Në vend të përmirësimit të infrastrukturës së prodhimit vendas, Kosova vazhdon të mbështetet në importet e energjisë elektrike
Opozita në Kosovë, humbja e besimit të qytetarëve dhe sfidat për rikthim
Kriza ndërtimore po afrohet, shqiptarët kanë në pronësi të vetën afërsisht 200,000 njësi banesore e shtëpi të pabanuara a të lëshuara me qera

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
Shqiptarët e Kosovës e zëjnë njërin ndër vendet e para në Evropë e më gjërë me numrin e shtëpive e banesave si prona të tyre individuale.
92% e shqiptarëve kanë shtëpi ose banesë të vetën për banim.
Një karakteristikë tjetër që ka dalë nga regjistrimi i fundit është fakti se shqiptarët e shtetit tonë kanë në pronësi të vetën edhe afërsisht 200,000 njësi banesore e shtëpi të pabanuara ose të lëshuara me qera.
Një shifër e tillë është shumë e lartë kur kemi parasysh se shqiptarët e Kosovës janë populli me papunësinë më të lartë në Evropë dhe njëkohësisht jemi popullsia me të ardhurat kombëtare më të ulëtat për kokë banori dhe më të varfurit e Evropës.
Industria e ndërtimit përkundër këtyre shifrave shqetësuese është duke vazhdu me ndërtime masive të ndërtesave kolektive. Paraja që investohet në këto ndërtesa, e sidomos në ato që janë të pabanuara është astronomike.
Nga një llogaritje e thjeshtë e këtyre njësive banesore, rezulton se shqiptarët kanë investu në patundëshmëri apo si quhen njësitë banesore të pabanuara si kapital i vdekur, vlera e përafërt vetëm e ndërtesave që janë të gatshme për banim arrinë në 10 miliard euro. Shifra kaq e lartë e kapitalit të vdekur e cenon rënd propgandën e VV-së për gjoja zhvillimin ekonomik të vendit gjatë këtij 4 vjeqari të qeverisjes Kurti.
Investimet në patundëshmëri (banesa, shtëpi, toka e privatizim pronash) nuk mund të cilësohet si zhvillim ekonomik e asesi investim direkt i diasporës.
Tani më në Kosovë kemi ngopje të tregut nga ndërtimtaria dhe shumë shpejt do të krijohen stoqe banesash të cilat do të falimentojnë shumë ndërmarrje e pronar ndërtimesh të cilët nuk do të jenë në gjendje të paguajnë obligimet tatimore, taksat e ndërtimit dhe shëndrrimit nga toka e punës në tokë ndërtimore, pastaj taksat e shërbimeve komunale të energjisë etj.
Ndërtimtarët duhet të përgatiten për krizën që mund të filloj të ndjehet qysh në këte vit, por efektet dhe pasojat do të ndjehen sidomos në vitin 2026 duke kulmuar me kollaps në vitin 2027.
Ndërtimtarët duhet të përgatiten për ta bartur biznesin e ndërtimit në shtetet që kanë kalu nga lufta ose në shtete të cilat janë në ekspansion të ndërtimit e zhvillimit.
Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!
Florim Zeqa
Do të ishte me interes për qytetarin dhe fat i mirë për vendin sikur vitin 2025 ta fillonim me tema të reja, me inovacione e suksese në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, e pse jo me suksese e të arritura në fushën e drejtësisë, përkatësisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por këto do jenë tema edhe të këtij viti që posa shkelëm.
Viti i ri me probleme të vjetra
Fatkeqësisht Kosova hyri në vitin e ri me problemet e vjetra, të bartura nga viti i kaluar, me sfidat më të mëdha që ka para vetes pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të procesit të bisedimeve të pabarabarta me Serbinë dhe rrezikut që i kanoset shtetit nga konçesionet e rrezikshme në këto bisedime!
Ky është produkt i politikanëve të papërgjegjshëm e karrierist, që e kanë penguar ecjen dhe zhvillimin e Kosovës, me tendencë për ta kthyer në pikën zero, në atë të vitit 1999.
Këta politikan në tavolinën e bisedimeve nën skenarin serb me vetiniciativën dhe kryeneqësinë e tyre, janë të gatshëm të shkelin mbi çdo të arritur dhe mbi çdo vlerë për të ruajtur apo rimarrë pushtetin, për të ruajtur pasuritë milionshe të fituara në mënyrë të paligjshme korruptive dhe kriminale.
Edhe pse nuk janë zgjidhja e duhur për vendin në rrethanat aktuale, zgjedhjet e rregullta parlamentare janë një mundësi e mirë e qytetarëve për filtrimin dhe ndëshkimin e figurave politike që ua nxinë jetën dhe thyen shpresat për jetë në shtetin e ëndërrimeve të gjata!
Pavarësisht kush vjen në pushtet, me këtë klasë politike në pozitë dhe në opozitë deri në fund të vitit 2025, do të kemi më pak shtet e më shumë kriminalitet, do të kemi tkurrje territoriale dhe zvogëlim të popullatës shqiptare në Kosovë.
“Cosa Nostra”-at kosovare
Nuk është fjala për organizatën mafioze siçiliane të shekullit 19-të, por për mafian kosovare të këtij çerekshekulli.
Zhvillimi i krimit të organizuar në Kosovë, fillet e veta i ka me fillimin e luftës
çlirimtare, ku individ të papërgjegjshëm në emër të luftës ‘çlirimtare’ kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme komerciale për përfitime personale, të cilat më vonë kanë marrë formën e organizimit duke u zgjeruar paslufte në të gjitha partitë politike dhe qeverisjen e vendit në përgjithësi.
Përfundimi i luftës çlirimtarei qiti në shesh të gjitha; kush ishin luftëtar të vërtetë të lirisë sonë dhe kush ishin përfituesit e saj.
Luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë, edhe 26 vite nga çlirimi përballën me kafshatën e gojës, ndërsa drejtuesit e fondeve, komandantët dhe qeveritarët e atëhershëm u shndërruan në milionerë, uzurpator të pushtetit dhe të çdo gjëjë në këtë vend.
Për habi, me përjashtim të disa zërave nga Diaspora, të gjithë heshtin, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e fondeve të luftës, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e vrasjeve politike, askush nuk e ngritë zërin kundër uzurpatorëve të lirisë sonë!
Më falni, për vrasjet e pasluftës do të flitet shumë dhe çdo ditë gjatë fushatës zgjedhore, anipse kur ishin në pushtet nuk e bën asnjë hap për zbardhjen e asnjë rasti të vetëm!
Të gjitha partitë politike do të flasin për korrupsion dhe krim të organizuar, por askush nuk del me fakte të flas me emër dhe mbiemër për askë, ngase të gjitha janë në bashkrendim me njëra-tjetrën. Rrjeta e krimit të organizuar në Kosovë është bërë e rrezikshme për jetën e qytetarëve, është bërë sikur rrjeta e “Spidermanit”.
Grupet mafioze nuk do të mbetën të pamposhtura përgjithmonë
Grupet mafioze të grumbulluar brenda partive politike, janë shndërruar në sundues dhe përbindësha të mëdhenj, të paprekshme nga ligjet dhe drejtësia e shtetit të Kosovës.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se do të mbetën të pamposhtura përgjithmonë. Një ditë do t’u vije fundi edhe këtyre krijesave njerëzore që po vashdojnë të ushqehen me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës, me djersën dhe mundin e mërgimtarëve (me plaçkitjen në pikat kufitare, nxjerrjen e dokumenteve, gjobave në komunikacon, etj).
Grupet mafioze janë sikurse çdo histori që ka fillimin dhe fundin e saj. Fitorja ndaj këtyre grupeve mafioze nuk mund të vie si rezultat i heroizmit individual, por si rezultat i angazhimit në këtë betejë të të gjithë qytetarëve të vendit, përshirë forcat përparimtare nga të gjitha partitë politike dhe shoqëria civile.
Përvoja e deritanishme e ka treguar se agjensionet “anti korrupsion”, “Task Forca” dhe “OJQ”-të, nuk janë gjë tjetër vetëm se një ‘dekor’ i skenës politike për mashtrimin e qytetarëve.
Të gjitha agjensionet antikorrupsion janë të kontrolluara nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës, ku bashkë me sistemin e drejtësisë janë bërë sundimtarët e vërtetë të këtij vendi dhe popullatës së mbetur në Kosovë. “Kozanostra” (Cosanostra) të vendit tonë, të paprekshëm nga ligjet dhe drejtësia shtetërore deri më tani kanë mbetur të pandëshkuar edhe nga ligjet kanunore!
Itali , 5 Janar 2025
Emigrimi dhe migrimi endemik, epidemi kjo që po na trishton e tmerron

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan




Kujtohen për 12 të vrarët në Cetinje, por jo për tragjedinë në rrugën Saraj- Rashçe, afër Shkupit, kur një veturë përfundoi në lumin Vardar!
Emin Azemi, Shkup
NYT: Një lëvizje drejt krishtërimit “në një tokë myslimane”
Të konvertuarit në Kristianizëm në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë myslimanë, shpresojnë të ringjallin një të kaluar para-islame që e shohin si kyç për identitetin e tyre evropian.
Nga Andrew Higgins dhe Fatjona Mejdini – Raportim nga Llapushniku, Podujeva dhe Prishtina, Kosovë
Prifti katolik qëndronte në altarin e kishës mbi kodër gjatë ceremonisë së pagëzimit masiv, duke zhytur dhjetëra kokë në ujë dhe duke vizatuar një kryq me gisht në çdo ballë.
Më pas, ai kremtoi rikthimin e shpirtrave në krishtërim në një tokë ku shumica dërrmuese e njerëzve janë myslimanë — ashtu si burrat, gratë dhe fëmijët që qëndronin para tij.
Ceremonia ishte një nga shumë të tilla në muajt e fundit në Kosovë, një ish-territor serb i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë që shpalli pavarësinë në 2008. Në një regjistrim pranverën e kaluar, 93% e popullsisë deklaroi se ishte myslimane dhe vetëm 1.75% katolike.
Para se Perandoria Osmane të pushtonte atë që sot është Kosova dhe zona të tjera të Ballkanit në shekullin e 14-të, duke sjellë me vete Islamin, shqiptarët etnikë ishin kryesisht katolikë. Nën sundimin osman, i cili zgjati deri në vitin 1912, shumica e popullsisë së Kosovës ndryshoi fenë.
Koha të kthehemi aty ku i përkasim — me Krishtin, tha At Fran Kolaj, prifti që kreu pagëzimet jashtë fshatit Llapushnik.
Në shumë vende myslimane, braktisja e Islamit mund të sjellë ndëshkime të rënda, ndonjëherë madje edhe vdekje. Deri më tani, ceremonitë e pagëzimit që po zhvillohen në Kosovë nuk kanë nxitur kundërshtime të dhunshme, megjithëse ka pasur disa reagime të ashpra online. (Nuk dihet ende se sa konvertime kanë ndodhur deri tani.)
Megjithatë, historianët, të cilët bien dakord se krishtërimi ishte i pranishëm në Kosovë shumë kohë para se Perandoria Osmane të sillte Islamin, vënë në pikëpyetje logjikën pas kësaj lëvizjeje.
“Nga një perspektivë historike, ajo që thonë ata është e vërtetë,” tha Durim Abdullahu, një historian në Universitetin e Prishtinës. Por, shtoi ai, “logjika e tyre nënkupton që të gjithë ne duhet të bëhemi paganë,” sepse njerëzit që jetonin në territorin e Kosovës së sotme para ardhjes së Krishterimit dhe më vonë Islamit ishin jobesimtarë.
Si shumë kosovarë të tjerë, z. Abdullahu tha se ai besonte se Serbia, e cila ka një popullsi kryesisht ortodokse të krishterë, kishte ndihmuar në nxitjen e lëvizjes së kthimit si një mënyrë për të krijuar përçarje në Kosovë. Megjithëse Serbia është akuzuar prej kohësh për minimin e stabilitetit të Kosovës, nuk ka asnjë provë që ajo ka promovuar këto konvertime.
Arkeologët në vitin 2022 zbuluan mbetjet e një kishe romake të shekullit të gjashtë pranë Prishtinës, dhe në vitin 2023 gjetën një mozaik me një mbishkrim që tregonte se shqiptarët e hershëm, ose të paktën një popull ndoshta i lidhur me ta, ishin të krishterë.
Megjithatë, Christophe Goddard, një arkeolog francez që punon në atë vend, tha se ishte e gabuar të imponoheshin konceptet moderne të kombit dhe etnicitetit mbi popujt e lashtë. “Kjo nuk është histori, por politikë moderne,” tha ai.
Marin Sopi, 67 vjeç, një mësues i gjuhës shqipe në pension, i cili u pagëzua 16 vjet më parë, tha se familja e tij kishteqenë “katolikë të fshehtë” për breza. Ai kujtoi se nëfëmijëri, ai dhe familja e tij respektonin Ramazanin me miqtë myslimanë, por fshehurazi festonin Krishtlindjet nështëpi.
“Gjatë ditës ishim myslimanë dhe gjatë natës të krishterë,” tha ai. Që kur u deklarua si i krishterë, ai tha se 36 anëtarëtë familjes së tij kanë braktisur zyrtarisht Islamin.
Islami dhe Krishterimi në Kosovë bashkëjetuan kryesishtnë paqe — deri kur ushtarët ortodoksë serbë dhe bandatparamilitare nacionaliste filluan të djegin xhami dhe tëdëbojnë myslimanët nga shtëpitë e tyre në vitet 1990.
Misionarët e huaj të krishterë janë distancuar nga fushata e konvertimit në Kosovë. Por disa shqiptarë etnikë që jetojnë në Evropën Perëndimore kanë ofruar mbështetje, duke e parë kthimin në katolicizëm si shpresën më të mirë të Kosovës për t’u bërë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, një klub kryesisht i krishterë.
Arber Gashi, një shqiptar etnik që jeton në Zvicër, udhëtoi për në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit në kishën e Llapushnikut, e cila ka pamje nga një vendlufte e madhe në vitin 1998 midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qendra e Prishtinës ka një statujë në nder të Nënë Terezës, murgeshës katolike dhe fitueses së Çmimit Nobel për Paqe me origjinë shqiptare, dhe dominohet nga një katedrale e madhe katolike romake e ndërtuar pas luftës me Serbinë. Por aktualisht Turqia po financon ndërtimin pranë një xhamie të re gjigante, e cila do të jetë edhe më e madhe.
Zoti Gashi gjithashtu tha se ai kishte frikë nga një rikthim i ekstremizmit islamik që u shfaq gjatë dekadës së parë kaotike të pavarësisë së Kosovës. Sipas disa vlerësimeve, Kosova dha më shumë rekrutë për Shtetin Islamik në Siri se çdo vend tjetër evropian.
Nga ana tjetër, krishterimi, sipas tij, do të hapte një rrugë drejt Evropës.
Një goditje nga autoritetet vitet e fundit ka heshtur ekstremizmin dhe ka forcuar qasjen tradicionalisht të relaksuar të Kosovës ndaj Islamit. Rrugët e Prishtinës janë të mbushura me bare që shërbejnë një gamë të gjerë pijesh alkoolike. Gratë e mbuluara janë shumë të rralla.
Gezim Gjin Hajrullahu, 57 vjeç, një mësues që ishte ndër ata të pagëzuar kohët e fundit në Llapushnik, tha se ai ishte bashkuar me kishën katolike “jo për vetë fenë,” por për “identitetin tonë kombëtar” si shqiptarë etnikë. Edhe bashkëshortja e tij u konvertua.
Kryeministri etnik shqiptar i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në Prishtinë, minimizoi rëndësinë e fesë për identitetin shqiptar.
“Për ne, fetë erdhën dhe ikën, por ne jemi ende këtu,” tha ai. “Për shqiptarët, për sa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë me rëndësi të parë.”
Kjo i dallon ata nga popujt e tjerë në federatën multietniketashmë të zhdukur të Jugosllavisë, e cila u shpërbë gjatëluftërave ballkanike në fillim të viteve 1990. Palët kryesorendërluftuese në fazat e hershme të konfliktit flisnin tënjëjtën gjuhë dhe dukeshin të ngjashëm, por dalloheshinqartë nga feja — serbët nga krishterimi ortodoks, kroatëtnga katolicizmi roman dhe boshnjakët nga Islami.
Aktivistët e lëvizjes së kthimit besojnë se edhe shqiptarëtetnikë duhet të forcojnë besnikëritë e tyre kombëtarepërmes fesë në formën e katolicizmit roman.
Boik Breca, një ish-mysliman aktiv në këtë lëvizje, këmbënguli se kisha katolike nuk është një ndërhyrje e huaj, por shprehja e vërtetë e identitetit shqiptar dhedëshmia që Kosova i përket Evropës.
Ai tha se interesi i tij për krishterimin filloi kur Kosova, sëbashku me Serbinë, ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Ai u burgos si i burgosur politik në brigjet e Kroacisë. Shumënga bashkëvuajtësit e tij në burg ishin katolikë, kujtoi ai, dhe ndihmuan të zgjonte atë që tani e sheh si besimin e tijtë vërtetë dhe bindjen se “të parët tanë ishin të gjithëkatolikë.”
“Për të qenë një shqiptar i vërtetë,” tha ai, “duhet të jesh ikrishterë.”
Kjo pikëpamje është gjerësisht e kundërshtuar, përfshirëedhe nga kryeministri Kurti.
“Unë nuk e pranoj këtë,” tha ai.
Shtysa aktuale kundër Islamit filloi me një takim në tetor2023 në Deçan, një bastion i ndjenjave nacionaliste pranëkufirit të Kosovës me Shqipërinë. Mbledhja, ku morënpjesë intelektualë nacionalistë dhe ish-luftëtarë të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, diskutoi mënyra për të promovuar“shqiptarizmin” dhe vendosi se krishterimi do tëndihmonte.
“Që nga sot, ne nuk jemi më myslimanë,” thanëpjesëmarrësit, duke miratuar sloganin: “Të jemi vetëmshqiptarë.”
Takimi çoi në formimin e asaj që fillimisht u quajt Lëvizjapër Braktisjen e Besimit Islam, një emër provokues që mëpas u zëvendësua kryesisht me “Lëvizja e Kthimit.”
Nga zyra e tij në Prishtinë, e dekoruar me një model tëMekës, myftiu i madh i Kosovës, Naim Tërnava, e ka vëzhguar me shqetësim dhe trishtim lëvizjen e kthimit. Përpjekja për t’i shtyrë myslimanët të kalojnë nëkrishterim, tha ai, rrezikon të prishë harmoninë fetare dhepo përdoret nga “agjentë të huaj për të përhapur urrejtjendaj Islamit.”
“Misioni ynë,” shtoi ai, “është të mbajmë njerëzit në fenë tonë. Unë u them njerëzve të qëndrojnë në Islam.”

Shkrimin origjinal në anglisht e gjeni tek linku këtu.
Dokumenta bashkëngjitur
Vuçiq dhe Lista Serbe…, jo faktor i pabindur, por faktor destabilizues i Kosovës

Gani I. Mehmeti
“Kurti nuk e dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe ; deri në përjashti,in fiyik nga zgjedhjet; sepse është një faktor i pabindur”
“Përpiqet të kontrollojë shumë parti të tjera, duke përfshirë edhe ato të komunitetit serb, por nuk ka asnjë kontroll mbi Listën Srpska, prandaj është armiku i saj më i madh”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë. (Bota Sot, më 4 janar 2025).
Dhe, deri sa është faktor destabilizues dhe, jo që nuk e njeh Republikën e Kosovës, por e lufton atë, atëhere kjo nuk është pabindje, por është luftë. E në luftë, cili është ai që kundërshtarin nuk e lufton? Kështu, edhe Lista Serbe, e vetmja parti në Kosovë që nuk e njeh Republikën e Kosovës, është parti e tepërt dhe në kushte normale, kjo parti do të çregjistrohej.
Lista Serbe vetëm formalisht është e regjistruar në Kosovë, sepse ajo të gjitha instruksionet i merr nga Vuçiqi. Një parti e tillë do duhej të vepronte në Serbi, jo në Kosovë.
Partitë kanë konceptet e tyre të ndryshme rreth zhvillimit të vendit, por assesi nuk janë kundër shtetit ku bëjnë pjesë dhe garojnë për pushtet. Këtë di Lista Serbe; se në Kosovë nuk ,und të fitojë pushtetin asnjëherë; prandaj përpiaet për të destabilizuar Kosovën; ndërsa për qëllim ka pushtimin e saj nga Serbia.

Listen Serbe askush nuk do ta akuzonte pse përpiqet për të drejtat e serbëve brenda Kosovës, por ajo akuzohet pse është kundër Kosovës shtet. Ajo nuk njeh asnjë nga simbolet e shtetësisë së Kosovës. Prandaj, gjithsesi ka qenë dashur të çregjistrohej që kur mori sulmin në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Dhe; këtu është bërë një lëshim tepër i madh pse nuk u çregjistrua, sepse, tjerash, është një parti terroriste, madje jo vetëm ndaj shtetit të Kosovës, por ishte edhe ndaj serbëve të Kosovës, të cilët nuk guxonin të vepronin me kokën e tyre, po nga Lista Serbe.
Serbët në Kosovë, sot janë shumë më të lirë sot, me Listën serbe jashtë Kosovës, se sa kur ajo ishte brenda dhe terrorizonte jo vetëm Republikën e Kosovës, por edhe vetë serbët e Kosovës.
Prqndaj i themi Vuçiqit se kjo Listë është e padëshiruesh,m në jetën politike brenda Kosovës. Le ta marri me vete në Serbi.
Nuk është ar,iaësore Lista Serbe si listë; as pse është e pabindur nga Kurti, sepse nuk është kjo e vet,ja që është e pabindur ndaj Kurtit; janë edhe partitë tjera të pabindura ndaj Kurtit; për këtë arsze edhe është sistem shu,ëpartiak; ndrzshe; do të ishte siste, njëpartiak, Vuçiq. Por; dallimi është se tjerat parti nuk e kanë luftuar Republikën e Kosovës; edhe si të pabindura ndaj Kurtit.
Diario de Burgos (1978) / “Jam plotësisht e lumtur dhe shpresoj që të kemi një fëmijë…” — Intervista ekskluzive me mbretëreshën Susan të Shqipërisë në periferi të Madridit
Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Janar 2025
“Diario de Burgos” ka botuar, të enjten e 22 marsit 1978, në faqen n°15, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në përiferi të Madridit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbretëresha Susan e Shqipërisë, në ekzil të artë në Madrid

Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15
Si çdo amvisë është e shqetësuar për rritjen e çmimeve
Ajo preferon një jetë të qetë në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit të Spanjës
Mbreti Leka është zgjedhur “Mbret i Shqiptarëve” nga më shumë se tetë milionë nënshtetas në ekzil
Nga Taño PEREZ dhe Agustina LOPEZ DE LOS MOZOS
Ne dimë pak ose shumë pak për Shqipërinë. Ndoshta vendndodhjn e saj, diçka nga historia e saj aktuale : të dhëna të ftohta, të largëta, të pajetë nga një tokë e largët që nuk ka njexrrë kurrë zë dhe pothuajse kurrë nuk ka mundur të flasë me zërin e saj.
Për të na treguar për Shqipërinë do të shkojmë të takojmë një grua. Susan-a, shumë kilometra larg vendit të saj, mbretëron në zemrat e atyre tetë milionë shqiptarëve që, si ajo, jetojnë në ekzil (mërgim) për shkak të dominimit komunist.
Dy burra me tipare orientale na hapin derën dhe prej andej na shoqërojnë dy bóxer-ë (racë qeni) që nuk do të largohen kurrë nga ne.
— Më pëlqejnë shumë qentë dhe të gjitha kafshët, thotë ajo ndërsa përkëdheli Charly-n. Unë kisha një majmun të vogël, por ai ngordhi.
E lindur australiane

Mbretëresha e Shqipërisë, Susan, në rezidencën e saj në Madrid. — (Foto EFE-FIEL). — Burimi : Diario de Burgos, e enjte, 22 mars 1978, faqe n°15
E shoqja e mbretit Leka, Susan-a, na përshëndet menjëherë, te dera e shtëpisë. Ajo është një grua e gjatë, me sy të çelur, bjonde. Ajo është e veshur thjesht – që është një nga kushtet për të qenë elegante –. Ajo i hedh flokët mbrapa dhe i mban të shtrënguara. Përshtypja e parë që ajo lë është qetësia e pamasë : fytyra e saj është pjekur, e butë, paqësore. Gjestet e saj, mënyra e saj e të folurit, nuk i prishin asgjë kësaj harmonie.
Gjatë gjithë intervistës ajo do të flasë me një theks të lehtë anglez, gjuhën e saj, pasi është e lindur australiane.
— Gjithashtu studioj shqip çdo ditë, me një mësues vendas
— Ne duam të dimë se çfarë bëni, si është një ditë e zakonshme për ju.
— Së pari, shtëpia, leksionet. Mbreti dhe unë jemi shumë të thjeshtë dhe e kalojmë kohën duke luajtur shah dhe duke lexuar. (Mbreti flet tetë gjuhë). Mundohemi të mos udhëtojmë shumë në Madrid, pasi trafiku është problem. Ne preferojmë t’i presim miqtë tanë në shtëpi. Jeta në fshat është shumë e bukur (ata jetojnë afër Somosoguas), larg zhurmës. Kur ra borë, ne bëmë një burrë dëbore gjashtë këmbësh në kopsht (sepse Mbreti është i gjatë, i thashë, dhe ajo buzëqeshi). Ai u shkatërrua përfundimisht nga qentë.
Miqtë e tyre janë njerëz “normalë” :
— Ne kemi miq në Trupin Diplomatik, por “flasim” më shpesh me të tjerë që nuk kanë lidhje me jetën politike.
“Plotësisht e lumtur”
Teksa bëjmë foto, shikoj dekorimin e shtëpisë: foto familjare, ndoshta objekte shqiptare. Shoh një kuti cigaresh me firmën e Arias Navarro-s. E pyes nëse janë miq.
— Po, ai është një mik i madh. Ai luan golf me ne, ne e kemi njohur që nga koha e tij si kryebashkiak i Madridit.
— Gjej rastin t’ju pyes nëse keni marrëdhënie me qeverinë aktuale, nëse e njihni Suarezin apo ndonjë ministër.
— Epo jo, por… — buzëqesh ajo, — shpresojmë të kemi.
Duke ndjekur fillin e bisedës, e pyes se si i duket tani Spanja.
— Unë kam parë ndryshime, çmimet janë rritur shumë, është për të të ardhur keq për terrorizmin, vdekjet, dhunën, prandaj preferoj shtëpinë dhe këtë qetësinë e fshatit dhe ju përgjigjem si grua, si çdo amvisë tjetër. Nuk dua të jap një opinion politik, ne jemi këtu mysafirët e Mbretërve dhe duhet t’u jemi shumë mirënjohës.
— Po Shqipëria ? Ajo na thotë se beson në “suksesin përfundimtar”.
— Shqipëria ka vetëm dy milionë e gjysmë banorë, ndërsa në të gjithë botën ka tetë milionë të mërguar. Ata kanë qeverinë e tyre në mërgim, bëjnë zgjedhje të lira çdo vit dhe zgjodhën Mbretin Leka si Mbretin e tyre të vetëm “Mbret të Shqiptarëve”, por jo ende, “Mbret i Shqipërisë”.
Për të përfunduar, i kërkoj të bëjë një bilanc të viteve të martesës :
— Jam plotësisht e lumtur — kjo është martesa e saj e dytë — dhe shpresoj që të kemi një fëmijë. Një pjesë të kësaj lumturie ia kam borxh Spanjës.
(Fiel — Shërbimet Speciale EFE).






