Kreu Blog Faqe 675

Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!

0

Florim Zeqa

Jo të gjithë qytetarët e vendit janë duke u angazhuar për ndryshime në këtë vend. Bashkëfajtor janë të gjithë ata të cilët me votën e tyre po i mbajnë në pushtet këtë klasë injorantësh dhe kusarësh politikë.

Në mungesë bojkoti, do të fitojë hipokrizia politike

Para se të lëshohem në analizën politike parazgjedhore, zgjidhja më e mirë do të ishte bojkoti total i këtyre zgjedhjeve, si e vetmja mundësi për ndëshkimin e përgjithshëm të kësaj klase politike, por meqenëse kjo është e pamundur të ndodhë, atëherë, duhet një reflektim maksimal i elektoratit deri në ditën e votimit.

LDK-ja si partia më e vjetër dhe me traditën më të gjatë demokratike, do ta ketë të vështirë të shënojë ngritje numerike nga zgjedhjet e kaluara shkaku i injorimit dhe mospërfshirjes së themeltarëve në listën zgjedhore. Megjithatë, ekziston një mundësi imagjinare për rimëkëmbjen numerike të LDK-së, ajo është tek “ringjallja” e ëngëllit Rugovë!

PDK si partia më e madhe opozitare në Kosovë, e tillë pritet të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Kur jemi tek PDK-ja, vlenë për t’u theksuar se, për dallim nga LDK-ja, edhe pas ndarjes së NISMA-s, ajo arriti ta ruaj elektoratin e saj besnik.

AAK si subjekti i tretë opozitarë, në të gjitha zgjedhjet ka arritur ta ruaj konstancën e subjektit politik me ngritje dhe rënje të lehta, duke u bërë pjesë konstruktive e pothuajse të gjitha qeverisjeve të pasluftës. Bashkimi me NISMA nuk do ta ndihmojë më shumë sesa bashkimi me PSD-në katër vite më parë.

Koalicioni për Familjen me vetëm 72 deputet në garën zgjedhore mund të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe atë si rezultat i suportit nga biznesmeni më i njohur në trevat shqiptare, i liderit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.

Qëllimisht e lash për fund partinë e parë politike, LVV-në e cila erdhi në pushtet me grumbullimin e të gjitha ideologjive politike, duke e kthyer Lëvizjen në deponi të të pakënaqurve politikë, por jo edhe në forcë reale të ndryshimit pozitiv politik.

Përmbajtja nga brenda, e të gjitha llojeve dhe ngjyrave politike, e bën LVV-në subjektin më heterogjen të skenës politike kosovare.

LVV-ja sot më shumë i ngjet një lumi të vërshuar sesa një oqeani të qetë. Në të ardhmen e afërt kur lumi (LVV) të kthehet në shtratin e vet, do të shihet realisht sasia dhe pastërtia e kësaj force politike.

Arsyeja pse LVV-ja nuk paraqet ndryshim substancial për vendin, është fakti se brenda saj ka eksponent që deri dje ishin pjesë e keq-qeverisjes, e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kapjes së institucioneve të shtetit dhe e uzurpimit të pronave publike.

Djajtë me një të ndërruar të gzofit nuk kthehen në ëngjuj, por ëngjujt mund të kthehen në djajë brenda natës!

Për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe vota qytetare nuk do të jetë shprehje e vullnetit të lirë, por votë inatçore, e shprehjes së urrejtjes individuale e motivuar po ashtu për hakmarrje personale dhe partiake.

Me 17 Janar 2025

Kosova nuk ka nevojë për “gjeneral” të etur për pushtet…!

0
Kosova nuk ka nevojë për gjeneralë të etur për pushtet. Ka nevojë për njerëz të ndershëm, të arsimuar dhe të përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm. Ndaj, të mos e lëmë më vendin tonë peng të atyre që e shohin si një thesar për t’u grabitur, por si një amanet për t’u mbrojtur dhe ndërtuar shtetin.
Fatkeqësisht, sot disa nga gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dikur luftuan me sakrifica të mëdha dhe përballuan armikun “fyt për fyt” e “dhëmb për dhëmb”, kanë zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga ajo për të cilën dhanë betimin dhe amanetin e shokëve të tyre të rënë. Dikur krenarë për përkrahjen e popullit dhe fondet që bashkëkombësit mblidhnin me mund për të ndihmuar luftën, ata sot e kanë kthyer gjithë atë sakrificë në një përfitim personal.
Disa nga këta gjeneralë, që “u shkolluan” në akademinë e luftës në Prronin e Madh të Llaushës ose në Zheginë të Brojës, sot kanë vendosur t’i hyjnë politikës, ashtu siç patën hyrë shefat e tyre që po i mban Haga, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur këtu për të trazuar ujërat e bizneseve të mbetura gjysmë që nga ardhja e Albinit në pushtet. Disa nga këta gjeneralë janë bërë analistë dhe bëjnë analiza të pakuptimta, sa të vjen neveri t’i dëgjosh. Nuk kanë faj, sepse paratë e ëmbla dhe pushteti i joshin. Për hir të këtyre interesave, ata pretendojnë se duan t’i shërbejnë vendit, por në të vërtetë kërkojnë vetëm pasuri dhe pushtet.
Këta gjeneralë, në vend që të tërhiqen me nder dhe të kujtohen si heronj të luftës, po kërkojnë të bëhen deputetë, ministra dhe figura që shfrytëzojnë shtetin për tendera dhe përfitime materiale.
Madje, kur nuk kanë mundur të hyjnë vetë në politikë, i kanë dërguar fëmijët e tyre, duke u bërë fushatë për ta, edhe pse këta të fundit nuk kanë as kontributin, as kualifikimin, as lidhjen e mirëfilltë me sakrificat e Kosovës. Synimi i tyre nuk është ndërtimi i shtetit, por ndërtimi i pasurisë së tyre, duke ia zënë frymën popullit dhe duke i kthyer institucionet shtetërore në mjete private për përfitime familjare.
E si të mos mjaftonte kjo, disa nga këta gjeneralë kujtojnë se sakrificat e popullit dhe amaneti i dëshmorëve justifikojnë gjithçka që bëjnë sot. Po të kishim një kulturë të mirëfilltë politike, siç e kanë oficerët kroatë pas luftës, do të kishim një Kosovë ndryshe. Gjeneralë si Ante Gotovina, sapo e mbaruan luftën, ia dorëzuan pushkën shtetit dhe zgjodhën të jetojnë thjeshtë, duke mos përdorur sakrificën e luftës si trampolinë për pushtet dhe pasuri. Gotovina thotë me krenari:
“Si gjeneral i luftës, kam qenë hero dhe idealist, duke i përkitur të gjithë popullit liridashës kroat, pa dallim. Por si politikan, e di që nuk mund t’i përkas të gjithëve. Politika shpesh i kthen idealistët në figurantë të zhytur në premtime të rreme dhe korrupsion, dhe unë nuk dua të zhgënjej as veten, as popullin tim, as kujtimin e dëshmorëve dhe plagët e shokëve të luftës.”
Dhe ky Gotovina, që jeton me parime dhe nder, sot do të quhej “naiv” nga gjeneralët tanë. E për ironi, këta gjeneralë “naivë”, siç i quajnë ata, i shërbyen popullit pa interes dhe kanë mbetur si gjyshër pranë ogjakut të tyre, ndërsa gjeneralët e Kosovës po sillen si tregtarë të “ndershëm” që kërkojnë të bëhen milionerë mbi kurriz të popullit të varfër.
Populli i Kosovës duhet ta kuptojë njëherë e mirë: Vota për këta gjeneralë dhe për fëmijët e tyre nuk është votë për Kosovën, por për pasurimin e tyre personal. Nëse ata kthehen në parlament, shteti do të mbetet në duart e njerëzve që kujdesen vetëm për tenderat, përfitimet personale dhe interesat familjare. Duhet t’u ndalet ky hov i pandershëm, sepse nëse nuk ndalet, amaneti i dëshmorëve dhe sakrificat e luftës do të përfundojnë si kujtime të fshira nga korrupsioni dhe zhgënjimi.

Një flirt “filifuncash”, gjithmonë ishte i pranishëm në “Debat Plus”!

1
Afrim Caka, Gjakovë
____
“Orgji e korit operativ”!…
Një letër drejtuar, personalisht korit të “kodoshave” të PANDURIT!!!
Jemi lodhur me njerëz me antivlera?
Gjakovarët i gjeti belaja me dallkaukët shqiptarë. Kodoshat e poezisë krihen, lëpihen, zbukorohen, zgërdhihen, gëzohen e pasurohen! Në bordellet e vargut të thyer… Makina mitformuese sllave ishte e tillë, saqë edhe pas rënies së shkjaut, vazhdoi prodhimin e saj antigjakovar. Mitet e rrejshme të Pandurit e Lirimit ishin gjithmonë të nevojshme për të hedhur verë mbi vrajat e Gjakovës.
Tash e 25 vjet han “mu…” e vetë. Hej dreq o punë në çast mendova kaq mu.. i madh na paskan qenë? Kët mut gjigand kush na kish lënë?… Radojçiqi, Rama apo Batoni. Kodoshat e orëve të para, që me porosi të partive opozitare…
Lirim Mehmetaj mjekërrziu çirret në katarsis se s’ka pik nderit…! Ky hedepsëz me zell zagari që mbijeton fal prej shkërdhenjve, se erdhi kohë e maskarenjëve!
• Së pari, kori i puçistave e quan Gjakovën dhe gjakovarët reaksionar e armik, sikur të ishtin pushtuaes e bashkpunetor të Radojçiqit!
• Së dyti për ta justifikuar vrasjet dhe djegiet masive, trillohet fabula e një gjyqi të shpejtë në Debat Plus.
• Së treti, quan nga njëra anë në menyrë fyese gjakovarët robër të Radojçiqit, nga ana tjetër edhe pas 25 vjetësh përligj vrasjet makabre mbi gjakovarët shqiptarë.
• Së katërti, e quan të domosdoshme Gjakovën si vendlindjen e Radojçiqit.
• Së pesti, tallet si konkluzion, e quan si të vlefshëm dhe me pasoja pozitive, genocidin në Gjakovë të organizuar nga vetë Radojçiqi me shok, pra vrasjetë e disa qindra burrave të rinj e të vjetër, gra me fëmijët e tyre të vegjel.
TV – Dukagjini është katandisur me atë korë si lypsare bythgrisur pa lesh. Tani TV-Dukagjini ka si drejtor një deli djal gjak prishur!… T’i jap dritë analistëve tjerë pis shqiptarë!
Në darkë kur terri mbuloi Prishtinën u mbëllodhën në Debat Plus “dylberatë” – kori i nëpunësave në kotecin bosh, me çfar t’a mbushin, apo veç me shurrë?… pronari i saj ishte “pejani” i 3 gishtave!
Ku hedh valle analfabti kronik, analisti profesional e funksional. Ku egoja komandon kurorëzimin me gjuhën e tradhëtisë… Sepse kanë cenuar rëndë, kanë fyer e poshtëruar, kanë denigruar e degjeneruar gjakovarët e nje qyteti te Dardanisë… Qyteti i poetëve dhe i piktorëve, i kompozitorëve dhe i artistëve. Qyteti i Dah Polloshkëë, Sylejman Vokshit, Mic Sokolit, Col Delis, Bajram Currit etj. Qyteti i akademikëve. Qytet i të burgosurve politikë. Qytet i luftarëve, dëshmorëve dhe i heronjëve. Sa çudi! Ishte edhe s’ishte. “Gjakova la cita misterioze” qytet misteri dhe kështjellë e fortë patriotizmit.
Ende pa u zbehur kujtimi i njërës prej tragjedive gjakovare, asaj të shtëpive, të rrugëve, të lagjëve, në skënë do të ngjitej tjetra, shemra e një pjelle prej kushedi ç’xhungle a kancelari të TV – Dukagjinit.
Flirti Pandurjan, i zhvilluar jashtë vëmendjes së dy kampeve të mëdha, ishte me voli të ndërsjellë – Serbia kishte kryerë “vrasjet, plaçkitjet, djegiet, dëbimin e gjavarëve, Lirimi nga ana e tij në Debat Plus, ashtu si dikur shkijet, përseri vrisnin, dhunonin, digjninë shtëpi së bashku me fëmijët gjakovarë…
Gjithsesi, ligësia dhe mungesa e edukatës së tyre familjare nuk duhej marrë lehtë. Gjithçka ishte pjesë përbërëse e planit që kishin për qëllim të na mbanin nën trysni të përhershme nervore dhe pasiguri për të ardhmen. Ҫdo ditë nga goja e tyre e flliqur dilnin ofendime e poshtërsira të ri antigjakovarë, por gjithmonë na jepnin të kuptonim se zuzarët e “Debat Plusit” mendonin për ne dhe nuk kishin ndër mend të na harronin.
Një filozof i rëndësishëm perëndimor, David Hjum, ka shkruar:
“Njihe veten Pandur dhe reflekto mbi veten tënde, duke u bërë thjesht vetëndriçues!”
Egoja juaj tregon thjesht se në brendësinë tënde është krijuar urrejtja dhe kërkon ta mbushësh me gjithçka, nuk ka rëndësi për ty se me çfarë.
Nuk e di a i’a vlen të të shpenzoj energji për ta përmirsuar përsonalitetin tënd e familjar?
Nëse – ne gjakovarët për JU zotrote s’jemi askushi, për dikë jemi bota vetë.
Të themë të drejtën si një ish i burgosur politiktë, kamë këtë mendim:
“Nuk do mend sesi ne intelektualet gjakovar i përjetuam rëndë aktet e dhunës e të terrorit politik, kulturor, propagandistik e Pandurjan e Fitimjan, që po shtrohet vite me radhë edhe ndaj Albinit e Vjoses dhe ndaj atyre që mendojne ndryshe”.
Panduri, Dardani e Lirimi janë të vjetër dhe qeshin si të çmendur. Kërcënojnë, ofendonjnë e vjellin helm!
Këta antigjakovarë sundojnë në media duke na ndarë e përçarë sepse ashtu iu intereson. Ne na duhet të bashkohemi në emër të së ardhmes e jo të luftojmë kundër njëri tjetrit për ndodhitë e partive opozitare, por, ta mbrojmë pushtetin me voten e sovranit. Faji për të keqën e që është duke ndodhur në (Debat Plus) në vitet e fundit në emisonet e Ermar Pandurit.
Rrethë tij janë mbledhur shumë analistë të dalur nga aksidentet politike. Pse shumë pak flasin për këtë llojë egërsie antigjakovare. Përse këta PANDURJANË i shtyjnë të tjerët të urrejnë shqiptarin tjetër e të duam të huajin, Radojciqin, Rakiqin, Jabllanoviqin???? Sepse me planë programet e tyre iu intereson që të sundojnë në media.
Debatet e montuara analitike të tjera të ngjashme janë bërë tashmë një dukuri e përgjithshme dhe e përditëshme në Debat Plus. Gjakova e tërë është vënë në shënjestër nga rezhimi PANDURJAN dhe diskriminohet pa mëshirë, sipas logjikës dhe elaborateve te “Çubriloviqiane”, të cilat mjeshtrit e sotëm të politikës antigjakovare në Debat Plus, që është politikë e dhunës dhe e terrorit klasik e modern njëkohësisht, i kanë tejkaluar dukshëm ato të aparthejdit serbë të Vuçiqit…
Ermal Panduri, ju kujtohen thirrjet e Jablalnoviqit: Hidhni baltë, quajeni tradhtar çdo gjakovar, së fundi bëjeni joshqiptar, turq e shkja… Shkurt siç e bëre ti me shokë, o Lirim teneqexhiu! Vriti gjakovarët për se treti!
Njëra nga dramat e shpurës së tyre kishte për qëllim asisoj që të gjithë të mund ta dëgjonin:
– Pandur je, si përherë antigjakovar!
Të gjithë gjakovarët i pushkatuan në vend, pa kursyer as fëmijet e vegjël të djegur për së gjalli. Që të gjithë gjakprishurit ishin shumë palaqo, secili në llojin e vet. Tani urrenin me shpirtë gjakovarët, mes të cilëve më i egri ishte antigjakovari Lirim Mehmetaj dhe tjetri “agjent Batoni” me portret antishtet.
Pyetja “përse?”.
Pandur e Lirim kush fshihet pas jushë – Batoni apo Vuçiqi?
Sjellja e juaj ishte jo vetëm trillim dhe banal. Përbaltej, urrehej, mallkohej Gjakova dhe gjakovarët për gjithçka që s’e kishin në dorë. Para së gjithash ishte barrë e rëndë për qytetin e Gjakovës. Ashtu si Lirim Mehmetaj, Jabllanoviqi, Isa Mustafa e Kimete Berisha dhe shkijet që nuk ndiheshin fajtorë e që rrekeshin t’i linin së ardhmes ca dëshmi false, ndoshta edhe ca shqiptarë, në gjendje të pavetëdijshme si Panduri, Lirimi, Batoni, Dardani e Radojçiqi e këta të sotit, po linin ca shenja që mund t’i ndihenin në orët e liga të kombit dhe gjykimit të Gjakovës për të satën herë, përpara botës, gati-gati dashurisë për çmitizuesit e kombit të sotëm, që deri dje ulërinit në media:
“Duke u zgërdhir!”

Situata politike në Kosovë, perspektiva historike dhe dinamikat aktuale

0
Republika e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, ka qenë subjekt i një zhvillimi të vazhdueshëm politik dhe institucional, të shoqëruar nga tensionet me Serbinë dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar. Përballja e Kosovës me sfidat që lidhen me sovranitetin territorial dhe fuqizimin e institucioneve ka reflektuar tensionet historike në Ballkan, ndërsa mbështetja ndërkombëtare, veçanërisht ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka qenë thelbësore në konsolidimin e shtetësisë së saj. Në këtë kontekst, raportet e fundit mbi mbylljen e institucioneve ilegale serbe, rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe përfshirjen e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës shënojnë një etapë të re, që meriton një analizë më të thellë nga këndvështrimi historik, juridik, politik dhe ndërkombëtar.
Konteksti Historik dhe Sfida e Sovranitetit
Territori i Kosovës ka qenë historikisht një arenë e përplasjeve politike dhe etnike, sidomos gjatë shekullit të 20-të. Periudha e dominimit të Jugosllavisë dhe veçanërisht regjimi i Slobodan Millosheviqit u karakterizua nga represioni sistematik kundër shqiptarëve të Kosovës. Lufta e vitit 1998-1999 dhe intervenimi i NATO-s, i ndjekur nga administrimi ndërkombëtar i UNMIK-ut, hapën një kapitull të ri, por nuk eliminuan sfidat e trashëguara nga ndarjet etnike dhe ndikimi serb në Kosovë.
Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka luftuar për të siguruar sovranitetin e saj mbi të gjithë territorin, duke përfshirë komunat me shumicë serbe në veri, ku ndikimi i Beogradit ka mbetur i fuqishëm përmes strukturave paralele. Kjo situatë ka krijuar një tension konstant, ku sovraniteti i Kosovës perceptohet si i paplotë.
Ndikimi i strukturave ilegale dhe sfidat e ligjit
Strukturat ilegale serbe, të mbështetura nga Beogradi, kanë funksionuar si një mjet për të sfiduar autoritetin e institucioneve të Kosovës, duke krijuar një realitet paralel në veri të vendit. Mbyllja e këtyre strukturave përbën jo vetëm një hap drejt integrimit të plotë të këtyre komunave në sistemin shtetëror, por edhe një përballje me trashëgiminë e ndikimit serb në Kosovë. Përforcimi i sundimit të ligjit dhe Kushtetutës së Kosoves nga ana e Qeverisë Kurti ka ndryshuar dukshëm realitetin në terren. Vendosmëria e institucioneve të Kosovës për të mbyllur strukturat ilegale dhe për të vendosur rendin kushtetues është një tregues i forcimit të sovranitetit shtetëror. Në nivel juridik, ky proces përputhet me Kushtetutën e Kosovës dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit si një element themelor i një shteti funksional demokratik. Kjo ka rritur interesimin e serbëve lojal ndaj shtetit ku jetojnë, duke rritur pjesëmarrjen e serbëve lokalë në institucione.
Interesimi i disa grupeve serbe për t’u integruar në institucionet shtetërore pas dobësimit të strukturave ilegale shënon një pikë kthese potenciale në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Kjo tregon jo vetëm ndryshimin e realitetit politik në veri, por edhe një mundësi për ndërtimin e një partneriteti më të fortë ndëretnik në Kosovë.
Roli i SHBA-së dhe armatimi i Kosovës
Kosova ka përfituar ndjeshëm nga mbështetja strategjike e SHBA-së, e cila e ka parë shtetin e ri si një aleat të rëndësishëm në Ballkan. Dhënia e pëlqimit për armatim dhe avancimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është një sinjal i qartë për Serbinë dhe mbështetësit e saj se Kosova po bëhet një aktor më i fuqishëm dhe më i aftë për të mbrojtur sovranitetin e saj. Zhvillimet e reja zbehin skepticismin disfatisist të kujdestarëve lokal anti qeveritarë dhe hapin perspektivën evropiane, gjë që i jep një shtytje Bashkimit Evropian të vazhdon të jetë ndërmjetësuesi kryesor në dialogun Kosovë-Serbi, duke nxitur një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, pa njohjen e plotë të Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përparimi mbetet i ngadalshëm.
Ndikimi i administratës Trump dhe balanca gjeopolitike
Me inaugurimin e presidentit të 60-të të SHBA-së, Donald Trump, politika amerikane ndaj Ballkanit mund të marrë një drejtim më pragmatik. Në administratën e kaluar të Trump, fokusi ishte në arritjen e marrëveshjeve të shpejta dhe bilaterale, ndërsa administrata aktuale mund të nxisë një angazhim më të qëndrueshëm dhe strategjik për të garantuar stabilitetin afatgjatë në rajon.
Kosova duhet të vazhdojë të konsolidojë institucionet e saj dhe të zbatojë me rigorozitet sundimin e ligjit në të gjithë territorin. Integrimi i serbëve lokalë në institucionet shtetërore është jetik për stabilitetin e brendshëm dhe për ruajtjen e paqes ndëretnike. Në një periudhë të ndërlikuar gjeopolitike, Kosova duhet të ruajë dhe të forcojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në, duke mbajtur një qasje të balancuar ndaj sfidave rajonale dhe globale. Ndërsa dialogu me Serbinë duhet të jetë i fokusuar në njohjen reciproke dhe në krijimin e kushteve për një paqe të qëndrueshme. Po ashtu, Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet për të fituar mbështetje ndërkombëtare nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Përfundimisht mbyllja e institucioneve ilegale, përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe mbështetja ndërkombëtare janë elemente që mund ta fuqizojnë Kosovën si një aktor të qëndrueshëm dhe konstruktiv në Ballkan.

Pensionistët e gazetës “Rilindja”, pa shpresë dhe përkrahje!

0
Nga: Zeqir Bekolli, Prishtinë
___
Sot, drejtuesit e Sindikatës dhe një grup punonjësish të gazetës historike “Rilindja” zhvilluan një takim me Blerim Hasanin, një nga drejtorët përgjegjës për çështjet e pensioneve. Në këtë takim u theksua shqetësimi i thellë për diskriminimin që po u bëhet gazetarëve dhe punonjësve të “Rilindjes” nga qeveritë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Këta punonjës, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin kulturor dhe informativ të vendit për më shumë se 45 vite, sot përballen me pensione tejet të ulëta prej vetëm 120 eurosh në muaj. Ky trajtim konsiderohet i padrejtë dhe fyes, duke marrë parasysh punën e tyre të vyer dhe sakrificat që kanë bërë për të ndërtuar themelet e një shoqërie të informuar.
Takimi me Hasanin shërbeu për të ngritur zërin ndaj këtij diskriminimi dhe për të kërkuar veprime konkrete nga institucionet për të korrigjuar këtë padrejtësi. Drejtuesit e Sindikatës theksuan se trajtimi i pensionistëve të “Rilindjes” duhet të jetë i barabartë me atë të kategorive të tjera që kanë kontribuar për shtetin.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit kërkuan që kjo çështje të marrë vëmendjen e duhur nga Kuvendi dhe Qeveria, duke apeluar për masa që do të siguronin një mbështetje dinjitoze për të gjithë ata që kanë dhënë shumë për Kosovën, por që sot ndihen të harruar dhe të papërfillur.

Udhëtimi apostolik i shenjtërisë së tij Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe (3-5 shkurt 2019)

0

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi

DOKUMENTI MBI – VËLLAZËRINË NJERËZORE

PËR PAQEN BOTËRORE DHE BASHKËJETESËN E PËRBASHKËT

PARATHËNIE

Feja e çon besimtarin që të shohë në tjetrin një vëlla për ta mbështetur dhe për ta dashur. Nga feja në Hyjin, që ka krijuar universin, krijesat dhe të gjitha qeniet njerëzore – të barabartë për nga Mëshira e Tij –, besimtari është i thirrur ta shprehë këtë vëllazëri njerëzore, duke e ruajtur krijimin dhe gjithë universin dhe duke mbështetur çdo person, sidomos më nevojtarët dhe më të varfërit.

Duke u nisur nga kjo vlerë transhendente, në takime të ndryshme ku ka mbizotëruar një atmosferë vëllazërie dhe miqësie, kemi bashkëndarë gëzimet, trishtimet dhe problemet e botës bashkëkohore, në nivelin e progresit shkencor dhe teknik, të arritjeve terapeutike, të erës dixhitale, të mass mediave, të komunikimeve; në nivelin e varfërisë, të luftërave dhe të pikëllimeve të shumë vëllezërve e motrave në vende të ndryshme të botës, për shkak të vrapit drejt armatimeve, të padrejtësive shoqërore, të korrupsionit, të pabarazive, të degradimit moral, të terrorizmit, të diskriminimit, të ekstremizmit dhe të shumë arsyve të tjera.

Nga këto ballafaqime vëllazërore dhe të sinqerta, që kemi pasur, dhe nga takimi plot me shpresë në një të ardhme të shndritur për të gjitha qeniet njerëzore, ka lindur ideja e këtij »Dokumenti mbi Vëllazërinë njerëzore« . Një dokument i arsyetuar me sinqeritet dhe seriozitet që të jetë një deklaratë e përbashkët me vullnete të mira dhe të drejta, i tillë saqë të ftojë të gjithë personat që mbartin në zemër besimin në Hyjin dhe besimin në vëllazërinë njerëzore të njësohen për të punuar së bashku, gjersa ai të bëhet një udhëheqje për të gjitha breznitë e reja drejt kulturës së respektit të ndërsjellë, në përmbajtjen e hirit të madh hyjnor që i bën vëllezër të gjitha qeniet njerëzore.

DOKUMENTI

Në emër të Hyjit, që ka krijuar të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejta, në detyra dhe në dinjitet, dhe i ka thirrur që të bashkëjetojnë si vëllezër mes tyre, për të populluar tokën dhe për të përhapur në të vlerat e së mirës, të dashurisë e të paqes!

Në emër të frymës së pafajshme njerëzore që Hyji ka ndaluar ta vrasim, duke pohuar se kushdo që vret një person është sikur të kishte vrarë gjithë njerëzimin dhe kushdo që e shpëton një është sikur të kishte shpëtuar njerëzimin mbarë!

Në emër të të varfërve, të të mjerëve, të nevojtarëve dhe të të mënjanuarve që Hyji ka urdhëruar t’i ndihmojmë si një detyrë e kërkuar për të gjithë njerëzit dhe në mënyrë të veçantë çdo njeriu të pasur dhe në gjendje të mirë!

Në emër të jetimëve, të vejushave, të refugjatëve dhe të të mërguarve nga banesat e tyre e nga vendet e tyre; të të gjitha viktimave të luftës, të persekutimeve dhe të padrejtësive; të të dobtëve, të atyre që jetojnë në frikë, të të burgosurve të luftës dhe të të torturuarve në cilëndo pjesë të botës, pa asnjë dallim!

Në emër të popujve që kanë humbur sigurinë, paqen dhe bashkëjetësën e përbashkët, duke u bërë viktima të shkatërrimeve, të rrënimeve e të luftërave!

Në emër të »vëllazërisë njerëzore« që përqafon të gjithë njerëzit, i njëson dhe i bën të barabartë!

Në emër të kësaj vëllazërie grisur nga politikat e integralizmit dhe të ndarjes dhe nga sistemet e fitimit të tepruar dhe nga prirjet ideologjike të urryeshme, që manipulojnë veprimet dhe fatet e njerëzve!

Në emër të lirisë, që Hyji ua ka dhuruar të gjitha qenieve njerëzore, duke i krijuar të lira dhe duke i dalluar me të!

Në emër të drejtësisë dhe të mëshirës, themele të begatisë dhe bazë e fesë!

Në emër të të gjithë personave me vullnet të mirë, të pranishëm në çdo cep të tokës!

Në emër të Hyjit dhe të gjithë kësaj, Al-Azhar al-Sharif – me myslimanët e Lindjes e të Perëndimit –, së bashku me Kishën Katolike – me katolikët e Lindjes e të Perëndimit –, deklarojnë që të përdorin kulturën e dialogut si udhë; bashkëpunimin e përbashkët si drejtim; njohjen e ndërsjellë si metodë dhe kriter!

Ne – besimtarë në Hyjin, në takimin përfundimtar me Të dhe në Gjykimin e Tij –, duke filluar nga përgjegjësia jonë fetare dhe morale, dhe nëpërmjet këtij Dokumenti, i kërkojmë vetes sonë dhe Liderave të botës, drejtuesve të politikës ndërkombëtare dhe të ekonomisë botërore, që të angazhohemi seriozisht për të përhapur kulturën e tolerancës, të bashkëjetesës dhe të paqes; të ndërhyjmë, sa më parë që të jetë e mundur, për të ndaluar derdhjen e gjakut të pafajshëm, e për t’i dhënë fund luftës, konflikteve, degradimit të mjedisit dhe rënies kulturore e morale që bota po jeton aktualisht.

Ju drejtohemi intelektualëve, filozofëve, njerëzve të fesë, artistëve, operatorëve të mediave dhe njerëzve të kulturës në çdo pjesë të botës, që të rizbulojnë vlerat e paqes, të drejtësisë, të së mirës, të bukurisë, të vëllazërisë njerëzore dhe të bashkëjetesës së përbashkët, për të konfirmuar rëndësinë e këtyre vlerave si spirancë shpëtimi për të gjithë dhe të përpiqen t’i përhapin kudo.

Kjo Deklaratë, duke nisur nga një reflektim i thellë i realitetit tonë bashkëkohës, duke vlerësuar sukseset e tij dhe duke jetuar dhimbjet e tij, fatkeqësitë e tij dhe gjëmët, beson me ngulm se ndër shkaqet më të rëndësishme të krizës së botës moderne janë një ndërgjegje njerëzore e anestetizuar dhe largimi nga vlerat fetare, për më tepër edhe mbizotërimi i individualizmit dhe i filozofive materialistike që hyjnizojnë njeriun dhe vënë vlerat e botës dhe materiale në vend të parimeve të larta dhe transhendente.

Ne, edhe duke duke njohur hapat pozitivë që qytetërimi ynë modern ka kryer në fushat e shkencës, të teknologjisë, të mjekësisë, të industrisë dhe të mirëqenies, në mënyrë të veçantë në Vendet e zhvilluara, nënvizojmë se, së bashku me progrese të tilla historike, të mëdha dhe të çmuara, verifikohet një prishje e etikës, që kushtëzon veprimin ndërkombëtar, dhe një dobësim të vlerave shpirtërore dhe të ndjenjës së përgjegjësisë. Gjithë kjo kontribuon në përhapjen e një ndjenje të përgjithshme frustrimi, vetmie dhe dëshpërimi, duke çuar shumë në rënie ose në vorbullën e ekstremizmit ateist dhe agnostik, ose në integralizmin religjoz, në ekstremizmin dhe në fondamentalizmin e verbër, duke bërë kështu që persona të tjerë të dorëzohen në forma varësie dhe vetëshkatërrimi individual e kolektiv.

Historia pohon se ekstremizmi religjioz dhe kombëtar dhe mostolerimi kanë prodhuar në botë, qoftë në Perëndim qoftë në Lindje, atë që do të mund të ishte quajtur sinjalet e një «lufte të tretë botërore me pjesë», sinjale që, në pjesë të ndryshme të botës dhe në kushte të ndryshme tragjike, kanë filluar të shfaqin fytyrën e tyre mizore; situata për të cilat nuk njihet me saktësi sa viktima, vejusha dhe jetimë kanë prodhuar. Përveç kësaj, ka zona të tjera që përgatiten për t’u bërë teatër konfliktesh të reja, ku lindin vatra tensioni dhe grumbullohen armë dhe municione, në një situatë botërore të zotëruar nga pasiguria, nga zhgënjimi dhe nga frika e së ardhmes dhe e kontrolluar nga interesat ekonomike miope.

Pohojmë gjithashtu se krizat e forta politike, padrejtësia dhe mungesa e një shpërndarjeje të drejtë të pasurive natyrore – prej të cilave furnizohet vetëm një pakicë të pasurish, në dëm të shumicës së popujve të tokës – kanë krijuar, dhe vazhdojnë ta bëjnë, sasi të mëdha të sëmurësh, nevojtarësh dhe të vdekurish, duke provokuar kriza vdekjeprurëse prej të cilave janë viktima vende të ndryshme, pavarësisht pasurive natyrore dhe risurseve të breznive të reja që i karakterizojnë. Përballë krizave të tilla, që bëjnë të vdesin nga uria miliona fëmijë, tashmë të katandisur në skelete njerëzorë – për arsye të varfërisë dhe të urisë –, mbretëron një heshtje ndërkombëtare e papranueshme.

Është në pah lidhur me këtë se sa thelbësore është familja, si bërthamë themelore e shoqërisë dhe e njerëzimit, për të nxjerrë në dritë disa bij, për t’u kujdesur për ta, për t’i edukuar, për t’u dhënë atyre një moral të fortë dhe një mbrojtje familjare. Sulmimi i institucionit familjar, duke e përçmuar ose duke dyshuar për rëndësinë e rolit të tij, përbën një prej të këqijave më të rrezikshme të epokës sonë.

Dëshmojmë edhe rëndësinë e rizgjimit të ndjenjës fetare dhe të rëndësisë për ta gjallëruar në zemrat e breznive të reja, nëpërmjet edukimit të shëndoshë dhe përputhjes me vlerat morale dhe me mësimet e drejta fetare, për të përballuar prirjet individualistike, egoistike, konfliktuale, radikalizmin dhe ekstremizmin e verbër në të gjitha format dhe manifestimet e tij.

Objektivi i parë dhe më i rëndësishëm i feve është ai për të besuar në Hyjin, për Ta nderuar dhe për të thirrur të gjithë njerëzit që të besojnë se ky univers varet nga një Hyj që e qeveris, është Krijuesi që na ka formuar me Urtinë e Tij hyjnore dhe na ka dhënë dhuratën e jetës për ta ruajtur. Një dhuratë që askush nuk ka të drejtë ta heqë, ta kërcënojë ose ta manipulojë sipas kënaqësisë së vet, madje, të gjithë duhet ta ruajnë një dhuratë të tillë të jetës nga fillimi i saj deri në vdekjen e saj natyrore. Prandaj, dënojmë të gjitha praktikat që kërcënojnë jetën si genocidet, aktet terroristike, dyndjet e detyruara, trafikun e organeve njerëzore, abortet dhe eutanazinë dhe politikat që mbështesin gjithë këtë.

Gjithashtu deklarojmë – me vendosmëri – se fetë nuk nxisin kurrë për luftë dhe nuk nxisin ndjenja urrejtjeje, armiqësie, ekstremizmi, as nuk ftojnë ndaj dhunës apo ndaj derdhjes së gjakut. Këto fatkeqësi janë fryt i shtrembërimit të mësimeve fetare, të përdorimit politik të feve dhe edhe të interpretimeve të grupeve të njerëzve të fesë që kanë abuzuar – në disa faza të historisë – me ndikimin e ndjenjës fetare në zemrat e njerëzve për t’i çuar në kryerjen e asaj që nuk ka aspak të bëjë me të vërtetën e fesë, për të realizuar qëllime politike dhe ekonomike që janë tokësorë dhe miopë. Për këtë ne iu kërkojmë të gjithëve të pushojnë së instrumentalizuari fetë për t’i nxitur ndaj urrejtjes, ndaj dhunës, ndaj ekstremizmit dhe fanatizmit të verbër e të pushojnë së përdoruri emrin e Hyjit për të justifikuar veprat e vrasjeve, të mërgimit, të terrorizmit e të shtypjes. E kërkojmë për besimin tonë të përbashkët në Hyjin, që nuk i ka krijuar njerëzit që të vriten apo që të ndeshen mes tyre dhe as për t’u torturuar apo përvujtëruar në jetën e tyre e në ekzistencën e tyre. Në fakt, Hyji, I Gjithëpushtetshmi, nuk ka nevojë që të jetë i mbrojtur nga askush dhe nuk do që emri i Tij të jetë i përdorur për të terrorizuar njerëzit.

Ky Dokument, në pajtim me Dokumentet Ndërkombëtare të mëpërparshme, që kanë nënvizuar rëndësinë e rolit të feve në ndërtimin e paqes botërore, dëshmon si në vijim:

– Bindjen e fortë se mësimet e vërteta të feve ftojnë që të qëndrojmë të kapur me vlerat e paqes; të mbështesim vlerat e njohjes së ndërsjellë, të vëllazratellazërisë njerëzore dhe të bashkëjetesës së përbashkët; të rivendoset dija, drejtësia dhe dashuria dhe të rizgjohet ndjenja e religjiozitetit mes të rinjve, për të mbrojtur brezat e rinj nga zotërimi i mendimit materialist, nga rreziku i politikave të lakmisë së fitimit të tepruar dhe të indiferencës, të bazuara mbi ligjin e forcës dhe jo mbi forcën e ligjit.

– Liria është e drejta e çdo personi: secili gëzon lirinë e besimit, të mendimit, të shprehjes dhe të veprimit. Pluralizmi dhe ndryshueshmëria e fesë, e ngjyrës, e seksit, e racës dhe e gjuhës janë një vullnet i urtë hyjnor, me të cilin Hyji ka krijuar qeniet njerëzore. Kjo Urti hyjnore është origjina nga ku vjen e drejta për lirinë e besimit e për lirinë për të qenë ndryshe. Për këtë dënohet fakti për të detyruar njerëzit që të bashkohen me njëfarë feje apo me njëfarë kulture, ashtu edhe imponimi i një stili qytetërimi që të tjerët nuk e pranojnë.

– Drejtësia e bazuar mbi mëshirën është udha për ta përshkuar që të arrihet një jetë dinjitoze për të cilën ka të drejtë çdo qenie njerëzore.

– Dialogu, mirëkuptimi, përhapja e kulturës së tolerancës, e pranimit të tjetrit dhe e bashkëjetesës mes qenieve njerëzore do të mund të kontribuonte në mënyrë të dukshme për të zvogëluar shumë probleme ekonomike, shoqërore, politike dhe mjedisore që sulmojnë pjesën më të madhe të gjinisë njerëzore.

– Dialogu mes besimtarëve do të thotë të takohesh në hapësirën e pakufi të vlerave shpirtërore, njerëzore dhe shoqërore të përbashkëta, e të investohet kjo në përhapjen e virtyteve më të larta morale, të nxitura nga fetë; do të thotë edhe të shmangim diskutime të kota.

– Mbrojtja e vendeve të kultit – tempuj, kisha dhe xhami – është një detyrë e garantuar nga fetë, nga vlerat njerëzore, nga ligjet dhe nga konventat ndërkombëtare. Çdo tentativë për të sulmuar vendet e kultit apo për t’i kërcënuar nëpërmjet atentateve apo shpërthimeve ose shkatërrimeve është një devijim nga mësimet e feve, por edhe një dhunim i qartë i të drejtës ndërkombëtare.

– Terrorizmi i urryer që kërcënon sigurinë e personave, qoftë në Lindje qoftë në Perëndim, qoftë në Veri qoftë në Jug, duke shpërndarë panik, terror dhe pesimizëm nuk vjen nga feja – megjithëse terroristët e instrumentalizojnë – por vjen nga interpretimet e grumbulluara të gabuara te teksteve fetare, nga politikat e urisë, të varfërisë, të padrejtësisë, të shtypjes, të arrogancës; për këtë është e nevojshme të ndërpritet mbështetja e lëvizjeve terroriste nëpërmjet furnizimit me para, me armë, me plane apo justifikime dhe edhe mbulimi mediatik, dhe të konsiderohen të gjitha këto si krime ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë dhe paqen botërore. Nevojitet të dënojmë një terrorizëm të tillë në të gjitha format dhe shfaqjet e tij.

– Koncepti i qytetarisë bazohet mbi barazinë e të drejtave dhe të detyrave nën hijen e të cilit të gjithë gëzojnë drejtësinë. Për këtë është e nevojshme të angazhohemi për të vendosur në shoqëritë tona konceptin e qytetarisë së plotë e të mohojmë përdorimin diskriminues të termit pakicë, që mbart në vete farat e të ndierit të izoluar dhe të inferioritetit; ai përgatit terrenin ndaj armiqësisë dhe përçarjes dhe iu heq arritjet dhe të drejtat fetare e civile të disa qytetarëve duke i diskriminuar.

– Raporti mes Perëndimit dhe Lindjes është një nevojë e ndërsjellë e padiskutueshme, që nuk mund të zëvendësohet as nuk mund të lihet pas dore, në mënyrë që të dy të mund të pasurohen në mënyrë të ndërsjellë me qytetërimin e tjetrit, nëpërmjet shkëmbimit dhe dialogut të kulturave. Perëndimi do të mund të gjente në qytetërimin e Lindjes masa për disa sëmundje të tij shpirtërore e fetare të shkaktuara nga sundimi i materializmit. Dhe Lindja do të mund të gjente në qytetërimin e Perëndimit shumë elemente që mund ta ndihmojnë që të shpëtojë nga dobësia, nga ndarja, nga konflikti dhe nga rënia shkencore, teknike dhe kulturore. Është e rëndësishme t’u japësh vëmendje ndryshimeve fetare, kulturore dhe historike që janë një përbërës thelbësor në formimin e personalitetit, të kulturës dhe të qytetërimit lindor; dhe është e rëndësishme të përforcohen të drejtat njerëzore të përgjithshme dhe të përbashkëta, që të kontribuohet në garantimin e një jete dinjitoze për të gjithë njerëzit në Lindje dhe në Perëndim, duke iu shmangur përdorimit të politikës me dy masa.

– Është një nevojë e domosdoshme të njihet e drejta e gruas për mësim, për punë, për të ushtruar të drejtat e saj politike. Përveç kësaj, duhet të punohet për ta liruar nga presionet historike dhe shoqërore që janë kundër parimeve të besimit vetjak dhe të dinjitetit vetjak. Është e nevojshme edhe të mbrohet nga shfrytëzimi seksual dhe nga të trajtuarit si mall ose si mjet kënaqësie apo përfitimi ekonomik. Për këtë duhet të ndalohen të gjitha praktikat çnjerëzore dhe zakonet vulgare që e përvujtërojnë dinjitetin e gruas e të punohet për të modifikuar ligjet që u ndalojnë grave të gëzojnë plotësisht të drejtat e veta.

– Mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve për t’u rritur në një mjedis familjar, për t’u ushqyer, për t’u edukuar dhe për asistencë është një detyrë e familjes dhe e shoqërisë. Të drejta të tilla duhet të jenë të garantuara e të mbrojtura, që të mos mungojnë dhe të mos u mohohen asnjë fëmije në asnjë pjesë të botës. Nevojitet të dënohet çdo praktikë që dhunon dinjitetin e fëmijëve ose të drejtat e tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të vigjilohet kundër rreziqeve ndaj të cilave ata janë të ekspozuar – në mënyrë të veçantë në ambientin dixhital – dhe të konsiderohet si krim trafiku i pafajësisë së tyre dhe çdo dhunim i fëmijërisë së tyre.

– Mbrojtja e të drejtave të të moshuarve, e të dobtëve, e të paaftëve dhe i të shtypurve është një nevojë fetare dhe sociale që duhet garantuar dhe mbrojtur nëpërmjet legjislacioneve të forta dhe zbatimit të konventave ndërkombëtare lidhur me këtë.

Për këtë qëlim, Kisha Katolike dhe al-Azhar, nëpërmjet bashkëpunimit të përbashkët, shpallin dhe premtojnë se do ta çojnë këtë Dokument tek Autoritetet, tek Liderat që kanë ndikim, tek njerëzit e besimit në të gjithë botën, tek organizatat rajonale dhe ndërkombëtare kompetentë, tek organizatat e shoqërisë civile, tek institucionet fetare dhe liderat e mendimit; dhe të angazhohemi në përhapjen e parimeve të kësaj Deklarate në të gjitha nivelet rajonale e ndërkombëtare , duke nxitur që të përkthehen në politika, vendime, tekste legjislative, programe studimi dhe materiale komunikimi.

Al-Azhar dhe Kisha Katolike kërkojnë që ky Dokument të bëhet objekt kërkimi dhe reflektimi në të gjitha shkollat, në universitete dhe në institutet e edukimit e të formimit, me qëllim që të kontribuohet për të krijuar breza të rinj që të sjellin të mirën dhe paqen dhe të mbrojnë kudo të drejtën e të shtypurve dhe të prapambeturve.

Në përfundim urojmë që:

kjo Deklaratë të jetë një ftesë për pajtimin dhe vëllazërinë midis të gjithë besimtarëve, madje mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, dhe mes të gjithë personave me vullnet të mirë;

të jetë një thirrje për çdo ndërgjegje të gjallë që të kundërshtojë dhunën rravguese dhe ekstremizmin e verbër; thirrje për atë që do vlerat e tolerancës dhe të vëllazërisë, të premtuara dhe të inkurajuara nga fetë;

të jetë një dëshmi e madhështisë së besimit në Hyjin që njëson zemrat e ndara dhe lartëson shpirtin njerëzor;

të jetë një simbol i përqafimit mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Veriut dhe Jugut e mes të gjithë atyre që besojnë se Hyji na ka krijuar për të na njohur, për të bashkëpunuar mes nesh e për të jetuar si vëllezër që duhen.

Kjo është ajo që shpresojmë dhe përpiqemi të realizojmë, me qëllim që të arrijmë një paqe universale nga e cila të gëzojnë të gjithë njerëzit në këtë jetë.

Abu Dhabi, 4 shkurt 2019

Shenjtëria e Tij
Papa Francesku
  Imami i Madh i Al-Azhar
Ahmad Al-Tayyeb

 

Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!

0

Florim Zeqa

Java e parë e fushatës zgjedhore e nxori në shesh hipokrizinë e partive politike dhe urrejtjen e skajshme të liderëve partiakë ndaj njëri-tjetrit! Premtimet megalomane të liderëve partiak u ngjajnë përrallave të gjyshërve para se t’i vënë në gjumë nipat dhe mbesat e tyre!

Vazhdon avazi i premtimeve boshe të politikanëve

Premtimet e liderëve partiak ndaj qytetarëve, përveqse të parealizueshme janӫ qesharake dhe të pavërteta, të mbështjellura me propagandë dhe hipokrizi, të cilat janë aq të parealizueshme dhe të pabesueshme saqë paraqesin mjerimin e kohës në të cilën po jetojmë si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi.

Janë të njëjtat parti dhe pothuajse të njëjtët liderë partiakë, ish ministra dhe deputet, janë të njëjët politikan, ish drejtor të bordeve dhe agjensioneve, ish drejtues dhe sekretar permanent të institucioneve publike që po e mashtrojnë popullin e (vet)mashtruar për dekada rresht.

I quajta të vetmashtruar për faktin, se një herë të mashtron çdo kush, por, herave tjera fajet i ka i mashtruari e jo mashtruesi!

Po vazhdon avazi i vjetër i premtimeve të qytetarëve me kinse ndërtimin e një infrastrukture të re, ndërtimin e çerdheve e shkollave, ndërtimin e rrugëve nëpër lagje, rrugë magjistrale e autostrada me standarde të larta ndërkombëtare!

Po ashtu po vazhdon avazi i premtimit të rritjes së pagave në sektorin publik, të rritjes së pensioneve kontributdhënëse dhe atyre invalidore, përshirë rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës çlirimtare!

Por, për habi, deri më tani asnjëri liderë partiakë nuk foli për nivelin e pagave në sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë!

Zanati i politikës menjëherë pas “zanatit” më të vjetër…

Pasurimi i shpejtë i politikanëve është kthyer në lakmi qytetare për t’u inkuadruar në politikë! Hyrja në politikë tani është bërë më joshëse se asnjëherë për të gjitha shtresat e shoqërisë pa dallim profesioni, pasi motivi kryesor është fitimi i madh dhe i shpejtë pa djersën e ballit!

Dëshira për ta rritur standardin jetësorë dhe shtuar kapitalin ekonomik familjarë dhe biznesorë, i ka shtyer shumë profesionist të shkëlqyer që ta braktisin profesionin e tyre fisnik dhe t’i mvishen poli(e)tikës.

Kjo po dëshmohet edhe në këto zgjedhje, ku figura të artit dhe kulturës, yje të artit dhe të estradës muzikore, figura të shoqërisë civile dhe mjek të profesioneve të ndryshme, gazetarë dhe analist, e madje edhe bizesmen të suksesshëm kanë hyrë nepër listat e partive politike si kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kanë hyrë pasi zanati i politikes ua ka vëbuar sytë, sepse është bërë më tërheqës dhe më fitimprurës sesa profesionet misionare në shërbim të popullit dhe qytetarëve!

Deri në këtë situatë e kanë sjellur popullin kjo klasë politike e papërgjegjshme, të cilët e kanë thyer çdo përspektivë për të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme të shoqërisë sonë, të cilët kanë hyrë nëpër listat e partive politike për të përfituar materialisht me ëndrrën për të ndërtuar karrierë të suksesshme politike dhe famë karshi opinionit publik.

Java e parë e fushatës zgjedhore karakterizohet me shfrenim total të liderëve partiakë dhe me tubime të zhurmshme, që më së paku u ngjanë tubimeve elektorale. Liderët partiakë janë mes frikës së humbjes së pushtetit dhe dëshirës për t’a rimarrë atë!

Me 16 Janar 2025

Këngëtarët dhe artistët në udhëkryq : Mashtrim apo degjenerim i vlerave kulturore për shkurtpamësi politike?

0

Nga: Luan Dibrani

– Oligarkët dhe Politikanët e PDK-së: Lokomotiva e përdorimit të kulturës për tnteresa parazgjedhore

– Shkurte Fejza: Një emblemë e kulturës, por një gabim politik

Në kohët e sotme, politika dhe arti janë përfshirë gjithnjë e më shumë në një ngatërrim që ka krijuar një sfidë për shumë individë dhe shoqëri. Një nga pasojat më të dukshme të këtij bashkëpunimi është përdorimi i figurave të njohura kulturore, si këngëtarët dhe artistët, për qëllime politike. Ky fenomen ka marrë një vëmendje të veçantë pas disa lëvizjeve, ku figura të njohura të artit kanë dalë publikisht për të mbështetur, ose për t’u bërë pjesë e forcave politike, që shpesh kanë për qëllim vetëm përfitime të ngushta dhe të pastra. Ky bashkëpunim mund të duket si një mundësi për të sjellë ndryshime pozitive, por në të vërtetë, ai mund të jetë një tentativë për të mashtruar opinionin publik dhe për të degraduar vlerat kulturore.

Një rast i fundit që ka shkaktuar shqetësim është përfshirja e këngëtares së njohur Shkurte Fejza në një fushatë politike, që ka ngjallur reagime të forta dhe diskutime të nxehta. Fejza, e njohur për angazhimin e saj në ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare, është përfshirë në një lëvizje politike që synon të përfitojë nga ndikimi i saj. Ky bashkëpunim i ka shkaktuar shumë dyshime dhe shqetësime, pasi duke u angazhuar nëperkrahje te nje partie politikë te PDK-së, artistët humbasin një pjesë të rëndësishme të paprekshmërisë dhe lirisë që ata kanë si individë të kulturës. Ata mund të shfrytëzohen si mjet për të realizuar agjenda të ngushta dhe mund të krijojnë një pamje të deformuar të artit dhe kulturës.

Kultura, si një ndër elementët më të rëndësishëm të një kombi, duhet të mbetet e paprekur nga ndikimet politike dhe interesa të tjera materiale. Artisti duhet të mbetet një individ që nxit reflektimin dhe mendimin kritik, jo një makinë për të shërbyer interesave të një partie politike. Përdorimi i këngëtarëve dhe artistëve për të mbështetur politikat e caktuara, veçanërisht kur këto politika kanë të bëjnë me shpërbërjen e vlerave shoqërore, është një degjenerim i vlerave kulturore dhe një mashtrim ndaj publikut.

Oligarkët dhe pplitikanët e PDK-së: Lokomotiva e përdorimit të kulturës për interesa parazgjedhore

Një aspekt i veçantë i këtij fenomeni është angazhimi i oligarkëve dhe politikanëve të partive të caktuara, veçanërisht të PDK-së, që përdorin figurat e njohura të kulturës si “lokomotiva” për të tërhequr mbështetje dhe për të arritur qëllime parazgjedhore. Me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në horizont, këta individë përpiqen të manipulojnë ndikimin e figurave publike të artit, duke i tërhequr ata në një fushatë politike për të siguruar një bazë më të gjerë mbështetjeje. Ky përdorim i kulturës për interesa elektorale ka një ndikim të dëmshëm, pasi shndërron figurat e artit në vegla për të realizuar synime të ngushta politike, duke injoruar misionin e vërtetë të artit: ngritjen e vetëdijes dhe reflektimin kritik.

Oligarkët dhe politikanët që janë pjesë e këtyre fushatave, veçanërisht ata që mbajnë pozita kyçe në PDK, kanë përfituar historikisht nga një kontroll i thellë mbi sektorin e kulturës dhe janë përpjekur të krijojnë një “fushatë kulturore” për të justifikuar përfitimet e tyre materiale dhe politike. Përdorimi i artistëve si mjetë për të mbështetur fushatat e tyre përfaqëson një formë të rrezikshme të shfrytëzimit dhe manipulimit, ku vlera e artit përdoret për të shpërndarë mesazhe të natyrës parazgjedhore, e cila shpeshherë është e dëmshme për shoqërinë.

Për më tepër, ky fenomen ka krijuar një situatë ku figura publike të artit mund të humbasin besueshmërinë e tyre te publiku, duke u kthyer në pjesë të një skeme politike që i përdor për të realizuar qëllime të ngushta dhe përfitime të momentit. Ky është një rrezik i vërtetë për të ardhmen e kulturës shqiptare, sepse artistët dhe figurat kulturore, që duhet të jenë udhëheqës të mendimit dhe kritikës shoqërore, po përdoren si mjetë për të manipuluar opinionin dhe për të arritur fitoren politike.

Shkurte Fejza: Një emblemë e kulturës, por një gabim skandaloz dhe shkurtpamësi politike

E dashura dhe shumë e shtrenjtë Shkurte Fejza,

Ti, një ideol i popullit shqiptar, je një grua që ka luftuar dhe ka rezistuar për vlerat më të shenjta të kombit tonë. Këndimet e tua, pasioni për artin dhe angazhimi yt për shpresën e lirisë dhe dinjitetit kanë bërë që të ngjitesh në majat më të larta të kulturës shqiptare. Ti ishe dhe mbetet një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë për breza të tërë shqiptarësh, një emër që do të mbahet mend gjithmonë si një hero i artit dhe i atdhetarisë.

Por, Shkurte, një gjë më shqetëson dhe më ka lënë pa fjalë. Ti që ishe një grua e fortë, e paluhatur dhe e patrembur përballë armiqve të lirisë, tani, ke kaluar në një lajthitje që është më shumë e ndjeshme për të gjithë ata që të kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës tënde. Pse u futë nën tutelën e PDK-së, një parti politike që ka qenë e lidhur ngushtë me interesat e ngushta dhe me fushatat parazgjedhore?

Kam frikë se ky hap që ke marrë do të ketë ndikim negativ për ty dhe për trashëgiminë që ke krijuar deri tani. Një figurë si ti, e cila ka dhënë shumë për popullin, tani mund të etiketohet dhe të kritikohen për vendimin që ke marrë. Shumë njerëz do të të kritikojnë dhe do të të shajnë, dhe e di që kjo nuk është diçka që do të të pëlqente. Megjithatë, kjo është ajo që ndodh

kur një artist i njohur përfshihet në politikë apo edhe skajmerisht perplaset apo ferkoeht me ta – mund të humbasësh një pjesë të asaj që ke ndërtuar me shumë mund.

Shkurte, nuk dua që të gabosh. Dua që ti të reflektosh dhe të kuptosh se ky hap mund të të dëmtojë rëndë. Ti je një simbol i vlerave të larta kulturore dhe duhet të mbetesh e tillë. Nuk ka nevojë të përdorësh emrin tënd dhe fuqinë tënde artistike për të mbështetur një parti që shpeshherë ka vepruar për interesa personale dhe grupore, duke e shfrytëzuar popullin dhe kulturën për qëllime elektorale.

Kam besim tek ti, dhe besoj se mund të bësh një hap mbrapsht dhe të rifitosh vlerat e tua të pastra dhe të pavaruara. Nuk është vonë për të ndryshuar rrugën, për të mbrojtur artin dhe kulturën e pastër të popullit shqiptar, dhe për të qëndruar e patrembur, ashtu siç ke qenë gjithmonë. Shkurte, shpresoj që ky shkrim të të ndihmojë të kuptosh se ata që të duan dhe të respektojnë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa të shohin Shkurtën që na ka dhuruar shumë me këngët e saj, jo një figurë të politizuar, por një ikonë të artit dhe kulturës shqiptare.

Me respekt dhe shpresë, Një dashamirës i artit dhe i kulturës Asllan Dibrani.

Përfundim

Përfundimisht, ky fenomen është një shenjë e një shoqërie që po humbet orientimin në lidhje me rolin e vërtetë të artit dhe kulturës. Për të ruajtur vlerat e vërteta dhe për të parandaluar që këngëtarët dhe artistët të përdoren si vegla politike, duhet të riforcojmë respektin dhe mbrojtjen e vlerave kulturore. Artisti duhet të mbetet një shenjë e lirisë dhe reflektimit, jo një mjet për përfitime politike dhe personale. Ky është një moment kritik për shoqërinë, ku duhet të reflektojmë thellësisht mbi ndikimin e politikës në kulturën dhe artin tonë. Oligarkët dhe politikanët që përdorin kulturën për të siguruar fitoren e tyre parazgjedhore nuk po ndihmojnë zhvillimin e shoqërisë, por po shkatërrojnë trashëgiminë dhe vlerat kulturore të kombit.

Një përkujtim personal me rastin e 50-vjetorit të shkuarjes në amshim të Ernest Koliqit

Nga: Frank Shkreli

Lidhjet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mërgatën në përgjithsi

50-vjet më parë, me 15 Janar 1975 ka ndërruar jetë shkrimtari dhe poeti dhe ndër të tjera edhe ministër i arsimit (1941-42) gjatë të cilës periudhë dërgon në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi. Me atë rast u hapën një numër i madh shkollash fillore dhe të disa të mesme, anë e mbanë trojeve shqiptare. “Ishin këto shkolla që do bëheshin baza me rëndësi për zhvillimin e përparimin e gjërë dhe të shumëanshëm të arsimit dhe të kulturës shqiptare në ish-Jugosllavi”, do shkruante më vonë Dr Rexhep Krasniqi, Kryetari i “Komitetit Shqipnia e Lirë” në Nju Jork, njëri ndër mësuesit që shkoi në Kosovë dhe njëri prej bashkpuntorëve të Koliqit.  Frank Shkreli: Thirrje për njohjen e rolit të Ernest Koliqit në përhapjen e arsimimit kombëtar (1941-1944) anë e mbanë trojeve të robëruara shqiptare | Gazeta Telegraf

“Qe pishtari kryesor dhe frymëzuesi i vendosur i mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë. Në atë krahinë deri në 1941, shkrimi i gjuhës shqipe ishte privilegj i një pakice mikroskopike”, ka shkruar Dr Hamdi Oruçi për kontributin e Koliqit në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në trojet shqiptare nën Jugosllavinë asaj kohe. “Ai rekrutoi miqë e dashamirë të gjuhës shqipe dhe i dërgoi në Kosovë. Sot kjo krahinë është bërë prap një shesh përparimesh e studimesh letrare, është ringjallë fryma e poetënve dhe e shkrimtarëve, fryma e Imzotve Mazrreku, Bogdani e Kazazi, e të tjerë aapostuj të gjuhës shqipe. E si konsekuencë e asaj aradhe mësuesish të Ministrisë së Arsimit në Tiranë me 1941, sot nderohet Shtëpia  ku u mblodh Lidhja e prizrenit dhe sot kuptohet rendësia e Kongresit të Manastirit që caktoi alfabetin e sotëm shqqip në ato krahina shqiptare”, do të kujtonte doktori i nderuar shqiptaro-amerikan, Dr Hamdi Oruçi me rastin e kalimit në amshim të bashkvendasit të tij Shkodran, Ernest Koliqit, me 15 Janar, 1975.

Duke marrë parasysh përjashtimin e tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i akuzuar si “bashkpuntor i fashizmit”, i anashkaluar dhe zyrtarisht, i kritikuar madje edhe në periudhën post-komuniste të “demokracisë” shqiptare,  Frank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf.  Me kënaqësi vura re se një ent zyrtar më rendësi, siç është Biblioteka Kombëtare në Tiranë, njoftoi një, “Ekspozitë me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit shqiptar Ernest Koliqi. Në këtë 50-vjetor të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, studiuesit, kritikut e përkthyesit Ernest Koliqi, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çel një ekspozitë e cila risjell në vëmendje krijimtarinë artistike, publicistike dhe përkthimet më të mira të Koliqit, për të përkujtuar kështu një figurë që jo vetëm i dha letërsisë dhe kulturës shqipe, por arriti të shndërrohej në një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të zenitit të shkrimtarëve të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.

Ekspozita ka në fokus botimet e para të shkrimtarit, përkthime, ese, publicistikë, përzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike “Shêjzat”.

“T’rrzuemin due t’a çoj nga balta;

due m’u ngjit’ mbi maje t’nalta

me shtegtar’ qi kërkojn’ Dritën…”*

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Katin I të BKSH-së, thuhet mëtej në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare.  Është ky një lajm inkurajues që tregon se ndoshta diçka po ndryshon në Shqipëri, 35-vjet pas shembjes së komunizmit zrytar në atë vend – trajtimi pra më i drejtë i të figurave të Kombit dhe kontributit të tyre historik, siç është Ernest Koliqi.

Një shënim personal përkujtimor nga ana ime, në këtë 50-vjetor të kalimit në amshim të Ernest Koliqit. Në atë kohë, unë kisha filluar punën në Zërin e Amerikës.  Më kujtohet si të ishe dje, kur i përndershmi Dom Prenk Ndrevashaj më ka telefonuar nga Detroiti ku i shërbente komunitetit katolik shqiptar atje dhe më dha lajmin e keq se miku i ynë i përbashkët, por edhe i mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjerë, shkrimtari dhe poeti i njohur Profesor Ernest Koliqi, kishte ndërruar jetë në Romë, në mërgimin e pa dëshiruar, siç thonte shpesh ai vet. Më kujtohet se humbja e Profesor Koliqit dhe zbrazëtia që ai la pas — si shkrimtar, poet e politikan — por mbi të gjitha si një atdhetar dhe njeri i thjesht dhe i ndershëm për të gjithë ata me të cilët ai erdhi në kontakt, u ndie për së tepërmi në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai la pas një mungesë e boshllëk të madh në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilin ai e vizitonte, nga hera në here, nga Roma ku ishte vendosur që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ernest Koliqi kishte vizituar disa Shtetet e Bashkuara. Komuniteti shqiptaro-amerikan e kujton ende Ernest Koliqin, sidomos, për rolin e tij në shënimin e dy përvjetorëve me rëndësi për historinë e shqiptarëve në shekullin e kaluar: 500-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit (në vitin 1968) dhe 60-vjetori i gazetës Dielli (1969).  Profesor Koliqi si kryeorganizatori i festimeve kastriotiane të 500-vjetorit të Fatosit të Madh Kombëtar, ishte kujdesur që festimet në Romë me atë rast të ishin gjithëpërfshirëse dhe mbarëkombëtare, për aq sa ishte mundësia dhe mesa lejonin rrethanat politike të kohës. Ishin të ftuar Arbëreshët dhe shqiptarët nga të gjitha trevat. Por për arsye që dihen, ishin të pranishëm vetëm shqiptarët nga diaspora, përfshirë edhe një grup nga komuniteti shqiptaro-amerikan, të përfaqësuar nga organizata Vatra dhe krerët e saj. Në një artikull në revistën Shëjzat (4-6, 1968), pjesëmarrjen mbarëshqiptare në ato festime, Profesor Koliqi shkruan me entuziazëm për “pushtimin” e Romës dhe të Vatikanit nga shqiptarët mërgimtarë: “Kujt nuk i gufoi gjaku hov krenarie tue pa kah valviteshin me 24 prill në Sheshin e Sh’Pjterit gjithë ata flamuj kuq e zi? Shqipja kumbonte në atë Shesh madhnuer, përziheshin ligjirimet e sotëshme të Shqipnisë me ato të motshëme t’Arbërit, t’asaj cope t’Atdheut që lëshoi rrajë e lulzon në tokën italiane si degë e trungut të Kombit. Arbëreshët jo vetëm mbajtën mbrekullisht gjuhën tonë – për ma tepër – e banë me lulzue në vepra letrare dore së parë, tue dishmue se palci fisnuer i kombit të Skënderbegut levizë jetsues kudo në botë, dhe rreth nji votre arbnore mbahen doket e të Parvet”.  Duke përshkruar festimet madhështore të atij përvjetori, Profesor Ernest Koliqi shkruante se për herë të parë në kryeqytetin Italian, “Emni i Shqipnisë e i Kastriotit tingulloi si za burije…tue u përmend an’e kand emni i Shqipënisë”, duke shtuar se, “Nji të përqethun mallëngjimi e krenarije na rrëshqiti shtatit e shpirtit kur Ati Shejt (Papa Pali I VI) përdori në ligjiratën italishte fjalët shqipe, ‘besë’, e ‘burrni’. Këto vetina dalluese të kombit dhe shprehjen ‘gjaku i shprishur’, që skalitë shpërndamjen e gjindes s’onë në rrokullinë tokësore”.

Duke shkruar për një pjesë të këtij “gjaku të shprishur”, i shpërndarë anë e mbanë botës, Profesor Ernest Koliqi përshkruante kështu pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në Amerikë, në festimet në Romë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit:  “Prania e vatranëve, ardhë nergut nga Shtetet e Bashkueme, ia shtoi shkëlqimin kremtimeve. Nji tubë zojash të ndritshme e zotnijsh të zgjedhun përfaqsoi në rrethe arbëreshe e shqiptare, shoqatën e mirënjohun Vatrën, që dikur aqë hov i dha përpjekjeve për rilindje të Atdheut dhe sot mban naltë zanin e Shqipnisë në botën perëndimore. Hijet e madhnueshme të Nolit e të Konicës na shfaqeshin para syve, tue vërejtë ndër rrjesht tonë kryesinë e vatranëve, që në këto kohna të turbullta të sotëme, orvatet me ndjekë gjurmat e mëdhaja të atyne dy Patriotave të paharrueshëm, themeltarë të Shoqatës. Kishim përshtypjen se drita e agimeve të Rilindjes, atë ditë po rreshte mbi Bashkimin e Arbreshve me Shqiptarë. E bashkë me atë dritë, shëndriste edhe rrezja e bekimit të Perendisë”, shkruan Ernest Koliqi në revistën Shëjzat, për praninë e vatranëve në festimet e 500-vjetorit të Skënderbeut në kryeqytetin Italian dhe në Vatikan ku u pritën edhe nga Papa Pali i VI, në vitin 1968.

Një vit më vonë, më 1969 Vatra shënon 60-vjetorin e themelimit të organit të saj Dielli dhe për të marrë pjesë në këto festime në Amerikë, ftohet ndër të tjerë, edhe Ernest Koliqi dhe një delegacion përfaqësues arbëresh, gjithsej nja 60 veta nga Italia. Duke shkruar mbi përshtypjet e tija dhe pritjen madhështore që vatranët i bënë atij dhe grupit arbëresh në Boston dhe në Nju Jork, Profesor Koliqi e cilëson takimin e dy diasporave shqiptare si një rast me rëndësi të madhe simbolike, duke theksuar: “Shqiptarët e Italisë dhe Shqiptarët e Amerikës përtrinë vulosjen e vëllaznimit shqiptar, pohuen gjallninë e rrajve ethnike të zanafillës dhe u besatuen heshtazi me pasë përhera në kujdes fatet e dheut të të Parvet. Arbreshët e Italisë, stërnipa të luftëtarvet që rreth Skënderbegut, në nji varg përleshjesh titanike, shkruen me gjak në faqet e historisë s’Evropës, se Shqipnia ashtë e Shqiptarëve, mbas pesë shekujsh, gjatë të cilave ruejtën gjallë gjuhë e doke. Arbëreshët erdhën në Amerikë me sigurue Vatranët se në veprën e tyne, të djeshme e të sotëme, njohin vazhdimin e përpjekjes ideale të Jeronim de Radës”.

Profesor Koliqi vazhdon me përshtypjet nga pritja që vatranët dhe komuniteti shqiptaro-amerikan i bënë atij dhe grupit të Arbëreshëve në Amerikë, duke komentuar se, “Sot dy gjymtyrët kryesore të diasporës, ende plot fuqi e vrull veprues, u bashkuen e shkrinë deshirë e qëllime, me u përpjekë për naltësimin e kombit prej të cilit rrjedhin”, shkruante profesor Koliqi në Shëjzat, (10-12, 1969).

Në mbresat e tij gjatë asaj vizite në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, “Në atë Falëtore orëmirë, ku meshoi dhe predikoi Fan Noli, lutën Perendinë për Shqipni e bijt e saj,  shqiptarët e Bostonit dhe Këshilltarët e Kishës Orthodokse shqiptaro-amerikane… e me ta në shumicë të madhe Shqiptarë besimesh të tjera. Zemrat mbarë të pranishmëve u shkrinë në thirrje mëshire që i naltohej Perendisë, i cili ashtë nji për të gjithë…Shpirtnat vëllaznoheshin në nji flakërim të pastër atdhetarie, mesa fytyrimi i Nanës Shqipni vizatohej i shëjtë në avullime të thimjanës, që valvitej erandshëm nepër kishë”.

Për festimet e këtyre dy përvjetorëve, që shqiptarët e Amerikës dhe Arbëreshët e Italisë bënë së bashku me nismën e Koliqit, Profesor Ernest Koliqi shkruante me entuziazëm aso kohe se, “Gjaku arbnuer njofti nji triumf të papritun ato ditë — Shqiptarë e Arbëreshë — tue u përqafue ndienë e kuptuen veten se me një marrveshje vëllaznore mund u plotësonte porosia që na la Skënderbegu”.

Në shënim personal përkujtimor:

Po të më lejohet në këtë 50-vjetor të kalimit në amshim të këij gjigandi, një moment kujtimi personal të Profesor Koliqit. Unë e njoha Profesorin në Romë gjatë qëndrimit tim si refugjat në Itali, nëpërmjet Dom Prenk Ndrevashajt, i cili kujdesej për refugjatët shqiptarë. Si rrjedhim, vazhdova të isha në kontakt me Profesor Koliqin, duke shkëmbyer letra edhe pasi erdha në Amerikë.  Në fillim të 1970-ve, unë kisha filluar një nismë tepër modeste për botimin e periodikut, “Rinia Shqiptare në Mërgim”, për të cilën ai më dha kurajo dhe këshilla dhe për të cilën pat shënuar në revistën e tij, (Shëjzat 1-4 1972) për sa vijon: “Më kanë ra në dorë dy numrat e parë të periodikut, “Rinia Shqiptare në Mërgim”, që del në Nju Jork. Ashtë një përpjekje për t’u trimnue e përkrahë. Të rijtë që qenë të shtërnguem me lanë atdhenë, të kenë nji palestër të veten ku të munden të shprehin mendime e ndiesi dhe t’ushtrojnë gjuhën e atdheut në shkrim. Natyrisht, këtyne nisjativave botuese që tregojnë vullnet të mirë dhe shkas idealistik, do t’u kushtohet kujdes i madh si në zgjedhje të landës ashtu në përpunim të stilit. Na jemi të sigurtë se botuesat e këtij perjodiku, tue kërkue e ndjekë këshillat e atyne që kanë përvojë ma të gjatë shtypi, do t’a përmbushin nevojën e nji pranie të masës së re mërgimtare në jetën mendore të diasporës. Na, prej anës s’onë u urojmë redaktuesvet të Rinisë Shqiptare në Mërgim”, veprimtari të mbarë dhe sukses”.  Profesor Koliqi edhe nëpërmjet korrespondencës derisa ndërroi jetë, vazhdonte të interesohej për periodikun, “Rinia Shqiptare në Mërgim” dhe më jepte zemër e këshilla që të vazhdoja studimet dhe duke përcjellur një porosi: Në një prej letrave Koliqi më shkruante:

“I dashtun Fran,

Më ra në dorë si letra ashtu edhe periodiku Rinia Shqiptare në Mërgim. Gëzohem pikë ma së pari që je mirë, që pëpiqesh të ndjekish studimet, e në fund për botimin kushtue masës së re që larg atdheut ka shumë nevojë të ushqehet me shkrime të shëndosha shqipe. Të lumtë!

“Ashtë një fillesë plotë premtime. Mbaj mend veç fjalën e moçme: ‘Trimi i mirë, me shokë shumë’! Afro moshatarë sa ma shumë që të mundesh. Në ashtë se kjo fletore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorët që regjimi komunist i Tiranës ka përjashtue nga historija e letërsisë shqipe”.

Ky ishte amaneti i tij, ky ishte Ernest Koliqi që njoha unë, i gatshëm për të ndihmuar, i gatshëm për të ndarë përvojën e tij të gjatë e të frytshme me letrat shqipe dhe në gazetari, megjithëse, fatkeqësisht, e njoha për një kohë tepër të shkurtër, por ama ajo njohuri më la mbresa të përjetshme dhe të paharrueshme për këtë burrë të madhe të Kombit.  Ky ishte Ernest Koliqi që njohu komuniteti shqiptaro-amerikan, ky ishte Ernest Koliqi, këshillat e mësipërme të të cilit i kujtoj gjithmonë me mall dhe të cilat me mundësinë time jam përpjekur, modestsisht, t’i përcjellë gjithë jetën time sipas mundësive.  Ky, pra ishte Ernest Koliqi, për mua dhe për të gjithë shqiptarët, sidomos mërgimtarët. Ishte njëri ndër interpretuesit më të spikatur të shpirtit të fisit arbëror dhe të trashëgimisë stërgjyshore, si dhe mbrojtës i vlerave të shpirtit arbëror dhe të prirjeve natyrore të tij, gjithmonë si pjesë e thesarit të vlerave kulturore dhe shpirtërore të njerëzimit, sidomos të vlerave perëndimore.

Në këtë 50-vjetor të kalimit të tij në amshim, me nderim e mall përkujtojmë Profesor Ernest Koliqin. Ka ndërruar jetë, papritmas në banesën e tij në Romë me 15 janar, 1975 – ku edhe u varros tre ditë më vonë. Në Romë janë varrosur gjithashtu edhe prindërit e tij dhe bashkshortja. Në ceremoninë e varrimit 50-vjet më parë, kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme, kolegë, Shqiptarë e Arbëreshë. Mërgimtarë të ardhur nga Amerika dhe nga shumë vende të Evropës Perendimore, përfshir nga shumë qytete të Italisë.

Ps!

Njoftim i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për ekspozitën me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, studiuesit, kritikut e përkthyesit Ernest Koliqi

Pas mbylljes së të gjitha komunave paralele të Serbisë në Kosovë, a mos bashkësia ndërkombëtare do ta sjell “përmes paqes” Serbinë në Kosovë?!

1

Gani I. Mehmeti

Reagim pas mbylljeve të strukturave serbe, në Kosovë; SHBA, ANGLI, GJERMANI, FRANCË E ITALI – JENI DUKE E SJELLUR SERBINË PËRMES « PAQES » NË KOSOVË!

Unë nuk po e di shkakun e përkrahjes suaj të institucioneve serbe në Kosovë! Unë po e di se ju, përmes reagimeve tuaja kundër mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë, jeni duke e favorizuar Serbinë, jeni duke i përkrahur ato zyre, ato institucione  serbe në Kosovë. Kjo, për mua, për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët është tepër shqetësuese. Nuk po kuptojmë se si mundeni të përkrahni institucionet e një shteti kriminal, gjenocidal e shovenist në shtetin tjetër, ku, pikërisht sot e 26 vite më parë vrasjet më makabre të bëra prej tij – u quajtën MASKARA! Si mundeni t’i arsyetoni ato institucione serbe në Kosovë edhe sot e një vit e gjysmë gati pas ngjarjes terroriste të Banjskës së Zveçanit dhe gati dy muaj pas ngjarjes tjetër në kanalin e ujit Ibër – Lepenc, me çka vërtetohet se serbët kundrejt shqiptarëve kanë mbetur ata që ishin edhe para 26 vitesh, e, edhe para sa e sa masakrave të tjera pothuaj prej më shumë se dyqind vitesh?

Si mundeni ta arsyetoni një shtet gjenocidal ndaj shqiptarëve, që po mundën, do të shfarosin shqiptarët nga faqja e dheut, se vetëm atëhere do ta ndienin veten rehat, sepse, janë aq të vetëdijshëm që e tërë Serbia dhe populli serb jeton në trojet e dikurshme të shqiptarëve. Ata e dinë se fillimisht janë pritur në mënyrë bujare në mbrojtjen e tyre nga shqiptarët, që tani duan t’ua marrin edhe këtë pak tokë që na ka mbnetur, e ne të mbetemi fare pa atdhe!

SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali e të gjitha shtetet tjera demokratike perëndimore, ne u jemi mirënjohës nga shpëtimi përmes NATO-s, ku ju e dini mirë se tek pas 78 ditë bombardimi të Serbisë, ne që ishim brenda Kosovës nëpër male dhe ata që me dhunë i kishin përzënë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, na u mundusua të ktheheshim në shtëpitë tona. Këtë të mirë nuk do ua harrojmë dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë ne!

Ne edhe Pavarësinë e shpallëm bashkë me Ju, nuk ishim vetëm as në atë rast shumë të pritur prej nesh, për çka ju falënderojmë, shumë ju falënderojmë !

Zotërinj ambasadorë të shtetve të lartcekura, ne kuptojmë strategjinë politike e ushtarake deri diku, por ndoshta jo aq sa ju. Por, në raport me serbët, ne kemi një praktikë shumë të dhimbshme, të stërvuajtur, sa na është dashur të bashkëjetojmë për gati një shekull sikur qingji me ujkun, në veçanti në vitet 1912 – 1999, deri sa me ndihmën tuaj u çliruam. Ne i njohim më mirë se kush janë e si janë, ashtu sikur ju që njihni më mirë fqinjtë tuaj, por ne ishim më keq, ne ishim të pushtuar prej tyre.

Po ju them sinqerisht se, sa më shumë t’u ikësh, më shumë të ndjekin, sa më shumë t’u japësh, më shumë kërkojnë. Ndaj të pambrojturve janë shumë trima, sulmues e vrasës, por ndaj të fortëve, shtrihen deri në servilizëm sa të duket se njerëz më të mirë nuk gjenden mbi faqe të dheut! Por, kërkoj falje prej të gjithë atyre që nuk ngjajnë me këtë, sepse, numër i vogël serbësh, nuk i meriton këto fjalë.

Ju jini ata  që na ndihmuat  me armë të çlirohemi dhe u përzu Serbinë nga Kosova, me këso sjelljesh ndaj serbëve, sikur po doni që përmes “paqes” ta fusni sërish brenda Kosovës, edhe pse Kosova është aq e vogël sa nuk e zë Serbinë brenda.

Është tejet e palogjikshme dhe e paarsyeshme të funksionojnë institucione serbe në Kosovë, përfshirë edhe bankat e gjithçka shtetërore serbe. Kjo, edhe aq më shumë do të ishte e papranueshme deri sa Serbia nuk e njeh Republikën (Pavarêsinë) e Kosovës, sepse, deri sa nuk e njeh, nuk ka marrêdhënie ndêrshtetërore, nuk ka niormalizim mes dy shteteve.

E, nëse Serbia mendon për serbët brenda Kosovës, ajo do duhej ta pranonte Pavarêsinë e Kosovës dhe atëhere përmes marrêdhënieve ndërshtetërore do të zgjidhej gjithçka, por natyrisht, jo në dëm të shtetit të Kosovës, gjithsesi në të mirë të serbëve.

Shkurt, me këso prononcimesh të shteteve perëndimore, duket sikur po i ipet tepër krahu Serbisë ne veprimet e saja kundër shtetit të Kosovës. Kjo është e tepêrt, për të mos thënë e patolerueshme. Ju, që po reagoni kundër tê drejtës së Kosovës, do duhej të ndihmoni në Pêrzënien e Serbisë nga Kosova, jo ,të serbëve të Kosovës, por të Serbisë.

Prandaj, ju lutemi, na keni ndihmuar deri këtu, edhe tani e tutje të jeni pro kushtetutës e ligjeve të Kosovës.

Nuk është Kosova destabilizuese e rajonit as e Ballkanit as mes marrêdhënieve tê saj me Serbinë. Serbia është ajo që po destabilizon gjithë rajonin, Ballkanin dhe nuk po pranon normalizimin e marrêdhënieve me Kosovën. Po të mos ishte Serbia agresore, tërë Ballkani do të ishte i qetë, sa nuk do të kishte as farënndërhyrjeje nga ana e Rusisë. Qetësojeni Serbinë, nuk do të ketë Rusi në Ballkan.

Kosovën po e qortoni pse po përpiqet të zbatojë ligjin e saj në gjithë territorin e saj, për çka ka të drejtë.

Shih videon:

Mbyllen institucione paralele serbe në dhjetë komuna