Kreu Blog Faqe 653

Mendohuni mirë para se të votoni!

0

Florim Zeqa

Fushatës së gjatë zgjedhore apo lojës së partive politike i erdhi fundi, tani topi është në dorën e qytetarëve. Janë qytetarët e vendit, ata që më 9 shkurt do të vendosin për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.

Fundi i fushatës zhurmuese dhe premtimeve boshe të politikanëve

Pas parafushatës gjashtë mujore dhe fushatës së zhurmshme e shurdhuese një mujore të partive politike, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për kryeminstra dhe deputet, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitoz të Republikës së Kosovës dhe mërgimtarë në botën mbarë, që të mendoni mirë para se të votoni.

Elektorat besnik i partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra janë vetëm retorikë zgjedhore sa për të grabitur votën e juaj dhe asgjë më shumë.

Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin edhe më tejë Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në ‘tokën e bekuar’, të zaptuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar i milionerëve partiak.

Për qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë të korruptuar politike, ditët e parafushatës dhe fushatës elektorale me plot gënjeshtra dhe premtime (mashtrime) ishin sa të gjata po aq të mundimshme.

Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.

Politikanët e korruptuar janë në të gjitha listat zgjedhore

Pas një muaji të gjatë të “mrekullive” të mëdha, më 9 shkurt partitë politike i matin forcat, kurse të nesërmën më 10 shkurt i fillojnë pazaret politike për pushtet dhe do t’i harrojnë tërësisht premtimet e dhëna para qytetarëve!

Qytetarët dhe mërgimtarët e vendit tim të cilët shkojnë për të votuar më 9 shkurt e kanë një mundësi të mirë që të ndëshkojnë me votë klasën e korruptuar, mashtruesit dhe matrapazët politik!

Kosova është vendi i vetëm në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre!

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër, e cila do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.

Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetar në botën mbarë, mesazhi i këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe elektorale të kandidatëve për kryeministra dhe deputet, por vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni.

Votues të dashur të vendit tim, është në dorën tuaj që më 9 shkurt ta zgjedhni një përbërje të re deputetëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Parlamentin e Kosovës.

Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t’ju bëjë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjellni mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani dhe vajtoni edhe për shumë vite të tjera.

Përderisa popullit t’i imponohet vota, e nuk lihet i lirë të bëjë zgjedhjen sipas dëshirës dhe bindjeve të veta, vështirë do ndodhë ndryshimi në këtë vend. Votoni për kë t’ua do zemra, por mos e leni pa votuar!

Vota e juaj është zgjedhja e juaj!

Zgjedhja e juaj më 9 shkurt e përcakton qeverisjen e ardhshme katërvjeçare!

Zoti e bekoftë votën e lirë dhe demokratike!

Shkurti i vitit 1967, kur Shqipëria i shpalli luftë zotit

2

Nga: Frank Shkreli

Para disa ditësh në mjediset e Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Washington u zhvillua një dsikutim shumë i nevojshëm për martirët e komunizmit dhe për lirinë e fesë në përgjithësi, përfshir edhe viktimat fetare të komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri. Në të vërtetë, konferenca u hap me historinë e Kardinalit shqiptar Ernest Troshani- simbolit të gjallë të rezistencës etare kundër komunizmit – i cili mbijetoi mundimet dhe persekutimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Frank Shkreli: Ndërsa në Washington kujtohen martirët e komunizmit, politikani britanik Andrew Rosindell jep mesazhin e tij  në “vendin e dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër   | Gazeta Telegraf

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Virxhinia kontribuan në këtë takim të rëndësishëm të pëkujtimit edhe të viktimave të komunizmit në Shqipëri duke informuar të pranishmit mbi fatin e keq të martirëve shqiptarë të tre feve nën komunizëm. Nuk jam i sigurt nëse ky diskutim në Washington u organizua në kuadër të përvjetorit famëkeq të 6 shkurtit të vitit 1967 kur Enver Hoxha mbajti fjalimin:”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit” — fjalim ky me të cilin ai kishte njoftuar shqiptarët dhe botën se Shqipëria komuniste i shpallte luftë Zotit, ”ideologjisë fetare”  dhe  ”zakoneve prapanike”, duke e shpallur Shqipërinë, me ligj,  kundër Zotit,  vendi i parë dhe i vetëm ateist, në historinë botërore.   Ky lajm i regjimit komunist të Enver Hoxhës u trajtua në atë kohë në median botërore të kohës gati si tragjikomik. Megjithse bota i kuptonte mirë pasojat e një vendimi të tillë, Tirana zyrtare as sot e kësaj dite nuk është e vetdijshme për pasojat e rënda që ky vendim i regjimit komunist shqiptar — pothuaj 60-vjet më parë — pati mbi shoqërinë shqiptare atëherë e as për pasojat që shihen edhe sot në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shqiptare, megjithse kanë kaluar 35 vjet nga shembja “zyrtare” e komunizmit.

Megjithëse shtypjet kundër fesë kishin filluar ç’prej vitit 1945, sidomos kalvari i Kishës Katolike dhe udhëheqësve të saj kishte qenë tepër i egër gjatë dy dekadave pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Shumë prej klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe të feve të tjera, myslimanë, bektashi dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të paimagjinueshme nëpër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, nga viti 1945-1960.  Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nëpër burgje e kampe përqendrimi – bektashi, myslimanë, katolikë, dhe ortodoksë, nën torturat më çnjerëzore gjatë asaj periudhe — ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950-komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar aq shumë nga përndjekjet dhe vrasjet e klerikëve sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të atyre komuniteteve. Lidhjet me Vatikanin për udhëheqësit e Kishës katolike ishin shpallur kundër ligjit.  E gjithë kjo ndërsa, në të njëjtën kohë, Kushtetuta e Shqipërisë garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Kështu që në Shkurt të vitit 1967, kur diktatori Hoxha mbajti fjalimin kundër “influencave fetare” dhe “zakoneve prapanike”, influenca e feve në shoqërinë shqiptare pothuajse ishte zhdukur.

Si rrejdhim, pas fjalimit të diktatorit Enver Hoxha më 6 Shkurt, në Maj të vitit 1967, të gjitha kishat, xhamitë e teqetë që ishin ende të hapura, u mbyllën ose u shembën, ndërkohë që në Nëntor të të njëjtit vit, revista ”Nëntori”, kishte njoftuar se, gjithsej në Shqipëri u mbyllën 2,169 objekte fetare dhe bëri njoftimin absurd se Shqipëria tani ishte, zyrtarisht, “shteti i parë ateist në botë.”   Gjatë kësaj kohe, shumica e këtyre objekteve fetare, siç dihet, u shëndrruan në qendra sportive dhe kulturore për edukimin ideologjik të rinisë.   Revista “Nëntori” mburrej në atë kohë duke shkruar për këtë fushatë anti-fetare se partia dhe shoku Enver ia kanë caktuar “rinisë revolucionare” detyrën e zbatimit të këtij “misioni të madh e historic” dhe se nën udhëheqjen e ndritur të partisë dhe shokut Enver, Shqipëria është shteti i parë ateist në botë, shkruante në atë kohë, revista “Nëntori”.  Fjalimi i diktatorit Hoxha me 6 Shkurt 1967 ishte vaj në zjarrin e fushatës së dhunshme anti-fetare që regjimi enverist po zhvillonte ç’prej arddhjes në fuqi në Shqipëri.

Se si dikush, sot, në nivele zyrtare, politike e akademike, të shoqërisë shqiptare ende tregohen nostalgjikë për regjimin e Enver Hoxhës dhe të deklarohen krenarë për këtë histori të tmershme, ose që, zyrtarisht, të anashkalohen në heshtje këto krime të regjimit komunist të Enver Hoxhës — unë e kam të pamundur ta kuptoj. Nuk kuptoj se si klasa politike shqiptare e 30-viteve tranzicion deri më sot nuk ka gjetur ende forcën morale dhe politike për tu përballur me historinë komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit, përfshir ato kundër tri feve kryesore të shqiptarëve dhe klerikëve të tyre dhe shkatërrimin fizik të shumë xhamive, teqeve dhe kishave, në të gjithë Shqipërinë.  E që nostalgjikët e komunizmit të kujtojnë data të tilla, si 6 Shkurti 1967, jo se jo!

Më posht mund të lexoni deklaratën e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër — “i pari vend kujtese i ngritur në Shqipëri, i cili trajton periudhën e së kaluarës komuniste të vendit tonë”. Ja postimi i plotë i deklaratës në fjalë nga “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, me rastin e fjalimit të Enver Hoxhës me 6 Shkurt 1967, kur premtoi shkatërrimin e faltoreve dhe zhdukjen e klerikëve fetarë të Shqipërisë:  të, “djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut”.

Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory 

[…] pse, ligjet tona do të na ndalojnë neve që të djegim në zjarr dhe t’i zhdukim ato nga faqja e dheut?» Enver Hoxha, 6 shkurt 1967.

Shembja dhe shkatërrimi i “gurëve të besimit”.

Në fillimet e veta, diktatura komuniste edhe pse sekuestroi shumë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme nga komunitetet fetare, një pjesë të objekteve të kultit ua la në përdorim, për të kryer të gjitha shërbesat fetare. Deri në vitin 1967 shumë kisha, xhami dhe teqe vazhdonin funksionin e tyre rregullisht edhe pse presioni diktatorial ishte i lartë dhe frika për t’i frekuentuar ata nga ana e popullsisë ishte e madhe. Fjalimi “programatik” i mbajtur nga Enver Hoxha me 6 Shkurt 1967 “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, vuri në lëvizje “masat e gjera popullore, nxënës, punëtorë e kooperativistë” që të finalizonin luftën kundër klerit me aksionin e mbylljes dhe shkatërrimit të objekteve të kultit. Me 15 shkurt nisi vendosja e fletë rrufeve në dyert e institucioneve fetare. Me 27 shkurt një urdhër sekret, i cili mbante firmën e diktatorit i dha hovin shkatërrimit në masë të objekteve të kultit. Objekti i parë i cili u shkatërrua ishte Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. Me rradhë filluan të shkatërroheshin shumë xhami, teqe dhe kisha në të gjithë Shqipërinë. Shumë objekte të tjera u kthyen në stalla, klube rinie, reparte ushtarake, depo ose magazina. Në bazë të raportit informativ “Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj”, të datës 30 gusht 1967, në Shqipëri ishin shkatërruar apo tjetërsuar gjithsej 2169 objekte kulti, prej të cilave 740 xhami, 609 kisha orthodhokse, 158 kisha katolike e 530 teqe. Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare i kaluan në pronë shtetit, ose iu dorëzuan kooperativave. Kishat, xhamitë, teqetë etj., të cilat ndodheshin në qytete i kaluan komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra i kaluan kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të atij viti ishte 19.593.070 lekë. Të gjitha këto të dhëna paraqiteshin si një sukses i arritur nga shteti komunist, në një kohë fare të shkurtër.

Më poshtë po shfaqim edhe një tjetër poster propagandues kundër fesë, nga posterët të cilët ishin të ekspozuar në Muzeun Ateist të Shkodrës”, përfundon deklarata e “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory”, në kujtim të 6 Shkurtit – Ditës së zezë të vitit 1967 – kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës i shpalli luftë Perendisë – duke u bërë zyrtarisht shteti i parë ateist në botë!

Përse shtetet e perendimore dhe SHBA kanë nevojë për një lider si Albin Kurti?

0
Nga: Luan Dibrani, Gjermani
___
Në kontekstin e politikës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve globale, veçanërisht në Ballkan, është thelbësore që shtetet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të mbështesin liderë që nuk janë vetëm të fokusuar në interesat e momentit, por që kanë vizion dhe qëndrueshmëri për të udhëhequr vendet e tyre në një rrugë të qëndrueshme dhe të sigurt. Albin Kurti është një nga ata liderë që ka arritur të krijojë një trajektore të qartë për Kosovën, duke e pozicionuar vendin në një kurs të pavarur dhe të respektuar ndërkombëtarisht.
Një lider i vendosur dhe i pavarur
Kosova, si shtet i ri, ka qenë gjithmonë në një udhëkryq të politikës ndërkombëtare. Nga njëra anë, shtetet perëndimore, përfshirë SHBA-në, kanë qenë aleatë të fuqishëm në procesin e saj të pavarësisë dhe integrimit në organizata ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ajo është përballur me presionin dhe ndikimin e shteteve si Serbia dhe aleatët e saj, të cilët kanë tentuar të minojnë sovranitetin e Kosovës.
Në këtë realitet kompleks, është e nevojshme që Kosova të udhëhiqet nga një lider që nuk është i gatshëm të bëjë kompromiset e dëmshme për interesat e vendit dhe popullit të tij. Albin Kurti është një udhëheqës që ka treguar se është i vendosur të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke mos u trembur nga ndikimet e jashtme. Ky është një cilësi e jashtëzakonshme që e bën të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, por gjithashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë të saj.
Rëndësia e Kosovës për SHBA-në dhe Shtetet Perëndimore
SHBA-ja dhe shtetet perëndimore kanë një interes strategjik në stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës, si një faktor kyç në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik, dhe sukseset e saj janë një shembull për rajonin dhe për botën. Pavarësisht se Kosova ka përjetuar sfida të mëdha, duke përfshirë luftën dhe pasojat e saj, vendi ka mundur të ngrejë një shtet funksional që është tërësisht i angazhuar në integrimin e tij në bashkësinë ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, një lider si Albin Kurti është jetik për partnerët perëndimorë. Përveç qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë për të mbrojtur integritetin e shtetit, Kurti ka treguar se është i gatshëm të bëjë reforma të brendshme për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ky angazhim për zhvillim dhe për një qeverisje të mirë është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për partnerët e saj perëndimorë që kërkojnë stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.
Përkushtimi për integritetin dhe Demokracinë
SHBA-ja dhe shtetet perëndimore kanë gjithashtu interesin e ruajtjes së demokracisë në Ballkan, një rajon i cili ka kaluar përmes periudhave të errëta të autoritarizmit dhe konflikteve të dhunshme. Albin Kurti është një mbështetës i fortë i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe ka bërë hapa të rëndësishëm për të siguruar që Kosova të jetë një shoqëri funksionale dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Kjo është një vlerë e madhe për SHBA-në dhe për aleatët e saj, pasi një Kosove demokratike dhe stabile i shërben edhe interesave të tyre strategjike në rajon.
Një lider i nevojshëm për SHBA-në dhe Perëndimin
Në përfundim, është e qartë se SHBA-ja dhe shtetet perëndimore kanë një interes të thellë për të mbështetur një lider të fortë dhe të vendosur si Albin Kurti. Ai është një udhëheqës që ka krijuar një trajektore të qartë për Kosovën dhe që nuk është i gatshëm të bëjë kompromiset që mund të dëmtojnë interesat e vendit. Me një lider si Albin Kurti, Kosova do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm i SHBA-së dhe i shteteve perëndimore në Ballkan, duke kontribuar në stabilitetin dhe paqen e rajonit dhe të Evropës.
Pyetje për Mendim:
A është koha që SHBA-ja dhe shtetet perëndimore të mbështesin më fuqishëm liderë të tillë si Albin Kurti, të cilët janë të gatshëm të mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan?

Para pesë vitesh u shua Bilbili i Kosovës, këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e muzikës shqiptare, Këngëtarja e Shekullit, Artiste e Merituar, Nderi i Kombit, janë disa prej epiteteve dhe dekoratave për këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha/

-Në 7 Shkurt 2014, Nexhmije Pagarusha qante per shuarjen e Vaçe Zeles “Unë Vaçen e kam shpirt. Unë me të do jetojë derisa të shkojë edhe unë te ajo…” Fliste e qante këngëtarja për këngëtaren, e pyetur nga unë/

PRISHTINË, 7 Shkurt 2025/ Bilbili i Kosovës, këngëtarja Nexhmije Pagarusha, e lindur në 7 Maj 1933 në fshatin Pagarushë, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare, njoftohej në 7 Shkurt 2020.

 Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e muzikës shqiptare, Këngëtarja e Shekullit, Artiste e Merituar, Nderi i Kombit, janë disa prej epiteteve dhe dekoratave për këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, për të cilën vlerësimet më të larta shpreheshin edhe në mesazhet e shumëta të ngushëllimit.

E vlerësonte lart edhe media, duke theksuar se “Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit” dhe se “mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë”.

7 SHKURT 2014: QANTE KËNGËTARJA PËR KËNGËTAREN

Pikërisht në 7 Shkurt 2014, kam shkruar se  Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha qante për Vaçe Zelen që u shua një ditë më parë në Basel të Zvicrës në moshën 75 vjeçare:

PËR VAÇE ZELEN SOT QANTE EDHE BILBILI I KOSOVËS

Prishtinë, 7 Shkurt 2014-Behlul Jashari/ Për Vaçe Zelen sot qante Nexhmija Pagarusha, u përgjigj me shumë lotë kur e pyeta si ndihet Bilbili i Kosovës në këtë ditë lamtumire nga Prishtina të Ikonës dhe Mbretëreshës së Këngës Shqiptare.

“Unë Vaçen e kam shpirt. Unë me të do jetojë derisa të shkojë edhe unë te ajo…”, flet  këngëtarja për këngëtaren.

Dhe, si ta ngushëllojë veten vazhdon: “Është me mua Vaçja.Vetëm trupi i saj nuk është, se shpirti i saj është me mua…”

“E takimi i parë ju kujtoht sot?”, e pyesim Nexhmijen.

“Takimi i parë ishte në Shqipëri në vitin 1971. E kam parë në skenë, nuk më ka ndodhë kurrë në jetë dikush të shkëlqejë si ajo, shkëlqente njerëzimi, e mira e saj, shpirti i saj i shëndritshëm…Edhe kur e kam takuar nga afër më është dukur ashtu, më e bukura, më e mira…Unë kam takuar shumë njerëz, kam parë botën, por si Vaçja që më ka hyrë në shpirt nuk kam parë”, shprehet Nexhmija.

Dhe vijon gjithnjë mes lotëve: “I dua të gjithë njerëzit, më duan…Po ajo, Vaçja, është imja, dhe unë ate e mbajë në shpirt. Trupi i saj shkoi, por shpirti i saj është te unë. Ngushëllime gjithë Shqipërisë, gjithë Kosovës, gjithë kombit dhe gjithë njerëzve…”, shprehet Bilbili i Kosovës.

Nexhmija kujton komunikimin e saj të fundit me Vaçen. “Tash kur kishte dalë prej spitalit, që ishte katër muaj, bisedova edhe u gëzova shumë se më tha ishte më mirë…”

 Nexhmije Pagarusha, mes shumë artistëve, shumë njerëzve të pikëlluar kishin ardhur pasditen e sotme në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”  në Prishtinë për të pritur mbërritjen e trupit të pajetë të këngëtares së njohur shqiptare, Vaçe Zela, dhe për lamtumirën artistes së madhe.

Mes tyre ishte, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili tha se këtu në Prishtinë plotësohej amaneti i fundit i Vaçe Zelës. “Siç më thanë edhe motrat e saj, ka kërkuar vetë Vaçja që të kalojë nëpër Kosovë, drejt Shqipërisë… Me zërin e saj, me shpirtin e saj, i ka kënduar këtij vendi, i ka kënduar kombit tonë…”, tha ambasadori shqiptar Lauka.

Si një yll, Vaçe Zela, u shua dje në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 75 vjeçare.

NGA ARKIVI

4 Maj 2010: KOSOVË – NEXHMIJE PAGARUSHA DEKOROHET ME  ÇMIMIN “ARTISTE E MERITUAR”

PRISHTINË, 4 Maj 2010- B.Jashari/.- Nexhmie Pagarusha, e njohur edhe si “Bilbili i Kosovës”, u dekorua sot nga  Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me çmimin “Artiste e Merituar” për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.

Dekorata u dorëzua sot solemnisht në ambientet e zyrës së Presidentit të Kosovës. 

Në arsyetimin e dekorimit të znj. Pagarusha, Presidenti Sejdiu theksoi se “kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar është i një rëndësie të jashtëzakonshme”.

“E përkushtuar gjithë jetën për të  ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese  e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore”, theksohet në arsyetim.

Po ashtu vlerësohet se Nexhmije Pagarusha “është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve”. 

Presidenti Sejdiu e dekoroi znj. Pagarusha në 77-vjetorin e lindjes së saj dhe dekorimi u bë në  bazë të Nenit 84, pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Nenit 3, 34 dhe 49 të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre. 

27 Nëntor 2012: “NDERI I KOMBIT” PËR NEXHMIE PAGARUSHËN

TIRANË, 27 Nëntor 2012/ATSH/.- Presidenti Bujar Nishani nderoi të martën me Urdhrin “Nderi i Kombit” këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmie Pagarusha, me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, ku ishin të pranishëm personalitete të artit dhe kulturës shqiptare,
Presidenti vlerësoi veprën e madhe kulturore dhe artistike të zonjës së madhe shqiptare, Nexhmie Pagarusha.
“Gjatë 100 viteve, ne shqiptarët kemi qenë të pushtuar e të ndarë, por kulturën e këngën kurrë nuk mundën ta izolojnë, ta pengojnë, apo ta ndrydhin. Për ne është fat që, veçanërisht në momentet e vështira të izolimit, mesazhi përmes artit, përmes shpirtit të zonjës së madhe Nexhmie Pagarusha, ishte ndër gjërat e pakta që na mbante gjallë shpesën për të qenë një ditë pranë njëri-tjetrit”, u shpreh Nishani.

     Artistja e madhe, me fjalët e saj i emocionoi të pranishmit, ndërsa përcolli urimet më të mira për ditën e gëzueshme të 100-vjetorit të Pavarësisë. /a.s/ /m.m/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=505899406781701&id=170642680307377&set=a.170652896973022&locale=bg_BG

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

0

Leposaviq, 7 shkurt 2025

Sot në Leshak të Leposaviqit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, dhe nënkolonelin Veton Elshani, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të nënstacionit policor në Leshak të Leposaviqit.

Ky objekt, i cili është ndërtuar për më pak se pesë muaj, i ka 2300 metra katrorë dhe ka kushtuar afër 782 mijë euro.

“Tri të katërtat është stacioni policor, një e katërta është Agjencioni për Regjistrim Civil, në mënyrë që të ofrojmë edhe më shumë siguri për qytetarët këtu, por edhe më afër shërbimet e domosdoshme për ta”, deklaroi kryeministri.

Ai falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe të gjithë punëtorët e punëkryesit për realizimin e punës në afat kohor të shpejtë, derisa shprehu mirënjohje për mikpritjen nga ana e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe nënkryetarja Marina Bogojeviq.

Prononcimi i plotë e kryeministrit Kurti: 

Jemi këtu bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, dhe me nënkolonelin Veton Elshani, në Leposaviq në Leshak, ku porsa e përuruam ndërtesën e nënstacionit policor, i cili është njëkohësisht edhe ndërtesë e Agjencisë për Regjistrim Civil. 

Tri të katërtat është stacioni policor, një e katërta është Agjencioni për Regjistrim Civil, në mënyrë që të ofrojmë edhe më shumë siguri për qytetarët këtu, por edhe më afër shërbimet e domosdoshme për ta.

Objekti gjithsej ka 2300 metra katrorë dhe është ndërtuar për më pak se pesë muaj, ndërkaq ka kushtuar afër 782 mijë euro.

 Unë e falënderoj Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe të gjithë punëtorët e punëkryesit të cilët e realizuan me një afat kaq të shpejtë, një ndërtesë kaq të rëndësishme për qytetarët e Leposaviqit. Gjithashtu, e falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, për mikpritjen e tij si gjithnjë, dhe zëvendësen e tij, nënkryetaren Marina Bogojeviq.

Urime e përgëzime të gjithëve!

 ***

Inaugurisana policijska podstanica u Lešaku, Leposavić 

Leposavić, 07. februar 2025 

Danas je premijer Republike Kosovo, Albin Kurti, zajedno sa ministrom Unutrašnjih poslova Xhelalom Sveçlom, direktorom policije Gazmendom Hoxhom i potpukovnikom Vetonom Elshanijem, učestvovali  na ceremoniji inauguracije policijske podstanice u Lešaku, Leposavić. 

Ova objekat, izgrađen za manje od pet meseci, ima 2.300 kvadratnih metara i koštao je blizu 782 hiljade evra. 

„Tri četvrtine je policijska stanica, jedna četvrtina je Agencija za civilnu registraciju, kako bi se građanima ovde pružila još veća sigurnost, ali i bliže usluge koje su im potrebne“, izjavio je premijer.

On je zahvalio Ministarstvu unutrašnjih poslova, Kosovskoj Policiji i svim građevinskim radnicima na blagovremenom završetku radova, uz zahvalnost na gostoprimstvu gradonačelniku Leposavića Lulzimu Hetemiju i zamenici gradonačelnika, Marini Bogojević.

Cela izjava premijera Kurtija: 

Ovde smo zajedno sa ministrom Unutrašnjih poslova Xhelalom Sveçlom, sa direktorom policije Gazmendom Hoxhom i sa potpukovnikom Vetonom Elshanijem u Leposaviću, u Lešaku, gde smo upravo inaugurisali objekat policijske podstanice, koja je ujedno i zgrada Agencije za civilnu registraciju. 

Tri četvrtine je policijska stanica, jedna četvrtina je Agencija za civilnu registraciju, kako bi se građanima ovde pružila još veća sigurnost, ali i  neophodne službe da budu bliže njima. 

Zgrada je ukupne površine 2.300 kvadratnih metara i izgrađena je za manje od pet meseci,  a koštala je blizu 782 hiljade evra.

 

Zahvaljujem se Ministarstvu unutrašnjih poslova, Kosovskoj Policiji i svim građevinskim radnicima koji su za tako kratko vreme završili ovako važan objekat za građane Leposavića. Zahvaljujem se takođe i gradonačelniku Leposavića Lulzimu Hetemiju na gostoprimstvu kao  uvek i njegovoj zamenici gradonačelnika, Marini Bogojević.

 

Čestitamo i želimo sve najbolje!

Kosova të dielen e 9 shkurtit 2025 në zgjedhjet e nënta parlamentare në liri

0

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2001/

-Legjislatura e tretë, e  zgjedhjeve të 17 Nëntorit 2007,  ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008/

-Zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë ishin parlamentare dhe presidenciale, të mbajtura në 24 Maj 1992, si pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi/

PRISHTINË, 7 Shkurt 2025/  Kosova të dielen e 9 Shkurtit 2025 voton në zgjedhjet parlamentare  – të nëntat në 26 vjet liri, të pesta në 17 vjet pavarësi.

Kosova në 14 Shkurtit 2021  shkoi në zgjedhje parlamentare  të jashtëzakonshme pas rënes së dy qeverive në vitin 2020 të pas zgjedhjeve të katërta të njëpasnjëshme të parakohëshme të 6 Tetorit të vitit 2019.

Në 2020-tën qëveria me kryeministër Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje e zgjedhur në 3  Shkurt u rrëzua me mocion mosbesimi të inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës – Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mori drejtimin e qeverisë me kryeministër Avdullah Hotin të zgjedhur në  3 Qershor, por në dhjetor Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme votën e një deputeti të minoriteteve, Etem Arifi, pasi kishte të humbur mandatin për shkak të një dënimi të formës së prerë nga gjykata, i cili pastaj ndodhej në burg. Vota e tij ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë pasi mundësoi arritjen e minimumit të nevoshem  prej 61 votave të parlamentit 120 anëtarësh.

Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2001, kur numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,249,987, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 803,796 votuesë – 64.30%.

Zgjedhjet e dyta parlamentare u zhvilluan në 23 Tetor 2004. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,412,680, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 699,519 votuesë – 49.52%.

 Zgjedhjet e treta parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2007. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,567,690, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 628,630 votuesë – 40.09%. Legjislatura e këtyre zgjedhjeve, e treta, ishte ajo që ka hyrë në histori me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008.

 Zgjedhjet e katërta parlamentare në liri, të parat në pavarësi, u zhvilluan në 12 Dhjetor 2010. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,632,276, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 706,317 votuesë – 45.29%.

Zgjedhjet e pesta parlamentare në liri, të dytat në pavarësi, u zhvilluan në 8 Qershor 2014. Numri i votuesëve të regjistruar ishte  1,799,023, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 734,055 votuesë – 42.63%.

Zgjedhjet e gjashta parlamentare në liri, të tretat në pavarësi, u zhvilluan në 11 Qershor 2017. Numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,888,059, ndërsa  pjesëmarrja në zgjedhje 779,729 votuesë – 41.3%.

Zgjedhjet e shtata parlamentare në liri, të katërta në pavarësi, u zhvilluan në 6 Tetor 2019 . Numri i votuesëve të regjistruar ishte  1,961,213, pjesëmarrja në zgjedhje 826,916 votuesë – 44.56%.

Për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurt 2021 – të tetat në liri e të pestat në pavarësi numri i votuesëve të regjistruar ishte 1,794,862.

 Zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë ishin parlamentare dhe presidenciale, të mbajtura në 24 Maj 1992, si pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda të dhunës e shtetrrethimit nga Serbia okupatore.

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e zhvilluar nga 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan pro 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 për qind.

Në mbledhjen 2 Majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Newborn – Kosovë. Foto: Behlul Jashari

Presidentja Vjosa Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës

0

Ati ynë themeltar, Presidenti Rugova, shpesh thoshte: “Ne kemi besuar tek Zoti dhe ky besim na ka mbajtur gjallë”. Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara.

Në vijim gjeni Fjalimin e Presidentes Osmani para mijëra pjesëmarrësve të Lutjeve të Mengjesit, organizuar nga Kongresi amerikan në Washington, D.C.

Linku: https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/1669591426971281

Rituali i shpirtërave të trazuar

0
Absurdi i jetës, qenka marramendës. Jetojm duke bërë sehirë, dhe nuk e dinë se ka miljona vajtime, në shtetin e heshtjes. Përtej veprimtarin e tyre ka enigma të mëdha. Shpirtrat e tyre zgjohen, një nga një rituali shpirtrat e tyre të trazuar. Në ekran, tre veta që çirren e bëjnë debat. Nuk çajnë byth për shqiptari, kanë mik Zajednicën e Grenellin!
Dallkaukë, analistë, gazetar mblidhen tek Panduri, që me porosi të kryeçobanëve të dhive. Ja kështu qenka Debat Plus, mbushur me armiqë. Në magjet e tyre gatuhet tapi pronash që prisnin rrëzimin e Mitrovicës, një çorbë e helmuar, një çorbë antikombëtare. Mitrovica po shokonte drejt greminës. Do ndërrohet Mitrovica me baladat e reja të Zajednicës!
Më pas, kur vitet të kalonin dhe shumë gjëra harroheshin, bashkë me emrat e viktimave e të xhelatit RADOJҪIQIT, pra kohë më pas kur Mitrovica ose Zajednica të fusilizohej prej viteve kishte munësi të mbetej veç ky shpjegim legjendar: “Dikur, në një fund shekulli, Mitrovicës të shtetit dardan ia hëngri kokën Zajednica e re”.
Cili do i di emrat e tyre, por këtu nuk është vendi për t’i trajtuar ata gjërë e gjatë. Nuk ka nevojë të themi se opsionet e tyre përkatëse, deri në detajet më të vogla. Ende nuk rreshtin të ekspozuari gjerësisht dhe së diskutuarit seriozisht nga populli, a thua se vërtet kemi të bëjmë me antishqiptar. Pra duhet t’i luftojmë bash si armiqë.

Lis Bukuroca: Nëse Albin Kurti qenka komunist, atëherë duhen përmendur veprat e tij “komuniste”, si ndalimin e zgjedhjeve të lira apo të partive politike

1

Lis Bukuroca, Gjermani

LDK-ja e sotshme paraqet tradhëti ndaj trashëgimisë së Ibrahim Rugovës

1
Rugova: “Kokën mund të ma ndërroni, por mendjen kurrë! As më pak e as më shumë se pavarësi pa kushte me Serbinë. Me Serbinë mund të jemi vetëm fqinj të mirë, asgjë më shumë, as më pak.
LDK-ja i ka shkelur të gjitha parimet njerëzore, politike dhe kombëtare. Nuk e meriton votën e rugovistëve.”
A thua si do të vepronte Presidenti Ibrahim Rugova po të ishte gjallë sot, me veprimet e kësaj kaste politike që u ngrit në krye të partisë sime dhe të Ibrahim Rugovës, LDK-së tani të ndjerë, që me ndihmën e Shikut dhe UDB-së e prunë në krye të LDK-së këtë kastë politike me tupana dhe dajre, ku sot ia pa sherrin krejt një Kosovë.
Ibrahim Rugova, aj gjatë jetës së tij, e mbante një distancë të qartë nga Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ngase ishte fort mirë i informuar nga shërbimet amerikane se kush është Hashim Thaçi.
Pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ndryshuar drejtimin e saj politik, duke hyrë në koalicione me PDK-në në vitet 2008 dhe 2014. Këto bashkëpunime i kanë sjellë dëme të konsiderueshme Kosovës. Kryesia e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, nuk e mori seriozisht mesazhin e tij kur ai e la amanet që Hashim Thaçin ta mbajnë sa më larg nga pushteti!
Prandaj, këto veprime të aktorëve kryesorë të LDK-së u panë nga rugovistët dhe populli i Kosovës si tradhti ndaj parimeve të partisë dhe trashëgimisë së Rugovës. Nëse ju kujtohet, kur Rugova ishte para vdekjes dhe i ngritur nga shtrati u çua dhe i porositi negociatorët që do të merrnin pjesë në negociatat e Vjenës, se ju që shkoni në negociata dua nga ju një premtim që as më shumë as më pak se pavarësi. Çka bëtë ju tradhtarët pas vdekjes së tij, bre bota …. ua ……ashtu siç ja keni ….Kosovës.
Në vitet 2013-2015, PDK dhe LDK kanë nënshkruar dhe miratuar disa marrëveshje të dëmshme dhe shumë shkatërruese për atdheun, aq më keq kur këto marrëveshje janë aprovuar me votat e shumicës në parlamentin e Kosovës. Disa prej këtyre marrëveshjeve janë kontestuar fuqishëm nga opozita e asaj kohe, VV-ja, si dhe shoqëria civile, të cilët i kanë cilësuar si të dëmshme për interesat e vendit. Këto veprime kanë ngritur pikëpyetje mbi integritetin dhe përkushtimin e LDK-së ndaj parimeve të saj themeluese.
Është e rëndësishme të theksohet se qëndrimet dhe veprimet politike të LDK-së pas vdekjes së Rugovës, populli dhe rugovistët janë tradhtuar nga ata që drejtuan LDK-në, pa të cilët as edhe një e keqe s’e ka gjetur Kosovën pa ndihmën e këtyre tradhtarëve.
Pas 9 shkurtit, kur LDK-ja do të pësojë fiasko, duhet që urgjentisht të bashkohen rugovistët, ata që e kanë ndërtuar këtë parti dhe ata që e kanë mbrojtur, që ta rimëkëmbin dhe ta ringjallin LDK-në dhe Kosovën.