Kreu Blog Faqe 701

Vjosa Osmani pas takimin me Trumpin: Mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së

1

G.K/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Paris ka takuar presidentin e ri të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe e ka përgëzuar për fitoren e tij, në emër të popullit të Kosovës.

Në një postim në platformën ‘X’, Osmani ajo theksoi rëndësinë e partneritetit të fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë,” shkroi Osmani. “Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë.”

Osmani u takua me Trump-in në Paris, pari morri pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales ikonike Notre Dame.

Boshti jugor i paqes në Ballkan

0

Ali Sh. Mehmeti

Albin Kurti qëndroi dje në Sarajevë me ftesën e Shoqatës së intelektualëve të pavarur Rrethi 99, ku do merrte pjesë në konferencën me temë mbi “raportet rajonale”. Me këtë rast ai pati takime edhe me të gjithë funksionarët më të lartë të Republikës Bosnje dhe Hercegovinës dhe me partitë politike, përveç me ata nga Republika serbe që protestuan fuqishëm, në kor edhe me ata nga Serbia.

A ju kujtohet kur para disa viteve Albin Kurti kërkonte nga ish qeveritë në Kosovë dhe ajo në Shqipëri, që të angazhohen më shumë në bashkëpunime rajonale të orientuara në vijën Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Prishtinë, Shkup deri në Sofje?! Kjo ide si duket ka mbërri s’paku deri në Sarajevë.

Këtë ide në mënyrë eksplicite sot e shpalosi në Sarajevë profesori i filozofisë dhe sociologjisë Adel Kullenoviq, kryetar i shoqatës Rrethi 99. Takimi u mbajt në një godinë historike të quajtur “Vjeqnica” (kuvendore), mbi 140 vjeçare, e cila deri në vitin 1992 shërbeu sikur bibliotekë me 2 milion tituj, kur u dogj nga forcat barbare serbe, për tu rihapur prapë në vitin 2014 pas renovimit, kurse sot shërben për mbajtjen e manifestimeve të ndryshme.

Nga fjala e Adell Kullenoviq:

“Fati historik domosdoshmërish na lidh, njësoj sikurse edhe vendosmëria për zhvillim të lirë të boshnjakëve dhe kosovarëve dhe shteteve të tyre sovrane. Hegjemonizmi serbomadh dhe ekspoziturat e tij, janë burim i jostabilitetit të përhershëm.

Shumë gjatë qëndron presioni hegjemonist, irredentist dhe etnonacionalist dhe tendenca për përvetësimin territorial ndaj Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe ndaj Bosnje Hercegovinës

Nuk është e mjaftueshme vetëm rezistenca jonë e brendshme politike veç e veç, dhe vendosmëria për liri dhe prosperitet të shteteve tona dhe të gjithë qytetarëve të tyre. Nevoja historike na detyron për një lidhje më të fortë dhe formimin e BOSHTIT JUGOR TË PAQES NË BALLKAN që përbëhet nga shtetet jo-ekspanzioniste në këtë pjesë të Europës”

Nga fjala e Albin Kurtit, e ndërprerë shumë herë nga duartrokitjet e të pranishmëve :

“Ndërtimi demokratik i shtetësisë së Kosovës zhvillohet në bazë të librave dhe mësimeve të perëndimit demokratik, më parë, sesa në bazë të sjelljeve të tyre.

Deri sa Millosheviqi, para 4 dekadave u rrit mbi mitin e Kosovës, sot Vuçiqi do bie mbi realitetin e Kosovës.

Nesër bëhen 23 vjet që kam dal nga burgu i Serbisë, por qeveria atje ende nuk ka dal nga koha kur unë isha në burg.

Serbia po thotë se BH, ndoshta është shtet i përkohshëm, ndoshta edhe do shpërbehet, por më besoni mua, që i njoh shumë mirë, ata këtë e thonë nga frika, se ata vet do shpërbëhen.

Nga fjala e gazetares në TV Hayat:

“Një fjalim inspirues i mbështetur me shumë fakte historike por edhe me ato të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe BH. Më duhet ta them se sonte në “Vjeqnica” është kërkuar një vend më shumë. Salla ka qenë përplot ku mbretëronte një energji e fuqishme pozitive, kurse kryeministri Albin Kurti është pritur me duartrokitje të forta. Siç thash, një fjalim ku kemi pasur çka të dëgjomë dhe të mësojmë, ndoshta edhe ta aplikojmë në ndonjë veprim në të ardhmen”

Nga fjala e prof dr.Vahid Preleviq

Do mundohem të përgjigjem në një pyetje, në shikim të parë të thjesht, pse kryeministri Kurti është kaq i popullarizuar tek ne?

S’pari sepse bëhet fjalë për shtetar, jo për politikan! Por, çka do të thotë kjo?

Në parim, ekzistojnë dy lloj politikash, njëra është ajo që orientohet në idealizëm respektivisht në liri, barazi ligjore, sundimin e ligjit e tjera dhe në anën tjetër politika e quajtur “real politika” e bazuar në fakte dhe në realitetin në teren. Problemi në politikën tonë në BH, por edhe më gjerë, është se këto dy lloj politikash shumë rrallë puqen! Ta parafrazoj filozofin e madh gjerman Emanuel Kant: Idealizmi pa realitet është i zbrazët, kurse realiteti pa idealizëm është i verbër. Tek ne në BH, shumë shpesh politika e orientuar nga idealizmi quhet e pabazuar, as në realitet as në fuqinë reale politike dhe shndërrohet në retorikë të zbrazët dhe në fund shndërrohet në cinizëm, që shpesh herë e kemi provuar mbi lëkurën tonë. Ajo, çka shumica e bashkë kohanikëve tanë e sheh, e që shihet edhe nga pritja e sotshme, në politikën e mysafirit tonë të dashur, është se ai padyshim arrin që në fund, megjithatë, të ndërlidh idealet, pas të cilëve fuqishëm qëndron, me realitetin dhe faktet. Dhe ky model mund të konsiderohet sikur politikë e suksesshme ndaj të cilit do duhej të synojmë edhe ne në BH”. 

Injoranca dhe manipulimi historik me Arbnorët përmes Islamit !

Medresja e Madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup, e ndërtuar nga ana e Serbisë në vitin 1924, vetëm 12 vite pas pushtimit të vendeve tona. Ky është një fakt i madh se Serbia e ka bërë të pamunduren për t’ua “ruajt Islamin Shqiptarëve”. Mësimdhënësit e kësaj medreseje kanë qenë serbë, boshnjak e të tjerë, ndërsa nxënës i medresës ishte edhe Hasan Kaleshi, më vonë “historian i njohur”, shqiptari që qysh në atë kohë si nxënës e shetiste si “nxënës i dalluar” gjithë hapësirën e shtetit të sllavëve të jugut. Kjo medrese ishte një vend ku përgatiteshin spiunët, të cilët në emër të fesë Islame, ua banin “lule e xhenet” shqiptarëve e boshnjakëve viset e Turqisë ku mendohej të shpërnguleshin me dhunë e forma të tjera, duke ua zënë ashtu viset e Kurdëve dhe Armenëve ndaj të cilëve “Turqia e Re” kishte zhvilluar disa gjenocide të njohura në histori.

Msc Belisar Jezerci

INJORANCA DHE MANIPULIMI ME SHQIPTARË!
Çdo shqiptar i cili i ka dy gram mend në kokë duhet të ketë aftësi të mendoj dhe të gjykoj drejt se Serbia armik kryesor, e ka konsideruar RELIGJIONIN KATOLIK.
Është fakt historik i konfirmuar 100/100 se kishat e Deçanit, Patrikana e Pejes, Graçanica dhe të tjera në Dardani e më gjerë ishin Kisha Katolike! Këtë e dëshmon Papa Klementi V drejtuar mbretit Millutin që ti lironte kishat e uzurpuara shqiptare. Poashtu edhe Papa Klementi i VI, i drejtohet mbretit Stefan Dushanit që ti liroj kishat shqiptare katolike të uzurpuara!
V Ë M E N D J E
Në çdo kohë, KATOLICIZMIN Serbia e ka konsideruar si pengesë kryesore për realizimin e Programeve dhe Elaborateve antishqiptare!
Në kohën kur shqiptarët nuk gëzonin kurfar te drejte elementare, kombëtare,Serbia themeloi medresen “Aleksander Karagjorjeviq” në Shkup më 1924.
Qëllimi i themelimit te kësaj medreseje ishte që përmes klerit mysliman,shqiptarët të shpejtojn shpernguljet e tyre për në Turqi. Medreseja “Aleksander Karagjorgjeviq” përshpejtoj arrijtjen e Konventes Jugosllavo-Turke më 11 korrik 1938,per shpernguljen e 40.000 familjeve shqiptare ne Turqi.
Në kohen kur shkollat shqipe mbylleshin,intelektualet shqiptar persekutoheshin, Serbia më 1951, themeloi medresen “Alauddin” në Prishtinë.
Qëllimi i themelimit te medreses “Alaudin” në Prishtinë, ishte i njejtë me ato të medreses “Aleksnder Karagjorgjeviq” në Shkup.
Themelimi i medreses “Alauddin” në Prishtin, i kontribuoi edhe propagandes serbe për njohjen zyrtare të kombësisë turke. Rritja artificiale e kombesise turke, bëhej duke bërë presion ndaj shqiptarëve që të regjistrohen turq per t’i detyruar të shpërngulen për në Turqi.
Rritja artificiale e kombësis turke përshpejtoj VENDIMIN DEFINITIV PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË TURQI.
Këtë vendim e dhanë Tito, Kardeli dhe Koça Popoviç (Deklarata e 29 janarit 1953).
Që nga viti 1951-1966, me dhunë për nr Turqi, u dëbuan mbi 400.000. Shqiptarë. Nje ndikim te madh në debimin e shqiptarëve per në Turqi,e kane luajtur hoxhallarët.
P S.
Nuk ka ndodhur asnjehere,KURRË qe Serbia të ndërtoj ndonjë kishe katolike!
Nuk ka ndodh qe Kisha Katolike Shqiptare të propagandoj Shpernguljen Shqiptare. Është absurd i kohes të propagandohet se Serbia po financon PAGEZIMIN E SHQIPTARËVE NË KATOLICIZEM në një kohë kur Serbia sëbashku me Turqine, Iranin dhe Arabine Saudite kanë investuar në ndërtimin e mbi 800 xhamive vetem në DARDANI.

“Susan e Shqipërisë, jeta e një mbretëreshe australiane në mërgim…”

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 maj 1976, faqe n°12

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  8 Dhjetor 2024

Australi, 1977 / “Susan e Shqipërisë, jeta e një mbretëreshe australiane në mërgim…” — Intervista ekskluzive e Mbretëreshës Suzanë, nënës së Princ Leka II –

 Revista australiane “The Australian Women’s Weekly” ka botuar, të mërkurën e 11 majit 1977, në faqen n°12, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në Australi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Susan e Shqipërisë, jeta e një mbretëreshe australiane në mërgim

Fotot nga Ern McQuillan & David Graves

Histori nga Susie Eisenhuth

E kthyer në shtëpi (Australi) për të vizituar prindërit e saj, ajo flet për shpresat e saj, jetën e saj me Mbretin Leka dhe kërcënimet gjithnjë të pranishme për sigurinë e saj.

Zoti dhe zonja Cullen-Ward me vajzën e tyre Mbretëreshën. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 maj 1976, faqe n°12

Zoti dhe zonja Cullen-Ward me vajzën e tyre Mbretëreshën. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 maj 1976, faqe n°12

Ajo nuk ka pallat, nuk ka oborr, nuk ka veshje hermeline, nuk ka kurorë.

Ajo jeton e qetë, pa pretendime. Ju mund të kaloni para saj në një butik, thjesht një grua tjetër e re tërheqëse, e qetë, që fol mirë, e hollë, elegante, ajo është ish-mbretëresha bukuroshe Susan Cullen-Ward.

Megjithatë, për disa milionë shqiptarë, të mërguar nga vendi i tyre dhe që jetojnë me shpresën e kthimit të tyre përfundimtar, ajo është “Nuse” nusja e re, shpresa e linjës së tyre mbretërore, mbretëresha e tyre e nderuar Suzani. Ajo është gruaja që ata besojnë se një ditë do të zërë vendin e saj në krah të bashkëshortit të saj Mbretit Leka si monark i ligjshëm i Shqipërisë.

Për një australian e gjitha kjo tingëllon paksa e çuditshme. Në fund të fundit, prindërit e mbretit Leka e lanë Shqipërinë në vitin 1939 dhe vendi ka ekzistuar që atëherë nën një regjim komunist. Për shumë njerëz, e gjithë ideja e monarkive evropiane në mërgim është një anakronizëm. Sa gjasa ka që Mbreti Leka dhe mbretëresha e tij me origjinë australiane Susan të jenë ndonjëherë më shumë se pretendentë për fronin. A mund të ushqejnë seriozisht shpresën e vërtetë për t’u kthyer? 

Ajo po kalon pushimet me prindërit e saj, z dhe znj. Alan Cullen-Ward në Sydney. Mbretëresha Suzan (Suzani është shqiptimi në shqip) iu afrua temës së kthimit të tyre në Shqipëri me kujdes dhe mendim të theksuar. “Është vërtet një shpresë e vërtetë,” tha ajo me vendosmëri. “Nuk mund ta theksoj sa duhet.”

Dy vjet pas martesës me Mbretin Leka, ajo është njohëse e mirë e situatës shqiptare dhe shpresave të bashkatdhetarëve të saj të birësuar në mërgim. Në shtëpi njëkatëshe spanjolle jashtë Madridit, që është selia dhe shtëpia e qeverisë në mërgim të Lekës, shumë nga koha e saj është shpenzuar në studime.

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 maj 1976, faqe n°12

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 maj 1976, faqe n°12

“Kam mësuar historinë, gjeografinë, traditat, gjuhën. Unë mund të flas gjuhën, por jo aq rrjedhshëm sa do të doja. Vjehrra ime, Mbretëresha Geraldinë, ishte një mësuese e mrekullueshme.” 

Por asgjë nuk i ka bërë aq përshtypje sa patriotizmi dhe besnikëria e vetë shqiptarëve dhe entuziazmi i dëshirës së tyre për t’u kthyer në atdhe. Tashmë ajo është prezantuar para komuniteteve shqiptare në shumë vende. “Ne ishim në turne për të parë komunitetet tona në Kanada dhe SHBA, takimi i fundit i cili ishte i mrekullueshëm.” 

“Ishte takimi im i parë shumë i ngushtë me njerëzit tanë, komunitetet e mëdha të këtyre dy vendeve. Dhe ata ishin të mrekullueshëm.” 

Revolucioni i brendshëm 

Edhe gjatë vizitës së saj jozyrtare në Australi, shumë nga 30,000 shqiptarët këtu e kanë kontaktuar me shprehje të ngrohta besnike.

A flasin për revolucion ? “Jo, dhe unë e shoh këtë si një alternativë shumë fatkeqe. Jo, ata thjesht flasin për kthimin në vendin e tyre dhe si do ta bëjnë.” Ajo vetë foli kështu. “Unë mendoj se ndryshimi në çështjet botërore do të sjellë një revolucion të brendshëm.”

Po kontaktet me shqiptarët e brendshëm? “Unë nuk jam e përfshirë në këtë fushë. Ne punojmë në një sistem “nevoja për të ditur”. Dhe nuk kam nevojë të di se çfarë po ndodh në jetën e burrit tim. Kemi një këshill dhe një qeveri në mërgim. Dhe e di që informacioni del, nuk e di si dhe nuk dua ta di.”

Është e vetmja temë për të cilën është e lumtur të flasë gjatë, e prirur të sqarojë pozicionin e saj dhe të bashkatdhetarëve të saj. Ajo preferon të shmangë tema të tjera, si rreziqet që i kanosen jetës së saj dhe të bashkëshortit të saj, mbretit Leka. 

“Njerëzit i kthehen gjithmonë kësaj pyetjeje.” thotë ajo duke qeshur. Por padyshim që nuk është për të qeshur. Bota e saj është diçka si një botë fortesë. Shtëpia e saj e rrethuar nga një zinxhir mbrojtës i ndërthurur, gardhe me tela me gjemba në krye të sistemeve të alarmit. Burri i saj është një qitës profesional, dhe gjithmonë mban një armë. Truprojat e mbrojnë atë dhe mbretëreshën e tij në çdo kohë. 

“Unë nuk mendoj për këtë.” thotë mbretëresha Suzan. “Ju i pranoni këto gjëra. Unë e dija për rreziqet para se të martohesha me burrin tim dhe i pranova.” 

Megjithatë, herë pas here, tensionet zvarriten gjithnjë e më shumë në sipërfaqe. Java e qetë e planifikuar për vizitën e saj në Sydney ishte shndërruar në një makth. Gazetat ishin plot me raporte për arrestimin e shkurtër të bashkëshortit të saj në Tajlandë për posedim të armëve të zjarrit. Telefonata qetësuese ishin bërë nga Tajlanda, por tendosja po shfaqej.

Nëna e saj i rrëfen asaj se është e shqetësuar se vajza e saj është e rraskapitur, e zbehtë dhe e lodhur, dhe po bën sikur duket mirë. Nëse është kështu, ajo ka një mënyrë të pazakontë për të ruajtur qetësinë dhe për më tepër, sharmin.

Pavarësisht kësaj, ajo dëshiron të theksojë se këto drama janë larg dominimit të jetës së saj të përditshme në Spanjë. Në pjesën më të madhe është një raund mjaft i ethshëm angazhimesh.

Kosova me Gjykatën Speciale po paguan çmimin e luftës çlirimtare, derisa Serbia si fajtore e pesë luftërave po amnestohet!?

1

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Gjeneratat e reja nuk duhet të harrojnë se në ish Jugosllavi ndodhën pesē luftëra, që i bëri Serbia, shkaku i pretendimit për t’i dominuar sllovenët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe sidomos shqiptarët. Është tërësisht e kuptueshme që në këtë “odisejadë” çlirimtare, kundruall ish regjimit dhe diktaturës serbe, kombet e apostrofuara ishin plotësisht të vetëdijshme që pa një kundërvënie ushtarake ndaj këtij regjimi ishte u pamundur si çlirimi ashtu edhe liria. Shikuar nga ky këndëvështrim, është e natyrshme që të lindin edhe dyshimet për këtë periudhë të së kaluarës.

2. Problemi qëndron që Gjykimi kolektiv ndërkombëtar, për krimet e supozuara nga cila do palë “ndërluftuese”, duket që janë shunë selektive. Ngase, nuk mund të ken tretman e status të njejtë si agresori (ish regjimi serb i Millosheviqit) ashtu edhe viktima (civilët slloven, kroat, boshnjak, e sidomos shqiptar)! Pra pa u përmbyll ky kapitull i përgjegjësve (që duhet të ushtrohet përmes; denacifikimit) bashkë me ate të viktimave të këtyre luftërave të ndodhura në ish hapsirat e Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ket as paqë, as siguri e stabilitet, e as demokraci. Kroacia, Bosnja dhe Kosova me aktin dhe faktin e pranimit të “gjykimit dhe hetimit” për dyshimet e ngritura për “krimet” e supozuara, sukcesivisht e dëshmuan pjesën e përgjegjësisë për këtë periudhë të zymtë për këta popuj e shtete. Problem mbeten vetëm aktet dhe gjenocidi serb, për të cilin po kjo “bashkësi ndërkombëtare” (Washingtoni e Brukseli) ende nuk ka shfaqur as interesim e as guxim (jo moral po institucional!) që t’i denoncoj publikisht!? Këto qendra vebdinarrëse, nuk patën guxim ta dënojnë Serbinë, as në rastin e atakut të sovranitetit, kur Radojçiq me grupin e tij terorrist sulmoj Kosovën, e as në rastin e sulmit terorrist mbi nfrastrukturën kritike…

3. Kur është në pyetje Kosova, preteksti i kësaj Gjykate ishte investigimi për dyshimet rreth kinse “trafikimin e organeve”, me ngritjet e aktakuzave individuale, po përfundon me AKUZA KUNDER UCK-s (lexo; lidershipit tl saj) si vlera më sublime e çlirimit të kosovareve nga zgjedha dhe hegjemonia serbe. Por, nëse flasim për krime dhe gjenocid, ajo adresë dihet botërisht. Ajo edhe pas gati tri dekadave ende “banon” në Beograd. Sepse, UÇK-ja si vlerë sublime historike është e pamundur t’i ketë; shpërngulur mbi 1 milion shqiptar etnik në vitin 1999; t’i ketê vratë mbi 15.000 mijë civil; t’i ketë dhunuar mbi 20.000 mijë femra shqiptare; t’i ketë shkatërruar mbi 200.000 mijë shtëpi:…Pra, Serbia ishte ajo që është dashtë të dënohet për veprimet e saja të pa para gjenocidale që nga lufta e dytë botërore, e jo Kosova dhe çlirimtarët e sajë…

Rreth një bisede që e pata me priftin Don Anthony në qytetin e Schaffhausen-it në Zvicër

0
Nga: Blerim Metaj
___
Gjatë një takimi me priftin Don Anthony në qytetin e Schaffhausen-it, Zvicër, pata rastin të diskutoj mbi procesin e rikthimit të shqiptarëve në Kishën Katolike. Për habinë time, Don Anthony ishte shumë i mirëinformuar mbi këtë proces dhe më ndau të dhëna të rëndësishme. Ai na tregoi se, ndër grupet e ndryshme që po rikthehen në katolicizëm në Zvicër, shqiptarët zënë një vend të spikatur, duke u renditur menjëherë pas personave me prejardhje nga India.
Na befasoi fakti që shqiptarët po udhëheqin këtë valë rikthimi, duke e bërë atë në përmasa të konsiderueshme, shpesh përtej asaj që shfaqet në meshat dhe pagëzimet masive. Sipas priftit, shumë prej këtyre pagëzimeve ndodhin në mënyrë anonime, një fenomen që reflekton natyrën e ndjeshme të procesit për shumë familje shqiptare.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, takuam gjithashtu një prift të misionit kroat, i cili na dha një perspektivë shtesë. Ai na informoi se një numër i madh shqiptarësh po marrin pjesë edhe në meshat katolike kroate. Kur e pyetëm për arsyen e kësaj dukurie, ai shpjegoi se shumë familje shqiptare kanë frikë se procesi i pagëzimit të tyre mund të politizohet ose të përdoret nga individë të caktuar për përfitime personale. Këta individë, sipas tij, e shfrytëzojnë këtë proces të shenjtë për të ndërtuar një imazh personal të bazuar në euforinë dhe simpatinë e masave, shpesh duke e kthyer atë në një spektakël publik.
E vërteta është se ky proces ka një dinamikë të natyrshme dhe të pandalshme, e cila nuk ndikohet nga asnjë individ apo grup i veçantë – madje as nga ata që përpiqen të shfaqen si “pejgamberë me shall”. Shqiptarët e kanë krishterimin të rrënjosur thellë në historinë e tyre, dhe kjo ndjesi shpirtërore nuk mund të ndikohet apo tjetërsohet nga ndikime të jashtme.
Si Lëvizje Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, qëllimi ynë kryesor është t’u ofrojmë mbështetje dhe informacion shqiptarëve që dëshirojnë të rikthehen në Kishën Katolike. Ne sigurojmë që ky proces të jetë i qartë dhe i respektuar, duke përfshirë sakramentet e pagëzimit dhe të tjera të domosdoshme për një besimtar katolik. Ndryshe nga disa, ne nuk kërkojmë asnjë përfitim nga ky proces – as financiar, as mediatik.
Angazhimi ynë është të sigurojmë që ky rikthim të ndodhë në mënyrë të natyrshme dhe me dinjitetin që e karakterizon popullin tonë. Shqiptarët po dëshmojnë se rrugëtimi i tyre shpirtëror është një udhëtim i bazuar në traditën, historinë dhe besimin e tyre të thellë.
* Blerim Metaj është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm

Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Skender Asani, Shkup
___

Modeli që përfaqësoi Rugova ishte për nga karakteri bogdanian, kurse për nga largapamësia i ngjante një  “çete profetësh” që vazhdon të na frymëzojë me urti, vizion dhe unitet brenda dallimeve

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me redaksinë e revistës “Drita” (organ i Ipeshkvisë së Kosovës) për tre vjet me radhë, organizon manifestimin kuluror-shkencor “Ditët e Bogdanit”, në nderim të figurës së ndritur të historisë kombëtare, Pjetër Bogdani, kjo edhe për faktin se veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloi edhe përpjekjet e tija çlrimtare në fund te shekullit te 17. Prandaj jorastësisht ky manifestim fillon më 05 dhjetor në Shkup, dhe përfundon më 6 dhjetor në Prishtinë, një datë kjo që përkon me 6 dhjetorin e viti 2019 kur  Imzot Pjeter Bogdani, simbolikisht u rivarros ne Kripten e Katedrales “Shën Nene Tereza” në Prishtine.

“Ditët e Bogdanit” organizohen për të sensibilizuar vëmendjen publike ndaj çështjeve e temave që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare, kulturore e teologjike të Pjetër Bogdanit, jo vetëm në kohën kur ai jetoi e veproi, por edhe në periudhat e mëvonshme kohore. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ne për çdo vit organizojmë edhe nga një tryezë shkencore që si lajtmotiv ka një figurë emblematike e dimensionit gjithëkombëtar, kontributi i të cilit i tejkalon kufijtë e kohës dhe hapësirës ku vepron ajo figurë. Nisur nga ky parim, vitin e kaluar, me pjesëmarrjen e disa studiuesve nga Tirana, Prshtina e Shkupi, e trajtuam figurën e Imzot Lazër Mjedës, Arqipeshkëv i Shkupit nga viti 1909 deri në vitin 1921, kontributi i të cilit ishte kolosal në ruajtjen e qenies shqiptare nga furtunat shkombëtarizuese që po i sillnin pushtuesit e huaj. Për rrjedhojë, revista ‘Scupi’, që posa ka dalur nga shtypi, në numrin e fundit  kushtohet kryesisht Imzot Lazër Mjedës, me punimet shkencore të studiuesve tanë të prezentuara në tryezën shkencore të  vitit të kaluar.

Sivjet “Ditët e Bogdanit” kanë në fokus një temë tjetër, që ndërlidhet me një personalitet të rëndësisisë së veçant për historinë e shtetndërtimti të Kosovës dhe kontributin madhor në çështjet kulturore e letrare. “Personaliteti  Ibrahim Rugovës – nga studiuesi i letërsisë te burrshtetasi vizionar”, quhet tryeza e sivjetme shkencore, që i kushtohet kryesisht liderit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe ndikimit të tij në mendimin dhe veprimin politik modern tek ne.
Rugova promovoi filozofinë e rezistencës jo të dhunshme dhe dialogun ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ai kontribuoi në njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe krijimin e institucioneve të para të saj.
Në veprimtarinë  e tij shkencore-letrare, Rugova shquhet me vepra që studimeve letrare te ne iu ka dhënë një dinamikë të avancuar. Duke e trajtuar letërsinë si hallëkën më të fuqishme në ndërgjegjësimin kombëtar e politik, Rugova një kohë të gjatë u mor me studimin e figures së Pjetër Bogdanit.  Ai e trajton Bogdanin jo vetëm si shkrimtar të shquar, por edhe si figurë themelore në ndërtimin e identitetit kulturor dhe kombëtar shqiptar. Në studimet e tij, Rugova e ka vlerësuar Pjetër Bogdanin (1625–1689) si autorin e parë që krijoi një vepër monumentale në gjuhën shqipe, “Çeta e Profetëve” (1685). Ai e konsideroi këtë vepër si një pikënisje themelore për letërsinë shqipe, jo vetëm për përmbajtjen fetare dhe filozofike, por edhe për rëndësinë kulturore që ajo pati në ndërtimin e një tradite letrare kombëtare. Rugova e përshkruan Bogdanin si një figurë që ndërthur elementet e religjionit, filozofisë dhe artit, duke krijuar një model të letërsisë që bashkonte universalizmin evropian me identitetin shqiptar, sidomos me rolin që luajti si formues i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.

Në veprën e tij historiko-letrare, Rugova analizoi aspektet estetike dhe filozofike të “Çetës së Profetëve” si dhe gërshetimin e ideve fetare dhe filozofike Vepra e Bogdanit është një përpjekje e Rugovës për të përçuar vlera universale, por gjithashtu përmban një reflektim mbi historinë dhe kulturën e kohës.

Përpos dimensionit filozofik e telogjik, Rugova  në veprën e Bogdanit gjeti dhe një pejsazh të pasur gjuhësor cili e  afirmoi identitetin kombëtar shqiptar në kohë më të errëta nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar.

Ibrahim Rugova e sheh Bogdanin si një model intelektuali dhe lideri të rezistencës kulturore. Në frymën e Bogdanit, Rugova gjeti një lidhje mes krijimtarisë letrare dhe përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kombëtar. Kjo është e dukshme në mënyrën se si ai vetë e përdori kulturën dhe letërsinë si mjete rezistence ndaj represionit serb.
Në studimin e tij  Rugova insistoi që figura e Bogdanit të njihej dhe të vlerësohej më gjerësisht si një simbol i hershëm i identitetit kulturor shqiptar. Ai kontribuoi në nxjerrjen në pah të rëndësisë së Bogdanit për të treguar kontinuitetin e përpjekjeve për afirmimin kombëtar, kurse studimin dhe promovimin e figurave si Bogdani e shihte si pjesë të projektit të tij më të gjerë për të integruar kulturën shqiptare në traditën europiane.
Ngjashëm si Pjetër Bogdani që përfaqësonte ndërthurjen e misionit fetar dhe atdhetar, edhe Ibrahim Rugova gjithë kauzën e tij e ndërtoi duke e gërshetuar kulturën dhe rezistencën politike në funksion të shtendërtimit të Kosovës.
Modeli që përfaqësoi Rugova ishte për nga karakteri bogdanian, kurse për nga largapamësia i ngjante një  “çete profetësh” që vazhdon të na frymëzojë me urti, vizion dhe unitet brenda dallimeve. Ky pra ishte Rugova….

 *Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian, kurse për nga largpamësia i ngjante një “Çete profetësh”

(Fjalë e mbajtur në Prishtinë në kuadër të “Ditëve të Bogdanit”,  06 dhjetor 2024)

Po të punonin gjeneratorët e Obiliqit me lëngun epshor të “Big Brother”, asnjë herë s’do të ngelnim pa rrymë !

0

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

Nga: Lirim Gashi, Prizren

( pak shok-terapi)
“Tē gjithë moralistët e rremë që nuk e pëlqejnë këtë shkrim, e kanë abonuar me para kanalin televiziv “Big Brother” dhe e shikojnë 22 orë në ditë”
Ndonëse rrallë ose pothuajse asnjëherë nuk shikoj programe televizive private apo publike të Kosovës, sa herë që hyj në rrjetet sociale të internetit has krijesa dykëmbëshe të zhveshura, të qeshura, të qara, të skuqura, të fryra, të nxehta dhe të lëngshme nga burgu vullnetar i “Big Brother”, të cilat janë aq të kërcënuara seksualisht nga fryrja e thithkave të kënaqësisë, midis veshëve të ujëvarave gjysmë të mbyllura vaginale, saqë kam frikë se lëngu i nxehtë epshor do të shpërthejë si llava vullkanike, jo vetëm nga organet e tyre gjenitale, por edhe nga vrimat e hundeve dhe veshëve të tyre.
Shpikësi i këtij burgu vullnetar me sa duket nuk e ka kuptuar që zjarri nuk guxon të vendoset pranë benzinës dhe sidomos jo zjarri shqiptar, temperatura e të cilit është dhjetë herë më e lartë se ajo e zjarrit evropian.
Ai ndoshta nuk e dinte që shqiptarët e të dy gjinive janë dhjetë herë më të uritur për seks sesa bashkëmoshatarët e tyre evropianë.
Ai gjithashtu nuk e dinte se kur shqiptarët janë të uritur për t’i shpuar të gjitha vrimat e trupit të tyre, apo për t’u shpuar në të gjitha vrimat e trupit të tyre, ata mund t’i djegin dhe sosin të gjitha majat e gishtave gjatë lëmimit të kokës së penisit dhe klitorisit të vaginës.
Veçanërisht femrat shqiptare kanë dhjetë herë më shumë acid agresiv flakërues në vaginat e tyre se sa homologet e tyre europiane, i cili kur spërkatet mbi sipërfaqen e trupit, mund t’i djegë edhe çarçafët dhe jorganët e shtratit.
Nëse ka një rreth të shtatë të ferrit, atëherë banori më i denjë i tij do të ishte shpikësi i Big Brother, i cili nuk e shpiku një bordello televizive seksuale në vend të një burgu vullnetar televiziv.
Sepse nuk ka mëkat më të madh se sa t’i privosh krijesat dykëmbëshe të të dy gjinive, të cilat janë më të uritura për seks sesa për ushqim, nga e drejta për t’u kënaqur seksualisht derisa të vdesin nga mjalti i një orgazme çmendurore.
BIG BROTHER: KULLA E BABUNËVE MODERNE
Big Brother nuk është thjesht një program, është një laborator eksperimental ku testohen kufijtë e durimit njerëzor. Ky spektakël është si një akullore me shije epshi dhe budallallëku, e mbuluar me salcë imorale që shitet si “reality show”. Imagjinoni një kopsht zoologjik pa kafaze, ku majmunët vendosen përballë kamerave dhe u thuhet: “Tash, bëni çfarë të doni, vetëm mos harroni që kamerat janë gjithmonë ndezur!” Dhe majmunët – pardon, banorët – fillojnë të kërcejnë në kor sipas një simfonie të shëmtuar mendore, duke na kujtuar që Homosapiens ndonjëherë është një term tepër bujar.
Për ironi, ky spektakël përpiqet të na bindë se është një pasqyrë e realitetit. Në fakt, është më shumë si një karnaval budallenjsh, ku çdo pjesëmarrës përpiqet të shpikë një mënyrë më absurde për ta turpëruar veten.
Dhe audienca? Ajo ha mut duke menduar: “Ka edhe më keq se unë!” Po, si përbëhet menuja? Drama: Shërbehet në temperaturë të lartë, me lot krokodili që rrjedhin si një lumë i vogël histerie.
Epshi: Sa herë ndizen kamerat në dhomën e gjumit, ndien sikur po sheh një dokumentar mbi çiftëzimin e fluturave tropikale – vetëm që këtu fluturat kanë tatuazhe dhe një mungesë të theksuar turpi. Humori: E vetmja gjë qesharake është që këta njerëz besojnë se do të dalin nga ky burg televiziv si “influencerë” të publikut.
Por le të ndalemi te arkitekti i kësaj kulle të lartë budallallëku: shpikësi i “Big Brother”. Ai ndoshta kishte një ëndërr madhështore për të krijuar një spektakël ku mendja, zemra dhe shpirti të ndizeshin në harmoni. Në vend të kësaj, ai na dhuroi një arenë ku gladiatorët luftojnë jo për lavdi, por për kush mund të shqiptojë fjalinë më të pakuptimtë.
Dhe çfarë thotë publiku? Ah, publiku është një kampion i heshtur i ironisë. Shikon maskaradën, tallet me banorët dhe pastaj voton për ta shpëtuar më budallain nga eliminimi. Është si të shikosh një zjarr dhe të hedhësh benzinë duke menduar: “Eh, të paktën po na ngroh pak.”
Dhe pse të mos e pranojmë?
Big Brother nuk është realitet, është një pasqyrë e zbrazëtisë sonë kolektive, e përzier me një dëshirë të pashpjegueshme për të parë sesi dështojnë të tjerët – me shpresën e fshehtë se kështu do të dukemi më të zgjuar. Pra, kur herën tjetër të hapni televizorin dhe të shihni Big Brother, mos harroni: Nuk po shihni një spektakël, po shihni një ftesë për të mos u bërë kurrë pjesë e kësaj komedie tragjike.
Sepse në fund, Big Brother nuk është për t’u urryer apo për t’u dashur – është vetëm për t’u tallur.
Dhe ne? Ne jemi mjeshtër në këtë art.

Rishfaqja e hijeve aty ku nuk e pret…, një letër drejtuar Eugen Cakollit !

0
… PA DYSHIM QË RISHFAQJA E HIJEVE ATJE KU ATO PRITEN MË PAK NUK ËSHTË RASTËSI NGA ANALISTI I KDI,së …
Një letër drejtuar, personalisht EUGEN CAKOLLIT!
KDI dhe Cakolli përplasen fort për listen serbe – me vendimin e Konjufces.
Ende pa u zbehur kujtimi i njërës prej sulmeve terroriste, asaj të Mitrovicës, e tjetra në liqenin e Ujmanit, në skenë do të ngjitej Cakolli, shemra e tij.
Mendoi: të vritesh për lirin e kriminelëve, kur atdheu ytë sulmohet çdo ditë nga po ata analistët e opozitarët, nuk është as trimëri, as mençuri, por një mendjelehtësi. Kjo mendjelehtësi e juaja dhe e tjerëve na ka përcjellë gjatë historisë. Disa shqiptar janë për të tjerët, po s’janë për vetveten. Maska ka rënë, Cakolli ka vrarë kombin, po a mund të thuhet se bashkë me të merr fund keqkuptimi cakollëve tjerë? Nuk dihej që kjo sjellje ka qenë e shqiptuar diku në skenat apo prapaskenat e kancelarive të KDI,së, por, që të jetë e menduar menduar është jashtë çdo dyshimi.
Dëgjoni, o milet! Cakolli kishte bërë befas deklarim tronditës si të Haxhi Qamilit. Dëgjoni këtë analistë dhe rimohues kundër lirisë së Dardanisë! Eugen Pasha i biri i themeluesit të Kasabasë, besniku i zëvendësit të listës serbe, besniku i zëvendësit të deputetëve të listës serbe, urdhëron:
“Të gjithë deputetët serbë, duhet të kthehen në parlamentë!”
Ҫdo ky numer i mallkuar analistësh që si ndahet tërë jetës listës serbe? Vërtetë, mesazhi i tij qe i gjatë në mëdia. Fjalët e Cakollit na tingëlluan në vesh si jehonë e ardhur nga një botë tjetër serbe, që ndodhej shumë larg. Ky gurëgdhendës dhe muratorë i shenjtë i listës serbe e tregojë tërë mjeshtërinë e vetë në dëmë të çështjes kombëtare. Në këtë kah, sipas një gjykimi të KDI,së, çështja e sulmit ndaj Kryeparlamentarit, si një favor që iu bë shkijeve, nuk tregonte veç mjerimin e skajshëm mendor dhe moral të njw çmitizuesi gjak humbur.
Një sinops i procesit në KDI. Eugen Cakolli, një nënpunës i KDI,së në qytetin e Prishtinës thuajse i panjohur, një analistë në kufijtë e së keqës, sulmon parlamentin e Dardanisë, që nga format më absurde të tij. Eugeni imagjinon marifete më të dashakeqe ndaj z. Konjufca dhe Kuvenditë, që pamë në media ingranazhe të pakuptueshme dhe mbytëse duke i mbrojtur Deputetët e listës serbe që i shkaktuan aq shumë vrasje, djegie, dhunime e dëme tjera shtetit tonë.
Tema që po shkruaj nuk është e re. Shkaku i këtij shkrimi ka qenë ulërima e Cakollit të “një intelektuali” mjeran që mbanë datën 6 dhjetor 2024 me refrenin e kukamës së një kukuvajke nga degët e thara merrë trajtën e tij. Ulërinë nga media jo e largët në dhjetor të këtij viti, por trajta e tij ishte me fjalët (opozitarëve kishin nevoj për të), cili është programi i tij politik, Cakolli ke shtesë politike apo shoqërore, cilës organizat “antikombëtare” i takon më ka shtyrë të themë disa gjera.
Falmë Zoti ynë, thashë prapë dhe disa çaste pas kësaj shqyerjeje e ofendimi mizor ndajë parlamentit të Dardanisë në media, nuk e kuptoja dot CAKOLLIN se në cilën anë kishte mbetur parlamenti ynë, në të këtejshmen apo në të atjeshmen e Serbisë. Ç’njeri, ç’komb, ç’derq, je, vallë, shqiptarë jo, këtë? Thashë “Shqiptar!” Jo.
Eugen Cakolli! Të turpërohesh përimoralitetin tënd është një hap në shkallën në majë të së cilës të vjen turp edhe për fytyrën dhe moralin tënd.
Të menduarit e paarsyeshëm (irracional), përfitimi i botës së nëndheshme në menyrë krejt të ndryeshme nga ç’e jep analiza e Cakollit ndajë kryeparlamentarit, pamja e Cakollit, është cen i njeriut analfabet kronik brenda KDI,së por diçka e shëmtuar. Në Dardani krijoheshin sa herë që sektet e analistëve apo oraganizatat joqeveritare kishin nevoj për të shpërndar një ide të shëmtuar antishtetërore, për të përligjur vendimin e Z. Kryeparlamentar ose një vijë të re politike antishqiptare. Krijoheshin dy llojesh: shqiptar, analistësh të KDP,së të gjallë apo të vdekur.
E gjithë kjo nuk është rastësi dhe në një mënyrë ose tjetër lidhey me të tjera shembëllime, që vijnë botës shqiptare nga thellësitë e kohërave. Disa tipare të tjera karakteristike të zbërthyera nga Cakolli i KDI,së hedhë në errësirë mbi ligjshmërinë e një identifikimi të shpirtit të listës serbe me atë të njerëzve primitive, armiqësi proverbiale, që i la me gojë hapur të shqiptarët..
Në fillim deklarimi i tij mu dukë si një kërcnim alienësh ndajë kryetarit të parlamentit, por jo ky ishte shqiptar? E megjithatë ky reagim ishte enigmatik. U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen deklarimet e tij, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës parlamenti e ndiente vetën të “rrezikuar” në vendin tim nga shumë bufë nate! Qenka vështirë të jetosh në kohën e Cakollëve e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë.

Histori dhe dallimet kryesore gjuhësore dhe fonetike midis toskërishtes dhe gegërishtes

0

Mathieu Aref, pellazgolog, Paris

___

Problemi me “disa” shqiptarë është se kur ata besojnë në diçka (fe, paraardhësit Ilirë të
shqiptarëve, gjuha shqipe më e lashtë në “botë”… etj.) ajo është e ngulitur dhe e ankoruar
përgjithmonë në trurin e tyre dhe se është vështirë t’i bindësh. Përveç kësaj, disa njerëz janë shumë të ndjeshëm dhe nuk duhet t’u thuhet e kundërta të çfarë besojnë ose mendojnë. Ju e kuptoni mirë se një shkencëtar i vërtetë kur pohon diçka nuk mund t’i përfundojë studimet duke kursyer të gjithë. Kjo nuk është më shkencë. Personalisht nuk kam pohuar asnjëherë asgjë duke thënë me vete : “Duhet të jem i kujdesshëm që të mos inatosem me autoritetet e shtetit, të akademisë së tyre (aktualisht nuk guxoj të them “e shkencave”), të mos ofendoj apo rëndoj fqinjët tanë grekë apo serbë që normalisht dhe në thelb janë armiq shekullorë të Shqipërisë (dhe kjo nuk duhet thënë… edhe pse është e vërtetë), etj.
Studimet e mia historike dhe gjuhësore janë neutrale ku duhet të paraqes fakte, prova,
argumente, analiza të thella, dëshmi të verifikueshme dhe referenca të pakundërshtueshme.
Puna ime pesëdhjetëvjeçare nuk ka qenë për t’i kënaqur të gjithë. Në studimet e mia filli im i përbashkët ka qenë ndershmëria intelektuale, integriteti, paanshmëria dhe mosndërhyrja e ndjenjave të mia dhe konsideratave personale apo partiake e aq më pak shoviniste. Unë kam dashur ta shpreh këtë për një kohë të gjatë. Është bërë. Në të vërtetë, këtu, unë do të trajtoj një temë që nuk do t’i pëlqejë të gjithëve dhe madje do t’i ofendojë disa. Për fat të keq për ta, detyra ime është të them të Vërtetën dhe asgjë tjetër veç të Vërtetën dhe jo t’i pëlqej të gjithëve, as të mikloj apo t’i bëj lajka dikujt. Pikë.
Çdo studim serioz nuk bëhet duke u ulur në një karrigë duke kërkuar informacion në
“Internet”, në forume të ndryshëm ose tek autorë të caktuar ose Enciklopeditë, as duke
kopjuar apo plagjiatuar të tjerët. Ata që kopjojnë zbulohen lehtësisht sepse tradhtohen nga
stili, mospërputhja, mos citimi i burimeve të tyre, mungesa e konsistencës, rregullsisë,
sinergjisë, koherencës, kohezionit, homogjenitetit, përshtatshmërisë, finesës dhe saktësisë në analizat dhe nga zanati apo aftësitë. Kjo nuk bëhet duke fryrë mbi të. Fatkeqësisht këta njerëz janë të shtyrë nga megalomania e tyre, krenaria e tepërt, zhelozia, përbuzja e tyre për vlerat si dhe sjelljat dhe ligjet. Kur e them këtë, disa do të kërcejnë si sqep për të thënë “për kë e merr vetën, është megaloman, nacionalist, romantik apo mosrespektues të kollegëve të tij”…. dhe të tjerë, shumë të tjerë më të përulur dhe më inteligjentë, do të duartrokasin edhe pse nuk janë specialistë.
Një herë e përgjithmonë, ja çfarë u them të gjithë atyre që ende besojnë në marrëzitë dhe
manipulimet e regjimit ish-komunist : “E ashtuquajtura” gjuhë e standardizuar është një
gënjeshtër e dukshme sepse në vitin 1972. Enver Hoxha kishte vetëm një obsesion”…të lëj
mënjanë ose të eliminonj “gegënishtën” që për të ishte një dialekt fshatarëve e malësorëve
(malokë thonin në atë kohë) dhe për më shumë këta, për të, ishin mbështetëse të regjimit
zogist të paraluftës !! Ndersa gegënishtja ishte dhe është (u pëlqën apo jo) një “gjuhë” dhe jo dialekt, është gjuha e Zeusit, e perëndive dhe e poemave epike (Iliada dhe Odisea) pothuajse gjithë onomastika (antroponimet, toponimet, oronimet, eponimet, teonimet, etj) e tyre i kam shpjeguar falë gegënishtës. Gjuha e quajtur “greqishtja e lashtë” është një gjuhë e bazuar në « jonishtën dhe eolishtën» (kjo e fundit në mënyrë subsidiare) që rrjedhnin nga « pellazgjishtja e lashtë ». “Jonianët” (të « Jonët ») ishin « Pellazg dygjuhësh » që u bënë helen. Gjithë studimet e mia 50 vjeçare pohojnë çfarë po thëm këtu (me prova, argumente, analiza të thëlla, dëshmi dhe referenca të verifikuëshme dhe jo « një studim romanyik » siç tha një ditë në një konferencë televizive në 2007 në Tiranë, një anëtar i « akademisë të Tiranës » (?) : nuk pati turp të thoshte një marrëzi të tillë !
2
Nuk kemi një datë të saktë, por një gjë është e saktë dhe e padiskutueshme : para botimit të Iliadës dhe të Odisesë në mesin e shekullit të gjashtë para erës sonë, ekzistonte vetëm
pellazgishtja e lashtë pa rotacizëm dhe pa dyfishimin e tingëllorëve (veçanti e « gjuhës
gege »…jo dialektë). Këto dy poezi ishin të traditës GOJORE pellazge dhe falë Pellazgëve
dygjuhësh u shruanë ato poemat epike nga logografët grekë të cilët kishin çdo mundësi për të modifikuar atë që dëshironin (nderfutje të ndryshme, etj).
Prej kësaj kohe(e shkrimit të poemave) fjala “i lirë” u transkriptua “Ilir” nga Helenët, pastaj
Romakët e përhapën atë në të gjithë Evropën dhe në të gjitha manualet historike, arkeologjike, kartografike dhe gjuhësore. Janë veçanërisht « autorët modernë » që nuk kanë bërë asnjë lidhje mes gjuhë të poemave dhe Gjuhës shqipe, shpjegimi i së cilës (fjalë « i lirë ») është i paepur (kanë besuar se është një « Etnonim » ndersa ishte një « Fjalë »). Ky transformim e errësoi më tej Historinë Pellazgo-Shqiptare deri më sot, sepse emërtimi i fjalës « i lirë » nuk ishte gjë tjetër veçse vetë « Pellazgët » që ikën dhe shpëtuan nga asimilimi nga Helenët dhe thjesht u bënë një popull “i lirë”, dmth jo i nënshtruar heleneve.

PRANDAJ JANË SHPALLUR TË GJITHA ELEMENTET E LASHTË QË I TAKONIN PELLAZGËVE… « që ishin ILIRE jo Pellazg » : E X I T përfundimisht Pellazgët. Këta « autorë modernë » (nga shekulli i 19-të) e rënduan duke thënë që Pellazgët kishin ZHDUKUR PA LËNË ASNJË
GJURMË ! Shtoj edhe një problem tjetër : pseudo-gjuhëtarët nuk bënë asnjë lidhje me «
pellazgjishtën e lashstë ». Ata i dhjetëfishuan gabimet e tyre duke deklaruar se gjuha shqipe është një gjuhë më vete (e vaçantë) në sistemin e tyre i dyshimtë “indoevropian”, prandaj shqipja u hodh në raft : masakrim i dyfishtë (Pellazgët dhe gjuha e tyre) !
Kur hapni një fjalor shqip, mund të shihni lehtësisht se baza e tij gjuhësore, leksikore dhe
fonetike bazohet në “toskërishtën”, që është një dialekt i vonshëm i ndikuar nga Kaonët (të
Thesprotisë) të cilët kishin huazuar nga greqishtja rotacizmin dhe dyfishimin i
bashkëtingëlloreve injoruar nga gegënishtën dhe tek Pellazgo-jonikët të lashtë : kështu lindi « toskërishtja » ky është shkaku që thëm se ky ishte një dialekt i gegënishtjës. E them këtë dhe e përsëris dhe nëse e përmend nuk është absolutisht për të denigruar toskërishtën që është një nga dy përbërësit e pellazgo-shqipes të sotme dhe aq më pak për të urryer Toskët që janë vëllezërit tanë të pandarë dhe as për të krijuar përçarje mes këtyre dy grupeve të etnisë Shiptare. Për të ilustruar atë që sapo thashë, nuk do të bëj një ekzegjezë të gjatë për “toskërishtën”, por thjesht do të vë në dukje dallimet thelbësore midis toskërishtës dhe gegënishtës dhe ky është jo vetëm një “vëzhgim” por një studim historiki-gjuhësorë që askush nuk mund ta kundërshtojë pa prova të prekshme. Pra, ja një përmbledhje e shkurtër :
Pas pushtimin të Pellazgjisë nga Helenët shumica e Pellazgëve shpëtuan nga asimilimi sepse ikën në Veri dhe verilindjën të Shqipërisë aktuale. Në atë kohë (shekulli VI pes emri
« Pellazag » filloj të zhduket dhe paralelisht u shfaq emri « i lirë » sepse ata Pellazg që ikën
në veri të largët të Greqisë u quajtën « popull i lirë » (i pavarur) dmth jo i nënshtruar
pushtuësve helen. Nga gjo kohë emri « i lirë » u shfaq…për gjithmonë ! Por për më tepër të
gjithë (pa përjashtim) autorët modern (historianë arkeologë, gjuhëtarë, etnologë…) përdorin deri në ditet e sotme fjalën ILIR (e transformuar gabimisht nga një FJALË « i lirë » në një ETNONIM : ILIR. Askush nuk i kushtoi rëndësi këtij pështjellimi, gabimi (të qëllimshëm ose jo ?!) të bërjes së një “fjale” në një “popull” dhe askujt nuk i shkoi mendja. Sot shqiptarët janë mësuar të përdorin (si gjithë autorët e huaj modernë) fjalën ILIR si dhe historianët, arkeologët, gjuhëtarët që për të nuk shohin vetëm gjurme ilire ndersa çfarë ishte pellazge i është veshur « Ilirëve » dhe hartat e gabuara të bëra nga Romakë vetëm citojnë Ilirët dhe shumica e Shqiptarëve për të mos thënë të gjithe kanë gëlltitur (lexuar, parë, endokrinuar…) gjithçka që është shkruar në libra, manuale, enciklopedi, kartografi, gazeta ose emisione televizive !
3
Gegënishtja flitet nga një rresht mbi qytetin e Elbasanit deri në Shqipërinë veriore dhe Malin e Zi jugor, në Kosovë, Preshevë që është në Serbi (Kosovë lindore) dhe Maqedoni
perendimore. Gegët e veriut dhe të lindjës e kuptojnë njëri-tjetrin pavarësisht disa dallimeve rajonale dhe veçanërisht fonetike. Toskërishtja flitet nën këtë vijë deri në Epirin e Jugut të Shqipërisë (Çamëri). Ky dialekt më i vështirë se gegënishtja karakterizohet nga rotacizmi i tij (frekuenca, në shqiptim, të bashkëtingëllores « r/rr », brenda ose në fund të një fjale) dhë shpesh zëvendësohet me shkronjën « n » në gegënishtën) dhe dyfishimi i bashktingëllorëve si dhe nga disa veçori të tjera leksikore ose fonetike që do të gjejmë gjatë këtij studimi të shkurtur. Ndryshe nga dialekti gegë, i njohur për nazalizimin e zanores së theksuar « â » (shndërrohet, në dialektin toskë, në « ë ») përpara bashkëtingëlloreve. Ja disa shembuj të këtyre dallimeve :
kâmë (gegë) = këmbë (toskë); zâni (gegë) = zëri, (toskë); bâj, bâna, (geg) = bëj, bëra (toskë);
hâna (gegë) = hëna (toskë); dimën (gegë) = dimër (toskë); Shqipni (gegë), emër amtar i
Shqipërisë = Shqipëri (toskë); lishoj (gheg) = lëshoj (tosk); likurë (gheg) = lëkurë (tosk)…..
Një karakteristikë tjetër e këtyre dallimeve dialektore është shndërrimi i disa
bashkëtingëlloreve të buta (dialekti gegë) në të ashpra (dialekti toskë) :
gegë toskë
f – v = hof hov
= sklaf sklav
f – h = raf rah
= ngref ngreh
k /q – g = lak lag,
= lânk lëng,
= larq larg,
l /n – r = Albëni Arbëri
n – r = Vlona Vlora (Aulona e antikitetit)
p – b = qelp qelb,
s – z = bres brez,
t – d = munt mund
= vent vend,
th – dh = garth gardh
= lith lidh…etj.
Dialekti gegë nuk njeh “dyfishimin të bashkëtingëllores” (nganjëherë zanores), ndryshe nga
toskërishtja :
tosk = gheg
mbarë = marë
mbaj = maj
mbetja = metja
pyetja = pytja, petja
vdiq, vdek = diq, dek
kumbar = kumar
këmbë = kamë…etj.
4
Deri në fund të luftës së dytë, dy analfabetë, njëri (malsor/qytetar) nga veriu dhe tjetri
(fshatar/qytetar) nga jugu nuk mund të kuptoheshin vetëm përmes një përkthyesi !
Paskajorja perifrastike, një formë shumë e lashtë e ruajtur në dialektin gegë si « me bâ »
(« për të bërë », toskërisht), nuk ekziston në të folmen toske, e cila, nga kjo formë, përfundoi duke krijuar të sajën : për të bërë. Si gegënishtja gjuha angleze ka ruajtur gjithashtu këtë veçanti : « to be, to make… »
Albanë, Albënët (Fis ilirë) u transformuar në greqisht : « Arvanos, Arvanitis ». Latinët i
quajtën « Alban » dhe të gjitha variantet e tjera të saj : Albanian (anglosaxon), Albanais
(françës), Albanesi (italian), etj. Përkundrazi Turqit përvetësuan një variant të arvanos grek =
Arnavut / Arnaut.
Gjithë çfarë i përket GEGËNISHTËS nuk merret parasysh…dmth dialekti toskë mbeti thelbi i
gjuhës zyrtare e quajtur standarde në vitin 1972.
Ndre Mjeda :
Geg’ e Toskë, Malci jallia
janë komb, m’u da s’duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e nji gjuhë t’gjithve na bashkon…
Histori dhe gjuhësi
Është e nevojshme të theksohet një element vendimtar : gjuha e vërtetë e Pellazgëve është gegërishtja. Përse ? Së pari, dua të theksoj se ky nuk është, nga ana ime, një gjykim
tendencioz siç mund të mendojnë gabimisht disa. Një historian apo një shkencëtar i denjë nuk mund të jetë tendencioz përndryshe është manipulues dhe kjo nuk i ka hije një shkencëtari.
Për të ditur pse, duhet të referohemi shkrimeve të para alfabetike evropiane : janë poezitë
« Iliada dhe Odisea ». Këto poezi vijnë nga poema epike të « traditës gojore pellazge ».
Përveç të dhënave historike të dhëna nga autorët antikë, ka të dhëna gjuhësore që kam zbuluar në onomastikën e këtyre poezive (antroponime, eponime, teonime, toponime, etj.) ngjashmëri të qarta me gegënishtën të Shqipërisë së Veriut dhe të lindjës. Poezitë epike u transkriptuan me shkrim në mesin e shekullit të 6-të p.e.s. falë logografëve dygjuhësh jonikë/pellazgë dhe logografët helenë. Jonët dhe Eolët sipas autorëve antikë ishin Pellazgë të asimiluar që u bënë helenë. Këtu do të flas për « gjuhën helene » dhe jo për gjuhën greke. Në fakt, autorët arkaikë dhe klasikët e parë nuk folën kurrë për një « gjuhën greke » as për shtet Grek për të përcaktuar grupin e tyre etnik, por vetëm për « gjuhën helene » dhe për hellasin për të caktuar vendin e tyre. « Greqishtja dhe Greqia » janë emërtime të gabuara dhe të vonshme (sh.IV pes) të cilat janë përdorur dhe ende përdoren vetëm nga të huajt.
Pse ka një ngjashmëri mes « gegërishtës shqipe » dhe « jonishtës » të lashtë ? Sikur e kam përmendur shumê herë është e thjeshtë dhe shumë e qartë kur dimë të analizojmë të gjithë elementet historike që kanë ndodhur në kohën e pushtimit të Pellazgjisë nga pushtuesit Helenë. Me këtë pushtim Pellazgët që nuk donin të integroheshin apo asimiloheshin shkuan në veriun e largët të Greqisë (në veri dhe verilindje të Shqipërisë së sotme) për të gjetur Pellazgët e tyre të tjerë. Helenët pak më vonë i quajtën këta Pellazgë refugjiur në këtë veri të largët « popull i lirë ose i çliruar », domethënë « jo i nënshtruar ndaj helenëve » dhe më vonë ishin Romakët ata që e përhapën këtë etnonim të rremë « Ilirë » në të gjithë Evropën dhe gjetkë.

5

Kjo qasje historike nuk është studiuar, as kuptuar apo marrë në konsideratë nga autorët
modernë, të cilët janë edhe në origjinë të gabimeve, interpretimeve, analizave apo
manipulimeve të tjera në lidhje me qytetërimin helen dhe veçanërisht me atë pellazg.
Kjo është arsyeja pse « pellazgjishtën e lashtë » e gjejmë në “gegënishtën aktuale” e cila i ka mbijetuar epokave pa shumë dëmtime për shkak të infrastrukturës malore të vështirë të veriut dhe verilindjes së Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse “gegënishtja” është kaq e afërt me pellazgo-jonishtën dhe aq largët nga Greqia ka mbetur praktikisht e paprekur dhe arrin të shpjegojë e interpretojë onomastikën e « poemave epike ». Prandaj e quajta gegënishtën «gjuhë origjinale të pellazgëve » dhe e kam identifikuar si « gjuhën amtare » të Evropës, ndryshe nga gjuhëtarët modernë të shekullit të 19-të dhe ata që i ndoqën dhe që, duke mos gjetur « gjuhën amë » të Evropës, kanë krijuar një gjuhë virtuale « indo-evropianën » !
Po toskërishtja e jugut ? Janë fiset « Kaone » që u shpërngulën në jug të Shqipërisë së sotme :
janë ata që futën « dyfishimin e bashkëtingëlloreve » dhe « rotacizmin » në « gegënishtën e popullateve pellazge të veriut të Greqisë » që mbetin jashtë nënshtrimin helen për shkak të kësaj afërsie me Hellasin e cila ua transmetoj këto veçori gjuhësore mes « Kanoneve » (fis thesprot/pellazg që shkuan në jug të Shqipërisë aktuale.
Pak histori për këtë temë. Duhet theksuar se Hellasi stricto sensu (Greqia e sotme) në
periudhën klasike (shek. V/IV p.e.s.) ishte më e vogël se sot. Ajo fillonte në jug të Epirit (sot) që do të thotë nga gjiri i Ambrakisë deri në Kepin Malea (maja jugore e Peloponezit) dhe nga deti Jon në shpatin jugperëndimor të Maqedonisë, domethënë përafërsisht një vijë që shkon nga Gjiri i Ambrakisë në grykën e Peneut duke përfshirë kështu Thesalinë e cila më parë quhej “Pelasgiotide” dhe që u përkiste, si pjesa tjetër e Hellas-it (Greqi), pellazgëve para pushtimit helen.
Rrjedhimisht, Eksodi i një pjese të Pellazgëve filloi me fiset e Pellazgjisë (tani
« Greqi/Hellas ») që nuk donin të integroheshin apo asimiloheshin nga Helenët. Prandaj ata u larguan drejt veriut dhe verilindjes së Shqipërisë së sotme dhe u quajtën (« popull i lirë »
dmth jo i nënshtruar ndaj helenëve) : « i lirë ». Më pas, ishin Kaônët ata që u nisën për në jug të Shqipërisë së sotme, duke sjellë me vete gjuhësisht « dyfishimin e bashkëtingëlloreve » dhe « rotacizmin » të trashëguara nga Helenët. Për më tepër, duhet theksuar se « Thesprotia » më vonë ishte ndarë në disa fise të tjera duke përfshirë Epirotët, Molosët dhe Kaônët. Kjo ishte pjesë e shpërnguljeve masive të fiseve pellazgjike për shkak të pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët. Ndërsa ata (siç thashë më lart), që u nisën për në veriun e largët të Greqisë dhe që u quajtën « ilirë » (« popull i lirë » dhe « jo të nënshtruar ndaj helenëve ») janë në origjinën e « Gegëve ». Më pas Kaônët (një nga fiset e Thesprotëve të lashtë) u larguan drejt jugut të Shqipërisë së sotme. Dy fiset e tjera të thesproteve të lashtë, « Epirotët dhe Molosët, mbetën të lirë dhe të pavarur jashtë kufijve të Greqinë në jug, domethënë nuk iu nënshtruan helenëve deri në pushtimin romak në -146 para Krishtit. Ishin Romakët ata që krijuan një « Greqi të madhe » ku bashkangjitën « Epirin, Maqedoninë dhe një pjesë të Thrakisë » : para pushtimit
romak këto tre rajone nuk kanë bërë kurrë pjesë të Hellasit. Kjo ishte Historia e shkurtër të
këtyre tre rajoneve pellazgjike të cilat humbën sovranitetin e tyre për shkak të Romakëve.
Më në fund, « gegënishtja» (pellazgo-jonishtja e vjetër) duke u zhvendosur në jug të
Shqipërisë (nëpërmjet Kaôneve) u shndërrua në dialektin “tosk” siç sapo shpjegova më parë.
Kështu “toskërishtja” është më e vonshme se « gegërishtja », gjuha origjinale e Pellazgëve.
Për rrjedhojë, ky dialekt nga pellazgo-gegërishtja pësoi një mutacion gjuhësor mjaft të
vonshëm për shkak të afërsisë me Greqinë. Pikërisht ky ndikim helen është në origjinën e
dallimeve gjuhësore midis toskërishtes dhe gegërishtes. Para komunizmit toskërishtja përdorej në jug dhe gegërishtja në veri dhe në lindje. Në vitin 1972 regjimi komunist (shumica e udhëheqësve të cilit ishin nga jugu) krijoi një « gjuhë të unifikuar » të rreme.
6
Dhe nuk duhet të jesh gjuhëtar për të kuptuar se kjo e ashtuquajtur gjuhë “e unifikuar” nuk është aspak e unifikuar ! Për më tepër, nuk duhet shmangur fakti se udhëheqësit komunistë kanë zyrtarizuar dialektin toskë si gjuhë zyrtare të Shqipërisë.Duhet më qënë i vërbër ose shurdh për mos e kuptuar. Unë e kam tashme trajtuar disa herë këtë problem trishtues. Personalisht jam për një bashkim real të gegërishtës dhe toskërishtës por në barazi të barabartë dhe jo njëra të dominojë tjetrën.
NB – Para shkrimt “alfabetik” u shfaqë shenjat figurative ose simbolike që kanë objekte ose
ide : piktura shpellore, piktograme dhe ideograme, më pas kishte mbishkrime dhe epigrafe.
Këto lloje shprehje shprehnin shpejt diçka, por nuk zhvillonin një histori të gjatë. Pra është
vetëm një transmetim mesazhi. Por mund të caktoje edhe një vlerë fonetike shenjave, asaj të fjalës, rrokjes, bashkëtingëllores ose zanores : ky është fillimi i shprehjes së shkruar. Sa i përket epigrafisë, këto janë mbishkrime të shkruara në gurë ose në metale.
Nga ana tjetër, konsiderohët se “Historia” e një vendi fillon me shfaqjen e shkrimit dhe kjo
ndodhi rreth <-3300 para erës sonë me Sumerët dhe Elamit pastaj Egjiptianët rreth <-3200.
Periudha para këtyre të dhënave quhet “Parahistoria”. Proto-elamiti (persishtja e lashtë) është më i vjetri dhe u shfaq në të njëjtën kohë me shkrimin kundrejt Mesopotaminë (Sumerian), siç tregohet në pllakat e argjilës, që datojnë nga viti -3300 para erës sonë, të zbulluara në Suzë, kryeqyteti i Elamit. Shkrimi proto-elamit do të rrjedhte nga shkrimi kuneiform (Sumerian).
Helenët pas pushtimit të Pellazgjisë eliminuan të gjitha gjurmët e mbetura nga Pellazgët por monopolizuan të gjitha dhëmbëzat e qytetërimit të tyre, kulturën e tyre, poemat e tyre epike, Mitologjinë e tyre, etj. Edhe alfabeti i tyre i quajtur “Shkronjat Pellazgjike” (siç pohon Diodori i Siçilisë) nuk ishte fenikas, por u uzurpua nga fenikasit në Kretë, të cilët më pas e sollën atë në Feniki ku i dha shkronjave emra semitike dhe pastaj Beoti gjatë pushtimit të Hellasit nga ana e tyre. Por nuk duhet të jemi naiv apo mendjengushtë për të besuar, meqë Helenët kishin eliminuar disa gjurmë të lëna nga Pellazgët, se nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga Pellazgët ! POR GJURMËT E TYRE MË TË RËNDËSISHME GJENDJEN NË VETË QYTETËRIMIN HELEN (poemat epike, mitologjia, legjendat, gjurmet arkeologjik, shkrimet të autorëve të lashtë…etj ! Fatkeqësisht, AUTORËT MODERNË ose nuk kuptuan asgjë ose nuk donin të kuptonin : kjo është arsyeja pse Historia e qytetërimit helen mbeti e paqartë, e shtrembëruar ose e manipuluar nga vetë Helenët. Megjithatë, për të zbuluar mashtrimin, duhet më ditur të lexojmë qartësisht ose midis rreshtave, analizojmë thëllësisht ose sintetizojmë qoftë Iliada dhe Odisea, autorët e lashtë (arkaik dhe klasik), autorët tragjikë (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) dhe autorë të tjerë më të vonshëm duke përfshirë Polibin, Diodorin e Siçilisë, Strabonin, Plutarkun ose Pausanian dhe gjithashtu e ashtuquajtura Mitologji Greke.