Kreu Blog Faqe 687

Kujt i shërbeu “patriotizmi” i Ramës në Kuvendin e Kosovës?

0

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

Më datë 20 të këtij muaji, në Kuvendin e Kosovës u mblodhën sëbashku kuvendet e dy shteteve që i ndan lumi Drin, kuvendi IiShqipërisë dhe Kosovës.

Kur e dëgjon çdo kush do thotë: “Çfarë patriotizmi!” Por kjo vetëm patriotizëm nuk është. Është një mashtrim i menduar në mënyrë perfide, për tëna dhënë idenë e një gjoja bashkimi, por që në realitet tregon që jemi dy shtete më vete, aktualisht pa asnjë angazhim e asnjë qëllim për një bashkim kombëtar.

Por kjo nuk është qëllimi i këtij shkrimi.

Qëllimi i këtij shkrimi është ajo që populli e quan: Djalli fshihet në detaje.

Në këtë takim mbajti një fjalim edhe Ed(vin) Rama.

Tha e ç’nuk tha në fjalën e tij. Bëri plot lajka nëpër të, ashtu siç bëjnë prestigjatorët me magjinë e tyre për të të hequr vëmendjen nga elefanti që futi në atë sallë.

Elefant që vetëm çështjes shqiptare nuk i shërbeu askund.

Në fjalën e tij të gjatë do ndalem vetëm në dy pika, të cilat do ju japin mundësinë të kuptoni se kujt i shërbeu ky fjalim i Ramës në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha: “Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar në këtë rrugëtim, ku ç’nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe me aleatët e me jodashamirësit tanë, se në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit europian dhe euroatlantik, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Europian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.”

Në gjithë këtë fjali do shkëpus vetëm dy aspekte të saja.

E para është: “Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior”.

Me këtë pjesë të fjalisë besoj se të gjithë do të biem dakord me Ramën sepse, duke qënë se Sërbia ka vazhduar veprimtarinë e saj armiqësore kundrejt Kosovës, duke nisur e vazhdon pa pushuar që me sulmin terrorist të Banjskës, e me çdo veprimtari tjetër që kundërshton dhe refuzon shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në teritoret e banuara me shumicë serbe në të.

Të gjithë besoj jemi dakord që Kosova nuk duhet të bisedojë më me Sërbinë derisa Sërbia të marri një qëndrim ndaj këtyre sulmeve të armatosura ndaj institucioneve të Kosovës dhe sigurisë së Kosovës.

Por pastaj Rama thotë: “duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë”. Dhe këtu është hileja e gjithë kësaj fjalie të gjatë, sepse kjo të jep idenë se edhe Kosova i qënka përgjigjur Sërbisë në mënyrë nacionaliste të njëjtë, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.

Kosova ka mbajturthjeshtë qëndrimet e saj politikisht ndaj asaj që Sërbia ka bërë dhe po bën në Kosovë, por në asnjë rast të vetëm nuk i është përgjigjur Sërbisë me të njëjtat veprime nacionaliste si të Sërbisë.

Veprimet e Kosovës kanë qënë sovraniste. Por Rama qëllimisht e bën krahasimin, për të na dhënë idenë se qëndrimi sovranist i Kosovës ndaj Sërbisë na qenka një qëndrim nacionalist.

Në asnjë rast të vetëm Kosova nuk ka nxitur e as ka kryer veprime të njëjta nacional-shoviniste në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Vetëm në këtë rast do mundej të bëhej krahasimi që Rama ka bërë.

Ndërhyrja e policisë së Kosovës në veri të vendit është në përputhje me ligjet e vendit dhe shtrimin e sovranitetit të republikës së Kosovës.

Por, Ramës i intereson që lëvizjet e ligjshme sovraniste të Kosovës t’i barazojë me lëvizjet ultra nacionaliste dhe shoviniste të Sërbisë. Sepse, duke bërë këto lloj barazimesh, Rama e shpëlan Sërbinë nga gjith poshtërsitë që ka bërë në Kosovë.

Por hileja e Ramës nuk ndalet këtu ai më pas vazhdon: “E thënë ndryshe, Kosova mund t’i japë Familjes Europiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut, në një kohë shumë të shkurtër, provën e padiskutueshme të vullnetit e të përkatësisë së vet në gjirin e Europës së Bashkuar e të NATO-s, duke i përmbushur, unilateralisht (në mënyrë të njëanshme,D.G.) të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë; jo për hir të Serbisë, po për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane, me kryeqytet të përbashkët Brukselin.”

Shifeni si e fillon lajkatimin e tij për të hequr vëmendjen nga bomba që ka vendosur të hedhi në Kuvendin e Kosovës: “Kosova mund t’i japë Familjes Europiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut, në një kohë shumë të shkurtër, provën e padiskutueshme të vullnetit e të përkatësisë së vet në gjirin e Europës së Bashkuar e të NATO-s”.

Por si mundet ta bëjë Kosova këtë?

Këtu tregohuni shumë të vëmendshëm, sepse kjo është thelbi i gjithë fjalimit të tij që bën lidhjen me gjithë çka ka broçkullitur në këtë fjalim.

Ai thotë: “duke i përmbushur, unilateralisht, të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.

Por ç’do të thotë kjo?!

Kjo do të thotë që: Kosova të plotësojë të gjitha kërkesat e Sërbisë, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë në mënyrë të njëanshme.

Ndërkohë që Kosova ka vënë si kusht për përmbushjen e këtyre kërkesave të Sërbisë, VETËM NË RAST SE SËRBIA E NJEH KOSOVËN SI SHTET.

Ndërsa Rama po na thotë që: Kosovë t’ia plotësojë Sërvbisë kërkesat pa pasur nevojë që ajo ta njohi si shtet.

A e dini se ç’do të thotë kjo?

Që, nëse Kosova e dëgjon këtë emisar të Sërbisë dhe e krijon këtë Asocacion, dhe duke qënë se Sërbia nuk e njeh Kosovën si shtet por vazhdon ta njohë atë si pjesë të Sërbisë, që ajo nesër, në çdo kohë, mund t’ia shkëpusë Kosovës ASOSIACIONIN E KOMUNAVE me force, duke financuar një gjoja lëvizje të armatosur në veri të Kosovës, pasi kështu nuk është duke thyer asnjë ligj ndërkombëtar, përderisa për Sërbinë Kosova nuk është shtet i njohur, por pjesë e saj.

Në rast se do të kemi njohje të Kosovës shtet nga Serbia, atëhere çfardo që ajo do të bënte do të konsiderohej si një shkelje e Nenit 51 të OKB-së, dhe atëhere ndaj Sërbisë do të ndërmereshin masa të ndryshme, përfshirë edhe ato ushtarake. Por loja është që ajo të përfitojë ato që do, pa e njohur Kosovën!

Dhe kjo pikë lidhet me pikën që diskutuam pak më lart e që konkluduam, që të gjithë besoj jemi dakort, për ngrirje të bisedimeve.

Por me këtë që propozon Rama, atëherë ato bisedime nuk janë më të ngrira, por ato janë totalisht të pavlefshme dhe nuk ekzistojnë më.

Pasi po t’i japim Sërbisë çfarë ajo kërkon, dhe pa na bërë njohje reciproke të Kosovës si shtet i pavarur, atëherë nuk ka për çfarë do të duhet të bisedohet më.

Dhe gjithë këtë mashtrim dhe shërbim që Rama ka vendosur paturpësisht t’ja bëjë Sërbisë në Kuvendin e Kosovës, na e servir se duhet ta bjëjë “për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet”.

Shihni sa i ndyrë që tregohet kur na propozon që t’ia plotësojmë Sërbisë kërkesat në emër të martirëve.

Po kush i bëri këta martirë. A nuk i bëri Sërbia me anë të genocidit të saj?

Sipas Ramës i bie që, ne duhet të pështyjmë mbi gjakun e martirëve, ku në mesin e tyre janë edhe 1500 fëmijë, trupat e të cilëve sot e kësaj dite Sërbia e Ramës nuk pranon t’i kthejë, që nënat e tyre të kenë një varr ku t’i qajnë.

Por nënat shqiptare në Kosovë dhe dhimbja e tyre, e gjaku i martirëve, i dëshmorëve që ranë pikërisht për mos ta lënë Sërbinë që të merrte çfarë ajo donte, nuk ka asnjë vlerë për Ramën e gjithë enturazhin e tij, e të çdo kujt që i është lëpirë këto dy ditë, duke i bërë elozhe fjalimit të tij antikombëtar.

Por ligësia e Ramës nuk përfundon këtu.

Sërish, në stilin e një mashtruesi profesionist, ai e nis duke na folur për UÇK-në, ngaqë e di shumë mirë që pothuajse të gjithë do e mbyllin gojën kur përmendet UÇK-ja, e jo vetëm, por një pjesë e mirë edhe do ngrihen e të na thonë: “Ja!, na e përmendi UÇK-në, si dhe ngriti edhe mbrojtjen e Thaçit e të tjerëve.”

Por kur UÇK-ja luftonte, kur ajo nisi me kërkesë të amerikanëve sulmin për thyerjen e kufirit të atëhershëm Kosovë-Shqipëri, me një operacion të përpiluar nga Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së, i quajtur “Operacioni Shigjeta”, pikërisht atë ditë që nisi operacioni, dhe UÇK-ja, po me kërkesë të amerikanëve, organizoi një ceremoni në bashkëpunim me Ushtrinë Shqiptare në Krumë të Kuksit, në formën e

një parakalimi ushtarak, ku ishin të ftuar të gjithë figurat e larta politike të vendit, përfshi Presidentin Mejdani, Ministrin e Mbrojtjes dhe Kryeministrin Majko.

Ky Rama, që sot ju hiqet sikur i hapet barku për UÇK-në, e bindi Kryeministrin Majko që ky, jo vetëm të mos merte pjesë në atë demonstrim force , por e merr atë për drekë te vilat qeveritare në Durrës, dhe po atë ditë ky Rama thoshte poshtë e përpjetë, se “ Këta (UÇK) janë budallej, nuk bëhet luftë me Sërbinë”.

Ndërsa sot ky po shet patriotizëm duke përdorur emrin e UÇK-së!

Por edhe këtë nuk po e bën për UÇK-në. Por po e bën vetëm për Hashimin.

Shiheni si thotë: “Gjithësesi unë dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë, që nëse Kuvendi i Kosovës kurdo qoftë do e merrte nismën për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale dhe për të ndarë me to dyshimin e arsyeshëm për cenimin e standardeve demokratike në procesin ligjor kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do të na kërkohej që një nismë e tillë t’i bashkohej dhe Kuvendi i Shqipërisë, unë nuk flas dot për të tjerët, por veç për forcën time politike. Partia Socialiste do ta angazhojë pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë.”

Pra ky është i gatshëm që të angazhojë Kuvendin e Shqipërisë për Hashimin, por në asnjë mënyrë e asnjëherë, edhe atëherë kur ja kërkoi Kuvendi i Kosovës dhe Presidentja e Kosovës, që ky të miratonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë të përbashkët me Kosovën mbi genocidin e Sërbisë në Kosovë, ky nuk pranoi, e nuk pranon ta bëjë atë as edhe sot.

Në asnjë mënyrë ky nuk pranon që në emër të Kosvës të akuzojë Sërbinë për genocid në gjykatën ndërkobëtare, pasi Kosova nuk e bën dot vetë, duke mos qënë anëtare e OKB.

Por për shokun e tij Hashimin, ky anagzhohet maksimalisht.

Pra e gjithë kjo vizitë dhe gjithë ky fjalim alla “Patriotik” ishte vetëm për t’i shërbyer Sërbisë dhe intereseva të saj, dhe për t’i bërë një qokë shokut të tij Hashimit.

Ndërsa për Kosovën, ky as që e merr mundimin, e as që premtoi që do të bëte diçka për të.

Nëse dikush ka akoma dyshime, atehërë le t’ia bëjë edhe vetes por edhe Ramës pyetjet: 1)–Kush e ka ndaluar Ramën që të ndërrmerrte një mision diplomatik në ato vende të Europës që nuk e njohin Kosovën, e të kërkonte njohjen e saj?

2)-Kush e pengoi Ramën kur Shqipëria ishte drejtuese e përkohëshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, që të ngrente çështjen e Kosovës dhe të genocidit serb në Kosovë, dhe të pastrimit etnik që Sërbia po bën në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc?

Askush nuk e pengoi, përveçse Sërbisë.

Tiranë, 21/12/2024

Jemi vetëm çka është Gjuha Jonë

0
Përpjekja për të gjetur shqipen e shkruar para Buzukut, për shumë kërkues, ka qenë ngasje më e fortë se sa ethet për gjetjen e arit. Mbase kjo përpjekje nuk do japë rezultat. Por, përveç shkrimeve të vjetra e të pa gjetura, gjuha ka dhe mistere të tjera. Ndodh të jesh në rrugën për të gjetur ar dhe nuk e vren se je duke shkelur mbi diamante…
Diamantet e gjuhës shqipe janë embriomorfemat e saj unike. Aty kanë qenë mot e jetë, që nga fillimi i komunikimit në shqip, porse nuk kanë mundur t’i kuptojnë se çka në të vërtetë janë.
Përflitet se, kur u zbulua alumini, në ca familje mbretërore filluan të hanë me lugët e aluminit dhe lugët e florinjta ua lanë në përdorim shërbëtorëve. Dhe e njëjta kundëranalogji po ndodh me embriomorfemat e shqipes. Ndërsa jemi në vorbullën e përcaktimit të identitetit e ku ata që na rrethojnë mundohen të na identifikojnë si ardhacakë e të pa gjuhë, ne mund t’u përgjigjemi shterueshëm me metodën etimologjike të embriomorfemave, duke u vërtetuar atye, se gjuhët e tyre rrjedhin prej shqipes e sillen si plagjiatura gjuhësoe të saj.
Vlera e embriomorfeve të shqipes, të zbuluara tashmë, e vendos automatikisht shqipen në qendër të gjuhëve i.e. si origjinë të tyre. Këtij zbulimi jo vetëm se nuk i jepet vëmendja e duhur nga albanologjia zyrtare e Tiranës, porse zbuluesit dhe përkrahësve të metodës etimologjike të embriomorfemave në etimologji u bëhet një luftë e hapur me emisione televizive, peticione akademike, artikuj gazetarie dhe me libra “shkencorë”.
Etimologjia e fjalëve me anë të embriomorfeve të shqipes është në të vërtetë arkeologjia e gjuhëve i.e. Nëse na mungon një libër shqip 1000 vjet më i vjetër se “meshari” i Buzukut, kjo mungesë s’ka kurrfarë rëndësie kur ti vërteton se gjuha jote shqip është origjina e familjes i.e. të gjuhëve.
Kur sheh se fjala latine SILENZIO kthehet e zbërthehet në një fjali shqipe: S’ I LEN Za , ti kupton se një gjuhë e ndritur e qytetërimit europian qenka ndërtuar nga gjuha jote “inferiore” dhe e diskriminuar me shekuj! Kështu, mossuksesi në gjetjen e pergamenave në shqip, zhbëhet nga gjetja e mënyrës së ndërtimit të të gjitha gllosave i.e. nëpërmjet shqipes.
Shqipja, kjo gjuhë e padëshmuar ende me pergamenë, arrin të dëshmohet etimologjikisht si origjina e familjes së saj gjuhësore. Ky sukses i saj i tejkalon gjithë pritshmëritë e kërkimeve pararendëse. Pranimi botërisht i kësaj teze shkencore do marrë kohën e vet dhe kurrsesi nuk mund të injorohet pafundësisht.
Ja vlen të punojmë për njohjen e vlerës së gjuhës shqipe, sepse meritojmë të na njihen vlerat e kombit tonë edhe si zanafillë e qytetërimit europian.
Ne arbërorët e të parët tanë i kanë dhënë kulturës europiane mbretëritë e para, heronjtë e parë të përmasave botërore, bazat e civilizimit dhe ligjet juridike, monedhën dhe këmbimin monetar, krishtërimin dhe mbrojtjen e tij. Si për ndëshkim u injoruam për disa shekuj e u lamë në mëshirën e një perandorie lindore që na ndaloi dhe shkrimin e gjuhës. Madje, pas rënies së Perandorisë osmane, si me qenë mish i pjekur e ushqim për të tjerët, na prenë gjeografikisht keq e më keq.
Çka themi më lart, duhet t’i dimë mirë dhe t’ua themi dendur e pa kompleks pjellës sonë, europianëve.
Ne shqiptarët duhet ta gjejmë vet rrugën tonë drejt përparimit. Mjafton tu mbahemi traditave, gjuhës, moralit e vlerave tona më të mira kombëtare qysh prej antikitetit e deri në kohët e sotme.
Zoti na ka dhënë mbase tokën e gjuhën e tij dhe ne duhet vetëm t’i çmojmë e ti lartësojmë e t’ua lëmë të sigurta brezave pas nesh.
Gëzuar Viti i Ri 2025
dhe
RROFTË E U TRASHËGOFTË PËRJETËSISHT GJUHA SHQIPE!
Mund të jetë një imazh i 1 person

KÇK-ja e Ramës, apo e Belindës në trafikun ajror? 

0

Dritan Goxhaj , analist ushtarak 

Besoj të gjithëve ju kujtohet kur, në fillim të vitit 2019, Veziri i vilajetit të vogël që e njohim me emri Shqipëri, elaboronte nëpër ekranet e “pavaruara” televizive të vilajetit për KÇK-të (Kap Ça të Kapësh) që sipas Ramës: “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”. 

Por kur Rama bilbiloste për këtë lloj grupi, ai e përjashtonte nga ky grup institucionet e tij të qeverisjes e të administrates shtetërore. 

Sot, pikërisht kam vendosur t’ju tregoj për një institucion që i përshtatet dhe i përmbush të gjitha kriteret e KÇK -së. 

Dhe ky institucion quhet ALB-KONTROLL. 

Kjo është kompania shtetërore që ofron shërbime të lundrimit ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Thënë shkurt, është kompania që merret me manaxhimin e trafikut ajror në vilajetin tonë. 

Para dy ditësh kjo kompani ka hapur një tender public, që parashikon të zhvillojë një studim fizibiliteti lidhur me plotësimin e infrastrukturës së trafikut ajror për Aeroportin e Kukësit. 

Do thoni ju se nuk ka asnjë asgjë të keqe. 

Por problemi qëndron se ky aeroport prej mëse dy vitesh është i mbyllur.  

Që do të thotë se nuk ka asnjë lloj fluturimi për dhe nga ky aeroport, që do të thotë se nuk ka asnjë lloj trafiku ajror në dhe rreth këtij aeroporti. 

Dhe, këtu pastaj lind pyetja: Si do bëhet ky studim, mbi çfarë të dhëna do bazohet kur nuk ka asnjë lloj fluturimi në këtë aeroport?!  

Por kjo nuk është çudia më e madhe.  

Po të shohim specifikimin e arsyes së këtij studimi ku thotë: 

“Furnizuesi i shërbimeve do të mbështesë Albkontroll-in në përzgjedhjen e zgjidhjes më të mirë nga opsionet e ndryshme për Kullat e Trafikut Ajror. 

Fondi limit është caktuar 16.2 milionë Lekë (të reja). 

Është kritike që të vlerësohet konfigurimi i duhur, duke marrë në konsideratë skenarët e mëposhtëm: 

  • Ndërtimi i një Kulle Betoni në Kukës;
  • Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme;

Mbajini shënim këto dy pika, se tashti fillon pjesa më e bukur. 

E para thotë: “Ndërtimi i një Kulle Betoni në Kukës”, ndërkohë që Kukësi e ka një kullë të tillë!  

Natyrisht, ajo kullë nuk është në nivelin e kullës së Tiranës, por për aeroportin e Kukësit është shumë efiçente. Pastaj, mos harroni më kryesoren, në aeroportin e Kukësit nuk ka asnjë fluturim që dy vjet. 

Kujt do i shërbejë kjo Kullë, kur aty jo vetëm që nuk fluturohet që dy vjet, por kjo Qeveri nuk ka asnjë lloj projekti ose ideje se si ta rivëjë në punë këtë aeroport.  

Tashti le vimë te pika më intersante, që është pika e dytë, e cila thotë “Blerja ose marrja me qira e një Kulle të Lëvizshme”. 

Në maj të vitit që shkoi një ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit Albcontrol ka dhënë një tender 550 milionë lekë pa asnjë lloj gare.  

Por për çfar ishte ky tender do pyesni ju. 

Ky tender sipas vetë Albcontroll ishte për “Procedura e prokurimit lidhet me sigurimin e kullës së kontrollit mobile në Aeroportin e Kukësit me gjithë pajisjet e nevojshme”. 

Ashtu si mund ta lexoni edhe vetë është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ky institucion nën kontrollin e Belinda Ballukut për hesap të Vezirit të madh të vilajetit të vogël, vjet ka hapur një tender që ja ka dhënë një kompanie të vetme në konkurim për blerjen e një kulle mobil (Të lëvizshme).  

Ndërsa sivjet po ky institucion ka futur në tenderin e kësaj rradhe sërish blerjen e po kësaj kulle që sipas llogjikës duhet të jetë blerë vjet, dhe duhet të gjendet në aeroportin e Kukësit. 

Po në rast se kjo kullë e lëvizshme është blerë njëherë, përse i duhen dy kulla të tilla kësaj Albcontrollit, kur për më tepër në këtë aeroport nuk ka fare trafik ajror?! 

Apo mos vallë kjo kullë nuk është blerë fare vjet! 

Ndoshta AAC- Autoriteti i Aviacionit Civil, institucion ky që duhet të mbikqyri edhe Albcontroll, por edhe aeroportin e Kukësit mund të japi një përgjigje për këtë kullë. 

Por çudirat e Albcontroll-it me aeroportin e Kukësit nuk kanë të sosur. 

Në periudhën Maj – Qershor të po këtij viti, ky institucion ka hapur një tender publik për “Sigurimi i infrastrukturës për ofrimin e shërbimit të Informacionit të Fluturimit në Aeroportin e Kukësit, përfshirë pajisjet e nevojshme”. 

Sërish jemi në të njëjtin qerfull.  

Kujt do i afrojë shërbime infromacioni për fluturimet kjo kompani kur në këtë aeroport nuk ka snjë lloj fluturimi?! 

Në vilajetin tonë të govël me hajdutë të mëdhej kemi një shprehje që thotë: “ Fshati që duket, nuk do kallauz (udhërrëfyes)”. 

Dhe ky fshtai Albcontroll duket që ka bërë e po bën tendera vetëm për të vjedhur.  

Pra i plotëson të gjitha kriteret për të hyrë në KÇK-në e Ramës. 

Por ajo që mbetet enigmë është, kjo KÇK, është duke punuar vetëm për hesap të Belindës, apo Veziri i madh i vilajetit të vogël merr edhe ai përqindjen e tij? 

Kur sheh se si këto institucione shtetërore vjedhin e abuzojnë kaq hapur me pushtetin e me financat që i përkasin këtij populli, pasi hapësira ajrore është pronë kombëtare e jo private e Belindës apo e Vezirit, më vinë në mendje vargjet e të ndjerit Arben Duka:  

Shqipëria ime 

Shqiponjë e plagosur. 

Vidh e vidh të gjithë 

E ti ske të sosur.  

Nuk mjafton që po i merr paratë tona të trafikut ajror Beketi, por nuk të lënë rehat as mizat e Ballukut e të Vezirit të madh, ALBCONTROLL. 

Ps: Mirë që SPAK është i zënë me lali Erin, po edhe KLSH-së, me sa po duket, nuk e di se në cilin oborr i ka humbur udha.  

Tiranë, 28 dhjetor 2024 

Të shantazhuarit me dosje kriminale, kërcënojnë shtetin!

1
Foto: Një pamje e arkivit të UDB-ës
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
 -Testimi  serioz i mësimdhënësve, garanci e suksesit në arsim-
____
     Është në praktikën e të majtës, sidomos të asaj ballkanike, të përvetësojnë e privatizojnë sindikatat, shoqërinë civile dhe organizma të tjera të ngjashme, për t`i përdorur ato në protesta e demonstrime, madje pa ndonjë motiv të arsyeshëm, për ta kërcënuar ndonjë parti, shtetin, për qëllime elektorale dhe destabilizuese. Kështu po ndodhë me partitë-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ato thirrën në djathtizëm, por, realisht, janë të majta ekstreme, puro staliniste, me një urrejtje patologjike për Perëndimin, në përgjithësi, dhe Amerikën, në veçanti. Thirrjet e tyre në “Amelika, Amelika”, janë individë të kriminalizuar dhe kandidatë potencialë, për t`u zinxhirosur me dosje faktike vrastare e hajnore.
           Shembullojmë:
     Sindikata SBASHK, e drejtuar nga kuadro të thekur të SHIK-ut ilegal e kriminal, vazhdon të manipulojë e sabotojë mbarëvajtjen e procesit arsimor, të kërcënojë qeverinë e shtetin e Kosovës. Vetëm një pikë më dobët, krahasuar me rezultatet e qeverive paraprake, të testuara nga PISA, që kishte Kosova, opozita PAN-iste e bëri namin, edhe pse kjo ishte rrjedhojë e grevës të SBASHK-ut. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në emër të dikasterit, bëri marrëveshjen për pagesën e një muajit të humbur në grevë, në kushtëzim të plotësimit të shumë mijëra orëve mësimore të humbura, sa sabotuese e armiqësore, aq edhe të turpshme e kriminale. Paratë u paguan për mësuesit, natyisht, jashtëligjshëm, por Sindikata e SBASHK-ut, e drejtuar nga Rrahman Jashari, vegël qorre të eksponentëve të SHIK-ut, Reshat Kushe, nënkryetar dhe Imer Imeri, sekretar i  kësaj sindikate, dikur qëndrestare përballë pushtuesit, ndërsa tani mafioze, në shërbim të bandës PAN.
      Sabotimi i drejtëpërdrejtë i procesit mësimor, respektivisht, pengimin e testimit të mësimdhënësve, ka qenë i skajshëm i vrazhdët. Është unike deklarata e Rrahman Jasharit, Rrahman Grevës, kur sfidon dhe kërcënon, publikisht, shtetin, duke thënë se “sa të jam unë kryetar e SBASHK-ut, nuk do të lejoj të bëhet testitimi i mësimdhënësve në asnjë nivel!” Ndërkohë që dihet se testimi është i paraparë me ligj, ka qenë dhe mbetet i gjithmonshëm dhe i përbotshëm. Një testim serioz, është garanci e suksesit në arsim. Dhe, kjo bëhet, kryesisht, me shkrim. Cilido që nuk realizon përqindjen e normuar të pikëve, e humbet të drejtën e mësimdhënies. Dhe, për ta rifituar të drejtën e sërishme, duhet kaluar për një proces riaftësimi, sa të gjatë, aq edhe  të vështirë.
     Janë 4 (katër) arsye bazë, që i japin të drejtë ministrës Arbërie, që të mos pranojë asnjë bisedë me kryesinë e SBASHK-ut:
      1. Krerët e SBASHK-ut, me argatët e tyre servil e të pa integritet, janë kuadro të një organizate ilegale e vrastare, SHIK, e cila ka përgjakur Kosovën;
        2) Krerët e SBASHK-ut kanë shkelur ligjin, duke refuzuar, përkatësisht, sabotuar testimin e mësimdhënësve, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në cilësinë e dobët të procesit mësimor;
      3) Krerët e SBASHK-ut kanë mashtruar e tradhtuar marrëveshjen për plotësimin e shumë mijëra orëve të mësimit të humbura, edhe pse janë paguar. Pra, mashtrim dhe vjedhje – njëherësh;
     4) Krerët e SBASHK-ut, si dhe krerët e sindikatave tjera, konkretisht, të organizatës të OVL të UÇK-së, duke qenë të shantazhuar me dosjest kriminale, për -të bëmat- e tyre vrastare, janë vënë në shërbim të partive-banda të PAN-it, për ta destabilizuar vendin, për interesa të PAN-it. Ata u kanë bërë thirrje edhe sindikatave, për t`u solidarizuar në greva e protesta, për ta shantazhuar dhe kërcënuar shtetin e Kosovës, në vijimësi.
 
     Kupa është stërmbushur dhe shkarkimi i Kryesisë të SBASHK-ut, është imperativ, kërkesë e kohës.

     Si motër e SBASHK-ut është OVL e UÇK-së, përkatësisht, krerët e saj me bashkëpunëtorë, madje prej krijimit të kësaj organizate dhe deri më sot. Të bëmat e kësaj organizate me emër shenjtëror, por me veprime të pista, qofshin ato hajnore, grabitçare, haraçiste dhe pjesëmarrës në krime makabre.

     Sjellim vetëm disa nga të bëmat e krerëve kriminale të organizatës të OVL të UÇK-së:
     1) Duke i bashkuar të ashuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”, bëri përçarjen e madhe ndërshqiptare;
      2) Në mars-prillin 2004, krerët politikë të partive-banda të PAN-it, në bashkëpunim të ngushtë me krerët e OVL të UÇK-së, të vëna në shërbim të Serbisë, organizuan dhe zbatuan projektin kriminal e famkeq të Beogradit zyrtar, protestat vandaliste, me sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur; shtëpive dhe të kishave serbe, duke u vënë zjarrin. Rrjedhojat ishin fatale për Kosovën. Që këtej lindi ideja e “pamundësimit të bashkëjetesës me shqiptarët!” Për pasojë, ndërkombëtarët krijuan fshat e komunë serbe; demarkacionin e deri ke Asociacioni njëetnik, i cili ka bllokuar Kosovën edhe sot, duke rrezikuar ndarjen e saj.
     3) Krerët qendrorë dhe lokalë të OVL të UÇK-së, në mënyrë të organizuar, nga 4.500 veteranë meritorë, i bënë 12.700 veteranë të dyshimtë  dhe krejt të rrejshëmn, plot 42.000. Dhe, për ta shtuar dozën e krimit, përveç abuzimit material-buxhetor, mijërat e veteranëve i bënë pjesë të klientelës elektorale të partive të PAN-it!
     4) Kulmon tradhtia e krerëve të OVL të UÇK-së, në bashkëpunim me Beogradin zyrtar, duke pranuar dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, në Zyrën Qendrore të OVL të UÇK-së, për t`i shpërndarë në media dhe publik. Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe kriminal: Nxitja e përçarjeve dhe të vrasjeve ndër shqiptare, për arsye të dëshmive faktike, për krimet e bëra nga disa “biçim komandantësh” pa ushtarë!
     Rrjedhimisht, qoftë  Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe të tjera , që do të pasojnë, pa u bërë spastrimi radikal, nga eksponentët krimimnalë, në radhët e SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, si dhe shumë mijëra “veteranëve” të rrejshëm, zhvatës të buxhetit të Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë kontrakt dhe asnjë konsultim me këtë organizatë, e cila ka strehuar kriminelë dhe “veteranë” të rremë. Pra, duhet injoruar plotësisht, ashtu siç e meritojnë.

Doktrina “Rebus Sic Stantibus”, mundëson prishjen e marrëveshjes të Asociacionit

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
 
Nisur nga praktika e doktrinat shtetërore, janë krijuar parimet fundamentale si “Pacta Sunt Servanda” që nënkupton se marrëveshjet duhet të respektohen si ligj për palët, dhe “Rebus Sic Stantibus” që nënkupton se marrëveshjet mund të pezullohen, anulohen, përfundohen apo tërhiqen prej saj. Këtë parim, si valvulë sigurie, e njeh edhe Konventa e Vjenës mbi Marrëveshjet-Traktatet, e 1969-tës.
 
       Opozita destruktive e ndjellakeqe, e prirë nga PAN-i mafioz, i cili ia bëri gjëmën Kosovës, me vrasjet serike politike dhe hajninë zyrtare, është bërë palë me Serbinë, për ta bërë Asociacionin, madje pavarësisht llojit të tij! Shqiptarët e Kosovës, në veçanti, dhe ata të përbotshëm, në përgjithësi, kanë shqetësimin e madh, sepse çfarëdo lloji i Asociacionit, me apo pa kompetenca ekzekutive, për komunat me shumicë serbe, është parathënie e ndarjes të Kosovës. Dhe, këtë e dëshmon Asociacioni i 14 komunave në Bosnje-Hercegovinë, i cili prodhoi “Republika Srpska” të modelit Dodik.
      Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetme në rezistencë e kundërshti të bazuar, se Asociacioni që kërkon Serbia dhe aprovojnë ndërkombëtarët dhe opozita aleate e Serbisë, është nënshkruar në mënyrë paushalle dhe moskokëçarëse, nën presion dhe shantazh, me dosje faktike të krimeve serike, të Hashimit me shokë. Së fundi, edhe LDK-ja ka një mendim ndryshe nga opozita e kriminalizuar e Kosovës. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, deklaroi se “ajo që është nënshkruar në Bruksel, ka mundësi të ndryshohet”. Pra, krijimi i Asociacionit mund të përjashtohet, duke u dhënë siguri për të drejtat bazike minoritetit serb dhe pakicave tjera në Kosovë. Dhe, shteti i Kosovës e ka dëshmuar këtë përgjatë këtij çerek shekulli. Monitorimet e specializuara të institucioneve ndërkombëtare, për liritë dhe të drejtat e njeriut, e pranojnë se Kosova shquhet për demokraci prijetare, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë dhe botë. Në veçanti, trajtimi i minoriteteve gëzon liri dhe të drejta shtesë, në raport me shtetet tjera.
     Zhurmimi i çakorduar serbo-sllav, me aleatët e tij, dashakëqinj ndaj Kosovës, trumbeton, mashtrueshëm dhe rrejshëm, se, gjoja, serbët në Kosovë trajtohen keq. Edhe vetë shqiptarët habitën me -shpirtin kristian-, në kuptimin klasik të kësaj shprehje. Dhe, për asnjë çast nuk i janë referuar hakmarrjes, “qerim hesapësh”, ndaj popullatës serbe, bijtë bastardë të së cilës përgjakën Kosovën. Populli i Kosovës vazhdon të jetojë nën ankthin e madh, për të sotmen dhe të ardhmen e tij. Jemi në prag të zgjedhjeve qendrore dhe opozita e shantazhuar nga Beogradi zyrtar, me aleatë, me dosjet kriminale të luftës dhe pas saj, zotohet se do ta krijojë Asociacionin. Ndërkohë, shpresë ka zgjuar deklarata e tanishme e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel mund të ndryshohet. Rrjedhimisht, gjithçka varet nga të menduarit dhe të kuptuarit drejtë nga elektorati shqiptar, se të shantazhuarëve PAN-istë, nuk duhet t`u jipet mundësia për kthimin në pushtet, në këtë kohë zezonë për Kosovën. Andaj, aleanca, koalicioni LDK-LVV mbetet i paalternativë, për ta përballuar presionin, sa të padrejtë, aq edhe kriminal, të Serbisë, me aleatët e saj, armiq të Kosovës, për krijimin e Asociacionit njëetnik serb.
 
         Doktrina “Rebus Sic Stantibus”, normë juridike, 
      e cila anulon kontrata e marrëveshje ndërkombëtare
     Para disa viteve hasa  në Doktrinën juridike ndërkombëtare: Klauzula “REBUS SIC STANTIBUS” dhe më pëlqeu që shtetarët dhe pushtetarët tanë t`i referohen asaj, për ta zhvlërsuar, deri në zhbërje, Marrëveshjen për themelimin e Acociacionit  të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, nuk shoh ndonjë lëvizje, interesim në këtë drejtim! Madje e kam përsëritur disa herë në shkrimet e mia. Dhe, e kam arsyetuar me dy të dhëna faktike:
 
  1. Asociacioni është nënshkruar në kushte e rrethana super specifike, nga njerëz të shantazhuar dhe të kërcënuar nga Serbia, me dosjet e krimeve faktike – maltretimin dhe vrasjet seriale e numerike të kundërshtarëve politikë shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, për karrierë dhe pasurim të disa biçim “komandantësh” pa ushtarë!
      Ish-drejtori gjeneral i Shërbimit Sekret Francez, DGSE, Pierre Siramy, në një dokumentar special, CANAL +, thotë se “Hashim Thaçi është agjent i ynë, agjent i Francës. Në historinë e rekrutimit të Thaçit, është përfshirë Arnaud Danjean, dhendërr i Serbisë, i cili flet gjuhën serbe në familje, në atë kohë, oficer hulumtues për çështje të Ballkanit. Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent i këtij Shërbimi”.
  1. “Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton”,- thotë ish-shefi i Shërbimit Sekret francez Siramy.
  2. Kur ndërkombëtarët, -en blok-,  aprovuan kërkesën e Serbisë, për themelimin e Asociacionit në fjalë, festuan- njëheresh: serbët e Kosovës dhe të Serbisë; Beogradi zyrtar; serbët në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi; si dhe Moska zyrtare, se u krijua “Republika Srpska” e dytë në Ballkan.
      Festa gjithë-serbe, mjaftueshëm, dëshmoi qëllimin e kërkesës ngulmuese, për krijimin e Asociacionit. Nisur nga praktika intitucionale, e ndjekur nga serbët e Bosnjes, ndarja e Kosovës do të ishte e pashmangshme. Bota akademike botërore, në veçanti, ajo amerikane, angleze, gjermane …, apelojnë, përsëritshëm, që Kosova me asnjë çmim të mos e bëjë Asociacionin, sepse ai, fillimisht, do të ishte kanceri i Kosovës, deri në realizimin e shkëputjes.
      Pikërisht, Doktrina “REBUS SIC STANTIBUS”, e parasheh prishjen e Kontratave dhe të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, kur njëra palë nënshkruese dëmtohet dhe e vënë në rrezik shtetin. Për mrekullitë e kësaj Doktrine, në korrigjimet, ndër shekuj e dekada, të Marrëveshjeve të dëmshme ndërkombëtare, janë bindëse dhe guidë për veprim.
     Profilaksia, si në shëndetësi, ashtu edhe në politikë, është e shëndetshme, parandaluese e të këqijave.
     “Gabova që e binda Ukrainën të heq dorë, nga programi bërthamor”, – rrëfehet Presidenti Bill Cllinton!
     “Gabova që lejova dhe aprovova krijimin e Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje”, – thotë Christopher Hill!
      Dhe, çfarë vlere kanë sot pendesat e këtyre burrështetasve, për krimet, tashmë, të bëra, kur Ukraina po përgjakët, në mungesë të armës atomike dhe Bosnja e Hercegovina është asfiksuar si shtet, pikërisht, nga krijimi i Asociacionit për 14 komunave me shumësi serbe, Asociacion që prodhoi “Republika Srpska”, pothuajse, një shtet brenda shtetit.
     Mendoj se autoritetet e Kosovës, duhet t`i drejtohen presidentit Macron, të sqarojë pse qytetari francez, zyrtar i lartë, përdori autoritetin e shtetit të tij, për ta bërë shtetasin e Kosovës agjent të dyfishtë, të Francës dhe të Serrbisë – njëherësh. Agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, me agjenturën e tij, nga një hiç, zero, e bëri agjentin e tij, Hashim Thaçin: themelues të UÇK-së; drejtor politik të UÇK-së; kryesues të delegacionit në Rambuje; shpallës të dhunshëm të pavarësisë, edhe pse nuk po shpallej e pavarur qeveria, por shteti i Kosovës. Dhe, atij nuk i takonte leximi i Deklaratës të Pavarësisë të Republikës të Kosovës. Ndërkohë që, kuadrot e LPK-së e thonë hapur se asnjë strukturë partiake apo ushtarake, nuk e ka zgjedhur Hashim Thaçin në asnjërën nga këto pozita!
     Është kriminale të abuzosh me emrin e Demaçit, se, kinse, ai po pengonte nënshkrimin e Marrëveshjes në Rambuje. Analizoni veprimet dhe vendimet banditeske, të ndërmarra nga Hashim Thaçi, si kryeministër dhe president, për të cilat nuk ka pyetur dhe as përfillur askënd. Që nga abuzimi i buxhetit shtetëror, për të paguar dhjetra avoketër, për mbrojtjen e të akuzuarëve nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë; pagesën e 42 mijë “veteranëve” të rrejshëm; e deri ke emërtesat e institucioneve, objekteve, auto-rrugëve dhe të tjera. Realisht, Hashimi ishte nën vartësinë e plotë të shefit të tij freng, Arnaud  Danjean, i cili kishte për mision ta dështonte Konferencën e Rambujesë, duke përmbushur porosinë e Serbisë.
     Është koha për vigjilencë të shtuar. Kujdes shtetarë dhe pushtetarë të Kosovës tonë halle-madhe! Pika duhet të vihet mbi “i”. Shantazhimi i Hashim Thaçit ka qenë i drejtëpërdrejtë, “merre ose lëre”, dosja voluminoze, me krime numerike, është e gatshme. Klienti i tmerruar nuk konsultoi as strukturat partiake dhe as ato shtetërore. Dertoi me vartësin e tij, Isa Mustafa dhe bëri nënshkrimin fatal, kapitullues. Për pasojë, një marrëveshje e bërë në rrethana enorme të presionit, nuk është valide dhe duhet zhbërë, referuar doktrinës juridike ndërkombëtare “Rebus Sic Stantibus”.
      Të shantazhuarit nuk duhet lejuar të ngritën në pozita pushtetare dhe shtetërore, sepse, për t`i shpetuar ndeshkimit ligjor, për fajet personale të bëra, dëmtojnë seriozisht shtetin. Në rastin e Kosovës, kjo është vërtetuar katërcipërisht. Për çerek shekulli përballën me drejtësinë dhe burgjet, megjithatë, duan pushtet! O tempora! O mores! (Oh kohë, oh zakone!)
—
 

Gazeta Rilindja e 30 Dhjetorit 2008: Mesazh atyre që duan kufirin në Mitrovicë

0
Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
___

PRISHTINË, 30 Dhjetor 2024/ Mesazhi për ata që duan kufirin në Mitrovicë, i Gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në botimin e 30 Dhjetorit të Vitit 2008 të Pavarësisë e ndjohjeve ndërkombëtare të Kosovës, është aktual edhe tani pas 16 viteve, kur Ura kryesore e lumit Ibër mes Jugut e Veriut të qytetit të Mitrovicës s’do të jetë më si kufi, kur për hapjen e saj ende ka kunërshtime  e opinione të ndryshme, kur gjatë viteve në veri të Kosovës nga grupe të organizuara serbe  – strukturat ilegale të Serbisë që janë bërë banda kriminale e agresive ka pasur edhe sulme terroriste dhe janë shkruar e dëgjuar parulla “Këtu është Serbi”…

Ky ishte shkrimi i atëherë kryeredaktorit të Gazetës Rilindja:

MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

 Behlul Jashari

Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të egër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.

Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.

Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.

Gëzuar!

(RILINDJA, 30 Dhjetor 2008)

LAJMI i ATSH i 1 Janarit 2000 : Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës

0

Behlul Jashari, Prishtinë

LAJMI I ATSH I 1 JANARIT 2000

Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës

PRISHTINE, 1 janar /ATSH- B. Jashari/ – Afro 100 000 qytetarë në
Prishtinë e pritën Vitin e Ri në sheshe dhe rrugët e mbushura me borë në
shoqërinë e koncerteve dhe programe të ndryshme festive.
Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta.
Një mesazh solidariteti, me kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të
7 000 djemve dhe vajzave kosovare, që vazhdojnë të mbahen peng në burgjet e
Serbisë, u lexua në sheshin kryesor “Nënë Tereza” të Prishtinës.
/dast/  

http://www.hri.org/news/balkans/ata/2000/00-01-01.ata.html

[02] Some 100 000 citizens welcome New Year on Prishtine Squares

PRISHTINE, January 1 (ATA)-By B. Jashari, Nearly 100 000 citizens of Prishtine received the New Year on snow covered squares and streets in the company of various festive concerts and programmes.

The capital of Kosova, which celebrated the New Year for the first time in freedom, was one of the five cities of the world from which the biggest TV centers carried live broadcasts.

A message of solidarity, appealing for the rapid release of 7 000 Kosovar sons and daughters, who continue to be held hostage in Serbia’s prisons, was read at the main square “Mother Teresa” of Prishtine. /dast/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

  • Behlul Jashari ka qenë reporter dhe kryeredaktor i ish-gazetës Rilindja dhe korrespondent i kësaj gazete për shumë vite nga Prishtina .

Vetëm e vërteta na bënë të pamposhtur në luftën tonë të paepur me islamizmin…!

0
VEÇ E VËRTETA NA BËNË SHKËMBË TË FORTË
___
* Letër e hapur për çdo shqiptar që ka gjak shqiptari.
___
Dëshirën për t’a thënë troç në fytyrë. Një pyetje po ja bëjë vetes dhe juve, nga Gjakova, si nga një kënd i Çarshisë i Vjetër: ç’po bënë ky milet kaq i ulët kombëtarishtë dhe nuk e lufton me pendë “islamin e egër radikal – politike”.
Diçka që nuk duhet të na ikte, ne s’e kapnim dot… Intelektualët duhet ta bashkojnë këtë popull që rrinë e bënë sehir. – Keni të drejtë të habiteni, me vetvetën. Por unë, për hir të miqëve kam, për ju, do të përpiqem t’ju shpjegoj. Dhe kjo s’është hera e para dhe kjo s’është hera e fundit. S’është nevoja për ironi. Unë po ju shpjegoj si është puna e këtij populli, që lutet çdo ditë në tempuj të errësirës.
Sinqerisht ju a shpjegova se ne jemi që mund të vendosim dhe ti ndrrojmë gjërat për të mirën e këtij kombi! Ju kërkoj ndjesë nëse e keni marrë ashtu, ndryshe nga ç’mendoj unë. Çështjet esenciale të kombit shqiptar, siç është çështja kombëtare, përveç asaj politike e sociale, nuk duhet, as nuk mund të jenë, ekskluzivisht çështje hoxhallarësh politikë. Ato nuk mund të jenë çështje për të cilat vetëm ato mund të vendosin.
Çështja kombëtare, sikurse edhe ajo sociale e politike, është çështje e përgjithshme kombëtare, që kapërcen interesat e ngushta fetarokulariste e hoxhallarësh, cilado qoftë dhe sado qoftë e madhe ata hoxhallarë klanesh.
Do të duhej, prandaj, të ishte ineligjencia kombëtare, si vetëdije më e lartë e kombit, pikërisht ajo që do t’u dilte përpara manipulimeve islamit radikal, klaneve brenda xhamish e mejtepesh për këtë çështje për qëllime asimilimi. I përket inteligjencies gjithashtu të merret me këtë çështje, pa qenë e domosdoshme të bjerë në kundërshtim me interesat e ndonjë hoxhe, as të jetë kukull turke apo serbe e ndonjë hoxhe a xhamie.
Ndryshe nga fetarët a fraksionet albanofobe që mund t’i ndajë shqiptarët, do të thoshte Solzhenicini, janë intelektualët e kombit ata që bëjnë bashkimin e kombitë. Janë hoxhallarët ata që, pavarësisht nga xhamitë e ndryshme, që shkojnë e vijnë, do t’i tregonin kombit shqiptar ç’është e ç’do të ishte e nevojshme dhe e dobishme për kombin.
Kjo pikëpamje është në kundërshtim, aq më pak mohon, organizimin fetaro/politik të vendit e të popullit. Çështjet e ndryshme të shoqërive të qytetëruara kanë nevojë dhe kanë kërkuar edhe dje, fjalën dhe qëndrimin e intelektualit, fjalën dhe qëndrimi shkencor për çështjen vitale të kombit, fjala dhe qëndrimi i të cilit nuk janë ato të një konformisti, por e kundërta e tyre, domethënë fjala dhe qëndrimi që mbajnë parasysh dhe synojnë të vërtëtën historike e shkencore.
Duke qenë helmuese, ka thënë Zaratustra, të gjitha të vërtetat që heshten, vetëm e vërteta na bën të lirë e të fortë, pohon U.Eko. Fjalën e vërtetë, pra, që nuk bën flirt me islamin politikë, por atë që është dhe që vihet në shërbim të interesit kombëtar, shoqëror, kulturor dhe shtetëror.
Intelektualë do të quhen, prandaj, jo ata që kanë grada shkollore e shkencore, por ajo kategori njerëzish që mendojnë, që shtrojnë çështje e krijojnë synime e norma shoqërore, detyra e të cilëve është, sipas Rusosë, ta thonë të vërtetën, pa i detyruar, ndërkaq, të tjerët t’i besojnë.
Nëse ndonjë fetar i lartë apo besimtarë i keqpërdor ligjet në shtetin tonë, nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceromonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vetë. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veqantë. Si kundërshtar i këtyre dukurive negative: “Shqiptari duhet të jetë me të vërtet luftarë për demokraci dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harojnë kollaj!”.
Duke folur në përgjithësi, nuk duhet të harrojmë se qëllimi më i lartë i ekzistencës shqiptare nuk është mbajtja e shtetitqeverisës, por ruajtja e kombit tonë, i marrur nëpër këmbë disa herë. Mjafton të dim se çfarë pamje duhet të ketë shteti dhe duhet të synojm ta japim shtetit më të mirën. Kësaj rradhe kisha ndër mënd të shkruaj gjatë. Këta parazitë NEGROIDË, ky infektim i sëmuar i hoxhallarëve pakarakterë po përpiqen të shkatërrojnë një krijesë të re dhe unike që ka ardhur në botë si një dhurat e ZOTIT dhe falë gjakut të derdhur të heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të burgosurve politikë për liri.
Sigurisht, askush nuk beson se këta si “përfaqësues fetar” të zgjedhur të kombit na qenkan më të zgjedhurit në mes “hoxhallarëve” të klasit të parë. Asnjë nuk është budalla sa të pretendojë sa këta hoxhallarë dalin nga “letrat e hedhura” në kutit e votimit. Gjithmonë një pjesë e madhe e hoxhallarëve dhe e imamëve injorantë dhe të paaftë vendosin për çdo gjë.
Te këta njerëz qëndrojnë diçka më pak se 30% mesatarja e zgjuarsisë. Prandaj, ne kemi nevojë që shteti një ditë duhet t’i shfuqizojë këta fetarë gjysmakë. Shikojeni vuajtjet me të cilat jeton populli ynë që prej kohës kur është kontaminuar me islamin politik, me tradhëtinë e tyre.
Mbani në mendje ky kontaminim helmues mund të hiqët vetëm me rrebelime demokratike. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme fetare. Kjo është për t’u habitur e rrnqethur. Shpeshherë ky kombinim i këtyre njerëzve me pelerina mesjetare nuk për përputhen mirë dhe, shpeshherë, shfaqjet e tyre në xhami e media duken si ndonjë piktur e shëmtuar që të ngjallë urrejtje.
Nocioni absurdse i haxhallarëve servilë “gjenialë” s’i’ç thonë mund të nxirren vetëm nëpërmjetë tempujve të errësirës, këtë nuk mund ta përbijmë… Atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por detyra e çdo nacionalisti dhe çdo qytetari. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme antishqipatre për të cilën ishim bindur se do të sillte shkatrrimin e popullit në menyrë të pa shmangëshme.
Fati i elementit shqiptar në shtetin e Dardanisë varej nga pozicioni i tij në parlament. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi fraksionet e gjak prishurve shqiptarë, shkijeve, arabëve, turqëve, boshnjakëve etj., nuk mund të konsideroheshin më si një mbështetje kur ishte në rrezik qeshtja e jonë kombëtare. Si një stuhi kërcnuese, këto minoritete mbanin gjthmon një qëndrim anti-shqiptarë. Në këtë kohë, Dardania po gëlonte nga elementet e huaj, sidomos shkije, turq, rus, araba e gjak prishurve shqiptar etj.
Niveli i disa hoxhallarëve “shqiptarë” i debatit ishte tepër i ulët dhe antikombëtar. Mund ta kuptojmë shumë mirë sesa joefektive është ky shfrenim në gjuhen arabe. Nuk na duhët shamit, perçet, burkat, përçarjet, por uniteti kombëtar, nuk na duhet urrejtja, por toleranaca demokratike, vetëm kështu mund t‘i realizojmë detyrat tona. Në çdo betejë, duhet të hyhet i përgatitur, i pajisur me dije, kulturë, njohuri e mençuri intelektuale, por edhe me trimëri, krenari e dinjitet njerëzor. Jemi thellësisht të bindur se e dini demokracia duhet vërë në shërbim të shtetit dhe kombit dhe jo Sheriati islamik…

A është LDK-ja partia e humorit të keq?

0

Lavjerrësi i rënies permanente të LDK-së në historikun e saj aktiv politik të pas çlirimit, me theks pas vdekjes së liderit të saj Ibrahim Rugova, ka marrë tatpjetën. Në zjedhjet e fundit ajo u rendit si forca e tretë politike në vend, me një distancë të ndjeshme nga forca e dytë [PDK-ja] dhe tejet të thellë nga forca e parë – LVV-ja. LDK-ja vazhdon të jetë në krizë të thellë morale, pavarësisht historisë së mitizuar.

Hyrje

LDK-ja hyn në histori si forca dominuese politike në Kosovën e Apart’heidit që ushtroi Serbia në dekadën e fundit të shekullit 20-të. Ishte krijuar një lloj imazhi se ajo ishte forcë politike që drejtohej nga një qerthull intelektualësh me begraund politik nacional, të veshur me petkun e liberalëve modern! Por fillimi i rezistenëcs së armatosur dhe dalja në skenë e UÇK-së i dha fund epokës së rritës të LDK-së dhe atij qerthulli intelektualësh snob në politikë, që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të tallen me intelegjencien e një populli të tërë. Jo rastësisht politikat që kishte promovuar ajo kastë snobësh, Arbër Xhaferi me të drejtë do t’i cilësonte si produkt i piramidës së vetmashtrimit. [1]

Dalja në skenë e UÇK-së do ta përmbysë përjetësisht këtë piramidë vetmashtrimi, duke krijuar kështu hapësirë për inaugurim të një shtrese të re intelektualësh e veprimtarësh në jetën politike të vendit, me theks pas çlirimit. Por do të jetë Lëvizja Vetëvendosje ajo që, përmes revolucionit të heshtur demokratik të 14 shkurtit 2021, do ta shemb për tokë këtë piramidë vetmashtrimi.
Për rrjedhoj ky katërvjeçarë i pushtetit të LVV paraqet vetëm fillimin e një dekade të re e të pazakontë, kur një shtresë e re intelektualësh të mirëfilltë, filozofë, shkrimtarë, artistë dhe intelektualë të fushave tjera të dijes e mendimit, do të promovojnë publikisht Lëvizjen Veëtvendosje. Ata e bënë atë për ta sjell në pushtet liderin e saj Albin Kurti, i cili edhe vet është i interesuar për kulturën dhe mendimin politik.

Pretendimi i pinjollit të Institutit RIINVEST – Lumir Abdixhiku, i katapultuar në krye të LDK-së, për ta promovuar një lloj entuziazmi të shpifur për gjoja “Rrugën e tretë” të LDK-së, tok me gjoja rritën e saj, duket si akt i shpifur. Shkrimtari Jusuf Buxhovi, i cili njihet si njëri nga ideatorët për krijimin e LDK-së, me gjasë mund ta ketë ende një librezë të saj-së, por ai publikisht nuk mund ta shpreh këtë fakt, meqë ka kohë që artikulon një lloj solidariteti kritik dhe të distancuar nga LDK-ja. Kështu bëjnë pothuajse shumica e atyre që njihen botërisht si pjesë e atij qerthulli intelektualësh që ishin në dy dekadat e autonomisë kosovare pjesë e redaksive të Rilindjes dhe revistave për kulturë që popullonin Pallatin e Rilindjes.

Pas dështimit spektakolar të 14 shkurtit 2021, LDK-ja do të bëjë sprovën e parë serioze për një reformë të bredshme, duke pretenduar të shkëputet nga “përqafimi” i rreptë i PDK-së dhe kontrollit që segmente të sigurisë [SHIK-ut] kanë mbi të.

Ndërkohë zgjedhjet e reja janë caktuar për 9 shkurt 2025. Asnjë lider paraprak i LDK-së nuk ka pasur ndonjëherë vlerësim më të përzier se sa lideri aktual i LDK-së – Lumir Abdixhiku. Gjatë mandatit të tij si drejtues i LDK-ja, tani për herë të parë, do të përballet me valën e re të plebishitit të dytë demokratik, që duket se do ta çimentoj epokën e Albin Kurtit.

Me vetëm 12 për qind miratim nga zgjedhjet e fundit, LDK-ja e ka të qartë se hynë në garë për vendin e dytë, në përballje me PDK-në e dërmuar pa liderët e saj themelues.

I. Historia e rrudhjes dhe shuarjes graduale

Historia e fundit e LDK-së duket se është histori rrudhjeje, zbehjeje dhe humbjeje. Por, si ishte në të vërtetë ngjitja e saj? Cili është burimi i krenarisë së shpifur që ende i mbush zyrtarët e saj? Nga vjen ndjenja e tyre për gjoja epërsinë morale, e cila në fakt është thembra e Akilit për këtë forcë politike?

Kosova e dekadës së zotërimit moral të LDK-së [1989-1999] ishte de fakto shpirtërisht e moralisht peng i saj. Këtë mungesë të moralit politik, lideri aktual i LDK-së pretendon ta rikuperoj sot, tri dekada më vonë, duke harruar fare se tani Kosova është e lirë dhe se qytetarët e saj nuk mund të trajtohen si pengje të Serbisë!
Historia e rrudhjes dhe shuarjes graduale të Lidhjes Demokratike të Kosovës është një proces që lidhet me ndryshimet politike, sociale dhe ekonomike që ndodhën në Kosovë gjatë dhe pas luftës së vitit 1998/99 dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Opozita e parë reale e LKJ-së në Kosovë, siç tashmë njihet si akt e fakt historik, është Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës [LPRK e më pas LPK], e krijuar nga bashkim-shkrirja e organizatave e grupeve atdhetare [që quheshin ilegale] në 17 janar 1982, në Untergrupenbah, afër Shtutgardit, që publicisti dhe shkrimtari i njohur Bedri Islami, përndryshe kryetari i fundit i saj [1998-korrik 1999], e kishte cilësuar me të drejtë si një Lindje e përgjakur në një bashkëbisedim të gjatë që kishte bërë me njërin prej themeluesve të saj, Ibrahim Kelmendin, meqë dy akorduesit dhe autorët e marrëveshjes, Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin vrarë disa oër pasi ishte arritur marrëveshja, tok me vëllain e Jusufit, Bardhin.

LDK-ja, po, ishte partia e parë politike e formuar në Kosovë në vitin 1989, si parti legale, e që pati një rol kyç në organizimin e rezistencës paqësore ndaj regjimit serb dhe ndihmoi në homogjenizimin dhe konsolidimin e unitetit nacional, së paku derisa po merrte rrugë shkërmoçja e Jugosllavisë, me fillimin e luftës në ish republikat veriore të saj, me theks deri kur po mbahej Konferenca e Dejtonit, që do t’i imponohej Bosnjës si marrëveshje për ndërprerjen e luftës.

Megjithatë, pas suksesit të saj fillestar, partia filloi të përballej me sfida të shumta që ndikuan në dobësimin e saj.

1. Suksesi dhe konsolidimi fillestar (1989–1999)
LDK-ja u themelua më 23 dhjetor 1989 nga një grup intelektualësh, përfshirë Mehmet Krajën, kryetarin aktual të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës; Ibrahim Rugovën, ish drejtuesin e Lidhjes së Shkrimtarëve në prag të instalimit të Aprt’heijdit nga ana e Serbisë në Kosovë, i cili u bë lideri historik i partisë. Gjatë viteve të ’90-ta, LDK-ja u shndërrua në forcën kryesore politike të shqiptarëve të Kosovës, duke organizuar të ashtuquajturën rezistencë paqësore dhe “shtetin nën hije” ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Partia edhe si e tillë kishte një ndikim të madh në krijimin e institucioneve paralele të vetëqeverisjes dhe në ruajtjen e solidaritetit kombëtar gjatë periudhës së represionit.

2. Pas luftës: sfida të reja (1999–2006)
Pas përfundimit të luftës dhe kthimit të Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, LDK-ja vazhdoi të dominojë skenën politike. Ky fakt ishte një absurditet i lloit të vet, por ishte fakt historik, meqë kishte ndërhyrë Drejtoria Politike e Shtabit të UÇK-së dhe ishte penguar ecja normale e transformimit të LPK-së në një formacion politik modern. Rrjedhimisht Ibrahim Rugova në zgjedhjet e vitit 2002 do ta fitonte garën në përballje me PDK-në dhe LDK-ja mbeti partia më e madhe deri në vitin 2004.
Pas vdekjes së Rugovës, në janar 2006, partia humbi një figurë unifikuese dhe u përball me ndarje të brendshme dhe konkurrencë më të madhe nga partitë tjera, veçanërisht Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

3. Përçarjet dhe humbjet elektorale (2006–2010)
Vdekja e Rugovës krijoi një vakum lidershipi në LDK. Figura të tilla si Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa morën drejtimin, por nuk arritën të ruanin të njëjtin ndikim dhe popullaritet.
LDK-ja humbi zgjedhjet e vitit 2007 në përballje me PDK-në, e cila formoi qeverinë e parë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Përçarjet e brendshme midis krahëve të ndryshëm të partisë [LDK-së] dobësuan kohezionin dhe ndikimin e saj.

4. Konkurrenca dhe margjinalizimi (2010–2020)
Në dekadën pasuese, LDK-ja vazhdoi të humbiste terren ndaj PDK-së dhe me kalimin e kohës ajo do të shndërrohet në një patericë të saj, duke u bërë bashkëpërgjegjëse për gërryerjen e brendshme të Republikës dhe krijimin e parakushteve për rrëshqitje të saj drejt një shteti të dështuar.

II. Lëvizja Vetëvendosje – Rilindja e rezistencës urbane

Roli i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në parandalimin e rrëshqitjes së Kosovës drejt një shteti të dështuar mund të analizohet nga disa perspektiva, duke u fokusuar në përpjekjet e saj për forcimin e institucioneve, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.

1. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Vetëvendosje ka artikuluar një platformë të qartë kundër korrupsionit, duke e identifikuar atë si një nga arsyet kryesore për dobësimin e institucioneve shtetërore dhe pengesën për zhvillimin ekonomik. Si subjekt politik, LVV ka promovuar transparencën dhe llogaridhënien si mjete qenësore për forcimin e qeverisjes. Në periudhën që kur LVV është në pushtet, me theks nga 14 shkurti 2021, ajo ka ndërmarrë disa hapa konkretë për të luftuar korrupsionin, përfshirë forcimin e organeve të drejtësisë dhe pastrimin e strukturave publike nga individë me të kaluar të dyshimtë.

2. Forcimi i institucioneve shtetërore
Një nga qëllimet kryesore të LVV-së ka qenë ndërtimi i institucioneve të forta dhe funksionale, të cilat mund të ofrojnë shërbime të besueshme për qytetarët dhe të jenë të afta të përballen me sfidat kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo përfshin reforma administrative, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e meritokracisë në rekrutimin e stafit publik.

3. Politikat sociale dhe ekonomike
LVV ka theksuar rëndësinë e drejtësisë sociale dhe zhvillimit ekonomik si elementë kyç për stabilitetin e shtetit. Përmes politikave që synojnë zvogëlimin e pabarazisë, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e standardit të jetesës, LVV kërkon të adresojë problemet që mund të çojnë në destabilizim dhe në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj politikës dhe shtetit.

4. Rimëkëmbja e sovranitetit dhe politikës së jashtme aktive
LVV ka promovuar sovranitetin e Kosovës dhe ka kërkuar një politikë të jashtme më aktive dhe të dinjitetshme, veçanërisht në raport me dialogun me Serbinë dhe njohjet ndërkombëtare. Ajo argumenton se një qasje më e vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare forcon pozicionin e Kosovës si shtet funksional dhe të respektuar ndërkombëtarisht. Këtë qasje e ka imponuar sidomos në raport me politikat e saj që ka aplikuar në veriun e Republikës.

5. Angazhimi qytetar dhe demokracia participative
Një element tjetër i rëndësishëm në filozofinë e LVV-së është përfshirja aktive e qytetarëve në vendimmarrje. Duke promovuar demokracinë participative dhe transparencën, LVV kërkon të sigurojë një lidhje të ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve, duke forcuar kështu legjitimitetin e shtetit.

Kritikë dhe sfida
Pavarësisht përpjekjeve, LVV përballet me kritika për mënyrën e menaxhimit të disa proceseve dhe për sfidat në zbatimin e premtimeve të saj. Ndërsa disa e shohin si një forcë transformuese, të tjerë argumentojnë se rezultatet e saj konkrete në disa fusha ende mbeten të kufizuara, sidomos në atë të drejtësisë. Por, kur mirret në konsideratë kapja e këtij segmenti nga PDK/LDK-ja, fryma polarizuese në jetën politike edhe si rezultat i kontrollit të mediave nga oligarkët që janë pjesë e opozitës, rezistenca nga segmentet e veçanta të saj dhe të një lagjeje të shoqërisë civile, duket se ishin pengesa reale për zbatimin e plotë të agjendës së saj jo vetëm në fushën e drejtësisë.

Sidoqoftë, roli i LVV-së në parandalimin e rrëshqitjes së Kosovës drejt një shteti të dështuar është i rëndësishëm, duke u bazuar në përpjekjet e saj për reforma të thella dhe ndërtimin e një shteti funksional. Megjithatë, sukseset e saj varen nga aftësia për të përballuar sfidat e brendshme dhe të jashtme, si dhe nga bashkëpunimi me aktorë të tjerë politikë dhe shoqërorë, me theks pas fitores së pritshme të 9 shkurtit 2024.


III. LDK-ja dhe m
ungesa e moralit politik

LDK ishte partia që organizoi të ashtuquajturat zgjedhje parlamentare gjatë marsit të vitit 1998 vetëm dy javë pas masakrës serbe në Prekaz. Duke dështuar të organizojë Ministrin e Mbrojtjes dhe organizimin e rezistencës, organizimi i këtyre zgjedhjeve ishte mesazh se ajo ishte e gatshme të pranojë çfardo zgjidhje politike, mjafton që LDK formalisht të jetë në krye të çfardo institucionesh që do t’i toleronte Serbia në Kosovë!

Parlamentit inegzistent të Kosovës së perudhës së apart’heijdit dhe kryesisë së LDK-së ju mungoi një Otto Wels që të artikulonte një fjalim historik [“Liria dhe jeta mund të na hiqet, por jo nderi”], që do të dënonte mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte dhe do të gjykonte rreptë faktin se lufta na kishte gjetur pa një Ministri të mbrojtjes funksionale.
Pas atij fjalimi historik të Oto Velsit, siç dihet Partia Social Demokratike [SPD] qe ndaluar më 22 qershor 1933. Në Gjermani ishte inauguruar Hitleri. Valsi i munguar i LDK-së do t’i hapte rrugë turpit që qe stivuar në histori si akt politik – mabjtja e zgjedhjeve parlamentare në kohë lufte dhe dezertimi masiv nga lufta çlirimtare që u kurorëzua me ekzodim masiv në Kukës e Stankovec…

Moraliteti dhe politika janë dy koncepte që shpesh ndërlidhen në mënyrë komplekse, sidomos kur analizohen në kontekstin e një partie politike si Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka pasur një rol të ndjeshëm në historinë politike të Kosovës. Për të kuptuar marrëdhënien mes moralit dhe politikës në historinë e LDK-së, mund të shqyrtojmë disa aspekte kyçe:

1. Themelimi i LDK-së dhe parimet morale
LDK u themelua në vitin 1989 si partia e parë opozitare legale në korpusin e etnikumit shqiptar në ish-Jugosllavi dhe përfaqësonte një lëvizje të gjerë kombëtare e cila, në aparencë, synonte pavarësinë dhe lirinë e Kosovës përmes mjeteve paqësore. Ndërkaq de fakto ishte e gatshme të pranonte kthimin e autonomisë, në rast se Beogradi do të ishte i gatshëm për kompromis.
Mungesa e një programi të qartë politik, madje edhe në prag të luftës, e sjellë LDK-në, në përplasjen më serioze pikërisht më 1 Tetor 1997 me Unionin e Studentëve të UP, por edhe me Lëvizjen revolucionare që tashmë kishte strukturuar bërthamat e para të UÇK-së. Intenca e studentëve për ta thyer STATUS QUO-në, ishte jo vetëm e ligjshme, por ajo ishte në përputhje edhe me frymën revolucionare që po ndërlidhte Lëvizjen studentore me UÇK-në në lindje. Kësaj ngjarjeje zonja Luljeta Pula ia ka kushtuar njërin prej kapitujve më të mirë të librit që mban titullin “Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes”. Po të mirreshin parasysh sugjerimet e saj, hisoria e Kosoëvs do të mund të kisht rrjedhë krejtësisht tjetër.
Në kohën kur faktori ndërkombëtar po këmbëngulte në mënyrën më arrogante të mundshme për mbajtjen e Kosovës nën Serbi, në skenë del UÇK-ja, që do të gëzojë menjëherë mbështetjen e studentëve. Shih për këtë, në atë periudhë që po hynte Kosova, “funksionimi përmes partive politike në ato rrethana ishte një nonsens dhe një absurd.” [2]
„Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“. Kjo ishte deklarata që kishte dhënë Ibrahim Rugova në një konferencë për media fill pas atentatit ndaj rektorit të Universitetit të Prishitnës, Radivoje Popoviqit.
Kjo deklaratë vinte në kohën kur UÇK-ja kishte nevojë për mbështetje politike, që do t’i garantonte rritën e zhvillimin normal.
Mungesa e theksuar e parimeve politike dhe moralit politik do ta sjell LDK-në në prag të luftës në pozicione absurde dhe t’pa akceptueshme nga kushdo që gjykon racionalisht.
“Në valën e dhunës dhe terrorit e krimeve kundër njerëzimit, kryetari i kësaj partie më të madhe e më jetëgjatë të Kosovës [Ibrahim Rugova v.a] do të bëjë marrëveshje me 28 prill të vitit 1999 me zbatuesin besnik të politikës së Millosheviqit, në atë kohë kryetar i Serbisë, Millan Millutinoviqin, për krijimin e qeverisë kuislinge shqiptare. Dhe kjo marrëveshje tradhëtare do të nënshkruhet në ndërtesën e Kuvendit e të Qeverisë së dikurshme të Kosovës. Me atë rast ‘solemn’ kryetari i partisë shqiptare do i çojë dhurata kriminelit Millan Millutinoviq… [3]

Në kulm të aplikimit të apart’heijdit serb në Kosovë, morali politik i LDK-së vazhdonte të bazohej tutje në retorika të kësaj natyre:
Paqja dhe rezistenca pasive: Në vend që të dilte në ballë të popullit dhe rezistencës aktive, duke u njësuar me UÇK-në, LDK-ja insistonte tutje në promovimin e dialogut dhe diplomacisë si mjete për të arritur qëllimet kombëtare.
Uniteti kombëtar: LDK-ja tentoi të unifikonte spektrin politik dhe shoqëror të Kosovës në kontekstin e pranimit të çfardo zgjidhjeje që do të shmangte luftën me Serbinë, qoftë edhe duke pranuar një kuaziautonomi politike që do të bashkëqeverisej nga ajo!

2. Sfida morale gjatë luftës dhe pas luftës

Gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), LDK u përball me sfida të reja morale dhe politike:
Ndërhyrja e aktorëve të tjerë politikë: Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) solli tensione mes qasjes paqësore të LDK-së dhe qasjes luftarake të UÇK-së.
Uniteti dhe përçarjet e brendshme: Në disa momente, LDK u përball me akuza për mungesë veprimi të drejtpërdrejtë, gjë që sfidoi moralin dhe kohezionin brenda partisë.

3. Politika dhe morali në periudhën pas pavarësisë
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, LDK-ja hyri në një fazë të re, ku sfidat morale dhe politike morën formë të ndryshme:
Qeverisja dhe integriteti moral: Në qeverisje, LDK u përball me akuza për korrupsion dhe nepotizëm, të cilat minuan kredibilitetin moral edhe ashtu të cenuar të partisë.
Riorganizimi dhe sfidat elektorale: Përçarjet e brendshme dhe konkurrenca nga partitë e reja politike e detyruan LDK-në të përballej me humbje të mbështetjes popullore dhe të reflektonte mbi bazat e saj morale dhe politike.

4. Dilemat bashkëkohore
Në kohët e fundit, LDK është përballur me dilema të rëndësishme morale dhe politike:
Koalicione të diskutueshme: Aleancat politike, veçanërisht me parti të cilat kanë histori dhe qasje të ndryshme, kanë shkaktuar debat mbi ruajtjen e identitetit moral të partisë.
Qasja ndaj reformave: Aftësia për të qëndruar besnike ndaj parimeve themelore, ndërkohë që përballet me realitetet moderne politike, është një sfidë e vazhdueshme.

Përfundim
Morali dhe politika brenda LDK-së kanë qenë në një marrëdhënie të ndërlikuar, ku tensionet mes parimeve dhe pragmatizmit kanë formësuar historinë e saj. Ndërsa LDK-ja përpiqet të ruajë trashëgiminë e Ibrahim Rugovës dhe rolin e saj gjoja historik, sfidat bashkëkohore kërkojnë një balancim të kujdesshëm midis vlerave morale dhe nevojave politike.
LDK-ja ka ndërkohë, megjithëse cilësia dhe intensiteti ndryshon shumë, një jetë të ringjallur që lënë përshtypje pamjet nga sallat e tubimeve në raste konkrete e festime sezonale: nga nejat në klube nate deri te festivalet me darka lame e sallam të pjekur në skarë. Muzika rok e tallava në këto raste është e rëndësishme, megjithëse nuk mungon as himni “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë…”!
Këto shpërfaqje jo rrallë e portretizojnë LDK-në si një lloj karikature moderne politike.
Në një periudhë ndryshimesh dhe reformash, siç është ajo që shpesh karakterizohet si “proces transformues”, karikatura përqendrohet në imazhet e luftës për lidership. Ato ilustrojnë konfliktet e brendshme midis fraksioneve të ndryshme apo figurave kryesore që përpiqen të marrin drejtimin.

Nëse LDK po përpiqet të ndryshojë drejtimin politik ose të reformojë qasjen e saj, karikatura e saj na shpërfaqet si një përplasje midis brezave. Ndërkaq po ta shihnnim LDK-në si një anije që lundron në ujërat me turbulencë më të theksuar, atëherë pamja e saj na rezulton më shumë si të ishte një anije që përpiqet të riparohet gjatë lundrimit. Në këso rastesh karikaturistët mund t’na paraqesnin skepticizmin mbi suksesin e reformave, duke përdorur humorin për të ilustruar proceset e ngadalshme ose pengesat e brendshme. Rrjedhimisht LDK-ja po shndërrohet pashmangshëm në një parti të humorit të keq.

Në kontekstin politik të Kosovës, këto pamje prej karikature të LDK-së shpesh përçojnë mesazhe që shkojnë përtej satirës, duke shërbyer si një analizë vizuale dhe e menjëhershme e asaj që ndodh në skenën politike.
______________________

1. Arbër Xhaferi, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe / Çështja e Kosovës, Vëllimi 3, f.143
2. Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“.
Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron :
„Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ — përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997).
3. Dr. Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 305

Në emër të popullit, kundër popullit…!

0
Zgjedhjet janë demokratike kur ato realizohen nga vetë populli. Ato pasqyrojnë dhe dëshmojnë disponimin e qytetarëve, edhe përkundër presioneve nga jashtë dhe opozitës së pavëmendshme “vullnetare,” shpesh të ndikuar nga mediat klienteliste. Ndikimi nuk mungon as nga diplomatët, të cilët shpesh përpiqen të “ndajnë popullin nga përfaqësuesit e tij” për të ndjekur karrierën e tyre përmes rrugës më të shkurtër, duke dobësuar qeverisjen demokratike dhe duke e paraqitur si sukses shitjen e ideve të vjetra si të reja. Një gjendje e tillë ushqehet nga oligarkë “antishtet” që synojnë interesa personale dhe të grupeve që përfaqësojnë.
Kjo formulë ka qenë e njohur më parë dhe është implementuar nga matrapazë të pangopur (të panjohur për komunitetin) dhe azilkërkues të papunë, të cilët arritën majat e pasurisë përmes shkatërrimit të kadastrës së Kosovës. Ky proces është realizuar nëpërmjet gjykatave të të gjitha niveleve dhe autoriteteve komunale, ku krimi i përmasave galopante ka gjetur strehë.
Pika kulmore e këtij krimi është prona, që fillimisht zhvlerësohet dhe më pas i rritet çmimi përmes procesit të shpronësimit. Kapitali dhe investimet publike drejtohen larg prioriteteve të një Kosove ekonomikisht të paqëndrueshme. Thërrmuesit e gurëve nuk përfaqësojnë zhvillim ekonomik pa një ekonomi dinamike dhe prodhuese. Prandaj, zgjedhjet mbeten e vetmja zgjidhje, por ato kërkojnë kujdes të madh për të shmangur politizimin e sistemit. Balanca mes pavarësisë dhe përgjegjshmërisë është një model i suksesshëm i aplikuar në vendet me demokraci të konsoliduar dhe mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme edhe për Kosovën.
Sistemi prokurorial dhe gjyqësor
Sistemi prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë funksionon mbi bazën e ndarjes së pushteteve, që synon të garantojë “pavarësinë” e gjyqësorit dhe prokurorisë nga pushtetet e tjera, si ai ekzekutiv dhe legjislativ. Ky sistem bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet përkatëse, por në praktikë ballafaqohet me sfida që shpesh ngrejnë shqetësime për pavarësinë dhe legjitimitetin e vendimeve.
Vendime “në emër të popullit”
Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Gjykatat përcaktojnë se vendimet e gjykatave shpallen “në emër të popullit”. Kjo reflekton legjitimitetin e dhënë nga populli përmes institucioneve shtetërore që miratojnë ligje dhe garantojnë drejtësi. Parimi themelor është që gjyqtarët dhe prokurorët të veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve, duke mbrojtur interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve.
Megjithatë, pavarësia nuk nënkupton fragmentim të sistemit dhe ndarje, por përkundrazi, plotësueshmëri dhe mirëkuptim institucional. Nuk duhet të ketë luftë të brendshme ku kryeprokurori përplaset publikisht me kryeministrin apo presidentin e zgjedhur nga populli. Për stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës, është e domosdoshme që të zgjidhen gjyqtarë dhe prokurorë të besueshëm, që nuk janë “kaubojë” të vendit, të pakontrolluar nga askush përveçse nga interesat e bosëve të krimit.
Përgjegjshmëria duhet të matet me numrin e rasteve të zgjidhura dhe efikasitetin e procedurave, jo me zvarritjen e rasteve derisa të skadojnë afatet ligjore. A nuk janë këto sjellje të korruptuara?
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)
KGJK është organi përgjegjës për emërimin, promovimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve. Anëtarët e këtyre këshillave zgjidhen kryesisht nga radhët e vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim mbrojtjen e pavarësisë nga ndërhyrjet politike. Megjithatë, kjo ka krijuar një perceptim të “vetëzgjedhjes,” që mund të dobësojë përgjegjshmërinë dhe të forcojë klientelizmin.
Përfshirja publike dhe transparenca
Publiku nuk merr pjesë drejtpërdrejt në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por përfaqësohet përmes institucioneve demokratike (Kuvendi dhe Presidenti). Në praktikë, kjo përfaqësim nuk është realizuar siç duhet. Vendimet e gjykatave supozohet të jenë publike dhe të bazuara në ligj, por mungesa e transparencës në procedurat disiplinore dhe emërimet ka rritur skepticizmin publik.
Çfarë mund të përmirësohet?
1. Përmirësimi i përgjegjshmërisë: Krijimi i mekanizmave më efektivë për mbikëqyrjen e KGJK dhe KGJKP-së, si dhe rritja e transparencës përmes publikimit të kritereve dhe procesit të emërimeve.
2. Reforma në procesin e emërimit: Rishikimi i balancës mes pavarësisë dhe përgjegjshmërisë për të shmangur perceptimin e “vetëzgjedhjes”.
Sistemi ekzistues synon të garantojë drejtësi të paanshme, por suksesi i tij varet nga mënyra se si zbatohet në praktikë dhe se sa i pavarur është jo vetëm nga ndërhyrjet politike (pozitë-opozitë), por edhe nga interesat e brendshme të sistemit.