Kreu Blog Faqe 674

Prind nuk ju bëhet askush!

0

Në foto është Nana e Florim Zeqës, duke e lexuar librin e birit të saj…!

Florim Zeqa

Në të kaluarën e afërt, Kosova njihej si vendi me popullsinë më të re në rajon, ndërsa përgjatë këtyre viteve të fundit është shndërruar në vendin me popullsinë më të vjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E gjithë kjo si pasojë e largimit e të rinjëve nga vendi.

Kur të harron fëmija yt, të harron edhe shteti!

Po dëgjojmë e çka nuk po dëgjojmë në fushatë elektorale! Në fillim të parafushatës, një liderë partiak u zotua se do t’i sigurojë gratis ‘Pampersat’ për fëmijët deri në moshën 2 vjeçare, por i harrojë të moshuarit me nevoja të veçanta, numri i të cilëve është dukshëm në rritje në krahasim me rritjen e natalitetit në Kosovë.

Nga një liderë tjetër po dëgjojmë çdo ditë që gjyshërit, përkatësisht vjehrri e vjehrra do të paguhen për përkujdesjen e fëmijëve, duke mos i permendur fare të moshuarit e vetmuar e të braktisur, për të cilët nuk përkujdeset askush!

Tjetri liderë premton ndërtimin e çerdheve për fëmijë, përderisa harron t’i permend të moshuarit e pastrehë dhe papërkujdesje që jetojnë sot në Kosovë!

Për habi, askush nga liderët partiakë në fushatë nuk po e kthen kujtesën prapa për të menduar për të moshuarit e mbetur në vetmi, të harruarit nga fëmijët dhe familjet e tyre, por edhe nga vet shteti, që edhe ata në të kaluarën ishin dikushi! Madje shumë prej të moshuarve të sotëm, të mbetur në mëshirën e fatit ishin kontributdhënësit më të mëdhenj në ndërtimin e ardhmërisë sonë!

Për aq sa ka nevojë për ndërtimin e çerdheve dhe shkollave për fëmijë, po aq më shumë ka nevojë për ndërtimin e strehimoreve apo ‘Shtëpive të Pleqve’ në Kosovë.

Paradoksalisht të gjithë pushtetarët e deritanishëm më shumë ishin të fokusuar në ndërtimin e strehimoreve për qentë endacak sesa për të moshuarit, për të përmbur si kriter të vënë nga BE-ja, duke e harruar kodin e jetës njerëzore në Kosovë!

Duke vrapuar pas interesit personal dhe pasurimit të shfrenuar e të paligjshëm, u tretën të gjitha doket dhe zakonet e bukura të traditës sonë popullore, që ishin respekti dhe përkujdesja për prindërit dhe gjyshërit, për të moshuarit dhe njerëzit me nevojë, thuajse neve në këtë botë na ka sjellë shqiponja e jo prindërit tanë!

Largimi masiv i viteve të fundit i popullatës nga Kosova, ka çuar në mbylljen e shumë shkollave në zonat rurale dhe në zvoglim të numrit të nxënësve në zonat urbane. Përtej kësaj, ky largim i popullatës ka ndikuar në rënjen enorme të fuqisë punëtore në Kosovë!

Populli im i dashur, thirrni ndërgjegjës dhe kthejuni përgjegjësisë njerëzore që keni ndaj prindërve dhe gjyshërve tuaj më shumë sesa që po e dëshmoni ndaj politikanëve mashtrues. Politikani nuk ju bëhet Babë dhe as Nanë! Me të marrë votën tuaj do të ikë nga ju siq ikin zogjët shtegtar duke ju lënë nga një ‘glacë’ mbi supe sa për t’iu identifikuar se cilit krah politik i përkisni.

Me 18 Janar 2025

Fahri Dahri: Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?

0

Martesat e shqiptareve nga Shqipëria me serb jo vetëm që po shtohen, – pavarësisht faktit se serbët vazhdojnë të jenë armiq historik të kombit shqiptar dhe nuk kanë kërkuar falje për asnjë gjenocid që e kanë ushtruar, por, përkundrazi, shqiptaret inferiore kulturalisht pranojnë të serbizohen, qysh shihet edhe në këtë foto.

Nga: Fahri Dahri

ËSHTË SHQETËSIM APO SHEMBJE SISTEMI

“Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”.

Kjo ishte një pyetje e bërë në emisionin Opinion, para disa ditësh ku diskutohej tema: Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri!. Gjatë debatit, një nga të ftuarit u shpreh se: “Arësyet pse gratë sot e shohin martesën si diçka të largët është dëshira e tyre për të qenë të pavarura dhe të suksesshme në karrierë”. Më tej: “Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi. Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë”.    Ky ishte mendimi i një të ftuari. Tema është e ndjeshme në aktualitetin e sotëm të shoqërisë tonë. Si e tillë më tërhoqi vëmëndjen dhe aty për aty, fillova ta shtjelloj me gjykimin tim të pavarur, por nga përvoja si anëtar i kësaj shoqërie. Para se të shtjelloj gjykimin tim, do ndalem në një nga përkufizimet e dy lloj familjesh, në atë matriarkale dhe partriarkale.

Vetë jeta ku njeriu gjëndet, na jep përvoja të shumta e të shumëllojta. Nuk do i referohem teorive, as thënieve të shumta, por do të shfaq mendimin tim të pavarur, lidhur me temën. Me gjithë respektin për mendimin e lirë, konkluzionin në “0pinion”, dëshiroj ta trajtoj pak më ndryshe. Njerëzimi ka kaluar nëpër shumë forma organizimi.   Në çdo rend ekonomiko-shoqëror, kanë ndodhur ndryshime rrënjësore edhe në konceptet e formimit dhe organizimit familjar. Pa u futur në zhvillimin historik të këtij fenomeni shoqëror, duhet të kuptojmë se jemi përpara një shembje të sistemit të organizimit familjar klasik.

Dimë se ka patur martesa në grup, shumë gra me një burrë dhe anasjelltas; pastaj matriarkati, e më këndej patriarkati.

1.-Familja martriarkale   

“Një familje matriarkale i referohet strukturës së familjes ku femra është kryefamiljare; kjo është kryesisht në kontekstin e mbajtësit të familjes. Më pas, nëna ua kalon fuqinë vajzave të familjes për të ripërtëritur ndërtimin e familjejes të mbisunduar nga femra. Familja  tradicionale, e trashëguar nga e kaluara, nuk ishte si sot: burrë, grua dhe fëmijët, por përfshiheshin më shumë anëtarë, gjyshi, gjyshja, vëällezërit që banonin nën një çati dhe drejtohedhin nga një i parë shtëpie – kryefamiljar!

2.-”Patriarkati është një sistem shoqëror ku pozitat e mbizotërimit dhe privilegjit mbahen nga burrat. Termi patriarki përdoret si në antropoligji për të përshkruar një familje ose klan të kontrolluar nga babai ose mashkulli më i madh”.  “… burrat si grup mbizotërojnë gratë dhe fëmijët”.                                          .

●●●

Të gjithë pranojmë faktin,  gjithçka është në lëvizje, në zhvillim diku më të shpejtë e diku më të ngadaltë, ama është në zhvillim. Si rrjedhojë është e pranuar se edhe njerëzimi në periudha të gjata kohore, si psh që nga lashtësia e deri sot, ka zhvillimet e saj. Dikur familja tek ne përbëhej nga më shumë pjesëtarë, kurse sot janë më të pakët. Familja shqiptare e dikurshme nuk ishte vetëm burri, gruaja dhe fëmijët, por kishte më shumë anëtarë, si gjyshi, gjyshja, vëällezërit nën një çati dhe me një të parë (kryefamiljar). Familja bazohej në bashkësi të gjerë njerëzish, e jo në marrëdhënie ndërpersonale burrë-grua-fëmijë, si dhe qëllim kryesor kishte shtimin e numrit të saj.

●●●

Shkëputemi nga disa referime duke u bazuar tek përvojat tona të këtyre dy shekujve të fundit. Si burrat dhe gratë, janë njerëz, dikush më shumë e dikush më pak, të gjithë, lidhur  me temën, i përmbahemi “Kodit të Familjes”.

Nëse analizojmë me dashamirësi të shprehurit e debatuesit, që u shpreh: “Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë”;  përpara del një problem.

Nëse sot femrat, kanë portofolin e tyre, detyra pune jashtë shtëpisë, marëdhënie shoqërore disa herë më të shumtë nga të ndënjurit në shtëpi, apo kanë një makinë, kanë nivel arësimi dhe kulture të njëjtë me meshkujt, etj, ndryshe nga më përpara; tregojnë zhvillim social të një niveli më të lartë për femrat dhe të njëjtë me atë që kishin dhe kanë patur meshkujt. Në këtë situatë vetëvetiu lind pyetja: Mashkull, femër, apo burrë, grua, dje kishin dallime lidhur me barazinë; ndërsa sot situata ka ndryshuar në përafrimin e barazisë mes tyre.

Përpara këtij fakti “kokëfortë”, që ka krijuar zhvillimi, apo evolimi i shoqërisë njerëzore, nuk duhet të mbetemi “skllevër” të mbizotërimit të mashkullit në familje.

Nëse analiza na shpie në këtë përfundim, duhet të pranojmë se nuk është faji, apo gabimi i meshkujve apo femrave që të “tremben” nga martesat.

Dukuritë disa vjeçare janë tregues të domosdoshëm për ndryshimin e “Kodit të sotëm Famijar”.

A nuk po vrehet se edhe shtëpia dikur e “zhurmëshme” nga qenia e shumë anëtarëve të familjes, është kthyer në bujtinë fjetjeje?

A nuk është fakt që gostitë e ndryshme (dasmat, fejesat, martesat, festat e ndryshme zyrtare, familjare, ditëlindjet, ato fetare, apo shoqërore, etj.) që para 50-60 viteve kryheshin nëpër shtëpi, në oborret e shtëpive. Pra kryheshin brenda shtëpive, ndërsa sot ndjehet kënaqësi që dhe kafet të pihen në lokale, pra jashtë shtëpisë?. Njëjtë ndodh dhe me çiftet. Ka vite që nuk dëgjohen “shkesat” (me lajmës), ndërhyrjet, fshehtësia apo detyrimi martesor nga prindërit. Si një sinjal i “verbër” ka lindur “bashkëjetesa”, apo vendosja e kushteve martesore, etj. tregues të rëndësishëm të tranzicionit drejt një “Kodi të ri familjar”, në përshtatje me zhvillimin e rendit ekonomiko-shoqëror. Ngjarjet e mëdha në rang ndërkombëtar, në gjykimin tim, e kanë përmbysur rendin kapitalist edhe atë që shpesh shprehemi “Ekonomia e tregut”. Zhvillimet teknologjike me hapa galopante kërkojnë vëmëndje në gjetjen e sistemeve për drejtimin me sukses të njerëzimit, brenda së cilës përfshihet edhe mënyra e organizimit shoqëror për ekuilibrimin demografik të popullsisë botërore. Duam, nuk duam zhvillimi shoqëror ëshë objektiv, i pa varur prej nesh, por ne duhet veç pranimit të studjojmë gjetjen e levave që të arrihet të përshtaten sa më mirë kërkesave të tradicioneve. Intelektualë të profesioneve përkatëse duhet të kërkojnë ngritjen e strukturave të caktuara për të studjuar stadin e sotëm të zhvillimit shoqëror me synim zbulimin e mënyrave dhe metodave më të efektshme të rrugëtimin të mëtejshëm shoqëror.                               .

Tiranë, më 17/Janar/2025

Biografia e Gjergj Kastriotit, libër i Át Paulin Margjokaj, përkujtim në 557-vjetorin e kalimit në amshim

Nga: Lekë Mrijaj, Klinë

Biografia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 557-vjetorin e kalimit në amshim, sipas librit “HISTORIJA E POPULLIT SHQIPTAR” i ÁT PAULIN MARGJOKAJ, O.F.M.

Në faqet e librit “Historia e Popullit Shqiptar”, i Át Paulin Margjokaj (libër i cili ka pa dritën në vitin 2023 dhe është sponsorizuar nga studiuesi i mirënjohur, Tomë Mrijaj nga Nju Jorku), sjell një përshkrim të gjallë dhe madhështor të jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në kapitullin përkatës në gegnishte (f. 180-191), autori ndriçon dimensionet e shumanshme të kësaj figure të jashtëzakonshme: kombëtare, kulturore dhe universale.  Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, mbetet simboli më i ndritur i rezistencës shqiptare dhe një monument i gjallë i shpirtit liridashës të kombit tonë. Me urtësinë strategjike dhe guximin e tij të pashoq, Skënderbeu jo vetëm që bashkoi principatat shqiptare, por u bë një digë e pakalueshme për fuqinë osmane. Ai mbrojti jo vetëm tokat shqiptare, por edhe vetë qytetërimin evropian nga pushtimi dhe rreziku i asgjësimit. Qëndresa heroike e Skënderbeut mishëroi shpirtin e shqiptarëve, të cilët ndër shekuj kanë dëshmuar gatishmërinë për t’u sakrifikuar për idealet më të larta. Vepra e tij nuk është thjesht një ngjarje historike; ajo është një frymëzim i përhershëm për të ruajtur dhe forcuar lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në 557-vjetorin e amshimit të tij, trashëgimia e Skënderbeut na kujton rëndësinë e unitetit kombëtar dhe mesazhin e pavdekshëm se guximi, besimi dhe përkushtimi janë çelësi për mbrojtjen e vlerave më të larta të kombit shqiptar. Ai mbetet jo vetëm udhëheqësi ynë më madhështor, por edhe një simbol universal i qëndresës dhe krenarisë njerëzore.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është dhe do të mbetet përgjithmonë frymëzues e fanar ndriçues për çdo shqiptar që beson te liria, drejtësia dhe fuqia e bashkimit. Lavdi veprës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Biografia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut sipas librit “HISTORIJA E POPULLIT SHQIPTAR” i ÁT PAULIN MARGJOKAJ, O.F.M.

Gjergji âsht lindë në Krujë, porse datën e saktë të lindjes së tij âsht e pamundun me e përcaktue, ajo luhatet ndërmjet vjetve 1403 dhe 1414. Gjithashtu âsht e panjoftun, se kur kje i detyruem Gjergji me e braktisë vendlindjen e me e vazhdue kështu jetën e vet në Turqi. Shumë auktorë pretendojnë se duhet të jetë kenë n’atë kohë 7 vjeç. E sigurtë âsht qi ai atje u edukue si muhamedan. Gjergji ishte i pajisun në nji masë shumë të naltë kjoftë me cilësi intelektuale, kjoftë me cilësi fizike dhe shumë shpejt u bâ i preferuem i oborrit turk. I ngarkuem prej sulltanit ai bani shumë luftna kundër anmiqve të Perandorisë Turke. Ngaqi Gjergji në ushtrinë turke bani vepra heroike kaq të mëdhaja, prej turqve atij iu dha emni Iskender në kujtim të Aleksandrit të Madh, dhe titulli dinjitar Bey (ose Beg). Prej këtyne dy emnave Iskender (shqip Skander ose Skender) dhe Beg u krijue te shqiptarët emni Skenderbeg, me anë të të cilit ai u fut në histori.

Skënderbeu hyn në skenën e historisë evropiane nëpërmjet Betejës së Nishit (me 3 nëntor 1443). Papë Eugeni IV, tashmâ me 1 janar të atij viti, me anë të nji enciklike kishte shpallë kryqëzatën kundër turqve dhe u kishte bâ thirrje shteteve evropiane dhe klerit i kishe vû detyrë qi me pague nji të dhjetën për té. Thirrjes së Papës iu përgjigjen Hungaria, Polonia dhe Serbia. Zbatimi i kryqëzatës iu ngarkue hungarezëve, drejtimin e të cilës e mori përsipër mbreti hungarez Ladislaus. Krishtenimi në atë kohë kishte gjetë tek personi i Huniadit nji udhëheqës të randësishëm. Me 12.000kalorës ai sulmoi Bullgarinë dhe pushtoi qytetin e Nishit, i cili u bâ masandej baza e operacioneve të tij. Fillimisht Murati II dërgoi kundër fuqisë ushtarake të të krishtenve vetëm 20.000 luftëtarë nën drejtimin e Kara Beut (Pashës së Rumelisë) dhe të Skënderbeut, për t’u shfaqë masandej edhe vetë në krye të nji ushtrie edhe mâ të madh.

Dy ushtritë po qendronin në dy anët e nji lumi dytësor të Danubit, i cili quhej Morava, kur Huniadi në të zbardhun të ditës së 3 nanduerit 1443 kapërceu lumin dhe me vrull të madh u vërsul mbí radhët turke, të cilat të zâna në befasi prej kalorsisë hungarezetransilvaneze ia besuen pshtimin ikjes me të shpejtë. Historiani italian Alessandro Serra në nji artikull të Osservatore Romano (data e këtij publikimi më mungon) përfaqëson pikëpamjen, qi Skënderbeu ka pasë edhe mâ përpara lidhje të fshehta me  Huniadin.

Historiografi i parë i Skënderbeut prifti Marin Barleti prej Shkodret, përsa i përket kësaj pike, vëren krejt shkurt: “Në heshtje të zemrës së tij, ai po lypte rasen qi me e braktisë Muratin dhe me u kthye në vendlindje”. Planin e arratisjes së tij Skënderbeu me siguri e kishte mendue mirë mâ përpara dhe e kishte vû në dijeni edhe Huniadin për ketë gja, sepse përndryshe nuk mund të skjarohet, se si Skënderbeu me e realizue planin e tij të arratisjes në atë rrëmujë beteje, pa u trazue prej trupave të Huniadit.

Skënderbeu mblodhi 300 prej njerëzve mâ të besueshëm, vendas të tij, të cilët shërbenin në ushtrinë osmane dhe i bindi ata, me shkue bashkë me té n’atdhé. N’arrati e sipër Skënderbeu hasi në sekretarin e sulltanit, të cilin e detyroi me i përpilue shkresën e rreme, nëpërmjet të cilës Skënderbeu emnohej komandant i Krujës.

Meqëllim qi kjo punë t’mos shkonte tepër shpejt në veshët e sulltanit, Skënderbeu e vrau sekretarin dhe u nis menjiherë mâ pas me 300 arbën në drejtim të Krujës, ku ai nëpërmjet fermanit të fallsifikuem u la me hy menjiherë. Kur Skënderbeu ishte në qytetin at’nor, la me hy aty edhe arbën të tjerë prej zonave përreth, të cilët  ishin bashkue me të gjatë rrugës dhe qi qendruen hëpërhë të fshehun nëpër pyjet përreth. Masandej ai u vërsul mbí trupat turke mbrenda kështjellës dhe i vrau. Mëngjesin e ditës tjetër ai i bâni thirrje popullsisë për lirí dhe deklaroi haptas kthimin e tij në besimin e krishtenë. Qysh prej asaj dite Skënderbeu u bâ luftuesi i pathyeshëm kundër ushtrive turqe.

Skënderbeu filloi menjiherë me organizimin e mprojtjes së vendit, sepse ai e dinte, qi zoti i tij i deriatëhershëm, Murati II, nuk do t’ia falte kurrë ket ikje prej tij dhe do t’hakmerrej. Kjo âsht arsyeja, pse Skënderbeu nuk mundej me iu përgjigjë dishirit të Papës në vjetin 1444, me iu bashkue Lidhjes së Krishtenë, e cila kishte nisë me u përgatitë. Dhe në fakt sulltani, përpara se me shkue kundër Lidhjes së Krishtenë, e pau mâ të arsyeshme me eliminue fortesën arbënore, të cilën Skënderbeu kishte nisë ndërkaq me e krijue. Ky kishte thirrë të gjithë princat arbnorë për nji Kuvend në Lezhë. Aty erdhën princat e mâposhtëm: Gjergj Arianiti, zot i Kaninës, Andrea Topia, zot i krahinës ndërmjet Krujës dhe Durrësit, Teodor Muzaka, princ i Beratit me princa të tjerë të Myzeqesë, Pál Balsha, Princ i Arbnit, Pál dhe Nikollë Dukagjini, princa të Pultit të Sipërm, krahina e t’cilëve shtrihej prej Drinit deri në Serbi, Lekë Zaharia (Zakaria), Princ i Dêjës, Pjetës Spani, Princ i Pultit të Poshtëm, Lekë Dushmani, Princ i Zadrimës, Stefan Cërnojeviqi, Princ i Zetës dhe princa e zotën të tjerë të shumtë gegë e toskë. Skënderbeu ia doli me i bashkue arbnit në luftë kundër turqve.

Edhe sikur Skënderbeu t’mos bante mâ asgjâ tjetër në jetën e vet, kjo do t’mjaftonte për me vertetue artin e tij si burrë shteti. Ai pikërisht ia doli edhe pse për nji kohë të shkurtë, qi arbnit t’i bindeshin për zbatimin e nji plani për bashkim. Poeti mâ i madh shqiptar mâ vonë do t’vërente nji herë që, “âsht mâ e lehtë me mbushë nji thes me pleshta, sesa me i bâ shqiptarët s’bashkut për nji ide”. Ky kuvênd vendosi për luftën e përbashkët kundër turqve  dhe e zgjodhi Skënderbeun si prijësin epror të ushtrisë arbnore.  Murati dërgoi në Arbëni nji ushtri prej 25.000 ushtarësh nën drejtimin e Ali Pashës. Me 29 qershor 1444 kjo ushtri u mund në Torvioll dhe kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut në truellin arbnor. Mbas kësaj fitoreje Papa i dërgoi Skënderbeut letra dhe porosi për me e bindë atë me u bashkue me Huniadin dhe me Vladislavin e Hungarisë në luftë kundër turqve. Edhe Vladislavi i ishte drejtue Skënderbeut për ndihmë. Në të njajtën kohë Papa synonte me fitue edhe forca të tjera për luftën kundër gjysëhanës. Por Venediku, Gjenova dhe princi i Karamanisë (në Azinë e Vogël) nuk iu bindën thirrjes së Papës.

Prej disfatës së Torviollit Murati kishte nxanë mësim. Ai kishte arsye me iu frigue nji përballjeje të dyfishtë HuniadiSkënderbeu. Për ketë shkak ai iu lut Vladislavit për nji armëpushim, të cilin Vladislavi e pranoi dhe nënshkroi me 12 korrik 1444 në Szeghedin, megjithë kundërshtinë e Kardinalit Cezarini. Por kjo perjudhë kohore e çmueshme nuk u shfrytëzue prej fuqive të krishtena me qëllim qi me bâ përgaditjet e nevojshme për luftën e ardhshme, përkundrazi, siç kishte ndodhë edhe herë të tjera, ata u përfshinë nëpër grindje qi nuk çoshin askund me njanitjetrin, derisa edhe vetë Vladislavi, i shtymë prej Cezarinit, e prishi armëpushimin. Kjo pati për pasojë disfatën e tmerrshme të t’krishtenëve në Varna, me 10 tetor 1444, dhe me vdekjen e Mbretit Vladislav dhe të Kardinalit Cezarini përpjekjet e Papës patën nji fund të pashpresë.

Megjithatë, nji vjet mâ vonë (me 10 nanduer 1445) Skënderbeu i theu turqit në Mokër (Mocrea) për herë të dytë dhe Papa dërgoi shumë të deleguem në Arbëni me urimet e tij dhe me premtimet për ndihmë të sigurtë nga ana e Kishës Katolike dhe për  krijimin e nji lidhjeje të re të princave të krishtenë. Qysh prej atëherë marrëdhaniet ndërmjet Skënderbeut dhe Papatit kjenë normale dhe pa ndërpremje dhe u banë gjithnji e mâ të përzemërta, sa mâ tepër qi rritej fama e Skënderbeut nëpërmjet fitoreve të tij të shumta. Me të dërguemit e Papës në fillim të janarit 1446 mbërritën në Arbëni edhe ambasadorët e Alfonsit të Napolit dhe kur zbarkuen në Durrës gjendeshin aty edhe Kryeipeshkvijtë e Tivarit dhe të Durrësit me prelatë të tjerë. Dy grupet e të dërguemve arritën në Krujë të shoqnuem prej nji eskorte kalorësish dhe u pritën solemnisht prej Skënderbeut dhe kur morën rrugën e kthimit, u përcollën të mbushun me dhurata. Vizita e këtyne të deleguemve dhe miqësia e këtyne zotnive u vlerësue prej arbënve si nji fitore e arritje e madhe. Por menjiherë mâ vonë, në shkurt të po t’atij viti Papa Eugeni IV vdes.

Papë Nikolla V e vazhdoi mâ tej politikën e pararendësit të tij. Me 27 shtator 1447 nji ushtri turke nën Mustafa Pashën u përpoq sërish për me marrë Krujën. Por ajo u thye dhe Pasha e pshtoi jetën e vet vetëm tue marrë arratinë. Mbas kësaj fitoreje Papa e shpalli Skënderbeun “Luftëtar pararojë i Krishtenimit” dhe tek fuqitë e krishtena e propozoi atë për prijës të ardhshëm të Ligës së Re antiturke. Skënderbeu ishte i vetëdijshëm qi ai edhe nëse i thyente t’gjitha sulmet e sulltanit nëpër kështjellat e tij shkambore, prapëseprapë me kalimin e kohës, nuk kishte me kenë në gjendje me rezistue pa ndihmën ushtarake nga ana e fuqive të krishtena.

Kur Skënderbeu në mars të vjetit 1449 mori vesh qi Murati ishte nisë vetë prej Adrianopoje në krye të nji ushtrie të madhe – siç pretendohet, 120.000 trupa – ai iu drejtue prap për ndihmë forcave të krishtena. Porse përveç ndihmave në pare nga ana e Papës dhe ndihmave në ushqime nga ana e Venedikut, nuk luejti vendit asnji shtet tjetër. Në Arbëni Skënderbeu kësaj here nuk i kishte punët mirë. Kështjella e madhe e Sfetigradit në Jugra në dorën e turqve dhe të njajtin fat pati edhe qyteti i Beratit në fillim të vjetit 1450. Përveç kësaj, Arianiti qi krahas Skënderbeut ishte mâ trimi ndër dinastët arbnorë, u tërhjek prej luftës dhe u vû nën mprojtjen e Venedikut, i cili në atë politikën e tij dritëshkurtën po i yshtte vazhdimisht dinastët arbnorë kundër Skënderbeut. 1 Mâ sipër na përmendëm qi venedikasit me 14 maj 1448 për vrasjen e Skënderbeut kishin vû në dispozicion nji provizion prej 10 dukatësh qi do i paguhej vrasësit gjatë gjithë jetës. 1 Për Venedikun në plan të parë qendronin gjithmonë interesat tregtare me Orientin. Miqësia e Skënderbeut me Alfonsin e Napolit nuk i përshtatej politikës së Venedikut, i cili nuk donte me e pa Adriatikun në dorën e nji fuqie tjetër detare. Po për këtë shkak, Venediku shihte me të njajtin mosbesim edhe rritjen e pushtetit të Skënderbeut, si rrjedhojë lindën prá intriga nga ana e Venedikut në mesin e princave arbnor kundër Skënderbeut.

Gjatë kësaj situate të pafavorshme, tue kalue nëpër Luginën e Drinit u shfaqen para mureve të Krujës Murati II dhe biri i tij Mehmeti. Skënderbeu u bani sërish thirrje fuqive të krishtena. Raguza dhuron pare, Papa vetë pa pare, âsht i detyruem me dhanë indulgjencë për ata persona, të cilët do i ndihmonin me pare ose personalisht Skënderbeut, “këtij luftëtari të patrembun për nderin dhe për forcimin e fesë” (“intrepidus pugil pro honore et augmento fidei”). Por Kruja u pshtue edhe nji herë prej trimnisë së arbënve. U hap lajmi qi Huniadi po bante gati nji ushtri të madhe kundër turqve. Mbas 5 muejsh sulltani e ndërpreu rrethimin dhe u kthye në Adrianopojë (shtator 1450).

Në tetor 1450, në nji vend të lodhun prej luftës së fundit, Skënderbeu e shef vedin të detyruem, me ia ofrue sundimin mbí Krujën venedikasve. Porse Republika nuk don me u prishë për hatër të Skënderbeut me Muratin, “mikun e saj tepër të veçantë” (“singularissimmus amicus”) dhe nuk don me i pa interesat e saj tregtare në Orient të vume në rrezik, si rrjedhojë nuk e pranon ofertën e Skënderbeut. Mbas këtij refuzimi nga ana e Venedikut, Skënderbeu provon të njajtën gjâ edhe tek Alfonsi i Napolit. Ai kjei lodhun edhe prej grindjeve të mbrendshme dhe prej veprimeve tradhtare të njerzve të tij, të cilët siç e thamë, nxiteshin prej Venedikut. Në nji marrveshtje të nënshkrueme me 26 mars 1451 në Gaeta të dërguemit e Skënderbeut në emnin e zotit të tyne i ofronin Mbretit të Napolit Krujën dhe posedime dhe blemje të tjera, qi ai mund t’i bante në të ardhmen.

Si kushte, Skënderbeu vendosi vetëm nji, qi Alfosni t’i dërgonte atij njerëz dhe mjete në Arbëni, me qëllim qi ai ta vazhdonte me sukses luftën kundër turqve. Kjo marrveshtje  ndërmjet dy miqsh, nuk don të thotë, siç vëren Kotulo, qi Skënderbeu hiqte dorë prej zotnimit të mbretënisë së tij të vogël. Ai vetëm donte me e drejtue politikën e shtetit të tij, simbas politikës së mprojtësit të tij dhe me veprue në mënyrë të njisueme kundër turqve. Siç nuk mund të pritej ndryshe, kjo marrveshtje nuk u pa me sy të mirë prej venedikasve. Në maj të vjetit 1451 vijnë në Arbëni kontingjentet e para të trupave prej Mbretnisë së Napolit.

Nji ushtri turke nën komandën e Dalip Pashës marshon në 1452 për në Arbëni. Ndërkaq qi Skënderbeu po bante përgaditje, për me e godit këtë ushtri në Mordicë (Mordizza) dhe në Luginën e Meçadit, nji kryengritje nga ana e princave Dukagjini, vasalë të Venedikut kërcënon me shkatërrue gjithshka. Papa detyrohet me ndërhy tek Dukagjinët dhe ia arrin me paqtue me Skënderbeun këta princa të trazuem.

Në prill 1453 Mehmeti II dërgon në Arbëni nji ushtri nën komandën e Ibrahim Beut. Sulltani nuk don me guxue për me ba nji sulm mbí Konstantinopojën, para se me sigurue shpinën e tij përballë arbnorëve dhe napolitanëve. Skënderbeu tashmâ e kishte marrë vesh prej agjenturës, se prej Adrianopojës ishte nisë nji ushtri e madhe, por vetëm pak mâ vonë ai e mori vesh, qi kjo ushtri ishte drejtue kah Konstandinopoja. Tue kujte qi kjo ushtri ishte caktue për Arbëninë, vendosi me i dalë përpara, para se ajo të vendosej në formacion luftimi. Në afërsi të Shkupit Skënderbeu hasi në ushtrinë e Ibrahim Beut, e cila u shkatërrue krejtësisht prej arbënve dhe gjatë kësaj beteje gjeti vdekjen edhe vetë Ibrahim Beu, ashtu si Dalibi mâ përpara. Lajmi për ket fitore të Skënderbeut e mbushi t’gjithë Evropën edhe nji herë me gëzim. Heroi arbnor ngrihet aq shumë në qiell, saqë “virtytit dhe ndërshmënisë së tij nuk mundesh me i shtue asgjâ mâ” (nihil ad eius virtutem et probitatem addi potest) – kështu shkruen Senati Raguzan. Por krishtenimi u gëzue për nji kohë të shkurtë prej kësaj fitoreje, sepse mâ pas, me 29 maj 1453 Konstandinopoja ra në duert e turkut. Tmerrin e përhapun prej këtij lajmi të trishtë e mbuluen shumë shpejt grindjet e vjetra shpirtvogla të fuqive të krishtena.

Papë Nikolla u drejtoi popujve të krishtenë prap nji bulë, por më kot. Për ta Konstandinopoja ishte ende tepër larg. Mehmetit II fitimtar nuk mund t’i delshin përballë të vetëm Huniadi dhe Skënderbeu, do t’ishte kenë i nevojshëmbashkëpunimi i të gjitha forcave të krishtena. Por njena prej tyne, Republika e Venedikut u dakordsue prap edhe me pushtuesin e fuqishëm të Konstandinopojës. Vetëm interesat e saj tregtare t’ishin të sigurueme, për gjanat e tjera Venediku nuk interesohej fort. Tregtari shef ktu si zakonisht vetëm përfitimin e tij direkt dhe biznesin e mirë.  Ajo qi vjen tash, janë vetëm hapat e fundit drejt nji fundi të idhët edhe për Skënderbeun dhe për Arbëninë, edhe pse fitohen edhe disa beteja të tjera. Në vjetin 1455 vdes Papa Nikolla V, i cili kishte bâ kaq shumë për Skënderbeun. Mbas fitores së fundit të arritun në Beograd me 14 qershor 1456 vdes Huniadi, heroi mâ i randësishëm i Krishtenimit në atë kohë, krahas Skënderbeut. Më 23 tetor po t’atij vjeti vdes edhe Johannes Kapistrano, i cili kishte kontribue mâ së shumti për fitoren e Beogradit. Dy vjet mâ vonë u nda nga jeta edhe Alfonsi i Aragonës, miku mâ i mirë i Skënderbeut. Pasardhësi i tij Ferdinandi ose Ferrante âsht tepër i dobët dhe i nevojitet mbështetja e Skënderbeut kundër pretendentave anzhuin për fronin.

Vjeti 1459 e pruni Skënderbeun në vështirsi shumë të mëdhaja diplomatike. Ai kishte thye tri ushtri turke njena mbas tjetrës, kishte lidhë marrëdhanie të ngushta me mbretin hungarez, i cili kishte dërgue tek ai nji ambasador. Por sulltani dinak i kishte ofrue Skënderbeut paqë. A duhej me e pranue ai këtë paqë apo jo? Papë Piu âsht kundër nji paqe me turqit, gjithmonë me armë të ngrituna kundër sulltanit, nëse nuk don me përfundue i mposhtun prej tij! Papa merr përsipër qetësimin e grindjeve ndërmjet Venedikut dhe Skënderbeut. Venediku dishron prej Skënderbeut dorëzimin e kështjellës së Satit, të cilën ai ua kishte marrë mâ parë turqve. Skëndërbeu, për të cilin anmiqësia e Venedikut në atë moment mund t’ishte shumë e damshme, u tërhjek. Ofertën e paqës nga ana e Sulltanit Skënderbeu e refuzon. Por meqë ai nuk shpreson për ndonji ndihmë nga Prendimi, i lutet sulltanit me bâ  nji armëpushim.

Gjatë kësaj kohe (tetor 1460) Skënderbeu mujti me i dërgue mikut të tij, mbretit Ferrante nji trupë ndihmëse. Në vjetin 1461 ai kaloi vetë Adriatikun dhe me anë të ndihmës së tij froni i Ferrantes u sigurue. Nga ana tjetër sulltani mujti me çue deri në fund pushtimin e Serbisë dhe të Bosnjës (1459).

Në vjetin 1462 Skënderbeu u kthye prej Italisë dhe qendroi në Raguzë, e menjiherë mâ pas ai mbërriti në Arbëni. Nji ushtri e madhe ishte vû në marshim kundër Arbënisë. Në t’vërtetë ishin dy ushtri, të cilat Skënderbeu i mujti, para se ato t’bashkoheshin me njena-tjetrën. Menjiherë mâ pas ai theu edhe nji ushtri të tretë. Tashmâ ishte vetëm Skënderbeu, i cili guxonte me i dalë përballë marshimit fitimtar të Mehmetit II. Por atij nuk po i ndihmonte kush. Venedikut, i cili ishte i vetmi qi mund t’i jepte ndihmë, prap nuk mund t’i zehej besë. Për ket arsye me 27 prill 1463 Skënderbeu i ofroi sulltanit paqë, të cilën sulltani ia pranoi me kënaqsi. Kjo shkaktoi nji pakënaqsi te forcat e krishtena, të cila 189 megjithatë kishin pak dishirë me ndihmue, kur u kërkohej dishka e tillë. Nga paqja ndërmjet Skënderbeut dhe Sulltanit e tregonte vedin veçanërisht të prekun Venediku, i cili bani gjithshka qi me e prishë ketë paqe, dhe ia doli. Midis Skënderbeut dhe Republikës u bâ nji marrveshtje e fshehtë dhe u morën masa për anmiqësina qi do t’filloshin menjiherë mâ pas.

Edhe Papë Piu II, e këshilloi Skënderbeun me fillue luftën kundër sulltanit. Qysh se ishte ngjitë në Fronin Papnor (1458-1464) ky humanist, kishte përqendrue t’gjithë kujdesin e tij në mprojtjen e kulturës prendimore ndaj rrezikut turk. Në verën e vjetit 1459 ky

Papë i kishte thirrë princat e krishtenë në nji kongres në Mantova. Me anë të nji fjalimi të shkëlqyeshëm ai kishte parashtrue nevojën e nji lufte të përbashkët të prendimit të krishtenë kundër të pafeve.

Mbas kapërcimit të shumë vështirësive së pari kje marrë vêndimi për nji luftë kundër turqve, por pohimet në lidhje me té nuk u pasuen me vepra. Për me i shkundë princat e krishtenë nga plogështia dhe mospërfillja e tyne dhe me qëllim qi me sjellë entuziazëm për ketë punë të madhe, Papa vêndosi me u vû vetë në krye të ushtrisë së kryqëzatës. Skënderbeu, i cili ishte zgjedhë prej Papës si Kryeprijës i ushtrisë së aleancës, po priste me padurim mbërritjen e ushtrisë së kryqëzatës, në krye të së cilës duhej të mbërrinte edhe Papa vetë në brigjet e Arbënisë. Tashmâ Piu ishte nisë për në Ankonë, ku kje mbledhë edhe flota e kryqëzatës, por aty (me 14 gusht 1464) Papa vdiq. Me vdekjen e Papës ndërmarrja e kryqëzatës dështoi para se me nisë, sepse Piu II ishte kenë pikërisht shpirti i saj dhe forca e saj shtytëse qi nuk lodhej kurrë.

Edhe përgjatë tre viteve të mapasme Skënderbeu korri fitore të tjera kundër turqve, por ai e ndjente vedin shumë të dobësuem, dhe as qi nuk e mendonte se mund t’i jepte fund çashtjes me turqit pa ndihmë të jashtme. Si rrjedhojë ai vendosi me bâ nji udhëtim në  Romë, ku gjeti nji pritje të shkëlqyeshme, por përveç shumave të pareve nuk mori asnji mbështetje tjetër. Kësaj here mâ tepër ndihma Skënderbeu mori prej Venedikut, i cili duhet të jetë kenë i hqetësuem për posedimet e veta në Arbëni, në kufi me trojet e Skënderbeut. Porse turqit kjenë në gjendje me hjedhë kundër

Arbënisë trupa të reja e të freskëta në xjerra prej rezervuarit të perandorisë së tyne gjigande. Skënderbeu kje nisë për në Lezhë (posedim venedikas), për me u këshillue me aleatët e tij në lidhje me nji plan të ri fushate ushtarake, dhe aty ai vdiq me 17 janar 1468 (?). Megjithatë vjeti i vdekjes i Skënderbeut nuk mund të përcaktohet me saktësi. Simbas shumë hisorianëve ai pat vdekë në vjetin 1467. Gjon Muzaka thotë qi Skënderbeu vdiq në vjetin 1466 në moshën 63 vjeçare.

Njizetë e katër vjet me radhë Skënderbeu kje në gjendje me u mprojt ndaj sulmeve shumë të fuqishme, të cilat i drejtuen mbí Arbëninë dy prej sulltanëve mâ energjikë qi pat xjerrë ndonjiherë raca turke. I pari prej tyne Murati II (i vdekun në vjetin 1451) kishte bâ nënshtrimin e provincave të jashtme të Perandorisë Bizantine dhe në tetor të vjetit 1448 në zemër të Ballkanit pat thye në mënyrë  asgjâsuese ushtritë e krishtena nën drejtimin e Huniadit, në Betejën e Dytë të Kosovës. Dita e 29 majit 1453 pat çue në vorr Bizantin krenar, dy vjet mbasi Mehmeti II kishte marrë sundimin. Mbas kësaj dite vendimtare të historisë botnore Mehmeti II qi me të drejtë quhet “Pushtuesi” sundoi për 28 vjet mbí fronin luksoz të Konstandinopojës, i cili prej atij çasti u quejt Istambul (Stamboll) dhe qi u bâ kryeqyteti i Perandorisë Turke qi shtrihej mbí nji sipërfaqe të madhe të botës. Auktori italian Francesco Tajani shkruen: “Po t’mos kishte lindë Skënderbeu, unë kisha martue Gjinin e Adriatikut me

Republikën e Venedikut, kisha vû mbí krye të Papës çallmën dhe  kisha ngrehë gjysëhanën mbí kupolën e Shën Pjetrit”². Nâ nuk e dimë se kur e me çfarë rasti i ka shprehë Mehmeti II këto fjalë. Sidokjoftë mund të pretendojmë qi nji sulltani të tillë të fuqishëm si Mehmeti II duhet t’i ketë shkue menda me bâ ndonji sulm të madh kundër Prendimit. Për ketë qëllim Arbënia do t’i kishte shërbye atij si nji trampolin, siç e kanë përdorë atë aq shpesh kjoftë Lindja, kjoftë Prendimi në sulmet e tyne të anasjellta. Por 15 vite luftrash të randa e me humbje të mëdha kundër “këshjellës Arbnore” të  Skënderbeut qi mbeti i pathyeshëm deri në vdekje e paralizuen realizimin e këtij plani të pamuejtun, të cilin Mehmeti II duket se e la m’anash në vjetët e mavonshëm të sundimit të tij, si të parealizueshëm.

Në ketë kuptim duhet të shihet e duhet të vlerësohet nalt lufta e guximshme për lirí e Skënderbeut. Mbajtja dhe ruejtja e kreut të asaj ure qi quhet Arbëni për nji kohë aq të gjatë në nji pikë kthese aq të rrezikshme të historisë evropiane ka pasë nji randësi aq shumë të madhe për njerëzimin e atëhershëm, saqi na sot nuk jena në gjendje me e përceptue. Dhe kur Papët i  jepshin Skënderbeut tituj të tillë si “Defensor fidei” (Mprojtës i Fesë) dhe “Athleta Christi” (Luftëtar i Krishtit), ato sigurisht qi nuk ishin të menduem vetëm si tituj nderi, por dilshin prej shqetësimit të Papëve të atëhershëm për situatën shumë serioze, në t’cilën gjendej në fakt Prendimi i krishtenë.

Pa ndryshimin e REZOLUTES 12/44 dhe Pakon e Ahtisarit, Kosova nuk mund të jetë plotësisht shtet sovran

1
* PËR DISA PËRSONALITETE POLITIKE TË SHITUR-PËR DISA ANALISTA DEBILË DHE PËR TË GJITHA MEDIE QË ENDE NUK E TRAJTOJNË KËTË TEMË
1. Koha për ndryshimin e REZOLUTËS 12/44, nuk kalon kurrë, mirëpo gjermë tani asnjë personalitet politik deputetê e ministra kurrë nuk e bënë kërkesën në Këshillin e Sigurimit në OKB për ta ndryshuar këtë rezolutë. Ndryshimi i Rezolutës 12/44 , Kosovën do ta bënte sovrane më të gjitha kompetencat. Dobêsimi i Rusisë dhe largimi nga OKB , Kosoves ia mundeson ndryshimin e rezolutes shumë shpejt dhe shumë lehtë , por Serbia i ka njer¨zit e saj ne shtetin dhe pushtetin tonê andaj ska kerkesa, ka veç hajni.
2. Pako e Ahtisarit ishte njëfarë imponimi që iu bë Kosovës, mirëpo ajo ishte e përkohshme e jo e përhershme. Pako e Ahtisarit, është dashur të ndryshonte nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës , vetëm pas 120 ditëve të aprovimit të saj. Vetë M.Ahtisari deklaroi: Pakoja ime nuk është Kuran e as Bible dhe Kosova mundët ta ndryshojë pas 120 ditëve me shumicën e votave.
Më ndryshimin e Pakos së Ahtisarit (por edhe pa këtë ndryshim) më shumicën e votave në Parlamentin e Kosovës, emri KOSOVË mundet të ndëryshohet në DARDANIA. Emri Suharekë me shumicën e votave të parlamentit komunal, mundet të ndryshohet në Theranda , ose Podujeva apo qytete tjera. Kemi drejt të ndryshojmë Himnin e Kosovës, flamurin e Kosovës , por askush nuk e ka me sinqeritet.
Përsonalitetët politike e harxhojnë energjinë duke i ftuar qytetarët t’i votojnë, por asnjëri nuk e ka për të kontribuar në zhvillimin politik të Kosovës.
Pa ndryshimin e REZOLUTES 12/44 dhe Pakon e Ahtisarit, Kosova nuk mund të jetë sovrane 100%.

Lajmi se Kosova ka fitu organizimin e Lojrave Mesdhetare 2030, ishte lajmi më i mirë që kemi marrë gjatë këtyre katër viteve të qeverisë Kurti

0

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

Egjipti është shteti i parë që ka mbajtë këto lojra në vitin 1951. Derisa lojrat e fundit janë mbajtë në Algjeri në vitin 2022. Lajmi i mirë është se organizatori ia ka besu këto lojra të mbahen në Kosovë në vitin 2030. Janë gjithësejt 26 shtete nga 3 kontinente që i takojnë mesdheut, derisa numri i sporteve që zhvillohen në këte lloj gare është 33 sosh.

Sa lajm i mirë për Kosovën dhe popullin shqiptar që do të pres brenda territorit të vetë mijëra sportist dhe dashamirë sportiv nga kaq shumë shtete prej të cilave edhe dhjetë të tilla që nuk na njohin si shtet. Nëse ndalemi dhe bëjmë një analizë të sporteve që duhet të luhen në tokën e Kosovës, menjëherë na kaplon një stres e ndjersitje e ftohët duke e pyetur vehten a jemi ne në gjendje të organizojmë një ngjarje kaq të madhe sportive. Përgjegjëja logjike do të ishte se ne nuk jemi gati me asgjë për të pritur kaq shumë sportist dhe dashamirë të sportit.

Janë gjithësej 33 disciplina sportive, ku në mesin e tyre kemi të tilla që 95% e qytetarëve tonë por edhe të qeveritarëve nuk e din se çfarë sporte janë ato. Prandaj po i numërojmë të gjitha këto sporte dhe ju vet binduni se a i kemi pa apo ndëgju ndonjëherë disa prej tyre, po i listojmë sportet që duhet të zhvillohen në shtetin tonë: gjuajtja ne hark, atletika, badminton, basketboll, volejboll në plazh, bocce, boks, gara me kanoe, çiklizëm, zhytje, kalërim, skermë, hokej, futboll, golf, gjimnastikë, hendboll, xhudo, karate, konotazh, ragbi, lundrim, qitje, not, pingpong, taekëndo, tenis, volejboll, vaterpolo, ski në ujë, peshëngritje dhe mundje.

Qeveria e Kosovës mburret me një rezultat të tillë që ka fitu të drejtën për organizim të lojrave mesdhetare, duke ndarë 250 milion euro investime në infrastruktutën sportive të nevojshme për ti ndërtuar të gjitha objektet për zhvillim të garave. Në radhë të parë qeveria është dashtë të shpallë tender ndërkombtar për ti gjetur ekspertët më të mirë dhe inxhinjerët që din të merren apo i projektojnë këto terene sportive. Më pas do të duhej të llogaritet kostoja dhe të sigurohet buxheti.

Ndarja pausholle e buxhetit siç mund të bëhet te ne është joseriozitet dhe na kushton shumë në prestigjin tonë ndërkombtar në rast të dështimit. Me siguri të plotë pohoj se kjo qeveri nuk ka kapacitete të realizoj projekte kaq madhore siq janë Lojrat Mesdhetare të 26 shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria i ka dal në ndihmë Kosovës duke marrë përgjegjësinë e organizimit të lojrave që zhvillohen në ujë. Por megjithëkëte skepticizmi im prap mbetet i madh se Kosova nuk do të jetë në gjendje të përgatis infrastrukturën sportive të nevojshme për zhvillimin normal të këtyre garave në vitin 2030.

Pyesim ministrinë e sporteve se cilat janë kapacitetet tona hoteliere, kulinarisë, bujtinave, ushqimit, transportit, fshatrave olimpike, kapaciteteve njerzore, shërbimeve e mos të flasim fare për infrastrukturën sportive që ne nuk e kemi asnjë stadium të futbollit të gatshëm për tu zhvillu një ndeshje futbolli e karakterit ndërkombtar.

Kjo qeveri apo një tjetër që vjen pas kësaj është mirë të merret edhe njëherë seriozisht me këte problem të madh që për qeveritë tona apo për këte qeverinë momentale është diçka që populli thotë: “Kjo është një kafshatë e madhe që nuk kapërdihet”, prandaj ma mirë e shumë ma e ndershme është të heqet dorë me kohë, se sa ti afrohemi vitit 2030, kur në prag të fillimit të lojrave do të deklarohemi se nuk jemi gati prandaj heqim dorë nga lojrat mesdhetare.

Një qeveri që nuk ka qenë në gjendje për 4 vjet të filloj e ta përfundoj as edhe një projokt të vetëm kapital si psh., një autostradë për Gjilan, një rrugë magjistrale për Mitrovicë, një urë 20 metra në Badovc, një rrugë magjistrale për Podujevë e plot projekte tjera të parapara me programin zgjedhor të vitit 2021, ku janë renditur plot 116 projekte kapitale, prej të cilave vetëm 20% e tyre kanë fillu por ende nuk janë funksionalizu.

Atëherë shtrohet pyetja se si do ta kemi një stadion olimpik ku do të zhvilloheshin dhjetra disciplina të atletikës për të cilat ne nuk kemi as edhe një stazë të vetme të vrapimeve në stadiumet tona.

Kurse sa për sportet tjera që nuk e dim se çfarë terenesh e rekuizitash duhen për gara të tilla, ne jemi të pa denjë dhe kurrë nuk do ja dalim faqebardhë!

The Kyogle Examiner (1929) / “Njerëzit më të çuditshëm që takova në Ballkan ishin virgjëreshat shqiptare…” — Rrëfimi i eksplorueses britanike Rosita Forbes

Rosita Forbes, eksploruese dhe shkrimtare britanike (1890 – 1967)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Janar 2025 

“The Kyogle Examiner” ka botuar, të martën e 19 nëntorit 1929, në faqen n°3, rrëfimin ekskluziv të eksplorueses së famshme britanike Rosita Forbes për virgjëreshat shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Zakonet shqiptare

Gratë që jetojnë si burra.

Burimi : The Kyogle Examiner, e martë, 19 nëntor 1929, faqe n°3

Burimi : The Kyogle Examiner, e martë, 19 nëntor 1929, faqe n°3

E sapoardhur nga malet e egra të kodrave primitive fisnore të Shqipërisë, zonjusha Rosita Forbes, eksploruesja e famshme, kohët e fundit e gjeti veten në kontrastin mbresëlënës të Londrës, e prirur për të bërë pushime mes çdo luksi të qytetërimit modern. 

“Më duket e çuditshme të shoqërohem me njerëzit e veshur mirë dhe konvencionalë të Londrës pas shoqërisë së çuditshme që sapo u largova”, tha Zonjusha Forbes në një intervistë. “Njerëzit më të çuditshëm që takova në Ballkan ishin virgjëreshat shqiptare. Këto janë gra që, sipas zakonit të fiseve malsore, janë fejuar para lindjes. Kur arrijnë moshën e martesës – 13 ose 14 vjeç – ato refuzojnë të fejuarin e tyre të zgjedhur dhe ndëshkohen duke u dënuar me beqari të përjetshme.” 

“E para nga këto gra që takova më dha një nga surprizat më të mëdha të jetës sime”, tha zonjusha Forbes. “Ndërsa iu afrova një banese malsore, pashë duke qëndruar në mënyrë të pasigurt mbi një shkëmb atë që e konsideroja si burrë. Ai ishte i veshur me veshjen e zakonshme mashkullore të kodrave. Në kokë kishte një plis të bardhë. Ai kishte veshur një këmishë të bardhë pambuku dhe pantallona të bardha pambuku të lirshme me një brez të kuq në bel. Në këmbë mbante sandale të thjeshta, gjithashtu mbante një gjerdan fishekësh dhe një pushkë.” 

“Papritur ai hodhi kokën pas, hapi gojën dhe lëshoi një bërtitje kaq të frikshme sa që venat dhe muskujt e qafës i dilnin si shufra hekuri. Ishte sinjali që po vinin të ftuarit dhe një sinjal gjithashtu shumë i nevojshëm. Sepse, në këtë vend të gjakmarrjes së përhershme, të shtënat janë të zakonshme, por është kodi i kodrave që një e shtënë nuk duhet të ndodhë kurrë në prani të një gruaje ose të një mysafiri. Kur vura re për vrazhdësinë e britmave që duhet të ketë zgjatur një milje ose më shumë, u habita kur mikpritësi im më tha se ai që ulërinte nuk ishte fare burrë, por një grua – një nga virgjëreshat shqiptare. Mësova,” tha zonjusha Forbes, “se kur këto vajza të fejuara refuzojnë të fejuarin e tyre, ato urdhërohen menjëherë të vishen dhe të jetojnë si burra. Ato hanë si burra, pinë si burra, flenë si burra. Ato gjithashtu duhet të mësojnë të qëllojnë dhe të luftojnë si burra, dhe pritet të marrin pjesë në gjakmarrje dhe kur është e nevojshme të vrasin si burra. E vetmja gjë që u ndalohet është të bëjnë dashuri.” 

“Ndjenja e nderit personal midis fiseve malsore,” shpjegoi zonjusha Forbes, “është jashtëzakonisht e lartë dhe megjithëse nuk do të martohet, një virgjëreshë shqiptare konsiderohet ende si e fejuara e ligjshme e burrit me të cilin është fejuar. Në njëfarë kuptimi, virgjëreshat kanë shumë gjëra për të cilat duhet të jenë mirënjohëse. Duke jetuar si burra, gëzojnë shumë avantazhe dhe privilegje. Janë gratë ato që bëjnë pjesën më të madhe të punës, madje edhe duke u munduar nëpër fusha. Shqiptarët janë mikpritës idealë. Sipas një prej përshëndetjeve të tyre piktoreske, “një mysafir zotëron bukën, kripën dhe zemrën e tij.” Mikpritësi im në kodra flinte i armatosur me thikë dhe armë në prag të dhomës sime. Në rast se një mysafir vritet, shtoi zonjusha Forbes, mikpritësi duhet të hakmerret për nderin e tij duke marrë pesë jetë – atë të vrasësit dhe katër pjesëtarëve të fisit të tij. Shqiptarët janë njerëzit më të dashur dhe më të sjellshëm. Ata kanë respekt të jashtëzakonshëm për anglezët. Askush nuk mund të bëjë më shumë për mua. Takova mbretin Zog të Shqipërisë. Ai është një burrë simpatik rreth të tridhjetave që po bën një punë të mrekullueshme duke qytetëruar dhe modernizuar vendin e tij.”

Në përkujtim të përvjetorit të 557-të nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kryeheroit kombëtar

Gjergj Kastrioti – nga arkiva e historianit dhe studiuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Eqrem Zenelaj

Shkruan: Gresa Kroni, studente nga Suhareka

Troku i kuajve të fortë race po prishte qetësinë e asaj nate të ftohtë fundvjeshtës së vitit 1443! Qindra burra po kalëronin me shpejtësi rrëzë maleve të Karadakut për të vazhduar pastaj drejt e përskaj bjeshkëve të Sharrit e përskaj Drinit! Nga nxitimi, kuajt ishin qullur dhe nga goja nxirrnin shkumë të bardhë. Burrat dukeshin sikur shkonin drejt një qëllimi të madh, prandaj duhej të nxitonin. Të kapnin kohën! Asnjë nuk fliste. Në brez, të gjithë kishin shpata, të cilat shpesh shkëlqenin nga reflektimi i hënës së asaj nate! Nga veshja, ngjanin si të huaj në ato toka, por nga sjellja dukej se e njihnin mjaft mirë vendin nga kalonin. Në ballë të tyre, me shpejtësi kalëronte një mesoburrë; në krahë kishte hedhur një pelerinë të kuqe, në kokë një lloj helmete me maje, në brez shihej një shpate dhe një thikë, me pak mjekërr dhe me shikim shqiponje, që jepte përshtypjen e një udhëheqësi të madh! Po ta shihje me kujdes, edhe pse dukej i ri në moshë, rrudhat e ballit tregonin vuajtjet e jetës së kaluar! I ndarë që në fëmijëri nga familja, ai kishte kaluar qindra beteja që nga shkretëtirat arabe, e Anadolli, duke pritur e ëndërruar këtë marshim, rrugën që do të ndryshonte historinë. Rrugën që do të shkëlqente me shekuj, duke u përcjellë brez pas brezi!
“Gjergj, të pushojmë pak, janë lodhur kuajt, por edhe burrat kanë nevojë për pak pushim”- i drejtohet udhëheqësit njëri nga përcjellësit. Një burrë më në moshë!
“Nuk kemi kohë Moisi, para mëngjesit duhet të jemi në Krujë dhe ta marrim kalanë. Osmanët nuk duhet ta kuptojnë që jemi larguar nga kampi, atë do ta kuptojnë pasi të marrim folen tonë,” ia ktheu.
Moisi Golemi, një burrë i urtë dhe trim i sprovuar në beteja të mëdha, u kthye nga burrat e tjerë duke ju thënë: “Vazhdoni vëllezër! Të ecim sa më shpejt që të arrijmë para mëngjesit.” Burrat vazhduan vrapin dhe në mëngjes ishin para mureve të Kalasë së Krujës.
Kruja! … Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Moisi Golemi, Topiajt, Zaharinjët, Dukagjinët e të tjerët… Burrat fisnikë që atë natë fundvjeshte filluan ndryshimin e madh! Mbi kokat e rrëzë mureve të Kalasë, fryma e mëngjesit po e valviste në krenari flamurin me fushë të kuqe dhe shqiponjën e zezë dykrenare, të trashëguar mijëra vite nga Ilirët! Është kjo shqiponja që mban së bashku të gjithë shqiptarët dhe të gjitha trojet tona në Gadishullin Ilirik. Është shqiponja që, nën krahët e saj të fuqishëm, me një ngrohtësi prej nëne i mbanë së bashku të gjitha bijat dhe bijtë e saj kudo që ndodhen në botë. Kjo është forca magjike e padukshme e flamurit tonë kombëtar.
Për të kujtuar rrugën që kemi kaluar për të ardhur deri te kjo ditë, rrugën tonë drejt lirisë, rrugën e mundimshme, por të drejtë dhe të lavdishme.
Nga ajo natë, për 25 vite me radhë, asnjëherë nuk pushuan betejat, vringëllimat e shpatave dhe gjaku rrëke i armiqve nuk pushoi! Torviolli, Sfetigradi, Kruja, Ohri, Vajkali, Albulena, Lezha e Shkodra… u shndërruan në varre për ushtritë e huaja, kryesisht otomane, por edhe venedikase! Ai, nuk humbi asnjë betejë gjatë gjithë jetës! Skënderbeu ynë! Gjergji i Shqipërisë!
Kështu filloi historia e datës 28 Nëntor dhe nëntorëve të tjerë që më vonë do të ndjekin popullin shqiptar, duke shënuar disa herë ngjarjet nga më të rëndësishmet që ndodhën në këtë ditë e muaj të shënuar, që nisi në vitin e largët 1443 me protagonist kryeheroin tonë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Pse Xhafer Shatri i bënë elozhe kriminelit Jusuf Karakushi ?

3
Shkruan: Reshat Sahitaj
___
Gjatë një emisioni në TV Dukagjini , më 7 dhejtor 2024, që e moderonte Ermal Panduri , përveç tjerash, tha:
“ Unë e kam takuar atë në Bled kur u krijue qeveria e Kosovës pas referendumit të tetorit te vitit 1981 (ndoshta ka menduar 1991). Kam biseduar më të gjërësisht për gjithçka. Jemi takuar dy botëra krejtësisht të ndryshme , por mund të them se Isuf Karakushi ka qenë një nivel krejt tjetër , jo vetëm intelektual , por në pikëpamjen time edhe moral, në kuptimin që ai ishte i vetëdijshëm që çka ka bërë Sherbimi Sekret i shtetit , çka kanë bërë udbashët. 
Analiza ime për ketë që u tha është se, Xhafer Shatri që në fjalitë e para e rehabiliton Jusuf Karakushin dhe të gjitha krimet, maltretimit që ai i ka bërë mbi të burgosurit politikë. Tregon se janë takuar dy botëra të ndryshme dmth Jusfi spiun e Xhaferi patriot, por spiunin e tij , pra botën tjetër të Jusuf Karakushit nga pakëpamja e tij e rehabiliton duke ia dhënë etiketën e një intelektuali me moral të lartë dhe se paska qenë i vetëdijëshëm për krimët që ia ka bërë popullit shqiptar.
Xhaferi mundet t’ia falë gabimet ne emrin e tij personal , por jo ne emr te popullit dhe tubimit te Verrat e Llukës.
Këtu Ermal Panduri e ndërpren duke e pyetur më befasi:
Moderatori: Ndoshta pas pendimit kjo, sepse në emison kemi pasur njerëz të cilët flisnin për Isufin si një nga udbashët mizor?!
XHAFERI vazhdon: Isuf Karakushin kur e kam takuar unë për herë të parë, kam biseduar më të sikur më të gjithë tjerët. Dytën herë kur e kam taku, m’ka thënë : “Qendrimi yt a është real apo dmth je tu lujt një rol si diçka. I thashë , jo; Qendrimi im është origjinal qysh po sillem më ty.
Po më vjen’tha , mirë, se je i pari prej kësaj kategorie të burgosurëve politikë që po më trajton më respekt. Dhe i kam thënë shkurtë : Shikoni, të Verret e Llukës është ba një tubim shumë i madh, aty shqiptarët nuk i kanë falë vetëm gjaqet , por Kosova ka vendos me i mbyll plagët e veta edhe me u marrë më fatin e saj seriozisht , sepse ndodhemi të gjithë në një udhëkryq, kështu qe unë edhe ju në këtë pikëpamje jemi në të njejtën anë të barrikadës përballë e kemi Serbinë.
Analiza ime për këtë pjesë që u tha më lartë:
Xhafer Shatri sillët më Jusuf Karakushin si nxënësi para mësuesit ose si skllavi para padronit, dhe këtë e verteton vetë. Përshembull: si mundët të sillët Xhafer Shatri më Jusuf Karakushin njëlloj sikur kur të takohet më mue apo më ndonjë veprimtar të çeshtjes kombëtare ? Jusuf Karakushit munden t’i falen gabimet, kur ai personalisht dhe publikisht i kerkon falje popullit, mirëpo ai perseri nuk mundet te jetê i njejtë me mue apo një tjeter shqiptar.
Takimet në mes Xhaferit dhe Jusuf Karakushit zhvillohen më 1991. Periudhë kohore shumë delikate për ata që kanë punuar në vende kyqe të Sherbimit Sekret Jugosllav. Koha kur po krijohej qeveria e Kosovës dhe Serbisë po i thuhej JO masovikisht. Jusuf Karakushi duhet të këtë pasur dilema sa herë është takuar më liderët shqiptarë se si do ta presin në takimin e parë.
Mirësjellja e Xhaferit që në fjalitë e para e siguron Jusuf Karakushin se Xhaferi po ia bënë me dije se “Skam asgjë kundër teje”.
Andaj si çdo udbash tjetër mënjëherë e perdor formulën kryesore të Sherbimit Sekret të Serbisë: Ti je shumë inteligjent dhe më vjen mirë që ke respekt ndaj meje!”. Kjo është formula më bindësese e të gjitha sherbimeve sekrete në botë, që më këtë fjali ia rrit mendjen kundërshtarit dhe e përfiton për interesa te veta. Pyetni të gjithë të burgosurit politik dhe të gjithë do ju tregojnë se qe në ditët e para e para të hetimeve, udbashat i thonë secilit: “më vjen keq që je kaq inteligjent, kaq i ri , ti nuk e ke vendin në burg por në studime “etj etj
Xhafer Shatri ia permend Verret e Llukës, si pretekst se aty janë falur gjaqet dhe se edhe unë në emër të Verrave të Llukës ta kam falur gjakun dhe tash jemi të barabartë. Qysh mundet të jetë i barabartë Xhaferi më Jusuf Karakushin? Xhafer Shatri mundet t’ia falë gjakun e vetë , por jo të ia fali në emër të mijëra shqiptarëve që Jusuf Karakushi i ka torturuar e i ka mbytur në dajak!
Unë përsonalisht habitem më disa liderë tanë të diasporës të cilët vrapojnë për t’i takuar ish zyrtarët e lartë të Sherbimit Sekret të Kosovës.
Janë shumë liderë e të burgosur politikë që mezi kanë pritur të takohen më Selim Broshen, Vesel Krasniqin, Jusuf Karakushin, Sherif Balën , e shumë zyrtarë të UDB-së. Në mesin e këtyre vrapuesve është Ibrahim Kelmendi dhe Xhafer Shatri. Për Ibrahim Kelmendin më patriot është Shefqet Hasani se Enver Hadri, Musa Hoti e Ukshin Hoti.
Për Xhafer Shatrin më patriot është Jusuf Karakush se unë (Reshat Sahitaj).
Konkulzion im: mendoj së Jusuf Karakushi e zyrtarët tjerë të UDB-së, kanë shumë informacione për lideret tanë e që nuk i kanë bërë publike, andaj të tillët që vrapojnë pas tyre , shkojnë për t’u rrëfyer se ende janë në të njejtën rrugë si dikur, ose janë tepër NAIVË.
Të kthehemi të intervista e Xhafer Shatrit, ku e arsyeton takimin më Jusuf Karakushin se e paska takuar për ta pyetur për sekretët e vrasjës së Enver Hadrit.
1. Asnjë udbash, e asnjë zyrtar i sherbimeve sekrete, nuk guxon të tregojë asgjë më shumë se sa e lejon UDB-a.
2. Pse Xhafer Shatri, qe 25 vjet kurrë nuk më ka ftuar mua, të bisedojmë për vrasjën e Enver Hadrit? Xhafer Shatri e din që unë e kam shkruar një libër për Enver Hadrin më 510 faqe , në të cilën shpaloset veprimtaria e Enver Hadrit, vrasja dhe sa e çka kemi bërë ne në Belgjikë për zbardhjen e këaj vrasje. Sakonferenca për medie në IPC i kam bërë unë , Beharja dhe Gani Azemi vetëm për zbardhjen e vrasjes. Si kemi intervenue në Senatin Belg bashkë më Ajshen gruan e Enver Hadrit, që Darko Ashanini të ekstradohet në Belgjikë.
3. Xhafer Shatri në këtë emision rrefen se janë bërë edhe dy tentativa tjera për ta vra Enver Hadrin dhe në të parën ka qenë Sherif Bala. Pastaj bie në kundërshtim më vetëveten , sepse thotë se Sherif Bala është takuar më Enver Hadrin në stacionin Nord në Bruksel në orën 23.00. Enver Hadri është takuar më Adrija Lakoniqin e jo më Sherif Balën , spese një shqiptar e ka thirrë Enverin eja se kemi më u takue më një delegacion kroat. Në takim kanë qenë vrasësit e Enverit pa e ditur ai që po bisedonte më kriminelet që nëeser do ia marrin jetën. Tentativa e parë për ta vrarë Enver Hadrin ka qenë më 16 janar 1990, në të cilën ekip ka qenë Jusuf Bulliqi dhe dy tjerë të cilët polica belge i ka ndaluar për shpejtësi diku afër qytetit Liege (Liezh) diku rreth 100km largë Brukselit. Ky ekip është kthye dhe është nisur ekii i dytë. Vrasësit, urdhëri për vrasje, plani për vrasje të Enver Hadrit është përgatitur nga Millosheviqi dhe serbët tjerë pa asnjë shqiptar.
4. Jusuf Karkaushi nuk i ka ditur sekretët e planit për vrasjen e Enver Hadrit , sepse Serbia nuk ka pasur besim në asnjë shqiptar e as të Jusuf Karakushi.
5. Sekretët e planit për vrasjen e Enver Hadrit i ka treguar deshmitai C-044 që ka qenë i ulur në procesin gjyqësor më 2016 dhe i cili ka dëshmuar në Hagë kundër Millosheviqit pikërisht për urdhërin për ta vrarë Enver Hadrin. Ky Dejan Terziqi ka qenë dëshmitar i mbrojtur dhe ka jetuar diku më emër tjetër. Sekretet e planit për vrasjen e Enveri i ka dhënë gurja e Adria Lakoniqit dy hetuesve belgë që ishin në Serbi e në Kosovë. Sekretët e planit për vrasjen e Enver Hadrit, Xhafer Shatri nuk ka mundur t’i nxjerri nga Jusuf Karakushi, sepse Jusufi nuk ka guxuar të zbulon asnjë sekret ngase Serbia do ta kishte vrarë brenda pak ditësh siç i kanë vrarë dy dëshmitarët tjerë serbë. Pasi Xhafer Shatri , i paska zbuluar sekretët nga Jusuf Karakush , është dashur të njoftonte dy hetuesit belgë që janë marrë më këtë dosje , e jo t’i ruajë për vete për t’i botuar në librin e tij pas 35 vitesh më vonë.
6. Pse Xhafer Shatri e implikon edhe Sherif Balën si tentues për vrasjen e Enver Hadrit? Pse Xhafer Shatri i bashkohet mendimit të Anna Laure Ebiling (përkthyesës së Enver Hadrit? Kjo, Anaa Laure Ebeling, në minutat e parë pasi ndërroi jetë Enver Hadri për gazetarët që ishin mbledhur te dera e spitalit deklaori: “Unë e di kush e ka vra Enver Hadrin. Enverin e kanë vra shqiptarët . Ja gazeta e “Le Soir “ e 26 shkurtit 1990, ku bazohet në deklaratën e saj dhe ku shkruan së policia e Belgjikës të gjithë potencialin e kaloi duke kontrolluar shtepitë e mergatës shqiptare në Bruksel.
Sipas deklaratës së Xhafer Shatrit, në vrasje paska qenë edhe Sherif Bala. Nëse Sherif Bala ka marrë pjesë në tentativën e parë, dihet që Sherbimi Sekret i Serbisë,respektivisht Bozhidar Spasiqi shef i strategjisë për vrasjen e Enver Hadrit, ka ekipit të parë i ka dhënë urdhër të mos kthehen kurrë më në Belgjikë. Pra Sherif Bala nëse ishte në ekipin e parë është dashur ta zbatojë urdhërin dhe nuk ka guxue me ardhë në Bruksel më folë më Enver Hadrin. Në bazë të informatave të mia që dihen botërisht e që nuk thuhen, Sherif Bala nuk do kishte mundur të merrte vendim për vrasjën e Enver Hadrit duke u bazuar në relacionet ndërshqiptare dhe familjare.
Libër për Enver Hadrin
Secili njeri që merret më letërsi, ka mundësi të shkruajë një libër kushtuar Enver Hadrit si psh Enver Hadri dhe fëmijëria e tij, një vepër me poezi kushtuar Enver Hadrit, ose, Enver Hadri dhe Ali Podrimja, apo Poezia e Enver Hadrit dhe Hasan Mekuli (sepse Enveri botonte poezi ne “Jeta e Re”, ose Dashuria dhe atdhedashuria e Enver Hadrit, siç është një film dokumentar nga një regjisor belg kushtuar dashurisë së Enver Hadrit për femër dhe rrugën e tij patriotike, etj etj.
Xhafer Shatri tregon se është duke e shkruar një libër që i paska marr kohë 35 vite dhe ende nuk e ka përfunduar. Tregon se për të shkruar i duhen tri burime. Xhafer Shatri nuk mundët të shkruajë libër për aktivitetët patriotike të Enver Hadrit, pa u konsultue dhe pa u shërbyer më materialët e asaj kohe , e që ato nuk i ka as familja e as gjermanka. Xhafer Shatri nuk mundët të shkruajë libër për aktivitetët e Enver Hadrit, pa Reshat Sahitaj, Behare Rexhepin dhe Gani Azemin, sepse ne jemi ata që kemi vepruar deri në vrasjën e Enver Hadrit dhe që kemi bërë çmos për zbardhjen e asaj vrasje politike.
Për fund
Xhafer Shatri e ka për obligim moral dhe obligim kombëtar, që opinionit tonë t’i tregojë pse qeveria e Xhafer Shatrit, e paguante një serb të quajtur Gorazhd Cvetiq, për të lobuar në Parlamentin Europian ? Nuk e dini se Gorazhd Cvetiqi ishte bashkëpunëtor i Bujar Bukoshit, Xhafer Shatrit, Hafiz Gagicës, Edita Tahirit…. ?
Gorazhd Cvetiqi, bënte konfuzitet në Parlamentin Europian . Një shembull: Unë mora takim më një eurodeputet për të nesërmen në ora 15.00 në Strasburg për Veton Surroin. Gorazhd Cvetiqi të njejtit eurodeputet i bënë telefon bashkë me Hafiz Gagicën për ta takuar. Ai i tregon se takimin e kam më një delegacion nga Kosova. G.Cvetiqi intervenon se ai është përfaqësues i qeverisë së Kosovës, për takime e jo Reshati.
Xhafer Shatri qe nga dalja nga burgu, ka bashkëpunuar më mue dhe ishte në shtëpinë time, e që e kishte nofken UJKAN për ne shqiptarët. Xhafer Shatrit i kam bërë takime më Kryetarin e Parlamentit Europian z Baron Crespo, më shefin e punëve të Jashtme të Parlamentit Europian e takime tjera. Kam bërë tri ekspozita në lokalet e Parlamentit Europian, ku Xhaferi ka ardhur dhe ka folë para eurodeputetve, Xhaferi më ka kerkuar t’i bej takime për Ilaz Ramaliun në P. Europian dhe i kam bërë dhe kanë ardhur. Pra, Xhaferi më vite të tëra e ka ditur që unë jam i vetmi shqiptar më hyrje permanente në Parlamentin Europian dhe institucione tjera , dhe kurrë nuk më ka autorizuar zyrtarisht mue dhe ekipin tim, ndërsa Gorazhd Cvetiqin PO.
PS/ Po e postoj kopjen e gazetes Le Soir se çka ka deklaurar Anna Ebelign kundër shiptarëve qe e kam edhe ne video lajmet RTL/TVI te ores 22.00 te dates 25 shkurt 1990, ku ajo deklaron. Po e postoj kërkesen time me autrorizue Byronë Informative dhe përgjigjen e Xhafer Shatri.

Për të gjithë puthadorët e Anastasios Janullatosit, pushtuesit të KOASH-it të Fan Nolit

6

Nga: Luan Dibrani

Puthadorët e Anastas Janullatosit dhe Përgjegjësia e Sali Berishës dhe Politikanëve Shqiptarë  ne Cenimin e  Identitetit Kombëtar përmes Kishës Ortodokse Shqiptare

Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se tri dekada, është një figurë që ka shkaktuar polemika të forta dhe diskutime të mëdha, duke u bërë një nga personazhet më të përfolur në historinë e pas-përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Ndikimi i tij mbi Kishën Ortodokse dhe politikën e Shqipërisë, si dhe lidhjet e tij me Greqinë, kanë qenë një burim i vazhdueshëm i tensioneve që kanë formësuar marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Janullatosi dhe Manipulimi i Kishës Ortodokse Shqiptare

Janullatos u emërua Kryepeshkop i Shqipërisë në vitet kur vendi ishte ende në procesin e ringritjes pas periudhës komuniste. Pas një periudhe të gjatë izolimi, Shqipëria kishte nevojë për udhëheqës shpirtëror që të ndihmonte në rivendosjen e besimit dhe të strukturave fetare. Megjithatë, kjo periudhë ka qenë gjithashtu një mundësi për politikën greke që të ushtronte ndikimin mbi Kishën Ortodokse shqiptare. Përkundër rëndësisë që duhej të kishte një Kishë Autoqefale dhe e pavarur, Janullatos, në shumë raste, është akuzuar për favorizimin e interesave greke, duke kontribuar në keqshfrytëzimin e besimit fetar shqiptar për qëllime politike të huaja.

Një nga akuzat më të mëdha që i bëhet Janullatosit është se ai ka përdorur pozitën e tij për të minuar identitetin fetar dhe kulturor të shqiptarëve, duke e lidhur atë ngushtë me ndikimet dhe agjendat e Greqisë. Në këtë kontekst, ai shpesh është akuzuar për shkeljen e parimeve të Kishës Autoqefale shqiptare, duke përdorur autoritetin e tij për të promovuar një politikë shoviniste greke që dëmtonte marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe minoritetit ortodoks.

Politika e Greqisë dhe Ndihma për Refugjatët Shqiptarë

Në vitet e ’90-ta, Shqipëria u përball me një krizë të thellë, ku shumë shqiptarë u detyruan të largoheshin nga vendi për shkak të pasojave të regjimit komunist dhe situatës politike të paqëndrueshme. Greqia, e cila mund të ofronte mbështetje për këta refugjatë, shpesh ka përdorur situatën për të promovuar politikat e saj të ashpra dhe për të shfrytëzuar varfërinë dhe vuajtjet e shqiptarëve për qëllime të tjera politike. Në këtë periudhë, qëndrimi i Janullatosit dhe i Greqisë ndaj refugjatëve shqiptarë ka qenë kritik, pasi ai nuk e ka mbështetur popullin shqiptar në momentin kur kishte më shumë nevojë për solidaritet ndërkombëtar.

Fan Noli dhe Kundërshtimi i Janullatosit: Vizion i Kishës Ortodokse Shqiptare

Një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kishës Ortodokse shqiptare është Fan Noli, i cili e ka parë Kishën Ortodokse shqiptare si një institucion të pavarur dhe të fortë, të cilin do ta ruante nga çdo ndikim i huaj. Noli synonte të krijonte një Kishë që do të ishte shprehje autentike e besimit shqiptar dhe një shtyllë për ruajtjen e identitetit kombëtar. Janullatos, përkundrazi, është parë si një figurë që ka minuar këtë vizion, duke fuqizuar ndikimin e Greqisë dhe duke përdorur Kishën për të avancuar një axhendë politike që ka dëmtuar shqiptarët.

Në këtë kontekst, figura e Janullatosit ka nxitur një debat të gjerë në Shqipëri, duke ngjallur shqetësime për mënyrën se si është përdorur Kisha Ortodokse shqiptare për të avancuar politika që kanë për synim asimilimin e shqiptarëve dhe ndihmën për forcimin e ideologjisë greke. Kundërshtimi i Nolit ndaj influencës greke dhe mbështetja e tij për një Kishë shqiptare të pavarur e vë në dyshim strategjinë e Janullatosit dhe e vlerëson si një abuzim me besimin fetar të popullit shqiptar.

Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore dhe Identitetit Kombëtar

Një nga detyrat më të rëndësishme që shqetëson shoqërinë shqiptare sot është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar. Janullatos dhe politika e tij kanë sjellë pasojat e shkatërrimit të disa prej elementeve të kulturës dhe identitetit shqiptar. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për këto sfida dhe të mbrojnë traditat dhe historinë e tyre nga çdo tentativë për manipulim.

Artikulli i mëparshëm është një apel për shqiptarët që të ruajnë lidhjen me historinë e tyre dhe me besimin që është pjesë e qenies së tyre. Ruajtja e Kishës Ortodokse shqiptare si një institucion i pavarur dhe i lidhur ngushtë me kulturën dhe traditat shqiptare është një hap i domosdoshëm për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të parandaluar çdo mundësi të manipulimit të mëtejshëm të besimit fetar dhe kulturës shqiptare.

Puthadorët e Janullatosit dhe Përgjegjësia e Politikanëve Shqiptarë: Një Analizë e Fenomenit të Sali Berishës

Në historinë e politikës shqiptare, figura e Sali Berishës është një nga më të përfolurat, dhe lidhjet e tij me figura të huaja, si Kryepeshkopi Janullatos, janë pjesë e një panorame të gjerë që meriton një shqyrtim të thellë. Një aspekt i diskutueshëm në këtë kontekst është fenomeni i “puthadorëve” të Janullatosit, veçanërisht qëndrimi i politikanëve shqiptarë ndaj tij, që mund të shihet si një veprim i dyshimtë dhe i dëmshëm për interesat kombëtare.

Fenomeni i Puthadorëve: Pse politikanët shqiptarë mbështesin një figurë si Janullatos?

Një nga fenomenet më të diskutueshme ka qenë marrëdhënia e disa politikanëve shqiptarë, sidomos e Sali Berishës, me Kryepeshkopin Janullatos. Puthadorët janë ata që, për arsye të ndryshme, i ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar një figure të huaj, siç është Janullatos, edhe kur ky i fundit ka vepruar në mënyrë që ka dëmtuar interesat e popullit shqiptar. Ky fenomen është bërë i njohur përmes gjesteve publike dhe deklaratave që kanë përkrahur figurën e Janullatosit, ndonëse ai është kritikuar për ndikimin që ka ushtruar përmes Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke minuar identitetin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve.

Puthadorët, në këtë kuadër, janë politikanë që janë të gatshëm të mbështesin figura të huaja për qëllime personale, duke injoruar pasojat që kjo ka për shoqërinë dhe për interesat e popullit shqiptar. Ky fenomen ka qenë i dukshëm përmes veprimeve të Sali Berishës, i cili ka shprehur publikisht mbështetje për Janullatosin dhe për rolin e tij në Shqipëri, megjithëse figura e tij është parë si një përpjekje për të avancuar interesat e Greqisë në territorin shqiptar.

Sali Berisha dhe Puthadorët e Janullatosit: Një Analizë Kritike

Sali Berisha, si një nga politikanët më të njohur të periudhës post-komuniste në Shqipëri, ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikës shqiptare. Megjithatë, marrëdhënia e tij me Janullatosin ka shkaktuar shumë polemika dhe ka sjellë kritika të shumta nga ana e atyre që e shohin këtë lidhje si një veprim që ka favorizuar politikën e Greqisë në Shqipëri dhe ka minuar interesat kombëtare të shqiptarëve.

Në disa raste, Berisha dhe politikanë të tjerë shqiptarë janë parë duke mbështetur Janullatosin dhe duke e pozicionuar atë si një figurë të shenjtë, duke i ofruar atij respektin dhe vlerësimin që shpesh ka qenë i papërshtatshëm në kontekstin e politikave të tij. Një nga ngjarjet më të njohura ishte momenti kur Berisha i puthi dorën Janullatosit, një akt që për shumë shqiptarë ishte një simbol i nënshtrimit ndaj një influencë të huaj që ka minuar pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë.

Kritikët e këtij veprimi argumentojnë se Berisha, dhe politikanë të tjerë që kanë mbështetur Janullatosin, kanë lejuar që figura e Kryepeshkopit të shndërrohet në një mjet për të avancuar një axhendë të huaj, duke e përdorur Kishën Ortodokse shqiptare si një instrument për të shtrirë ndikimin e Greqisë në Shqipëri. Ky veprim është parë si një tradhti ndaj interesave kombëtare, duke favorizuar një politikë që minon identitetin kombëtar shqiptar dhe e rrezikon unitetin shoqëror.

Puthadorët dhe Dëmet ndaj Identitetit Kombëtar Shqiptar

Ndikimi i puthadorëve të Janullatosit është një prej elementeve që ka kontribuar në përçarjen e identitetit kombëtar shqiptar. Duke mbështetur figura të huaja, të cilat kanë shkelur parimet e pavarësisë dhe të traditës shqiptare, ata kanë lejuar që politika e huaj të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formësimin e politikave kombëtare.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është fakti që këto mbështetje për Janullatosin, sidomos nga politikanë të tillë si Berisha, kanë kontribuar në ndarjen e shoqërisë shqiptare dhe kanë hapur dyer për ndikimin e huaj që ka çuar në një shtrirje të mundshme të ideologjive të tjera mbi popullin shqiptar. Kjo ka krijuar tensione të brendshme dhe ka ngjallur shqetësime për ruajtjen e unitetit dhe të vlerave kombëtare.

Përgjegjësia e Politikanëve Shqiptarë dhe Roli i Puthadorëve në Politikat e Jashtme

Politikanët shqiptarë, përfshirë Sali Berishën, kanë një përgjegjësi të madhe për të ruajtur pavarësinë dhe interesat kombëtare të Shqipërisë. Mbështetja për figura të huaja, si Janullatosi, mund të shihet si një veprim që dëmton jo vetëm marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët, por edhe identitetin dhe kulturën e popullit shqiptar. Politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre dhe të sigurojnë që politika e brendshme të mbetet e fokusuar në përmirësimin e kushteve për shqiptarët dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

Në fund të fundit, figura të tilla si Janullatos, të cilat janë të lidhura ngushtë me politikat shoviniste të fqinjëve, nuk mund të shërbejnë si shembuj të autoritetit shpirtëror dhe kombëtar për një popull të pavarur si shqiptarët. Politikanët shqiptarë duhet të krijojnë një traditë të respektit ndaj vlerave të popullit dhe të drejtat e tij, duke u kundërvënë çdo tentative për të manipuluar besimin dhe identitetin kombëtar.

Përfundim: Një Angazhim për Ruajtjen e Identitetit Kombëtar dhe Shkëputja nga Puthadorët e Huaj

Puthadorët e Janullatosit dhe mbështetësit e tij, si Sali Berisha, janë pjesë e një fenomeni që ka pasur pasoja të rënda për Shqipërinë dhe identitetin e saj kombëtar. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe për pasojat që kanë sjellë për shoqërinë shqiptare. Për shqiptarët, është thelbësore të ruajnë unitetin kombëtar dhe të qëndrojnë të fortë kundër çdo përpjekjeje për të cenuar identitetin dhe kulturën e tyre, si dhe për të mbrojtur pavarësinë e Kishës Ortodokse shqiptare nga ndikimet e huaja.

Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!

0

Florim Zeqa

Jo të gjithë qytetarët e vendit janë duke u angazhuar për ndryshime në këtë vend. Bashkëfajtor janë të gjithë ata të cilët me votën e tyre po i mbajnë në pushtet këtë klasë injorantësh dhe kusarësh politikë.

Në mungesë bojkoti, do të fitojë hipokrizia politike

Para se të lëshohem në analizën politike parazgjedhore, zgjidhja më e mirë do të ishte bojkoti total i këtyre zgjedhjeve, si e vetmja mundësi për ndëshkimin e përgjithshëm të kësaj klase politike, por meqenëse kjo është e pamundur të ndodhë, atëherë, duhet një reflektim maksimal i elektoratit deri në ditën e votimit.

LDK-ja si partia më e vjetër dhe me traditën më të gjatë demokratike, do ta ketë të vështirë të shënojë ngritje numerike nga zgjedhjet e kaluara shkaku i injorimit dhe mospërfshirjes së themeltarëve në listën zgjedhore. Megjithatë, ekziston një mundësi imagjinare për rimëkëmbjen numerike të LDK-së, ajo është tek “ringjallja” e ëngëllit Rugovë!

PDK si partia më e madhe opozitare në Kosovë, e tillë pritet të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Kur jemi tek PDK-ja, vlenë për t’u theksuar se, për dallim nga LDK-ja, edhe pas ndarjes së NISMA-s, ajo arriti ta ruaj elektoratin e saj besnik.

AAK si subjekti i tretë opozitarë, në të gjitha zgjedhjet ka arritur ta ruaj konstancën e subjektit politik me ngritje dhe rënje të lehta, duke u bërë pjesë konstruktive e pothuajse të gjitha qeverisjeve të pasluftës. Bashkimi me NISMA nuk do ta ndihmojë më shumë sesa bashkimi me PSD-në katër vite më parë.

Koalicioni për Familjen me vetëm 72 deputet në garën zgjedhore mund të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe atë si rezultat i suportit nga biznesmeni më i njohur në trevat shqiptare, i liderit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.

Qëllimisht e lash për fund partinë e parë politike, LVV-në e cila erdhi në pushtet me grumbullimin e të gjitha ideologjive politike, duke e kthyer Lëvizjen në deponi të të pakënaqurve politikë, por jo edhe në forcë reale të ndryshimit pozitiv politik.

Përmbajtja nga brenda, e të gjitha llojeve dhe ngjyrave politike, e bën LVV-në subjektin më heterogjen të skenës politike kosovare.

LVV-ja sot më shumë i ngjet një lumi të vërshuar sesa një oqeani të qetë. Në të ardhmen e afërt kur lumi (LVV) të kthehet në shtratin e vet, do të shihet realisht sasia dhe pastërtia e kësaj force politike.

Arsyeja pse LVV-ja nuk paraqet ndryshim substancial për vendin, është fakti se brenda saj ka eksponent që deri dje ishin pjesë e keq-qeverisjes, e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kapjes së institucioneve të shtetit dhe e uzurpimit të pronave publike.

Djajtë me një të ndërruar të gzofit nuk kthehen në ëngjuj, por ëngjujt mund të kthehen në djajë brenda natës!

Për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe vota qytetare nuk do të jetë shprehje e vullnetit të lirë, por votë inatçore, e shprehjes së urrejtjes individuale e motivuar po ashtu për hakmarrje personale dhe partiake.

Me 17 Janar 2025