Kreu Blog Faqe 702

Akademia e Tiranës me qëndrimin e saj ua lë derën hapur Grekëve për të përvetësuar Pellazgët si stërgjyshërit e tyre !

0
Miq dhe mike të dashur,
Ja një përgjigje që po bëj me kënaqësi mikut tim TD. Drishti në faqën time drejtpërdrejt. Është rrallë kur “përgjigjëm” në këtë mënyrë që në fillim të faqes sime në FB, sepse ndryshe është për të shfikulluar, sulmet, fyrjet dhe sjelljet dashakeqëse të pajustifikuara nga njerëz që i përjashtoj menjëherë (kam blokuar më tepër se 500 që në 2009). Nganjëherë unë jam si rrufeja, reagoj shumë shpejtë…nuk është faji im por faji i origjinës sime matjane malsore mijëvjeçare !!
@TD.Drishti
Faleminderit miku im i dashur.
Shkrimi juaj nuk është vetëm një ligjërim i ndritur drejt TË VËRTETËS të paepur, të pakundërshtueshme dhe e mbështetur një mijë herë me prova, argumente bindëse, analiza të thella, dëshmi të lashta të besueshme, krahasime, kryqëzime dhe referenca të pakontestueshme (që më kushtuan shumë kohë, lodhje , pagjumësi dhe djersitje)…por është gjithashtu një apologji (më mirë se lavdërimi) për popullin më të lashtë në Evropë, e gjuha më e vjetër në Evropë dhe e një populli që i dha Evropës dy qytetërimet më të lashta : greke (nëpërmjet Pellazgëve) dhe romake (nëpërmjet Etruskëve – Tirrhenëve/Pellazgë) ! Natyrisht e gjithë kjo « është injoruar, errësuar, fyer nga autorët modernë » ndaj të cilëve u mbaj mëri dhe që i qortoj në rastin më të vogël. Autorë (secili i kufizuar në specialitetin e tij dhe mbyllur në kullën e fildishtë të tijà) pa ndonjë kulturë multidisiplinare dhe mungesa e mprehtësisë, largpamjës dhe aftësisë për të lexuar midis rreshtave në veprat e autorëve të lashtë që kanë thënë pothuajse gjithçka… edhe në mënyrë implicite…por ja ku është e nevojshme për të ditur me ndarë grurin nga byku.
Kjo është arsyeja pse Historia e Greqisë dhe e Pellazgëve u shmang, sepse gjërat thelbësore nuk u perceptuan apo nuk u zbuluan. Një problem tjetër me autorët modernë është se secili imitoi gabimet e paraardhësit të tij (pa e ditur as që ishin në gabim !), rezultati i të cilave mund të gjeneronte vetëm gabime. Forca ime ishte (dhe është) të mos imitoja askënd dhe të bazohesha mbi studimin e të gjithë autorëve antikë, të vetmet burime të lashta të saktë dhe të besueshme. Më në fund, të njëjtën gjë bënë edhe autorët Shqiptarë. Ata nuk imituan historianët shqiptarë thjesht sepse nuk kishte të tillë, por iu referuan të njëjtëve autorë modernë…dhe gjithçka filloj përsëri si papagajtë me të njejtat gabime. Unë jam i ashpër dhe i rëndë ndaj këtyre autorëve sepse e meritojnë reagimin tim dhe e kanë çuar Historinë e Antikitetit në një qorrsokak të pazgjidhshëm. Sa për Shqiptarëve (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) dhe për të ilustruar mendimin tim : akademia e Tiranës (nuk guxoj ta quaj shkencore) e së cilës disa anëtarë, duke imituar autorët e tyre të huaj modernë, e panë të mrastësishëm të përvetësonin « Ilirët » (« emër » dhe « jo etni ») si paraardhës të Shqiptarëve në kurriz të Pellazgëve të lashtë. Emri « Ilirë » iu është dhënë Pellazgëve në shekullin VI/V, të cilët, duke dashur t’i shpëtonin integrimit dhe asimilimit me Helenët, u larguan për në veriun e largët të Greqisë (veri dhe verilindje të Shqipërisë së sotme) : kjo është arsyeja pse ky rajon i Shqipërisë veriore dhe verilindore (gegënishtja e sotëm : gjuhë e Iliadës, gjuha e perendive !) për shkak të një infrastrukture malore të vështirë për t’u aksesuar nga pushtuesit e ndryshëm. Më pas Pellazgët u quajtën « popull i lirë » dhe i pavarur, dmth nuk u nënshtrohenin pushtuesve helenë. Ky emër shfaqet njëkohësisht me zhdukjen e emrit “Pellazg”. Akademia e Tiranës me qëndrimin e saj ua lë derën hapur Grekëve për të përvetësuar Pellazgët si stërgjyshërit e tyre ! Eshte e rëndë dhe e turpshme që anëtarët të një akademi e tillë të tradhtojnë Atdheun dhe Historinë e tyre. Sa keq !
Gjithçka dëshmon se “Pellazgët” janë paraardhësit tanë : një shembull (ndër shumë të tjerë) i qartë në Iliadë, XVI-233/236 : Zeusi « nuk është helen » por « Pellazgë » ; Helenët nuk përmenden në Iliadë… as Ilirët; dhe gjuha Pëllazge është « ajo e perëndive » ! Këtu nuk kam nevojë të bëj një ekzegjezë përveç këtyre tre rreshtave dhe këtyre që do të vijojnë.
“Kur kemi vërtetimin se Zeusi është Pellazg, se gjuha e Zeusit është ajo e Pellazgëve, se Iliada dhe Odisea ishin poema epike të “traditës gojore pellazge” (krijova një leksikon i përfshirë në tezën time) që e gjëjmë në onomastikën të poemave epike (antroponimet, teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe fjalë të tjera) këto interpretohen dhe shpjegohen falë gjuhës shqipe “gegënishtjës të veriut dhe verilindjës” – e afërt me jonishtës, egjeo-kretas, arkado-qipriotës dhe filistinës), kur Iliada shënon se perënditë dhe perëndeshat e Panteonit të Olimpit janë të barabarta (6 perëndesha – 6 perëndi) dëshmon se regjimi i tyre ishte “matriarkal” që është në kundërshtim me “patriarkatin” e Helenëve, që në lashtësi ndërtimet megalitike quheshin « pellazgjike ose ciklopike » apo edhe muri rrethues i Akropolit të Athinës quhej « Pelargjikon » dmth « Pellazgjik » edhe shumë e shumë elemente të tjerë domethënës.
Si përfundim, mund të them se shkrimi juaj është një lavdërim për populli më të lashtë në Evropë, për gjuhën më të vjetër në Evropë, është edhe mirënjohje të punës sime të qëndrueshme multidisiplinare e mbështetur nga një tezë në Sorbonën të dhe unë jam krenar për të sepse Sorbona është shenjtërorja e kulturës në të gjitha format e saj dhe ajo që thoni ju dëshmon kthjelltësinë tuaj, mprehtësinë tuaj të pastër dhe të thjeshtë pa paqartësi apo ndonjë ndikim ideologjik apo presion të çfarëdo lloji dhe sidomos për ushqimin kuturor për dijën, mësimin, kuptimin për gjëra të jashtzakonshme, të fshehta, etj.
Më lëni adresën tuaj në Mesenger që të iu dërgoj dy librat e mi të fundit shkruar dhe botuar në gjuhën frenge në 2022…. ende jo të përkthyër në gjuhën shqipe të shënjtë. Një është për « Pellazgët » dhe tjetri është një libër « poezishë klasike » në gjuhën frenge.

Mësimi i gjuhës shqipe te gjeneratat e reja të mërgatës sonë, është një detyrim kombëtar që kërkon angazhim të përbashkët

1
Mësimi i gjuhës shqipe te gjeneratat e reja të mërgatës sonë, përtej përgjegjësisë institucionale, është një detyrim kombëtar që kërkon angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.
Ky proces është i domosdoshëm për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të siguruar që trashëgimia jonë kulturore dhe gjuhësore të përcillet tek brezat e ardhshëm në mërgatë.
Përmes mësimit të gjuhës amtare, të rinjtë jo vetëm që ruajnë një pjesë thelbësore të identitetit tonë, por ndërtojnë lidhje më të forta me Kosovën, duke marrë pjesë edhe në programet që ofron MPJD për të rinjtë e diasporës, përfshirë diplomacinë qytetare ku profesionistët e ri vijojnë një program prej 10 muajsh në Kosovë, kontribuojnë në institucionet e vendit, sjellin përvojat e tyre nga më të ndryshmet dhe fuqizojnë lidhjen me Kosovën.
Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Kosovës në Cyrih, me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, me bashkëkryetar Dr. Vaxhid Sejdiu, mësuesen në Kantonin e Bernit, Mirsime Muja, dhe me mësuesen në Kantonin e Zug-ut, Minire Azemi, diskutuam për sfidat dhe angazhimet e përbashkëta për të garantuar që çdo fëmijë shqiptar të ketë mundësinë të mësojë gjuhën amtare.

Muhamedi është emri më popullor i bebes në Angli dhe Uells

0

  

Muhamedi tani është bërë zyrtarisht emri më popullor i bebeve për djemtë në Angli dhe Uells. Kjo është raportuar nga Fox News.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) e Mbretërisë së Bashkuar kohët e fundit zbuloi se Muhamedi është bërë emri më popullor në mesin e foshnjave të sapolindura në Angli dhe Uells.

Në një raport të ri të të dhënave të enjten, ONS deklaroi se emri – i cili është më i njohur për lidhjen me themeluesin e Islamit Muhamed – ka zënë vendin e parë në vitin 2023 dhe më tej.

“Muhamedi e ka kaluar Noenë si emër kryesor për djemtë e vegjël në Angli dhe Uells, pasuar nga Noeja dhe Oliveri”, thuhet në raport.

Ajo shtonte: “Muhamedi ishte emri i dytë më popullor në vitin 2022 dhe ka qenë në 10 emrat më të njohur të djemve në Angli dhe Uells që nga viti 2016.”

Të dhënat zbuluan se 4661 fëmijë meshkuj iu dha ky emër në vitin 2023, duke mundur 4382 djemtë që iu dha emri Noah atë vit. Oliver doli në vendin e tretë, 3556 foshnja morën këtë emër, ndjekur nga George, Leo dhe Arthur.

Raporti i ONS tregoi gjithashtu një hartë që zbulonte se Muhamedi ishte emri më popullor në mesin e djemve të vegjël në Mançester dhe në zonën e Liverpulit.

Një zëdhënës për zyrën i tha gazetës së Lindjes së Mesme The National se popullariteti i emrit është qartazi për shkak të rëndësisë së tij fetare islamike dhe rritjes së popullsisë muslimane në Angli dhe Uells, e cila është më shumë se dyfishuar që nga viti 2001.

Sipas të dhënave të censusit nga vendet evropiane të përpiluara nga Euronews në vitin 2023, Muhamedi – ose variante të tjera të këtij emri – u rendit si emri i katërt më i zakonshëm i djalit në Evropë, me Lucas, Alexander dhe Oliver në tre vendet e para, respektivisht.

Document.no

Milazim Krasniqi dhe rreziku i shndërrimit të Universitetit “Hasan Prishtina” në bastion të islamizmit, kërcënim me agjenda antishqiptare për integrimin tonë europian

0

Nga: Luan Dibrani

Universiteti i Kosovës (Universiteti “Hasan Prishtina” i Prishtinës), që dikur ishte një tempull i dijes dhe i zhvillimit të mendimit kritik, ka kaluar në një periudhë të errët të transformimit. Shndërrimi i këtij institucion, nga një qendër shkencore dhe edukative në një bastion të radikalizmit fetar, ka ardhur si pasojë e përpjekjeve të individëve të tillë si Milazim Krasniqi, të cilët, me mendimet e tyre të ngurtësuara dhe të mbushura me ideologji të rrezikshme, kanë përpjekur të shndërrojnë arsimin e lartë në një mjet për propagandë ekstremiste.

Milazim Krasniqi, një figurë kontroverse dhe e njohur në skenën akademike të Kosovës, ka kontribuar në krijimin e një ambienti të pasigurt për studentët, duke ushqyer radikalizmin dhe duke promovuar ideologjitë e një Islamizmi politik që mbështetet në ndihmën e grupeve radikale fetare, si dhe shteteve të huaja me interesa për tjetërsimin e kombit shqiptar. Këto përpjekje janë të rrezikshme, sepse ato përpiqen të minojnë themelet e një shoqërie të arsimuar, të zhvilluar dhe të integruar

Në një periudhë kur Kosova, si shtet i ri dhe shoqëri në zhvillim, ka mundësi të jashtëzakonshme për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, veprimet dhe ideologjitë e Milazim Krasniqit paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për këtë proces. Përmes propagandës së tij radikale, Krasniqi ka tentuar të ndihmojë në shndërrimin e Universitetit të Kosovës, nga një tempull i dijes dhe i arsimimit të lirë, në një bastion të ekstremizmit fetar. Ky është një problem shumë më i madh se sa një çështje akademike, pasi ka të bëjë me ardhmërinë e Kosovës dhe me integrimin e saj në Perëndim.

Universiteti i Kosovës: Nga Qendra e Shkencës në Bastion të Ekstremizmit

Milazim Krasniqi, me mendimet e tij të ngurtësuara dhe qëndrimet anti-kombëtare, ka sjellë një erë të rëndë mbi Universitetin e Kosovës. Nga një institucion që dikur u shquajt për përpjekjet për të ofruar një arsim të lirë dhe pa paragjykime, ai tani po transformohet në një mjedis ku ideologjitë radikale kanë gjetur terren të begatë. Nuk është sekret që disa individë të lidhur ngushtë me ideologji ekstremiste po përpiqen të përdorin universitetin si një platformë për të propaganduar urrejtjen dhe ndarjen, dhe qëndrimet e Krasniqit, të mbushura me mllef dhe injorancë, janë bërë një nxitës i këtij fenomeni.

Në vend që të mbështesë shkencën dhe kulturën, Krasniqi ka zgjedhur të bëhet zë i atyre që përhapin lajme të rreme dhe ide të errëta. Ai ka kaluar në një rrugë të pasigurt, duke mbështetur një agjendë që kërcënon unitetin dhe integritetin e kombit shqiptar. Më shumë se një intelektual, ai është bërë një vegël e grupeve që kërkojnë të minojnë vlerat tona dhe të fusin terrorin në mjedisin akademik.

Të Dënosh Shkencën për Të Përkrahur Ekstremizmin

Në vend që të frymëzojë brezin e ri për të menduar në mënyrë kritike dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, Krasniqi ka zgjedhur të bëhet pjesë e një agjende të rrezikshme. Ai e ka shndërruar universitetin në një qendër për shpërndarjen e ideve që janë të padëshiruara dhe të rrezikshme për shoqërinë tonë. Me çdo shkrim që publikon, ai i jep dritë joshjes për radikalizëm dhe injorancë, duke krijuar një ambient ku arsimimi shndërrohet në një instrument për manipulim dhe ndarje.

Krasniqi nuk ka asnjë interes për zhvillimin e mendimit të pavarur, por më tepër për forcerimin e një narrative të ndarjes dhe të urrjetjes. Ky është një krim ndaj Kosovës, një tradhti e pashembullt ndaj idealit të një shoqërie të integruar, të arsimuar dhe të lirë.

Milazim Krasniqi dhe të ngjashmit e tij janë përpjekur të shndërrojnë arsimimin, një nga mjetet më të fuqishme të kombit shqiptar, në një arenë të propagandës dhe radikalizmit. Ata janë tradhtarë, vegla të huaja që kërkojnë të përçajnë dhe tjetërsuar shqiptarët. Por shqiptarët, përmes dijes, do të luftojnë kundër këtij radikalizmi dhe do të mbrojnë çdo gur të atdheut dhe çdo faqe të historisë së tyre.

Të gjithë ata që mbështesin këto ide duhet të dimë se në fund të fundit, nuk mund të shkatërrohet ajo që është e vërtetë dhe e drejtë. Kombi shqiptar është i fortë dhe gjithmonë do të mbrojë vlerat e tij, duke i demaskuar dhe duke i bërë të paaftë të shkatërrojnë atë që është e shenjtë për ne.

Milazim Krasniqi ka shpërfillur atë që ka qenë një pikë kyçe e formimit të një shoqërie të fuqishme dhe të bashkuar: arsimi. Ai ka tentuar të përdorë universitetin si një fushë të betejës për ideologji të rrezikshme, të cilat kërcënojnë ekzistencën tonë si komb. Populli i Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të lejojë që figurat si Krasniqi të ndikojnë në arsim dhe të shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar me mund.

Është koha për të reaguar, për të mbrojtur arsimimin dhe për të ruajtur vlerat tona kombëtare. Universiteti i Kosovës duhet të kthehet në një vend të lirisë, të mendimit të lirë dhe të zhvillimit intelektual, dhe jo në një bastion të radikalizmit që minon themelin e shoqërisë sonë.

Demaskimi i Tradhtarëve:

Kjo është koha për të demaskuar këto figura që po bëjnë gjithçka për të shkatërruar dijen dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ata janë thjesht argatë të huaj, që shërbejnë interesa të huaja për të minuar integritetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ata janë ata që mbjellin urrejtje, ndarje dhe dhimbje, duke përpjekur të krijojnë një hendek mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

Por kjo nuk do të ndodhë. Kombi shqiptar është i fortë, dhe asnjë përpjekje për të asimiluar ose tjetërsuar historinë dhe kulturën tonë nuk do të ketë sukses. Ata që përpiqen të na bëjnë të harrojmë se kush jemi, të harroni lavdinë e UÇK-së, dhe të na çojnë në rrugën e radikalizmit, do të gjejnë një popull të gatshëm për të mbrojtur dhe ruajtur çdo aspekt të identitetit të tij.

Poezi Satirike: “Thikë Pas Shpine – Kuran mbi Shkencë”

Thikë pas shpine, ti ke shpërndarë,
Arsimin tonë, ti ke ndarë.
Universiteti, krenari dikur,
Tash është një pasuri, nën dorën e errët të korrupsionit dhe frikës.

Nga tempulli i dijes, me kokë të ngritur,
U bë një fushë betejë, ku frika po mbretëronte,
Kush ishin ata që mbollën farat e urrejtjes?
Ata që për pushtet, shpërndanë mjerë të drejtat.

Milazim Krasniqi, me fjalë të helmuara,
Ishte shkrumb, kur mendimet i shndërroi në errësirë,
Me çdo fjalë helmon shpirtin e kombit,
Në emër të tij, ai ndan dhe shkatërron gjithçka që është e shenjtë.

Në gjurmët e tij, shohim ndarjen e kombit,
Një tradhtar i hidhur që na ka ndarë,
Në këtë betejë, ai mbetet përdorues i urrejtjes,
Dhe do të jetë përgjegjës për çdo dhimbje që na shkaktoi.

Bota fluturon, planetet kalon,
Dhe ne, të mbetur në një kënd të errët, jemi të humbur,
Bashkë me ata që besojnë se e ardhmja
Qëndron në fjalët e vjetra të një kohe të kaluar.

Milazimi, i ngulitur në një sexhade të ngrirë,
Nuk sheh asgjë përtej së kaluarës,
Shkenca erdhi për të pastruar mendjet,
Por ai nuk i lejon ata të rriten,
Në një rënie të thellë, ai është gati të shkatërrojë.

Teknologjia ka kaluar larg,
Por ai është mbërthyer në kalimin e errët të historisë,
I ngujuar në një të kaluar që nuk lëviz,
Një ekstremist pa asnjë vizion për të ardhmen e kombit.

Për ata që ndjekin këtë rrugë të ngushtë,
Kjo është vetëm një rrugë që çon drejt shkatërrimit,
Por populli do të ngrihet, arsimimi është drita,
Një zgjim është i nevojshëm për të thyer zinxhirët e urrejtjes,
Për të hedhur Kuranin e kalbur pas,
Sepse e ardhmja është për ata që fluturojnë,
Jo për ata që mbeten të ngujuar në një rrugë të vdekur.

Ekstremizmi Islamik dhe Dëmet që Lë

Nëse shohim historinë, islami dhe Perandoria Osmane kanë lënë pas një trashëgimi të madhe në Ballkan, përfshirë në Shqipëri, Kosovës dhe rajone të tjera, por ajo trashëgimi ka qenë gjithashtu shoqëruar me sfida të mëdha. Ekstremizmi islamik, që ka marrë forcë në dekadat e fundit, ka kontribuar në krijimin e një atmosfere ku individë dhe grupe ekstremiste përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre, duke e nxitur një agjendë që rrezikon të pengojë progresin dhe stabilitetin e rajonit.

Kosova, si një vend me shumicë muslimane, ka përballuar sfida të vazhdueshme me radikalizmin fetar. Të ashtuquajturët “ndikues” si Milazim Krasniqi, me qëndrimet e tij të rrezikshme dhe me mbështetjen që i jep grupeve dhe ideologjive ekstremiste, janë në udhëkryq mes trashëgimisë së një feje që ka shumë ndikim në rajon dhe përpjekjes për të ecur përpara drejt integrimit evropian dhe një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Kosova dhe Integrimi Evropian

Kosova ka një mundësi historike për t’u integruar në Bashkimin Evropian, dhe ky proces është i lidhur ngushtë me përpjekjet për të ruajtur vlerat e një shoqërie moderne dhe të hapur. Ekstremizmi fetar dhe radikalizmi, përmes figurave si Krasniqi, janë kundërshtarë të këtyre vlerave dhe përpiqen të sabotojnë çdo mundësi që Kosova ka për të bërë hapa përpara drejt integrimit në familjen e kombeve demokratike evropiane.

Shqiptarët Drejt Integrimit Evropian

Shqiptarët, si një komb i lashtë dhe me një histori të pasur kulturore dhe historike, kanë treguar gjithmonë një angazhim për lirinë dhe drejtësinë. Kjo është arsyeja pse shqiptarët duhet të kenë vendin e tyre në Evropë, ku mund të zhvillohen dhe kontribuojnë në një shoqëri të hapur, pa u penguar nga ideologjitë radikale dhe ekstremistët që kërcënojnë këtë mundësi. Shëndoshja e shoqërisë dhe arsimit, përmes institucioneve të pastra dhe të orientuara drejt lirisë dhe zhvillimit, është thelbësore për realizimin e këtij qëllimi.

Përfundim: Ruajtja e Kosovës dhe Vlerave të saj

Milazim Krasniqi dhe të ngjashmit e tij janë përpjekur të shndërrojnë arsimimin, një nga mjetet më të fuqishme të kombit shqiptar, në një arenë të propagandës dhe radikalizmit. Ata janë tradhtarë, vegla të huaja që kërkojnë të përçajnë dhe tjetërsuar shqiptarët. Por shqiptarët, përmes dijes, do të luftojnë kundër këtij radikalizmi dhe do të mbrojnë çdo gur të atdheut dhe çdo faqe të historisë së tyre. Kosova ka potencialin të bëhet pjesë e familjes evropiane, por kjo kërkon një shoqëri të bashkuar, të arsimuar dhe të orientuar drejt vlerave të demokracisë dhe lirisë. Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare kanë mundësinë të kontribuojnë në ndërtimin e një Evrope të fortë dhe të integruar, dhe për këtë arsye, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur këto vlera dhe për të siguruar një të ardhme pa ekstremizëm.

Kombi shqiptar nuk do të lejoj të digjet dhe shkatërrohet për hirë të një feje e  librit të saj “të shenjt”

Të gjithë ata që mbështesin këto ide duhet të dimë se në fund të fundit, nuk mund të shkatërrohet ajo që është e vërtetë dhe e drejtë. Kombi shqiptar është i fortë dhe gjithmonë do të mbrojë vlerat e tij, duke i demaskuar dhe duke i bërë të paaftë të shkatërrojnë atë që është e shenjtë për ne.

Prishtinës do t’i rrinte mirë një pllakë përkujtimore për Pjetër Bogdanin

0
* Nga bisedat me Ibrahim Rugovën
Kur Komuna e Prishtinës bëri inaugurimin solemn të Sheshit „Ibrahim Rugova“, vizionarit kryesor të shtetndërtimit të Kosovës, befas m’u kujtua një ide e tij, që besoj, nuk do të ma ketë thënë vetëm mua: vëniën e një pllake përkujtimore për Pjetër Bogdanin në Prishtinë, një nga figurat qendrore të Letërsisë së Vjetër Shqipe dhe luftëtar kombëtar për çlirim nga Perandoria Osmane, i cili vdiq dhe u varros në Prishtinë, por që në të njëjtin vend u zhvarros nga pushtuesit dhe kufoma e tij u gëlltit nga qentë endacakë.
Diku nga mesi i shtatorit të vitit 1988, në një kuvend të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që mbahej në amfiteatrin e Bibliotekes Popullore dhe Universitare të Kosovës, albanologu Rexhep Ismajli, hodhi iniciativën që vëtë Shoqata dhe institucionet e tjera kuturore të Kosovës, ta shënonin vitin 1989 si vit jubilar të 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, shkrimtarit më qendror të Letërsisë së Vjetër Shqipe dhe luftëtarit të denjë për çlirim nga Perandoria Osmane të viseve shqiptare. Propozimi u përkrah njëzëri nga të pranishmit dhe pritej që zëdhënës të kësaj ideje të bëheshin vetë shkrimtarët, pjesa më e madhe e të cilëve aso kohe punonin në institucionet kulturore, arsimore e universitare të Kosovës.
Po ato ditë, pas një ceremonie që ishtë zhvilluar për ndarjen e shpërblimit nga „Rilindja“ të veprës „Kode të ligjërimit letrar“ të Bajram Krasniqit,një nga studiuesit e talentuar te letërsisë shqipe (vdiq shumë i ri), rastësisht takoj autorin e shpërblyer, Bajramin të shoqëruar nga Ibrahim Rugova dhe Milazim Krasniqi. Më ftojnë t’u bashkangjitem.Në njërin nga lokalet e frekuentuara të Prishtinës, kuptoj se takimi i tyre ishte me shkas. Shpërblimi i vepreës së Bajram Krasniqit që ishte bërë po atë ditë. Pos një vargu bisedash, kryesisht për letërsinë dhe pak a shumë per atmosferën kulturore e politike të kohës, preokupime këto të përditshme, të dy Krasniqët, pra Bajrami dhe Milazimi, nguten të ikin për disa obligime familjare që kishin.Kohën e mbetur me Ibrahim Rugovën, e shfrytëzoj që ta lëmë një takim tjetër për ta incizuar një emision në Radio Prishtinë që do të shënonte në një mënyrë përvjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, ku aso kohe punoja gazetar, me mundësinë që bashkëbiseduesi im të përgatitej për këtë temë. Ibrahim Rugova tashmë kishte botuar një libër mbi veprën e Bogdanit. „Jo, më tha, për Bogdanin nuk ka nevojë të përgatitem,mund të më pyesësh çka të duash e në çdo kohë, veç shikoje minutazhën e emisionit!“ Një javë më vonë e lamë të vinte në studio.
Në ndërkohë, derisa po bisedonim për këtë temë, Ibrahim Rugova më tha:“Do të përpiqem që vitin tjetër Prishtina ta ketë diku një pllakë perkujtimore për Bogdanin, pasi eshtart e tij u zhvarrosën në mënyrën më mizore nga osmanët, ndërsa në kujtesën e kombi ai mbeti i pavdekshëm për lirinë e shqiptarëve dhe me veprën letrare.Pres të vë kontakt me hoxhën e Xhamisë së Madhe, që në murin e saj nga rruga, të lejohet vendosja e pllakës, aty përballë gjimnazit!“ Në ato hapësira mendonte Rugova se është varrosur dhe zhvarrosur Bogdani, pas vdekjes në Prishtinë. Po ashtu, ai ma shpaloi dëshirën për shkrimin e një biografie për Bogdanin… Vitin tjetër erdhën vlime të tjera poltike. U rrënua me forcë rendi kushtetues i Kosovës nga Serbia në kuadër të asaj federate jugosllave dhe laku i dhunës shtetërore shtrëngohej edhe më shumë për çdo gjë që ishte shqiptare… Në dhjetor në oborrin e Kishës Katolike u ngrit busti i Bogdanit ku u inaugurua nga vtetë dora e Ibrahim Rugovës, ndërsa pak ditë më vonë, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës ku ai u zgjodh prijës i kësaj lëvizjeje.
E përmenda idenë e tij, që Prishtina të stoliset me pllaka të tilla, sidomos aty ku lindën a vepruan veprimtarë të ndryshëm nëpër kohë, që bënë shumë për këtë vend. Kjo i jep pamje të re kryeqytetit dhe dëshmon kulturën tonë qytetare në çdo rast duke nderuar figurat e rëndësishme në një anë, ndërsa në anën tjetër për ta rikthyer kujtesën te brezat që vijnë për gjurmët tona të lashta në këtë qytet. (14.09.2013)
Ibrahim Rugova

Promovohe libri “Kauza për Familjen”, Ramush Haradinaj afër hoxhës Shefqet Krasniqi

0

NACIONALE

Ai ka ndarë disa pamje në Facebook, ku në njëren prej tyre, shihet afër hoxhës Shefqet Krasniqi.

“Bashkë me Abdullah Klinakun dhe Listën Konservatore, ne ndajmë të njëjtin vizion për forcimin e familjes shqiptare. Krijimi i Ministrisë për Familje dhe zbatimi i “Pakos për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojnë mbështetje konkrete për çdo familje – nga çiftet e reja tek prindërit e rinj, nga të moshuarit tek fëmijët.

Sfidat e sotme kërkojnë veprime të guximshme. Antarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit. Në këtë kontekst, fuqizohet edhe angazhimi ynë për familjen dhe fuqizohen politikat tona që garantojnë mbështetje financiare për familjet në nevojë dhe programet e dedikuara për fuqizimin e gruas në shoqëri.” – ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti u mirëprit nga drejtuesit e Partisë për Veprim Demokratik (SDA) dhe Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH)

0

Sarajevë, 6 dhjetor 2024

Në Sarajevë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, krahas takimeve me drejtues të institucioneve, ka zhvilluar takime edhe me drejtues të partive politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, përkatësisht me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegović dhe Kryetarin e Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH), Semir Efendić.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri fillimisht u mirëprit nga Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Izetbegović me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, zhvillimet në të dy vende dhe mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Kryetari Izetbegović e falënderoi për vizitën, me ç’rast i dhuroi kryeministrit librin e babait të tij, ish presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegović, “Alija Izetbegoviq: Vepra 3”.

Forhåndsvisning av bilde

Pastaj, u mirëprit nga Kryetari Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Semir Efendić. Edhe me të diskutuan për raportet ndërmjet dy vendeve dhe për rritjen e bashkëpunimit. Z. Efendić e falënderoi kryeministrin për vizitën dhe për vendimin e Qeverisë që të mundësojë udhëtimin e lirshëm të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës me letërnjoftim në Kosovë duke filluar nga 1 janari 2025.

Forhåndsvisning av bilde

Pas këtyre takimeve, kryeministri Kurti do të marrë pjesë si folës kryesor në një diskutim rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve rajonale të organizuar nga organizata joqeveritare, “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Forhåndsvisning av bilde

Shkupi përmes ITSHKSH-së rikthen lavdinë e Pjetër Bogdanit dhe Ibrahim Rgovës

0

Nga: Skender Asani & Emin Azemi, Shkup 

Me vendosjen e luleleve para shtatotes së Pjetër Bogdanit,të enjten (5 dhjetor)  në Shkup,ITSHKSH  në bashkëpunim me Redaksinë e Botimeve “Drita” nga Prishtina filloi simbolikisht  manifestimin tradicional kulturor-shkencor, i treti me radhë,   “Ditët e Bogdanit”, i cili vazhdoi pastaj me tryezën shkencore, me studiues pjesëmarrës nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi. I pranishëm në këtë ceronomi, ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Tryeza shkencore që u mbajt në ITSHKSH pati temë qendrore “, Personaliteti i Ibrahim Rugovës nga studiuesi i letërsisë tek burrështetasi vizionar”, kurse drejtori i ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, në fjalën e tij përshendetëse potencoi rlolin e Rugovës në procesin e shtendërtimit të Kosovës, duke udhëhequr një poliitkë të matur e vizionare, duke qenë gjithmonë i koordonuar e alesatin kryesor të shqiptarëve  – SHBA-të. Ai me këtë rast veçoi edhe një detaj që ndërlidhet me ndërtesëln ku sot ndodhet ITSHKSH, e cila dikur ishte Ambasada amerkikane, ku, isç tha drejtori Asani, Rugova dhe elita kosovare vinin në kosultime parapraprake para vendimeve vendimtare.

Në hapje të debtatit shkencor mbi Rugovën, dje i pranishëm ishte edhe zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, i cili pasi inkurajoi punën që po bën ITSHKSH në ndriçimin e shumë figurave e proceseve, foli edhe për personalitetin e Ibrahim Rugovës, duke veçuar disa atribute që ai i posedonte, si në planin krijues-intelektual, ashtu edhe në atë politik e kombëtar.

Në emër të misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Agim Krasniqi, konsull i Republikës së Kosovës në Strugë, i cili pati një qasje retroskeptive mbi aktivitete e Rugovës në fillim të viteve nëntëdhejtë dhe roli i tij i hehtur në përgatitjen e rezistencës së armatosur në Kosovë që pasoi në fund të viteve nëntëdhjetë.

Si mik i ngushtë i Presidentit Rugova dhe si përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, foli për disa aspekte të portretit krijues, intelektual e politik të Rugovës, duke veçuar me këtë rast maturinë dhe largapmësinë e tij si dy komponente që e karakterizonin personalitetin tij.

Me një temë specifike e titulluar “Rreth një vështrimi analitik e tipologjik të veprës së Pjetër Bogdanit në gjurmimet e Ibrahim Rugovës”, kishte ardhur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, prof.dr. Evalda PACI, e cila përms një qasjeje analitike shtjelloi metodologjinë dhe përkushtimin e Rugovës ndaj autorëve të vjetër shqiptarë, duke u thelluar më tepër tek kimpleksiteti i veprës së Pjetër Bogdanit, si një paradigmë e studimeve të tij bogdaniane.

Njëri prej bashkëpunëtorëve dhe miqëve më to afërt të Presidetit Rugova ishte edhe prof. dr. Milazim KRASNIQI, i cili në tryezën shkencore u paraqit me kumtesën me titull: “Konfliktet ndërmjet shkrimtarëve stimuluan zhbërjen e RFSJ-së  (Cili ishte ndikimi i Ibrahim Rugovës dhe SHSHK në ato zhvillime?)”, me ç’rast ndër të tjera nënvizoi se barraka ku e filloi punën Ibrahim Rugova si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (dhe unë si sekretar i saj) ishte jo vetëm e papërshtatshme për punë normale, po ishte edhe e ekspozuar ndaj survejimeve e provokimeve. Kushdo që e dinte këtë fillim të çuditshëm të karrierës publike e politike të Ibrahim Rugovës më 16 shkurt të vitit 1988, kishte të drejtë të çuditej kur do ta shihte Rugovën në vitin 1998 si mysafir në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Ama, për të mbërritur nga ajo barrakë e mjerë në Shtëpinë e Bardhë dhe në nivelet e larta të politikës si president i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi nëpër një rrugë të vështirë në vitet 1988-1999”, u shpreh Krasniqi.

Pjetër Bogdani – Wikipedia

Pjetër Bogdani …

Ndërkaq Zef (Ahmeti) NOKA, duke folur (përms një videoparaqitjeje nga Zvicra) për personalitetin e Rugovës, e shikoi këtë nën prizmin e temës që kishte zgjedhur për ta trajtuar: “Roli i Rugovës në procesin e kthesave historike”, duke veçuar me këtë rast dy aspekte të qasjes: Strategjia e veprimit dhe Lidershipi i Rugovës. Duke folur për mendimit politik të Rugovës, Zef Ahmeti veçoi katër rrathë të cilët i mirte parasysh Rugova:  Rrethi i parë, që përfshinë jetën politike te shqiptarët. – Diskursi politik brenda shqiptar,  rrethi i dytë, përfshin ngjarjet përbrenda procesit të shkatërrimit të Jugosllavisë – por edhe ato që lidheshin me rajonin, Ballkanin – pra diskursi politik rajonal e ballkanik, rrethi i tretë përbëhet nga njohjet, marrja parasysh e ngjarjeve dhe ecurive politike të kohës në Evropë – diskursit politik evropian dhe rrethi i katërt, do përfshijë raportet e fuqive në rrafshin evropian e botërorë, përkatësisht diskursin politik global.

Jusuf Buxhovi, ndonëse nuk ishte i pranishëm fizikisht në këtë tryezë shkencore, ai e kishte dërguar kumtesën e tij me titull:“Ibrahim Rugova midis realitetit dhe ikonës”, në të cilën, në mes tjerash, shprehet se Historia nuk do të ishte histori po qe se nuk do t’i kishte aktorët e saj të përhershëm, të cilët, megjithatë, në të mbesin të prekshëm. I tillë shfaqet edhe dr. Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së kundërvënies civile ndër më të mëdhatë dhe ndër më të fuqishmet mbi bazat institucionale dhe më vonë edhe president i parë i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e lira të mbajtura në vitin 1992. President i Kosovës do të zgjidhet edhe në vitin 1989. Edhe në rrethanat e protektoratit ndërkombëtar, në vitin 2001 dhe 2004 Rugova do të zgjidhet president i Kosovës. Nuk do të arrijë 17 shkurtin, por askush nuk mund t’ia marrë të drejtën që e ka fituar të zë vendin që i takon në altarin e të merituarve të pavarësisë së saj”, nënvizon Buxhovi.

Shkrimtari Sabit Rrustemi në kumtesën e tij me titull: “Momente të ndryshme në kohë të ndryshme me Rugovën”, ve[oi nj; detaj nga f;mij;ria e hershme e tij. “Parase të njihem me Ibrahim Rugovën, jam njohur me veprën e tij, qysh si nxënës i klasës së tetë, në vitin shkollor 1973. Ishte vepra e parë e tij, “PREKJE LIRIKE”, të cilën e mora për lexim në bibliotekën e fshatit Zhegër, që atëherë  e frekuentoja gati në çdo tri-katër ditë”, tha Rrustemi..

Ndërkaq poeti Ndue UKAJ foli për “Mësimet e Rugovës”, duke theksuar me këtë rast se  Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale, me vepra përfaqësuese e identifikuese, dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.

Punim… Ibrahim Rugova, Pjetër Bogdani dhe Lekë Dukagjini…

Studiuesi I letrësisë dhe përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vatikan, Vehbi MIFTARI, në kumtesën e tij foli për “Tri liritë e Ibrahim Rugovës”, duke analizuar me këtë rast kompleksitetin e figurës së  Rugovës brenda formatit të studiuesit, inelektualit dhe politikanit.

“Si e njoha Ibrahim Rugovën?”, ishte kumtesa efundit e Emin Azemit ku në mënyrë kronologjike u rrëfyen njohjet personale dhe të drejtpërdrejta të tij me Rugovën para se të përfshihej në polikikë, konkretisht në harkun kohor të viteve 1983-87, vite këto të cilat kishin qenë mjaft produktive për atmosferën kulturore e letrare të Kosovës, ku roli i Rugovës kishte qenë i pashmangshëm.

Pas përfundimit të punimeve të tryehzës shkncore, u promovua edhe nr. 39 i revistës së specializuar SCUPI, e cila këtë numër ia kushton Imzot Lazër Mjeda dhe Shkupi i kohës së tij, një përmbledhje punimesh shkencore nga tryeza e vitti të kaluar ku tzemë qendrore ishte veprimtaria atdhetare e fetare e Imzot Lazër Mjedës. Për këtë numër të “Scupit” foli Don Fatmir Koliqi, në cilësinë e bashkërendeuesit  dhe anëtarit të redaksisë së kësaj reviste si dhe Emin Azemi kryeredaktor i këtij edicioni të revistës “Scupi”.

“Ditët e Bogdanit” vazhdojnë sot (ora 19) në Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, me një program artistik  tematik kushtuar personalitetit të Presidentit Rugova, ku do të jetë edhe një Lectio Magistralis nga Prof. Anton Berishaj me titull: “Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja europiane”.

Spanjë, 1976 / “Në botën e fortesës së mbretëreshës Suzani…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  7 Dhjetor 2024

— Një shkrim për Mbretëreshën Suzanë, nënën e Princ Leka II

Mbreti i Shqipërisë në mërgim, Leka, me Mbretëreshën e lindur në Australi në pronën e tyre në Spanjë, ku ata po krijojnë një shtëpi dhe seli të pavarur. Mbreti është 6 këmbë e 7 inç i gjatë. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Revista australiane “The Australian Women’s Weekly” ka botuar, të mërkurën e 14 prillit 1976, në faqen n°4, një shkrim asokohe për mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Në botën e fortesës së mbretëreshës Suzani 

— ku Mbreti Leka mban një armë… dhe mbretëresha e tij australiane është gjithashtu qitëse e mirë.

Anne Matheson ishte mysafire në shtëpinë e tyre.

Fotografitë nga Alec Murray

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Mbreti Leka I i shqiptarëve hoqi një revolver të vogël elegant Colt të varur në një rrip lëkure të bukur dhe e lëshoi pa shqetësim në divanin pranë meje.

Për këtë Mbret dhe mbretëreshën e tij, australianen Susan Cullen-Ward, armët dhe rojet janë një pjesë e domosdoshme e jetës së tyre dhe e imja për fundjavën që isha mysafire e shtëpisë së tyre në Spanjë. 

Leka lindi në një botë krizash, kërcënimesh për jetën e tij dhe armiqësi të pafshehura nga ata që nuk kanë asnjë simpati për qeverinë e tij në mërgim.

Vendi i tij është nën sundimin komunist dhe ai ka shumë kundërshtarë edhe në Spanjë ku ai dhe Mbretëresha kanë shtëpinë e tyre.

Festimet në Madrid pas martesës së tij me Susan Cullen-Ward në tetorin e vitit të kaluar u lanë në hije nga zhurmat politike spanjolle që nuk janë shuar që kur miku i tij i ngushtë Mbreti Juan Carlos hipi në fron pas vdekjes së gjeneralit Franko.

Tani edhe jeta e mbretëreshës Suzani është nën kërcënimin e armiqve të kauzës së çlirimit të Shqipërisë, së cilës i është përkushtuar Mbreti. “Unë e bëra zotimin tim kur u betova për besnikëri ndaj popullit tim,” tha ai. “Susan e dinte këtë përpara se të martohej me mua. Ajo e dinte rrezikun me të cilin do të përballeshim në jetën tonë së bashku.” 

Pra, është e kuptueshme që pasuria e tyre, 17 kilometra jashtë Madridit, duhet të ishte bërë një fortesë e sigurt.

Mbreti qëndron pranë portave të hyrjes prej hekuri me stemën mbretërore. Përveç një gardhi të lartë, prona ka sisteme të përpunuara alarmi. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Megjithatë, shtëpia, Finca Nuestra Sra de Guadalupe, nuk është një kështjellë mesjetare. Është një shtëpi simpatike koloniale spanjolle, e ndërtuar në një nivel në një shtrirje të gjerë, me një pamje të Madridit nga njëra anë dhe një pamje të maleve të bukura të Guadalupe nga ana tjetër.

Shtëpia e gjerë, e dizajnit kolonial spanjoll, u ble ashtu siç është dhe ndërtesa të tjera po shtohen. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Shtëpia e gjerë, e dizajnit kolonial spanjoll, u ble ashtu siç është dhe ndërtesa të tjera po shtohen. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Duket paqësore dhe këndshëm relaksuese, siç është në të vërtetë sepse puna e parë e mbretit Leka ishte të ruante shtëpinë dhe pesë hektarë tokë me një gardh 5 m (16 këmbë) dhe sisteme alarmesh të mbivendosura. 

Ai vetë mban dy armë dhe shoqërohet nga një truprojë, një nga shqiptarët e lirë që e konsideron një nder të madh t’i shërbejë mbretit në mërgim. Ahmet Terpez shfaq një buzëqeshje të gjerë, miqësore, dhëmbët e tij të artë shkëlqejnë dhe bën përshëndetjen zogiste me krahun e djathtë përgjatë gjoksit për të formuar shkronjën Z të mbretit Zog, babait të Lekës. 

Siguria e plotë 

Ahmeti është në listën e rojeve të Mbretit. Ai erdhi nga Gjermania, ku ishte punëtor tekstili, për të kryer detyrën. Më vonë do të ketë dy truproja që do të jetojnë në kompleks, një për Mbretin dhe një për Mbretëreshën e tij.

Brenda pesë hektarëve, mbreti Leka po ndërton tani një sekretariat dhe shtëpi për oborrin e tij të shqiptarëve të lirë dhe stafin e tij. “Unë po shes zyrat dhe apartamentet e mia në qendër të Madridit dhe po përqendroj të gjitha operacionet e mia këtu në Pozuelo,” shpjegoi ai. 

“Atëherë do të jem në gjendje të siguroj gjithçka plotësisht.” 

Ai dëshiron që gjithçka të jetë e pavarur në çdo rast urgjence. Ata kanë ujësjellësin e tyre nga puset dhe po gërmojnë puse më të thella. “Ne kemi nevojë për më shumë ujë nëse duam të kultivojmë tokën dhe ta mbajmë pishinën të mbushur,” tha ai. Dhe ata prodhojnë energjinë e tyre elektrike.

Megjithëse Mbreti planifikon të kultivojë mjaftueshëm ushqim për t’i bërë ata të vetë-mjaftueshëm, kopshtari andaluzian e sheh këtë si një trill dhe vazhdon me rendin e tij të vendosur të mbjelljes së pranverës, duke vendosur pemë dhe lule zbukuruese.

Mbretëresha dëshiron një sipërfaqe të madhe të mbjellë me misër të ëmbël dhe pjepër australianë. “Ata duhet të rriten mirë këtu,” i argumenton mbreti kopshtarit. Por ai nuk e urdhëron. 

Mbreti Leka dhe mbretëresha Suzani e mbajnë shtëpinë hapur gjatë fundjavave. Derisa të kenë ndërtuar dhoma për shërbëtorët e tyre dhe të sjellin stafin e tyre, shumica e ushqimeve për mysafirët e tyre përgatiten nga mbreti.

Unë isha mysafirja e vetme në shtëpi dhe thashë me habi kur mbreti Leka u shfaq nga kuzhina me një tas me spageti të shijshme në një salcë të shijshme për darkë : “Epo, është hera e parë që një mbret gatuan për mua dhe më servir një vakt.” 

“Gjithmonë duhet të ketë një të parë,” tha ai me buzëqeshjen e tij djaloshare, e cila rri pezull mbi fytyrën e tij të çelur edhe kur ai është në gjendjen më serioze.

Dreka përbëhej nga një vakt shqiptar i përgatitur nga truproja i besuar, i cili ishte i lumtur t’i shpëtonte të gjitha atyre salsiçeve gjermane në Mynih ku punon. Ai bëri kosin më të shijshëm ndonjëherë, i cili më shndërroi në atë që e konsideroja fillimisht si një pjatë pa shije. 

Pjata kryesore ishte një gjellë me copa të buta viçi dhe fasule të bardha të mëdha në një salcë pikante, me një pjatë anësore me qepë të papërpunuara. I kalova qepët; Mbreti hëngri dy me kënaqësi dhe mbretëresha shijoi të sajat. 

Mbajtja e shtëpisë hapur nënkuptonte që të dielave të ftuarit vinin që nga mesdita. Ne hëngrëm një drekë byfe dhe në mbrëmje, rreth orës 21:00, mbreti dhe një nga të ftuarit e tij gatuan copën më të butë të viçit që kam provuar ndonjëherë.

Mishi i viçit ishte i mirë, i rrallë dhe i prerë në feta të trasha. Një copë e mirë viçi është e vështirë të gjendet në Spanjë, mësova më vonë. Dhe e tillë është mikpritja shqiptare, mbreti u ofroi fileta viçi mysafirëve të tij ndërsa ata niseshin. 

Meqë ishim në Spanjë, ishte normale të bënim një sy gjumë pasdite. Nëna e mbretit, mbretëresha Geraldinë, erdhi për drekë dhe, pas një sy gjumë në dhomën e rezervuar për të, u kthye në shtëpi në kohë për një pije, një lojë bridge dhe darkë. 

Dhurata e dasmës 

Pranvera në Madrid ishte mjaft e ftohtë, ndonëse disa ditë ishin me shkëlqim. Mikpritësit e mi ishin jashtëzakonisht të sjellshëm dhe më thërrisnin për të parë një muzg të bukur, ose qenushin e tyre “boxer” të sapoardhur, dhuratën e dasmës së mbretëreshës për mbretin ose mjegullën që ngrihej mbi male.

Rutina e fundjavës për këtë çift të ngarkuar me punë është që të qëndrojnë zgjuar deri vonë natën dhe të zgjohen shumë vonë ditën, dhe biseda rrjedh natyrshëm. Ata nuk shohin televizor, megjithëse ka televizorë të vegjël të vendosur nëpër dhoma.

Disa nga historitë e mbretit për banditët dhe shqiptarët që qëllonin për të vrarë dukeshin të çuditshme, por ishin mjaft magjepsëse.

Ne e dimë që intrigat dhe atentatet janë një mënyrë jetese në Ballkan, por unë u habita kur më tregoi për një burrë të vogël që e kisha vënë re në dasmë, nervoz dhe energjik teksa mbante argjendin gjatë festës madhështore prej 200 kilogramësh havjar dhe 100 deshëve të pjekur të servirur para 1000 të ftuarve. 

“Ai kishte një piceri në Nju Jork,” tha Mbreti, “dhe kur mafia kërkoi para për mbrojtjen e tij, ai refuzoi. Ata dërguan gjashtë nga njerëzit e tyre për ta qëlluar, por ai mbërriti i pari atje dhe i shtriu të vdekur për tokë. Për të shpëtuar fytyrën e saj, mafia dogji restorantin e tij.” 

E pyeta mbretëreshën duke qeshur se si një vajzë e bukur australiane si ajo ishte ngatërruar me këta qitës profesionalë. “Unë vetë jam një qitëse e mirë,” u përgjigj ajo. 

Finca Nuestra Sra de Guadalupe (Prona e Nënës sonë të Guadalupe) është ende e mobiluar vetëm pjesërisht. Susan Cullen-Ward, nga një familje fermere në Uellsin e Ri Jugor, ishte mësuese arti dhe dizajnere e brendshme përpara martesës së saj dhe mbreti Leka ishte koleksionist gjatë gjithë jetës së tij. “Së bashku gjetëm shtëpinë dhe së bashku e mobiluam,” tha Mbretëresha.

Koleksioni privat i qilimave persiane, ndoshta më i vlefshmi në botë, është i përhapur në katër dhomat e pritjes dhe gjetkë në shtëpi, duke përfshirë një Tabriz të artë që duket se ndryshon dhe shkëlqen kur e kap drita.

Dhoma e ngrënies, me një nga qilimat e shumtë madhështor të shtëpisë. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Dhoma e ngrënies, me një nga qilimat e shumtë madhështor të shtëpisë. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Dyert rrëshqitëse në dhomat e bollshme kryesore hapen për të krijuar një dhomë pritjeje të madhe për raste shtetërore. Ka tre “patios”, një sallë të vogël në hyrje me tualet dhe banjo, një bibliotekë, katër dhoma gjumi për mysafirë me banjo, si dhe apartamente private të çiftit mbretëror.

Kolltukët në studion (zyrën) e Mbretit u projektuan posaçërisht për lartësinë dhe masën e tij. Në mur janë disa nga koleksioni i shkëlqyer i shpatave të Mbretit Zog. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Kolltukët në studion (zyrën) e Mbretit u projektuan posaçërisht për lartësinë dhe masën e tij. Në mur janë disa nga koleksioni i shkëlqyer i shpatave të Mbretit Zog. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 14 prill 1976, faqe n°2

Ambientet shtëpiake aktualisht në ndërtim përfshijnë dy kuzhina, dhe shoferi, kopshtari dhe shërbëtorët do të jetojnë mbi garazhet.

Mbreti dhe mbretëresha Suzani do të largohen nga shtëpia e tyre në qershor në turin e parë mbretëror së bashku, kur do ta prezantojë atë para shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Bëhet fjalë për një turne katër javor. Më vonë ata do të vizitojnë Australinë.

Koha, e shtunë, 7 dhjetor 2024, f.12