përbrenda misionit verifikues që ai e drejtonte. Ndër ta, përmendet ndihmësi i tij, francezi Keller, i cili, gjatë gjithë kohës përpuqej që të minimizonte veprimet luftarake të  policisë serbe dhe të  paraqiste UÇK-në si nxitëse të luftës, meqë sipas francezit UÇK-ja provokonte. Ajo që paraqet kulmin e veprimeve proserbe të  francezit Keller, lidhet me atë se ai ishte kundër vlerësimit të Walkerit që e dha në konferencën për shtyp më 16 janar kur masakrën e Reçakut e  quajti “krim kundër njerëzimit të ushtruar nga forcat policore jugosllave”. Sipas Walkerit, Kelleri, kërkonte që të pritej vlerësimi i hetuesve jugosllavë dhe autopsia, gjë që ato kishin për qëllim që masakra të vlerësohej si konflikt midis forcave policore jugosllave dhe pjesëtarëve të UÇK-së, të provokuar nga UÇK-ja, dy ditë më parë me vrasjen e tre policëve afër Shtimjes.

Duke iu referuar mosmarrëveshjeve me francezin  Keller rreth vlerësimeve në konferencën për shtyp pa ekspertizë dhe qëndrimin e gjykatës jugosllave për ngjarjen, që dihej se si do të ishin, pra në përputhje me direktivat e Millosheviqit se  Reçaku ka qenë “përgjigje nga provokimet e  terroristëve të UÇK-së”, Walker thotë se “kure përshkrova masakrën në Reçak  si një krim kundër njerëzimit, thjesht po bëja detyrën time si drejtues i misionit më të madh në terren të OSBE-së, me një mandat për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe civile të popullsisë së Kosovës. Nëse nuk do të kisha folur përballë një mizorie kaq flagrante, atëherë cili është qëllimi i një misioni të tillë? Kur përballesh me një njeri si Millosheviqi, ishte e domosdoshme që asnjë sfidë të mos lihej pa përgjigje. Të kthesh shikimin nga ana tjetër, të pranosh shpjegime absurde për aktet e tmerrshme të njerëzve të tij, të dukesh i pavendosur për të reaguar shpejt dhe me forcë, do të interpretohej  si dobësi dhe mundësi vendosmërie. Kjo do të kishte inkurajuar sjelljen më të keqe”.

Në fund, mund të thuhet pa hezitim, se libri i Walkerit “Reçaku – historia e një krimi lufte”, i botuar çerek shekulli pas ndodhjes së kësaj masakre, paraqet një  dëshmi ndër më autentiket e krimeve të organizuar të  forcave policore dhe ushtarake jugosllave që kishin për qëllim ta finalizonin spastrimin etnik të Kosovës e me këtë ta legjitimonin ndërkombëtarisht një krim të paralajmëruar, të ngjashëm me atë të prozës së Markezit. Ishte fat, që në krye të një misioni ndërkombëtar në ato rrethana tejet kritike, u gjend një William G. Walker, që detyrimeve profesionale që kishte ua atribuoi aspektin moral, që rëndom politika e përjashton.

Ja 7 ushqimet që nuk duhet të hahen sipas kardilogëve

0

Kardiologët tregojne çfarë mund t’i bëjë zemrës suaj një dietë e keqe. Më shumë se 600,000 njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare në SHBA çdo vit – shkaku kryesor i vdekjes si për burrat ashtu edhe për gratë. Hipokrati thote se: “Ushqimi le të jetë ilaçi juaj” dhe kjo vlen për shëndetin e zemrës.

Andrew Freeman u shpreh se keto jane ushqimet e demshme per zemren tuaj.

1. Proshutë, sallam dhe mish të tjerë të përpunuar

Duhet te shmangnin mishin e përpunuar sepse ato janë të larta në kalori, yndyra të ngopura, kripë dhe kanë përbërës të shtuar si nitratet. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar se ngrënia e mishit të përpunuar shkakton kancer.

2. Patate

të skuqura dhe ushqime të tjera të përpunuara, të paketuara Dr. thote se karbohidratet që gjenden në patate të skuqura, janë një problem më i madh se yndyra. Ndaj duhet ti konsumoni te ziera patatet pasi te skuqura jane nje problem per trupin.

3. Ëmbëlsira

Shijoni sheqernat në sasi shumë të kufizuara, ose fare pasi ato ju shendoshin dhe pse jane shume te mira ato shkaktojne probleme per zemren dhe trupin e njeriut.

4. Shumë proteina

“Duket se jemi të fiksuar pas proteinave dhe muskujve” tha Freeman. Marrja e shumte e proteinave jep problem me veshkat dhe mund të shkaktojë më shumë probleme në trupin tuaj.” Pra, mos e teproni dhe zgjidhni proteinat bimore , këshilluan të dy mjekët.

5. Ushqimi i shpejtë

Shumica e restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerëve aspo fastfudeve duhet të shmangen “sepse praktikisht nuk ka asgjë në menu që është e shëndetshme për ju”, tha doktori. Jane burime kancerogjeni ku nje vaji ku skuqen ushqimet ndrrohen nje here ne jave dhe kjo ben qe fastfudet te jene nga ushqimet me te demshme per zemren dhe semundjet ne trupin tone.

6. Pije energjike

Dr. Freeman tha se i shmangini sa me shume ato sepse përmbajnë sheqer të shtuar, plus përbërës që mund të shkaktojnë probleme si presioni i lartë i gjakut ose aritmia. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të anashkaloni kafeinën. Është mjaft e shëndetshme të pish çaj ose kafe me moderim çdo ditë, tha ai. Vetëm shikoni se çfarë vendosni në filxhanin tuaj.

7. Vaj kokosi

Ajo ka më shumë yndyrë të ngopur se sa dhjami derrit, tha Dr. Freeman. “Është përdorur në disa studime për të nxitur aterosklerozën – llum në tuba, nëse dëshironi, te minjtë dhe kafshët e tjera,” vuri në dukje ai është një hidratues i mrekullueshëm për flokët dhe lëkurën – por duhet ta konsumoni sa me pak u shpreh doktori.