Kreu Blog Faqe 654

Shteti Bektashi – një KÇK e Ali Babait me dyzet e ca hajdutë

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Nuk është për tu habitur që një koment i huaj e paraqiste Projektin për Shtetin Bektashi si një `Vatikani Islamik` në Shqipëri. Propozimi i Kryeministrit për të realizuar një shtet brënda shtetit qoftë ai edhe në teori, bie ndesh ndaj Parimeve themelore të Kushtetutës shqiptare e cila për këtë problem ka tre Nene që e kundershtojnë katër cipërisht:

Neni 1-Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

Neni 3 – Pavarësia  e  shtetit  dhe  tërësia  e  territorit  të  tij,  dinjiteti  i  njeriut,  të  drejtat  dhe  liritë  e  tij, drejtësia shoqërore, rendikushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

Neni 10 Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare. 4.  Shteti  dhe  bashkësitë  fetare  respektojnë  në  mënyrë  të  ndërsjellë  pavarësinë  e  njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.5.   Marrëdhëniet   ndërmjet   shtetit   dhe   bashkësive   fetare   rregullohen   mbi   bazën   e marrëveshjeve  të  lidhura  ndërmjet  përfaqësuesve  të  tyre  dhe  Këshillit  të  Ministrave.    Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend. 6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

Pra, për të realizuar një shtet të tillë utopik duhet një Marëveshje që ratifikohet në Kuvend.

Problemi i parë që lind: Përse i duhet Shqipërisë një minishtet fetar?

Përgjigja është se Shqipërisë nuk i duhet fare një budallallëk i tillë anti kushtetues sepse sipas Kushtetutës, Institucionet fetare kanë pavarësi administrative përderisa nuk cënohen interesat e të tretëve, dhe janë persona juridikë.

Ndoshta ky  `Vatikan Islamik`, i duhet ndonjë grupi tjetër politik të rëndësishëm jashtë vëndit për të arritur qëllimet e veta për të çvendosur qëndrën fetare të Mekës suni apo të Kerbalasë shia, larg shteteve që sipas tyre, nxisin radikalizëm dhe rrezik për ta.

Problemi i dytë Shqipëria dëmtohet apo përfiton nga krijimi anti-kushtetues i një shteti të tillë?

Përgjigja është se Shqipëria dëmtohet sepse së pari shkelet Kushtetuta, së dyti ky shtet minishtet mund të bëhet burim konfliktesh fetare brënda Komunitetit mysliman suni i cili mund të kërkojë edhe ai një shtet të tillë fetar që nesër ndodhta  mund të radikalizohet, së dyti ky minishtet mund të bëhet burim konfliktesh etnike midis minoriteteve sepse do të jetë një gozhdë e Nastradinit e ngulur në trupine Shqipërisë me  plot gozhda të tilla fetare dhe etnike si pasojë e miopive të qeverisjeve të shumta si në të kaluarën ashtu edhe në atë të tanishmen.

Problemi i tretë është se si do ta përjetojnë atdhetarët, patriotët shqiptarë, dhe njerëzit e thjeshtë brënda dhe jashtë vendit këtë marrëzi politike dhe anti-kushtetuese?

Përgjigja është se do ta përjetonin të indinjuar dhe të zhgënjyer nga këto pajekuri politike ndoshta të induktuara nga politika jashtë Shqipërisë zioinste apo të tjera.

Problemi i katërt si do ta presin fqinjët tanë të jugut dhe të veriut këtë thagmë të papjekur të politikës shqiptare?

Përgjigja është se politikat fqinjë do ta presim ashtu si e priti Menelau gjithë gëzim  kur i u dorëzua pa kushte Helena ashtu me rroba të grisura, e lodhur dhe e dërmuar nga vuajtjet pas Rënies së Trojës.

Problemi i fundit është se kush do të përfitonte nga një shtet i tillë tip `Vatikani Islamik` brënda kufijve tokësorë të Shqipërisë?

Mendoj se ky shtet do të bëhej një lavatriçe e pastrimit të parave, një vënd i sigurt për shkelësit e ligjit brënda dhe jashtë Shqipërisë, dhe një mundësi djallëzore për copëtimin e Shqipërisë në një rast kur konfliktet etniko-fetare mund të shpërthenin në rast luftrash politike brënda Shqipërisë që si zakonisht do të nxiteshin nga politikat fqinje që mezi presin ndonjë vorio-epir qyl, ndonjë republikë tjetër si ajo e Mirditës apo e Korçës, apo ndonjë larg qoftë republikë e Ali Babës me shpellën dhe shpellarët e tij.

Për këtë arësye mendoj se është e domosdoshme që përballë paraqitjes të kësaj nuseje mbuluar me vellon ylberiste të propagandës të parajsës islame me 700 virgjëresha, Parlamenti shqiptar duhet t`i heqë vellon dhe të shohë se prapa vellos do të jetë patjetër ndonjë mik i Ali Babës me mjekrën e prerë alla tip Ahmed al-Sharaa i Sirisë, i cili do të ketë qëllime të ardhëshme sigurisht anti-kushtetuese. Prandaj kujdes parandalimi është më i mirë se kurimi.

priftipirro2017@gmail.com

Koalicioni “Lista për familjen” dhe rreziku i islamizmit dhe asimilimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve

0

Shkruan: Rrezart Kalaja

Kosova, një shtet i pavarur që ka kaluar përmes periudhave të vështira, tashmë është duke u përballur me sfida të reja politike dhe sociale. Në këtë kontekst, koalicioni “Lista për familjen”, i cili përfshin grupe konservatore dhe disa individë të cilët janë përkatës të fesë islame, ka ngritur shqetësime të shumta për të ardhmen e shtetit laik të Kosovës. Ky koalicion, që synon të mbrojë vlerat tradicionale të familjes, ka tërhequr vëmendjen përpjekjet për të futur elemente fetare në politikën e vendit. Pavarësisht se përfaqësuesit e tij e mohojnë ndikimin fetar në politikat e tyre, janë të pranishme tensionet dhe shqetësimet se ky koalicion mund të ketë pasoja të rrezikshme për shoqërinë kosovare dhe mund të cenojë parimet themelore të një shteti demokratik dhe laik.

Sfida e Politikës dhe Fenomeni i Islamizmit Politik

Kosova, e ndodhur në një rrugë të mundimshme pas Luftës së Kosovës dhe pas shpalljes së pavarësisë, ka pasur sfida të mëdha, duke përfshirë konsolidimin e institucioneve demokratike, ruajtjen e stabilitetit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Përveç këtyre, ajo po përballet me një fenomen të rrezikshëm që mund të ndikojë në të ardhmen e saj: përpjekjet për të futur fenë në politikë.

Koalicioni “Lista për familjen”, që përfshin partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re (AKR), është bërë pjesë e një lëvizjeje që përdor një retorikë konservatore për të mbrojtur familjen tradicionale, por që gjithashtu ka ngjyrime fetare të shprehura në shumë raste. Këto grupe, që përfshijnë figura si Ferid Agani dhe Bejtush Gashi, kanë qenë të hapur në mbështetje të vlerave të konservatorizmit dhe ndihmës për fuqizimin e familjes dhe ruajtjen e identitetit fetar. Megjithatë, kjo përzierje e politikës me elemente fetare dhe qëndrimi i disa individëve si Eman Rrahmani, i cili ka dhënë dorëheqje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të mospajtimeve lidhur me Projekt-Kodin Civil, tregon një tendencë për të përfshirë fenë në politikat publike, duke sfiduar themelet e një shteti laik.

Përfshirja e Ekstremizmit Fetar në Politikë

Një aspekt shumë shqetësues i këtij koalicioni është praninë e elementeve të ekstremizmit fetar, të cilët shfaqin ideologji që mund të polarizojnë shoqërinë dhe të rrezikojnë integrimin dhe paqen në Kosovë. Të tillë janë edhe individë dhe grupe që kanë mbështetur një interpretim të ashpër të fesë islame dhe janë përpjekur të influencojnë politikën dhe shoqërinë duke përdorur lëvizje fetare si mjet për të arritur qëllime politike. Kjo përfshin disa figura që kanë bërë thirrje për një shoqëri të bazuar më shumë në parimet fetare sesa ato laike.

Përfshirja e këtyre grupeve dhe individëve në koalicionin “Lista për familjen” është një rrezik real për ruajtjen e harmonisë dhe paqes sociale në Kosovë. Ideologjitë fetare dhe ekstremiste mund të krijojnë ndasi të mëdha brenda një shoqërie që është tashmë e ndarë dhe e ndjeshme ndaj konflikteve të kaluar. Kosova ka një shoqëri të përzier, e cila është e ndarë jo vetëm në aspektin etnik, por edhe në atë fetar dhe ideologjik. Prandaj, përfshirja e elementeve të islamizmit politik mund të nxisë ndarje më të mëdha dhe të rrezikojë bashkëjetesën paqësore të grupeve të ndryshme në shoqërinë kosovare.

Sfidat që Ka Përballuar Kosova dhe Ndikimi në Jetën e Qytetarëve

Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë të pasigurisë dhe përpjekjeve për t’u konsoliduar si shtet demokratik dhe të qëndrueshëm. Gjatë kësaj periudhe, vendi ka luftuar me pasigurinë e krijuar nga lufta dhe periudha pasluftës, si dhe me ndarjet dhe tensionet brenda shoqërisë. Sfida të tjera kanë përfshirë zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e të drejtave të njeriut.

Në këtë kuadër, përpjekjet për të futur një ndikim fetar në politikë, si ato të koalicionit “Lista për familjen”, mund të krijojnë një mjedis të pasigurt dhe të ndarë për qytetarët. Në një kohë kur qytetarët kërkojnë mundësi për zhvillim, punësim dhe siguri, shoqëria mund të përballet me tensione të reja që do të ndikojnë direkt në jetën e përditshme të individëve. Kjo mund të sjellë një rënie të besimit te shteti dhe një rritje të pasigurisë për ata që nuk ndajnë të njëjtat bindje fetare apo ideologjike.

Vlerësimi i Përgjithshëm dhe Rreziku i Polarizimit

Në një analizë të përgjithshme, koalicioni “Lista për familjen” duket se ka krijuar një mundësi për rritjen e polarizimit dhe përçarjes në Kosovë. Ndonëse ka synime për të ruajtur vlerat tradicionale të familjes, përdorimi i fetarizmit në politikë mund të rrezikojë stabilitetin dhe njëqindshmërinë e shtetit të Kosovës. Kosova ka nevojë për një politikë që është e fokusuar në përparimin ekonomik, social dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe jo për një kthim mbrapa në politikat fetare që janë të dëmshme për shoqërinë e hapur dhe demokratike që qytetarët e saj duan të ndërtojnë.

Behxhet Pacolli, Eman Rrahmani dhe Ferid Agani …

Përfundim

Koalicioni “Lista për familjen” duhet të kuptojë se politika e Kosovës duhet të mbetet e orientuar drejt një shteti laik dhe demokratik, ku të drejtat dhe liritë e çdo qytetari janë të garantuara. Përpjekjet për të futur fenë në politikë dhe mbështetja e ekstremizmit fetar janë një rrezik për shoqërinë dhe stabilitetin e Kosovës. Ky koalicion dhe forcat që e mbështesin duhet të kuptojnë se përpjekjet për të politizuar fenë dhe për të imponuar vlera fetare në politikë mund të sjellin pasoja të rënda për gjithë shoqërinë kosovare. A duhet Kosova të rrezikojë të humbasë identitetin e saj laic për të ndjekur një agjendë fetare që nuk është në përputhje me parimet e një shteti modern dhe të hapur? Kjo është pyetja që duhet të reflektojmë të gjithë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë foto vërehet fryma islamike për krijimin e së ashtuquajturit Koalicioni për Familjen Muslimane

Pavarësia e Kosovës dhe rreziku i tradhtisë: Cila është e ardhmja e vendit?

0

Nga: Luan Dibrani dhe Sak Muaji

Sfida politike dhe ndërkombëtare e Kosovës nën udhëheqjen e Albin Kurtit: Një analizë e thelluar mbi tensionet e brendshme dhe rreziqet që kërcënojnë shtetin e  Kosovës

Përballë Sfida Historike: Kosova dhe Kërkesat për Pavarësi të Plotë
Kosova, shteti më i ri në Evropë, po kalon një periudhë të vështirë të sfidave politike dhe ndërkombëtare, ku tensionet e brendshme dhe presionet e jashtme kërcënojnë të cënojnë pavarësinë e tij të mundshme dhe të ardhmen e qytetarëve të tij. Pavarësia e shpallur në vitin 2008 ka sjellë shpresë dhe mundësi për popullin shqiptar, por ky entuziazëm ka qenë gjithmonë i shoqëruar me sfida të mëdha, veçanërisht me shtimin e ndikimeve serbe dhe tensioneve me pakicën serbe brenda Kosovës. Për këtë arsye, është e domosdoshme që një udhëheqje politike e qëndrueshme dhe e vendosur të drejtojë vendin drejt një të ardhmeje më të ndritshme.

Albin Kurti dhe Rreziku i “Tradhtisë” ndaj Shtetit te Kosoves

Në këtë kontekst, udhëheqja e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është vlerësuar nga disa si një shpresë për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Megjithatë, ato mund të përballen me pengesa të mëdha, siç janë kërkesat për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe planet për ndryshime në strukturën kushtetuese të vendit. Ky është një pikë delikate për shtetin e Kosovës, pasi një koncesion ndaj Serbisë ose një pakt që favorizon një komunitet të vogël si serbët mund të krijojë një precedent të rrezikshëm që mund të shkelë të drejtat e shumicës shqiptare dhe të kërcënojë unitetin e vendit.

Kritika ndaj planit të Ahtisaarit, një marrëveshje ndërkombëtare që ka përfshirë ndihmën e strukturave ndërkombëtare në administrimin e Kosovës, është gjithashtu një nga elementët kyç që duhet të adresohet. Disa e shohin këtë si një mundësi për të siguruar stabilitet dhe integrim, por të tjerë e konsiderojnë atë një hap të gabuar që ka krijuar mundësinë për infiltrimin e grupeve kriminale dhe politike të Serbisë brenda institucioneve të Kosovës. Ky pasivitet ndaj ndikimeve të jashtme, sipas kritikëve, është një formë tradhtie që dëmton sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Kosova dhe Ngritja e Pyetjeve të Shkallëzuara për Drejtësi
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që duhet të analizohet është pasiguria dhe keqtrajtimi që ka pasuar pas luftës. Mbi 13,000 shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur dhe dëme të tjera që ende nuk janë kompensuar ose kërkuar drejtësi për to, janë dëshmi të një periudhe të errët që ende nuk është mbyllur përfundimisht. Si mundet që Serbia të mos ketë marrë ende një dënim për gjenocidin që ka kryer ndaj popullit shqiptar? Dhe përse ende shumë kriminelë dhe bashkëpunëtorë të regjimit serb janë të lirë, duke minuar sigurinë e Kosovës dhe të ardhmen e qytetarëve të saj?

Rrethimi i Kosovës dhe Rreziku i Përçarjes së Shoqërisë
Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh është ndikimi i forcave të jashtme, që përpiqen të minojnë sovranitetin e Kosovës në emër të interesave të tjera, duke përfshirë këtu Serbinë, si dhe ndikimet e mundshme të Rusisë dhe shteteve të tjera të interesuara. Ky rrethim i Kosovës përmes taktikave të presionit politik dhe diplomatik, është një luftë që po zhvillohet çdo ditë, ndërsa vendi është i detyruar të mbrojë pavarësinë e tij dhe të sigurojë të drejtat e qytetarëve të tij.

Përballë këtij presioni, një element kyç i funksionimit të shtetit është kohezioni dhe bashkëpunimi brenda shoqërisë shqiptare. Ata që përpiqen të minojnë këtë unitet, janë ata që kanë përfituar nga pasuritë e paligjshme dhe që mbështesin politika të orientuara nga interesat e individëve dhe grupeve të caktuara, dhe jo nga interesi i përgjithshëm i qytetarëve. Ky është një problem që kërkon një zgjidhje të mençur dhe një angazhim të palëkundur të shtetit për të ofruar një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë.

Albin Kurti dhe Koha për Vendime të Mëdha
Në këtë moment kritik, lideri Albin Kurti është i përballur me një sfidë të madhe. Ai ka mundësinë të forcojë shtetin e Kosovës, duke përmbushur kërkesat për pavarësi të plotë dhe duke luftuar kundër presionit të jashtëm dhe influencës së brendshme që kërcënon t’i sjellë dëm interesave të vendit. Nëse ai arrin të mbajë kursin e tij, ai mund të sigurojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, por kjo do të kërkojë vendosmëri dhe angazhim të pakushtëzuar.

Përfundim: A do të arrijmë të mbrojmë pavarësinë?
Kosova ka kaluar përmes periudhave të errëta, por ajo ka dëshmuar se është një shtet që mund të qëndrojë i fortë. Sfidat e sotme janë më të mëdha se kurrë, dhe është koha për të marrë vendime të mençura që do të ndikojnë në të ardhmen e vendit. Çfarë do të bëjë Albin Kurti në këtë periudhë të vështirë? A do të mund të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës nga kërcënimet e jashtme dhe ato të brendshme? A do të arrijë Kosova të mbrojë dinjitetin e saj, ose do të përballet me një tjetër dështim të madh që mund të shkatërrojë ëndrrën për një shtet të vërtetë shqiptar?

“Një komb i bashkuar mund të arrijë gjithçka. Një komb i ndarë mund të mos arrijë asgjë.”

  • Shkrimi është hartuar nga Luan Asllani Dibrani dhe  Sak Muaji

Mediat e Kosovës nuk janë shitur tani, kanë qenë të shitura!

0

Nga: Sali Bytyçi, Prishtinë

Aty nga viti 1997, një mik imi, atëherë njëri nga udhëheqësit e LKÇK-së, më erdhi në shtëpi dhe, në mes të tjerash, më tha: Ti, Sali, si njeri i penës që je, pse nuk po shkruan për “Çlirimin”?

Unë ia ktheva atij se, derisa shumica e materialeve që i lexojmë në gazetën “Çlirimi” i kemi edhe në gazetat tjera, si “Koha ditore”, “Kombi”, më duket një ka qenë “Gazeta shqiptare”, po nuk jam i sigurt, e disa gazeta të tjera të djathta që tani nuk më kujtohet emri, dhe derisa botuesit e tyre i shpërndajnë lirisht dhe edhe marrin para për botimin e tyre, për shkrimin në gazetën “Çlirimi” burgosesh, ndërsa unë më nuk dua të burgosem për shkrime: Por mos harro, i thashë, kur të fillojë organizimi i kryengritjes luftarake më bëj zë dhe nëse nuk të përgjigjem, atëherë më thuaj çfarë të duash.

Dhe, shkoi si shkoi, në organizim e sipër unë u zura rob, por të mos e çoj gjatë, të dal aty ku dua.

Në Burgun e Nishit, në mesin e dyqind e sa të burgosurve që ishim në një kat, ishte edhe një i ri, ndoshta më i riu, B.N., i rrethit të Prishtinës. Nxënës i Medresës, të cilin ndonjëherë e thërrisnim edhe “hoxhë”. Pasi jemi kthyer nga burgu e kam takuar ndonjëherë rrallë në Prishtinë, por pasi është larguar me familje në Francë, kishte më shumë se 15 vjet pa e takuar.

Ndërkaq, verën e kaluar, në Velipojë, ndërsa po notoja, kur e shoh B.N. U gëzova shumë, u përqafuam dhe shkuam në lokalin e Nokës, te hotel “Fantazia”, pimë kafe dhe kujtuam kohën e shkuar. Në një moment, biseda arriti te arrestimi i tij në kohën e bombardimeve, në Prishtinë. Ai, nxënës i Medresës, në këtë kohë kishte mbetur në Prishtinë. Një ditë e kapin forcat serbe, e bëjnë bashkë me të tjerë dhe e dërgojnë në një ndërtesë.

Njeriu që i ka përjetuar këto, edhe vetë nuk arrin ta dijë ku e kanë çuar! Frika më e madhe është se do t’i vrasin, por nuk ndodh vrasja. Para se t’i çojnë në Burgun e Lipjanit, në atë vend arrin një botues i asaj kohe, një botues i një gazete të djathtë, të mos jap më shumë të dhëna se zbulohet emri, dhe unë nuk jam për t’u zbuluar emri, por për ta kuptuar fenomenin. Këtë person e kam njohur unë, ka qenë i respektuar nga të gjithë, shkurt njeri i shquar, të cilit as te thembra nuk i arrijnë këta portalistët e tashit, mos t’i përmend me emër.

Dhe, sipas jush, çfarë bëri ky botues?

Po ia lëmë fjalën B. M.-së:

“Erdhi aty, i shoqëruar nga forcat serbe, dhe bëri me gisht: – Këtë, këtë, atë, atë tjetrin… Nja gjashtë gjithsej. Ata i lëshuan, ne na dërguan në Burgun e Lipjanit, pastaj, me përfundimin e bombardimeve na dërguan në Serbi”.

Për të mos e çuar më gjatë këtë shkrim, ju them se çdo njeri që do ta kishte dëgjuar B. N. të përmendte emrin e atij botuesit, i cili tanimë nuk është në jetë, do të habitej, por unë ka kohë që nuk habitem më pothuaj për asgjë.

Sa i përket besimit, unë kam besim të plotë në dëshminë e B.N. Dhe, po të kishte Republika e Kosovës shërbim të vërtetë inteligjent, që punon për të mirën e këtij shteti që nuk po bëhet shtet, do të merrte dëshmi nga çdo njeri që e ka pësuar në luftë, e edhe nga unë, për të mirën e përgjithshme.

P.S. Nuk lejohet përmendja e ndonjë emri në këtë postim!

Kujtime se si e theu heshtjen shekullore Gjergj Pranga (Branko Sinadinovski) , duke treguar se është Shqiptar

Foto: Shqiptaret e Rekes se Eperme

Preveza Abrashi, Prishtinë

Gjergj Pranga (Branko Sinadinovski), atdhetari, i cili nderoi jete para nje kohe, theu mburojen e heshtjes dhe ne rrugen e tyre i dha force drite shqiptareve ortodoks te Maqedonise,
“Babai im, profesori i ndjerë universitar Jakim Sinadinovski, dhe nëna e tij gjyshja ime, gjuhë amëtare kishin gjuhën shqipe”, thotë Branko Sinadinovski.
” Te jesh Shqiptar ne Republiken e Maqedonise dhe ne vendet tjera Ballkanike jashte Republikes se Shqiperise, do te thote qe njeriu vazhdimisht, me kembegulesi dhe ne menyre te shkathte te luftoje per respektimin e te drejtave dhe lirive te tij themelore”.
Gjergj Pranga (Branko Sinadinovski) në dy foto, njëra kur njoftonte që është Shqiptar por se ai dhe të tjerët në Rekë së Epërme, Rekë të Keqe  e gjetiu në Maqedoni.

___

Shkup, 05 mars 2018 – Themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, Branko Sinadinovski, është sulmuar sot fizikisht nga dy persona të panjohur, në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku banon Sinadinovski. Ai ka pësuar lëndime, ndërsa policia thotë se po e heton rastin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi për motivet e ngjarjes së dhunshme.
Sinadinovski ka qenë diplomat në vendet e Lindjes, ndërsa aktualisht është i angazhuar si profesor universiteti. Ai është ndër të paktët që kanë deklaruar publikisht origjinën e tyre shqiptare ortodokse, gjë që në Maqedoni shikohet si tabu dhe me mosbesim. Megjithatë, në rajonin e Rekës, pranë Dibrës dhe Mavrovës, në perëndim të Maqedonisë, vazhdojnë të jetojnë shqiptarët e besimit ortodoks, që kohëve të fundit po ballafaqohen me asimilimin. Kështu thonë historianët shqiptarë, ndërkohë që as autoritetet shtetërore dhe as ato kishtare maqedonase, nuk pranojnë ekzistencën e këtij komuniteti, transmetonë – Zëri i Amerikës.

Kështu njoftonte për rrahjen e tij “misterioze” vetëm se kishte treguar hapur që është Shqiptar, 

Rrezart Kalaja: Ramush Haradinaj një politikan injorant, haraqgji dhe manipulues në politikën e Kosovës

Shkruan Rrezart Kalaja

Ramush Haradinaj është një figurë që ka shkaktuar shumë debate dhe ka mbajtur një pozicion të rëndësishëm në politikën e Kosovës për shumë vite. Megjithatë, për shumë qytetarë dhe analistë, ai është një simbol i injorancës, haracgji dhe manipulimit në politikë. Pas luftës, Haradinaj ka shpërfaqur shumë herë një karakter arrogante dhe të paformuar, që ngre dyshime serioze për aftësitë e tij udhëheqëse dhe qëllimet e tij politike.

Injoranca dhe Mungesa e Formimit Akademik

Një nga akuzat më të mëdha ndaj Haradinajt është mungesa e njohurive të thelluara dhe e një formimi të duhur akademik. Përkundër faktit që ai ka pasur mundësinë të udhëheqë shtetin, Haradinaj ka qenë shpesh i pafuqishëm për të argumentuar me bindje në çështje të rëndësishme politike dhe ekonomike, duke i trajtuar ato me një mentalitet të ngushtë dhe pa një kuptim të plotë të zhvillimeve globale dhe lokale. Për shumë, ai është një figurë që u bën thirrje emocioneve të popullit dhe përdor populizmin për të mbajtur pushtetin, por pa ofruar zgjidhje të qëndrueshme për problemet e Kosovës.

Haracgji në Politikë

Haradinaj ka qenë i njohur për qëndrimet e tij ekstreme dhe vendimet e njëanshme që i ka marrë në periudha të ndryshme. Një nga aktet më të diskutueshme ka qenë vendosja e taksës 100% ndaj mallrave serbe, një masë që ka pasur pasojat e saj mbi ekonominë kosovare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në, aleatin e Kosovës. Megjithatë, vendimi i tij për të mbajtur tarifën e ashpër, pa marrë parasysh pasojat, ka shpesh herë qenë i motivuar nga ambicia personale dhe grupore, duke përdorur ekonominë si një mjet presioni për interesa të ngushta politike, në vend që të fokusohej në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Një tjetër shembull i “haracgji” të tij është menaxhimi i kontratave dhe burimeve të shtetit, ku ka pasur akuza për favorizimin e grupeve të caktuara politike dhe ekonomike, duke krijuar një klan të fuqishëm që shfrytëzonte shtetin për interesa private. Kjo ka kontribuar në rritjen e skepticizmit dhe humbjen e besimit të qytetarëve në qeverisjen e tij.

Manipulimi i Ndjenjave Popullore

Haradinaj ka qenë një mjeshtër i manipulimit të emocioneve të popullit. Ai e ka përdorur figurën e tij si një hero të luftës për të forcuar mbështetje popullore dhe për të justifikuar vendimet e tij politike. Megjithatë, ky imazh i tij si një “heroit i luftës” shpesh ka shërbyer si një maskë për të mbuluar paaftësinë e tij për të udhëhequr një shtet demokratik dhe për të sjellë zgjidhje konkrete për problemet ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Politikat e tij të ashpra, si dhe qëndrimi i tij ndaj kritikave ndërkombëtare, shpesh i janë shërbyer për të ndërtuar një imazh të një lideri që është “kundër ndërhyrjes së huaj”, por kjo është bërë në kurriz të stabilitetit të Kosovës dhe marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

Një Politikan i Të Shkuarës

Ramush Haradinaj, për shumë, është një politikan që nuk ka mundur t’i kalojë kufijtë e pasluftës. Ai është një figurë që ka ndikuar në ngjarjet e luftës, por që ka dështuar të bëhet një lider i qëndrueshëm për një shtet modern. Qëndrimet e tij për çështje kyçe, siç është ndarja e Kosovës ose marrëdhëniet me Serbinë, janë shpesh tërësisht të bazuara në interesat e tij politike dhe jo në nevojën për një stabilitet afatgjatë të vendit.

Në fund, Ramush Haradinaj mbetet një figurë që ka shpërfaqur shumë mangësi në drejtimin e Kosovës. Mungesa e formimit të tij akademik, praktikat e haracgji në qeverisje dhe manipuliimi i emocioneve popullore janë disa nga elementët që e karakterizojnë si një politikan të dështuar, i cili është larg nga udhëheqësi i Kosovës që populli meriton.

Zgjedhjet e 9 Shkurtit: Fati i Kosovës në duar të qytetarëve – Ose me Vetëvendosjen, ose me Serbinë dhe opozitën!

1

Nga: Luan Dibrani

  1. Koha për të Vendosur: Pavarësia e Kosovës nën Rrezik!

Kosova po përballet me një moment kyç të historisë së saj. Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 janë më shumë se një proces elektoral; ato janë një referendum për të ardhmen e Kosovës. Në këtë ditë të rëndësishme, qytetarët e Kosovës duhet të vendosin se cilin rrugë do të ndjekë vendi: a do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e tij dhe të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme, apo do të hapë dyert për rikthimin e Serbisë dhe tentativave të një kombi të manipuluar nga interesat e jashtme?

Në një periudhë ku politika e Kosovës është përfshirë nga ndërhyrje të jashtme dhe pazarlleqe që kërcënojnë stabilitetin e vendit, është më se e qartë se opozita e Kosovës, e lidhur ngushtë me interesat serbe, ruse dhe figura si Richard Grenell, vazhdon të përpiqet të sabotojë çdo mundësi për të mbrojtur shtetin e Kosovës. Pazarllëqet dhe negociatat e fshehta që po zhvillohen në kurriz të qytetarëve të Kosovës janë një kërcënim real për të ardhmen e vendit.

  1. Votoni Vetëvendosjen – Votoni Numrin 118!

Në këtë kuadër, nuk ka alternativë tjetër për qytetarët e Kosovës përveç Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe votimi për Vetëvendosjen me numrin 118 është një akt i fuqishëm i mbrojtjes së Kosovës. Ky është një moment historik që do të përcaktojë nëse Kosova do të mbetet një shtet i pavarur, apo do të kthehet nën ndikimin e Serbisë, e cila vazhdon të shpresojë për rikthimin e dominimit mbi Kosovën. Opozita aktuale është e lidhur ngushtë me forca që synojnë të shkërmoqen shtetin, duke e kthyer Kosovën në një vend të varur nga pazaret ndërkombëtare dhe presionet që nuk kanë asnjë interes për prosperitetin e shqiptarëve.

Kosovarët nuk mund të lejojnë që të shfrytëzohet mundësia për të futur vendin në një periudhë të pasigurisë. Zgjedhjet e 9 shkurtit janë mundësia për të thënë “Jo” pazarlleqeve dhe manipulimeve që po synojnë ta çojnë vendin drejt një të ardhmeje të pasigurt. Vota për Vetëvendosjen është votë për shtetin e Kosovës, për fëmijët tuaj, për një komb të fuqishëm, për një të ardhme të ndritur.

  1. Opozita dhe Lidhjet me Serbinë dhe Rusinë

Nëse shikojmë më në thellësi, opozita aktuale e Kosovës është një mjet i interesave të jashtme që po synojnë të shkatërrojnë pavarësinë e Kosovës. Ata janë të lidhur me figurat që kanë mbështetur Serbinë dhe që kanë punuar për të minuar shtetin e Kosovës për vite me radhë. Edhe Richard Grenell, me ndikimet e tij nga jashtë, po përdor çdo mundësi për të bërë pazar për Kosovën, duke vënë nën presion qeverinë dhe duke kërkuar koncesione që dëmtojnë interesat e Kosovës.

Për këta arsye, është më shumë se e nevojshme që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të mbrojnë të drejtën e tyre për një të ardhme të pavarur. Ata që votojnë për opozitën, votojnë për Serbinë dhe interesat e huaja që duan të minojnë sovranitetin e Kosovës. Ata që votojnë për Vetëvendosjen, votojnë për një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për qytetarët e Kosovës.

  1. Koha për të Vepruar: Vota Juaj është Vendimi!

Në 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do të vendosin për të ardhmen e tyre. Nuk ka asnjë mundësi tjetër që garanton të ardhmen e Kosovës veçse mbështetja për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Numri 118 është numri i referendumeve për Kosovën! Çdo votë për Vetëvendosjen është një votë për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, për zhvillimin e vendit dhe për një të ardhme të drejtë për të gjithë qytetarët.

Nëse nuk dalim të votojmë, hapim rrugën për ata që duan të na kthejnë në një shtet të dobët, të varur nga ndërhyrjet e jashtme dhe të manipuluar nga politikë të errëta. Kjo është koha për të vepruar, kjo është koha për të mbrojtur vendin tonë!

Përfundim:

9 shkurt është një ditë historike për Kosovën. Zgjedhja është e thjeshtë: Voto Vetëvendosjen, voto numrin 118, voto për një të ardhme të sigurt për Kosovën dhe për fëmijët tuaj!

Takimi i rugovasve në Hotel “Flori” në Zahaq dhe Thirrja për Votën 118 VV, hapi i rëndësishëm për Rugovën dhe Kosovën

0

Shkruajnë dhe informojnë  Luan Asllan Dibrani dhe  Sak Muaji

Në një periudhë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, Komuniteti Rugovas ka ngritur një kërkesë të fuqishme për zhvillimin dhe autonominë e krahinës së tij. Takimi i nesërm, i cili do të mbahet në Hotel “Flori” me kryeministrin  Albin Kurtinë  në Zahaq të Pejës, në orën 16:00, është një mundësi e artë për rugovasit, pejanët dhe dukagjinët të bashkohen dhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre.

Në këtë takim, kërkesat për një të ardhme më të ndritur dhe të pavarur të Rugovës do të jenë në qendër të diskutimeve. Disa nga çështjet kryesore që kërkojnë vëmendjen e autoriteteve janë:

  1. Largimi i Parkut Zoologjik nga Tokat e Rugovës – Kjo është një çështje që preku drejtpërdrejt pasuritë natyrore të krahinës dhe pengoi zhvillimin e qëndrueshëm të Rugovës.
  2. Kthimi i Rugovës në Komunë të Pavarur – Rugova ka nevojë për vetëadministrim për të siguruar zhvillimin e saj dhe për të forcuar infrastrukturën lokale, duke kontribuar në stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
  3. Lirimi i Vendasve nga Tatimi në Pronë – Ky hap është thelbësor për të mbështetur qytetarët dhe bizneset lokale, duke mundësuar rritjen e standardeve të jetesës.
  4. Bashkimi i Komunitetit dhe Kundërshtimi i Klaneve Politike – Komuniteti Rugovas kërkon një të ardhme të drejtë, pa ndarje dhe shpërdorim të pasurive nga grupe të caktuara. Kjo është një mundësi për të riparuar dhe forcuar unitetin e popullit rugovas dhe të gjithë Kosovës.

Në këtë moment kritik, kur vendi është në prag të një referendumi dhe të një vendimi të rëndësishëm politik, votoni për Vetëvendosjen me numrin 118. Kjo është mundësia për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për Rugovën dhe për të kontribuar në forcimin e shtetit të Kosovës. Vetëvendosja ka dhënë angazhimin për një Kosovë të fuqishme, të sovran, dhe të drejtë.

Votoni për Komunën e Re të Rugovës, votoni për një shtet të fortë dhe të sovran!

Grenell paska humbur mbështetjen e komunitetit LGBT në Amerikë!

0
Grenell gjatë fushatës zgjedhore në SHBA pretendonte se Tramp është presidenti me mbështetjen më të madhe ndaj të drejtave të homoseksualëve dhe kjo fushatë konsiderohet si një dredhi e pistë marketingu që shumë analistë në SHBA e përshkruajnë si një “lëvizje klasike të Grenellit”.
Grenell ka humbur mbështetjen e komunitetit LGBT në Amerikë dhe shumica e anëtarëve ndjehen të tradhëtuar nga mashtrimet e tijë, sidomos pas vendimit të presidentit Tramp që në SHBA do të njihen vetëm dy gjini.
Grenell si akt moral së paku në respect të prapanicës së vetë është dashur të dorëhiqet, por pse Trampi e mbanë ende afër vetes dhe shkel vendimin e vet, kjo është një sfidë etike për Shtëpinë e Bardhë dhe pyetje shumëmilionëshe për analistat tanë proamerikan.
Një dikush tha se ai është një “diplomat me sjellje jodiplomatike”, një tjetër tha se, “historia e karrierës dhe jetës së tij private është po aq e ndërlikuar dhe e çuditshme sa edhe vetë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në të cilat ai ndërmjetëson”, një tjetër ishte edhe më pragmatic në vlerësimin e tijë, “përderisa e dashuria e tijë në Sërbi do të lulëzojë, disave prej nesh nuk na mbetet gjë tjetër veq mirënjohjes dhe aplaudimit për LGBT e shtetit fqinj”.
PS
Çdo respekt për të drejtat e njeriut dhe jetën private të secilit njeri në rruzullin tokësor. Ky reagim pa dëshirën time është vetëm një përgjigje ndaj një manipuluesi që keqpërdori edhe komunitetin e vetë LGBT si trampolinë për të qëndruar edhe më tej afër një presidenti që fyen integritetin e tijë personal.
Me 6.2.2025

“Amaneti” i Abat Preng Doçit në vitin 1889 për gazetarin Gjergj – Bajram Kabashin sot…?!

Dr. Nusha Zhuba , studjuese, Romë

Preng Doçi “i la amanet” Bajram Kabashit…!

Pjesë nga letra e Don Preng Doçit drejtuar Romës ku prezanton situatën shqiptare të 1889 Abat Preng Doçi do na jepte një mësim të fortë, po kushedi sa keq do ndjehej ta dinte se si jemi katandisur.

Në një letër prej pesë faqesh, do përshkruante situatën në Epir dhe do shpjegonte me përpikmëri historinë e popullit tonë, por duke treguar dhe rrugën për të ndalur shkatërrimin si komb!

Do të shpjegonte në këtë letër për Romën, si përfituan grekët dhe të tjerët në bujarinë e shqiptarëve, dhe në dëshirën e tyre për liri. Letra e tijë është një hymn, por shumë shumë aktuale dhe sot jepte këshilla duke treguar rrugën e duhur për një bashkim kombëtar… Ndërsa traskriptoja këtë letër në Propoganda Fide të shkruar nga ky diplomat i madh para 150 mendoja: Cili do ishte instrumenti pa luftë që kishte menduar Abati që do të na bashkonte të gjithë ne shqiptarëve…?

Nuk jam për një bashkim të sforcuar, nuk jam për luftë për një bashkim kombëtar, (asaj kurrë mos ja pafsha bojën), por ndërsa përktheja fjalët që thoshte prelati i dëgjuar më dukej sikur i kisha dëgjuar jo një herë po shumë herë.

Gazetari Gjergj – Bajram Kabashi

Menjëherë u kujtova për gazetarin dhe atdhetarin e nderuar Bajram Kabashi i cili ka vite që na e përsërit e përsërit që bashkimi i popullit tonë bëhet vetëm nëpërmjet një rruge. Përmes rrugës së ruajtjes dhe kultivimit të kulturës së mirëfillt kombëtare.

Mos vallë ky gazetar i nderuar i kishte lexuar në arkiva? Nuk besoj! Thjeshtë intelekti, kultura, profesionalizmi, eksperienza, jetesa në një vend tjetër kishin bërë që të gjente mënyrën për t’i folur popullit shqiptar, ashtu hapur pa doreza. Shpesh herë njerëzit kur kanë lexuar shkrimet e tij ( Bajram Kabashit) e kanë marrë për person të paguar nga Vatikani, por nuk është kështu.

Dashuria për atdheun tek persona të veçantë është sikur dashuria për familjen. Jo gjithkush ka forcën sikur Bajrami e shumë Bajramë të cilët po thonë e luftojnë vitet e fundit. Provuam mbi shpatulla ndarjen, provuam mbi shpatulla pushtime, provuam mbi shpatulla mashtrime e ja ku jemi sot, të coptuar në pesë shtete.. Quhemi popull i vogël edhe pse jemi shumë, quhemi të pakulturë edhe ose kulturuam gjithë Europën, quhemi barbarë kur i dhamë Europës Krishtërimin e kulturën.. Deri kur do vazhdojmë kështu, të mos ndjehemi të barabartë me popuj të tjerë? Përgjigjen na e ka dhënë Prelati i nderuar Abat Doçi 150 vjet më parë, por akoma nuk e kemi kuptuar edhe pse atdhetarët e sotëm si Bajram Kabashi po na e kujtojnë të gjithë.

Ja pfarë shkruante Abat Doçi në letrën e tijë drejtuar Romës.

“Il principio movente dell’anima di ogni albanese sia maomettano, sia scismatico e’ certamente l’amore della patria . Minarli sua nazionalita’ e la sua lingua e’ ferirlo nel cuore. Se gli albanesi vengono a comprendere che unirsi in u a sola religione e’ un mezzo unico di preservare intatta la loro lingua e la loro nazionalita’ essi senza esitazione l’abraccerebbo Quando io negli scorsi anni accenavo ai indivifui dell’Epiro , che ottenere questo scoppo dovrebbe unirsi a noi col vincolo della religione cattolicadella lingua del culto divino , essi non esitava di affermare che questa unione si effettuerebbe se il Gran Popo – Papa di Roma si conoscessemeglionell’ Epiro….. I Greci e’ particolarmentegli albanesi sono eminentemente i conservatori delle loro antiche tradizioni ed in modo speciale della lingua del culto divino … Ad essi parrebbe un’apostasia l’assistere ad una Messa celebratain in latino , mentre essi non troverebbe difficolta’ di ascoltarla ancorche’ celebrato da un sacerdote cattolico.”

Albania, volume 42/B. pag. 1126

Parimi motivues i shpirtit të çdo shqiptari, qoftë ai muhamedan apo shizmatik, është padyshim dashuria për vendin e tij. Të minosh kombësinë dhe gjuhën e tij do të thotë t’a plagosësh në zemër. Nëse shqiptarët kuptojnë se bashkimi në një fe është i vetmi mjet për t’a ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, ata do t’a përqafonin atë pa hezitim. Kur unë në vitet e kaluara bisedoja me individë të Epirit që për t’ja arritur këtij qëllimi duhet të bashkoheshin me ne në fenë Katolike ata nuk ngurruan të pohonin se ky bashkim do të arrihej nëse Papa do të njihej më mirë në Epir…

Grekët dhe veçanërisht shqiptarët janë jashtëzakonisht konservatorë të traditave të tyre të lashta dhe veçanërisht të gjuhës së adhurimit hyjnor… Atyre do t’u dukej një braktisje të merrnin pjesë në një meshë të kremtuar në latinisht, ndërkohë që nuk do të kishin vështirësi ta dëgjonin atë, sikur të kremtohej nga një prift katolik”. Sa krenar ndjehet Abat Doçi për popullin e tijë.

Duke e njohur mirë thotë që e vetmja rrugë është kthimi në fenë e të parëve…

Sa larg e sa afër na duket sot ky shkrim i tijë…

Na nderon ky shkrim i Prelatit sepse Prelatë të tjerë të lulturës dhe atdhedashurisë po punojnë për këtë komb, për ta zgjuar nga gjumi i shekujve…