Kreu Blog Faqe 652

Albin Kurti ka suksese, por ka një ftohje në raportet e jashtme…; Abdixhiku duhet ta kishte kuptuar se duhej larguar nga partia Isa Mustafen

1
I shikova intervistat te Grida Duma
Të parën e pashë me Abdixhikun: kishte korrigjuar gabimin e parë dhe tani e bëri intervistën me imazhin e Rugovës në mur. Ky reflektim, ky pendim është për t’u përshëndetur. Rugova nuk mund të zhbëhet as nga LDK-ja, as nga shteti i Kosovës.
Përshtypja ime është kjo: Abdixhiku mund të bëhet një lider i madh, por ende jo, sepse nuk distancohet hapur nga politika e Isa Mustafës, e cila shërbeu si patericë e Thaçit – me të cilin Rugova nuk dëshironte bashkëpunim.
Pa një distancim të qartë dhe përjashtimin e Mustafës nga LDK-ja, e cila nën udhëheqjen e tij ra në 12%, kjo parti nuk mund të rikthehet në atë që ishte dikur.
Gabimi i dytë i Abdixhikut: ai premton shumë investime – ambicie të mëdha – por nuk thotë asnjë fjalë për ndërtimin e shtetit ligjor. Demokracia nuk funksionon pa prokurori dhe gjykata të pavarura. Sot, ato dominohen nga ithtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Në intervistën e tij, Abdixhiku tha një të pavërtetë, dhe Grida Duma ndoshta nuk e vuri re ose nuk e dinte. Ai deklaroi se “Vetëmenaxhimi” i Kurtit, të cilin sërbet e refuzojnë është autonomi territoriale dhe se ai nuk do ta pranonte kurrë.
Por Grida nuk ia kujtoi se Vuçiqi dhe Perëndimi e kërkojnë me këmbëngulje Asociacionin – atë të Mustafës, të cilin e ka hedhur poshtë Kushtetuta. Lajçaku madje pat propozuar ndryshime kushtetuese, jo korrigjimet e Gjykatës Kushtetuese.
Abdixhiku do të kishte fituar më shumë vota sikur të distancohej edhe nga Asociacioni i Mustafës, në vend që ta heshtte atë.
Heshtja mund të lërë të kuptohet si pranim. Sidoqoftë, ai ka potencialin të bëhet një lider i madh, por duhet të shkëputet dhe të jetë kritik ndaj gabimeve që ka bërë partia e tij nën drejtimin e Mustafës.
Dhe, të tregojë mospajtimin me sjelljet e Prokurorisë.
Është e drejtë të kritikojë gabimet e Qeverisë, por jo duke shpërfillur gabimet e mëdha të paraardhësit, sepse në kohën e Mustafës, LDK-ja nuk i shërbente Kosovës, por Hashim Thaçit.
Nuk duhej të bëhej kryetar nderi i partisë njeriu që gati e shkatërroi LDK-në. Ky është fakt. Nuk duhet shpërfillur. Së paku jo të shpërblehet. Dhe, duhet të mendojë seriozisht si të përfitojë dhe kthejë Listën Guxo në parti, tok me Vjosën. Kosova tani i ka tre liderë: Vjosën, Kurtin dhe Abdixhikun. Ky i fundit i treti, sepse ende nuk e ka pasur mundësin të dëshmohet si dy të parët.
Kosova ende nuk ka një shtet të së drejtës. Opoziat beson se e ka atë shtet. Nga 250 kallëzime penale të dërguara nga Qeveria në Prokurori, asnjëra nuk është shqyrtuar. Këtë nuk e përmend Abdixhiku dhe gabon shumë.
Albin Kurti
Kurti tregoi dhe përsëriti se marrëdhëniet me Perëndimin janë të mira dhe vuri në dukje mosveprimin e Prokurorisë, e cila ka paralizuar shtetin juridik.
Përshtypja ime nga intervista është se Kurti dëshiron partneritet, por jo që të marrë vendime që Perëndimi i konsideron të drejta nëse ato dëmtojnë interesat e Kosovës. Ai ka arritur suksese të brendshme, por ka një ftohje në raportet e jashtme – diçka që ai nuk e pranon. Për Kurtin flasin veprat. Ai mund të vlerësohet ose ndëshkohet, dhe këtë mundësi e ka sot votuesi.
Kurti ka bërë armiq sepse dëshiron sekuestrimin e pasurisë së vjedhur. Pikërisht nga këto grupe njerëzish ai ka kundërshtarët më të zjarrtë. E quajnë komunist, enverist etj., por në fakt, aty ku prokuroria dhe gjykatat i nënshtrohen politikës, janë vende me mentalitet komunist.
Në Kosovë, ligji nuk zbatohet si duhet; gjyqtarët dhe prokurorët veprojnë siç u dikton opozita që ua ka siguruar ose dhuruar vendet e punës. Këta prokurorë, në 25 vitet e fundit, nuk kanë gjykuar asnjë nga ata që dikur s’kishin asgjë dhe sot janë milionerë.
Prokuroria e Kosovës është kundër shteti dhe administratë paralele, që pengon ndërtimin e shteti ligjor. Opozita nuk e sheh këtë por në heshtje e përshëndet. Kjo heshtje, përkthehet në mosvotim.
Ramush Haradinaj
Ramushin e shikova vetëm disa minuta, sepse ai në Europë nuk do të mund të fitonte më shumë se 2%, por vetëm në Ballkanin Perëndimor.
Bedri Hamza
Hamza gjendet në hijen e Thaçit, Veselit dhe Memli Krasniqit. Ky i fundit ia ka mundësuar kandidimin, vetëm për të mos humbur vetë. As Hamza nuk flet kundër Prokurorisë, e cila sillet si një qendër mafioze. Qëndron mbi shtetin. Në fakt, Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës po dëmtojnë shtetin dhe ndërtimin e tij, njësoj si deri para pak kohe administrata paralele serbe në Kosovë.
Prokuroria e Kosovës nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk zbaton ligjet e tij. Ajo paguhet nga qytetarët e Kosovës, por është në shërbim të klaneve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Përfundimi
Abdixhiku dhe Hamza kanë premtuar shumë investime, por jo ndërtimin e shtetit ligjor. Kurti premton edhe shtet ligjor, edhe investime, por shteti ligjor nuk mund të ndërtohet me një Prokurori që funksionon si antishtet.
Kush duhet të votohet? Qytetari le të vendosë vetë se cili e meriton votën e tij. Sot ai e ka këtë mundësi.
Vota është një e drejtë elementare e çdo qytetari, dhe kushdo që shan ata që votojnë sipas bindjeve të tyre propagandon një rend komunist dhe eliminimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Ata që e shajnë Kurtin si komunist apo stalinist vetëm tregojnë se nuk kanë argumente. Se nuk shohin dështime konkrete dhe, për këtë arsye, u duhet një etiketim nga Korea e Veriut. Me këto sharje, ata në fakt po dëshmojnë se Kurti nuk ka bërë gabime të të mëdha.
A po tuten nga sekuestrimi i pasurisë së plaçkitur? Nuk e di. Por mund të jenë edhe të detyruar ta sulmojnë si një lloj mirënjohjeje për pozitat që u janë dhënë—ose për ato që i presin nëse fiton opozita.
P.S.�
Kur e kritikoja Kurtin, isha i detyruar të bllokoja shumë militantë të VV-së për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve. Dy javët e fundit, shumë militantë të LDK-së kanë treguar të njëjtën sjellje—duke u marrë kryesisht me deklaratat e Kurtit si opozitar, jo si Kryeministër.
Ata as fantazi nuk kanë dhe e shajnë vazhdimisht si komunist. Madje, më janë dërguar mbi 20 video të manipuluara, ku ai paraqitet sikur është në shërbim të Serbisë.
Disa ende nuk kuptojnë se një njeri i lirë vlerëson veprimet dhe aktet e politikanëve, pa pranuar askënd si tutor mbi vetveten. Ata ose nuk e kuptojnë këtë, ose nuk duan ta kuptojnë—sepse nuk u konvenon. Sepse mund të humbasin shumë.
Militantët e një partie e kanë trurin e kolonizuar dhe nuk shohin qartë—te partia e tyre i çmojnë edhe gabimet e mëdha, ndërsa te kundërshtari zmadhojnë edhe gabimet më të vogla.
Këta, gjoja nga dashuria për atdheun, luftojnë vetë bazën e demokracisë dhe propagandojnë një sistem komunist, duke u përpjekur të ndalojnë lirinë e mendimit dhe shprehjes.
Do t’i bllokoj deri në të fundit, sepse nuk kam kohë të merrem me risocializimin e tyre. Nuk heq dorë nga rendi demokratik, liria dhe të drejtat e njeriut, për të pranuar rendin komunist të tyre…

Halil Geci: Mos bini viktima të propagandave, djali i Donald Trump, qysh dezinformohet, nuk ka bërë thirrje që të mos votohet Albin Kurti!

2
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Mos bini pre e propagandave – e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja!
Kosova eshtë Amerikë, Serbia është Rusi.
Askush nuk mund ta ndryshojë. Pikë
Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e propagandave të rrezikshme që po përhapen nga disa individë në rrjetet sociale, në disa media dhe nga analistë e opozitarë. Po përhapet një dezinformatë e qëllimshme, sikur djali i Donald Trump-it ka bërë thirrje për të mos votuar Albin Kurtin. Kjo është një manipulim i ulët për të ndikuar në vullnetin tuaj politik.
Respekt për Richard Grenell dhe Donald Trump! Po, është e vërtetë që ky është djali i Trump-it, por le ta themi qartë: në histori, asnjë qeveri amerikane nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti tjetër. Këto janë propagandat e zuzarëve dhe hileqarëve opozitarë, të cilët janë në panik, sepse sonte, në mesnatë, fiks në ora 00:00, do t’u fiket drita atyre që e kanë tradhtuar dhe shitur atdheun!
Votoni pa hezitim, sepse vota juaj sot vulos rrugën që do të ndjekë Kosova nesër. Nëse doni që kufiri të jetë te Ura e Ibrit dhe të pranoni “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive, atëherë votoni PDK-në dhe LDK-në. Por nëse doni që kufiri të jetë në Merdarë dhe Kosova të mbrojë sovranitetin e saj, atëherë vota juaj i takon Listës Guxo, Vjosa Osmanit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit!
Vendimi është në duart tuaja – mos lejoni askënd t’ju mashtrojë!

Revista finlandeze (1935) / Irja Spira : “Takimi im në Tiranë me Ikbal Çikën, gazetaren e parë dhe të vetme në Shqipëri.”

Irbal Çika (Ikbal Çika), gazetarja e vetme femër në Shqipëri — Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°10

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shkurt 2025 

Revista finlandeze “EEVA” ka botuar, me 1 dhjetor 1935, në faqet n°10 – 11, shkrimin e gazetares Irja Spira për Ikbal Çikën dhe rolin e gruas shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Motrat tona në Shqipëri

Për Evën, Irja Spira

Irbal Çika (Ikbal Çika), gazetarja e vetme femër në Shqipëri — Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°10

Irbal Çika (Ikbal Çika), gazetarja e vetme femër në Shqipëri — Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°10

Para disa vitesh ishte një telegram i shkurtër që më tërhoqi vëmendjen për ekzistencën e femrave shqiptare. Ky tregonte se si këto motrat tona të largëta kishin ngritur një kundërshtim kaq të fortë ndaj zyrtarëve shqiptarë dhe zotërinjve të “shoqërisë” në përgjithësi që kërkonin të martoheshin me gra të huaja, sa që parlamenti kishte ndërhyrë dhe kishte miratuar një ligj që ndalonte këtë stratagjem për çdo zyrtar, ligj që mbreti, i cili përndryshe ishte i angazhuar kronikisht në planet e martesës, dhe që për këtë arsye nuk hyri kurrë në fuqi.

Zot i shenjtë, mendova me vete, atje ka vetëm gra ! Dhe verën e kaluar, kur më duhej të shkelja nëpër fshatrat shqiptare, detyra ime e parë ishte t’i fusja në dylbi.

Por nëse meshkujt shqiptarë, e kam fjalën sigurisht për njerëzit e zakonshëm, që janë shumicë në çdo vend, nuk jetojnë jashtë, ose të paktën nuk e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në udhëtim dhe rrugëve, atëherë seksi i bukur i këtij vendi ka një aftësi të mrekullueshme për të mbetur i padukshëm. Makina me të cilën unë dhe diplomati i ri shkuam me shpejtësi nga porti për në kryeqytet kalonte herë pas here pranë një krijese të mjerë me vello (ferexhe), por shoqëruesi im i ri kishte aq shumë gjëra interesante për të folur në atë moment sa as që vura re se krijesa që po kalonim ishte gruaja shqiptare që kërkoja.

Vetëm kur ishim në Tiranën e kuqërremtë, një diplomat më kapi për dore, duke më treguar me gisht një kafene parku që ndodhej në mes të qytetit, pranë bashkisë, ku një kamariere e re, e veshur me rroba të lehta lëvizte nga tavolina në tavolinë.

— Shiko, aty mund të shohësh një shqiptare. Gruaja ishte e mrekullueshme dhe qëndrimi i saj ishte princëror.

Lëvizjet e saj ishin fluide dhe të qeta. Fustani, i cili mbante shenjat e një gërshëre të mirë rrobaqepësi, i mbërrinte deri te kyçet e këmbës. Gjithashtu nuk kam parë kurrë një kamariere të mbante një tabaka kaq lart : në lartësinë e shpatullave, në pëllëmbën e dorës së djathtë, si një vazo.

Po atë mbrëmje u ula në atë kafene dhe së shpejti bisedova me këtë kamariere të bukur, e cila, sinqerisht, ishte si një devijim i kohës në mes të Tiranës mesjetare me xhamitë, pazaret, plisat dhe ferexhet e saj.

— Ah, zonja e hirshme flet gjermanisht !

Pasthirrma erdhi nga thellësia e zemrës sa nuk do të kisha nevojë për ndonjë shpjegim tjetër për të kuptuar se kamarierja e bukur e tipit grek në Tiranë ishte gjermane.

Ishte vetëm një hap i shkurtër për të arritur në përfundimin se në Shqipëri nuk kishte femra “fallxhore”. Edhe pse të gjithë me të cilët kontaktova gjatë gjithë ditës bënë çmos për të më shpjeguar se shqiptaret nuk kanë asnjë arsye për t’i pasur zili motrat e tjera evropiane në asnjë mënyrë : kur janë të pamartuara, asgjë nuk i detyron të bëjnë jetën morale, të vyshkur të një shërbëtoreje të vjetër; kur janë të martuara, kanë të drejtë t’u buzëqeshin pak të tjerëve sesa të dashurit të tyre dhe si një shenjë shumë e veçantë kulture, përmendej se në Shqipëri është një vajzë e re që është vërtet vajzë, në prag të zhdukjes.

Por pavarësisht gjithë këtyre historive, askush nuk dukej i gatshëm të më prezantonte me gruan, vajzat, motrat apo të afërmit e tjerë femra, për të cilat thuhej se të gjitha kishin udhëtuar në një vend të largët në atë kohë.

Nëse nuk do të kisha pasur mundësi të njihja Ikbal Çikën, gruaja shqiptare do të kishte mbetur një mister i përjetshëm për mua. Ikbal Çika është gazetarja e parë dhe e vetme në Shqipëri dhe gjithashtu gruaja e parë myslimane në vend që refuzon të mbajë ferexhenë. Ajo është një vajzë e vogël brune, plot energji, e cila në shikim të parë shihet se është shumë më e aftë me stilolaps sesa, le të themi, me gjilpërën.

S’kaloi shumë kohë, Ikbal Çika më shpjegoi se të gjitha gjërat që nuk më kishin thënë për gratë shqiptare ishin marrëzira. Megjithëse ligjet moderne shqiptare hapin dyert e pothuajse të gjithë sektorëve për gratë, ato nuk kanë të drejta politike – vendi po përjeton një regres të ngjashëm me atë të Turqisë dekada më parë, gjë që e bën të pamundur emancipimin e grave. Përveç mësueses dhe infermieres, në Shqipëri janë edhe disa nëpunëse civile, një mjeke, e cila noton në flori, sepse një mysliman paragjykues nuk lejon që gruaja apo vajza e tij të kontrollohen nga një mjek mashkull dhe më pas, Ikbal Çika. Këto femra shqiptare zakonisht janë rritur jashtë vendit, prandaj nuk janë “objekte” si femrat shqiptare në përgjithësi. Por ato nuk janë të mjaftueshme dhe as të pavarura sa për të krijuar një lëvizje të grave shqiptare. Disa burra, si Nebil Çika, vëllai i gazetares së vetme femër në Shqipëri, janë përpjekur t’i ndihmojnë për këtë, por edhe kështu lëvizja e grave shqiptare u mbyt që në fillimet e saj.

Nebil Çika, i cili u përpoq të krijonte një lëvizje të grave shqiptare, lexon Evën. — Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°10

Nebil Çika, i cili u përpoq të krijonte një lëvizje të grave shqiptare, lexon Evën. — Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°10

Nga i njëjti burim kam dëgjuar – e dija edhe më parë – se shqiptari është mendjemadh dhe nga mëndjemadhësia është i lumtur të martohet me një grua që ka studiuar. Por pas martesës, ai dëshiron që gruaja e tij të bëhet një “objekt” që nuk tregon shumë pavarësi në rrugëtimin e jetës së tyre së bashku.

Çfarë bën atëherë një shqiptare në shtëpi, pasi nuk shihet kurrë jashtë ? Jo të gjithë kanë fëmijë të vegjël për t’u kujdesur ose punë bujqësore – ju siguroj se një shqiptar mund t’i bëjë ato gjëra me duart e veta, pavarësisht nga vjetërsia e tij e devotshme. Në përrallat popullore shqiptare thuhet se dredhin cigare. Duhani shqiptar është i këndshëm për t’u pirë dhe i lirë për t’u blerë. Për tre marka finlandeze ju merrni njëzet cigare të ambalazhuara bukur dhe me aromë. Gratë e familjes kalojnë ditë dhe mbrëmje të gjata duke përgatitur këto cigare, plotësisht të pavetëdijshme se sa faktor i rëndësishëm janë ato në industrinë shqiptare të duhanit. Ndërkohë, kryefamiljari i së njëjtës familje ulet në pragun e derës, duke nxjerrë shtëllunga tymi nga llulla e tij besnike. Dhe, sigurisht, duke bekuar faktin që ai ka Kuranin për ta mbështetur, në emër të të cilit mund të endesh me dembelizëm në 1935 dhe të kalosh ditë vërtet parajsore…

Jeta e përulur e një gruaje shqiptare mund të mos jetë aq e patëmetë sa i duket një nordiku, por po, të dashur miq, gjëra të mrekullueshme duhet të ndodhin në tokë përpara se ëndrra jonë më e madhe të jetë të jemi shpëtimtarja e një burri shqiptar.

 Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°11

Burimi : EEVA, 1 dhjetor 1935, faqe n°11

Kush do të besonte se pas Frrokut të Tiranës, do të vinin shërbëtorë të Serbisë e do të instalohen në mes të Prishtinës…!

(Përhapeni sa më shumë! Luftojeni propagandën e Serbisë!)
PROPAGANDA E HAPUR E SERBISË NË MES TË TIRANËS VAZHDON
Një herë proserb, gjithmonë proserb!
Një herë zagar, gjithmonë zagar!
Një herë faqezi, gjithmonë faqezi!
Kjo formulë vazhdon të vlejë për disa shqipfolës të palodhshëm në shërbim të Serbisë. Dhe një nga më shembullorët e tyre, natyrisht, mbetet Frrok ÇUPI. Se kjo është e vërtetë tregon historia e demaskimit tim të këtij shpirtshituri që nga viti i largët, 1993, pra 32 vjet më parë.
U plak Frroku duke i shërbyer Serbisë.
U plaka unë duke e demaskuar këtë antishqiptar të fëlliqur.
Frroku s’po ndalet. S’do të ndalem as unë.
Viti 1993: Frroku kërkonte që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë.
Viti 1996: Frroku e quante UÇK-ë organizatë terroriste.
Viti 2025: Frroku e quan Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, malazez!
Dhe kur e mendon, ky njeri, ky Frrok Çupi, pas trazirave të vitit 1997, u emërua drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Një proserb në krye të agjencisë informative shtetërore të Shqipërisë!
Reagimi im i parë kundër këtij langoi proserb ka qenë vitin e largët, 20 dhjetor 1993, me një shkrim satirik rreth një poprozimi idiotik të Frrok Çupit, që kërkonte nga shqiptarët e Kosovës të dalin në zgjedhjet serbe. (Do ta postoj më vonë të plotë.]
Herën e dytë e kam sulmuar drejtpëdrejt, sa isha edhe vetë në Tiranë), me një artikull të gjatë në dy vazhdime të botuar në gazetën «Rilindja», (që dilte në Tiranë) më 21-22 gusht 1996, kundër tre shërbëtorëve të Serbisë: Ben Blushit (kryeredaktor), Vladimir Prelës (gazetar) dhe Frrok Çupit (gazetar). Po e ribotoj pjesën e artikullit tim që merrej me Frrok Çupin për të kuptuar se ky zagar është hyzmeqar i vjetër i Serbisë.
Frrok Çupi në atë kohë sulmet që UÇK-ja bënte kundër forcave serbe në Kosovë i quante “terrorizëm”, dhe akuzonte haptazi për këtë “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë”, një cilësim që Serbisë i duhej si një argument i jashtëzakonshëm për të shfarosur shqiptarët e Kosovës.
«Ashtu si Partia Socialiste e Serbisë, ashtu si kryepolici serb Jokanovic, edhe Frrok Çupi, faqeza i akuzon “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë” për terrorizëm» – shkruaja unë në atë kohë.
Dhe vetë fakti se ka ardhë puna që edhe ky Frrok Çupi të lehë prapë, tregon se Serbia ka mobilizuar gjithë zogorinë e hienave propagandistike kudo ku i ka, për të pamundësuar fitoren tashmë të pritur të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të kryeministrit Albin Kurti. Serbia po dridhet dhe mijtë e saj janë çmendur nga fitorja e madhe që pritet nesër.
Kush do të besonte se pas Frrokut në mes të Tiranës, do të vinin të tjerë shërbëtorë të Serbisë e do të instalohen në mes të Prishtinës, tash si TV Pec-Srbija!
Por, o Frrok Çupi, dhe gjithë ju frrokët e frrokuar proserbë, Kosova gjithmonë ka ditur dhe do të dijë edhe nesër t’ju japë përgjigjen e merituar! Keni marrë fund o fundërrina propagandistike!
Poshtë propaganda e Serbisë klerofashiste, bashkë me shërbëtorët e saj propagadistikë kudo ku janë!
Pjesa e artikullit tim, botuar në “RILINDJA” (Tiranë) më 21-22 gusht 1996, që merret me Frrok Çupin:
«PRAPË FRROKU
“Këshilltari” i dikurshëm i “kosovarëve”, Frrok Çupi, (në artikullin e tij “Pse hesht Tirana pas bombave në Kosovë”, të datës 10 gusht 1996, fq.4), pasi nja 10 ditë ka qarë e ka bërë gjëmë për shkak të kthimit të ambasadorit grek në atdheun e tij, me sy të fryrë nga lotët e shumtë, i inatosur se edhe në këtë kthim të ambasadorit duhet të kenë gisht “malësori i Gjakovës Berisha dhe kosovarët” dy faktet obsesive që po ia kamxhikosin vetëdijen, ka vendosur të bëjë një shkrolë për “shqiptarë etnikë jashtë kufijve shtetërorë” (thuase ata kanë dalë të shëtisin dhe dikush ua ka ndaluar kthimin, kështu kanë mbetur “jashtë kufijve”), ku ditëve të fundit paskan “ndodhur dy “shpërthime”” e me këtë ta nxjerrë helmin që i është grumbulluar nga shkuarja e ambasadorit të urtë e të mirë grek, të cilit ai kurrë s`i bëri dot një pyetje të thjeshtë se pse shqiptarët që shkojnë në Greqi trajtohen si kafshë, pse shqiptarët e Çamërisë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, pse ata që janë atje nuk u jepet e drejta që të deklarohen shqiptarë, pse s`hapen shkolla shqipe, etj., etj. Por edhe këtij, ashtu si edhe pararendësve të tij, pak i ha palla për “shqiptarët jashtë kufijve” sa i dhemb “vjedhja e votave” dhe shkaku se pse s`flet “Berisha” dhe pse shkoi “ambasadori” me të cilin Frroku paskësh “pirë një kafe”. Por nëse “Berisha” flet, ai i mbron “kosovarët” të cilët “e sollën në pushtet” dhe “ia krijuan qeverinë”. Nëse nuk flet edhe më keq, “Berisha” vetë i ka vendosur bombat ose së paku “ka gisht në të”.
Frrok Çupi, në artikullin e tij kërkon që të “ndëshkohet çdo akt terrorist”, e harron se terrorizmi shtetëror serb e bëri kasaphane tërë ish-Jugosllavinë. E megjithëse ai thotë se aktin e kanë bërë “shtetas të origjinës shqiptare në Kosovë” (Çfarë të kuptojë njeriu më këtë? Kush janë këta?), dhe se qenkëshin ngatërruar “tuajët” (d.m.th. “tuajt”), nuk jep kurrfarë fakti me të cilën e dëshmon këtë pohim të tij.
Por pa argumentuar fare pohimet e tij, sepse ai s`argumenton kurrë asgjë, ai vendos të bëjë “analizë”, (si kryeredaktori i tij B.B., sepse ata, para se të dinë diçka, “analizojnë”), pasi “këshilltarët e shumtë të Berishës nuk po bëjnë të paktën një shpjegim për opinionin”. Frroku i shkretë së pari nuk e di se ç`do të thotë fjala “opinion” ndërsa kërkon që dikush t`i japë shpjegim “opinionit”. Pasi nuk e di, zoti Frrok ju që dini të jepni këshilla shumë “më të rëndësishme”, mbaje në mend se “opinion” do të thotë “pandehje, hamendje” dhe asgjë tjetër. Prandaj fjalia “të bëjë të paktën një shpjegim për OPINIONIN” i përkthyer del “të bëjë një shpjegim për PANDEHJEN”. E nëse keni dashur të thoni për “opinionin publik” kjo është një gjë krejt tjetër. E ju si gazetar e këshillaxhi profesionist këtë duhet ta thoni shkoqur, sepse askush s`e di çfarë keni ju në mendjen tuaj të ndritur. Natyrisht togfjalësha të tilla të papërfunduara shkruhen vetëm në hartimet e shkollës fillore. Sepse nuk është njësoj si të thuash “pandehje” si të thuash “pandehje publike” ashtu siç nuk është njësoj të thuash Frrok dhe Frrok Çupi. Sepse Frroka ka shumë, ndërsa Frrok Çupi që vajton pas ambasadorëve dhe jep këshilla, është vetëm një.
Ashtu si Partia Socialiste e Serbisë, ashtu si kryepolici serb Jokanovic, edhe Frrok Çupi, faqeza i akuzon “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë” për terrorizëm, megjithëse inspektori serb i policisë serbe e thotë pikërisht të kundërtën!
Dhe në fund mësimi (i intrigës): takimi i Milosevic-it dhe i Tudman-it në Athinë, pasoi me reagimin e botës islamike, e cila është “kundër lidhjeve të vjetra kristiane në Ballkan”. Më mirë do të tingëllonte dhe më me vërtetësi po të thuhej “kundër kasaphaneve të vjetra kristiane në Ballkan”. Por ky s`është thelbi. Thelbi është: “Me këtë vizion prej Tiranës u la spacie qetësie ndaj bombave në Kosovë, trevë kjo e përfolur për njëfarë fondamentalizmi islamik. Në qoftë se e vërteta totale e dërgon qeverisjen shqiptare drejt heshtjes ndaj terrorizmit për shkaqe religjioze, atëherë kjo përbën një fatkeqësi të rrallë për fatet e Shqipërisë.”
Doli në shesh edhe letra tjetër nën mëngë e importuar nga Beogradi: fundamentalizmi islamik, të cilën Frroku i paudhëzuar në punë të gjuhës shqipe e shkruan “fondamentalizëm”. Natyrisht, sa herë që u duhet frrokëve dhe “fqinjëve dashamirë” shqiptarët e R. së Kosovës e më gjerë herë u bëhen “enveristë”, “marksistë-leninistë”, “kosovarë”, “terroristë” apo tash së fundit “fundamentalistë”. Në krejt këtë punë me rëndësi është që gospodarëve të Beogradit dhe kirëve të Athinës t`u qeshet buza ndërsa Frrokëve t`u punojë imagjinata.
Të gjitha këto, për të qenë më tragji-komike janë vënë në qarkullim qëmoti nga fabrikat propagandistike Beograd-Podgoricë-Shkup-Athinë, dhe një shqiptar “i jashtë kufirit” kur ndeshet me këto habitet, së pari, si ndodh që këto të shkruhen nga shqiptarët. Pastaj habitet pasi këto janë rrena të vjetruara e dikur e kupton se ato vërtet janë vjetëruar për lexuesin serb apo grek, malazez apo bullgar por lexuesi shqiptar i “brenda kufijve” ende s`e ka mbushur kokën me këso marrëzish. Le t`i japim në rendin e tyre listën e tezave, vetëm nga fillimi i këtij muaji, me të cilat manipulohet:
– Nuk ekziston Republika e Kosovës;
– Kosova më së shumti do ta ketë “autonominë e gjerë”;
– Ekziston “lideri i shqiptarëve” e jo kryetari;
– “Kosovarët” janë terroristë;
– “Kosovarët” janë fundamentalistë;
– “Zgjedhja më praktike” është “ndarja e Kosovës”;
– Shqiptarët Republikës së Kosovës duhet të quhen sa më dendur “kosovarë” dhe sa më pak shqiptarë;
– “Kosovarët” janë fajtorë që erdhi në pushtet “regjimi i Berishës”;
– Kosova në përbërjen e saj etnike është “lëkurë leopardi”;
– Dialogun e ofrojnë serbët, e mohojnë “kosovarët”;
– Serbia ka 10 milion banorë (në këtë 10 milionësh janë llogaritur edhe dy milionë shqiptarët), “Koha jonë”, 16 gusht 1996, fq. 12; etj. etj.
Të gjitha këto teza kanë bredhur dhe bredhin edhe sot por në sasi e me vrull më të pakët nëpër shtypin e Beogradit, të Athinës, të Podgoricës e të Shkupit, por te “Koha jonë” tek po lulëzojnë!
[…]
Agim MORINA
(botuar në “RILINDJA” (Tiranë) më 21-22 gusht 1996)

Netanyahu propozon shtetin palestinez në Arabinë Saudite

1

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar që Arabia Saudite të ndajë një zonë të territorit të saj për krijimin e një shteti palestinez. Foto: J. Scott Applewhite / AP / NTB

Arabia Saudite e refuzon kategorikisht propozimin.

NTB / VG

Versioni i shkurtër

Netanyahu propozon një shtet palestinez në Arabinë Saudite.
Arabia Saudite e refuzon propozimin dhe kërkon një zgjidhje me dy shtete për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.
Netanyahu e quan zgjidhjen me dy shtete “një kërcënim sigurie për Izraelin”.

– Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez në Arabinë Saudite. Ata kanë zona të mëdha toke atje, tha Netanyahu në një intervistë me Channel 14 të Izraelit të enjten, e cila u riprodhua nga faqja e lajmeve Middle East Eye të premten.

Deklarata erdhi pasi Arabia Saudite kohët e fundit dënoi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zbrazur Rripin e Gazës nga palestinezët dhe për t’i vendosur ata në vende të tjera.

Sipas Shteteve të Bashkuara, Arabia Saudite dhe Izraeli ishin në proces të hyrjes në një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve më shumë se një vit më parë, por tani duket se dy vendet janë edhe më larg njëri-tjetrit.

Autoritetet saudite kanë thënë vazhdimisht gjatë vitit të kaluar se vetëm një zgjidhje me dy shtete me një rrugë të qartë drejt një shteti të veçantë palestinez mund të çojë në vendosjen e lidhjeve formale nga Arabia Saudite me Izraelin. Netanyahu e hodhi poshtë këtë të enjten, duke e quajtur një skenar të tillë “një kërcënim për sigurinë ndaj Izraelit”.

– Sidomos jo ndonjë shtet palestinez. Pas 7 tetorit? E dini çfarë është? Kishte një shtet palestinez. U quajt Gaza. Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, ishte një shtet palestinez dhe shikoni se me çfarë përfunduam, tha Netanyahu në intervistën, e cila u zhvillua gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Netanyahu: Palestinerne kan få egen stat inne i Saudi-Arabia

Nesër me 9 shkurt 2025, me votën tuaj përcaktohet fati i Kosovës, andaj zgjidhnie atë që ia do të mirën vendit më shumë

0
E vërteta për PDK-në, LDK-në dhe për tradhtinë e tyre:dhe e vërteta për Listen Guxo dhe VV-n
PDK-ja dhe LDK-ja kanë dëshmuar se janë bashkëpërgjegjëse për dëmet më të mëdha ndaj Kosovës. Ja disa nga turpet e tyre:
• Falen tokat e Rugovës Malit të Zi.
• Miratuan zona ekstra-territoriale për 40 kisha serbe.
• Futën cirilikën si gjuhë zyrtare.
• Krijuan “Zajednicën” me kompetenca të një shteti të pavarur në veri.
Pa LDK-n, PDK-ja nuk do të kishte mundur të realizonte asgjë nga këto tradhti. Bashkëpunimi i tyre ka qenë çelësi i të gjitha marrëveshjeve që kanë dëmtuar sovranitetin e Kosovës
Për ju që më kritikoni e më thoni: “Je bërë me Albinin”:
Unë po ju pyes: Kush ka bërë më shumë për Kosovën se Albin Kurti?
Unë nuk kam qenë kurrë pjesë e Vetëvendosjes dhe as nuk do të jem, por unë do ta mbështes gjithmonë atë që punon për Kosovën dhe për interesat kombëtare.
Kush ka dëmtuar më shumë Kosovën se PDK-ja dhe LDK-ja? LDK-ja u bë patericë e PDK-së dhe, së bashku, janë përgjegjësit kryesorë të të gjitha dështimeve dhe tradhtive ndaj Kosovës.
Qytetarë të nderuar, zgjidhni vetë dhe gjykoni drejt.
NDËRKOHË, ÇFARË KA BËRË ALBIN KURTI DHE QEVERIA E TIJ?
1. Lufta kundër krimit të organizuar:
• 11 nga Lista Serbe janë futur në Interpol, 3 janë eliminuar dhe mbi 200 të tjerë janë larguar, duke u fshehur maleve.
• Bandat serbe, që vepronin si “roje të urës”, janë shpartalluar.
• Brigadat serbe të armatosura deri në dhëmbë janë zhdukur – sot as nuk ju ndëgjohet zëri.
• Kolonizimi serb në Kosovë është ndalur. Në kohën e qeverive të kaluara ndërtoheshin shtëpi falas për kolonët serbë, ndërsa sot, me Albinin, ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar nga veriu.
• Kurti ua ndaloi Serbisë mbajtjen e referendumeve dhe zgjedhjeve ilegale në Kosovë – që më parë mbaheshin me lejen e opozitarëve.
2. Rivendosja e sovranitetit në veri:
• Kufiri që Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e kishin zhvendosur te Ura e Ibrit, është kthyer në Merdarë.
• Pas sulmeve të 24 shtatorit, politika ndërkombëtare ndaj Serbisë ka ndryshuar. Bota e ka parë se qëllimi i Serbisë është copëtimi i Kosovës dhe grabitja e pasurive tona kombëtare, si Trepça, Ujmani, Artana dhe Brezovica. Sot, bisedimet me Serbinë nuk do të jenë më të njëjtat, sepse realiteti është i qartë për këdo.
3. Forcimi i shtetit dhe ushtrisë:
• Kurti ka armatosur Forcat e Sigurisë së Kosovës me armatim modern: dronët “Bayraktar” nga Turqia, helikopterë super modernë dhe sisteme të tjera mbrojtëse nga Amerika dhe aleatët tanë.
• Telekomi i Kosovës është futur në veri, duke zëvendësuar operatorët e Serbisë.
• Komunat paralele serbe, që dikur funksiononin ilegalisht, janë mbyllur. Organizatorët e tyre janë nën hetim.
Çfarë do të ndodhte nëse Albin Kurti do t’i zbatonte marrëveshjet e opozitës?
Nëse Albin Kurti do të zbatonte marrëveshjet e turpshme të opozitarëve, sot Kosova do të ishte një shtet pa dinjitet. Serbisë do t’i lejohej të bënte çfarë të donte në veri, ndërsa tradhtarët vendorë do të vrisnin çdo zë kundërshtar. Ndërkombëtarët do t’i thurnin lavde Albin Kurtit, por populli i Kosovës do të ishte viktima e vërtetë.
Por, përkundrazi, Albin Kurti ka mbajtur qëndrimin e tij të palëkundur, duke i shërbyer vetëm interesave të Kosovës.

Kosova, Drita e Lirisë: 9 Shkurti, Vetëvendosja dhe shpërthimi i shpresës

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Poezi

O opozita, që po mbuloni diellin me krahët tuaj të errët,
Si gjakrat e ftohta, që e helmojnë ajrin, ndajnë shpresat dhe ëndrrat,
PDK, LDK, AAK — turma e humbur,
Përçajnë, mashtrojnë, dhe thurin rrjete të vjetra,
Një politikë e lodhur, e ngulfatur nga ndotësit e interesave të huaja.

Ferid Agani, një iluzion që dridhet në ajër si një fantazmë,
Një flamur që askush nuk e mbështet,
Dhe politika e tij, si hije që kërkon t’i mbulojë yjet,
Por shikoni! Shumë shpejt do të zhbëhet, si një re që shuhen nga flladi i pastër.

Po s’ka më frikë, ky udhëkryq do të thyehet,
Në zgjedhjet e 9 Shkurtit, drita do të shpërthejë si një shigjetë,
Vetëvendosja, me Albin Kurtin, legjendë e lirisë,
Do të rrezatojë si dielli mbi një vend të çliruar nga errësira,
Një diell që do të ndriçojë çdo cep të Kosovës, dhe çdo zemër të shuar!

Kosova ngrihet, të rinjtë dhe të rejat do të bëhen valët e lirisë,
Ata që luftojnë për të drejtën e tyre, që nuk tremben nga rrugët e mbushura me gurë,
Ata që ndjekin dritën, të shohin përpara, të ecin me krenari!
E dhe ato që janë shtypur, që janë mbyllur, do të gjejnë një liri që nuk kanë njohur kurrë.

Përballë tyre, ju, që keni kthyer shpinen popullit tuaj,
Që mbështetni ata që dikur na quajtën “armiq”,
Në duar të pabesa, ju që puthni duar të ndyra dhe shihni vetëm përfitimet,
Të shfrytëzuar nga Serbët, ju që e harroni Kosovën,
Do të rrëzoheni përfundimisht, si një mal i ndarë nga rrufetë!

Në këtë ditë të shenjtë, do të mbetet vetëm një e vërtetë:
Kosova do të jetë një, e pandashme, si një shpirt i pastër,
Me Vetëvendosjen, dhe me Albin Kurtin, si udhërrëfyesin e saj të sigurt,
Ne do të ecim përpara, pa frikë, pa mëshirë,
Dhe ata që i shërbyen duarve të errëta, do të zhduken në harresë!

Vetëvendosja do të rrezatojë, si një ylber mbi tokën tonë,
Kosova do të ngrihet, dhe çdo shqiptar, çdo qytetar,
Do të mbajë lirinë në duar, si një pasuri të shenjtë,
Një popull që nuk friksohet, që do të shikojë drejt diellit të lirisë!

  • Poezi kushtuar  zgjedhjeve  të 9 shkurtiti 2025

Mendohuni mirë para se të votoni!

0

Florim Zeqa

Fushatës së gjatë zgjedhore apo lojës së partive politike i erdhi fundi, tani topi është në dorën e qytetarëve. Janë qytetarët e vendit, ata që më 9 shkurt do të vendosin për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.

Fundi i fushatës zhurmuese dhe premtimeve boshe të politikanëve

Pas parafushatës gjashtë mujore dhe fushatës së zhurmshme e shurdhuese një mujore të partive politike, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për kryeminstra dhe deputet, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitoz të Republikës së Kosovës dhe mërgimtarë në botën mbarë, që të mendoni mirë para se të votoni.

Elektorat besnik i partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra janë vetëm retorikë zgjedhore sa për të grabitur votën e juaj dhe asgjë më shumë.

Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin edhe më tejë Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në ‘tokën e bekuar’, të zaptuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar i milionerëve partiak.

Për qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë të korruptuar politike, ditët e parafushatës dhe fushatës elektorale me plot gënjeshtra dhe premtime (mashtrime) ishin sa të gjata po aq të mundimshme.

Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.

Politikanët e korruptuar janë në të gjitha listat zgjedhore

Pas një muaji të gjatë të “mrekullive” të mëdha, më 9 shkurt partitë politike i matin forcat, kurse të nesërmën më 10 shkurt i fillojnë pazaret politike për pushtet dhe do t’i harrojnë tërësisht premtimet e dhëna para qytetarëve!

Qytetarët dhe mërgimtarët e vendit tim të cilët shkojnë për të votuar më 9 shkurt e kanë një mundësi të mirë që të ndëshkojnë me votë klasën e korruptuar, mashtruesit dhe matrapazët politik!

Kosova është vendi i vetëm në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre!

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër, e cila do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.

Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetar në botën mbarë, mesazhi i këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe elektorale të kandidatëve për kryeministra dhe deputet, por vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni.

Votues të dashur të vendit tim, është në dorën tuaj që më 9 shkurt ta zgjedhni një përbërje të re deputetëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Parlamentin e Kosovës.

Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t’ju bëjë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjellni mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani dhe vajtoni edhe për shumë vite të tjera.

Përderisa popullit t’i imponohet vota, e nuk lihet i lirë të bëjë zgjedhjen sipas dëshirës dhe bindjeve të veta, vështirë do ndodhë ndryshimi në këtë vend. Votoni për kë t’ua do zemra, por mos e leni pa votuar!

Vota e juaj është zgjedhja e juaj!

Zgjedhja e juaj më 9 shkurt e përcakton qeverisjen e ardhshme katërvjeçare!

Zoti e bekoftë votën e lirë dhe demokratike!

Shkurti i vitit 1967, kur Shqipëria i shpalli luftë zotit

2

Nga: Frank Shkreli

Para disa ditësh në mjediset e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington u zhvillua një dsikutim shumë i nevojshëm për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithësi, përfshir edhe viktimat fetare të komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri. Në të vërtetë, konferenca u hap me historinë e Kardinalit shqiptar Ernest Troshani- simbolit të gjallë të rezistencës etare kundër komunizmit – i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Frank Shkreli: Ndërsa në Washington kujtohen martirët e komunizmit, politikani britanik Andrew Rosindell jep mesazhin e tij  në “vendin e dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër   | Gazeta Telegraf

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Virxhinia kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirëve shqiptarë të tre feve nën komunizëm. Nuk jam i sigurt nëse ky diskutim në Washington u organizua në kuadër të përvjetorit famëkeq të 6 shkurtit të vitit 1967 kur Enver Hoxha mbajti fjalimin:”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit” — fjalim ky me të cilin ai kishte njoftuar shqiptarët dhe botën se Shqipëria komuniste i shpallte luftë Zotit, ”ideologjisë fetare”  dhe  ”zakoneve prapanike”, duke e shpallur Shqipërinë, me ligj,  kundër Zotit,  vendi i parë dhe i vetëm ateist, në historinë botërore.   Ky lajm i regjimit komunist të Enver Hoxhës u trajtua në atë kohë në median botërore të kohës gati si tragjikomik. Megjithse bota i kuptonte mirë pasojat e një vendimi të tillë, Tirana zyrtare as sot e kësaj dite nuk është e vetdijshme për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar — pothuaj 60-vjet më parë — pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë e as për pasojat që shihen edhe sot në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shqiptare, megjithse kanë kaluar 35 vjet nga shembja “zyrtare” e komunizmit.

Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç’prej vitit 1945, sidomos kalvari i Kishës Katolike dhe udhëheqësve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Shumë prej klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe të feve të tjera, myslimanë, bektashi dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të paimagjinueshme nëpër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, nga viti 1945-1960.  Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nëpër burgje e kampe përqendrimi – bektashi, myslimanë, katolikë, dhe ortodoksë, nën torturat më çnjerëzore gjatë asaj periudhe — ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950-komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar aq shumë nga përndjekjet dhe vrasjet e klerikëve sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të atyre komuniteteve. Lidhjet me Vatikanin për udhëheqësit e Kishës katolike ishin shpallur kundër ligjit.  E gjithë kjo ndërsa, në të njëjtën kohë, Kushtetuta e Shqipërisë garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Kështu që në Shkurt të vitit 1967, kur diktatori Hoxha mbajti fjalimin kundër “influencave fetare” dhe “zakoneve prapanike”, influenca e feve në shoqërinë shqiptare pothuajse ishte zhdukur.

Si rrejdhim, pas fjalimit të diktatorit Enver Hoxha më 6 Shkurt, në Maj të vitit 1967, të gjitha kishat, xhamitë e teqetë që ishin ende të hapura, u mbyllën ose u shembën, ndërkohë që në Nëntor të të njëjtit vit, revista ”Nëntori”, kishte njoftuar se, gjithsej në Shqipëri u mbyllën 2,169 objekte fetare dhe bëri njoftimin absurd se Shqipëria tani ishte, zyrtarisht, “shteti i parë ateist në botë.”   Gjatë kësaj kohe, shumica e këtyre objekteve fetare, siç dihet, u shëndrruan në qendra sportive dhe kulturore për edukimin ideologjik të rinisë.   Revista “Nëntori” mburrej në atë kohë duke shkruar për këtë fushatë anti-fetare se partia dhe shoku Enver ia kanë caktuar “rinisë revolucionare” detyrën e zbatimit të këtij “misioni të madh e historic” dhe se nën udhëheqjen e ndritur të partisë dhe shokut Enver, Shqipëria është shteti i parë ateist në botë, shkruante në atë kohë, revista “Nëntori”.  Fjalimi i diktatorit Hoxha me 6 Shkurt 1967 ishte vaj në zjarrin e fushatës së dhunshme anti-fetare që regjimi enverist po zhvillonte ç’prej arddhjes në fuqi në Shqipëri.

Se si dikush, sot, në nivele zyrtare, politike e akademike, të shoqërisë shqiptare ende tregohen nostalgjikë për regjimin e Enver Hoxhës dhe të deklarohen krenarë për këtë histori të tmershme, ose që, zyrtarisht, të anashkalohen në heshtje këto krime të regjimit komunist të Enver Hoxhës — unë e kam të pamundur ta kuptoj. Nuk kuptoj se si klasa politike shqiptare e 30-viteve tranzicion deri më sot nuk ka gjetur ende forcën morale dhe politike për tu përballur me historinë komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit, përfshir ato kundër tri feve kryesore të shqiptarëve dhe klerikëve të tyre dhe shkatërrimin fizik të shumë xhamive, teqeve dhe kishave, në të gjithë Shqipërinë.  E që nostalgjikët e komunizmit të kujtojnë data të tilla, si 6 Shkurti 1967, jo se jo!

Më posht mund të lexoni deklaratën e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër — “i pari vend kujtese i ngritur në Shqipëri, i cili trajton periudhën e së kaluarës komuniste të vendit tonë”. Ja postimi i plotë i deklaratës në fjalë nga “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, me rastin e fjalimit të Enver Hoxhës me 6 Shkurt 1967, kur premtoi shkatërrimin e faltoreve dhe zhdukjen e klerikëve fetarë të Shqipërisë:  të, “djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut”.

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory 

[…] pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut?» Enver Hoxha, 6 shkurt 1967.

Shembja dhe shkatërrimi i “gurëve të besimit”.

Në fillimet e veta, diktatura komuniste edhe pse sekuestroi shumë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme nga komunitetet fetare, një pjesë të objekteve të kultit ua la në përdorim, për të kryer të gjitha shërbesat fetare. Deri në vitin 1967 shumë kisha, xhami dhe teqe vazhdonin funksionin e tyre rregullisht edhe pse presioni diktatorial ishte i lartë dhe frika për t’i frekuentuar ata nga ana e popullsisë ishte e madhe. Fjalimi “programatik” i mbajtur nga Enver Hoxha me 6 Shkurt 1967 “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, vuri në lëvizje “masat e gjera popullore, nxënës, punëtorë e kooperativistë” që të finalizonin luftën kundër klerit me aksionin e mbylljes dhe shkatërrimit të objekteve të kultit. Me 15 shkurt nisi vendosja e fletë rrufeve në dyert e institucioneve fetare. Me 27 shkurt një urdhër sekret, i cili mbante firmën e diktatorit i dha hovin shkatërrimit në masë të objekteve të kultit. Objekti i parë i cili u shkatërrua ishte Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. Me rradhë filluan të shkatërroheshin shumë xhami, teqe dhe kisha në të gjithë Shqipërinë. Shumë objekte të tjera u kthyen në stalla, klube rinie, reparte ushtarake, depo ose magazina. Në bazë të raportit informativ “Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj”, të datës 30 gusht 1967, në Shqipëri ishin shkatërruar apo tjetërsuar gjithsej 2169 objekte kulti, prej të cilave 740 xhami, 609 kisha orthodhokse, 158 kisha katolike e 530 teqe. Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare i kaluan në pronë shtetit, ose iu dorëzuan kooperativave. Kishat, xhamitë, teqetë etj., të cilat ndodheshin në qytete i kaluan komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra i kaluan kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të atij viti ishte 19.593.070 lekë. Të gjitha këto të dhëna paraqiteshin si një sukses i arritur nga shteti komunist, në një kohë fare të shkurtër.

Më poshtë po shfaqim edhe një tjetër poster propagandues kundër fesë, nga posterët të cilët ishin të ekspozuar në Muzeun Ateist të Shkodrës”, përfundon deklarata e “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory”, në kujtim të 6 Shkurtit – Ditës së zezë të vitit 1967 – kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës i shpalli luftë Perendisë – duke u bërë zyrtarisht shteti i parë ateist në botë!

Përse shtetet e perendimore dhe SHBA kanë nevojë për një lider si Albin Kurti?

0
Nga: Luan Dibrani, Gjermani
___
Në kontekstin e politikës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve globale, veçanërisht në Ballkan, është thelbësore që shtetet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të mbështesin liderë që nuk janë vetëm të fokusuar në interesat e momentit, por që kanë vizion dhe qëndrueshmëri për të udhëhequr vendet e tyre në një rrugë të qëndrueshme dhe të sigurt. Albin Kurti është një nga ata liderë që ka arritur të krijojë një trajektore të qartë për Kosovën, duke e pozicionuar vendin në një kurs të pavarur dhe të respektuar ndërkombëtarisht.
Një lider i vendosur dhe i pavarur
Kosova, si shtet i ri, ka qenë gjithmonë në një udhëkryq të politikës ndërkombëtare. Nga njëra anë, shtetet perëndimore, përfshirë SHBA-në, kanë qenë aleatë të fuqishëm në procesin e saj të pavarësisë dhe integrimit në organizata ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ajo është përballur me presionin dhe ndikimin e shteteve si Serbia dhe aleatët e saj, të cilët kanë tentuar të minojnë sovranitetin e Kosovës.
Në këtë realitet kompleks, është e nevojshme që Kosova të udhëhiqet nga një lider që nuk është i gatshëm të bëjë kompromiset e dëmshme për interesat e vendit dhe popullit të tij. Albin Kurti është një udhëheqës që ka treguar se është i vendosur të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke mos u trembur nga ndikimet e jashtme. Ky është një cilësi e jashtëzakonshme që e bën të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, por gjithashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë të saj.
Rëndësia e Kosovës për SHBA-në dhe Shtetet Perëndimore
SHBA-ja dhe shtetet perëndimore kanë një interes strategjik në stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës, si një faktor kyç në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik, dhe sukseset e saj janë një shembull për rajonin dhe për botën. Pavarësisht se Kosova ka përjetuar sfida të mëdha, duke përfshirë luftën dhe pasojat e saj, vendi ka mundur të ngrejë një shtet funksional që është tërësisht i angazhuar në integrimin e tij në bashkësinë ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, një lider si Albin Kurti është jetik për partnerët perëndimorë. Përveç qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë për të mbrojtur integritetin e shtetit, Kurti ka treguar se është i gatshëm të bëjë reforma të brendshme për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ky angazhim për zhvillim dhe për një qeverisje të mirë është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për partnerët e saj perëndimorë që kërkojnë stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.
Përkushtimi për integritetin dhe Demokracinë
SHBA-ja dhe shtetet perëndimore kanë gjithashtu interesin e ruajtjes së demokracisë në Ballkan, një rajon i cili ka kaluar përmes periudhave të errëta të autoritarizmit dhe konflikteve të dhunshme. Albin Kurti është një mbështetës i fortë i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe ka bërë hapa të rëndësishëm për të siguruar që Kosova të jetë një shoqëri funksionale dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Kjo është një vlerë e madhe për SHBA-në dhe për aleatët e saj, pasi një Kosove demokratike dhe stabile i shërben edhe interesave të tyre strategjike në rajon.
Një lider i nevojshëm për SHBA-në dhe Perëndimin
Në përfundim, është e qartë se SHBA-ja dhe shtetet perëndimore kanë një interes të thellë për të mbështetur një lider të fortë dhe të vendosur si Albin Kurti. Ai është një udhëheqës që ka krijuar një trajektore të qartë për Kosovën dhe që nuk është i gatshëm të bëjë kompromiset që mund të dëmtojnë interesat e vendit. Me një lider si Albin Kurti, Kosova do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm i SHBA-së dhe i shteteve perëndimore në Ballkan, duke kontribuar në stabilitetin dhe paqen e rajonit dhe të Evropës.
Pyetje për Mendim:
A është koha që SHBA-ja dhe shtetet perëndimore të mbështesin më fuqishëm liderë të tillë si Albin Kurti, të cilët janë të gatshëm të mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan?