Kreu Blog Faqe 700

Kuçi: Jam i pafajshëm, aktakuza prek dinjitetit tim njerëzor e profesional

0

Donika Sherifi /RTK

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për pengim në administrim të drejtësisë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. 

Ai ka thënë se dita e sotme është një prej momenteve më të errëta për të si njeri i drejtësisë, si profesor i drejtësisë, ish-zëvendëskryeministër e ish-ministër i Drejtësisë për disa mandate.

“Më lejoni të jem i qartë, unë nuk kam bërë asnjë vepër penale, jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë se do të lirohem nga akuzat. Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi, më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi vite të gjata, dhe kemi punuar gjatë. Gjatë tërë punës së bashku kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”, tha Kuçi.

Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Specializuar, Kuçi e quajti si prekje të dinjitetit të tij njerëzor, profesional dhe reputacionit të tij. Ai theksoi se nuk është takuar me dëshmitarë sa ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit.

“Edhe në kohën sa isha në ekipin mbrojtës, edhe atëherë kur kam pas mundësi që përmes ligjit dhe protokollit të kësaj gjykate të takohem me dëshmitarët, këtë të drejtë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë, çka mund të vërtetohet. Nuk kam dashur që të fitohet perceptim për ndonjë keqkuptim eventual”, shtoi Kuçi.

Ndërkohë, aktakuzën ndaj tij e lexoi sekretarja e gjykatës sipas së cilës, ekziston dyshimi i bazuar mirë që Hajredin Kuçi mban përgjegjësi penale sipas nenit 163 të ligjit për kryerjen e veprës penale të mosbindjes së gjykatës në pikën 19, sipas nenit 17 të kodit penal të Kosovës, marrëveshje për kryerje me Hashim Thaçin të veprës penale të mosbindjes ndaj gjykatës në pikën 18 të kodit penal të Kosovës.

E prokurori i specializuar tha se ka dyshime që Kuçi ka marrë detyrë nga Thaçi për të kontaktuar me dëshmitarët, mbi të cilën është ngritur aktakuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Dosje – Histori 
KOSOVË – KUÇI: PËRFUNDIMI I PAVARËSISË SË MBIKËQYRUR, PRIORITETI KRYESOR PËR VITIN 2012
24/12/2011

KOSOVË – KUÇI: PËRFUNDIMI I PAVARËSISË SË MBIKËQYRUR, PRIORITETI KRYESOR PËR VITIN 2012

PRISHTINË, 24 Dhjetor /ATSH-Behlul Jashari/.-Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë do jetë preokupimi i parë i qeverisë së Kosovës në Vitin e Ri 2012, tha sot për ATSH-në zv/kryeministri kosovar e ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
“Preokupimi ynë i parë do të jetë angazhimi në përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur gjatë vitit 2012”, u shpreh ai.
Ndërsa preokupimi i dytë, sipas zv/kryeministrit Kuçi, do të jetë plotësimi i kërkesave që dalin nga raportet e Kosovës me BE-në, në veçanti në liberalizimin e  vizave, në marrëdhëniet tregtare dhe për anëtarësimin në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Dhe, angazhimi ynë, po ashtu, do të jetë për rend dhe ligj dhe për ekonomi, i vazhdueshëm”, theksoi numri dy i qeverisë së Kosovës, i pyetur për zhvillimet më të rëndësishme në vitin e ri në Kosovë.
Duke folur për pritshmëritë në vitin 2012-ta në veri të Kosovës, Kuçi tha se”sa i përket angazhimit në veri, ne presim që të kemi angazhime të shtuara, në koordinim të plotë edhe me KFOR-in e EULEX-in, dhe presim që atje do të ketë respektim të tërësisë territoriale, sovranitetit të plotë dhe funksionalizim të institucioneve tona. Në këto do të jemi të pandalshëm, do të jemi të vazhdueshëm, dhe shumë insistues, po natyrisht gjithmonë duke i përdorur instrumentet tona kushtetuese dhe ligjore dhe në koordinim me faktorë ndërkombëtarë”.

Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë tha se për ministrinë që drejton “problematikë kryesore mbetet funksionalizimi i gjykatave në veri të Kosovës”.
Ai shprehu besimin se do të ndërtohet një ambient më i mirë për funksionalizimin e gjykatave edhe në veri të vendit.
Ministri Kuçi ritheksoi se “në çështjen shumë me rëndësi për vitin tjetër, përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, ku parashihet edhe bartja e kompetencave nga institucionet ndërkombëtare te ato vendore, përfshirë edhe kompetencat e EULEX-it, Ministria e Drejtësisë do ta ketë rolin kyç, do t’i kryejë të gjitha obligimet e veta, duke ngritur kapacitetet, duke siguruar kuadrin profesionl dhe duke ndërtuar strukturën adekuate ligjore”.
Zv/kryeministri e ministri Hajredin Kuçi, në takimin e fundvitit me median tha se gjatë vitit 2011,  Ministria e Drejtësisë ka realizuar progres të dukshëm në shumë fusha brenda fushëveprimit, kompetencës dhe kapaciteteve të saj. “Gjatë kësaj periudhe kohore, kujdes të veçantë pa dyshim Ministria e Drejtësisë i ka kushtuar përmbushjes së obligimeve të dala nga Raporti i Progresit 2010. Gjithashtu, kujdes iu është kushtuar edhe rekomandimeve dhe konkluzioneve nga takimi i dytë i nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit”, theksoi ai.
Kuçi tha se beteja për drejtësi nuk është e lehtë, por u shpreh “shumë i bindur që çdo qytetar i Kosovës do të jetë i gatshëm të japë kontributin e vet në këtë betejë për vënien e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës sonë”.
Një delegacion i nivelit të lartë i Kosovës, i kryesuar nga zv/kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, bëri keto ditë një vizitë pune në Bruksel, u ka patur takime me zyrtarë të lartë të BE-së.
Në takim me Drejtorin e Drejtoratit për Menaxhim të Krizave dhe Planifikimit, Walter Stevens, është  diskutuar për fazën fillestare të përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. Me theks të veçantë është folur për sistemin e drejtësisë, për policinë dhe segmentë të tjera, ku do të mund të fillonte zvogëlimi i prezencës së pjesëtarëve të misionit të BE-së, e po ashtu është konstatuar ngritja e kapaciteteve të institucioneve vendore.Si sfidë e veçantë në vitin që vjen është cilësuar situata në veri dhe është folur për veprimet që duhen ndërmarrë për rikthimin e normalitetit atje.
Zv/kryeministri Kuçi ka shtruar si të domosdoshme nevojën e veprimeve konkrete në veri, si dhe ka kërkuar që të fillojë zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura me Serbinë./s.s./

Rodezi, 1979 / “Sot, Shqipëria konsiderohet vendi më i ashpër komunist në botë…”

0

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 23 maj 1979, faqe n°16

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  9 Dhjetor 2024 

Revista australiane “The Australian Women’s Weekly” ka botuar, të mërkurën e 23 majit 1979, në faqen n°16, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në Rodezi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Susan e Australisë në kërkim të një shtëpie të sigurt

Të dëbuar nga oborri në mërgim në Spanjë, mbreti Leka dhe mbretëresha Susan kanë gjetur strehë në një fermë në Rodezinë e shkatërruar nga lufta.

Mbretëresha, më parë Susan Cullen Ward, në një suitë hoteli në Rodezi. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 23 maj 1979, faqe n°16

Mbretëresha, më parë Susan Cullen Ward, në një suitë hoteli në Rodezi. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 23 maj 1979, faqe n°16

Është një rrugë e gjatë nga një fermë delesh në Uellsin e Ri Jugor qendror-perëndimor deri në një vilë në Madrid, në oborrin në mërgim të mbretit Leka të Shqipërisë. Por mbretëresha Susan, dikur Susan Cullen Ward e Cudal, bëri udhëtimin kur u martua me mbretin Leka tre vjet më parë.

Spanja është tani pas tyre. Në janar, qeveria spanjolle i urdhëroi ata të largoheshin nga vendi me paralajmërim shtatë ditor. Për Lekën, 39 vjeç, ajo ishte shtëpia e tij prej 17 vitesh.

Sot ata ndodhen në Rodezinë e shkatërruar nga lufta, duke marrë me qira një fermë 25 kilometra larg kryeqytetit, Salisbury-t. Është një etapë ndërkohë që mbreti kërkon një bazë të përhershme. Është shumë larg nga vendet që mirëpresin 6.5 milionë nënshtetasit e tij në mërgim. Por tani për tani është një vend i shenjtë. 

“Arsyeja zyrtare që duhej të largoheshim nga Spanja ishte se kishim armë,” tha Susan, e cila është 38 vjeç. “Por pothuajse çdo spanjoll, plus qeveria dhe ushtria, e dinin këtë. Ato ishin për vetëmbrojtje, plus armët moderne dhe antike të koleksionit të armëve të burrit tim.”

“Por nuk ishte një rezervë armësh siç thoshin disa raporte. Arsyeja e vërtetë që ne duhej të largoheshim ishte për shkak të presioneve të bëra nga qeveri të ndryshme kundër qeverisë spanjolle.” 

Ata erdhën në Rodezi nëpërmjet miqësisë së mbretit Leka me ministrin e Jashtëm Rodezian, Pieter Kenyon Van der Byle, një beqar 55-vjeçar. “PK”, siç njihet ai, duket se është në marrëdhënie të mira me shumicën e aristokratëve evropianë. Emri i tij u lidh në mënyrë romantike kohët e fundit me Princeshën Elizabeth të Lihtenshtajnit.

Për fermën e tyre jashtë Salisbury-t, Susan tha: “Është mjaft e izoluar dhe shumë e bukur. Ne shohim një luginë me pamje prej 60 kilometrash. Vetë lugina është e mbushur me babunë, leopardë dhe të gjitha llojet e drerëve. Në fakt ne kemi pasur babunë të ulur në verandë”. 

Për çiftin mbretëror, ferma është një vend i shenjtë, i ndaluar për të gjithë, përveç miqve të tyre të ngushtë. Mbretëresha Suzan dhe unë u takuam në suitën që ata morën me qira në hotelin e mrekullueshëm Monomatapa kur ata erdhën në Salisbury.

“Unë kam qenë duke pushuar,” shpjegoi Susan. “Mbreti ka bërë takime kortezie me ministrant e bardhë e të zinj të qeverisë për të shpjeguar pse jemi këtu dhe ne kemi takuar liderët nacionalistë të zinj. Ai po përpiqet të gjejë se ku do të jetë shtëpia jonë e ardhshme.” Sa kohë do të qëndrojnë në Rodezi, Susan nuk e ka idenë. 

Duke lënë mënjanë luftërat guerile, rodezianët e bardhë dhe mënyra e tyre e jetesës janë shumë më afër Uellsit të Ri Jugor sesa një vile në Madrid.

Mbretëresha Susan është plot lëvdata për Rodezinë. 

“Përshtypja ime e parë është se shumë njerëz janë të painformuar për atë që po ndodh këtu”, tha ajo. “Ata mendojnë se Rodezia është pjesë e Afrikës së Jugut, por është krejtësisht ndryshe. Ka një kufi mes tyre.” 

“Gjëja e dytë është që zezakët dhe të bardhët punojnë së bashku. Diskriminimi vërehet në zona të caktuara, por është shumë i rrallë. Dhe zezakët janë shumë më të kulturuar sesa mendojnë shumë të bardhë.” 

“Së treti, Rodezianët janë një popull shumë rezistues. Ata nuk do të dorëzohen. Ata po luftojnë për mbijetesë kundër mosmarrëveshjeve dërrmuese, ku shumica e njerëzve do të kishin hequr dorë prej kohësh.” 

Por kauza për të cilën ajo është zotuar është ajo e të shoqit : “Shqipëria e mbështet absolutisht. Përndryshe nuk do ta pranoja titullin. Njerëzit e tij janë të mitë dhe ne do të luftojmë bashkë.” 

“Unë jam martuar me një ushtar. Njerëzit thonë se ai është një mbret, por në radhë të parë ai është një ushtar. Ne po bëjmë një luftë dhe që nga martesa jonë unë jam përfshirë deri në një shkallë në këtë”.

Çfarë lloj jete është kjo ? — e pyeta. Përgjigja erdhi pa pushim. “Unë e dua jetën sepse jam në gjendje të takoj njerëz që, si bijë fermeri, përndryshe nuk do të mund t’i takoja. Ka momente kur ndihesh e dëshpëruar, e mërzitur dhe e irrituar, por mendoj se çdokush e ndjen këtë. Çdo person. Ne nuk mund të vazhdonim të jetonim në një hotel,” vazhdoi Susan, duke shpjeguar pse ata kishin zgjedhur fermën. “Ne vendosëm të gjenim diku ku mund të vendoseshim dhe të ishim rehat dhe pa fatura të mëdha hoteli.” 

“Me plot fjalën, ne jemi duke kampuar, nuk ka të bëjë fare me shtëpinë tonë në Madrid.” Në shtëpi nuk kishte mobilje kur mbërritën. Ato që kanë tani, i kanë marrë hua nga miqtë. 

Enturazhi i tyre, gjithsej një duzinë, është një përzierje kurioze : stafi administrativ dhe oficerë të ushtrisë nga mërgimtarët shqiptarë për të cilët është nder t’i shërbejnë mbretit. Por ka edhe gjysmë duzinë Shans-ësh, një popull krenar malësor nga ajo që dikur ishte një principatë dhe që janë sot, pavarësisht protestave, pjesë e Birmanisë veriore. Ata i shërbejnë mbretit Leka me bekimin e udhëheqësit të tyre në mërgim, Lartësisë së Tij Princ Kernel Wong, një mik i mbretit shqiptar. 

Fermat fqinje janë sulmuar nga terroristët. Të udhëtosh kudo me makinë jashtë qytetit është të rrezikosh një pritë ose një minë tokësore. A ka frikë ajo ?

“Jo, nuk ndihem sikur jam në rrezik. Sigurisht që ju duhet të merrni masa paraprake, si gjithë të tjerët. Ne kemi roje në fermë 24 orë në ditë, gjë që është e nevojshme. Nuk ulesh nën një llambë në mbrëmje pa i tërhequr perdet. Në qytet shkojmë të armatosur. Por jo, ne nuk e kemi ndjenjën se jemi në një vend në luftë.” 

Kanë kaluar shtatë vjet që kur mbretëresha Suzan u ul në një shalë kali. Sot ajo po i kthehet një pasioni të vjetër. “Ne kemi fqinjë që kanë kuaj,” shpjegon ajo. “Ka një zotëri veçanërisht simpatik që zotëron disa poni. Sezoni fillon së shpejti dhe ai me mirësi më kërkoi ta ndihmoja t’i menaxhonte ato.” 

Mbreti na u bashkua për drekë në Safari Grill në Monomatapa. Shtatit i tij prej gjashtë këmbësh ishte mbuluar me një kostum safari blu të zbehtë, këmbët e tij ishin të veshura me kanavacë kaki dhe çizme xhungle të zeza  prej gome dhe mbante syze me lente të errëta të ngjitura në korniza, të dala horizontalisht. 

Ai kishte qenë në një mbledhje gjatë gjithë mëngjesit dhe balli i tij e tregonte atë të preokupuar ende me problemet e kombit të tij të shpërndarë në mërgim. 

Ndërsa mbretëresha fliste për luftën, sytë e saj u bënë serioze. “Shqipëria konsiderohet sot vendi më i ashpër komunist në botë. Feja është e ndaluar atje dhe parashikohet dënimi me vdekje për ata që e praktikojnë atë. Ne jemi të vendosur ta ndryshojmë këtë në vitet e ardhshme. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë.” 

Po Australia ? — e pyeta. Çfarë do të thotë për ju tani ? “Shumë. Ajo është vendi i lindjes sime dhe ku u rrita. Unë do të thosha se 90 për qind e miqve të mi janë ende atje. Ne jemi ende në kontakt shumë të ngushtë. Unë e dua atë.” 

CHRIS ASHTON

Koha, e premte, 6 dhjetor 2024, f.12

Islamizmi, kërcënim i madh ndaj identitetit kombëtar shqiptar dhe domosdoja e luftës së pandalshme për mbrojtjen e vlerave kombëtare

0

Dy “engjëjt” e xhamive “tona”, të meremetuara e ndërtuara krejt gratis nga Turqia neoosmane… Këta dy trima Musliman i dhanë jetëkotat për të ashtuqiuajturen “Toka e Shamit”, që sipas një qarkoreje të BIK-ut, që u lexue në të gjitha xhamitë e Kosovo*, asht tokë “aq e rëndësishme për Allahun”. Këta xhihadistë vdiqen për Islamin, “…dhe ai që vdes për Allahun, nuk vdes kurrë”, pati thënë një ndër ideologët e “Umetit të Profetit” (popullit Musliman!), Shefqet Krasniqi, me rastin e rënies “shehid” të një shqipfolësi që qe përzier në luftën civile të Sirisë. 

Tash e kan rastin tjetër që tï dërgojnë në luftën e Sirisë – pas rënies së tiranisë së Bashar Al Assad, të rinjt e tjerë xhihadistë, të përpunuar që të luftojnë “për Islamin” nëpër “xhamitë tona”, qe na i meremeton e ndërton “Vëllau i Madh” Turk. 

Nga: Luan Dibrani

Në kohët e sotme, shoqëria shqiptare dhe ajo kosovare janë të përballura me një fenomen shqetësues: përdorimi i nofkave dhe identiteteve të fshehura nga individë dhe grupe me ideologji ekstremiste islamike. Ky fenomen ka filluar të përhapej përmes përdorimit të emrave të huaj dhe anonimitetit në platformat mediatike, dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shoqërinë shqiptare, duke kërcënuar unitetin kombëtar dhe integritetin e identitetit shqiptar. Ky artikull do të shqyrtojë origjinën e përdorimit të nofkave nga grupet islamike, si dhe ndikimin e këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në përballjen me elitën intelektuale dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Në një periudhë të pasluftës dhe përpjekjesh për të krijuar shtete të qëndrueshme dhe demokratike në Ballkan, një fenomen i ri ka shpërthyer, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Ky fenomen është përdorimi i nofkave dhe maskimi i individëve që përkrahin ideologji ekstremiste islamike, të cilët shfrytëzojnë anonimitetin për të shpërndarë urrejtje dhe për të minuar vlerat kombëtare dhe identitetin shqiptar. Përdorimi i këtyre nofkave, jo vetëm nga grupet islamike ekstremiste, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si serbët, grekët, rusët dhe grupe terroriste aziatike, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në destabilizimin e shoqërisë shqiptare dhe përpjekjet për ruajtjen e unitetit kombëtar.

  1. Zanafilla e Përdorimit të Nofkave nga Grupi Islamik në Kosovë dhe Më Gjerë

Përdorimi i nofkave dhe maskimit është një praktikë që ka shpërthyer veçanërisht pas rënies së regjimeve të dikatura socialiste dhe pas periudhës së luftërave në Ballkan. Grupi islamik ekstremist, i mbështetur shpesh nga elementë të huaj, ka filluar të përdorë pseudonime dhe nofka për të shmangur ndëshkimin dhe për të mbrojtur identitetin e tij. Këto grupe, përmes nofkave, kërkojnë të krijojnë një imazh të jashtëm dhe të fshehin qëllimet e vërteta, të cilat shpesh janë të lidhura me ekstremizmin dhe përhapjen e ideologjive që minojnë vlerat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve. Ky fenomen ka kaluar në një fazë të re me përdorimin e rrjeteve sociale, ku këta individë mund të shprehin ideologjitë e tyre pa u identifikuar.

  1. Frikësimi i Përballjes me Shtresën Intelektuale dhe Mbrojtjen e Identitetit Kombëtar

Një nga strategjitë kryesore të grupeve ekstremiste islamike është frikësimi i intelektualëve dhe atyre që luftojnë për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Grupi ekstremist ka një qëllim të qartë: minimin e intelektualëve dhe atyre që janë të angazhuar në mbrojtjen e kombit shqiptar dhe të vlerave të tij. Kjo ka ndodhur shpesh me sulme ndaj figurave historike dhe atyre që promovojnë një Shqipëri të zhvilluar dhe të hapur për të ardhmen, duke ofenduar dhe përbuzur figurat që kanë kontribuar për identitetin kombëtar. Intelektualët që mbrojnë identitetin shqiptar janë shpesh të kërcënuar dhe të shënjestruar nga ekstremistët, të cilët përdorin nofka dhe identitete të fshehura për të frikësuar ata dhe për t’i bërë ata të heshtin.

  1. Fshehja dhe Maskimi i Ekstremistëve përmes Nofkave dhe Emrave të Huaj

Një nga aspektet më shqetësuese të këtij fenomeni është përdorimi i emrave të huaj dhe nofkave për të fshehur identitetin e individëve. Kjo ndihmon që ata të shmangin përgjegjësinë dhe të duken si individë të pafajshëm. Shpesh, ekstremistët përdorin nofka që i japin një pamje më të pranueshme ose që mund të ndihmojnë në përhapjen e ideve të rrezikshme pa u zbuluar. Nofkat që ata përdorin shpesh janë të huaja, të krijuara për të fshehur etninë dhe kombësinë e tyre të vërtetë. Ky maskim u jep mundësinë të propagandojnë ideologji ekstremiste dhe të krijojnë frikë dhe pasiguri në shoqëri. Përdorimi i këtyre nofkave dhe emrave të huaj ka për qëllim të zhbëjë çdo identifikim të këtyre individëve me kulturën shqiptare, duke i bërë ata të duken si figura që nuk kanë lidhje me identitetin dhe vlerat kombëtare.

  1. Përdorimi i Rrjeteve Sociale dhe Façadave Mediatike për të Shënjestruar Intelektualët dhe Herojtë Kombëtarë

Në vitet e fundit, ekstremistët kanë përdorur platforma të ndryshme mediatike, si Facebook, Instagram dhe faqe të tjera të rrjeteve sociale, për të sulmuar dhe diskredituar figura historike të shquara të kombit shqiptar. Ata hapin faqe të krijuara për të shpërndarë informacion të rremë dhe për të sulmuar individë dhe institucione që mbrojnë vlerat e kombit shqiptar. Emrat dhe fotot e studiuesve, historianëve, dhe figurave të njohura kombëtare, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu deri tek gazetarët dhe intelektualët e sotëm, janë shpesh të shënjestruar në këto faqe. Ky fenomen është një tentativë e drejtpërdrejtë për të sulmuar figurat që kanë kontribuar në mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe që luftojnë kundër ekstremizmit islamik. Përmes përdorimit të nofkave dhe identiteteve të fshehura, këta individë kërkojnë të krijojnë pasiguri dhe të dëmtojnë autoritetin e intelektualëve dhe të përpjekjeve për ruajtjen e vlerave kombëtare.

  1. Lufta Kundër Fenomenit të Islamizmit Ekstremist dhe Mbështetja për Shkëputjen nga Ekstremizmi

Shumë intelektualë, gazetarë dhe individë të angazhuar kanë ngritur zërin kundër përhapjes së islamizmit ekstremist dhe kanë mbështetur rikthimin në rrugën e një shoqërie të moderuar dhe të hapur. Këta individë kanë luftuar me guxim dhe kurajë për të denoncuar këtë fenomen dhe për të promovuar vlerat që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Ata kanë kërkuar që shqiptarët të mbështesin një shoqëri të hapur dhe të integruar, ku toleranca dhe respekti për çdo besim janë thelbësore. Ata kanë nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kombëtare dhe kanë kërkuar që Shqipëria të mbetet një vend i orientuar drejt paqes dhe stabilitetit.

  1. Nofkat dhe Maskimi i Ekstremistëve: Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Kërcënimi për Identitetin Kombëtar Shqiptar

Në një periudhë të pasluftës dhe përpjekjesh për të krijuar shtete të qëndrueshme dhe demokratike në Ballkan, një fenomen i ri ka shpërthyer, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Ky fenomen është përdorimi i nofkave dhe maskimi i individëve që përkrahin ideologji ekstremiste islamike, të cilët shfrytëzojnë anonimitetin për të shpërndarë urrejtje dhe për të minuar vlerat kombëtare dhe identitetin shqiptar. Përdorimi i këtyre nofkave, jo vetëm nga grupet islamike ekstremiste, por edhe nga aktorë të tjerë të huaj si serbët, grekët, rusët dhe grupe terroriste aziatike, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në destabilizimin e shoqërisë shqiptare dhe përpjekjet për ruajtjen e unitetit kombëtar.

  1. Rëndësia e Luftës kundër Ekstremizmit dhe Denoncimi i Fenomenit

Në këtë kuadër, është e rëndësishme që shqiptarët, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e vlerave të kombit dhe të identitetit shqiptar, të luftojnë me të gjitha mjetet për të çrrënjosur këtë fenomen të rrezikshëm. Përdorimi i nofkave dhe maskimi i individëve ekstremistë është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të përhapur urrejtje dhe radikalizëm pa u identifikuar dhe pa u përballur me pasojat e veprimeve të tyre. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet që këta individë paraqesin dhe të mos hezitojnë për të denoncuar çdo aktivitet të dyshimtë në organet përkatëse, si në rrjetet sociale (p.sh., Facebook, Instagram) apo publikisht përmes mediave dhe mekanizmave juridikë.

Shqiptarët duhet të angazhohen aktivisht për të luftuar këtë fenomen dhe për të siguruar që ky ekstremizëm të mos mund të përhapet më tej. Kjo do të thotë denoncimi i çdo individi që përdor nofka për të fshehur identitetin dhe për të përhapur urrejtje, si dhe bashkëpunimi me autoritetet ligjore dhe mediatike për të hedhur dritë mbi këtë fenomen. Vetëm duke identifikuar dhe hequr maskat e këtyre individëve, mund të çrrënjosim ndikimin e tyre dhe të ruajmë unitetin dhe paqen në shoqërinë shqiptare. Mbrojtja e identitetit kombëtar dhe ruajtja e vlerave demokratike janë të domosdoshme për të siguruar një të ardhme pa ekstremizëm, dhunë dhe ndasi.

  1. Thirrja për Veprim: Shqiptarët Të Denoncojnë dhe Të Luftojnë këtë Fenomen

Në këtë situatë, është më e rëndësishme se kurrë që shqiptarët, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të angazhohen dhe të luftojnë kundër çdo forme të ekstremizmit dhe islamizmit politik. Çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm për kërcënimin që paraqesin këta individë dhe grupe që përpiqen të destabilizojnë shoqërinë, dhe duhet të jetë i gatshëm të denoncojë këto aktivitete të dyshimta në organet përkatëse, duke përdorur mundësitë që ofrojnë platformat mediatike, si dhe duke bashkëpunuar me autoritetet ligjore për të hedhur dritë mbi këto rreziqe. Vetëm duke bashkëpunuar dhe duke denoncuar pa frikë, mund të çrrënjosim këto ideologji dhe të ruajmë një shoqëri të qetë dhe të sigurt për brezat që do të vijnë.

  1. Përfundim: Ruajtja e Vlerave Kombëtare dhe Mbrojtja e Identitetit Shqiptar

Përfundimisht, është e qartë se lufta kundër ekstremizmit dhe përdorimit të nofkave dhe maskave është një betejë që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe përpjekje të përbashkëta nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Vetëm duke u bashkuar, duke vepruar me përgjegjësi dhe duke mbrojtur vlerat tona kombëtare, mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për Shqipërinë dhe Kosovën, larg rrezikut të ekstremizmit dhe radikalizmit.

Si e kujtoj unë Dom Prekë Ndrevashajn , përkujtim në 20 – vjetorin e kalimit të tij në amshim

 

Nga: Frank Shkreli

(Fjala e mbajtur me 8 dhjetor, 2024 “JETA, VEPRA DHE TRASHËGIMIA E DOM PRENK NDREVASHAJ” 29350 LAHSER RD, SOUTHFIELD MI 48034

Të nderuar klerikë, pjesëmarrës, miqë e dashamirë të Dom Prekë Ndrevashaj — këtij burri të madh të Kishës e të Kombit. Përshëndetjet e mia më të përzemërta të gjithëve.

Fillimisht, dua të falenderoj Dr Gjekë Gjelaj për ftesën për të marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prekë Ndrevashaj, themeluesit të Famullisë së Zojës Pajtore dhe prijsit të komunitetit katolik shqiptar në Michigan. U kërkoj ndjesë që për arsye të disa angazhimeve të mëhershme nuk kam mundësi të jem në mesin tuaj për të kujtuar, në këtë përvjetor, mikun tonë të përbashkët, Dom Prekën. Por u jam mirënjohës organizatorëve të këtij tubimi përkujtimor që më dhanë mundësinë të dërgoj me shkrim disa fjalë — kujtime të mia në këtë 20-vjetor të kalimit në amshim të Dom Prekës, zemra e të cilit pushoi së rrahuri me 1 tetor, 2004.

20-vjet më parë u zhduk fytyra fisnike e një meshtari, humanisti e atdhetari të madh shqiptar. Nga qielli i Dukagjinit u shkëput një yll i shkëlqyeshëm, duke lënë pas një dritë që nuk shuhet as sot as mot. Vdekja e tij varfëroi Dukagjinin që e lindi, hidhëroi pa masë dhe mbuloi në zi famullinë e tij në Detroit, ku kreu veprimtarinë e tij fetare e atdhetare për shumë vite. Njëkohsisht, tronditi miq e dashamirë të shumtë në Shqipëri dhe anë e mbanë botës, sidomos mërgimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi, me të cilët kishte lidhje të veçanta.

Si luftëtar i pathyeshëm, Dom Preka ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve historike të shekullit të kaluar dhe fillim shekullit XXI, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe në mërgatën shqiptare. Ndër të tjera, shembjen e diktaturës së zezë komuniste dhe çlirimin e Kosovës nga forcat kriminale të regjimit serbo-rus të Beligradit. Dom Preka ishte shumë i lidhur me fatin e dhejtra mijëra shqiptarëve në mërgim, sidomos atyre në Amerikë.

Autori me Dom Prekë Ndrevashaj dhe Dr. Elez Biberaj — gjithashtu mik i ngusht i Dom Prekës — duke dalur nga ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 1985. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij!

Janë të shumtë ata shqiptaro-amerikanë të ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në jetën e të cilëve Dom Prekë Ndrevashaj ka luajtur një rol të rëndësishëm, qoftë gjatë qendrimit të tyre në kampet e refugjatëve në Itali, qoftë më vonë. këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mijëra familje shqiptare të arratisura nga komunizmi e të cilët, me ndihmën e pa kursyer të Dom Prekës, kanë gjetur në këtë kontinent-planet, lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Edhe unë jam një prej atyre mijëra shqiptaro-amerikanëve, që me ndihmën e pa-zevendsueshme të Dom Prekës jam vendosur në Amerikë, 54 vjet më parë. Ishte dimri i vitit 1969 kur takova për herë të parë Dom Prekën në një zonë të izoluar të Italisë, të quajtur San Biaggio, Kardito e Atina të mbuluara me borë, ku ai kishte shkuar nga Romë, për tu takuar e për të qa hallet me refugjatët shqiptarë, të cilët prisnin – nën kushte mjaft të vështira, miratimin për vendosjen e tyre, kryesisht, në Amerikë ose në ndonjë vend tjetër të perëndimit. Në atë kohë isha 19-vjeç kur kalova kufirin jugosllavo-italian afër Sezhanës në Slloveni drejtë Italisë për një jetë të lirë e më të mirë në botën demokratike perëndimore. Ishte vërtetë një periudhë shumë e vështirë për mijëra refugjatë shqiptarë si unë, disa të dëbuar e të tjerët të detyruar të largoheshim nga trojet tona të vendlindjes, qoftë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, qoftë nga sllavo-komunistët jugosllavë. Ishte një kohë mjaft e tensionuar në ish-Jugosllavi për shqiptarët pas demonstrative të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1968 kundër regjimit serbo-jugosllav komunist dhe pushtetarëve komunistë shqiptarë.  Kampet e refugjatëve ishin plot me të arratisur anti-komunistë shqiptarë por edhe nga Evropa lindore e qendrore, pasi ishte edhe një periudhë tensionesh botërore, menjëherë, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik, me 20 gusht, 1968.

Dom Prekë Ndrevashaj, i pari majtas me një grup mërgimtarësh shqiptarë në San Biaggio, Itali, maj, 1968. Me të, në rend të parë dallohet Mr. Mckeever (Markivi, siç e thirrnin shqiptarët, Shefi irlandez i zyrës POA për mërgimtarë në Romë dhe Ndoc Vulaj. Në qendër të fotos, rapsodi popullor, Pjetër Çup Qafa duke kënduar me çifteli.

Për një vit e diçka, gjatë qëndrimit tim në Romë, në pritje për të emigruar në Amerikë, Dom Preka më përkrahi, duke më mundësuar punë në zyrën e emigracionit (Pontificia Opera di Assistenza -POA), ku punonte ai vet dhe duke më dhënë ndihmën e pa kursyer — duke më ofruar mundësinë edhe për të mësuar anglisht dhe italisht — gjë që nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë, pasi më vuri bazat për vazhdimin e shkollës në Amerikë.

Ndihma dhe roli kritik i Dom Prekës në jetën time në kampin e refugjatëve në Itali (1969-1970) dhe më vonë në Amerikë, nuk ishte aspak ndryshe nga ndihmat që ai u ka ofruar dhe roli që ai ka luajtur në jetën e mijëra shqitarëve të tjerë dhe familjeve të tëra shqiptare, pa dallim.

Kur e kam takuar Dom Prekën në San Biaggio-Cardito-Atina në jug të Italisë, në vitin 1969, aty gjeta gegë e toskë, myslimanë, bektashinjë, katolikë e ortodoksë, të gjithë shqiptarë, pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare:  Rrugëve të botës, por të gjithë të bashkuar dhe të lumtur për shoqërimin dhe miqësinë që kishin lidhur me njëri tjetrin, si shqiptarë pa dallim, përball një fati dhe rrethanash shumë të vështira, rrugëve të botës.  Mbledhur rreth një prifti katolik, shqiptar, modest e zemërgjerë, i cili përpiqej të ndihmonte të njohurin e të panjohurin, vetëm a ishte shqiptar.  Ai shte një person për atë kohë që, duke shikuar prapa në atë periudhë historike, por përcaktuese për fatin e shumë mërgimtarëve shqiptarë, nga këndveshtrimi i sotëm, do të thoja se mos të kishte qenë Dom Preka ai që ishte, atëherë, në atë detyrë që ia kishin caktuar Vatikani dhe Organizata e Kombeve Bashkuara — do duhej ta kishim çpikur një person si ai, për një përgjegjësi të tillë kritike dhe humanitare.

Dom Prekë Ndrevashaj, pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të persekutimeve fetare në Shqipërinë ateiste komuniste në Universitetin San Francisco të Shteteve të Bashkuara,  13-14 Prill, 1985

Si shumë të tjerë, dëshmitar i këtij fakti dhe përfitues jam edhe unë. Unë nuk do të isha ky që jam sot dhe nuk do të kisha pasur një jetë dhe karrierë të gjatë e të lumtur në Amerikë, po mos të kisha pasur ndihmën dhe përkrahjen e Dom Prekës, ç’prej fillimit në Itali, por edhe më vonë.  Si rrjedhim, unë, falenderoj Zotin që më ka njoftuar me Dom Prekën, në atë kohë në Shtetet e Bashkuara. Në një kohë kur kisha më së shumti nevojë për mbështetje, për këshilla e për udhëzimet e tija. Jam i bindur se po mos të kisha pasur ndihmën e tij, nuk e di se ku do më kishte hedhur mua fati i jetës, por dhe shumë bashkatdhetarë, të cilët sot përbëjnë, “diasporën” shqiptare në Amerikë — më të fortë se kudo në botë.

Them “diasporë”, duke mos qenë i sigurt nëse Dom Preka preferonte një fjalë të tillë përshkruese për mërgatën shqiptare. Sot, për fat të keq abuzohet me fjalën “diasporë”, qoftë nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina.  Si një parentezë në lidhje me këtë — më kujtohet një deklaratë e Dr Ibrahim Rugovës më vonë, kur vizitonte shpesh shqiptarët e Amerikës, se nuk i pëlqente përdorimi i fjalës diasporë sepse kjo fjalë, rrjedh nga greqishtja e vjetër, që sipas tij, do të thotë, “farë e humbur”.  Mërgimtarët tanë në Amerikë dhe kudo tjetër, ka shtuar Rugova, nuk janë farë e humbur por janë njerëzit më të mirë. Kështu ka menduar edhe Dom Prekë Ndrevashaj për mërgimtarët tanë — për ne të gjithë – të cilët ai, në një mënyrë ose një tjetër, na ka ndihmuar pa kursim – si njerzit ndër më të mirë të Kombit, por nevojtarë, rrugëve të botës — “gjak i shprishur”, po, por gjak i mirë — përhapur anë e mbanë botës, në kërkim të një jete të lirë e normale.

Në zyrën e Dom Prekës në Romë, (njëkohësisht edhe strehimi im si refugjat në Romë, 1970) — Dom Gjeto Radi me lahutë, Dom Preka me fyell dhe autori me çifteli, (me Dom Gjeto Radin) viti 1970.

Prandaj, sot në këtë 20-vjetor të kalimit të tij në amshim kujtojmë, duke falënderuar të Madhin Zot për jetën dhe veprën e këtij shërbëtori të Zotit e të Atdheut, që ka bërë të mundur për mijëra shqiptarë të jetojnë në liri këtu në Amerikën tonë të bekuar – një komunitet i fortë dhe aktiv. Vërtetë, sot kujtojmë Dom Prekën por, njëkohsisht, falë Dom Prekës, si udhëheqës, jo vetëm fetar, i këtij komuniteti, sot kujtojmë dhe festojmë edhe një histori të lavdishme arritjesh e suksesesh të komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara ku jetojnë shqiptarë, të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës dhe të verpimtarisë tonë në këtë vend të lirë e demokratik.

Duhet të falenderojmë pra të Madhin Zot, që ekzaktërisht në atë periudhë të historisë sonë të vështirë, dërgoi në mesin tonë Dom Prekë Ndrevashajn — që përveç thirrjes së tij si meshtar për tu kujdesur për nevojat shpirtërore të popullit të vet — ai pranoi të merrte përsipër gjithashtu edhe rolin për të ndihmuar mijëra refugjatë shqiptarë të shpërndarë nepër kampet e Italisë.  Ai nuk kishte nevojë të pranonte një detyrë të tillë plot kokëçarje, pasi mund të shërbente si famullitar në ndonjë kishë të Romës dhe të kalonte një jetë në paqë dhe pa turbullira.  Por, Dom Preka, mbi të gjitha, dëshironte të ishte me popullin e vet, pranë bashkatdhetarve të tij, të cilët si ai vet, kishin vuajtur dhe po vuanin fatin dhe barrën e rëndë të jetës në emigrim, si refugjatë. Të përjashtuar nga atdheu i tyre, vetëm e vetëm se kundërshtonin një regjim krejt të huaj për shqiptarët – diktaturën komuniste. Dom Ndue Gjergji, pasardhësi i Dom Prekës këtu në famullinë Zoja “Pajtore e Shqiptarëve”, ka thenë se tri dashuri të mëdha kishte Dom Preka: “Popullin, Fenë dhe Atdheun!”

Në zyrën e Dom Prekës në Romë, (njëkohësisht edhe strehimi im si refugjat në Romë, 1970) — Dom Gjeto Radi me lahutë, Dom Preka me fyell dhe autori me çifteli, (me Dom Gjeto Radin) viti 1970.

Siç mund ta dini, unë kam pasur fatin të punoj për Zërin e Amerikës gjatë luftës së ftohtë, periudhën më interesante dhe kritike për lirinë e demokracinë në botë, në kulmin e luftës midis të mirës e të keqës – në luftën midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.  Në mbrojtje të së VËRTETËS historike, Dom Preka nuk ia kishte frikën kujt, megjithëse kishte edhe armiq, që e ndjeknin në Itali dhe në Amerikë, që donin të sabotonin punën e tij humanitare, patriotike dhe fetare në komunitetin tonë mërgimtar. Ata ishin kryesisht agjentë të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe agjentë të regjimit sllavo-komunist të Beogradit. E vërteta, për realizimin e së cilës Dom Preka luftoi me të gjitha fuqitë e veta mendore, intelektuale e fizike, më në fund ngadhnjeu edhe mbi këto mbeturina të historisë. Në kulmin e luftës midis demokracisë dhe komunizmit, Dom Preka ishte një mbrojtës i palëkundur i së VËRTETËS dhe admirues i madh i misionit të Zërit të Amerikës në atë kohë. Gjatë asaj kohe (pasi kisha filluar punën në Zërin e Amerikës në 1974) isha shpesh në kontakt me Dom Prekën ndërsa interesohej për transmetimet e Zërit të Amerikës dhe për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë. Si shenjë interesimi, më kujtohet predikimi ditën e Pashkëve në prill të vitit 1975, kur meshën e shënjtë, Dom Prek e ka mbyll me këto fjalë në mbështetje të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, duke u bërë thirrje besimtarëve që të dëgjojnë Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe: “…A keni dëgjuar se Zëri i Amerikës flet edhe në gjuhën shqipe. Programet përgatiten nga gjashtë gazetarë shqiptarë të përgatitur dhe shumë të zotët.  Është një gjë pozitive se numri i gazetarëve po rritet e zani i Zërit të Amerikës po na vjen çdo ditë e më i ëmbël në vatrat tona të mërguara.  Një nga këta gazetarë që po dallohet është bashkëpunëtori i revistës së famullisë tonë, “Rreze Shelbuese”, Z. Fran Shkreli. Ai nuk na ka harruar, por na kujton në emisionet që drejton e prandaj po e bekoj zanin dhe punën e tij të shkëlqyer në shërbim të shqiptarizmit dhe të bashkimit tonë.  Kështu them, se është një dobi e madhe që të informoheni me informacionet dhe lajmet e Amerikës dhe krejt botës në gjuhën shqipe. Dëgjojeni pra Zërin e Amerikës, zërin e Fran Shkrelit se është zëri juaj, zëri i së vërtetës, çdo ditë nga ora 2:30 pm dhe 4-4.30 pm, duke përfshirë të shtunën dhe të dielën mbas meshës tonë. Ne i urojmë Zërit të Amerikës plot suksese e shëndet, e të gjithë atyre që përpiqen dhe bëjnë një punë aq të bukur në gjuhën shqipe”, ka përfunduar Dom Preka thirrjen drejtuar besimtarëve në mbështetje të Zërit të Amerikës. Për mua nuk mund të ketë kujtim më të mirë e më të bukur se ky, nga një intelektual, klerik dhe atdhetar, siç ishte Dom Prekë Ndrevashaj.

Dom Prekë Ndrevashaj mik i ngusht i kolosëve të Kombit, Ernest Koliqi e Martin Camaj

Trashëgimia e Dom Prekës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi Zotit dhe mërgimtarëve shqiptarë, vazhdon të jetë e gjallë edhe sot – 20-vjet pas kalimit të tij në amshim, në komunitetin shqiptaro-amerikan, duke na këshilluar që të vazhdojmë me moton: “Jeto në Zotin, e jeto në Kombin!”  Bazuar në këtë moto që e nxiste dhe e udhëhiqte Dom Prekën në jetën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare në shërbim të Zotit, Atdheut dhe komunitetit shqiqtaro-amerikan, (duke marrë parasysh edhe karrieren time prej dekadash si gazetar) unë e kujtoj atë si një admirues dhe luftëtar i fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit. “Lufta me penë, sjellë fitore”, ka shkruar ai me një rast. Se shtypi i lirë, në botën e lirë, heret ose vonë, do të ua hapi sytë, se drita e lirisë së fjalës, e “mbrujtur me patriotizmin ka për ta udhëhequr popullin shqiptar për t’u shkëputur nga vargojtë e komunizmit. Lirinë e njerëzve dhe të fesë nuk ka zinxhirë që ta mbajë të mbyllur. Ajo po agon. Të punojmë për to, të bashkuar si një trup i vetëm me zemër e shpirt për Shqipërinë. Krishti na porosit të mos kemi frikë për të Vërtetën!”, është shprehur Dom Preka duke folur me një rast për lirinë e shtypit shqiptar në mërgim. Prandaj, sot unë e kam për nder dhe privilegj që, ndër të tjera, të:

Kujtoj Dom Prekën si organizator, i buzëqeshur, që me një fjalë e largon frymën e urrejtjës dhe të ndarjes. Si një njeri që falë shpejt dhe shëron shumë zemra të plagosura. Mbi të gjitha, siç është shprehur miku i tij, Mons Zef Oroshi, “Dom Preka manifeston tiparet e kullës së Dukagjinit dhe pastërtinë e ligjeve të maleve tona”.

Dom Prek Ndrevashaj me mikun, bashkpuntorin e ngusht dhe bashkvendasin e tij dukagjinas, Prof. Dr. Martin Camaj

E kujtoj Dom Prekën si klerik i nderuar, atdhetar e humanist – por edhe trim – në ndonjë rast kur përballej me ndonjë të papritur – ai paraqiti gjithmonë meshtarin shembullor, përfaqësoi shqiptarin e kulluet, por edhe përvehtësoi luftëtarin guximtâr. Ai i fali komunitetit shqiptaro-amerikan, mërgimtarëve anë e mbanë botës, por dhe Atdheut të vet, puntorin e palodhshëm, por nuk i mohoi as letërsisë dhe gjuhës shqipe, shkrimtarin e poetin.

E kujtoj Dom Prekën edhe si diplomat që luante gjithashtu rolin e diplomatit. Si përfaqësues i mërgimtarëve i duhej të mirrej me diplomacinë e vjetër të Vatikanit dhe me diplomatë burokratë ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë e Romë, për të siguruar sa më shumë mbështetje për refugjatët shqiptarë të mbetur rrugëve të Evropës, pa ndihmën e askujt.

Nga e djathta, Imam Vehbi ismajli, Dom Jak Gardini, Dom Prekë Ndrevashaj dhe Padër Andre Nargaj – shembuj të tolerancës dhe bashkpunimit

E kujtoj Dom Prekën, si një përfaqësues të denjë të një brezi klerikësh shqiptarë të cilët i luteshin Zotit në faltoret e tyre, por siç është shprehur edhe Imam Vehbi Ismaili, ata ishin gjithmonë të “barazpeshuar” në dashurinë e tyre për fenë dhe për Atdheun e tyre, por edhe në respektin për njëri tjetrin dhe për besimin e njëri tjetrit. Dom Prekën e kujtoj si shembull i tolerancës fetare e krahinore ndër shqiptarët!

Sot, e kujtoj Dom Prekë Ndrevashajn si një mbrojtës së Vërtetës –sepse besonte në të VËRTETËN si një mjet bashkimi, ndërkohë që luftonte gënjeshtrën si një mjet që shkaktonte ndarje dhe përçarje në botën shqiptare, përfshir edhe diasporën, të cilën e deshti dhe për të cilën punoi aq shumë. Ishte shembull i bashkimit dhe i bashkpunimit me komunitet e tjera fetare dhe organizatat e tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan.

E kujtoj Dom Prek Ndrevashaj, edhe si poet e përkthyes shumë i talentuar, që bashkëpunoi me revistën ‘Shêjzat’ të botuesit dhe shkrimtarit Prof. Ernest Koliqi, dhe të poetit e shkrimtarit Martin Camaj – revistë ku ka botuar disa poezi që shquhen për fjalorin e tyre të pasur, karakteristik për të folmen e Dukagjinit. Sipas disa burimeve, Dom Preka ka lenë pas një numër dorëshkrimesh, novela dhe përkthimesh fetare. Njëri prej bashkpuntorëve dhe bashkohas i Dom Prekës, studiuesi dhe gjuhëtari Karl Gurakuqi ka shkruar se Dom Prekë Ndrevashaj, si bir malesh që ishte, në shkrimet e tija, përdorte fjalë të rralla, që janë thjesht shqipe – gjuhën e pastër të maleve tona.  Atje ku “zakonet janë ruejt të paprekuna e gjuha ashtë mbajtun e dlirë’, ka shkruar Gurakuqi, duke porosit lexuesit që t’a rilexojnë Dom Prekë Ndrevashajn, sepse do të, “vërejnë se sa bukur tingëllon shqipja kur e përdor nji pendë e mësueme”.

Kujtoj Dom Prekë Ndrevashaj, i cili me ndihmën e  Vatikanit, jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi Kishës Katolike, Atdheut dhe bashkombasve të tij të përhapur rrugëve të Evropës, si grigja pa bari…

Dom Prekë Ndrevashaj, i cili jetoi dhe veproi gjithë jetën e tij në mbrojtje të Lirisë dhe Demokracisë së VËRTETË, për veten, për bashkatdhetarët e tij nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje a krahine, të arratisur nga komunizmi sllavo-aziatik nga trojet shqiptare — shumë prej të cilëve ua bëri të mundur strehimin në Amerikën e SIMBOLIT të LIRISË — të Washingtonit dhe Xhefersonit, përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave modest, në kujtim të mikut dhe bashkpuntorit tim.

Sot, kujtoj edhe Dom Prekë Ndrevashaj, i cili megjithse pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në mërgim larg Atdheut, i arratisur nga komunizmi enverist, për të shpëtuar jetën nga diktatura komuniste, e pa besë dhe e pa fe – Dom Prekë Ndrevashaj as një sekond të jetës së tij, nuk e harroi kurrrë Dukagjinin e tij të dashur, vendlindjen e tij dhe Atdheun –Shqipërinë — që i mungonte aq shumë.

Unë, kujtoj sot, gjithashtu Dom Prekë Ndrevashaj, i dekoruar për veprimtarinë e tij fetare e kombëtare, me Titullin e lartë të shtetit shqiptar: “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT” — për veprimtarinë e tij jetësore në mbrojtje të vlerave kombëtare, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të jashtzakonshëm në luftën për liri dhe demokraci. Me mirënjohje ndaj njërit prej prijësve më të ndritur të shqiptarëve të Amerikës, i cili gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të idealeve më të mëdha njerëzore duke u shndërruar në shembullin e atdhetarit, mësuesit, misionarit humanist, antikomunistit, publicistit si dhe poetit e shqiptarit të madh”, citohet dekorata e Presidentit të republikës së Shqipërisë akorduar Dom Prekë Ndrevashjt (pas vdekjes), Tiranë, 12-07- 2022.

Kangë kushtuar Dom Prekë Ndrevashaj —Gjovalin Shani – Bir i Brashtes e Dukagjinit Dom Ndrevashaj

Më 3 tetor 2004 Dom Prekë Ndrevashaj u varros në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, duke realizuar një ëndërr tjetër të dashur të tijën: pushimin në paqe në tokën amtare.

Gëzuar festën e pavarësisë !

0

Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse e mësimit plotësues, Zvicër

Më 30 nëntor, shoqata e mërgimtarëve shqiptarë “Shkolla Shqipe ABC” në Republikën e Hessenit të Gjermanisë festoi me madhështi 28 Nëntorin – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Mbrëmja festive u mbajt në qytetin Fulda, ku salla u mbush me fëmijë, prindër, mësues, anëtarë të shoqatës dhe shumë pjesëmarrës të tjerë që i dhanë aktivitetit një atmosferë të gjallë dhe emocionuese.

Një festë e mbushur me krenari dhe atdhedashuri

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe festive, me ngjyra kuq e zi që valëviteshin kudo. Si çdo festë e bukur shqiptare, edhe kjo ishte plot emocione të sinqerta, dashuri për atdheun dhe krenari për rrënjët tona kombëtare. Ishte një ditë e veçantë që bashkoi komunitetin shqiptar për të kujtuar dhe festuar një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Hapja e festës dhe vlerësimi për punën edukative

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës, z. Ukë Blakaj, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e madhe që ka ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë. Ai falënderoi prindërit që e mbështesin këtë përpjekje, duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe për të mësuar gjuhën amtare dhe historinë e kombit tonë. “Kjo është një thesar që duhet ruajtur me përkushtim dhe dashuri” theksoi ai.

Fjalë vlerësuese nga mësueset dhe prindërit

Në bisedë me mësuesen Alma Hani, më tha: “ …ishte një ditë e veçantë dhe akoma më e gëzuar. Fëmijët tanë duhet ta njohin historinë e Shqipërisë. Mësimi i historisë sonë do t’i ndihmojë të rinjtë tanë të respektojnë veten dhe të jenë krenarë për identitetin e tyre. Traditat, kultura dhe gjuha janë ura që i lidhin ata me rrënjët dhe me atdheun. Prindërit që i sjellin fëmijët në shkollën shqipe bëjnë një investim të çmuar për të ardhmen e tyre.”

Muzikë shqiptare, recitime dhe vjersha për Atdheun

Fëmijët e shkollës, të përgatitur nga mësueset e tyre të përkushtuara, kënduan himnin e flamurit me zëra të pastër dhe plot gëzim. Ata recituan poezi për Shqipërinë, flamurin dhe 28 Nëntorin, duke treguar përkushtimin e tyre për të mësuar dhe ruajtur trashëgiminë kombëtare. Interpretimet artistike të nxënësve emocionuan të pranishmit dhe i dhanë festës një kuptim më të përzemërt.

Mbështetja e shoqatave dhe Kujtimi i mësueses së paharrueshme

Në këtë festë të paharruar morën pjesë dhe anëtarë të shoqatave të tjera shqiptare. Ndër fjalimet përshëndetëse, një moment prekës ishte kujtimi për mësuesen e paharruar Shpresa Tafolli, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë. “Ajo ishte një mësuese atdhedashëse që ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj shqiptarë” kujtoi z. Blakaj me emocion.

Një sytë dhe zemrat e fëmijëve shqiptarë

Mbrëmja festive vazhdoi me muzikë të bukur artistike që ngriti peshë zemrat e të gjithëve. Të pranishmit vallëzuan dhe kënduan së bashku, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të paharruar.

Pjesa më emocionuese dhe më e bukur ishte kur fëmijët plot entuziazëm, recituan, kënduan e na treguan sa mirë është kur bashkohesh nën tingujt e gjuhës amtare.

Emocione gëzimi dhe krenarie që për here të parë dhe për një kohë shumë te shkurtër paraqitën në këtë ditë feste, nxënësit e shkollës shqipe Hanau. Përkushtimi i mësueseve Mida Shosha-Kllokoqi, Feride Aliu-Gashi, Alma Hani si dhe mbështetja e palodhur e prindërve dhe anëtarëve të shoqatës, i dhanë kësaj feste një domethënie të veçantë dhe shpresë për një të ardhme të ndritur për gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë. 

Shprehje mirënjohje për punën e dobishme shoqërore

Zonja Keneda Avdiji dha  kontributin e saj të çmuar në organizimin e këtij evenimenti andaj shprehim mirënjohje dhe falënderim të përzemërt.

Gëzuar Festën e Pavarësisë!

Le të mbajmë gjallë dashurinë për atdheun dhe të punojmë së bashku që gjuha dhe kultura jonë të trashëgohen tek brezat që do të vijnë. Festa përfundoi me premtimin se vitin tjetër do të mblidhemi sërish, më të bashkuar dhe më krenarë se kurrë.

Rrefimet e Blerim Metajt nga lufta

Rrëfime nga Lufta – Pjesa e Pestë (5)
Mëngjesi i 15 prillit erdhi i ftohtë dhe i rëndë, një ditë që s’ngjante me asnjë tjetër. Ishte ditëlindja e babait, ai mbushte 38 vjet. Në rrethana të tjera, do të kishte qenë një festë e vogël me ëmbëlsira që nëna i gatuante me aq dashuri. Por atë mëngjes nuk kishte zhurmë enësh nga kuzhina, vetëm heshtje që ngjethte mishin. Ajo ditë e shenjtë për familjen tonë ishte shndërruar në një ditë arratie, të ngjashme me një makth pa fund.
Fshati dhe rajoni ishin mbuluar nga një re e zezë frike. Po bëheshim gati të linin pas gjithçka që na përkiste: shtëpinë, pragun, fëmijërinë. Rruga për në Malin e Zi ishte një udhëkryq i panjohur, me pasiguri që e ndjehej në çdo hap. Ende na fishkëllenin në vesh të shtënat dhe granatat e natës së kaluar. Plumbat që përplaseshin pas gurëve, dëshirat e paplotësuara që na mbeteshin peng në prag, dhe pamundësia për të kuptuar pse duhej të largohemi nga atdheu ynë.
Pak para se agimi të thyente errësirën, unë dola jashtë, teksa të rriturit mbushnin trastat me ato pak gjëra që mund të merrnim me vete. Drita e ditës po hapte horizonte të reja, por pamja që shtrihej para syve të mi më ngrinte në vend. Një lumë njerëzish ngjitej tatëpjetë malit, me hapa të shpejtuar. Zhurma e të shtënave vinte nga larg, por asnjëherë aq larg sa për të mos na kujtuar se rreziku ishte ende aty.
Në ato momente ndjeva se, edhe pse vetëm 9 vjeç, po shihja botën me sytë e një të rrituri. Kam parë lot në sytë e nënës dhe ashpërsinë e detyruar në fytyrën e babait. “Një rrugë pa krye,” pëshpëritnin të moshuarit. Për mua, këto fjalë ishin si tërmete që trazonin botën time të brishtë.
Kur turma e parë e refugjatëve arriti në lartësitë ku po qëndronim, fytyrat e tyre më trembën. Djersitur nga mundi dhe të përlotur nga dhimbja, ata sillnin me vete historitë e tyre të frikës. Gratë mbanin foshnja në krahë, burrat mbanin çanta dhe barrë mendimesh të rënda. Më dukej se ishin të gjithë të veshur në të zeza, si një karvan i pafund zije.
Në atë kaos njerëzor, sytë më zunë dajallarët e mi – Qazimin, Musën, Florimin, dhe Lulëzimin – të veshur me uniformat e UÇK-së. Zemra m’u mbush me një gëzim që vetëm një fëmijë mund ta ndjejë. Klitha nga gëzimi dhe vrapova drejt tyre, duke iu hedhur në krahë me një ndjenjë sigurie të re. Ishin ata, burrat e armatosur, mburoja jonë, shpresa jonë.
“Tre ditë pa ngrënë!” tha daja Musa, ndërsa nëna ua ndau nga një kafshatë buke dhe një mollë të vogël që na e kishte dhënë një fqinj. Për ta, ato copa të vogla ishin si një dhuratë nga qielli. “Kjo bukë po më duket si me mjaltë,” tha Musa me një buzëqeshje të lodhur.
Kur rruga vazhdoi, ushtarët dolën në ballë dhe në fund të kolonës, duke na mbrojtur. Karvani ecte ngadalë nëpër dëborë, e cila në disa vende na mbërrinte deri te gjoksi. Bora e rëndë dukej si një barrikadë që na ndante nga liria, por ushtarët çanin përpara, duke hapur shteg për ne të gjithë. Ne pinim ujë me racion dhe ndonjëherë hidheshim në dëborë për të shuar etjen, edhe pse ajo vetëm na thante më shumë.
Pamjet që ndeshnim gjatë rrugës – dhitë e ngordhura, uniformat e hedhura, lotët e fshehur të të moshuarve – ishin të gjitha kujtime që mbetën të skalitura në mendjen time.
Kur mbërritëm në Rozhajë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, na pritën njerëz që flisnin një gjuhë të huaj, “shkenisht,” siç i thoshin prindërit. Edhe pse ishin shqiptarë të asimiluar, ata na strehuan. Aty, në atë shtëpi të ngrohtë, më dukej sikur po rilindja, edhe pse mbrëmjen e kalova duke luftuar me frikën e një fëmije që nuk dinte nëse e nesërmja do të vinte me dritë apo me terr.
Mbrëmja përfundoi me një pjatë groshë dhe një kafshore buke që më dukeshin si ushqimi më i shijshëm në botë. E shtrirë ngushtë me familjen time, e me trupin e lodhur nga rruga, rashë në gjumë sapo mbështeta kokën.
Por ëndrrat e mia ishin të mbushura me borë, me pushkë dhe me flamuj që valëviteshin diku larg, përtej kufirit të ndarjes dhe dhembjes. Përtej gjithçkaje, shpresa për liri ndriçonte si një qiri i vogël në errësirën e asaj nate të gjatë.
Ne ishim larguar nga shtëpia, por shpirti i saj ishte ende brenda nesh – dhe çdo hap drejt së nesërmes ishte një hap drejt rikthimit.
(Vazhdon…)

Reuters: Izraeli bombardon disa objektiva në Damask

0

Tanket izraelite të parkuara përgjatë kufirit midis lartësive të aneksuara të Golanit dhe Sirisë, më 8 dhjetor. Foto: ATEF SAFADI / EPA

Foto nga Philippe Bédos Ulvin
Foto nga Marius Medby
Foto nga Emma Fondenes Øvrebø
Philippe Bédos Ulvin
Marius Medby
Emma Fondenes Øvrebø

Izraeli ka ndërmarrë veprime pas rënies së regjimit të Asadit.

Versioni i shkurtër

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë sulmuar shënjestra në Siri dhe kanë dërguar forcat tokësore në një zonë tampon në lartësitë Golan.
Sulmi përfshinte tre sulme ajrore kundër strukturave të sigurisë dhe një qendre të dyshuar kërkimore iraniane.
Kjo është hera e parë në 50 vjet që forcat tokësore izraelite hyjnë në zonat e patrulluara nga OKB në Siri.
Ekspertja e Lindjes së Mesme Hilde Henriksen Waage nuk beson se Izraeli dëshiron të zgjerojë territoret e pushtuara.

Raportohet se ka tre sulme ajrore kundër një objekti të madh sigurie në distriktin Kafr Sousa të kryeqytetit sirian, si dhe një qendër kërkimore.

Mbi këtë të fundit, është dyshuar prej kohësh se Irani po zhvillon raketa të udhëhequra me rreze të gjatë veprimi, i thanë Reuters dy burime rajonale të sigurisë.

Tashmë të dielën pasdite, disa baza ushtarake siriane u bombarduan nga avionë izraelitë pasi aleanca rebele HTS kapi Damaskun të dielën në mëngjes.

Sulmi ndaj një baze në Suweida në jug të Sirisë dukej se kishte për qëllim parandalimin e rezervave të mëdha të raketave që të binin në duart e rebelëve.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli bombardon Sirinë. Në nëntor të këtij viti, të paktën 36 vetë u vranë në një sulm izraelit. Ata gjithashtu kanë sulmuar Sirinë në të kaluarën.

Përveç kësaj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë dërguar forcat tokësore në zonën tampon përtej lartësive të pushtuara të Golanit.

“Së bashku me ministrin e mbrojtjes, unë kam urdhëruar IDF të marrë kontrollin e zonës tampon dhe pozicionet mbizotëruese pranë saj,” thotë Netaniahu nga Lartësitë Golan në një video të botuar në mediat sociale.

Kryeministri thotë se sot është një “ditë historike” për Lindjen e Mesme.

Ndër të tjera, IDF ka rrëmbyer anën siriane të malit strategjik të malit Hermon. Ata nuk u ndeshën me rezistencë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu po vëzhgon Sirinë nga lartësitë Golan. Foto: Kryeministri në Zyrën e Izraelit / X
Është hera e parë në 50 vjet që forcat tokësore izraelite hyjnë në pjesën e Sirisë të patrulluar nga paqeruajtësit e OKB-së.

Izraeli kapi lartësitë Golan nga Siria në vitin 1967, dhe aneksoi zonën në vitin 1981. Ka rreth 25,000 kolonë izraelitë që jetojnë atje.

“Izraeli tani dëshiron stabilitet”
Ekspertja e Lindjes së Mesme Hilde Henriksen Waage nuk beson se Izraeli ka ndonjë qëllim të zgjerojë territoret e pushtuara.

Bilde av Hilde Henriksen Waage

Hilde Henriksen Waage
Profesor i historisë në Universitetin e Oslos dhe studiuese e lartë në Institutin e Kërkimit të Paqes Prio.

“Izraeli tani dëshiron stabilitet në kufijtë e tij dhe jo një Siri kaotike, të shkatërruar nga lufta civile,” thotë ajo.

Historiani beson se Izraeli ka mjaft me luftën në Gaza dhe Liban, megjithëse disa anëtarë të qeverisë duan një “Izrael të Madh” që shtrihet deri në Irakun e sotëm.

“Që Izraeli tani dëshiron të hyjë edhe në një vend tjetër në Lindjen e Mesme në të njëjtën kohë me dy luftërat që nuk kanë përfunduar më në fund, mendoj se kjo nuk ka gjasa,” thotë ajo.

Asnjë mik i Asadit
Henriksen Waage shpjegon se edhe pse Asadi ka qenë aleat i armiqve të Izraelit Hezbollah dhe Iran, nuk ka pothuajse asnjë ngazëllim në Izrael sot.

“Nuk është rasti që regjimi i Asadit të zëvendësohet me një Siri të kontrolluar nga rebelët, ku një nga grupet, HTS, dikur ishte dega lokale e Al Kaedës në Siri, është domosdoshmërisht shumë më mirë,” thotë ajo.

Izraeli duket se është habitur nga ofensiva e rebelimit.

“Që regjimi i Asadit do të shembej si një shtëpi me letra, mendoj se kjo i ka habitur të gjithë, përfshirë izraelitët.

Botuar: 08.12.24 në 16:26
Rifreskuar: 08.12.24 në 20:01

VG

SHBA pretendon të ketë sulmuar mbi 75 objektiva ISIS në Siri

0

Në krye të rebelimit është grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe udhëheqësi i tyre Abu Mohammed al-Jolani, i cili i ka rrënjët në grupin terrorist al-Kaeda të Osama bin Ladenit.

Madeleine Hatlo

Komanda Qendrore e SHBA Centcom pretendon të ketë sulmuar mbi 75 objektiva të IS në Sirinë qendrore të dielën.

“Nuk duhet të ketë dyshim – ne nuk do të lejojmë ISIS-in të ringjallet dhe të shfrytëzojë situatën aktuale në Siri”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla në një deklaratë të dielën.

Rebelët e udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) kanë përmbysur pak orë më parë regjimin e presidentit Bashar al-Assad dhe kanë marrë pushtetin në Damask. Në të njëjtën kohë, gjendja në vend është e paqartë, me disa grupe që luftojnë për kontroll.

“Të gjitha organizatat në Siri duhet ta dinë se ne do t’i mbajmë ata përgjegjës nëse bashkëpunojnë me ISIS apo mbështesin në ndonjë mënyrë,” tha Kurilla.

Sulmet u kryen të dielën dhe të dy bombarduesit B-52, avionë sulmi të tipit A-10 dhe F-15 u përdorën, thuhet në deklaratë.

– Vlerësimet e dëmeve janë duke u zhvilluar, dhe nuk ka shenja të viktimave civile, shkruan Centcom në mesazhin, i cili është postuar në X.

Ata shkruajnë se SHBA do të vazhdojë operacionet për të dobësuar ISIS në atë që ata i referohen si një periudhë dinamike në Siri.

(NTB)

Fjalimi i Albin Kurtit në Sarajevë rreth temës “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”

0

Sarajevë, 7 dhjetor 2024

Kryeministri Kurti ishte folës kyç në diskutimin me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”, organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Sarajevë, mori pjesë, si folës kyç, në diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99, me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”.

Forhåndsvisning av bilde

Në adresimin e tij fillestar, ai tha se në Sarajevë ka ardhur si mik dhe partner, jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, duke shtuar se marrëdhënia jonë është e rrënjosur në njerëzit dhe vlerat që ne ndajmë – demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe një përkushtim të palëkundur për dinjitetin e çdo individi.

Forhåndsvisning av bilde

“Kosova dhe Bosnja janë të lidhura jo vetëm përmes historisë së përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra. Në pjesën më të madhe, pikërisht për shkak të tmerreve që përjetoi bota këtu në Bosnje dhe Hercegovinë, NATO ndërhyri në Kosovë para se të ndërhynte në Bosnje, për të ndaluar gjenocidin e Serbisë. NATO-ja ndërhyri në Bosnje dhe Hercegovinë pas Srebrenicës, pra në vitin e katërt të luftës, ndërsa në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës”, tha kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Ai theksoi se demokracia dhe shteti ligjor janë thelbësore, që do të thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por as nuk duhet të jetë jashtë ligjit.

Forhåndsvisning av bilde

“Për qytetarët e thjeshtë, prania e shtetit ligjor do të thotë liri, ndërsa për kriminelët do të thotë e kundërta. Prania e politikanëve mbi ligjin dhe e kriminelëve jashtë ligjit është arsyeja pse ne kemi një ndikim të madh të krimit të organizuar në rajonin tonë të Ballkanit. Janë pikërisht këto struktura që nxisin tensionet në rajonin tonë dhe kërcënojnë me konflikte dhe luftëra të reja.”

Forhåndsvisning av bilde

Sa i përket zhvillimeve në vend dhe qeverisjes, ai tha se Kosova nuk është një vend i madh, është një shembull i mrekullueshëm që progresi demokratik dhe rritja ekonomike shkojnë së bashku.

Forhåndsvisning av bilde

“Jetojmë në kohë kur disa fuqi dhe superfuqi duan të dëshmojnë se zhvillimi dhe rritja ekonomike nuk kanë nevojë për demokraci, nuk kanë nevojë për të drejtat e njeriut, nuk kenë nevojë për shtet ligjor, por ne kemi treguar dhe dëshmuar se është e mundur të kemi rritje ekonomike nga njëra anë dhe përparim demokratik nga ana tjetër. Ne kemi treguar gjithashtu se në ndërkohë kemi menaxhuar me sukses disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë. Ne duam të ndërtojmë miqësi me Bosnjën dhe Hercegovinën mbi këtë bazë dhe të shkojmë bashkë drejt integrimit euroatlantik sa më shpejt të jetë e mundur. Bosnja dhe Hercegovina nga njëra anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër nuk janë probleme, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës kanë probleme dhe  një problem e kanë të përbashkët, e ai problem i përbashkët është fqinji juaj lindor dhe fqinji ynë verior i cili është fqinji i njëjtë. Ne nuk mund të ndryshojmë as gjeografinë e as historinë, por së bashku do ta ndryshojmë të ardhmen tonë për të mirë”, u shpreh kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Ai tha se boshnjakët janë faktor stabiliteti në të gjitha vendet e rajonit: në Serbi, ku shumica e tyre janë në Sanxhak, në Mal të Zi, ku janë grupi i tretë më i madh, si dhe në Kosovë, ku janë pakica më e madhe pas serbëve.

Forhåndsvisning av bilde

“Edhe boshnjakët kudo në Ballkan, si dhe në diasporë, bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me shqiptarët, duke kultivuar mikpritje të pakushtëzuar, bashkëjetesë shoqërore dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Pra, le të punojmë së bashku sepse mund të bëjmë më mirë dhe më shumë”, tha ai, teksa i falënderoi të pranishmit për mikpritjen dhe për diskutimin, dhe i ftoi që të vijnë e ta vizitojnë Kosovë vitin e ardhshëm duke përfituar nga mundësia e udhëtimit me letërnjoftim nga 1 janari 2025.

Forhåndsvisning av bildeFjala e plotë e kryeministrit Kurti e përkthyer në shqip:

Përkthim jozyrtar

Ju falënderoj, kolegë të respektuar dhe miq të dashur, për këtë pritje kaq të sinqertë dhe të ngrohtë. Është me të vërtetë një nder dhe kënaqësi të jesh në Sarajevë. Ky është një qytet që mbart peshën e historisë dhe premtimin e së ardhmes në çdo gur dhe rrugë.

Për mua personalisht, Sarajeva është më shumë se vetë qyteti – është simbol i qëndrueshmërisë, diversitetit, një qytet intelektualësh dhe artistësh, kulturës dhe trashëgimisë. Në Sarajevë, çdo cep pëshpërit një histori krijimtarie, lufte dhe triumfi.

Siç e dini, më 3 dhe 4 dhjetor, ne, liderët e Ballkanit Perëndimor, duhej të takoheshim në Neum për planin e rritjes së Bashkimit Evropian. Pas Shkupit në janar, Tiranës në shkurt dhe Kotorrit në maj, Neumi duhej të ishte takimi i katërt i planit të rritjes këtë vit. Megjithatë, samiti në Neum u anulua. Por unë nuk mund ta anuloja vizitën time në Sarajevë.

Forhåndsvisning av bilde

Përpara se të vazhdoj, më lejoni një përkujtim miqësor. Nëse gaboj kur shprehem, kërkoj falje paraprakisht për gabimet në gjuhën boshnjake. Në shkollën fillore kam mësuar serbokroatisht nga një profesor malazez.

Forhåndsvisning av bilde

Do të doja ta filloja këtë fjalim me një citim të politikanit, të burgosurit politik, filozofit dhe shkrimtarit të madh boshnjak, i cili ishte edhe presidenti i parë i Republikës së pavarur të Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç:

Forhåndsvisning av bilde

Më 9 korrik 1992, në takimin e OSBE-së në Helsinki, vetëm tre muaj pas fillimit të luftës, Presidenti Izetbegoviç tha: “Bosnja nuk u krijua nga shpërbërja e Jugosllavisë. Ajo ishte një mbretëri e pavarur evropiane gjashtë shekuj më parë. E vendosur në kufirin midis dy kishave dhe orientimeve të tyre të ndryshme shpirtërore, ajo ishte tashmë e njohur në vendet fqinje, përfshirë Selinë e Shenjtë. Pastaj erdhën shekuj histori të stuhishme, rezultati i së cilës është Bosnja dhe Hercegovina si një shtet multietnik, multifetar dhe multikulturor”.

Forhåndsvisning av bilde

Me fjalë të tjera, Bosnja ka ekzistuar para, gjatë dhe pas Jugosllavisë dhe do të vazhdojë të ekzistojë si një shtet demokratik shumëkombësh, multifetar dhe multikulturor që i nënshtrohet ligjit ndërkombëtar.

Po vij sot në Sarajevë si mik dhe partner, jo vetëm si përfaqësues i vendit tim. Marrëdhënia jonë është e rrënjosur në njerëzit dhe vlerat që ne ndajmë – demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe një përkushtim të palëkundur për dinjitetin e çdo individi. 

Sarajeva është më pak se gjashtë orë larg Prishtinës, por për të arritur këtu, delegacioni im dhe unë duhej të kalonim barrierën e kufizimeve të vizave. Ju përcjell përshëndetjet e qytetarëve të Kosovës që shohin në Bosnje një mik të cilit i është mohuar miqësia për një kohë të gjatë. Por ne ndajmë historinë dhe kemi një të ardhme të përbashkët evropiane. Prandaj ne kemi vendosur të zbatojmë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime që e arritëm së bashku në procesin e Berlinit. 

Kosova dhe Bosnja janë të lidhura jo vetëm përmes historisë së përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra. Në pjesën më të madhe, pikërisht për shkak të tmerreve që përjetoi bota këtu në Bosnje dhe Hercegovinë, NATO ndërhyri në Kosovë para se të ndërhynte në Bosnje, për të ndaluar gjenocidin e Serbisë. 

NATO-ja ndërhyri në Bosnje dhe Hercegovinë pas Srebrenicës, pra në vitin e katërt të luftës, ndërsa në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës. E di që gjenocidi në Bosnje dhe Hercegovinë mohohet. Dje kanë kaluar pesë vjet nga deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilën dua ta citoj: “Unë dhe të gjithë anëtarët e Listës Serbe përsërisim se Reçaku është i fabrikuar”. Pra, presidenti i Serbisë e quajti të frikshëm faktin që një politikan serb në Kosovë është dënuar me dy vjet burg, sepse ka thënë se masakra në Reçak është e sajuar. Tha se ai vetë e përsërit se ishte një krim i sajuar dhe pyeti a do të na gjykojnë të gjithë për këtë. “Është e frikshme”, u tha ai gazetarëve në Shabac pesë vjet më parë dhe vazhdoi: “Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, edhe unë po e përsëris tani, në Reçak krimi është i fabrikuar, ku gjithçka është falsifikuar nga ai mashtruesi mbarëbotëror, hajduti dhe  askushi, Walker”, tha Vuçiq. 

Por të dashur miq, besoj se të gjithë jemi dakord që në vend se të zemërohet, regjimit në Beograd duhet të turpërohet.

Dhe nuk mund të mos i kujtoj me këtë rast fjalët e Richard Holbrooke në parathënien e librit të Derek Schole, i cili thotë si në vijim, citoj: “Në distancë kohore, ka shumë gjëra që mund t’i kishim bërë më mirë para, gjatë dhe pas Dejtonit. Akoma më vjen keq, për shembull, që pranova t’i lija serbët e Bosnjës të mbajnë emrin Republika Srpska për entitetin e tyre. Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, kishte të drejtë kur më tha se ishte “emër nacist”. Ne duhej të ishim përpjekur më shumë për ta ndryshuar atë, për arsye praktike dhe simbolike.”

Pra, Serbia mohon gjenocidin në Kosovë, mohon gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, mohon masakrën në Srebrenicë, edhe masakrën në Reçak, mohojnë të kaluarën e tyre kriminale dhe me këtë vërtetojnë dhe tregojnë se në fakt ata do ta përsërisnin atë që kanë bërë nëse do të kishin përsëri mundësi, prandaj është shumë e rëndësishme që ne t’i forcojmë vendet tona dhe në këtë mënyrë tu ndihmojmë atyre që të mos përsërisin krimin e vet. 

Ajo që nevojitet tani është udhëheqja që pasqyron diversitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe historinë dhe kulturën e saj unike. Ata liderë tashmë ekzistojnë këtu, liderë që i kapërcejnë ndarjet dhe bashkojnë njerëzit mbi bazën e nevojave dhe të drejtave të përbashkëta: punë dhe pagë të denjë, ndjenjën e drejtësisë dhe barazisë, shkolla dhe rrugë të mira, ajër të pastër, kujdes shëndetësor dhe social. 

E ardhmja e Bosnjës nuk varet nga vendimet që maten me një ekuilibër të saktë midis tre entiteteve, por nga ajo që është e mirë për të gjithë boshnjakët si qytetarë. Varet nga liderët që ndërtojnë, jo shkatërrojnë. 

Sot, rruga evropiane është më e rëndësishme se kurrë. Prandaj duhet t’i përkushtohemi rritjes ekonomike, përparimit demokratik dhe zhvillimit shoqëror. 

Ata që duan të shkojnë në rrugë evropiane le të bashkohen me ne, ata që nuk duan le të largohen sepse Europa është kontinenti ynë, ne duam që nga ajo të përfitojmë por edhe të japim kontributin tonë. 

Demokracia dhe shteti ligjor janë thelbësore, që do të thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por as nuk duhet të jetë jashtë ligjit. Shumë shpesh, ata që konsiderohen mbi ligjin janë të lidhur me ata që veprojnë jashtë ligjit. 

Për qytetarët e thjeshtë, prania e shtetit ligjor do të thotë liri, ndërsa për kriminelët do të thotë e kundërta. Prania e politikanëve mbi ligjin dhe e kriminelëve jashtë ligjit është arsyeja pse ne kemi një ndikim të madh të krimit të organizuar në rajonin tonë të Ballkanit. Janë pikërisht këto struktura që nxisin tensionet në rajonin tonë dhe kërcënojnë me konflikte dhe luftëra të reja. 

Prandaj për ne shteti i së drejtës është baza e çdo hapi. Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, si pjesë të patjetërsueshme të demokracisë, janë parimet mbi të cilat ne e bazojmë qeverisjen tonë në Republikën e Kosovës dhe e çojmë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë, ndërtimi demokratik i shtetësisë së Kosovës bëhet në bazë të librave dhe mësimeve të Perëndimit demokratik, dhe jo sipas trajtimit të tyre. 

Edhe pse kemi pasur kërcënimet dhe sulmet më të mëdha nga Serbia, në këto katër vite kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike dhe përparimin demokratik që nga shpallja e pavarësisë. Ne treguam rezultate të mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe u ngjitëm për 20 vende në listën e Transparency International të perceptimeve të korrupsionit. Ndërkaq rritja mesatare ekonomike në tre vitet e qeverisjes tonë është 6.36% e prodhimit të brendshëm bruto; Rritja e dyfishtë e eksporteve dhe përmirësimi i raportit eksport-import nga 1:9 në 1:6; papunësia ka ra nga 26% në gati 11%. Ne kemi borxhin publik më të ulët në Evropë, vetëm 17%. Rritëm buxhetin e shtetit me 50% nga viti 2021 e deri më tani pa ndryshuar politikën fiskale. E dini, kur njerëzit besojnë se nuk ka korrupsion në qeveri dhe kur kanë shpresë e janë optimistë, atëherë janë gati të shpenzojnë më shumë dhe të kursejnë më pak. Dhe kjo është mirë, është më mirë për jetën e tyre dhe për ekonominë e shtetit. Këtë fitim, këtë rritje ne e shpërndamë te njerëzit, kështu që trefishuam pagën minimale, u kujdesëm për nënat dhe fëmijët me ndihmë financiare në bazë mujore dhe dyfishuam punësimin e të rinjve. 

Në katër vitet e qeverisjes sonë, rritja mesatare ekonomike në fund do të jetë mbi 6%, pa rënë nën 4% në asnjë vit. Qarkullimi i ndërrmarjeve u rrit nga 12 miliardë euro që ishte para qeverisë sonë, në 22 miliardë euro këtë vit. 

Ne siguruam arsim dhe studime falas dhe investuam në rini, sport dhe kulturë. Në vitin 2030 Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare. Vazhdojmë të ndërtojmë shumë stadiume të reja në gjithë territorin e Kosovës. Kemi ndarë 250 milionë euro vetëm për organizimin e këtyre Lojërave Mesdhetare. 

Ne kemi dhënë më shumë se 300 milionë euro mbështetje financiare për gati 120 mijë fermerë. Rreth 10 milionë euro për gratë në bujqësi. I kemi thjeshtuar procedurat për aplikimin për subvencione. Kemi dhënë subvencione si për naftë ashtu edhe për pleh artificial dhe për rendiment, produktivitet në korrje, përveç se për sipërfaqen e arave të fermerëve në Kosovë. 

E kemi miratuar ligjin për pagat në sektorin publik dhe me këtë kemi reduktuar dallimin e pagave, e cila ka rënë nga 1:20 në 1:4.78 dhe nga korriku i vitit të ardhshëm do të jetë 1:4. Sa më pak pabarazi, aq më e madhe është lidhja në shoqëri dhe aq më e madhe është kërkesa agregate në ekonomi. 

Pra, nëse pabarazia bie në një shoqëri, kohezioni i asaj shoqërie rritet, por është edhe mirë për ekonominë sepse rritet edhe kërkesa agregate. 

Bruto Produkti Vendor i Kosovës këtë vit është shtatë herë më i lartë në krahasim me vitin 2000, që ishte viti i parë i çlirimit,  tre herë më i lartë në krahasim me vitin 2008 kur e shpallëm pavarësinë dhe 50% më i lartë se pesë vjet më parë, pra 2019, që është viti i parë pandemik. Pra, çlirimi dhe pavarësia edhe ekonomikisht u shpaguan. 

Të hyrat tatimore në Kosovë këtë vit janë më të larta për 60% krahasuar me vitin 2019, 75% krahasuar me vitin 2020, pandemia, kur nuk kishim vaksina, dhe 40% krahasuar me vitin 2021, viti i parë i mandatit tonë. 

Kemi kryer restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë 100 ndërhyrje në objekte, duke bërë kështu dy herë më shumë për trashëgiminë kulturore në krahasim me 20 vitet e mëparshme. 

Organizuam ankand të suksesshëm të energjisë diellore dhe tani kemi përgatitur organizimin për një ankand të energjisë së erës. Ne kemi investuar në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit. Deri në fund të kësaj dekade, Kosova ka nevojë për shtatë miliardë euro investime në rreth 50 projekte që kanë të bëjnë me energjinë, mbrojtjen e mjedisit dhe transportin dhe ky do të jetë një investim nga buxheti ynë edhe nga sektori privat. 

Rinovuam klinikat shtetërore dhe dyfishuam buxhetin për shëndetësi dhe mbrojtje. Po investojmë në mbrojtje – por, nëse më pyesni mua, mendoj se duhet të investojmë shumë më tepër para në njerëz dhe më pak në ushtri. Por atëherë lind pyetja, pse investojmë në ushtri? Sepse ne ende kemi liderë në Ballkan që përpiqen për ndarje dhe ekspansion territorial. Ata investojnë në ushtri për këto arsye dhe ne jemi të detyruar të shpenzojmë në mbrojtje. Problemi është pra, mentaliteti hegjemonist ekspansionist i fqinjit tonë verior. 

Por prapë jam optimist në kuptimin që sot nuk ka më nacionalizëm të masës, si lëndë djegëse për makinerinë e luftës së diktatorit. Sikur dikush të sillte një kamion me kallashnikov 30 vjet më parë, në shumë fshatra do ta kishin zbrazur për gjysmë ore. Por sot ju denoncojnë në polici. Pra, nëse të kapin me kallashnikov, të denoncojnë në polici dhe mendoj se ky është një progres shumë i mirë që kemi arritur. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse agresioni rus kundër Ukrainës përfaqëson një shkelje brutale të sovranitetit të një shteti të pavarur, një akt që na kujton momentet më të errëta të historisë evropiane. Kjo përpjekje e pamëshirshme për të shkatërruar identitetin dhe integritetin territorial ukrainas është reflektuar edhe në politikat separatiste në Ballkan. Ashtu si pushtimi rus është një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në Evropë, edhe aspiratat secesioniste brenda tij përbëjnë një sfidë serioze për mbijetesën e një shoqërie demokratike. Është koha që të gjithë, në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë e më gjerë, të dënojnë politika të tilla që nxisin ndarje, dhunë dhe urrejtje, sepse heshtja përballë agresionit dhe separatizmit çon vetëm në konflikte dhe tragjedi të reja. 

Sot siguria e vendit tim, Republikës së Kosovës, bëhet në sigurinë e kufijve tanë. Projekti i Serbisë së Madhe, që sot quhet Bota Serbe, nuk ka kufij sepse nuk i do dhe nuk mund t’i ketë. Prandaj, më së shumti duhet të ruajmë kufirin më të gjatë që kemi, pikërisht atë me Serbinë. 

Serbia deklaron se Bosnja dhe Hercegovina mund të jetë një shtet i përkohshëm, ndoshta do të shpërbëhet, por më besoni, unë që i njoh shumë mirë, ata e thonë këtë nga frika se do të shpërbëhen vetë. Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Serbia ka frikë se i ka ardhur radha asaj të shpërbëhet. E tash, sa here ta përmendin Republika Sërpskën në Beograd, të jeni të sigurt se ata e përmendin Republikën Srpska shumë më shpesh sesa mendojmë ne, për të mos përmendur Vojvodinën. Jemi dëshmitarë edhe të asaj se ndonjëherë bëhen paralele mes dy vendeve tona, por kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli Opinionin Këshillimor për Kosovën në korrik 2010, në të cilin deklaroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, dikush nga Republika Srpska menjëherë u lajmërua dhe tha se ndoshta tani duhet ta përdorin atë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por gjërat janë diametralisht të ndryshme në kuptimin që, siç shkroi Noel Malcolm në paragrafin 112 të atij Opinioni, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmblodhi argumentin e paraqitur nga shumë shtete dhe me të cilin Gjykata ra dakord që kur Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244 mbi qeverisjen e Kosovës, nëse Këshilli i Sigurimit do të donte të pengonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës, do ta kishte bërë këtë në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke në vetë tekstin e Rezolutës, siç bëri në Rezolutën 787 nga viti 1992 në lidhje me Republikën Srpska. Kapitulli relevant i Rezolutës 787 paragrafi 3 thekson se Këshilli i Sigurimit rikonfirmon fuqimisht thirrjen e tij drejtuar të gjitha palëve dhe të tjerëve të interesuar që të respektojnë rreptësisht integritetin territorial të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës dhe të konfirmojnë se çdo entitet i deklaruar në mënyrë të njëanshme, ose zgjidhje të imponuara në kundërshtim me këtë paragraf, nuk do të pranohet. Parimi i kësaj Rezolute u respektua në Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha Republikës Srpska vetëm statusin e një entiteti brenda shtetit sovran të Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Ndërkaq të dashur miq, kur them se duhet të jemi të kujdesshëm, nuk e kam fjalën vetëm për agresionin rus në Ukrainë dhe mundësinë e përhapjes së këtij konflikti në rajonin tonë, por edhe për faktin se Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste brenda në viti e dy muajsh. E para më 24 shtator të vitit të kaluar, kur u vra polici, rreshter Afrim Bunjaku, dhe e dyta më 29 nëntor të këtij viti, që do të thotë javën e kaluar me sulmin në kanalin Ibër-Lepenci, i cili është me rëndësi kritike dhe jetike për furnizimi me ujë dhe energji elektrike. Prandaj, sulmi në këtë kanal është sulm ndaj popullatës civile, krim i ndaluar me Konventën e Gjenevës. 

Tani, ne në Kosovë, mendoj edhe gjetkë në Ballkan, nuk e kemi më atë nacionalizmin e masave, që, siç thashë, kthehet në lëndë djegëse për makinerinë luftarake të diktatorëve të ndryshëm. Por me këtë sulm terrorist në infrastrukturën kritike në Kosovë, ku popullata civile sulmohet, është një përpjekje për të rikthyer nacionalizmin te qytetarët e thjeshtë. Sepse deri më tani ata kanë hedhur granata dore në stacionet e policisë, në ndërtesat e komunave të ndryshme, por tani, ky është sulmi i parë ku kanë shënjestruar popullatën civile. 

Para kësaj, më 24 shtator 2023, ata u përpoqën ta zëvendësojnë njohjen de facto reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila buron nga Marrëveshja Bazike e Brukselit të vitit të kaluar, me një ndarje de facto në terren. 

Tani do të doja t’ju tregoja pak se çfarë ndodhi atë javë më 24 shtator të vitit të kaluar. Në orët e para të mëngjesit më mori në telefon ministri i Brendshëm dhe më tha se kishin vrarë një nga oficerët tanë të policisë. Ai thotë se ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit. Dhe e pyes nëse kjo ka ngjarë afër manastirit ortodoks në Banjskë. Ai thotë po. Dhe duket se ata terroristë kanë hyrë edhe në manastir. Mendimi i parë që kisha në atë moment ishte Sarajeva, 1 mars 1992, kur u publikua lajmi se një prift ortodoks serb ishte vrarë gjatë një dasme. Më vonë zbuluam se ai në fakt ishte vetëm i plagosur, jo i vrarë, por askush nuk mund ta ndalte luftën më. Ai sulm terrorist ndodhi afër manastirit ortodoks të shekullit të 14-të në Banjskë të Zveçanit. Në oborrin e manastirit hynë edhe terroristët, disa dhjetëra prej tyre, dhe krejt rastësisht aty ishin edhe rreth 40 civilë, besimtarë, të cilët po atë ditë kishin ardhur nga Novi Sadi. Jam i bindur se Serbia po e bënte një kurthë, duke shpresuar se policia jonë do të qëllojë në manastir, ta lëndonte një nga civilët atje dhe me imazhin e manastirit ortodoks të shekullit të 14-të, i cili do dukej si djathi zviceran nga plumbat e Policisë së Kosovës do të shkonte nëpër botë dhe do t’i jepte shije fetare konfliktit në Kosovë. Sepse, e dini se çfarë tha Winston Churchill, i cili – duhet ta pranoj më pëlqen më shumë sesa jam dakord me të, tha – nëse e doni një konflikt apo një luftë që nuk mbaron kurrë, kthejeni atë në një luftë fetare, atëherë ai nuk ka fund. Këtë e donte Serbia në Banjskë. Për të thënë, nga njëra anë, këtu është policia myslimane shqiptare, dhe nga ana tjetër, manastiri ortodoks serb. Kjo do të thotë se me këta njerëz që vijnë nga vitet ’90, vitet ’90 kanë mbetur ende me ne. Por policia jonë nuk ra në atë grackë, ajo krijoi një perimetër rreth manastirit, shtatë policë tonë luftuan për më shumë se një orë e gjysmë me më shumë se tetëdhjetë nga ata terroristë paramilitar dhe nuk lanë të bjerë trupi i Afrim Bunjakut në duart e terroristëve dhe nuk i lanë ata të vrasin të gjithë njësinë tonë derisa forcat tona speciale të policisë mbërritën, dhe kur forcat tona speciale arritën atje, ata nuk më patën asnjë shans. Filluan të iknin në male, dhe e dini se çfarë- lanë shokët e tyre të plagosur dhe shokët e tyre të vrarë sepse ishin mercenarë. Për mercenarët, nëse në kontratë nuk ju shkruan se sa para marrin nëse sjellin trupin e shokut ose të një shoku të plagosur, nuk do ta marrin me vete. Kjo do të thotë se nuk bëhej fjalë për asnjë lloj njerëzish që besonin në diçka tjetër përveç parave. Kjo do të thotë se Policia e Kosovës është më legjitimja për sa i përket profesionalizmit, integritetit dhe tani serbët në pjesën veriore të Kosovës kur kanë ndonjë problem lajmërohen në policinë tonë. Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike dhe nuk ekziston më ajo frika, ajo frika nga ato grupe të ndryshme kriminale, struktura paralele, nga ata dhunues që terrorizojnë njerëzit pa dallim kombësie. Prandaj, Beogradi u bë edhe më nervoz, sepse sa herë që ke sukses ata janë edhe më agresivë, pikërisht për shkak të suksesit që ke arritur. Në të kaluarën ata e kontrollonin pjesën veriore të Kosovës, tani po bëjnë aksione terroriste pikërisht sepse nuk kanë më kontroll. Terrorizmi është krim, por të mos harrojmë se terrorizmi është edhe pafuqi. Terroristët janë të pafuqishëm, prandaj terrorizojnë. Tani serbët në Kosovë janë më të lirë se më parë dhe tani kemi një proces të integrimit real në institucionet e sistemit të Kosovës. Prandaj, në këtë progres pozitiv që jemi, mund të them se derisa Millosheviqi u rrit në mitin e Kosovës katër dekada më vonë, Vuçiq po bie mbi realitetin e Kosovës. 

Lufta hibride është një përpjekje e përhershme për grusht shteti. Sot, lufta hibride është shndërruar në një luftë kinetike për shkak të sulmeve në infrastrukturën tonë kritike, por në të njëjtën kohë, ne nuk kemi kërcënime të brendshme të sigurisë si më parë që nuk mund t’i menaxhojmë dhe zgjidhim vet. Problemet e sigurisë të shkaktuara nga Serbia gjithmonë janë zgjidhur me forcën e ligjeve të shtetit demokratik. Ata me terrorizëm, ne me demokraci dhe për tre vjet e gjysmë ne jemi fitues gjatë gjithë kohës. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që ne jemi duke e zhvilluar këtë dialog në Bruksel. Kam përshtypjen se statusi i Serbisë në shekullin e 21-të është çështja e sotme dhe këtu statusi i marrëdhënieve me Kosovën është vendimtar. Në Bruksel nuk flasim më për statusin e Kosovës, ajo gjë ka përfunduar. Kosova është një republikë demokratike, një vend i pavarur. Por ajo që po bëjmë në Bruksel është se po diskutojmë statusin e Serbisë. Jam i nderuar që jam i ftuar të kontribuoj. Pra, pyetja e sotme është se cili është statusi i Serbisë për shekullin XXI. Partnerët tanë po përpiqen të përcaktojnë statusin e Serbisë sipas statusit të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Pra, statusi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën është konstituiv dhe vendimtar për statusin e ardhshëm të Serbisë. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se të gjitha njësitë përbërëse të ish-Jugosllavisë shpallën pavarësinë, përveç Serbisë. Ne të gjithë shpallëm pavarësinë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, dhe tani është koha që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova, por do të thosha edhe nga Bosnja e Hercegovina, nga Kroacia, nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut. Sepse siç thotë politikani i shquar serb, Nenad Çanak: në ish-Jugosllavi kishte tetë njësi dhe tani janë 7 shtete. Ku është një? E përsëris edhe një herë, Serbia dëshiron ta ndajë Bosnjën nga frika se do të ndahet vetë edhe më shumë. Ata po flasin për një lloj bashkimi imagjinar të Republikës Srpska për të mos folur për rikthimin e një shkalle të lartë të autonomisë në Vojvodinë. 

Serbia, nga ana tjetër, vazhdimisht flet për kërcënimin e të drejtave të serbëve në Kosovë. Por qytetarët e Kosovës me kombësi serbe do të bëhen qytetarë evropianë para se të bëhen qytetarë të Serbisë. Ne kujdesemi për të gjithë qytetarët tanë dhe garantojmë të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ose, siç e parashtruan juristët eminentë të Këshillit të Evropës: Kosova garanton të drejtat e pakicave përtej çdo standardi ndërkombëtar. Sipas Kushtetutës sonë, të drejtat kolektive të komuniteteve joshumicë mbrohen. Ky kapitull i Kushtetutës është i pandryshueshëm, askush nuk mund të inicojë apo miratojë një amendament që do të zvogëlonte të drejtat e parashikuara në këtë kapitull. Kushtetuta parasheh kuota për anëtarët e pakicave në të gjitha emërimet më të larta shtetërore: në të gjitha gjykatat, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Shtetit, bordet e institucioneve të pavarura, këshillat komunalë, si dhe punësimin në sektorin publik. Kushtetuta parashikon të drejtën e vetos për përfaqësuesit e pakicave në procedurën e amendamenteve të Kushtetutës. Kushtetuta parashikon një kategori ligjesh jetike, 18 prej tyre, miratimi dhe shfuqizimi i të cilave mund të bëhet vetëm me votat përbërëse të përfaqësuesve të pakicave në Kuvend (këto janë të gjitha ligje që kanë të bëjnë me arsimin, kufijtë e vetëqeverisjes lokale, çështjet kulturore, gjuhën, festat kombëtare etj. dhe kanë statusin e ligjeve vitale). Kushtetuta parasheh një kuotë të garantuar për minoritetet në postet e zëvendëskryeministrit dhe për herë të parë në Qeverinë e Kosovës zëvendëskryeministrja është nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi. Zëvendëskryeministri i qeverisë sonë ka qenë gjithmonë serb, tani kam një ministër serb, kam tre serbë që janë zëvendësministra, kam edhe një ministër nga komuniteti turk, egjiptian etj., por zëvendëskryeministrja është nga komuniteti boshnjak, i cili në fakt është pakica më e madhe pas serbëve. Edhe diçka tjetër duhet thënë me këtë rast: gjuha serbe është gjuhë zyrtare në të gjithë Kosovën në çdo nivel të administratës, në pasaportën time diplomatike shkruan Republika e Kosovës në alfabetin cirilik, kjo nuk është dëgjuar në kohën e ish-Jugosllavisë, Republika e Kosovës shkruan në alfabetin cirilik. Nga 38 komunat që i ka Kosova, 10 janë me shumicë serbe, falë Marti Ahtisaarit, i cili ishte ndërmjetës gjatë bisedimeve në Bruksel, para se ne të shpallnim pavarësinë. Përveç kësaj, kanali i dytë i televizionit publik RTK është në gjuhën serbe 24/7, kemi një zëvendës Ombudsperson serb, kemi serb në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, në të njëjtën kohë 17% e këshilltarëve lokalë në Kosovë janë serbë. Kadetë të policisë në dy vitet e fundit, 11% janë serbë. Diskriminim pozitiv, veprim afirmativ, garantoj si kryeministër se kjo do të respektohet kudo dhe gjatë gjithë kohës. 

Këtë po e bëjmë gjithsesi në Kosovë, edhe pse  93% e popullsisë janë shqiptarë, por unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, kemi edhe 4% serbë dhe gjithashtu 3% të komuniteteve tjera joshumicë. Tani problemi që kemi është ideja se disa njerëz nuk mund të jetojnë si pakicë dhe kjo ide është jo vetëm absurde, por edhe e rrezikshme. Nuk ka popull të zgjedhur. Të gjithë jemi shumicë në një vend dhe pakicë në një tjetër. Refuzimi për ta pranuar këtë do të thotë vazhdimi i rrugës së politikës së kaluar që në mënyrë të pashmangshme na çon në konflikte dhe kthim në të kaluarën. Serbët që janë integruar në Kosovë janë serb të lirë. Liria nuk është anarki, liria jeton më së miri dhe më së shumti  aty ku kemi shtet ligjor.

Forhåndsvisning av bilde

Serbët në Kosovë e kuptojnë se Serbia nuk i zgjidh më problemet e tyre por i përdor ata për të na krijuar probleme. Serbia e dëshiron ndarjen e Kosovës, herë ndarjen territoriale e herë ndarjen e asociacioneve ekzistuese të komunave në Kosovë në pjesë serbe dhe shqiptare. Kosova është shpallur multietnike sipas propozimit të Marti Ahtisaarit. Serbia tani po kërkon një asociacion mono-etnik të komunave me shumicë serbe. 

Pra, shantazhi nga Serbia është një zgjedhje e pamundur. Ata kërkojnë ose ndarjen e territorit të Kosovës ose ndarjen e asociacionit të komunave të Kosovës. Ndarjen e territorit në pjesë shqiptare dhe serbe ose ndarjen e asociacionit të komunave në komuna shqiptare dhe serbe.  Ky shantazh është i papranueshëm dhe mendoj se ata tani e kanë kuptuar që nuk duhet të zgjedhësh asnjërën nga dy opsionet e këqija. Pra, Republika Demokratike e Kosovës i thotë jo shantazhit të Serbisë, por normalizimit të marrëdhënieve përmes reciprocitetit në njohje reciproke. 

Të dashur miq, 

Jemi shumë të kujdesshëm, por asnjëherë nuk kemi frikë edhe pse Serbia i mbështet në mënyrë aktive këto përpjekje të dhunshme për të destabilizuar Kosovën dhe ajo u inkurajua nga agresioni rus në Ukrainë. 

Ne jemi një vend normal, por marrëdhëniet jonormale që kemi me Serbinë ekzistojnë sepse Serbia nuk është një vend normal. E dini, unë kam dalë nga burgjet serbe shumë kohë më parë, në fakt nesër bëhen 23 vjet që kam dalë nga burgjet serbe, por pushteti në Serbi nuk ka dalë nga koha kur unë isha i burgosur atje. Dhe është interesante se ata nuk e respektojnë kapitullimin në Kumanovë, të nënshkruar nga gjeneralët e Millosheviqit: Svetozar Marjanoviq dhe Obrad Stevanoviq. Këta të dy, njëri gjeneral policie dhe tjetri gjeneral i ushtrisë, me gjeneralin Mike Jackson, nënshkruan kapitullimin e Serbisë më 9 qershor 1999. Forcat e NATO-s hynë në Kosovë, ndërkaq ushtria dhe policia serbe kishin 11 ditë kohë për të dalë në drejtim të Serbisë. Tani mendoj se më e pakta që mund të bëjë Beogradi zyrtar është të respektojë kapitullimin e Millosheviqit. Milosheviqi ka kapitulluar, por ata nuk e respektojnë kapitullimin e Millosheviqit, kjo do të thotë se ata duan një tjetër kapitullim. Si mund ta kuptojmë ne ndryshe këtë? Ata thonë gjatë gjithë kohës se Millosheviqi ishte një lider i madh, porse i ka bërë disa gabime. Nëse ai ishte një lider i madh dhe kapitulloi, atëherë ata duhet të paktën ta respektojnë këtë, por ata nuk e njohin atë kapitullim sepse duan të jenë dhe të tregohen Millosheviqa më të mëdhenj se vetë Millosheviqi. Këtë fenomen e shoh kudo. E shoh se si znj. Svijaroviç dhe z. Dodik duan të tregohen se janë serbë më të mëdhenj se Vuçiqi dhe rusë më të mëdhenj se Putini sikurse Vuçiq që dëshiron të tregohet se është Millosheviq më i madh se Millosheviqi. Pra, thelbi i problemit është se ata nuk e respektojnë kapitullimin e Millosheviqit. Atyre nuk u intereson aq viti 2008, kur ne shpallëm pavarësinë, por 1999, kur u liruam. Tani, kjo po ndodh në një kohë kur Rusia, e cila ka qenë gjithmonë antiperëndimore, pas agresionit në Ukrainë, është gjithashtu anti-evropiane. Prandaj sot Bashkimi Evropian është më i rëndësishëm se kurrë. 

Për vite me radhë, Serbia ka vepruar si një zgjatim i interesave ruse në Ballkan, duke përdorur lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore për të destabilizuar rajonin. Nëpërmjet mbështetjes së hapur për Republikën Srpska, d.m.th., Bosnjës verilindore dhe politikat e saj secesioniste, si dhe përmes refuzimit të saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit kundër Ukrainës, Serbia kontribuon në mënyrë aktive në përhapjen e ndikimit rus. Duke propaganduar retorikën pro-ruse dhe varësinë energjetike nga Rusia, Beogradi bëhet një mjet kyç i Moskës në përpjekjen e saj për të bllokuar integrimin evropian dhe të fus destabilitet në rajon. Kjo politikë jo vetëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Ballkanit, por cenon edhe sovranitetin e vendeve fqinje dhe të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian. Ndërkaq duke marrë pjesë në takimet e BRICS-it, Serbia mori rolin e dëshmimit se në tokën evropiane ka një jetë të mirë, madje edhe më të mirë jashtë BE-së dhe NATO-s. Pra, kjo është detyra që Serbia mori nga Kremlini, për të dëshmuar se ka një jetë më të mirë jashtë Bashkimit Evropian dhe jashtë NATO-s.

Në tre vjetët e fundit që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Serbia ka eksportuar në Rusi rreth tre miliardë e gjysmë mallra dhe shërbime, ndërsa ka importuar rreth gjashtë miliardë euro. Tani po sillet si Rusia e vogël në Ballkan sepse duan një Serbi të madhe. Ne e dimë se ky degradim është në çdo sferë të jetës në Serbi, përfshirë median dhe kulturën. Serbia para një çerek shekulli kishte dyshen Zoran Gjinxhiq – Slavko Quruvija, ndërsa tani ka kaluar në dyshen Aleksandar Vuçiq – Zhelko Mitroviq. Serbia është vendi më kiç në Evropë. Dhe nuk është për t’u habitur që partitë e gjenocidit janë në pushtet atje (SPS dhe SNS), të cilat vazhdojnë rrugën e radikalëve.

Detyra jonë është t’i drejtohemi Evropës sa më shpejt dhe në kuptimin më të plotë të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Kurse paqja e qëndrueshme evropiane në Ballkan do të arrihet kur rruga “Ilija Garašanin” në Beograd të riemërtohet në rruga “Latinka Perović”. 

Të dashur miq, 

Boshnjakët janë faktor stabiliteti në të gjitha vendet e rajonit: në Serbi, ku shumica e tyre janë në Sanxhak, në Mal të Zi, ku janë grupi i tretë më i madh, si dhe në Kosovë, ku janë pakica më e madhe pas serbëve. Edhe boshnjakët kudo në Ballkan, si dhe në diasporë, bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me shqiptarët, duke kultivuar mikpritje të pakushtëzuar, bashkëjetesë shoqërore dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. 

Pra, le të punojmë së bashku sepse mund të bëjmë më mirë dhe më shumë. 

Ju faleminderit shumë! 

Faleminderit shumë për këtë mikpritje dhe për të gjitha diskutimet. Askush nuk vjen në Sarajevë e për të mos u kthyer së shpejti. Pra do të ketë edhe më shumë ardhje nga ana jonë, nga Republika e Kosovës në Sarajevë, por gjithashtu edhe ju, sepse mundeni tani të vini vetëm me letërnjoftim. Ejani vitin e ardhshëm dhe aty do të keni një mik, një partner  në formën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të shtetit tonë të pavarur. 

Në fund, dua të theksoj se edhe pse Kosova nuk është një vend i madh, është një shembull i mrekullueshëm që progresi demokratik dhe rritja ekonomike shkojnë së bashku, jetojmë në kohë kur disa fuqi dhe superfuqi duan të dëshmojnë se zhvillimi dhe rritja ekonomike nuk kanë nevojë për demokraci, nuk kanë nevojë për të drejtat e njeriut, nuk kenë nevojë për shtet ligjor, por ne kemi treguar dhe dëshmuar se është e mundur të kemi rritje ekonomike  nga njëra anë dhe përparim demokratik nga ana tjetër. Ne kemi treguar gjithashtu se në ndërkohë kemi menaxhuar me sukses disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë. Ne duam të ndërtojmë miqësi me Bosnjën dhe Hercegovinën mbi këtë bazë dhe të shkojmë bashkë  drejt integrimit euroatlantik sa më shpejt të jetë e mundur. Bosnja dhe Hercegovina nga njëra anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër nuk janë probleme, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës kanë probleme dhe një problem e kanë të përbashkët, e ai problem i përbashkët është fqinji juaj lindor dhe fqinji ynë verior i cili është fqinji i njëjtë. Ne nuk mund të ndryshojmë as gjeografinë e as historinë, por së bashku do ta ndryshojmë të ardhmen tonë për të mirë.

 Ju faleminderit shumë!

Fundi i Hashim Thaçit, fundi i një diktatori…!

4
  • Nga: Gazmend Halilaj, avokat, Drenas
  • Aktakuza e re ndaj kreut të grupit të strukturuar kriminal përmban akuza serioze që prekin thellësisht integritetin e drejtësisë dhe sigurinë e procesit gjyqësor në lidhje me ish-zyrtarët e akuzuar.

Organizimi dhe pjesëmarrja në grup për pengimin e drejtësisë:

Akuza pretendon se Hashim Thaçi, së bashku me të tjerë, ka krijuar një grup të strukturuar për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë, duke përdorur metoda të qarta për të ndikuar negativisht mbi zyrtarët publikë në ushtrimin e detyrave të tyre.

Kjo formë veprimi jo vetëm që synon të sabotojë drejtësinë, por edhe kërcënon besueshmërinë e të gjithë sistemit gjyqësor.

Zbulimi i fshehtësisë së procedurës:

Me zbulimin e qëllimshëm të identiteteve të dëshmitarëve të mbrojtur dhe informacioneve konfidenciale, të akuzuarit jo vetëm kanë shkelur ligjin, por kanë rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë fizike dhe psikologjike të dëshmitarëve.

Ky akt i rëndë godet themelet e një procesi të drejtë dhe të barabartë, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e mbrojtjes së dëshmitarëve në raste të ndjeshme.

Shkelja e sigurisë së informacionit të mbrojtur:

Deklaratat dhe shpërndarja e informacioneve të klasifikuara pa autorizim përbëjnë një akt të qëllimshëm të shkeljes së ligjit. Këto veprime demonstrojnë shpërfillje ndaj rregullave që sigurojnë një proces të drejtë dhe shprehin një synim të qartë për të ndikuar në perceptimin publik dhe rezultatet e procesit gjyqësor.

Ndikimi i Akuzave në Sistemin e Drejtësisë:

Akuza të tilla tregojnë përpjekje për të minuar pavarësinë e gjykatave, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për dëshmitarët dhe aktorët gjyqësorë.

Kërcënimi i Rendit Publik:

Zbulimi i informacioneve të mbrojtura cenon rendin publik dhe sigurinë kombëtare, duke rrezikuar stabilitetin e procesit për zbardhjen e së vërtetës.

Klasifikimi Penal dhe Dënimet e Mundshme:

Duke u bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, akuzat përbëjnë shkelje të rënda:

Pengimi i drejtësisë (Neni 387):

Ky veprim ndëshkohet me 6 muaj deri në 5 vjet burgim. Nëse pasojat janë serioze, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet.

Shkelja e fshehtësisë së procedurës dhe zbulimi i informatave të mbrojtura (Nenet 392 dhe 386):

Këto shkelje parashikojnë dënime nga 1 deri në 5 vjet burgim. Nëse shkaktojnë pasoja të rënda për dëshmitarët ose procesin gjyqësor, dënimi mund të rritet deri në 7 vjet.

Pjesëmarrja në grup kriminal (Neni 283):

Ky veprim ndëshkohet me 6 muaj deri në 8 vjet burgim. Për veprime që shkaktojnë dëme serioze, dënimi mund të arrijë deri në 10 vjet.

Forca e Kombinuar e Shkeljeve

Duke analizuar seriozitetin dhe ndërlidhjen e këtyre shkeljeve, si dhe ndjekjen penale për më shumë se një akuzë për të njëjtin grup personash:

Maksimumi i dënimit të mundshëm: 15 deri në 20 vjet burgim për veprime të kombinuara dhe pasojat që ato shkaktojnë.

Dënimi minimal i mundshëm: Rreth 5 deri në 8 vjet burgim, nëse mungojnë pasoja të rënda ose në rast se gjykata merr parasysh rrethana lehtësuese.

Akuza të tilla janë një thirrje për mbrojtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë dhe për ndëshkimin e rreptë të çdo tentative për të minuar themelet e shtetit të së drejtës. Nëse provohen, këto vepra përbëjnë një precedent të rrezikshëm dhe kërkojnë një përgjigje proporcionale nga sistemi gjyqësor, duke dhënë një mesazh të qartë: asnjë individ, pavarësisht pozicionit të tij të mëparshëm, nuk mund të jetë mbi ligjin.

Prapa grilave…, Hashim Thaçi