Kreu Blog Faqe 662

Fundi i Lajçakut , fillimi i dialogut Kosovë – Serbi

0

Gani I. Mehmeti

Është e ditur se Lajçaku ishte sabotuesi numër një i zhvillimit të bisedimeve Kosovë – Serbi. Kjo është parë qartazi gjatë gjithë kohës  sa ai ishte «ndërmjetësues» i këtyre bisedimeve. Dhe, ndërkobëtarët, nuk e di se për ç’arsye, nuk e «shihnin» këtë sabotim të tij, apo ai ishte porositur të vepronte këso fare, me të vetmin qëllim, që të mos e «ngacmonin» Vuçiqin, sespe ai do të mund të hiqte dorë tërësisht edhe nga dialogu me Kosovën e të gjuhej tërêsisht në prehërin e Putinit në Rusi.

Por, krejt kjo ka shkuar huq, sespe Vuçiqi, i armatosur me armet më moderne nga Rusia, Kina e Franca, është në gjendje sot të luajë me të gjithë që e rrethojnë, e bukur shumë edhe me NATO-n, që është në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë.

Serbia nuk po pranonte asnjërën nga kërkesat e ndërkombëtarëve, nisur nga mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe asgjë. Asnjë masë nga BE! Serbia refuzoi zyrtarisht me shkrim zbatimin e Marrëveshjeve të Brukseli tdhe Ohrit në shkurt e mars të vitit 2023, dhe as që u diskutua kjo ndonjëherë. Serbia kishte blerë “ndërmjetësuesit” e bisedimeve Kosovë – Serbi, prandaj ata i vunë masat Kosoves e jo Serbisë. Kjo gjasonte me atë thënien shqiptare: “S’ka çka i bën kalit e i sjellë samarit”! Nuk po kishin se çka t’i bënin Serbisë dhe po i sillnin Kosovës, në kundër  thënies tjetër shqiptare: Duhet me i sjellë kaut të madh se i vogli shkon  vet! Këta po i sillnin “kaut” të vogël, jo të madhit, dhe Kosova nuk mundi ta bindë Serbinë për bisedime, por edhe ashtu, e lanë fajtore, se i vogli mbetet fajtor, ai i dëgjueshmi. Për të padëgjueshmin, as që flitet. Sot, qingji i egër i thith dy nana, i buti as të veten!

Qysh me vazhdimin e Lajçakut pëzr ndërmjetësues, pata shkruar:

ME ZGJATJEN PËR BISEDIMET KOSOVË – SERBI TË LAJ Ç AKUT NGA BE, DO TË THOTË NUK KA DIALOG! Më 27 korrik 2024.

Dhe, kështu doli, se më nuk patri bisedime. Dhe, as që do të kishte më me Lajçakun.

Prandaj, mirë që erdhi fundi i janarit 2025, e, po shkon Lajçaku!

Urojmë suksese Sorensonit, emisarit të ri të dialogut Kosovë – Serbi! Mos na raftë të përjetojmë edhe një herë, padrejtësitë që iu bënë Kosovës e t’i heqen masat sa më shpejt se ato ishin vënë padrfejtësisht!

Tani, shpresoj se do të ketë bisedime të mirëfillta, ku të dyja palët do të jenë të barabarta në bisedime.

Manipulimi i historisë dhe rreziku nga islamizmi: Tentativa për të minuar familjen Jashari dhe luftën e Kosovës

7

Në foto: Bekim Jashari dhe islamisti Halil Kastrati

Shkruan: Rrezart Kalaja

Grupet Radikale Islamike po Shfrytëzojnë Çdo Mundësi për të Shkatërruar Trashëgiminë Kombëtare

Në një periudhë ku Kosova është duke kaluar një proces të ngadalësuar të stabilizimit dhe zhvillimit, disa grupe të radikalizuara po bëjnë gjithçka për të minuar identitetin e saj kombëtar dhe historinë e lavdishme të luftës për liri. Familja Jashari, një simbol i paprekshëm i sakrificës për lirinë e Kosovës, po përballet me një tentativë të vazhdueshme për ta manipuluar dhe injoruar nga forca të rrezikshme, që kanë si qëllim të dobësojnë rezistencën kombëtare dhe të shkombëtarizojnë këtë histori të lavdishme.

Grupet Radikale: Manipulimi i Familjes Jashari për Interesa Politike të Rrezikshme

Një nga synimet më të rëndësishme të grupeve islamike radikale është përdorimi i figurës së familjes Jashari për të krijuar një narrativë të rrejshme. Këto grupe po përpiqen të etiketojnë Adem Jasharin dhe familjen e tij si pjesë të një lëvizjeje fetare ekstremiste, për të shpërfillur dhe për të deformuar luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Kjo është një tentativë e papranueshme, që synon të ndryshojë të vërtetën historike dhe të krijojë ndasi mes qytetarëve të Kosovës.

Forcat radikale, të mbështetura nga burime të jashtme, si ato serbo-ruso-arabe, po përpiqen të krijojnë një tërmet ideologjik, duke përdorur manipulimin dhe dezinformimin për të dobësuar këtë rezistencë të pa shoqe. Kjo luftë nuk ka pasur kurrë një qëllim fetar, por ka qenë një luftë për atdhenë, flamurin dhe gjuhën shqipe – vlera që këto grupe duan t’i shkërmoqen dhe ta shtrembërojnë.

Forcat Ekstremiste: Rreziku i Pëhapjes së Radikalizmit dhe Pasigurisë në Kosovë

Një tjetër aspekt i kësaj situate alarmante është ndikimi i grupeve të lidhura me ekstremizmin islamik që po infiltruar në shoqërinë kosovare. Këto forca, të mbështetura nga shtete dhe grupe radikale, përpiqen të krijojnë ndasi të brendshme dhe të destabilizojnë rendin dhe paqen në Kosovë. Këto grupe përpiqen të ndikojnë në shoqërinë kosovare për të rritur polarizimin dhe për të përdorur pasiguritë e politikës dhe ekonomisë për të shpërndarë ideologji radikale.

Në këtë kontekst, ndikimi i forcave serbo-ruso-arabe është veçanërisht i dëmshëm, pasi ato synojnë të dobësojnë shtetin e Kosovës dhe të përhapin një klimë të dhunës dhe radikalizmit. Të njëjtën metodë përdorin edhe disa grupe nga bota arabe, që mbështesin ideologji ekstremiste, të cilat janë të drejtuara kundër mundësive të Kosovës për një të ardhme paqeje dhe zhvillimi.

Kosova përballë sfidave: Si të Ruajmë Lirinë dhe Kombin?

Kosova është në një periudhë kyçe për të ruajtur unitetin e saj kombëtar dhe për të vazhduar rrugën e saj drejt stabilitetit dhe integrimit në Bashkimin Europian. Sfidat politike, ekonomike dhe sociale që po kalon vendi janë të shumta dhe kërkojnë një angazhim të përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve. Ajo që është më e rëndësishmja është të ruhet kujtesa historike dhe të mbrohen vlerat e luftës për liri, që kanë bërë mundur të ardhmen e Kosovës si një shtet të pavarur.

Manipulimet dhe tentativat për të shkërmoqur trashëgiminë e familjes Jashari dhe për të shpërfillur sakrificën e saj për lirinë janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe kohezionin social të Kosovës. Kosova duhet të mbetet e gatshme për të kundërshtuar çdo përpjekje për ta prishur kujtesën dhe historinë e saj.

Përfundim: A do të lejojmë që manipulimet të minojnë të ardhmen tonë?

Në përfundim, është koha që qytetarët e Kosovës të qëndrojnë të bashkuar dhe të refuzojnë çdo përpjekje për të manipuluar historinë dhe për të krijuar ndasi të panevojshme. Lufta e familjes Jashari është një shembull i përpjekjes për lirinë, dhe çdo tentativë për ta deformuar këtë trashëgimi është një kërcënim për të gjithë ne.

A do të jemi ne, qytetarët e Kosovës, të gatshëm të mbrojmë të vërtetën historike dhe të sigurojmë që asnjë forcë radikale, as brenda dhe as jashtë vendit, të mos mund ta dobësojë unitetin dhe të ardhmen tonë si një komb të lirë dhe të pavarur?

Kosova përkujton heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies

0

PRISHTINË, 31 Janar 2025/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 28 vjetorin e rënies.

Para 28 viteve, në 31 janar 1997, në fshatin Pestovë – në hyrje të  qytetit të Vushtrrisë,  rrugës Prishtinë-Mitrovicë, drejt realizimit të një misioni të veçantë, ranë heroikisht në krye të detyrës heronjët e lirisë e pavarësisë së Kosovës, komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, tre nga drejtuesit e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Në homazhet te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjëve dhe te shtatoret e tyre e në veprimtari tjera përkujtimore marrin pjesë përfaqësues institucionalë e politikë. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, në 28 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Me respekt dhe krenari e kujtojmë heroin Zahir Pajaziti, vizionarin e luftës çlirimtare, i cili bashkë me Hakif  Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, me guxim dhe vendosmëri, krahas edhe shumë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, hapën rrugën drejt çlirimit të Kosovës, duke u bërë simbole të sakrificës dhe përkushtimit për atdheun.

Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të mos e harrojmë idealin e tyre. Liria për të cilën ata dhanë jetën duhet të mbrohet jo vetëm me kujtimin për ta dhe heronjtë e tjerë të UÇK-së, por me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, të cilën e ëndërruan dhe për të cilën ranë ata.

Lavdi e përjetshme heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë!

Kryetari i Kryeqytetit – Prishtinës, Përparim Rama, ndau Mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.

Ai ka shkruar:

Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë përulemi para veprës heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, tre shtyllave të pathyeshme të luftës për liri.

Në këtë ditë përkujtimore, ne nuk i kujtojmë vetëm si të rënë, por si të pavdekshëm, sepse vepra dhe ideali i tyre jetojnë në çdo brez që rritet me frymën e tyre.

Partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri nën sulmin e ironisë

0

nga: Arif Ejupi

Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest e bëjnë fushë pjellore.

Politikanët shqiptarë
Politikanët shqiptarë

Vendi më i përshtatshëm me hëngër qyl është Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës, andaj edhe pleqtë mbi 80 vjeç garojnë për deputetë.

Shtiremi demokratë e fushatat zgjedhore i kemi të ngjashme me marshet e Koresë së Veriut dhe Kubës.

Politikanët tanë në kohë fushatash zgjedhore shkojnë edhe atje ku s’shkojnë as korbat
Falsifikatorët ua falsifikojnë ADN-ë, e lere më votën.

Liderët e partive tona Therandën dhe Rahovecin i kujtojnë vetëm kur i rrok malli për shalqirin e rrushin, kurse Diasporën në kohë fushatash elektorale.

Sot, turbo–patriotët të gjithë me plisa sikur Bajram Curri e Isa Buletini, kur kërciste dajaku plis nuk mbanin as në tavane e lemë në koka.

Micsokolët e kohës moderne nuk i shohin nëpër raftet e Mapove tona mallrat e Serbisë, sepse janë bërë tapë me vodkë të Rusisë.

Malet po ankohen nga sëpatat dhe sharrat, kurse buxheti i Kosovës dhe i Shqipërisë, nga ministrat dhe deputetët.

Prishtinasve të moshuar u hynë në punë një park i vogël pranë shtëpisë e fare ai i Gërmisë.
Fshati në vendet e Perëndimit e ushqen qytetin në Shqipëri dhe Kosovë as veten.

Tashmë të gjithë e kanë të qartë që Diaspora është strofulli më i përshtatshëm i Partive politike dhe i këngëtarëve tallava.

Në Itali dhe në vendet e Evropës Juglindore bëhen deputetë dhe ministra vetëm ata që e kanë kaluar provimin e hajnisë dhe të korrupsionit.

Sojin e keq edhe pse prej pas derës e qet në Krye të Vendit, kur ulet në kolltuk jo që të rivalizon por të bënë kurthe nga më të ndytat.

Normalisht që disa edhe në gjumë brohorasin Rroftë Partia, se nga kolibe balte janë bërë me disa banesa, troje e shtëpia.

Partitë i mjelin bizneset, e bizneset Qeveritë, kjo i bie më rrove të rrova brisku i berberit.
Rezultati i zgjedhjeve: 50% mashtrim, 50% korrupsion. Mirëqenie e garantuar për Ministra e Parlamentarë.

Pleqve Zoti ua bëftë qarën! Rinisë rrugë të mbarë në vendet e Perëndimit!
Opozita edhe në katër vjetet e ardhshme le t’i bëjë terapi gjuhës dhe nofullave dhe le të rrahë uji në havan!

Sherifat e groshës në filmat e Hiçkokut !

0
Më pëlqejn njerëzit që vijnë nga rrethina e Shkupit për të sjellur në pazar pemë e perime të freskëta sezonale. Me vite të tëra furnizohem nga i njëjti shitës, bile kemi këmbyer edhe numrat e telefonit për ndonjë rastë kur më duhen më shumë zarzavate e sidomos prej kur tregu është mbushur me prodhime kineze. Sot, po pritnja në rradhë derisa shitësi po peshonte një kungull për një zonjë që të marr ndër të tjera edhe pak groshë vendore. Kur papritmas, me shpejtësi e zhurmë të madhe ndalet një xhip i zi para këmbëve tona, duke folur në telefon, del para nesh duke na shtyrë e kap thesin me groshë e hap bagazhin e fut në te, kthehet kapadaiu e zgjatë dorën i jep 50 euro shitësit dhe në largim e sipër i thotë,” me tahmin në thes ishin njo dhet kile groshë”. Derisa ne të hutuarit po shikonim se çka po ndodh rreth nesh, tipi vazhdonte bisedën me telefon në vesh dhe fluturoi me raketën e tij duke na qerasur me tym benzini, neve që mbetëm me gojë të hapur.
Wuaa shkoj tipi, shkoj grosha, shkun me te edhe fjalët, boll inati, ama ishte si film.
Gjenerata jonë i mban në mend ato western filmat e Holivudit të Burt Kennedy, sa argëtuese e intriguese ishin sepse sherifat e zgjedhur duhej të vendosnin rregull në anarkitë e krijuara dhe njëri nga ato filma sa më kujtohet ishte edhe “Support Your Local Sheriff”.
Sot, Holivudi për ne është bozë, ne jo vetëm që i suportojmë por edhe i admirojmë sherifat tonë dhe ky admirim na vjen aq natyrshëm nga ADN jonë, saqë vetë emri Sherif ka kuptimin e një të zgjedhuri, një njeriu fisnik, prandaj, jo rastësisht jemi popull edhe sui generis, ngase qysh në lashtësi për nder të gjuhës tonë, të zgjedhurit e popullit në shumë qytete të botës janë quajtur,Sherif.
Ne filma me sherifa lokal shohim çdo ditë të lume nëpër mahallat tona, ndërsa elitën e sherifave që flasin në emërin tonë i kemi suportu me na përfaqësu në institucione shtetërore sepse na budall sjemi, kështu naj kan spjegu intelektualët funksional e na qeshtu e kemi kuptu formën zyrtare të demokracisë politike në të cilën alfa dhe omega janë liritë dhe të drejtat e njeriut.
Tani kjo elitë sherifash vendosë në nivel kombëtarë dhe lokal për çdo gjë që ka të bëjë me fatin dhe lumturin tone. E jona mbetet veq me i dashtë, mu zbavitë, me ja u këndu naj këngë me çifteli, “hajt babo” me i përshëndet me eufemizëm ashtu but e këndshëm,”Shero” apo “Sheri jem” dhe çka po dojna ma mirë, kaq sefa nuk të ofron as baba jot në shtëpinë tande. Për besë veq inati nëse u a ke se kërkush nuk mund ta shndërojë shtetin në kinematografi gjigante të filmit, pa e pasë popullin afër zemrës e adhurimin për kulturën mes dy këmbëve. Skenaret po i shkruajnë sherifat e politikës, realizimin po e bëjnë sherifat e mahallës, ndërsa regjia ekskluzivisht është në duar të sherifave partiak, ndërkohë që sherifooligarkët mbikqyrin e finansojnë çdo film qoftë i metrazhit të shkurtë apo të gjatë me rëndësi është se ne po prodhojmë filma të lloj lloj zhanreve, pa i futur në këtë thes të groshës edhe ato bombat e Zaevit që disa i shkrepi në ajër e disa i mbetën në dorë si grosha pa zi dhe për qate ja dhanë koferin se nuk u tregu vizionar fraeri në parashikimin e vëllazërimbashkimit proletar.
Ishte interesant një takim i aranzhuar disa herë me një sheriff local përderisa gjeti kohë të lirë për të më pranuar. Më tha, se më pranoi për hatër të babës tim se përndryshe nuk kishte kohë për të folur me çdokend. Megjithate falemderit i thashë, i spjegova arësyen e vizitës dhe peshën e këtij filmi dokumentar për kulturën tonë kombëtare. Përderisa unë flisja, ai kohë pas kohe shikonte orën e shtrejtë që mbante në dorë dhe u përgjigjej mesazheve që i vinin në telefonin e tijë. Më përcolli duke më thanë,” hajt se e kshirim këtë punë e ja bajmë diqish”.
Megjithatë dorën në zemër duhet pranuar gjenialitetin e sherifave tanë se si e kanë futur qytetarin me gjithë problemet që ka nevojë jeta e tijë në gojë të ujkut.Nëse të duhet ta punësosh dikend, nëse të duhet të rregullosh një document zyrtar, nëse të duhet një intervencë për mjekim, një përkrahje për botim libri, një leje ndërtimi apo leje për varrim, çkado qoftë nga gjëja më e thjeshtë deri tek ajo më sublimja pa aminin e tyre zorr që mund të depërtosh dhe aq më zorr të mbrish me edukatën e potencialin intelektual që ke, hiq rasteve të rralla kur duhet të ndjehesh i privilegjur që një sherif për hatër të dikujt apo diçkaje të hapë derën e tijë të parajsës.
Hapja e këtyre dyerve ishte një sprovë që kërkonte plotësim të skenarit, mangupët e vërejtën se de fakto atyre po ju mungonte edhe një copë letër e cila do ta bënte diferencën dhe do ti legjitimonte formalisht si shtresë e etabluar me të gjitha nishanet në shoqëri. Gjatë natës i blen diplomat, do mastera e do doktoratura nga disa sherifë që mbajnë mbi supe tituj profesorësh universitar i futën në korniza xhami për tu shkëlqyer emri dhe në mënyrë solemne i vendosën në muret e zbrazëta të jetës së tyre.
Morrën pushtetin, pare banën si zalli, u fuqizuan, nxunë dashnore, morrën titull akademik u futën në rradhët e të ashtuquajturve “intelektual” dhe mund veq ta imagjinoni çfarë kënaqsie të papërshkrueshme ndjen sherifi kur me dorë të vetë ta jep një visit kartë e në te çka me pa, dr, mr, vr, ceo, meo, sheriff administrative districts of of Macedonia dhe krk një selfi në FB nga Neve.
Po mendoj të kishte qenë gjallë Hiçkoku ndoshta kishte për të na ndihmuar në paketimin e patologjive, frikërave, obsesioneve, neurozave, perversioneve, se si shkatërohet nga manjakët e filmave të groshës identiteti i një kombi dhe si familjet intelektuale detyrohen të jetojnë në margjinat e jetës nga zuzarët e katapultuar në shoqëri në një thriller horror “ Made in Albania”.
31.1.2025

Kryeministri Albin Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit!

0
Paparaci.com, Prishtinë më 30/01/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar fondacionin humanitar “Freskia” në Prishtinë që udhëhiqet nga hoxha Husamedin Abazi, i cili ka histori të errët me organizatën “AKEA”, e mbyllur nga shteti me dyshimet se ishte e përfshirë në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë që luftuan në Siri e Irak.

Hoxhë Abazi, ishte udhëheqës i organizatës “AKEA” që shteti i Kosovës ia kishte vënë drynin 10 vjet më parë pasi ishte në mesin e 15 organizatave të tjera, të cilat dyshoheshin se ishin të përfshira në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë që luftuan në Siri e Irak, përkrah organizatave terroriste “Al-Nussra” dhe ISIS, ka qenë nikoqir i kryeministrit Albin Kurti.

Kjo organizatë ishte akuzuar edhe për financimin e aktiviteteve ekstremiste dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstremiste në Kosovë.

Shteti i Kosovës në vitin 2014 kishte mbyllur organizatën AKEA, e cila gjithashtu dyshohej se ishte e lidhur me lëvizjen politike islamike “Vëllazëria Myslimane” që ishte marrë pushtetin në Egjipt gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet organizatë terroriste, derisa anëtarët e saj konsiderohen të afërt me themeluesit e Hamasit, grupit militant palestinezë në Gaza.

Madje, e kaluara e tij e dyshimtë kishte rrokur vëmendjen e gazetës më të njohur amerikane “New York Times”, e cila kishte lidhur xhaminë te “4 Llullat” në qendër të Prishtinës me islamin radikal.

Ai raportimin e gazetës në vitin 2016 e kishte cilësuar të rremë, duke i kërkuar prestigjiozes amerikane që të kërkonte falje.

Mirëpo kryeministri i Kosovës, ka harruar të kaluarën e Husamedin Abazit, madje, nga ai, mori edhe një komplet të librave të atdhetarit shqiptar, Sami Frashëri.

“Në muret e fondacionit humanitar “Freskia” në Prishtinë, gjendet mbishkrimi “Mos më ushqe me peshk, por ma mëso peshkimin”. Ky fondacion ofron trajnime dhe kurse për nëna vetushqyese të cilat aftësohen për tregun e punës. Pastiçeria dhe rrobaqepësia janë dy nga sektorët e aftësimit, e të hyrat nga shitjet mbesin në dobi të nënave vetushqyese”, ka thënë ai.

Hoxha Abazi në vitin 2021 kishte reaguar në Facebook, duke thënë se AKEA-s në vitin 2019 i ishte hequr pezullimi dhe se asnjëherë nuk ishte mbyllur.

Historia e errët e AKEA-s

AKEA, e njohur më parë edhe si “Urtësia” është në shoqatë e financuar jozyrtarisht nga Husamedin Abazi. Në vitin 1997 ai ishte student në Rijad për Studime Islame.

Shoqata u formua zyrtarisht në vitin 1999. AKEA edhe më parë ishte mbyllur nga UNMIK-u në Kosovë pas ngjarjeve të 11 Shtatorit për shkak të lidhjeve të saj me Al Kaedën dhe mbështetjes së marrë nga sauditët.

Në rastin e Turqisë, ajo dyshohet se është mbështetur nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH).

Qeveria turke ka lidhur kontaktet me anëtarët e AKEA-s në mars të vitit 1999.

Grupi u ndalua të hyjë në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe u detyrua të kthehej mbrapsht në Stamboll.

Aty u strehua në kampet e ngritura prej IHH-së, ndërsa vizitohej shpesh nga lideri Abazi dhe miq nga Egjipti.

Autoritetet e sigurisë kanë ndjekur nga shumë afër aktivitetin e këtij grupi duke ndërhyrë dhe sekuestruar kompjuterët.

Më pas, ata u transferuan në Shqipëri nën koordinimin e një shoqate civile, që ka rol të rëndësishëm në formësimin e politikës së jashtme të qeverisë së sotme të Turqisë.

Duke mbledhur ndihma nëpërmjet të njëjtës shoqatë, ata hapën një shtëpi botuese “FOCUS A” pas luftës.

Ata organizuan aktivitete të ndryshme me shoqatën simotër “LOGOS” të administruar nga shqiptaro-maqedonasi Adnan Ismaili duke organizuar edhe kampe për të rinj, në të cilat merrte pjesë edhe ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

0

Florim Zeqa

Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të fundit janë edhe shqetësimet e mia dhe jo vetëm! Janë shqetësime të patriotëve dhe njerëzve të ndershëm që e duan atdheun e tyre pa interes, me zemër dhe me shpirtë! Kjo që po ndodhë aktualisht me ne shqiptarët, nuk e besoj që ka ndodhur ndonjëherë gjatë historisë!

Atdheut i jepin kuptim njerëzit e jo objektet

Ata që i do nuk të donë!

Atyre që iu ndihmon, janë të parët që ta kthejnë shpinën!

Aty ku kontribon më së shumti më së keqi ndahesh!

Përvojat e mia personale për fat të keq përputhen plotësisht me shqetësimet e shumë veprimtarëve dhe të luftëtarëve të vërtetë të lirisë sonë, të cilën kanë mbetur në mëshirën e Zotit, të harruar dhe anashkaluar nga të gjithë!

Atdheut i jepin kuptim njerëzit e jo objektet!

Kurrë nuk më ka shkuar mendja që interesi i prishë kaq shumë njerëzit!

Jemi bër popull për studim të thellë; ku ishim dje e ku jemi sot?!

Në çfarë niveli të dashurisë vëllazërore dhe asaj shoqërore ishim deri në përfundim të luftës çlirimtare e ku jemi katandisur sot!

E di që e keni të vështirë të pajtoheni me realitetin, por duhet të mësoheni ta bëni jetën edhe i vetëm pa shoqëri!

Ngase sot ka mbetur vetëm shoqëri e interesit!

Paslufta i nxori në shesh të gjitha maskat dhe të metat e shqiptarëve!

Ne shqiptarëve vetëm frika e armikut na kishte bërë bashkë para dhe gjatë luftës çlirimtare!

Siq duket, urrejtja dhe xhelozia paskan qenë në gjenin e shqiptarëve!

Sa më i drejt dhe i drejtëpërdrejt në qëndrime aq më shumë hasë në kundësrhtime dhe konfrontime me rrethin shoqëror!

Sa herë që e thua të vërtetën, aq herë e humb nga një “mik”!

Sot vetëm ata që mashtrojnë dhe tradhtojnë janë të mirë!

I drejti nuk ka vend në mesin e të padrejtve!

Sot, thënja e së vërtetës është akt heroik, pasi për ta bërë këtë kërkohet guxim maksimal, për shkak se konseguencat mund të jenë shumë të mëdha!

Dashuria ndaj atdheut shprehet me dashurinë ndaj njerëzve e jo ndaj kafshëve, duke filluar nga rrethi familjarë, miqtë dhe shokët, me ata që në kohët më të vështira e keni ndarë të mirën dhe të keqën!

Pasuria më e madhe e atdheut janë njerëzit që të rrethojnë dhe me të cilët takohesh dhe komunikon si për të mirë ashtu edhe për të keq, e jo fushat dhe malet, as lumenjt dhe bjeshkët që na rrethojnë!

Njerëzit e kohës sonë janë pasuria dhe vlera jonë të cilës i referohemi sa herë që flasim për atdheun dhe atdhedashurinë!

Sa miqtë dhe shokët i kam ngritur lartë në qiell, duke ua bërë punët e vogla të mëdha më qëllim që t’i stimuloj dhe lartësoj vlerat e vogla të tyre!

Por, pikërisht ata që i ngrita dhe lartësova më së shumti ma kthyen më së keqi!

Për këto tre dekada të aktivitetit tim në mërgatë, e veçanarisht në këto dy dekadat e fundit, e kam përhapur aktivitetin e të gjitha shoqatave dhe organizimeve në shtetin italian dhe në shtetet tjera evro-perëndimore.

“Kapërceva përroin ta q***kalin

Pavarësisht harresës dhe injorimit që më bën të pandershmit dhe të pamoralshmit, ato që kam bërë unë për ta nuk shlyhen dot, ato janë të shkruara dhe të arkivuara në gazetat e printuara dhe në arkivat e gazetave dhe portaleve online gjithandej trojeve shqiptare dhe përtej tyre në globin mbarë!

E thashë këtë me modesti, për t’ju thënë të gjithë të zhgënjyerve, që duhet të ndjeheni krenar me të bëmat e juaja në shërbim të atdheut dhe popullit shqiptar!

Proverbi i vjetër popullor, “Kapërceva përroin ta q***kalin” është më aktual se asnjëherë më parë në shoqërinë tonë! Kjo e vërtetë po ju përseritet shpesh bamirësve dhe njerëzve të ndershëm që i kanë ndihmuar materialisht apo të ngriten në karrierë politike shokët e tyre!

Ata që të largohen nga shoqëria pa ndonjë arsye nuk janë atdhetarë, janë njerëz të ligj, të pabesë dhe tradhtarë, interesgjinjë dhe zuzar të kohës në të cilën po jetojmë!

Zhgënjimi i luftëtarit dhe loti i atdhetarit janë mallkimi më i madh për ata që e harrojnë kontributin e tyre! Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve është mallkim për kombin!

Drejtësia e Zotit vonon por nuk harron!

Të padrejtin e ndëshkon!

I drejti gjithmonë fiton!

Me 30 Janar 2025

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e pushtetit, por për realizimin e saj duhet  vullnet politik e konsenzus nga  partitë  parlamentare për realizimin e saj sipas standardëve bashkëkohore, duke vendosur listat e hapura si e drejtë legjitime të qytetarëve si kudo në botën demokratike

Opinioni i gjerë në Mal të Zi është i njoftuar se nismat për ndryshimet në  reformën zgjedhore  kanë dështuar, ndërsa përfundimi i pasuksesshëm i punës së tre grupeve punuese pas vitit 2014, është dëshmi e  mungesës së vullnetit politik që zgjedhjet dhe ligjet përcjellëse  të përshtatën  sipas standardëve  demokratike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje, në fund të dhjetorit të vitit 2020, Kuvendi ka miratuar Vendimin për formimin e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse, ku me punë  ka filluar 7 muaj pas konstituimit të parlamentit. Një trup i tillë punues ka mbajtur  gjithsej  6 mbledhje,  por në sajë të fërkimeve politike, partitë politike  nuk kanë treguar gadishmëri  për të kriuar një kornizë  të re zgjedhore, e cila do të ishte në favor të avancimit të procesit zgjedhor në Mal të Zi.

Partitë, pengesa te reformës

Nuk ka dilemë se pengesë për ndryshime në ligjin zgjedhor janë vet partitë politike sepse ata nuk janë në gjendje qe të iu shmangën përfitimeve   qe ligji zgjedhor aktual iu mundëson gjatë procesit zgjedhor. Madje edhe nëse kanë tentuar për ndryshime, ata kanë qenë vetem kozmetike, pa ndonjë peshë të veçantë. Ky është realiteti në skenën politike në Mal të Zi ku të gjithë janë të vetëdijshëm  se duhen ndryshime në ligjin zgjedhor  nëse duan  të shkojnë në drejtim të anëtarësimit në BE.

Iniciativa  nga Presidenti i vendit

Duke parë neglizhencën e partive politike për reformën zgjedhore, presidenti i vendit Jakov Millatoviqi  me 12 dhjetor të vitit të kaluar i ka dërguar Kuvendit  të Malit të Zi inicijativeën për reformën e sistemit zgjedhor duke vendosur listat e hapura zgjedhore.

Ai ka vlerësuar  se nevoja për këtë reformë  paraqitet  nga deklarimi i ndjenjës së paknaqësisë të qytetarëve me gjendjen momentale të sistemit politik, i cili veçohet me mundësi të kufizuara të votuesve  që drejtpërdrejt  të ndikojnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

Me vendosjen e listave të hapura Mali i Zi do të bashkangjitej vendeve të shumta evropiane të cilët me sukses kanë implementuar sisteme të ngjajshme, duke siguruar pjesëmarrje me të madhe të qytetarëve në vendosje dhe demokratizimin e proceseve politike. Sistemi i listave të hapura do të ishte reforma e cila  do të mundësonte  që vota e çdo qytetari të vlerësohet -ka deklaruar Millatoviqi.

Siç ka vlerësuar, ky ndryshim do të ofronte transparencë më të madhe në procesin politik, do të mundësonte në ndikimin e  drejpërdrejt të qytetarëve   në zgjedhjen e përfaqësuesve dhe harmonizimin e sistemit zgjedhor me standardet demokratike bashkëkohore.

Mbetet të shohim se iniciativa e tillë  a do të  mbeshtetet nga partitë parlamentare në lidhje me reformën zgjedhore në Mal të Zi.

Kandidati preferencial

Përmes listave të hapura, qytetarët me votën e tyre të drejtëpërdrejt zgjedhin kandidatin e tyre e jo si deri më tash që iu ka imponuar partia. Në këtë aspekt në Mal të Zi ekziston përvoja, vetëm me rastin e zgjedhjes së presidentit, ku qytetarët kanë votuar të preferuarin e tyre, andaj në analogji duhet të ndodhë edhe me zgjedhjet parlamentare e ato lokale. Përvoja e vendeve të ndryshme është e mjaftueshme për realizimin e demokracisë direkte të elektorati votues. Andaj fillimisht Këshilli për reformën zgjedhore duhet të debatoj me përfaqësues të partive politike por edhe nga shoqëria civile, për të arritur konsenzuesin e nevojshëm për ndryshime cilësore.

Partitë  frikohen nga  listat e hapura

Në  Mal të Zi nga miratimi i pluralizmit vazhdohet me praktikën e listave partiake, ku  liderët e  partive,  vendosin renditjen definitive të listave zgjedhore, ku fillimisht vendosin vetën, e më pas bashkëpunëtorët më të afërt. Është pikërisht renditja e tillë e cila  iu pamundëson  qytetarëve të vendosin sipas vullnetit të tyre.

Ndonëse deri më tash në këtë aspekt ka pasur deklarime të rastit, e ate si zakonisht në fushatat zgjedhore, por, konkretisht nuk është bërë asgjë, sepse si pozita dhe opozita në këtë aspekt kanë pasur konsenzus të plotë. Nga një  hezitim të tillë del qartë se ata i frikohen listave të hapura, duke manipuluar elektoratin votues për qellime të tyre personale, apo klanëve të ndryshme duke iu servirur listen partiake e cila nuk  shpreh vullnetin e qytetarëve por të partive politike.

Qytetari, jo vetëm votues formal

Nuk ka dilemë së tretmani i tillë ndaj qytetarëve, dëshmon nënçmimin  e tyre duke i trajtuar si të  pa dënjë, përkatësisht  vetëm si votues apo shërbëtorë. Andaj ka ardhur koha  që të punohet për ndryshime, duke iu mundësuar qytetarëve të drejten e tyre të mohuar, si kudo në botën demokratike. Nëse do të ketë vullnet politik për të miratuar ndryshimet në ligjin zgjedhor, atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ekzistojnë të gjitha gjasat që të votohet me lista të hapura që do të jetë në favor të demokracisë parlamentare sipas  standardëve evropiane.

Opinioni i gjerë e ka të qartë se nëse dëshirohet që premtimi për reformën zgjedhore të realizohet në praktikë, duhet të eliminohen interesat politike, të cilat deri me tash kanë qenë pengesa kryesore në mos miratimin  e një ligji të tillë.

Andaj i mbetet shumicës  aktuale parlamentare që në fokusin e veprimtarisë së tyre në këtë drejtim të angazhohën seriozisht për një kornizë të re zgjedhore, e jo për interesa të tyre politike, duke eliminuar paragjykimet, dukuri kjo e njohur vite me radhë në Mal të Zi si nga pozita dhe opozita, që është në kundërshtimin me interesat e qytetarëve.  

Njësi e veçantë zgjedhore për shqiptarët

Në lidhje me këtë çështje   shqiptarët në Mal të Zi duhet të përpiqen  për të gjetur formulen më të pranueshme  duke u bazuar në standardët ndërkombëtare.  Andaj është e udhës   të konsultohen ekpert të sistemeve zgjedhore nga vendi apo bota e jashtme.

Pasi deri më tash në Mal të Zi kanë qenë në veprim disa modele zgjedhore, për shqiptarët ma i pranueshëm është njësia e veçantë zgjedhore, e cila ka dhënë pesë mandate të deputetëve, sikurse ka qenë deri në vitin 2011, e jo si është tash qe më së shumti mund të jap tre deputet.

Në këtë aspekt  përfaqësuesit politik të shqiptarëve duhet të eliminojnë  animozitetet personale, sepse reforma zgjedhore nuk është përfaqësim i një partie politike, por ka të bëjë me shqiptarët në tërësi që është  në favor të ruajtjës e mbrojtjës së identitetit politik e kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis.

(Janar  2025)

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

0

Nga: Aurel Dasareti

Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon pasuri të paligjshme ka shumë për të humbur. Ju mund të merrni gjithçka që dëshironi nëse e dëshironi mjaftueshëm. Por, ju duhet ta dëshironi atë me aq zjarr, sa të sekretohet përmes lëkurës dhe të bashkohet me forcën krijuese. Nëse dëshironi t’ju kthehet liria nga kriminelët që ju shtypin, shfrytëzojnë dhe ju kanë marrë lirinë, atëherë duhet të veproni sa më shumë që të mundeni, jo vetëm të flisni. Synoni të arrini hënën. Nëse humbisni, do të përfundoni mes yjeve.

***

Shqiptarët mbyten ngadalë por me siguri nga të gjitha anët, thjesht sepse lehtësisht i pranojnë të gjitha teket dhe fëlliqësitë e regjimit mafioz që propagandohen nga mediat kundërmuese të shkatërruesit të Shqipërisë. Shqiptarët indiferent janë mësuar me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.

Dhe njerëz, shumë më keq do të jetë, thjesht, vetëm vazhdoni servilizmin ndaj qelbësirave.

Qëllimi i çibanit është shpopullimi i Shqipërisë, copëtimi i Kosovës dhe forcimi i Serbisë. Jugosllavia e re.

Parandaloni këtë krim monstruoz ndaj jush, ndaj fëmijëve, nipave e mbesave tuaja, ndaj Vendit dhe Kombit.

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës sonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Ata gënjejnë. Dhe ata do të vazhdojnë të gënjejnë. Nuk më kujtohet të kenë thënë ndonjëherë të vërtetën për ndonjë gjë.

Sapo të bjere kjo qeveri mafioze antikombëtare, ndiqeni penalisht këtë hajdut antishqiptar dhe pyesni për origjinën e tij dhe pronës se tij. Sundimi i kreut të organizatës kriminale bazohet në gënjeshtra dhe manipulime të të gjitha llojeve. Kushdo që mbron kreun e Organizatës Kriminale që synon zbrazjen e vendit nga shqiptarët etnik, zëvendësimin e tyre me të huaj (nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Serbia, Greqia, Rusia) dhe zhdukjen e Kombit shqiptar, është një figurë e parëndësishme, kokëmish, tru shpëlarë. Thjesht një tjetër në radhën e këlyshëve të kriminelit më të famshëm të Shqipërisë.

Ata nuk mund të mashtrojnë më askënd. Tirania dhe shërbëtorët e saj. Ata kanë frikë kur shohin njëri-tjetrin në pasqyrë, imazhin e tyre, hijet e tyre, sepse e dinë se janë zuzar, se duart i kanë gjak.

Rrofshin shqiptarët e vërtetë! Përfundojeni tiraninë e kreut të organizatës kriminale antikombëtare. Asnjë dorëzim!

Jeta nën mafien na ka dhënë pikëllime, guximi që na mungon mund të na detyrojë të rrëzohemi. Shiu mund të bjerë jashtëzakonisht shumë dhe bubullima mund të trembë lirinë që nuk e kemi ende.

Rruga e lindjes së diellit zëvendëson thellësitë e errësirës. Ngjyrat e ndritshme dhe të qarta e bëjnë shpirtin të ngrohtë dhe të butë. Disa ditë buzëqeshin, zemrat gëzohen. Nga një qiell pa re, dielli ndriçon rrugën tonë, për ne.

Ju jeni duke luftuar një betejë, secili prej jush është si një atlet. Për të fituar një çmim fitoreje, ai vrapon.

Por ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e ndershme, e domosdoshme, ka të bëjë me lirinë apo robërinë, jetën apo vdekjen.

Kështu që ngrihuni, përfundoni garën dhe

luftoni me besim të plotë se nëse bashkohuni do të fitoni.

Ju nuk duhet të dorëzoheni. Nuk mund të ndalesh tani. Ju keni një mision të rëndësishëm. Për të fundosur mafinë, për të rifituar lirinë. Për ardhmërinë e fëmijëve dhe të nipërve tuaj. Por, ju nuk luftoni kundër mishit dhe gjakut, por kundër së keqes, lufta juaj është e domosdoshme.

Kur guximi është zhdukur dhe forca ka mbaruar. Kur je shtrirë dhe shpresa është zhdukur. Atëherë mos u tundoni të thoni se kjo është e fundit. Nëse gjithçka duket e errët, kam diçka për t’ju thënë: Më e mira është përpara jush. Gara nuk ka mbaruar. Fundi nuk ka ardhur.

Së shpejti vjen një pranverë e re. Një kohë e re, një fillim krejt i ri. Bora po shkrihet, zogjtë po këndojnë. Gjithçka do të jetë përsëri e gjelbër. Ditët po bëhen më të ndritshme, më të gjata dhe më të buta. E ardhmja ju buzëqesh si një mik i dashur.

Do të ketë liri në zemër dhe mendje. Koha e mrekullive është tani. E vjetra do të kalojë dhe të gjitha gjërat do të bëhen të reja. Një mundësi e re do të vijë për ju. Një mundësi e re duhet t’ju vijë tani.

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, shkatërrojeni armikun, mos u dorëzo!

Asgjë nuk është më fatale për Shqipërinë dhe kombin shqiptar sesa mungesa e rezistencës së menjëhershme dhe jashtëzakonisht të fuqishme ndaj kryekriminelit psikopat Edvin Kristaq Rama.

“Historia e lirisë është histori rezistence”.

Woodrow Wilson (1856-1924). Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nuk kanë faj gjakovarët që i urrejnë katunarët

0
Shkruan e këndon: Lirim Patrioti prej Prizrenit
Nga: Lirim Gashi
(Satirë mikrobiologjike)
___
Ja një shembull gjenial se si përçarja hibride mund të zhvillohet me sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore – falë Shërbimit Tim Sekret Higjienik !
A ju kujtohen ato telefonat e vjetër me disqe të bardha plastike dhe me vrima sipër ?
Ata telefonat që bënin “vërrr, vërrr, vërrr” sa herë që ua rrotullonim diskun ?
E pra, pikërisht vrimat e atyre telefonave të postave shtetërore që prekëshin më së shumti nga gishtat e ndotur të fshatarëve, që i kishin tualetet në oborr dhe që i lanin duart me ujë të ftohtë, pa sapun, ishin mbledhësit më të mëdhenj të baktereve, viruseve dhe parazitëve të çdo lloji, të cilat më pas infektonin qytetarët e pastër me sëmundjet më të rrezikshme infektive, duke i bërë të vdisnin shumë më herët.
Nga ana tjetër fshatarët, e mësuar me papastërtinë, zhvillonin imunitet natyror ndaj të gjitha baktereve, parazitëve dhe viruseve, duke jetuar kështu shumë më gjatë, në mirëqenie, papastërti, lumturi dhe harmoni – me hundët e tyre të stërvitura për të nuhatur erën e fekalieve, por krejt të patolerueshme ndaj aromës së parfumit.
A ju kujtohet ai telefoni heroik me rrotën plastike të bardhë, që qëndronte krenar në postat shtetërore, duke pritur me padurim gishtat e ndotur të fshatarëve?
Ai nuk ishte vetëm një mjet komunikimi – ai ishte një kolektor ADN-je fekale, një test natyral i imunitetit dhe një super-shpërndarës pandemish!
Gjithçka fillonte me ndonjë burrë apo grua nga fshati, të cilët sapo kishin bërë një vizitë produktive në tualetin e oborrit dhe kishin larë duart në mënyrë tradicionale – me ujë të ftohtë, të bindur me gjithë shpirt se sapuni ishte një shpikje borgjeze!
Pas kësaj, ata vraponin drejt telefonit postar në qytetin më të afërt, rrotullonin numrin me gishtat e mbushur me fekalie, duke u dhuruar bujarisht qytetarëve një koleksion të pasur virusesh, bakteresh dhe parazitësh.
Nga ana tjetër e linjës, qytetari i pastër, i saporruar tek berberi dhe i spërkatur me parfumin “Drita e Re”, prekte të njëjtën rrotë plastike dhe… paf!
Një javë më vonë, përfundonte në shtrat me temperaturë 40 gradë, ndërsa doktori i pëshpëriste: “Shumë keq… e ke marrë virusin e plehut fshatar.”
Ndërkohë, fshatari, imun ndaj çdo virusi, paraziti e bakterie, si një kalorës mesjetar, vazhdonte jetën e tij të lumtur.
Ai thithte me dashuri aromën e tokës pjellore dhe e shihte sapunin si një armik të rrezikshëm të traditës!
Por tani, o qytetarë të dashur, ka ardhur koha për hakmarrje!
Mjaft më me pasivitet!
Rrotullone fatin tuaj, ashtu siç rrotulloheshin dikur disqet e atyre telefonave legjendarë!
Shkoni në fshatra, merrni parfume të forta dhe spërkatini oborret dhe pragjet e shtëpive të tyre me lëng dezinfektues të markës “Hakmarrja e Higjienës”!
Sillni terrorin e ujit të ngrohtë dhe larjes së duarve me sapun në shtëpitë e tyre!
Le ta njohin më në fund këta njerëz të mesjetës fuqinë e higjienës moderne!
Dhe nëse ndonjëri prej tyre përpiqet të thotë: “Ne kemi jetuar kështu për shekuj”, ju përgjigjuni me krenari:
“Keni jetuar gabim! Që tani e tutje, ne do t’ju infektojmë me pastërti!”
Ndoshta kjo është arsyeja e vetme pse qytetarët e pastër votojnë vetëm për të pastërtin Albin Kurti !
Nga ana tjetër, nëse doni të shihni biodiversitetin e vërtetë, mos humbni kohë në xhunglat tropikale – ndaluni para ndonjë hoxhe ose popi fshatar me mjekër të gjatë dhe do të zbuloni një ekosistem të pasur bakteresh, virusesh dhe parazitësh, të cilin do ta kishin zili edhe vetë shkencëtarët e Harvardit.
Ato mjekra nuk janë thjesht zbukurime fetare, por laboratorë mikrobiologjikë ku natyra eksperimenton me organizmat më të qëndrueshëm.
Dhe natyrisht, ku ka jetë, ka edhe përhapje!
Ky arsenal mikrobesh gjen rrugën e tij drejt qytetit, ku zonjat elegante, nga apartamentet me parkete që shkëlqejnë si pasqyret, nxitojnë për t’i prekur me gishtat e tyrë të pastër, majat e penisëve të tyre të shenjtë, me shpresën se ata do t’i pastrojnë mëkatet e trekëndëshave të tyre magjikë.
Atje, në përkuljen e devotshme, fillon cikli i ri i natyrës: një grimcë myku nga furra fshatare, një virus i rrallë nga ndonjë derr i lumtur provincial dhe një tufë bakteresh me prejardhje të panjohur gjejnë shtëpinë e re mbi buzët e lagështa të një qytetareje të penduar.
Dhe çfarë ndodh më pas?
Natyrisht, ndodhin infeksione misterioze, kollitje të papritura dhe alergji të pashpjegueshme që mjekët modernë nuk i kuptojnë.
“Mallkimi i gjynahit”, do të thoshte hoxha, duke e tundur mjekrën e tij të mbushur me jetë.
“Dënimi i Zotit”, do të thoshte prifti, duke fshirë myshkun nga faqet.
Ndërkohë, gratë do të ndihen të pastruara – por vetëm shpirtërisht, sepse fizikisht, ato tashmë janë bërë bartëse të një epidemie të re urbane.
Dhe kështu, në këtë cikël të shenjtë simbiotik, bakteret dhe feja ecin dorë për dore drejt një të ardhmeje të ndritshme, ku pastrimi shpirtëror kthehet në ndotje fizike – një ironi që, edhe vetë Zoti, po të kishte sens humori, do ta shpërblente me duartrokitje .