ARKIVI:
13 Qershor 2026

Kujtime se si e theu heshtjen shekullore Gjergj Pranga (Branko Sinadinovski) , duke treguar se është Shqiptar

Shkrime relevante

Protestat në Tiranë dhe kriza e gjatë e tranzicionit shqiptar!

Nga Safet Sadiku ___ Nga këndvështrimi i "Platformës për Referendum Kombëtar", problemi shqiptar...

Mitrovicës po i kthehet fama dhe dinjiteti

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Ka qytete që ndërtohen me beton,...

Pse diaspora voton ndryshe nga Kosova? Anatomia e një hendeku politik e shoqëror

Lirim Gashi, Prizren Fenomeni i votës së diasporës nuk është as kosovar...

Politikat shtetërore jugosllave dhe transformimi etnik i Peshterit dhe Bihorit (1918–1966)

Figura 1. Sanxhaku Ismet Azizi, Gjilan Hyrje Proceset etnike në Peshter dhe Bihor gjatë...

148 Vjetori i Kongresit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi kahun e politikës së Europës

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i mbajtur...

Shpërndaj

Foto: Shqiptaret e Rekes se Eperme

Preveza Abrashi, Prishtinë

Gjergj Pranga (Branko Sinadinovski), atdhetari, i cili nderoi jete para nje kohe, theu mburojen e heshtjes dhe ne rrugen e tyre i dha force drite shqiptareve ortodoks te Maqedonise,
“Babai im, profesori i ndjerë universitar Jakim Sinadinovski, dhe nëna e tij gjyshja ime, gjuhë amëtare kishin gjuhën shqipe”, thotë Branko Sinadinovski.
” Te jesh Shqiptar ne Republiken e Maqedonise dhe ne vendet tjera Ballkanike jashte Republikes se Shqiperise, do te thote qe njeriu vazhdimisht, me kembegulesi dhe ne menyre te shkathte te luftoje per respektimin e te drejtave dhe lirive te tij themelore”.
Gjergj Pranga (Branko Sinadinovski) në dy foto, njëra kur njoftonte që është Shqiptar por se ai dhe të tjerët në Rekë së Epërme, Rekë të Keqe  e gjetiu në Maqedoni.

___

Shkup, 05 mars 2018 – Themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, Branko Sinadinovski, është sulmuar sot fizikisht nga dy persona të panjohur, në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku banon Sinadinovski. Ai ka pësuar lëndime, ndërsa policia thotë se po e heton rastin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi për motivet e ngjarjes së dhunshme.
Sinadinovski ka qenë diplomat në vendet e Lindjes, ndërsa aktualisht është i angazhuar si profesor universiteti. Ai është ndër të paktët që kanë deklaruar publikisht origjinën e tyre shqiptare ortodokse, gjë që në Maqedoni shikohet si tabu dhe me mosbesim. Megjithatë, në rajonin e Rekës, pranë Dibrës dhe Mavrovës, në perëndim të Maqedonisë, vazhdojnë të jetojnë shqiptarët e besimit ortodoks, që kohëve të fundit po ballafaqohen me asimilimin. Kështu thonë historianët shqiptarë, ndërkohë që as autoritetet shtetërore dhe as ato kishtare maqedonase, nuk pranojnë ekzistencën e këtij komuniteti, transmetonë – Zëri i Amerikës.

Kështu njoftonte për rrahjen e tij “misterioze” vetëm se kishte treguar hapur që është Shqiptar, 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu