Kreu Blog Faqe 685

Kush e solli Efendi Lumir Abdigjikun në LDK?

3
Bardh M. Nengurra 
___
Nuk pretendoj se jamë aq i mençur e as ndonjëfar analisti, por qebesa intuita ime bukur shpesh po delë e sakt. Ama do isha tepër i pasinqertë nese nuk e pranojë një dukuri që më ndodh mua pothuaj gjithmonë përgjatë jetës time. Ja cila është kjo: … sa hërë kam takue dikend dhe nese më ka lan përshtypje të mirë pas pak kohe jamë zhgënjye në ata njerëz sa s`ka. Dhe me shumicën edhe jan krijue raporte acaruese deri te kufini i armiqësisë.
Kryetari aktual i LDK-së efendi Lumir Abdixhiku kur ishte student shkruante shkrime analiza politike dhe ato shpesh i dergonte për botim në Revistën ZEMRASHQIPTARE.NET që ato vite ishte ndër revistat e rralla të internetit në gjuhën Shqipe. Unë në atë revistë isha pjesë e Redaksisë ( Redaktor për rubriken Komente ) dhe shkrimet e Lumir Abdixhikut i botonim dhe unë bashk me të ndjerin Kadri Mani si të vetmit nga Redaksia veprimtar të LDK-së dhe perkrahësa të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës shkrimet e Lumirit shpesh i shperndajshim te miqësia e jonë e edhe nëper Revista, e portale tjera. Unë ato vite si Redaktor e Lumiri si student nuk njiheshim mes veti, por unë si veprimtar ( militant krenar ) i LDK-së mbaj mend se kam ba disa komente dhe shkrime ku Lumir Abdixhikun e kam propozua për kuadër të LDK-së, mbaj mend se e kam shkrue disa herë emërin e ti mes atyre që shpresoja unë se do jenë e ardhmëja e lumtur e LDK-së dhe Dardanisë. Pra e pranojë se dikur e kam respektue shumë këtë njeri.
Ja erdh edhe dëshpërimi. Erdh sepse ky dhelpnak i infilturar në rrejtin e SOROSIT fare se paska pas seriozishtë ato që i shkruante për LDK-në , per Presidentin Rugova dhe as për të Djathtën Shqiptare.
Lumir Abdixhiku mjeshtrishtë priti momentin më delikat të LDK-së në Historinë e sajë tri dekadash, dhe si parashutist u futë në LDK.
Shumkush ( edhe unë mes tyre ) e kemi thënë se mirë u bë që erdhi sepse ai duhet të jetë kuadër i zoti si ish student i Akademikut Isa Mustafa. Akademiku Isa Mustafa në atë kohë ishte Kryetar i LDK-së dhe edhe Kryeministër i Kosovës. Lumir Abdixhiku menjëherë ja fillojë punës, por jo për të mirën e LDK-së e as të Kosovës, ai filloj punën për ngritjen e vetëvetës në karriken e Kryetarit të LDK-së  duke menjanue secilin rival potencial që mund ta merrte kreun e LDK-së pasi tashma në horizont shifej dorzimi i Kryetarit Isa Mustafa.
Në zgjedhjet Lokale ku LDK në Prishtinë doli me kandidat z. Arban Abrashi përball Shpend Ahmetit të VV-së, jan të gjitha faktet se Lumir Abdixhiku bashk me Vjosa Osmanin lobuan kundër Arban Abrashit dhe per pak vota LDK humbi, humbi sepse dyshja e “FAMSHME” Lumiri e Vjosa ja dhanë pushtetin në Kryeqytet Shpend Ahmetit dhe VV-së antishtetrore të Albin Kurtit.
Kur u formua Qeveria e koalicionit VV-LDK me Kryeministër Albin Kurtin, Lumir Abdixhiku u emnua Ministër i Infrastrukturës, por kur pas gjashtë muajve ra kjo Qeveri dhe u formua tjetra me Profesor Avdullah Hoti si Kryeministër , Lumir Abdixhiku refuzojë postin që i kishte dhanë Albin Kurti dhe të cilin post perseri ja ofrojë kolegu i Partisë , Kryeministri Prof. Avdullah Hoti.
Qeveria e Kurtit ra sepse Kurti sulmojë Shtyllën ma të fortë të LDK-së, sulmojë dhe shkarkojë nga posti i ministrit z. Agim Veliu njeriun që per 3 dekada e bani krahinën e Llapit Bastion të pamposhtur të LDK-së. Qeveria Hoti ra poashtu sepse Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmanin disa herë jo vetem se apstenonin , por ata edhe votonin kundër Qeverisë dhe ministrave të LDK-së.
U mbajtën zgjedhjet e vitit 2021 dhe fituese doli Vjosa Osmani me listën e sajë GUXO në koalicion me VV-në. LDK pësojë ramjën ma të madhe në historinë e sajë dhe Kryetari Isa Mustafa dha dorëheqje.
Për qudi kur krejt populli i Kosovës e jo vetem votuesit, antarët dhe perkrahësit e LDKsë pritem se Kryetar i ri i LDK-së do zgjidhet Akademik Kujtim Shala , nga LDK doli kumtesa se kandidat janë Anton Cuni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa dhe pas disa ditëve, pak para se të mbahej Kuvendi i Parakoshëm z. Cuni dhe z. Haziri u tërhoqën dhe mbeten në garë Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Në kuvend me vota shumicë fitojë Lumir Abdixhiku dhe u kurorzua Kryetar i LDK-së.
Posa mori timonin ky njeri ja fillojë sulmeve, paralajmrojë se duhet me i largua kuadrot e vjetra dhe u perfolën emërat e Agim Veliut, Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit. Haki Rugoven e largojë vdekja sepse ai ishte i sëmurë dhe vdiç ato ditë. Një mangut për Lumir Abdixhikun dhe ky tash ju sul Degës së LLapit në Podujevë, shkarkojë arbitrarishtë ( duke shkel Statusin e LDK-së ) nga Kryetari i Degës z. Agim Veliu dhe futi përqarje mes simpatizantve të LDK-s atje sa u krijuan dy tri fraksione dhe Dega LDK pothuaj u shkatrrua ndërsa pushtetin në Podujevë e mori VV-ja e Albin Kurtit me në krye një matrapaz, një njeri virus për ta shkatrrue LDK-në, me Shpejtim Bulliqin. Zhurma që u shkaktua në Podujevë e friksojë si duket pak  Lumir Abdixhikun dhe ai heshti, nuk ju sul direkt Lutfi Hazirit. Mirpo Luftiun e la në baltë të luftojë vetem kundër të gjithve në zgjedhjet Lokale dhe Gjilani që ishte poashtu bastion i LDK-së nëper vite. Edhe Gjilani tash ra në duer të VV-së së Albin Kurtit.
Dhe thua se nuk i mjaftuan këto lojna e tradhëti kundër LDK-së që i bani në vazhdimsi me perfiditet Lumir Abdixhiku, ai tash kur Populli i Kosovës u shtrie per toke nga qeverisja e keqe dhe izolimi deri edhe gati shtetshkatrrimi i Albin Kurtit dhe kur votuesit e simpatizuesit e LDK-së gjithandej Kosovës dhe nëper mergaten tonë po mobilizohen dhe po bëjnë gjithcka mund bëhët që zgjedhjet ti fitojë LDK-ja dhe ta rikthejm LDK-në aty ku ajo e ka vendin , sapo lexova këtë deklaratë të Lumir Abdixhikut të postuar në FACEBOOK:….” Unë besoj në Zot, jam musliman e besimtar …” Këtë deklaratë e kishte postua Gazeta MOMENTI.
Efendi Lumir Abdixhiku, cka i duhet kujt kush je ti fetarishtë dhe cka beson ti?!!!
Kam ndëgjua se ti mbrojtjën e Disertacionit e ke fillue me BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM dhe më beso se kam besue se po ta shpifin kundërshtarët.
Kam ndëgjua se ti frekuenton xhamijat dhe shkon ne namaz dhe poashtu kam besue se edhe kjo është shpifje e kundërshtarve tu dhe të LDK-së.
Tash kur shof dhe lexojë komentet e tua që i ka botue Gazeta Momenti cka të them? Çka të besojë?
Mua dhe bashkëshortës time fillimisht na shkojë mendja se ti këtë e ke ba për ti vu në lajthitje xhematin e xhamijave dhe pastaj me ua marr votat atyre, por menduam bashk unë dhe ajo dhe na u duk veprim naiv, veprim i ultë dhe asesi nuk po mundemi ta besojmë edhepse çfar njeriu je ti per interes tëndin çka nuk bënë.
Por unë ta them publikshtë se ti si SOROSIST dhe si virus shkatrrues i futur në LDK për ta shkatrrua ate, për ta vazhdue aty ku e la bashkvendasi yt, njeriu kufomë Nexhat Daci këto deklarata i ke bë për ta demantue mjerueshmëm dhe poshtërsishtë shkrimin e botuar në ” THE NEW YORK TIMES” me titullin ” DUAN TA RINGJALLIN TË KALUARËN PARA -ISLAMIKE ”  .
Bravo Lumir Abdixhiku! Shkele Statutin e LDK-së dhe hudhe përtokë ashtu si ke hudhë duke e largua nga zyret e LDK-së Fotografinë e Ibrahim Rugovës.
Refuzo e kundërshto, injoro e përbuzë gjithçka thojnë dhe shkruajn Gazetat e Amerikës. Kështu i ban argat Albin Kurtit shefit të Procestmbajtjëses Vjosa Osmani Shefes tënde. Koordinohuni mirë se vetem të koordinuar bashk ju shkatrroni jo vetem LDK-n, por edhe Kosovën.
Lumir Abdixhiku, mos e harro se edhe po u shkatrrue fare struktura e mirfilltë e LDK-së dhe ta bajsh ti këtë LDK-në që po i prinë parti Lidere e Kosovës , kurr mos mendo se Shuhet Fryma e Shenjtë e LDK-së , Fryma e Dr. Ibrahim Rugovës.
Një ish mik i imi mergimtar në Francë neper komente sa herë permendet emni jot , ai e shkruan Lubomir dhe disa herë e kam kundërshtua. Po ta them se do i kerkojë falje ati sepse vertetë veprimet e tua tash në prag të fillimit të fushatës zgjedhore duke deklarue se je MUSLIMAN vërtetë më duken sikur ti kishte ba dikush me emërin Lubomir.
Unë në familjën time gjithmonë qe tri dekada kemi votua LDK-në, do e votojmë edhe tani dhe edhe gjithmonë deri në vdekje, por ti kurr nuk e merr voten tonë.
Nese është e sakt se po që se nuk është votua bartësi i listës fletëvotimi shpallet i pavlefshēm,  atëherë e paq në qafë LDK-në dhe 9 deputet e deputete tjerë të LDK-së qē do mbeten pa 9 votat e familjës time.
Edhe pa këtë pisllak për fenë ty nuk ta kisha dhënë voten sepse ta bësh listën për Deputet me përplot emëra anonim që mos të them sikur me i pas gjetë në rrugë , ndërsa në listë nuk gjete vend për Profesorin Universitar në Paris z. Valon Murtezaj pastaj për Porofesorin Haki Demolli, për Akademikun Frashër Demaj, e edhe sa e sa tjerë kuadro. Andaj ti nuk e meriton voten e votuesve të vertetë të LDK-së.
Sa shumë po bindem se kam të drejtë në bindjen time se shqiptarëve me origjinë nga Kosova Lindore , nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria per shtat gjenerata nuk duhet me ju lejue asnjë post publik e politik në Kosovë.
Gjithë ata që kan ardhë me jetue në Kosovë nga këto vende . Kosova i ka pranue dhe i ka shkollue, por pos Esat dhe Hasan Mekulit nga Mali i Zi dhe pos Idriz Ajetit nga Kosova Lindore të gjithë të tjerët kan ba poshtërsina dhe sa kan mujtë e kan shkatrrue Kosovën.
*
Sarpsborg, Norvegji, më 04.01.2025

Dr. Zef Ndrejaj nga Gurrakoci, kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare më 9 Shkurt

4
Tue u mendu randë dhe analizu gjanat e në marrëveshje me shumë familje nga Zūrichu, me origjinë nga Istogu, Klina, Skenderaj, Peja dhe Malisheva…etj, kemi vendos që edhe njiherë ta votojmë koalicionin LVV/GUXO.
Nga lista e kandidatëve, mes tjerësh do ta votojmë dhe përkrahim Dr. ZEF NDREJAJ, fqiun tim, Drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Rrallë kam pas rast ë takojë njerzë të tillë si Dr Zefin, jo vetëm profesionalist por mbi të gjitha institucionalist i përbetuar, i angazhuar për të mirën e përbashkët.
Përmblidhuni dhe ndihmoni vehten, me votën e Juaj që me postë fillon nga data 09 Janar 2025.
Urime e suksese!

Koha e mashtrimeve ka mbaruar

0
Kapitulli 35 nuk është gjë tjetër veçse një “modus vivendi,” një marrëveshje e përkohshme që mban dukjen e paqes, ndërkohë që konflikti mbetet i pazgjidhur. Kjo marrëveshje thjesht shtyn zgjidhjen derisa Serbia të sigurojë pranimin e saj në Bashkimin Evropian. Premtimet madhështore të udhëheqësve të Kosovës kanë dalë të jenë ëndrra të bukura, por boshe. Lëshime të mëdha janë bërë ndaj Serbisë, duke e futur Kosovën në një krizë politike të pazgjidhur. Kjo krizë shquhet nga brutaliteti i qeverisë ndaj opozitës, nga njëra anë, dhe nënshtrimi i saj ndaj kërkesave të Serbisë, nga ana tjetër.
Shkatërrimi i Industrisë dhe “Procesi i Privatizimit”
Një ndër dëmet më të mëdha që ka pësuar Kosova pas luftës ishte shkatërrimi sistematik i bazës së saj industriale dhe ekonomike. Para luftës, Kosova kishte më shumë se 300 fabrika aktive në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë prodhimin, industrinë e rëndë dhe minierat. Këto përbënin shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe ofronin mijëra vende pune. Pas luftës, shumë prej këtyre fabrikave u lanë në harresë, u plaçkitën ose u shkatërruan qëllimisht, duke i hapur rrugën një procesi të dyshimtë të privatizimit.
Rast i i privatizimit të “Trepçës,” një prej burimeve më të rëndësishme ekonomike të Kosovës, tregon qartë se si interesat politikë dhe ekonomikë e lanë këtë pasuri nën shfrytëzimin e jashtëligjshëm dhe të paqëndrueshëm. Për më tepër, rastet si ai i “Feronikelit” dhe fabrikës së duhanit në Gjilan janë dëshmi e qartë e mënyrës kaotike dhe të dyshimtë me të cilën u shitën asetet publike.
Rasti i Dino Hasanajt dhe dyshimet për atentate politike
Një prej ngjarjeve që tronditi opinionin publik ishte vdekja e Dino Hasanajt, një ish-zyrtar i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Hasanaj, i cili kishte njohuri të thella mbi shumë raste të privatizimit të dyshimtë, u gjet i vdekur në rrethana që u quajtën “vetëvrasje.” Por detajet e rastit—duke përfshirë plagosjen e tij me thikë 11 herë—ngritën dyshime të arsyeshme për një atentat politik. Edhe pse opinioni publik kërkoi sqarime, prokuroria dhe organet e drejtësisë nuk ndërmorën hetime të thella, duke lënë hapësirë për spekulime dhe përforcim të mosbesimit ndaj institucioneve.
Privatizimi i Hotelit “Grand”
Një tjetër shembull i privatizimit të dyshimtë ishte rasti i hotelit “Grand” në Prishtinë, një simbol i trashëgimisë dhe ekonomisë së Kosovës. Ky aset u shit për një vlerë shumë më të ulët se ajo reale dhe pa transparencë të plotë. Politikanët e përfshirë në këtë proces mbetën të paprekur, ndërsa qytetarët panë një tjetër shembull të kapjes së shtetit nga interesat e ngushta të elitës.
Roll i drejtësisë dhe mosveprimi i institucioneve
Rastet e mësipërme nuk janë të izoluara. Ato reflektojnë një model të përgjithshëm të mosveprimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. Gjyqësia, e përshkuar nga korrupsioni dhe ndërhyrjet politike, ka dështuar të sigurojë drejtësi për qytetarët dhe të ndëshkojë ata që keqpërdorën pasuritë publike. Kjo ka ndikuar direkt në mungesën e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe në përforcimin e perceptimit se elitat politike janë mbi ligjin.
Rruga ”Përpara”
Kosova ka nevojë për liderë të pavarur, të arsimuar dhe të angazhuar për të rikthyer besimin dhe për të luftuar korrupsionin. Vetëm përmes veprimeve konkrete dhe llogaridhënies, vendi mund të përmbushë standardet e BE-së dhe të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme si shtet sovran. Qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë nga liderët e tyre, ndërsa institucionet ndërkombëtare duhet të ushtrojnë më shumë presion për reforma të thella në drejtësi dhe ekonomi.

Xhevair Tahiri, njëri prej zërave më të kristalt në Radio Shkup, …, një hero i heshtur, por edhe një “ujk” i vetmuar!

Shkrimtari dhe gazetari Emin Azemi në një ndejë me Xhevair Tahirin, njëri prej zërave më të kristalt të Radio Shkupit, që tash po i mbush 80 vjet nga themelimi.
___
A i kujtohet ndokujt ky burrë?
__
Kush është ai, ku punoi , çka dhe si veproi gjatë punës që bëri?
Pak kush, përpos gjeneratave më të hershme, do t’iu kujtohet se për kend bëhet fjalë…
Gjeneratat e reja, të mësuar nga gjenerata e vjetra me manirin e mosmirënjohjes dhe harresës vrastare, nuk e dinë se ky është Xhevair Tahiri, njëri prej zërave më të kristalt në Radio Shkup, që tash po i mbush 80 vjet nga themelimi.
Zëri i tij, kumbues e dramatik, dikur, para më shumë se 40 viteve përfaqësonte kulmin e artit radiofonik…. Dhe, në një konkurrencë të fortë në nivel të ish Jugosllavisë kishte rrëmbyer çmimin e atëhershëm prestigjioz “Mikrofoni i Artë”, një çmim ky që shprehte pjekurinë dhe shkathtësinë e një profesioni, siç ishte sipkerimi.
Kur e dëgjonim Xhevari Tahirin, i kontrollonim edhe njëlherë valët e radios, sepse shpesh mendonim se i kemi ngatërruar me valët e Radi Tiranës.
Sot askush nuk e kujton dhe nderon Xhevair Tahirin, të paktën me një ftesë për të shënuar festat e Radio Shkupit, siç ishin 70 vjetori, 75 vjetori dhe tash 80 vjetori i themelimit…
Atë nuk e fton dhe nderon as Komuna e Tetovës….
Me Xhevair Tahirin takohem herë pas herë për të mësuar nga ai se si ishin ato kohë kur ishte vështirë të ishe gazetar shqiptar në Maqedoni dhe aq më vështirë në Radion dhe Televizionin e Maqedonisë, aty ku më shumë se pesëdhjetë për qind e të pumësuarve ishin hafije që, më së paku bënin punën e gazetarit.
Në kushte të tilla punoi edhe Xhevairi deri pas vititit 1981 kur fushata për ndryshimin e toponimeve shqipe kishte kapluar edhe Radio Shkupin.
Sot kur u takova me të në Tetovë, edhe një herë më tregoi se dita e fundit e punës si redaktor në Radio Shkup lidhej me kundërshtimin e tij për të zbatuar politikën e RTVM-së e cila Shkupit i thoshte Skopje, Manastirit – Bitola, Kërçovës- Debar etj. etj.
Xhevair Tahiri haptazi e kishte kundërshtuar urdhërin e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Maqedonisë, Prokopenko, dhe për pasojë nga ai moment ai largohet nga puna, deri sot kur me në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe me një pension modest mundohet të furnizohet me ato pak medikamente që ia përkthekon xhepi.
Xhevair Tahiri sot i ngjan një heroi të heshtur, por edhe një ujku të vemtuar. Nga ai mund të mësosh ende fshehtësië e zanatit , por si duket jemi tejngopur aq shumë nga vetëmjaftueshmria sa që i harrojmë edhe ikonat e dikurshme të gazetarisë që e bënë historinë e Radio Shkupit….
Xhevair Tahiri bëri sa mundi, atëherë kur ishte vështirë të jesh gazetar shqiptar. Po sot?! Sa është vështirë të mbetesh njeri korrekt, të paktën të mos i harrosh ata që dikur na kanë bërë krenarë…..
Xhevari Tahirin mund të mos e nderojmë më me ndonjë mirënjohje, sepse ai do t’i refuzoj ato, por të paktën nuk guxojmë ta harrojmë, siç po i harrojmë edhe disa emra e personalitete të tjerë.
Tetovë, 04. 01. 2025

Zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të jenë vendimtare për t’i dhënë drejtim dhe për të zhbllokuar ngecjen e bisedimeve me Serbinë

0
Prandaj, ju votues të dashur, zgjedhni kujt dëshironi t’i besoni udhëheqjen e këtij vendi. Janë vetëm dy alternativa: Albin Kurti dhe Lista Guxo ose tradhtarët.
Kuptoni, o ju votues të dashur, se kushdo që fiton zgjedhjet, për të zhbllokuar negociatat dhe për të çuar përpara marrëveshjet, i duhen mbi 70% të votave tuaja. Për shembull, nëse dëshironi që LDK dhe PDK të fitojnë, atyre u duhen 70% të votave tuaja për t’ia çuar në vend amanetin e Rankoviçit dhe për të zbatuar marrëveshjen mes Putinit dhe Thaçit. Këto tradhti shekullore do të mbesin në histori si njolla të pashlyeshme dhe do të kujtohen brez pas brezi, duke mos u harruar kurrë.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "Keshtu e tha Grenell ne mediat gjermane para dy javësh, se ppk e LpK më erdhën dhe Te thanë se jemi gati per marreveshjen me Serbinë per ndarjen e Kosovës, por sẽ pari duhet larguar Albin Kurtin nga pushteti, sepse ky po a pengon qe 'ajarrijmë marrëveshje Te Vuçigin" 月"
Nga ana tjetër, edhe Albin Kurtit dhe Lista Guxo i duhen 70% të votave për të nxjerrë Kosovën nga humbjet kolosale që ia kanë shkaktuar tradhtarët dhe partitë e përmendura më lart. Nëse dëshironi t’i ndaloni marrëveshjet dhe tradhtitë e dy partive, LDK dhe PDK, Kurtit i duhen këto vota për të sjellë ndryshime të mëdha: në drejtësi, prokurori, arsim, sindikata dhe shëndetësi, si dhe për të larguar hajdutët që kanë vjedhur pasurinë e qytetarëve dhe për t’i futur ata në burg.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Kuptoni, o qytetarë, se zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të jenë vendimtare për ta ndalur tradhtinë e nënshkruar nga dy partitë PDK dhe LDK, që synojnë të kthehen në pushtet dhe të vazhdojnë aty ku kanë mbetur.
Mund të jetë një imazh i 9 persona
Eksterritoret për manastiret tashmë janë kryer. Po ashtu, është kryer edhe falja e 8,226 hektarëve tokë Malit të Zi dhe afro 3,000 hektarë tokë Maqedonisë. Tani kanë mbetur pa u jetësuar ‘Zajednica’ me kompetenca ekzekutive, apo e ashtuquajtura Republika Serbe e Veriut, e nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa dhe e ratifikuar nga deputetët e dy partive, LDK dhe PDK.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Po ashtu, ende nuk është përfunduar ndarja e Kosovës, që po përgatitet nën emrin e kamufluar “korrigjim kufijsh,” një marrëveshje mes Putinit dhe Thaçit.
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti
Sipas marrëveshjes, Republika Serbe e Veriut veçse është e kryer. Megjithatë, ndarja e Kosovës është ende në tavolinën e bisedimeve dhe, si çdo marrëveshje ndërkombëtare, do të duhet të përfundojë herët a vonë. Në rast ndarjeje, 6 komunat serbe (të quajtura ‘Zajednica’) në jug të Kosovës do të mbeten të lidhura me Republikën Serbe të Veriut, sipas marrëveshjes ekzistuese.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Për të realizuar këto tradhti, LDK dhe PDK kanë nevojë për 70% të votave. Por, nëse dëshironi të mbështesni ndryshimin dhe t’i jepni Kosovës një drejtim të ri, atëherë votoni për Albin Kurtin dhe Listën Guxo e cila po kërkon po ashtu 70% të votave për të pasur mundësinë të ndërpresë këto tradhti dhe të sjellë drejtësi e zhvillim për vendin.
Po sa ta lexojnë disa zuzarë, do të thonë: “Ky u bë me Kurtin.” Unë nuk jam bërë me Kurtin, as kurrë nuk do të jem, por kjo është arsyeja pse ju gjithmonë do të humbni.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Baerbock: Ne nuk do të financojmë islamizimin. Al-Sharaa nuk pranoj t’ia shtrëngonte dorën

0

In this photo released by the Syrian official news agency SANA, Syria’s de facto leader Ahmad al-Sharaa, formerly known as Abu Mohammed al-Golani, right, meets with German foreign minister, Annalena Baerbock, left, and French foreign minister, Jean-Noel Barrot, center, in Damascus, Syria, Friday, Jan. 3, 2025. (SANA via AP)

  

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka vizituar Sirinë dhe ishte e gatshme të ndihmonte vendin të kthehej në këmbë, por tha se nuk ishte një opsion nëse vendi islamizohet. Udhëheqësi i ri Ahmed al-Sharaa nuk arriti të shtrëngonte dorën.

Ministri i jashtëm francez, nga ana tjetër, nuk kishte asnjë problem. Por ai është burrë.

Njeriu që kryeson grupin islamik Hajat Tahrir al-Sham (HTS) dhe në praktikë është udhëheqësi i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, mori delegacionin e BE. Ai nuk e shtrëngoi dorën e Baerbock, gjë që ai nuk e bën kur takon gratë, por arriti te Barrot francez.

Kur u pyet për këtë nga një gazetar më vonë, Baerbock tha se e kuptoi paraprakisht se nuk do të kishte shtrëngim duarsh për të. (..)

Baerbock premtoi në fillim të vizitës se do të gjykojë qeverinë e re të Sirisë bazuar në veprimet e tyre.

“Ne e dimë se nga vjen HTS ideologjikisht dhe çfarë kanë bërë më parë,” tha ajo, por shtoi se ka gjithashtu një dëshirë për moderim dhe konsensus me lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Këtu ajo theksoi bisedimet paraprake me forcat e udhëhequra nga kurdët të Forcave Demokratike Siriane (SDF).

“Pavarësisht nga gjithë skepticizmi, ne nuk duhet të humbasim mundësinë për të mbështetur popullin sirian në këtë udhëkryq të rëndësishëm,” theksoi ajo. (NTB)

Raporti i punës i SHTKK-së së Preshevës për vitin 2024

0

RAPORT I PUNËS I SHTKK-SË PËR VITIN 2024

Në fillim të vitit 2024 hartuam disa projekte, me të cilët u konkurua në Ministrinë e kulturës në Prishtinë dhe në Beograd, bile edhe në disa fondacione të tjera.

Në janar të vitit 2024 hartova Njoftimin-Ftesën për Konferencën shkencore :”Figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, të cilin e shpalla në FCB timin, në disa gazeta dhe portale lokale e më gjërë.

Poashtu më dhjetor 2024 hartova Njoftimin-Ftesën për Konferencën shkencore:”Personalitete dhe figura shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”

Njoftimin-Ftesën e persëritëm disa, për t’i motivuar, nxitur studiuesit sidomos ata të rinjë për të marrë pjesë me punime në Konferencë shkencore. 

Më 27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i Shoqatës  u prit shumë ngrohtësisht  nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Prof.Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë dhe Prof. Gëzim Hoxha, arkeolog.

Poashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, në krye me Faik Nika, kryetar.

Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e falënderoi kryetarin e Akademisë dhe e njoftoi hollësisht më punën, veprimtarinë dhe dha një biografi të shkurtër për Shoqatën.Poashtu para kryetarit të Akademisë, Prof. Skender Gjinushi shtroi disa nevoja, kërkesa të përvetshme  të Shoqatës.

Në fund Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë bëri një rekapitulim të këtij takimi të ngrohtë, bashkëpunimi, përkrahjeje e mbështetjeje dhe vëllazërore, ku përmendi nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit, ndihmës konkrete në fusha të ndryshme të Akademisë ndaj kërkesave dhe nevojave të përvetshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Shoqatës në parime, se aktivitetet dhe veprimtarinë shkencore dhe kulturore të Akademisë, pjesën e angazhimit të tyre do ta marrë përsipër edhe financiarisht, për ligjërata, biseda, hulumtime, kërkime,  në fusha të ndryshme, po edhe gërmime arkeologjike, nëse arrihet pëlqimi me shtetin fqinjë, të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vlerë promovuese  në Luginë të Preshevës dhe me  angazhimin e Akademikëve të caktuar me rastin e botimeve të caktuara.

Takimi jonë zgjati disa orë dhe kryetari i Akademisë, Z. Gjinushi dhe stafi i tij na ndëgjuan me vëmendje të përqëndruar, duke i aprovuar thuajse tërësisht shtruarjen e kërkesave dhe nevojave të Shoqatës.

Poashtu Akademia e Shkencave e Shqipërisë është e gatshme të jap të gjitha botimet e saja Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, dikund si u tha afër 500 libra.

Në takim Prof. Hoxha na dha listën e Akademikëve që do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore nga Lugina e Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare” Pjesëmarrësit janë: Prof. Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Prof. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Prof. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë dhe Prof. Afërdita Onuzi, anëtare e Këshillit shkencor të Institutit të Antropologjisë. Mirë se vini Akademikë në Preshevë.

Pas përcjelljes së përzemërtë , delegacioni jonë u takua me Prof. Adem Bungurin, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, me Prof. Neritan Ceka, arkeolog i mirënjohur i Shqipërisë dhe me Prof. Marenglen Kasmin, drejtor i Qendrës së Studimeve Enciklopedike.

Në bisedë me ta, duke pirë kafe, Prof. Neritan Ceka na premtoi se do të jetë pjesë e Konferencës shkencore në Preshevë.

Pas mbarimit të kësaj bisede Prof. Adem Bunguri na shtroi një drekë me ushqime tradicionale në një restorant të njohur me këso ushqime.

Këto takime të ngrohta, por edhe të punës i mbeten në kujtesë dhe përshtypje të thella delegacionit tonë në Tiranë, me dëshirë që edhe delegacione të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë të vijnë në Luginë të Preshevës.

Poashtu u morëm  vesh me kryetarin Nika për një bashkëpunim kulturor të ardhshëm.

Më 20 e 21 prill 2024/e shtunë, e dielë/ në Bozovcë të Tetovës për herën e 16-të u mbajt Manifestimi kulturor Karnevalet Ilire, në organizim të kësaj shoqate, me Neshat Sh. Mehmedin, kryetar, ku ishim të pranishëm, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe Agim Arifi, anëtar i Keshillit Drejtues të SHTKK-së.

Në këtë Manifestim u bë  takimi me shumë studiues dhe mysafirë-pjesëmarrës nga vise shqiptare, në Bozovce më përshendeti miku im nga Pojani i Korçës, drejtor i Manifestimit kulturor Karnevalet Iliri atje, pastaj dola e përshendeta Manifestimin dhe pata një intervistë me TV Uskana.

Në Tetovë, sallën e madhe të edukatës fizike të Shkollës së Mesme Mjekësore u organizua defileu dhe programi kulturo-artistik i Manifestimit.

Më 30 prill shkova në Bujanovc për të marrë materialet-formularët e konkursit komunal të kësaj komune.Pastaj e hartova projektin dhe plotësova formularët për konkurim dhe i dërgova.

Më 03.05.2024 në Gjilan takim pune lidhur me Manifestimin kulturor”Jehona e Poezisë dhe e Recitimit, në realitet Juria profesionale e konkursit letrar dhe recitimit, në përbërje të: Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku.

Më 11.05.2024 në Shoshajë të Poshtme mora pjesë në promovimin e librit të autorit, Nexhat Agushi, prof.: Shoshaja e Poshtme, momografi.Promovimi ndodhi në shtëpinë e tij.

Më 16 maj 2024/e enjte/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, në përbërje të Xhemaledin Salihu, kryetar  dhe Limon Kadriut e Agim Arifit, anëtar të Këshillit Drejtues,  u mirëpritë në një takim shumë të frytshëm nga Z Ragmi Mustafa, kryetar i Organit të Përkohshëm të komunës së Preshevës.

Delagacioni i Shoqatës e njoftoi kryetarin Z. Mustafa me aktivitetet kulturore të vitit 2024.

Z.Mustafa, kryetar, në fjalën e tij e mbështeti dhe e përkrahu edhe financiarisht aktivitetet kulturore, sidomos Manifestimin kulturor të Shoqatës “Jehona e Poezisë dhe Recitimit” që duhet të mbahet më 8 qershor 2024 dhe poashtu mbështeti asfaltimin e rrugicës që lidh rrugën Sava Kovaçeviq me rr. Selami Hallaçi.

Të shtunën, më 8 qershor 2024, në ora 11, në restorantin “Romanca” Zhunicë e Preshevës u mbajt Manifestimi kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” zgjoi interesim të madh në mesin e Poetëve dhe Recituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Në konkursin letrar: PRESHEVA-POETIKE, prej 05.05. deri më 26.05.2024, të cilin e shpalli Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve dhe recituese nga të gjitha trevat shqiptare morën pjesë 48 poezi: Agim Desku, Anisa Hasani, Arbenisa Thaçi, Argjira Ukimeri, Arijeta Misini Ismaili, Begzat Sadiki, Besnik Hyseni, Dafina Kastrati, Hyrije Jusufi, Eliza Hyseni, Elton Mehmeti, Elvir Jusufi, Enver Sahiti, Erina Rashiti, Gezime Abdulli, Fatos Rushiti, Havushe Ahmeti, Jalldëzë Kasumi, Jona Rrusteri, Lorisa Azizi, Luljeta Thaqi – Osmani, Maida Salihu, Mailinda Shaqiri, Neviana Xhemali, Nexhat Rexha, Namik Selamani, Oriada Dajko, Rabije Bytygi, Rajmonde Qose, Rame Oraca, Ramije Ukaj, Sadije Aliti, Sejhane Mehmeti, Sherife Berisha,Skender Doda,Trim Hajredini, Valdrina Hafizi, Valentina Dafa, Zylfie Gervalla, Oriada Dajko e tjerë dhe 20 recitues: Resmie Ymeri, Vlera Veseli, Naxhije Ajdini, Agnesa Ibrahimi, Liljana Haliti, Jona Veseli, Geart Ahmeti, Tara Hyseni, Erjon Sejdiu, Era Asani, Mjaltina Aliu, Andrra Sinani, Erjon Sejdiu, Era Asllani, Etna Ahmeti, Eliza Hyseni, Leda Ida, Elvir Jusufi, Liza Salihu, Ari Ramadani.

Manifestimin kulturor e udhëhoqi Kryesia e punës, në përbërje: Kryesia e punës: Xhemaledin Salihu, kryetar, Xhevat Limani, artist, kryetar i Jurisë profesionale për Recitim, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Ramadan Rexhepi, shkrimtar, ndërsa për poezi: Jonuz Fetahaj, shkrimtar, kryetar i Jurisë profesionale, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Hysen Këqiku, shkrimtar.

Manifestimi fillon me një interpretim artistik të Xhevat Limanit, ndërsa Znj. Afeide Boriçi Mehmeti, regjisore foli për biografinë dhe veprimtarinë artistike të Xhevat Limanit.

Ai lindi më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës/Maqedoni/. Diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në disa filma artistikë. Është pedagog I lëndës së aktrimit në Fakultetin Dramatik të Univesitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në SHBA ku ka realizuar disa shfaqje.

Më 1995, 1996, 1997 në Preshevë, në Festivalin e Recituesve ishte një prej hartuesve të Rregullores së Festivalit të Recituesve dhe kryetar apo anëtar i Jurisë profesionale në këto Festivale.

Më pas lexoi poezi Arsim Halili, recitoi Zejnullah Zejnullahu, recitues nga Gjilani dhe Grupi mizikor i  Agim Kadriu këndoi një këngë preshevare.

Manifestimin e hapi dhe një fjalë përshëndetëse e dha Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe poashtu e përshëndeti Dr. sc. Shpetim Memishi, kryetar i  Kuvendit të SHTKK-së.

Përsëri lexoi poezi Prof. dr. Nehas Sopi, recituan Afeida Botiçi dhe Hidajete Haliti si dhe një këngë popullore preshevare e këndoi grupi muzikor.

Në Manifestimin kulturor u promovua dhe u prezantua veprimtaria letrare e Ramadan Rexhepit, shkrimtar i mirënjohur nga Presheva, punoi dhe veproi në Suedi.

Për veprimtarinë letrare të tij foli Prof.dr. Nehas Sopas, Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku. Të pranishmitë i përshëndeti autori Ramadan Rexhepi.

Pas promovimit dhe prezantimit të veprimtarisë letrare të Ramadan Rexhepit filluan Garat e Recituesve, të cilat i përcolli Juria profesionale.

Për historikun e Recitimit në Preshevë foli Xhemaledin Salihu, ndërsa për Recitimin foli e deklamoi Xhevat Limani.

Xhevat Limani, kryetar i Jurisë profesionale shpalli fituesit në Recitim: Elvir Jusufi- vendi i pare,Naxhije Ajdini- vendi i dytë dhe në vend të tretë : Tara Hyseni dhe Resmie Ymeri.

Organizatori i dha Mirënjohje dhe çmimin në të holla.

Jonuz Fetahaj, kryetar i Jurisë profesionale shpalli rezultatet e konkursit letrar: Raport i Jurisë profesionale të manifestimit kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”,

Pasi i lexoi mbi dyzet e sa krijime letrare, që arritën në konkurs nga gjitha viset shqipfolëse nuk e pati të lehtë të përzgjedh poezitë më të arrira për t’u ndarë çmime dhe vlerësime.

Kësaj radhe juria e pati të vështirë të përcaktohet për tri vendet e para, andaj pas një “odisejade” dhe takimeve të disahershme, arriti që nga kjo shumësi të përcaktohet për pesë poezitë më të mira të ardhura në konkurs.

Andaj, në pajtueshmëri të plotë u përcaktua që:

Vendi i parë t’i takojë poezisë KOHA KUR PLASË PËRDITË shifra “Egërsi stinës”/Hyrije Jusufi-Preshevë/.

Vendi i dytë i takoi poezisë NË PRESHEVËN E BUKUR, shifra “Poezi”/Rajmonda Qose-Shqipëri/, dhe

Vendin e tretë e zuri poezia KËNDOJE KËNGËN TËNDE ME DASHNI, BIR!, shifra “Apolonia”/Valentina Dafa-Shqipëri/,

Por, gjithashtu juria vendosi që për mirënjohje të marrë dy poezi:

KËTU KANË MBETUR SHPIRTËRAT TUAJ, shifa “1950”/Namik Selmani, Shqipëri-SHBA/ dhe

SHI BIE, MIKU IM, shifra “Vala”.

Disa pika muzikore nga grupi muzikor.

SHTKK i dha Mirënjohje: Xhevat Limanit, Ramadan Rexhepit, Afeida Boriçi Mehmetit dhe Prof. dr. Nehas Sopaj.

Manifestimin kulturor e financoi Ministria për të Drejtat e Njeriut e Pakicave Kombëtare dhe Dialogut Shoqëror e Republikës së Serbisë.

Disa herë udhëtuam për Prishtinë lidhur me aplikimin në konkurset e Ministrisë së Kulturës dhe dorëzimit të raportit narrative dhe financiar për Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”

Disa herë intervenuam që studiuesit, pjesëmarrës të Konferencës shkencore: “ Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare” t’i dorëzojnë abstraktet dhe punimet me kohë.

Madje disa herë shkuam në Prishtinë, Tetovë, Shkup për të propaganduar lidhur me Konferencën shkencore.

Më 26 gusht 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.

Kështu më 4 shtator 2024 në Preshevë organizuam një takim të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilin biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë. Në takim morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, asistenti, ligjëruesit Sami Agushi, profesor i gjeografisë, Musli Emini, arkeolog bachelor dhe Agim Arifi, menaxher i Punëtorisë dhe i Ekspozitës.

Të shtunën, më 21 shtator 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës, me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi I të nxënësve të klasës së pestë nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi I të mirave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës.

Vizita ishte e qëlluar që nxënësit ta njohin vendlindjen e tyre, t’i njohin disa nga pasuritë e trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës, të nxiten që t’I dashurojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare që nga fëmijëria e hershme, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do të organizohet t’I vizatojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç I ka pa dhe ndje syri dhe shpirti I tyre.

Bartjen e nxnënësve e kontraktuam me “Graniti-trans” Norçë e Preshevës.

Në këtë vizitë ishim në Teqen e Preshevës, ku spjegime mbi disa koncepte dhe kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit, i cili poashtu foli për historikun e Teqesë, për historikun e Shehëve të Preshevës që dhanë jetën në lëvizjen kombëtare që nga Kryengritja e Dervish Carës, më 1843, për preshevarët që morën pjesë në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe mbi kryetarin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, dega në Preshevë, Sheh Efendi Maksutin si dhe për aktivitetet e Teqesë me rininë preshevare.

Pastaj vazhduan rrugën për Ilincë, te Shpella e Ilincës, ku profesori i gjeografisë, Sami Agushi u foli nxënësve mbi Shpellën e Ilincës dhe mbi Vorbullat karstike në Ilincë.

Nga Ilinca vazhduam te Livadhi i Shehut, ku Z. Sami Agushi nxënësve u foli mbi disa fosile që u gjetën aty.

Nga aty morëm rrugën për Miratovc, në një qebaptore i dhamë ushqim nxënësve dhe vazhduam deri në Bajkën-Vrellën e Miratovcit, ku mbi te dhe Ujëndarësen në Çukarkë i foli Sami Agushi, profesor i gjeografisë.

Në Rahovicë, te Kacipupi Oppidum Dardanum, nxënësve u foli Musli Emini, arkeolog bachelor, mbi historikun e tij.

Pastaj morëm rrugën për te Penda e Rahovicës, ku nxënësit pushuan dhe bënë aktivitete sipas dëshirës së tyre. Kjo u organizua për relaksim të nxënësve.

Me kaq mbaroi vizita objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë.

Më nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë dhe Ekspozitës që do të organizohet më 27 shtator 2024, me fotografi dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria dhe Teuta Mehmeti, profesoreshë, e angazhuar nga shkolla fillore, e cila mjaft na ndihmoi në realizimin e projektit. I falemnderoj të gjithë për angazhimin dhe kontributin e tyre si dhe drejtoreshën e kësaj shkolle, Znj. Fitore Selimi.

Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në Preshevë, më 26 shtator 2024, e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi Punëtorinë e Vizatimit. Punëtorin e vizatimit e udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frengjishte dhe Shkëlqim Aliu,mësimdhënës i artit në këtë shkollë.

Të premtën, më 27 shtator 2024, në orën 13, në shkollen fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, për nder të 29 shtatorit, Ditës së Trashëgimise Kombëtare kulturore u hap Ekspozita e fotografive të Trashëgimise kulturore të komunës së Preshevës dhe e Punimeve të nxënësve të klasës së pestë të shkolles fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” Preshevë, të cilën e hapën sëbashku Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe Ramadan Aliu, ndihmës drejtor i shkollës fillore.

Me këtë rast Shoqata e shperbleu me një libër Znj. Fitore Selimi Sahiti, drejtoreshë e shkollës, për kontributin dhe bashkëpunimin në projekt dhe Lorisa Azizin, nxënësen e klasës së V-3, për punimin më të mirë në Ekspozitë me një libër.Të dyjat librat janë botim i SHTKK-së.

Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë në hollin e kësaj shkolle.

Ekspozitën e menaxhuan Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge dhe Shkëlqim Aliu, mësimdhënës i artit i kësaj shkolle.

Në hapjen e Ekspozitës morën pjesë disa mësimdhënës dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Projektin e financoi Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë.

Më 26 e 27 tetor 2024 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku morën pjesë me 52 studiues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa u kumtuan 40 punime shkencore.

Më 25 tetor 2024 u bë pritja e studiuesve dhe mysafirëve si dhe vendosja-akomodimi i tyrë në hotelin “BICI-RESORT”

Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema, letërsi, prof. dr. Izaim Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, profesor, studiues. 

Konferenca shkencore punoi  me 5 séanca, në seancën solemne Konferencën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi dhe Konzullin në këtë Ambasadë, Z. Idlir Kaba, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me në krye të koordinatorit Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Besim Shabani, shef i Kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Znj.Ardita Sinani, Z. Murat Alvazin, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër, pjesëmarrësit, studiuesit.

Konferencën shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Z. Besim Shabani, Akademik Adem Bunguri dhe Z. Murat Ajvazi.

Në pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Shkëlqesia Dr. Bardhyl Canaj, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me Mirënjohje u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Fondi Humanitar i GNTC Gorenje në Prishtinë, me drejtor Fatmir Kadriu..

Me kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Prof.dr. Neritan Ceka, Akademik Adem Bunguri, Zana Hoxha, akademik Valter Memisha, dr. Afërdita Abdullahi Dërmaku, prof.dr.Vilma Proko, Ismet Osmani, Hajrullah Hajdari, Xhemaludin Idrizi, prof. dr. Drita Halimi Statovci, dr. Angjelina Hamza Hasanaj, Arlinda Veliu-Sadiku, dr.doc Rini Useini, dr. Rovena Mikeli Vata,Dr. Davida Marku, prof. dr. Agron Xhagolli, prof.dr. Izaim Murtezani, dr. Vlorë Fetaj-Berisha, dr. Besim Morina, Jonuz Fetahaj, doc.dr. Besnik Rameti, Edibe Selimi -Osmani, Xhafer Cakolli, Akademik Hamit Kaba, Ardian Ramadani,  Avni Dehari,

Bekim Ramadani, prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Isamet Bakiu, prof. dr. Minir Ademi,

Hysen Këqiku, msc. Klajdi Lulollari, mr.Murat Ajvazi, mr. sc Ali Sadiku, Rahim Azemi,

Qerim Lita, dr. Albin Sadiku, Xhemaledin Salihu.

Pas mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.

Fjalën përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës dhe dha disa sugjerime e propozime për të shkuar edhe më përpara për konferencen shkencore të vitit 2025, më cilësore dhe me pëermbajtësore..

Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 27 tetor 2024, me

hapjen e Ekspozitës, me fotografi nga aktivitetet e Shoqatës për vitet 2014-2017, të cilën e menaxhoi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.

Më pastaj ndodhi përurimi i librit të Konferencës së vitit 2023: “Personalitete me vlera shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof. dr. Drita Halimi-Statovci, prof.dr. Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.

Para ditën e 27 tetorit 2024, grupi i vizitorëve nga: prof.dr. Neritan Ceka, Akademik Adem Bunguri, Klajdi Lulollari, Sami Agushi, prof. dhe Musli Emini, arkeolog vizituan lokalitetin dardan Kërshevica, në komunën e Bujanovcit, ndërsa pasdite këta të përmendurit më lartë dhe disa studiues të tjerë vizituan Cërkvishtën në Zhunicë, Varret dardane në Bukurovc, Kalanë e Bushtranit, Kacipupin e Rahovicës, shtëpinë e vjetër të Esat Esatit dhe Teqenë e Preshevës.

Projektin në fjalë e  financoi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit: “Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe viset të tjera shqiptare” e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.

Vlen të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Projektin e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë

Pra, sipas gazetares nga Lugina e Preshevës, Lumturije Limani ishe: “Një ngjarje e tillë jo vetëm që nxit njohuritë, por gjithashtu forcon lidhjet mes shqiptarëve në rajon. Këto aktivitete padyshim se janë thelbësore për të inkurajuar zhvillimin e mëtejshëm të gjeneratave që vijnë pas nëpërmjet artit dhe kulturës,

Poashtu ishte një platformë e rëndësishme për të njohur dhe vlerësuar kontributet e figurave të rëndësishme shqiptare të cilët kanë kontribuar në fusha të ndryshme si shkenca, arti dhe kultura.

Një ngjarje e tillë krijon mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të frymëzuar brezat e rinj që të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.” 

Të shtunën, me 28 dhjetor 2024, ne lokalet e Bibliotekes se Qytetit “Mehmet Jusufi” ne Presheve, Shoqata e Shkrimtareve “Feniks” me kryetarin Avni Shaqiri organizoi promovimin e librit “Shkrimtari për Shkrimtaret” të autorit Hysen Keqiku, shkrimtar.

Manifestimin e hapi kryetari i Shoqates, pastaj për librin folën redaktori Bilall Maliqi dhe recensenti Sevdail Hyseni, të cilët patën fjalë miradije për librin.

 

Fjalë përshëndetëse pati edhe Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, i cili në mes të tjerave tha se Hysen Këqiku, nuk është vetëm krijues letrar por edhe studiues kulturor, i cili me punimet e tija shkencore, ku trajtoi shkrimtarë dhe artistë të Luginës në Konferencat shkencore që mbahen tradicionalisht në Preshevë.Poashtu të ceku se Hyseni është bashkëpunëtor shumëvjeçar i Shoqatës për Trashëgimi dhe ligjërues mbi letërsinë e krijuar dhe që po krijohet në Luginë të Preshevës. Hyseni ishte edhe aktivist i mirë i Shoqatës “Nene tereza” në Gjilan e më gjërë.

Pasi mbaroi promovimi i librit u organizua një orë letrare, ku lexuan:Avni Shaqiri, Hysen Këqiku, Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Havushe Kasumi, Valbone Selimi Hasani, Elton Mehmeti e të tjerë.

Në këtë manifestim kulturor letrar pati dashamirë të letrave shqipe.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, bëri një  propozim me projekte për Programin e Punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2024

Në dhjetor të vitit 2024 u shpall Ftesa për Konferencën shkencore dhe ftesa iu dërgua shumë studiuesve dhe institucioneve kulturore e arsimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës.

Poashtu u dha afati i dorëzimit të punimeve të Konferencës shkencore të vitit 2024.

Kështu gjatë kësaj periudhe organizuam dhe realizuam 16 Konferenca shkencore: 13 Konferenca shkencore i realizuam në Preshevë, një të përbashkët me Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe 2 Konferenca shkencore ne Medvegjë, me botimin e 21 librave: prej tyre 14 libra me  punimet e Konferencave shkencore, 4 libra autoriale dhe botuam 3 libra nga letërsia.

Preshevë, më 3 janar 2024 

Kryetar,                                                                       

Xhemaledin Salihu

Daily Express (1939) / “Vendi ku dua të jem është Shqipëria…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Stokholm

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  4 Janar 2025 

“Daily Express” ka botuar, të enjten e 20 korrikut 1939, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog në Stokholm, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Hilde Marchant, e cila intervistoi mbretëreshën Geraldinë të martën, u prit dje nga ish-mbreti Zog. Në hotelin e tij, i rrethuar nga “të gjitha formalitetet e një pallati të vogël”, kryeprijësi malësor i dikurshëm ende i shënuar nga plagët e ditëve të tij të hershme, i ruajtur nga burra që mbanin thika të fshehura, foli për projektin e tij për t’u vendosur në Angli “deri në kthimin e tij në Tiranë”.

Zogu mban audiencë

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

(Me një kostum bezhë, këmishë mandarinë dhe kravatë me pika të kuqe dhe të verdha)

Nazistët brohorasin poshtë dritares

Nga Hilde Marchant 

Stokholm, e mërkurë.

Ahmet Zogu, ish-mbreti i Shqipërisë, ende mban kokën sikur të ishte duke mbajtur një kurorë.

I veshur me një kostum ngjyrë bezhë, këpucë ngjyrë bezhë, një këmishë mandarinë, një kravatë të verdhë me pika të kuqe, ai më priti sot në sallonin e suitës së tij të hotelit.

Ndonëse tani ai është një endacak nëpër hotelet madhështore të Evropës, dhoma e tij e dyfishtë (me banjë) ka të gjithë formalitetin e një pallati të vogël. Sekretari i tij më prezantoi, dhe ai më puthi dorën. Më pas, i ulur në një kolltuk të butë, ai më tregoi planet e tij për të hequr mbulesat e pluhurit nga froni i Shqipërisë. 

“Unë jam ende duke punuar për kthimin. Diplomatikisht jam ende aktiv dhe për pak kohë do të kthehem në Tiranë.” 

Zogu, i cili – me ndihmën e Italisë – mori fronin dhe titullin e Shqipërisë pas një sërë gjakmarrjesh me prijësit rivalë, po fiton me shpejtësi kulturën evropiane. Ai tha : “Unë i admiroj artet dhe arritjet shpirtërore të Veriut. Unë kam qenë gjithmonë një admirues i madh i kulturës së vendeve veriore.”

Një gazetar danez pyeti nëse kishte ndërmend të shkonte në Danimarkë.

“Kisha shpresuar të shkoja në Danimarkë, por për fat të keq nuk kemi kohë.” 

Një gazetar finlandez e pyeti nëse kishte në plan të shkonte në Finlandë.

“Shpresoja të shkoja në Finlandë. Unë e admiroj shumë pavarësinë dhe përparimin tuaj. Por kam frikë se nuk do të arrij dot atje.” 

Një gazetar holandez pyeti për Hollandën :

“Vërtet e admiroj shumë Hollandën, por kam frikë se nuk do të mund t’ju vizitoj.” 

Kur e pyeta pse kishte zgjedhur Anglinë, ai tha : “Është e natyrshme që të shkoj në Angli. Unë me të vërtetë e admiroj shumë Anglinë dhe shpresoj të jem në gjendje të pranoj pak nga liria dhe mikpritja që ju u jepni gjithmonë njerëzve që janë shtyrë drejt ekzilit.” 

“Sigurisht, vendi ku dua të jem është Shqipëria. Unë nuk mendoj se do të kalojë shumë kohë përpara se të arrij atje.” 

Një gazetari francez i tha : “E dua dhe e admiroj Francën. Unë do të shkoj atje vetëm për disa ditë, vetëm për një vizitë turistike.” 

Nuk kishte gazetarë të tjerë të huaj për të pyetur se çfarë admironte ai në vendet e tyre.

Ai u tha gazetarëve suedezë : “Unë e dua këtë vend dhe e admiroj mënyrën se si keni luftuar për pavarësinë tuaj. Ne u përpoqëm ta bënim këtë në Shqipëri, por për fat të keq shanset ishin kundër nesh.” 

“Këtu mund të gjejmë lirinë, të mohuar më parë” 

“Këtu, në Suedi, duke bërë turne dhe vizita me gruan time, ne jemi në gjendje të gjejmë lirinë që nuk na është dhënë në shtëpi.”

Më pas, botës në përgjithësi : “Në shekullin e njëzetë asnjë komb, sado i vogël apo i madh qoftë, nuk mund të jetojë pa liri. Paqja e vetme midis kombeve, të vegjël dhe të mëdhenj, është kur ata lejohen të zhvillohen në liri.” 

“Unë po e shijoj shumë udhëtimin tim. Kam vizituar galeritë e artit dhe muzetë, dhe vende me interes. Këtë pasdite do të shkoj në një observator për të vështruar qiellin.” 

Para kësaj, ai kishte planifikuar të bënte pazar me gruan e tij, ndërsa foshnja po ajrosej në park në shoqërinë e dadove dhe fëmijëve të shtresës së mesme të Stokholmit.

Sot në mëngjes, një anije e Forcave Gjermane ishte ankoruar në port, pikërisht nën dritaren e tij. 

Në bord ishin ekipet e Lojërave Sudeze. Sapo mësuan se ish-Mbreti Zog ishte në suitën e katit të tretë, u mblodhën me dylbi, qeshën e brohoritën dhe bënë përshëndetjen naziste nën ballkonin e tij.

Intervista e Zogut ishte tejet formale. Ai nuk do të bënte asnjë koment për ditët e fundit të përballjes së tij në Tiranë. 

Plagët dhe rojet e tij dëshmojnë për jetën e tij të hershme 

Tani ai shpreson që, duke përvetësuar kulturën dhe veshjet evropiane, të ambientohet në peisazhin verior.

Megjithatë, ai ende mban shenja të prijësit malësor. Ai ka plagë në kyçin e dorës. 

Burrat që bëjnë rojen në derën e tij duket se janë të paarmatosur, por shumica e tyre mbajnë thika të vogla në xhepat e tyre.

Zogu duket se është i prirur drejt një jete të zymtë fshatare në Angli. 

Ai tashmë ka kërkuar një pronë, por me të mbërritur në Londër do të qëndrojë në shtëpinë e konsullit shqiptar, i cili që nga pushtimi italian nuk ka pranuar të shpërngulet.

Zogu më tha : “Shpresoj që anglezët të më duan. Ne kemi aq shumë nevojë për t’u vendosur në një shtëpi atje.”

Për të paguar qiranë e tij, ai do të arkëtojë një pjesë të arit të tij të vjetër —përllogaritet se ai ka 1,000,000 sterlina. Kjo varet nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për t’i lejuar atij të bëjë një pushim të përhershëm.

Geraldina pret fotografin

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3

Ndërsa Mbreti Zog priti dje gazetarët, mbretëresha Geraldinë u “intervistua – fotografua” nga fotografi i Daily Express në Stokholm. Ai është fotografi i parë që pritet zyrtarisht që kur mbretëresha e re u detyrua të ikte nga Shqipëria me foshnjën e saj, atëherë vetëm disa ditëshe. Fotot tregojnë se sa mirë është tani nga kalvari i udhëtimit të saj tetëmbëdhjetë orësh në rrugët me gunga drejt Greqisë. “Isha shumë e sëmurë,” i tha ajo Hilde Marchant-it të martën, “dhe nuk e dija vërtet se çfarë po ndodhte. Fëmija qau gjatë gjithë kohës… Tani ai është mirë.”

Recension i Shefqet Dibranit për përmbledhjen e poezisë së Miradije Maliqit, “Të fluturosh atje ku nuk ishe”

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

A ËSHTË SHPIRTI MALLIKM?!

Miradije Maliqi, “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, poezi, botoi “LENAgarfic”,

Prishtinë 2024, faqe 110. ISBN 978-9951-29-793-6

U MËSOVA ME IKJET

U mësova me ikjet

Pa kthyer kokën e të kthehem

Pastaj t’ua prish mendjen nëpër ëndrrat tuaja

Si fitore ndaj jetës

Me fjalët e vetme se pafundësisë i erdhi fundi

Faqe 20.

NJË FILLIM I MUNGUAR:

Trajtimi i poezisë së Miradije Maliqit, veçmas ky vëllim “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, tash kur poetesha nuk është më në mesin tonë, për mua ishte sfidë jo aq lehtë e kalueshme. Vet fakti që ne jemi mbledhur këtu dhe ajo mungon e shpjegon atë ndjenjën që kam përjetuar edhe unë gjatë leximit të poezive, megjithatë vlerësimi real i krijimtarisë së një poeteshe, ndodhë pikërisht me mungesën e saj, kurse “Etjen e mungesës e ndez me (mos)praninë…“ e saj), dhe “i godet malet kur i thonë ke ikur“, (faqe 15), po ashtu dhe në vargun vijues, “që mos të lëngonte më mungesa“, vetkuptohet mungesa e poeteshës, (faqe 18), sepse “mungesa e ndëshkimit si strehë shiu m’i gërryen ditët“, (faqe 81), është shprehur vet autorja nëpër poezitë e saj.

Pavarësisht dhimbjes dhe tragjikës, tash këtu në mesin tonë, Miradije Maliqi vjen e komunikon me krijimtarinë e saj, dhe automoatikisht një gjë e mirë po ndodh në këtë mes, sepse ne e dimë se janë me dhjetëra autorë dhe autore që krijimtaria e tyre e pa botuar, ju mbetet nëpër sirtar duke i mbuluar pluhuri, dhe pastaj mbi atë pluhur bie edhe harresa e familjes dhe shoqërisë. Në rastin e Miradijes kemi të kundërten, prandaj nuk mundem të kaloj te vështrimi kritik për poezinë e saj, pa e përgëzuar poeteshen Shqipe Bytyçi, si shoqe e mirë, e cila ka bërë një punë të kujdesshme kulturore, dhe bashk me poetin Dan Ibrahimi, para nesh kanë sjellur këtë monument kulturor, vëllim ky me poezi jashtëzakonisht mirë i organizuar, por edhe si koncept lirik, kështu si ka dalë ia rritë vlerën artistike, gjithë asaj poezie të cilën paraprakisht e ka botuar për të gjallë Miradije Maliqi. Natyrisht Miradija ka pasur fat të madh që pas vetës ka lënë edhe një familje shembull, që në saje të saj, botohet ky libër. Përzegjdhses, familjes si dhe stafit botues vlerësim maksimal!…

NJERËZORJA:

Si shumë të tjerë, edhe unë kam pasur rastin ta njohë dhe ta takoj disa herë Miradije Maliqin nëpër takime dhe ngjarje letrare. Bile për shkak të mbiemrit “Dibra”, gjithnjë e kam thirrur “kusherirë dhe shumë pak në emrin e saj”. Si natyrë njerëzore Miradija ka qenë model i gruas me kulturë, në sjellje e thjeshtë dhe modeste, dhe nuk besoj se dikush ndonjëherë ta ket dëgjuar timbrin e zërit të saj të revoltuar. Gjithçka dhe gjithnjë ajo ka ndrydhur në shpirtin e vet. Paqësore e dashur dhe humane, prandaj edhe Zoti i dëshiron njerëzit e mirë t’i ketë afër vetës, dhe gjithnjë më duket se njerëzit me një natyrë dhe mision human dhe të dashurisë siç e njohim Miradijen, janë ma jetëshkurtër.

POEZIA:

Botimi i poezive të mbetura, është sukses, dhe pa dyshim këto poezi të përfshira në librin “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, e pozicionon poeteshën si krijuese e vargut të mirëfillt, e cila kurrë nuk iu shkëput vlerës artistike, por gjithnjë ajo jetojë me vlerën estetike në vargun e përsosur lirik. Ky nivel kaq artistik shfaqet qysh në poezinë kredo “GRISHJE”. Dhe, jo vetëm kjo poezi por i tërë libri është një grishje, një ëmbëlsim kulturor që mbahet gjatë në mendje. Eshtë “vargu (i saj) im i përvuajtur/ Mëngjeseve të uritura”, (faqe 11), që na fton për ta shoqëruar leximin e poezisë gjerë në vargun e fundit.

Vëllimi poetik “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, si tërësi shpalos botën e brendshme shpirtërore të njeriut tonë, e cila suksesshëm ka arritur të njëjtësohet brenda vargut, shpeshherë i dhimbshëm po më shumë përjetues, që si tërësi tematike vëllimi poetik shkrihet brenda metaforave, jo vetëm të dhimbjes por edhe të mendimit të thellë filozofik, dhe shpeshherë me mesazhe mjaftë meditative, duke e karakterizuar botëkuptimin e brendëshëm poetik të vet Miradije Maliqit e cila shprhet se, “Notoj fort mbi tradhtitë e jetës/ Që më gjunjëzojnë shpesh”, (faqe 12).

NË MES DHIMBJES DHE REALITETIT:

Brenda vëllimit me poezi, secil prej jush do të gjejë poeteshen dhe krijuesen elegante duke u përplasur në mes dhimbjes personale dhe hapësirës së saj, dhe gjenë forcë për ta kundruar poezinë në raport me kohën dhe rrethanat. Kjo ndjesi shpreht sidomos në ciklin e poezive që ia kushton të bijes, ku do të shihet një lidhje shpirtërore, “mëmë e bijë”, andaj edhe Miradija u ngjit lartë pas saj. Citoj: “Të duam edhe atëherë kur mendon/ Se të gjithë i ke kundër/ Të përkrahim edhe atëherë/ Kur të plagos ndonjë dashuri e gabuar”, ose vargjet: “Mos kurse ditët përqafoje jetën fort/ Rrëmbeje para se të të rrëmbejë ajo ty/… / E shtrenjta bijë as qielli nuk është i pa mundur/ As yjet nuk janë të pamundur/ A na ke ne që t’i ndërtojmë shkallët gjer në qiell”, (poezia “URATË PËR BIJËN”, faqe 13-14). Prandaj shpeshherë ndeshim mesazhe të përjetimit dhe dhimbjes personale, por më shumë mesazhe moralizuese për dukuri a sjellje devijante të cilat dhe mbase në secilin varg kthehen në mision human me porosi pozitive, pasi s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur jeta e Miradijes është karakterizuar e tillë, humane dhe paqësore, ta zëmë siç është poezia “KUR MUNGON TI”, “Kur mungon ti/ Unë bëhem presje e vargjeve patetike/ Ëndërroj kalendarët të kthyer mbrapsht/ Ndaloj akrepat e korrikut/ Ashtu lehtas të mbështjell në heshtje”, (faqe 22). Po me këtë ndjenjë dhe përkushtim sipëror është shkruar edhe poezia kushtuar babit:

“E vari shpirtin në buzëqeshjen time

Kur u shfaqa pas një ëndrre

Ç’është ky i marrë – thoshin

Që çmendet pas një cuce

Çdo ditë më quajti me një emër të ri

Me ëndrra të bardha mëkate të vogla

Shoqet e mia me kukulla luanin

Unë ngjitesha nëpër degë

Më e fortë se një djalë

Më e ndjeshme se një këngë“

Poezia “BABAI IM“, faqe 19.

METAFORAT ME POROSI UNIVERSALE:

Janë këto arsye pse nuk ngurrojmë të themi se nga një botë individuale, vargu i saj sa vjen e shndërrohet në mendim universal, i kapshëm për realitetin shoqëror, për situatën a rastin “Sepse duke të kërkuar ty e gjeta veten”, (faqe 24), pasi “lotët nuk janë dhimbje por vetëm kripë”, dhe po në këtë poezi ajo e sheh se “shpirti është mallkim?!”, (faqe 27), kurse në pjesën tjetër ka një mendim tepër ekzakt: “…duke pritur shumë të mira/ Shikojmë vetëm të keqen”, (faqe 28). Për t’i veçuar janë edhe mendimet se: “Të gjithë e adhurojnë dashurinë – Por pak kush e dhuron nga zemra”; “Të gjithë e duan lumturinë – Pak kush i gëzohet lumturisë së tjetrit”, dhe “Të gjithë duan gjithçka – Por pak kanë nevojë vetëm për veten e tyre”, (faqe 27).

Thuaja kryesisht, poetesha vargun e saj e nis nga brendësia e vetë, andaj e “lut stilolapsin/ që t’ia kthen shpirtin në lumenjë/ për të zbuluar në bardhësinë e letrës/ gjithçka që harroi/ dhe fshehu në zemër”, (e përpunuar, faqe 32). Shpeshherë kjo poezi, më shumë duket se është një shpalosje e brendshme individuale, përveç dhimbjes së njohur, motivet tjera kryesisht janë pa ndonjë synim dhe personifikim me individin, me konkreten dhe me individualen, shih poezinë: “GRATË QË DASHUROJNË DERI NË DHIMBJE”, (faqe 40), që do të thotë të gjitha mesazhet e kësaj poezie i takojnë një rrethi më të gjerë, përkatësisht i dedikohen shoqërisë dhe proceseve nëpër të cilat kalon kjo shoqëri, dhe se “Vitete ikin si sapun i harxhuar” edhe “Pronarja është plakur me po atë inatin e saj”, (faqe 35), prandaj siç duket edhe nga ky vëllim poetik ajo i paska “vjedhur rezervat e fundit të mirësisë së saj”, (faqe 38), dhe pastaj paska ikur?!

“Ca vjeshta ishin pranverat më të ngrohta

Që i humbëm rrugës

Gjersa pavetëdijshëm thurnim ëndrra

Për dimrin e huaj”

Poezia “CA VJESHTA”, faqe 23.

TË FLUTUROSH MBI METAFORA:

“Secila frikë është e veshur/ Ndryshe kur ngrin nga acari”, (faqe 50), d.m.th. pjesa dërmuese e këtyre poezive shpalosin dromca mendimesh të çastit e të dhimbjes, të pozitivitetit e të dashurisë për jetën: “Çfarë të të them/ Nëse derdhë fjalët para teje/ Do të jesh në gjendje që t’i mbledhësh/ Çfarë shikimi të të përcjell”, (poezia “ÇFARË TË TË THEM”, faqe 60), ose poezitë “FJALË TË GURTA”, (faqe 66), dhe poezia “BËHU RREZE E AGIMIT TIM”, (faqe 71), kanë shplosura afintetin të cilin e kishte poetesha për t’i dhënë kuptim më përgjithësues dhimbjes personale, të cilën vetëm ajo arriti ta shndërroj në dhimbje universale, me mesazhin e qartë, andaj të mos humbasim duke kërkuar dhimbjen “NËPËR SIRTARËT E JETËS”, (faqe 72), andaj në përgjithësi poezia e saj ka marrë trajta të tilla duke shpalosur atë refrenin e ndjesisë individuale, të përjetimit a të çastit kur është mbërthyer nga dhimbja, që me automatizëm i ka përkthyer në frymëzim, si burim i brendëshëm dhe i pashterrshëm, frymëzues dhe tejet mbresëlënës, siç shihet edhe në vargjet e poezisë “ME DORËN E FATIT TIM”: “Kush ngrohtësi kërkon e gjen në krahët e mi/ Me dorën e fatit tim udhëhiqem/ Pse të mos jap atë që më është dhënë/ Nuk kursej atë që më është dhënë/ Lakuriq para jetës jam/ Vetëm atë copë qiell kam/ Me të i ngjyrosi ditët e mia”, (faqe 74).

Së këndejmi edhe vëllimi “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, është i tillë dhe në vazhdën e krijimtarisë së gjertanishme të poeteshës Miradije Maliqi. Po aq natyrshëm dëshmohet stili i saj dallues, karakteristik dhe mbase i veçantë, me finesa estetike në varg, duke treguar gjithnjë ndjeshmëri të hollë, si për njeriun, ashtu edhe për vargun poetik, dhe me një mjeshtëri elokuente do të lë edhe amanetin trishtues: “Pa dëshirë heq dorë/ Siç hoqa dorë edhe prej jush/ Më mungon vetëm pak guxim pak marrëzi/ Të të them se jam këtu e do të jem gjithnjë/ Të të rrëfej se si i thura ngjyrat e blerta për ty/ Të ta dhuroja botën time/ Doja të t’i rrëfej ato gjëra që i heshta”, (poezia “DIKU MES ËNDRRËS DHE ZGJËNDRRËS”, faqe 75-76).

“ATJE DO TË SHKOJ”:

Natyrisht nuk prirem të prek hapësirën e lexuesit, për të nxjerrë secili imazhet e mendimeve personale, por jam i detyruar t’i theksoj disa nga vargjet e saj, për të plotësuar më mirë mendimin tim të theksuara më lartë, veçmas janë vargjet për vendlindjen e saj: “Atje do të shkoj që t’i mbledh/ Të gjitha thërrimet që më lënduan ashtu sikur ty/ Që të jem sërish vetja dhe e jotja qyteti im/ Atje ku gurët janë më mëndafsh se mëndafshi/ Atje ku mban aromë Vardari/ Dhe mali i thatë njëkohësisht/ Atje ku janë yjet më të afërt/ Në netët verore të kristalta si sytë e fëmijës/ Atje ku mbeta gjithnjë e bija e dikujt/ Atje ku njerëzit janë të ngurtë si guri/ Dhe të butë si pambuku/ Atje ku japin dorën nga zemra”, (poezia “QËLLIMI”, faqe 44-45), si dhe vargjet në vijm të cilat e përmbyllin këtë vëllim poetik:

“Rriten larg të vërtetës së shtrembëruar

Nëpër plasaritjet e kohës mospërfillëse

Dhe vijnë të madhërishëm

Me gjurmët e hapave të vegjël”

Poezia “ME GJURMËT E HAPAVE TË VEGJËL”, faqe 85.

MESAZH PËRMBYLLËS:

Le të lutemi për shpirtin e çiltër të poeteshës, po ashtu të lutemi që ky libër dhe krijimtaria e saj të jetë prezenca e përhershme e Miradijes në letrat shqipe, e jo siç ka thënë ajo, “Vetëm një thërrime është ky emri im”, pasi “Pran kaq poemave të pasura/ që ndërtoi mureve të shpirtit”, (faqe 63), jetëgjatësia e poeteshës, jam i sigurt se do të shkojë përtej jetës fizike të saj.

Babai im Brahim Sokoli, Masakra e Tivarit dhe ikja e tij nga ajo masakër e madhe

Brahim Sokoli, ( Babai im) ka lindur në Lekbibaj- Tropojë me 01 janar 1900 dhe ka ndërruar jetë me 31 gusht 1991 në Mejë K.K. Gjakovë. Brahimi si fëmijë i vogël bashkë me familjarët e tjerë të Sokol Ndout jetoi në Radoniq të Gjakovës në Kosovë deri në vitin 1978, pastaj shpërngulet nga Radoniqi me të gjithë bashkëfshatarët tjerë dhe gjeti banim në Meje, tre kilometra afër qytetit të Gjakovës. Brahimi që në moshën shtatë vjeçare mbeti pa babanë e tij Deli Sokolin. Deli Sokoli në vitin 1907 niset së bashku me një kushëri për një vizitë familjare në Lekbibaj te vëllazëria e tij Paplekaj. Në rrugë e sipër ndeshet në një pritë dhe vritet pabesisht nga disa cuba që ose ishin të paguar, ose kishin lakminë e plaçkës. Brahimi si i vogël shtatë vjeçar u rrit nga nëna Zade dhe xhaxhallarët e tij. Shumë i ri i duhej të merrej më punë të ndryshme krahu që të pavarësohej dhe të rifillonte jetën e tij. Falë krahëve të tij të vyeshëm ndërtoi një shtëpi të vogël, mbante bagëti sa për nevoja të tij familjare dhe çdo vit e rriste edhe tokën e punës qoftë duke hapë rrah- nga tokë malore e kthente në tokë pune, ose edhe duke e blerë. Sa për shkrim e lexim kishte bërë vetëm një kurs në gjuhën serbe. Kishte mësuar alfabetin cirilik dhe kur shkruante në gjuhen shqipe përdorte shkronjat cirilike të gjuhës serbe. Brahimi një kohë ka punuar në Kooperativën bujqësor “Ereniku” në Gjakovë. Brahimi gjithashtu përjetoi një kohë të ngjarjeve të mëdha që nga Lufta e parë botërore, çlirimin nga perandoria osmane, pastaj pjekurinë e tij e arriti pikërisht kur lëvizjet e ndryshme çlirimtare kundër zaptimit të ri serbo-malazez dhe të tjerë ishin shumë aktive.
Martohet me Trashe(Bjeshkë) Ndue Kabashi dhe se bashku linden nëntë fëmijë dhe i rriten pa asnjë të keqe. Tetë djem dhe një vajzë, u rritën dhe u shkolluan të gjithë nën kujdesin e prindërve të tyre me kushte jo edhe aq të mira e që asokohe nuk i kishin shumica e popullsisë shqiptare.
Brahimin disa herë e mobilizuan për punë angarie (të detyrueshme) për të i’u ndërtuar shtëpi kolonëve serbo-malazez të cilët sipas “Reformës” Agrare që nuk ishte asgjë tjetër veçse projekt i ndryshimit të strukturës demografike te popullsisë së Kosovës, duke bërë presione të ndryshme psikike- fizike, tortura policore dhe likuidime të figurave të dalluara kombëtare, e besa edhe përvetësimi i disa udhëheqësve fetar duke i joshur apo edhe duke i nxitur me “të drejta religjioze”, vetëm të mënjanohen edukimit apo edhe frymëzimit kombëtar. Marrëveshjet e fshehta serbo-turke sikurse edhe ajo greko-turke ishin në dëm të popullsisë shqiptare autoktone që masivisht i shpërngulën nëpër toka të Anadollit dhe duke i zëvendësuar me popullsi serbo- malazeze. Brahimi kishte organizuar sëbashku me axhën Dedë Sokoli edhe rrahjen e një inxhinieri serb që mashtronte shqiptarët se do të punonin me pagesë në ndërtimin e shtëpive të “naseljenikve” siç i quanin atëherë kolonët serbo -malazez. E gjithë periudha në mes të dy luftërave botërore ishte vetëm një luftë e re dhe shfarosëse dhe për fat të keq e padukshme në dëm të popullsisë shqiptare. Lufta të ndryshme qëndrese të ashtuquajtur ‘Kaçakë’, bëheshin nga njerëzit më të mirë të kombit e që fatkeqësisht sipas të ashtuquajturës reformë agrare ndiqeshin, vriteshin dhe shpronësoheshin. Pasuria e tyre e paluajtshme u uzurpohej nga pushteti i vënë me dhunë dhe ju jepej pikërisht ekstremistëve çetnik qe luftonin pa kompromis popullsinë vendëse shqiptare. Me këtë ata arrinin dy qëllime të tyre të shpopullimit dhe të shpronësimit të shqiptarëve dhe pronësimin e kolonizatorëve më ekstrem që gjithmonë patën mbështetjen shtetërore serbe dhe nxorën kokën e shfryen kundër popullit shqiptar.
Brahimin në Mars të vitit 1945-sës e mobilizuan për frontin e dytë “Adriatiku”, gjoja për ta ndjekur okupatorin gjerman që ishte në ikje e sipër nga Jugosllavia. U mobilizua së bashku me disa vendas të tjerë për këtë “front antifashist” dhe është nga të paktit qe i shpëtuan masakrës së organizuar tinëzisht nga komunistët jugosllav. Ata e shfrytëzuan ligështinë e forcave okupuese fashiste dhe kështu që në emër të ndjekjes së këtij okupatori, filluan të bëjnë presion mbi shqiptarë dhe ta lehtësojnë aneksimin e Kosovës dhe bashkëngjitjen e saj Jugosllavisë. Në anën tjetër edhe forcat komuniste shqiptare nga të dy anët ishin në dijeni të këtij akti kriminal që do të ndodhte në Tivar, por këtë akt e merrnin edhe si qërim hesapesh më forcat djathtiste ndër shqiptarët dhe që sipas gjasimeve të tyre forca të tilla kishte në mesin e popullsisë që nuk ishte me LNÇ-në. Mobilizimi i tyre ishte ide e përbashkët e komunistëve të Shqipërisë dhe atyre Jugosllav.“Na mblodhën në Gjakovë në një Shkollë, të bunari (fjala është për Shkollën e Lart Pedagogjike). Në oborrin e kësaj shkolle me shumë të tjerë me ka parë një kojshi i im nga fsahti Radoniq Ilia Zeqeviq. Është afruar rrethojës dhe më ka thënë çka je ka bën këtu o Brahime? I thash se me kanë marrë në qytet dhe po thojnë se jeni të mobilizuar. Ik
bre Brahim se nuk kalon mirë. Ti ke fëmij të vogel dhe iku duke shikuar rreth e rrotull mos e dëgjoj ndokush qe foli me mua. U mbushën klasat plot me të mobilizuar, nuk kishim as kah me u shtri sa shumë ishim, dërrasave ju vinte era zift se i kishin lyer dhe ashtu nuk mund uleshim, edhe ata që ishin të lodhur e uleshin u nxifshin teshave, kemi fjetë si kush mundte. Me veti kishim ndonjë armë që i kishim personale, nuk kishin të gjithë po na kishin premtuar se kush nuk ka armë do të na i japin. Të nesërmen na çuan për Prizren dhe atje na bashkuan me shumë e shumë të mobilizuar të tjerë nga të gjitha anët e Kosovës. Na mblodhën në një Kazermë dhe na i morën të gjithëve armët edhe ne edhe shqiptarëve tjerë që ishin ushtar partizan. Aty na hyri dyshimi se nuk është puna mirë. Nëpër kokë më sillej edhe fjala e kojshisë. E kishim pak shpresë se kishim me i ra rrugës nëpër Shqipëri dhe thoshim se janë tanët dhe nuk na ndodhë gjë. Rrugës deri në Shkodër na kanë rrahur, na kanë vrarë, nuk na lenin të pushojmë. Kaluam gati një javë. Pas një kaçube pashë një të ri që gjëmonte nga plagët. Ishte shmangur për nevoja të veta dhe e i’a kishin futë rafal dhe kishin lënë për të vdekur. E veta të vogël se kush të vrau ore. Shokët që po na përcjellin, më tha. Nga të folurit ma mori mendja se ishte nga Drenica. Tanimë u mor vesh se do të na çojnë dam të gjithëve. Kur kemi kaluar afër një kroi, na kanë urdhëruar që të mos afrohemi askush pa komandë a urdhër të përcjellësve që ishin të gjithë serb e malazez, bokeshka brigada u thoshin. Duhej të afrohemi vetëm kur na lejonin ata. Përreth kroit kishte plot gjak, e morëm me mend se aty kishte ndodhë diçka e hatashme. Ju afroheshim kroit duke shkelë nëpër gjak të atyre që i kishin pas vrarë pak më parë. Na kishin nda në grupe dhe ashtu ecnim të lodhur, të pa ushqyer, as me pi ujë nuk na lenin. Kam pa shumë djem a edhe unë vet kam pi ujë nëpër rrugë, se nuk na lenin të dalim jashtë rreshtit. Kur jemi afrua lumit Buna afër Shkodrës duhej me kaluar mbi Gjemi e me dalë ashtu me grupe në anën tjetër. Më dukej se Ura mbi Buena ishte e dëmtuar. Disa djem ishin fjalosur me ushtarët serbo-malazez dhe i kishin gjuajtur në lum dy nga ata ushtarë. Derisa kishte ndodhur ashtu ushtarët tjerë kishin vrarë të gjithë të mobilizuarit që gjendeshin jo vetëm në atë Gjemi po edhe në pesë Gjemi të tjera,kjo përfolej nga gojë më gojë. Grupi im ishim afruar lumit, na kanë ndaluar sepse ne i dëgjuam pushkët dhe nuk na lenin të shohim se çka po ndodhë, kishin frikë se mos po rebelohemi te gjithë dhe ashtu duhej të vepronim. Ata për ti zhdukur gjurmët i pastronin gjemitë nga te vrarët dhë gjaku. Flitej se ishin dëgjuar edhe zërat e disave nga të vrarët kur ushtarët serbo-malazezë i gjuanin të gjallët në lumin Bunë. Dikur e kaluam edhe na lumin, ushtarët ishin acaruar dhe mund të na vrisnin pa asnjë fjalë. Ashtu të lodhur dhe të stresuar i’u afruam Shkodrës. Në Shkodër na rreshtuan të Kalaja. Aty erdhi një automobil me dikë nga udhëheqësit e Shqipërisë. Kur doli nga Makina i’a luajti dorën oficerëve ushtarak serbo-malazezë dhe i’u ka thënë me zë se kështu nuk i kishim fjalët. Ju është afruar disa oficerëve ushtarak dhe kanë biseduar pak kohë, e më vonë edhe pse menduam se shpëtuam nga “përcjellësit” tanë, na rreshtuan dhe u nisëm për Mal të Zi. Atje nuk e dinim se ku po na çonin, po vetëm se na premtonin se do të na armatosin dhe do të ndjekim pushtuesit gjerman. Kur jemi afruar Tivarit ishte bërë një kolonë e gjatë dhe siç dukej nuk kishte vend për të gjithë apo ishte e kurdisur ndonjjë kurth me na vra. Unë ndodhesha në një grup që ishte gati kah fundi i kolonës. Kolona gati ishte shkri në atë lokalitet që nuk ditshim se as çka është. Kur kemi dëgjuar të shtëna pushkësh, ne kishim marrë djegë përgjatë rrugës dhe siç ishim të pa armatosur, disa nga ne u shtrim për tokë. Posa kanë krisur pushkët brenda atij lokaliteti, kanë filluar edhe të shtëna nga jashtë. Aty kanë shti nga të gjitha anët në neve. Shumicën me duar të lidhura pas qafe i shtynë në një magazinë që ma vonë e morëm vesh se kishte qenë duhani, edhe ata i kishin pas mbytë të gjithë. Mbeten shumë te vrarë por disa edhe ikën kah munden po edhe nëpër disa shtëpia. Po edhe civilët ishin të armatosur dhe na gjuanin me na vra kurdo që i’u afroheshim. Para meje ranë për toke disa shqiptarë që i rroku rafali i ndonjë automatiku për të cilin as që mund ta dinim se nga na gjuanin. U rrëzova edhe unë dhe ashtu qëndrova disa minuta dhe kur pashë se nuk jam i plagosur me vrap jam dalë në drejtim të shtëpive të banuara. Edhe disa të tjerë që kishin shpetuar u ngriten dhe morën vrapin në drejtime të ndryshme. Unë i’u drejtova një shtëpie që m’u duk si më e vjetra dhe me një oborr të hapët e plot me trupa pemësh. Gjithnjë mendoja se si mund të mbrohem nga ndonjë rafal pas atyre pemëve. Në një vrap zig-zag hyra në oborr, në fund të oborrit kishte një stallë të vogël. Stalla ishte e ndarë në dy pjesë dhe njëra anë për fat ishte e zbrazët. U futa aty dhe nuk bëra asnjë zë. Qëndrova aty disa orë. Pastaj mora rrugë përafërsisht kah ishim ardhur, kah Shqipëria. Ndjehësh i pa sigurt edhe pse isha larguar disa kilometra nga ploja, nga vëndi i ngjarjës. Vëndosa të kaloj natën në një shtëpi të vjetër dhe në dukje mu duk se ishte e pabanuar. Posa u përvjedha dhe hyra brënda pashë se aty kishte disa derra. Ma muar mëndja se dikush mund të vij aty po jo deri në mëngjes. Njëra anë e trupit më dukej se ishte e lagur. Nuk e dallova deri në mëngjes kur filloi të zbardhet mëngjesi. Atëherë pashë se ishin stërpika gjaku. Në mëngjes një grua plakë u solli ushqim derrave dhe me gjeti edhe mua aty, nuk me ka fole fare edhe pse unë i thash “ Dobro Jutro Baba (Mirëmëngjesi Loke)”, se kisha frikë se do të bërtas dhe do të më vrisnin… ajo nuk foli fare, u step dhe me shikoj nga fundi i këmbëve e deri majë krese. M’a ktheu shpinën dhe doli.
Unë u përgatita të iki, se droja mos po alarmon njerëzit e shtëpisë. Përmes një të qare të derës pashë se po kthehej me një pallto në duar. M’a përplasi në duar dhe m’a bëri me dije se nëse vjen djali i saj do të kesh probleme. Unë vesha atë pallto dhe u përgatita të dalë. Plaka më solli një copë buke me një copë djathë dhe më tha “beži odavde (Ik nga këtu)”. Më ka drejtuar se kah të dal jashtë atij qyteti. Qyteti ishte në një heshtje vdekjeje. Nuk kishte lëvizje. Unë kam bërë dy javë derisa erdha në shtëpi, në këmbë gjithë rrugën”. Kurrë nuk mora vesh se kah kishin ikur të tjerët.
Brahim Deli Sokoli kujton mirë se kur është kthyer në shtëpi, ja kishin bastisë krejt shtëpinë. Ishte koha kur nga janari Zef Sokoli kishte dezertuar nga brigada partizane që e drejtonte famëkeqi Malë Sadiku dhe i ishte bashkangjitur brigadës luftëtarëve të Shaban Polluzhës. Bastisjen e kishin bërë një togë ushtarësh partizan të Bokës (Bokeška brigada) dhe të përcjellë nga disa aktivist komunist të fshatit (Haxhi Misini etj.).
E shoqja Trashe (Mari) Sokoli ose Bjeshka) kujton kur ishte bërë bastisja se si kishin marrë gjithçka që kishte vlerë dhe se si disa nga aktivistët lokal më thoshin; “Po ti pse po rri këtu, po e pret Brahimin me u kthye a, hiq mos e prit, po merre këtë djalë të vogël e shko të baba yt se ai nuk kthehet kurrë më, të kujt janë këto tesha që i ke la, mos janë të Zefit. Edhe atë e kanë vra, hiq mos e pritni”/ * Nga këto sjellje të tyre njeriu nënkupton se ata e kishin marrë vesh edhe masakrën e Tivarit dhe se çuditërisht ishin pajtuar me propagandën komuniste sllave se gjoja ata ishin vrarë si dezertor, se kishin kundërshtuar të luftojnë kundër armikut fashist e të tjera. Nga ana tjetër të njëjtit aktivist komunist ju kishin sulur edhe shtëpisë se Zefit dhe i kishin marrë të gjithë gjënë e gjallë dhe gjithë bibliotekën e tij. Në pyetjen që i kishte bërë Nëna ime, se pse i merrni mallin dhe librat e tij, njëri nga ata ‘pakurrizorët’ komunist i’u kishte përgjigjur se janë Libra të atij ballistit të Frashëllinjve, ndërsa gjënë e gjallë ai u’a ka marrë vëllezërve tanë serb e malazez…
Vijon