ARKIVI:
28 Korrik 2026

Kujtohen për 12 të vrarët në Cetinje, por jo për tragjedinë në rrugën Saraj- Rashçe, afër Shkupit, kur një veturë përfundoi në lumin Vardar!

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Emin Azemi, Shkup 

___
PËR SILJANOVSKËN DHE MICKOVSKIN, CETINJA MË AFËR ZEMRËS SA SE GËRÇECI!
___
Më datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në rrugën lokale Saraj- Rashçe, në afërsi të Shkupit, një veturë e udhëtarëve doli nga rruga dhe përfundoi tragjikisht në lumin Vardar. Për pasojë, jetën e humbën katër persona nga e njëjta familje e fshatit Gërçec, të moshës 23, 25, 56 dhe 59 vjeçare. Për fat të mirë, kësaj tragjedie të rëndë i shpëtoi një fëmijë, i cili ndodhet në mjekim intenziv.
Derisa po e përpiloja këtë lajm, paralelisht po kërkoja edhe një lajm tjetër, që të mos dalë i pasaktë : Nga kabineteti i Presidentes Siljanovska dhe Kryeministrit Mickovski a kemi ndonjë ngushëllim (сочувство) për këtë tragjedi të madhe familjare, dhe jo vetëm?
Ndërkohë, motorri i kërkimit më dërgoi në Cetinjë, teksa Presidentja dhe Kryeministri ishin kujdesur që t’i ngushëllojnë familjarët e 12 të vrarëve në Cetinjë të Malit të Zi, para pak ditësh.
A është e mundur që një tragjedi kaq e rëndë në vendin tonë të mos shkaktoj një reagim njerëzor nga ana e Presidentes dhe Kryeministrit të Maqedonisë?!
Do të doja që, ndërkohë, dikush nga kabintetet e këtye dy autoriteteteve të larta shtetërore, të na demantojë, duke na thënë se megjithatë Siljanovska dhe Mickovski kanë shprehur (para se të shkruhet ky reagim imi) ngushëllimet e tyre për tragjedinë e rëndë në afërsi të Shkupit.
Sinqerisht, do të doja më tepër të jem unë i pasaktë, se sa të jem dëshmitar i kësaj pandjeshmërie shtetërore ndaj një tragjedie të tëndë, ku viktimat rastësisht kanë qëlluar të jenë shqiptarë, ndonëse nuk ishin krejt të rastësishme votat e disa mijëra shqiptarëve me të cilat Siljanovska e rriti diferencën për t’u zgjedhur Presidente.
Kështu ndodhë zakonisht me politikanët maqedonas, të cilët pasi zgjidhen edhe me votat e shqiptarëve, harrojnë pastaj të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në emër të shqiptarëve. Madje shqiptarëve nuk iu shprehin as ngushëllime kur iu ndodhë një tragjedi e madhe familjare, siç ishte kjo e fshatit Gërçec (!).
Shkup, 04. 01. 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu